Kreu Blog Faqe 294

Ilirida jeton ende në mes guximit dhe frikës!

0

Pamje të Tetovës…!

Nga: Safet Sadiku

Ese

Në fillim të viteve ’90, kur Jugosllavia po shembej si një shtëpi e vjetër balte dhe kufijtë po ridizenjoheshin nga frika e shpresa, poletikan Nevzati ecte ngadalë nëpër rrugët e Tetovës, me një dosje nën sqetull dhe një barrë shumë më të rëndë në mendje.

Ai ishte politikani i kohës së vet, por jo domosdoshmërisht i njerëzve të vet. Fliste për liri, për të drejta, për barazi, por gjithmonë me zë të ulët, sikur të kishte frikë të zgjonte diçka që nuk do ta kontrollonte më. Ilirida kishte lindur si ide nëpër odat e burrave, në kafene të mjegullta dhe në fletë të shkruara me dorë. Ishte ëndrra e një shteti shqiptar në tokën e vet autoktone, një emër i lashtë që mbante peshën e historisë.

Kur u shpall referendumi, populli foli qartë. Shumica e shqiptarëve e kuptuan pyetjen jo si akt juridik, por si thirrje ekzistence: A doni të njiheni si zot të kësaj toke? Përgjigjja ishte “po”, e thënë me heshtje të thellë dhe shpresë të matur. Por pushteti maqedonas këtë proces e kuptoi ndryshe… Ai, pushteti pra, e mori Iliridën dhe e vuri në gjumë. Jo me dhunë, por me procedura. Jo me tanke, por me fjalime.

Referendumi u arkivua, ëndrra u shty “për një moment më të volitshëm”, dhe shqiptarët u kthyen sërish në rolin që u ishte caktuar historikisht pothuaj nga të gjitha pushtetet e kohës, ashtu si edhe ky i viteve të ’90-ta: popull autoktonë pa shtet, shumicë pa pushtet, banorë pa zot shtëpie. Vitet kaluan.

Shteti i ri, Maqedonia e Veriut, u ndërtua mbi themele të vjetra, ku shqiptarët ishin gjithmonë “çështje”, kurrë shtyllë. Gjuha e tyre tolerohej, por nuk barazohej. Përfaqësimi i tyre rregullohej, por nuk natyralizohej. Diskriminimi nuk ishte gjithmonë i dukshëm, pasi ai ishte edhe i strukturuar, i qetë, burokratik.

Ishte një mur që nuk e shihje, por e ndjeje sa herë përplaseshe. … Marrëveshja e Ohrit erdhi si një fashë mbi një plagë të thellë. E ndali gjakun, por nuk e shëroi trupin. Dhe Nevzati, tashmë më i plakur, i shikonte këto zhvillime nga larg, me bindjen se kishte bërë atë që “ishte e mundur”.

Por populli nuk kërkonte vetëm të mundurën, por kërkonte të drejtën. Përsëri Ilirida mbeti aty, në gjumë. Jo e vdekur. Jo e harruar. Vetëm e shtypur nën dosje, nën kompromise dhe nën frikën se mos një ditë ëndrra bëhet realitet dhe kërkon llogari. Dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut vazhduan të jetojnë në paradoksin e tyre më të madh: të jenë vendas në tokën e vet dhe të ndihen mysafirë në shtetin e tyre. Pra kanë një administrator mbi kokë të tyre.

Shteti që fliste me dy zëra, tani është realitet, kuptohet i hidhur për shqiptarët. Ata, shqiptarët u rritën në një sistem që ua mësoi bindjen më herët se fjalën. Në shkolla, në zyra, në korridoret e pushtetit, shqiptarëve u përsëritej se ishin pjesë e shtetit, por kurrë zemra e tij. U edukuan të marrin pjesë, por jo të vendosin.

Të jenë të pranishëm, por jo përcaktues. Ishin popull autokton, por gjithmonë me kompetenca të huazuara, gjithmonë nën firmën e dikujt tjetër. Ky realitet, i mbështjellë me fjalë evropiane dhe premtime integrimi, filloi të ngjajë rrezikshëm me një histori të vjetër, që Ballkani e mban mend mirë. Në vitet e fundit të Jugosllavisë, frika e humbjes së kontrollit prodhoi shtypje, dhe shtypja prodhoi përçarje.

Mekanizmat ishin të ftohtë, racionalë, “ligjorë”, por pas tyre fshihej paniku i një pushteti që nuk pranonte barazi reale. Në Maqedoninë e Veriut, shteti nisi të fliste me dy zëra. Njëri fliste për barazi, demokraci dhe Bashkim Evropian. Tjetri, më i heshtur, ruante hierarkinë e vjetër të pushtetit. Shqiptarët mbetën faktor dytësor, edhe pse pa ta shteti nuk kishte as histori të plotë, as territor të qetë.

Ndërkohë, kërkesat e bullgarëve për status shtetformues u shndërruan shpejt në kapituj negociues, në amendamente kushtetuese, në kushte të pranuara pa rezistencë; jo sepse ishin më të shumtë, por sepse vinin me vulën e Brukselit. Ky paradoks u bë i padurueshëm. Si mund të kërkohet durim nga një popull që prej dekadash pret njohjen e plotë në shtëpinë e vet? Si mund të flitet për Evropë, ndërkohë që sovraniteti politik mbetet i ndarë dhe i pabarabartë? Pyetjet nisën të rëndojnë më shumë se përgjigjet.

A do të guxojë Maqedonia e Veriut të rishikojë karakterin e saj shtetëror përpara se të hyjë në Bashkimin Evropian? A do t’u njohë shqiptarëve statusin real shtetformues, jo si kompromis, por si fakt historik? Apo do të vazhdojë me një model administrativ që prodhon qetësi të rreme dhe pakënaqësi të thellë? Sepse dilema nuk ishte më vetëm institucionale. Ishte morale. Historike. Ekzistenciale.

Një shtet nuk mund të kërkojë lojalitet nga qytetarë që nuk ndihen të përfaqësuar, as stabilitet nga një shoqëri që e percepton administratën si të huaj dhe jolegjitime. Dhe kështu, nën flamuj evropianë dhe fjalor modern, tensionet e vjetra mbetën të pazgjidhura. Jo sepse nuk dihej zgjidhja, por sepse mungonte guximi për ta pranuar të vërtetën: pa barazi reale, çdo shtet shumëkombësh ecën mbi kujtesën e një shpërbërjeje të mundshme. Populli që rrinte përpara shtëpisë së vet. -Kështu po fliste një orator: shqiptarët nuk erdhën si udhëtarë në këto toka. Ata ishin këtu përpara se emrat të ngurtësoheshin në harta dhe përpara se flamujt të mësonin si të valëviteshin.

Ishin si rrënjët e një peme të vjetër që nuk i sheh, por pa to toka do të shembej. Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga, Ohri, Dibra, Manasiri, Velesi etj., këto nuk janë vetëm pika gjeografike, por gurë kujtese, ku gjuha shqipe ka lënë gjurmë si ujë që gërryen shkëmbin, ngadalë dhe pa zhurmë, për shekuj me radhë. Kur identiteti kombëtar maqedonas ende nuk kishte emër, kur shteti ishte veç një ide e mjegullt në tryezat e fuqive të mëdha, shqiptarët tashmë kishin varret, këngët, fjalët dhe lutjet e tyre në këtë truall. Por historia ka zakonin e vjetër të mos i pyesë ata që banojnë tokën, por i pyet ata që e ndajnë… Ah na ndanë tokën! Në vitin 1913, kufijtë u prenë si plagë të freskëta. Vijat u hodhën mbi harta të ftohta, pa dëgjuar zërin e popullsisë që jetonte poshtë tyre.

Shqiptarët u zgjuan një mëngjes në shtete të reja, pa u shpërngulur asnjë hap. U bënë pakicë pa lëvizur, të huaj pa ikur, mysafirë në oborrin e vet. Nga popull autokton u shndërruan në problem administrativ, diçka që duhej menaxhuar, mbikëqyrur, dhe, nëse ishte e mundur, harruar. Në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, ata u panë si hije të rrezikshme në periferi të shtetit. Në Jugosllavinë socialiste, si një nyje territoriale që nuk duhej të shtrëngohej shumë, nga frika se mos çahej harta. Shkollat ua mësuan heshtjen më mirë se alfabetin. Institucionet ua mbyllën dyert me ligje që dukeshin neutrale, por peshonin gjithmonë në njërën anë.

