Kreu Blog Faqe 347

Hamas po vuan për të paguar pagat e terroristëve të tij

1

Terroristi i Hamasit sulmon kibbutzin më 7 tetor 2023. Foto: CCTV

 

Aftësia e Hamasit për të paguar rrogat e terroristëve dhe Brigadës Al-Qassam është dobësuar rëndë si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite, shkruan The Jerusalem Post.

Organizata po përjeton krizën e saj më të keqe financiare ndonjëherë dhe nuk është më në gjendje të mbajë pagime të rregullta për mijëra terroristë.

Moral i ulët dhe dezertime

Kriza shkaktohet kryesisht nga sulmet e sakta të IDF ndaj infrastrukturës financiare të Hamasit, tuneleve të kontrabandës, zyrave të këmbimit të parave dhe burimeve të të ardhurave nga taksat në Gaza. Më parë, Hamas ka financuar rrogat përmes doganave, mbështetjes nga Irani dhe Katari – dhe donacioneve.

Raportohet për vonesa disa mujore, pagesa të pjesshme dhe mungesë totale të pagave, gjë që çon në moral të ulët dhe dezertime në radhët e tyre.

Sipas ChatGPT, Norvegjia ka dhuruar gjithsej, në mënyrë të përafërt, midis 8,5 dhe 13 miliardë krona për zonat palestineze/Gaza në periudhën 2007–2025.

Hamas sliter med å betale lønn til sine terrorister

Dijana Toska kërkon nga shteti shqiptar që të deklarohet rreth deklaratës së Ministres së Jashtme Elisa Spiropali rreth “minoritetet shtetformuese”

1
Dijana Toska, Shkup 
___
KËRKESË PËR SQARIM ZYRTAR NGA SHTETI
___
“Minoritet shtetformues” nuk është koncept juridik, por shpikje politike
Deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbi “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përmenden në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri, kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar nga institucionet e shtetit shqiptar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 përqind, faktor kushtetues, demografik dhe historik në këtë shtet. Çdo formulim që i relativizon apo i barazon me pakica kombëtare përbën devijim serioz nga e vërteta politike dhe historike.
Shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë lodra në duart e shtetit amë, por trung kombëtar që duhet përkrahur dhe mbrojtur. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe moral i Shqipërisë.
Republika e Shqipërisë, sipas frymës së Kushtetutës së saj dhe praktikës së deritanishme shtetërore, ka përgjegjësi të qartë për: mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve, ruajtjen e statusit të tyre politik dhe moslejimin e asnjë narrative që i zhbën ata nga subjekt në objekt diplomatik.
Prandaj, kërkohet të sqarohet publikisht:
1. A ishte kjo deklaratë lapsus individual, apo mosdije!?
2. Apo përfaqëson një ndryshim zyrtar të politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?
Heshtja në këtë rast do të nënkuptonte pranim të relativizimit të statusit shtetformues të shqiptarëve, gjë që është e papranueshme dhe e dëmshme për interesin kombëtar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kërkojnë favore, por respektim të statusit të tyre real politik dhe përkrahje të qartë nga shteti amë.
Kjo deklaratë nuk është lapsus i pafajshëm diplomatic është gabim i rëndë politik dhe historik.Është legjitimim i narrativave unitariste që i kanë diskriminuar për dekada shqiptarët e Maqedonisë..
Reciprociteti aplikohet mes pakicave, jo mes një pakice dhe një populli shtetformues.
Kjo është ABC-ja e diplomacisë, jo temë për eksperimente politike.
Faleminderit për vëmendjen.
Shpresojmë që sqarimi të konfirmojë se Shqipëria nuk negocion me identitetin, statusin dhe dinjitetin e shqiptarëve, sepse ato nuk janë çështje diplomatike, por themeli i kombit.
Historia i mban mend mirë jo vetëm fjalët që thuhen, por edhe sqarimet që jepen – ose që mungojnë.
DT
22.12.2025

Naim Gacaferri po i prin Siparuntit dhe Pejës: 65 vjet punë, krenari dhe eksport në Evropë

