Kreu Blog Faqe 297

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBELIN?! (12)

Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi                           
Lexoni për herë të parë! 
  
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
  
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
Në një lagje të vjetër të Tiranës, shitej një shtëpi, pronari i së cilës ishte vdekur, por kishin mbetur shumë taksa të papaguara dhe shteti urdhëroj që të shitej e të kompenzoheshin taksat e papaguara. Shtëpinë e bleu një pasanik, për ta renovuar dhe për ta hapur një kaféne private të rregulluar. U zbulua se pronari i asaj shtëpie kishte qenë Petrit Dume, ish funksionar i Lartë në Ministrinë e Kulturës, i cili kishte vdekur në vitin 2007, pa trashëgimtar, pa miq, pa askënd që t’i vinte në funeralin e tij.
Blerësi i ri, gjeti në bodrum një arkë (sandëk) të vjetër druri, të mbyllur me një çelës të vjetër, në të cilën gjeti shumë letra e dokuemnte të vjetra, të shkruara në atë gjuhë burokratike që ishte përsosur; gjeti një dosje me koopertina të kuqe, e shkruar ”OPERACIONI NOBËL”
Në atë dosje gjëndeshin kopjet e letrave të dërguara Akademisë suedeze në Stokholm, raportet nga ”informatorët” e organizuar nga vet Dume, dhe të tjerë. Në fund të dosjës  u gjet edhe një dokument I NËNSHKRUAR nga tre persosna: nga Petrit Dume, një person i autorizuar i Sigurimit me ”nofkën”- pseudonimin ”Shqiponja” dhe një i palexueshëm.
I kujt ishte ky emër,
Për çfarë arsye është shlyer,
A e dinin Kadare e Agolli për këtë emër?!
*
Nga dosja ishin larguar disa faqe letre dhe kishin mbetur verte copëza letra që dihej e letra është shkye me dorë dhe hequr nga dosja, krejt këto me një qëllim të caktuar!
Sipas studijuesve, që kanë kërkuar të mbesin në ”anonimitet”, është e mundur që ato emra te shlyer, mund të kishin qenë të Kadaresë dhe Agollit?!
*
Pak ditë para se Agolli të shtrihej në spital, e befasoi një telefonatë e çuditshme. Burri që fliste kishte një të folur si të ishte jugosllav ose grek, po ju prezentua se: ”Jam nga Suedia, dhe deshiroj ta bëj një dokumentar me ju, për mënyrën se si kanë jetuar shkrimtarët në shtetet totalitare!?”
Agolli u habit nga zëri i tij, sepse iu hikte telefonatave,
Kur Agolli e pyeti se ku e kishte marrë nr. e tel., ai iu përgjigj se ia kishte dhënë Ambasada shqiptare në Stokholm. Agolli pranoi të takohen dhe e caktuan takimin të ”Liqeni artificial” – aty deshironte Agolli.
Ai burri e kishte me veti një magnetofon dhe një bllok – shënimi. E pyeti Agollin për veprat e tija, për shkrimtarët tjerë dhe Agolli u qetësua, por ai burri ia bëri një pyetje të fundit;
”A është e vërtetë që ju keni shkruar  letra anonime, derguar Akademisë Suedeze, kundër Kadaresë…?!
A është e vërtetë se ju keni thënë se ai (Kadare) është një tradhëtar shqiptar!?…”
Agolli u zbeh dhe duart filluan t’i dridhen dhe gadi sa nuk u rrëzua nga karriga.
Agolli i tha atij burrit: kjo është një gënjeshtër e ndyer!
Ai burri ndryshoi temën, duke e pyetur për veprat e tij të fundit etj, dhe nuk vonoi, e nxori bllokun, shënoi diçka dhe shkoi.
Agolli mbet edhe për orë të tëra duke pirë kafénë e ftohët. Ata që e panë Agollin ju dukej se e pa një fantazmë dhe i iku…!
Kush ishte ky burrë (njeri) nuk u zbulua kurrë…!?
                                     ( V i j o n )

Nuk mbështes individë, une mbështes parime

0
Nga : Lirim Gashi, Prizren
(në shqip, gjermanisht dhe anglisht)
____
Shpesh më thonë:
“Ti e mbështet Kurtin, por ai ty të mban larg jetës institucionale.”
Kjo fjali është simptomë e një keqkuptimi të thellë mbi natyrën time, mbi natyrën e pushtetit dhe mbi natyrën e lirisë së mendimit dhe qëndrimit tim të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm.
Unë nuk mbështes individë.
Nuk mbështes emra, karrige, poste apo hierarki.
Unë mbështes parime.
Mbështes mendjet e kthjellëta kur ato refuzojnë kompromisin me padrejtësinë.
Mbështes politikën e drejtë kur ajo nuk përkulet para interesit privat.
Mbështes vizionin shtetformues kur ai buron nga dinjiteti e jo nga pazari.
Mbështes atdhedashurinë racionale duke mos e mbështetur kurrë folklorin patriotik, por patriotizmin që ndërton institucione të ndershme dhe qytetarë të lirë.
Dhe po, në këtë fazë të rrezikshme të historisë, këto parime mishërohen më qartë se kurrë në politikën e Albin Kurtit.
Jo sepse ai është i pagabueshëm, por sepse në këtë konfigurim të paparashikueshëm të rendit të ri botëror, ai është i pazëvendësueshëm – si antitezë morale ndaj një klase politike që e ka shndërruar shtetin në plaçkë dhe në mall për treg.
Sa i përket jetës institucionale, le ta sqarojmë një herë e mirë:
Unë nuk jam jashtë institucioneve.
Unë jam përtej tyre.
Sepse institucionet, në kuptimin historik dhe filozofik, nuk mbijnë si bimët nga toka; ato lindin nga dija, vetëdija dhe ndërgjegjja.
Siç do të thoshte Immanuel Kant:
“Ligji moral brenda meje është më i fortë se çdo autoritet jashtë meje.”
Prandaj sot jam institucioni më i pavarur, më i fuqishëm dhe më i besueshëm –
jo sepse kam vulë, por sepse kam integritet;
jo sepse kam mandat, por sepse mbaj përgjegjësi morale;
jo sepse jam i emëruar, por sepse jam i lirë.
Në fund të fundit, institucionet janë vetëm struktura administrative,
ndërsa unë jam ndërgjegjja kritike që i vë ato në lëvizje – ose i rrëzon kur kalben.
Historia e dëshmon këtë qartë:
– Sokrati nuk ishte institucion, por Athina u turpërua duke e vrarë.
– Spinoza jetoi jashtë pushtetit, por sot pushteti studion mendimin e tij.
– Vaclav Havel ishte disident derisa u bë edhe zyrtarisht modeli më i mirë i shtetit çek – sepse morali i pastër, i paraprin institucionit të pastër.
Ideologjikisht, unë nuk jam i majtë për modë, as i djathtë për interes.
Unë jam kundër padrejtësisë, kudo që ajo shfaqet.
Ideologjia ime është e thjeshtë – dhe pikërisht për këtë arsye e rrezikshme për sistemin:
Unë besoj pa asnjë kompromis se dinjiteti i njeriut është mbi çdo kalkulim politik.
Sistemet nuk më frikësohen sepse jam jashtë tyre,
por sepse nuk më ndjekin dot mendërisht.
Në planin edukativ dhe kulturor, besoj se shoqëritë nuk shpëtohen nga teknokratët e pa shpirt, por nga intelektualët e lirë që refuzojnë të shndërrohen në shërbëtorë.
Kultura ime nuk është dekor – është armë rezistence.
Letërsia ime nuk është luks – është gjykata morale e historisë.
Siç thoshte George Orwell:
“Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën është akt revolucionar.”
Atdhetarisht, unë nuk e dua Kosovën si pronë private të politikanëve injorantë, tradhtarë, lakmitarë dhe zhvatës.
E dua si projekt etik dhe moral, që mbron interesat ekzistenciale të kombit dhe shtetit; në aspektin historik, politik, filozofik, diplomatik, ekonomik, ushtarak, financiar, mjedisor, edukativ, letrar, kulturor, artistik, strategjik, taktik, arsimor, shkencor, shëndetësor, sportiv dhe zhvillimor.
Prandaj patriotizmi im nuk matet me flamuj në fjalime,
por me refuzimin për ta përdorur shtetin si bankomat personal.
Konkretisht, ofertat nuk më kanë munguar kurrë.
Ajo që më ka munguar ka qenë vullneti për ta shitur dhe reduktuar lirinë time.
Sepse pushteti që e blenë heshtjen e individit të papërshtatshëm, është pushtet që prodhon turp.
Dhe pikërisht këtu qëndron arsyeja pse nuk më “përjashtojnë” dot:
sepse nuk i përkas asnjë sistemi.
Unë i përkas vetëm një sistemi – sistemit të ndërgjegjes.
Dhe ky sistem nuk rrëzohet me vendime administrative.
Ai sfidon, gjykon, mbijeton – dhe në fund i mund të gjithë ata individë të papërgjegjshëm dhe destruktivë, që krijojnë struktura kriminale, mafioze dhe tradhtare, për t’i kërcënuar interesat e kombit dhe shtetit.
Sepse, siç thoshte Friedrich Nietzsche:
“Individët më të rrezikshëm për pushtetin janë ata që nuk kanë nevojë për të.”
_____
ICH UNTERSTÜTZE KEINE INDIVIDUEN – ICH UNTERSTÜTZE PRINZIPIEN
Autor: Lirim Gashi
____
Oft sagt man mir:
„Du unterstützt Kurti, aber er hält dich vom institutionellen Leben fern.“
Dieser Satz ist ein Symptom eines tiefen Missverständnisses – über meine Natur, über die Natur der Macht und über die Natur meiner freien, verantwortungsvollen und bewussten Denk- und Haltungskraft.
Ich unterstütze keine Individuen.
Ich unterstütze keine Namen, keine Sessel, keine Posten und keine Hierarchien.
Ich unterstütze Prinzipien.
Ich unterstütze klare Geister, wenn sie den Kompromiss mit der Ungerechtigkeit verweigern.
Ich unterstütze gerechte Politik, wenn sie sich nicht vor privaten Interessen beugt.
Ich unterstütze staatstragende Visionen, wenn sie aus Würde entstehen und nicht aus Handel.
Ich unterstütze rationalen Patriotismus – niemals folkloristischen Patriotismus, sondern jenen, der ehrliche Institutionen und freie Bürger aufbaut.
Und ja, in dieser gefährlichen Phase der Geschichte verkörpern sich diese Prinzipien klarer denn je in der Politik von Albin Kurti.
Nicht weil er unfehlbar wäre, sondern weil er in dieser unberechenbaren Konstellation einer neuen Weltordnung unersetzlich ist – als moralische Antithese zu einer politischen Klasse, die den Staat zur Beute und zur Ware degradiert hat.
Was das institutionelle Leben betrifft, lassen Sie uns eines ein für alle Mal Klarheit schaffen:
Ich bin nicht außerhalb der Institutionen.
Ich stehe über ihnen.
Denn Institutionen entstehen – historisch und philosophisch betrachtet – nicht wie Pflanzen aus dem Boden; sie werden aus Wissen, Bewusstsein und Gewissen geboren.
Wie Immanuel Kant sagte:
„Das moralische Gesetz in mir ist stärker als jede Autorität außerhalb meiner Person.“
Deshalb bin ich heute die unabhängigste, mächtigste und glaubwürdigste Institution –
nicht weil ich ein Siegel trage, sondern weil ich Integrität besitze;
nicht weil ich ein Mandat habe, sondern weil ich moralische Verantwortung trage;
nicht weil ich ernannt wurde, sondern weil ich frei bin.
Letztlich sind Institutionen nur administrative Strukturen,
während ich das kritische Gewissen bin, das sie in Bewegung setzt – oder sie stürzt, wenn sie verfaulen.
Die Geschichte beweist das eindeutig:
– Sokrates war keine Institution, doch Athen beschämte sich, indem es ihn tötete.
– Spinoza lebte außerhalb der Macht, doch heute studiert die Macht sein Denken.
– Václav Havel war ein Dissident, bis er auch offiziell zum besten Modell des tschechischen Staates wurde – weil reine Moral der reinen Institution vorausgeht.
Ideologisch bin ich weder links aus Mode noch rechts aus Interesse.
Ich bin gegen Ungerechtigkeit – überall, wo sie erscheint.
Meine Ideologie ist einfach – und gerade deshalb gefährlich für das System:
Ich glaube kompromisslos daran, dass die Würde des Menschen über jeder politischen Kalkulation steht.
Systeme fürchten mich nicht, weil ich außerhalb von ihnen stehe,
sondern weil sie mir geistig nicht folgen können.
Im Bildungs- und Kulturbereich glaube ich, dass Gesellschaften nicht von seelenlosen Technokraten gerettet werden, sondern von freien Intellektuellen, die sich weigern, zu Dienern zu werden.
Meine Kultur ist kein Dekor – sie ist eine Widerstandswaffe.
Meine Literatur ist kein Luxus – sie ist das moralische Gericht der Geschichte.
Wie George Orwell sagte:
„In Zeiten universeller Täuschung ist das Aussprechen der Wahrheit ein revolutionärer Akt.“
Patriotisch liebe ich Kosovo nicht als Privateigentum ignoranten, verräterischen, gierigen und räuberischen Politikern.
Ich liebe es als ethisches und moralisches Projekt, das die existenziellen Interessen von Nation und Staat schützt – historisch, politisch, philosophisch, diplomatisch, wirtschaftlich, militärisch, finanziell, ökologisch, bildungspolitisch, literarisch, kulturell, künstlerisch, strategisch, taktisch, wissenschaftlich, gesundheitlich, sportlich und entwicklungsbezogen.
Deshalb misst sich mein Patriotismus nicht an Flaggen in Reden,
sondern an der Weigerung, den Staat als persönlichen Geldautomaten zu benutzen.
An Angeboten hat es mir nie gefehlt.
Was mir gefehlt hat, war der Wille, meine Freiheit zu verkaufen und zu reduzieren.
Denn eine Macht, die das Schweigen eines unbequemen Individuums kauft, ist eine Macht, die Schande produziert.
Und genau hier liegt der Grund, warum man mich nicht „ausschließen“ kann:
weil ich keinem System angehöre.
Ich gehöre nur einem System an – dem System des Gewissens.
Und dieses System wird nicht durch administrative Entscheidungen gestürzt.
Es fordert heraus, urteilt, überlebt –
und am Ende besiegt es all jene verantwortungslosen und destruktiven Individuen, die kriminelle, mafiöse und verräterische Strukturen errichten, um die Interessen von Nation und Staat zu bedrohen.
Denn, wie Friedrich Nietzsche sagte:
„Die gefährlichsten Menschen für die Macht sind jene, die sie nicht brauchen.“
____
I DO NOT SUPPORT INDIVIDUALS – I SUPPORT PRINCIPLES
Author: Lirim Gashi
____
I am often told:
“You support Kurti, but he keeps you away from institutional life.”
This sentence is a symptom of a profound misunderstanding – of my nature, of the nature of power, and of the nature of my free, responsible, and conscious way of thinking and taking a stand.
I do not support individuals.
I do not support names, chairs, positions, or hierarchies.
I support principles.
I support clear minds when they refuse to compromise with injustice.
I support just politics when it does not bow to private interests.
I support state-building vision when it emerges from dignity rather than from bargaining.
I support rational patriotism – never folkloric patriotism, but the kind that builds honest institutions and free citizens.
And yes, at this dangerous stage of history, these principles are embodied more clearly than ever in the politics of Albin Kurti.
Not because he is infallible, but because in this unpredictable configuration of the new world order, he is irreplaceable – as a moral antithesis to a political class that has turned the state into loot and merchandise.
As for institutional life, let us clarify this once and for all:
I am not outside the institutions.
I am beyond them.
Because institutions, in historical and philosophical terms, do not grow like plants from the ground; they are born from knowledge, awareness, and conscience.
As Immanuel Kant said:
“The moral law within me is stronger than any authority outside me.”
Therefore, today I am the most independent, most powerful, and most credible institution –
not because I bear a seal, but because I possess integrity;
not because I hold a mandate, but because I carry moral responsibility;
not because I am appointed, but because I am free.
Ultimately, institutions are merely administrative structures,
while I am the critical conscience that sets them in motion – or brings them down when they rot.
History proves this clearly:
– Socrates was not an institution, yet Athens disgraced itself by killing him.
– Spinoza lived outside power, yet today power studies his thought.
– Václav Havel was a dissident until he officially became the finest model of the Czech state – because pure morality precedes pure institutions.
Ideologically, I am neither left-wing by fashion nor right-wing by interest.
I am against injustice, wherever it appears.
My ideology is simple – and precisely for that reason dangerous to the system:
I believe, without compromise, that human dignity stands above every political calculation.
Systems do not fear me because I am outside them,
but because they cannot keep up with me intellectually.
In education and culture, I believe societies are not saved by soulless technocrats, but by free intellectuals who refuse to become servants.
My culture is not decoration – it is a weapon of resistance.
My literature is not a luxury – it is the moral court of history.
As George Orwell said:
“In a time of universal deceit, telling the truth is a revolutionary act.”
Patriotically, I do not love Kosovo as the private property of ignorant, treacherous, greedy, and predatory politicians.
I love it as an ethical and moral project that protects the existential interests of the nation and the state – historically, politically, philosophically, diplomatically, economically, militarily, financially, environmentally, educationally, literarily, culturally, artistically, strategically, tactically, scientifically, in healthcare, sports, and development.
Therefore, my patriotism is not measured by flags in speeches,
but by the refusal to use the state as a personal ATM.
Offers have never been lacking.
What has been lacking is my willingness to sell and diminish my freedom.
Because a power that buys the silence of an inconvenient individual is a power that produces shame.
And this is precisely why they cannot “exclude” me:
because I do not belong to any system.
I belong to only one system – the system of conscience.
And this system cannot be overthrown by administrative decisions.
It challenges, judges, survives –
and in the end defeats all those irresponsible and destructive individuals who create criminal, mafia-like, and treacherous structures to threaten the interests of nation and state.
Because, as Friedrich Nietzsche said:
“The most dangerous individuals for power are those who do not need it.”