Zhvillimi ekonomik kaloi pranë tyre si tren pa ndalesë, ndërsa gjuha e nënës u tolerua vetëm brenda mureve të shtëpisë, si një sekret familjar. Kështu, mbi një tokë ku shqiptarët ishin gurët e parë, u ndërtua një rend politik që i trajtoi si dekor, jo si themel. Si zëra të vjetër që dëgjohen, por nuk merren parasysh. Si kujtesë që bezdis, sepse nuk mund të fshihet plotësisht. Në mes guximit dhe frikës, edhe viti 1991 erdhi si një agim i paqartë. Drita po lindte, por askush nuk ishte i sigurt nëse ishte mëngjes apo dritë me zjarr.

Shteti i ri u shpall me fjalë të mëdha, por u ndërtua me hapa të vegjël, të matur, të frikësuar. Ishte një lindje ku guximi dhe frika qëndronin përballë njëra-tjetrës, si dy roje në të njëjtën portë, duke mos ditur kë të linin të kalonte. Pavarësia për shqptarët në Iliridë do të duhej të ishte korrigjim i historisë, por u bë vazhdim i saj me emër tjetër. Në vend që të hapte dyer, shteti i ri ngriti pasqyra ku shihte vetëm veten.

U shpall si vullnet i një populli të vetëm, ndërsa popujt e tjerë u lanë në korridor, me ftesë për durim, por jo për vendimmarrje. Shqiptarët, që kishin rrënjë më të vjetra se vetë ideja e shtetit, u përjashtuan nga akti themelor, sikur historia e tyre të ishte fusnotë, jo kapitull. Referendumi i 8 shtatorit ishte letra e parë që shteti i ri ia dërgoi qytetarëve. Por pyetja ishte shkruar me dorë që dridhej. Në një fjali të vetme bashkëjetonin dy frikëra: frika nga e kaluara dhe frika nga e ardhmja. Një Maqedoni “sovrane dhe e pavarur”, por gjithmonë me një derë të hapur për t’u kthyer pas, në një federatë që për shqiptarët kishte kuptimin e zinxhirëve të vjetër. Ishte pavarësi e thënë me gjysmë zëri, guxim i shoqëruar nga hezitimi. Në këtë mes, shqiptarët zgjodhën heshtjen si formë fjalimi. Bojkoti nuk ishte refuzim i shtetit, por refuzim i padrejtësisë. Nuk ishte frikë nga e ardhmja, por guxim për të mos pranuar një fillim të rremë. Ata e kuptuan se një pyetje e padrejtë nuk mund të prodhojë përgjigje të drejtë.

Të marrësh pjesë do të thoshte të vulosje një përjashtim. Pastaj erdhi Kushtetuta, si një derë e mbyllur me çelës ligjor. Më 17 nëntor 1991, teksti u miratua pa zërin e shqiptarëve, pa duart e tyre në votim, pa pëlqimin e tyre në themel. Shteti u përkufizua si shtëpi e një kombi të vetëm, ndërsa shqiptarët u sistemuan në aneks, me statusin e pakicës, pa të drejtë për të rindërtuar planimetrinë e shtëpisë. Kështu, frika u bë ligj, dhe ligji u bë mur. Guximi mbeti jashtë, duke pritur një kohë tjetër. Rendit kushtetues iu dha forma e neutralitetit, por në brendësi të tij rrihte njëanshmëria.

Diskriminimi nuk erdhi me britma, por me nene. Jo me dhunë të hapur, por me fjali të mbyllura mirë. Dhe shteti nisi jetën e vet pikërisht aty ku duhej të kishte zgjedhur ndryshe: në mes guximit dhe frikës, duke e lënë frikën të shkruajë kushtetutën, ndërsa guximi u shty për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, ata mbetën. Si hiri nën prush. Si fjala që nuk vdes edhe kur nuk shkruhet. Sepse autoktonia nuk ka nevojë për leje, ajo thjesht është origjinalja e vërtetë. Thirrjet: “Do të bëhet luftë!” Fjala ra rëndë, jo si kërcënim, por si diagnozë. Sepse luftërat nuk fillojnë kur njerëzit ngritin armët, por kur institucionet ulin ndërgjegjen.

Kur padrejtësia vishet me ligj dhe përjashtimi quhet rend kushtetues. Atëherë, historia fillon të përsërisë veten, jo nga urrejtja, por nga mungesa e rrugëve. Vitet pas pavarësisë ecën mbi një vijë të hollë. Shteti fliste për stabilitet, ndërsa toka poshtë tij mbante frymën. Shqiptarët jetonin në një paqe që nuk i përfshinte, në një rend që i numëronte, por nuk i dëgjonte. Guximi për të ndryshuar mungonte, frika për ta humbur kontrollin sundonte. Dhe në këtë boshllëk, fjala e pathënë filloi të rritet. “Do të bëhet luftë” nuk ishte thirrje. Ishte pasqyrë. Një pasqyrë ku shihej qartë se çfarë ndodh kur një popull i tërë mbetet jashtë vendimmarrjes, kur autoktonia mohohet dhe barazia shtyhet pafund. Ishte fjala që lind kur dialogu shteron dhe kur ligji nuk shëron më. …

Të gjithë e dëgjuan, por bënë sikur jo. Disa e quajtën ekzagjerim. Disa frikësim. Disa e përdorën si justifikim për më shumë kontroll. Askush nuk e mori si paralajmërim moral. Por, paralajmërimet janë të rrezikshme, sepse ato kërkojnë përgjegjësi. Koha vazhdoi, por fjala mbeti pezull, si re e rëndë mbi një verë të nxehtë. Nuk e dinte askush kur do të shpërthente, por të gjithë e ndienin presionin. Dhe historia, e lodhur nga mosdëgjimi, filloi të mbledhë materialin e vet të vjetër: padrejtësi, heshtje, frikë. Kjo, sepse kur shteti nuk zgjedh guximin, lufta nuk vjen si armik nga jashtë.

Ajo rritet brenda, ngadalë, si krisje në mur, derisa dikush një ditë e quan shpërthimin “të papritur”. Por fjala ishte thënë. Që herët. Me zë të ulët. Dhe askush nuk mund të thotë se nuk u paralajmërua. Referendumi që trokiti në derë të mbyllur… Kur dyert e shtetit u mbyllën nga brenda, shqiptarët u mblodhën në oborrin e vet. Ishte janari i vitit 1992, dimër i ashpër, kur fjala vetëvendosje nuk u tha me zë të lartë, por u shkrua në fletë votimi dhe u hodh në kuti druri, si një letër shprese në një shishe të hedhur në det. Më 11 dhe 12 janar, mbi treqind e tetëdhjetë e tre mijë njerëz dolën nga shtëpitë e tyre jo për t’u ndarë nga të tjerët, por për të mos u zhdukur. Shumica dërrmuese foli qartë: autonomi, pavarësi politike-territoriale, dinjitet. Nuk ishte refuzim i bashkëjetesës, por ishte refuzim i nënshtrimit. Nuk ishte thirrje për ndarje, por kërkesë për barazi. Ajo që ndodhi më pas ishte heshtje. Heshtje nga Shkupi, heshtje nga bota. Kutive të votimit nuk iu hapën dyert e njohjes ndërkombëtare. Zëri që doli prej tyre u trajtua si zhurmë e panevojshme.

Një standard u zbatua për njërin vullnet, një tjetër për tjetrin. Vullneti i shumicës sllavo-maqedonase u shndërrua në shtet!Vullneti i shqiptarëve u arkivua si problem. Në atë moment u krijua hendeku. Jo një çarje e menjëhershme, por një humnerë që u thellua me çdo vit mohimi. Institucionet vazhduan të funksionojnë mbi logjikën e vjetër, të trashëguar nga qendrat serbe të pushtetit: kontroll, dyshim, përjashtim. Shqiptarët mbetën në pritje, por pritja nuk ishte më durim… Ajo ishte presion. Dhe presioni, si gjithmonë, kërkon dalje. Viti 2001 nuk erdhi si befasi për ata që kishin dëgjuar më herët fjalinë e thënë me zë të ulët. Konflikti i armatosur nuk ishte shkaku, por diagnoza. Ishte krisja e murit që ishte ndërtuar me ligje të padrejta dhe heshtje të gjata. Një shpërthim që e detyroi shtetin të shihte realitetin që kishte refuzuar ta pranonte.

