Kreu Blog Faqe 307

Rinumërimi i votave apo i turpit?

0

Arif Ejupi, Gjenevë

Rinumërimi i votave, në thelb, është një mjet demokratik. Mirëpo, në rastin e Kosovës, rinumërimi po kërkohet sepse vota e qytetarit është vjedhur në qendrat e votimit.

Detyrimisht po kërkohet rinumërimi i votave, sepse brenda partive shoku ia ka futur shokut, klani klanit, grupi grupit dhe tani turpi kërkon certifikim institucional.

Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me krizë zgjedhore, por me krizë morali brenda partive politike. Ashiqare po shihet se partitë politike janë shndërruar në ndërmarrje private intrigash, ku vota e anëtarit trajtohet si pronë personale dhe jo si besim politik.

Fare-fare nuk është në pyetje transparenca, por frika se dikush nga “tanët” ka dalë më i votuar se shefi, se krahu tjetër, se i preferuari i kryesisë. Pra, problemi nuk është kutia, problemi është brenda shtëpisë.

Si quhet kjo? Jo demokraci e brendshme. Jo garë e ndershme. Grabitje e paskrupullt politike e votës me kostum partie.

Ironia është se ata që sot bërtasin për “vjedhje votash”, dje: i kanë hartuar vetë listat, i kanë zgjedhur vetë komisionarët, i kanë kontrolluar vetë strukturat, i kanë certifikuar vetë rezultatet. Vetëm atëherë kur del se shoku apo shoqja ka marrë më shumë vota se i preferuari i klanit apo grupit, fillon cirku: ankesa, aludime, dyshime, presione, kërcënime të fshehta.

Kjo nuk është mbrojtje e votës. Kjo është larje hesapesh të pista brenda partive, e servuar si “krizë demokratike”.

Më e rënda është se qytetari përdoret si alibi. Atij i thuhet: “Po e mbrojmë votën tuaj”, ndërkohë që askush nuk pranon se po rinumërojnë frikën e tyre nga humbja e pushtetit brenda partisë.

Nëse bashkëpartiaku ia vjedh bashkëpartiakut votën, atëherë: problemi nuk është sistemi, problemi nuk është KQZ-ja, problemi nuk është numërimi.

Problemi është karakteri i ultë dhe i kalbur. Një parti që nuk e respekton votën e anëtarit të vet, nuk ka asnjë arsye morale të flasë për votën e qytetarit. Prandaj, s’duhet mashtruar veten: nuk është fjala për rinumërim votash, por për rinumërim turpi, frike dhe hipokrizie politike.

Disa nuk e pranojnë humbjen sepse asnjëherë nuk janë mësuar të fitojnë me ndershmëri. Demokracia nuk matet me sa herë i numërojmë votat, por me sa dinjitet e pranojmë rezultatin e tyre.

Trump, Putin, Xi, ose i miri a i keqi do ta rindajnë botën

0

Pirro Prifti, Tiranë

Bashkimi Europian është vënë në një dilemë të madhe ndaj dëshirës së Trump për të  marrë Groenlandën, dhe për ti vënë pikën, shërbeu publikimi i mesazhit të Makron për Trump ku thuhet: “Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën.”

Megjithë këto kohëra të vështira për BE, besojmë se nuk do të kenë probleme për Shqipërinë e ditëve të sotme e cila për 35 vite rresht jehon dhe ri-jehon frazën  e studentëve të dhjetorit por edhe të popullit – `e duam Shqipërine si Europa`. Plotësimi i rekomandimeve hap pas hapi shpresojmë që pas viteve 2027-2029 Shqipëria do të integrohet në BE qoftë me të drejtë vote qoftë pa të drejtë vote. E rëndësishme është për Shqipërinë është zbatimi i standerteve të BE sidomos në ato fusha ku Shqipëria nuk po ecën si duhet: me gjithë reformatsidomos  në:

– Drejtësi dhe Shëndetësi , popullata shqiptare e ndjen vehten të pa mbrojtur nga një drejtësi plotësisht e korruptura dhe një Prokurori që do ta kishte zili dhe Diktatori për mënyrën e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të Pronës,

-Shëndetësi, të pa kujdesur nga ana shëndetësore në sistemin shëndetësor public i cili ka dalë nga shinat,

-por edhe në disa sektorë të tjerë si pensionet,  rrogat, të cilat janë edhe shkaqet se përse shqiptarët emigrojnë jashtë.

Sigurisht ndryshimet ndërkombëtare aspak normale të para nga një vënd i vogël si i yni, ndryshime që kanë tronditur botën dhe sigurisht edhe neve shqiptarëve, mesa duket i kanë rrënjët tek dëshira për të rindarë Botën edhe njëherë sepse në skenë kanë dalë në dritë shtete dhe popuj  që kanë ndryshuar balancën e sigurisë ekonomike dhe politike të Botës. Megjithëse pas viteve `90 pas prishjes së bllokut komunist, muret e ndarjeve klasore dhe atyre të tre botëve të atëhershme si bota Kapitaliste, Komuniste dhe bota e Tretë u shkërmoqën dhe u krijua idea e një bote globaliste dhe liberale, ku demokracia perëndimore triumfoi pikërisht për shkak se kishte fituar edhe ekonomikisht por edhe politikisht sfidën me bllokun komunist, dhe drejtoi tërë sistemin botëror e kryesuar nga SHBA, – sot pas 35 viteve bota gjëndet përsëri në kufirin e një rindarjeje të re, ne zgripin e një konflikti të ri i cili për fat të keq të njerëzimit mund të jetë edhe bërthamor nëse nuk arrihen marrëveshjet e duhura. Përse?

Sepse dy blloqet kryesore perëndimore si BE dhe SHBA për shkak të strategjisë së tyre për të krijuar një kordon të ri sanitar ndaj Rusisë tashmë aspak komuniste por me një sistem demkratiko-mafioz, por dhe  sipas dëshirës së tyre për ta rindarë Rusinë dhe futjes në varësinë e tyre ekonomiko-politike të ish vasalëve t ëish BRSS, nuk e kuptuan se oreksi i tyre i madh do të pengohej nga reagimi i parë ndërkombëtar i Rusisë ndaj SHBA dhe BE, në rastin e Ukrainës duke ndërhyrë ushtarakisht, pasi takimet Minsk 1 dhe 2 nuk u pranuan nga Ukraina për minoritetin dhe gjuhën ruse. Ky pushtim shkaktoi rindarjen politike ndërkombëtare dhe afrimin me Rusinë  të Kinës, indisë, Brazilit, Iranit, dhe Afrikës së Jugut të cilat sot përbëjnë edhe grupin ndërkombëtar ekonomik BRIKS i cili ka për qëllim shkëputjen nga varësia e SHBA dhe e Dollarit amerikan.

