Kreu Blog Faqe 309

Kërkesë publike për t’ia marrë licencën e avokatit Asdren Bytyçit

2
Kë po e mbronë dhe për cilat arsye e mbronë të keqen ky avokat…?
Luan Dibrani, Prishtinë

____

Në një shoqëri që synon demokracinë dhe integrimin evropian, avokati duhet të jetë mbrojtës i ligjit, jo instrument presioni ideologjik. Kur një përfaqësues i profesionit juridik e braktis neutralitetin dhe e shfrytëzon pozitën e tij për të kërcënuar mendimin e lirë dhe debatin publik, atëherë kemi të bëjmë jo më me çështje personale, por me problem serioz shoqëror dhe institucional.

“Liria e mendimit dhe debatit publik nuk frikësohet nga presioni ideologjik, as nga procedurat ligjore të instrumentalizuara.”

Rasti i Asdren Bytyqit përfaqëson pikërisht këtë rrëshqitje të rrezikshme: një dalje e hapur e një avokati jashtë kornizës profesionale, ku kërcënimi me padi penale shndërrohet në mjet presioni politik ndaj intelektualëve dhe zërave kritikë që trajtojnë tema kombëtare, identitare dhe rreziqet e ideologjive të huaja në shoqërinë shqiptare.

Ky reagim nuk ka për qëllim sulmin personal ndaj askujt, por mbrojtjen e një parimi themelor: liria e mendimit dhe e shprehjes nuk mund të kriminalizohet, as të frikësohet përmes procedurave juridike të përdorura jashtë qëllimit të tyre ligjor. Nëse sot heshtet përballë këtyre rasteve, nesër çdo qytetar kritik mund të bëhet objekt presioni.

Andaj, Shqiptarët nuk frikësohen prej padive të tilla.
Nuk janë frikësuar as dje nga pushtuesit, e as sot nga kërcënimet e maskuara, që fshihen pas si procedura ligjore dhe ligjeve.

Së fundmi, avokati Asdren Bytyqi, duke dalë haptazi jashtë rolit profesional të avokatit, ka zgjedhur të përdorë institucionet e drejtësisë, jo për mbrojtjen e ligjit, por si instrument presioni politik dhe ideologjik kundër intelektualëve shqiptarë që mendojnë ndryshe.

Kërcënimi me kallëzim penal ndaj Msc Belisar Jezerci si, gjoja “provokator i Serbisë në Kosovë”, siç e shpjegon padinë që mendon ta bëjë ndaj tij ky far avokati, nuk është akt juridik i mirëfilltë, por tentativë për frikësim dhe heshtje të një zëri kritik ndaj islamit politik dhe ndikimeve të huaja ideologjike në shoqërinë shqiptare.

Ai duhet të sjell prova të kapshme që historiani Belisar Jezerci, është “provokator i Serbisë në Kosovë”!

Kjo përbën shkelje morale të profesionit të avokatit dhe deformim të rolit të drejtësisë në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe evropian.

Duhet thënë qartë:
Avokati Asdren Bytyqi nuk po vepron si jurist neutral, por si aktivist ideologjik, i rreshtuar hapur në mbrojtje të një narrative që përpiqet ta paraqesë islamin politik si të paprekshëm nga kritika publike, që nuk duhet shqetësuar prej askujt derisa t’i arrij qëllimet e veta antishqiptare, pasi Islami Politik nuk është fare religjion, por agjendë për kombzhbërje.

Kjo nuk është më çështje individuale.
Kjo është çështje kombëtare dhe shoqërore.

Kur një avokat:

  • sulmon publikisht intelektualë shqiptarë
  • relativizon rrezikun e radikalizmit fetar
  • dhe etiketon kritikën kombëtare si “përçarje”

ai ka humbur neutralitetin profesional dhe ka hyrë në fushëbetejë politike. Ky avokat duhet të përgjigjet me saktësi se në cilat fakte e bazon akuzen e tij se historiani Belisar Jezerci qenka “provokator i Serbisë në Kosovë”.

Lëvizja për Rikthim në Katolicizëm nuk është organizatë urrejtjeje, por lëvizje kulturore dhe kombëtare, që artikulon një të vërtetë historike:
shqiptarët janë komb evropian, me identitet të shumëfishtë fetar, por me bosht kombëtar të panegociueshëm.

Andaj, askush nuk ka të drejtë:

  • të kriminalizojë debatin historik
  • të heshtë kritikën ndaj ideologjive të huaja
  • apo të shantazhojë mendimin e lirë përmes padive politike

Më shqetësuese është fakti se disa individë, të fshehur pas petkut të juristit, heshtin përballë praktikave regresive që cenojnë:

  • emancipimin e gruas shqiptare
  • arsimin laik
  • dhe orientimin evropian të shoqërisë

Heshtja përballë këtyre dukurive nuk është tolerancë, por bashkëfajësi morale.

Shqiptarët nuk kanë luftuar shekuj për liri religjioze, pasi atë “ua kanë garantuar” Perandoria Osmane që Islamin e ka pasur si kryeqëllim të pushtimit, sikurse Serbia për pothuaj një shekull për qëllimet e saj gjeostrategjike, deri kah mesi i qershorit 1999, në mënyrë që sot:

  • të tremben kritikët e islamizimit me padi të pa bazuara në fakte
  • të etiketohen kritikuesit e islamizimit si “ekstremistë”, vetëm pse mbrojnë identitetin kulturor e kombëtar
  • apo të nënshtrohen ndaj ideologjive që na largojnë nga përkatësia kombëtare shqiptare dhe Europa

Nëse dikush ka arsye të frikësohet nga transparenca, hapja e këtij debati të munguar deri tash si dhe nga ndriçimi publik i historisë së islamizimit dhe asimilimit antishqiptar me religjion, ajo nuk është palë kombëtare, por pikërisht janë ata që përfaqësojnë agjenda të identifikimit religjioz të huaj, qëllime ideologjike të importuara.

Unë, Luan – Asllan Dibrani, në emrin tim, deklaroj qartë dhe zëshëm, se:
Kombi shqiptar, kultura shqiptare dhe liria e mendimit nuk janë objekt shantazhi juridik.

Për identitetin kombëtar shqiptar, nuk mund të ketë kurrë debate…!

Historia do t’i dallojë qartë:
ata që qëndruan në krah të kombit
dhe ata që, me vetëdije ose pa të, u vunë në shërbim të përçarjes.

Drejtuar Odës së Avokatëve të Kosovës

Në cilësinë e qytetarit dhe intelektualit shqiptar, si dhe si vëzhgues i përgjegjshëm i zhvillimeve profesionale dhe shoqërore, kërkoj publikisht që Oda e Avokatëve të Kosovës të shqyrtojë sjelljen profesionale dhe etike të avokatit Asdren Bytyqi, i cili në disa raste të fundit ka dalë jashtë kornizës së profesionit të avokatit dhe ka përdorur pozicionin e tij për të ushtruar presion ndaj intelektualëve dhe opinionit publik.

Konkretisht, veprimet e tij përfshijnë:

  1. Instrumentalizim të pozicionit të avokatit për qëllime ideologjike, duke kërcënuar dhe intimiduar individë për shprehjen e mendimit të lirë rreth temave kombëtare, kulturore dhe shoqërore.
  2. Mungesë neutraliteti profesional, duke u shfaqur publikisht si aktivist ideologjik i Islamit Politik dhe jo si përfaqësues i paanshëm i ligjit.
  3. Përdorim të gjuhës që nxit përçarje, e cila cënon dinjitetin e profesionit juridik dhe besimin publik në sistemin e drejtësisë.
  4. Tentativë për frikësim dhe mbyllje goje, duke përdorur procedurat ligjore si mjet presioni politik dhe ideologjik, e jo si mekanizëm mbrojtës të drejtësisë.

Në një shoqëri demokratike, avokati duhet të jetë garant i ligjshmërisë dhe i etikës, jo instrument presioni politik. Sjelljet e tilla bien ndesh me Kodet Etike të Avokatëve, si dhe me pritshmëritë publike për integritet dhe përgjegjësi profesionale.

Prandaj, kërkoj që Oda e Avokatëve të Kosovës të:

  • nisë një shqyrtim etik dhe disiplinor të veprimeve të avokatit Asdren Bytyqi;
  • vlerësojë nëse këto veprime bien ndesh me Kodet Etike të Avokatëve të Kosovës;
  • dhe, nëse konstatohet shkelje, të ndërmerren masat disiplinore përkatëse, në përputhje me ligjin në fuqi.

Kjo kërkesë nuk është sulm personal, por një thirrje për përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje të parimeve themelore të profesionit. Heshtja ndaj këtyre sjelljeve do të dërgonte një mesazh të gabuar se instrumentalizimi i avokatëve për qëllime ideologjike, mund të lejohet, gjë që do të ishte e papranueshme për profesionin juridik dhe shoqërinë në përgjithësi.