Marrëveshja e Ohrit erdhi si pranim i vonuar. Një dokument i nënshkruar nën peshën e armëve dhe lodhjes, ku Maqedonia më në fund pranoi se shtëpia nuk kishte vetëm një dhomë dhe një zë. Por çmimi ishte i lartë, dhe koha ishte e humbur. Në gjithë këtë histori, një zë tjetër mungoi.

Shqiptarët e besimit ortodoks, që mund të kishin qenë ura mes dy brigjeve, mbetën hije pa emër. Pa përfaqësim, pa guxim publik, të tretur në administratë si kripë në ujë. Disa u asimiluan, disa u përdorën, të gjithë u heshtën. Dhe me ta u dobësua edhe më tej pesha e fjalës shqiptare në tryezat e shtetit.

Kështu, referendumi i janarit mbeti si një trokitje në derë të mbyllur. Jo sepse askush nuk e dëgjoi, por sepse askush nuk donte ta hapte. Dhe kur dyert nuk hapen me fjalë, historia fillon t’i shtyjë me forcë. Maqedonia e Veriut ishte bërë shteti me themel të pabarabartë. Pasojat nuk erdhën menjëherë. Ato u shfaqën si lagështi në mure, ngadalë, pa zhurmë, por të pandalshme. Shteti ishte ndërtuar mbi një themel të pjerrët, dhe çdo vit që kalonte e bënte më të dukshme anën ku pesha rëndonte më shumë.

Diskriminimi nuk ishte gjithmonë britmë. Ai ishte rutinë, formular, rregullore, vendim i nënshkruar në heshtje. Për një kohë të gjatë, gjuha shqipe u mbajt jashtë amfiteatrove, sikur dija të kishte vetëm një alfabet. Universitetet u bënë kështjella ku jo të gjithë kishin çelës. Institucionet kyçe u shndërruan në pasqyra që pasqyronin vetëm njërën fytyrë të shtetit. Drejtësia, e verbër në teori, shihte shumë qartë në praktikë: disa gjykoheshin sipas ligjit, të tjerët sipas frikës që përfaqësonin. Pronat u zhvendosën nga duar në duar me vula zyrtare, ndërsa barazia para ligjit mbeti premtim i varur në mur, si një dekor i bukur që askush nuk e përdorte. Këto nuk ishin devijime rastësore, por pasoja logjike të një ndërtimi të njëanshëm shtetëror, ku një popull llogaritej si themel, ndërsa tjetri si shtesë. Marrëveshja e Ohrit erdhi si ndërhyrje emergjente. E ndali rrëzimin, i vendosi shtetit disa mbështetëse, dhe solli një frymëmarrje të përkohshme.

Por, ajo nuk e rregulloi themelin. Shqiptarët u trajtuan sërish si çështje menaxhimi, si problem pakice, jo si bashkëthemelues të shtëpisë. Plaga u mbulua, por diagnoza u shmang. Dhe këtu qëndron nyja e pazgjidhur: shqiptarët nuk u trajtuan si të huaj sepse nuk u integruan, por sepse rendi politik nuk i njohu kurrë si vendas të barabartë. Autoktonia e tyre mbeti fakt i heshtur, i pranuar në biseda private, por i mohuar në dokumente themelore. Dhe çdo herë që një fakt historik nuk përkthehet në parim politik, ai kthehet në burim përjashtimi. Kështu, kërkesa për barazi u reduktua në procedurë teknike, në kuota dhe nene, ndërsa pyetja thelbësore: çfarë shteti është ky dhe kujt i përket?, u shmang me kujdes. Shteti zgjodhi ta trajtojë simptomën, jo shkakun.

Prandaj, ngritja e kësaj çështjeje përtej kufijve nuk është dorëzim, por përpjekje për të thyer murin e heshtjes. Nuk është pranim i inferioritetit, por refuzim për ta normalizuar padrejtësinë. Sepse mekanizmat e brendshëm, të ndërtuar mbi një themel përjashtues, nuk mund të prodhojnë barazi të plotë, por vetëm rregullime të përkohshme. Pa njohjen e shqiptarëve si popull autokton dhe bashkëthemelues, çdo reformë mbetet kozmetike, çdo përmirësim i kthyeshëm. Zgjidhja afatgjatë nuk qëndron vetëm në mbrojtjen e individit, por në rikonceptimin e vetë shtetit: nga një shtëpi me dhoma të mbyllura, në një shtëpi të ndërtuar mbi barazinë reale të të gjithë atyre që e kanë ngritur.

Vetëm atëherë autoktonia do të pushojë së qeni kujtim i heshtur dhe do të bëhet parim i shkruar. Dhe vetëm atëherë, shteti do të qëndrojë drejt.

Pikërisht ky qëndrim shqiptarëve në Iliridë, ende po ju mungon…!

Blasfemia nuk është krim: Kosova është shtet laik

1
Pamje pas djegies së Kuranit në Suedi dhe protestat e myslimanëve të botës atje.
Basri Beka, Prishtinë
____
Rasti i ashtuquajtur “djegie e Kuranit” në Çabrat të Gjakovës ngre më shumë dyshime sesa sqaron fakte. Së pari, faktikisht nuk ka djegie të dokumentuar, por një libër fetar i dëmtuar, pa autor të identifikuar, pa motiv të provuar dhe pa asnjë provë që dëmtimi është bërë për të përçuar urrejtje apo përçarje fetare.
Vetë hapja e rastit nga Policia e Kosovës dhe njoftimi i Prokurorisë Speciale për një veprim të tillë përbën një absurditet juridik. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit penal në fuqi, blasfemia nuk ekziston si vepër penale. Djegia apo dëmtimi i një libri fetar, sado i shëmtuar apo provokues të jetë si akt, nuk përbën krim, përveç nëse lidhet drejtpërdrejt me thirrje për dhunë, urrejtje të organizuar apo rrezikim real të rendit kushtetues. Në këtë rast, asnjë nga këto elemente nuk është i pranishëm.
Reagimi i ashpër dhe thellësisht propagandistik i BIK-ut dhe i kryetarit të saj, Naim Tërnava, nuk ndihmon zbardhjen e së vërtetës, por përkundrazi e politizon dhe e instrumentalizon ngjarjen. Deklaratat për “mision kriminal”, “ideologë”, “mentorë”, “projekte antishqiptare” dhe thirrjet për ndjekje penale të atyre që fshehen pas “fjalës së lirë” janë të rrezikshme, sepse synojnë ta shndërrojnë një shoqëri laike në një shoqëri ku ndjeshmëria fetare kërkon trajtim penal.
Njeriu nuk dënohet se e kall Kuranin, Biblen apo Talmudin apo ndonjë libër tjetër të vjetër nga religjionet e botës…Duhet të ndjejmë dhimbje dhe pikëllim të përjetshëm nga kallja e Bibliotekës së Aleksandrisë, apo nga tentimet e pandalshme për t’i asimiluar kombet, sikurse kombin shqiptar, me ndonjë religjion për interesat e huaja gjeostrategjike. Personi që shihet në foto e shumë të tjerë, e kanë kallur e vazhdojnë ta kallin Kuranin në mbarë Skandinavinë apo gjetiu. 
***
Këtu qëndron problemi real: jo libri i dëmtuar, por tentativa për ta futur Kosovën në një logjikë teokratike, ku institucionet e sigurisë dhe drejtësisë reagojnë sipas presionit të grupeve të interesit fetar, e jo sipas ligjit. Shqetësuese është lajthitja e organeve të ndjekjes, të cilat hapin raste dhe mobilizojnë Prokurorinë Speciale për çështje që nuk përmbushin as kriteret minimale të veprës penale.
Kosova është shtet i lirë, laik dhe demokratik. Blasfemia nuk është krim. Ndjenja fetare nuk është standard penal. Liria e shprehjes, edhe kur është e pakëndshme, mbrohet nga Kushtetuta. Çdo tentativë për ta kriminalizuar atë është hap drejt censurës, frikësimit dhe deformimit të rendit kushtetues.
Nëse ky rast shërben për diçka, ai duhet të shërbejë si alarm institucional: ose Kosova mbetet shtet ligjor dhe laik, ose lejon që presioni fetar të diktojë rendin juridik. Mes këtyre dy rrugëve nuk ka zonë gri.
____

Afërsisht dy milionë ushtarë të vrarë ose të plagosur në luftën e Ukrainës, tregon një studim i ri

0

Varrezat ukrainase verën e kaluar në qytetin e madh Dnipro. Video: Kyrre Lien / VG

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë pësuar humbje të mëdha në luftën gjithëpërfshirëse që ka vazhduar për katër vjet.