Lufta, paqja dhe çmimi i lirisë: nga Tolstoi te Ukshin Hoti

0

Hyrje

Kjo tezë doktrinare mbështetet në një triptik filozofik e historik: mendimin klasik mbi luftën dhe paqen (Lev Tolstoi), mendimin politik çlirimtar shqiptar (Ukshin Hoti) dhe përvojën konkrete të luftës çlirimtare të UÇK-së. Ky triptik prodhon një sintezë realiste të sigurisë: paqja nuk është gjendje morale e dhuruar, por rezultat i raportit të forcave, i vullnetit politik dhe i sakrificës kolektive.

Tolstoi, në “Lufta dhe Paqja”, e demistifikon luftën si akt heroik, por njëkohësisht pranon se historia nuk lëviz nga idealet abstrakte, por nga veprimi njerëzor nën kushte detyrimi. Ukshin Hoti e radikalizon këtë premisë duke e politizuar: liria dhe paqja nuk janë produkte të etikës pacifiste, por rezultate të përballjes me pushtetin shtypës. UÇK-ja përfaqëson materializimin historik të kësaj teze në kontekstin shqiptar.

Në këtë kuptim, rendi ndërkombëtar bashkëkohor po kalon nga multilateralizmi normativ drejt një arkitekture sigurie funksionale, të bazuar në kapacitete reale, thellësi operative dhe aleanca të besueshme. NATO mbetet boshti i sigurisë evropiane, ndërsa doktrina e re amerikane në Evropë synon rritjen e përgjegjësisë së aleatëve, shpërndarjen e barrës dhe krijimin e hapësirave me thellësi operative (deep operational depth), veçanërisht në krahun lindor dhe juglindor të kontinentit.

Kur lufta nuk është qëllim, por vet çmimi i lirisë

“Lufta dhe Paqja”
 e Lev Tolstoit na mëson se paqja dhe lumturia nuk janë gjendje natyrore që u dhurohen shoqërive, por horizonte që fitohen përmes vuajtjes, përmbajtjes dhe reflektimit moral. Lufta, në universin tolstoian, është absurditet historik; ajo nuk prodhon kuptim, por shkatërron atë që është njerëzore. Paqja është qëllimi final, ndërsa lufta – një devijim tragjik nga racionaliteti moral.

Ndryshe, por po aq radikalisht, “Lufta dhe Paqja” e Ukshin Hotit – e pashkruar si roman, por e artikuluar si mendim politik dhe akt ekzistencial – na mëson se paqja dhe liria nuk janë dhurata morale të historisë, por produkte të konfliktit të pashmangshëm me padrejtësinë strukturore. Për Hotin, lufta është po aq e pakuptimtë në vetvete, por ajo bëhet e domosdoshme kur paqja është e ndërtuar mbi nënshtrim, kolonializëm dhe mohimin e subjektivitetit politik. Në këtë kuptim, lufta nuk është qëllim, por çmimi i lirisë.

Këtu qëndron dallimi thelbësor:

  • për Tolstoin, paqja është qëllimi suprem dhe lufta është devijim moral;
  • për Ukshin Hotin, liria është qëllimi suprem dhe lufta është kosto historike.

Rugova dhe iluzioni i lirisë si dhuratë

Në këtë binom konceptual, Ibrahim Rugova përfaqëson një koncept të tretë, problematik në kontekstin historik të Kosovës: bindjen se liria mund të vijë si produkt i durimit moral dhe i ndërhyrjes së miqve perëndimorë, pa u artikuluar si projekt aktiv i forcës politike dhe historike. Rugova besonte se drejtësia e kauzës, e shoqëruar me pacifizëm absolut, do të mjaftonte për ta vënë historinë në anën e Kosovës.

Ky koncept, megjithëse etikisht i kuptueshëm, doli të ishte politikisht i pamjaftueshëm. Historia nuk funksionon si gjykatë morale; ajo lëviz përmes raporteve të forcës. Pikërisht ky boshllëk ndërmjet moralit dhe fuqisë solli në skenë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – jo si mohim i Rugovës, por si tejkalim historik i kufijve të tij strategjikë.

UÇK-ja mishëroi, në mënyrë të papërsosur por vendimtare, logjikën e Ukshin Hotit: se pa e bërë konfliktin të pashmangshëm, pa e politizuar dhunën si mjet të fundit, liria nuk do të vinte kurrë. Ndërhyrja e NATO-s ishte rezultat i kësaj dinamike, jo zëvendësim i saj. Pa luftë në terren, nuk do të kishte as luftë ajrore.
Rugova nuk ishte udhëheqës i dështuar në kuptimin etik apo historik. Ai ishte një udhëheqës para-shtetëror, i cili artikuloi identitetin politik të Kosovës, por nuk e kaloi pragun e pushtetit sepse ky prag kërkonte një kombinim të moralit me forcën dhe momentin gjeopolitik.

Historia moderne tregon se paqja nuk dhurohet, por fitohet dhe mirëmbahet përmes kapaciteteve reale. Politikëbërja duhet të distancohet nga pacifizmi normativ që e delegon sigurinë te aktorë të jashtëm dhe të adoptojë një realizëm të përgjegjshëm, ku forca shërben si mjet parandalimi dhe stabiliteti.
Në këtë kuptim, lufta nuk idealizohet, por pranohet si mjet i fundit në një rend ndërkombëtar ende anarkik.

Nga pacifizmi normativ te realizmi i përgjegjshëm: Tolstoi, Hoti dhe UÇK-ja

Tolstoi e sheh luftën si tragjedi njerëzore, por jo si anomali historike. Ai refuzon romantizimin e saj, pa rënë në iluzionin se historia mund të drejtohet vetëm nga morali. Ky realizëm tragjik përbën themelin etik të doktrinës së sigurisë: lufta është mjet i fundit, por mungesa e kapaciteteve për luftë e bën paqen iluzion.

Ukshin Hoti e zhvendos theksin nga etika individuale te përgjegjësia kolektive. Për të, pacifizmi në kushte robërie është formë bashkëpunimi me armikun. Prandaj, rezistenca aktive bëhet jo vetëm e drejtë politike, por detyrim moral. Ky mendim e shndërron sigurinë nga koncept mbrojtës në projekt çlirimtar.

UÇK-ja përfaqëson përkthimin praktik të këtij mendimi në doktrinë veprimi. Ajo demonstroi se vetëm krijimi i faktit ushtarak në terren e detyroi ndërhyrjen ndërkombëtare dhe e transformoi çështjen e Kosovës nga problem humanitar në çështje sigurie euro-atlantike. Kjo përvojë provon se pa kapacitet të brendshëm force, asnjë aleancë nuk funksionon.

Në këtë prizëm, realizmi i përgjegjshëm nënkupton ndërtimin e kapaciteteve të besueshme të forcës, jo për agresion, por për parandalim, mbijetesë dhe stabilitet në një rend ndërkombëtar ende anarkik.

