Kreu Blog Faqe 308

Raif Ramë Shala – një jetë në mbrojtje të fjalës shqipe

Arif Ejupi, Gjenevë

(Në kujtim të Raif Ramë Shalës, 08.03.1947 – 12.10.2022)

Edhe pse po i afrohem gati të 67-tave, 1 shtatori i vitit 1970 për mua do të mbetet i paharrueshëm. Takimi im i parë me arsimtarin e Gjuhës Shqipe, Raif Ramë Shala, më kujtohet sikur të kishte ndodhur dje.

Drejtori i atëhershëm i shkollës tetëvjeçare “Meto Bajraktari” në Gllamnik të Podujevës, Shefki Sherif Shala, më shfaqet para syve me një listë në dorë, duke lexuar emrat e nxënësve të klasës V-1.

Përkrah tij qëndronte Selim I. Syla, arsimtar i Matematikës, i cili njëkohësisht ishte caktuar edhe kujdestar i klasës sonë.

Të shoqëruar prej tij dhe të rreshtuar njëri pas tjetrit, u futëm në klasën që ndodhej në anën e majtë të korridorit, ngjitur me sallën e arsimtarëve.

Nuk vonoi shumë dhe para nesh, me ditar në dorë, u shfaq një djalosh trupgjatë, i pashëm dhe plot dinjitet. Na përshëndeti ngrohtë dhe, i buzëqeshur, tha:

“Nxënës të dashur, quhem Raif Shala. Jam nga Podujeva. Këtë vit, së bashku, do ta zhvillojmë lëndën e Gjuhës Shqipe. Të gjithë qenkeni djem sokola e vajza sokolesha.”

Na prezantoi planprogramin në letërsi, morfologji dhe sintaksë. Të gjithë u bëmë sy e veshë kur nisi të shkruante në dërrasën e zezë. Çdo germë dukej sikur e qëndiste; kishte një shkrim të bukur dhe të lexueshëm.

Foli për alfabetin dhe historikun e tij, për Kongresin e Manastirit dhe për burrat e guximshëm që në vitin 1908 i dhanë shqipes 36 shkronjat e saj. Përmendi Pal Engjëllin, Gjon Buzukun, Marin Barletin dhe Naum Veqilharxhin, pastaj vëllezërit Naim e Sami Frashëri, të cilët i quajti bilbilat e fjalës shqipe.

Më pas vazhdoi me Ndre Mjedën, Asdrenin, Andon Zako Çajupin, Faik Konicën, Migjenin, Fan Nolin, si dhe At’ Gjergj Fishtën, të njohur me epitetin Homeri shqiptar. Fatkeqësisht, Fishta ishte i anatemuar në të dyja pjesët e atdheut, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por arsimtari Raif nuk e harroi.

Zilja ra dhe ora përfundoi. Të gjithëve na u duk se kishte zgjatur vetëm pesë minuta. Me një zë thamë:
“O sa me fat jemi që u bëmë me një arsimtar kaq të mirë!”

Nga arsimtari Raif mësuam se qëndrimi i verbër mbi libra nuk mjafton pa përqendrim, disiplinë dhe logjikë të shëndoshë. Ai na nguliste në mendje njësitë mësimore, sidomos kohët e foljeve, emrat, përemrat dhe ndajfoljet. Me një durim për t’u admiruar, na e sqaronte çdo detaj dhe vazhdimisht përsëriste:

“Pa njohuri të shëndosha gramatikore nuk bëhet as prozë, as poezi. Me to ndërtoni koment letrar dhe shtroni udhën e ideve me margaritarë.”

Ora e Gjuhës Shqipe, nën drejtimin e tij, ishte shndërruar në një kopsht me lule. Me qetësi dhe përkushtim, na bëri të aftë të shkruanim ese dhe të thurnim vargje.

Me rastin e Ditës së Shkollës dhe Festës së Flamurit, recitonim poezitë e rilindësve tanë, si: “Ti, Shqipëri, më jep nder”, “Mëmëdheu”, “Vaji i bilbilit”, “O moj Shqipëri”, “Shko, dallëndyshë!”, “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, “Sot, gjithë djalëria”, “Syrgjyn vdekur”, e deri te poezia e poetit anglez Xhorxh Gordon Bajron, “Bijtë e shqipes”.

Në gjysmëvjetorin e dytë të klasës së tetë, meqë jetonte në Podujevë, arsimtari Raif kaloi në shkollën tetëvjeçare “Vëllazërim–Bashkim”, tani “Shaban Shala”.

Ndarja me të ishte e dhimbshme. Të gjithë u mallëngjyem dhe qamë. Një nga një na përqafoi, me lot që i rridhnin rrëke nëpër faqe.

Kur më 1 shtator 1974 filluam mësimet në gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës, e takoja shpesh. Ishte i njëjti: plot dashuri dhe respekt. Më pyeste jo vetëm për mësimet, por edhe për vëllain tim Ahmetin, i cili ende i mitur kishte migruar në Austri. Madje më furnizonte edhe me libra të ndryshëm.

Prej tij mora librin “Lahuta e Malcis” të Fishtës dhe librin me poezi të Hil Mosit, “Zani i Atdheut”, që në atë kohë ishin të ndaluara. Përveç dijes, ai kishte mbjellë te ne atdhedashurinë dhe besën.

Gjatë veprimtarisë së tij 40-vjeçare, nxori breza nxënësish të aftë, të cilët shkëlqyen në shkollat e mesme dhe në fakultete. U nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, pikërisht kur duhej të shijonte frytet e punës së tij dhe çlirimin e Kosovës.

Në vitet ’90, kur shkollave shqipe pushteti serb ua kishte vënë drynin, ai e kreu me përkushtim detyrën e sekretarit të LAPSH-it, dega në Podujevë.

Më 25 gusht 1991, me qëllim që të motivonte mësuesit, arsimtarët dhe nxënësit llapjanë që të qëndronin dhe të mos dorëzoheshin përballë armikut, z. Raif Ramë Shala, i shoqëruar nga ish-nxënësi i tij, Arif Ejupi, veprimtar i LDK-së, mbajti një tubim me banorët e Vendenisit, në ambientet e punëtorisë së vëllezërve Rifat dhe Rrahman Ejupi.

Secili, i vetëdijshëm se mosmbajtja e mësimit në gjuhën shqipe çonte në analfabetizëm të përgjithshëm, pa hezitim jepte kontributin e tij, qoftë edhe me 5 (pesë) marka gjermane.

Ky ishte edhe takimi ynë i fundit me arsimtarin Raif. Kur u takuam sërish, pas 16 vjetësh, u përqafuam me një mall të papërshkrueshëm. Evokuam kujtime nga vitet ’70, përmendëm të gjallë e të vdekur, pa e ditur se ai ishte takimi ynë i fundit.

Lajmin e vdekjes së arsimtarit Raif Shala ma kumtoi zonja Anita Hazir Haziri, ish-nxënëse dhe kolege e tij. Madje m’i përcolli edhe disa fotografi ku shihej arsimtari Raif Shala me nxënësit e tij.

Pas këtij lajmi pikëllues dhe të dhembshëm, kontaktova edhe mësuesin tim të parë, Sabri Raçi, i cili po ashtu është skalitur thellë në shpirtin dhe në zemrën time. Ai më foli gjatë, e me respekt të veçantë, për punën e ndritur të Raif Shalës, me të cilin kishte punuar plot katër dekada.

Arsimtari Raif dhe mësuesi Sabri ishin njerëz të fjalës dhe të besës së pashkelur. Ata ishin busull orientimi për ne, sepse na edukuan dhe na pajisën me njohuri të shëndosha të gjuhës shqipe, të cilën gjithmonë e quajtën: “Themel të Atdheut dhe Kombit.”

Me 19 janar 2026

Për Rexhep Elezajn dhe kërcënimin sllavo-aziatik, kur feja përdoret kundër identitetit shqiptar dhe orientimit perëndimor

1

Prof. Avdi Gjata, Prishtinë

Historia e kombit shqiptar nuk është histori e nënshtrimit ideologjik, por e mbijetesës përmes vetëdijes. Shqiptarët kanë jetuar ndër shekuj në kufirin e perandorive, por nuk janë shkrirë kurrë në to. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për ta zhvendosur identitetin shqiptar drejt Lindjes ideologjike apo drejt skemave sllavo-aziatike, përbën rrezik serioz për qenien tonë kombëtare.

Sot, nën petkun e “mbrojtjes së fesë”, po shfaqen zëra që kërkojnë jo tolerancë, por dominim ideologjik; jo bashkëjetesë, por përjashtim; jo paqe sociale, por përçarje kombëtare. Këta zëra nuk i shërbejnë as fesë, as kombit – por axhendave të huaja që historikisht kanë synuar ta mbajnë shqiptarin larg Evropës dhe larg Perëndimit.

SHQIPTARIA NUK NDËRTOHET MBI DOGMË, POR MBI LIRI

Identiteti shqiptar është ndërtuar mbi:

  • gjuhën shqipe
  • kulturën evropiane
  • orientimin perëndimor
  • aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë popull teokratik. Feja ka qenë pjesë e jetës private dhe shpirtërore, por kurrë instrument politik për sundim apo përjashtim. Çdo tentativë për ta shndërruar fenë në ideologji shtetërore apo kombëtare është e huaj për traditën shqiptare.

RREZIKU I IDEOLOGJIVE TË IMPORTUARA

Në hapësirën shqiptare po tentohen të mbillen ide që:

  • e paraqesin Lindjen si alternativë civilizuese
  • e relativizojnë Perëndimin
  • e sulmojnë mendimin kritik dhe elitën intelektuale
  • e zëvendësojnë kombin me umetin ose me doktrinën

Këto ide nuk janë shqiptare. Ato janë produkte të importuara nga hapësira sllavo-aziatike, shpesh të përkthyera keq, të kuptuara keq dhe të përdorura edhe më keq. Ato nuk prodhojnë as dije, as zhvillim, as liri – por izolim dhe konflikt.

SHQIPTARËT DHE PERËNDIMI: NJË ZGJEDHJE HISTORIKE

Nuk është rastësi që:

  • Shqipëria dhe Kosova janë pro-amerikane
  • populli shqiptar e sheh SHBA-në si aleatin më të besueshëm
  • orientimi euro-atlantik është konsensus kombëtar

Kjo nuk është modë politike, por zgjedhje historike. Perëndimi na ka mbështetur kur Lindja na ka përdorur. Amerika ka qenë me ne kur ideologjitë lindore na kanë parë si terren ndikimi.

INTELEKTUALËT NUK JANË ARMIQ TË FESË

Sulmet ndaj intelektualëve shqiptarë, profesorëve, studiuesve dhe shkrimtarëve, nuk janë mbrojtje e fesë – por frikë nga mendimi i lirë. Ekstremizmi gjithmonë e ka pasur armik dijen, pyetjen dhe reflektimin.

Feja nuk ka nevojë për urrejtje. Kombi nuk ka nevojë për përçarje. Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për vetëdije, arsim, orientim perëndimor dhe unitet kombëtar.

PËRFUNDIM

Shqiptarët nuk janë popull lindor, as sllav, as aziatik.
Shqiptarët janë popull evropian, me kulturë perëndimore dhe me aleancë strategjike amerikane.

Çdo ideologji që përpiqet ta ndryshojë këtë kurs, pavarësisht nëse vjen me kryq apo me perde fetare, duhet refuzuar me qetësi, argument dhe dinjitet kombëtar.

