Kreu Blog Faqe 298

Islamikët predikojnë durim për të varfërit e fondet për ata që janë afër grykës së thesit me para!

1
Sak Muji, Dukaivë, Rugovë
___
RADIKALIZMI: FE PA ZOT, POLITIKË PA TRU DHE MORAL ME FATURË
___
Radikalizmi ka një talent të rrallë: arrin të flasë pa thënë asgjë dhe të thërrasë Zotin pa e njohur fare ligjin.
Ai nuk ka nevojë për dije, sepse i mjafton zhurma; nuk ka nevojë për argument, sepse ka parullën; dhe nuk ka nevojë për përgjegjësi, sepse gjithmonë gjen një “armik” për faj.
Në variantin islamik – por jo vetëm – radikalizmi shitet si devotshmëri e importuar, e ambalazhuar me fjalë arabe të shqiptuara keq, me theks politik dhe me ambicie pushteti.
Predikohet durimi për të varfrit, ndërsa fondet fluturojnë. Predikojnë durim për të varfërit e fondet për ata që janë afër grykës së thesit me para!
Flitet për ahiret, por llogaritë bëhen këtu.
Shpallet modestia, por ndërtohet madhështia ideologjike.
Ironia e madhe është se sa më shumë flitet për “rrezikun ndaj fesë”, aq më pak ka fe në atë zhurmë.
Ka vetëm frikë nga mendimi i lirë. Sepse radikalizmi nuk trembet nga blasfemia, por nga pyetja.
Pyetja është më e rrezikshme se çdo kritikë, sepse nuk ka nevojë për leje.
Radikalët kanë obsesion ndërtimin. Jo ndërtimin e njeriut, por të objekteve.
Betoni u duket më i rëndësishëm se arsimi, minarja më e lartë se ligji, simboli më i shenjtë se kushtetuta.
Sa më e dobët ideja, aq më e lartë kulla. Sa më i zbrazët mesazhi, aq më i madh kompleksi.
Dhe kur dikush guxon të pyesë: pse kaq shumë? kush paguan? pse tani? – përgjigjja është automatike: “islamofobi”, “armiq të fesë”, “tradhtarë”, “agjentë”.
Radikalizmi nuk njeh debat; njeh vetëm etiketë.
Sepse etiketimi është mënyra më e lirë për të shmangur mendimin.
Në anën tjetër të pasqyrës qëndron radikalizmi anti-islam: po aq i zhurmshëm, po aq i paditur, po aq i varur nga konflikti.
Dy palë që e urrejnë njëra-tjetrën publikisht, por bashkëpunojnë perfekt në prapaskenë, sepse pa njëra-tjetrën do të mbeteshin pa audiencë.
Janë si dy tregtarë frike që shesin të njëjtin produkt me etiketa të ndryshme.
Të dyja palët e kanë një problem të madh me shtetin ligjor.
Ligji u duket i ftohtë, sepse nuk njeh “të shenjtë politikë”.
Ligji nuk pyet sa i devotshëm je, por çfarë bën.
Dhe kjo i tmerron, sepse radikalizmi jeton vetëm aty ku përgjegjësia mungon.
Kur kërkohet ndalim mediash, kur kërkohet censurë, kur kërkohet heshtje “për hir të paqes”, kemi kaluar nga feja në autoritarizëm moral.
Kush kërkon të mbyllë gojën e tjetrit në emër të Zotit, nuk po e mbron Zotin – po e përdor si mburojë.
Portali DRINI nuk numëron besime, as përqindje, as ritë.
Nuk i intereson kush falet, si falet apo a falet fare.
Ajo që i intereson është kur feja shndërrohet në projekt politik, kur radikalizmi përpiqet të marrë statusin e normës dhe kur ligji trajtohet si pengesë.
Sepse kombi nuk humbet identitet nga besimi.
Identiteti humbet kur mendimi i lirë shpallet armik.
Radikalizmi, në thelb, nuk ka besim te Zoti. Ka besim vetëm te kontrolli.
Dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më shpejt do ta nxjerrim nga roli i rremë i moralistit dhe do ta trajtojmë si atë që është: problem shoqëror dhe ligjor, jo fetar.
Zoti nuk ka nevojë për zëdhënës agresivë.
Ligji, po.
Nga Sak muji
/d.v./

Për “Islamofobinë” që mbikqyret nga Turqia dhe për shumicën që sillet me psikologjinë e pakicës

1
Engjëll Guxha, Kanada
___
Askund në botë nuk gjen nji shembull kaq absurd sa ky i yni. Kanë ngritë nji të ashtuqujtun “Observator Kombëtar kundër Islamofobisë” në nji vend ku 93.49% e popullsisë identifikohet si muslimane. Kjo asht njëkohësisht për të qeshë dhe për të qajtë.
(Ky observator monitoron Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.)
Për të qeshë, sepse nji shumicë sillet me psikologjinë e pakicës.
Për të qajtë, sepse kjo shumicë harron nji fakt elementar… islamofobia ma e përhapun sot nuk vjen nga jashtë, por lind brenda vetë botës muslimane, pra hyn qartazi në radhët e intra-islamofobisë.
Ai rreth 3% i popullsisë që nuk identifikohet si musliman nuk ka as fobi, as obsesion. Thjesht nuk do me u marrë fare me atë çështje. As frikë, as urrejtje, indiferencë. Pikë. Në rastin ma të keq, ka diskutim apo kritikë teologjike, që nuk asht fobi, por mendim. Rasti im.
Ndërkohë, brenda atij 94% ekziston nji revoltë e thellë kundër vetë Islamit. Jo kundër njerëzve, por kundër teologjisë, doktrinës dhe ideologjisë. Kjo nuk asht urrejtje ndaj personit, por refuzim kritik i sistemit.
Le t’i marrim faktet:
Sipas statistikave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Kosovë ka rreth 830 xhami.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (2024), popullsia është afërsisht 1,588,566 banorë.
Kjo do të thotë:
1 xhami për çdo 1,915 banorë.
Hixhabi nuk ndalohet me ligj, por asht në diskrecion privat; therrja hallall nuk asht e ndalume, minaret nuk janë të ndalume, burka nuk asht e ndalume, predikimet anti-kombëtare nuk janë të ndalume, predikimet kunder krishterimit apo hebraizmit nuk janë të ndalume.
E paska islamofobi, a?
Prandaj, nëse do kishte minimum ndershmërie intelektuale, ky “institucion” do duhej me u qujt: Observatori Kombëtar Kundër Intra-Islamofobisë dhe me fillu me ba nji introspekcion.
E për ta vulos absurditetin, del ky observator me deklarata se “librat shkollorë të historisë janë problematikë”, se “Perandoria Osmane paska ardh e na paska shpërnda karamela, e na paska ndërru fenë me karamela”.
Dhe në 2023 ka dal nji artikull kundër këtyre budallakive që quhet “Pse Turqia sponsorizon një raport akademik të rremë mbi ‘islamofobinë’” dhe këta të observatorit duken që e gjejnë sponsorizimin nga Leopold Weiss Institute, i cili, sipas artikulltit të 2023, duket të jetë një organizatë nga qeveria Turke, e cila synon ta politizojë islamofobinë.
Këtë artikull do ta përkthej dhe do ta publikoj në www.viaveritatis.info
Për në anglisht mund ta gjeni në:
nga Soeren Kern