Me respekt dhe përkushtim ndaj ligjit dhe integritetit profesional,

Luan – Asllan Dibrani

Protestat në Iran, dita 22: Regjimi islamik po shpërbëhet nga brenda

1

Seyyed Ali Hosseini Khamenei, udhëheqësi i lartë përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Foto: khamenei.ir CC BY 4.0

Arnt Jensvoll / Document.no

Serielogo Opprør i Iran 2025-26

Kryengritja në Iran 2025-26

Në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror, Ali Khamenei pranoi për herë të parë të shtunën se “mijëra janë vrarë”. Ai fajësoi “terroristët” e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli. Khamenei e quajti numrin e të vdekurve rezultat të “dëmeve masive” të shkaktuara nga ndërhyrja e huaj dhe iu referua presidentit amerikan Donald Trump si “kriminel”. Ka edhe raporte për tendenca të shpërbërjes brenda regjimit. Një diplomat iranian në selinë e OKB-së në Gjenevë ka dezertuar.

Khamenei pretendoi se zjarri është “shuar”, por raportet sugjerojnë se trazirat janë ende duke zier me përplasje sporadike në rreth 200 qytete. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian paralajmëron se çdo sulm ndaj Khamenei do të ishte i barabartë me luftë në shkallë të plotë.

“Regjimi iranian ka marrë informacione të inteligjencës se po planifikohet një atentat kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Presidenti i Iranit thotë se çdo agresion kundër udhëheqësit të vendit është i barabartë me luftë të plotë kundër popullit iranian.

Ndërkombëtarisht, deklarata ka shkaktuar reaksione. Trump u përgjigj duke thënë se është «koha për një udhëheqje të re në Iran». BE dhe OKB kanë shprehur «tmerr» për numrat e viktimave dhe kanë kërkuar një hetim të pavarur.

Televizioni shtetëror është hakuar
Raportohet se disa kanale televizive që i përkasin regjimit islamik janë hekuar dhe po dërgojnë një mesazh te forcat e sigurisë me thirrje të mos e drejtojnë armatimin kundër popullit iranian.

Videoja përmban disa fjalime të shkurtra të prijësit të kurorës Reza Pahlavi si dhe një sekuencë që tregon një person duke shkruar slogani «JAVID SHAH» në një mur – rroftë mbreti.

Ende është e vështirë të dallosh midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, shpresës, dëshirës dhe dezinformatave të qëllimshme nga Irani. Por ne fillojmë me një lajm të mirë dhe shpresojmë që të jetë i vërtetë, dje u raportua se ai ishte vrarë:

– Erfan Soltani është ende gjallë! 26-vjeçari iranian u dënua javën e kaluar me vdekje për protestimin kundër regjimit. Sot familja e tij mori leje për ta vizituar atë në burg. Ata konfirmojnë që ai është gjallë dhe në gjendje të stabilizuar. Deri në këtë vizitë familja nuk kishte asnjë konfirmim për gjendjen e tij dhe frikësohej se dënimi ishte tashmë ekzekutuar.

Ne sjellim një mesazh tjetër inkurajues, këtë herë rreth qëndrueshmërisë së popullit iranian:

– Sipas një raporti nga një kanal opozitar, qytetarët iranianë kanë hyrë në selinë qendrore të Basijit, e kanë djegur vendin dhe kanë liruar të gjithë të burgosurit. Revolucioni vazhdon dhe nuk do të përfundojë deri sa regjimi terrorist të bjerë.

Lily Bandehy du duhet të jetë i njohur për lexuesit e Dokumenteve. Ne po përfshijmë një postim të fundit në Facebook nga ajo në raportin e sotëm për Iranin:

– Është jashtëzakonisht e dhimbshme të ulesh i sigurt në Norvegji dhe të shohësh se si njerëzit në Iran po vriten, mutilohen dhe shkatërrohen. Zemra ime nuk mund të përballojë madhësinë e vuajtjes. Sipas raporteve, mijëra janë vrarë, dhjetëra mijëra janë plagosur, dhe shumë kanë humbur shikimin. Numrat ndoshta janë shumë më të lartë, sepse njerëzit e plagosur nuk guxojnë të shkojnë në spital nga frika e arrestimit, torturës dhe dënimit me vdekje.

Mijëra janë në burg. Shumë rrezikojnë ekzekutim pa gjykim. Kjo nuk është thjesht statistikë – janë jetë, familje, të ardhme që po shpërbëhen. Nuk kam fjalë. Lotët nuk mjaftojnë. Ndjenja e paaftësisë, e të mos mundurit të bësh asgjë, është pothuajse më e keqe se vetë dhimbja. Ndihem e bllokuar.

Ajo që e bën dhimbjen edhe më të rëndë është se kjo dhunë justifikohet përmes pushtetit, ideologjisë dhe detyrës fetare. Kur feja përdoret si një armë politike, ajo bëhet një mjet për shtypje, veçanërisht ndaj grave, pakicave dhe atyre që guxojnë të protestojnë.

Hidhërimi dhe zemërimi im nuk janë drejtuar ndaj njerëzve të zakonshëm fetarë. Ata janë drejtuar ndaj një regjimi fetar fashist dhe një sistemi që vret në emër të fesë. Të flasësh për këtë nuk është urrejtje – është një thirrje për drejtësi.

Unë mbaj mbi vete një dhimbje që nuk zhduket, sepse lidhet me njerëz që dua, një vend ku i përkas, dhe jeta që thyhet ndërsa bota vazhdon. Heshtja ndjehet si tradhti. Prandaj unë shkruaj.

Lily Bandehy komenton në një postim tjetër pozicionin e NRK-së ndaj regjimit terrorist islamik në Iran. Ja një përzgjedhje e redaktuar:

– Sot iranianë nga të gjitha grupet dhe qëndrimet politike u mblodhën përpara Stortingut. Rreth pesë mijë persona morën pjesë. Kjo nuk u përmend në NRKs Dagsnytt në orën 19:00. NRK i vuri dritën tek disa individë para ambasadës iraniane, ku ata intervistuan zëra që theksuan ndarjen dhe mosmarrëveshjet brenda opozitës.

NRK, e cila prej kohësh ka pasur një devijim të qartë majtas, tani duket se është jo kritike ndaj perspektivave islamiste dhe ndihmon në keqinformimin e popullit norvegjez. Pse tregon NRK kaq pak respekt për viktimat kur më shumë se 23,000 njerëz janë vrarë brenda 48 orësh? Pse lufta për liri e popullit iranian zbehet, ndërkohë që mosmarrëveshjet e brendshme përforcohen?

NRK është një jehonë e narrativës së regjimit iranian. Një të ardhme e lirë dhe sekulare për Iranin nuk do të mbështeste Hamasin dhe Hizbollah – dhe pikërisht për këtë arsye duket se kjo revolucion po përballet me heshtje, skepticizëm dhe keqinterpretim.

– Sot IRGC ka marrë kontrollin e rrugëve dhe qendrave në shumë qytete iraniane. Kjo është një demonstrim i forcës nga regjimi islamik ndaj popullit iranian. Incizimet tregojnë njësitë e luftës kimike të IRGC të vendosura së bashku me zjarrfikës dhe topa me spërkatës piperash.

Thuhet se katili Shahin Dehghan, një nga policët që luajtën një rol të drejtpërdrejtë në shtypjen e protestave në Teheran, aktualisht po udhëton me klasën e parë drejt ishullit të 72 virgjërave.

Pulsuar me “demonstratën e fuqisë”, raportohet se regjimi islamik po shkatërrohet nga brenda. Disa burime raportojnë se një diplomat iranian në selinë e OKB-së në Gjenevë ka braktisur postin e tij.

– Alireza Jirani Hokmabad, një diplomat i lartë në selinë evropiane të OKB-së në Gjenevë, ka kërkuar azil në Zvicër. Ai iu bashkua përfaqësisë së përhershme të Iranit në Gjenevë në vitin 2017 dhe që atëherë ka përfaqësuar regjimin në organet ekonomike të OKB-së. Ai u emërua kryetar i Konferencës për Tregti dhe Zhvillim të OKB-së (UNCTAD) në prill 2025.

Iran International raporton se edhe disa diplomatë të tjerë gjatë ditëve të fundit kanë kërkuar azil në vende të ndryshme të botës

– Organizata lobiste e Republikës Islame në SHBA, Këshilli Kombëtar Iraniano-Amerikan (NIAC), po punon jashtë orarit në Uashington. Ish-punonjës në Capitol Hill konfirmojnë se NIAC mban takime me radhë me të dy partitë dhe prezantohet si zëdhënës i iraniano-amerikanëve.

NIAC u thotë zyrtarëve se iranianët duan që Khamenei të largohet, por të zëvendësohet nga “reformistë” të Republikës Islame. Ata pretendojnë se është jorealiste të çrrënjoset regjimi dhe se reformistët do të negociojnë me SHBA-në dhe do t’u japin njerëzve “njëfarë lirie”.

Reformistët i japin përparësi sanksioneve dhe negociatave mbi lirinë. Ata paralajmërojnë më shumë për “kaos” sesa për ekzekutime. Ata janë kundër ndryshimit të regjimit dhe sulmojnë udhëheqjen kalimtare, veçanërisht atë udhëheqje që demonstruesit në Iran kërkojnë të shkarkohen.

“Familje të tëra u qëlluan dhe u vranë në makinat e tyre”
Raportet e mjekëve iranianë, të shpërndara nga The Sunday Times, vlerësojnë se numri i njerëzve të vrarë tani është midis një minimum prej 16,500 dhe 18,000 dhe 330,000 të plagosur. Fëmijët dhe gratë shtatzëna përfshihen në shifra. Shumica u vranë gjatë një masakre dyditore dhe shumica ishin nën 30 vjeç.

“Tregojini të gjithë botës se të premten i spërkatën të gjithë me të shtëna. Forcat e IRGC u përpoqën me qetësi të synonin kokat e njerëzve”, tha një i mbijetuar i protestave. Një spital i syrit në Teheran, Klinika Noor, ka dokumentuar 7000 lëndime të syve. “Ka kaq shumë lëndime të syve të lidhura me të shtënat me armë që ne nuk e dimë kë të trajtojmë së pari,” tha një okulist.

Shumë të rinj iranianë kanë vdekur për shkak të anemisë. Stafi mjekësor ka dhuruar gjakun e tij në një përpjekje për të shpëtuar pacientët. Në disa raste, forcat e sigurisë refuzuan të lejonin transfuzionet e gjakut.

“Masakra më e keqe në një ditë që nga Holokausti – dhe bota hesht…

Image

Në përditësimin e mëparshëm të dokumentit nga Irani, ne shkruajtëm për raportet se regjimi islamik ka përdorur agjentë kimikë të paidentifikuar të kamufluar si gaz lotsjellës kundër protestuesve; gazra paralizues që “ngrijnë” individët përkohësisht, në mënyrë që ata as të mos lëvizin dhe as të ikin, dhe që thuhet se kanë bërë që disa persona të plagosur të humbasin jetën disa ditë më vonë. Raporte të ngjashme vazhdojnë të derdhen – dhe në numër në rritje.

Ekziston një diskutim i vazhdueshëm se regjimi mund të ketë përdorur agjentë kimikë kundër protestuesve. Pamjet tregojnë forcat e sigurisë në Sabzevar të veshur me pajisje mbrojtëse që lidhen me ekspozimin kimikat.

“Më shumë se një javë pasi u godit nga gazi lotsjellës, trupi im ende nuk është kthyer në normalitet. Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës janë ende të larta; Kam dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe marramendje. Një mjek tha se shumë pacientë kanë simptoma të ngjashme dhe se ato duket se janë shkaktuar nga substanca kimike që janë lëshuar si “gaz lotsjellës”

– Para tre vjetësh, mijëra vajza shkollash iraniane u detyruan të shtrihen në spital pas ekspozimit ndaj sulmeve me gaz kimik. Regjimi ka histori përdorimi të armëve kimike kundër qytetarëve të vet.

Më 17 janar u raportua, bazuar në një raport të organizatës Filterwatch, se Irani planifikon të mos japë kurrë më qasje publike në internet.

– Mediat iraniane të kontrolluara nga regjimi përhapin pretendime të rreme se interneti është rikthyer, Google është i disponueshëm dhe se lidhja normale është rikuperuar. Disa media perëndimore e përsërisin këtë pa e verifikuar dhe e bëjnë mesazhin e regjimit titull.

Realiteti është një lidhje e pjesshme, e filtruar fort që lejon vetëm qasje në përmbajtje të miratuar nga regjimi. Kjo është një iluzion i inskenuar i dizajnuar për të mashtruar botën e jashtme. Të quash këtë “qasje në internet” është mashtruese, dhe të quash që është “rikthyer” është e rreme.

– Hamoun Mohammadi, ish-komandant i IRGC në Gilan – njeriu që urdhëroi masakrën e tmerrshme të popullit të Gilanit. Kujtoni fytyrën e tij të ndyrë. Dërgoni identitetin dhe të dhënat e tij në institucionet ndërkombëtare dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit. Asnjë nga vrasësit nuk duhet t’i shpëtojë dënimit të tyre.

President Trump, ne regjistrojmë, siç thatë ju, emrat e kriminelëve. Hakmarrje në emër të popullit iranian ndaj islam-nazistëve.

Image

Visegrád 24 pohon se IRGC shpesh përdor afganët për operacione terroriste në Evropë.

– Mediat kryesore nuk shkruajnë për këtë, por dy azilkërkues afganë dje në mbrëmje qëlluan me thikë disa mbështetës të Pahlavit në Hamburg gjatë një demonstrate kundër regjimit islamik.

“Protestuesit që janë burgosur kanë treguar për abuzim, zhveshje të detyruar, ekspozim ndaj të ftohtit dhe injeksione me substanca me përbërje të panjohur”, tha një burim i afërt me familjen e njërit prej të arrestuarve për Iran International.

Rojet e burgut i zhveshën të burgosurit në oborrin e burgut dhe i mbajtën jashtë ndërtesës për një kohë të gjatë në kushtet e dimrit. Oficerët më pas i shpëlanë të burgosurit me ujë të ftohtë.

I burgosuri tha gjithashtu se të nesërmen, rojet e burgut i injektuan atij dhe disa të tjerëve substanca, përmbajtja e të cilave nuk ishte identifikuar.

“Ata i vendosën njerëzit e gjallë në thasë trupi”
“Një raport tronditës: Dëshmitarët okularë që kërkonin në grumbuj kufomash për të dashurit e tyre zbuluan kondensim brenda disa qeseve të trupave. Njerëzit ende po merrnin frymë kur u futën në çanta. Kjo është më shumë se një masakër, është tmerr i pastër.

Behnam Gholipour considerohet një burim i besueshëm brenda gazetarisë kritike ndaj regjimit dhe asaj iraniane në eksil. Ai ka ndërtuar një reputacion për të sjellë zërat e shtypur, videot dhe raportet nga brenda Iranit, gjë që mediat kryesore rrallë e mbulojnë.
Një lamtumirë e fundit nga një nënë
“Mobin, i dashuri im, nëna është këtu. Unë gjithmonë të kam mbuluar, që të mos të bëhej ftohtë. Erdha vonë, biri im… më fal.”.

Kjo mund të kishin qenë selfie të reja dhe të bukura

– KANE KALUAR TANI TRE JAVË QË QEVERIA KA FILLUAR TË VRASË DEMONSTRUESIT IRANIANË QË PROTESTONIN KUNDËR REGJIMIT. PSE GRETA DHE MIQTË E SAJ NUK JANË NË RRUGË PËR NË NJË “FLOTË LIRIE” NË GOLFIN E PERSISË?

Protestene i Iran, dag 22: Det islamske regime smuldrer opp fra innsiden

Kolonizimi i Preshevës ndodhi edhe në vitin 1945, në kohën e “Jugosllavisë Socialiste”

Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë

KOLONIZIMI NË PRESHEVË NDODHI EDHE NË VITIN 1945, NË JUGOSLLAVINË SOCIALISTE

Hyrje 

“…Ka nevoja imperative gjeografike dhe ekonomike. Kjo ishte e qartë: lugina e Moravës dhe Vardarit janë një tërësi gjeografike, në to patjetër duhet të ndërtohet një shtet. Në këte duhet kërkuar edhe at synimin, i cili është zhvilluar në Serbinë e Moravës, që ajo të shtrihet dhe te zgjërohet kah Jugu, në Luginën e Vardarit. Në pikëpamje territoriale është synimi kryesor, të cilin e shfaqte ky shtet, synim që para 3 dekadave ishte synim i pavetdijshëm. Pas çlirimit të Serbisë 1804-1815, ajo tri herë, më 1833, më 1878 dhe herën e fundit më 1912, vazhdimisht është zgjëruar… Pas vitit 1880 kur mbaroi ndërtimi i Hekurudhës Beograd-Selanik, zgjërimi i Serbisë kah jugu u bë synim i vetëdijshëm, program nacional.” shkruan Jovan Cvijiqi në vëllimin 3, f. 148.

Synimin e Serbisë dhe thënien e J. Cvijiqit e materializuan „Naçertanija“ e Ilija Garashaninit, programi i shpërnguljes së Arnautëve/Shqiptarëve/ e Vasa Çubrilloviqit, më 1937, Elaborati i Dëbimit të Shqiptarëve të Ivo Andriqit, më 1939, Marrëveshja Jugosllave-Turke për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi, më 1938, e tjerë. 

1.Kolonizimi i Preshevës para Luftës së Dytë Botërore 

Për kolonizimin e tokave shqiptare në Preshevë me popullatë serbe dhe malazeze, para Luftës së Dytë Botërore shkruajnë edhe Tomisllav dhe Svetisllav Petroviqi, në librin: Presheva, historia dhe fati i saj.

“Turqit/Shqiptarët-autori/ nga Presheva filluan të shpërndulen për Turqi, në kohën e Luftërave Ballkanike dhe kjo shpërngulje zgjatë deri më vitin 1965. Njëkohësisht zhvillohej procesi i kolonizimit i popullatës serbe nga trevat pasive dhe jo të zhvilluara ekonomikisht dhe ndarja e tokës, këtyre prej 5 ha”, shkruajnë Tomisllav dhe Svetisllav Petroviq, në librin: Presheva, historia dhe fati i saj, Jagodinë, 2009, f. 13.

Sipas këtyre autorëve, vendosja e parë masovike e Serbëve filloi më 1912, pas Luftërave Ballkanike edhe ate nga Pçinja, rrethina e Vranjës, Bujanovci dhe Polanica.

Poashtu autorët e librit vërtetojnë se në Preshevë, në shek XIX dhe XX ishin vetem 3 shtëpi autoktone serbe:  1 shtëpi e gjinisë së Stefanoviqëve, 1 shtëpi e gjinisë së Tashko dhe 1 shtëpi e gjinisë së Aleksa Topallës, ndërsa familjet të tjera serbe erdhen në shekullin XX, nga rrethina e Vranjës dhe disa nga Maqedonia.

Në vazhdim po i cekim disa familje të vendosura në Preshevë, në shekullin XX, sipas autorëve të përmendur:

Familja e Josim Kërstiqit “Bullutina” dhe gruasë së tij ka ardhur me familjet e para në Preshevë.

Familja e Petko dhe Stojanka Jovanoviqit erdhën nga Shainca, Pçinjë. Djali i tyre Velini është i njohur ndreqës i biciklave dhe kishte parkun e bicikllave që i jepte me para për vozitje.

Familja e Dragutin dhe Angja Jovanoviq “Piroqanaci” e ardhur nga Piroti, ndërsa gruaja e tij nga Tetova.

Shtëpinë e Dragutin Jovanoviqit e bleu familja e Ruska Djorgovska, e cila u martua me Ninosllavin , bullgar, erdhi si emigrant nga Bullgaria.

Familja e Momirka Romanovit e martuar për rusin Aleksej, i ardhur pas Revolucionit të Tetorit në Preshevë.

Familja e Petroviq Matës dhe Anës, përndryshe familja e autorëve të librit:Presheva, historia dhe fati i saj, Tomisllav dhe Svetisllav e ardhur në Preshevë më 1927,  nga Prokupla.

Familja e Nikolla Dençiqit e ardhur nga Trejaca.

Familja e Djorgje Ristiqit erdhi nga Bajinca.

Familja e Stojan dhe Petra Stoshiqit e ardhur në Preshevë.

Familja e Sima dhe Mirsa Mitroviqit poashtu e ardhur në Preshevë, pas viti 1912.Familja e Sergejit “Sergis” dhe Ruzha Jovanoviqit ka ardhur  aty ka vitet 1930, janë ermen.

Familja e Neshiq Stojkos dhe Pijadës erdhi nga Prohor Pçinja.

Familja Jovanoviq Dima dhe  Natalisë erdhi nga Pçinja.

Familja e Cenko dhe Rada erdhi nga Pçinja.

Familja e Kërsta dhe Jovankës erdhi nga Tërgovishta.

Familja e Rade Stojkoviqit dhe gruasë së tij Stana erdhi nga Pçinja.

Familja e njohur Popoviq, pronar të kafesë së Tozës, që ka ardhur nga Shajinca, pas viteve 1925-26.

Familja e Millan Stanimiroviqit, në Preshevë erdhi nga Smedereva

Autorët e përmendur të librit:Presheva, historia dhe fati isaj, në mënyrë taksative cekin familjet serbe në Preshevë, të ardhura nga vise të tjera dhe vitin e ardhjes,vetëm për qytetin e Preshevës, duke fillua nga shkolla fillore”Ibrahim Kelmendi” deri te kisha e Preshevës. 

Këtu dhamë disa shënime të disa familjeve serbe në qytetin e Preshevës, të ardhur nga viset të tjera të Serbisë, sa për ta ilustruar dhe dokumentuar se në Preshevë deri në vitet 1912-1920 jetonin vetëm familje shqiptare.

“Kështu filluan ekspeditat ndëshkuese dhe terrori ndaj popullatës shqiptare në gjithë territorin që e lëshoi Turqia. Këtë terror e përshkruan pos të tjerëve edhe socialdemokrati serb , intelektuali dhe humanisti, Dimitrije Tucoviq/shiko:Srbija i Albanija, Beograd/, pastaj Serbia fitoi 82% të territorit dhe 55% të Popullatës nga Luftërat Ballkanike/shiko: Dragosllav Dragosllav Jankovic, Srbija i jugoslovensko pitanje 1914-1915, Beograd, 1973, f.73/. Kështu, Presheva ra nën pushtetin serb në vend të pushtetit turk, si deri më tash.”, shkruan Nehat Hyseni,Mbi kolonizimin e Preshevës me Serbë. 

2.Kolonizimi i Preshevës në Jugosllavinë socialiste 

Një pjesë e mirë e popullatës serbe është e ardhur në Luginë të Preshevës përmes kolonizimit pas shpërnguljeve masive me dhunë të Shqiptarëve për në Turqi (1912-13), Reforma agrare 1924 e tutje, periudha e Rankoviqit (1953-1966).

Më poshtë do të bëjmë fjalë për Reformën agrare dhe kolonizimin të aprovuar më 1945, me të cilën në Luginën e Preshevës u vendosën shumë familje serbe e malazeze, kolonista në trojet shqiptare.

Ligjin mbi Reformën agrare dhe kolonizimin e aprovoi më 23 gusht 1945, Kryesia e Kuvendit Popullor i Përkohshëm e Jugosllavisë Demokratike Federative, të nënshkruar nga kryetari i saj, Dr. I.Ribar.

Reforma agrare dhe kolonizimi përfshiu tërë territorinë e Jugosllavisë, por më drastikisht u reflektuan në trojet shqiptare.

Toka që iu nda secilit kolonist kapte sipërfaqen e tokës prej 5 deri 7 hektarë.

Realizimin e reformës agrare dhe kolonizimin e bëri Ministria e Bujqësisë të Republikave, ndërsa në Serbi, posaçërisht e realizonte Ministria për reformën agrare dhe kolonizimin. 

Kolonizimi i Preshevës vazhdoi edhe në Jugosllavinë socialiste, në vitin 1945, pas Luftës së Dytë Botërore

Kështu duke hulumtuar në Arkivin Historik të Vranjës gjeta  shkresën nr.407 të datës 20 nëntor të vitit 1945, të Komitetit të Qarkut të PKS në Vranjë, të adresuar  Komitetit të Rrethit të PKS në Preshevë, më të cilën njoftohet Komiteti i Rrethit të Preshevës nga Komiteti i Qarkut,  se në Ministrinë për ndarjen e tokave kanë arritur disa kërkesa dhe udhëzimi, se çfarë duhet të bëjnë më tutje: 

1.Që të gjitha kërkesat e arritura në Ministri, e cila mendon se duhet të pranohen, përsëri të shqyrtohen nga Komiteti i Rrethit, të jipet mendimi për to, meritojnë apo nuk meritojnë të aprovohen, por duke i dhënë arsyetë, për secilën kërkesë. 

2.Menjëherë bëni pasqyrimin e kërkesave dhe sëbashku me mendimin Tuaj i ktheni Komitetit të Qarkut në Vranjë dhe 

3.Kërkesat kur të definohen dhe vërtetohen definitivisht, atëherë Këshilli i Rrethit në Preshevë do të  marrë udhëzime si duhet të përgatiteni për të realizuar shpërnguljen dhe gjithçka që duhet të bëni lidhur me to. 

Ndërsa Komiteti i Rrethit të PKS në Preshevë, me shkresën nr. 162, të datës  20 nëntor 1945, e njofton Komitetin e Qarkut të PKS në Vranjë se e kanë shqyrtuar Listën me kërkesat për kolonizim, sipas shkresës nr, 407 të 19 nëntorit 1945 dhe se Komiteti I Rrethit të Preshevës është i mendimit se duhet të hudhen poshtë këto kërkesa: 

1.Gjoshiq Stojana Matka, Bilaç, nr.14337,

2.Jeniq Milisava Smilko, Kërshevicë, nr.14329,

3.Mitroviq Stojka Angjel, Klinoc, nr.14391,

4.Nikoliq Manaila Svetozar, Starac, nr.14347,

5.Mihajlloviq Kërsta Vladimir, Sebrat, nr.1214,

6.Mlladenoviq Stojana Stanoja, Bugarinë, nr. 14369,

7.Gjorgjeviq Petra Danillo, Preshevë, nr.13984,

8.Antiq Davida Jovan, Preshevë, nr.13987

9.Sërbinoviq Ante Tima, Klenike, nr. 341,

10.Djordjeviq Danilla Petar, Starac, nr. 1901,

11.Aniq Mladena Petronija, Uzova, nr. 14313,

12.Jociq Milana Donçe, Sebrat, nr.1206. 

Të gjitha kërkesat mbajnë numrat e protokolit të  Ministrisë së Reformës Agrare dhe kolonizimit të Serbisë. 

Më tutje në shkresë ceken arsyetë e mospranimit të këtyre emrave: i pari në listë, anëtar Partije, por nuk lejon që të shpërngulet, ndërsa të tjerët në listë nuk meritojnë sepse ishin armiqë të luftës tonë dhe nuk meritojnë që t’i përmirsohen kushtet e jetesës, sepse nuk treguan aktivitet deri tashti në ndihmën e Frontit Popullor, ndërsa para çlirimit, Luftës së Dytë Botërore ishin rradhitur në anën e armikut, edhepse i është tërhequr vërejtja për përmirsim.

Rekomandimi i Komitetit të Rrethit në Preshevë është që këto kërkesa të zëvëndësohen me kërkesat e shokëve të tjerë që poashtu kanë kërkesa për kolonizim dhe janë protokoluar në Këshillin Popullor të Rrethit të Preshevës:

1.Ilija Mitiq, Sveta petka, anëtar Partije,

2.Sazda Markoviq, Sveta Petka, anëtar Partije,

3.Dobri Tomiq, Bushtran, anëtar Partije,

  1. Spira Stojanoviq, Bushtran, anëtar Partije,

5.Urosh Paunoviq, Tërrnavë,

6.Nikolla Kovaçeviq, Reka e Tërrnavës,

7.Milivoje Llonçareviq, Preshevë,

8.Dragolub Stankoviq, Kraleva kuca,

9.Zarije M. Miliq, Leran, anëtar Partije,

10.Andon Stoshiq, Preshevë,

11.Trajko Zafiroviq, Kraleva kuca,

12.Niça Stajiq, Preshevë. 

Të gjitha kërkesat e këtyre mbajnë numrin rendor të protokolit: 6054 të datës 3 tetor 1945.

Këtë shkresë e ka nënshkruar Dushan Iliqi, për Komitetin e Rrethit të PKS në Preshevë.

REFERENCAT 

  1. Cvijic, Jovan, Geografski polozaj i veze, Govori i clanci, Sabrana dela, tom 3, Geografske osnove makedonskog pitanja, str. 148

2.Petrovic, Tomislav, Svetislav, Presevo, Istorija i sudbina, Jagodina, 2009

3.Materijal Istorijskg Arhiva Vranje, sinj 113/4

4.Zakon o agrarnoj reformi i kolonizaciji, 1945.godine

  1. Hyseni, Mr. Nehat, O kolonizaciji Preseva Srbima, u Presevu, 10. februara 2010.godine

Preshevë, më 23 tetor 2015

Pro-amerikanizmi emocional dhe realiteti politik

0
Agim Vuniqi, Vashington
___
Një keqkuptim i përhapur në Kosovë është se orientimi pro-amerikan, i shprehur si bindje morale ose si retorikë publike, përbën vetvetiu kapital politik ndërkombëtar. Ky është një iluzion. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndjenjat kolektive nuk prodhojnë ndikim, ndërsa shtetet vlerësohen ekskluzivisht mbi bazën e interesit, funksionalitetit dhe kapacitetit.
Siç e ka artikuluar qartë Henry Kissinger, politika amerikane nuk bazohet në miqësi të përhershme, por në interesa të përhershme. Ky nuk është cinizëm personal, por parim themelor i realizmit politik mbi të cilin funksionon diplomacia amerikane prej dekadash.
Në këtë kuadër, dallimi mes Kosovës dhe Serbisë në trajtimin ndërkombëtar nuk buron nga orientimi ideologjik, por nga asimetritë e pushtetit dhe kapacitetit. Serbia trajtohet me kujdes, jo sepse është proruse, por sepse ka aftësi destabilizuese, alternativa strategjike dhe potencial për të prodhuar kosto gjeopolitike. Kosova, përkundrazi, perceptohet si aktor që nuk krijon krizë, nuk ka alternativa dhe nuk reagon — prandaj edhe penalizohet më lehtë në instrumente administrative si vizat. Kjo sjell në pah një realitet të pakëndshëm: besnikëria pa levë balansi nuk prodhon respekt, por neglizhencë.
Problemi nuk është orientimi, por mospërputhja
Kosova deklarohet pro-amerikane në plan retorik, por shpesh dështon në përmbushjen e standardeve bazë që një aleat funksional duhet t’i ofrojë: sundim ligji, luftë reale kundër korrupsionit, institucione që veprojnë mbi rregulla e jo mbi lidhje personale, dhe distancë të qartë nga kultura e privilegjit politik.
Këtu lind kontradikta kryesore: në njërën anë, diskurs publik për aleancë strategjike; në anën tjetër, tolerimi i korrupsionit, instrumentalizimi i afërsisë me zyrtarë të huaj, diplomaci fotografish dhe “like”-sh, jo diplomaci interesi. Në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, kjo nuk shihet si besnikëri, por si mungesë serioziteti shtetëror.
Qytetarët duhet të kuptojnë se: pro-amerikanizmi nuk është identitet emocional, por marrëdhënie interesi, dhe se aleancat nuk mbahen me retorikë historike, por me performancë të përditshme shtetërore. Pra SHBA nuk ndëshkon qëndrimin politik, por mosfunksionimin institucional. Sa më heret ta kuptohet ky realitet do të thotë të çlirohesh nga narrativa viktimiste dhe të kërkosh llogari jo nga bota, por nga politika vendore. Andaj, politika kosovare duhet të lëvizë: nga serviliteti emocional, te partneriteti funksional; nga retorika e besnikërisë, te prodhimi i interesit; nga diplomacia simbolike, te diplomacia e rezultateve.
Një shtet që nuk ndëshkon korrupsionin, por e justifikon me “rrethana politike”, nuk është aleat i besueshëm. Një shtet që mbështetet në afërsi personale me zyrtarë të huaj, në vend të institucioneve të forta, nuk ndërton respekt, por varësi. Realiteti është i thjeshtë, por i ashpër! Amerika nuk kërkon që Kosova ta dojë; kërkon që Kosova të funksionojë. Deri atëherë, çdo retorikë për “popullin më pro-amerikan” mbetet një mit emocional që nuk prodhon as mbrojtje, as privilegj, as trajtim të veçantë. Në politikën ndërkombëtare, nuk shpërblehet qëndrim—shpërblehet kapaciteti.

Pse, as Kadare, as Agolli nuk e moren kurrë Nobelin (4)

2
Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli
Ismet M. Hasani, Suedi                           
 
Lexoni për herë të parë!
Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBËLIN?! (pjesa 4)
 
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!        
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
                  Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
***
Në arenën Ndërkombëtare përmenden dy emra, dy shkrimtarë të njohur, që ishin krenaria Kombëtare. Por që ishin armiq të përbetuar.
Të gjithë mendonin se janë miq.
Por ajo miqësi ishte e rreme.
Të dy synonin ÇMIMIN NOBËL për letërsi! Por dy diellëve nuk iu takon i njejti qiell!
Të dy donin ta shkatërronin njëri-tjetrin.
Nuk flitshin me vite. ”Luftonin” njëri me tjetrin, jo me plumba, por me recensione, letra anonime…e lloj-lloj mënyrash…!
Të dy ishin shndërrua në armiq të përbetuar.
Njëri, veten e konsideronte të drejtë, e tjetrin tradhëtar!
Tërë këtë, populli e dinte dhe e shifte. Edhe shteti, natyrisht!
*
Erdhi viti 1989. Kadare u largua nga Shqipëria e shkoi në Francë.
Populli e quanin tradhëtar.
Kadare e Agolli, të dy gjenialë, ambiciozë, të dy ëndërronin Çmimin Nobël.
Shkuarjen e Kadares në Francë, Agolli nuk ia fali kurrë!
Librat e Kadares botoheshin në Paris, Londër, New Yor, ku edhe lexoheshin.
Librat e Kadares përktheheshin në dhjetra gjuhë, por jo edhe në Shqipëri.
Kadare kishte famë ndërkombëtare. Nuk kishte nëvojë për ndihmë nga Agolli.
Të dy ishin kandidatë për Nobelin.
Akademia në Stokholm ishte e informuar për famën e Kadaresë. Por, në Stokholm filluan të arrinin letra anonime, akuza… kundër Kadaresë.
Antarët e Komitetit të Nobelit të njohur për skrupulozitetin e tyre në çëshjtet e përkatësisë politike të kandidatëve nuk mund t’i injoronin këto sinjale.
Kadare ishte i nominuar për “Nobelin”, por ndoshta ”dora e dikujt” e padukshme shkatërronte metodologjikisht shanset e tij.
Por edhe Agolli nuk mbeti jashtë kësaj loje të ndyrë. Edhe për te arrinin letra për bashkëpunimin e tij me regjimin e Enver Hoxhës…!
***
Në një zyrë të vogël, në katin e tretë të Ndërtesës se Lidhjës së Shkrimtarëve të Shqipërisë, në një dollap prej druri, që nuk ishe hapur qysh nga viti 1991, ruhet një dosje me koopertinë të verdhur nga koha, brenda saj gjëndet një letër në të cilën janë të shënuar emrat e dy kandidatëve për Nobel: Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.
Në fund të letrës është e shkruar: “TË SHKOI VETËM NJËNI! TË DY BASHKË, DO TA SHKATËRROJNË NJËNI-TJETRIN!”
Kjo Dosje u zbulua rastësisht në vitin 2017, gjatë riorganizimit të arkivave. Në krye të letrës është e shkruar 1983. Pra, 6 vjet para se Kadare të largohej nga Shqipëria dhe 10 vjet para se të fillonte “lufta” e vërtetë (midis Kadares e Agollit) për Nobelin!
                              (vijon)