Identiteti shqiptar nuk është për t’u negocuar.
Ai mbrohet me dije, me reflektim dhe me besnikëri ndaj Perëndimit.

Shqiptarët katolik dhe Serbia

11
Në foto janë shqiptarët e Prokuples para se t’i dëbonte ushtria Ruse dhe Serbe prej vendit të vet. Të gjithë shqiptarët myslimanë apo katolikë që jetonin në këtë qytet dhe rrethinat e tij në atë kohë, u dëbuan me dhunë dhe u vranë, përderisa shqiptarët ortodoksë i serbizuan me shpejtësi të madhe.
Fahri Xharra, Gjakovë
____
Këtë që dua ta trajtoj sot ,nuk është e panjohur as për ne si shqiptar e as për qarqet diplomatike të Europës.Shtypi botëror e di me saktësi qëllimin e serbëve dhe lojën e tyre  me shqiptarët e të dy konfesioneve : musliman dhe atij katolik.Kësaj rradhe nuk do të trajtoj qëndrimin  dhelpërak serb ndaj shqiptarëve ortodoks në mbarë tokat shqiptare të cilat mbetën nën okupimin serb.

Duke i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjesht , arrijmë në përfundimin e njejtë se : “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.( “(“Vesnik Srpske Crkve”) Ndarja e Shqipërisë pas 1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit  në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. .“Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin.Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”).

Këto janë thënjet e tyre  jo të mijat ¸por unë  iu besoj  shumë në qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre janë ende të parealizuara në masën 100 %,Nëse.realizimi i tyre deri në vitet  1940-ta është kryer pa kufizim, pa dro dhe me dhunë , ai ende nuk është përfunduar. Ata sot kërkojnë mënyra  tjera për likuidimin e plotë të elementit katolik nga tokat shqiptare.

Dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë për momentin nuk është opcion falë rrethanave të reja në botë, por kërkohet dhe synohet bashkëpunim nga vetë ne shqiptarët në realizimin e zhdukjes totale të elementit katolik shqiptar.

Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty. .Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshtën që haptazi të deklarohen që janë Katolik. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose Ortodoks. Jo katolik!”.

Po pse, ose musliman ose ortodoks ? Shumë e lehtë të kuptohet . Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte.” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atherë  e kemi  më lehtë ´ta. Por kjo do kohë”

“Numër i panumëruar i Katolikëve ishin vrarë ne Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovës). Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarë e thërrmuar nga shteti, mu pse ishte Katolik. E njëjta gjë ndodhi edhe në Gjakovë në famullinë e Nikajve, kur mbi 70 Katolik u vranë nga malazezet”.( 20 03. 1913, gazeta “Reichpost”)

Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman, ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë, dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo.Unë jo. Por as Ti ,jo!

Tek e fundit shqiptarët katolik  nuk janë një mallë tregtar, me të cilët ne mund të bëjmë tregti.!

Gazeta e kohës, “Neue Freie Press” me 20 Mars 1913 shkruan: “Me 7 Mars, soldateska e prirë nga një pop Ortodoks,në dhe rreth Gjakovës deshtë me forcë të konvertoj Popullatën katolike në besim Ortodoks. Mbi 300 vetë, gra, burra dhe fëmijë nën kërcënimin me vdekje duheshin të konvertoheshin. Popi Ortodoks iu tha: “Ose nënshkruani deklaratën se e keni pranuar fenë e vërtetë ose këta ushtarë të Zotit, do i dërgon shpirtrat e juaj në ferr”.

Te gjithë e nënshkruan përveç Patër Angjelit. rezultati ishte skena më trishtuese e paparë në atë shekull.

Serbia aspak nuk brengoset që sot nuk mund të përdorë të njejtën metodë si atë të viteve 1913 ,për pranimin e “ fesë së vërtetë “ (sllavo-ortodokse fxh), sepse po tenton në mënyra tjera të ralizon qëllimet e veta. Pse ne sot duhet të jemi “ altoparlanta” (zërritësa dhe zëdhënësa) të Serbisë?. E mëndojmë këtë ?

Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit. Të njetën e bënë edhe sot Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin. Në Shkup patriotin shqiptarë , të atin e nënës Terezë e helmuan serbët. Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolik se për ata mysliman ishin planet tjera. Me 1929 u vra At Shtjefen Gjeçovi një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët. Edhe pse K. Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim.Pra ?

Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 shkruan :“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(…)serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar.”

Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mesonte brezave te kaluaren  dhe mbanin trashegimin e saj ne origjinalitet. “
E unë pse të kam urrejtje shfrenuese ndaj dikujt që flet shqip, frymon shqip?
Ndërsa një kronist tjetër në vitin 1841 thotë “Në malet e larta të Gjakovës dhe Prizrenit jetojnë malësorët shqiptar katolik dhe dominojn ato pjesë… ndërsa serbët janë armiqët e betuar të tyre, dhe se shpesh armiqësia e tyre ka qenë e përgjakshme dhe shkatërrimtare.

” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin, Novi Pazar, Krushevac, Prokuplje, Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339).Në çdo shkrim të së kaluarës mund të hasësh në të njejten  urrejtje të serbëve ndaj elementit katolik shqiptar.

Çka po përgatitet ? Jemi ne të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm që diçka po përgatitet ?