Neutralizimi Operativ i Hapësirës Veriore: Çmontimi i Pikave dhe Nënqendrave të Veprimit Armiqësor

0
Drizan Shala, ekspert i sigurisë
____
Neutralizimi Operativ i Hapësirës Veriore: Çmontimi i Pikave dhe Nënqendrave të Veprimit Armiqësor
Institucionet e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të stabilizojnë dhe të vendosin kontroll efektiv mbi hapësirat veriore të vendit, përmes neutralizimit të pikave dhe nënqendrave operative që më herët shërbenin si nyje funksionale për veprime të strukturuara ilegale. Ky proces është realizuar përmes veprimeve të koordinuara operative, inteligjente dhe ligjore, duke krijuar një realitet të ri të sigurisë në terren dhe duke kufizuar ndjeshëm aftësinë për manovrim të strukturave paralele.
Si rezultat, operatorëve dhe elementeve të lidhura me institucionet e sigurisë së Serbisë u është pamundësuar veprimi operacional në këtë territor, duke iu ndërprerë zinxhiri i komandës, logjistikës dhe mbështetjes lokale. Kjo arritje përbën një goditje strategjike ndaj kapaciteteve hibride destabilizuese dhe një sinjal të qartë se sovraniteti dhe rendi kushtetues i Kosovës nuk janë më të negociueshme në terren, por të mbrojtura në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme.

Po thuhet se deri në 30.000 mund të kenë vdekur në Iran, forcat detare amerikane po i afrohen Iranit

0

Forcat detare amerikane po afrohen te Irani, ku numri i të vdekurve po rritet. Mullahët duhet të frikësohen nga ajo që po vjen. Foto: AP /Bernat Armangue/ NTB

 

Deri në 30,000 njerëz mund të jenë vrarë brenda dy ditësh në Iran, thonë burime të paidentifikuara nga Ministria e Shëndetësisë për revistën Time.

Dy burime të larta në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë i thanë revistës Time se numri i të vrarëve mund të jetë shumë më i lartë se shifra zyrtare prej 3117, e shpallur më parë gjatë javës nga autoritetet iraniane.

Ata thonë se deri në 30,000 mund të jenë vrarë më 8 dhe 9 janar, kur protestat kundër regjimit në vend ishin në pikun e tyre më të lartë.

Kjo tregon një rritje dramatike të numrit të të vdekurve. Kaq shumë njerëz u vranë nga shërbimet e sigurisë iraniane të enjten dhe të premten saqë tejkaluan kapacitetin e shtetit për të trajtuar të vdekurit.

Depotet e qeseve të kufomeve ishin bosh, thuajse zyrtarët, dhe gjysmështretërit me 18 rrota zëvendësuan ambulancat.

Pra duhej përdorur gjysmështreta për të larguar të gjitha kufomat, nëse informacioni është i saktë. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, jeton në pasiguri, pasi SHBA po dërgon forca të mëdha detare në rajon, dhe duket për momentin se presidenti Trump nuk do të lejojë që diktatura islamiste të vazhdojë shtypjen ndaj qytetarëve të saj persianë.

Por Teherani gjithsesi është një sfidë më e madhe se Caracas.

Autoritetet në Iran nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha viktimat, raporton NTB.

Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA (Hrana), raportoi të shtunën se deri tani kanë verifikuar se 5,495 persona janë vrarë në valën e protestave. Organizata e të drejtave të njeriut Iran Human Rights (IHRNGO), e cila ka selinë kryesore në Oslo, deklaron se ka dokumentuar të paktën 3,428 vrasje.

Të dy grupet paralajmërojnë se numri real i të vrarëve mund të jetë shumë më i lartë.

Hrana thotë se tani po përpiqet të verifikojë edhe 17,031 vrasje të dyshuara.

Internet ende gjithashtu i fikur
Si interneti ashtu edhe linjat telefonike janë bllokuar, por disa iranianë kanë arritur të marrin akses falas në Starlink, i siguruar nga Elon Musk.

SHBA-ja ka kërcënuar disa herë Iranin me pasoja të rënda dhe sulme ndaj vendit nëse vrasin demonstrues.

Ditët e fundit, disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt Lindjes së Mesme për shkak të trazirave dhe rrezikut nga sulmet.

Trump tashmë ka paralajmëruar se Marina e SHBA-së është në rrugë, me anije-bërëse të mbushura me avionë luftarakë, Marinën e SHBA-së dhe me siguri një pjesë të forcave speciale nga Navy SEAL (SEAL Team 6, Devgru) dhe/ose Delta Force. Por Irani nuk është një detyrë e lehtë, kështu që do të jetë interesante të ndjekim zhvillimet gjatë ditëve në vijim.

Megjithatë, mullahët në Teheran jetojnë në mënyrë të pasigurt. Por kështu veprojnë edhe ata që demonstrojnë.

