“Rritja ekonomike” në Kosovë, nuk është fare ajo që e paraqiti Kryeministri Kurti në Davos
Konventa Greko – Turke e Lozanës e vitit 1923 dhe përzënia e Shqiptarëve në Turqi
_
Nikollë Loka. Tiranë
Traktati i Lozanës ishte një marrëveshje që qeveritë e Greqisë dhe Turqisë arritën në lidhje me shkëmbimin e të gjithë grekëve që jetonin në Anadolli dhe në Traki dhe atyre që kishin jetuar në Stamboll përpara vitit 1918 me të gjithë turqit që jetonin në Greqi. Shkëmbimi në të vërtetë kishte filluar gjatë ditëve të fundit të luftës për pavarësinë e Turqisë. Shpërngulja dhe shkëmbimi i popullsisë mendoi se u krye pasi shtetet greke dhe turke kërkonin homogjenizimin e popullsisë dhe shtimin e kohezionit kombëtar, si përpjekje për të ulur tensioned e brendëshme. Në lojë ishin dhe përfitimet ekonomike të palëve: grekët duke sekuestruar pronat e pasuritë e shqiptarëve myslimanë të Çamërisë, ndërsa turqit duke u mundur të përfitonin nga ndonjë kompensim financiar(Kaceli-Demirlika, 2013:125-126).
Nën monitorimin e Fuqive të Mëdha e të Lidhjes së Kombeve, më 30 janar 1923, u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në një nga nenet e tij përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi me atë greke në Turqi. U vendos që të ngrihej një komision i Lidhjes së Kombeve për të ndjekur zbatimin e dispozitave të shkëmbimit, së bashku me disa nënkomisione(Sheme, 2020). Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: ”…duhet të kryhej shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks, grekëve të vendosur në tokat turke me shtetasit grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.” Edhe pse të dy palët ranë dakord që nga kjo marrëveshje të përjashtonin popullsinë shqiptare që jetonte në Greqi, përsëri si Athina ashtu edhe Ankaraja nuk iu përmbajtën zotimeve të tyre.(Komina, 2016:72)
Përdorimi i kriterit fetar në përcaktimin e elementit që do të përfshihej në shkëmbimin e detyruar të popullsisë linte shteg për abuzime. Kjo vlente në rradhë të parë për popullsinë shqiptare që banonte në zonën e Çamërisë dhe të Maqedonisë(Bello, 2015:198). Ky shkëmbim i madh i detyrueshëm i popullsisë, ose dëbimi i ndërsjellë i rënë dakord, nuk bazohej në gjuhën ose përkatësinë etnike, por në identitetin fetar dhe përfshinte pothuajse të gjithë qytetarët e krishterë ortodoksë të Turqisë, së bashku me qytetarët e saj ortodoksë turqishtfolës dhe shumicën e qytetarëve myslimanë të Greqisë, duke përfshirë shtetasit e saj myslimanë greqishtfolës. Sipas studiuesve shqiptarë, “ky spastrim etnik i sofistikuar, ishte tërësisht i pabazuar në të drejtën ndërkombëtare të kohës, por vetëm mbi një marrëveshje krejtësisht të padrejtë bilaterale greko-turke”(Bashkurti, 2012:277).
Të gjitha përfaqësitë diplomatike shqiptare vepruan në mënyrë aktive, një aktivitet të dendur patën edhe diplomatët e dërguar në shtete që ende nuk kishin një marrëveshje akreditimi me shtetin shqiptar. Juridikisht qeveria shqiptare u mbështet në detyrimet e qeverisë turke dhe asaj greke për respektimin e Traktatit turko-grek të 14 nëntorit 1913 si dhe atij të Sevres të 20 gushtit 1920, të cilët garantonin respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare(Komina, 2016:73). Në përpjekje për ta ndërkombëtarizuar problemin e shkëmbimit të popullsisë çame si popullsi turke u shquan diplomatët shqiptarë si: Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, Benoit Blinishti, konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Gjenevë, Mehdi Frashëri, përfaqësues në Lidhjen e Kombeve etj.(Komina, 2016:72)
Përpjekjeve të shpeshta të shtetit shqiptar për të bërë të mundur mos shkëmbimin e popullsisë shqiptare në Greqi si popullsi turke, Athina zyrtare iu përgjigj, me akuza ndaj shtetit shqiptar se “po ndërhynte në punët e brendshme të Greqisë”. Në mbështetje të palës greke u vu edhe Komisioni Mikst, i cili pranoi tezën greke se popullsia shqiptare duhet të paraqiste dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar se ishte me origjinë shqiptare, në mënyrë që të mos këmbehej si popullsi turke(Komina, 2016: 218). Nga ana tjetër, krahas me intensifikimin e dhunës dhe terrorit mbi popullsinë shqiptare autoktone, qeveria greke filloi edhe vendosjen e kolonëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Kontingjentet e para të kolonëve grekë filluan të dukeshin në fshatrat shqiptare qysh nga vjeshta e vitit 1923(Komina, 2016: 219).
Edhe qeveria turke nuk kishte pranuar që popullsinë çame ta njihte si popullsi myslimane shqiptare, në kuadrin e minoritetit, gjë e cila u shkonte për shtat interesave politike greke, për ta shpërngulur këtë popullsi dhe për ta zëvendësuar me popullsi greke. Duke hasur në këto vështirësi, në interesat politike të qeverisë shqiptare ishte zhvillimi i një diplomacie dhe një politike të jashtme aktive, që të bëheshin përpjekje maksimale për të shpëtuar popullsinë myslimane shqiptare nga shkëmbimi(Komina, 2016:74). Mithat Frashëri, duke iu referuar Traktatit të Lozanës (Konventës) theksonte; “Turqia nuk është aspak e autorizuar të flasë për myslimanët në përgjithësi, sepse ka 200 milionë individë muhamedanë kudo nëpër botë, dhe vetëm Turqia ka 7 milionë të tillë. Është e vështirë të pranohet se në një traktat midis Turqisë dhe Greqisë të jetë pretenduar të vendosë për fatin e myslimanëve shqiptarë”(Kaceli-Demirlika, 2013:140). Zyrtarët turq nuk u treguan të sinqertë në takimet që zhvilluan me zyrtarët shqiptarë. Ndërkohë që kishin premtuar se “shqiptarët do të përjashtoheshin nga shkëmbimi, ata vazhduan përpjekjet për të nxitur tërheqjen e shqiptarëve në Turqi. Me 13 prill 1924, Mithat Frashëri raportonte nga Athina se “delegati turk, Hamdi Beu kishte shtruar një darkë me disa klerikë fanatikë dhe propagandonte në mes të myslimanëve, duke u thënë se “në Anadoll do të kishin kushte më të mira”(Bello, 2015: 209-2010).