Kjo shkaktoi që SHBA apo `I miri`, sipas filmit amerikan të vitit 1966 me Eli Ëallach (si i shëmtuari), Clint Eastëood (si i miri) dhe Lee Van Clee (i keqi), reagoi ashpër ndaj dëshirës për rindarjen globale ku Kina , india, Rusia, madje dhe Turqia e cila është e angazhuar në NATO, kërkojnë zonat e tyre të influencës ekonomike e për pasojë edhe influencën politike. Trump si President i SHBA ka deklaruar që në 2016 kur mori për herë të parë Presidencën `Make Amerika Great Again` që kundërshtari kryesor i SHBA është Kina sepse ajo po e konkuron ekonomikisht ashtu dhe politikisht, ndërsa për Rusinë deklaroi që ajo nuk përbën rrezik për SHBA dhe se mund të merren vesh; po kështu edhe në presidencën e dytë, Trump jo vetëm që po lëviz në drejtim të forcimit të ekonomisë amerikanë  borxhi i brëndëshëm i të cilës është 37 trilion  Dollarë, por edhe po kërkon me forcë territore të reja me burime minerare si nafta dhe lementë të tjerë strategjike duke shkelur madje edhe disa ligje ndërkombëtare, por edhe duke u larguar edhe nga disa forumeinternacionale si OBSH, apo  problem me NATO-N. Kështu që `i Miri` është bërë agresiv për të ruajtur `të mira që ka bërë…` si p.sh., përhapjen `me dhunë` të demokracisë perëndimore në më shumë se 35 shtete që pas viteve `90….

Rusia si `I Keqi` për perëndimin, që po kryen një operacion ushtarak në Ukrainën e madhe  të formuar nga Lenini dhe Stalini me një territor prej 603 mije km2 dhe me popullsi heterogjene prej 33 milion banore ku 17.5 milion janë rusë të Donbasit, Luhanskut, Zaporozhias dhe Khersonit, të cilat i ka dekretuar me ligj si të sajat me pretekstin se Ukraina u formulua si e tillë e madhe si një shtet tampon për të penguar invazionet kundër BRSS së atëhershme, sot nëpërmjet këtij inkursioni të vështirë ushtarak, Rusia kërkon të marrë tokat që dikur i janë dhëne Ukrainës por se në 1991 kur Ukraina u shpall republike jashtë Rusisë dhe i mori të tërë territoret. Sidoqoftë, territore të tjera i kërkohen Ukrainës edhe nga Polonia, nga Hungaria, dhe nga Rumania të cilat mezi presin që të ri marrin territore të cilat u ndanë sipas marëveshjes së vitit 1939 Ribentrop-Molotov. Megjithë ndihmat perëndimore dhe megjithë rënien e ekonomisë Ruse, Rusia kërkon marëveshje sipas interesave të saj si marrja e katër gubernave të mësipërme, denazifikimin dhe de-rusofobinë ukrainase-europianë perëndimore. Në këtë pikë `I Keqi`rus përkrahet heshturazi nga `I Miri` SHBA, ndoshta sepse jo vetëm ka potencialin më të madh ushtarak bërthmor, por edhe sepse i intereson SHBA që Rusia po përçan BE edhe politikisht por edhe ushtarakisht.

Përsa i përket të tretit që original e ka `I shëmtuari` por në fakt është `I Djallëzuari`, ai është fuqia botërore në rritje – Kina popullore me 1,4 milard banorë dhe me 19.374 trilion USD e dyta pas SHBA, kërkon jo vetëm zonat e saj të reja të influencës nga ana ekonomike, por kërkon dhe Taivanin ishullin e Çan Kai Shek-ut të dikurshëm i cili u largua nga Mao Ce Duni dhe u struk në Taivan. Ky është përplasja e dytë më e madhe me SHBA. Kina në këtë rast është bërë partneri më i madh i Rusisë duke e shpëtuar nga Falimentimi ekonomik por edhe se i intereson që Rusia mund ta ndihmojë ushtarakisht në rast të një përplasjeje të madhe më SHBA. Duke patur rritjen më të madhe ekonomike për dekada me rradhe Kina komuniste ka marrë idenë e Leninit  apo NEP (Novaja Ekonomiçeskaja Politika), të cilin e përpunoi Ten Hsia Pin për ta përshtatur me Kinën, duke amalgamuar qeverisjen me një Parti, kurse ana ekonomike do të jetë kapitaliste me tregun e lirë. Përplasja vazhdon e madhe sepse Kina apo `e Djallëzuara` për disa nga perëndimi, por` e Shëmtuara` përsa i përket sistemit të deformuar komunist, po kërcënon me fuqinë e saj  Botën duke e drejtuar edhe BRIKS-in duke u përpjekur të largojë nga froni politiKo-ekonomik-SHBA.

Duke qënë se Bota  në dukje si papritur, u përfshi në një konflikt të madh gjeopolitik i cili në fakt kishte kohë që po gëlonte, ku trigerin e vërtetë e shkrepi vetë Perëndimi me idiotësitë e tij me promovimin e LGBTIQ-ve, me bërjen e Botës globale, me ndërhyrjet me dhunë ndaj shteteve të tjera për të futur demokracinë liberale parakohe, por më e pa menduara ishin idetë gjeo-strategjike të liberal demokracise perëndimore të SHBA,, Francës, Gjermanisë, për tu shtrirë në lindje në territoret gjeopolitike të Rusisë e cila në dukje ishte e dobët me një GDP rreth 3 trilion Dollarë, me një popullsi prej 148 milion banorë dhe më një ekonomi deri diku stabël, por me një ushtri të madhe dhe duke harruar se Rusia ka arsenalin më të madh ushtrak bërthamor.

Kjo shkrepje e gabuar nxorri në dritë problemet dhe konfliktet e vjetra politico-ekonomike dhe dëshirën për një rindarje të re botërore. Le të shpresojmë që Europa Perëndimore si shkaktarja e dy luftrave të përgjakshme botërore- të mos nisë një luftë të tretë botërore, sepse kjo do të ishte e fundit, dhe do të na parashikoheshin marrëzitë e Cakos. Sidoqoftë Bota po shkon me dashje apo pa dashje sipas parashikimit të Biblës drejt fundit të saj, nëse qeveritë e shteteve të mëdha nuk merren seriozisht me zgjidhjen e konflikteve gjeo-strategjike.

priftipirro2017@gmail.com

Vlerësimi im për shkrimet e fundit me rastin e përvjetorit të 558-të të vdekjes së Gjergj Kastriotit