0
Sak Muji, Rugovë – Zvicër
___
Kur puna bëhet flamur: Peja, vlerat kombëtare dhe drita e një tradite 65-vjeçare
Pejë, 21 dhjetor 2025 – Ka ditë kur fjala nuk mjafton, sepse emocionin e bartin vetë sytë e njerëzve, duart e punëtorëve, aroma e drurit të punuar me nder dhe heshtja e atyre që s’e lënë vendin pa shpresë. Një ditë e tillë ishte dje në Pejë, ku u zhvillua një takim i veçantë – takim i vlerave kombëtare, takim i besimit në punë, në dinjitet dhe në të ardhmen.
Në këtë frymë, Rozeta organizoi një takim me Tribunin, Albin Kurti, ku u fol jo vetëm për politikë si fjalë, por për politikë si përgjegjësi – përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndaj punës, ndaj prodhimit vendor dhe ndaj njeriut që e mban shtetin gjallë përmes mundit të ndershëm.
Por ky takim nuk mbeti vetëm në sallë. Ai mori formë të prekshme në një vizitë ku krenaria nuk është slogan, por realitet i përditshëm: kompania e mirënjohur Gacaferri, në qytetin e Pejës.
Takimi me një emër që s’është vetëm kosovar, por histori suksesi
Në praninë e Kryeministrit Kurti dhe kolegëve, u vizitua Gacaferri – një kompani që për shumë familje kosovare s’është thjesht prodhues mobiliesh, por simbol i qëndrueshmërisë, i cilësisë dhe i emrit të mirë që shkon përtej kufijve.
Me një traditë mbi 65 vite, Gacaferri ka ndërtuar një rrugë të palëkundur: duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me metodat moderne të inxhinierisë, duke ruajtur shpirtin e punës së dorës dhe duke e çuar atë në nivelin ku sot quhet Premium.
Kompania është e specializuar në dizajnimin dhe prodhimin e mobilieve të nivelit të lartë – kuzhina moderne dhe klasike, si dhe zgjidhje interieri – ku mjeshtëria e drurit harmonizohet me elegancën e dizajnit italian. Aty ku çdo vijë, çdo kënd, çdo detaj, sikur thotë: “Kjo punë s’është thjesht zanat – është identitet.”
Kur cilësia e Kosovës shkon në Evropë
Në një kohë kur shumë flasin për zhvillim, por pak e prekën me dorë, Gacaferri është dëshmi se zhvillimi krijohet me disiplinë, standard dhe besim në produktin vendor. Me rritje të shpejtë dhe qëndrueshmëri në cilësi, kompania është pozicionuar si lider në tregun vendor, me një rrjet të gjerë e besnik klientësh – por edhe si eksportues i suksesshëm në Zvicër, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.
E gjitha kjo nuk është vetëm statistikë. Është mesazh. Mesazh për rininë që kërkon arsye të qëndrojë. Mesazh për punëtorin që kërkon respekt. Mesazh për biznesin që kërkon shtet e jo pengesë. Dhe mesazh për Kosovën që kërkon të ecë përpara me dinjitet.
Mirënjohje për mikpritjen: Naim Gacaferri dhe stafi i shkëlqyer
Në qendër të këtij takimi ishte edhe mirënjohja – ajo mirënjohje e thjeshtë, por e fortë, që i jep vlerë punës së tjetrit.
Faleminderit z. Naim Gacaferri, familjes dhe stafit të shkëlqyer të kompanisë Gacaferri për mikpritjen e ngrohtë dhe shumë bujare. Sepse mikpritja është kulturë, ndërsa respekti për punën është vlerë kombëtare.
Kur vlerat kombëtare s’janë fjalë – por mënyrë jetese
Dje, në Pejë, u pa qartë një e vërtetë që s’duhet harruar: vlerat kombëtare nuk ruhen vetëm me flamur në dorë, por me punë të ndershme, me cilësi, me besnikëri ndaj emrit, dhe me mbështetje për prodhimin vendor.
Kur një kompani si Gacaferri qëndron 65 vite, kur punëtorët prodhojnë me standard, kur produkti ynë kërkohet në Evropë – atëherë shpresa nuk është ëndërr. Është proces. Dhe ai proces ka nevojë për energji, për bashkim dhe për një vizion që s’e ul kokën.
Peja dje nuk ishte vetëm qytet. Peja ishte jehonë. Ishte dëshmi se Kosova ecën kur nderon punën dhe kur ngre njerëzit që ndërtojnë.