Qeveria turke, pavarësisht angazhimeve publike, që nga disa studiues trajtohen me lehtësi si vullnet zyrtar turk për t’i përjashtuar shqiptarët nga shkëmbimi, ishte e vendosur të merrte sa më shumë popullsi myslimane nga Greqia, pavarësisht kombësisë së tyre. Në një nga fjalimet e tij në Izmir, midis të tjerave Mustafa Qemal Ataturku do të theksonte:“Unë mendoj se për të rritur popullsinë turke… është e nevojshme të sjellim elementë nga Maqedonia dhe Traka Lindore”(Kaceli-Demirlika, 2013: 124), pa specifikuar se çfarë kombësie do të kenë ata. Përfaqësuesit turq në Komitetin dhe nënkomitetet e përziera vazhduan zbatimin e këtij procesi në disfavor të popullsisë çame shqiptare dhe në interes të ripopullimit të rajoneve turke, që mbetën bosh nga zhvendosja e 1 300 000 grekëve në Greqi(Shaqiri, 2016:18). Mehmet Necati bej, Ministri Turk i Shkëmbimit kishte deklaruar se “janinjotët e vendosur në krahinën e Stambollit s’janë shqiptarë, por janë turq dhe janë pritur si turq”(Shaqiri, 2016:18). Pra zyrtarët turq po vazhdonin të mendonin si në kohën e Perandorisë osmane, ku nuk bëhej diferencimi i fesë me kombin, duke tërhequr në shkëmbim dhe shqiptarët.
Qeveria Shqiptare e bëri çështjen e shkëmbimit problem ndërkombëtar. Në dhjetor të vitit 1925, gjatë seancës së 37-të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, përfaqësuesi shqiptar Mehdi Frashëri iu referua një “marrëveshjeje” midis Athinës dhe Ankarasë lidhur me vendosjen e 5000 shqiptarëve të Epirit në Turqi dhe kërkoi përjashtimin përfundimtar të myslimanëve të Çamërisë nga shkëmbimi i popullsive. Përpjekjet për të ndaluar shkëmbimin e mëtejshme të kësaj popullsie me atë greke, nuk pushuan prej qeverisë së Tiranës edhe gjatë viteve 1926-1927. Shumë herë Tirana zyrtare iu drejtua si organizmave ndërkombëtare (Lidhjes së Kombeve), kryesisë së Komisionit Mikst, ashtu edhe qeverisë turke. Një rol aktiv në këtë çështje luajti sërish Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në Ankara Rauf Fico, i cili iu drejtua drejtpërdrejt instancave më të larta të qeverisë turke, që të mos pranonin më shkëmbimin e popullsisë çame me atë greke(Komina, 2016: 85), por autoritetet turke mbajtën qëndriem të paqarta, ndërkohë që vazhdonte shkëmbimi. Nga ana tjetër, pavarësisht ofensivës diplomatike të Tiranës zyrtare, Greqia vazhdoi të shpikte arsye të paqena, për ta përfshirë popullsinë shqiptare në listat e shkëmbimit. Për ditë e më shumë bëhej e qartë mospërfillja e premtimeve që kishte dhënë Athina dhe demagogjia e deklaratave të Kakllamanosit nëKonferencën e Lozanës, si dhe mospërfillja e garancive të Venizellosit. Shtypi i kohës dhe qarqet zyrtare shqiptare shqetësimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që kërcënohej nga shpërngulja e shprehën me një solidaritet të thellë, duke bërë thirrje që të merrej çdo masë për t’i pritur e sistemuar në Shqipëri, ata që nuk donin të shkonin në Anadoll(Komina, 2016: 221).
Të përzënë prej trojeve të tyre me forcë, shqiptarët myslimanë të Greqisë u degdisën në Anadoll, ku nuk duruan dot as klimën dhe as kushtet e jetesës. Për pasojë vdiqën në masë pleq, fëmijë e gra. Një pjesë fare e vogël mundi të kthehej në Shqipëri, ndërsa të tjerët iu nënshtruan vuajtjeve dhe mjerimit në tokat e shkreta të Anadollit. Vetëm në zonën e Izmirit e qytetet përreth, si Meneme, Saqe, Çeshme, Menisa, etj., u vendosën mbi 2000 familje çame. Sot Izmiri konsiderohet kryeqendra e shqiptarëve të Çamërisë në Turqi. Popullsia e dëbuar me forcë u vendos kryesisht në rajonin e Stambollit, të Izmirit, të Bursës, të Kaiserit, të Konjës, të Ankarasë, të Samsunit, të Zonguldakut, etj. Si rezultat i shpërnguljes së dhunshme qytete dhe fshatra të tëra u boshatisën nga popullsia shqiptare. Kështu Gardhiqi nga 400 shtëpi që kishte më 1913, në vitin 1925 mbetën 80, Dragomia nga 160 shtëpi në 18, Karbunari nga 300 shtëpi në 120, Parga nga 300 shtëpi në 40, ndërsa në disa fshatra si në Petrovicë nuk mbeti asnjë shtëpi(Sheme: 2020).
Në traktatin greko-turk, shqiptarët nuk qenë palë e nënshkrimit, megjithatë u përdorën si elementë në shkëmbimin e popullsisë. Traktati plotësoi dëshirat greke dhe turke, duke dhunuar ashpër të drejtat e popullsisë shqiptare në Greqi.
KONVENTA GREKO-TURKE E LOZANËS E VITIT 1923
Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe Qeveria Helenike kanë rënë dakord për dispozitat e mëposhtme:
Neni 1
Duke filluar nga 1 maji 1923 do të kryhet shkëmbimi i detyrueshëm i shtetasve turq të fesë greko-ortodokse, të vendosur në territoret turke, dhe i shtetasve grekë të fesë myslimane, të vendosur në territoret greke.