”Thonë ose krijojnë përshtypjen sikur t’iu ketë ardhur koha të vendosin ndërmjet perëndimit apo orientit. Mirëpo kjo është një luftë me fantomë. As myslimanët e as katolikët (shumica) nuk jetojnë në hënë, por në Evropë. As njëra e as tjetra nuk e vënë në pikëpyetje rrugën evropiane të Kosovës. Muajve të fundit në Kosovë vërehet të ketë marrë turr një rrjet fanatikësh pseudoislamikë që punojnë për supranacionalizma të ndryshëm: saudit, turk, arab, iranian. Këta e bëjnë zhurmën suksesshëm sepse mediat reagojnë dhe bien në kurthin e agjendave të tyre. Bash këtyre ditëve në rrjetet sociale u hap tema e interdiskriminimit në Kosovë. Katolikët duket të mos jenë në gjendje të mirë. Këtë e dëshmon edhe migrimi i madh i tyre drejt Evropës, bëhet fjalë për të rinj e të reja me suksese të mahnitshme në shkencë, biznes jashtë Kosovës. Këtij diksriminimi duhet rënë në gjurmë; ai duhet të studiohet, analizohet dhe të ndërpritet menjëherë sepse dëmton Kosovën në aortë. ” ( Xhemal Ahmeti , studjues)

Politikanë dhe drejtues të kishës ortodokse serbe herë nën zë e herë haptazi mundohen ta quajnë Kosovën një shtet të tipit mysliman bilës një shtet të tipit fundamentalist dhe kur kisha katolike shqiptare nuk është gjendur në anën e tyre si falsifikatore e historisë dhe fakteve atëherë dhe ajo është kthyer në objekt sulmi dhe shpifjesh. Ky sulm dhe këto shpifje ashtu si dhe lufta e përhershme ndaj shqiptarëve është e hershme.(Gjon Marku)

Gjithnjë udhëheqësit shpirtëror e në mënyrë të veçantë klerikët katolik shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht. Por Faik Konica në revistën e tij “Albania”  shkrunte :se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë.

Përfundimisht të bindemi që Kisha serbe harton, shpif dhe përçanë. Boll mo!

Me 19 janar 2026

Arbër Ibrahimi, gazetari që zgjodhi të vërtetën, nga pena e lirë te përgjegjësia historike

0
Arbër Ibrahimi, gazetari që zgjodhi të vërtetën, nga pena e lirë te përgjegjësia historike
Arbër Ibrahimi i përket brezit të gazetarëve që profesionin nuk e panë thjesht si zanat, por si mision. I motivuar që në moshë të re për të ndjekur zhvillimet politike dhe për t’i interpretuar ato me ndershmëri para publikut, ai u formua si një zë i përkushtuar ndaj së vërtetës, pa lëshime ndaj presioneve apo interesave të ngushta.
Në kohën kur e vërteta shpesh relativizohet dhe gazetaria vihet nën trysni të vazhdueshme politike e ekonomike, ka individë që zgjedhin të mos heshtin.
Arbër Ibrahimi është një prej atyre zërave që nuk e kanë trajtuar gazetarinë si profesion komod, por si përgjegjësi morale dhe akt guximi.
I formuar në rrethana të vështira historike dhe i kalitur nga realitete politike të ashpra, ai ndërtoi një profil gazetari që e mbështet fjalën në fakte, qëndrimin në parime dhe angazhimin në të vërtetën publike edhe atëherë kur kostoja personale ishte e lartë.
Që në fillimet e tij, Ibrahimi u dallua për kurajën profesionale, këmbënguljen në verifikimin e fakteve dhe ndjeshmërinë ndaj çështjeve që preknin drejtpërdrejt interesin publik.
Ai ndoqi rrugën e gazetarit të sinqertë, duke besuar se besueshmëria ndërtohet vetëm mbi të vërtetën dhe përgjegjësinë morale ndaj lexuesit.
Megjithatë, profili i Arbër Ibrahimit nuk kufizohet vetëm në gazetari. Në një periudhë të trazuar historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ai u përball me një realitet që kërkonte zgjedhje të vështira.
Në rrethana kur siguria, identiteti dhe të drejtat kolektive ishin të cenuara, Ibrahimi, si shumë të rinj të asaj kohe, u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) një formacion i krijuar nga vetë populli i Luginës, në fillim të viteve 2000, si reagim ndaj represionit institucional dhe pasigurisë së vazhdueshme.
UÇPMB-ja veproi në një kontekst të ndërlikuar politik dhe sigurie, pas përfundimit të luftës në Kosovë, deri në vitin 2001, kur u arrit marrëveshja për demobilizim me ndërmjetësim ndërkombëtar. Për shumë ish-pjesëtarë të saj, përfshirë edhe Arbër Ibrahimin, kjo periudhë mbeti një barrë e rëndë juridike dhe politike edhe në vitet që pasuan.
Një nga episodet më domethënëse ishte arrestimi i tij në pranverën e vitit 2014 nga policia serbe, gjatë një vizite në Preshevë.
Arrestimi lidhej me një akuzë të vjetër, të ngritur në vitin 2006, për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në ndërtesën e Komunës së Bujanocit me rastin e 28 Nëntorit.
Një akt simbolik, që autoritetet serbe e trajtuan si shkelje ligjore, për shkak të mungesës së rregullimit ligjor për përdorimin e simboleve kombëtare në atë zonë.
Ibrahimi u mbajt për disa orë në paraburgim në Vranjë dhe më pas u lirua, ndërsa rasti u trajtua në kuadër të procedurave hetimore. Arrestimi nxiti reagime të shumta politike dhe publike.
Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe liderë lokalë, përfshirë atë kohë Jonuz Musliun, e cilësuan këtë veprim si provokim politik dhe si vazhdimësi të diskriminimit ndaj shqiptarëve, veçanërisht ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së.
Në këtë prizëm, Arbër Ibrahimi mbetet një figurë që reflekton kompleksitetin e realitetit shqiptar në Luginën e Preshevës: gazetar i përkushtuar ndaj së vërtetës, qytetar i angazhuar dhe dëshmitar i një periudhe kur identiteti kombëtar dhe liria personale shpesh u vunë përballë një sistemi represiv.
Historia e tij është një kujtesë se gazetaria, ashtu si edhe jeta, nuk zhvillohet në vakum. Ajo ndërthuret me rrethana historike, zgjedhje personale dhe përgjegjësi kolektive, duke e bërë Arbër Ibrahimin një profil që tejkalon biografinë individuale dhe shndërrohet në pasqyrë të një epoke.

