Kreu Blog Faqe 302

“Trashëgimtarët” e rrejshëm të Rugovës

4
Lirim Gashi, Prizren
____
LOTËT E KROKODILIT TË “TRASHËGIMTARËVE” TË RREMË TË RUGOVËS
Pse pikërisht ata që janë shkëputur etikisht, moralisht dhe historikisht nga vepra e tij e shpallin sot me ngulm Ibrahim Rugovën “profet të tyre” – dhe çfarë përpiqen të mbulojnë me këtë mitizim?
Askush nuk ka nevojë për lotët teatrale të Besa Gaxherrit për ta kuptuar se çfarë përfaqësonte Rugova për popullin e Kosovës.
Roli historik i Rugovës është i qartë, i dokumentuar dhe i pakthyeshëm.
Ajo që mungon nuk është mirënjohja e këtij roli; ajo që mungon është përgjigjja e “trashëgimtarëve” të tij të vetëshpallur ndaj një pyetjeje të thjeshtë, por të pamëshirshme:
Çfarë bëtë ju për Rugovën që sot guxoni të thirreni në emrin e tij dhe në veprën e tij madhështore ?
Çfarë bëtë ju për Rugovën, përveçse ta shpallnit herë profet, herë Gandhi, herë Churchill?
Sepse shpallja e Rugovës “profet” pas vdekjes së tij, nuk ishte shprehje e nderimit tuaj të thellë ndaj personalitetit të tij unik, por një mekanizëm i mykur psikologjik për ta mbuluar tradhtinë tuaj ndaj idealeve të tij.
Historia na dëshmon katërcipërisht se njerëzit si ju, me komplekse të pazgjidhura faji, me përgjegjësi të pashlyera politike dhe me dështime të pafalshme morale, shpesh i mitizojnë burrështetasit e mëdhenj si Ibrahim Rugova.
Pse ?
1. Për ta relativizuar rolin e tyre të pandershëm historik;
2. Për t’i fshehur apo neutralizuar dështimet dhe krimet e tyre politike dhe ekonomike.
dhe
3. Për ta mbuluar zbrazëtinë e tyre morale me batanijen e një autoriteti “të shenjtë”.
Sepse sa më i madh miti, aq më i vogël duket faji i tyre.
Pyetja qendrore është kjo:
Çfarë bënë konkretisht Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa për Rugovën gjatë luftës?
A ia paguan shpenzimet minimale jetësore?
A ia siguruan një jetë dinjitoze?
Përgjigjja dihet: Jo.
Ndërkohë që Rugovën e izoluan politikisht, e lanë pas dore materialisht dhe e dobësuan qëllimisht, ata vetë jetuan në luks – si Zoti në Paris.
Fatkeqësisht këtë luks e financuan nga keqpërdorimi i Fondit 3%, i menduar për mbijetesën e popullit.
Por ata nuk u mjaftuan me kaq.
Me paratë që nuk arritën t’i vjedhin, ata më pas krijuan struktura misterioze financiare si Dardania Banka, apo paraardhësja e drejtpërdrejtë e Rinvest-it.
Dhe pikërisht këtë institucion përbindësh financiar e shndërruan më pas në instrumenti të kalbur për pastrimin e parave me origjinë moralisht të pajustifikueshme dhe juridikisht të paligjshme.
Mirëpo mëkati i tyre më i rëndë historik ishte vendosja e Isa Mustafës në krye të partisë së Rugovës.
Kjo nuk ishte rastësi, por një akt i vetëdijshëm i vetëshkatërrimit politik.
Kronologjikisht, kjo solli:
1. Zbrazjen morale të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
2. Koalicione me po ata aktorë që më parë i akuzuan publikisht për vrasjen e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Rugovës;
3. Shndërrimin e partisë në një tualet publik të Partisë Demokratike të Kosovës ;
4. Hapjen strukturore për bashkëpunim me Listën Serbe;
dhe
5. Nënshkrimin ose mbështetjen politike të projektit të Asociacionit të Komunave Serbe – një goditje e drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit shtetëror.
Me këtë, LDK-ja e Rugovës vdiq klinikisht.
Mirëpo ajo nuk u vra nga armiqtë e jashtëm – por nga trashëgimtarët e tij të rremë.
Pse pikërisht ata e “hyjnizojnë” Rugovën?
Filozofikisht bëhet fjalë për një hipokrizi të sakralizuar.
Etikisht: për një instrumentalizim të pandershëm të një udhëheqësi të vdekur.
Psikologjikisht për një projektim mashtrues të fajit.
Politikisht: për një keqpërdorim klasik të legjitimitetit.
Pra ata e shpallën Rugovën profet sepse:
1. Vlerat e tij nuk i jetuan kurrë;
2. Sakrificat e tij nuk i ndanë kurrë;
dhe
3. Moralin e tij nuk e kuptuan kurrë.
Prandaj “Profeti” u shërben si batanije e shenjtë, nën të cilën përpiqen ta fshehin korrupsionin, krimin e organizuar, bashkëpunimin politik me Listën Serbe dhe papërgjegjësinë historike.
Mirëpo Rugova nuk ka nevojë për lot të rremë.
Historia ka nevojë për përgjigje të sakta.
Prandaj vetëm kur Besa Gaxherri dhe moçali i saj politik, i kalbur e i helmuar në çdo aspekt dhe në çdo cep, t’i përgjigjen sinqerisht këtyre pyetjeve, mund të flitet për dhimbje të vërtetë.
Deri atëherë, lotët e tyre mbeten ato që janë:
lot krokodili – të derdhur jo nga dashuria për Rugovën, por nga frika prej historisë.
Sepse historia është e durueshme.
Por ajo është njëkohësisht e pamëshirshme, ndaj atyre që besojnë se ajo i harron abuzimet, krimet dhe tradhtitë e tyre.