Libri shkollor i historianit Rade Mihaljçiç , i tronditë serbët

0
Rade Mihaljčić – historian dhe akademik serb, tashmë i ndjerë
Një libër historie për klasën e gjashtë në Serbi ka shkaktuar reagime të forta dhe polemika në qarqet akademike dhe mediatike, pasi në të thuhet se shqiptarët janë popull autokton në Ballkan, ndërsa serbët janë ardhacakë që u vendosën në tokat e tyre.
Sipas mediave serbe, ky detaj është cilësuar si “skandaloz” për mënyrën se si paraqitet historia mesjetare e Serbisë.
Libri është botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Serbisë dhe është shkruar nga historiani Rade Mihaljçiç, profesor në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Beogradit dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.
Në tekst thuhet qartë se sllavët – përfshirë serbët – ishin emigrantë në Ballkan, ndërsa shqiptarët përshkruhen si pasardhës të ilirëve dhe si popull vendas.
“Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve,” citohet në librin shkollor.
Autori flet gjithashtu edhe për pushtimet osmane në trojet shqiptare, duke theksuar se shqiptarët ishin pala e dëmtuar historikisht.
Ky përshkrim ka shkaktuar zemërim te disa historianë serbë. Profesori universitar John Deretiç ka reaguar ashpër, duke e quajtur përmbajtjen e librit të papranueshme dhe duke kërkuar rishikim të saj.
“Në këtë libër shkollor thuhet se sllavët erdhën në Kosovë e Metohi dhe atje gjetën ilirët, që janë shqiptarët e sotëm. Thuhet se ua morën shtëpitë dhe tokat, dhe se për këtë arsye ata u detyruan të shkonin në male për të jetuar me bagëti. Kjo është skandaloze. Çfarë duhet të mësojnë fëmijët tanë nga kjo?”, ka deklaruar Deretiç.
Rade Mihaljçiç ka lindur më 21 janar 1937 dhe njihet për studimet e tij mbi historinë mesjetare serbe, veçanërisht për Perandorinë Serbe dhe Betejën e Kosovës.
Me respekt
Flor Bruqi, Prishtinë

Arkitektura poetike e një vetëdijeje

0

 Shefqet Dibrani, kritik letrar

Nijazi Ramadani, “IMAZHE KOHE”, (Poezi: 1978-2008), botoi Shtëpia Botuese “RRJEDHA”, Gjilan, 2008, faqe 52. ISBN 978-9951-453-05-9

Libri “Imazhe kohe” nga poeti Nijazi Ramadani, është i ndarë në tre cikle poetike: “Dhimbje shpirti”, “Jetë e përmbysur” dhe “Letra kohe”. Këto ndarje ndërtojnë së bashku një strukturë triptiku të vëllimit poetike, vargë i kujtesës, qëndrimit dhe përjetësimit. Këto tri elemente, “kujtesë, qëndrim dhe përjetësim”, përbëhen nga tri faza të një udhëtimi duke nisur nga trauma, për tu përballur me sfidat e jetës, dhe faza frytëdhënëse është reflektimi dhe dashuria. Në këtë kuptim, poezia e Nijazi Ramadanit lexohet si një rrëfim i përshkallëzuar i identitetit nacional, ndërsa vargu lirik ecën nga klithma kolektive drejt fjalës së qetë poetike, pa e humbur asnjëherë peshën morale dhe historike të saj.

Cikli i parë, “Dhimbje shpirti”, përjetohet siku të ishte epiqendra emocionale e tërësisë poetike. Vëllimi hapet me poezinë “Imazhi gri”, (f.7), ku atmosfera e traumës mbetet dhimbje e pashlyeshme. “Imazhi gri” nuk është vetëm një figurë ngjyrash, por një gjendje ekzistenciale: “Mbaj një gur n’zemër për ty/ Ndër mote pushon imazhi gri…”, (po aty, f.7). Në këtë varg guri në zemër është metaforë e kujtesës për një dhimbje që nuk tretet as nga koha. Te poezia “Rozafa e ringjallur”, (f.8), shfaqet figura e Rozafës, që është simbolika kryesore e këtij cikli. Poeti Nijazi Ramadani, nuk e ka trajtuar Rozafën vetëm në kontekstin e mitit, por si “nënë” universale, dhe e pavdekshme: “Është Rozafa e Ringjallur/ Me ëndrra të rënduara/ ecën përtej vegullisë”, (po aty, f.8). Në këtë poezi Rozafa nuk është më gruaja e murosur, por është vetë historia e Arbërit, që ecë “këmbëzvarrë” nëpër stinët e vitit, duke i bartur plagët e kohës dhe të një kombi, prandaj ajo flet me “zemër të ngrirë”, sepse dhimbja e saj është universale.

Në poezinë “Pamje e ngrirë”, (f.9), poeti zhvendos ligjërimin në një dimension metafizik, ku koha shndërrohet në “kohë mitologjike” dhe shikimi në relikt: “Relikt i kristaltë/ Në një mur sy-jeshil/ Qiell i çiltër/ Pamje e ngrirë”, (po aty, f.9), me vargun mjaftë tronditës, “Ku janë murosur shpirtrat Rozafë”, (po aty, f.9), duke e shndërruar mitin në realitet bashkëkohor, ndërsa Rozafa vazhdon të jetoj në vargun e poezisë si harresë e një dhune mitologjike. Në poezitë “Pikë e pesë”, (f.10) dhe “Dhimbje shpirti”, (f.11), poeti Nijazi Ramadani ndërton një bosht më të forta tematik. Si duket për poetin Itaka është origjinë e identitetit, “Secili do të arrin në Itakën e vetë një ditë, veç pikë e pesë është bërë fisi im”, (parafrazuar, f.11), kurse referenca për Homerin dhe ADN-së e shndërrojnë dialogun real në mes mitit antik dhe të tashmës moderne, siç shprehet në vargje: “Pa analiza të ADN-së/ Pa dhimbje shpirti”, (f.11). Poezitë “Si pa mend…”, (f.12); “Shi mbi muranë”, (f.13); dhe “Zari i zi”, (f.15), e lidhin poezinë e Nijazi Ramadani me fatin e etnisë ndër shekuj: “Zari i zi troket shekujve/ Katërcipërisht me rrapëllimë…”, (po aty, f.15). Brenda ciklit të parë janë edhe poezitë me motiv epik: “Cep i epërm i Arbërit”, (f.16); “Përjetësia”, (f.17) dhe “Pranverat e Arbërit”, (f.18), të cilat e kompletojnë edhe më tej mozaikun e motiveve. Në përgjithësi, nëpër poezitë e këtij cikli duket se dhimbja nuk është gjendje shpirtërore, por një formë njohjeje, për lexuesin e saj. Kujtesa e njeriut nuk shëron plagët, por ajo mban të zgjuar vetëdijen e njeriut. Itaka shfaqet për herë të parë si mungesë, si rrënjë e copëzuar, apo siç shprehet poeti “pikë e pesë”, ndërsa Arbëri është një hapësirë e rrezikuar nga harresa. Në këtë rast, fjala poetike e Nijazi Ramadanit është klithmë, është elegji dhe është akt i rezistencës nacionale, që refuzon normalizimin e dhunës historike, pa kërkuar dhunuesi falje.