2026: rikthimi i konceptit të shtetit-komb

Në vitin 2026, koncepti i Ukshin Hotit për bashkimin – respektivisht për shtetin-komb – hyn në një fazë të re historike. Jo si projekt romantik apo nacionalist i shekullit XIX, por si zgjidhje gjeopolitike funksionale në një rend ndërkombëtar që po rikthehet te logjika e hapësirave strategjike dhe thellësive operacionale.

Ashtu si Ukraina trajtohet sot nga SHBA-të si territor strategjik kyç për balancimin e Rusisë, Ballkani – dhe në veçanti hapësira shqiptare – po ripozicionohet si zonë me rëndësi të lartë gjeostrategjike. Një territor i tillë nuk mund t’u lihet si të ishte “i huaj” e në dispozicion të fuqive rivale si Rusia apo Kina; ai nuk mund të mbetet politikisht i fragmentuar dhe institucionalisht i dobët dhe nuk mund të menaxhohet më përmes improvizimeve post-konfliktuale.

Në këtë kontekst, Federata Shqiptare shfaqet si kompromisi racional ndërmjet konceptit klasik të bashkimit kombëtar (i bazuar në homogjenizim territorial) dhe konceptit modern të sovranitetit të ndarë, funksional dhe të integruar.

Rrjedhimisht Federata Shqiptare si e tillë nuk paraqet kurrfarë akti aneksimi, por as farë shprehje e nostalgjisë, e as projekt aventurier. Është format institucional i një shteti-komb i rikonfiguruar, i aftë të sigurojë stabilitet rajonal, të garantojë interesat strategjike të SHBA-ve dhe BE-së dhe njëkohësisht të realizojë aspiratën historike shqiptare për subjektivitet të plotë politik.

Mesazhi është i qartë dhe i ftohtë, jo romantik: Federata Shqiptare vjen si mundësi reale vetëm në këmbim të gadishmërisë së shprehur për bashkëpunim strategjik me Perëndimin. Jo si akt rebelimi, por si ofertë gjeopolitike e një kombi që ka paguar tashmë çmimin e lirisë dhe nuk kërkon më dhurata, por partneritet.

Doktrina e re amerikane dhe ripozicionimi i hapësirës shqiptare

Transformimi i mendimit strategjik amerikan në Evropë gjatë dekadës së fundit – i përshpejtuar nga agresioni rus kundër Ukrainës – shënon fundin përfundimtar të iluzionit post-luftë të ftohtë se paqja në kontinent mund të garantohet përmes ndërvarësisë ekonomike dhe normativitetit liberal. Doktrina e re amerikane e sigurisë nuk operon më mbi parimin e risk avoidance [shmangia e rrezikut], por mbi parimin e menaxhimit aktiv të rrezikut përmes thellësisë operacionale (deep operational depth).

Në këtë kuadër, NATO nuk shihet më thjesht si aleancë mbrojtëse reaktive, por si arkitekturë hapësinore e projektimit të fuqisë, ku stabiliteti nuk prodhohet në vijën e frontit, por në thellësi – politike, territoriale, infrastrukturore dhe shoqërore. Kjo është logjika që e ka shndërruar Ukrainën nga “zonë gri” në nyje strategjike të sigurisë euroatlantike.

C5 dhe fragmentimi i hapësirave të brishta

Formati C5 (SHBA + pesë shtete të Evropës Qendrore/Lindore) nuk është thjesht mekanizëm koordinimi diplomatik; ai është shenjë e një ndryshimi doktrinar: Uashingtoni po investon drejtpërdrejt në aktorë shtetërorë të aftë për të prodhuar stabilitet në hapësira të ndërmjetme, duke anashkaluar ngadalësinë dhe fragmentimin e BE-së si tërësi.

Ballkani Perëndimor, në këtë lexim, përfaqëson një paradoks strategjik:
– gjeografikisht thelbësor,
– politikisht i fragmentuar,
– institucionalisht i pambrojtur ndaj penetrimit rus, kinez dhe turk.

Kjo e bën rajonin jo periferi, por rrezik sistemik për sigurinë euroatlantike. Pikërisht këtu doktrina e re amerikane e sheh problemin jo si mungesë demokracie formale, por si mungesë e thellësisë operacionale demokratike.

Federata Shqiptare si zgjidhje e thellësisë operacionale

Në këtë kontekst, Federata Shqiptare nuk shfaqet si projekt identitar apo sentimental, por si zgjidhje strukturore e një boshllëku strategjik. Hapësira shqiptare – Shqipëria dhe Kosova – përbën një rast unik në Ballkan:

  • homogjenitet relativ shoqëror,
  • orientim pro-perëndimor konsistent,
  • mungesë e agjendave revizioniste ndaj fqinjëve.

Fragmentimi aktual i kësaj hapësire e redukton ndjeshëm vlerën e saj strategjike. Një federatë funksionale, përkundrazi, do të krijonte thellësi politike dhe institucionale në juglindje të NATO-s, do të siguronte korridore infrastrukturore dhe energjetike të mbrojtshme dhe do të ulte ndjeshëm koston amerikane të menaxhimit të krizave të përsëritura ballkanike.

Kjo është pikërisht logjika e deep operational depth [thellësi e ndjeshme operative]: më mirë një aleat i konsoliduar sesa disa subjekte të dobëta që kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme.

Nga Ukshin Hoti te doktrina amerikane: konvergjenca e vonuar

Paradoksalisht, ajo që Ukshin Hoti e konceptonte si domosdoshmëri historike për kombin shqiptar – shtetin-komb si kusht i lirisë reale – sot përkon me nevojat strukturore të sigurisë amerikane. Lufta, për Hotin, ishte çmimi i pashmangshëm për të dalë nga statusi kolonial. Për SHBA-të sot, stabiliteti kërkon subjekte politike që janë të afta të mbajnë barrën e sigurisë, jo thjesht të konsumojnë garanci.

Në këtë kuptim, Federata Shqiptare nuk është kundër NATO-s apo BE-së, por parakusht funksional për integrim real. Ajo do ta shndërronte hapësirën shqiptare nga objekt sigurie në aktor sigurie.

Rekomandime doktrinare për politikëbërje

  1. Prioritet absolut siguria kombëtare si themel i zhvillimit dhe demokracisë.
  2. Investime të qëndrueshme në mbrojtje, të orientuara drejt ndërveprueshmërisë me NATO-n.
  3. Harmonizim strategjik ndërshqiptar në politikat e sigurisë dhe diplomacisë.
  4. Pozicionim aktiv në formatet C5 dhe strukturat fleksibile rajonale.
  5. Ndërtim i kapaciteteve për thellësi operative, si kusht i parandalimit.

Përfundim: nga pritja te përgjegjësia

Rugova priste që liria të vinte si dhuratë morale nga miqtë. Realiteti i ri strategjik tregon se miqtë nuk dhurojnë më siguri; ata kërkojnë partnerë të aftë. Doktrina e re amerikane në Evropë nuk shpërblen pasivitetin etik, por kapacitetin për veprim të përgjegjshëm.

Në këtë sens, Federata Shqiptare nuk është akt rebelimi, por akt pjekurie strategjike: një ofertë konkrete për t’u bërë pjesë e arkitekturës së re të sigurisë euroatlantike, jo si periferi e menaxhuar, por si nyje e qëndrueshme e thellësisë operacionale perëndimore.

Sinteza Tolstoi–Hoti–UÇK përbën bazën filozofike të kësaj doktrine sigurie. Ajo refuzon njëkohësisht romantizimin e luftës dhe iluzionin pacifist. Paqja kuptohet si produkt i vullnetit politik, i sakrificës dhe i kapaciteteve reale.

Për politikëbërjen shqiptare, kjo nënkupton se siguria nuk mund të delegohet, sovraniteti nuk mund të reduktohet në formalitet juridik dhe aleancat funksionojnë vetëm kur mbështeten në forcë të brendshme. Në këtë kuptim, doktrina e sigurisë nuk është thjesht instrument mbrojtjeje, por projekt historik i mbijetesës dhe afirmimit politik në arkitekturën euro-atlantike.

Akuzë e drejtpërdrejtë ndaj Qeverisë dhe pushtetit lokal, Kosova po e përjeton shpopullimin më dramatik, fshtrat po zbrazen

0

Pamje e fshatit Llugaxhi të Lipjanit

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

KOSOVA PO ZBRAZET FSHATI PO VDES NË HESHTJE AKUZË E DREJTPËRDREJTË NDAJ QEVERISË DHE PUSHTETIT LOKAL

Kosova po përjeton shpopullimin më dramatik në historinë e saj moderne. Fshatrat po braktisen masivisht, jo më vetëm ato të varfra apo malore, por edhe fshatra me infrastrukturë të kompletuar, me shkolla, rrugë, ujësjellës e kanalizime.

Kjo nuk është më pasojë e luftës. Kjo është pasojë direkte e keqqeverisjes. Në Komunën e Lipjanit janë gati 10 fshatra të braktisura 100%.

Të tjera po zbrazën me shpejtësi alarmante.

Sot Kosova ka:

● shkolla pa nxënës,

● rrugë pa njerëz,

● shtëpi të reja me dry në derë

Ky është dështim shtetëror. Shembulli i Llugaxhisë është tragjik dhe turpërues për pushtetin. Një nga fshatrat më të pasura dhe më të shkolluara, me infrastrukturë që nuk e kanë as disa qytete të vogla si: – rrugë të asfaltuara – kanalizim e ujësjellës – shkollë, sallë-palestër sporti, ndriçim rrugësh – asnjë rast social dhe me punësim thuajse 100%.

Dhe megjithatë:

■ mbi 50% e banorëve e kanë braktisur fshatin.

■ nga 360 shtëpi të ndërtuara pas luftës, vetëm 40% janë të banuara. 60% hapen një herë në vit, vetëm për vizitë.

■ Shkolla që dikur kishte 370 nxënës, sot ka vetëm 160. Ky është grafiku real i “zhvillimit” që na servon pushteti. Gjatë 5 viteve të fundit, Kosova është braktisur nga mbi 300 mijë qytetarë.

Po ikin: mjekë, infermierë, inxhinierë, mjeshtër, ekspertë IT Kjo nuk është migrim normal. Kjo është ikje nga mungesa e shpresës, dinjitetit dhe perspektivës. Nëse ky trend vazhdon, Kosova shumë shpejt rrezikon të bjerë nën 1 milion banorë, duke u shndërruar në territor të zbrazët, të hapur për ripopullim të pakontrolluar, ndërkohë që bijtë e saj largohen. Qeveria qendrore dhe pushteti lokal janë bashkëpërgjegjës.

Po inaugurojnë asfalt për fshatra pa njerëz. Po mbajnë fjalime për zhvillim, ndërsa Kosova po shkretohet. Në fund shtrohet pyetja, pse gjithë kjo ikje nga Kosova? Përgjegjëja: ♧ Kosova ka dështu të siguroj mirëqenje të qytetarëve të saj, ♧ ka dështu sistemi arsimor, ♧ kemi dështu në sigurime shëndetësore e sociale, ♧ sistemi pensional nuk garanton jetë normale në moshën e pleqërisë, ♧ siguria në vend është e brisht, ♧ shteti nuk ka ekonomi dhe punësim të qëndrueshëm, ♧ shëndetësia ka kollapsu, ♧ energji nuk kemi për amvisëri e lëre më për industri, ♧ mungesë të kopshteve dhe qerdheve për fëmijë, ♧ papunësi shumë e madhe e grave, ♧ mungesë e madhe e strehimoreve për të moshuar, ♧ inflacion të lartë dhe rritje e vazhdueshme e varfërisë së qytetarëve.

Ky është ALARM PUBLIK. Nesër do të jetë vonë. Heshtja sot është bashkëfajësi.

Reagim kundër shpifjeve të pandalshme të Rexhep Elezajt dhe të gazetës “Impakt” me propaganden e saj islamiste-antishqiptare

0

Luan Dibrani, Prishtinë

  • Reagim kundër shpifjeve, etiketimit ideologjik dhe propagandës antikombëtare të gazetës “Impakt”

Unë, Luan – Asllan Dibrani, reagoj publikisht, me përgjegjësi të plotë dhe pa asnjë ekuivok, ndaj fushatës shpifëse, manipuluese dhe ideologjikisht të rrezikshme të të ashtuquajturës Gazeta “Impakt” dhe përfaqësuesve të saj, Olsi Jazexhiu dhe Rexhep Elezaj.

Ky reagim nuk është personal. Ai është i motivuar nga:
• Mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar,
• Interesi shoqëror dhe publik,
• Ruajtja e vlerave kulturore dhe historike të kombit tonë.

