Dijana Toska nga Shkupi për Shqiptarin që po zhduket nga frika
Financuesi i grupeve islamike, Arben Ademi i “Gisada”-s, nën hetim për dyshime në një vorbull akuzash të rënda
Arben Ademi i “Gisada”-s, nën hetim për dyshime të financimit të grupeve radikale islamike
Emri i sipërmarrësit të njohur me origjinë shqiptare, Arben Ademi, i cili drejton markën e famshme të parfumeve “Gisada”, është përfshirë në një vorbull akuzash të rënda.
Pikat kryesore të raportimit:
ëDyshimet për financim: Artikulli vë në pah se autoritetet zvicerane po shqyrtojnë transaksione dhe lidhje të mundshme që çojnë drejt strukturave që propagandojnë ideologji radikale.
Mbrojtja e Ademit: Sipërmarrësi ka mohuar në mënyrë kategorike të gjitha akuzat. Përmes avokatëve të tij, ai ka deklaruar se këto pretendime janë të pabaza dhe dëmtojnë reputacionin e tij dhe të kompanisë.
Arben Ademi dhe marka e tij janë parë shpesh si një model i suksesit shqiptar në perëndim. Megjithatë, përfshirja e emrave të profilit të lartë në hetime që lidhen me “financim të terrorizmit” ose “ekstremizmit” ngjall reagime të forta në opinionin publik në Kosovë, ku lufta kundër radikalizmit mbetet një temë e ndjeshme.
Deri në një vendim të prerë të gjykatës, Arben Ademi konsiderohet i pafajshëm.
Hetimet janë në proces dhe mbetet të shihet nëse këto dyshime do të vërtetohen apo do të mbeten në nivelin e supozimeve të mediave.
Pranë Shtëpisë Publike

Beqir Sejdiu – pishtari i arsimit që la pas një shekull drite

“Patriotizëm” me duartrokitje: Mërgata ndërmjet vizionit shtet formues dhe instrumentalizimit politik
Në diskursin publik të viteve të fundit po konsolidohet një narrativë që synon ta reduktojë mërgatën shqiptare në një masë emocionale, të mobilizueseve përmes tubimeve spektakolare, fjalimeve të ngarkuara emocionalisht dhe një patriotizmi të zhveshur nga përmbajtja institucionale. Kjo qasje nuk është as spontane dhe as e pafajshme; ajo është e ndërtuar mbi kalkulim politik dhe mbi keqinterpretimin e qëllimshëm të rolit historik të mërgatës në proceset shtet formuese. Mërgata shqiptare nuk është audiencë, nuk është skenografi politike dhe as rezervë votash për konsum elektoral. Ajo është një faktor i rëndësishëm politik, financiar dhe diplomatik, i formësuar në dekada sakrifice, përkushtimi dhe vetëdije kombëtare. Kontributi i saj nuk mund të relativizohet nga entuziazmi i përkohshëm i një tubimi apo nga retorika e një fjalimi të vetëm.
Historia politike e Kosovës dëshmon qartë se mërgata e fitoi fuqinë e saj reale përkrahëse dhe shtet formuese në vitet ’90, në kohën e rezistencës paqësore dhe ndërtimit paralel të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky proces u udhëhoq nga vizioni shtet formues i Presidentit Ibrahim Rugova dhe u institucionalizua përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në atë periudhë, mërgata nuk u thirr për spektakël, por u organizua për përgjegjësi politike dhe kombëtare; nuk u përdor për imazh, por për ndërtim institucionesh; nuk u mashtrua me emocione, por u përfshi me vetëdije dhe qëllim shtet formues. Në kontrast me këtë traditë, sot po promovohet një model tjetër marrëdhënieje me mërgatën: vite të tëra mungesë komunikimi institucional dhe afrime të shkurtra, intensive, në prag të cikleve politike. Ky nuk është respekt politik dhe as partneritet strategjik; ky është kalkulim afatshkurtër elektoral.
Dhe mërgata, falë përvojës së saj historike dhe pjekurisë politike, e dallon qartë këtë ndryshim. Respekti ndaj mërgatës nuk matet me duartrokitje të orkestruara, me prezencë simbolike në skenë apo me imazhe të kontrolluara për konsum mediatik. Ai matet me politika konkrete, komunikim të vazhdueshëm institucional, përfshirje reale në vendimmarrje dhe gatishmëri për llogaridhënie, edhe atëherë kur nuk ka kamera, tubime dhe brohoritje. Veçanërisht shqetësuese është përpjekja për ta paraqitur mërgatën si “shtyllë të pakontestueshme” të një subjekti apo lideri të vetëm politik, duke injoruar pluralizmin e saj të brendshëm dhe vetëdijen e saj kritike. Një qasje e tillë nuk e forcon mërgatën, por e nënvlerëson atë, duke e trajtuar si turmë, e jo si komunitet me mendim politik të pjekur dhe autonom. Gjeneratat e reja të mërgatës, përfshirë brezin e tretë që po rritet jashtë Kosovës, janë më të ekspozuara ndaj kësaj retorike boshe për shkak të mungesës së përvojës direkët me proceset e shtet ndërtimit. Megjithatë, historia dëshmon se manipulimi politik ka jetë të shkurtër. Realiteti institucional dhe politik gjithmonë e gjen rrugën e tij, përtej skenës dhe fjalimeve.

