Kreu Blog Faqe 327

Suedezet, zjarri që shkrin akullnajat

1
Suedezet janë erotizëm i vonuar që mund të të çmendë.
Ato kanë trupa që përballojnë të ftohtin e jashtëm pa e rritur temperaturën e brendshme.
Ato nuk të tërheqin me gjeste fizike, por me shenja enigmatike që të zhveshin nga brenda.
Në Suedi, ku ajri t’i shpon mushkëritë si zemrën shigjeta e Amorit dhe ku nata zgjat pafundësisht, erotizmi nuk vjen me britma, por me një heshtje që t’i bezdis nervat, si zgjeba lëkurën.
Ato lëvizin ngadalë. Jo për t’u parë, por për të të pushtuar ngadalë dhe qetësisht, sepse nuk i pëlqejnë burrat që nxitohen.
Lëkura e tyre nuk kërkon vetëm duart e meshkujve, por edhe kohën për një masazh të hollësishëm.
Sytë e tyre nuk flirtojnë pa arsye; ata matin çdo pjesë të fytyrës dhe trupit tënd.
Dhe kur buzët e tyre hapen, nuk të premtojnë mëshirë, por të testojnë nëse mund të digjesh pa u ankuar.
Gjakftohtësia e tyre nuk është mungesë pasioni, por një rezervuar energjie.
Si dielli nordik, ato e akumulojnë epshin në shtresat e thella të lëkurës, pastaj e shtypin, e disiplinojnë dhe e ruajnë në valvulat e vaginës, që u shërbejnë si panele solare.
Dhe kur më në fund e lirojnë ngrohtësinë, nuk krijojnë vetëm shpërthime vullkanike, por shkrijnë akullnajat aq shpejt, sa lutjet e tua për ta ruajtur ekosistemin nga ndryshimet negative klimatike i injorojnë me lëvizje edhe më të shpeshta ritmike.
Suedezja nuk të pyet ; Çfarë do të bësh me trupin tim ?
Ajo të pyet:
“Mund ta përballosh zjarrin tim pa më fajësuar?”
Sepse erotizmi i saj nuk është një akt seksual i zakonshëm, por një gjendje emocionale e përhershme.
Nuk është një çast, por një proces.
Kush kërkon kënaqësi të shpejtë dhe të lartë, i mbyll përgjithmonë dyert e Kamasutrës maratonike.
Kush di të presë, shpërblehet me intensitet që nuk kërkon zhurmë.
Ato nuk digjen për t’u parë, por për t’u ndjerë.
Dhe kur digjen, nuk kërkojnë fikje — kërkojnë përballim.
Dhjetë zjarrfikës mund të vijnë, por janë të padobishëm:
sepse zjarrin e tyre nuk mund ta fikësh, por vetëm ta përballosh.
Përfundim:
Suedezet janë si Mercedesët Dizel të viteve 1980:
Ngadalë ndizen, por kur ndizen… nuk e djegin vetëm trupin e mashkullit, por edhe karakterin e tij.
Ato janë si saunat nordike që shkrijnë borën dhe zbulojnë dritën e fshehur të diellit në horizontin e mikrokosmosit të tyre.
Ato janë aromë, heshtje, bukuri dhe flakë — jo për çdo zemër, por për ata që dinë të qëndrojnë pranë zjarrit të tyre të fshehur, pa shpërthyer si grumbuj baroti.
Ato nuk kërkojnë që t’ua themelosh një komunë boshnjake, midis Prizrenit, si Duda Balje, por që t’ua themelosh një komunë dashurie brenda trekëndëshit magjik, si Sandra Lumpare.
Hahahaha

Zgjedhjen e ke çdo ditë, poezi nga Shqipe Bytyçi

0
Mik, njeri çdo dite ke zgjedhjen…
edhe sot ne ditën dy
DITA NJË
Pika zero
dita një
një dëshirë mbarsie
nis një jetë të re
Edhe sot
në ditën një
përvidhen n’retinë
valë tundimesh mëkatare
Edhe sot
dy flatra shqipeje
sërish blatuar
droj
edhe gjarpri
n’vizion t’mollës së ndaluar
portave t’saj
n’kapërcyell t’pikës zero
prapë ka kaluar
N’vitin e kushedisatë
urimeve
fjalë goje
dita një
mbetet
po ajo hata
Njeri
mos harro
jo vetëm pikës zero
por çdo ditë
ke zgjedhjen
sërish
e sërish
ShB,
nga libri „Brishtësi që s‘jipet“

Gjithnjë për turqit që na paskan “çliruar”(!)

