Kreu Blog Faqe 292

Integrimi i gruas shqiptare në Zvicër – brezi i dytë si dëshmi e suksesit shoqëror

2

Nga: Nexhmije Mehmetaj

Hyrje

Mërgimi shqiptar në Zvicër ka prodhuar dinamika të reja sociale, kulturore dhe arsimore, të cilat janë zhvilluar në mënyrë të diferencuar ndër breza. Në këtë kuadër, integrimi i gruas shqiptare përfaqëson një dimension të rëndësishëm të studimeve mbi diasporën dhe integrimin shoqëror. Veçanërisht brezi i dytë i femrave shqiptare, i lindur dhe i arsimuar në Zvicër, paraqet një rast studimi domethënës për të analizuar ndërthurjen midis ruajtjes së identitetit kulturor dhe pjesëmarrjes aktive në shoqërinë pritëse.

Ky punim mbështetet në përvoja empirike të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë dhe në ndjekjen afatgjatë të rrugëtimit arsimor dhe profesional të ish-nxënëseve shqiptare. Qëllimi është të evidentohet se si investimi në arsim, dygjuhësi dhe përfshirje prindërore ka kontribuar në integrimin e suksesshëm të brezit të dytë të grave shqiptare, të cilat sot janë të përfaqësuara në fusha të ndryshme profesionale dhe institucionale në Zvicër.

Integrimi i gruas shqiptare në Zvicër merr kuptimin më të plotë kur shihet përmes brezit të dytë: vajzave shqiptare të lindura dhe të arsimuara në këtë vend, të cilat sot janë të pranishme dhe të suksesshme në fusha kyçe të shoqërisë zvicerane. Përvoja konkrete nga mësimdhënia me fëmijë shqiptarë në diasporë e bën këtë proces jo vetëm të dukshëm, por edhe thellësisht domethënës.

Në klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ndër vite janë formuar breza vajzash që kanë nisur rrugëtimin e tyre arsimor me sfida të dyfishta: dygjuhësinë, dy kulturën dhe shpesh pritshmërinë tradicionale të familjes. Megjithatë, pikërisht këto vajza kanë dëshmuar një kapacitet të jashtëzakonshëm për përshtatje, përkushtim dhe ambicie akademike.

Nga përvoja në shkollën shqipe të mësimit plotësues, shumë prej tyre spikatin që herët për seriozitetin, ndjenjën e përgjegjësisë dhe dëshirën për të ecur përpara. Vajza që dikur mësonin shkrim-leximin në gjuhën shqipe, që recitonin poezi për festat kombëtare apo diskutonin mbi identitetin kulturor, sot janë gra të reja me arsimim universitar të lartë, shumica me nivel master, të integruara plotësisht në jetën profesionale dhe shoqërore të Zvicrës.

Emra ish-nxënëse të mia si Jehona Ostautaj, Shake Jasiqi, Mirlinda Kadriu, Donika Morina, Kosovare Morina, Dea Ajeti, Donjeta Loshi, Liridona Hulaj, Egzona Hamzaj, Egzona Sejdiu, Kosovare Berisha, Saranda Ferati, Diana Ferati, Gresa Ferati, e shumë të tjera, përfaqësojnë sot një brez femrash

shqiptare të arsimuara, të vetëdijshme për rolin e tyre dhe të afta për të kontribuar në fusha të ndryshme profesionale.

Në mësimin shqip, ato janë rritur me bindjen se njohja e gjuhës dhe kulturës shqiptare nuk përjashton integrimin, por e pasuron atë. Kjo është reflektuar më vonë në zgjedhjet e tyre akademike dhe profesionale. Shumë prej tyre janë orientuar drejt arsimit, shëndetësisë, shkencave sociale, drejtësisë apo biznesit, duke u bërë shembuj konkretë të integrimit të suksesshëm.

Një rast veçanërisht domethënës është ai i Vanesa Mehmetaj, e cila, nga një nxënëse e rregullt në mësimin e gjuhës shqipe, ka arritur në një pozitë të lartë institucionale si prokurore në Kantonin Jura. Ky rrugëtim përfaqëson kulmin e integrimit qytetar dhe profesional, por edhe besimin e shoqërisë zvicerane ndaj brezit të dytë të emigracionit shqiptar.

Përvoja nga klasa tregon qartë se suksesi i këtyre vajzave nuk është i rastësishëm. Ai është rezultat i një trekëndëshi të fuqishëm: familja – shkolla zvicerane – mësimi plotësues i gjuhës shqipe. Në këtë proces, nënat shqiptare kanë luajtur një rol kyç, duke e mbështetur arsimin e vajzave të tyre dhe duke i inkurajuar ato të synojnë lart, pa humbur lidhjen me rrënjët kulturore.

Brezi i dytë i femrave shqiptare në Zvicër është sot dëshmi e gjallë se integrimi i vërtetë nuk është asimilim, por rritje në dy kultura, me vetëbesim dhe përgjegjësi shoqërore. Ish-nxënëset e dikurshme janë sot profesioniste, qytetare aktive dhe modele pozitive për brezat që vijnë.

Në përfundim, integrimi i gruas shqiptare në Zvicër shihet më qartë se kurrë në historitë reale të vajzave që kanë kaluar nga bankat e klasës në universitete dhe institucione shtetërore. Këto përvoja konkrete dëshmojnë se investimi në arsim, në gjuhën amtare dhe në vlera është çelësi i një integrimi të qëndrueshëm dhe të denjëtetëshëm.

Përfundim

Përvoja ime në shkollën e mësimit plotësues dhe nga ndjekja e rrugëtimit arsimor të ish-nxënëseve shqiptare dëshmon qartë se integrimi i gruas shqiptare në Zvicër është një proces i suksesshëm dhe i qëndrueshëm, kur ai ndërtohet mbi themelin e arsimit, mbështetjes familjare dhe ruajtjes së identitetit kulturor. Brezi i dytë i femrave shqiptare sot përfaqëson një realitet të ri: gra të arsimuara, të pavarura dhe të integruara plotësisht në jetën profesionale dhe institucionale të vendit pritës.