Sak Muji dhe një fjalë e tij përplot RESPEKT për Xhafer Shatrin

0

Sak Muji, Dukaivë, Rugovë

  • Për Xhafer Shatrin tonë kam veç një fjalë: respekt.

Respekt për njeriun që e ka paguar me liri çmimin e fjalës së lirë, dhe sot prapë del në ballë me mendim, jo me zhurmë. Ai na paralajmëroi se do t’i sjellë tri analiza me tituj të përfartë:

1. Pse fitoi Albin Kurti?

2. Pse humbi opozita?

3. Roli historik i mërgatës në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Dhe na e tha qartë edhe një gjë: këto shkrime nuk janë pazar komentesh, as arenë për rrugaçëri. Kush vjen me baltë, fshihet e bllokohet. Pikë.

Tash, me dashamirësi për Xhaferin, po e shtoj edhe unë një “parathënie” me thumb — që t’ua kursej kohën njerëzve seriozë. Për rrugaçët e internetit dhe “tribunat” e studios. Ka ca që s’kanë as ide, as argument, as kulturë debati — por kanë “punë”: Të futen në komente si mizat në mjaltë, jo për të ndërtuar, po për të prishur.

Këta janë patriotë me tastierë, trima me “caps lock”, e gjeni në çdo temë:

• s’e lexojnë shkrimin, por e dinë “të vërtetën”;

• s’kanë fakt, por kanë bindje;

• s’kanë mendim, por kanë sharje.

E nëpër TV?

Aty i sheh edhe më të rregullt: të njëjtët fytyra, të njëjtat britma, të njëjtat “analiza” si supë e nxehtë e ngrohur tri herë. Nuk po diskutojnë — po performojnë. Nuk po informojnë — po helmojnë.

Në studio, disa sillen si të ishin pronarë të fjalës, ndërsa në të vërtetë janë qiramarrës të zhurmës: sot në një kanal, nesër në tjetrin, gjithmonë me të njëjtin mall — përçarje. Mesazh serioz për Tribunin tonë, Albin Kurti dhe ekipin Z. Kryeministër, nëse jeni tribuni i popullit dhe jo dekor i pushtetit, atëherë një kërkesë e drejtë e kohës është kjo: Mos ua lini ekranin rrugaçërisë.

Jo me “censurë”, por me standard: Kush s’ka fakt — mos ta ketë mikrofonin. Kush s’di të debatojë — mos ta ketë studion.

Kush shan e shpif — le të mbetet aty ku e ka vendin: në skaj të turpit. Kosova ka liri e çlirim, por tani duhet pastrim institucional:

• Lustracion (përgjegjësi, jo hakmarrje),

• drejtës (jo fjalë, po vepra),

• ligj (për të fortin dhe të dobëtin njësoj).

Dhe mbi të gjitha: ta sjellim identitetin tonë shtetëror e kulturor në plan të parë — jo si slogan, por si bosht: Kosovë funksionale, Kosovë sovrane, Kosovë demokratike, Kosovë e lidhur me botën euroatlantike. Për mërgatën — që s’është “audiencë”, po shtyllë.

Mërgata nuk ka qenë thjesht dërgesë parash. Ka qenë strehë, zë, lobim, organizim, mburojë morale. Prandaj kur flasim për shtetin, mërgata s’duhet të trajtohet si spektatore, por si pjesë e historisë dhe e të ardhmes.

Në fund, për ta mbyllur siç duhet: Xhaferi flet për shtetin. Rrugaçët le të flasin për vete.

Ne s’kemi kohë për zhurmë — kemi punë për Kosovën.

Me respekt e me thumb, Sak Muji Art–mozaik Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu”, Lugano – Zvicër Dukagjinë – Rugovë, atje naltë

smuji’26

Iran Human Rights: Mund të jenë vrarë 25.000

0

Hans Rustad / Document.no

Iran Human Rights (IHRNGO) nuk ka besim në numrin zyrtar të vdekjeve prej 3117 që kanë raportuar autoritetet iraniane dhe iu bën thirrje serioze OKB-së që të nisë një hetim faktik. Mahmood Amiry-Moghaddam mendon se mund të jenë vrarë deri në 25.000 persona.

– Numri që autoritetet e Republikës Islamike kanë shpallur, 3117 vdekje, nuk ka aspak besueshmëri. Të gjitha provat që kanë dalë gradualisht nga brenda Iranit tregojnë se numri real i njerëzve të vrarë në proteste është shumë më i lartë se numri zyrtar, thotë drejtori i IHRNGO-s, Mahmood Amiry-Moghaddam, në një njoftim për shtyp të enjten.

Ai mendon se statistikat janë kryesisht për botën e jashtme, pasi sipas Amiry-Moghaddam, popullsia në Iran është e vetëdijshme për përmasat dhe që demonstruesit janë përballur me vrasje të qëllimshme.