2 milion njerëz.

Numri i madh del në pah në një studim të ri nga i njohuri Qendër për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Ata kanë shqyrtuar se sa ushtarë ukrainas dhe rusë janë vrarë dhe plagosur që nga kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vendosi të pushtojë fqinjën me forca të plota në vitin 2022.

Studimi vlerëson se pothuajse 1,2 milion ushtarë rusë dhe rreth 600,000 ushtarë ukrainas janë vrarë, plagosur ose të zhdukur.

“Asnjë fuqi e madhe nuk ka pësuar humbje afër këtyre shifrave që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruajnë studiuesit.

«Pavarësisht pretendimeve për përparim në fushën e betejës në Ukrainë, shifrat tregojnë se Rusia po paguan një çmim jashtëzakonisht të lartë për një fitore minimale».

Që nga janari 2024, forcat ruse kanë pushtuar vetëm 1,5 përqind të territorit ukrainas, sipas studimit të CSIS që u publikua të martën.

Sa shumë janë vërtet vrarë është e vështirë të dihet, sepse as Rusia dhe as Ukraina nuk thonë sa ushtarë kanë humbur.

Në raport thuhet se janë vlerësuar të kenë vdekur 325,000 ushtarë rusë, ndërsa janë vrarë midis 100,000 dhe 140,000 ushtarë ukrainas.

Në vitet e fundit, Rusia ka pasur përparim minimal në fushën e betejës dhe ka sakrifikuar një sasi të madhe ushtarësh dhe materiali.

Por ata kanë avancuar, duke kaluar fshat pas fshati, gjë që lë pas një tokë të shkatërruar.

Zona të mëdha përgjatë frontit janë gjithashtu të pabanuara për shkak të kërcënimit pothuajse të vazhdueshëm nga dronët vdekjeprurës.

Ukrainianja Svitlana pranë mbetjeve të apartamentit të saj në fshatin Bilozerske, i cili u shkatërrua tërësisht në një sulm rus. Foto: Kyrre Lien / VG

Në disa nga ofensivat ruse, ushtarët rusë kanë avancuar vetëm 15 deri 70 metra në ditë, më ngadalë se në fushatat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, shkruajnë studiuesit.

Por vazhdimisht duhet të evakuohen fshatra të rinj ukrainas dhe banorët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Në të njëjtën kohë, Rusia ka një fushatë të ashpër për të shkatërruar energjinë elektrike dhe infrastrukturën në vend, çka bën që banorët të kenë vështirësi në përballimin e jetës së përditshme.

Të martën, Reuters raporton se 710.000 banorë në Kiev janë pa energji elektrike.

Ukrainas në Kiev pa energji më herët në janar. Foto: Espen Rasmussen / VG
Të dhënat mbi të lënduarit dhe të vrarët vijnë ndërkohë që Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja vazhdojnë negociatat për paqen.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, deklaroi se kishte përparim dhe se ata ishin gati për takime të reja, ndërsa kremlini njofton se bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Edhe pse është njoftuar se vendet bien dakord për shumë çështje, një nga pyetjet e mëdha të mbetura është se si do të shpërndahen territoret dhe nëse Ukraina do të duhet të lëshojë disa nga territoret e saj.

Ndërkohë, numrat e të vdekurve vazhdojnë të rriten.

Nëse dëshironi t’i shihni videot, hapnie linkun e mëposhtëm të VG:

Nesten to millioner soldater drept eller såret i Ukraina-krigen

Si të mbrojmë atdheun tonë të shtrenjtë?

0

Interier me elemente nga vende të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe Gjermaninë, në Carambeí në Jug të Brazilit, një qytet ku shumica e banorëve kanë prejardhje holandeze.

Multikulturalizmi është një shprehje sociologjike, antropologjike shoqërore dhe teorikisht kulturore me përmbajtje dhe ngarkesë vlerash që ndryshon. Fjala përdoret më shpesh për të përshkruar situatën që ndodh kur një shoqëri përbëhet nga qytetarë banorë nga origjina të ndryshme etnike dhe kulturore. (Marrë nga WikipediA – Multikulturalizmi)

Harald Viken / Document.no

Me Luftën e Parë Botërore u zhduk pjesa e fundit e shoqërisë feudale në Europë, nga disa e quajtur grindja më e keqe familjare në botë. Csari Nikolaj II i Rusisë, perandori Vilhelm II i Gjermanisë dhe perandori Karl I i Austro-Hungarisë ishin në anën humbëse, ndërsa mbreti George V i Anglisë mbeti fitues. Britania e Madhe u bë perandoria më e madhe që bota kishte parë, por perandoritë shkatërrohen më herët ose më vonë. Perandoria Osmane gjithashtu e bëri këtë.

Nga kjo kaos, gradualisht dolën tre ideologji armiqësore ndaj njerëzimit: së pari komunizmi në Bashkimin Sovjetik dhe nazizmi në Gjermani, më vonë islamizmi në Lindjen e Mesme. Këto ideologji kishin disa tipare të përbashkëta:

Kulti i personalitetit me besnikëri të verbër ndaj udhëheqësit ose udhëheqësit, ne kemi disa shembuj të tij: Hitleri, Stalini, Mao, Kastro, Pol Pot, Khomeini dhe, natyrisht, djali i diellit në Korenë e Veriut.
Nënshtrimi absolut, e gjithë kundërshtimi duhet të shtypet me ndihmën e policisë sekrete dhe metodave brutale të shtypjes. Domethënëse ishin fjalët e Leninit: “Duhet të thyesh disa vezë për të bërë një omëletë” Duhet të thyesh disa njerëz për të arritur qëllimet ideologjike.
Një vizion utopik i një bote të ndarë në të mirë, të pastër dhe të keqe, të papastër, kjo justifikon dhunën dhe tmerrin e pakufizuar.
Refuzimi i demokracisë liberale, të drejtat individuale i nënshtrohen kolektivit.
Qëllimi është dominimi botëror, komunizmi botëror, kalifati botëror dhe dominimi global.

Këto ideologji janë shumë të forta, qëllimi e shenjtëron mjetin, dhe çdo shenjë e rezistencës duhet të pastrohet.

Si mund të qëndrojë një shoqëri liberale demokratike kundër këtij fenomeni, kur këto ideologji përdorin demokracinë liberale për të luftuar demokracinë? NAV, OJQ-të dhe çdo lloj skeme mbështetjeje publike financojnë nënshtrimin.

Një ideologji më e re, globalizmi, përpiqet të përmbledhë këto ideologji të vjetra. Globalistët dëshirojnë të shfuqizojnë shtetin kombëtar dhe të transferojnë pushtet te organizatat ndërkombëtare. Agjenda 2030 është një rrugë drejt këtij qëllimi. WEF duket të jetë një ofrues i premisave për këtë zhvillim, ku Kina shërben si model. WEF përbëhet nga njerëzit dhe kompanitë më të pasura të botës.

Për të përfshirë majtistët në këtë, promovojnë ideologjinë woke, ku minoritetet përkufizohen si grupe të dobëta që shtypen bazuar në racë/ngjyrë lëkure, gjini, praktikë seksuale etj.

Kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) viziton xhaminë Rabita në Oslo për t’u takuar me të rinjtë myslimanë dhe një familje për të diskutuar përvojat e tyre mbi situatën në Lindjen e Mesme më 26 shkurt 2025. Støre administron Norvegjinë, por a e mbron ai vërtet Norvegjinë? Foto: Javad Parsa / NTB.

(Fjala është për kryemnistrin e Norvegjisë. Drini)

Globalizmi duket se është i kufizuar në Evropë, por mbështetet taktikisht nga shumë vende. Qëllimi është një qeveri botërore e udhëhequr nga OKB, ku vendet jodemokratike dhe të korruptuara janë në një shumicë të qartë.

Globalistët thonë se Norvegjia është një zonë e kufizuar toke për të cilën asnjë grup etnik i caktuar nuk ka më shumë të drejtë se të tjerët. Të gjithë popujt dhe kulturat janë njësoj të mirë dhe duan të njëjtën gjë, prandaj nuk ka rëndësi se kush jeton brenda kufijve të vendit. Norvegjezët janë nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe shumë vende të tjera, sipas super globalistëve në Pallatin Mbretëror.

Me çfarë rreziqesh përballet shteti kombëtar dhe demokracia norvegjeze?

  • Një Rusi e militarizuar dhe agresive.
  • Partia komuniste kineze që shtrin tentakulat e saj në të gjithë botën. Kina ka një ekonomi të fortë, një dominim në tregtinë botërore, kontroll mbi infrastrukturën dhe komunikimin, dhe dëshira për dominim.
  • Islami, i cili rrit gradualisht pjesën e tij të popullsisë. Brenda disa dekadash, imigrimi masiv do të bëjë që myslimanët të jenë shumica në Europë. Me donacione të mëdha nga vendet e pasura të Lindjes së Mesme, po ndërtohen vazhdimisht xhami të reja. Kurani thotë që besimtarët duhet të shtypin dhe poshtërojnë jobesimtarët, ligjet e Sharias duhet të vlejnë. Politikanët dhe elitë të tjera kanë pak për të thënë mbi këtë, pasi duhet të kemi lirinë fetare, kuptohet.
  • Sot paralajmërohet një përqëndrim i madh në ushtri. Kundër cilëve nga këto kërcënime që rrezikojnë atdheun duhet të luftojmë? Zgjedhjet që bëhen këtu do të kenë një rëndësi të madhe për vullnetin e mbrojtjes dhe unitetin e kombit. Ushtarët e rinj, të cilët pritet të rrezikojnë jetën në betejë për atdheun, duhet të krijojnë një mendim se kundër kujt apo për çfarë luftojnë.

«Zoti bekoftë atdheun tonë të shtrenjtë», shkroi Elias Blix më shumë se njëqind vjet më parë. Kjo këngë ka pasur një status të lartë, në të njëjtën linjë me himnin kombëtar. Më intereson cili është statusi i këtij himni kombëtar sot, në shkolla, kishë dhe institucione të tjera publike.

Hvordan forsvare vårt dyre fedreland?

Humor e satirë për gazetën islamike “Impakt”

0

Sak Muji, Rugovë

Epilog humoristik Balada e Mjekrës së Mjerimit

(me refren për gazetën islamiste Impakt)

Në Deçan a në Tiranë,

në portal a në fletë,

doli fjala me mustaqe,

po pa një pikë vërtetë.

E mbi krye — si kurorë

— mjekrra rrinte si flamur,

jo mjekërr urtie, jo…

po mjekërr për ta bërë zhurmë!

Refren: Hajde Impakt, hajde shpejt,

me listë emrash “bën” gazetë;

kur s’ke provë, s’ke argument,

bërtet fort

— e qun “moment”.

Imami Rexhep Elezaj

OLSI ecën me parulla, REXHEPI me predikim, të dy me “të drejtë” në xhep — po pa faturë e pa shënim.

E kur dikush thotë: “Burimet?” — u prishet gjithë vallja, se burimi, more vlla, s’bën rimë me… “shpallja”.

Refren: Hajde Impakt,

hajde shpejt, me listë emrash “bën” gazetë;

kur s’ke provë, s’ke argument,

bërtet fort —

e qun “moment”.

Dhe unë, SAK MUJI, rri e qesh (po edhe pak mërzitem), se kur fjala kthehet në shkop, s’është debat — është mësim i hidhët.

Po prapë mbyll me një urim, se jam i qytetëruar: t’ju rritet mjekrra e arsyes… e t’ju bjerë ajo e mjerimit, pa u ndier fare!

_________________________

Parodi tragjike

(me bojë të zezë)

Nga gishtat nuk rrjedh gjak, rrjedh bojë. Bojë e rëndë, e trashë, që s’vret trupin — po mjegullon mendjen. Dhe boja bie në tokë si fjalë pa peshë, si tituj që bërtasin pa thënë asgjë. Në këtë errësirë, dy emra ecin si hije jo si armiq, por si shembuj mjerimi njerëzor kur fjala shkëputet nga mendimi. Rexhep, me zërin që predikon më shpejt se kuptimi, si kambanë që bie pa orë, si fjali që e gjen fundin para se ta gjejë fillimin. Olsi, me librin nën sqetull e me bindjen në xhep, që kërkon histori nëpër simbole, por harron njerëzit që historia i ka lënë pas. Boja rrjedh… dhe mbulon emrat, jo për t’i fshirë, por për t’i bërë të padallueshëm nga zhurma. Sepse tragjedia nuk është gjesti. Tragjedia është moskuptimi i tij. Nuk është fjala. Është përdorimi i saj si shkop. Dhe kështu, në fund të faqes, mbetet vetëm boja e zezë, që s’akuzon, por dëshmon: se kur mendimi dorëzohet, edhe emrat kthehen në hije, edhe zërat në jehonë bosh, edhe “të mirët” në personazhe të një balade mjerimi.

Epilog baladesk (djall – bojë – mjerim)

Në fund, kur fjalët janë shpenzuar si monedha false, del djalli — jo me brirë, por me kolona.

Nuk vjen nga ferri i thellë, por nga zhurma e përditshme, me duar të pastruara nga përgjegjësia dhe gishta të nxirë nga boja. Ai s’vret. Ai shkruan. S’kërkon gjak, se gjaku lë gjurmë. Kërkon bojë, se boja mbulon gjithçka: mendimin, turpin, dhe arsyen pse dora u ngrit. Kur ngre dorën, nuk e di pse e ngre. Kur përsërit simbolin, nuk e di ç’peshë ka. Por e përsërit — se boshllëku do ritëm, jo kuptim. Dhe kështu, mjerimi vishet si qëndrim, padija si bindje, e zhurma si “e vërtetë”. Në fund të faqes, mbetet vetëm kjo fjali, si epitaf për fjalën e dorëzuar: Nga duart rrjedh bojë e zezë, jo gjak. Sepse dhuna më e lehtë është ajo që nuk godet trupin, por e lë mendjen të ecë krenare drejt errësirës.

Sepse kur s’ke ç’të thuash ndryshe, gjithmonë të duhet dikush për ta shpallur fajtor. Dhe kjo, më shumë se gazetari, është panik editorial. Përmbyllje dokumentare: pse duhen emrat Nuk është rastësi dhe as gabim editorial që “gazeta” IMPAKT përsërit vazhdimisht të njëjtët emra: Asllan Dibrani, Ahmet Musa, Sylejman Muja (Sak Muji), Alma Lama, Arben Cokaj, e të tjerë që nuk i përshtaten vijës së saj ideologjike. Këta emra nuk përmenden për shkak të fakteve, sepse fakte nuk ka.

Olsi Jazexhiu, udhëheqësi i islamistëve “arnaut”, fotografuar tek përmendorja e shpifur serbe e së ashtuquajturës “Beteja e Kosovës”, me tre gishtrinjt serbomëdhenj të ngritur lartë. Ky otomanist i njohur gjithandej, sigurisht që e kupton përmbajtjen e betimit serb në këtë tekst, andaj po ia rikujtojmë në gjuhën serbe, që ai e kupton mirë :

undefined

Ata përmenden sepse janë të nevojshëm për skemën. Një portal që nuk ndërton argument, është i detyruar të ndërtojë listë. Një portal që nuk bind me ide, është i detyruar të frikësojë me emra. Një portal që nuk duron kundërshtim, ka nevojë për armiq të gatshëm, të riciklueshëm sipas ditës. Sot në listë hyn laik-u. Nesër hyn kritiku. Pasnesër hyn kushdo që kërkon prova. Prandaj emrat nuk janë subjekt i shkrimit të tyre, por instrument pune. Lista zëvendëson analizën. Etiketa zëvendëson përgjegjësinë. Zhurma zëvendëson gazetarinë. Dhe kështu shpjegohet gjithçka. Sepse në fund, kur s’ke ç’të thuash për idenë, gjithmonë të duhet dikush për ta shpallur fajtor.