Nga mësuesia në institucionin parashkollorë e fillore, në mjekësi, drejtësi, biznes e fusha të tjera, këto gra janë dëshmi e gjallë se dygjuhësia dhe dykulturësia nuk

janë pengesë, por pasuri. Ato janë rezultat i një pune të heshtur, por të vazhdueshme, të nënave, mësuesve dhe komunitetit shqiptar në diasporë.

Në përfundim, integrimi i gruas shqiptare në Zvicër nuk duhet parë më si një sfidë e papërfunduar, por si një histori suksesi ndërbrezor. Ish-nxënëset e dikurshme, sot profesioniste dhe qytetare aktive, janë prova më bindëse se investimi në arsim, në gjuhën amtare dhe në vlera është rruga më e sigurt drejt një integrimi dinjitoz dhe të barabartë.

Gjenevë, 28.01. 2026

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBELIN?! (14)

Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi
 
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!        
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
  
Në arkivat e Bibliotekës Kombëtare suedeze në një vend ku temperaturat janë të kontroluara, përshkak te ruajtjës se dokumenteve konfidenciale, gjendej një zarfë e mbyllur me vulë të kuqe, ku ruheshin dokumentet sensitive (të ndieshme), me numër 567. Në atë zarfë shënon: MOS TE HAPET DERI NË VITIN 2050! Në të ruhet dokumentet mbi ndarjen e ”Nobelit” për letërsi – për vitin 1988-të.
Një studijuese e re suedeze, në vitin 2017 – një arkiviste e re me emrin Carin Svensson bëri një çudi, që i habiti të gjithë: Ajo, me të shiquar zarfin dhe me të peshuar, dukej se zarfi është më i lehtë sesa që duhej, sesa që ishte e rrergjistrar në “protokolin” e arkivit; e hapi zarfin dhe vërejti se mungojnë disa letra. I lajmëroi eproret e saj. Kur ata hetuan se zarfi ishte hapur njëherë në vitin 2005, kur një arkivist, me emrin Henrick Lumstrong, kishte bërë hapjen e zarfit. Ku eproret e arkivit shkuan te kontaktonin arkivistin Henrick Lumstrong dhe kërkuan nga ai sqarime lidhur me zarfin, ai në fillim refuzoi, por kur  iu kërcënua me masa ligjore ai pranoi të flasë, ai iu tha: ”Kur e hapa zarfin dhe lexova ato letra në të cilat bëhej fjalë për dy shkrimtarë të mëdhenj e të njohur dhe se çfarë akuzash me përplot ndytësira përmbanin ato 20 faqe, u trondita, i nxora nga zarfi dhe i dogja, për të mos ua humbur reputacioni atyre shkrimtarëve, që i njihja…!”
Lumstrong vdiq në vitin 2019, pa dhënë më shumë detaje,  por, para se të vdiste i tha vajzës se tij, e cila – e intervistuar nga një gazetar për një gazetë suedeze, ajo tha: ”Babai më tha se ai kishte lexuar letra që kishin shkruar dy shkrimtar shqiptar kundër njëri-tjetrit. Më tha se ato letra ishin plot akuza, plot urrejtje, ku mund të supozohej se ato nuk janë shkruar nga ata që ne i quajme¨artist!? Ai më tha se i dogji ato, sepse nuk donte që bota t’i shifte kurrë! Ai më tha se disa sekrete mund të vdesin me ata që i dijnë,”
Por jo të gjitha sekretet vdiqen.
Në vitin 2020 u publikua në gazeta një letër e shkruar në gjuhën frengjishte,  për Sekretarin e Përjetshëm të Akademisë suedeze, me këtë përmbajtje:
”I dashuri Sekretar!
Unë ju shkruaj si një mik i letërsisë,  i të drejtës dhe i së vërtetës. Unë jam një shkrimtar shqiptar dhe unë kam informacione të cilat Akademia Juaj duhet t’i dijë para se të vendos për ”NOBELIN”, në mënyrë që Vendimi të mos jetë i gabuar. Unë ju shkruaj për një tjetër shkrimtar shqiptar (emri nuk përmendej drejtpërdrejt, por kuptophej se bëhej fjalë për Ismail Kadare – sqarim IMH), i cili është kandidat për ”Nobelin”, por ju informoi se ai është bashkëpuntorë i sistemit komunist, për qëllime të dyshimta, që e ka shytpur popullin e vet për 50-të vjet,  dhe se letërsinë e ka për qëllime propagandistike!
Unë ju lutëm! Hetoni këto informacione para se të vendosni! Se, nëse i jepni ”Nobelin” këtij njeriu, që ka bashkëpunuar me Sistemin Komunist, do të gaboni.”
Shënim: Letra nuk është e nënshkruar, por në fund janë inicialet D.A.
Kur kjo letër u publikua, reagimi në Shqipëri ishte i menjëhershëm dhe i dhunshëm: Familja e Agollit tha: se ky është një infomacion i ndyrë, një shpifje…
Familja e Kadares tha të njejtën gjë.
Ekspertet e grafikës vërtetuan se letra ishte e vjetër, e shkruar me një makinë shkrimi të viteve 80-të, dhe stili i gjuhës përputhej me atë të shkrimtarëve shqiptar të asaj kohe që kishin studijuar në Francë.
Pyetja mbetej:
A e shkroi këtë letër Dritëro Agolli?
A e bën kjo një tradhëtar?
Apo një njeri të dëshpëruar që e bëri këtë të keqe…?
*
Le të supozojmë se vërtetë Agolli e shkroi atë letër!?
Çfarë është më e fortë: MORALI apo MBIJETESA!?
Dinjiteti apo dëshpërimi!?
Dhe, kur këto dy gjëra bien në konflikt, çfarë zgjedhim né?
*
Historia është plot me njerëz të mëdhenj që bëjnë zgjedhje të vogla për hir të dobësisë!
Dhe né i gjykojmë ata, sepse kemi luksin e distancës! Luksin e kohës! Luksin e të mosqenit në vendin e tyre.
Por, le ta bëjmë, në fakt të logjikojmë një ferr në të cilin ata jetuan!?
Gjykimi është më i lehtë se mendimi.
Në vend se të gjykojmë, né duhet të përpiqemi që të kuptojmë!
*
Në të njëjten kohë në Paris, Ismail Kadare po përballej me ”demonët” e tij.
Në vitet kur ai u largua nga Shqipëria, Kadare arriti atë që shumëkush do ta qauante sukses!
Librat e tij përktheheshin në shumë gjuhë. Fitonte Çmime Ndërkombëtare. U bë i njohur në letërsinë botërore.
Por ”Nobeli” i ”shpëtonte”!?
Çdo vit, emri i tij përmendej në ”listat” e shkurta.’
Çdo vit  spekulimet rriteshin!
Çdo vit, Çmimi shkonte të dikush tjetër!
*
Në vitin 2005, kur Pinter fitoi ”Nobelin”, Kadare dha një intervistë, ku tha:
”Unë shkruaj sepse nuk mundëm të mos shkruaj!” dhe vazhdoi:
”Nobeli, do më bënte nder, por “mungesa” e tij nuk më bën më pak shkrimtar!”
Ai (Kadare) po vuante. Nuk po vuante pse s’e kishte Nobelin, sepse ai e kishte famën, por po vuante sepse historia do të thoshte:
”Ai ishte i mirë, po jo mjaft i mirë!”
Dhe, për njeri që kishte vuajtur kaq vite… kjo do të ishte dënimi përfundimtar!”
Kur në vitin 2009, Nobeli ju dha shkrimtarës gjermane Herton Myler, e cila kishte shkruar për jetën nën diktaturën komuniste në Rumani. Njerëzit në Shqipëri dhe Diasporën shqiptare reaguan: ”Pse Myler e jo Kadare? Që të dy kanë shkruar për jetën nën Diktaturë (komunzëm), bile Kadare për 50-të vjet, ndersa Myler vetëm për 20-të.”
Kadare nuk reagoi, por një mik i tij francez, Zhan Gustav, i cili kishte fitua Nobelin në vitin 2008, tha se Kadare e kishte thirrur atë natë dhe: ”Kadare më tha se është i lumtur që ka fitura Myler, por unë në zërin e tij dëgjova dhimbje, unë dëgjova humbje, dhe tha: ”Pse jo unë, çfarë më mungon?  Kur, ku dhe çka gabova unë?” Kjo është pyetje që e ka munduar Kadarenë.
A ishte faji i Kadares?
A ishte faji i Agollit?,
A ishte faji i një sistemi komunist që e bëri që ata të “luftojnë njëri-tjetrin” të kosumojnë njëri-tjetrin dhe sistemi beri të pamundur që ndonjëri prej tyre të fitonte “Nobelin”?
                                               (V i j o n )