Këta persona nuk do të mund të kthehen për t’u vendosur në Turqi, përkatësisht në Greqi, pa autorizimin e Qeverisë turke ose përkatësisht të Qeverisë helenike.
Neni 2
Nuk do të përfshihen në shkëmbimin e parashikuar në nenin 1:
a) banorët grekë të Kostandinopojës;
b) banorët myslimanë të Trakisë Perëndimore.
Do të konsiderohen si banorë grekë të Kostandinopojës të gjithë grekët që ishin vendosur aty përpara 30 tetorit 1918, në rrethet e prefekturës së qytetit të Kostandinopojës, ashtu siç janë përcaktuar nga ligji i vitit 1912.
Do të konsiderohen si banorë myslimanë të Trakisë Perëndimore të gjithë myslimanët e vendosur në rajonin në lindje të vijës kufitare të përcaktuar në vitin 1913 nga Traktati i Bukureshtit.
Neni 3
Grekët dhe myslimanët që kanë braktisur që nga 18 tetori 1912 territoret nga të cilat banorët grekë dhe turq duhet të shkëmbehen përkatësisht, do të konsiderohen si të përfshirë në shkëmbimin e parashikuar në nenin 1.
Shprehja “emigrant” në këtë Konventë përfshin të gjithë personat fizikë dhe juridikë që duhet të emigrojnë ose që kanë emigruar që nga 18 tetori 1912.
Neni 4
Të gjithë burrat e aftë për punë që i përkasin popullsisë greke, familjet e të cilëve kanë lënë tashmë territorin turk dhe që aktualisht mbahen në Turqi, do të përbëjnë kontingjentin e parë të grekëve që do të dërgohen në Greqi në përputhje me këtë Konventë.
Neni 5
Me përjashtim të dispozitave të neneve 9 dhe 10 të kësaj Konvente, nuk do të cenohet asnjë e drejtë pronësie apo kërkesë financiare e grekëve të Turqisë ose e myslimanëve të Greqisë si pasojë e shkëmbimit që do të kryhet në bazë të kësaj Konvente.
Neni 6
Nuk do të vihet asnjë pengesë, për çfarëdo arsye, largimit të një personi që i përket popullsive që do të shkëmbehen.
Në rast dënimi përfundimtar me një dënim penal, ose në rast dënimi ende jo përfundimtar apo ndjekjeje penale kundër një emigranti, ky i fundit do t’u dorëzohet nga autoritetet e vendit ndjekës autoriteteve të vendit ku ai po shkon, që të vuajë dënimin ose të gjykohet atje.
Neni 7
Emigrantët do ta humbasin shtetësinë e vendit që braktisin dhe do të fitojnë shtetësinë e vendit të destinacionit sapo të mbërrijnë në territorin e atij vendi.
Emigrantët që kanë lënë tashmë njërin ose tjetrin nga të dy vendet dhe që ende nuk kanë fituar shtetësinë e re, do ta fitojnë atë në datën e nënshkrimit të kësaj Konvente.
Neni 8
Emigrantët do të jenë të lirë të marrin me vete ose të transportojnë pasuritë e tyre të luajtshme të çdo lloji, pa iu nënshtruar asnjë takse daljeje, hyrjeje apo ndonjë takse tjetër.
Po ashtu, anëtarët e çdo komuniteti (përfshirë personelin e xhamive, teqeve, medreseve, kishave, manastireve, shkollave, spitaleve, shoqërive, shoqatave dhe personave juridikë apo fondacioneve të çdo lloji), që duhet të largohen nga territori i njërit prej shteteve kontraktuese në bazë të kësaj Konvente, do të kenë të drejtë të marrin ose të transportojnë lirisht pasuritë e luajtshme që u përkasin komuniteteve të tyre.
Autoritetet e të dy vendeve, me rekomandimin e Komisionit të Përzier të parashikuar në nenin 11, do të sigurojnë lehtësitë më të mëdha të transportit.
Emigrantët që nuk mund të marrin me vete të gjitha ose një pjesë të pasurive të tyre të luajtshme, mund t’i lënë ato në vend. Në këtë rast, autoritetet vendore do të hartojnë bashkë me emigrantin një inventar dhe vlerësim të pasurive të lëna. Procesverbalet që përmbajnë inventarin dhe vlerën e pasurive të lëna do të hartohen në katër kopje: një për autoritetet vendore, një për Komisionin e Përzier të nenit 11 për qëllimet e likuidimit sipas nenit 9, një për qeverinë e vendit të emigrimit dhe një për vetë emigrantin.
Neni 9
Pasuritë e paluajtshme, rurale ose urbane, që u përkasin emigrantëve dhe komuniteteve të përmendura në nenin 8, si dhe pasuritë e luajtshme të lëna prej tyre, do të likuidohen nga Komisioni i Përzier i parashikuar në nenin 11, sipas dispozitave të mëposhtme.
Pasuritë që ndodhen në rajonet që i nënshtrohen shkëmbimit të detyrueshëm dhe që u përkasin institucioneve fetare ose bamirëse të komuniteteve të vendosura në rajone që nuk i nënshtrohen shkëmbimit, do të likuidohen gjithashtu në të njëjtat kushte.
Neni 10
Likuidimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që u përkasin personave që kanë lënë tashmë territoret e Palëve të Larta Kontraktuese dhe që, sipas nenit 3 të kësaj Konvente, konsiderohen si pjesë e shkëmbimit të popullsive, do të kryhet në përputhje me nenin 9 dhe pavarësisht nga çdo masë e çfarëdo natyre që, sipas ligjeve dhe rregulloreve të nxjerra që nga 18 tetori 1912 në Greqi dhe Turqi, ka sjellë kufizime mbi të drejtën e pronësisë, si konfiskimi, shitja e detyruar apo masa të tjera. Nëse pasuritë e përmendura janë prekur nga masa të tilla, vlera e tyre do të përcaktohet nga Komisioni i nenit 11 sikur këto masa të mos ishin zbatuar.
Sa u përket pasurive të shpronësuara, Komisioni i Përzier do të kryejë një rivlerësim të pasurive të shpronësuara që nga 18 tetori 1921, të cilat u përkasin personave të përfshirë në shkëmbim dhe që ndodhen në territoret e shkëmbimit. Komisioni do të caktojë një dëmshpërblim që do të riparojë dëmin e konstatuar. Shuma e këtij dëmshpërblimi do të regjistrohet në favor të pronarëve dhe në debit të qeverisë në territorin e së cilës ndodhen pasuritë e shpronësuara.