“Porta e Mirditës” të bën të ndalesh, jo se për ku po shkon — po se të kujton prej nga vjen

0
Sak Muji, Rugovë
____
Ehhh… një portë e madhe, si “kapak” krenarie, e ngritur mbi rrugë që s’pyet as për këmbë, as për mall.
Të bën të ndalesh jo se s’ke ku shkon — po se të kujton prej nga vjen.
Në hyrje të Mirditës, porta rri si roje me shpatë në shikim e me gur në zemër:
“Mirë se erdhe… po mos harro kush je.”
Dhe ne, Kelmendasit, e kemi këtë sëmundje të ëmbël: e shohim gurin dhe na duket si këngë;
e shohim shqiponjën dhe na duket si gjyshi që na qorton me dashni:
“Mos e ul ballin, more bir, se e ke mal.”
Po ja ku është ironia jonë me shije kripë:
na ndërtojnë porta që të dukemi të mëdhenj, ndërsa njeriu shpesh kalon i vogël nga brenda.
Porta ka më shumë hijeshi se dinjiteti i ditës,
më shumë dekor se drejtësi,
më shumë bronz se bukë…
por prapë, kur e shohim, na dridhet gjaku si tupani n’odë.
Se kështu e kemi ne:
nga Mirdita deri n’Panoni e Shumadi — një rrugë e gjatë, një emër i fortë, një kokë e ngritun.
Edhe kur s’jemi n’vend tonë, vendi jonë na rri në ballë.
Edhe në Kalemegdan n’Beograd, me plis të bardhë si bora që s’e pranon pluhnin;
n’Sanxhak, Hot, Tuz e Rugovë — njësoj:
krenaria si thikë në brez, humori si pajë në shpirt.
Ne qeshim “hahaahaaaa” që të mos na marrë malli për fyti.
Bëjmë sarkazëm që të mos na thyejë realiteti.
Dhe kur shohim porta të larta, s’na shkon mendja te betoni —
na shkon mendja te pragu i shtëpisë,
te buka e nxehtë,
te fjala “mirë se erdhe” që s’ka nevojë për monument.
Prandaj po e them si kelmendas i shpërndarë nëpër hartë:
Porta është e madhe, po rruga është edhe ma e madhe.
Dhe rruga jonë ka një ligj të vjetër:
kudo që shkon, mos e humb plis-in e zemrës.
smuji’26

Vjedhin vota me kulturë, si me pjekë petulla me ujë

0
Boksh Baruti
___
Satirike
___
( alias Arif Molliqi)
___
VJEDHIN VOTA ME KULTURË
SI ME PJEKË PETULLA MË UJË
(Me fal At Gjergj Fishta!)
*
M´ka marr malli për me këndu
por s´po di ku m´ia fillu
veç n´ia nissha hu e bu
veç i vajtofsha disa gja
deputet hajna me za
*
Paj një herë-ehu vaj po më merr
politikan më zë kanë qenë.
Kështu me kast e jo pa hiri
Po ia nisi në maje të lisit
*
N´Prizren Kara –mejdisi
shty prej zellit e lakmisë
vjedh ia kanë votat partisë
tuj rrejt popull e tuj ba kthina
tuj ba kthina janë dalldisë
marreveshjet i kanë kurdisë
tuj pi venë tuj pijnë mastikë
i bën punët karabush
i lanë shokët si qentë në rrush.
*
Tue mos dashtë më qitë poshtë vetën
na rrahin gjoks e na ngrisin vetull
për UÇK-në, fleasin pa dro
duke ngrënë nga një kosh vo.
*
I marrin punët rrakapujë
si me pjekë petulla në ujë.
Puna e deputetit ju hyn n´krye
edhe vjen duke iu pëlqy
brenda shokëve bëjnë kërdi,
tuj i vjedh votat në kuti
tuj lëpi buzët tu u përbi
tu hap gojën tu u zgërdhi…
*
Falëm O Zot, shumë po drojë
s´do ti mbetën dhëmbët në gojë.
Këta trima faqezi
Janë antarë në një parti
*
Me halldupe tyrqeli
Lëshuan mustaqet kaçadren
si majmunët kapen n´gem
ecin rrugës tu u përdredh
ul e shkul, si ka në zgjedhë
se sa lartë e kanë moralin
n´bole t´dashit e varin vatanin …
*
Po ju flas o deputet
Qe për hajni nuk keni dert
s´bëhen punët hallakatrum
me hajni e punë tradhtie
si me qenë thark i thive,
me ndërskamca tu i shti shoqit
tuj ua vjedh votat prej koshi
kështu nuk bëheni deputet
marrje fytyrë s´ju paska mbet…

A jam person i (pa)dëshiruar në Finlandë?