Det hevdes nå at opp mot 30.000 kan ha blitt drept i Iran

Dr. Vjosë Osmani, presidente brilante e pa konkurrencë

4

Presidentja e Republikës të Kosovës, Vjosë Osmani

Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
     Politikanët e Kosovës kanë pasur mundësinë ta ndryshojnë kapitullin kushtetues të zgjedhjes të Presidentit, nga vota aktuale e deputetëve, me votë të drejtpërdrejtë të popullit. Kishte mundësi ta bënin këtë, duke i bindur ndërkombëtarët se kjo nuk do të cenonte asnjë të drejtë të pakicave, pasi ato nuk kanë pretendime ta realizojnë zgjedhjen e presidentit nga radhët e tyre. Vërtet, Kosova është Republikë Parlamentare, por në Ballkan dhe Evropë ka shembuj të tillë, edhe pse kanë sistem parlamentar, presidenti zgjidhet edhe nga populli dhe jo nga Parlamenti.
     Mënyra e zgjedhjes të Presidentit nga deputetët, zakonisht, është pazar i pistë, korruptiv dhe i imponuar nga numrat e deputetëve, të cilët për mos pajtime politike, në çdo kohë mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje. Shembull të freskët kemi Kosovën tonë, opozita e së cilës, pa asnjë arsye objektive kërkon haraç konsensuesi, edhe pse nuk ka asnjë argument bindës, për ta dëshmuar se Presidentja aktuale është e patejkalueshme dhe përmbushë, madje në plotëni, të gjithë katalogun e parametrave, që kërkon vazhdimin e kryepostit shtetëror.
    Kushtëzimi i pajtimit të 80 deputetëve, për ta realizuar zgjedhjen e presidentit, nga 120 që ka gjithsejtë Kuvendi, është jo logjik dhe shumë shqetësues, aq më parë, kur kemi të bëjmë me shtete jo fort emancipuese, me mendësi provinciale ballkanike, të dalura nga sistemi komunist dhe shumë të vonuar në shtetësi dhe demokraci të brishtë. Andaj, vetëm zgjedhja e drejtpërdrejtë popullore referendumtare, do të ishte logjike dhe objektive.
     Organizimi i zgjedhjeve për presidentin e vendit, është një shpenzim dhe stërmundim për qytetarët. Dhe, megjithatë, kurrë nuk mund të jetë zgjedhje racionale, në raport me një votim gjithëpopullor. Në kushtet e polarizimeve aktuale partiake, është vështirë të realizohet zgjedhja e presidentit pa konsensues ndërpartiak, edhe pse partia fituese ka marrë tej 51 % të votave, që përkthehen në 57 deputetë, plus 10 deputetë të pakicave.
     Kosova ka një opozitë problematike. Për tre deputetë, sa kishte një partizë, kërkonte hiç më pak se postin e kryetarit të Kuvendit! Dy parti të tjera e ngritin “pazarin” në marrjen e postit të Presidentit. Përmendem vetëm rastet e dy posteve më të larta shtetërore, pa hyrë në kërkesat e ministrive, zëvendësministrave, drejtorive. Dhe, çfarë i mbetet pozitës me 57 deputetë?!
     Opozita e Kosovës e kishte parandjerë humbjen, në përballjen zgjedhore të 9 shkurtit 2025. Si ngushëllim ajo i referohej një palë zgjedhjeve të tjera, në rast të mospajtimit të zgjedhjes të Presidentit, në mars apo prill të vitit 2026. Përgjatë gjithë bllokadës 9 mujore, të opozitës destruktive, për pengimin e zgjedhjeve të institucioneve kuvendore dhe të Qeverisë, është lakuar emri i presidentes Vjosë Osmani. Dhe, gjithherë në kontekstin negativ. Ajo, krahas Kurtit, është etiketuar si “notere e Kurtit”, është sulmuar e denigruar, madje me fyerje e sharje kriminale dhe rrugaçerore! Kjo është përsëritur edhe në paraqitjet e saj brilante presidenciale vendore dhe ndërkombëtare.
     Shkëlqimi i presidentes, Vjosë Osmani- Sadriu, eklipësoi, errësoi, madje në grup, krerët e subjekteve politike. Rebelimi i saj brenda koalicionit LVV-Guxo  dhe Alternativa llogaritet të këtë qenë parimor. Si duket, ajo nuk u pajtua me sjelljet e pakujdesshme, për të mos thënë shpërfillëse, të Kurtit ndaj SHBA-së. Ndoshta edhe mungesa e konsultimit, për bisedat e Kurtit në Bruksel dhe Ohër? Sidoqoftë, shpërthimi publik, nuk ishte në standardin e fjalorit presidencial.
     Megjithatë, kjo kundërshti e hapur dëshmon se para interesit vetjak, është parimi, interesi i Kosovës. Kjo demanton, bindshëm, gojëkëqijtë, gjoja, për karrierizmin e Vjosë Osmanit. Sepse, po të kishte vetëm ndjesinë e karrierizmit, ajo do të heshte dhe rrugën për një mandat të dytë do ta kishte, pothuaj se, të siguruar. Kur qëllimet janë të mira, shton mundësinë e karrierës të suksesshme.
     Shkrimtari Gorki porositë se kurrë mos u prish me tjetrin me fund, sepse duhet lënë vend për pajtim një ditë. Albin Kurti, pa mëdyshje, është i zgjuar dhe dinë të heshtë, edhe atëherë kur provokohet me të drejtë apo pa të. Dhe, ashtu ndodhi. Vajtja e njëkohshme me Vjosën në Amerikë, takimet e ndara të bëra me personalitete të larta, deri në kupolën shtetërore, ishin domethënëse.
     Në takimin e Vjosë Osmanit me presidentin Trump, ai tha: “A e shihni këtë zonjë të ulur këtu, para meje? Ajo meriton gjithë respektin tonë, sepse punon dhe mbron Adheun e saj”. Këto fjalë unike, të thëna, ky vlerësim kulmor për presidenten e Kosovës, Vjosë Osmani, realisht, ishin shprehje e konsideratës edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ngaqë edhe ai të njëjtën gjë po e bënë. Binomi Vjosa-Albini, nismë e vazhdim, kanë qenë dhe mbetën në një linjë, në kundërshtinë e pazarxhinjëve të Kosovës: Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksander Vuçiqit, Grenellit, opozitës destruktive, të bashkuar njësh kundër pozitës kosovare.
     Presidentja Vjosë Osmani, mençurisht dhe çiltërisht, paraqiti kandidaturën për mandatin e dytë presidencial. Ajo iu drejtua klasës politike të Kosovës dhe shqiptarëve, në përgjithësi, deputetëve të Kuvendit, në veçanti, për ta votuar ate, sepse kanë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë, për rrugëtimin e mbarë të Kosovës. Në mes tjerash, kandidatja për presidente u tha deputetëve “të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtjen të interesave të qytetarëve”.
     Vjosë Osmani ka një sinqeritet dhe modesti prej malësoreje fisnike, edhe pse është profesoreshë Universiteti. Ajo ka dëshmuar forcë, qëndrueshmëri në rrugëtimin e saj politik. Në një rast ka sfiduar kundërshtarët, duke u shprehur se “nuk do të më largoni kaq lehtë!” Ndërsa tani e thotë më troç: “Më votoni, nëse jo, unë vazhdoj punën tjetër, idetë, nocionet i përballim në zgjedhje, qëndrimet, energjinë, besa edhe shumëçka tjetër”.
     Presidentja me këtë deklaratë është po aq shantazhuese, sa edhe Albini, kur kërcënoi opozitën në grup: “Ose votoni tani Glauk Konjufcën kryeministër, ose në zgjedhjet e dhjetorit do ta keni Qeverinë Kurti -3, me kryeministër Albin Kurtin”. Dhe, kështu po ndodhë!