Në rast se personat e përmendur në nenet 8 dhe 9 nuk kanë përfituar të ardhurat e pasurive nga të cilat janë privuar, atyre do t’u sigurohet kthimi i vlerës së këtyre të ardhurave mbi bazën e rendimentit mesatar para luftës, sipas mënyrave që do të përcaktojë Komisioni i Përzier.
Në likuidimin e pasurive vakëfe në Greqi dhe të të drejtave që rrjedhin prej tyre, si dhe të fondacioneve analoge që u përkasin grekëve në Turqi, Komisioni i Përzier do të mbështetet në parimet e përcaktuara në traktatet e mëparshme, me qëllim mbrojtjen e plotë të të drejtave dhe interesave të këtyre fondacioneve dhe të individëve të interesuar.
Neni 11
Brenda një muaji nga hyrja në fuqi e kësaj Konvente, do të krijohet një Komision i Përzier me seli në Turqi ose në Greqi, i përbërë nga katër anëtarë për secilën Palë të Lartë Kontraktuese dhe nga tre anëtarë të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve të fuqive që nuk kanë marrë pjesë në luftën e viteve 1914–1918. Kryesia e Komisionit do të ushtrohet me radhë nga secili prej këtyre tre anëtarëve neutralë.
Komisioni i Përzier do të ketë të drejtë të krijojë nënkomisione në vendet ku e sheh të nevojshme, të përbëra nga një anëtar turk, një anëtar grek dhe një kryetar neutral i caktuar nga vetë Komisioni. Komisioni do të përcaktojë kompetencat e deleguara.
Neni 12
Komisioni i Përzier do të ketë për detyrë të mbikëqyrë dhe lehtësojë emigrimin e parashikuar nga kjo Konventë dhe të kryejë likuidimin e pasurive sipas neneve 9 dhe 10.
Ai do të përcaktojë rregullat e emigrimit dhe të likuidimit.
Në përgjithësi, Komisioni i Përzier do të ketë të gjitha kompetencat për të marrë masat e nevojshme për zbatimin e kësaj Konvente dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet që mund të lindin prej saj. Vendimet do të merren me shumicë votash.
Të gjitha mosmarrëveshjet lidhur me pasuritë, të drejtat dhe interesat që do të likuidohen do të zgjidhen përfundimisht prej tij.
Neni 13
Komisioni i Përzier do të ketë kompetencë të plotë për të kryer vlerësimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që duhet të likuidohen, duke dëgjuar palët e interesuara ose pasi ato të jenë thirrur rregullisht për t’u dëgjuar.
Baza e vlerësimit do të jetë vlera e pasurive në monedhë ari.
Neni 14
Komisioni do t’i dorëzojë pronarit të interesuar një deklaratë që vërteton shumën që i detyrohet për pasuritë nga të cilat është zhveshur, pasuri që do të mbeten në dispozicion të qeverisë në territorin e së cilës ndodhen.
Shumat e përcaktuara do të përbëjnë një borxh të qeverisë së vendit ku është kryer likuidimi ndaj qeverisë së vendit nga i cili varet emigranti. Ky i fundit, në parim, do të marrë në vendin ku emigron pasuri me vlerë dhe natyrë të barabartë me ato që ka lënë.
Çdo gjashtë muaj do të hartohet një llogari e shumave që qeveritë përkatëse i detyrohen njëra-tjetrës. Në likuidimin përfundimtar, nëse ka barazi, llogaritë do të kompensohen. Nëse pas kompensimit një qeveri mbetet debitore, ajo do të paguajë shumën e mbetur. Në rast se kërkon afate, Komisioni mund t’i japë, me kusht që pagesa të kryhet maksimumi brenda tre vjetësh, me interesa të caktuara nga Komisioni.
Nëse shuma është shumë e madhe dhe kërkon afate më të gjata, qeveria debitore do të paguajë menjëherë deri në 20% të shumës dhe për pjesën tjetër do të emetojë tituj huaje me interes, të amortizueshëm brenda maksimumit 20 vjetësh. Garancitë do të përcaktohen nga Komisioni ose, në mungesë marrëveshjeje, nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve.
Neni 15
Për të lehtësuar emigrimin, shtetet e interesuara do t’i japin fonde paraprake Komisionit të Përzier, sipas kushteve të përcaktuara prej tij.
Neni 16
Qeveritë e Turqisë dhe të Greqisë do të merren vesh me Komisionin e Përzier për të gjitha çështjet që lidhen me njoftimet ndaj personave që duhet të largohen dhe me portet e nisjes.
Palët angazhohen që të mos ushtrojnë asnjë presion të drejtpërdrejtë apo të tërthortë mbi popullsitë që do të shkëmbehen dhe që emigrantët të mos i nënshtrohen taksave të jashtëzakonshme. Banorët e rajoneve të përjashtuara nga shkëmbimi sipas nenit 2 do të gëzojnë lirisht të drejtat dhe pronat e tyre.
Nenet 17–19
Shpenzimet e Komisionit do të mbulohen nga qeveritë e interesuara.
Palët do të përshtatin legjislacionin e tyre për zbatimin e Konventës.
Konventa do të ketë të njëjtën fuqi sikur të ishte pjesë e Traktatit të Paqes me Turqinë dhe do të hyjë në fuqi pas ratifikimit.
Nënshkruar në Lozanë, më 30 janar 1923.
Kjo Konventë do të ketë të njëjtën fuqi dhe vlerë, për Palët e Larta Kontraktuese këtu të përmendura, sikur të ishte e përfshirë në Traktatin e Paqes që do të lidhet me Turqinë. Ajo do të hyjë në fuqi menjëherë pas ratifikimit të atij traktati nga të dyja Palët e Larta Kontraktuese.
Në dëshmi të kësaj, të nënshkruarit, Plenipotenciarë, fuqitë e plota të të cilëve janë njohur si të rregullta dhe të vlefshme, kanë nënshkruar këtë Konventë.
Bërë në Lozanë, më tridhjetë janar një mijë e nëntëqind e njëzet e tre, në tre kopje origjinale, nga të cilat një do t’i dorëzohet Qeverisë helenike, një Qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe kopja e tretë do të depozitohet në arkivat e Qeverisë së Republikës Franceze, e cila do t’u japë kopje të vërtetuara Fuqive të tjera nënshkruese të Traktatit të Paqes me Turqinë.