1
Historia shqiptare është shkruar nga shqiptarë shumë përpara vitit 1974
Para vitit 1974 ekziston një korpus i gjerë historiografie shqiptare:
Gjon Muzaka (shek. XV) – burim primar për epokën osmane;
Marin Barleti (1508) – histori e Skënderbeut, e përdorur në gjithë Evropën;
Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Dhimitër Frëngu;
Rilindasit: Sami Frashëri, Naim Frashëri, Faik Konica;
Studiues modernë: Fan Noli, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Selami Pulaha.
Pretendimi se historia “u shkrua nga tre rusë” fshin pesë shekuj shkrimi shqiptar, gjë që është absurd shkencërisht.
Historia e shqiptarëve është rishkruar nga autorë shqiptarë dhe te tjere ne disa botime, ku pergjithesisht tezat historiografike te tyre konvergojne ne faktin se shqiptaret ishin popull i pushtuar, i qeverisur keq dhe i rebeluar ndaj sundimit osman dhe keq-qeverisjes osmane.
Periudha osmane nuk u kritikua për arsye fetare, por për arsye strukturore
Kritika ndaj Perandorisë Osmane në historiografinë shqiptare nuk buron nga islamofobia, por nga fakte historike: mungesë e arsimit në gjuhën shqipe; mungesë e institucioneve kombëtare; prapambetje ekonomike dhe infrastrukturore; shpërngulje masive dhe islamizim i detyruar në zona të caktuara; represion ndaj kryengritjeve shqiptare. Këto nuk janë shpikje nacionaliste, por dokumentohen edhe në arkivat osmane.
Pretendimi se:“kjo histori u importua në Kosovë në vitin 1974” është historikisht i paqëndrueshëm sepse: tekstet shqiptare në Kosovë ekzistonin para Kushtetutës së 1974-ës; narrativi antiosman nuk u krijua në Kosovë, por në Rilindjen Kombëtare të shek. XIX; regjimi jugosllav nuk kishte interes të promovonte nacionalizëm shqiptar.
Nëse diçka u “importua” në Kosovë pas 1974-ës, ishte arsimimi në gjuhën shqipe, jo ideologjia antiosmane.
5. Falsifikimet osmane/turke nuk justifikojnë relativizimin e historisë shqiptare
Është e saktë që: historiografia turke moderne shpesh e paraqet pushtimin si “çlirim”; minimizon rezistencën shqiptare; relativizon figurën e Skënderbeut.
6. Argumenti “masa e pranoi verbërisht” është elitist dhe jo-shkencor.
Të thuash se: “masa e pranoi verbërisht”do të thotë: mohim i përvojës historike kolektive; përbuzje ndaj kujtesës familjare; nënvlerësim i traditës gojore dhe dokumentare shqiptare. Shqiptarët nuk e mësuan historinë e osmanëve nga librat rusë, por nga: kujtesa e taksave, devshirmesë, shpërnguljeve; mungesa e shkollave; e rrugeve, kanalizimeve, e shendetesise, spitaleve, objekteve social-kulturore etj. Nga fakti se ne diten e parë si shtet i pavarur, qeveria nuk kishte nje ndertese ne Vlore, qe te ishte dinjitoze per seli qeveritare. E njejta gje mund te thuhet edhe ne Durres me qeverine e Vidit, nje vit me vone.
____
Historia shqiptare nuk u shkrua nga shqiptarët, por nga tre autorë rusë. Kjo histori u importua në Kosovë në vitin 1974 dhe u pranua verbërisht nga masa, të cilët sot shajnë Perandorinë Osmane dhe gjithçka që lidhet me Islamin.
Shih videon më poshtë:
Video: Klan & Opinion

Shaljani: Milazim Krasniqi nuk shkruan për kombin shqiptar, ai vepron kundër tij…!

2
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
* Milazim Krasniqi – mercenar ideologjik kundër kombit shqiptar
____
Milazim Krasniqi nuk shkruan për kombin shqiptar. Ai vepron kundër tij.
Çdo tekst i tij është një mision i porositur, çdo fjali një shërbim ideologjik, çdo “analizë” një predikim i kamufluar. Ai nuk është as zë i akademisë, as ndërgjegje shoqërore. Ai është mercenar mediatik dhe politik, i vënë në shërbim të islamit politik, me detyrë të qartë: ta shndërrojë kombin shqiptar në identitet fetar dhe ta bëjë fenë ligj moral mbi shqiptarët.
Teza e tij se “kombi shqiptar është formacion me shumicë absolute muslimane” nuk është fakt historik – është deklaratë ideologjike, e ndërtuar për ta zhvendosur boshtin e identitetit kombëtar nga gjuha dhe historia në xhami dhe dogmë.
Kjo është logjika e pushtuesit, jo e kombit.
Islamizimi i shqiptarëve pas shekullit XVII ishte produkt i dhunës osmane, shantazhit social dhe interesit të pushtetit, jo zgjedhje e lirë dhe as “konsensus kombëtar”. Vetëm një propagandist i paguar ose një ideolog i verbuar mund ta quajë këtë proces “realitet natyror”.
Por Milazim Krasniqi nuk është i paditur.
Ai është i pozicionuar.
Kur ai shkruan:
“Kushdo që nuk pajtohet me realitetin, ka lirinë të gjejë ndonjë zgjidhje tjetër.”
ai nuk po flet si profesor.
Ai po flet si komisar ideologjik, që lëshon ultimatum moral ndaj shqiptarëve: ose e pranoni versionin tim fetar të kombit, ose jeni të tepërt.
Kjo është gjuhë e radikalizmit ideologjik, jo e shkencës.
Gjuhë që nuk buron nga bindja personale, por nga interesi i sponsorëve të tij ideologjikë, të cilët nuk i lejojnë gjuhë të butë, sepse projekti i tyre nuk njeh kompromis: feja mbi kombin, dogma mbi historinë, bindja mbi lirinë.
Milazim Krasniqi është shembulli klasik i intelektualit të kapur:
– i kapur ideologjikisht,
– i kapur politikisht,
– i kapur financiarisht.
Prandaj ai flet me sigurinë e misionarit dhe arrogancën e njeriut që mendon se ka bekim hyjnor mbi vete. Ai nuk argumenton – predikon. Nuk diskuton – përjashton. Nuk studion – urdhëron.
Dhe kjo është arsyeja pse ai sulmon vazhdimisht çdo përpjekje për kthim në vetëdije kombëtare, në rrënjë shqiptare, në trashëgimi paraosmane. Sepse çdo shqiptar që e kupton se kombin e kemi pasur para fesë, është rrezik për projektin e tij ideologjik.
Le të jemi të qartë:
Milazim Krasniqi nuk e mbron realitetin shqiptar – ai e manipulon.
Nuk e mbron fenë – e politizon.
Nuk e mbron kombin – e nënshtron.
Kombi shqiptar nuk ka mbijetuar falë misionarëve fetarë, por pavarësisht tyre. Ka mbijetuar sepse shqiptarët, kur ka qenë fjala për kombin, e kanë vënë fenë në plan të dytë.
Prandaj, çdo tentativë për ta shndërruar shumicën fetare në identitet kombëtar është projekt antishqiptar, pavarësisht se kush e artikulon dhe me çfarë titulli akademik maskohet.
Milazim Krasniqi mund të vazhdojë të shkruajë.
Sponsorët e tij mund të vazhdojnë ta shtyjnë përpara.
Por një gjë duhet ta kuptojë mirë:
Shqiptarët nuk janë material misionarësh.
Dhe kombi shqiptar nuk është pronë e ideologjive fetare.

Rripi i Epokës së Bronzit nga Republika Çeke dhe lidhjet me horizontin iliro-panon të Evropës Qendrore

Fahri Xharra, Gjakovë
____
Zbulimi i një rripi të Epokës së Bronzit, i datuar rreth 1500–1400 p.e.s., në territorin e sotëm të Republikës Çeke, përfaqëson një dëshmi materiale me rëndësi të veçantë për studimin e strukturave shoqërore dhe kulturore të Evropës Qendrore parahistorike. Ky studim synon të analizojë artefaktin jo vetëm në aspektin tipologjik dhe funksional, por edhe në kontekstin më të gjerë etnokulturor, duke e lidhur atë me horizontin iliro-panon dhe substratin indoevropian pararomak të Danubit të Mesëm.
1. Konteksti arkeologjik dhe kronologjik
Rripi i zbuluar në veri-lindje të Republikës Çeke i përket fazës së vonë të Epokës së Bronzit të Mesëm, në një kontekst kulturor të lidhur me kulturën e Tumulëve (Tumulus Culture) dhe tranzicionin drejt kulturës së Fushave të Urnave (Urnfield Culture). Këto horizonte kulturore janë të dokumentuara gjerësisht në hapësirën e Danubit të Mesëm, Panonisë dhe Ballkanit verior.
Datimi i artefaktit (rreth 3 500 vjet më parë) e vendos atë në një periudhë kur Evropa Qendrore ishte e dominuar nga komunitete indoevropiane pararomake, shumë kohë përpara formimit të etnive historike të njohura nga burimet antike.
2. Tipologjia e rripit dhe domethënia shoqërore
Rripat metalikë të kësaj natyre, veçanërisht ata të punuar me fletë ari ose bronzi të pasuruar, njihen në arkeologjinë e Epokës së Bronzit si insignia prestigji. Ata nuk përfaqësojnë elemente utilitare, por objekte simbolike që shërbenin për:
shënimin e statusit elitar,
legjitimimin e autoritetit fisnor,
dhe ndarjen vizuale të elitës nga pjesa tjetër e komunitetit.
Vendosja në bel ka një domethënie simbolike të qartë në kulturat indoevropiane të hershme, ku beli përfaqësonte forcën, autoritetin dhe kontrollin shoqëror. Paralele të drejtpërdrejta tipologjike gjenden në Panoni, në Ballkanin verior dhe në hapësirat që burimet antike do t’i njohin më vonë si territore ilirike.
3. Banorët e Evropës Qendrore dhe substrati iliro-panon
Në literaturën shkencore bashkëkohore, pranohet gjerësisht se ilirët dhe panonët historikë nuk u shfaqën papritur në shek. I p.e.s., por përfaqësojnë vazhdimësi etnokulturore të popullsive të Epokës së Bronzit dhe të Hekurit të Hershëm.
Territori i sotëm i Çekisë:
ndodhej në kufirin verior të kësaj zone kulturore,
ishte pjesë e rrjetit danubian të shkëmbimeve,
dhe shërbente si urë lidhëse midis Panonisë dhe Evropës Qendrore.
Elementet kulturore të vërejtura në rrip – teknika e punimit, simbolika dhe funksioni shoqëror – përkojnë me tradita të dokumentuara në hapësirat panonike dhe ilire, duke përforcuar tezën e një horizonti të përbashkët kulturor iliro-panon në Epokën e Bronzit.
4. Rrjetet danubiane dhe qarkullimi kulturor
Danubi dhe degët e tij përbënin boshtin kryesor të komunikimit kulturor dhe ekonomik. Nëpërmjet këtyre rrugëve:
qarkullonin metalet,
teknologjitë metalurgjike,
dhe simbolet e pushtetit.
Rripi nga Çekia duhet parë si produkt i këtij sistemi të gjerë, ku Panonia ishte qendër kulturore dhe jo periferi. Në këtë kuptim, kultura materiale e gjetur në Çeki nuk përfaqëson një fenomen të izoluar, por një shprehje lokale të një tradite më të gjerë iliro-panonike.
5. Impikime për historinë e hershme ilire
Ky zbulim mbështet tezën se:
ilirët nuk ishin vetëm një fenomen ballkanik i ngushtë,
por pjesë e një hapësire shumë më të gjerë danubiano-panonike,
me rrënjë të thella në Epokën e Bronzit.
Artefakte të tilla kontribuojnë në rishikimin e hartave etnokulturore të Evropës parahistorike dhe në çlirimin e tyre nga interpretimet e vonshme nacionaliste ose anakronike.
Rripi 3 500-vjeçar i zbuluar në Republikën Çeke përfaqëson një dëshmi të rëndësishme për ekzistencën e një elite pararomake danubiane, e lidhur drejtpërdrejt me substratin iliro-panon. Ai konfirmon se kultura materiale e Epokës së Bronzit në Evropën Qendrore nuk mund të kuptohet pa referencë ndaj Panonisë dhe Ballkanit verior.
Ky artefakt duhet të trajtohet si pjesë e historisë së hershme ilire, në kuptimin e vazhdimësisë kulturore dhe jo të identiteteve të ngurta etnike moderne.

SHBA-ja ka sekuestruar një anije tanke ruse në jug të Islandës

0

Rojat bregdetare amerikane arrestuan të mërkurën pasdite anijen e flotës së errët ruse Marinera. Anija cisternë ishte në rrugë për në Murmansk. Foto: X/USEUCOM

Për më shumë se dy javë, marina amerikane ka ndjekur një anije nafte ruse nëpër Oqeanin Atlantik. Tani SHBA-ja ka sekuestruar anijen.

ShBA-ja ka qenë prej kohësh në kërkim të anijes tanker të naftës Marinera, e cila deri para vetëm disa javësh quhej Bella-1. Ajo ndryshoi si flamurin ashtu edhe emrin në det të hapur, pasi rojet bregdetare amerikane u përpoqën ta bordonin në dhjetor.

Anija vjen nga Venezuela dhe ishte duke u drejtuar drejt Murmanskut.

Autoritetet amerikane konfirmojnë në X se të mërkurën pasdite kanë ndërmarrë aksion ndaj tankerës që ka gjatësi 333 metra dhe gjerësi 60 metra:

Pozicioni i anijes ishte drejt në jug të Islandës, tregojnë të dhënat e gjurmimit nga Marine Traffic.

Sipas njoftimit që u bë publik pak para orës 15:00, Marinera u ndoq nga anija amerikane e rojës bregdetare USCGC Munro.

Gjithashtu një aeroplan amerikan vëzhgimi i tipit P-8 Poseidon dhe një aeroplan karburanti i tipit Boeing KC-135R Stratotanker ndodheshin në zonë, tregojnë hetimet që Aftenposten ka kryer në Flightradar24.

Tankeri rus i Marinera qëndronte në këtë zonë në jug të Islandës të mërkurën pasdite. Ai është ndjekur nga disa avionë dhe anije lufte amerikane. Sipas The Wall Street Journal, Rusia gjithashtu ka dërguar anije lufte në zonë për të ndihmuar anijen. Foto: Marine Traffic

Sipas gazetës Wall Street Journal, Rusia ka dërguar një nëndetëse dhe disa anije lufte që të shoqëronin atë drejt një porti në Rusi. Të mërkurën pasdite nuk ishte e mundur të gjendeshin shenja të këtyre anijeve pranë anijes të cilën e kishin konfiskuar.

Marinera ka qenë për një periudhë e pamundur për t’u gjurmuar në Marine Traffic dhe faqe të tjera që ndjekin trafikun e anijeve, por këtë javë sistemi AIS në anije duket se është ndezur. New York Times është ndër disa media ndërkombëtare që kanë ndjekur udhëtimin e anijes gjatë 24 orëve të fundit:

Transmetuesi shtetëror rus RT njoftoi të mërkurën se duket se forcat amerikane përpiqeshin të hipnin në anijen cisternë nga një helikopter. Transmetuesi gjithashtu publikoi një foto të një helikopteri që fluturon pranë një anijeje. As pretendimet dhe as fotografia nuk janë verifikuar.

SHBA: Anija është pjesë e «flotës së hijeve»
Edhe pse anija është bosh nga nafta, rojet bregdetare amerikane e kanë ndjekur si pjesë e përpjekjeve të SHBA-ve për të goditur atë që njihet si «flota e hijeve».

Kjo është një flotë prej disa qindra anijesh çisternë që transportojnë naftë të paligjshme në mbarë botën, përfshirë naftën që Rusia shet në tregun e zi, ka raportuar më parë The Wall Street Journal (WSJ).

Marina amerikane ka ndjekur tankerin e naftës Marinera, më parë i njohur si Bella-1, për disa javë përgjatë Atlantikut. Foto: Hakon Rimmereid, Reuters / NTB
Ndryshimi i flamurit dhe emrit në det të hapur
Kur SHBA filloi ndjekjen e anijes, ajo quhej Bella-1 dhe mbanin flamur nga Guajana.
Ekipi arriti të pengojë personelin amerikan të hipte në dhjetor pranë Venezuelës.
Më pas, anija mori kurs drejt Atlantikut. Me Gardën Bregdetare amerikane pas saj, ekuipazhi pikturoi një flamur rus në njërën anë, ndërroi emrin në Marinera dhe ndryshoi regjistrimin në Rusi.

Pak para boardingut, anija papritmas ndryshoi drejtimin dhe mori kurs drejt jugut.

Pronari i anijes është kompania turke Louis Marine Shipholding Enterprises SA. Kompania ka qenë nën sanksione nga SHBA që nga viti 2024, raporton BBC.