Një listë për sot, një armik për nesër.

Nga Sak Muji /d.v./

Shkrimtari Reshat Sahitaj ngre padi në Gjykatën e Prishtinës kundër TV T7 për rrenat e Kimete Mitrovicës

Reshat Sahitaj, Prishtinë
___
MOS RRENI SA JAM ENDE GJALLË
___
Në TV T7 (data e transmetimitnuk e di), intervistohet Kimete Mitrovica e cila rrenë (gënjen) se takimet e para diplomatike të Ibrahim Rugovës, ia ka bërë kjo dhe burri i saj. Në vazhdim do ua sjelli faktët: Ftesa zyrtare nga Parlamenti Europian në bashkêpunim më Behare Rexhepin (qershor korrik 1990), Konferenca per medie në Parlamentin Europian 1990, Konferenca për medie në IPC 1991, fotografi nga Konferenca IPC, Gazeta ditore belge ku shkruan për Ibrahim Rugoven dhe Behare Rexhepin, etj etj
Histoiku i Kimete mitrovicês dhe burrit te saj Idriz Bashes : Gjatë vitit 1981, Enver Hadri, Reshat Sahitaj dhe Gani Azemi, e kemi ftuar Idriz Bashën një aktivist i Partisë së Legalitetit të udhëhequr nga Leka Zogu. Gjatë vitit 1981 dhe 1982 , Idriz Basha ishte shumë aktiv e sidomos shkruante për gazetat e përditshme belge, në favor të Kosovës. Gjatë vitit 1982, bashkë me Enver Hadrin , më mua, dhe disa tjerë do vinte në takime nê P. Europian. Gjatë njê takimi më Otto Van Habsburg, Idrizi filloi të fliste, por eurodeputeti e ndaloi , duke kërkuar që për Kosovën dëshironte të na degjonte Enverin dhe mua, ndersa kur behet për situaten në Shqipëri, mund te fliste Idrizi. Nga ky moment , kurrë më Idrizi nuk është angazhuar për Kosovën , perveç ne dy raste e shumë vite më vonë. Idriza e ka bêrë nje takim për RUGOVEN me kryetarin e PartisPe Popullore Europiane EIGGON KLEPCHE
Ku ishte Kimete Mitrovica kur Adem Demaçi e mori çmimin SAKHAROV 1991? Ku ishte Kimete Mitrovica kur Rugova e mori çmimin SAKHAROV 1998? Ku ishte Kimete Mitrovica kur Beharja bente konferenca per medie me Rugoven?
Idriz Basha, më vonë u martua më Kimete Mitrovicën, që jetonte ne Kanada, Kimetja , kurrë nuk mori pjesë as nê takimet diplomatike, e as në manifestimet tona për t’u solidarizuar më demonstratat në Kosovë.
FAKTET; Ftesa e parë dhe (qershor -korrik 1990)shumica e ftesave për Ibrahim Rugovên janë bêrë nga institucionet Europiane me ndermjetesimin e Behare Rexhepit , ku precizohet ne ato ftesa.
Poashtu edhe më 1991 qe Kiemte Mitrovica rrenë, lexojeni gazeten belge ku shkruan Ibrahim Rugova dhe Behare Rexhepi ne Bruksel deklaruan…
Lexojeni librin e Gert Ahrensit “ Dimplomacia ne tehun e thikës” , ku shkruan Ibrahim Rugova e autorizon Behare Rexhepi si perfaqesuese e Kosoves …
Pasi përfundoi lufta, kam takuar shumë djelmosha qe më tregonin revolen dhe thonin se ishte e Adem Jasharit. Tash , po rrejnê se kanê kontribuar per Kosovën, ata qe asgjë nuk kanë vepruar.

Sa herë që opozitës i dështon zgjuarësia, Atifete Jahjaga e propozon estetiken për fron

0
Lirim Gashi, Prizren
____
A do ta mirëprisja rikthimin e Atifete Jahjagës në postin e Presidentes së Kosovës?
Pa asnjë dilemë – po.
Por jo në atë post që lidhet me Kushtetutën, sovranitetin dhe përgjegjësinë historike, sepse aty kërkohet mendim i thellë, vizion shtetformues dhe guxim civil.
Mirëpo me entuziazëm, do ta mirëprisja emërimin e saj në një post shumë më të përshtatshëm për profilin e saj politik dhe publik:
Do ta mirëprisja emërimin e saj në detyrën e Mbikëqyrëses Supreme të Ndërhyrjeve Kirurgjike dhe Estetike të Grave të Kosovës.
Një presidencë e re – por e fokusuar.
Jo mbi shtetin, por mbi sipërfaqen.
Jo mbi politikat, por mbi konturat.
Fushat e përgjegjësisë?
– Fytyra, për harmonizim diplomatik.
– Gjoksi, për ekuilibër simbolik.
– Barku dhe beli, për stabilitet gjeometrik.
– Kofshët anësore, për konsolidim territorial.
– Trekëndëshi magjik, për çështje strategjike delikate.
– Dhe prapanica, për qëndrueshmëri institucionale.
Një reformë kjo e thellë trupore – sepse sa herë që opozitës sonë i mungon pesha politike, ajo gjithmonë e propozon në krye të shtetit një peshë estetike.
Parakushti moral dhe filozofik?
Një garant i sigurt për parandalimin e ndërhyrjes estetike të opozitës dhe të Atifetes në trupin dhe mendjen e shoqërisë.
Dhe këtë detyrë do t’ia besoja vetëm dr. Haxhi Avdylit.
Sepse ai dhe stafi i tij, do ta parandalonin me sukses të plotë, çdo rrezik nga budallallëku i tyre i përbashkët.
Si ?
Përmes ndërhyrjes serioze kirurgjikale në trurin e Atifetes dhe të opozitës, për t’ua hequr atyre bllokadën e kreativitetit, për t’ua
pastruar indet nga virusi i nënshtrimit
dhe për t’ua transplantuar guximin intelektual.
Pa këto operacione themelore, çdo rikthim i Atifetes dhe i opozitës në fron mbetet thjesht një rimodelim i fasades.
E megjithatë – për hir të drejtësisë estetike – duhet thënë:
Fytyra e saj dëshmon një emancipim vizual të dukshëm.
Sepse ëmbëlsia estetike i është rritur, ndërsa thartina reale i është neutralizuar me sukses.
Një arritje kjo mjaft e respektueshme
në kirurgjinë moderne botërore.
Në politikë, fatkeqësisht, ende pritet
diagnoza.
Nga ana tjetër opozitës diagnozën dhe prognozën reale, ia ka bërë prej kohësh dr. Lirim Gashi, më saktësi gjeniale.
Në fakti ua kam caktuar edhe terapinë, por fatkeqësisht s’po i marrin medikamentet me rregull.