“Shpallja e kësaj shifre pak para takimit urgjent të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së është një përpjekje e qëllimshme për të ndikuar në rezultatin e takimit dhe për të mashtruar opinionin botëror”, beson ai.

Të premten, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të mbajë një takim urgjent për situatën në Iran në Gjenevë. Fokusi kryesor është dhuna ndaj protestuesve.

Amiry-Moghaddam reagon ndaj regjimit duke thënë se terroristët qëndrojnë pas vrasjeve, një mënyrë për të përgatitur dhe legjitimuar dënimin me vdekje.

Grupi i tij thotë se ata mund të dokumentojnë 3,428 vrasje.

IHRNGO beson se mund të ketë deri në 25,000 të vrarë.

Iran Human Rights: 25.000 kan være drept

Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBELIN?! (8)

Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi                           
 
Lexoni për herë të parë!
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
 … Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
Duhet të kthehemi në vitin 1985!
Kur Enver Hoxha vdiq (më 11 prill 1985):
Shteti «ra në duart» e Ramiz Alisë, i cili ishte më pragmatik sesa Enveri.
Ramizi e kuptoj se Shqipëria nuk mundet të mbetet e mbyllur gjithmonë ndaj botës, por duhej të hapej dalngadalë…!
Dhe, një nga mënyrat për ta bërë këte, ishte përmes kulturës. Duke lejuar që shkrimtarët shqiptarë të marrin njohje ndërkombëtare. Por kjo strategji kishte një rrezik!?
Në qoftë se një shkrimtar shqiptar merr Nobelin, ai do behet figurë e pavarur dhe nuk mundej që të kontrollohej nga Partia!
Dhe kjo ishte e PAPRANUESHME!
Kështu, Ramizi me rrethin e tij, vendosen një strategji të dyfisht:
  1. Në njërën anë të mbështesnin kandidaturat e shkrimtarëve shqiptar për Nobelin, për të treguar se Shaqipëria kishte kulturë të Lartë;
  2. Nga ana tjetër, të siguronin që asnjëri prej tyre të mos e merrte asnjëherë Nobelin.
Dhe, mënyra më e mirë ishte që t’i detyronin kandidatët të «luftonin» midis tyre, në mënyre që të «bindte» Akademinë suedeze, që asnjërit të mos t’ia jepnin Nobelin!
Kjo ishte lojë (mënyrë) e ndërlikuar por e persosur!
Petrit Dume ishte mjeshtër i kësaj loje.
Sipas dokumenteve të arkivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dueme kishte krijuar një rrjetë «informatorësh»: shkrimtarë, poetë, artistë, përkthyesë, që jetonin dhe merrnin frymë në botën e letërsisë.
Dëtyra e këtyre ishte që ta percjellnin dhe t’ia raportonin çdo fjalë, çdo bisedë, çdo takim të Agollit dhe Kadares. Këto raporte mblidhesin në zyrën e Dumës dhe ky i raportdonte Komitetit Qendrot (të Partisë).
Dume nuk vepronte vetëm.
Ai kishte mbështetjen e Ramiz Alisë dhe Aparatit shterëror të Sigurimit, sepse për ta veprimi i Kadares dhe Agollit nuk ishte thjeshtë një çeshtje personale, ishte e Sigurisë së Shtetit! Ky ishte një manipullim, por a e kuptiuan Kadare dhe Agolli?! JO! Se ishin të vërbuar nga xhelozia, dhe nuk e «shihnin» dot të vërtetën.
Përgjigjëja është e ndërlikuar…?!
*
Në vitin 2017-të, një koleksion letrash private të Agollit u botuan nga familja e tij. Në nji prej tyre e shkruar në vitin 1985, dhe e adresuar për Një mik të tij të vjetër nga Kosova, Agolli shkruante:
«Unë e di se Ismaili po e luan një lojë të rrezikshme. Ai mendon se po e perdor Sistemin, por ai gabon. Sistemi nuk përdoret, ai të gëlltit! Dhe kur ai (Sistemi) të mbaroi me atë, do të vi për mua, prandaj unë duhet të jem i kujdesshëm. Unë duhet të mbijetojë!”
A ishte kjo një paraljmërim, apo justifikim?!
Agolli nuk dha kurrë një rrëfim.
Vitet kalonin, e Agolli u bë sa më i tërhequr, gjithnënji i dyshimt, gjithnjë me i bindur se të gjithë ishin kundër tij.
Dhe, kjo paranojë, e justifikuar apo jo, e shkatërroi atë nga brenda.
Kadare e zgjodhi një strategji tjetër!
Në vend se të luftoi Sistemin, ai vendosi te ikë! Një vit para se të shkatërrohej (1990) Sistemi, Kadare fluturon me aeroplan në Francë (Paris). Dhe nuk u kthye më. Ai deklaroj se në Francë po kërkon ”AZIL POLITIK”.
Se nuk mund të jetonte më në një vend TOTALITAR.
Ishte një gjest i zhurmshëm, që Kadares i solli famë botërore.
Në Shqipëri, reagimi ndaj gjestit të Kadares ishte i përzier: Disa e quanin tradhtar…
Agolli mbeti në vend (Shqipëri).
                                ( V i j o n )

Tubim përkujtimor në Cyrih: Kujtesa e gjenocidit dhe domosdoshmëria për drejtësi

0

Nga Shqipe Bytyçi

Në kuadër të 15 janarit, Ditës t Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë (1998-1999), Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me seli në Gjenevë organizoi në Cyrih një tubim përkujtimor, ku salla u mbush nga bashkatdhetarë, përfaqësues institucionalë, organizata humanitare dhe personalitete nga Kosova, Shqipëria, diaspora shqiptare në Evropë dhe komunitetet arbëreshe.