Sulmi ndaj meje dhe ndaj veprimtarëve të tjerë kombëtarë shqiptarë përfaqëson një tentativë të qartë për frikësim, diskreditim dhe heshtje të atyre që punojnë për interesin kombëtar dhe kundërshtojnë islamizmin politik si ideologji e huaj, e cila kërcënon unitetin, identitetin dhe sovranitetin shqiptar.

Ky artikull shpifës është i vetëshpallur nga gazeta dhe nuk është botuar  ne asnjëherë nga ndonjë institucion apo media tjetër. Ai përdoret vetëm si mjet propagandistik për të deformuar të vërtetën dhe për të sulmuar publikisht individë që kontribuojnë në vlera kombëtare dhe shoqërore.

  1. Sqarim faktik – Rrëzim i shpifjeve

Deklaroj publikisht dhe me përgjegjësi të plotë:
• Nuk jam nga fshatrat e Dibrës, siç pretendohet rrejshëm.
Jam nga Prishtina, me prejardhje nga Malësia e Gollakut.
• Nuk kam qenë dhe nuk jam shofer autobusi.
Nuk kam pasur kurrë autobus dhe as patentë për autobus.
• Jam ish-i burgosur politik në burgjet e ish-Jugosllavisë, ku kam dhënë rininë time për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
• Jam anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, piktor, skulptor, afarist dhe gazetar i pavarur, i palidhur me ndonjë agjendë fetare apo të huaj.
• Jetoj dhe veproj në Gjermani, me veprimtari publike, kombëtare dhe të dokumentuar.

Veprimtaria ime intelektuale dhe kulturore është e pasur dhe e dalluar: përmes mijëra artikujve, analizave, rrëfimeve dhe shkrimeve për artin, letërsinë, historinë dhe kulturën tonë, unë kontribuoj për afirmimin e identitetit shqiptar. Përmes pikturave, skulpturave dhe poezive, unë evidentoj figurat tona historike, trashëgiminë kulturore dhe vlerat kombëtare që nderohen nga bota. Krijimet e mia nuk janë vetëm art, por janë mjet edukimi, reflektimi dhe mbrojtjeje e trashëgimisë kombëtare.

Kundërshtarët e mi nuk japin asnjë kontribut të ngjashëm; ata mbështeten vetëm në ideologjinë e importuar të islamit politik dhe përdorimin e Kuranit si mjet për kontroll ideologjik. Ndërsa unë punoj për kombin, historinë, gjuhën dhe kulturën, ata përhapin përçarje, shpifje dhe nënshtrim ndaj influencave të huaja.

Historia dhe koha do të tregojnë qartë: kush ndërton dhe afirmon identitetin shqiptar, dhe kush përhap ideologji antikombëtare.

Çdo pretendim tjetër kundër meje është shpifje e qëllimshme.

  1. Gazeta “Impakt” – propagandë pa fakte dhe pa kredibilitet

As Gazeta “Impakt”, as Olsi Jazexhiu dhe as Rexhep Elezaj nuk kanë paraqitur asnjë fakt, dokument apo provë për akuzat që kanë shpërndarë.

Kjo mënyrë veprimi nuk është gazetari profesionale, nuk është debat publik, por përbën propagandë ideologjike dhe linçim të qëllimshëm publik.

Kur mungojnë argumentet dhe provat:

  • shpiken etiketa të pavërteta;
  • deformohet biografia;
  • demonizohen zërat kritikë dhe mbrojtës të kombit.

Kjo tregon mungesë të plotë të etikës, kredibilitetit dhe përgjegjësisë intelektuale, si dhe përbën rrezik për integritetin dhe kohezionin e shoqërisë shqiptare.

  1. Pse na sulmojnë?

Sulmet ndaj nesh nuk janë të rastësishme dhe as spontane.
Ne sulmohemi pikërisht sepse jemi zë i atdheut, zë i kombit shqiptar dhe kundërshtarë të hapur të islamizmit politik, i cili synon të zëvendësojë identitetin kombëtar shqiptar me ideologji të huaja, lindore dhe thelbësisht antishqiptare.

Ne nuk sulmojmë dhe nuk kemi sulmuar kurrë besimin personal të askujt.
Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor.

Ne kundërshtojmë instrumentalizimin politik të fesë dhe shndërrimin e saj në mjet për:

  • përçarjen e shqiptarëve,
  • nënshtrimin shoqëror dhe moral,
  • zhveshjen e shqiptarëve nga identiteti i tyre kombëtar, historik dhe kulturor.

Kjo është arsyeja reale e sulmeve ndaj nesh – jo personi, por qëndrimi ynë kombëtar dhe laik.

  1. Islamizmi politik – ideologji, jo fe

Besimi personal është dhe mbetet një e drejtë individuale e patjetërsueshme.
Askush nuk ka të drejtë të gjykojë apo të sulmojë bindjen fetare të individit.

Por islamizmi politik nuk është fe.
Kjo  është ideologji politike, e organizuar dhe e qëllimshme.

Kjo ideologji synon:

  • imponimin e normave fetare mbi shtetin laik dhe rendin kushtetues;
  • zëvendësimin e identitetit kombëtar shqiptar me identitet sektar dhe ideologjik;
  • nënshtrimin, kontrollin dhe përçarjen e shoqërisë shqiptare.

Kjo nuk është traditë shqiptare.
Kjo nuk është kulturë shqiptare.

Kjo është ideologji e importuar, e huaj për historinë, frymën dhe orientimin euro-perëndimor të kombit shqiptar.

  1. Sulm ndaj Figurave Kombëtare – Mbrojtja e Identitetit Shqiptar

Gazeta “Impakt”, peremes  Olsi Jazexhiut dhe  hoxhë Rexhep Elezajt  me individët dhe grupet që mbështeten në ideologji të huaja – aziatike apo serbosllave – përpiqen të zhveshin shqiptarët nga historia dhe krenaria e tyre. Ata refuzojnë të njohin figurat më të shquara të kombit tonë, duke i marginalizuar dhe shpërfillur ato si të panjohura për popullin shqiptar. Kjo është jo vetëm mohimi i së kaluarës, por edhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj identitetit tonë kombëtar.

Figurat që ata tentojnë të fshijnë nga kujtesa kolektive shqiptare janë:
• Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, simboli i heroizmit dhe rezistencës shqiptare;
• Nënë Tereza, frymëzim për humanizmin dhe sakrificën për njerëzimin;
• Ismail Kadare, mbrojtës i gjuhës dhe kulturës shqiptare;
• Dr. Ibrahim Rugova, themelues i shtetit shqiptar modern dhe i paqes.

Këto figura nuk janë thjesht emra, por kolona të identitetit dhe krenarisë kombëtare, të cilat duhet mbrojtur pa kompromis. Çdo përpjekje për t’i fyer, për t’i denigruar ose për t’i mohuar është veprim armiqësor ndaj kombit, një tentativë për të imponuar ideologji të huaja dhe për të shuar kujtesën historike shqiptare.

Është detyrë e të gjithë shqiptarëve – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë – të qëndrojnë të bashkuar, të reagojnë dhe të demaskojnë këta kundërshtarë të identitetit tonë. Historia nuk do t’i falë ata që tentojnë të shkatërrojnë krenarinë kombëtare. Ata që luftojnë për vlerat dhe figurat tona, që ruajnë gjuhën, flamurin dhe historinë, janë trashëgimtarët e denjë të Shqipërisë natyrore .

  1. Sulm dhe Mbrojtje e Flamurit Shqiptar
    Flamuri shqiptar nuk është thjesht një simbol; ai përfaqëson identitetin, hëistorinë dhe sakrificat e popullit tonë.
    • Ai është ngritur me gjak dhe vuajtje të panumërta, duke qëndruar si shenjë krenarie për breza të tërë.
    • Është mbrojtur përmes sakrificës dhe burgjeve të mijëra shqiptarëve, që luftuan për liri dhe dinjitet kombëtar.
    • Sot, flamuri valëvitet me nder edhe në skenën ndërkombëtare, përfshirë institucionet si OKB, duke dëshmuar prezencën dhe rëndësinë e shqiptarëve në botë.

Olsi Jazexhi, nuk ndalet me propagandat e tij të përhershme antishqiptare-islamiste…Këtu shihet duke i pozuar “tre grishtrinjt” serbomëdhenjt për betejën e shpifur serbe të Fushë Kosovës, tek përmendorja (po ashtu e shpifur) e kësaj beteje në Gazimestan të Prishtinës.

Gazeta “Impakt”, peremes  Olsi Jazexhiut dhe hoxhë Rexhep Elezajt dhe anëtarët e tyre  e përdhosin e djegin madje se pranojnë si të tyre !?…

Askush nuk ka të drejtë ta fyejë, ta relativizojë apo ta përdhosë. Veçanërisht ideologjitë e huaja, si rryma e islamizmit politik, tentojnë të nënshtrojnë shoqërinë shqiptare, duke minuar simbolikat kombëtare dhe duke përdorur fenë për qëllime ideologjike. Flamuri shqiptar nuk digjet, nuk përçohet dhe nuk përjashtohet nga askush – ai është detyrë morale dhe krenari e çdo shqiptari.

  1. Emancipimi i femrës shqiptare – Kontribut real përballë ideologjisë së errësirës
  • Kam kontribuar ndër vite me shkrime, takime publike, mbledhje dhe organizime konkrete në mbështetje të emancipimit të femrës shqiptare. Këto nuk janë deklarata boshe, por fakte të dokumentuara dhe të dëshmuara publikisht.
  • Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i qartë:
    • femra shqiptare duhet të jetë e lirë,
    • e arsimuar,
    • e përfshirë në jetën publike,
    • dhe shtyllë aktive e zhvillimit shoqëror e kombëtar.
  • Në anën tjetër, ideologjia që përfaqësojnë kundërshtarët e mi – Gazeta “Impakt”, Olsi Jazexhiu, Rexhep Elezaj dhe grupet e tyre të fundamentalizmit islamik politik – ka kryer veprime të rrezikshme dhe antikombëtare, për të cilat disponojmë fakte dhe dëshmi të bollshme. Këto përfshijnë:
  • • sulme dhe kërcënime ndaj institucioneve shtetërore,
    • helmim të burimeve ujore,
    • akte vandalizmi, përfshirë shkatërrimin e busteve të figurave kombëtare,
    • pjesëmarrje në konflikte në Siri, Irak, Iran dhe Azinë e Jugut,
    • vrasje të ushtarëve amerikanë në Frankfurt.
  • Dëshmitë tregojnë qartë se shumë anëtarë të kësaj organizate sot ndodhen në burgje në Kosovë si spiunë të UDB-së serbe, duke shndërruar qendrat universitare në terrene të ndikimit të islamizmit politik, përmes individëve si Milazim Krasniqi dhe të tjerë. Këto organizata te ngjashme nepër botë janë shpallur zyrtarisht terroriste nga autoritetet ndërkombëtare.
  • Ideologjia e tyre promovon mbulim, izolim dhe ndëshkim të gruas, duke e parë femrën si objekt kontrolli dhe jo si qenie të lirë. Synimi është kthimi i shoqërisë shqiptare në kohë të errëta. Kjo nuk është vlerë shqiptare.
  • Kjo ideologji e importuar ka prodhuar gjithkund:
    • represion,
    • dhunë shoqërore,
    • dhe përplasje të brendshme.
  • Shembujt janë të dukshëm edhe sot në Lindjen e Mesme, ku popujt përballen me pasoja të thella nga islamizmi politik.
  • Ne mbrojmë:
    • femrën e lirë,
    • të arsimuar,
    • të barabartë,
    • pjesë aktive të jetës publike dhe shtetërore.
  • Ideologjia që na sulmon promovon izolim, nënshtrim dhe regres shoqëror. Është një instrument politik dhe ideologjik, që synon të imponojë një vizion të huaj mbi hapësirën publike dhe jetën e përditshme të shqiptarëve, duke minuar hapësirat laike dhe kombëtare dhe duke i lënë qytetarët të ekspozuar ndaj ndikimeve të huaja që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë.
  • Në këtë mënyrë, islamizimi i hapësirës publike paraqet një sfidë të drejtpërdrejtë për shtetin, komunitetin dhe identitetin kombëtar shqiptar, duke vendosur prioritet fetar mbi prioritetet kombëtare dhe sociale në vendet ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe edukojnë brezin e ri.
  1. Indoktrinimi i fëmijëve – vija e kuqe

Është e papranueshme dhe e dëmshme që:

  • fëmijëve t’u imponohet ideologji fetare para fillimit të shkollimit,
  • objektet fetare të shndërrohen në qendra politike dhe ideologjike, ku fëmijët të ekspozohen ndaj përmbajtjeve që nuk janë pjesë e kulturës dhe traditës shqiptare.