Shpejtë e shpejtë, reagim ndaj një komenti të zonjës Alma Lama

0
Imazhi IA
Lis Bukuroca, Gjermani
____
Opozita e pati mundësinë të krijonte qeveri.
E pati mundësinë të zgjidhte kryetarin e Kuvendit.
E pati mundësinë ta votonte Konjufcën dhe e deshi vetë datën 28.12.
Tash ankohen se iu imponua, sepse paskan ardhur armiqtë e Kosovës.
Pushteti nuk u mbajt me forcë, as kundër ligjit, por u mundësua nga opozita.
Ajo jo vetëm që e mundësoi, por e prodhoi dhe e stabilizoi atë gjendje.
Në Kosovë nuk ka autokraci. Te opozita ka mungesë dije.
Opozita nuk guxon të premtojë shtet ligjor, as Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, as veting.
Ajo premton vazhdimin e politikave të Thaçit dhe Mustafës.
Po t’i kuptonin LDK-ja dhe opozita gabimet e veta,
do të kishin ende një shans për t’u korrigjuar, për t’u përmirësuar.
Por ata ndihen rehat duke u shtirur si viktima dhe po dëshmojnë se nuk kanë as subjektivitet politik, as individual, as intelektual, por janë spektatorë të dështimit të vet. Domethënë, njerëz pa aftësi për veprim dhe ndryshim.
Pa vullnet, pa guxim dhe pa aftësi për vendime reale, vetjake, nuk ka as ndryshim e as përmirësim.
Prandaj i përsëritni gabimet. Prandaj degradoheni vetë. Prandaj LDK-ja përfundon si bisht politik i PDK-së dhe i AAK-së.
Është tragjike që në LDK nuk mbeten as pesë veta që e shohin realitetin me sy.
Gjoja mburren me Rugovën, por kryetar nderi e kanë Isa Mustafën, patericën e Thaçit.
E morën në dorë një parti me vlera historike dhe e shndërruan në një klub makiavelistësh provincialë, pa vizion e pa parime, që ushqehen me intriga dhe mbijetojnë duke u zhytur në viktimizëm të rremë.
Një parti që dikur udhëhiqte procese, sot kënaqet duke u ankuar dhe duke u shkarravitur në debilitetin e vet.
Kryesia e sotshme, e mbushur njëkohësisht me krenari të djeshme dhe viktimizim të rremë, të sotshëm, po shkruan vetë kronikën e dështimit dhe të zhbërjes historike.
Duke refuzuar çdo vetëreflektim, ajo e kërkon dhe e gjen fajin gjithmonë jashtë vetes, kurrë brenda saj. Pikërisht për këtë arsye, kjo parti është e dënuar të shuhet: jo nga Kurti, diaspora, e armiqtë, por nga vetvetja.

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBELIN?! (13)

Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi     
 
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
  
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
Pas këtij takimi, Agolli ndryshoi, u bë më i heshtur, Filloi të shikoj pas shpatullave nga frika e cila sa vinte e i rritej! I dukej se dikush po e ndiqte, po e dëgjonte…!?
Kjo ”paranojë” e dobësoi shumë…
*
Nga ana tjetër, Kadare, përballej me të njejtat pyetje.
Edhe Kadare friksohej, kthente koken kah shpatullat, nuk ndihej i sigurtë, thua se dikush po e përcjellte!
Gazetari francez Pjerr Ansulin, e kishte intervistuar Kadaren edhe më parë, por kësaj radhe në një kafené ia bërë këtë pyetje:
”Z. Kadare, a është e vërtetë se ju keni kandiduar për Nobelin?
A është e vërtetë se ju keni shkruar letra anonime Akademisë…!? Natyrisht kundër Agollit?”
Kadare kishte menduar pak, dhe iu kishte përgjigjur: ’
Kjo nuk është e vërtetë!
Këto janë thashë e theme!
Në sistemin komunist çdo gjë është e mundur.
Genjeshtra bëhet e vërtetë nëse i ”shkon për shtati” regjimit,,,!
*
Më heret (1992) Kadare i kishte thënë z. Ansulin se sistemi komunist i ”mundon” shkrimtarët dhe artistët.
*
Agolli, sa vinte e lodhej. Iu largonte besedave me shokë e miq, iu largohej takimeve letrare, iu largohej provokimeve…Mjekët i kishin preferuar operacion, po ky refuzonte, ngase i frikësohet Kadaresë, se do të ”shfrytëzonte” mungesën e tij?! Zonja e tij ia kontrolonte ”postën” nga se druante se mos po i arrin ndonjë letër anonime, nodnjë akuzë, ndonjë e pavërtetë. Nuk dilte nga shtëpia me ditë të tëra…
Më e keqëja i ndodhi kur fillojë të harronte. Nuk i kujtoheshin emrat e atyre me të cilët me vite kishte punuar, nuk iu kujtoheshin shumë gjera. Harresa e mundonte se tepërmi. Gruaja e tij e ndihmone, kjujdesej për te shumë.
Mjekët i thanë se kjo është pasojë e ”Diabetit”, se i shkatërrohen sistemi i mbamendjes e shumë të liga të tjera, por Agolli nuk dorëzohej.
Në ditët e fundit, Agolli bëri diçka të cuditshme: filloi t’i djeg librat e tij, ditarët e tij… I mirrte fletoret me mendimet e veta dhe i digjte. Gruaja e çortonte duke di thënë se këto mbesin ”trashëgimi kulturore”, por se koti, ai vazhdonte me te vetën, thoshte: “…pse dikush te më kritikon për mendimet e mia?!”
Vetëm një ditar arriti t’ia shpëtoi gruaja etij, të tjerët i kishte djegur, të gjitha.
*
Ismail Kadare (në Paris) po jetonte ferrin e vet. Anipse dukej se po kalon jetë të mirë. Botonte libra dhe shpërblehej, por kjo nuk e mbushte boshëllëkun që kishte, vuajtjet që e mundonin nga brenda…çdo natë shihte ëndërra te këqija, ishte i tensionuar, nuk qetësohej, diçka e brente nga brenda…kishte ndryshuar i tëri, nuk ishte më ai ”Kadare” i dikurshëm!?
Shifte ëndërr sesi Mbreti i Suedisë, i zgjaste dorën me medalje, por kur ky donte ta merrne, medalja shpërbehej në pluhur!
Suksesi pa Nobelin i ishte i mangët.
Nuk pajtohej me pad- fatin!
Ishte i frikësuar dhe i tensionuar…
…
Ishte arkitetkt i shkatërrit të ëndërrave të tij;
Suksesi pa Nobelin i dukej i paplotë – i mangët,
Në vazhdimësi e urrente Agollin…
Po më e keqëja – zemërim ndaj vetvetës.
Ai nuk e pranonte.
Po të pranone, konsideronte se e ka çua jetën kot.
Shifte ëndërra dhe trembej në gjumë. Gruaja mundohej ta qetësonte, por kot.
Në viti 2007-të, kur Kadare kishte mbushur 71 vjet, përjetoi një tronditje nervore. Zemra i rrihte shpejt dhe humbi ndjenjtat. Ishte në zyrën e tij. Ambulanca mbrrijti pas 10 minutash. Mjekët konstatuan aritmi, dhe i preferuan që duhet të ruhej, përndryshe kriza tjetër do të ishte fatale. Kadare tundi kokën, u premtoj se do t’iu përmbahet rekomandimeve, por në zemër e ndiente se s’do mundet!?
Jeta e Kadaresë ishte në rrezik. Vuante nga stresi. Shpesh vizitohej (kontrolohej) nga mjekët, të cilët i thonin: ”Shmangëni stresin, përrndryshe nuk do jeni ky që jeni!?”
Kadare vazhdoj të jetonte…
Kadare ”luftone me mullinjët e erës”!
Kadare vazhdimisht priste telefonata nga Stokholmi…!?
Për çdo ditë zermra vinte duke ju ligshtue, por njëfarë shprese e mbante disi.
Por nuk dorëzohej; kjo do të kuptonte se do ta pranonte humbjen (nëse dorëzohej).
Kadare nuk ishte mësuar të humbte!
Kur, në dhjetorin e vitit 2008, Nobeli ju nda një shkrimtari francez, Kadare e shiqonte përmes Televizorit. U trondit dhe doli në dhomën tjetër dhe e mbylli derën me çelës. Pas pak doli, i zbehur dhe me sy të skuqur. Gruaja e vërejti se nuk është mirë, e ky i tha gruas: ”Nuk do ta presi më këtë Çmim! Unë humba këtë ”luftë”!” Ishte hera e parë në jetë që Kadare e pranoj humbjen. Kjo humbje tregonte se 20 vitet e fundit ishte ”luftëtar” i dobët dhe më në fund edhe humbi.
*
Në të njejtën ditë, Agolli i shtrirë në shtrat, ndiqte radion dhe kur dëgjoi lajmin për Nobelin tha: ”As atij nuk ja dhanë!”
Kështu, që të dy mbetën HUMBËS!