USA har beslaglagt russisk tankskip syd for Island

“Kalavecët”, një prozë që bashkon traditën dhe modernitetin letrar

0
Emin Azemi, Shkup
____
Shkrimtari Ramadan Rexhepi i cili më shumë se gjashtë dekada jeton në Suedi, vjen sërish para lexuesve me romanin KALAVECËT, nën siglën e Shb. “Agoraprint” e Prishtinës. Paraprakisht nga kjo shtëpi botuese ishte botuar edhe romani “Udhëkryqi”, një nga kryeveprat e letërsisë së gjithmbarshme shqipe.
Në epokën e letrave shqipe, Ramadan Rexhepi, ka qenë një yll i cili ka shndërritur nga një largësi e madhe gati kosmike, për shkak të rrethenave që kaloi autori dhe vepra e tij, e cila nuk arriti të komunikoj në parametra normal me lexuesin atëherë kur ajo u shkrua
Me librin më të ri KALAVECËT, duke ndjekur traditën e lavdishme të prozës franceze, me autorët, Mopasan, Stendal, Balzak, Flober etj. Ramadan Rexhepi rishfaq prirjet e tij krijuese për ta paraqitur sa më shumështresore botën e njeriut… Siç ndodhë edhe në romanin “Kalavecët” ku jepen disa detaje nga jeta postdiktaroriale në Shqipëri, në prozën e Ramadan Rexhepit, përgjithësisht, gërshetohet përvoja njerëzore dhe shkathtësia letrare në “ekzaminimin” e realiteteve dhe gjendjeve nëpër të cilat kalojnë personazhet.
Mbi disa veçanti të veprës së Ramadan Rexhepit, po shkëpusim një fragment nga vlerësimi i shkrimtarit Ibrahimm Kadriu, i cili ndër të tjera për “Kalavecët” shkruan:
“Ramadan Rexhepi është një emër gati i harruar në letrat shqipe, por rrezatimi i këtij emri në hapësirën tonë letrare, ndonëse disi i tërthort, lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një krijues që ardhjen e tij në letërsi nuk e bëri vetëm si rutinë, por si vokacion me individualitet dhe identitet të veçant krijues.
Edhe libri KALAVECËT që po botohet nga Shtëpia botuese AGORAPRINT, sikur na rikthen në vitet e largëta të 50-ta, 60- ta, atëherë kur Ramadan Rexhepi u shfaq si një meteor që shkëlqeu për një kohë në hapësirën tonë letrare. Ai madje qysh i ri, siç dëshmohet nga një e dhënë e vetë autorit, mësojmë se tregimin “Letra e vajzës bonjare” e shkroi në moshën njëzet vjeçare.
Rrugët e jetës pastaj e larguan dhe për më shumë se gjashtë dekada ai ndodhet në megrim, por gjithmonë i pashkëputur dinamika e shkrimit.
Proza KALAVECËT përbëhet prej katër cikleve narrativedhe secili cikël (VDEKJA E NJË YLLI, PERDJA ESTONEZE, PËRDHOSJA E MALLKIMEVE, si dhe PLAGA E HAPUR) mbart në vete linja të veçanta fabulare, por që kanë emërues të përbashkët një topos – Shqipërinë, ku autori ndërthur gjithë arkitekturën e tij përmbajtësore
Me këtë prozë, Ramadan Rexhepi edhe njëherë dëshmohet si mjeshtër i fjalës artistike dhe ashtu si në novelat e para me një titull të përbashkët KUMBONARET, edhe në prozën KALAVECËT ai ruan autenticitetin e rrëfimit përmes një figurshmërie të pasur gjuhësore e estetike. Ai bën përpjekje që të krijoj tekst sa më artistik që është e mundur, një strukturë tekstore që thotë më shumë se një kuptim dhe e cila do të ndikonte në lexuesin. Ai ishte i vetëdijshëm se kufizimi i mendimit në një tekst letrar jo vetëm do ta ngushtonte vlerën e tekstit të përftuar, po edhe përfilljen dhe ndikimin e tij.
Ky përcaktim vërehet jo vetëm në shqiptimin e kontrasteve të jetës konkrete e të botës së brendshme të personazheve, të tablove të pasura e të përshkrimeve të rralla poetike në prozën KALAEVCËT, po dhe të zbulimit të veçantive shpirtërore kur një person ballafaqohet me veten ose me të tjerët në rrethana të rënda të gjallimit.
Prandaj shpresojmë se me botimin e kësaj proze, lexuesit sërish do t’i rikthehet një emër që pa dyshim paraqet modelin e prozatorit modern shqiptar”, nënvizon Ibrahim Kadriu.
Ndërkaq redaktori i këtij libri Sabit Rrustemi ka bërë këtë vlerësim për romanin “Kalavecët”:
“Për mbamendësit, emri i Ramadan Rexhepit në letrat shqipe figuron nga vitet pesëdhjeta të shekullit të shkuar e këndej.
Në vitin 1957 ai mbaroi së shkruari romanin UDHËKRYQI, i cili epiqendër kishte aksionin e armëve në Kosovë që u inicua dhe u zbatua përmes UDB-së , e cila udhëhiqej nga Rankoviqi, por ndjeshmëria e ngjarjeve dhe pasojat e mundshme që mund t’i kishte bëri qy kjo vepër të priste kohë më të mira për t’u botuar.
Autori i ri i asaj kohe e solli librin e parë me tregime pak vite më vonë, më 1963, nën titullin KUMBONARET. Përmes kësaj vepre, ai, bashkë me Anton Pashkun, u bënë dhe prijatarë ëtë prozës modern në letërsinë shqipe të Kosovës. Por, ngjarjet që pasuan fill pas botimit të veprës së tij të parë dhe përndjekja që iu bë shkaku se ishte pjesë e Grupit atdhetar të Adem Demaçit, ia ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës.
Arratisja e detyrueshme dhe qëndrimi larg atdheut ndikuan që, një premtues i madh i prozës shqipe, siç ishte Ramadan Rexhepi, për dekada të tëra t’I humbte kontaktet me bashkëkombasit e tij, duke u përballur me një jetë emigrant nëpër shtetet e Përendimit.
Tek pas viteve nëntëdhjeta, përkatësisht pas çlirimit të Kosovës ( 1999), ai do t’i rivë lidhjet dhe takimet me vendlindjen dhe miqtë e tij krijues që thuaja e kishin harruar, jo vetëm duke ardhur fizikisht po, edhe duke i publikuar krijimet e tij, të cilat i kishte shkruar gjatë kohës san a kishte munguar.
Ramadan Rexhepi me kritikun letrar, Emin Azemin
Pas katër veprave në prozë që iu publkuan mes viteve 2010 – 2024, shkrimtari ynë që këtë vit shënon 85 vjetorin e lindjes, na vë para një sprove të re, me dorëshkrimin, KALAVACËT.
Janë katër njësi letrare, apo katër storie jetësore që zhvillohen brenda një kontinenti që quhet Europë, me epiqendër Shqipërinë, ku fatet njerëzore, pra jo vetëm shqiptare, përballen qoftë me VDEKJEN E NJË YLLI, me PERDEN ESTONEZE, po edhe me PËRDHESJEN E MALLKIMEVE si dhe me PLAGËN E HAPUR, përmes të cilave, artistikisht ndërthurret apo mbarështrohen fatet njerëzore në nuance të ndryshme rrëfimore me një sens tejet poetic – letra si dhe mjeshtri artiistike që, jo vetëm zgjon kurreshtjen e lexuesit po edhe dëshmon potencën e j krijuese, kardshi moshës si dhe vetë kohës me të cilën përballet”, shkruan Sabit RRUSTEMI.
Për dukjen artistike të ballinës së librit, është kujdesur artsiti ynë i shquar figurativ Avni Xh Behluli.