Në cikli e dytë, “Jetë e përmbysur”, ligjërimi poetik i Nijazi Ramadanit zhvendoset nga kujtesa e dhimbjes drejt jetës së jetuar nën peshën e përditshmërisë. “Itaka ime me fytyrë lirike/ Lidhur me legjenda epike/ Lexuar në figurën trime/ Shkruar përjetësisht/ Në rrugën time”, (fa.22). Pastaj figura e shtëpisë, murit, gurit dhe oxhakut e ndërtojnë simbolikën e qëndrueshmërisë, ndërsa “pragu i djegur”, (po aty, f.22) dhe “oxhaku zi e gjak”, (f.22), dëshmojnë se kjo qëndrueshmëri është paguar me shkatërrim. Heshtja këtu nuk është boshllëk, por gjuhë e traumës: “Heshtja flet te prag i djegur/ Mes oxhaku zi e gjak”, (f.22). E kjo Itakë, e poetit Nijazi Ramadani, është e përmbysur, e rrënuar, e mbushur me heshtje dhe me mure ku brenda tyre dominon heshtja. Në këtë cikël poezitë hyjnë në listën e epikës moderne, ku Itaka nuk është më vetëm mit, por shtjellohet si një hapësirë konkrete e rrënimit dhe qëndresës. Poezia “Itaka ime”, bëhet qendra semantike e tërë ciklit të dytë: shtëpi, mur, oxhak, gur e lisi, janë simbole të një atdheu që mbijeton përmes sakrificës. Edhe në vargjet në vijim, Itaka shfaqet si hapësirë e përmbysur nga historia: “Itaka ime e rrënuar/ Gjithandej vetëtimë/ Shpirt shkrumbuar”, (f.23), dhe “Atje shuan etjen Akili/ Dhe i’ malësor me plis/ Atje i’ zog shqiponje/ Një çerdhe ngre në lis”, (f.24). Në këtë rast shtrohet pyetja nëse autori ka shprehur një “mallkim historik”, apo ka shprehur një “zjarr që nuk i shuhej”, pasi vargjet shprehin dramën kolektive dhe identitetin nacional në kohën post-traumatike. Poezi të tjera janë: “Pa titull”, (f.25); “Do të vijë me lirinë”, (f.26); “Homazh për Arbenin”, (f.27); “Jetë e përmbysur”, (f.29), si dhe poezia “Portret për luftëtarin”, (f.30), sidomos kjo e fundit e bënë porteretin e dëshmorit dhe luftëtarit mjaftë të dalluar, madje poezia ngritet në nivel betimi. Në anën tjetër edhe liria shfaqet si vlerë absolute, e paguar me jetë, sepse sipas poetit dhe këtyre poezive, jeta pa liri përkufizohet si ekzistencë e errët, e mbytur dhe madje në formë eklipsi. Prandaj poezia e Nijazi Ramadanit, ka marrë funksionin e kodit etik dhe të qëndresës shqiptare.

Në ciklin e tretë, “Letra kohe”, te vëllimi “Imazhe kohe”, vërehet një kthesë drejt poezisë intime me një reflektimit etik. “Njoha shpirtin tënd/ Tek e lexova përmes vuajtjeve/ Gëzimeve dhe hidhërimeve”, (poezia “Vargje për ty”, f.33), nuk është refren spontan, por e pjekur nga vuajtja dhe koha. Kujtimi këtu nuk është faj, është përgjegjësi: “As në kujtimet e mia/ Që i shkruaj në letra”, (po aty, f.33). Pos atyre vargjeve me motiv epik, dhe disa të tjerave me motivin e dhimbjes e të përmbysjes, në poezitë e këtij cikli, përjetohet një qetësi e konsoliduar, ku fjala e shprehur shndërrohet në letër të shkruar, i vetëdijshëm se edhe kur koha do ta harron poetin, libri “Imazhe kohe”, do ta rikthen kujtesen tek autori, sidomos poezitë: “Portreti yt”, (f.34); “Unë nuk jam si ti”, (f.35); “Në mua je”, (f.36); “Ardhja e vjeshtës”, (f.37), dhe poezia “Natë dimri”, (f.38), kurse poezia, “Kush është Arbëri?”, (f.39), është emblematike, sepse edhe ashtu i mbyll poezitë e librit “Imazh kohe”. Në vargjet: “Arbëri është dëshmor lirie…/ Arbëri është atdheu!”, (po aty, f.39), “Arbëri” shndërohet në një subjekt kolektiv, siç thuhet në vargun “det që kurrë nuk shteret”, (po aty, f.39), ose në vargun përmbyllës “Jemi dhe ne,/ Me të dashurit tanë/ Me të bukurin atdhe…”, (po aty, f.39), e kanë rikthyer subjektin epik, te motivi i dashurisë dhe i përgjegjësisë për Atdheun.

Prandaj, libri dhe ky lexim, e përkujtojnë poetin përmes mënyrës së artit letrar, duke u rikthyer te koha e dashurisë dhe e ekzistencës fizike të poetit Nijazi Ramadani. Sipas këtij vlerësimi, autori i këtyre poezive nuk ka nevojë të idealizohet, mjafton poezia e tij të lexohet dhe të kuptohet, pasi për secilin lexues të tyre do të manifestohet një njohje edhe më e plotë e njeriut-poet, me dritëhijen e tij. Sëkëndejmi identiteti kulturor i poetit artikulohet përmes një formule morale “Unë nuk jam si ti”, (f.35), kurse stinët e vitit në poezinë e këtij poeti, shndërrohen në gjendje shpirtërore. Ta zëmë në poezinë “Kush është Arbëri?”, (f.39), identiteti kolektiv përmblidhet në një korpus kuptimesh: njeri, dëshmor, atdhe, det, zog, pra një përkatësi e hapur dhe e gjallë. Ky vëllim poetik e bënë epikën ma humane, duke e kthyer historinë në përgjegjësi personale, dhe atdheun në dashuri të përhershme.

Në përfundim: Vëllimi me poezi “IMAZHE KOHE”, shprehin aktin më të sigurt të përjetësisë së poetit Nijazi Ramadani, sepse po të mos ishte poezia dhe libri i tij, ky vlerësim për “Njeriun” do të merrte formën e lamtumirës së përhershme, ndërsa në rastin konkret, Poeti Nijazi Ramadani, do të kujtohet sa herë të lexohet vepra e tij, sidomos tash e tutje kur prezenca e tij fizike mungon. Nga ky këndëvështrim shohim se poeti e ka ndërtuar një poetikë të qëndrimit: Cikli i parë, flet me zërin e plagës; Cikli dytë me zërin e përballjes, dhe Cikli i tretë është zëri i tij i ndërgjegjes. Ky udhëtim kritik në poezinë e Nijazi Ramadanit, duket sikur njeriu po niset nga errësira drejt dritës së brendshme, pa e mohuar kurrë plagën fillestare. Dhe “poezia-poeti”, s’bashku janë forma e qenies dhe e ekzistencës. Poezia e Nijazi Ramadanit ngulmon të mbetet dëshmi, kujtesë dhe zjarr që nuk shuhet!…

St. Gallen, 18 janar 2026.

* Ky vlerësim kritik, në një trajtë më të shkurtuar, për librin “IMAZHE KOHE”, nga Nijazi Ramadani, (14.02.1964 – 22.11.2025), është lexuar në takimin përkujtimor që mbajti familja e tij me rastin e vdekjes së poetit. Sot më 18 janar 2026. Shoqata Kulturore Shqiptare “SHARRI”, Lee 1551, CH-9304 Waldkirch, Zvicër.

Mërgata kërkon që fëmijët e saj të mbeten shqiptarë 

3

Nexhmije Mehmetaj, mësimdhënëse e mësimit plotësues në Zvicër 

Shkolla shqipe në mërgim nuk lindi si projekt formal shtetëror, por si nevojë ekzistenciale kombëtare. Ajo u krijua atëherë kur rrugës së vështirë të mërgimit, bashkë me të rriturit, iu bashkuan edhe fëmijët. Frika më e madhe e prindërve nuk ishte vetëm largësia nga atdheu, por rreziku i humbjes së gjuhës dhe i asimilimit. 

Qëllimi i shkollës shqipe ka qenë i qartë: ruajtja e identitetit shqiptar përmes gjuhës shqipe. Fillimisht, ajo u organizua mbi baza vullnetare, falë përkushtimit të mësuesve dhe ndërgjegjes kombëtare të prindërve. 

Një rol vendimtar në këtë proces pati profesori Meriman Braha, i cili themeloi degët e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë nga Kosova në mërgatë (1990)  dhe i dha mësimit plotësues një strukturë më të qëndrueshme. Në Zvicër, u formua Lidhja Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ u regjistrua në Zvicër si bartëse e mësimit plotësues, përmes bisedimeve me autoritetet arsimore zvicerane, u mundësua përdorimi falas i objekteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe. 

Në të njëjtën kohë, u hartuan plane-programet dhe u botuan tekstet shkollore, me kontribut të çmuar të pedagogut prof. dr Shefik Osmani, duke garantuar cilësi profesionale në mësimdhënie. 