(L.S.) E. K. VENIZELOS
(L.S.) D. CACLAMANOS
(L.S.) ISMET
(L.S.) Dr RIZA NOUR
(L.S.) HASSAN
Protokoll
Plenipotenciarët turq të nënshkruar më poshtë, të autorizuar rregullisht, deklarojnë se, pa pritur hyrjen në fuqi të Konventës së lidhur sot me Greqinë lidhur me shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, dhe me përjashtim nga neni i parë i kësaj Konvente, Qeveria turke, që nga momenti i nënshkrimit të Traktatit të Paqes, do të lirojë burrat e aftë për punë të përmendur në nenin 4 të Konventës së sipërpërmendur dhe do të sigurojë largimin e tyre.
Bërë në tre kopje në Lozanë, më tridhjetë janar një mijë e nëntëqind e njëzet e tre.
ISMET
Dr RIZA NOUR
HASSAN
Shumë pyetje për Naim Tërnavën dhe islamistët afër tij










Përndryshe, panislamikët – neoosmanli duhet urgjentisht të tërhiqen nga synimi për ta krijuar “popullin Musliman shqiptar”, se ai popull u duhet vetëm atyre me ëndërra turkomëdha-neoosmane.

Djegia e mundshme e Kuranit është e ulët, mirëpo, pa një pa dy, Sulltani akuzoi të gjithë ata që kanë mendim të kundërt
Fotoja është e përpunuar nga Tim Shkupi, “Imami i Shqiptarëve”.

Fatmir Gashi, Lipjan
Bashkësia Islame e Kosovës
Shqiptarët nuk djegin libra – alarm pa prova: kur feja keqpërdoret për përçarje

Luan Dibrani, Prishtinë
Një reagim ndaj deklaratave të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava
Deklarata e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, lidhur me rastin e djegies së Kuranit në Gjakovë, përfaqëson një reagim të nxituar dhe institucionalisht të papërgjegjshëm, sepse flet në emër të shoqërisë shqiptare pa u ditur ende autorët e aktit dhe pa përfundim zyrtar të organeve të drejtësisë. Një gjuhë e tillë, e ngarkuar me akuza dhe insinuata, nuk kontribuon në qetësi, por në tension dhe përçarje.
Në një shtet laik dhe demokratik, askush nuk ka të drejtë të ndërtojë narrativa fajësuese para drejtësisë, e aq më pak të etiketojë grupe shoqërore apo bindje shpirtërore si rrezik për shoqërinë.
Shqiptarët nuk kanë traditë vandalizmi fetar
Historia e popullit shqiptar është e qartë: shqiptarët nuk kanë traditë djegieje librash, përdhosjeje simbolesh fetare apo dhune në emër të besimit. Përkundrazi, shqiptaria është ndërtuar mbi parimin e bashkëjetesës dhe mbi një identitet kombëtar që i ka paraprirë çdo përkatësie fetare.
Për këtë arsye, përpjekjet për ta lidhur një akt të paqartë kriminal me “shqiptarinë” apo me rikthimin në rrënjë janë deformim i realitetit historik dhe njollosje e qëllimshme e identitetit kombëtar.
Teza e rreme për “98% mysliman”
Disa deklarata dhe interpretime të pasakta përmendin se shqiptarët janë “98% myslimanë”, duke përdorur këtë për të justifikuar akuza dhe përçarje. Kjo është tezë e rreme dhe e rrezikshme, sepse:
- Në trojet shqiptare nuk ekziston një kombinim fetar që përcakton identitetin kombëtar.
- Përqindjet që mund të lidhen me myslimanët vërtet i përkasin Bosnjës dhe jo shqiptarëve në Kosovë apo trojet shqiptare.
- Shqiptarët nuk mund të përkufizohen nga feja – ata janë shqiptarë para se të jenë besimtarë, dhe kjo është themeli historik i kombit tonë.
Çdo përpjekje për të identifikuar shqiptarinë me një përkatësi fetare bie ndesh me realitetin historik, rendin kushtetues dhe interesin kombëtar.
Alarm selektiv dhe përgjegjësi selektive
Gjatë luftës në Kosovë u vranë mbi 1400 fëmijë shqiptarë mmbi 12000 qytetar gra ,burra ,pleq e plaka. Për këtë krim madhor nuk pati alarm institucional fetar të kësaj përmase. Sot, ndërkaq, për një akt ende të pahetuar , prodhohet histeri publike dhe mobilizim emocional antikombëtare duke e nënçmuar, ngacmuar edhe shtresën intelektuale.
Ky disproporcion ngre pyetje legjitime mbi selektivitetin moral dhe mbi mënyrën se si përdoren ndjenjat fetare në hapësirën publike.
Liria e besimit nuk kriminalizohet
Është parim themelor kushtetues që askush nuk mund të stigmatizohet për bindjet e tij shpirtërore. Rikthimi apo qëndrimi në një besim të caktuar nuk është akt urrejtjeje, as provokim, dhe as nuk përbën rrezik për shoqërinë.
Çdo gjuhë publike që nënkupton të kundërtën, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, është e papranueshme juridikisht dhe moralisht.
Institucionet fetare dhe kufijtë e përgjegjësisë
Bashkësia Islame e Kosovës ka rol të rëndësishëm shpirtëror, por nuk ka mandat të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve, as të formësojë narrativën kombëtare. Kur ky kufi tejkalohet, rrezikohet kohezioni shoqëror dhe hapet terren për përçarje.
Institucionet fetare duhet të kontribuojnë në qetësi, maturi dhe respekt për ligjin, jo në gjuhë alarmuese dhe etiketime kolektive.
Një vijë e qartë
Ne i respektojmë vëllezërit tanë shqiptarë te besimit myslimanë si pjesë të pandashme të kombit. Por askush nuk ka të drejtë të fusë përçarje mes shqiptarëve duke instrumentalizuar fenë apo duke folur në emër të një shumice që nuk e ka autorizuar as kush Bashkësinë Islame as Naim Tërnaven.
Shqiptarët janë shqiptarë para se të jenë besimtarë.