Kur flamuri flet më fort se fjalët – Besim Hasani, sfida e 28 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës 

0

  

nga: Luan Dibrani, Gjermani 

Ka momente në historinë e një populli kur vota nuk është thjesht zgjedhje politike, por akt moral.
28 Dhjetori është një nga ato ditë për Kosovën.  

Ka burra që e ndërtojnë emrin me fjalë, dhe ka burra që e gdhendin emrin e tyre në histori me vepra. Besim Hasani i përket kësaj kategorie të rrallë – burrështetas i sportit, arkitekt i ndërkombëtarizimit të Kosovës dhe sot, me plot të drejtë, pretendent serioz për të qenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.   

Kryetari i Partisë Demoratike të Kosovës Bedri Hamza, ka njoftuar se ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, do të garojë për deputet në listën e kësaj partie. Hamza tha se Kosova sot ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, prosperitet  dhe rezultate. 

Në këtë ditë, qytetari nuk pyetet vetëm kë të votojë, por kë ta dërgojë si fytyrë të vetën në shtet. Dhe pikërisht këtu del në pah emri i një burri që nuk erdhi nga zhurma e politikës, por nga heshtja e punës së madhe: Besim Hasani. 

Ai nuk erdhi nga era – erdhi nga rrënja 

Besim Hasani nuk është produkt fushate.
Ai është produkt i tokës së Gollakutnga fshati Prapashticë, i një familjeje me shtyllë kurrizore, me traditë atdhetare, me dije dhe sakrificë. Familje që nuk u rreshtua kurrë në anën e përfitimit të lehtë, por në anën e nderit dhe qëndresës. Nga ajo rrënjë lindin burra që nuk e shesin flamurin për kolltuk. 

Kur Kosova nuk kishte zë, ai u bë zëri i saj 

Para se shumë prej atyre që sot zënë ulëse në Kuvend të mësonin të flisnin për shtetin, Besim Hasani e përfaqësonte Kosovën në botë.
Në kohë izolimi, ai e çau murin.
Në kohë mohimi, ai kërkoi njohje.
Në kohë dyshimi, ai solli fitore. 

Si President i Komitetit Olimpik të Kosovës: 

  • e çoi Kosovën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, 
  • e bëri flamurin tonë të valojë në Olimpiadë, 
  • e bëri himnin tonë të dëgjohet para botës, 

dhe i dha këtij vendi medalje, krenari dhe dinjitet.   

Pamje Besim Hasanit, me kryetarin e Kosovës Dr Ibrahim Rugova ne Kohen e sfidave dhe betejave për ndërtimin e Kosovës  edhe ne fushën e  sportit. 

  •  

Për këtë, bota e nderoi me Urdhrin Olimpik – dekoratë që nuk i jepet politikanëve të zhurmshëm, por burrave që lënë gjurmë. 

Sfida politike e 28 Dhjetorit 

Sot, Kuvendi i Kosovës vuan nga një sëmundje e rëndë:
shumë zëra pa peshë dhe shumë ulëse pa vepra. 

Besim Hasani është sfidë për këtë realitet.
Ai është pyetje e drejtpërdrejtë për votuesin:
A duam deputetë që flasin, apo deputetë që kanë vepruar? 

Ai nuk hyn në politikë për të mësuar shtetin.
Ai hyn për t’i dhënë shtetit përvojë, autoritet dhe reputacion ndërkombëtar. 

Sot, Kosova ka një Kuvend ku, për fat të keq, shumë ulëse janë zënë pa asnjë kontribut real, pa bagazh profesional, pa vizion dhe pa ndikim. Në këtë realitet, Besim Hasani nuk vjen për të mësuar politikën, por për ta ushtruar atë me përgjegjësi, me përvojë shtetformuese dhe me respekt ndërkombëtar të dëshmuar. 

Ai është njeriu që di: 

  • të përfaqësojë Kosovën me dinjitet, 
  • të flasë gjuhën e diplomacisë, 
  • të ndërtojë ura bashkëpunimi, 
  • dhe mbi të gjitha, të krijojë rezultate konkrete, jo premtime boshe. 