Deklaratë zyrtare e Listës së Marrjes Demokratike të pushtetit nga Prizreni

0
Lis Bukuroca, Gjermani
____
Deklaratë zyrtare
____
Ne, deputetë që kemi marrë më shumë vota sesa na takonin, nga dashuria e madhe për atdheun, paqen dhe mirëqenien, njoftojmë formimin e fraksionit parlamentar, i cili më vonë do të regjistrohet si parti, me emrin:
Lista e Marrjes Demokratike (LMD), e cila deri më tani ka funksionuar si asociacion nën hije i politikanëve të ndershëm të opozitës.
Lista jonë synon legalizimin e marrjes (që në mënyrë poshtëruese quhet “vjedhje”) dhe përfaqësimin e politikanëve që tash e 25 vjet kanë garantuar stabilitet, përparim, pasurim, paqe, siguri dhe liri në marrje, pa ia kufizuar këtë të drejtë asnjë politikani të rëndësishëm.
Motoja jonë është: “Nëse ke kontribuar dje, marrja të lejohet sot dhe do të jetë legale. Legjitime. Mos u tut! Vepro!”
LMD përshëndet angazhimin e prokurorisë dhe thekson se marrja në pyetje e 109 komisionerëve shihet si interesim i madh për anëtarësim dhe pjesëmarrje aktive në jetën e Listës. Kosovës nuk i duhen prokurorë e gjykatës që luftojnë personalitetet e popullit tonë shumë të përvuajtur.
I ftojmë edhe gjykatësit dhe prokurorët t’i bashkëngjiten partisë sonë, e jo të veprojnë si deri tani, të shpërndarë. Vetëm bashkimi prodhon forcë aktive dhe efekt.
Thirrje për anëtarësim u drejtohet edhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pa këta të fundit, veprimtaria jonë për atdheun tonë shumë të dashur, Kosovën, mund të rrezikohet dhe penalizohet.
Meqë jemi shumë, na nevojiten edhe kryetari, edhe rregulli normativ.
Statuti i përkohshëm i LMD-së:
Neni 1:
Kuvendi i Listës përbëhet nga 109 komisionerë heroikë dhe fisnikë, të cilët, si autorë dhe dëshmitarë të drejtpërdrejtë të procesit zgjedhor, kanë të drejtë të propozojnë kryetarin e LMD-së, pesë nënkryetarë dhe tre kryetarë nderi, si kontribuues të dëshmuar në të kaluarën për shtetndërtim.
Funksioni i arkëtarit nuk parashihet, pasi kjo kompetencë u lejohet të gjithë anëtarëve të kryesisë, e cila do të përbëhet nga shtatë anëtarë.
Neni 2: Empatia:
Autoritet i fundit mbi votën është numëruesi. Vetëm atij i lejohet të ndihmojë analfabetët dhe t’ua korrigjojë votën destabilizuesve të atdheut: hajvanatit.
Neni 3:
Zhvendosja: Rishpërndarja e votës bëhet ekskluzivisht në shërbim të atdheut tonë.
Neni 4 Liria:
Ndalohet ndalimi i marrjes, pasi ajo përbën trashëgimi politike dhe praktikë tradicionale të stabilizuar. Politikani gëzon imunitet të plotë në këtë veprimtari fisnike dhe atdhetare.
Neni 5 Transparenca:
Transparenca garantohet përmes konsensusit të heshtur institucional, ku gjithçka dihet, por asgjë nuk hetohet.
Neni 6 Mirënjohja:
Çdo politikan që ka marrë, fiton statusin e veteranit, pasi marrja shoqërohet me trauma të dokumentuara: pagjumësi, drojë dhe çrregullime të tjera psikike.
Neni 7: Përndjekja
Përgjegjësia është kolektive dhe, si e tillë, nuk i takon askujt veç e veç. Ndalohen hetimet individuale, pasi cenojnë dinjitetin e politikanit që ka kontribuar dje ose‚ ‘flijohet‘ sot për atdheun tonë të shtrenjtë.
Neni 8 Presidenca:
LMD nuk do të pajtohet kurrë me zonjën Osmani si presidente, pasi kjo rrezikon stabilitetin dhe mund të nxisë një luftë qytetare. Ftohen edhe partitë e tjera që t’i bashkohen kësaj bindjeje, pasi refuzimi i saj përbën akt të lartë atdhedashurie.
(Kryetarja është e lidhur me Trumpin; Trumpi është njeri i Rusisë; kryetarja e mbështet Kurtin; Kurti është njeri i Serbisë; pavarësia është në rrezik.)
Kjo deklaratë hyn në fuqi menjëherë. Statuti do të plotësohet pas themelimit formal të partisë. Ftojmë edhe gazetarët, analistët dhe të pasurit e tjerë që ndihen të rrezikuar nga Vetingu apo nga Byroja Serbe për Sekuestrimin e Pasurisë të anëtarësohen zyrtarisht dhe të përkushtohen me dinjitet dhe pasion për ruajtjen e demokracisë, lirisë dhe moscenimin e dinjitetit të njeriut.
Të luftojmë me protesta, me mosbindje qytetare, me debate televizive, shkrime, statuse në Facebook dhe konferenca për shtyp kryeministrin dhe kryetaren, të cilët, sipas njohurive tona, i kanë shpallur luftë elitës politike dhe mediatike, pa e kuptuar se, pa këtë elitë, Kosova humb pavarësinë.
Nëse sot nuk e luftojmë, diktatura komuniste vjen.
Të veprojmë së bashku, jo të degdisur si deri tani, si bagëtia e bujqësia e Çajupit.
…
U miratua njëzëri, pa kundërshtime dhe pa procesverbal.
Në emër të Këshillit të Komisionerëve
Grupi Themelues i Listës së Marrjes Demokratike (LMD)
Kryetari i përkohshëm, anonim (shpallet me 31 janar)
[Vula e LMD-së, nuk është gati]
Selia, përballë Gjykatës Kushtetues, kati i parë
Prizren, 25 janar 2026