0
Shqiptar Shaljani
____
Të dashur bashkëkombës,
të nderuar miq,
Unë jam shqiptar. Kam qenë i tillë pavarësisht emrit që kam mbajtur dikur; jam shqiptar sot edhe me emër, me bindje dhe me ndërgjegje të qartë. Dhe po e them pa asnjë hezitim: në Finlandë nuk jam person i padëshiruar. Përkundrazi, jam i njohur dhe i respektuar nga shumë shqiptarë dhe qytetarë finlandezë që e dinë mirë veprimtarinë time politike, kulturore dhe arsimore gjatë këtyre viteve.
Në Finlandë kam kontribuar për integrim, për arsimim, për ruajtjen e gjuhës shqipe, të kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar – pa u fshehur, pa u nënshtruar dhe pa u rreshtuar pas asnjë ideologjie që bie ndesh me këto vlera.
I padëshiruar mund të jem vetëm për një rreth të vogël individësh, për argatët e ideologjisë së islamit politik, të cilët e urrejnë çdo shqiptar që nuk u bindet, çdo njeri që mendon ndryshe, çdo zë që mbron identitetin kombëtar dhe besimin e të parëve tanë. Ata nuk kanë problem me mendimin kritik; ata kanë problem me lirinë.
Këta individë alarmohen sapo përmendet gjuha shqipe si vlerë, kultura shqiptare si trashëgimi dhe identiteti kombëtar si bosht shoqëror. Alarmohen edhe më shumë kur përmendet fakti se feja nuk duhet të shndërrohet në ideologji politike, e as familja në mjet presioni apo disiplinimi ideologjik.
Për vite me radhë, kam qenë subjekt i shantazhit verbal, kërcënimeve, fyerjeve dhe tentativave për intimidim, kryesisht përmes komenteve anonime, profileve të rreme dhe gjuhës së ulët. Fatkeqësisht, kjo frymë toksike ka tentuar të depërtojë edhe në rrethin familjar, duke cenuar raportet më të ndjeshme njerëzore – një vijë e kuqe që nuk duhet kapërcyer kurrë.
Ironia është se ata që predikojnë moral, paqe dhe devotshmëri, nuk hezitojnë të përdorin përjashtimin, linçimin publik dhe izolimin psikologjik ndaj kujtdo që nuk u përshtatet skemave të tyre. Ky nuk është besim; kjo është ideologji pushteti.
Koha e kësaj mendësie po perëndon. Dhe shumë shpejt, këta elementë shqipfolës me mendësi talibaneske – pavarësisht se fshihen pas anonimitetit – do të bëhen publikë me emër dhe mbiemër. Transparenca nuk është hakmarrje; është mbrojtje e së vërtetës.
Ky shkrim nuk është thirrje për konflikt. Është dëshmi.
Është kujtesë se nuk është ekstremizëm të mbrosh identitetin kombëtar, por ekstremizëm është të përpiqesh ta fshish atë.
Është edhe një mesazh i qartë: njeriu nuk rrëzohet duke e izoluar, por duke e përballur me të vërtetën – dhe e vërteta gjithmonë del në dritë.
Unë nuk jam dhe nuk do të jem person i padëshiruar në Finlandë.
Jam i padëshiruar vetëm për ata që e kanë frikë lirinë, arsyen dhe ndërgjegjen e lirë.

Ndryshimi i strukturës etnike të Medvegjës, spastrimi administrativ i shqiptarëve, pa tanke e pa plumba — por me vula

0
  • Muharrem Salihu, Itali
Unë jam Medvegjas.
Dhe ajo që po ndodh këtu nuk është rastësi — është
spastrim etnik, administrative i institucionalizuar.
Ramabaja është një fshat në Medvegjë me popullsi të përzier shqiptare dhe serbe.
Sot, shumica e shqiptarëve janë detyruar të largohen para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Jo sepse donin, por sepse politika ua ka mbyllur çdo derë për të jetuar normalisht.
Me një metodë tinëzare: pasivizimi i adresave.
Me një vendim në letër, njerëzve u fshihet adresa.
Me këtë, humbin te drejten për të votuar, të drejtat civile dhe të ardhmen.
Familja Bejqi është një shembull tipik.
Jo i vetmi. Por një nga mijëra.
Njerëz që kanë lindur e janë rritur aty, sot në letra “nuk ekzistojnë”.
Qëllimi është i qartë:
👉 ndryshimi i strukturës etnike të Medvegjës.
Spastrimi administrativ i shqiptarëve, pa tanke e pa plumba — por me vula.
Sot Medvegja ka vetëm 3 këshilltarë shqiptarë,
nuk ka investime, nuk ka perspektivë për rininë.
Ky është tashmë shqetësim ndërkombëtar — për Europën dhe Amerikën.
Dhe megjithatë,
ka shqiptarë që nuk po dorëzohen.
Qëndrojnë deri në fund, sepse kjo është toka e tyre,
identiteti i tyre, dinjiteti i tyre.
Unë jam Medvegjas.
Dhe kjo nuk është thjesht histori —
kjo është padrejtësi që po ndodh sot.
Video e fshatit Ramabajë:

Trump: Khamenei është një burrë i sëmurë, Irani ka nevojë për një udhëheqës të ri

0

/ Document.no

En gruppe iranske leger har samlet sammen info som viser at dødstallet er på 16.500 drepte og sjokkerende 330.000 sårede. Gravide kvinner og barn skal være blant ofrene. Hvis iranske leger har tallene, har også USA dem. Det kan legge press på Trump for å gjøre noe for å vise at USA støtter folket mot regimet.

Legene sa at de fleste av de døde var personer under 30 år, og at minst 330.000 personer ble skadet, og at de fleste drapene skjedde i løpet av en to-dagersperiode, rapporterte Sunday Times. Blant de drepte var barn og gravide kvinner.

Legene har kommunisert via Starlink, som er smuglet inn i titusenvis. Det legene har sett og erfart, er så opprørende at de har satt i gang med innsamling av informasjon for å alarmere verden. Det er avslørende at kildene finnes på øyeavdelingene. Sikkerhetsstyrkene har skutt folk i øynene.

Legene er blitt nektet å gi blodoverføringer. Sykepleiere har gitt blod for å redde pasientene.

Është e qartë se kjo brutalitet nuk është diçka që forcat e sigurisë e ndërmarrin vetë. Është diçka që vjen nga nivelet më të larta, dmth. „udhëheqësi i lartë“, Ali Khamenei. Nga një perspektivë psikologjike, kjo mund të shpjegojë pse ai ia faturoi Trumpit dhunën.