Mbylli sytë në Boca Raton, Florida, pinjolli i Derës zëmadhe të familjes Berisha të Dardanisë, aktivisti i shquar Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025)

0

 

Nga: Tomë Mrijaj 

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e hidhur, se me datën 27 dhjetor 2025, pushoi së rrahuri zemra e nacionalistit të shquar, Kryetarit të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025). Ai mbylli sytë në Boca Raton, Florida, në shtëpinë e tij, i rrethuar nga vëllai i tij Selimi me familje.

Ismet Berisha për shumë dekada sa jetoi dhe punoi në SHBA, ai ishte një figurë e madhe, që nderohet dhe respektohet vazhdimisht në mesin e shqiptarëve patriotë dhe atdhetarë, si një personalitet i shquar në botën shqiptare, si simbol i patriotizmit, anti-komunizmit, anti sllavizmit serb, dhe si një qendrestar i vendosur i misionit historik, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, në një shtet të vetëm etnik rreth nënës së dashur Shqipëri.

Ai me mendje dhe zemër të madhe, vuri të gjithë fuqitë e tij intelektuale, influencën e tij patriotike dhe antikomuniste në shërbim të vendlindjes së tij Kosovës dhe shtetit amë Shqipërisë.

Shteti i New York-u, dallohet nga çdo vend tjetër, ku janë të vendosur sot shqiptarët, për më shumë së gjysmë shekulli, ku në mënyra të ndryshme kanë vepruar dhe punuar në të mirë të çeshtjes shqiptare, figura të shquara kombëtare për lirinë dhe për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare. 

Shtetet, kombet, qytetet, komunat, komunitetet dhe familjet, kanë historitë e tyre. Ata zënë fill që herët në shekujt e kaluar, për të ardhur në ditët tona, kur studiuesit, historianët, analistët dhe gazetarët gërmojnë ose hulumtojnë (investigojnë) vazhdimisht në arkivat e tyre, duke ndriçuar gradualisht atë pjesë të lavdishme të faqeve të ndritura të historisë të lënë në heshtje dhe harresë me ose pa qëllim gjatë shekujve.

E tillë ishte dhe mbeti ndër dekada edhe familja zëmadhe e mirënjohur në Dardani e nacionalistit të vendosur antikomunist dhe antisllav Ismet Ukë Sadik Berisha, të cilën do të përpiqem ta zbardh dora-dorës me modesti dhe fakte, dokumente dhe dëshmi të shumta të lënë në dorëshkrim nga bashkëkohësit, arkivat e pasura të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në New York, SHBA, për të ardhur gradualisht tek arkivat e pasura private, që ruante me kujdes dhe dashuri pinjolli i tyre nacionalist.

Ai sot mbylli sytë i qetë, për të mbetur i pavdekshëm në zemrat dhe mendjet e të gjithë bashkadhetarëve, dashamirësve të familjes Berisha dhe popullit martir të Kosovës, të cilës iu përkushtua me mish dhe shpirt deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Historia e kësaj familje të madhe, është e lidhur me vetë historinë e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit të Parë, të Dytë dhe të Tretë, që vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një veprimtari të gjërë dhe të pasur patriotike me vijimësi të pandëprerë të punës së palodhur dhe aktivitetit patriotike 1962-2026.

Historia e familja së Sadik Ramës ndër shekuj 

Në historinë e popullit shqiptar, familjet e mëdha fisnike brez pas brezi, kanë transmetuar dhe ruajtur përherë cilësitë më të mira të popullit shqiptarë, si: bujarinë, trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me pushkë dhe pendë në dorë dhe mendje të shëndoshë (për ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve patriotë), në mbrojtje të interesave të shenjta të Atdheut.

Herë pas here, në historinë e çdo kombi, fati e sjell që të provohet forca morale dhe vendosmëria e mbijetesës nder shekuj nga bijtë më të shquar të tij.

Këto raste të jashtëzakonshme historike, janë monomente të privilegjuara, ose shpesh herë tragjike, por tregojnë fisnikërinë e masave popullore dhe në mënyrë të veçantë guximin e tyre të jashtëzakonshëm, dhe si të thuash, fati i fton të tregojnë burrërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj Atdheut, në formën e saj më të lartë.

Ata hyjnë natyrshëm në larminë e heroizmit, për një moment të vetëm, që është momenti suprem i jetës së tyre. Dhe kësisoj, ata bëhen heronj të pavdekshëm me jetën dhe veprën në dobi të interesave të larta të kombit shqiptar, flamurit të Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit, të cilin e lanë vazhdimisht me gjakun e tyre të pastër.

Këtë fat dhe privilegj të mirë e kemi ndeshur fatmirësisht, gjatë hulumtimeve tona në tre brezni të familje heroike Berisha, të mirënjohur nga të gjithë shqiptarët ndër shekuj.

Familjet më të njohura të Dardanisë, ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadik Ramës së Gjurgjevikut, gjatë luftrave për Pavarësi, që zhvilloheshin për mbrojtjen e Kosovës.

Më vonë të njëjtat familje ishin përkrahës të Ukë Sadikut, në mbrojtje të vazhdueshme të interesave të larta të Atdheut.

Të gjithë këto familje të njohura nacionaliste dhe anti-nazikomuniste më vonë, që cituam më lart, e kanë pësuar (vuajtur) vazhdimisht shumë rëndë, gjatë periudhës së sundimit të errët të nazikomunizmit shqiptaro-sllav, duke kaluar nëpër kalvarin e madh të përsekutimit, masakrimeve, djegie shtëpish etj.