Interesimi i jashtëzakonshëm i publikut, lotët e shumë te pranishmëve dhe heshtja e thellë që mbërtheu sallën, dëshmuan se kujtesa e gjenocidit serb nuk shuhet, por mbetet e gjallë në çdo zemër shqiptare.

Ne fjalën e tij, kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, theksoi se dokumentimi i krimeve serbe dhe ruajtja e kujtesës kolektive mbeten detyrë kombëtare. Ai nënvizoi se sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar dhe kërkimi i drejtësisë për viktimat janë obligime të përhershme.

Pjesëmarrësit zyrtarë: nga Kosova dhe Shqipëria

Në tubim ishin te pranishëm përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfshirë Zëvendësambasadoren e Kosovës në Bern, Shukrije Ramadani, konsullin në Cyrih, Vigan Berisha, dhe sekretarin e Ambasadës së Shqipërisë në Bern, Valon Gashi.

Po ashtu, morën pjesë Andin Ukshin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe aktivistë të çështjes së personave të zhdukur, si Kumrije Karaçica dhe Vera Hoti, të cilat me vite punojne për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

Arbëreshët: një prani që i jep tubimit shpirt dhe kuptim

Në mesin e pjesëmarrësve Rosario Petta, kryetar i Bashkisë së Horës së Arbëreshëvet dhe Ornela Radovicka, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Bibliotekës “At Belushi” në Frasnitë të Kalabrisë ishin figura që i dhanë tubimit një dimension të veçantë shpirtëror.

Fjalët e tyre, të mbushura me respekt dhe ndjenjë të thellë kombëtare, u pritën me duartrokitje të ngrohta dhe me ngritje në këmbë, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Petta, nė një shqipe te rrjedhshme përmendi lidhjen e ngushtë mes dy komuniteteve, duke e cilësuar këtë tubim si një urë të gjallë mes Kosovës dhe arbëreshëve. Ai theksoi se në momentet e dhimbjes, përkujtimi i viktimave është një detyrim moral, ndërsa bashkëpunimi dhe solidariteti janë arma më e fortë kundër mohimit dhe harresës. Radovicka, me zë të vendosur, rikujtoi se arbëreshët nuk janë vetëm dëshmitarë të historisë shqiptare, por edhe bartës të saj.

Ajo theksoi se qendra albanologjike dhe biblioteka “At Belushi” vazhdojnë të jenë zë dhe dritë për çështjen kombëtare, duke mbështetur sensibilizimin ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë.

Në këtë kontekst, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” nderoi me mirënjohje edhe Atë Antonio Belushin, i cili në revistën “Lidhja” ishte ndër të parët që denoncoi publikisht gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Programi artistik dhe mesazhi i përbashkët Programi artistik përfshiu interpretime muzikore, si kënga “Lulet që nuk çelën kurrë”, në interpretimin e trios Krasniqi, dedikuar fëmijëve të vrarë gjatë luftës. Pastaj kënga “Ata u bënë dritë” nga Flutur Bytyqi, këngë që prekun thellë publikun.

Një moment i veçantë emocional ishte edhe prezenca e Fatjona Matrakut, pianiste me origjinë çame, e cila me muzikën e saj dhe fjalët prekëse riktheu në skenë dhimbjen e Çamërisë dhe e bëri të ndjehet në mënyrë të veçantë lidhja e të gjitha plagëve shqiptare.

Në përmbyllje u ndanë mirënjohje për personalitete dhe shoqata që kontribuojnë në sensibilizimin ndërkombëtar, ndërsa simboli i gjenocidit, lulëkuqja me katër petale, krijuar nga Adnan Asllani, lulėzoi në gjokset e pjesërrarrësve si shenjë përkujtimi.

Tubimi u mbyll me mesazhin e moderatores: “Qofshi përjetësisht të nderuar ju që përkujtoni viktimat e gjenocidit!”, duke konfirmuar se kujtesa mbetet e gjallë dhe se angazhimi për drejtësi nuk mund të shuhet.

“Lufta për Afrikën” apo përplasja Lindje – Perëndim

0

Dritan Goxhaj, ekspert ushtarak, Tiranë

Pjesa e dytë

21 janar 2026

Ndërkohë që në Europë po zhvillohet një luftë ndërmjet perëndimit dhe lindjes, në Ukrainë, një luftë tjetër po zhvillohet në Afrikë midis këtyre dy grupeve. Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në veri të Afrikës në atë që pjesë që njihet si Sahel (Shpjeguar në pjesën e parë).

Ky konflikt i cili ka evoluar në një betejë gjeopolitike midis perëndimit dhe Rusisë, njihet edhe si lufta hije. Ku pas dy dekadave që perëndimi zhvillonte gjoja një luftë kundër terrorizmit, një seri shtetesh pas disa puçeve ushtarake i përzunë forcat franceze dhe perendimore nga këto vende.

Dhe si pasojë grupet terroriste që vepronin kryesisht në Mali, Burkina Faso dhe Niger e zgjeruan jo vetëm veprimtarinë e tyre, por edhe territorin,

Në këtë moment pas përzënies së forcave Franceze dhe Europiane, qeveritë ushtarake të këtyre vendeve ju drejtuan Rusisë për ndihmë në aspektin e sigurisë, për të luftuar këto grupe terroriste.