Shumë herë, fëmija shqiptar diskriminohet nga këto imponime: prindërit, nën presion ose nga bindje personale, e dërgojnë fëmijën në xhami ose qendra fetare, madje në raste edhe me dhunë ose presion të tepruar, duke i mohuar të drejtën e tij për arsimim laik, dijen kombëtare dhe zhvillim të lirë.

Fëmija shqiptar i përket:
shkollës, dijes, shkencës dhe kulturës kombëtare, dhe askush nuk ka të drejtë ta përdorë për interesa ideologjike të imponuara.

Këto praktika janë të papranueshme dhe të dëmshme për brezin e ri, sepse krijojnë përçarje, ndarje sociale dhe ndikim ideologjik mbi personalitetin e fëmijëve, duke cenuar hapësirën e tyre për mësim të lirë, zhvillim dhe bashkëjetesë të shëndetshme.

  1. Islamizimi i Hapësirës Publike

Ndërtimi masiv i objekteve fetare, veçanërisht i xhamive, në hyrje dhe dalje të qyteteve, në zona strategjike dhe në hapësira natyrore, nuk është thjesht akt devocioni, por një projekt ideologjik me qëllim pushtimi kulturor dhe shoqëror.

Strategjia e ndërtimit të këtyre xhamive është e qartë: ato ngulfatin shtetin dhe hapësirën publike shqiptare, duke krijuar një dominim simbolik dhe vizual të ideologjive të huaja në vendin tonë. Xhamitë nuk vendosen thjesht për nevojat fetare të komunitetit, por në vende frekuentale, ku përqendrohet populli, duke e bërë prezencën e tyre të padiskutueshme dhe të dukshme në jetën e përditshme.

Në Kosovë nuk ka lagje pa xhami, ndërkohë që populli ka nevojë për hapësira shëndetësore dhe arsimore: për shkolla, çerdhe dhe objekte për zhvillimin e fëmijëve. Ndërkohë që shteti investon në ndërtimin e objekteve fetare me strategji politike, nevojat reale të qytetarëve shqiptarë shpesh mbeten të pazgjidhura, duke i lënë fëmijët pa infrastrukturë për edukim dhe zhvillim.

Xhamia e Prishtinës që është duke u ndërtuar, për të cilën nga taksapaguesit e Republikës së Turqisë i kanë ndarë 52 milionë euro…Si dhe pse një shtet i huaj ndërton kësi objekti me këso përmase në një vend tjetër…?! Sigurisht jo për gjë tjetër, por vetëm për ta krijuar ndikimin e vet ideologjik-islamik – turkomadh ndër shqiptarët…!

Kjo situatë tregon qartë se ndërtimi i xhamive nuk është çështje thjesht besimi, por instrument politik dhe ideologjik. Ai shërben për të imponuar një vizion të huaj mbi hapësirën publike dhe jetën e përditshme të shqiptarëve, duke minuar hapësirat laike dhe kombëtare dhe duke i lënë qytetarët të ekspozuar ndaj ndikimeve që nuk janë pjesë e traditës dhe kulturës tonë.

Në këtë mënyrë, islamizimi i hapësirës publike bëhet sfidë për shtetin, për komunitetin dhe për identitetin kombëtar shqiptar, duke vendosur prioritet fetar mbi prioritetet kombëtare dhe sociale, në vendet ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe edukojnë brezin e ri.

  1. Kontributi im kombëtar, kulturor dhe humanitar

Jam piktor, autor i veprave artistike të krijuara për kombin tim, që pasqyrojnë historinë, dhimbjen, rezistencën dhe dinjitetin shqiptar.
Kam shkruar poezi dhe mijëra artikuj kushtuar vlerave kombëtare, kulturës, historisë dhe identitetit të popullit shqiptar, duke kontribuar realisht në ndërgjegjen kulturore dhe kombëtare.

Veprimtaria ime është e dokumentuar dhe e matshme:

  • ndihmë për të varfrit dhe shtresat në nevojë,
  • mbështetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve,
  • ndihmë për shkolla dhe spitale në Kosovë,
  • angazhim i vazhdueshëm në kauza kombëtare, kulturore dhe humanitare.

Ndërsa ata që më sulmojnë:

  • nuk njihen për asnjë kontribut konkret kombëtar,
  • merren me indoktrinim ideologjik,
  • prodhojnë përçarje, urrejtje dhe propagandë antikombëtare,
  • dhe e reduktojnë hapësirën publike shqiptare në narrativa të huaja për traditën dhe kulturën tonë.

Nëse opinionit publik do t’i jepej mundësia e një vlerësimi të lirë dhe të hapur, do të ishte e qartë se kontributi për kombin nuk matet me slogane ideologjike, por me vepra, sakrificë dhe shërbim ndaj shoqërisë.

Ne nuk refuzojmë besimin e askujt.
Por nuk pranojmë që në emër të ideologjive të huaja të mohohet identiteti shqiptar, të përçmohen traditat tona dhe të imponohet një model që e kthen shqiptarin kundër historisë, kulturës dhe vetvetes.

Shqiptarët kanë bashkëjetuar me besime të ndryshme, por kanë pasur gjithmonë një identitet të përbashkët kombëtar.
Dhe ky identitet nuk do të zëvendësohet me propagandë.

  1. Pavarësia e Kosovës dhe shtetësia shqiptare

Kam mbështetur publikisht, pa hezitim dhe pa ekuivok:

  • pavarësinë e Kosovës si shtet sovran dhe të pandashëm,
  • shtetin shqiptar dhe institucionet e tij legjitime,
  • orientimin euro-perëndimor të shqiptarëve si zgjedhje historike dhe strategjike.

Në të kundërtën, Olsi Jazexhiu dhe Rexhep Elezaj:

  • mohojnë ose relativizojnë pavarësinë e Kosovës,
  • përdorin gjuhë përçmuese ndaj shtetit shqiptar dhe simboleve të tij,
  • promovojnë narrativa dhe ndikime të huaja politike e ideologjike mbi trojet shqiptare.

Këto qëndrime nuk janë mendime alternative, por qëndrime të rrezikshme antishtetërore, që bien ndesh me interesin kombëtar shqiptar, me rendin kushtetues dhe me sakrificën historike për liri dhe shtetësi.

  1. Shpifje dhe etiketim i rremë

Deklaroj qartë dhe pa asnjë ekuivok:

  • Nuk jam anëtar i Lëvizjes së Deçanit.
  • Nuk përfaqësoj dhe nuk kam përfaqësuar kurrë asnjë projekt fetar apo ideologji religjioze.

Jam dhe kam qenë gjithmonë:

  • veprimtar kombëtar shqiptar,
  • anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve,
  • mbrojtës i shtetit laik, rendit kushtetues dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Çdo përpjekje për të më lidhur me projekte fetare ose agjenda të huaja është shpifje e qëllimshme dhe manipulim publik, me synim diskreditimin e qëndrimeve të mia kombëtare.

  1. Federata e Arbërit – vizion kombëtar

Jam pjesë e Federatës së Arbërit, një platformë me orientim të qartë kombëtar, e ndërtuar mbi parime historike, kulturore dhe shtetformuese shqiptare.

Federata e Arbërit synon:

  • bashkimin kombëtar të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre historike,
  • ndërtimin e një shteti të fortë, sovran dhe funksional shqiptar,
  • bashkëpunim ndërkombëtar pa nënshtrim dhe pa humbje të sovranitetit kombëtar.

Kjo platformë nuk ka karakter fetar, sektar apo ideologjik të huaj, por përfaqëson një vizion kombëtar shqiptar, laik dhe evropian, të mbështetur në identitet, histori dhe dinjitet.

  1. Thirrje publike

I bëjmë thirrje të hapur dhe të drejtpërdrejtë të gjitha institucioneve kombëtare shqiptare, akademive shkencore, elitës intelektuale, shoqatave kulturore dhe veprimtarëve të përgjegjshëm që të mos heshtin përballë propagandës antishqiptare dhe islamizmit politik.

Heshtja në momente kyçe historike nuk është neutralitet – është bashkëpërgjegjësi.

U bëjmë thirrje:

  • Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,
  • Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
  • Institucioneve arsimore dhe kulturore shqiptare,
  • Shoqatave dhe lëvizjeve kombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë,

që të mbajnë qëndrim publik, të argumentuar dhe të qartë kundër çdo përpjekjeje për:

  • deformimin e historisë shqiptare,
  • mohimin e shtetit dhe simboleve kombëtare,
  • instrumentalizimin politik të fesë,
  • dhe përçarjen e qëllimshme të shqiptarëve.

Kjo nuk është thirrje për konflikt, por thirrje për përgjegjësi kombëtare.
Koha kërkon qëndrime të qarta, zë të fortë dhe mbrojtje të identitetit shqiptar.

Për imamin Mazllam Mazllami flamuri kombëtar është “vetëm një leckë”…!

  1. Shkatërrimi i familjes shqiptare: normalizimi i martesave brenda gjakut dhe prishja e strukturës shoqërore

Një nga rreziqet më të mëdha dhe më të heshtura që sjell islamizmi politik në shoqërinë shqiptare është shkatërrimi i institucionit të familjes shqiptare, duke tentuar të normalizojë praktika të huaja, regresive dhe të dëmshme për shëndetin moral, social dhe biologjik të kombit.

Këto rryma përpiqen të legjitimojnë martesat brenda familjes së gjakut – mes kushërinjve të parë, vajzës së dajës, tezes, xhaxhait – duke e paraqitur këtë si “traditë fetare”. Kjo nuk ka qenë kurrë traditë shqiptare, por një praktikë orientale e huaj për kulturën, zakonet dhe kodin moral shqiptar.

Familja shqiptare historikisht është ndërtuar mbi:

  • Ndalimin e martesave brenda gjakut,
  • Respektin për gjakun dhe fisin,
  • Zgjerimin e lidhjeve shoqërore dhe fisnore, jo mbylljen e tyre.

Imponimi i këtyre praktikave:

  • Krijon degjenerim shoqëror dhe biologjik,
  • Shndërron familjen nga një institucion vlerash në një dinasti turpi,
  • Rrit rrezikun e problemeve shëndetësore, psikologjike dhe sociale,
  • Izolon individin dhe familjen nga shoqëria e gjerë.

Kjo nuk është fe – kjo është deformim shoqëror i paketuar si fe.

Islami politik, në vend që të forcojë familjen, e:

  • Nënshtron gruan,
  • Izolon vajzën,
  • Kontrollon martesën,
  • Imponon bindje të verbër,
  • Shkatërron autonominë familjare.

Qëllimi i këtyre rrymave nuk është familja e shëndetshme shqiptare, por një familje të mbyllur, të frikësuar dhe të kontrolluar, më e lehtë për t’u manipuluar politikisht dhe ideologjikisht.

Ne, shqiptarët, nuk do ta lejojmë këtë regres.

Andaj, ne do të:

  • Mbrojmë familjen shqiptare si shtyllë e kombit,
  • Mbrojmë dinjitetin e martesës së lirë,
  • Mbrojmë të drejtën e vajzës dhe djalit shqiptar për të zgjedhur,
  • Refuzojmë çdo tentativë për ta kthyer familjen shqiptare në një model oriental të prapambetur.

Familja shqiptare është ndërtuar me sakrificë, jo me dogmë. Dhe ajo nuk do të shembet nga ideologji të importuara.

16. Rexhep Elezaj – hoxhë ideologjik: nga nxënës i ndihmuar në figurë përçarëse antikombëtare

Rexhep Elezaj, i cili sot vetëshpallet shkrimtar e publicist, dihet publikisht se në fillimet e tij është ndihmuar dhe formuar nga i ndjeri Ramiz Dermaku, i cili – me vullnet të mirë dhe ndjenjë përgjegjësie intelektuale – e ka mbështetur në redaktimin, rregullimin dhe strukturimin e shkrimeve të para.

Pa këtë ndihmë themelore, Rexhep Elezaj nuk do ta kishte as bazën minimale të shkrimit publik. Megjithatë, pavarësisht kësaj përkrahjeje, ai nuk ka shënuar asnjë përparim real intelektual; ka mbetur në të njëjtin nivel amator, pa zhvillim dhe pa thellim mendimi.

Për shkak të mungesës së disiplinës, mosmirënjohjes dhe mospërmbushjes së detyrimeve morale e profesionale, kjo marrëdhënie u ndërpre përfundimisht, duke nxjerrë në pah karakterin e vërtetë të Rexhep Elezajt .