Ky është realitet historik dhe themel i bashkëjetesës sonë.
Luan – Asllan Dibrani
Shkrimtar dhe qytetar shqiptar
Janar 2026
Alarm për Kuranin, por heshtje për kombzhbërjen: standardi i dyfishtë i Naim Tërnavës, flamuri si “leckë” apo një libër?
Nga: Rrezart Kalaja
Pyetje që Naim ef. Tërnava nuk po i përgjigjet
Në një kohë kur flamuri kombëtar shqiptar përdhoset, bustet e heronjve thyhen, historia relativizohet dhe identiteti ynë sulmohet hapur, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, zgjedh të ngrejë alarmin maksimal për një libër të dëmtuar, autorët e të cilit ende nuk dihen.
Pyetja që shtrohet natyrshëm është kjo:
Çfarë është më e rëndësishme për Kosovën – flamuri kombëtar apo një libër i shkruar në arabisht?
Nuk është pyetje kundër fesë. Është pyetje për prioritetet morale dhe institucionale.
Heshtje selektive, alarm selektiv

Zotëri Tërnava, ku ishte zëri juaj kur Mazllum Mazllumi përdorte gjuhë provokuese ndaj identitetit kombëtar shqiptar? Ku ishte reagimi juaj kur bustet e heronjve tanë u thyen, u dëmtuan dhe u përdhosën?

Pse nuk ka deklarata alarmuese kur figura e Nënë Terezës, simbol botëror i humanizmit shqiptar, fyhet dhe provokohet pothuajse përditë nga individë që flasin në emër të “moralit fetar”, por që nuk përfaqësojnë as dijen dhe as etikën?
Pse nuk reagoni kur Salihu Hoxha nga Prizreni relativizon ekzistencën historike të shqiptarëve në Kosovë, duke e paraqitur kombin shumicë si “përqindje të vogël”?
A nuk është kjo goditje direkte ndaj themeleve të shtetit?
Libri që peshon më shumë se varret
Nëse do ta shndërronim këtë situatë në një fabul, do të dukej kështu:
Një komb me varre masive, me mbi 12 mijë civilë të vrarë, me mbi 1400 fëmijë të masakruar, por alarmi institucional ndizet vetëm kur preket një objekt simbolik fetar.
Ku ishte ky alarm kur ndodhi gjenocidi serb?
Ku është sot kur historia jonë shtrembërohet, kultura jonë sulmohet dhe identiteti ynë relativizohet nga ekstremizmi politik me petk fetar?
Nëse libri është i shenjtë, atëherë jeta e njeriut është më e shenjtë.
Nëse fjala meriton mbrojtje, atëherë e vërteta historike meriton mbrojtje absolute.

Një ndër aktivistët që e kallin Kuranin në mbarë Europën…, por nuk bëhet zhurmë qysh bënë islamisti Naim Tërnava.

Prostestat e islamistëve të bashkuar në Suedi, pas kalljes së Kuranit. Iranianët po i tregojnë botës se e mbrojnë kulturën nacionale dhe nuk brengosen fare për asnjë libër të shenjt, as për Kuranin. Qindra xhami deri tash janë djegë nga protestuesit iranin, megjithëse ato janë ndërtuar nga vet iranianët. Po në pjesë të ndryshme të botës ku objektet e kultit ua meremetojnë e ndërtojnë të tjerët për interesat e veta gjeostrategjike, si është gjendja…?!

Një Kurd duke e kallur Kuranin, i vrarë pastaj nga islamikët…!
Satirë e hidhur e realitetit
Në këtë Kosovë të re, duket sikur:
- flamuri mund të shkelet pa alarm,
- heronjtë mund të rrëzohen pa deklarata,
- historia mund të zhbëhet pa reagim,
- por një rast i paqartë shndërrohet menjëherë në “komplot antishqiptar”.
Kjo nuk është mbrojtje e fesë.
Kjo është keqpërdorim i fesë për të heshtur pyetjet legjitime.
Kush po e dëmton Kosovën?
Askush nuk e sulmon Islamin duke kërkuar shtet laik.
Askush nuk e fyen besimin duke mbrojtur Kushtetutën.
Por Kosova dëmtohet kur:
- institucionet fetare flasin si autoritete politike,
- ndjeshmëria fetare kërkon trajtim penal,
- ndërsa identiteti kombëtar lihet pa mbrojtje.

Naim Tërnava me Ali Eshbar-in e Diyanetit të Turqisë, në Xhaminë Sulltan Mehmet Fatihut në Prishtinë, sulltanit që i ka bërë një mori gjenocidesh ndaj Arbnorëve e qyteteve të tyre, duke nisur nga Shkodra, që e ka shkatërruar tërësisht. Ali Eshbar pasi e meremetuan për interesat e veta gjeostrategjike Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, i lavdëroj publikisht ushtarët osmanë “që e sollën Islamin” në këto hapësira. Me shpatë-kuptohet. Po me Shpatë ka luftuar kundër pushtuesve aziatik Kryeheroi i kombit Gjergj Kastrioti. Ali Eshbar e ka si kryeqëllim përhapjen e islamit në botë me Diyanetin e vet, “sidomos në viset e Perandorisë Osmane”, që do të thotë me na zhdukë me Islam dhe me na bërë pastaj “ushtarë të përhapjes së Islamit”.
Naim Tërnava me turqit e tij tek Tyrbja e sulltanit “që ia ka sjellë Islamin” në Mazgit të Prishtinës.
Zotëri Tërnava, heshtja juaj për këto tema është po aq politike sa zhurma juaj për një libër.
Një pyetje e fundit
Nëse nesër digjet flamuri shqiptar,
a do të reagoni me të njëjtin alarm?
Nëse rrëzohet një tjetër bust heroi,
a do ta quani “projekt antikombëtar”?
Nëse historia jonë zhbëhet fjalë pas fjale,
a do ta mbroni me të njëjtin zell?
Sepse nëse përgjigjja është jo,
atëherë problemi nuk është libri –
problemi është standardi i dyfishtë i Naim Tërnaves .
Protestat në Iran, dita 31: Rënia e mullahëve do të jetë po aq gjeopolitikisht e madhe sa rënia e Murit të Berlinit
Illustrimi: ChatGPT
/ Document.no
Rënia e Republikës Islamike do të ishte ngjarja më e madhe gjeopolitike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Për Trumpin, kjo do të ishte një moment në nivelin e rënies së armikut ideologjik Bashkimi Sovjetik. Një Iran i lirë nga regjimi i mullahëve do të sillte një transformim themelor të Lindjes së Mesme.