Rusia vendosi të japi këtë ndihmë nëpërmjet një asistence ushtarake, specifikisht nëpërmjet asaj që njihet si Korpusi Afrikës.

Në të njëjtën kohë të tëra këto shtete krijuan edhe Aleancën e Sahelit, dhe të tëra forcat e tyre dhe ato ruse drejtohen nga gjenerali rus Surovikin.

I njëti që drejtoi operacionet ushtarake ruse në Siri kundër ISIS dhe gjith grupeve të tjera terroriste, dhe i njëjti që ndërtoi në Ukrainë edhe linjën e famshme të mbrojtjes në ofensivën e verës 2023 të Ukrainës, që njihet si linja Surovikin dhe që drejtoi edhe tërheqjen e forcave ruse nga Kherson.

Po ku ndryshonte ndihma ushtarake që perëndimi i jepte këtyre vendeve të Sahelit nga ajo që Rusia ju jep sot?

Le ta shohim më në detaje.

Për dy dekada perëndimi u përqëndrua vetëm në stërvitje dhe operacione të limituara, por pa rritur kapacitetet njerëzore, ushtarake dhe luftarake të këtyre vendeve.

Në këtë mënyrë në vend që kapacitetet ushtarake të këtyre vendeve të rriteshin, ato sa vinin e degradoheshin.

Burkina Faso me një popullsi prej 22 milion banorësh nuk lejohej të mbante një ushtri më të madhe se 5 mijë forca ( aq sa ka Shqipëria me 2 milion banorë).

Niger me një popullsi prej 25 milion banorësh i lejohej një forcë prej vetëm 10 mijë trupash (bajonetash), ndërsa Mali me 22 milionë banorë, i lejohej një forcë vetëm prej 8 mijë trupash (bajonetash).

Qëndrimi zyrtar i perëndimit për mos rritjen e kapaciteteve luftarake të këtyre vendeve ishte “ Forcat e Legjionit të Huaj Francez dhe forcat amerikane të vendosura në këto vende, janë përgjegjëse për sigurinë në rajon, pasi vendet e Sahelit nuk kanë nevojë të shtojnë forcat e tyre pasi nuk i mbajnë dot ato”.

Si rezultat i kësaj politike për këto dy dekada e kusur, forcat terroriste të vendosura në një territor midis këtyre tre shteteve arritën në marrin në kontroll pothuajse 1/3 e territorit të këtyre vendeve. Prania e këtyre forcave terroriste në këtë rajon, përbënte dhe përbën një garanci për Francën dhe vendet e tjera europiane që jo vetëm të mos ecin përpara proceset integruese dhe zhvilluese të këtyre vendeve të Afrikës, por edhe të mos arrihet të ndërtohet ai koridori i transportit që lidh Afrikën perendimore me atë lindore (Koridor që folëm në pjesën e parë).

Dhe për të arritur një zhvillim të rajonit dhe për të ngritur premisat për këtë koridor është e domosdoshme lufta konkrete ndaj këtyre grupeve.

Dhe këtu hyn rusët të cilët për ndryshim nga perëndimi ndihmën e tyre e kanë fokusuar në mbështetje direkte luftarake.

Të tre këto vende pas largimit të forcave perendimore krijuan një forcë të përbashkët të armatosur.

Kjo forcë u krijua në të njëjtën kohë që edhe Rusia njoftoi krijimin e Korpusit të Afrikës. Duhet pasur parasysh se para krijimit të këtij korpusi, rusët patën çuar atje kompaninë Wagner e cila pas krijimit të këtij korpusi është integruar e gjitha në të.

Baza e Forcave të Armatosura të Alenacës së Sahelit ishte ushtria e Burkina Fasos.

Në këto dy vite që rusët kanë hyrë aty, kanë aritur të krijojnë rreth 20 batalione të reja si dhe 3 batalione të Forcave Speciale, si dhe dy batalione speciale anti-terrorizëm.

Të treja këto batalionet speciale u stërvitën në Rusi me kohë të plotë si dhe jo vetëm që iu nënshtruan një stërvitje në kushte reale, por ato morën pjesë edhe direkt në luftimet në Ukrainë, ku është evidentuar se batalioni i 12 special mori pjesë në luftimet në zonën e Zaporizhjes, plus këto batalione kanë secila edhe njësitë e tyre të mortajave dhe të artilerisë.

Batalionet për luftë anti-terrorizëm pasi e kryen stërvitjen e tyre të plotë në Akademinë e Forcave Speciale të Gardës Kombëtare Ruse në Kaukazin Verior, ato morën pjesë edhe në luftime të drejtpërdrejta në zona urbane në Ukrainë.

Gjithashtu edhe dy batalione të tjera në Mali kanë kryer jo vetëm trajnimet në Rusi por kanë marrë pjesë edhe në luftime direkte në Ukrianë duke marrë kështu eksperiencë direkte të luftës moderne.

Forcat ruse të Korpusit të Afrikës kanë marrë si detyrë krijimin e 200 batalioneve luftarake me gadishmëri të plotë dhe eksperiencë luftë për të treja vendet e Sahelit sëbashku.

Po ashtu këto forca janë pajisur edhe me artileri të rëndë si dhe me artileri raketore nga ana e Rusisë.