Naim J. Krasniqi, Minhen

____
Refleksion me shkas

___
Për çdo përvjetor të lindjes apo të vdekjes së heronjve, si dhe për data të
ndryshme me rëndësi në periudha historike, shkruhen shumë shkrime në shenjë
kujtimi dhe mirënjohjeje për kontributet e personaliteteve, por edhe për ngjarje
të ndryshme dhe ndikimin e tyre në zhvillimet e mëvonshme. Më shpesh
shkruhet për triumfet sesa për disfatat. Çdo shkrues (gazetar, analist, publicist,
por edhe shkencëtar) i trajton këto ngjarje sipas njohurive dhe këndvështrimit të
vet. Kjo qasje është e vlefshme, por historiani, në mënyrë të veçantë, duhet t’i
bazojë shkrimet e tij në burime, literaturë dhe në analizën kritike të tyre, në
mënyrë që të arrijë në përfundime të argumentuara shkencërisht.
Në këtë kontekst, do të ndalem te shkrimet e fundit me rastin e përvjetorit të
558-të të vdekjes së Skënderbeut. Pothuajse të gjitha shkrimet dhe deklarimet e
personaliteteve kulturore e politike filluan me përkujtimin e jetës dhe veprës së
heroit tonë kombëtar, duke vazhduar më pas me jehonën e figurës së tij në
letërsinë dhe kulturën kombëtare e ndërkombëtare. Rikujtohet vazhdimisht fakti
se për Skënderbeun kanë shkruar historianë, shkrimtarë dhe filozofë, duke
madhështuar jetën dhe bëmat e tij. Pothuajse të gjithë autorët nisin me veprën e
Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis
(Romë, 1508 – 1510) si dhe botime pasuese), e shkruar në gjuhën latine si dhe
ne gjuhe te ndryshme evropiane.
Kjo vepër u bë burim themelor dhe frymëzim për shumë studiues dhe shkrime
mbi jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut, përmes së cilës figura e tij u përhap
në kulturën evropiane si një personalitet shumëdimensional: trim dhe guximtar,
diplomat, strateg ushtarak, udhëheqës politik dhe tribun, por edhe figurë me
autoritet moral. Kur paraqitet kjo arritje, zakonisht përmenden në radhë të parë
përkthimet e veprës së Barletit në gjuhët frënge, italiane, spanjolle, angleze etj.,
ndërsa përkthimi në gjuhën gjermane përmendet shpesh vetëm dytësor ose në
fund.
Për audiencën shqiptare kjo është e kuptueshme, sidomos për shkak të ndikimit
të madh të studimit brilant të prof. dr. Ymer Jaka, Skënderbeu në letërsinë
frënge (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1990), i cili përfshin analizën dhe
përkthimin nga frëngjishtja të veprës së Barletit. Ky studim ka mbetur thellë në
memorien kulturore shqiptare, aq sa sa herë flitet për Skënderbeun në
kontekstin evropian, përmendet pothuajse automatikisht Jacques de Lavardin
(Lavardin), i cili përktheu në gjuhën frënge veprën e Marin Barletit me titull
Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderbeg, Roy d’Albanie (Paris,
1576).
Kjo nuk përbën problem në vetvete; megjithatë, për hir të saktësisë historike,
duhet theksuar se përkthimi i parë i veprës së Barletit nga latinishtja në një
gjuhë moderne evropiane është ai në gjuhën gjermane i vitit 1533, botuar në
Augsburg dhe përkthyer nga humanisti Johann (Johannes) Pinicianus (rreth
1477/78–1542).
Qëllimi i këtij refleksioni nuk është të vërë në dyshim rëndësinë e traditës
frënge të prezentimit të Skënderbeut, por të tërheqë vëmendjen mbi një hallkë të
hershme dhe shpesh të anashkaluar të kësaj tradite: botimin gjerman të vitit
1533, i cili dëshmon për një interes të hershëm dhe të strukturuar të botës
gjermane ndaj figurës së heroit shqiptar.
Perkthimi ne gjuhen gjermane
Botimi gjerman i vitit 1533 i veprës së Marin Barletit Historia de vita et gestis
Scanderbegi u përkthye nga Johann (Johannes) Pinicianus me titullin:
Des aller streytparsten Fürsten und Herrn Georgen Castrioten, genannt
Scanderbeg, ritterliche Thaten, so er mit den Türckischen Kaysern begangen
(Augsburg: Heinrich Steiner, 1533).
Në shqip, ky titull mund të përshtatet si:
Marin Barleti, Veprat kalorësiake të princit dhe zotit më luftarak Gjergj
Kastriotit, të quajtur Skënderbeu, kundër perandorëve turq, përkthyer në
gjermanisht nga Johann Pinicianus.
Formulimi në faqen e titullit “…ritterliche Thaten… durch J. Pinicianum
verteutscht” e pozicionon qartë Pinicianusin si përkthyes dhe ndërmjetës
kulturor; termi verteutschen nënkupton jo vetëm përkthimin gjuhësor, por
përshtatjen e tekstit për publikun gjerman, verteutschen – ta bësh gjerman, ta
intepretosh në gjuhën gjermane . Ky botim nuk duhet kuptuar si një përkthim i
thjeshtë literal, por si një produkt kompleks humanist, ku autorësia ndahet
funksionalisht midis Marin Barletit, si autor i narrativës historike, dhe
Pinicianusit, si përkthyes-interpretues që e përshtat tekstin me mentalitetin dhe
kulturën gjermane të kohës.
Narrativa kryesore mbi jetën dhe veprimtarinë politike e ushtarake të
Skënderbeut mbetet ajo e Barletit, e ndërtuar në frymën e historiografisë
humaniste dhe me theks në rolin e tij si mbrojtës i krishterimit përballë
Perandorisë Osmane. Megjithatë, analiza e parateksteve të botimit gjerman –
dedikimi drejtuar Këshillit të qytetit të Augsburgut, teksti Zu dem Leser (“Për
lexuesin”) dhe aparati shpjegues gjeografik e historik – dëshmon se këto pjesë
janë krijime origjinale të Pinicianusit. Në to, përkthyesi shfaqet si autor i
pavarur, që shpjegon metodën e tij të përkthimit dhe funksionin didaktik të
historisë për publikun urban dhe drejtuesit politikë.
Pinicianus e vendos figurën e Skënderbeut në një kornizë më të gjerë të
historisë evropiane, duke e krahasuar me figura të antikitetit dhe mesjetës, dhe
duke aktualizuar mesazhin e veprës për një publik të ndjeshëm ndaj kërcënimit
osman. Ky dimension politiko-didaktik dhe apologjetik i përkthimit është
theksuar edhe nga historiografia moderne (Babinger).
Studiuesit bashkëkohorë vërejnë se vepra e Barletit, megjithë elementet e saj
lavdëruese, retorike dhe panegjirike, mbetet burim themelor për studimin e
Skënderbeut, por duhet lexuar gjithmonë në kontekstin e traditës humaniste dhe
të qëllimeve normative të autorit dhe përkthyesve të tij. Oliver Jens Schmitt ka
theksuar se recepsioni evropian i figurës së Skënderbeut në shekullin XVI nuk
mund të kuptohet pa marrë parasysh rolin e përkthimeve dhe adaptimeve të
hershme, ndër të cilat ai i Pinicianusit zë një vend qendror.
Edhe historiografia shqiptare, veçanërisht në studimet e Flamur Hadrit, ka vënë
në dukje rëndësinë e këtij përkthimi për përhapjen e figurës së Skënderbeut në
Evropën Qendrore. Në këtë kuptim, botimi i Augsburgut i vitit 1533 paraqitet si
tekst me autorësi të dyfishtë, ku ndërthuren narrativa historike e Barletit dhe
korniza paratekstuale, shpjeguese dhe politiko-didaktike e Pinicianusit. Kjo
ndërthurje e shndërron veprën në një burim të çmuar jo vetëm për historinë e
Skënderbeut, por edhe për historinë e përkthimit, humanizmin gjerman dhe
mënyrën se si figura e heroit shqiptar u përvetësua dhe u reinterpretua në
Evropën e shekullit XVI.
Botimet latine të asaj periudhe (shek. XV–XVI) karakterizohen nga një
paraqitje tipografike e thjeshtë, pa gravura figurative në dru, duke u kufizuar
kryesisht në iniciale dekorative tipografike. Ky minimalizëm vizual reflekton
normat e botimit humanist, ku autoriteti i tekstit mbështetej në gjuhën latine dhe
në traditën klasike.
Libri i përkthyer në gjuhën gjermane nga Johann Pinicianus, edhe nga aspekti
teknik, ishte në një nivel të lartë për kohën kur u botua. Në të u përdorën
teknikat më të avancuara të shtypshkrimit të asaj kohe. Gravurat në dru
(Holzschnitte), pra ilustrime të realizuara me gdhendje në dru dhe të ndriçuara
me bojë për të theksuar ngjarjet dhe personazhet, nuk i përkasin origjinalit latin
të veprës së Marin Barletit, por janë elemente editoriale të botimit gjerman të
vitit 1533. Këto ilustrime kanë funksion didaktik dhe politiko-didaktik, duke e
bërë tekstin më të qasshëm për një publik më të gjerë dhe duke forcuar
dimensionin vizual të heroizmit të Skënderbeut në përkthimin e Johann
Pinicianus-it, botuar në Augsburg.
Libri përbëhet nga 250 fletë (një fletë = dy faqe) dhe është i formatit folio, pra i
një formati të madh libri. Këta elementë e shndërrojnë veprën në një mjet
edukimi moral dhe fetar, ku historia kuptohet sipas parimit magistra vitae dhe
Skënderbeu paraqitet si shembull i rezistencës së krishterë. Ilustrimet
pasqyrojnë traditën gjermane të librave të ilustruar dhe synimin për ta bërë
figurën e Skënderbeut më tërheqëse për publikun gjerman të shekullit XVI.
Sipas studiuesve të këtyre përkthimeve, me pasurimin e librit me gravura,
Pinicianus synonte që vepra të ishte sa më popullore, duke marrë parasysh se
këto ilustrime nuk janë thjesht dekorative, por kanë funksion didaktik dhe
normativ, duke e bërë narrativën historike më të kuptueshme dhe më tërheqëse
për një publik jo-akademik, i cili përmes këtyre skicave mund të kuptonte më
lehtë përmbajtjen e veprës. Kështu, libri nuk ishte i destinuar vetëm për shtresat
e larta të kulturës gjermane apo për familjet princore, ndonëse Pinicianusi në
parathënien e tij u drejtohet me nderim kryetarëve të bashkisë dhe këshillit të
qytetit të Augsburgut, duke u ofruar shërbimin e tij të përulur.
Ai thekson se dobitë e leximit të historisë janë të njohura, veçanërisht për ata që
janë vendosur nga Zoti në pushtet dhe në qeverisje. Historia, sipas tij, jo vetëm
që mëson virtyte qytetare dhe një jetë të ndershme, por ndihmon njeriun të
kuptojë vullnetin hyjnor, të pranojë ndëshkimin e merituar, të kthehet te Zoti
dhe të jetojë me përgjegjësi morale. Në këtë mënyrë, Pinicianusi sqaron
rëndësinë e përkthimit dhe të prezantimit të kësaj vepre, duke përmbledhur
jetën e Skënderbeut: se ai ishte princ i lindur i Epirit dhe i Shqipërisë, se u dha
peng turqve në rini bashkë me vëllezërit e tij, por u kthye në atdhe me vullnet
hyjnor dhe fitoi shumë beteja kundër sulltanëve osmanë, si Murati dhe
Mehmeti.
Përkthimet e veprës së Marin Barletit në shekullin XVI nuk mund të kuptohen
thjesht si akte filologjike, por si ndërhyrje politiko-didaktike dhe apologjetike,
të lidhura ngushtë me realitetet politike, fetare dhe kulturore të Evropës së
kohës. Johann Pinicianus, Kaspar Hedio dhe Jacques de Lavardin, secili në
kontekstin e vet, e përdorin figurën e Skënderbeut për qëllime të ndryshme:
edukim qytetar, mobilizim princëror ose formim moral të aristokracisë. Këto
variante dëshmojnë se recepsioni evropian i figurës së Skënderbeut ishte
dinamik dhe shumëdimensional, duke e shndërruar heroin shqiptar në një figurë
simbolike të përbashkët të Evropës së shekullit XVI