Çështja shqiptare preokupim politik e kombëtar

0

Nail Draga, Ulqin

Xheladin Zeneli, DISKURSI  POLITIK  DHE KOMBËTAR, Art Club, Ulqin, 2023

Nder individët  e dalluar  në mërgatën shqiptare në SHBA, bën pjesë edhe Xh.Zeneli  i cili veçohet me publikimin e artikujve, eseve, analizave  e vështrimeve në media të shkruara e elektronike në një periudhë prej tri dekadave. Deri me tash opinionit i është prezantuar me tre botime të veçanta; Diaspora dhe vendlindja(2011), Shqiptarët në Mal të Zi-popull i rrezikuar(2019)  dhe Diskursi politik dhe kombëtar(2023)

Si  librat e mëparshëm edhe ky i fundit preokupim kryesor ka pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, si popull  autokton dhe numërikisht i vogël në krahasim me popullsinë e përgjithshme ne këtë mjedis.  Por, pavarësisht rrethanave shoqërore  e politike në Mal të Zi, shqiptarët arriten të sfidojnë politikën e pushtetit duke mbijetuar, çështje e cila trajtohet nga autori  në shumë aspekte në këtë botim.

Koha e ndryshimeve

Një qasje e tillë nga autori nuk ka si të jetë ndryshe sepse ai në një kohë të shkurtër  nga viti 1990/1991 ishte deputet në parlamentin e parë pluralist në Mal të Zi, duke qenë përfaqësues autentik i shqiptarëve përmes LDMZ. Kemi të bëjmë me kohën e ndryshimeve të mëdha shoqërore e politike pas dështimit të ideologjisë komuniste e sistemit socialist  edhe në Mal të Zi, përkatësisht në ish Jugosllavi.

Ndonëse në Mal të Zi ligjërisht u miratu pluralizmi politik, por të pushtetarët vazhdonte mentaliteti i kohës së monizmit, sepse pushtetin e kishte ajo parti që ishte më parë, por kësaj here me emër të ndryshuar, nga LKJ në PDS. Në parlamentin e parë pluralist në Mal të Zi i dalë nga zgjedhjet e mbajtura me 9 dhjetor 1990, shqiptarët u përfaqësuan me katër deputet si përfaqësues autentik të tyre. Dhe nga ata për të parën herë në parlament u dëgjua  për kërkesat e shqiptarëve për barazi qytetare e kombëtare sipas standardëve ndërkombëtare, e jo sipas klisheve të kohës së monizmit.

Tema autentike

Artikujt e prezantuar në këtë botim përfshijnë përiudhen kohore prej vitit 2017-2021, duke ofruar të dhëna me interes për shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike. Në këtë koncept është koncipuar edhe libri të cilin autori e ka ndarë në gjashtë pjesë. Një veprim i tillë është i logjikshëm, sepse sëcili kapitull ka tema të cilat janë autentike për mjedisin përktatës.

Përmes vështrimeve e analizave, autori ofron të dhëna  duke demaskuar politikën e pushtetetëve si në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri, Ulqin,duke përfunduar me mërgatën shqiptare në SHBA dhe me reflektime, që janë dëshmi e diskursit në mbrojtje të të drejtave të shqiptareve   në Mal të Zi.

Mërgata e preokupuar për vendlindjen

Ndonëse i angazhuar në punën e përditshme, Xh.Zeneli nuk ka qenë statik, por ka përcjellur  me kujdes rrethanat shoqërore e politike  jo vetëm në vendlindje por edhe me gjerë në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Çështjet e trajtuara nuk janë vetëm të dimensionit lokal por me gjerë, ku pozita dhe statusi i shqiptarëve janë çështje preokupuese edhe për mërgatën shqiptare, sepse me të drejtë është pritur që në pluralizëm të ndodhin ndryshime pozitive sipas standardëve ndërkombëtare.