Ndërsa në 6 muajt e fundit supriza ka qënë përdorimi i avionëve luftarakë me pilotë vendas në mbështetje të vijës së parë të forcave të Sahelit, si dhe përdorimi nga ana e tyre edhe i bombave Fab 250. Ku vetëm vitin e fundit rusët kanë trajnuar në akademitë ruse pilotë dhe teknik për nevoja të këtyre tre shteteve.

Por ajo çka e bën interesante këtë ndërhyrje ruse në Sahel, është fakti se aviacioni që përdoret në mbështetje të forcave të Sahelit nuk ëhstë i përqëndruar në territorin e këtyre tre vendeve, por ai është i vendosur në Libi, në territorin e kontrolluar nga gjenerali Halifa Aftar, një aleat i Rusisë dhe Turqisë.

Aktualisht numri i forcave të armatosora të tre këtyre vendeve të Sahelit ka arritur në 120 mijë trupa (bajoneta) për dy vjet, dhe parashikohet që në fund të këtij viti të arrijë në 200 mijë, nga gati 25 që ishte nën ndihmën ushtarake perendimore.

Tashmë kjo forcë e vendeve të Sahelit po ndeshet përditë më grupet xhihadiste terroriste të cilat tashti po mbështeten nga perëndimi, duke u përdorur si proxy ndaj Rusisë. Kjo do të thotë se Rusia është në një front të dytë ndaj perëndimit, këtë rradhë në Afrikë.

Bashkimi i këtyre tre vendeve në një lloj konfederate dhe krijimi i jë force të përbashkët ushtarake nën jë komandë të vetme, është rast i paprecedent për Afrikën.

Gjithashtu paralel me unifikimin ushtarak, këto tre vende kanë krijuar edhe një bankë të vetme qëndrore, duke krijuar kështu një sistem të unifikuar pagesash dhe transfertash për një popullsi prej 70 milionë banorë.

Gjithashtu këto vende po ecin edhe drejt krijimit të një sistemi të vetëm doganor.

Aktualisht të treja këto vende nuk kanë dalje në det, por po përdorin si port hyrës ato të Togos dhe Senegalit, dhe pikërisht në këto dy vende po zhvillohet aktualisht një përplasje e fortë diplomatike dhe spiunazhi ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, i cili kërkon të bllokojë që këto dy vende të bashkangjiten iniciativës së vendeve të Sahelit.

Por duket se kanë dështuar pasi Togo njoftoi në tetor të vitit që shkoi, se ajo i bashkangjitet sistemit të përbashkët doganor të vendeve të Sahelit, dhe ofroi portin e saj të Lomos si port hyrës kryesor për nevoja të këtyre shteteve. Dhe që atëhere ky port po përdoret për nevojat direkte të vendeve të Sahelit në një sistem të përbashkët.

Por suprizat për perëndimin nuk mbarojn vetëm në Togo.

Nëse e vini re hartën e Afrikës do shihni se Çadi dhe Sudani e pengojnë Sahelin që të dalë në Gjirin e Adenit, ku Sudani është problemi më i madh për moemntin pasi aty po zhvillohet një luftë civile e nxitur nga amerikanët dhe e paguar dhe furnizuar nga Izraeli dhe Emiratet, por që në muajt e fundit ka pasur zhvillime të mëdha, pasi tashmë Egjipti, Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia janë dakordësuar për të ndihmuar ushtarakisht qeverinë e Sudanit për të luftuar kundër forcave të mbështetura e financuara nga Izraeli, Emiratet e Amerika.

Por supriza më e madhe është deklarata e qeverisë së Sudanit për t’I afruar Rusisë dhe Turqisë një bazë detare në Port Sudan.

Ndërsa në korrik të 2024 Lavrov bëri një vizitë suprizë në Çad ku u diskutua që edhe kjo republikë afrikane ti bashkangjitet këtij koridori transporti.

Dhe në janar të 2025 Çadi u bë vendi i katërt në Afrikë që përzuri që aty forcat Franceze dhe ato Europiane.

Kjo tregon se edhe Çadi është orientuar drejt Aleancës së Vendeve të Sahelit dhe drejt lidhjeve ekonomike, politike dhe ushtarake me Rusinë.

Nga gjithë kjo shifet qartë se sapo Rusia u forcua ushtarakisht dhe politikisht dhe edhe ajo u shkëput nga Europa, edhe Afrika filloi të luftoji me forcë më të madhe e më të vendosur për çlirimin e saj nga kolonializmi shekullor Europian.

Kjo tregon se tashmë Afrika e ka bërë zgjidhjen e saj, por për të arritur zhvillimin e merituar lufta është e gjatë.