Kriza e Rrymës apo Sabotazh? Sistemi Energjetik i Kosovës në Rrezik Kritik !

0
Drizan Shala, ekspert i sigurisë, Prishtinë
____
Reduktimet e papritura të energjisë elektrike dhe kaosi i krijuar sot në Kosovë nuk janë më çështje teknike apo operative. Ato përbëjnë cenim serioz të sigurisë kombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla.
Deklarimi i KOSTT-së se situata është “e papranueshme”, për shkak të devijimeve të mëdha mes energjisë së nominuar dhe konsumit real, tregon qartë se sistemi energjetik – një infrastrukturë kritike shtetërore – është vënë në rrezik. Disbalancat e theksuara në rrjet nuk janë thjesht dështim menaxherial, por sinjal alarmi për veprime të mundshme të qëllimshme, neglizhencë të rëndë ose sabotazh.
Energjia elektrike është shtyllë e funksionimit të shtetit si institucionet e sigurisë, shëndetësia, komunikimet, ekonomia dhe rendi publik).
Çdo destabilizim i saj prodhon efekte zinxhir dhe krijon terren për krizë të kontrolluar ose destabilizim të brendshëm, veçanërisht në një mjedis rajonal të ndjeshëm nga kërcënimet hibride.
Për këto arsye, Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të veprojë pa vonesë, duke hapur hetim për:
• Cenim të infrastrukturës kritike,
• Përgjegjësi penale për keq-menaxhim ose veprime të qëllimshme,
• Dhe çdo element që mund të përbëjë sabotazh ndaj sistemit energjetik.
Transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia ligjore janë thelbësore për rikthimin e besimit publik dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Çdo neglizhencë në trajtimin e kësaj situate do të thotë tolerim i rrezikut ndaj shtetit.

Shën Sebastiani apo Sh’Masjani – Shenjti që u bë shembull guximi edhe për shqiptarët

0

 

Nga: Don Fran Sopi

Shën Sebastiani, i njohur ndër shqiptarë prej shekujsh me emrin e dashur Sh’Masjani, është një nga shenjtorët më të nderuar të Kishës Katolike dhe një figurë shumë e afërt me shpirtin e popullit tonë. Emri i tij është përmendur brez pas brezi me respekt, në familje, në kisha dhe në lutjet e besimtarëve, veçanërisht në kohë të vështira dhe sprovash jetësore.

Festa e këtij Pajtori të shenjtë nuk është vetëm një kremtim fetar, por edhe një përkujtim i rëndësishëm i besimit të fortë, i guximit njerëzor dhe i qëndrueshmërisë shpirtërore, i cili na kujton se, edhe kur jeta bëhet e vështirë, njeriu ka gjithmonë mundësinë të zgjedhë të mirën dhe të qëndrojë besnik ndaj Zotit dhe ndërgjegjes së vet.

Për shumë breza shqiptarësh ndër shekuj, Sh’Masjani ka qenë:

  • Shenjt i lutjes, kur njerëzit kërkonin ndihmë nga Zoti;
  • Shenjt i shpresës, kur gjithçka dukej e errët;
  • Shenjt i mbrojtjes, në kohë rreziku, sëmundjesh apo frike.