 

Besim Hasani me Ibrahim Rugovën

PDK dhe prova e maturisë 

Kandidimi i Besim Hasanit është edhe provë për Partinë Demokratike të Kosovës.
Prova nëse kjo parti dëshiron të dalë nga rrethi i mbyllur i figurave të konsumuara dhe të hapet ndaj vlerave reale, njerëzve që nuk e kanë njollosur emrin dhe që nuk e kanë tradhtuar besimin publik. Kandidimi i Besim Hasanit vjen në një moment reflektimi për Partinë Demokratike të Kosovës. Largimi i Memli Krasniqit nga një model i mbyllur drejtues ka hapur hapësirë për frymë të re, për kandidatë me integritet dhe me autoritet real shoqëror. Figura si Besim Hasani janë dëshmi se PDK-ja ka potencial per reformim  dhe të dalë nga një guaskë hermetike dhe të rifitojë besimin qytetar përmes vlerës, jo retorikës.  

Thirrje nga ndërgjegjja, jo nga podiumi kthejeni krenarinë në votë  

Më 28 Dhjetor, vota nuk është vetëm për parti.
Është për dinjitetin e përfaqësimit.  

Besim Hasani nuk kërkon votën për emrin e tij, por për kontributin e tij të dëshmuar. Ai nuk premton mrekulli, por ofron përvojë. Nuk shfaqet si politikan i rastit, por si njeri i veprave, që e ka dëshmuar veten kur Kosova kishte më së shumti nevojë. 

Prandaj, qytetarë të Gollakut dhe mbarë Kosovës,
bëjeni zërin tuaj të dëgjohet përmes një njeriu që di të flasë dhe të veprojë.  

Kur votoni Besim Hasanin: 

  • votoni një familje që e ka dashur Kosovën pa kushte, 
  • votoni një burrë që e ngriti flamurin para se të kërkojë votën, 
  • votoni për një Kuvend me më pak zhurmë dhe më shumë peshë. 
  • sport të zhvilluar, 
  • rini të mbështetur, 
  • kulturë shtetërore, 
  • dhe politikë me dinjitet, 

 

️ Besim Hasani – Nr. 22
️ PDK – Nr. 130  

Që zëri yt nesër në Kuvend të jetë zë i veprave, jo i boshllëkut.
Besim Hasani – figurë me bagazh, potencial dhe përgjegjësi shtetërore. 

Në kohë kur fjala është shpenzuar,
le t’i besojmë atij që ka folur me vepra. 

Besim Hasani – jo premtim i radhës, por provë e dhënë. 

Kur Kosova punon, Amerika ndihmon dhe e vë vulen

1

Agim Aliçkaj, Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

– Një vrojtim ndryshe mbi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së

Heqja e sanksioneve të padrejta evropiane, njohja e pavarësisë nga Bahamas dhe, sidomos, Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së i nënshkruar nga Presidenti Trump janë lajme të shkëlqyera për Kosovën dhe dëshmojnë vlerësim për qeverisjen e mirë të Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Gëzimi i popullit shqiptar në Kosovë, në Amerikë dhe kudo në botë është plotësisht i justifikuar, por lavdërimet vend e pa vend se kujt i takojnë meritat kanë arritur nivele absurde. Këto arritje janë rezultat i shumë faktorëve, si në Kosovë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faktori vendimtar në Kosovë është një Kosovë stabile, demokratike dhe sovrane cep më cep. Qeveria Kurti e pastroi veriun nga bandat serbe dhe të gjitha format e kriminalitetit, eliminoi strukturat paralele ilegale dhe hoqi çdo formë ndërhyrjeje të shtetit armiqësor serb në punët e brendshme të Kosovës.

Kryeministri Kurti e lançoi Doktrinën e Dinjitetit dhe Ndërtimit të Shtetit, duke qëndruar i palëkundur përballë presioneve të padrejta dhe jo parimore nga zyrtarë ndërkombëtarë — përfshirë edhe disa amerikanë — për të bërë lëshime të mëtejshme ndaj Serbisë dhe bandave të saj në Kosovë.