Kujtojmë, se e njëjta histori tragjike në të gjithë krahinën e Kosovës, është përsërit vazhdimisht në fund të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1999.

Në ditët tona, të rinjtë dhe të rejat pasardhës pinjoll të këtyre dyerve të miënjohura në Kosovë, në emigracion dhe vendlindje, me përkushtim ndihmojnë pa kursim këtë familje, gjatë aktivitetit patriotik të përhershëm të “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” (1962-2026), me qendër dhe zyrat e saj sot në SHBA.

Dhurimi i Arkivave të Organzatës “Lidhja e Tretë e Prizrenit” me qendër në New York, SHBA 

Dorëzimi apo dhurimi me bujari i arkivave të organizatave të ndryshme panshqiptare të SHBA-së, në drejtim të shtetit amë, si në: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, është një nismë e re bujare, që duhet vlerësuar shumë në disa drejtime në vendlindje.

Fatmirësisht shteti i ri i Kosovës, dorëzimin e dokumentëve të shumta historike të arkivit original të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në SHBA dhe zyrat e saj në New York e vlerësoi si një nismë me shumë rëndësi historike, për rishkrimin e historisë së komunitetit tonë nga studiuesit kosovarë.

Historia e nismës së dorëzimit të materialeve të pasura arkivore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në drejtim të shtetit të ri të Kosovës, ka qenë një ëndërr e kryesisë, kryetarit Ismet Berisha, një pinjoll i shquar i familjes së mirënjohur të Derës së Sadik Ramë Gjurgjevikut, nacionalistëve të shquar Ukë dhe Shaban Sadiku, Ismet Ukë Berisha, kryetar i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit dhe Sekretarit të Përgjithshme të saj Tomë Mrijaj.

Gjatë kontakteve të vijueshme të studiuesit Mrijaj me prof. Muhamet Shatrin, që nga viti 2013, historiani Shatri i kishte kërkuar, që të interesohej në komunitetin e madh shqiptaro amerikanë tek shoqatat dhe miqtë e tij të sigurojë materiale arkivore historike, me vlera për pasurimin e Arkivit të Kosovës.

Asokohe organizata në fjalë, doli me një deklaratë publike, ku ndër të tjera theksonte, se: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendër në New York, ShBA dhe degët e saj në shumë shtete të botës, i dhuron Agjencisë Shtetërore të Arkivave (AShAK) të Kosovës të gjithë dokumentacionin nga viti 1962-2014…”

 

NJOFTIM: 

Vellai i të ndjerit Selim Berisha me familje, së bashku me Kryesinë e Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit hapin të pame (presin ngushëllime) ditën e Diele me 25 Janar 2026 nga ora 11:00 am deri në ora 4:00 pm, në adresën:

(Inside: 165 Tuckahoe Rd. Yonkers, NY, 10710, Royal Regency Hotel, Aroma Trattoria Restorant.) 

Ashley Wood, për shkak se shqiptarët ia shpëtuan jetën, themeloi dhe drejtoi organizatën Albanian Voices (“Zërat shqiptarë”)

0
Një shtetase amerikane nga Atlanta, Georgia, ka themeluar një organizatë për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare, e frymëzuar nga një përvojë që, sipas saj, i shpëtoi jetën.
Ashley Wood, themeluese dhe drejtuese e organizatës Albanian Voices (“Zërat shqiptarë”), tregon se dy vite më parë, teksa ndodhej në Republika Domenikane për kërkime akademike në kuadër të doktoraturës së saj, u përball me një situatë serioze rreziku.
Ashley rrëfen se, ndërsa po punonte në një qytet të vogël, gabimisht u gjend e rrethuar nga një grup personash të dyshimtë. E gjithë skena u pa nga katër shqiptarë, të cilët ndërhynë menjëherë për ta mbrojtur.
“Ishte si një skenë e dalë nga një film. Nuk po e besoja çfarë po ndodhte. Shqiptarët nisën të më mbronin pa më njohur, vetëm sepse më konsideronin mysafire,” tregon ajo.
Më vonë, Ashley kuptoi se ajo që përjetoi lidhej me një nga shtyllat më të forta të kulturës shqiptare: besa. Sipas kësaj tradite, jeta e mysafirit është e shenjtë dhe duhet mbrojtur mbi gjithçka tjetër për sa kohë ai është “në besë”.
“Isha jashtëzakonisht e prekur dhe e frymëzuar nga kjo kulturë kaq e veçantë. Nuk ishte thjesht ndihmë, por një vlerë morale e rrënjosur thellë,” shprehet ajo.
E frymëzuar nga kjo përvojë, Ashley Wood vendosi të krijojë organizatën “Albanian Voices”, me synimin që të promovojë kulturën, historinë dhe vlerat shqiptare në nivel ndërkombëtar.
“E krijova këtë organizatë me shpresën që kjo kulturë e mrekullueshme të njihet dhe të vlerësohet nga e gjithë bota,” përfundon ajo.
Historia e saj është një dëshmi e fuqishme se vlerat tradicionale shqiptare, si besa dhe mikpritja, vazhdojnë të kenë ndikim të thellë dhe të lënë gjurmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Rrëfime për gjigandin e heshtur të Rrafshit të Dukagjinit, Profesorin e edukatës fizike Kamer Kabashin