Në mënyrë të veçantë, në Dioqezën Prizren–Prishtinë, Sh’Masjani nderohet si Pajtor i famullisë së Gllogjanit (të Pejës), si edhe i Peshterit (të Lipjanit) Kravasarit (të Malishevës), dhe Necit (të Gjakovës). Në këto treva (famulli të Dioqezës sonë), festa e tij është ruajtur me dashuri të veçantë dhe ka qenë gjithmonë një rast i rëndësishëm për bashkim familjar, për lutje të përbashkët dhe për ripërtëritje shpirtërore. Për banorët e këtyre zonave, Sh’Masjani nuk është thjesht një emër në kalendarin kishtar, por një shenjt që “i përket vendit”, një mik i afërt dhe një model i jetës së jetuar me ndershmëri dhe dinjitet.

Sipas traditës kishtare, emri i tij i vërtetë është Sebastian, me prejardhje nga gjuha greke, që do të thotë: i nderuar, i çmuar, i dalluar. Këto fjalë përshkruajnë shumë mirë jetën dhe karakterin e tij. Ai nuk u bë i njohur për pasuri apo pushtet, por për zemrën e pastër, guximin dhe besimin e palëkundur në Zotin.

Shën Sebastiani lindi dhe u rrit në qytetin e Milanos. Qysh në rini, ai u njoh me përndjekjet e rënda që u bëheshin të krishterëve në Romë për shkak të besimit të tyre në Jezu Krishtin. Përballë kësaj padrejtësie, ai nuk qëndroi indiferent dhe nuk heshti. Përkundrazi, i parashtroi vetes një pyetje të thjeshtë, por shumë të rëndësishme, e cila mbetet aktuale edhe sot:

“Çfarë mund të bëj unë për t’i ndihmuar të tjerët?”

Kjo pyetje është thelbësore edhe për njerëzit apo besimtarët e sotëm. Ajo na fton të mos mendojmë vetëm për veten, por të jemi të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe të mos mbyllim sytë përballë vuajtjes.

Kjo ndjenjë përgjegjësie e ka shtyer Sh’Masjanin që të shkoj në Romë. Atje ai u bë ushtar dhe, falë ndershmërisë, aftësisë dhe përkushtimit, arriti shpejt në një pozitë të lartë. Megjithatë, këtë pozitë nuk e përdori për lavdi apo përfitime personale, por për të bërë mirë. Ai ndihmonte fshehurazi të krishterët e burgosur, i forconte në besim dhe u jepte shpresë që të mos dorëzoheshin. Kështu, ai u bë dritë në errësirë dhe shpresë në frikë. Kur u zbulua se ishte i krishterë, Sh’Masjani u dënua rëndë. I kërcënuar dhe i ballafaquar me vuajtje të mëdha, ai nuk u gjunjëzua dhe nuk e mohoi kurrë besimin e tij. Me guxim dhe besnikëri, qëndroi pranë Zotit deri në fund, i cili edhe më 20 janar të vitit 304, ai u vra dhe u bë martir, domethënë dëshmitar i fesë me vetë jetën e tij.

Pikërisht për këtë arsye shqiptarët e kanë dashur dhe e duan Sh’Masjanin: sepse ai u qëndroi besnik vlerave të tij deri në frymën e fundit. Në historinë tonë, të mbushur me sprova dhe sakrifica, figura e tij është parë gjithmonë si shenjë shprese dhe si mbrojtje shpirtërore. Në kohë sëmundjesh, rreziqesh apo vështirësish familjare e shoqërore, besimtarët i janë drejtuar atij në lutje për shëndet, paqe dhe forcë.

Edhe sot, figura e Sh’Masjanit mbetet shumë aktuale, për besimtarët e Krishtit. Ai na mëson se nuk është gjithmonë e lehtë të bësh zgjedhjen e drejtë, por është gjithmonë e bukur dhe e ndershme të jesh i guximshëm, i drejtë dhe i mirë. Shembulli i tij na kujton se nderi dhe dinjiteti nuk maten me famë apo pushtet, por me sjelljen ndaj të tjerëve dhe me besnikërinë ndaj së mirës. Prandaj, Sh’Masjani mbetet një shenjt i dashur për shqiptarët:

  • Si Pajtor i Kishës Katolike,
  • Si figurë e fortë e besimit dhe martirizimit dhe
  • Si shembull jete për besimtarët e Krishtit.

Pra, duke i ftuar të gjithë të jenë të mirë, të guximshëm dhe të qëndrueshëm në të mirën, në çdo kohë dhe rrethanë.

Për shumë mote, Sh’Masjani, për të gjithë ata që e festojnë!

Pejë, më 20 janar 2026

Jusuf Buxhovi pranohet anëtar i rregullt në American Historical Association (Asociacionit Amerikan te Historisë), me seli në Washington DC

5
Anëtar i rregullt i American Historical Association (Asociacionit Amerikan te Historisë), me seli në Washington DC.
AHA promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike. Themeluar me akt (vendim) te Kongresit te SHBA-ve me 1889, misioni i saj është ngritja e punës së historianëve në bazë të standardëve profesionale e etike, dhe plrkrahja e kërkimeve inovative e lirisë akademike si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Si organizata më e madhe e historianlve (me mbi 11,000 anetare), AHA i shërben të gjithë historianëve nga secila fushë.
Pranimi në AHA paraqet një mirënjëhje ndërkombëtare për punën hulumtuese shkencore, që doli në pah me veprën “Kosova” në tetë vëllime e përkthyer në anglisht nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing” e Houstonit, por njëherit paraqet të arritur edhe për historiografinë shqiptare në përgjithësi.

Protestat në Iran, dita 23: – Islami ka dështuar

0

Illustrimi: ChatGPT

Arnt Jensvoll / Document.no

19 janari ishte relativisht i qetë në krahasim me protestat dhe shtypjen më 8–9 janar. Bazuar në raportet, regjimi kryesisht vazhdoi të merrej me pasojat e trazirave. Dëshmitarët okularë dhe mediat opozitare ende raportojnë për arrestime dhe masa sigurie ushtarake në qytete si Teherani, Zahedani dhe Karaj. – Dhe thuhet se 70 përqind e iranianëve kanë braktisur islamin.

Ish-anëtari i qeverisë, Ali Larijani, i cili shërben si sekretar në Këshillin e Lartë Kombëtar të Sigurisë së Iranit, shihet si mendja pas shtypjes së kryengritjes në janar 2026. Modeli i tij thuhet të jetë Deng Xiaoping, më saktësisht shtypja e protestave në Sheshin Tiananmen në 1989, ku u vranë nga 3000 deri në 10,000 demonstrues.

– Vritni opozitën brutalisht. Më pas hapuni pak sa duhet për të ruajtur pushtetin.

– Strategjia përpara mbetet shtypje brutale, ndërkohë që popullit i jepet liri e kufizuar kulturore dhe ekonomike, të angazhohet diplomatikisht me fqinjët dhe të shfrytëzojë luftën në Gaza për të ndarë SHBA dhe Izraelin. Regjimi ka kuptuar që Gaza ka ndryshuar opinionin perëndimor ndaj Izraelit. Ata shpenzojnë miliona për propagandë për regjimin dhe rekrutimin e influencuesve perëndimorë.

Plani i Larijanit do të ketë sukses ose dështim në varësi të reagimit të opozitës dhe politikës së SHBA/Israeli. Aktualisht, ai është i vetmi që ka një plan afatgjatë i mbështetur nga Khamenei për mënyrën se si regjimi të mbijetojë.