Hebrenjtë nuk janë mbrojtë vetëm përmes BESËS, pa e parë çështjen e hebrenjve si çështje të brendshme të shtetit shqiptar

0

Një foto e hebrenjve në Shqipëri

Kastriot Marku, studjues, Milano

Mburrja e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në fjalimin e mbajtur në parlamentin izrailit “Knesset”, lidhur me mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët, një fakt ky i njohur tashmë botërisht, është më së shumti një kontribut i të ashtuquajturve “kolaboracionistë dhe kuislingë”, “bashkëpunëtorë të fashistëve dhe nazistëve”, “kriminelëve dhe trathëtarëve të popullit shqiptar”, “agjentëve dhe spiunëve të borgjezisë së huaj dhe imperializmit botëror”, etiketuar kështu nga propaganda e regjimit stalinist dhe historiografia marksite e ushqyer metodologjikisht dhe dalë prej të njëjtit regjim, por që nuk u përmend fare nga kryeministri.
Për të qenë të saktë. ishin pikërisht qeveritë shqiptare gjatë Luftës se Dytë Botërore, të cilat përgjatë viteve 1942-1944, qeveri të cilët ai (Rama) dhe shpura e tij nuk lë rast pa i përgojuar ironikisht sikurse ia do zogu i qjefit, ato që i mbrojtën hebrenjtë.
Sidoqoftë, përkundrejt kësaj, mbrojtja e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore është bërë në mënyrë institucionale më së pari nga qeveria e shtetit shqiptar, e cila pavarësisht se në kushte të pushtimit italian e më pas atij gjerman, përmes akteve zyrrtare mori në mbrojtje hebrenjtë që gjendeshin brenda territorit shtetëror të shtetit shqiptar.
Edi Rama ishte dje në Izrael dhe mburrej aty falë akteve të pazakonte të një qeverie shqiptare me kryeministra si Mustafa Kruja e Rexhep Mitrovica; me ministra të brendshëm si Kolë Bib Mirakaj e Xhaferr Deva; me shtetarë dijetarë e dinjitare të tjerë njëherësh si: Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi O.F.M,. Lef Nosi, Ernest Koliqi, Mark Gjon Marku, Eqrem bej Vlora e Maliq Bushati me shokë, të cilët e shkruan këtë histori me nder në kushte thuajse krejt të pabesueshme për rrethanat politike në të cilat po kalonte vendi ynë.
Ishin Nacionalistët shqiptarë të atyre qeverive, ata të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore. Nuk mund të fshihet kjo e vërtetë e madhe me shoshë nga ata që janë trashëgiminë poltikë të regjimit komunist, bazuar në narrativën zyrtare të regjimit komunist (1945–1990).
Pas Luftës II Botërore, historia u shkrua nga fitimtarët, të cilët monopolizuan rolin e shpëtimit të hebrenjve, rol të cilin ata ia atribuan pa të drejtë, ekskluzivisht Frontit Nacionalçlirimtar, ndërsa strukturat shtetërore të periudhës 1939–1944 u shpallën “kolaboracioniste”, bashkëpunëtore me pushtuesit.
Ky arsyetim tërësisht i fallsifikuar e bëri politikisht të pamundur pranimin e faktit real se hebrenjtë u mbrojtën nga administrata shqiptare qendrore dhe ajo vendore, e shtrirrë kjo në territor duke nisur nga policia, xhandarmëria, prefekturat, komunat dhe nga zyrtarë nacionalistë me funksione shtetërore të kudondodhur.
Këshilli i Naltë i Shtetit dhe Qeveria Shqiptare e Rexhep Mitrovicës këmbëngulën para Naubacher-it dhe Ministrit Ribentrop që çështja e hebrenjve të ishte çështje e brendshme e shtetit shqiptar dhe si rezultat nuk u dorëzua asnjë hebre nga autoritetet shqiptare ngaqë u refuzuan listat e deportimit të tyre.
Hebrenjtë u pajisën me dokumente identifikimi shqiptare dhe pjesa më e madhe e tyre u sistemuan në vende të sigurta në territor me vendime administrative të protokolluara konform legjislacionit në fuqi.
Këto veprime ishin akte zyrtare shtetërore, pra institucionale. Nuk mund të arrihet deri në atë pikë sa të folklorizohet qëllimisht një qëndrim institucional zyrtar i një shteti të tërë me të gjitha atributet e duhura juridike, pavarësisht gjendjes së luftës dhe specifikisht kontekstit shqiptar.
Gjithëkush mund të arsyetojë fare thjeshtë se në atë përndjekje të pashembullt të gjermanëve, hebrenjtë nuk mund të mbroheshin thjesht dhe vetëm përmes BESËS. Pa urdhra administrativë; pa mbrojtje policore dhe pa atë refuzimin përjashtimor ndaj gjermanëve duke e parë çështjen e hebrenjve si çështje të brendshme të shtetit shqiptar, nuk do të kishim atë rezultat që doli në përfundim të Luftës.
Pra gjithkush e kupton se besa nuk do të kishte qenë kurrë e mjaftueshme, sado që të ngulmojmë në këtë arsyetim. Ishte dhe është krejtësisht e pamjaftueshme. Kam përshtypjen se droja nga një rehabilitimi i nacionalizmit shqiptar dhe pranimi i rolit të nacionalistëve të qeverive shqiptare gjatë luftës, gjë që do të rrëzonte në njëfarë kuptimi një ndër mitet që i varet në qafë me një inerci kryeneçe historiografisë shqiptare, ka bërë që edhe kryeministri Rama të ketë ndjekur këshillat e gabuara që vijojnë të vegjetojnë për inerci ende sot pas 35 vjetësh nga rënia e atij regjimi gjakatar komunist si të paprekura në ndonjë institucion apo individ që ky i fundit i merr si të mirëqena këshillimet e tyre.
Të vegjetosh rrejshëm në fallsitet të dalë boje, ky është një gabim i madh, një akt pervers në kurriz të së vërtetës e cila një ditë do të njihet, sepse është këtu mes nesh, pa apo me dashjen tonë, sepse ka shenjuar me jetën dhe veprën e saj historinë tonë dhe të hebrenjve njëherësh.
Pikërisht bash përmbi këtë histori po përpiqen të përfitojnë trashëgimtarët bij e nipa terroristësh partizanë shqiptarë, të cilët i vranë, gjymtuan, dënuan e dëbuan nga faqja e dheut të gjithë kata burra dhe familjarët e tyre deri në tre breza njëherësh, por që mbrojtën hebrenjtë.
Më 25 shkurt 1887 lindi Norbert Jokl, albanologu austriak me prejardhje hebreje, gjuhëtari dhe miku i madh i shqiptarëve. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë. Ai ishte ndër hebrenjt e mbrojtur nga shqiptarët në Shqipëri.
Madje edhe ndonjë që kishe mbetur gjallë si meshtari Dom Shtjefën Kurti, regjimi nuk do hezitonte ta pushkatonte pa një pa dy, krejt vonë, në vitin 1971.
Mbrojtja zyrtare e hebrenjve nga ana e shtetit shqiptar është e faktuar dhe provohet lehtë si e tillë me dokumente autentike/origjinale të dala nga kancelaria e shtetit shqiptar e jo me folklorizma e lloqe katundi.
Një shtetar serioz sikurse do të duhej të ishte kryeministri ynë, do të duhej të ishte informuar mirë dhe do të duhej të falënderone publikisht këtà burra që kryen këtë akt human me rëndësi epokale për historinë e një vendi të vogël sikurse ishte e është Shqipëria.
Por një gjë e dinë mirë hebrenjtë, sepse ata kanë kujtesë dhe mbi të gjitha ata janë e njihen se janë popull i kujtesës dhe i librit njëherësh dhe e dinë mirë se kush i ka ndihmuar dhe madje edhe përse i kanë ndihmuar.
Këtë e dinë fort mirë studiues të përkore të kësaj ç’ështjeje sikurse: Albert Ramaj , Edmond Malaj , Romeo Gurakuqi , Shaban Sinani, Monika Stafa e ndonjë tjetër.
[Kastriot MARKU, Milano, paradite 27 janar 2026].