Edhe pse raporti nuk specifikoi datat, sipas raportimeve të mëparshme pati një rritje të vrasjeve të premten, më 9 janar, një ditë pas bllokimit të internetit nga regjimi iranian, dhe vazhdoi më pas të shtunën.

Të dhënat e mjekëve u mblodhën nga stafi i tetë spitaleve të mëdha të syrit dhe 16 repartet urgjencës në të gjithë Iranin. Mjekët mund të komunikonin me ndihmën e terminaleve të ndaluara të internetit Starlink, nga të cilat dhjetëra mijëra thuhet se janë kontrabanduar në Iran.

Disa pacientë në spitale vdiqën sepse forcat e sigurisë refuzuan të lejonin transfuzionet e shpëtimit të jetës. Në disa qendra mjekësore, stafi dhuroi gjak në një përpjekje për të shpëtuar pacientët, thuhet në raport.

Shifrat e humbjeve janë rritur në dy raunde. Fillimisht u fol për 300-500 të vrarë, pastaj 3000 dhe pastaj 12,000. Tani duket sikur ka pasur një nivel të paprecedentë dhune. Mjekët që kanë qenë në luftë janë të tronditur dhe për këtë arsye ata ndajnë informacionin. Ata duan që bota ta dijë këtë.

“Ky është një nivel krejtësisht i ri brutaliteti,” tha për gazetën profesor Amir Parasta, një kirurg i syrit iraniano-gjerman që ndihmoi në krijimin e rrjetit të mjekëve. “Këtë herë ata po përdorin armë ushtarake dhe ajo që po shohim janë lëndime me armë zjarri dhe copëza në kokë, qafë dhe gjoks.”

Forcat e sigurisë përdorin snajperë dhe, për shembull, pushkë gjahu për të verbuar qëllimisht demonstruesit ose këdo që mund të jetë afër.

Sipas Parasta, numri i viktimave është më i lartë se sa është raportuar, pasi shumë nuk kanë shkuar në spital, nga frika se mos arrestohen nga forcat e sigurisë. Videot nga Irani dhe raportet e mëparshme kanë treguar forcat e regjimit duke arrestuar pacientë në spitale që kishin plagë me armë zjarri.

Khamenei vetoi vetë në një fjalim së fundmi se numri i të vrarëve shkon në disa mijëra, ndoshta ishte një gabim në të folur, pasi në këtë mënyrë ai i jep besueshmëri të dhënave se mijëra janë vrarë nga forcat e tij.

Ajo që trondit më shumë është mizoria e menduar me kujdes.

Mjekët iranianë gjithashtu vërejtën një numër të lartë dëmtimesh të syve, pasi forcat e sigurisë supozohet të kenë përdorur pushkë me qark të hapur ndaj demonstruesve, gjë që çoi në verbimin e të paktën 700 deri në 1000 njerëz. Edhe raportet e mëparshme kanë folur për dëmtim të syve pas të shtënave me pushkë me qark të hapur.

Megjithatë, numri total i njerëzve që u verbuan mund të jetë disa mijëra.

Në Teheran, vetëm Klinika Noor trajtoi 7000 raste dëmtimi të syve, sipas raportit në Sunday Times.

Një burim, vëllai i të cilit punon në klinikë, tha se gjatë një nate kishte 800 raste ku mjekët hoqën sytë për shkak të plagëve nga të shtënat.

Burimi raportoi se vëllai i tij kishte folur me mjekë në qytete të tjera, dhe se është e mundur që më shumë se 8000 njerëz në mbarë Iranin janë verbuar.

“Kam folur me dhjetëra mjekë në vend, dhe ata janë me të vërtetë të shokuar dhe qajnë,” tha Parasta. “Këta janë kirurgë që kanë parë luftë.”

Kështu vepron një administratë fetare. Është e vështirë të shihet se si ndonjëri prej tyre mund të mbijetojë në afat të gjatë apo edhe të shkurtër.

Sunday Times ka biseduar me njerëz që kanë arritur të shpëtojnë nga Irani. Duket sikur autoritetet terrorizojnë qëllimisht popullatën. Ata nuk përpiqen të fshehin mizoritë, por duan që njerëzit të shohin se autoritetet janë të gatshme për gjithçka.

“Çdo ditë, kamionë të mëdhenj mbërrijnë me grumbuj kufomash dhe familjet duhet të kërkojnë të dashurit e tyre”, tha një tjetër refugjat. “Rrugët këtu kanë erë gjaku. Gjatë gjithë ditës, forcat e maskuara të IRGC-së patrullojnë qytetin me armë dhe kërcënojnë njerëzit.”

“Personat e plagosur që u qëlluan në sy dhe u hoqën sytë u rrëmbyen menjëherë nga sallat e operacionit nga forcat e sigurisë”, tha një protestues që u largua nga Irani për gazetën të shtunën.

Trump tha për Politico të shtunën se Khamenei me mizoritë e tij ka rrëzuar veten. Irani ka nevojë për një udhëheqës të ri.

Në përgjigje të postimeve, Trump tha për Politico: “Ajo për të cilën ai është fajtor, si udhëheqës i një vendi, është shkatërrimi i plotë i vendit dhe përdorimi i dhunës në një nivel që bota nuk e ka parë kurrë më parë”.

«Për të mbajtur vendin në funksion – edhe pse funksionon në një nivel shumë të ulët –, udhëheqja duhet të përqendrohet në drejtimin e vendit në një mënyrë të përgjegjshme, ashtu siç bëj unë me SHBA-në, dhe të mos vrasë mijëra njerëz për të mbajtur kontrollin», tha presidenti amerikan.

«Udhëheqja ka të bëjë me respekt, jo frikë dhe vdekje», shtoi Trump.

«Ky njeri është i sëmurë. Ai duhet të drejtojë vendin e tij në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndalojë vrasjen e njerëzve», tha Trump. «Vendi i tij është vendi më i keq për të jetuar në gjithë botën për shkak të udhëheqjes së dobët.»