Trashëgimia rugoviane nuk është nostalgji, por kapital politik dhe moral. Ajo përfaqëson idenë e shtetit, të dialogut, të durimit politik dhe të legjitimitetit institucional. Kjo trashëgimi nuk zhduket me heshtje, as zëvendësohet me spektakël. Ajo mbijeton dhe rikthehet përmes pjekurisë qytetare, përgjegjësisë shtetërore dhe respektit ndaj ligjit. Historia është e qartë: mërgata shqiptare ishte shtyllë e shtetit atëherë kur u trajtua si pjesë themeluese e tij. Çdo model tjetër që e sheh atë si dekor elektoral është i përkohshëm, i brishtë dhe politikisht i pasinqertë. Në fund, nuk duhet të mbetet kënaqësia e duartrokitjeve, por institucionet funksionale, vlera e punës, forca e ideve dhe respekti real ndaj qytetarit. Këto duhet të dëshmohen edhe pas zgjedhjeve, përmes praktikës dhe jo vetëm retorikës, sepse përndryshe vizioni shndërrohet në iluzion dhe mërgimtari rrezikon të humbasë lidhjen emocionale me vendlindjen dhe origjinën e tij.

Vuçiq, si gjithnjë, kundërthënës

Gani Mehmeti
VUÇIQ, SI GJITHHERË, KONTRADIKTOR
Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përkundër që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, ai në një mënyrë e di se është larg saj dhe se ajo është e pavarur.
Po, sepse, ai u bën thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë partinë e tij në Kosovë, Listen Serbe, e cila sipas Vuçiqit, “Ajo është mbrojtësja e vërtetë e interesave kombëtare serbe. Kjo është kërkesa ime për popullin serb në Kosovë”. – thot Vuçiq, raporton “Tanjug” dhe përcjell (Kosova Sot Online).
Këtu Vuçiqi nuk e thotë se kjo Listë është “mbrojtësja” e serbëve të Kosovës, por mbrojtësja kombëtare serbe, çka është një anomali e tipit të vet, sepse përmes serbëve të Kosovës, nuk ka mbriojtje kombëtare serbe, kupto për të gjithë serbët. Sikur të ishte kështu, Serbia do duhej të ishte nën sovranitetin e Kosovës!
Sikur të mos ishte Kosova shtet dhe jashtë Serbisë, nuk do të kishte nevojë fare të ndërhynte Vuçiqi tek serbët se kë do duhej ta votonin serbët e Kosovës, sepse nuk do të çonte peshë për votat e serbëve të Kosovës.
Mirëpo, ai e di mirë se është shtet dhe tani fton serbët e Kosovës të votojnë partinë e tij për ta votuar atë. Kjo bëhet për shkak të përpjekjes së ndikimit të Beogradit në Kosovë.
Vuçiqi, edhe pse këtu përzihet në punët e brendshme të Kosovës, le të “mbetet e drejtë e tij” të këshillojë e të thërrasë serbët e Kosovës se kë duhet ta votojnë. Ai nuk e kupton se, edhe pse i thërret këta serbë, pikërisht përmes kësaj thirrjeje, në një mënyrë del se është plotësisht i vetëdijshëm që Kosova nuk është më nën Serbinë, pra se është e pavarur.
Lidhur me këtë kërkesë të Vuçiqit, nuk e shoh të arsyeshme të reagohet, por reagimi do duhej bërë kundër veprimeve armiqësore të Listës Serbe ndaj Republikës së Kopsovës.
Bekim Hamëz Jashari thërret të mos përhapen të pavërteta rreth shtrirjes së sovranitetit në vend, duke u paraqitur si “shok” i Adem Jasharit

Japa apo dhashë , roli i keq i mediave…!
Sonte në Kishën “Shën Kryqi” në Mitrovicë







Borxhi i ulët nuk është licencë për premtime të shtrenjta