Shkolla shqipe – para dhe pas luftës 

Shkollat shqipe përjetuan lulëzim sidomos në vitet kur Kosova ende nuk ishte e çliruar. Në atë periudhë, mërgata u shndërrua në hapësirë të mbijetesës arsimore dhe kombëtare. Qeveria  e udhëhequr nga dr Ibrahim Rugova, u përkujdes për themelimin e shkollave shqipe pothuajse në të gjitha vendet evropiane ku jetonin shqiptarë. 

Ministri i Arsimit në ekzil, Muhamet Bicaj, në vitin 1995 përzgjodhi mësuesit përmes konkursit, duke rritur besimin e prindërve dhe numrin e nxënësve. Për herë të parë, edhe në mërgim, ndihej prania e shtetit. 

Por pas luftës, pritjet u shndërruan në zhgënjim. Shkolla shqipe e mësimit plotësues nuk u institucionalizua. U harruan mësuesit, u harruan nxënësit dhe u la pas dore përvoja e ndërtuar ndër dekada. Edhe sot, pas më shumë se 30 vitesh, mungojnë marrëveshjet ndërshtetërore që do t’u garantonin mësuesve marrëdhënie pune dhe fëmijëve shqiptarë qasje të barabartë në mësimin e gjuhës amtare. 

Asimilimi – rrezik i heshtur 

Lënia pas dore e mësimit plotësues nuk është vetëm problem arsimor, por problem strategjik për të ardhmen e Kosovës. Një brez që rritet pa gjuhën shqipe rrezikon të humbasë lidhjen emocionale, kulturore dhe kombëtare me vendin e origjinës. 

Sot flasim për remitenca, investime dhe ndikim elektoral. Por nesër, nëse fëmijët e mërgatës nuk flasin më shqip, nuk do të ketë as interes për Kosovën, as përgjegjësi morale ndaj saj. Injorimi i mësimit plotësues është në thelb vetëdëmtim shtetëror. 

Votë po, përfaqësim jo 

Paradoksi vazhdon edhe në politikë. Mërgata mobilizohet për zgjedhje, por përjashtohet nga vendimmarrja. Zgjedhjet e 28 dhjetorit e dëshmuan fuqinë e saj demokratike: mbi 80.000 vota nga diaspora nuk janë statistikë, por zë politik i qartë. Megjithatë, asnjë deputet nga mërgata nuk është sot në Kuvendin e Kosovës – një padrejtësi dhe deficit serioz demokracie. 

Nëse shteti i Kosovës nuk investon njëkohësisht në: 

  • përfaqësim të drejtë politik të mërgatës dhe 
  • ruajtjen e gjuhës shqipe te brezat e rinj jashtë vendit, 

atëherë ai po e shfrytëzon mërgatën në afat të shkurtër dhe po e humb atë në afat të gjatë. 

Mërgata nuk është rezervuar sezonal votash. Ajo është pjesë e pandashme e trupit kombëtar.
Një shtet që nuk e përfaqëson dhe nuk e mbron identitetin e saj, nuk mund të pretendojë se po ndërton demokraci të plotë. 

Mërgata nuk kërkon mëshirë.
Kërkon përfaqësim.
Dhe kërkon që fëmijët e saj të mbeten shqiptarë.  

 Gjenevë, 18.01. 2026                                        

Çka po ndodhë me Rugovën tonë, Enes Goga me plan për restaurimin e Xhamisë së Shtupeqit të Vogël

5

Nga: Sak Muji, Rugovë

ÇKA PO NDODHË NË SHEKULLIN XXI NË RUGOVËN TONË?

Kur ndalohet jeta e banorit, por tolerohet errësira e dyshimeve

Në shekullin XXI, në Rugovën tonë, po përballemi me një paradoks të rrezikshëm: ligji zbatohet me ashpërsi ndaj banorit të zakonshëm, ndërsa për nismat e tjera – sidomos ato që mbështillen me petkun fetar – mungon transparenca, dokumentimi dhe llogaridhënia.

Kjo nuk është më çështje shijeje. Kjo është çështje barazie para ligjit dhe mbrojtjeje të identitetit lokal. Rugova nën park, por jo nën të njëjtin ligj për të gjithë Banorët e Rugovës e dinë mirë çfarë do të thotë “zonë e mbrojtur”: ndalohet ndreqja e çatisë, ndalohet hapja e një dere, ndalohet ndërtimi për jetesë, ndëshkohet mbijetesa.

Por sot, në të njëjtën hapësirë, shohim thirrje për fonde, projekte dhe ndërhyrje, pa u publikuar dokumentet bazë.

Kjo është arsyeja pse dyshimi nuk është keqdashje – është reagim i natyrshëm. “Restaurim” pa dokumente = mashtrim me fjalë Nismë e quajtur “Restaurimi i Xhamisë në Shtupeq të Vogël” po shoqërohet me: fushata publike për donacione, shpërndarje masive në rrjete sociale, thirrje emocionale për “vlerë fetare”.

Por deri sot nuk janë bërë publike: leja ndërtimore/restauruese, pronësia e parcelës, projekti teknik e as vlerësimi i trashëgimisë kulturore.

Në çdo shtet normal, paratë mblidhen pasi dokumentet publikohen, jo anasjelltas. Kontestimi thelbësor: po manipulohet historia e Rugovës?

Një pjesë e madhe e rugovasve po thonë qartë: aty ka ekzistuar kullë private rugovase, jo xhami me vazhdimësi shekullore, vitet dhe datat që po qarkullojnë nuk përputhen me kujtesën kolektive dhe burimet lokale.

Historia nuk ndërtohet me postime Facebook-u

Historia kërkon dokumente, harta, regjistra dhe fakte. Emra që nxisin debat publik – jo akuzë, por përgjegjësi morale.

Në krye të promovimit publik të kësaj nisme shfaqen figura të njohura fetare, si: Enes Goga, Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Mazllum (Mazllam) Mazllami dhe Fuad Ramiqi.

Këta emra janë të njohur për publikun shqiptar sepse: kanë qenë të përfshirë në procese gjyqësore dhe raportime mediatike (2014–2018), janë përmendur në debate të rënda publike për ideologji dhe ndikime radikale. ⚠️ Fakt i pakontestueshëm ligjor: Të gjithë janë liruar nga akuzat / shpallur të pafajshëm. Kjo nuk diskutohet. Por pyetja që shtrohet sot nuk është penale – është morale dhe shoqërore: A është normale që projekte kaq të ndjeshme për identitetin e Rugovës të udhëhiqen nga figura që kanë qenë burim përçarjeje dhe dyshimi publik?

Pas luftës: shumë xhami, pak debat, zero kontroll

Është fakt se pas luftës në Kosovë janë ndërtuar qindra xhami. Është po aq fakt se: shumë prej tyre janë ndërtuar pa debat lokal, disa janë financuar nga rryma ideologjike që as vetë brenda Islamit nuk e njohin njëra-tjetrën, komunitetet lokale shpesh janë anashkaluar. As Arabia Saudite nuk ka dendësi xhamish dhe minare si Kosova pas luftës.

Kjo nuk është shenjë besimi – është shenjë mungese kontrolli shtetëror.

Rugova nuk është laborator ideologjik

Rugova ka jetuar me: kullë, besë, nder, dhe bashkëjetesë fetare. Këtu nuk ka pasur nevojë për imponim, as dje, as sot. Besimi nuk ndalohet. Por keqpërdorimi i besimit për fonde, ndikim dhe rishkrim historie duhet të ndalet.

Kërkesa jonë është ultimative dhe e thjeshtë

Para çdo apeli tjetër: Publikoni lejet

Publikoni pronësinë

Publikoni projektin

Publikoni vlerësimin e trashëgimisë

Mbani dëgjim publik me banorët e Rugovës

Pa këto, çdo iniciativë mbetet e dyshimtë, pavarësisht se si quhet.

PËRFUNDIM

Rugova nuk është kundër fesë. Rugova është kundër fshehjes, manipulimit, dhe përdorimit të demokracisë për interesa të errëta financiare apo ideologjike. Nëse dikush mendon se Rugova do të heshtë – gabon. Sepse këtu fjala ende peshon: pasha tokë e qiell, pasha hënë e diell.

Rugovë, janar 2026

Liqeni i Badovcit është turpi mjedisor i Kosovës

0
Faton Krasniqi
___
Badovc, 18 janar 2026
___
Liqeni i Badovcit sot nuk është më liqen, por një dëshmi e gjallë e dështimit total institucional. I stërmbushur me mbeturina shtëpiake, plastika, goma, mbetje inerte ndërtimore dhe llum urban, ai është shndërruar në një deponi të hapur, në një plagë që helmon natyrën dhe ndërgjegjen shoqërore. Nëse do të kishte një renditje reale për liqenet më të ndotura të Evropës, Badovci do të ishte pa dyshim në krye të saj.
Ky degradim nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së shtetit. Është tragjike, sepse Badovci është burim uji për Prishtinën, ndërsa trajtohet si kanal i plehrave. Qytetarët pijnë ujë, ndërsa liqeni është stërmbushur me mbeturina.