Sot, Rexhep Elezaj nuk shfaqet si gazetar i formuar, por si hoxhë ideologjik, i ushqyer me mësime të importuara nga mejtepe të huaja arabe, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me traditën, historinë dhe kulturën shqiptare. Ai tenton të paraqitet si autoritet moral e kombëtar, ndërkohë që prodhon urrejtje, përçarje dhe shpifje, të mbështjella me gjuhë fetare dhe mllef personal.

Këto nuk janë debate idesh.
Këto janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit shqiptar.

Veçanërisht i rrezikshëm është mohimi dhe përçmimi i trashëgimisë shpirtërore shqiptare, përfshirë:

  • bektashizmin rilindas të vëllezërve Frashëri,
  • besimin e shqiptarëve të krishterë katolikë dhe ortodoksë,
  • bashkëjetesën tradicionale fetare shqiptare, e cila ka qenë shtyllë e unitetit kombëtar.

Në Maqedoninë e Veriut sot jetojnë mbi 300.000 shqiptarë ortodoksåe, shumicës së të cilëve iu imponua identiteti nga politika maqedonase në etnitet maqedonas!

Fetë ndër shqiptarë nuk janë faj i popullit, por pasojë e pushtimeve, ndarjeve dhe politikave të huaja që historikisht kanë synuar përçarjen dhe tjetërësimin tonë.

Pikërisht për këtë arsye, unë dhe shtresa intelektuale shqiptare nuk kemi shqiptarë të tepërt, pavarësisht besimit. Ne i duam dhe i mbrojmë të gjithë shqiptarët – me përjashtim të atyre individëve që, si Rexhep Elezaj, e përdorin fenë si mjet për të nxitur urrejtje, përçarje dhe ideologji antikombëtare.

Këta individë duhet kundërshtuar publikisht, demaskuar intelektualisht dhe izoluar nga hapësirat e ndikimit shoqëror, sepse historia e afërt na ka treguar qartë pasojat tragjike të propagandës së islamizmit politik:

  • qindra të rinj të rekrutuar për luftëra të huaja,
  • qindra fëmijë të mbetur pa prindër,
  • qindra gra të mbetura pa burra.

Kjo është përgjegjësi kombëtare, jo urrejtje personale.

 

Stema e “Vëllazërisë Myslimane”, frymëzueses së organizatave terroriste-islamike, fjalorin e së cilës e përdorin që nga paslufta në Kosovë edhe ata që nuk e dijnë se janë duke e përdorur…Kjo “vëllazëri” gjithëfetare është themeluar në Egjipt nga mësuesi reformator i islamit Hasan al Banna (në vitin 1928) dhe si organizatë shoveniste religjioze është e ndaluar edhe në Egjipt nga shteti egjiptian. SHBA e ka shpalluar organizatë terroriste para një kohe dhe tashmë u mbetet shteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, që ta anlizojnë hollësisht meremetimin dhe ndërtimin e xhamive prej të huajve, duke i shpalluar zero të gjitha këto investime religjioze që bëhen për ta shtuar numrin e turkomëdhenjve dhe islamistëve të tjerë në mbarë Gadishullin Ilirik dhe botë ku jetojnë shqiptarët. 

Otomanisti Olsi Jazexhi , në bisedë me gazetarin Mustafa Nano: Për mua sot është ditë zie! Do doja të jetoja në kohën e Perandorisë Osmane . 

(E ka fjalën për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912).

17. Olsi Jazexhiu – Figurë Antikombëtare dhe Përçarëse nder popullin shqiptar

Edhe Olsi Jazexhiu, përmes qëndrimeve dhe veprimeve të tij publike, është shndërruar në një figurë thellësisht antikombëtare dhe provokuese. Ai ka mohuar hapur shtetin shqiptar, nuk e njeh flamurin kombëtar dhe, në vend të identitetit shqiptar, thirret vazhdimisht në Perandorinë Osmane, duke relativizuar pushtimin dhe duke fyer sakrificat historike të shqiptarëve.

Përmes deklarimeve dhe gjesteve provokuese – përfshirë simbolika që interpretohen si mbështetje për narrativa serbe dhe greke – ai ka prodhuar urrejtje, përçarje dhe tension të qëllimshëm ndaj komunitetit shqiptar. Veprimet e tij nuk janë debat akademik, por propagandë politike e rrezikshme, që cenon unitetin kombëtar dhe dinjitetin e viktimave të historisë sonë.

Ky individ paraqitet si përçarës i pa vlerë në shoqërinë shqiptare, duke minuar bashkëjetesën fetare dhe identitetin kombëtar, përfshirë besimet e krishtera, ortodokse dhe Bektashizmin rilindas. Ai nuk kontribuon në ndërtimin e identitetit kombëtar, por tenton ta fragmentojë atë për interesa të huaja.

Për këtë arsye, veprimtaria e tij meriton shqyrtim serioz institucional dhe reagim publik, për të vlerësuar dimensionin e nxitjes së urrejtjes, propagandës armiqësore dhe kërcënimeve ndaj unitetit kombëtar. Shqiptarët nuk mund të lejojnë individë të tillë të përçajnë dhe të poshtërojnë kombin, ndërkohë që historikisht kanë mbrojtur bashkëjetesën dhe identitetin e tyre.

18.Përfundim dhe thirrje për përgjegjësi kombëtare

Shpifjet nuk na ndalin.
Etiketimet nuk na frikësojnë.
E vërteta nuk fshihet.

Ne jemi:
• zë i kombit shqiptar,
• mbrojtës të identitetit kombëtar,
• kundërshtarë të çdo ideologjie antishqiptare.

Unë, Asllan Dibrani – Luani, bëj thirrje të gjithë atyre që kanë vepruar kundër vlerave kombëtare dhe interesit të popullit shqiptar, përfshirë Rexhep Elezajn dhe Olsi Jazexhiun:

Nuk është vonë për t’u ndërgjegjësuar.
Është koha për t’u kthyer në shërbim të kombit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Veprimet tuaja duhet të reflektojnë përgjegjësi, ndershmëri dhe respekt për historinë dhe identitetin tonë.

Bëhuni shërbëtorë të popullit, mbështetës të së drejtës dhe të së vërtetës.
Hiqni dorë nga çdo veprim që minon unitetin, zhvillimin dhe dinjitetin shqiptar.
Reflektimi dhe ndërgjegjësimi janë rruga drejt një të ardhmeje të drejtë për kombin tonë.

Luan – Asllan Dibrani 
Prishtinë – Gjermani

Protestat në Iran, dita e 29: Çmimi i fesë së paqes matet me kufoma

0

Despotenes «Hall of Fame». Illustrimi: ChatGPT

Arnt Jensvoll / Document.no

Serielogo Opprør i Iran 2025-26

Kryengritja në Iran 2025 – 26

Demonstratat në Iran nuk filluan si një kryengritje ideologjike. Ato filluan si reagime të tregut ndaj mungesës. Buka dhe karburanti u bënë të papërballueshëm. Rial-i arriti një nivel historikisht të ulët. Qytetarët mund të shihnin se burimet ekzistonin, por po shpërndaheshin për korrupsion, raketa, përfaqësues dhe monumente të kota për nder të regjimit dhe burrave të tij.

Lufta e shkurtër midis Iranit dhe Izraelit në qershor 2025 rriti presionin mbi regjimin. Një konflikt dymujor nuk shkatërroi forcat ushtarake të Iranit, por shteroi rezervat. Miliarda u investuan në rindërtimin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimin me raketa. Kapitali u nxorr jashtë vendit. Besimi kolapsoi. Duke financuar Hamas-in dhe Hizbollah-un ndërkohë që qeveria shkurtoi subsidiet për bukën, regjimi islamik zbuloi prioritetet dhe vlerat e tij.

Numri i të vdekurve flet vetë për veten e tij
Është e pamundur të veçosh të vërtetën nga gënjeshtrat, thashethemet nga dëshirat, njollosjen nga zbukurimi – në informacionin që del nga Irani. Është mirë ta keni parasysh, por diçka e dimë:

Regjimi ka fituar betejën për rrugët përmes përdorimit ekstrem të dhunës dhe izolimit digjital, por kriza nuk ka mbaruar: Ekonomia është duke rënë lirshëm, besimi te regjimi është zhdukur dhe ka shenja të ndarjes së brendshme. Protestat mund të shkaktohen përsëri nëse ndalohet izolimi i informacionit ose nëse ekonomia vazhdon rrënimin e saj. Rritja e forcës amerikane dhe mundësia për sulme ushtarake kundër regjimit janë reale, por luftë e hapur nuk ka ndërkohë që shkruhet kjo.

Demonstratat që figurativisht nisën për shkak se populli nuk kishte para për bukë, u zhvilluan shpejt në një luftë kundër gjithçkaje që përfaqëson regjimi. Cili ka qenë kostumi nuk matet vetëm me para, ne numërojmë trupa.

Pas thashethemeve mbi numrin e të vrarëve gjatë disa ditëve të fundit që është ngjitur deri në shifrën marramendëse prej 80,000, nuk ka më asgjë që të trondit. E fundit është se të burgosurit duhet të lirohen për shkak të mungesës së hapësirës. Kur lirohen, thuhet se atyre u injektohet një dozë e tepërt potasiumi, gjë që i vret pas disa ditësh lirie.

Amir Tsarfati, i cili zakonisht është shumë i besueshëm, është një nga disa burime për pretendimet mbi overdositë e potasiumit.

Para pak ditësh, numri i vdekjeve të llogaritura ka kaluar 2,500–3,000. Sot, burime si Time shkruajnë për 30,000 të vrarë, të tjerë përmendin shifra deri në 80,000. Pavarësisht se ku do të ndalet shifra përfundimtare, kjo i jep Khameneit dhe republikës së tij islame me mandat nga Allahu një vend respektues në sallën e famës së despotëve.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se nata e 8 janarit ishte më vdekjeprurësja në historinë e Republikës Islamike dhe një nga më vdekjeprurëset në botë të brezit të fundit. Regjimi vrau mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra. Ishte një masakër e një përmase që është e vështirë të imagjinohet. Amir Tsarfati
Heshtja vret
“Ajo që filloi më 8 janar nuk është më një ‘veprim i rëndë’ – është ngjarja më vdekjeprurëse në historinë e Republikës Islamike dhe një nga masakrat më të përqendruara në historinë moderne – dhe po zhvillohet në kohë reale.

Disa media minimizojnë mizoritë dhe riprodhojnë shifra të kontrolluara nga regjimi deri në 3900, por e vërteta që rrjedh është katastrofike:

Vlerësimet e brendshme nga burimet e regjistrit të popullsisë tregojnë se të paktën 45,000 identitete të regjistruara janë fshirë në më pak se 48 orë.
Gazetarë të respektuar konfirmojnë se midis 36,500 dhe 45,000 njerëz janë vrarë.

Kjo është një gjakderdhje që rivalizon pushtimin mongol. Më shumë iranianë janë masakruar në një javë sesa numri i përgjithshëm i hebrenjve të vrarë në rajon gjatë 150 viteve të fundit.

Nga Teherani në Shiraz, regjimi përdor mercenarë të huaj nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku për të bërë punën e pistë.

Isfahan: Protestuesit e arrestuar ekzekutohen në grupe sekrete – pa gjyq, pa avokat, pa lamtumirë. Vdekjet janë të prapambetura për të fshehur gjenocidin.
Në jug, dronët gjuajnë civilë në male dhe në det. Në Hamen, @NiohBerg raporton se vajzat po sulmohen pa mëshirë.
Raportet konfirmojnë se forcat e regjimit po hyjnë në spitale për t’u dhënë të plagosurve “goditjen e mëshirës”.

Mesazhet e dëshpëruara depërtojnë ndërprerjen dixhitale
“Në morg, ju mund të dëgjoni zëra – njerëz që bërtasin për ndihmë. Ata mbyllin njerëzit e gjallë në dhoma të ftohta. Ata i injektojnë për t’i vrarë ngadalë. Pse askush nuk na dëgjon? Bota është e qetë. OKB-ja hesht. Organizatat e të drejtave të njeriut heshtin.

Image

“Raportet nga mediat arabe dhe burimet online pretendojnë se Kina ka kryer transport ajror në shkallë të gjerë në Iran. Në vetëm 56 orë, rreth 16 avionë transporti ushtarak kinezë u ulën në Teheran me lloje të ndryshme pajisjesh ushtarake. Amir Tsarfati në Telegram

Dje përfshimë një mesazh nga llogaria Barron Trump – @TrumpBarron_Q. Kjo nuk është një llogari e vërtetë që i përket Barron Trump. Konsiderohet të ketë besueshmëri të ulët. Barron, djali tani i rritur i Donald Trump, nuk ka asnjë llogari zyrtare në Twitter. Ai ka qëndruar kryesisht larg mediave sociale.
– Frika nga lufta totale në Iran pasi media shtetërore thyen heshtjen e tyre për Khamenei.

Irani po përballet me një pikë kthese kritike pasi televizioni shtetëror sinjalizon një ndryshim në qëndrimin e liderit suprem, ndërsa njëkohësisht dëgjohen thirrjet për “luftë totale”. Kjo lëvizje e paprecedentë pasqyron ndarjet e brendshme në rritje, betejat për pushtet midis elitës dhe trazirat në rritje në popullatë.

Ndërsa tensioni rritet, e ardhmja e Republikës Islamike var në një fetë të hollë me pasoja të mundshme si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Thashetheme për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

– Raknet News raporton se Gardës Revolucionare po përgatitet të mbyllë Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportit, IRGC ka ndërtuar mijëra varka të mbushura me eksploziv, ka vendosur mina detare dhe ka përgatitur anije luftarake të armatosura me raketa për të mundësuar mbylljen e plotë të nyjes më të rëndësishme energjetike të botës.

– Zëdhënësi i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ebrahim Rezaei, ka paralajmëruar për luftë në Gjirin Persik në 24 orët e ardhshme.

Sipas Middle East 24, The Telegraph raporton se Putin thuhet se është i gatshëm të sakrifikojë Iranin.
Njerëzit gati për të rimarrë rrugët
– Një banor i Teheranit i tha i24News: «Protestuesit për momentin janë relativisht të qetë. Sapo SHBA të ndërmarrë veprime, ata do të kthehen në rrugë.»

“Besoni apo jo, moti në Shtetet e Bashkuara ka parandaluar dërgimin e disa sistemeve të mbrojtjes dhe raketave përgjuese në rajonin tonë. Kjo ka vonuar sulmin ndaj Iranit.

Duke filluar nga e marta, kur të gjitha fluturimet të kenë rifilluar dhe ndihma e planifikuar ushtarake të jetë plotësisht në vend, shfaqja mund të fillojë. Mos harroni se Presidenti Trump dëshiron një goditje të fortë dhe pa mëdyshje vendimtare. Për ta arritur këtë, radarët iranianë dhe sistemet e komunikimit duhet së pari të verbohen, armët e reja të fuqishme duhet të sillen për të tronditur dhe për të nxjerrë jashtë veprimit forcat në terren. Vetëm atëherë mund të niset një sulm masiv kundër atyre që janë përgjegjës për masakrat në Iran. Amir Tsarfati

“Iranianët po përpiqen të identifikojnë anëtarët e organizatës paraushtarake Basij që janë përfshirë në masakrën e mbi 40,000 protestuesve iranianë.

Një rast i identifikuar rishtazi është Sadegh Taheri, pronar i një kafeneje/restoranti të quajtur Limo në rrugën Taleghani në Saveh. Sipas dëshmitarëve dhe pamjeve video, ai u filmua duke përdorur armën e tij gjatë aksionit më 8 janar aksioni më 8 janar 2026. Ai thuhet se ka vrarë të paktën 30 protestues.

– Të shtunën, regjimi islamik hapi internetin me rreth 30 përqind lidhje. Ata u detyruan ta bënin këtë për shkak të interesave të tyre. Për shkak të kësaj, qindra video kanë ardhur përmes Telegramit.

Ne gjithmonë kemi ditur se çfarë është në gjendje të bëjë regjimi, por mizoria, brutaliteti dhe barbaria që po shoh tani, janë në një nivel krejt tjetër. Nuk janë vetëm milicitë e huaja nga Iraku dhe Afganistani që bëjnë punën e ndytë. Edhe forcat e sigurisë iraniane sulmojnë bashkëvendësit e tyre.

Trupat janë grumbulluar në çanta të zeza si plehrat në rrugët e qyteteve të mëdha. Po aq tronditëse është heshtja dhe pasiviteti i komunitetit ndërkombëtar.

Hitleri përpiqej të shfaroste hebrenjtë. Ajo që po dëshmojmë në kohë reale është një qeveri që përpiqet të shfarosë pjesën e popullsisë që nuk pajtohet me ta. Asgjë nuk mund t’i ndalojë ata.

Dëshmi nga Spitali Razavi, Mashhad
“Trupat vazhdojnë të hyjnë. Të gjithë ata janë të rinj. Pothuajse asnjë nuk mund të ringjallej. Të gjithë kishin lëndime në kokë ose zemër. Këto ishin ekzekutime, jo aksidente.

Ata të gjithë vinin nga pjesët më të varfra të qytetit. Këpucë të grisura. Rroba të veshura. Stomak bosh.

Ata nuk e njihnin politikën. Ata nuk dinin parulla. Ata nuk dinin emra.

Ata dolën në rrugë sepse nuk kishin ushqim. Në xhepat e tyre, ata mbanin gurë. Gurë kundër plumbave.

Një djalë 25-vjeçar, i gjakosur, i qetë, pëshpëriti para operacionit: “Unë jam një punëtor ndërtimi. Unë kam punuar që nga ora tetë e mëngjesit të sotëm. Nuk kam ngrënë asgjë. A keni një copë bukë?

Ai vdiq i uritur.

Dyshemeja e spitalit ishte aq e njomur me gjak sa çdo hap spërkatej i kuq. Jashtë, xhirimet ishin të vazhdueshme për tre orë. Brenda, kishte një det gjaku.

Për vite me radhë, ata kanë folur për vuajtjet larg. Atë natë ne dëshmuam me sytë tanë të padrejtësisë së vërtetë.

“Kushdo që të jesh, më dëgjo për hir të Zotit. Dje shkuam për të marrë trupin e dikujt që njihnim. Në morg, ju mund të dëgjoni qartë zëra – njerëz që bërtasin “ndihmë”. Ata i injektojnë ato. Ata vrasin shumë që mund të ishin shpëtuar. Masakra vazhdon.

Pse askush nuk na dëgjon? Situata është katastrofike. Nëse shpëtohen vetëm njëqind njerëz, ka njëqind familje që nuk do të mbeten në zi.

A e dini se çdo ditë ata vrasin njerëz që mund të ishin rikthyer në jetë – duke u bërë injeksione dhe duke i mbyllur në dhoma të ftohta? Nuk di më si të lutem, si të betohem, çfarë të them. Thjesht shikoni përreth jush – ata kryejnë krime. Nesër do të jetë motra juaj, vëllai juaj, familja juaj. Çdo sekondë, dikujt i merret jeta.

– Dr. Alireza Golchini është një kirurg që trajtoi protestuesit e plagosur. Për shkak se shpëtoi jetë, ai u arrestua dhe u dënua me vdekje. Tani rrezikon të ekzekutohet. Bëhu zëri i tij.

Amir Tsarfati me një lutje drejtuar Donald Trump në Telegram:

“President Trump, nuk ka më justifikime. Izraeli ju ka ofruar të dhëna të drejtpërdrejta nga spitalet në të gjithë Iranin ku agjentët tanë kanë regjistruar fshehurazi video. Provat janë tronditëse! Ekzekutimet nuk po vazhdojnë vetëm – ato janë nxituar. Vlerësimi i mëparshëm i 20,000 të vdekurve ishte konservator; Numri tani është rritur në pothuajse 80,000. Për çdo ditë që kalon, qindra të tjerë masakrohen. Shumica, nëse jo të gjithë, janë ose të plagosur ose të burgosur. Ata nuk do të kenë një gjykim të drejtë. Ata ekzekutohen dhe më pas raportohen të vdekur gjatë protestave dy javë më parë.

Kulla e Tim Shkupit, poezi nga Sak Muji

0
Sak Muji, Rugovë
___
Kulla e Tim Shkupit
Poezi
___
Mbi majë mali rri, si yll në errësirë,
Kulla e Tim Shkupit – flamur i lirisë së mirë;
Gur mbi gur u ngrite me besë e me gjak,
Rrënjë në këtë tokë, si shqiponjë në çdo prag.
*
Në muret e tua rreh zemra e historisë,
Flet çdo plagë guri për rrugën e lirisë;
Era kur të prek, s’të lë të heshtësh kurrë,
Se je zë i Atdheut, jo thjesht gur e mur.
*
Flamuri kuq e zi valëvitet mbi ballë,
Si diell mbi kështjellë, si betim në çdo mal;
Nga brezi në brez përcillet fjala “qëndro”,
Se kjo tokë ka rrënjë, dhe kurrë s’do të shkojë në harro.
*
O Kullë e Tim Shkupit, krenari e kësaj ane,
Në ty rri Shqipëria, si dritë që s’ndanë;
Të rinojmë sot me dritë, me nder e me besë,
Që të mbetesh përherë: atdhe, këngë, shpresë.
_______
smuji’26

Dita e kthimit të Shën Palit në apostull, është një thirrje për shndërrim të vërtetë

0


Don Fran Sopi, Pejë

Dita e Kthimit të Shën Palit Apostull është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të Kishës katolike, sepse përkujton një nga momentet më vendimtare të historisë së krishterimit. Shën Pali, i njohur më parë si Sauli i Tarzusë, ishte një njeri i vendosur dhe i apasionuar për Judaizmin.

Ai e përndiqte me çdo mjet të mundshëm komunitetin e parë të krishterëve, sepse e konsideronte atë një kërcënim për besimin dhe ligjin e tij. Por në rrugën e Damaskut, ai përjetoi një ndryshim të jashtëzakonshëm: ai takoi Zotin dhe u kthye nga përndjekësi më i ashpër në apostullin më të zjarrtë të Ungjillit. Ky moment nuk ishte vetëm një ndryshim i besimit, por një ndryshim i thellë i jetës dhe i identitetit të tij.

Shën Pali nuk ishte thjesht një njeri që ndryshoi besimin. Ai ishte një farizian i bindur, i edukuar në shkollën e Gamalielit, me një njohuri të thellë të Ligjit dhe me përkushtim të plotë ndaj Judaizmit. Për këtë arsye, ai e konsideronte krishterimin si një devijim të rrezikshëm. Ai ishte përndjekësi më i ashpër i komunitetit të parë të krishterëve, duke i arrestuar dhe dërguar në burg ata që besonin në Krishtin. Por në rrugën e Damaskut, ai u përball me një dritë dhe një zë që i ndryshuan jetën: “Saul, Saul, pse më përndjek?” (Veprat e Apostujve 9,4).

Kjo përvojë tregon se kthimi i Shën Palit nuk ishte një ndryshim i jashtëm, por një ndryshim i brendshëm. Sauli nuk u bë thjesht “krishter” që mbante disa parime të reja. Ai u bë një njeri i ri. Ai humbi identitetin e vjetër dhe mori një identitet të ri: ai u bë apostull i Krishtit. Në këtë mënyrë, kthimi i tij është një shembull i fuqishëm i asaj që Ungjilli e quan “rilindje”. Ai nuk ishte vetëm një ndryshim bindjeje, por një ringjallje shpirtërore.
Në këtë kontekst, Shën Pali na tregon se besimi i vërtetë nuk është një “zgjidhje e lehtë”. Ai nuk është një ndryshim i thjeshtë në mendime, por një përvojë që kërkon të gjithë njeriun. Ai kërkon të hyjë në thellësinë e identitetit tonë dhe të na bëjë “të tjerë”. Kjo është arsyeja pse ai mund të thotë më vonë me bindje: “Nuk jetoj më unë, por Krishti jeton në mua” (Galatasve 2,20). Kjo nuk është një frazë poetike, por një përshkrim i një realiteti të përjetuar: Krishti ka marrë vendin e vetvetes në jetën e tij.

Në Ditën e Kthimit të Shën Palit, është e rëndësishme të kuptojmë se kjo ngjarje është edhe një ftesë për të reflektuar mbi kuptimin e pagëzimit. Pagëzimi shpesh përjetohet si një moment i veçantë, por që pastaj nuk ndryshon shumë jetën e njeriut. Shën Pali na tregon se pagëzimi është një thirrje për shndërrim të vazhdueshëm. Nëse pagëzimi nuk shoqërohet me një ndryshim të brendshëm, ai mbetet vetëm një simbol pa ndikim në jetën reale.  Në Galatasve 2,20, Shën Pali shpjegon thelbin e pagëzimit: ai nuk jeton më, por Krishti jeton në të. Kjo do të thotë që pagëzimi nuk është vetëm një “ngjarje e jashtme”, por një hyrje në një jetë të re. Pagëzimi nuk duhet të jetë një “dokument” që na identifikon si të krishterë, por një ndryshim që na identifikon në mënyrë të vërtetë. Nëse një person mbetet i njëjti pas pagëzimit, atëherë ai nuk ka kuptuar thelbin e tij.