Sikur Kosova të ishte e bllokuar nga barrikadat, propozimi për anëtarësim në NATO kurrë nuk do ta kishte gjetur vendin e vet në ligjin amerikan. Edhe dispozita të tjera do të kishin ndryshuar thelbësisht. Qetësimi i veriut eliminoi plotësisht propozimet për shkëmbim territoresh dhe ndarjen e Kosovës.

Faktori kryesor në Amerikë pas propozimit të këtij ligji janë arkitektët profesionalë të politikës së jashtme afatgjatë të SHBA-së. Ata e kanë klasifikuar Kosovën dhe Ballkanin si interes strategjik amerikan. Kjo konfirmohet nga fakti se ligji kaloi Kongresin pa vështirësi të mëdha dhe u nënshkrua pa vërejtje nga Presidenti Trump.

Diaspora e fortë patriotike shqiptaro-amerikane i ka meritat e veta për këtë ligj, por nuk do të përmend emra, sepse komuniteti i njeh. Megjithatë, dua të theksoj se disa individë dhe organizata të lidhura me ish-ambasadorin pro-serb Richard Grenell nuk kanë arsye të mburren. Ata po i përdorin kontaktet e tyre me zyrtarë amerikanë për të kritikuar qeverinë e Kryeministrit Kurti — që do të thotë të veprosh kundër shtetit tënd.

Faktet e pamohueshme tani tregojnë se:

– Interesat strategjike afatgjata amerikane krijohen nga ekipe profesionale, ku lobimi ka ndikim të kufizuar. Milionat e dollarëve që Serbia shpenzoi për lobim ishin të kota, sepse kauza e saj është e padrejtë. Ne e kemi më lehtë, sepse kauza jonë është e drejtë. Prandaj, komuniteti shqiptaro-amerikan duhet t’i vazhdojë përpjekjet e tij lobuese me edhe më shumë vendosmëri.

– Ajo që ka rëndësi është se Kosova është një investim amerikan. Ajo ka hyrë në interesat strategjike të Amerikës. Amerika nuk do ta braktisë kurrë Kosovën.

– Amerika mund të të kritikojë, por të dëgjon, të përcjell dhe të ndihmon nëse e meriton. Udhëheqësit e Kosovës duhet të tregojnë aftësi, guxim, koordinim, përkushtim, veprim dhe argumentim të sinqertë e të drejtë. Amerika nuk i pëlqen dembelët apo servilët qyqana. Kur Kosova punon me përkushtim dhe drejtësi, Amerika e vulos.

– Vendimet dhe veprimet përfundimtare shpesh ndryshojnë nga deklaratat publike të disa përfaqësuesve amerikanë. Kritikat nga disa zyrtarë të përkohshëm amerikanë, si ish-ambasadorët Grenell, Hill dhe të tjerë të ndikuar prej tyre, nuk duhen marrë seriozisht.

– Akuzat se “Albini i prishi marrëdhëniet me Amerikën dhe miqtë ndërkombëtarë” janë të pabaza. Është opozita dembele dhe servile ajo që i dëmtoi marrëdhëniet me diplomatët e huaj duke iu bindur atyre dhe duke e gjymtuar shtetin. Të mësuar me bindje të pakushtëzuar, ndërkombëtarët nuk i kuptojnë qëndrimet e pavarura të marra në interes të shtetit nga z. Kurti dhe për këtë arsye nuk e pëlqejnë atë.

– Është opozita destruktive e Kosovës (PDK, LDK, AAK dhe NISMA), organizata armiqësore Lista Srpska, kryeministri pro-serb i Shqipërisë Edi Rama, një pjesë e madhe e mediave të ndikuara nga Serbia dhe disa OJQ në Kosovë që po i mbajnë gjallë shpresat e Serbisë për rikthim ose ndarje të Kosovës.

A ka diçka më të bukur sesa miku më i mirë i Kosovës dhe shteti më i fuqishëm në botë — Shtetet e Bashkuara — që sanksionon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kundërshton krijimin e asociacioneve që dëmtojnë funksionalitetin e shtetit, kërkon njohje reciproke dhe mbështet zgjerimin e NATO-s, përfshirë perspektivën e anëtarësimit të Kosovës?