Muskujt amerikan drejt Gjirit të Persisë
USS «Abraham Lincoln» u largua nga Deti i Kinës së Jugut rreth datave 15–16 janar dhe ndoshta ndodhet në Oqeanin Indian. Distanca drejt Gjirit të Persisë është vlerësuar të jetë midis 3000 dhe 5000 milje detare, varësisht nga rruga. Parashikohet që anija të arrijë midis datave 22 dhe 26 janar.

USS «George H.W. Bush» u largua nga Norfolk më 13 janar drejt Mesdheut dhe pritet të arrijë midis datave 20 dhe 22 janar. Po ashtu, një nëndetëse e klasës Ohio është në rajon.

– USS «George Washington» u largua nga bregu lindor i Shteteve të Bashkuara javën e kaluar. Sistemi i gjurmimit është fikur. Ndryshe nga USS Lincoln, pozicioni i George është i panjohur. Kjo do të thotë që Irani mund të sulmohet nga dy aeroplanmbajtëse bërthamore njëkohësisht.

Instituti Gatestone shkruan se mënyra më e shpejtë, më e mirë dhe e vetme për të shfarosur Hamasin dhe për të shkatërruar “të gjithë infrastrukturën ushtarake, terroriste dhe sulmuese, duke përfshirë tunelet dhe fabrikat e armëve” jo vetëm në Rripin e Gazës, siç parashikohet në planin 20-pikësh të Trumpit, por edhe në Lindjen e Mesme, është ardhja e një regjimi të ri në Iran. Pa mbështetjen e Iranit, të dërguarit e tyre – huxhitë, Hezbolahu, Venezuela – do të zhduken.

Pikëpamja e Gatestone ka mbështetje të gjerë nga analistë të djathtë në SHBA dhe Izrael. Analistë të tjerë janë skeptikë për një sulm të drejtpërdrejtë, duke iu referuar rrezikut të përshkallëzimit dhe mungesës së mbështetjes publike në SHBA.

Në Teheran, burrat e pushtetit tallin Donald Trumpin
– Prokurori Ali Salehi e tall Trumpin për të thënë se ekzekutimi i 800 demonstruesve u anulua. Ai premton gjykim të shpejtë dhe dënime të rrepta.

Ndërkohë që Trump po tallët, rrjeti izraelit Channel 14 @DBalazada raporton se ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka pasur disa biseda me princin e kurorës Reza Pahlavi gjatë protestave, dhe se ata kanë informuar ish-presidentin Rouhani. Si Zarif ashtu edhe Rouhani janë arrestuar nga IRGC.

Disa kanë dezertuar
Në raportin e djeshëm për Iranin shkruajtëm për një diplomatë iranian në selinë e OKB-së në Gjenevë, i cili është fshehur dhe ka kërkuar azil politik në Zvicër së bashku me familjen e tij. Sot mund të tregojmë se një ish-anëtar i njësisë së veçantë për policinë e trazirave të Iranit ka dezertuar:

– Javad Sadeghi inkurajon forcat e armatosura të qëndrojnë në krah të demonstruesve dhe të mbështesin princin Reza Pahlavi.

Pretendohet nga burime relativisht të besueshme se Javad Sadeghi u vra nga protestuesit më 8 janar.
Raporte nga Iran International dhe burime evropiane pretendojnë se disa diplomatë iranianë gjatë javëve të fundit kanë kontaktuar autoritetet evropiane për të eksploruar mundësinë e azilit. Përveç çështjes së Gjenevës, deri tani askush nuk është emëruar, dhe kontaktet përshkruhen si «diskrete».

Historikisht, diplomatët janë larguar gjatë protestave të mëparshme, kështu që largimet janë të mundshme.

Në X dhe në mediet e mërgimit qarkullojnë video dhe pretendime se ushtarë të IRGC-së, anëtarë të Basij-it ose oficerë të ulët kanë refuzuar shërbimin, janë larguar ose janë bashkuar me opozitën. Midis të tjerash, raportohet se «mijëra» kanë lënë postet e tyre në forcat e shtypjes.

Kërkesat për personelin e IRGC-së që deklarojnë mbështetje për revolucionin shpesh janë të paqartë. Analizat perëndimore deri tani nuk tregojnë shenja të dezertimeve masive ose në nivel të lartë nga IRGC – regjimi duket se ende ka kontroll mbi aparatin kryesor.

– Islami ka kolapsuar në Iran
Nuk janë vetëm diplomatët që largohen nga regjimi. Populli po largohet nga islami. Një numër i madh raportimesh gjatë viteve të fundit tregojnë një lamtumirë masive popullore ndaj islamit.

– 70 përqind e iranianëve (rreth 65 milion njerëz) kanë hequr dorë nga islami. Dy të tretat e xhamive (50,000 nga 75,000) në të gjithë vendin janë mbyllur për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Kur iranianët rrëzojnë mullahët, kjo do të jetë gozhda e fundit në arkivolin e islamit në Iran.

Televizioni shtetëror i hakëruar
Ne gjithashtu njoftuam se televizioni shtetëror iranian kishte qenë hakëruar dhe po transmetonte thirrje për forcat e sigurisë që të mos drejtonin armët ndaj popullit iranian. Tani grupi Anonymous merr përgjegjësinë për hakimin.– Mesazh për regjimin brutal në Iran: Ne kemi kapur transmetimin satelitor të IRIB-it, dhe përballë syve të gjithë botës ju kemi marrë maskën e propagandës. Për një moment, «televizioni juaj shtetëror» ndaloi përhapjen e gënjeshtrave – dhe tregoi të vërtetën që ju trembeni më së shumti: Populli po ngrihet. Ju mund të arrestoni njerëz, por nuk mund të arrestoni një ide. Ju mund të bllokoni sinjale, por nuk mund ta heshtni një komb.Kjo ishte një paralajmërim. Kontrolli juaj është i brishtë. Sistemet tuaja janë zbuluar. Koha juaj po mbaron.Për popullin e Iranit: Ju nuk jeni vetëm. Llogaritni mbi ne.

Incizime të reja video nga Ahwazi tregojnë demonstrues iranianë duke djegur hapur fotografitë e Khameneit dhe Khomeinit. Populli sulmon simbolet e regjimit. Është një kufi i madh për t’u kaluar në Iran, veçanërisht jashtë Teheranit.

Thuhet se Mjekët pa Kufij nuk kanë shkruar asnjë postim për 20.000 civilët që janë vrarë në Iran.

– Fjalë për fjalë, jo asnjë postim.

Në Vankuver njerëzit dalin me mijëra për të demonstruar kundër Republikës Islamike.

– Video tregon një dyqan në Dubai që përdor flamurin e vërtetë kombëtar të Iranit mbi produktet iraniane. Bota refuzon Republikën Islamike.
Megjithatë, regjimi iranian nuk qëndron vetëm në botë
– Në Stamboll, disa dhjetëra njerëz dolën në rrugë për të mbështetur Republikën Islame – edhe pas disa javësh shtypjeje brutale dhe vdekjeve civile. Ata valëvitnin flamuj, mbajnë portrete të udhëheqësve iranianë dhe brohorisnin parulla kundër ndikimit perëndimor.

Gjuha e opozitës po ngurtësohet, këtë herë është regjimi që po përballet me “pa mëshirë”.

“Numrat që ju kanë dhënë janë gënjeshtra. Ata thonë se 12,000 njerëz u vranë. Kjo është e pasaktë. Ata kanë vrarë më shumë se 30,000 njerëz.