Bordi i paqes është një mundësi historike për Kosovën për të folur me zë të vetin

1
Ideja për formimin e një “Bordi të Paqes” ka ngjallur dilema: a po rrezikohet rendi ndërkombëtar ekzistues, apo kemi të bëjmë me një përpjekje për ta korrigjuar një sistem që ka kohë që nuk funksionon siç duhet? Përgjigjja është më e thjeshtë sesa duket: ky nuk është zëvendësim i OKB-së, por reagim ndaj paralizës së saj.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, sidomos përmes Këshillit të Sigurimit, është shndërruar në një arenë ku vetoja ka marrë peng paqen. Konfliktet zvarriten jo për mungesë të së drejtës ndërkombëtare, por për mungesë të vullnetit politik të fuqive që e kontrollojnë mekanizmin. Në këtë realitet, krijimi i një Bordi Paqeje nuk është rebelim institucional, por adaptim pragmatik.
Një tryezë më e gjerë, jo një rend paralel
Bordi i Paqes synon të përfshijë më shumë shtete, përfshirë ato që janë jashtë strukturave vendimmarrëse globale ose që mbeten viktima të bllokadave politike. Kjo e bën atë platformë politike gjithëpërfshirëse, jo autoritet juridik detyrues. Pikërisht këtu qëndron dallimi thelbësor: OKB-ja mbetet burimi i legjitimitetit formal, ndërsa Bordi i Paqes do të ofrojë dinamikë, fleksibilitet dhe presion moral.
Në këtë kuptim, përfshirja e Kosova në një mekanizëm të tillë nuk është akt simbolik, por korrektim i një padrejtësie strukturore. Kosova ka qenë për vite të tëra objekt i diskutimeve ndërkombëtare, por rrallë subjekt me zë të barabartë. Një Bord Paqeje, nëse konceptohet drejt, e zhvendos Kosovën nga kategoria e “rastit” në atë të aktorëve kontribuues për stabilitet.
Çfarë fiton Kosova?
Së pari, dalje nga izolimi diplomatik funksional, i prodhuar jo nga mungesa e shtetësisë, por nga bllokadat politike. Së dyti, rritje të profilit ndërkombëtar, duke u rreshtuar përkrah shteteve që mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin liberal. Së treti, hapje kanalesh të reja për njohje, partneritete dhe aleanca politike, jashtë binarit të vjetër ku vetoja përcakton fatin e kombeve të vogla.
Bordi i Paqes nuk është sfidë ndaj OKB-së
Rreziku nuk qëndron te vetë ideja e Bordi të Paqes, por te keqinterpretimi i saj. Nëse ky mekanizëm shndërrohet në mjet selektiv të interesave të ngushta, ai do ta dobësonte multilateralizmin. Nëse, përkundrazi, ndërtohet mbi parime të qarta – përfshirje, transparencë dhe respekt për të drejtën ndërkombëtare – ai mund ta forcojë OKB-në, duke ia hequr bllokadat politike nga qafa.
Bordi i Paqes nuk është sfidë ndaj OKB-së, por pasqyrë e dështimeve të saj aktuale. Ai nuk rrëzon rendin ndërkombëtar; përpiqet ta shpëtojë nga paraliza. Për Kosovën, kjo është një mundësi historike për të folur me zë të vetin në tryezat ku zakonisht flitet për të, por pa të.
Pyetja nuk është nëse bota ka nevojë për mekanizma të rinj. Pyetja është: a do të lejojmë që paqja të mbetet peng i vetos, apo do ta hapim tryezën për të gjithë ata që duan ta mbrojnë atë?

Diaspora nga shtylla e lirisë, tek keqpërdorimi politik

1
Diaspora shqiptare ka qenë një nga shtyllat kryesore të mbijetesës dhe lirisë së Kosovës. Në kohët më të vështira, kur Kosova ishte e shtypur dhe e izoluar, shqiptarët jashtë atdheut mbajtën gjallë familjet, identitetin kombëtar dhe kauzën e lirisë. Me mjete financiare, me lobim politik dhe me zë të fuqishëm në botë, diaspora ishte pjesë e drejtpërdrejtë e çlirimit të Kosovës. Ky kontribut nuk ishte sporadik, as i përkohshëm por ishte i qëndrueshëm, i vetëdijshëm dhe kombëtar. Liria e Kosovës nuk u ndërtua vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë tyre. Sot, për fat të keq, roli i diasporës po reduktohet gjithnjë e më shumë në instrument elektoral. Në vend se të trajtohet si partner strategjik i shtetit, ajo shpesh shihet vetëm si rezervë votash për interesa partiake. Kjo qasje jo vetëm që e nënvlerëson kontributin historik të diasporës, por rrezikon ta fusë atë në përçarjet e brendshme politike të Kosovës, duke e dëmtuar edhe imazhin e saj. Diaspora nuk është dhe nuk duhet të jetë palë në grindjet partiake të Kosovës. Ajo është mbi to.
SI DUHET ORGANIZUAR DIASPORA
Organizimi i diasporës duhet të bazohet në vlera kombëtare dhe kulturore, jo në ndarje politike apo rajonale. Diaspora nuk duhet të organizohet në baza partiake, në baza të rajoneve të Kosovës, as sipas shteteve apo krahinave prej nga vijnë familjarisht. Këto forma organizimi vetëm sa thellojnë ndarjet dhe e kthejnë diasporën në reflektim të problemeve të brendshme politike të Kosovës. Organizimi i shëndoshë i diasporës duhet të jetë: përmes shoqatave kulturore dhe kombëtare, me fokus në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe identitetit shqiptar, me rol edukativ për brezat e rinj jashtë atdheut, dhe me një zë të përbashkët kombëtar, jo partiak. Në aspektin politik, është e domosdoshme që Kosova ta reformojë ligjin zgjedhor dhe diaspora të mos mbetet thjesht trup votues i shpërndarë, por të ketë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Kosovës, përmes një numri të caktuar deputetësh të saj. Kjo do ta: çlironte diasporën nga instrumentalizimi partiak, e largonte nga përçarjet politike të brendshme dhe do ta kthente në faktor institucional dhe stabilizues. Vetëm kështu diaspora do të ruajë dinjitetin e saj dhe do të mbetet ajo që ka qenë gjithmonë: forcë bashkuese e kombit, jo mjet përçarjeje.
Diaspora mbajti gjallë shpresën e Kosovës -sot duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë sepse zëri dhe kontributi i diasporës duhet me qenë më të fortë se çdo propagandë politike.