Por, të gjithë jemi dëshmitarë se mentaliteti i kohës së monizmit ka infektuar skenën politike ku pasojat janë të pranishme edhe në pluralizëm. Edhe pse nuk mund të mohohen disa ndryshime, por ato ma së shumti janë kozmetike, sepse shqiptarët në Mal të Zi, kërkojnë barazi qytetare e kombëtare si kudo në vendet demokratike.

Pikërisht në lidhje mbi këtë çështje  autori na ofron të dhëna me interes në lidhje me  mërgatën shqiptare  duke propozuar një program të veprimit të tyre në raport me trojet etnike shqiptare në Mal të Zi, si dhe t´iu mundësohet diasporës shqiptare votimi nga vendi i tyre i qendrimit dhe përfaqësimin e tyre jopolitik në kuvendet përkatëse në vendlindje. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë do ta afronte mërgatën me vendlindjen, me mundësi reale të investimit dhe rikthimit të tyre në vendlindje.

Çështja shqiptare në Kongresin amerikan

Në lidhje mbi këtë çështje me interes janë të dhënat për Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane(LQSHA) lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi drejtuar nga presidenti i saj z.Joseph Dioguardi dhe znj.Shirley Dioguardi, këshilltare për çështje të Ballkanit. Ishte meritë e mërgimtarëve tanë në SHBA dhe LQSHA, së bashku më kongresmenin Tom Lantosh, që vizituan viset shqiptare në Mal të Zi në fillim të muajit gusht 2003, për tu njoftuar në mënyrë të drejtpërdrejt me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në këtë mjedis. Po ashtu në sajë të angazhimit të LQSHA, në Kongresin Amerikan(Komisioni për të drejtat e njeriut, drejtuar nga Tom Lantosh, në Washington DC me 30 tetor 2003, është organizuar një seancë dëgjimore me temën “E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”,ku kanë kumtuar Sh.Dioguardi, Xh.Zeneli, N.Draga dhe A.Lajçaj.

Një organizim i tillë ishte i arsyeshëm, sepse pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, duhej ngritur zërin për të njoftuar opinionin politik në SHBA, se shqiptarët kërkojnë të realizohet barazia qytetare e kombëtare sipas standardëve ndërkombëtare, ku roli i mërgatës sonë atje si më parë edhe tash ka një rol të veçantë.

Përfundim

Duke lexuar këtë libër del qartë se çështjet e trajtuara kërkojnë zgjidhje të drejt, por për diçka të tillë duhet të egzistojë vullneti politik i pushtetit. Në këtë aspekt përgjegjësi kanë edhe subjektet politike të shqiptarëve në Mal të Zi, që janë pjesë e qeverisë nga viti 1998, të cilët duhet të jenë këmbëngulës në kërkesat e ligjshme në lidhje me avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptarëve në këtë mjedis.

Çdo hezitim në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse ata aty janë votuar e zgjedhur për të mbrojtur interesat e shqiptarëve e jo ato personale. Por, derisa  pushteti heziton  të ballafaqohet me kërkesat  legale dhe të ligjshme të shqiptarëve, për barazi qytetare e kombëtare çështja shqiptare në Mal të Zi mbetet e hapur.

Pikërisht duke marrë parasysh këtë diskurs politik e kombëtar, nuk ka dilemë së autori do të vazhdojë me publikimin e artikujve të ndryshëm, që  pa dilemë do të jenë pjesë e librit të radhës.

(Janar 2026)

Mevi Rafuna thotë se tolerancën ndërfetare në Kosovë e ka djegë Naim Ternava me dosta

0
Nga: Mevi Rafuna
____
Jam kundër çdo lloj dhune dhe kundër çdo lloj djegie të librave, qofshin fetarë apo qofshin të zhanreve tjera. Zakonisht mendjet gjeniale i kanë djegë vetë librat e tyre, sepse është një lidhje e çuditshme mes krijuesit të librit dhe ndjenjave të tij apo perceptimeve kur ato materializohen apo shtypen në një letër.
Siç jam kundër djegies, jam kundër dhunës dhe nxitjes së urrejtjes që ka dalë tash e dy dekada,nga goja e imamëve kontraversë dhe kryeimami Naim Tërnava. Kurrë nuk është distancuar.
Madje jeta e mjerimit dhe mjerimi mendor është nxitur dhe stimuluar me fonde e miliona këto i dinë më mirë se unë, shërbimet e intelegjencës.
Në vitin 2010 në sheshin Skendërbeu në Prishtinë, grupet islamike të prira nga “humanisti” Halil Kastrati dhe Shefqet Krasniqi thirrnin për rrënimin e shtetit laik duke e proklamuar Sheriatin, si të vetmin ligj që ata e njohin.
Këto grupe kur e panë që protestat dhe falja nëpër rrugë dhe sheshe nuk po dhezë, ju futen politikës dhe show bizit islamik. Tash kemi Big Brother islamik dhe formate të tilla…
Sot politikanë, persona VIP, gazetarë,analistë dhe feministe të dështuara, janë promotorët më të mëdhenjë të islamit politik.
Ashtu siç e kemi pa koalicionin e heshtur mes komunistëve dhe islamistëve për ta rrënuar shtetin dhe pavarësinë e Dardanisë.
Po e mbyllë këtë shkrim me thanien e famshme të Hoxhë Mercedesit:
“Nuk do të jetë e largët dita kur do t’i rrënojmë të gjitha varret dhe memorialet e dëshmorëve sepse ata vdiqën për SHQIPONJË dhe jo për islam”.

Mevi Rafuna: Postimet e mija publike në rrjetin social X, sot janë dërguar në Gjykatë si padi ndaj meje nga Urall Ismali

0
Mevi Rafuna
____
Të dashur shqiptarë, e drejta ime si shqiptare për të shkruar të Vërtetën është e cenuar. Jam kërcënuar disa herë me vrajse, me fyerje dhe ofendime në rrjete sociale por nuk kam shkuar as në polici as në gjykata. Postimet e mija publike në rrjetin social X, sot janë dërguar në Gjykatë si padi ndaj meje nga Urall Ismali.
Postimet që zakonisht i shkruaj si satirë që t’i kundërpërgjigjem rrënimit të vlerave,kulturës dhe kombit shqiptarë.
Unë nuk frigohem nga askush dhe asgjë. Nuk do të lejoj kurrë që Dardania të bëhet Iran, nuk do ta mbyllë gojën dhe t’i them PO Hijabit të cilin e luftuan gjyshet tona.
Ata që kanë ngritur padi ndaj meje,janë ata që kurrë nuk i thanë Jo rrënimit,linçimit, dhe shkatërrimit nën emrin e indoktrinimit fetar.

Dyfytyrësia e Kishës Ortodokse Maqedonase: liturgji simbolike mbi trashëgimi shqiptare të mohuar

0

Bekim David Asani, Tetovë

Ajo që po paraqitet sot si “hap përpara” në marrëdhëniet fetare dhe kulturore, në thelb përfaqëson një dyfytyrësi të thellë institucionale dhe një lojë të qëllimshme me kohën, e cila synon zhdukjen graduale të çdo gjurme të ekzistencës së ortodoksëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Përdorimi sporadik i disa fjalëve në shqip brenda një liturgjie maqedonase nuk e zhbën padrejtësinë historike, as presionin e vazhdueshëm institucional që ky komunitet ka përjetuar për dekada.

Një fakt i rëndësishëm, që shpesh anashkalohet në diskursin publik, është se Kisha Ortodokse Shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e regjistruar ligjërisht prej vitesh. Pra, ekziston një strukturë formale dhe e ligjshme që synon t’u garantojë ortodoksëve shqiptarë të drejtën për besim, gjuhë dhe identitet. Megjithatë, kjo kishë ka qenë objekt sulmi të drejtpërdrejtë nga Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila e ka trajtuar ekzistencën e saj jo si të drejtë legjitime të një komuniteti autokton, por si kërcënim.

Presioni nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash apo pengesash administrative. Ndjekës të Kishës Ortodokse Maqedonase kanë ushtruar dhunë fizike, duke sulmuar dhe rrahur një nga iniciatorët kryesorë të Kishës Ortodokse Shqiptare, si dhe persona që kanë pranuar haptas identitetin e tyre si ortodoksë shqiptarë. Ky akt dhune përbën një mesazh të qartë intimidimi: se deklarimi i identitetit shqiptar ortodoks nuk tolerohet.

Në këtë kontekst, ceremonialet fetare të mbajtura sot marrin një domethënie edhe më problematike. Vendet ku zhvillohen këto ceremoni dikur tingëllonin shqip, sepse aty shqiptarët ortodoksë luteshin në gjuhën e tyre amtare. Këto kisha dhe manastire nuk janë objekte “neutrale”, por pjesë e trashëgimisë shpirtërore të komuniteteve shqiptare të Rekës së Epërme dhe të Manastirit. Mohimi i këtij realiteti historik përbën një përvetësim të qëllimshëm të trashëgimisë shqiptare dhe një fshirje të kujtesës kolektive.

Shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria që i gëzohen kësaj liturgie të re, pa reflektuar mbi historinë dhe kontekstin real, duhet të vendosin gishtin në kokë dhe të veprojnë me kujdes. Para se të publikojnë fotografi, tekste apo mesazhe që nuk pasqyrojnë realitetin, është thelbësore që të investigojnë, të mledhin informacion dhe të kuptojnë historinë e vërtetë të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni. Liturgjitë simbolike nuk mund të zëvendësojnë dhunën, mohimin dhe përjashtimin që ky komunitet ka përjetuar për dekada, dhe çdo promovim i paqartë i tyre rrezikon të shpërndajë një narrativ të gabuar dhe të ligështojë përpjekjet reale të Kishës Ortodokse Shqiptare të regjistruar ligjërisht.

Për këtë arsye, disa fjalë shqip të futura sot në një liturgji nuk mund të shërbejnë si zëvendësim për mungesën e veprimeve konkrete. Nuk ka struktura funksionale për ortodoksët shqiptarë, nuk ka kler të formuar sistematikisht në shqip, nuk ka shërbesa të rregullta dhe asnjë reflektim institucional për dhunën dhe mohimin e së kaluarës. Pa këto elemente, çdo gjest mbetet simbolik dhe i zbrazët.

Loja me kohën është pjesë e kësaj strategjie. Institucionet e dinë se komunitetet e vogla dhe të margjinalizuara, kur lihen pa mbrojtje dhe përballen me frikë, humbin gjuhën, vetëdijen dhe identitetin. Ky është asimilim i heshtur, por shumë efektiv.

Upper Reka - Wikipedia

Në fund, kjo çështje nuk është vetëm fetare, por kombëtare dhe demokratike. Shqiptarët historikisht janë ndërtuar mbi bashkëjetesën fetare. Zhdukja ose mohimi i ortodoksëve shqiptarë dëmton vetë idenë e identitetit shqiptar si identitet gjithëpërfshirës. Dhe përpjekjet për ta mbuluar këtë realitet me ceremoni simbolike nuk janë pajtim, por dyfytyrësi institucionale.

Gjuha si Strukturë dhe Funksion, një Perspektivë Matematikore Semiotike mbi Shqipen