Një burim i sigurisë iraniane ka folur për Reuters:

Më shumë se 5000 persona, përfshirë 500 nga forcat e sigurisë, kanë vdekur në lidhje me protestat në Iran, njofton një zyrtar i lartë iranian për Reuters.

Disa nga përleshjet më të ashpra kanë ndodhur në zonat iraniano-kurde veriperëndimore të vendit, sipas një burimi anonim të autoriteteve iraniane.

Pse do të dilte një burim i sigurisë me këto informacione, që tregojnë se çdo i dhjeti i vrarë është nga të tyre vetë?

https://www.timesofisrael.com/iranian-doctors-put-death-toll-in-suppressed-uprising-at-over-16500-report/

https://www.timesofisrael.com/in-first-trump-appears-to-call-for-end-of-sick-man-khameneis-rule-in-iran/

Trump: Khamenei er en syk mann, Iran trenger en ny leder

Sulmi ndaj ambasadores së autoritetit palestinez në Teheran, nuk ishte incident i rastësishëm dhe objektivi nuk konsiderohej i pafajshëm

1
Viktoria Fitore Male, Suedi
_____
Sulmi që ndodhi në kulmin e protestave anti-regjim në Iran, nuk mund të kuptohet si incident spontan apo si shpërthim i verbër anti-palestinez. Gjatë trazirave, rezidenca diplomatike u dëmtua dhe ambasadorja u plagos, duke u dërguar për trajtim mjekësor. Objektivi i zgjedhur dhe momenti i sulmit e bëjnë këtë akt veçanërisht domethënës në kushtet e krizës së thellë të legjitimitetit të regjimit iranian.
Ky akt nuk është domethënës sepse u godit një përfaqësi e huaj, por sepse objektivi nuk konsiderohej i pafajshëm. Për protestuesit iranianë, përfaqësia palestineze në Teheran nuk është neutrale. Ajo shihet si pjesë e mekanizmit të dhunës së regjimit iranian, sepse grupe të armatosura palestineze nga Gaza janë bashkë-aktorë në terrorin që Teherani ushtron ndaj popullit të vet. Kjo nuk është solidaritet, por bashkëfajësi.
Një akt politik i vetëdijshëm
Në këtë kuptim, sulmi nuk është akt i rastësishëm. Ai është veprim politik i vetëdijshëm, i lindur drejtpërdrejt nga kriza e legjitimitetit të regjimit iranian. Në sytë e protestuesve, përfaqësia palestineze nuk përfaqëson thjesht një popull të shtypur, por një nyje konkrete të arkitekturës së pushtetit iranian jashtë kufijve. Gaza, në këtë lexim, nuk është më kauzë morale, por instrument pushteti.
Pikërisht për këtë arsye objektivi u zgjodh aty – dhe në atë moment. Këtu nuk kemi të bëjmë me simbolikë, por me bashkë-përgjegjësi operative.
Regjimi iranian nuk është thjesht mbështetës moral i çështjes palestineze. Ai është aktor aktiv në ndërtimin, financimin dhe armatosjen e grupeve islamiste palestineze që veprojnë si proxy ushtarakë të Teheranit. Këtu përfshihen drejtpërdrejt Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez, si aktorë operacionalë.
Këto organizata sundojnë Gazën, herë me konsensus e herë me dhunë, dhe gëzojnë mbështetje të konsiderueshme popullore lokale. Në këtë kontekst, debati për “solidaritet me popullin palestinez” nuk është thelbësor për analizën. Fakt është se Gaza qeveriset nga një regjim islamist që është pjesë aktive e boshtit iranian të dhunës rajonale.
Nga Gaza te terrori mbi protestuesit iranianë
Kjo është ajo që po ndodh në terren. Njësi palestineze të armatosura, të lidhura me Gazën, janë pjesë aktive e aparatit represiv të regjimit iranian përmes bashkëpunimit operacional me Islamic Revolutionary Guard Corps, veçanërisht me Quds Force. Ky bashkëpunim nuk kufizohet te luftërat jashtë Iranit, por përfshin mbështetje operative, trajnim dhe koordinim që i shërbejnë drejtpërdrejt shtypjes së protestave brenda vendit.
Pa këto luftëra proxy, regjimi do ta kishte shumë më të vështirë të shtypte protestat dhe të mbante një gjendje frike të përhershme. Për këtë arsye, grupet nga Gaza nuk janë jashtë dhunës që ushtrohet mbi protestuesit iranianë. Ato janë pjesë e mekanizmit që e bën atë dhunë të mundshme dhe të qëndrueshme.
Dy popuj, dy realitete politike
Këtu shfaqet kontrasti brutal. Në Gaza, një pjesë e madhe e popullsisë mbështet regjimin islamist që e sundon. Në Iran, populli është në revoltë të hapur kundër regjimit të vet. Protestuesit iranianë nuk kërkojnë reformë kozmetike; ata kërkojnë fundin e sistemit. Pikërisht për këtë arsye, ata godasin shtyllat reale që e mbajnë atë sistem në këmbë, jo fasadat morale me të cilat ai mbështillet.
Pra, sulmi ndaj rezidencës së ambasadores së Autoritetit Palestinez në Teheran nuk është incident anësor. Ai është shenjë e një thyerjeje të thellë: populli iranian refuzon të jetë peng i një regjimi që financon dhe armatos regjime islamiste jashtë vendit, ndërsa brenda ushtron terror të hapur mbi qytetarët e vet.
Kur “rezistenca” përdoret si mbulesë për shtypje, ajo pushon së qeni kauzë dhe kthehet në bashkëfajësi.
Këtu nuk ka asnjë paqartësi: ka emra, role dhe përgjegjësi.
Dhe si çdo herë, FREE IRAN – JAVID IRAN!