Agjenda 2010 ishte sakrifikim i socialdemokracisë për shpëtimin e Gjermanisë

1
Nga: Lirim Gashi, Prizren
___
Agjenda 2010 e kancelarit Gerhard Schröder ishte një paketë reformash që, në thelb, përfaqësonte një vetëvrasje ideologjike të socialdemokracisë – por njëkohësisht edhe shpëtimin ekonomik të shtetit gjerman.
Përmes shkurtimeve brutale, por sistematike në shtetin social, Gjermania e çmontoi me vetëdije komoditetin e vet social për ta ndërtuar një model të ri ekonomik jashtëzakonisht efikas.
Papunësia nuk u trajtua më si një tragjedi pasive sociale, por si një proces teknik që duhej menaxhuar: përmes arsimit, rikualifikimit dhe përshtatjes së vazhdueshme me tregun e punës.
Miti i “vendit të sigurt të punës” u zëvendësua me dogmën e fleksibilitetit – një koncept që tingëllon si modern dhe human, por që në realitet kërkoi sakrifica serioze personale dhe shoqërore.
Njëkohësisht, u krijua një sektor masiv me paga të ulëta, ku punonin rreth tre milionë njerëz, kryesisht punëtorë të huaj.
Këta ishin njerëz pa mbrojtje sindikale, pa kontrata të qëndrueshme, pa të drejta reale. Pra një fuqi e pambrojtur punëtore që mund të hidhej në rrugë në çdo moment.
Për këtë arsye, shumë gjermanë e quajtën këtë shtresë shoqërore ashtu siç ishte në të vërtetë: skllavëri moderne e shtetit neoliberal.
Por pikërisht falë këtij modeli shoqërisht të ashpër, por ekonomikisht efikas, Gjermania arriti të prodhonte produkte të nivelit më të lartë me çmime që konkurrenca nuk mund t’i ndiqte.
Në vitin 2008, ajo u bë kampione botërore e eksportit, duke i dëbuar edhe SHBA-të dhe ekonomitë më të mëdha të BE-së nga tregjet më të mëdha botërore.
Mirëpo, ndërsa pjesa tjetër e Evropës po fundosej gjatë krizës së viteve 2007–2008 në katastrofë financiare dhe në borxhe, Gjermania doli prej saj më e fortë, më e pasur dhe politikisht larg më dominuese.
Sepse solidaritetin e shndërroi në profit, ndërsa ndihmën në instrument pushteti.
Për këtë arsye, kancelari Schröder u shndërrua në figurë të urryer për bazën e vet politike. Ai u shpall tradhtar i idealeve socialdemokratike, “shok i kapitalit të madh”, ose edhe më saktë simbol i asaj që quhej tradhti e së majtës.
Por e vërteta historike është e pakëndshme për ideologët:
Schröder nuk po e shpëtonte partinë – ai po e shpëtonte shtetin.
Ai e sakrifikoi me vetëdije karrierën e tij politike dhe identitetin e SPD-së për ta parandaluar kolapsin ekonomik të Gjermanisë.
Pra ai zgjodhi shtetin përpara partisë.
Dhe këtu fillon epoka e paradoksit të Merkelit — një epokë ku Gjermania, pasi kishte fituar një avantazh historik falë racionalitetit brutal të Agjendës 2010, filloi të harrojë saktësisht arsyen pse ishte bërë e fortë.
Angela Merkel nuk e trashëgoi një shtet të dobët. Përkundrazi, ajo trashëgoi një makineri ekonomike thuajse perfekte, një industri shumë konkurruese, një pozitë hegjemonike brenda BE-së dhe një kapital politik që mund të ishte shndërruar në udhëheqje globale teknologjike.
Por këtu qëndron dështimi i saj — jo për mungesë inteligjence, por për mungesë vizioni strategjik afatgjatë.
Gabimi më fatal energjetik ishte dalja emocionale nga energjia bërthamore.
Vendimi për t’u larguar nga energjia bërthamore pas Fukushimës ishte politikisht populist, por strategjikisht naiv.
Gjermania hoqi dorë nga burimi më stabil, më i pastër dhe më i kontrollueshëm i energjisë, pa pasur ende një alternativë të qëndrueshme.
Energjinë e rinovueshme e shpalli si zëvendësim, por pa ndërtuar infrastrukturën industriale që do ta kishte bërë Gjermaninë udhëheqëse globale në këtë sektor.
Ajo u bë konsumator moral i teknologjive “të gjelbra”, por jo prodhuese hegjemoniale.
Në vend që të udhëhiqte botën në teknologjinë e baterive, ta
dominonte tregun e hidrogjenit, të
zhvillonte rrjete inteligjente të energjisë,
dhe të përparonte në makineri ekologjike industriale,
Gjermania u kufizua në subvencione të brendshme dhe retorikë ekologjike — duke ia lënë prodhimin real Kinës.
Gjermania kishte gjithçka:
industrinë më të avancuar automobilistike në botë,
kapitalin,
dijen teknologjike,
disiplinën industriale.
Por zgjodhi të mbrojë motorin me djegie shumë gjatë, në vend që ta sakrifikonte në kohë — ashtu siç Gerhard Schröder e kishte sakrifikuar SPD-në.
Rezultati:
Tesla u bë simbol i inovacionit.
Kina u bë fabrika globale e makinave elektrike.
Gjermania numëroi në vend, duke i ndjekur të tjerët pas.
Një vend që duhej të ishte arkitekti i mobilitetit të së ardhmes, u shndërrua në ruajtës të së kaluarës.
Në planin IT, dështimi ishte edhe më i rëndë.
Ndërsa SHBA-të e dominonin softuerin, platformat dhe inteligjencën artificiale.
Ndërsa Kina e dominonte harduerin, 5G-në dhe prodhimin masiv.
Dhe ndërsa Izraeli e dominonte sigurinë kibernetike dhe inovacionin ushtarak,
Gjermania mbeti peng i:
burokracisë analoge, i
frikës nga digjitalizimi,
dhe i një kulture politike që e sheh teknologjinë si rrezik, jo si armë gjeopolitike.
Mirëpo ekonomia industriale pa sovranitet digjital është një kolos me këmbë letre.
Nga ana tjetër vendimi për ta lidhur sigurinë energjetike të Gjermanisë me Rusinë ishte gabimi strategjik më i rëndë që nga Lufta e Ftohtë.
Nord Stream nuk ishte projekt ekonomik — ishte vetëdorëzim politik.
Gjermania financoi një regjim autoritar,
i dha Rusisë levë shantazhi,
dhe sakrifikoi autonominë strategjike evropiane për energji të lirë.
Kur shpërtheu lufta, u pa e vërteta brutale: ekonomia gjermane mbështetej në një iluzion stabiliteti rus.
Nga ana tjetër, pranimi i mbi një milion refugjatëve sirianë ishte një akt moral — por jo një projekt shtetëror i menduar deri në fund.
Pa kapacitete integruese të mjaftueshme, pa
një sistem arsimor të përshtatur dhe pa
një treg pune të përgatitur,
ky vendim krijoi:
tensione sociale,
polarizim politik,
dhe fuqizim të populizmit ekstrem të djathtë.
Humanizmi pa strukturë është naivitet politik.
Përfundimi i hidhur, Gerhard Schröder e forcoi Gjermaninë duke u bërë armik i partisë së vet.
Merkel e dobësoi Gjermaninë duke u bërë peng e konsensusit politik.
Njëri sakrifikoi ideologjinë për shtetin.
Tjetra sakrifikoi shtetin për qetësinë politike.
Historia nuk i gjykon liderët sipas qëllimeve të tyre, por sipas pasojave.
Nëse Agjenda 2010 ishte një ndërhyrje brutale, por shpëtimtare, epoka Merkel ishte një qetësi e rreme para erozionit të ngadaltë.
Dhe pikërisht këtu Gjermania rrezikon sot: jo nga mungesa e forcës, por nga mungesa e guximit për të sakrifikuar përsëri atë që duhet — para se të jetë vonë.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja që e zhvesh mjerimin politik ballkanik:
Cili politikan shqiptar do ta sakrifikonte ndonjëherë partinë e vet për të mirën e përgjithshme?
Asnjëri.
Sepse tek ne nuk ka politikë të ndërtuar mbi ideologji, por mbi mashtrim të përhershëm të paketuar me slogane partiake.
Nuk ka të majtë dhe të djathtë – ka vetëm klane.
Partitë tona nuk janë organizata politike, por korporata feudale që u shërbejnë interesave të rreth njëqind njerëzve në majë të hierarkisë.
Ideologjia e tyre nuk është drejtësia shoqërore, por grabitja e resurseve popullore dhe shtetërore.
Ekonomia e tyre nuk është zhvillimi, por vjedhja e buxhetit, doganave, tenderëve, privatizimeve dhe madje edhe e ndihmave humanitare.
Kjo nuk është politikë – ky është parazitizëm i organizuar mbi kurrizin e popullit dhe shtetit.