Nuk do të ketë më biseda. Ne nuk do t’ju kërkojmë të bashkoheni me popullin. Betohem për çdo centimetër të tokës së Iranit: Ajo që do t’ju bëjmë do të regjistrohet në historinë e Iranit. Ne do t’ju tregojmë këtë së shpejti. Ne nuk do të tregojmë mëshirë. Ne do t’ju tregojmë një vdekje që nuk mund ta kishit imagjinuar kurrë.

Rroftë Irani! Rroftë mbreti!

Pavarësisht ndalesës së qarkullimit, iranianët arrijnë të kthehen pas.

– Teheran dy net më parë. Një dyqan i madh i zotëruar nga regjimi digjet deri në themel. Disa në video thonë «mos filmo njerëzit».

WEF sheh shkrimin në mur

– Ministri i jashtëm i Iranit ishte ftuar në Davos, ku ai do të shtrëngonte duart dhe do të vepronte si një burrë shteti “i respektueshëm”. Ftesa sapo u tërhoq. WEF e gjeti të vështirë të jepte regjimit islam një skenë globale ndërkohë që forcat e sigurisë ishin të zënë duke vrarë qytetarë të pafajshëm në vendin e tyre. Pas javësh represioni dhe mijëra të vdekur, atmosfera nuk është më e mira.

Teherani është i zemëruar, demonstruesit të lehtësuar – dhe Davos kujtoi se ndonjëherë ata vënë re se çfarë ndodh jashtë sallës së konferencës.

Ne kemi shkruar në përditësimin për ditën e 20-të se imamët paguajnë mercenarë për të qëlluar iranianët, sepse iranianët refuzojnë të qëllojnë iranianët. Liza Rosen përsërit mesazhin – dhe ne gjithashtu:

“Ai importoi terroristë arabë për të vrarë civilë iranianë të pambrojtur; ai e dinte se forcat e tij iraniane nuk do të vrisnin mjaftueshëm për të kënaqur Allahun e tij gjakatar. Kjo është Republika Islamike, është një kult vdekjeje!

Masih Alinejad:
“Videoja tregon Masoumeh Ebtekar, një zëdhënëse e pengmarrësve në Ambasadën e SHBA në vitin 1979, e cila dikur tha se ishte gati të “qëllonte pengjet amerikane në kokë” ndërsa iu përgjigj pyetjeve se pse ajo ende bërtet “Vdekje Amerikës” ndërsa djali i saj jeton në Shtetet e Bashkuara.

Ajo qesh ndërsa flet, edhe pse mijëra iranianë të pafajshëm janë vrarë nën regjimin që ajo ka shërbyer dhe mbrojtur.

U kërkova mediave ndërkombëtare ta hetojnë këtë në të njëjtën mënyrë siç kanë hetuar të afërmit e Vladimir Putinit që bëjnë një jetë luksoze në Perëndim.

“Mediat ushtarake të Iranit sapo kanë kaluar një kufi të ri. Një llogari e lidhur me Republikën Islamike bën kërcënime të fshehta kundër protestuesve kundër regjimit në diasporë: “Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Ne mund të qëndrojmë menjëherë pas jush.”

Fotoja bashkëngjitur tregon një nga mercenarët e regjimit në mesin e protestuesve iranianë kundër regjimit në Francë. Këto janë frikësimi, mbikëqyrja dhe terrori transnacional i eksportuar nga Teherani në rrugët evropiane.

– Një grua iraniane që mori pjesë në një demonstratë në Londër, njohu foton e vëllait të saj në një tabelë njoftimesh dhe mësoi se ai ishte vrarë në Iran.
Një komb si peng
“Tre vjeçarja Melina Asadi nuk ishte pjesë e demonstratave. Ajo shkoi me babain e saj për të blerë shurup kolle. Për këtë, Republika Islamike e qëlloi plot breshër nga pas. Babai i saj nuk e solli ilaçet në shtëpi; Ai solli gjakun e vajzës së tij.Ata morën peng trupin e saj të vogël dhe detyruan familjen të fajësonte “protestuesit” për të varrosur fëmijën. Kjo nuk është një qeveri. Është një organizatë terroriste që po mban peng një komb.
– Lojtarja iraniane e shahut, Dorsa Derakhshani, mori një ultimatum nga regjimi: Vrisni hijabin ose përjashtohuni nga garat. Ajo refuzoi dhe iu bashkua ekipit amerikan. Ajo u bë kampione bote dhe së fundmi filloi studimet e mjekësisë.
– Ai quhej Majidreza. Ai u ekzekutua për të protestuar kundër vdekjes së Mahsa Aminit. Ai kishte një tatuazh të një luani persian në krah, një simbol i krenarisë së tij për të qenë iranian. Ai iu lut atyre që të mos lexonin nga Kurani pranë varrit të tij. Refuzo islamin!
Përsëri kujtojmë për pasigurinë lidhur me verifikimin e lajmeve që vijnë nga Irani. Ajo që është e vërtetë sot, mund të jetë gënjeshtër nesër. Dhe anasjelltas.

Blerim Nika reagon dhe distancohet prej gjuhës së dhunshme islamiste ndaj historianit Belisar Jezerci

3
Blerim Nika
____
DISTANCIM NGA GJUHA E DHUNSHME
____
Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, distancohem qartë dhe pa ekuivok nga gjuha e përdorur publikisht nga z. Belisar Jezerci në një shkrim të tij.
Kjo kauzë nuk është anti islame, nuk synon zhdukjen e askujt dhe nuk funksionon mbi ultimatume. Rikthimi shpirtëror dhe kombëtar nuk imponohet, por ofrohet. Ky është parimi themelor i krishterimit dhe shembulli i vetë Jezu Krishtit.
Ne kundërshtojmë ashpër Islamin Politik dhe Radikal, i cili po cenon dinjitetin, identitetin dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare në trojet tona, si dhe paqen në botë. Kjo kundërshti zhvillohet vetëm përmes mjeteve ligjore, demokratike dhe institucionale. Në asnjë rrethanë nuk justifikohet veprimi individual, i dhunshëm apo kundërligjor për zhdukjen e një ideologjie. Po ashtu, dhënia e ultimatumeve nuk i përket kulturës, traditës dhe karakterit shqiptar.
Belisar Jezercin e respektoj, pasi me të kemi themeluar këtë Lëvizje që sot e udhëheq unë, por rrugët tona janë ndarë. Një ndër arsyet e kësaj ndarjeje ka qenë gjuha e papranueshme që z. Jezerci e ka përdorur shpesh, gjuhë e cila për mua ka qenë në kundërshtim të plotë me kulturën shqiptare dhe me frymën e krishterë perëndimore. Edhe në këtë rast nuk pajtohem me gjuhën që ka përdorur dhe, për rrjedhojë, i bëj thirrje për reflektim.
Nuk është e drejtë që një kauzë e tërë të dëmtohet për shkak të kokëfortësisë së individëve. Një profesor duhet të mendojë për pasojat që deklarime të tilla mund të krijojnë brenda popullit, pasi ato nxisin debate të panevojshme e deri në konflikte. Katolikët shqiptarë nuk nxisin probleme, por ofrojnë zgjidhje për to.
Ne kemi të drejtë t’u bëjmë thirrje shqiptarëve që, në mënyrë të lirë dhe vullnetare, të pagëzohen. Mund të organizojmë manifestime kombëtare dhe fushata vetëdijesuese, por në asnjë rast të përdorim gjuhë të dhunshme, përçarëse apo kundër frymës së krishterë dhe kulturës shqiptare.
Jezu Krishti, në momentin kur ushtria romake erdhi për ta arrestuar, ua ndaloi dishepujve përdorimin e dhunës dhe u tha të lëshonin shpatat. Ai e bëri të qartë se mbretëria e Tij nuk ndërtohet me forcë dhe se kush përdor shpatën si mjet, nga shpata edhe do të humbasë. Ky është kufiri moral dhe shpirtëror i veprimit tonë.
Aktualisht nuk jemi nën një sulm të dhunshëm. Nëse ndonjëherë do të përballeshim me një rrezik real, vetë unë do të bëja thirrje për vetëmbrojtje legjitime dhe të drejtë, por kurrë për agresion apo dhunë të iniciuar.
Shqiptarët që besojnë në Islam janë gjaku ynë, familjarët tanë, motrat dhe vëllezërit tanë, kushërinj, miq dhe bashkëkombës. Ata janë mishi ynë i pandarë dhe pjesë e pandashme e trupit kombëtar shqiptar. Prandaj, jo vetëm që jemi të detyruar, por kemi për detyrë morale dhe kombëtare t’i respektojmë plotësisht. Ata i ftojmë në mënyrë të lirë dhe vullnetare që të pagëzohen. Nëse një ftesë e tillë ligjore dhe demokratike nuk pranohet, ne nuk imponohemi, por i respektojmë njësoj dhe pa kushte.
Sinqerisht
Blerim Nika
Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm
Zvicërr