Prof. Bislim Selmani, sociolog, Podujevë
____
PROF. KAMER ZEKË KABASHI-“Mens sana in corpore sano“👏⚽️🏆✅
(Mendja e shëndosh në trup të shëndosh)
Gjiganti i heshtur i Dukagjinit – shkëmb i pathyeshëm, kala e pamposhtur
Ka njerëz që jetojnë thjesht jetën.
Ka të tjerë që e ndërtojnë kohën ku jetojnë.Prof. Kamer Zekë Kabashi i përket kësaj kategorie të rrallë – perla njerëzore, diamant i nxjerrë nga minierat e sakrificës, njeri që nuk kërkoi monument, sepse ia ngriti vetes me punë, dije dhe ndershmëri.
Rrënjët nga Gurakoqi në historinë kombëtare
I lindur më 7 shtator 1938, në Gurakoq, në një familje fshatare me virtyte të pastra atdhetare, Kamer Kabashi u rrit me frymën e punës, disiplinës dhe dashurisë për kombin. Që herët u dallua për prirje të rralla fizike, mendje të kthjellët dhe karakter të fortë – themele mbi të cilat do të ndërtohej një jetë e tërë në shërbim të arsimit, sportit dhe shoqërisë.
Dija si armë, sporti si mision
Shkolla Normale në Prishtinë (1960) ishte hapi i parë i madh drejt misionit të tij jetësor. Studimet e larta pedagogjike dhe specializimi në Kulturë Fizike në Sarajevë, të përmbyllura me diplomim më 1968, e formësuan si pedagog elitar, ndërsa specializimi si Trajner i Lartë (1978–1980) e ngriti në rangun e profesionistëve më të përgatitur të kohës.
Ai nuk ishte vetëm profesor ishte formues karakteresh,nuk ishte vetëm trajner –ishte ndërtues brezash.Mësuesi që la gjurmë në çdo klasë
KARIJERA PROFESIONALE:
– Me 1960 punësohet ne SHF. “Martin Camaj”në Gurakoc;
– Mẽ 1963, kalon ne SHMT”ish Boris Kidriq”, ne Mitrovicë;
– Me 1968, punon ne shkollën Normale”Ali Kelmendi”,ne Pejë, ne cilesinë e mësimdhënësit te lëndes Kulturë fizike;
– Më 1975 – 1978, si bashkepunëtor professional ne Entin e Kulturës fizike, ne Prishtine;
– Më 1978, kthehet në SHMT”Shaban Spahija” ne Peje, professor i Edukates fizike;
– Më 1992, punon në Shkollën Speciale për të Verbër dhe me te Parë te Dobët”Xheladin
Deda”ne Peje, deri ne vitin 2004 kur edhe pensionohet.
KARRIERA SPORTIVE:
Punon me sukses ne cilesine e trajnerit te kualifikuar:
– trajner ne KF.” Flamurtari” – Prishtine;
– trajner ne KF.”Buduqnosti” – Pejë;
– trajner ne KF”Shqiponja” – Peje;
– trajner ne KF”Napredaku” – Istog;
– trajner ne KF”Deçani” – Deçan;
– trajner në KF”Lugu i Baranit” – Fsh.Baran i Pejes;
– trajner në Shkollën e Fudbollit Modern ne Peje, për Grupmoshat 7, 9, 11 dhe 11-13 vjeç;
– giyqtar ne Superligë te Kosovës ne hendboll;
– selektor për Juniorët e Kosovës.
AKTIVITETET:
– pjesêmarrës ne lojerat sportive si talent me prirje te rralle;
– njohës i mire i rregullave sportive:hendbollit, basketbollit, volejbollit e veçanërisht fudbollit /Sportist eniversal, më 1967;
– me pasion dhe mjeshtri të rallé e ka luajtur Hendbollin;
– prej vitit 1956 – 1960, luajti për :Normalistin” e Prishtines;
– KH “Deçani”, KH “Budugnosti” i Pejes;
– KF “Trepça” – Mitrovice;
– KF “Napredaku -Istog;
– Kryetar i Lidhjes se Trajnerëve te Fudbollit ne Peje, nje mandat;
– Gazetar sportiv nê gazetën “Rilindja”
Nga Gurakoqi, Mitrovica, Peja e Prishtina, në shkolla normale, teknike e speciale, Prof. Kabashi u bë figurë autoriteti moral dhe profesional. Kulmi i misionit njerëzor u dëshmua në punën e tij me nxënësit e verbër dhe me të parë të dobët, ku sporti u shndërrua në shpresë, dinjitet dhe barazi.
Sportisti universal – trajneri që nxori yje
Në futboll, hendboll, basketboll e volejboll ai ishte dhe eshte enciklopedi e gjallë e sportit.Trajner i klubeve të shumta, selektor i juniorëve të Kosovës, gjyqtar në Superligë, kryetar i Lidhjes së Trajnerëve në Pejë – çdo rol e mbajti me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë.Nga duart e tij dolën futbollistë të klasit të lartë si Fatos Begiraj, Fadil Muriqi, dhe dhjetëra të tjerë që sot janë krenari e sportit kosovar. Ai nuk ndërtoi vetëm lojtarë – ndërtoi njerëz me etikë sportive dhe karakter.
Pena, fjala dhe atdheu
Si gazetar sportiv i gazetës historike “Rilindja”, Prof. Kabashi i dha sportit zë, analizë dhe dinjitet. Aktiv politik që nga vitet e para të LDK-së, ai ishte gjithmonë në anën e idealeve qytetare, pa zhurmë, pa interes personal – vetëm me bindje.
Mirënjohjet – dëshmi e një jete të ndershmeDekoratat, mirënjohjet komunale, vlerësimet arsimore dhe grada Kapiten rezervë nuk janë thjesht tituj – janë dëshmi zyrtare e një jete të jetuar me meritë.
Përmbyllje
Prof. Kamer Zekë Kabashi nuk ishte njeri i fjalëve të mëdha, por i veprave të mëdha.Ai ishte kala që nuk u pushtua, shkëmb që nuk u thye, dritë që udhëhoqi breza.Ne jemi me fat që e jetuam epokën e tij.Historia është më e pasur sepse ai ekzistoi.Sporti, arsimi dhe kombi janë më të fortë sepse ai dha gjithçka.
Figura të tilla nuk harrohen.Ato bëhen histori.