ARKIVI:
15 Qershor 2026

Për “Islamofobinë” që mbikqyret nga Turqia dhe për shumicën që sillet me psikologjinë e pakicës

Shkrime relevante

Mes stuhive të kohës dhe gjykimit të historisë

Nga: Ramiz Tafilaj Houston, ShBA, 14 qeshor, 2026 Një reflektim personal për Dr....

Bijë shqiponje, poezi e Arif Ejupit kushtuar Vasfije Krasniqit

Bijë shqiponje (Kushtuar heroinës sime të gjallë, Vasfije Krasniqi Goodman) Lindur në malet...

Për një studim shkencor në temën „Kurvançe, shpeshherë ma ngule“

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) NJË STUDIM SHKENCOR MBI NDIKIMIN...

Lamtumirë, mendje racionale !

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Dy miq po bëhen shkak që të mundohem ta...

Aty ku pushteti e harron vetveten, vetëm populli e mban në mend të vërtetën

Lirim Gashi, Prizren Menjëherë pas përfundimit të luftës u krijua baza e...

Shpërndaj

Engjëll Guxha, Kanada
___
Askund në botë nuk gjen nji shembull kaq absurd sa ky i yni. Kanë ngritë nji të ashtuqujtun “Observator Kombëtar kundër Islamofobisë” në nji vend ku 93.49% e popullsisë identifikohet si muslimane. Kjo asht njëkohësisht për të qeshë dhe për të qajtë.
(Ky observator monitoron Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.)
Për të qeshë, sepse nji shumicë sillet me psikologjinë e pakicës.
Për të qajtë, sepse kjo shumicë harron nji fakt elementar… islamofobia ma e përhapun sot nuk vjen nga jashtë, por lind brenda vetë botës muslimane, pra hyn qartazi në radhët e intra-islamofobisë.
Ai rreth 3% i popullsisë që nuk identifikohet si musliman nuk ka as fobi, as obsesion. Thjesht nuk do me u marrë fare me atë çështje. As frikë, as urrejtje, indiferencë. Pikë. Në rastin ma të keq, ka diskutim apo kritikë teologjike, që nuk asht fobi, por mendim. Rasti im.
Ndërkohë, brenda atij 94% ekziston nji revoltë e thellë kundër vetë Islamit. Jo kundër njerëzve, por kundër teologjisë, doktrinës dhe ideologjisë. Kjo nuk asht urrejtje ndaj personit, por refuzim kritik i sistemit.
Le t’i marrim faktet:
Sipas statistikave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Kosovë ka rreth 830 xhami.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (2024), popullsia është afërsisht 1,588,566 banorë.
Kjo do të thotë:
1 xhami për çdo 1,915 banorë.
Hixhabi nuk ndalohet me ligj, por asht në diskrecion privat; therrja hallall nuk asht e ndalume, minaret nuk janë të ndalume, burka nuk asht e ndalume, predikimet anti-kombëtare nuk janë të ndalume, predikimet kunder krishterimit apo hebraizmit nuk janë të ndalume.
E paska islamofobi, a?
Prandaj, nëse do kishte minimum ndershmërie intelektuale, ky “institucion” do duhej me u qujt: Observatori Kombëtar Kundër Intra-Islamofobisë dhe me fillu me ba nji introspekcion.
E për ta vulos absurditetin, del ky observator me deklarata se “librat shkollorë të historisë janë problematikë”, se “Perandoria Osmane paska ardh e na paska shpërnda karamela, e na paska ndërru fenë me karamela”.
Dhe në 2023 ka dal nji artikull kundër këtyre budallakive që quhet “Pse Turqia sponsorizon një raport akademik të rremë mbi ‘islamofobinë’” dhe këta të observatorit duken që e gjejnë sponsorizimin nga Leopold Weiss Institute, i cili, sipas artikulltit të 2023, duket të jetë një organizatë nga qeveria Turke, e cila synon ta politizojë islamofobinë.
Këtë artikull do ta përkthej dhe do ta publikoj në www.viaveritatis.info
Për në anglisht mund ta gjeni në:
nga Soeren Kern

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu