Kreu Blog Faqe 348

Mendime etike e morale (3)

0
Ismet M. HasaniIsmet M. Hasani, Suedi
___
Shpresoj që lexuesi, në këto mendime etike e morale, do të gjejë njohuri të plota, në të njetën kohë dhe kurdoherë që të jetë e mundur, t’u ndihmojnë edhe të tjerëve dhe njëkohësish t’i përkrahë ata, pa marrë parsysh se a janë ata të afërt apo të largët qofshin. Do të mund të gjejë njohuri të plota, të drejta diverse, depresivëve, skeptikëve, e poashtu edhe atyre të pashpresëve, në zgjidhjen e problemeve të tyre jetësore. Do të mund të gjejë diçka sfiduese, por edhe udhëzuese, edukative, etike, morale, si dhe diçka shtypëse, shtërnguese në goditjet eventuale, furtunat e jetës.
Përmes këtyre mendimeve etike e morale, lexuesi ka mundësi të mësojë, përveç tjerash, edhe për të mirën edhe për të keqen (ligën), të cilat janë lajmmotiv mezopeshues dhe orijentues në punë e jetë. Synohet avasimi i mendimit pozitiv.
Dhe, poashtu konsideroj, atyre që janë të vëmendshëm, kurreshtarë, të etshëm për dije, për të vërtetën jetësore, filozofinë e saj, iu mundëson arritjen e piedestalit të vërtetësisë sublime, rrjedhimisht të harmonisë dhe lumturisë se shëndoshë jetësore në tërë kompleksimitetin e tyre.
Këto mendime etike e morale, pa medyshje, do t’i ofrojnë të interesuarëve, më shumë dituri, përvojë, siguri, optimizëm, shpresë dhe përspektivë të qartë dhe afatgjatë. Me një fjalë, këto mendime do t’i ofrojnë lexuesit të interesuar, zgjidhjën apo altërnativën më të mirë të mundshme të filozofisë jetësore në situata të ndryshme, të realitetit objektiv gjatë jetës së përditshme.
Po që se është kështu, atëherë kam shpresë që me këtë libër është arritur qëllimi mbi mendimet etike e morale.
Mendojë se: Veprat vlerësohën në bazë të qëllimit, ndërkaq, kritikohën, kundërshtohën dhe gjykohën e sankcionohën në bazë të pasojave. Mëshira dhe ndihma e Zotit nuk do të mungoi, nëse qëllimi është i sinqertë.
Në jetë, tri gjëra janë të vështira (për njeriun): të dëgjon, të sheh dhe të heshtë; mirëpo, janë tri të tjera për të cilat duhet ta duam jetën: e vërteta, liria dhe vyrtyti. Aty ku mungon liria, zemra dhe mendja e njeriut do të vyshkën (venitën) si bima pa ujë.
* As teologët në kisha e xhamia, as mendjet e ndritura të popullit, as ligjëruesit më njohur në shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim te populli, sesa mediat dhe shtypi!
Shënim: këto tri mendime, mendoja t’i lë për në mbarim (përfundim) të librit, por droja se po më mashtron kujtesa (harresa), prandaj i thashë tash – këtu më sipër.
Mësimet dhe parimet themelore etike, secilin individ e obligojnë që të mendojë mbarë e mirë dhe të ketë orijentim dhe bindje etike, të punojë e veprojë mirë e drejt, që me secilin njeri të sillet njerëzishëm e në mënyrë korrekte.
Forca fizike dhe instiktet janë karakteristikë dhe të pranishme te të gjitha krijesat – gjallesat e botës, ndërsa forca e mendjes, arsyeja e shëndosh, vetëm të qeniet njerëzore.
Puna më e vështirë për njeriun është të ndaj të mirën nga e keqja.
Poashtu, njeriu e ka vështirë të ndajë të rëndësishmën nga e parëndësishmja.
Jeta e njeriut i ngjanë anijës kozmike, ku prej pikënisjës çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet (t’ua përkujotjë aparatin e vogël – “kutia e zezë”).
Mbajtja e trurit në aktivitet, zvogëlon mundësinë e humbjës së fuqisë së tij. Pusho trupin e jo mendjen.
Jeta e njeriut si fenomen, është shpresë, luftë e pafund – qendresë.
Jeta i gjason lumit, i cili buron, pastaj rrjedh e rrjedh, edhe jeta jonë lindë e rritet, zhvillohet, pastaj rrjedh gjatë e gjatë, për të përfunduar në një kohë dhe në një çast, (mbase nga dikush – diku e shkruar dhe e paracaktuar), kështu që, sikruse lumi që derdhet në det, edhe jeta, si çdo qenie rrumbullakson ciklin përfundimtar, atëherë dhe aty, kur dhe ku është thënë, nga se nga fillet e fillimit, gjatë cikleve dhe fazave të saj, episodeve – trajatike dhe ndodhive, veçanërisht në kohën e fundit, ajo humbë gradualisht nga intensiteti, nga fuqia dhe nga vitaliteti, i pakësohet energjia, emulacioni dhe antuziazmi, për t’u dobësuar deri në tkurrje e shuarje, kështu që përfundimisht arrin në stacionin e fundit të saj. Kjo gjendje dhe ky çast arrihet, qoftë qetë e heshtazi, aoftë me dhimbje e mundime, dergjë e lëngatë, herë-herë kohëzgjatë e me dhimbje të mundimshme: therrëse, linçuese dhe trishtuese.
Në jetën e njeriut qëndrojnë vetëm dy rrugë:
Njëra rrugë të shpie (çon) kah qëllimi, kah ideali kah jeta!
Tjetra rrugë të shpie kah shkatrrimi, kah humbja, kah vdekja.
Tjetër rrugë nuk ka!

Të hartohet një ligj që do t’i trajtojë pensionistët në mënyrë të barabartë

0
Organizata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Komoran mbajti Kuvendin e II të punës, në të cilin u shqyrtuan dhe u miratuan Raporti i punës njëvjeçare si dhe Raporti financiar. Në këtë kuvend u theksua rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e pozitës së pensionistëve, të cilët po përballen me vështirësi të shumta.
Kryetari i organizatës, Gani Pecani, sekretari Muhamet Ibriqi dhe anëtari Naim Cërvadiku prezantuan një historik të shkurtër të rrugëtimit të organizatës, nga themelimi e deri më sot, duke vënë në pah përpjekjet dhe sfidat e vazhdueshme në mbrojtje të të drejtave të pensionistëve.
Në diskutimet e zhvilluara u arrit në një mendim të përbashkët se pensionistët, si në përgjithësi ashtu edhe ata të Komoranit, po ballafaqohen me telashe të shumta shëndetësore, materiale dhe sociale. Për këtë arsye, u theksua se është koha e fundit që pensionistët të ngritin zërin dhe të kërkojnë përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri.
Kërkesa kryesore e pensionistëve ka të bëjë me hartimin e një Ligji të ri për pensionistët, i cili do t’i trajtonte ata në mënyrë të barabartë dhe dinjitoze. Sipas tyre, vazhdimi i zbatimit të ligjeve të ish-Jugosllavisë po krijon diskriminim dhe padrejtësi, duke mos reflektuar realitetin dhe nevojat e pensionistëve sot.
Po ashtu, pensionistët shprehën nevojën për përkrahje më të madhe nga komuna, veçanërisht në aspektin social dhe shëndetësor. Ata u shprehën mirënjohës për lokalin që komuna ka ndarë për pensionistët e Komoranit, por kërkuan edhe subvencionim për shkuarjen në banja shëndetësore, qendra rehabilituese dhe shërbime të ngjashme, të domosdoshme për këtë kategori.
Në shenjë solidariteti dhe humanizmi, pensionistët e Komoranit, nga mjetet e tyre vetjake, grumbulluan një shumë parash për të ndihmuar djalin e veteranit të luftës, Muhamet Kykaj, duke dëshmuar se përkundër vështirësive, ndjenja e bashkësisë dhe përgjegjësisë sociale mbetet e fortë.
Ky kuvend u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt artikulimit më të qartë të kërkesave të pensionistëve dhe forcimit të zërit të tyre në kërkim të drejtësisë dhe barazisë ligjore.

Ukraina synon instalacionet detare të naftës ruse

0

Foto ilustruese. Foto: AP/Sergey Ponomarev/NTB

Arnt Jensvoll / Document.no

Gjatë një kohe të shkurtër, Ukraina ka treguar se mund të godasë platforma nafte ruse në det dhe anije tanke ruse. Gjithashtu thuhet se një nëndetëse është shkatërruar me dronë nënujore.

Gjithashtu rrezja e veprimit të ukrainasve është rritur. Tani ata godasin objektiva 200 milje larg.

Që më parë, eksportoja e naftës ruse është prekur nga bojkotimi. Megjithatë, Rusia arrin të eksportojë me çmime të ulëta. Por nëse vetë nxjerrja e naftës do të goditej, Putini do të përballej me një zgjedhje: të kërkojë paqe ose të eskalojë.

Mund të jetë që Putini e sheh qartë se do të dobësohet nëse pret, dhe se duhet të demonstrojë kapacitetin e tij për shkatërrim për të frenuar Ukrainën. Përderisa Europa Perëndimore është e përkushtuar më shumë, nuk mund të përjashtohet që paralajmërimi të prekë edhe një vend evropian.

Një anije tankeri në flotën e hijeve u godit nga Ukraina jashtë Libisë të enjten. Ajo është 200 milje nga Ukraina. Putini premtoi hakmarrje gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp të premten.

«Një tjetër nga cisternat tona në Mesdhe është sulmuar», tha presidenti rus. Por ai pretendoi se kjo nuk do të kishte efektin e dëshiruar për të ndërprerë furnizimet, dhe shtoi: «Në fund kjo vetëm do të krijojë një kërcënim shtesë.»

«Një përgjigje nga vendi ynë do të vijë.»

Anija, e regjistruar në Maltë, detyroi të ndalojë dhe të notojë drejt Turqisë për riparim.

Dronë janë përdorur për të sulmuar cisternat jashtë bregdetit të Turqisë në Detin e Zi, ndërsa një anije pranë Senegalit së fundmi u godit nga katër shpërthime të pashpjeguara.

Putin ende nuk ka marrë hak për sulmin ndaj flotës së tij strategjike të bombarduesve, e cila ishte e guximshme dhe sofistikuar dhe u krye në disa baza në të gjithë Rusinë. Ai dërgoi një raketë Oresjnik drejt Dnipro më 21 nëntor të vitit të kaluar. Oresjnik është hipersonik dhe e vështirë për t’u rrëzuar.

Një platformë nafte ruse është dëmtuar pas një sulmi ukrainas në Detin Kaspik, shkruan Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në Telegram. Një anije luftarake gjithashtu u sulmua. Zona ndodhet më shumë se 1800 kilometra larg bregdetit ukrainas. Shtabi i Përgjithshëm bëri të ditur se anija „Ochotnik“ po patrullonte pranë një platforme nafte dhe gazi kur u godit. Platforma e naftës, e cila i përket kompanisë ruse të naftës Lukoil, gjithashtu u godit, sipas autoriteteve në Kiev. Shtrirja e dëmeve nga sulmi nuk është e qartë për momentin. Gjithashtu të premten, një platformë nafte ruse u sulmua nga dronët ukrainas, sipas Ukrainës. Rusia nuk ka komentuar ngjarjet. Javën e kaluar, shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) njoftoi se dy platforma nafte në Detin Kaspik ishin sulmuar, edhe këto i përkisnin Lukoil. Sipas informacionit të përkohshëm, pajisje kritike u shkatërruan në të dy platformat, dhe funksionimi u ndal përkohësisht.

Lukoil u vendos nën sanksione nga Departamenti i Financave i SHBA-së, së bashku me kompaninë e dytë më të madhe të naftës në Rusi, Rosneft, në fund të tetorit. (NTB)

Ukraina går etter russiske oljeinstallasjoner til havs

Izraeli prodhon elitë mendore, ndërsa Kosova e dëbon dhe vret mendjen e vet!

1
PSE IZRAELI PRODHON ELITË MENDORE, NDËRSA KOSOVA IKJE TRURI ?
Në Kosovë i zgjuari detyrohet të lëviz me ritmin e injorantit. Prandaj në politikë dhe media nuk ka vlerë prania dhe mendimi i Lirim Gashit, por prania dhe mendimi i Berat Buzhales.
Turp të keni meshkuj frikacakë, keni frikë nga dija ime si dreqi nga kryqi.
Në botën e dijes, Izraeli është laborator i madh ku secili neuron i talentit trajtohet si lëndë strategjike, ndërsa Kosova është kopsht ku talentët e rrallë kalben nën barin e mediokritetit.
Rreth 22% e fituesve të Çmimit Nobel janë me prejardhje hebraike, ndërkohë që ata përbëjnë vetëm 0.2% të popullsisë botërore. Nuk është mrekulli gjenetike, nuk është “dhuratë hyjnore”. Është sistem, disiplinë, seleksion dhe vizion shtetëror.
Në Izrael, arsimi nuk është dekor; ai është armë, është siguri kombëtare, është stërvitje intelektuale që fillon që nga mosha trevjeçare.
Hebrenjt në Jerusalem…, në vitin 1895
Fëmijët nuk mësojnë të përshtaten; ata mësojnë të pyesin, të analizojnë, të zgjidhin probleme, të sfidojnë mendjen. Barazia në Izrael nuk nënkuptohet si mediokritet i përbashkët, por si mundësi e barabartë për ta arritur ekselencën.
Provimi Bagrut është filtër i pamëshirshëm – pa dije të vërtetë, hyrja në universitet është e ndaluar.
Pa universitete selektive, nuk ka kërkim shkencor të nivelit të lartë. Pa kërkim të nivelit të lartë, nuk ka shtet të fortë.
Israel’s Prime Minister Benjamin Netanyahu make statements with the U.S. Secretary of State Antony Blinken to the media, inside The Kirya, which houses the Israeli Ministry of Defense, after their meeting in Tel Aviv, Thursday Oct. 12, 2023. President Joe Biden is dispatching his top diplomat to Israel on an urgent mission to show U.S. support after the unprecedented attack by Hamas militants. (AP Photo/Jacquelyn Martin, pool)
Ushtria izrealite, përveç që mbron territorin, prodhon intelekt.
Talentët e pakrahasueshëm në matematikë, logjikë dhe teknologji identifikohen, stërviten dhe lidhen me industrinë, universitetetin dhe inovacionin. Aty lindin shkencëtarë, ekspertë kibernetikë dhe liderë që bëjnë shtetin të pamposhtur.
Në Kosovë, realiteti është grotesk. Arsimi është formalitet, diploma vlen më pak se kondomi, ndërsa dija e vërtetë jo vetëm që është e rrallë por tallet dhe injorohet.
Nxënësit e zgjuar mërziten, margjinalizohen, etiketohen si “problem”. Sistemi nuk sfidon mendjen, por e mposht. Provimi shtetëror nuk teston aftësitë, por e konfirmon mediokritetin. Universitetet janë fabrika diplomash pa vlerë; kërkimi shkencor është përrallë. Profesorët shpesh janë figura politike, jo intelektuale.
Në këtë kopsht ka vetëm dy rrugë: ta shuash talentin ose ta dërgosh jashtë.
Dallimi nuk është inteligjenca natyrore – shqiptarët janë plot me ide, madje me ide të mëdha.
Problemi është sistemi, kultura dhe politika që e favorizojnë mediokritetin dhe i frikësohen elitës. Në Kosovë, elita shihet si kërcënim, ndërsa barazia keqkuptohet si barazi injorantesh.
Western Wall at the Dome Of The Rock on the Temple Mount in Jerusalem, Israel

Nga ana tjetër Izraeli prodhon elitë sepse:

identifikon talentin herët, e ndan qartë nga mesatarja, e sfidon vazhdimisht, e lidh drejtpërdrejt me interesin shtetëror.
Kosova prodhon ikje truri sepse: fsheh talentin nën mesataritet, relativizon dijen, politizon arsimin.
Çmimi Nobel nuk fitohet me patriotizëm retorik; fitohet me sistem, disiplinë dhe seleksion të drejtë.
Pa reformë të thellë arsimore, Kosova do të vazhdojë të eksportojë mendjet më të mira dhe të importojë dështimin.
Në këtë biotop, i zgjuari ecën si kafshë e huaj, i detyruar të përshtatet me ritmin e injorantit. Në media dhe politikë nuk ka hapësirë për mendim të thellë; ka vetëm zhurmë, manipulim dhe spektakël.
Shrine of the Bab and lower terraces at the Bahai World Center in Haifa, Israel
Njeriu i zgjuar nuk urrehet pse shkruan, por pse mendon.
Mendimi është krim i madh në një shoqëri që ushqehet me banalitet.
E vërteta është e panjohur, e gënjeshtra mbretëron.
Argumenti i pastër nuk respektohet; spekulimi dhe frika janë normë.
Ata që prodhojnë zhurmë sipërfaqësore mbizotërojnë. Ata që kërkojnë të vërtetën, heshtin. Sistemi zgjedh frikën mbi kurajon, talljen mbi polemikën, mediokritetin mbi talentin.
Por dija është e pamëshirshme. Ajo nuk bërtet, nuk lutet dhe nuk kërkon leje. Ajo shpalos gjithçka. Dhe kjo i frikëson injorantët – jo nga njeri, por nga ajo që ai di.
Në fakt ata frikësohen nga e vërteta ime si djalli nga kryqi.
Foto pranë gërmadhave… e ushtarëve të Izraelit
Mirëpo ky nuk është konflikt personal. Është luftë midis mendjes dhe hamendjes, dijenisë dhe injorancës, pastërtisë dhe llumit mediatik.
Prandaj heshtin.
Jo sepse nuk kanë çfarë të thonë, por sepse e dinë: në përballje të drejtpërdrejtë, do të humbin thellë.

Lumir Abdixhiku do ta marrë vesh me 28 dhjetor se kopja nuk mund të bëhet kurrë më e mirë se origjinali

2

Lis Bukuroca, Gjermani

Nuk martohet burri me spec të huaj

Kemi dy liderë që duan të fitojnë me profile të huaja: Lumir Abdixhiku përdor Ibrahim Rugovën e ndjerë dhe Isa Mustafën e pandjerë. Kjo do të thotë se ai dëshiron të martohet, po përgatitet për dasmë, por ka nevojë për speca të huaj; i veti nuk i mjafton.Me profilin e vet, Rugova ka fituar. Me profilin e vet, Isa Mustafa ka fituar dhe ka dështuar; Lumiri e ka bërë kryetar nderi. Me profilin e huaj, Abdixhiku humb.

Kjo është e sigurt. Kopja nuk mund të bëhet kurrë më e mirë se origjinali. E as sa ai. Këtë nuk e di Abdixhiku. Ose nuk dëshiron ta kuptojë. Por do ta marrë vesh më 28 dhjetor.Hamza humbi në Mitrovicë, por ëndërron të fitojë në Kosovë, me profilin e Thaçit, jo të vetin. Të vetin nuk e ka, ose e ka të pamjaftueshëm, po ashtu si Lumiri. Guxoi të shkojë në Hagë për të vizituar drejtorin politik të UÇK-së, por nuk pati guxim t’i bashkohej UÇK-së.

Ky nuk ka qenë në luftë, nuk është burgosur dhe nuk ka pasur emër e mbiemër gjatë dhe pas luftës. Është pakkush, jo askush, por jo dikush. Është pakkush sepse ka vrapuar me plot entuziazëm me stafetën e Titos. Pionieri.

Lumir Mustafa dhe Hamzë Thaçi, me mbiemra siç i meritojnë, sepse u mungon personaliteti vetjak, pas zgjedhjeve mund të rrëzohen nga anëtarësia ose do të largohen vetë, sepse votat nuk fitohen me profil të huaj.

Logjikisht, idhujt janë hije, role të përdorura dhe të konsumuar. Nuk mund askush të fitojë me personalitet të huaj, ashtu siç askush nuk mund të martohet me spec të huaj. Duhet ta ketë të vetin. Kjo është domosdoshmëri kategorike në politikë dhe në jetë.

Populli nuk voton kukulla që nuk guxojnë të distancohen nga Karteli i Korrupsionit; populli do njeri me identitet dhe personalitet të vetin, me “vezë” të veta: njeri të drejtë, me të kaluar, të tashme dhe të ardhme.

Ata të dy nuk i kanë asnjërën: as të kaluarën, as të tashmen, rrjedhimisht as të ardhmen. Këto i ka vetëm Albin Kurti, tani për tani. Ai ka personalitetin e vet. Ka qenë, është dhe do të mbetet vetvetja. Nuk ndien nevojë as për speca të huaj, as për vezë të huaja. Është origjinali.

Në anën tjetër, ata të dy nuk kanë as ide; për çdo premtim e kopjojnë Kurtin. Ata e imagjinojnë buxhetin e rritur si thes të Babadimrit.

Albin Kurti ka fituar tashmë kundër opozitës; tani nevojitet vetëm fitorja kundër Kartelit, nga i cili janë bërë milionerë televizione, gazetarë, moderatorë, prokurorë, gjykatës dhe udbashë.

Ju kujtohet se në epokën e Kartelit udbashët nuk burgoseshin, por bëheshin këshilltarë të Thaçit, apo gjykatës në Kushtetuese, ose fitonin në veri nga kriptomonedhat, kokaina dhe droga të tjera.

Karteli nuk ka kokërr fytyre dhe, i trishtuar nga fitorja e Kurtit, votuesit e tij i quan herë militantë, herë trushpëlarë; por nëse voton si i konvenon Kartelit, je tru i ndritur, sepse lufton për ruajtjen e milionave të vjedhura.

Por pse do të humbin ata të dy? Sepse dy kopje të vogla, bardh e zi, po luftojnë origjinalin e madh. Humbja është e garantuar.

Pse jam kundër atyre të dyve? E para, sepse nuk janë vetvetja, ndihen të pamjaftueshëm dhe u duhen të tjerët. E dyta, sepse Karteli i televizioneve, portaleve, gazetarëve, moderatorëve, prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar i mbështet ata.

Ata luftojnë për të mbrojtur grazhdin e vet; ti, si votues, duhet të votosh për shtet, jo për të mbështetur ata që, për sulmin e parë terrorist, akuzonin Kurtin dhe shfajësonin Serbinë. Për sulmin e dytë terrorist, po ashtu akuzonin Kurtin dhe shfajësonin Serbinë. Ata kërkonin amnisti për kriminelët serbë, sepse nuk ishin vrarë njerëz nga familjet e tyre. Sepse kur luftohej në Drenicë, ata ishin nëpër diskoteka në Prishtinë.

Pra, duhen dy fitore: kundër opozitës duket se është fituar tashmë. Fitorja e dytë, kundër Kartelit, e bën Kosovën shtet ligjor. Kjo kërkohet edhe nga SHBA.

Ja ku lexohet fundi i Kartelit: Ligji që i është dërguar Senatit në SHBA për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor thotë se duhet ‘luftuar korrupsioni politik, veçanërisht në sistemin gjyqësor, në organet e pavarura për mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe në procedurat e prokurimit publik’.” Aty parashihen edhe sanksione.

Diaspora, si etnitet më i ndriçuar, më i iluminuar që e di çfarë është shteti ligjor, dhe si ndërtohet ai, duhet ta ndihmojë Kosovën për të vazhduar me stabilizimin e shteti ligjor. Duhet vetingu, duhet sekuestruar shumë pasuri. Karteli po lufton për vete, ti lufto për Kosovën!

Konkluzion: Pra, nëse fiton koalicion i kryeministrit Kurti, fiton Kosova. Nëse fiton opozita, fiton vetëm Karteli dhe humb Kosova.

Urrejtja ndaj elitës politike, s’është emocion, është zgjuarësi!

1
Unë nuk i urrej politikanët tanë të rafinuar sepse jam i zemëruar. I urrej sepse mendoj.
Dhe mendimi, në këtë vend, konsiderohet defekt karakteri.
Urrejtja ime nuk vjen nga barku, por nga truri. Është e ftohtë, e qartë dhe pa iluzione. Është reagim i shëndoshë ndaj një realiteti të sëmurë ku hajnia quhet aftësi, ku gënjeshtra quhet diplomaci dhe ku varfëria e popullit quhet stabilitet.
Politikanët tanë nuk janë keqkuptim historik. Ata janë sëmundje psikologjike e shoqërisë që i duron.
Ata janë pasqyra ku masa e sheh vetveten, por e thyen pasqyrën që të mos e shohë fytyrën e saj budallaqe.
Prandaj i voton. Prandaj i mbron. Prandaj i duartroket edhe kur ua vjedhin bukën nga goja.
Ata vjedhin buxhetin e shtetit dhe bëhen më të pasur se politikanët e vendeve më të pasura. Jo sepse janë më të zotë, por sepse jetojnë në një mjedis ku ligji është dekor, ku ndërgjegjja është luks dhe ku turpi është fjalë e panjohur.
Ata flasin për dashuri ndaj popullit, ndërsa e shtrydhin popullin si limon të tharë. Flasin për të ardhmen, ndërsa e shesin të tashmen. Flasin për shtetin, ndërsa e trajtojnë si bankomat personal.
Në realitet, projekti i vetëm që ata mbrojnë është trupi i tyre. Barku i tyre. Rehatia e tyre.
Fytyrat e grave të tyre, jenë të shformuara nga bisturia, sepse rrudhat nuk mbulohen dot me moral. Çdo ndërhyrje estetike është përpjekje për ta fshehur zbrazëtinë e brendshme. Sa më e madhe zbrazëtia, aq më i trashë silikoni mbi rrudha. Sa më e thellë frika, aq më i shtrenjtë kostumi.
Paratë që i ushqejnë këto qenie inferiore nuk bien nga qielli. Ato vijnë nga tatimi i të varfrit, nga TVSH-ja e bukës, nga ilaçi i të sëmurit, nga fletorja e fëmijës. Janë para që kalojnë nga varfëria direkte në luks të pështirë, pa u ndalur kurrë te dinjiteti.
Pastaj vjen arsimi. Ai armiku më i madh. Sepse arsimi prodhon njerëz që pyesin. Dhe njerëzit që pyesin janë të rrezikshëm për pushtetin.
Prandaj fëmijët e tyre studiojnë jashtë. Ata nuk janë budallenj; ata janë cinikë.
Ata e dinë saktë se çfarë kanë shkatërruar dhe kë e kanë mashtruar. Arsimi i dobët për masën nuk është dështim — është strategji mbijetese për elitën.
Votuesit?
Ata nuk janë vetëm viktima. Ata janë bashkëpunëtorë pasivë. Ata nuk i duartrokasin politikanët; ata e duartrokasin gënjeshtrën që ua bën jetën të durueshme. Sepse e vërteta kërkon përgjegjësi, ndërsa gënjeshtra ofron rehati. Dhe rehatia është drogë më e fortë se liria.
Prandaj banditi shihet si shpëtimtar. Hajduti si patriot. Krimineli si lider. Kjo nuk është konfuzion logjik; është nevojë psikologjike.
Shoqëria e traumatizuar kërkon baba autoritar, jo drejtësi.
Edhe Bashkimi Evropian përmendet vetëm sa për sy e faqe. Sepse atje hajnia nuk quhet aftësi politike, por vepër penale. Dhe atje, shumë prej këtyre “elitave” nuk do të ishin ministra të shtetit, por dosje të prokurorisë. Prandaj integrimi predikohet, por nuk dëshirohet.
Më e keqja nuk është korrupsioni i tyre, por fakti që ata e ulin me vetëdije nivelin e shoqërisë.
I detyrojnë të zgjuarit të ecin me hapin dhe ritmin e budallenjve, sepse mendimi i shpejtë ua prish qetësinë.
Ata nuk duan qytetarë; ata duan dele.
Duan dele që i ndjekin pas deri te lumi, ku i lënë pa ujë dhe deri te kullota ku i lënë pa bar.
Dele që për këtë mashtrim madje i falënderojnë barinjtë e tyre mashtrues.
Prandaj po e them qartë:
Urrejtja ime nuk është problem moral.
Është akt vetëmbrojtjeje intelektuale.
Sepse në një shoqëri ku budallallëku është normë, të menduarit është rebelim.
Dhe unë nuk jam i zemëruar.
Unë jam zgjuar.
Krah për krah me politikanët tanë të korruptuar, që e kanë kthyer shtetin në bankomat personal, ecë banda më e re, më e rrezikshme dhe më cinike në historinë tonë kombëtare:
Oligarkët dhe tregtarët.
Ata nuk janë thjesht oligarkë dhe tregtarë; ata janë prodhim i një edukate të poshtër dhe të pashpirt, që nuk njeh as komb, as fe, as njeri, as moral, por vetëm fitim dhe pushtet.
Çdo mëngjes, çmimet rriten si ritual fetar. Sot rryma dhe buka, nesër qumështi dhe vaji, pasnesër ilaçet dhe veshmbathja— gjithmonë dyfish ose trefish, me justifikimin e njohur të tregut.
Shteti i sheh, por hesht.
Dhe heshtja e tij nuk është paaftësi, por bashkëpunim.
Çfarë i bën këta oligarkë dhe tregtarë shumë më të poshtër se të gjithë pushtuesit e jashtëm së bashku ?
Fakti që i rrisin çmimet më shumë se dikur SPS-i i Millosheviqit.
Sepse i rrisin me një gjakftohtësi të paimagjinueshme brenda kufijve të vendit të tyre dhe kundër popullit të tyre.
Armiku i jashtëm vjen me dhunë, por këta e bëjnë me ligj, me taksa, me TVSH, me inflacion, me manipulim dhe me heshtje.
Ata nuk ia thyejnë qytetarit të varfër vetëm xhepin, ata ia thyejnë fëmijës së tij shpirtin.
Kjo është prova më e qartë se perversiteti me të cilën po përballemi sot nuk është vetëm grabitje, është një mentalitet i brendshëm okupues, një trashëgimi e egoizmit të shoqërisë që i ka lindur.
Ata ia shesin dyfish bukën, qumështin, ilaçin — dhe populli jo vetëm që nuk reagon, por e ndihmon këtë lojë, duke e shndërruar në moral tragjik sakrificën e vetvetes.
Pse këta oligarkë dhe tregtarë janë më të pashpirt se çdo armik i jashtëm.
Sepse armiku ta merr me bukën me forcë për të të sunduar, ndërsa këta ta shesin dyfish dhe tentojnë të të bindin se ky është ligji i natyrës.
Armiku të shtrëngon me dhunë, këta të mashtrojnë me fjalë, me flamuj patriotik dhe me “justifikime të rrejshme ekonomike”.
Oligarku rrit çmimin, politikani mbyll sytë, dhe populli, i dehur nga premtimet e rreme dhe mitet patriotike, shndërrohet në motor të tragjedisë së vet.
Ai jo vetëm që nuk proteston, por duartroket, falënderon, dhe justifikon shfrytëzimin.
Në këtë mënyrë tragjedia bëhet bashkëpunim. Varfëria bëhet virtyt. Mashtrimi kthehet në identitet.
Kjo që ndodh tek ne nuk është thjesht krim ekonomik, është triumf i edukatës më të poshtër dhe më të pashpirt që ka njohur njerëzimi.
Sepse është një edukatë që prodhon grabitqarë dhe përbindësh të popullit të tyre që janë më gjakftohtë dhe më të pamëshirshëm se çdo pushtues i jashtëm.
Sepse janë më të egër se çdo diktator, dhe më të pakujdesshëm ndaj dhimbjes njerëzore se sa çdo armik shekuĺlor.

Viktor Majeri, Kristine Von Kohl dhe Paul Lendvai, kujtime në 36 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (3)

0
36 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (3)
VIKTOR MAJERI, KRISTINE VON KOHL DHE PAUL LENDVAI
Rruga e themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” si dhe pasqyrimi i gjendjes në Kosovë në përmasat ndërkombëtare para, gjatë dhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia më 23 mars 1989, kur ajo praktikisht, brenda një shekulli, edhe u ripushtua për herë të katërt nga Beogradi, pa mëdyshje se lidhet edhe me rolin e disa publicistëve të njohur të medieve të fuqishme evropiane. Ndër të cilët gjithsesi duhet përmendur publicistin e njohur gjerman Viktor Majer, asokohe korrespodent i gazetës së njohur gjermane “Frankfuter Allgemeine”; Kristine von Kohl, publiciste dhe korrespodente e disa gazetave evropiane nga Beogradi , ndër të cilat dalluar “Die Presse” të Vjenës dhe redaktore e revistës “Balkan anders” të Vjenës. Kësaj treshe i takon edhe publicisti dhe moderatori i njohur i televizionit austriak ORF 1, Paul Lendvaj, njëherësh autor i shumë librave publicistikë.
Treshja e publicistëve eminentë evropianë nga hapësira gjuhësore gjermane, me një përkushtim të veçantë përcolli gjendjen në Kosovë dhe në përgjithësi në hapësirat e ish Jugosllavisë nga shpërthimi i demonstratave të vitit 1968, që për moto kishin kërkesën për Republikën e Kosovës, e dinamizuar në demonstratat e vitit 1981 dhe, si e tillë, me modifikimin e avancimit të pozitës kushtetuese në federatën jugosllave gjeti vend edhe në programin nismëtar të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” deri në çastin e evoluimit të saj në kërkesë për shtet të pavarur pas Konferencës së Hagës së gushtit 1991 kur Jugosllavia u vu në binarët e shpërbërjes. Në këtë grup, gjithsesi Viktor Majeri, me angazhimin e tij shfaqet i veçantë, meqë krahas anamnezës që ia bëri krizës së Jugosllavisë me librin “Si u shpërbë Jugosllavia”, në çastet vendimtare, me shkrimet në gazetën FAZ, dhe me kontaktet e drejtpërdrejta me disa gazetarë të “Rilindjes”, inkurajoi punën për themelimin e partisë politike në Kosovë.
Viktor Majeri prej vitesh do të bëjë të njohur gjendjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe planet e Beogradit që nëpërmes rrënimit të autonomisë së Kosovës të vitit 1974, të marrë përsipër timonin e një Jugosllavie unitariste, që pas vdekjes së Titos, hap pas hapi, vendin do ta kthente në taborin sovjetik në përputhje me doktrinën e Brezhjevit rreth sovranitetit të kufizuar të vendeve komuniste. Me shkrimet e tij analitike nga viti 1981 e këndej, veçmas me ato nga 23 marsi i vitit 1989, kur Beogradi rrënoi me dhunë autonominë e Kosovës, Viktor Majer, duke e quajtur veprimin e Millosheviqit puç kundër Jugosllavisë evropiane, alarmoi opinionin botëror me rrezikun që po i kërcënohej. Madje, ishe nder ata që ngulmonin se demonstratat e vitit 1981, sado që ishin të drejta nga ana e shqiptarëve dhe se edhe ata kishin arsye që të shpallnin opsionin e tyre për barazi në federatë, vlerësonte se në forma të ndryshme, u dirigjuan nga forcat serbe dhe ato ruse që kërkonin shkas për ndezjen e fitilit Jugosllavisë së Titos, pikërisht nga shkaku pse Kosova si njësi e barabartë federative ruante balancimet që ajo të mbetej kah perëndimi, pra të parandalonte rikthimin sovjetik të humbur nga viti 1949. Po ashtu, me anën e lidhjeve me disa intelektualë të Kosovës (kryesisht gazetarë të “Rilindjes”), Majer do të angazhohet që si kundërpërgjigje Beogradit që ia kishte arritur të rrënonte autonominë e Kosovës sipas planit të saj perfid nga viti 1981, të dilet me themelimin e një partie politike, që do të formulonte kërkesat fillimisht për Republikën e Kosovës, ndërsa pas Deklaratës së 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut dhe veçmas pas konferencës së Hagës të gushtit të vitit 1992 kur Komisioni i Badinterit shpalli federatën jugosllave në shpërbërje, kërkoi që Kosova të luftojë për statusin e njësisë së pavarur, pra të shtetit që ka të drejtë të vendos për fatin e vet si njësitë tjera federative. Me të njëjtin përkushtim Viktor Majeri vazhdoi ta këshillojë dhe ndihmojë dr. Rugovën dhe intelektualët tjerë në rrethanat para dhe pas Dejtonit, si dhe ato gjatë dhe pas Rambujesë, duke kërkuar që si pozicion të mbrohet Kushtetua e Kaçanikut si shprehje e vullnetit demokratik të shqiptarëve. Në dy librat e tij “Si u shpërbë Jugosllavia” 1992 dhe “Trashëgimia e Jugosllavisë”, 2020, Majeri e ritheksoi të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur që buron nga kushtetua e vitit 1947 kur ishte pjesë e tetëshes federative, pa marrë parasysh statusin dual. Po në këtë gazetë, në gusht të vitit 1989 paralajmëroi formimin e partisë nga intelektualët shqiptarë që do ta marrin përgjegjësinë politike për vendin. Një javë pa u themelua LDK-ja, në FAZ “zbuloi” edhe emrin e partisë si dhe kryetarin e mundshëm (Rugovën) si të përzgjedhur amerikan. Me këtë rast Majer theksoi se “intelektualët e Kosovës – shkrimtarë, gazetarë dhe akademikë – historia po i ngarkon me përgjegjësi politike, të ngjashme me atë gjatë rilindjes kombëtare. Kjo paraqet një barrë të madhe për një brez intelektualësh pa përvojë politike, por me guxim që ta bartin”.
Gazetai gjerman Gustav Majer
Kristine von Kohl, gazetare e “Die Presses” së njohur të Vjenës, po ashtu, ishte shumë e angazhuar në pasqyrimin e zhvillimeve që morën kah rrënimi i Jugosllavisë pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 me ç’rast, sipas diktatit të Beogradit, politikës jugosllave iu imponua procesi i diferencimit të shqiptarëve. Kristine von Kohl, ishte një zë i fuqishëm që denoncoi Platformën e Komitetit Qendror të LKJ-së të aprovuar në maj të vitit 1981 me ç’rast demonstratat e studentëve të Prishtinës të 11 marsit, ato të 2 dhe 4 prillit u kualifikuan si përpjekje kundërrevolucionare për rrënimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë me çka filloi fushata shumëvjeçare e represionit ndaj të rinjve, studentëve dhe intelektualëve të Kosovës, që kishte për qëllim që t’i detyronte që të hiqnin dorë nga pozita kushtetuese e vitit 1974 dhe kërkesa për avancimin e saj e mëtutjeshme. Kristine von Kohl, në rrethanat kur u rrënua autonomia e Kosovës me dhunë nga Beogradi, u angazhua që në Kosovë të themelohet Komiteti për të drejtat dhe liritë e njeriut, që do të merrej me mbledhjen e të dhënave për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Me vizitat e saj të shpeshta në Kosovë, deri sa nuk do të shpallet persona non grata nga regjimi i Beogradit, inkurajoi intelektualët shqiptarë që të themelonin një parti politike, siç ndodhi në të vërtetë me “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, të cilën, për vite, nga Vjena e afirmoi kauzën e saj të rezistencë institucionale paqësore. Kristine von Kohl, në fushën e publicistikës, me disa vepra trajtoj krizën në ish Jugosllavi si dhe pasojat që solli shpërbërja e saj. Ndër këto libra gjithsesi dallohen “Jugosllavia” (1990),”Kosova – nyja e gordosë” (1992), “Shqipëria” (1999), “Ballkani – stabilitet ose kaos në Europë” (2000). Së fundi ishte kryeredaktore e revisët “Balkan anders”.
Paul Lendvai
Një zë tjetër i fuqishëm nga Vjena, padyshim se ishte edhe i Paul Lendvait, publicist, autor i shumë veprave politike që trajtojnë rrethanat në diktaturave komuniste, redaktor dhe moderator i Televizionit të Austrisë (ORF1), i cili, në debatet televizive, u dha hapësirë intelektualëve të Kosovës të pasqyronin gjendjen para, gjatë dhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës. Lendvai, po ashtu, u tregua i zellshëm që opinioni austriak të njihet me shkaktarët e krizës në ish Jugosllavi (regjimin hegjemonist të Beogradit) si dhe inspiruesit e tyre kryesorë: intelektualët nga radhët e Akademisë Serbe të Shkencave si dhe ato të çarqeve të Kishës Ortodokse Serbe që u vunë në krye të indoktrinimit që solli të lufta e armatës jugosllave kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe së fundit Kosovës. Dy emisione speciale, Lendvai ia kushtoi themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, me ç’rast në studio solli intelektualë eminentë austriakë, sllovenë dhe shqiptarë, të cilët shfaqjen e kësaj partie në jetën politike e vlerësuan si një kthesë të rëndësishme historike, meqë për herë të parë në krye të një lëvizjeje politike viheshin intelektualët e njohur me koncepte perëndimore, të cilët, me kërkesën për liri dhe barazi, i hapnin rrugë të pandalshme shtetësisë së Kosovës. Për Lendvain, shfaqja e LDK-së si parti politike e shqiptarëve kishte rëndësi historike ngaqë kërkesa për liri, barazi dhe demokraci shënonte largimin përfundimtar nga konceptet e irredentizmit ideologjike të bashkimit me Shqipërinë staliniste me metoda revolucionar, që përfaqësonte ilegalja shqiptare e shkapërderdhur nëpër grupe të shumta klandestine majtiste mbi platformën marksiste-leniniste brenda dhe jashtë vendit.
(Shkëputje nga libri “Vitet e Gjermanisë”, 2024)

Kosova dhe serbët që jetojnë në pjesën veriore të saj

0

Gani Mehmeti 

KOSOVA DHE SERBËT E VERIUT  

Çfarë do të thotë BE-ja, sikur Kosova të ndërhyjë në kërkesën e serbëve në veri të Kosovës që të dalin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës? 

Besoj se do të deklaroheshin ashpër, ndoshta do të shkonin sërish edhe deri tek masat që do të ndërmerrnin ndaj Kosovës. 

Po, ku është BE që nuzk ndërhyn vetë në këtë rast e të ju përgjigjet se pa njiohjen e Pavarësisë së Kosovës, se deri sa ata do të punojnë kundër shtetit në të cilin jetojnë, nuk do të kenë përkrahjen e Bashkimit Europian, se ky veprim i tyre është kundërlogjore dhe kundërkushtetuese. 

Dalja nga Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është integrim, është dezintegrim. Se serbët duan të jetojnë edhe brenda Kosovës por pa njohur shtetësinë e Kosovës, duhet të bashkëjetojnë me shqiptarët, por Vuçiqi përmes Listës Serbe i pengon. Prandaj, Lista Serbe, edhe pse fitoi në zgjedhje, sipas veprimeve të saja kundërkushtetuese, kundërligjore dhe kundër shtetësisë së Kosovës, duhet të shpallet terroriste dhe do duhej të çregjistrohej si parti. 

Nëse nuk merren masa ndaj kryetarëve të sapoemëruar të këtyre katër komunave në veri të Ksoovës, ata nuk do të ndalen vetëm me kaq. Se çfarë do të ndërmarrin, varet nga ideologu i tyre, Aleksandër Vuçiq, që mbetet të shihet, sepse neve nuk na e merr mendja se çfarë do t’u thotë ai. 

Serbëve u dhemb se e dinë që nuk janë etnikisht në Kosovë,e janë të ardhur, kryesisht pas viti 1912, mbas pushtimit të Kosovës nga serbët. Këtyre u dhemb këtu tani pse kanë mbetur minoritet dhe se ata nuk janë këtu vendorë, janë të ardhur nga Serbia, prandaj duan të paraqiten si njerëz mbi njerëz.  

Nuk është mirë dhe nuk do të duhej të lejoheshin që ata të mbyllen brenda atyre katër komunave, por të integrohen me komunat tjera joserbe, të bashkëpunojnë e të ndihmojnë njëra tjetrën. Kështu, duke bashkëpunuar do të afroheshin dhe do të trajtoheshin të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa u lëshuar në baza etnike. 

Me kërkesën e tyre për dalje nga Asociaciopni i Komunave të Kosovës, shihet se serbët kanë mbetur ata që ishin, se nuk duan bashkëpunimin me komunat e tjera, e pa qenë anëtare të këtij asociacioni, si do të mund të ndihmoheshin nga komunat tjera. Bashkëpunimi gjiuthsesi ka edhe rolin e integrimit dhe të afrisë së kommbeve ndërmjetvetit, për çka nuk duhet të lejohet zyrtarisht largimi nga asociacioni i komunvae të Kosovvës. Kjo, të paktën, të mos pranohet nga komunat e tjera, e sa ata do të tregohen bashkëpunuaes, do të mbetej të shihej më vonë. 

Dhe, deri sa këta nuz duan të jenë në një asociacion me komunat e tjera të Kosovës, me çfarë të drejte kërkojnë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë? Pastaj, deri sa Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk kanë kompetenca ekzekutive, që janë 38 sosh, me çfarë të drejte kërkojnë  kompetenca ekzekutive katër komuna?! Kjo edhe vetëm si kërkesë nuk do duhej të bëhej e jo edhe të realizohej. 

Nuk lejohet mbyllje në veteve, por hapje ndaj të gjithëve, pra edhe anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Asociacioni mes katër komunave me shumicë serbe, do duhej të ishte një mini asociacion, çka do të kuptohej një bashkëpunim edhe mes këtyre katër komunave, por gjithsesi edhe anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës, sepse veriu i Kosovës është pjesë territoriale e Kosovës dhe nuk do të pranoja ndarje, që simbolikisht do të kuptohej se janë jashtë juridiksionit të Kosovës dhe gradualisht do të afroheshin me Serbinë.  

Kosova nuk ka më tokë për të falur, është mirë ta dijë secili. 

Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb për kidnapimin e Milan Vukashinoviq

0
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor 2025, sot është arrestuar në Leshak ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë, V.M.
Sipas Sveçlës, arrestimi është realizuar në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. I dyshuari, i cili kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës pas marrëveshjes së vitit 2013, dyshohet se ka bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe ka pasur rol mbështetës në kidnapimin e Vukashinoviqit, i cili u plagos rëndë dhe po trajtohet në Serbi.
Postimi i plotë:
Në kuadër të hetimeve intensive që po kryhen lidhur me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor 2025 nga strukturat e sigurisë së Serbisë, sot, në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është arrestuar në Leshak ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë, i cili ishte integruar në PK sipas marrëveshjes së vitit 2013, prej nga kishte dhënë dorëheqje, V.M.
Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi.
V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.
Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Herët a vonë, para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës për këtë rast dhe rastet e tjera, të cilët janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë, përkatësisht strehohen atje dhe shfrytëzohen nga pushteti për qëllime politike dhe të sigurisë.

Pyetja nuk është çfarë ndodhi, por pse heshtja vazhdon dhe pse e vërteta zëvendësohet me rehati në Plavë