4
Autor: Prof. dr. Sabri Tahiri, Gjilan
____
Abstrakt
Ky punim buron nga një reflektim i gjatë paralel, i zhvilluar gjatë veprimtarisë sime profesionale si matematikan, ku gjuha – në përgjithësi dhe shqipja në veçanti – është perceptuar vazhdimisht si analoge me gjuhën matematike. Ashtu si në matematikë, ku fjalët, shprehjet, relacionet dhe funksionet ndërtohen mbi kuptime të sakta dhe varësi të brendshme logjike, edhe gjuha natyrore përmban struktura funksionale dhe marrëdhënie të rregulluara që prodhojnë kuptim (Frege, 1892; Wittgenstein, 1953).
Motivimi fillestar për këtë studim lidhet me kureshtjen ndaj thellësisë historike të shqipes, veçanërisht të leksikut gegë, i cili shpesh konsiderohet se ruan shtresa shumë të hershme gjuhësore. Hipoteza qendrore është se këto njësi leksikore nuk kanë lindur si kombinime arbitrare tingujsh apo simbolesh, por janë formuar organikisht nga funksioni dhe përdorimi i tyre në praktikën konkrete jetësore, në mënyrë të ngjashme me zhvillimin e koncepteve matematike nga zgjidhja e problemeve praktike dhe abstraksioni.
Duke përdorur një kornizë matematikore–semiotike, ky punim argumenton se gjuha duhet të kuptohet si një sistem funksional i qeverisur nga rregullsi të brendshme strukturore, dhe jo thjesht si konstrukt konvencional ose kombinatorik. Studimi synon të kontribuojë në debatet ndërdisiplinore në gjuhësi, semiotikë dhe filozofi të gjuhës, duke ofruar një perspektivë origjinale të mbështetur në arsyetim matematik dhe të aplikuar mbi shqipen si rast studimor.
Fjalë-kyçe: gjuha dhe matematika, semiotikë, strukturë, funksion, gjuha shqipe, gegërishtja.
Hyrje
Gjuha, ashtu si matematika, përbën një sistem shenjash që shërben për të përfaqësuar, strukturuar dhe komunikuar realitetin (Saussure, 1916/2002; Wittgenstein, 1953). Ndërsa matematika operon me simbole formale, aksioma, relacione dhe funksione të përcaktuara me rigorozitet, gjuha natyrore mbështetet në fjalë dhe shprehje që lindin dhe zhvillohen në ndërveprim të vazhdueshëm me përvojën njerëzore. Megjithatë, pavarësisht këtyre dallimeve, të dyja sistemet ndajnë një tipar themelor: kuptimi nuk buron nga shenjat e izoluara, por nga marrëdhëniet e strukturuara ndërmjet tyre.
Në këtë këndvështrim, gjuha shqipe paraqet një fushë studimi veçanërisht të pasur. Një pjesë e madhe e leksikut bazë – sidomos në gegërishte – shfaq një transparencë të theksuar semantike, ku kuptimi i fjalës lidhet ngushtë me funksionin, trupin dhe përdorimin praktik në jetën e përditshme. Kjo veçori ka nxitur prej kohësh reflektime shkencore dhe kulturore mbi lashtësinë dhe vazhdimësinë e shqipes. Pa synuar të vërtetojë hipoteza parahistorike, ky studim merr seriozisht intuitën se shumë njësi leksikore shqipe nuk janë krejtësisht arbitrare, por të motivuara nga funksioni.
Duke ndërtuar një paralelizëm të drejtpërdrejtë me gjuhën matematike, punimi propozon një qasje ndërdisiplinore për analizimin e kuptimit të fjalës shqipe përmes tri perspektivave të ndërlidhura: etimologjia shkencore, semantika funksionale dhe etimologjia popullore.
1. Etimologjia shkencore dhe vazhdimësia historike e fjalës shqipe
Etimologjia shkencore synon të rindërtojë prejardhjen e fjalëve përmes ligjësive fonetike, krahasimeve indoevropiane dhe dokumentimit historik (Çabej, 1976; Demiraj, 1986). Në këtë rrafsh, shqipja zë një vend të veçantë, pasi një pjesë e konsiderueshme e leksikut të saj bazë lidhet me rrënjë shumë të vjetra, duke dëshmuar një vazhdimësi të qëndrueshme gjuhësore. Emërtime që lidhen me trupin e njeriut, natyrën dhe veprimet themelore kanë ruajtur stabilitet semantik për shekuj me radhë.
Kjo shtresë e verifikueshme shkencërisht përbën themelin e studimit gjuhësor, njësoj si aksiomat themelore në matematikë, mbi të cilat ndërtohen sisteme më komplekse.
2. Semantika funksionale: fjala si pasqyrim i përdorimit
Një tipar i theksuar i gegërishtes është lidhja e drejtpërdrejtë ndërmjet fjalës dhe funksionit që ajo përshkruan (Lakoff & Núñez, 2000). Në këtë këndvështrim, fjala nuk perceptohet si shenjë e rastësishme, por si një njësi e motivuar nga përdorimi konkret. Shumë emërtime sendesh, veprimesh apo pjesësh të trupit bartin në vetvete logjikën e funksionit që kryejnë.
Ky fenomen e afron gjuhën natyrore me gjuhën matematikore, ku çdo simbol merr kuptim vetëm përmes rolit që luan në sistem. Fjala, në këtë rast, funksionon si një “përkufizim i përmbledhur”, i ngjashëm me një formulë që sintetizon një marrëdhënie reale.
3. Etimologjia popullore si pasqyrë e mendësisë kulturore
Etimologjia popullore, edhe pse jo gjithmonë e saktë nga pikëpamja shkencore, përfaqëson një burim të çmuar për të kuptuar mënyrën se si folësit e shqipes e perceptojnë gjuhën e tyre (Saussure, 1916/2002; Hamp, 1994). Shpjegime intuitive që e lidhin fjalën me trupin, funksionin ose përdorimin e saj nuk duhet të shihen thjesht si gabime, por si shprehje të mendimit simbolik dhe pedagogjik.
Ashtu si në matematikë, ku intuita shpesh paraprin formalizimin rigoroz, edhe në gjuhë këto interpretime popullore dëshmojnë për një përpjekje njerëzore për t’i dhënë kuptim shenjës gjuhësore.
Përfundime
Analiza e tri dimensioneve të kuptimësisë së fjalës shqipe në gegërishte tregon se gjuha nuk është një sistem arbitrar shenjash, por një ndërtim kompleks ku historia, funksioni dhe kultura ndërthuren ngushtë. Etimologjia shkencore siguron bazën historike, semantika funksionale shpjegon logjikën e përdorimit, ndërsa etimologjia popullore pasqyron përjetimin dhe interpretimin kulturor të gjuhës.
Krahasimi paralel me gjuhën matematike ndihmon për të kuptuar se, ashtu si matematika nuk është thjesht lojë simbolesh, por një sistem kuptimor i ndërtuar mbi aksioma, relacione dhe funksione, edhe shqipja – veçanërisht gegërishtja – përmban një strukturë të brendshme ku fjala lind dhe mbijeton në funksion të jetës dhe mendimit njerëzor.
Referenca
Çabej, E. (1976). Studime etimologjike në fushë të shqipes (Vëll. I–VII). Tiranë: Akademia e Shkencave.
Demiraj, S. (1986). Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave.
Saussure, F. de. (1916/2002). Kurs i gjuhësisë së përgjithshme. Paris: Payot.
Wittgenstein, L. (1953). Hetime filozofike. Oxford: Blackwell.
Frege, G. (1892). Mbi kuptimin dhe referencën.
Lakoff, G., & Núñez, R. (2000). Nga vjen matematika. New York: Basic Books.