Kafshata e smirës, poezi satirike nga Lis Bukuroca

Lis Bukuroca, Gjermani
____
Kafshata e smirës
(Një poezi satirike për smirën)
____
Kafshatë që s’kapërdihet, or vëlla, është smira,
Kur me keqardhje i sheh takime e mira.
Kafshatë që të mbetet ty ngujuar në fyt,
Ulërin për ndihmë, asgjë nuk përtyp
*
Vështron Vjosën pranë Trumpit ulur,
Të vlon sedra, krenaria shkundur.
Disi picërrake t’duket bota e zvogëluar,
Nga vendi s’lëviz, ndihesh i gozhduar.
*
Smira e ka emrin, ta lexon kushdo,
Në ballë ta gdhendi, s’ta fshin as koha, jo.
Kryetar tjetër deshe, sot mendja t’u bë dhallë,
S’e di si nesër a do i bësh zhgënjimit ballë.
*
E sheh Vjosën buzëqeshur me Trumpin sot,
Ndoshta e kupton: s’ishte ajo, por ti ishe kot.
Princeshën e pate, nuk e doje më kryetare,
O prano realitetin, ose ik, e qërohu fare!

Manifest kundër islamit politik, që nuk është fe, por ideologji gjithëreligjioze

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
MANIFEST POLITIK KUNDËR ISLAMIT POLITIK
____
Kur Je me Evropën dhe Amerikën, Je Edhe me Zotin .
Islami politik nuk është fe — është ideologji pushteti, instrument kontrolli dhe armë për nënshtrim moral, kulturor dhe kombëtar. Ai nuk predikon shpëtim shpirtëror — por bindje, frikë dhe robëri mendore.
Sot, Irani është pasqyra e së vërtetës: një popull i tërë po i thotë LAMTUMIRË islamit politik.
Mbi 70% e iranianëve kanë hequr dorë nga islami, dhe mijëra xhami janë mbyllur sepse nuk ka më besimtarë — por vetëm predikues të zbrazët.
Regjimi i mullahlëve po bie jo nga jashtë, por nga brenda ndërgjegjes së popullit.
Ky është paralajmërimi i historisë.
Paniku i Islamit Politik në Hapësirën Shqiptare
Ndërkohë që islami politik po shembet në Iran, islamistët shqipfolës janë futur në ofensivë.
Jo sepse janë të fortë — por sepse janë të frikësuar.
Ata:
kërcënojnë intelektualët,
sulmojnë iluministët,
anatemon çdo shqiptar që mendon lirshëm,
demonizojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar,
shpallin “armiq” të gjithë ata që nuk i binden dogmës së tyre.
Sepse e dinë se koha e tyre po mbaron.
Dogma e Tyre vs. Parimi Ynë
Islamistët thonë:
“Kur je me Allahun, askush s’të del përpara.”
Ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm, përgjigjemi:
“Kur je me Evropën dhe me Amerikën, je edhe me Zotin.”
Sepse:
Evropa përfaqëson lirinë e mendimit,
Amerika përfaqëson lirinë e individit,
dhe liria është vullnet hyjnor, jo robëri fetare.
Zoti nuk është pronë e ideologëve.
Zoti nuk është justifikim për censurë, kërcënim dhe urrejtje.
Islami Politik — Armik i Kombit dhe i Lirisë
Islami politik:
e dobëson kombin,
e ndan shoqërinë,
e zëvendëson atdheun me umetin,
e nënshtron mendjen ndaj autoritetit fetar,
dhe e kthen fenë në armë politike.
Ne refuzojmë të jemi koloni mendore të ideologjive të importuara.
Ne refuzojmë të shndërrohemi në turmë të bindur fetare.
Paralelja me Iranin: Ajo që Po Vjen
Ajo që po ndodh në Iran do të ndodhë kudo ku islami politik sundon mendjet.
Popujt po zgjohen.
Dogmat po bien.
Autoritetet fetare po humbin kontrollin.
Dhe paniku i islamistëve shqipfolës është thjesht shenjë e rënies së tyre të afërt.
Deklarata Jonë Politike
Ne shpallim:
Fenë si çështje personale, jo ideologji pushteti.
Kombin mbi dogmën.
Arsyen mbi frikën.
Lirinë mbi nënshtrimin.
Evropën dhe Amerikën si aleatë civilizues dhe moralë.
Ne nuk luftojmë Zotin —
ne luftojmë ata që e përdorin Zotin për të na sunduar.
Thirrje për Shqiptarët e Lirë
Ky është momenti për:
rezistencë intelektuale,
çlirim moral,
mbrojtje të identitetit kombëtar,
dhe çmontim të islamit politik si ideologji sundimi.
Sepse kur ndërgjegjja zgjohet, dogma bie.
Sepse kombet e lira nuk sundohen nga frika.
Dhe sepse Shqiptarët nuk janë krijuar për t’u nënshtruar.