1
Nga: Kaltrina Hoti, Hot, Plavë
___
Ky territor u shkëput nga sistemi dhe u la pa zhvillim. Nuk pati përditësime, as planifikim afatgjatë dheas investime kuptimplota.
Gjatë këtij procesi, mes pakicës shqiptare u promovua një identitet i ri — një identitet i quajtur boshnjak.
Ky identitet nuk ka lidhje historike, kulturore apo etnike me boshnjakët. Ai nuk lindi si vazhdim i trashëgimisë, por si një ndërtim politik dhe administrativ, i krijuar përmes presionit afatgjatë, neglizhencës dhe riklasifikimit. Me kalimin e kohës, ky proces dobësoi vazhdimësinë kulturore shqiptare dhe krijoi konfuzion rreth përkatësisë dhe identitetit në Plavë.
Ajo që pasoi ishte graduale, por e qëllimshme. Pakica shqiptare humbi ngadalë dukshmërinë, mbështetjen dhe përfaqësimin. Sot, disa njerëz që quhen boshnjakë e shprehin këtë konfuzion duke thënë: “Nuk ndihem shqiptar.” Ata e trajtojnë kulturën dhe identitetin si diçka për të cilën mund të negociohet. Këta njerëz kanë frikë të thellohen në histori ose ta përdorin historinë për t’u zhvilluar, sepse e dinë se, nëse e bëjnë këtë, do të duhet të përballen me veten.
Të gjitha partitë politike, pavarësisht përkatësisë kombëtare në Mal të Zi, i kthyen këto territore në një zonë neutrale, të përdorur vetëm për nevoja politike.
Por jo gjithçka shkoi sipas planit të tyre.
Një përqindje e vogël e pakicës shqiptare nuk hoqi dorë kurrë. Ata ekzistuan në heshtje. U përshtatën me sistemin për të mbijetuar. Sot, në sytë e partive politike shqiptare nga territore të ndryshme të Malit të Zi, këta njerëz shihen padrejtësisht si individë që kanë zgjedhur të harrojnë identitetin e tyre.
Çdo ligj që ishte menduar të siguronte barazi dhe një jetë të denjë për pakicën shqiptare në këtë territor, nuk u zbatua kurrë realisht. Këto ligje të pazbatuara u përdorën vetëm si premtime — si mjete për të mbledhur vota, kur partive politike u nevojiteshin pak numra për të fituar.
Sot shohim parti politike shqiptare nga territore të ndryshme që përpiqen të hyjnë në lagjet tona, duke thënë se nuk mund të punojnë me këta njerëz dhe duke i quajtur të humbur.
Unë pyes: ku ishin këto parti kur këta njerëz po humbnin?
Si punohet sot me njerëz që për shumë vite kanë qenë të mbyllur në një kafaz?
Me njerëz që kanë mësuar të kenë frikë nga vetja.
Me njerëz që e dinë se, nëse shprehin atë që janë vërtet, jeta e tyre tashmë e vështirë mund të bëhet edhe më e rëndë.
Këtyre njerëzve duhet t’u afrohet me kujdes, me ndjeshmëri dhe me garanci se nuk do të bëhen më viktima të lojërave politike.
Duhet t’u ofrohen elementet bazë të jetës që ende u mungojnë.
Brezi i ri ka nevojë për siguri dhe ngrohtësi — për një hapësirë të sigurt ku t’u thuhet: është në rregull të fillosh një faqe të re.
Ata duhet të ndalojnë të manipulohen nga ata që tashmë e kanë humbur veten brenda një kulture që në të vërtetë nuk ekziston.
Ka ardhur koha për përgjegjësi për dëmin e shkaktuar ndaj këtyre njerëzve — shpirtëror, emocional dhe njerëzor. Qeveria duhet të ndalojë diskriminimin ndaj pakicave në këtë territor. Partitë politike shqiptare duhet të ndalojnë së vepruari për interesa personale dhe të fillojnë të veprojnë në interes të këtyre njerëzve të humbur.
Një gjë është e sigurt: ata që arritën ta shpëtojnë veten nga ky ndikim, mbeten të fortë. Ata mbartin hijet e së kaluarës, dhe historia ka treguar se këto hije mund të kthehen në mënyra që i befasojnë të gjithë.
Drejtësia gjithmonë fiton.
Ndonjëherë vjen vonë — por kurrë nuk është tepër vonë.
Artistja Kaltrina Hoti, në simpoziumin për Lahuten të mbajtur sivjet në Hot të Plavës
___
What follows is known.
It has been lived, witnessed, and repeated.
The question is not what happened, but why silence remains and why truth is replaced by comfort.
___
Plav-Hot
___
The territory was separated from the system and left without development. There were no updates, no long-term planning, and no meaningful investment.
During this process, a new identity was promoted among the Albanian minority—an identity referred to as Bosnian. This identity has no historical, cultural, or ethnic connection to Bosnians.
It emerged not as a continuation of heritage, but as a political and administrative construction created through long-term pressure, neglect, and reclassification. Over time, this process weakened Albanian cultural continuity and created confusion around belonging and identity in Plav.
What followed was gradual, but deliberate. The Albanian minority slowly lost visibility, support, and representation. Today, some people who are called Bosniaks show this confusion by saying, “I don’t feel Albanian.”
They treat culture and identity as something that can be bargained with. These people are afraid to go deeper into history or to use history to develop themselves, because they know that if they do, they will have to face themselves.
All political parties of every nationality in Montenegro turned these territories into a neutral zone used only for political needs.
Not everything went according to their plan.
A small percentage of the Albanian minority never gave up. They existed in silence. They adapted to the system to survive. Today, in the eyes of Albanian political parties in different territories of Montenegro, these people are unfairly seen as individuals who chose to forget their identity.
Every law that was meant to secure equality and a decent life for the Albanian minority in this territory was never truly applied. These unapplied laws were used only as promises tools to collect votes when political parties needed a small number to win.
Now we see Albanian political parties from different territories trying to enter our neighborhoods, saying they cannot work with these people and calling them lost.
I ask: where were these parties when these people were being lost?
How do you work today with people who were locked in a cage for many years? People who learned to fear themselves. People who know that if they express who they truly are, their already difficult lives may become even harder.
These people need to be approached gently, with care, and with guarantees that they will not become victims of political games again.
They need to be offered the basic elements of life that they are still missing.
The new generation needs security and warmth a safe space where they can be told: it is okay to start a new page.
They must stop being manipulated by those who have already lost themselves inside a culture that does not truly exist.
The time has come for accountability for the damage done to these people spiritually, emotionally, and as human beings.
The government must stop discriminating against minorities in this territory.
Albanian political parties must stop acting in their own personal interests and start acting in the interest of these lost people.
One thing is certain: those who managed to save themselves from this influence remain strong. They carry the shadows of the past, and history has shown that these shadows can return in ways that surprise everyone.
Justice always wins.
Sometimes it comes late……but it is never too late.
Foto nga qyteti i Plavës …
___
Norsk / Norvegjisht
___
Hva som følger er kjent.
Det har blitt levd, bevitnet og gjentatt.
Spørsmålet er ikke hva som skjedde, men hvorfor stillhet består og hvorfor sannheten erstattes av trøst.
___
Plav-Hot, Montenegro
___
Området ble adskilt fra systemet og etterlatt uten utvikling. Det ble ingen oppdateringer, ingen langsiktig planlegging og ingen meningsfull investering.
I løpet av denne prosessen ble en ny identitet fremmet blant den albanske minoriteten – en identitet referert til som bosnisk. Denne identiteten har ingen historisk, kulturell eller etnisk tilknytning til bosniere.
Det fremsto ikke som en fortsettelse av arven, men som en politisk og administrativ konstruksjon skapt gjennom langsiktig press, omsorgssvikt og omklassifisering. Over tid svekket denne prosessen albansk kulturelle kontinuitet og skapte forvirring rundt tilhørighet og identitet i Plav.
Det som fulgte var gradvis, men bevisst. Den albanske minoriteten mistet sakte synlighet, støtte og representasjon. I dag viser noen mennesker som kalles bosniakker denne forvirringen ved å si: “Jeg føler meg ikke albansk. «
De behandler kultur og identitet som noe man kan forhandle med. Disse menneskene er redde for å gå dypere inn i historien eller bruke historien til å utvikle seg selv, for de vet at hvis de gjør det, må de møte seg selv.
Alle politiske partier av enhver nasjonalitet i Montenegro gjorde disse områdene til en nøytral sone som kun brukes til politiske behov.
Ikke alt gikk etter planen deres.
En liten prosentandel av den albanske minoriteten ga aldri opp. De eksisterte i stillhet. De tilpasset seg systemet for å overleve. I dag, i øynene til albanske politiske partier i ulike områder i Montenegro, blir disse menneskene urettferdig sett på som individer som valgte å glemme sin identitet.
Enhver lov som var ment å sikre likhet og et anstendig liv for den albanske minoriteten i dette territoriet ble aldri virkelig brukt. Disse lovene ble kun brukt som løfteverktøy for å samle stemmer når politiske partier trengte et lite antall for å vinne.
Nå ser vi albanske politiske partier fra forskjellige områder som prøver å komme seg inn i våre nabolag, sier at de ikke kan jobbe med disse menneskene og kaller dem fortapt.
Jeg spør: hvor var disse partiene da disse menneskene gikk seg vill?
Hvordan jobber man i dag med folk som har vært innestengt i et bur i mange år? Folk som lærte å frykte seg selv. Folk som vet at dersom de uttrykker hvem de virkelig er, kan deres allerede vanskelige liv bli enda vanskeligere.
Disse menneskene må kontaktes forsiktig, med omsorg, og med garantier for at de ikke blir ofre for politisk spill igjen.
De må tilbys de grunnleggende elementene i livet som de fortsatt mangler.
Den nye generasjonen trenger trygghet og varme et trygt rom hvor de kan bli fortalt: det er greit å starte en ny side.
De må slutte å bli manipulert av de som allerede har mistet seg selv inne i en kultur som ikke virkelig eksisterer.
Tiden er inne for ansvarlighet for skaden påføres disse menneskene spirituelt, emosjonelt og som mennesker.
Regjeringen må slutte å diskriminere minoriteter i dette territoriet.
Albanske politiske partier må slutte å handle i egne personlige interesser og begynne å handle i disse tapte folks interesse.
En ting er sikkert: De som klarte å redde seg selv fra denne innflytelsen forblir sterke. De bærer på fortidens skygger, og historien har vist at disse skyggene kan komme tilbake på måter som overrasker alle.
Rettferdighet vinner alltid.
Noen ganger kommer det sent…… men det er aldri for sent.

Kaltrina Hoti, artiste nga Hoti i Plavës dhe aktiviste e shoqërisë civile në qytetin e Plavës