Dita ndërkombëtare e Holokaustit dhe krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës

Nga: Frank Shkreli

27 janari, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, nuk është vetëm një datë për hebrenjtë dhe tragjedinë unike të tyre. Është me të drejtë një kujtesë universale për atë që ka ndodhur kur urrejtja ideologjike, pushteti absolut dhe heshtja kolektive, bashkohen për krime të tilla kundër njerëzimit. Pikërisht,  për këtë arsye, kjo ditë fton edhe shoqërinë shqiptare të ballafaqohet me krimet e veta historike – veçanërisht me terrorin sistematik të regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaja kundërshtarëve politikë të regjimit të tij sllavo-komunist.

Në mbarë botë e qytetëruar, Holokausti përfaqëson kulmin e së keqes shtetërore: shfarosje e planifikuar, dehumanizim, kampe përqendrimi, zhdukje fizike e morale. Regjimi i Enver Hoxhës nuk kreu Holokaust, por përdori të njëjtën logjikë totalitare: armikun e  shpikur, ndëshkimin kolektiv, burgjet politike, kampet e internimit, pushkatimet pa gjyq, shkatërrimin e elitës intelektuale dhe fetare, si dhe kontrollin absolut mbi jetën dhe mendimin e shqiptarëve.

Është absolutisht shumë me vend dhe e drejtë që sot Shqipëria dhe shqiptarët, si gjithë bota, të kujtojnë Holokaustin.  Por sim und të heshtësh për Spaçin, Burrelin, Tepelenën, Qafë-Barin apo për mijëra familje të internuara, për mendimin tim, kjo është një hipokrizi politike dhe morale, pore dhe mbarë kombëtare. Nuk ka hierarki të vuajtjes, por ka detyrim ndaj së Vërtetës. Ashtu siç bota thotë sot “Kurrë më” për Holokaustin, edhe Shqipëria, Kosova dhe të gjithë shqiptarët duhet ta thonë qartë “Kurrë më” për komunizmin, se nazizmi dhe komunizmi kishin shumë gjëra të përbashkëta. Në këtë pikëpamje, Shqipëria dhe shumica e shqiptarëve janë unik sa I përket të kaluarës komuniste në trojet shqiptare.

Problemi është se në Shqipëri, ndryshe nga Gjermania pas nazizmit, dhe ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës Qendërore e Lindore pas shembjes së Murit të Berlinit, krimet e komunizmit nuk u dënuan kurrë zyrtarisht as seriozisht. Përkundrazi, në Shqipëri e deri diku edhe enë Kosovë, ende sot shihen përpjekje për rehabilitim të Enver Hoxhës, nostalgji publike, relativizim i krimeve dhe heshtje institucionale. Kjo heshtje është një formë bashkëfajësie morale.

Sot kujtimi i Ditës së Holokaustit, jo vetëm për hebrenjtë, na mëson se harresa është gjithmonë aleate e krimit. Dhe kujtesa, nga ana tjetër, nuk është hakmarrje, por drejtësi. Siç kam theksuar shpesh kur kam folur për këtë subjekt tepër të pakëndshëm, por shumë i nevojshëm për tu diskutuar — se pa njohur dhe dënuar krimet e regjimit komunist, Shqipëria mbetet peng i së kaluarës së vet. Për fat të keq, arsyeja se status-kuoja e zhvillimeve politike në vend sot 35-vjet tranzicion, provon këtë fakt – Shqipëria mbetet peng i së kaluarës komuniste përderisa nuk përballet me të vërtetën e krimeve të së kaluarës së saj komuniste.  Demokracia nuk ndërtohet mbi mite, por mbi të Vërtetën hkistorike – sado e dhimbshme të jetë ajo, për të gjithë. Por heshtja nuk është zgjidhje!

Të kujtojmë Holokaustin do të thotë edhe të refuzojmë çdo formë totalitarizmi, autoritarizmi dhe krimet e tyre kundër njerëzimit, sot dhe në të kaluarën, përfshirë rastin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve anë e mbanë trojeve të veta në Ballkanin Perëndimor. Të cilët për një gjysëm shekulli kanë pësuar pasojat kriminale anti-njerzore të një ideologjie krejtësisht e huaj dhe anti-shqiptare në thelb, e që për dekada shkatërroi jetët e shqiptarëve dhe të familjeve të tyre, në emër të një ideologjie çnjerëzore sllavo-aziatike. Kujtesa sot në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit është detyrim moral. Ndërsa heshtja është mohim i historisë.

Por heshtja nuk është neutrale. Ajo është zgjedhje personale dhe politikë zyrtare shtetërore. Dhe kur bëhet fjalë për historinë, heshtja shndërrohet në mohim. Jo thjesht në harresë rastësore, por në një akt të qëllimshëm për të fshirë role, figura dhe kontribute që nuk i përshtaten narrativës zyrtare të radhës.  Kujtimi i Holokaustit sot duhej të na kujtonte dhe të na mësonte – të pakën nga historitë e popujve të tjerë, në rend të parë hebrenjve — se Historia nuk deformohet vetëm me gënjeshtra të hapura; ajo deformohet edhe me atë që lihet pa u thënë. Me arkiva që nuk hapen, me emra që nuk përmenden, me përvjetorë që kalojnë pa zë. Kjo heshtje prodhon një kujtesë të rreme kolektive dhe edukon breza të tërë me një të kaluar të amputuar.