Shqiptar Shaljani i pergjigjet “Impaktit”, portalit antishqiptar – islamist

1
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
(Ahmet Musa)
___
**DEKLARATË PUBLIKE e Ahmet Musës (Shqiptar Shaljanit)
Në përgjigje të shpifjeve të Gazetës “Impakt”
Unë, Ahmet Musa – sot i njohur edhe si Shqiptar Shaljani, reagoj publikisht ndaj shkrimit të fundit të të ashtuquajturës Gazeta “Impakt”, një platformë që gjithnjë e më shumë po sillet jo si media, por si organ propagandistik i islamizmit politik dhe militantizmit ideologjik.
Ajo që “Impakt” publikon nuk është gazetari — është manifest i urrejtjes, paranojës dhe frikës nga mendimi i lirë.
Kur propaganda vishet si gazetë
Të më etiketojnë, të më shpifin dhe të më përfshijnë në lista demonizuese është dëshmi e dëshpërimit të tyre, jo e fajit tim.
Kur argumentet mungojnë, mbetet vetëm fyerja, insinuata dhe hysteria ideologjike.
“Impakt” nuk kundërshton ide — ajo kërkon armiq imagjinarë.
Nuk mbron besimin — ajo mbron pushtetin ideologjik mbi mendjen e njerëzve.
Nuk i shërben Islamit — ajo i shërben islamizmit politik, një ideologji që sot prodhon shtypje, frikë dhe terror nga Teherani deri kudo ku gjen terren.
Iranin nuk e shihni? Apo e admironi?
Ndërkohë që regjimi i Iranit shtyp gratë, burgos mendimin e lirë, ekzekuton protestues dhe sundon përmes frikës, “Impakt” sillet si avokate morale e së njëjtës frymë ideologjike.
Nëse kjo është “mbrojtje e besimit”, atëherë: — burgosja e fjalës së lirë qenka virtyt
— shtypja qenka moral
— terrori qenka devocion
Historia do ta gjykojë këtë frymë — dhe jo në favorin tuaj.
Ironia e madhe: predikues të moralit me gjuhë linçuese
Është pothuajse komike që një medium që pretendon të flasë për “etikë” përdor një gjuhë që do ta kishte zili edhe propaganda më primitive e regjimeve autoritare.
Ata flasin për “tradhti”, por tradhtia më e madhe është përdorimi i fesë për të justifikuar ndarjen, frikën dhe kontrollin e shoqërisë.
Ata flasin për “komb”, por punojnë për ta zëvendësuar identitetin kombëtar shqiptar me identitet sektar.
Nuk na frikësoni — vetëm e ekspozoni veten
Le ta kuptojë qartë “Impakt”:
As Ahmet Musa, as Shqiptar Shaljani, as aktivistët shqiptarë nuk do të intimidohen nga propaganda juaj.
Sa më shumë shpifni — aq më qartë e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë.
Sa më shumë ulëritni — aq më e dobët duket kauza juaj.
Sa më shumë etiketoni — aq më shumë dëshmoni se nuk keni as argumente, as integritet, as kredibilitet.
Problemi juaj nuk jam unë — problemi juaj është liria
Ju nuk keni frikë nga emri im i vjetër apo i ri.
Ju keni frikë nga mendimi i lirë, nga shqiptari që nuk nënshtrohet, nga qytetari që nuk i bindet asnjë ideologjie fetare politike.
Dhe kjo frikë është fundi juaj — jo fundi ynë.
Mesazh përfundimtar :
Feja nuk është pronë e ideologëve.
Gazetaria nuk është armë e ekstremizmit.
Dhe Shqiptarët nuk do të bëhen kurrë peng i asnjë projekti fanatik — fetar apo politik.
“Impakt” mund të vazhdojë me shpifje.
Ne do të vazhdojmë me dinjitet, qëndresë, ironi ndaj propagandës dhe besim në lirinë e mendimit.