Në ditën e 31 të kryengritjes, tensioni rreth Iranit mbetet i lartë. Kryesisht lidhet me shtypjen ende brutale të regjimit ndaj protestave masive – dhe me kërcënimet ushtarake të SHBA-së.
Armada e Trumpit ka arritur në Iran
Në mëngjes herët, rreth orës 05 sipas kohës lokale, u raportua një shpërthim. Disa media pretenduan se ngjarja ndodhi në impiantin e ndjeshëm të Parchinit pranë Teheranit, i cili prej kohësh ka qenë i dyshuar për kërkime të lidhura me armët bërthamore.
Disa llogari X pretendojnë se shpërthimi është konfirmuar nga Forca Quds e IRGC-së, por kjo duket të jetë thjesht thashetheme – burime zyrtare iraniane kanë shpjeguar shpërthimet si teste rutinë në kompleksin ushtarak.
Prania e anijes së aviacionit USS Abraham Lincoln dhe forcave përkatëse në rajon ka ashpërsuar retorikën. Donald Trump deklaroi se një «armadë» po lëvizte drejt Iranit, gjë që Irani e hodhi poshtë duke thënë se kjo «nuk ndikon» në kapacitetin e tyre mbrojtës. IRGC pretendon se ata po mbajnë nën vëzhgim të ngushtë SHBA-në dhe Izraelin dhe se çdo kërcënim do të shkaktojë një përgjigje të duhur. Sipas regjimit islamik, ndërtimi ushtarak amerikan përbën «objektivë potencialë».
Vazhdojnë të dalin raporte mbi kryengritje dhe shtypje vdekjeprurëse të lëvizjes masive protestuese. Wikipedia vlerëson deri në 36,500 të vrarë. Mbyllja e internetit dhe kufizimet e komunikimit e bëjnë të vështirë çdo verifikim.
Komandanti i Forcës Quds, Esmail Qaani, raportohet i zhdukur pasi dyshohet se ka vjedhur 700 milion dollarë.
Trump: Përballë një armade masive, Irani dëshiron një marrëveshje
– Trump thotë se Teherani ka thirrur disa herë për të provuar të arrijë një marrëveshje pasi ai dërgoi atë që e quajti «një armadë masive».
Shtëpia e Bardhë është «e hapur për negociata» nëse Irani dëshiron të negociojë, por kushtet janë të rrepta: dorëzimi i të gjitha uranit të pasuruar, kufizimi i raketave, ndalimi i financimit të zëvendësuesve dhe shfuqizimi i të gjitha programeve të pasurimit të pavarur.
Irani është i gatshëm të flasë, por nuk ka treguar shenja që do të pranojë kushtet.
– Trump i bëri thirrje Republikës Islamike të Iranit të përgjigjej ndaj propozimit të tij për marrëveshje që kërkonte dorëzimin. IRGC e ka refuzuar propozimin.
– Shumë prej jush ende nuk më besojnë kur them se Trump do të sulmojë IRGC-në. Por SHBA ka vendosur më shumë trupa në Lindjen e Mesme se sa gjatë Luftës së Gjirit dhe të Irakut së bashku. Ka qenë e vërejtur një grumbullim i jashtëzakonshëm i forcave ajrore në Jordani. A besoni se Trump thotë se ndihma është në rrugë pa bërë asgjë?!! Është bërë shumë punë përgatitore për të siguruar që sulmi të jetë i shpejtë dhe definitiv – pa trupa në terren, pa një luftë të gjatë, që fuqitë rajonale të jenë në bashkëpunim, dhe që IRGC të mos përdorë armë kimike për të vrarë më shumë iranianë të pafajshëm. E di që pritja është e dhimbshme, por 47 vjet nuk mund të kthehen pa përgatitje të thella. Regjimi do të bjerë së shpejti. Jam njëqind për qind i sigurt.
– Erdogan po përgatitet për rënien e regjimit iranian: Turqit po vlerësojnë të krijojnë një zonë buffer pranë kufirit me Iranin për të parandaluar një valë emigrantësh nëse regjimi bie. Amir Tsarfati në Telegram
– Kur regjimi bjerë, një numër i madh iranianësh do të derdhet brenda Iranit, jo jashtë.
– Heshtja e Barack Obamas, Kamala Harris dhe Nancy Pelosi për masakrën në Iran nuk është e rastësishme.
Pse? Revolucioni iranian është kombëtarist dhe laik. Është «Irani i pari», kundër islamizmit radikal, kundër teokracisë. Ai është në konflikt të drejtpërdrejtë me ideologjinë globaliste që nuk beson në kombëtare dhe shtete të forta.
Zbulon dështimin e islamit politik. Mbështetja e iranianëve do të thoshte pranimin se për dekada angazhimi perëndimor në “lëvizjet islame” ka forcuar një regjim brutale. Kjo është një dështim politik dhe moral që ata nuk duan ta pranojnë.
Nuk përshtatet në politikën e identitetit. Demonstruesit iranianë nuk mbajnë sloganë progresivë perëndimorë. Ata kërkojnë sovranitet, kulturë dhe laicitet. Kjo i bën liberalët progresivë të pakëndshëm.
Heshtja mbron politikë të mëparshme. Të flasësh do të rihapte çështje mbi marrëveshjet bërthamore, mëshirimin dhe legjitimizimin e një regjimi që masakron popullin e vet.
Revolucioni iranian kërcënon si narrativat islamiste ashtu edhe kontrollin globalist. Prandaj, e majta globaliste e anashkalon atë.
Fee Iran Jo Free Palestina
Si të nxjerrë nga manuali i Hamasit… – Si përgatitje për një mundësi sulmi amerikan, regjimi ka zhvendosur forcat e tij IRGC nga bazat zyrtare në shkolla. Ata e bëjnë këtë për arsye propagandistike për të maksimizuar humbjet civile (sidomos të fëmijëve).
– Shkolla e mesme Imam Ali në Arak, Iran – dhe pastaj ata do të pretendojnë se SHBA sulmoi shkolla…
– Iranianët zbulojnë nazistët myslimanë që janë përgjegjës për vrasjen e iranianëve të pafajshëm dhe të pambrojtur – dhe unë e mbështes plotësisht atë.