Sidomos në hapësirën shqiptare, heshtja institucionale ndaj figurave të caktuara historike ka qenë po aq e dëmshme sa propaganda e dikurshme komuniste. Kur shteti, akademia apo media zgjedhin të mos flasin, ata nuk po tregohen të kujdesshëm, por marrin anë — anën e të keqës – anën e gabuar të historisë.  Po legjitimojnë një version të cunguar të historisë dhe po vazhdojnë një padrejtësi morale e intelektuale ndaj Kombit shqiptar.

Prandaj, po të jemi serioz për tu përballur me krimet barbare anti-njerëzore të nazizmit dhe komunizmit, Dita e Holokaustit sot, na detyron të thyejmë heshtjen. Kjo është detyrë qytetare! Është një kërkesë për të Vërtetën, për dinjitetin e kujtesës dhe për një histori që nuk i shërben pushtetit, por faktit. Sepse një shoqëri që pranon heshtjen si normë, pranon edhe mohimin e vetvetes. Për fat të keq një pjesë e establishmentit politik, akademik e mediatik – mbeturina të nomenklaturës së vjetër komuniste — sidomos, në Shqipëri, ende e sheh njohjen zyrtare të fakteve historike të krimeve të regjimit komunist si rrezik politik dhe ekonomik për ta. Kam drojë se përderisa kjo elitë administrative – njësoj si në kohën e komunizmit edhe sot në pseudo-demokracinë shqiptare – drejton qeverinë, shtetin, ekonominë dhe kulturën – nuk mund të pritet ndonjë ndryshim i madh prej tyre as sot në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Besnikëria e tyre ishte dhe mbetet diku tjerë dhe jo ndaj të Vërtetës historike dhe përballimit me krimet e sistemeve totalitare të së kaluarës.

Heronjtë e mi, poezi nga Nikolin Sh. Lëmezhi

1
Heronjtë e mi
Këta janë
heronjtë e mi:
Prindërit,
Gjergj Kastrioti,
Jezu Krishti.
Prindërit
më dhanë jetën,
Gjergj Kastrioti Atdheun,
Jezusi shëlbimin.
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 27. 01. 2026
______
Lagjja Ndoc Mazi
Rruga Besëlidhja, nr. 20
Postpritje 4001
Shkodër (Albania)
Tel. 00355683236970

Pluralizmi dhe përgjegjësia morale

0

Foto: Sokrati

Isuf Bajraktari, Suedi

Në një kohë kur shoqëria jonë flet shumë për demokraci, pluralizëm dhe liri mendimi, por gjithnjë e më pak për përgjegjësi, lind nevoja për t’u kthyer te pyetjet themelore: kush e drejton jetën tonë publike dhe mbi çfarë parimesh?

A mjafton shumëllojshmëria e zërave, apo kërkohet edhe një orientim i qartë moral që t’i japë kuptim bashkëjetesës sonë? Sokrati shpresonte se te mendja e Anaksagorës do të gjente shkakun e të gjitha gjërave: një parim që nuk shpjegon vetëm se si funksionon bota, por pse ajo duhet të funksionojë ashtu siç është më e mira.

Ky mendim i lashtë filozofik është sot jashtëzakonisht aktual për shoqërinë tonë shqiptare, veçanërisht për Kosovën, ku pluralizmi shpesh keqkuptohet si leje për gjithçka, e jo si obligim për të mirën e përbashkët.

Ne flasim vazhdimisht për pluralizëm, demokraci dhe mendim të lirë, por shumë më rrallë flasim për qëllimin e tyre. Pluralizmi nuk është vlerë në vetvete nëse nuk i shërben drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Ai nuk është strehë për interesa të ngushta partiake, klanore apo personale. Kur pluralizmi shkëputet nga ideja e së mirës, ai humb përmbajtjen dhe shndërrohet në formë bosh.

Sokrati besonte se, nëse mendja rregullon gjithçka, atëherë ajo duhet të rregullojë gjithçka sipas asaj që është më e drejtë dhe më e dobishme për të gjithë. Në jetën tonë politike, për fat të keq, shpesh shohim të kundërtën: institucione që funksionojnë pa vizion, rregulla që zbatohen pa drejtësi dhe vendimmarrje që udhëhiqen nga interesi i çastit.

Politika është reduktuar në menaxhim pushteti, jo në shërbim shoqëror. Në Kosovë dhe në hapësirën më të gjerë shqiptare, pluralizmi po rrezikon të degradojë në përçarje të vazhdueshme. Secili flet në emër të së vërtetës së vet, por pak kush pyet se çfarë është e mira për shoqërinë si tërësi. Kur kjo pyetje mungon, dialogu shndërrohet në zhurmë, ndërsa demokracia në shfaqje pa përmbajtje.

Një shoqëri pluraliste nuk ka nevojë vetëm për shumë zëra, por për zëra të përgjegjshëm. Liria e mendimit nuk është e drejtë për të thënë gjithçka, por detyrim për të menduar seriozisht. Pa mendje kritike dhe pa përgjegjësi morale, pluralizmi rrëshqet lehtë në relativizëm, ku asgjë nuk vlerësohet dhe gjithçka arsyetohet.

Nga mësimi sokratik rrjedh një parim themelor: njeriu duhet të kujdeset më shumë për atë që është e drejtë sesa për atë që është e dobishme në çast.

Shoqëria jonë sot vuan pikërisht nga mungesa e këtij orientimi. Vendimet merren për përfitime afatshkurtra, jo për stabilitet afatgjatë; për fitore politike, jo për mirëqenie shoqërore.

Të njohësh të mirën do të thotë të kesh guximin të dallosh edhe të keqen, edhe kur ajo maskohet me fjalë të mëdha si pluralizëm, demokraci apo interes kombëtar. Pa këtë dallim, pluralizmi nuk është përparim, por shpërbërje e ngadaltë. Sfida jonë nuk është vetëm të jetojmë së bashku, por të ndërtojmë një hapësirë publike ku mendja, arsyeja dhe përgjegjësia morale të kenë përparësi ndaj interesit të ngushtë dhe manipulimit.

Vetëm një pluralizëm i drejtuar nga e mira mund të jetë themel i qëndrueshëm për shoqërinë dhe shtetin.