Rrënja në borë, zjarri në gjak, reportazh i Sak Mujit nga Rugova

1

RRËNJA NË BORË, ZJARRI NË GJAK

Përshëndetje Portali DRINI, që ishte dhe mbetet i hapur për mua në çdo kohë— si një derë fjale e lirë, si një breg ku kujtesa, e vërteta dhe dinjiteti gjejnë strehë. Mirënjohje për hapësirën, për besimin dhe për vazhdimësinë, sepse fjala që nuk mbyllet, mbetet dëshmi. — Sak Muji (Kthim në vendlindje – rinia e vjedhur, jeta e ringritur)

Nga: Sak Muji , Rugovë

(Sylë Mujaj)

Në këtë bardhësi që s’ta fal asnjë filtër, kjo luginë ma njeh emrin pa ma thirrë. Bora e trashë si heshtja e viteve, dhe gjurmët—ah, gjurmët!—si rreshta të një ditari që e kam shkruar me këpucë, jo me laps. Këtu linda para 67 vitesh: midis maleve që s’i lëvizin as perandoritë, midis pishave që s’pyesin kush sundon sot, midis një shtëpie që rri si gur në fytin e erës dhe prapë s’e nxjerr zë. Në pamjen e parë, “kamera a sfera” më sheh prej lart— si sy i ftohtë, si kronikë pa zemër, që numëron vetëm minuta e sekonda… por s’mund t’i numërojë rrahjet e mia kur kthehem në këtë vend: këtu, ku edhe bora di me e mbajtë sekretin e mallit.

Në pamjen tjetër, një njeri qëndron në oborr— si pikë e zezë mbi një fletë të bardhë. Edhe koha i vë vulë: 2026-01-23, sikur me thënë: “Ja ku je prapë.” Po unë ia kthej: “Po, jam— por jo i njëjti.”

Sak Muji me gruan tek shtëpia në Dukaivë të Rugovës 

Se këtu filloi rinia ime dhe këtu m’u pre si degë e njomë: deri 22 vjeç e pastaj— ma vodhën rininë. M’i mbyllën dritaret me hekur, m’i lidhën ditët me numra, m’i zbehën pranverat me mure. Burgun e Nishit (1981–1990) e kam si gur në kraharor: nëntë vjet që s’i shkrin as dielli i korrikut, nëntë vjet që s’i shlyen as borat e Rugovës.

E pastaj, pas burgut, erdhën hijet që ecin pas shpine: ish-spiunë, udbashë— si hije të lodhura që s’dinë me jetu veç duke ndjekë. Por unë—unë e mësova një gjë: njeriu s’mundet me u kthye në hije, kur e mban një zjarr brenda.

Shtatori 1991: u nisa si plagë që kërkon ajër. Dhe Zvicra… Paradiso–Lugano, emër që tingëllon si premtim, por fillimisht ishte veç një frymëmarrje e re: një copë qetësi ku trupi s’dridhej më prej çelësash burgu. Aty, përtej ëndrrës, më priti nusja ime— si strehë e padukshme, si dritë që s’ka nevojë me u dukë shumë për me ta shpëtu jetën.

Dhjetë vjet pritje— dhjetë vjet si një epokë e vogël dashurie që s’e rrëzon dot asnjë regjim. Dhe pastaj erdhën “zogjtë” tanë— tre rrahje krahësh mbi liqenin e Luganos: Fjollë (1991) – e bardhë si kjo borë, po me ngrohtësi brenda, Vesë (1992) – e imët, e kthjellët, si mëngjes i ri, Bli (1994) – si erë që shtyn anijen përpara.

Sot, në këtë selfie nën qiell të kaltër, fytyra ime mban harta: rrudha si shtigje mali, flokë që i ka zbardhë koha, sy që s’janë dorëzu— se sytë e mi e kanë parë si duket ferri kur ka dryn, dhe si duket parajsa kur ka familje e një tryezë në diell.

E ja, në pamjen ku i ngrisim duart, unë e ajo—dy njerëz që i shpëtuan stuhive, me filxhanë të ngrohtë në mes, me borën përreth si dëshmi, me qeshjen si flamur të vogël që s’e rrëzon askush.

Shih videon:

(9) Facebook

O vendi im, ti s’je vetëm peizazh— ti je zemra që më rreh edhe kur jam larg.

Dhe po: ma vodhën rininë, po s’më vodhën dot rrënjën.

Më ndoqën, po s’më zunë dot shpirtin.

Më mbyllën, po s’e mbyllën dot këngën që më vlon brenda.

Se unë jam biri yt, me damarë bore e me gjak vullkanik, dhe kthehem gjithmonë— qoftë edhe veç me një shikim— për me të thënë: jam gjallë.

Dhe jeta ime, me gjithë plagë, u bë shtëpi, u bë dashni, u bë familje, u bë tri zogj që fluturojnë prej Luganos e prapë e njohin qiellin e këtij mali.

Epilog

– “Para 45 vitesh… eh” Para 45 vitesh… eh!

Sikur dje, e prapë sikur një jetë tjetër. Këtu, ku bora i mbulon gjurmët, po s’i mbulon dot betimet. Atëherë isha djalë— me krahë të padukshëm, me ëndrra që s’dinin ç’është dryni, me shokë që qeshnin fort se mendonim: “Bota s’na kap!”

E bota… t’paskan kapë disa duar të liga, me ligj në xhep e ligësi në sy, që dinin me burgosë rininë e me e quajtë “rregull”.

Ironi e pistë: ata që s’dinë me e ndërtu jetën, dinë veç me e prishë. Po ja ku jam sot: në të njëjtën tokë, me të njëjtin qiell, me një zemër që ka parë shumë dhe prapë s’e ka humbë dritën.

Më mbeti veç një kujtim—jo veç një: më mbeti një arkë e tërë kujtimesh, për fëmijët, për shokët, për ata që s’janë më, për ata që janë, për ata që u shpërndanë nëpër botë si fara nëpër erë— por që prapë, kur e thërret kjo tokë, e dinë ku e kanë rrënjën. Se ne ishim—dhe jemi— me tokën tonë.

(9) Facebook

(11) Facebook

Edhe sot.

Edhe kur na e morën rininë, s’na e morën dot emrin.

Edhe kur na ndoqën hijet, ne prapë ecëm në diell. Edhe kur na lanë plagë, ne i kthyem në këngë, në familje, në “zogj”, në frymë.

E jeta vazhdon… jo si falje— po si fitore e heshtur.

Si një dorë që i ledhaton malet dhe u thotë: “Unë s’u rrëzova.”

Dhe kur një ditë fëmijët t’i pyesin: “Babë, ç’ka mbeti prej asaj kohe?” u thuaj thjesht: Na mbeti toka. Na mbeti emri.

Na mbetëm ne.

Sak Muji

smuji’26

Jo protestë për ta djegë Shqipërinë

1

Gani I. Mehmeti 

SALI BERISHA, JO PROTESTË ME DJEGIE TË SHQIPËRISË !