Tousi TV pretendon se regjimet do të kolapsojnë nga brenda.
– Ky është Khamenei në vitin 1974. SAVAK-u i Shahut e arrestoi atë së bashku me shumë nga shokët e tij terroristë islamikë socialistë; ata që sot udhëheqin regjimin dhe sapo kanë masakruar dhjetëra mijëra iranianë. Jimmy Carter kërcënoi shahun me sanksione për t’i liruar ata.
Ushqim i fortë
– IRAN INTERNATIONAL KA BËRË NJË DOKUMENTAR NGA SALLA E TRUPAVE KAH RIZAK NË TEHERAN. AI PËRMBAN DËSHMI PËR GJENOCID DHE DOKUMENTON SE REGJIMI KA HEDHUR KËTU MIJËRA IRANIANË TË VRARË. MBANI MEND SE KY ËSHTË VETËM NJË VEND NË NJË QYTET.
https://twitter.com/NiohBerg/status/2016140943179567580?s=20
Ku mbetën kufomat e grave iraniane?
“SHUMË GRA JANË ZHDUKUR. DËSHMITË PËRSHKRUAJNË TË BURGOSURA FEMRA QË JANË PËRDHUNUAR, GJYMTUAR DHE VRARË – DISA U JANË HEQUR MITRAT NË MËNYRË KIRURGJIKALE. FAMILJET QË KËRKOJNË TË DASHURIT E TYRE RAPORTOJNË TRUPA ME LËNDIME TË RËNDA TË BRENDSHME, VESHË TË GRISUR, FLOKË TË QËRUAR, SHENJA CIGARESH DHE GODITJE ME THIKË – DISA VARROSEN NATËN PËR TË FSHIRË PROVAT. KËTO NUK JANË MIZORI TË IZOLUARA. KËTO JANË KRIME SISTEMATIKE.
– Kjo është çmimi për të luftuar kundër Republikës Islamike. Një aktivist iranian për liri që jeton në fshehtësi në Britani të Madhe, merr kërcënime me vdekje nga islamistë të lidhur me regjimin dhe nuk mund të zbulojë adresën e tij, madje as ndaj miqve. Kjo është ajo që regjimi eksporton në Evropë.
“Për iranianët që i mbijetuan masakrës, jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë. Republika Islamike jo vetëm që ka masakruar dhjetëra mijëra njerëz dhe i ka shkëputur ata nga familjet dhe shoqëria e tyre – ajo gjithashtu ka shkatërruar jetën e atyre që mbijetuan.
Ky ishte një baba që punonte. Një bukë. Ai tani është verbuar nga të shtënat me armë gjahu. Këtu e shohim me fëmijën e tij. Ai është një tjetër viktimë e brutalitetit të regjimit, i dënuar me pasoja të përjetshme për veten dhe familjen e tij.
“Zahra Fazeli kishte një doktoraturë në menaxhim biznesi dhe fliste rrjedhshëm pesë gjuhë. Ajo kishte MS dhe kishte nevojë për një bastun për të ecur, që do të thoshte se ajo nuk mund të vraponte kur banditët e regjimit filluan të qëllonin me fishekë të drejtpërdrejtë ndaj turmës në Bushehr.
Një plumb anash. Dhe pastaj një goditje ekzekutimi.
Paralajmërim: Përmbajtje shumë e pakëndshme që përfshin një fëmijë të vogël
“Në Esfahan më 8 janar, një nënë dhe baba lanë fëmijën e tyre tre vjeçar vetëm për t’i ardhur në ndihmë një protestuesi të plagosur që ishte shtrirë para shtëpisë së tyre. Terroristët islamikë hapën zjarr ndaj çiftit dhe morën trupat me vete. Pas gati dy javësh, ata u identifikuan nga të afërmit. Ata nxituan në shtëpinë e familjes ku gjetën trupin e pajetë të fëmijës. Fëmija tre vjeçar kishte vdekur nga etja dhe neglizhenca.
Të dy janë vrarë nga regjimi.
Protestene i Iran, dag 31: Mullahenes fall vil være like geopolitisk stort som Berlinmurens fall
Blerim Nika nga Lëvizja për Rithim në Katolicizëm, i drejtohet me deklaratë publike Naim Tërnavës

“Kufijtë e Arbërit” nga Prishtina, reagon ndaj shpifjeve të gazetës islamiste “Impakt”, i vlerëson sulme në vazhdim ndaj identitetit Shqiptar
Ja si i mbrojti Hebrenjt Mretnia Shqiptare, përmes Ministrisë së Punëve të Mrendëshme
Sot është dita që bota kujton Diten e Kujtesës, për të mos harruar krimet kundër njerezimit ndaj një populli, hebrejve. Dhe për ne është një ditë e veçantë sepse kujtojmë mirësinë tonë dhe vendimin e drejt të Mbretit Zog e kryeministrit Mustafa Kruja për ti pajisur me pasaporta shqiptare dhe dhënë mbrojtje shtetërore. Më vonë Xhafer Deva e Kol Biba janë treguar shtetarë.

Nuk jemi të vetmit që e kemi bërë mbrojtjen e hebrejve, por askush nuk e ka bërë me vendim shtetëror si Mbreti Zog apo ndihmën e qindra familjeve patriote.
Kryeministri jonë duhet ti kishte përfshirë këto fakte historike në fjalim duke mos pasur frikë armatën historianëve të Partisë.

Hebrenjt në Jerusalem (Jews in Jerusalem 1895).
“Rafael Jakoel dh kunati i tij shkuan në Tiranë për të takuar Ministrin e Brendshëm Xhafer Deva… Ministri u tregoi atyre listen me emrat e hebrejëve që po kërkonin gjermanët. Por, ‘besa’ ishte aq e fuqishme sa që ai nuk ua kishte dorëzuar atyre këta njerzë në listë, ka treguar Jakoel. “Përderisa ne jemi këtu, ju s’keni nevojë të brengoseni,” u kishte thënë Deva atyre, sipas Jakoel… “Por, nësë na ndodhë dicka neve, atëherë, ruajeni vetën.”

Dokumenti i Minsitrisë së Punëve të Mrendëshme të Mretnisë Shqiptare