Pse, as Kadare, as Agolli nuk e moren kurrë N’obelin?! (5)

Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi 
____
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
*
Për të mësuar se si funksionoj «makina e shkatërrimit” duhet të njohim një figurë, të panjohur në historinë zyrtare, por që luajti rol vendimtar në këtë “dramë”?!
Emri i tij ishte Petrit Dume. Zv/ministër për kulturë në vitet 80-ta; burrë i vogël, me sy të ftohët, me buzëqeshje që nuk arrinte kurrë të shikimi. Dume nuk ishte shkrimtar, nuk kishte shkruar asnjë libër, por ai kishte diçka më të fuqishme se talenti. Ai kishte akses në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Sipas dëshimive të 3 punonjëve të ministrisë, të mbledhura nga historiani Arben Puto në vitin 2020, Dume kishte krijuar atë që ai  e quante ”Seksioni i mbrojtjes se imazhit kombëtar”; një zyrë vogël me vetëm 4 punonjës, por me një mision të qartë: të monitoronte çdo përmendje të shkrimtarëve shqiptarë në mediat Perëndimore dhe të rregjistronte çdo akcion që mund të dëmtonte interesat e shtetit. Por ai, atë që ishte qënjesore, qe ai kurrë nuk e tha publikihst, ishte se monitorimi nuk ishte vetëm kundërshtimi i gënjeshtrave, por krijimi i tyre!
Njëra ndër ish sekretarët e kësaj Ministrie, Lindita Hoxha, ishte urdhëruar nga Dume, që ajo të lexonte dhe të përkthente gazeta Perëndimore – italiane që kishin të bëjmë kritikët ndaj Kadares dhe t’i dërgonte në Stokholm, duke aluduar se ishin analiza të pavarura akademike. Dhe kur ajo e kishte pyetyr PSE?, ai i ishte përgjgjur: ”Sepse, nëse Kadare e fiton Nobelin, ai do të ishte më i fuqishëm se Partija! Dhe né nuk mund ta lejojmë këtë!”
Por, Nuk ishte në shënjestër vetëm Kadare!? Dume kishte vue para veti një fushatë suptile edhe kundër Agollit. Ai nuk e akuzonte drejtpërdrejtë nga se kjo do të konsiderohej shumë e dukshme, por Dume, në vend të kësaj filloi të përhapte informata për gjendjen shëndetësore të Agollit. Në raportin drejtuar Komitetit Qendror, ai shkruante:
”Shoku Agolli po tregon shenja të paqendrueshmërisë emocionale Ai ka pasë disa shpërthime nervore edhe në takime publike. Mjekët i sugjerojnë pushim të gjatë!”
Këto raporte të Dumes NUK ishin të vërteta: Agolli ishte i lodhur, por nuk ishte i sëmur çmendërisht!
Por në një Sistem ku përceptimi ishte më i rëndësishëm se realiteti, këto raporte ishin mjaft për të krijuar një fije dyshimi.
Dhe, kur në vitin 1986, emri i Agollit serish u përmend në listat e Nobelit, Dume siguroi që NJË KOPJE E RAPORTIT MJEKSOR I FALSIFIKUAR NATYRISHT, të arrinte në Stokholm, bashk me një letër shpjeguese, në të cilën shkruante:
”Akademi i Nderuar! Né besojmë se Ju duhet të jeni mirë të informuar për gjendjen shëndetësore të Agollit! Ju mund të merrni një Vendim që mund t’i turpërojë të dyja palet…!”
Kjo ishte një goditje e përsosur, e pamundur për t’u gjurmuar, e pamundur për t’u mohuar, sepse vet mohimi mund të konsiderohet si simptomë e çmendjes!
*
Në ndërkohë në Paris qëndronte Kadare i rrethuar me botues të librave të tij. Në mënyrë të fshehtë, në një kaféné të vogël pranë Sorbonës, sipas hulumtuesve françezë u zhvillua një bisedë midis Kadaresë dhe një zonje të quajtur Ingrid Mallmstrong. Kjo ishte pranvera e viti 1987. Ingrid Mallmstrong ish-antare e Aakademis suedeze, që ishte tërhequr qysh nga viti 1984, por që ende kishte ndikim të madh në Vendimet e Akademisë suedeze, sipas dëshmisë se kamarierit të kafénesé të dhënë para gazetarit françez Pjerr Dugua në vitin 2008, ”Takimi zgjati më se dy orë. Kadare bëne me duar i nervozuar, ndersa Ingrid e degjonte me duar të kryqëzuara. Kadare ishte i tensionuar dhe, në fund, ajo i tha ”diçka” që Kadaren e bëri të zbehej, u ngrit doli nga kaféneja pa paguar q’e Kadasresë s’i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ingrid mbeti e vetmuar dhe duke e pirë kafénë e ftohur, nxori nga çanta një bllok të vogël dhe shënoi diçka?!”
Çfarë i tha ajo Kadares?!
Në Stokholm kishin arritura letra se Kadareja bashkëpuon me Sigurimin e Shtetit Shqipar. Dhe se Akademia (Komiteti) suedeze ishte e shqetësuar.
Zonja Ingrid Mallmstrong i kishte thënë Kadaresë që të tërhiqej për një kohë. Kadarea kishte reaguar (kundërshtuar) duke i thënë se terheqja vullnetarisht kupton pranimin e fajit. Ingrid Mallmstrong i kishte thënë një frazë Suedeze, dhe ato fjalë e përcollën Kadaren terë jetën:
”Z. Kadare! Né në Stokholm nuk shpërblejmë të pafajshmit! Né shpërblejmë ata QË DUKËN TË PAFAJSHËM! Dhe ju, fatkeqësisht NUK DUKENI TË TILLË!”
                              (V i j o n )