Pas protestës së Partisë demokratike të Shqipërisë në Tiranë, më 24 janar 2025, me kryetar Sali Berisha. 

Në demokraci organizimi dhe mbajtja e demonstratave e protstave për çështje të ndryshme, është e lejueshme. Mirëpo, me kushte që këto të jenë paqësore. 

Një protestë, të thirrur paqësore për largimin nga pushteti i Edi Ramës u organizua e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u mbajt më 24 janar 2025. Mirëpo, edhe pse kjo ishte thirrur protestë paqësore, kaloi në protestë të dhunës dhe përmes mediave televizive, pamë duke u djegur Shqipëria nga gjuajtja e molotovit, për çka çoi deri te ndërhyrja e organeve të mbajtjes së rendit – policisë së shtetit. 

Ne që jetojmë jashtë Shqipërisë londineze, por që prej kur mbajmë mend, edhe si fëmijë, na rrah zemra për një Shqipëri të bashkaur në të gjitha trojet etnike me shqiptarë, djegien e Shqipërisë, në cilin do skaj të saj, nuk e pranojmë, pa marrë parasysh shkallën e pakënaqësisë së dikujt dhe pa marrë parasysh se kush është në pushtet.  

Ne kemi përcjellë nga larg vazhdimisht zhvillimet  brenda kësaj cope të Shqipërisë së cunguar që prej kur mbajmë mend, po, edhe në kohën e Enver Hoxhës e deri sot. 

Nëse kohën e Enverit kemi qenë të painformuar sa duhet për realitetin në Shqipëri, edhe ashtu, ne e donim si Nënën, duke menduar se edhe ajo Nënë po vuante për bijën e saj – Kosovën dhe pjesët tjera që gjendeshin e që janë edhe sot e kësaj dite jashtë saj. E, sa edhe kush ka vuajtur për njëra-tjetrën nuk po i hyjë më tutje, sepse do një analizë më të thellë e më të zgjëruar. 

Mirëpo, na del se, cilido që është më keq se tjetri, ka edhe dhembjen edhe dashurinë për pjesën tjetër më të madhe, duke thirrur, kërkuar e luftuar për bashkim me pjesën tjetër të vendit dhe të kombit. E, kjo thirrje, kjo kërkesë, kjo luftë për bahskim, natyrisht se ishte më e fortë dhe e pandalshme gjatë gjithë kohërave prej kur ishim të ndarë e vazhdon edhe sot e kësaj dite. 

Shih për këtë, në cilndo cep të tokave shqiptare shohim duke u djegur, ne ndjejmë dhembje deri në reagim, që flakët të ndalen, djegiet të mos ndodhin.  Zjarri shkatërrues të fiket. Vetëm një zjarrë duhet të mbetet gjithmonë i ndezur – ai për dashurinë e vendit e të kombit për bashkim e për dashuri vëllazërore, ku të mos ketë ngatërresa mes tyre dhe asnjëherë vëllavrasje. 

Pakënaqësitë e dnryshme mund të luftohen përmes kërkesave të ndryshme paqësore qoftë me fjalë, me shkrime po edhe përmes protestave, por gjithherë paqësore, jo me djegie, jo me molotov, jo me armë zjarri.  

Mirëpo, ndryshimet në qeveri mund të bëhen vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndërshme, ku secili ka të drejtën e tij për t’i dhënë votën atij për të cilin e ka besimin dhe bindjen se është më i mirë. E, këto zgjedhje nuk është kohë e gjatë që janë mbajtur. Ka fituar fituesi dhe ai vazhdon të qeverisë. Nëse në këto zgjedhje dhe në sa të tjera më prëpara nuk fitoi PD, nuk është fjatore PS e Shqipërisë, por mospuna sa e si duhet e PD-së, aq më shumë që në pushtet ishte më përpara edhe PD-ja, por me vetëkënaqësinë se po bën gjithçka të mirë për Shqipërinë e shqiptarët, ajo ka rënë nga qeveria, sepse vetë zgjeshësit e kanë parë të nevojshme ndryshimin, për çka nuk është lehtë tani të bëhet ndryshimi përmes rrugës, duke protestuar. Nuk e besoj se do bëhen ndryshime përmes protestave sot. Dhe, nuk e shoh të arsyeshme të luftohet përmes protestave.  

Ju nuk keni probleme ndërnacionale, për çka duhet të kini mëndjen në kokë dhe të mos e digjni edhe një herë Shqipërinë, sikur në vitet e nëntëdhjeta, kur me ndërhyrjen e serbëve të ardhur atje nga Kosova, e shkatërruat Shqipërinë deri në skelet., duke e zhbërë edhe ushtrinë shqiptare e duke e shkatërruar tërë armatimin e krijuar me aq mund.  

Gjithçka sot mund të bëhet vetëm me votë, asnjë regjim nuk mnd të zhduket ndryshe, vetëm përmes votës. 

Për të ardhur në krye të qeverisë, duhet të jini më i mirë se ai që është sot. Ajo nuk bëhet përmes rrugëve por me programeve reale për zhvillimin e Shqipërisë, jo vetëm për intersin personal të një partie apo individi.  

Çfarë do na duhet një Shqipëri e djegur edhe një herë? Sali Berisha, duhet të mendoni mirë më parë se të merrni një rrugë, aq më tepër kur mirrni rrugën e dhunës. Do mbetesh  një njollë e zezë në histroinë shqiptare, nëse përmes thirrjeve tuaja për protestë digjet Shqipëria. Për çdo djegie do të akuzohesh, sepse djegia e Shqipërisë  është dëshira dhe lufta e madhe e Serbisë, e cila është e interesuar të pushtojë të gjitha vendet shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë londineze.  

As ne nuk ejmi në vi me pushtetin e  sotëm shqiptar, në veçanti rreth marrëdhënieve  me Kosovën. E që është afruar aq shumë me Serbinë, sa e ka harruar Kosovën dhe viset tjera shqiptare, përfshirë edhe Kosovën Lindore, që asnjëherë nuk interesohet për të drejtat e tyre kombëtare e njerëzore. 

Sali, me protestat tuaja, fitohet përshtypja se këto zhvillohen vetëm sa për të ardhur në pushtet, jo për shtetin e për kombin mbarëshqiptarë, prandaj më mirë të punosh përmes mënyrave tjera, duke i lënë protestat për të ardhur në pushtet.  

Nuk paska asgjë më të rëndë se kur humbet besimi! 

Mos u bëni vegël e armiqëve të shqiptarëve dhe të vetë Shqipërisë! 

  1. 1. 2025