Ky mesazh është i rëndësishëm për kohën tonë. Në një botë ku identiteti shpesh reduktohet në etiketa, tituj dhe formate sociale, Shën Pali na thotë se identiteti i krishterë është një identitet i gjallë. Ai kërkon një ndryshim të vazhdueshëm. Ai kërkon që njeriu të mos mbajë vetëm një “tabelë” në mur, por një jetë që dëshmon se Krishti është i pranishëm brenda tij.

Një nga aspektet më të fuqishme të kthimit të Shën Palit është se ai përballet me errësirën e tij të brendshme. Shën Pali ishte një njeri me bindje të forta dhe me pasion të zjarrtë. Por ai ishte edhe i verbër në një farë mënyre: i verbër nga bindjet e tij, nga krenaria, nga urrejtja, nga bindja se ai po vepronte në emër të Zotit. Në rrugën e Damaskut, ai u përball me një dritë që i zbardhi sytë dhe me një zë që i shkundën bindjet. Kjo përvojë është simbolike për çdo njeri: shpesh errësira më e madhe nuk është mungesa e dritës, por verbëria e mendjes dhe e zemrës.

Kthimi i Shën Palit na mëson se Zoti nuk i largon njerëzit nga drita, por nga verbëria. Ai nuk i detyron, por i thërret. Ai nuk i shkatërron, por i ringjall. Në këtë mënyrë, kthimi i Shën Palit është një shembull i fuqisë së mëshirës hyjnore, e cila mund të kthejë edhe njeriun më të ashpër në një shërbëtor të dashurisë.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i kthimit të Shën Palit është ndryshimi i qëllimit të jetës së tij. Para kthimit, qëllimi i tij ishte të mbante “pastër” besimin dhe ligjin, duke luftuar çdo formë devijimi. Pas kthimit, qëllimi i tij bëhet përhapja e Ungjillit. Ai nuk humbet zellin, por e ndryshon objektin e tij. Zelli i tij i ashpër dhe i palëkundur transformohet në një zell të dashurisë. Ai nuk lufton më kundër njerëzve, por për njerëzit. Ai nuk dëshiron më të mbrojë një ide, por të shpëtojë njerëzit.
Kjo është një leksion i fuqishëm për çdo të pagëzuar. Shpesh, njerëzit e krishterë kanë një zell të madh, por ai mund të jetë i orientuar në mënyra të gabuara: në gjykim, në urrejtje, në fanatizëm, në krenari. Kthimi i Shën Palit na tregon se zelli duhet të drejtohet nga dashuria. Zelli pa dashuri mund të shndërrohet në urrejtje. Zelli pa dashuri mund të bëhet përndjekje. Zelli pa dashuri mund të bëhet një formë e re e verbërisë.

Dita e Kthimit të Shën Palit na fton të mendojmë se shndërrimi nuk është vetëm për të zgjedhurit apo për njerëzit e shenjtë. Ai është për të gjithë. Shën Pali ishte një njeri që kishte bërë shumë gabime. Ai kishte përndjekur komunitetin e krishterë dhe kishte bërë shumë dëm. Megjithatë, Zoti e zgjodhi atë dhe e përdori si një instrument të fuqishëm të Ungjillit. Kjo na tregon se askush nuk është i humbur. Askush nuk është jashtë mundësisë së shndërrimit.

Ky mesazh është i rëndësishëm në një botë ku shumë njerëz ndjehen të pafuqishëm për të ndryshuar. Njerëzit ndonjëherë mendojnë se gabimet e tyre janë të pafalshme, se historia e tyre është e përhershme, se errësira e tyre është e pakthyeshme. Por Shën Pali na mëson se Zoti mund të kthejë çdo errësirë në dritë. Zoti mund të shndërrojë çdo përndjekës në apostull, çdo njeri të mbyllur në një dëshmitar të guximshëm.

Një problem i kohës sonë është se pagëzimi shpesh shndërrohet në një “etiketë” sociale, një traditë familjare ose një pjesë e identitetit kulturore. Shumë njerëz janë pagëzuar, por nuk jetojnë si të krishterë. Ata mbajnë emrin, por jo jetën. Ata flasin për Zotin, por nuk e lejojnë Zotin të ndikojë në mënyrën e të jetuarit. Në këtë kontekst, Dita e Kthimit të Shën Palit është një thirrje për reflektim: a është pagëzimi ynë një realitet i gjallë apo një formë e zbrazët?
Shën Pali na kujton se pagëzimi është një hyrje në një jetë të re. Ai kërkon që ne të ndryshojmë. Ai kërkon që ne të bëhemi të tjerë. Ai kërkon që ne të lejojmë Krishtin të jetojë në ne. Nëse kjo nuk ndodh, pagëzimi mbetet i paplotë. Nëse ne nuk ndryshojmë, atëherë ne nuk jemi të pagëzuar në kuptimin e vërtetë.

Një nga mesazhet më të fuqishëm të Shën Palit është se shndërrimi nuk është një ngjarje e një dite. Ai është një proces i vazhdueshëm. Shën Pali nuk thotë: “Unë u shndërrova dhe mbaroi.” Ai thotë: “Unë nuk jetoj më unë.” Kjo është një deklaratë që kërkon përditshmëri. Kjo do të thotë se çdo ditë duhet të lejojmë që Krishti të jetojë në ne. Kjo do të thotë se çdo ditë duhet të kërkojmë shndërrim të ri. Kjo do të thotë se ne nuk mund të mbetemi të njëjtë, sepse Krishti që jeton në ne na ndryshon vazhdimisht.
Kjo është një thirrje e rëndësishme për jetën shpirtërore. Shumë njerëz mendojnë se shndërrimi ndodh vetëm një herë. Por Shën Pali na tregon se shndërrimi është një udhëtim. Ai kërkon që ne të jemi të gatshëm të ndryshojmë, të rritemi, të vritemi për egoizmin tonë dhe të ringjallemi në dashuri.

Dita e Kthimit të Shën Palit Apostull është një festë që na kujton se Zoti është gjithmonë në kërkim të njeriut. Ai nuk i harron asnjë prej nesh. Ai mund të shndërrojë errësirën në dritë, urrejtjen në dashuri, përndjekjen në shërbim. Shën Pali është dëshmi e kësaj: ai kaloi nga përndjekësi më i ashpër në apostullin më të guximshëm. Ai nuk ndryshoi vetëm besimin, por ndryshoi jetën e tij të tërë.
Mesazhi i kësaj dite-Kthimit të Shēn Palit është i qartë: Pagëzimi pa shndërrim të vetvetes nuk të çon askund. Pagëzimi pa ndryshim mbetet i zbrazët. Por pagëzimi i shoqëruar me shndërrim të brendshëm sjell fryt. Ai sjell një jetë të re. Ai sjell një identitet të ri. Ai sjell një dashuri të re. Ai sjell një thirrje të re: të jetojmë jo më për veten, por për Krishtin.
Dita e Kthimit të Shën Palit është një thirrje për të gjithë të pagëzuarit: të lejojmë Krishtin të jetojë në ne, të ndryshojmë, të ringjallemi dhe të jemi dëshmitarë të dashurisë së Zotit në botën tonë.

Më 25 janar 2026

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBELIN?! (11)  

Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi                           
 
Lexoni për herë të parë!
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
Kadare po kalonte një jetë krejt tjetër në Paris, (luksoze – IMH) nga ajo e Agollit në Tiranë, ( e mjerueshme – IMH)
Kadare më nuk ishte më shkrimtar i regjimit, por (në Paris)shkruante lirshëm…
Shoqëria franceze e konsideronin si njeri të tensionuar, si njeri jo të qetë, por edhe si njeri të fikësuar, i cili, kah ecte shiqonte shpatullat, ku ulej, ulej me shpinë kah muri!? Që nuk fliste në tel. gjëra të rëndësishme.
Një prej tyre, shkrimtari francez Dyrant, në shënimet e tija kishte shkruar se Kadare i kishte tregua se kishte marre një letër kercënuese, të pa emër, pa iniciale, të panënshkruar, në të cilën shkruante: “Nëse ti e merr Nobelin, bota do të dije se si atë e ke fituar!”
Unë pashë frikën në sytë e tij. Frikën se do t’e shkatërrohej imazhi i tij – kariera e tij, do të njolloset me akuza, të cilat nuk do të largohen kurrë plotësisht.
Në boten e artit, dyshimi është me i rëndësishëm se e vërteta!
Kush ia dërgoj atë letër?
A ishte nga Tirana,
A ishte nga Sigurimi,
A ishte nga një mik i Agollit?
Apo ishte nga Perëndimi, i cili nuk dëshironte që të shpërblehet një shkrimtar i  ardhur nga regjimi komunist!?
Në ndërkohë, Dritëro Agolli kalonte ditët e vështira në Tiranë. Shëndeti i dobësohej, edhe zemra po. Mjekët iu kishin folë familjarëve të tij – iu kishin thënë:
Ndoshta javë,
Ndoshta muaj
Ndoshta ditë,
Nuk dihet?!
*
Agolli ndjente gjendjen e vet. E dinte që nuk ka shërim, por shpresa e mbante dhe në ditët e fundit të jetës, mori fuqinë dhe filloj të shkruaj «Rrefimi im i fundit».
Dora i dridhej, por vazhdonte se shkruari…për kohën që ”po i mbaronte”,,,
Por nuk e mbaroi kurrë atë tekst, sepse dora i dridhej, sa s’mund ta mbante me dorë as stilografin, germat që i shkruante, ishin që pakjarta…!
Sipas fjalëve të vajzës se tij Donika Agolli – Starova, të thëna në interevistën e dhenë në vitin 2019-të – e që ajo intervistë nuk u transmetua kurrë, përshkak të presioneve nga pushteti i atëhershëm, ajo tha se babai i saj arriti t’i shkruaj vetëm 30 faqe tekst, derisa nuk i dridhej dora, por kurrë nuk e mabaroj «rrëfimin». Por më porositi që ato faqe t’ia djeg në zjarr, që askush të mos i dijë, dhe unë i dogja!» me lotë në sy, rrëfej Donika. I dogja se ai ishte «amaneti i tij i fundit»!
Por a bëri mirë Donika që i dogji?! Ndoshta prej atij ”Rrëfimi të fundit” do të ishte ”zbulua e vërteta” se çfarë ndodhur midis tij dhe Kadares për vite e dekada…!?
”Rrëfimi i fundit” (i papërfunduar) i Agollit, që, me porosinë e fundit te babait, e dogji vajza e tij Donika, nuk mbetet dokumenti i fundit.
                                                   (V i j o n )

Djali i aktorit legjendar Naim Frashëri, Anil Frashëri, ka reaguar ashpër pas intervistës së Reshat Arbanës

3

Djali i aktorit legjendar Naim Frashëri, Anil Frashëri, ka reaguar ashpër pas një interviste të Reshat Arbanës, të publikuar në faqen “Aktorët shqiptarë”, duke e akuzuar këtë të fundit për mospërmendje të figurave të mëdha të kinematografisë shqiptare.

Në reagimin e tij, Anil Frashëri shpreh indinjatën për faktin se Arbanës i përmend disa emra, por sipas tij, shmang me qëllim emra si Naim Frashëri, Sandër Prosi apo Pjetër Gjoka. “Si ka mundësi që ky aktor të zërë në gojë Gjon Karmen dhe Ndrek Lucën, por të mos përmendë kurrë Naim Frashërin, Sandër Prosit apo Pjetër Gjokën?

Madhështia e të tjerëve këtij i vret sytë. Këtë ka bërë edhe kur e kisha koleg në teatër”, shkruan ai. Më tej, Anil Frashëri e quan të turpshëm këtë qëndrim dhe e akuzon Arbanën për hipokrizi: “Sa për turp është për këtë aktor. Historikisht, që kur isha në teatër, nuk i përmendte. As Naimin, as Sandrin. Aq i vogël si njeri është.

Po kujt i plasi për sekretarin e partisë, që tani del i persekutuar.” Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Reshat Arbanës, i cili në intervistë kishte thënë se dikur arti shqiptar kishte emra të mëdhenj si Kadri Roshi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Gjon Karma dhe Ndrek Luca, ndërsa sot sipas tij dominojnë “banalitetet”.

Këto deklarata kanë ndezur polemika të forta në rrjet, duke hapur sërish debatin për figurat e mëdha të artit shqiptar dhe mënyrën se si ato përmenden – ose anashkalohen.