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së e konfirmon përfundimisht triumfin e Doktrinës së Kurtit mbi Doktrinën e Servilizmit dhe Shkatërrimit të Shtetit të promovuar nga opozita, e cila gjatë viteve të shumta në pushtet kultivoi korrupsionin dhe lejoi ndërhyrjen e regjimit fashist të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Vetëm një Ushtri e fortë e Kosovës, e mbështetur nga Amerika deri në anëtarësimin në NATO, mund ta dekurajojë Serbinë.

Diplomatët dhe zyrtarët amerikanë nuk kanë të drejtë dhe nuk duhet të ndërhyjnë në zgjedhjet e lira të vendeve mike si Kosova për të favorizuar një parti apo kandidat të caktuar. Megjithatë, ata kanë të drejtë të monitorojnë zgjedhjet, të shprehin mendime për çështje specifike dhe të kenë preferenca.

Bazuar në të gjitha informacionet në dispozicion, preferenca amerikane anon drejt udhëheqësve të aftë, të fortë dhe të pakorruptuar, që e dinë çfarë duan dhe punojnë me zell për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e Kosovës — përkatësisht Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

I bëj thirrje popullit tim të dashur të Kosovës të mos bien pre e frikësimit nga opozita, mediat armiqësore dhe aleatët e tyre pro-serbë si ish-ambasadorët Grenell dhe Hill, dhe të votojnë pa hezitim për koalicionin e Kryeministrit Kurti: LVV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Vota për Kurtin si Kryeministër garanton një të ardhme të sigurt për një Kosovë pro-amerikane, pro-evropiane, të lirë, sovrane dhe plotësisht të pavarur.

Fobia ndaj mërgimtarëve

1
Lis Bukuroca, Gjermani
___
Për t’i nënçmuar mërgimtarët, për t’i bërë më të papranueshëm për shoqërinë apo për të treguar epërsi ndaj tyre, shpesh thuhet se fëmijët e tyre nuk e flasin mirë shqipen.
Mjafton të shikohen disa prej të ashtuquajturve gazetarë e intelektualë në debate televizive për të parë se si e flasin ata vetë.
Jetojnë në atdhe, kanë kryer shkollën fillore, të mesme dhe fakultetin në atdhe, por e përdorin gjuhën si plakat e pleqtë të lindur para vitit 1908, kur ende nuk kishim as alfabet e as gjuhë letrare.
Ndonjë prej tyre madje mburret se flet anglisht pas disa viteve kursesh, por nuk ndien asnjë grimë turpi për shqipen e tij pas 16 viteve shkollim.
Natyrisht, në jetën private mund të flasë si të dojë, por në hapësirat publike, sidomos nëse ka kryer studime, ka detyrimin minimal të zotërojë gjuhën standarde.
Nëse një përkthyes do t’ia përkthente besnikërisht mendimet një të huaji, ai do të mbetej i habitur. Sepse është e paimagjinueshme që dikush të mbarojë fakultetin pa e zotëruar gjuhën.
Në çdo sistem normal arsimor, një person me atë nivel të shqipes do të kthehej në klasat bazë ose në mësim plotësues derisa ta arrinte nivelin minimal të komunikimit publik.
Një person i tillë, në çdo vend tjetër, nuk do të ftohej kurrë në televizion, sepse do të ishte pasqyra më e keqe e sistemit arsimor që e ka prodhuar.
Ashtu si policin dhe ushtarin i tregon uniforma, mjekun manteli i bardhë, intelektualin e zbulon gjuha; dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi ynë:
fëmijët e mërgimtarëve kritikohen se nuk e flasin shqipen mirë, gjersa ata vetë e flasin gjuhën si të mos kishin pasur kurrë një orë mësimi apo një libër në gjuhën letrare.
Prandaj, para se t’i kritikoni fëmijët tanë, mësojeni gjuhën ju, së paku ju që thoni se keni mbaruar fakultete…

Historia e paharrueshme e LDK-së: Profesor Fehmi Agani, Akademik Gazmend Zajmi, Historiani Zekeria Cana e shumë të tjerë(4)

0
36 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (4)
PROFESOR AGANI, AKADEMIK GAZMEND ZAJMI DHE ZEKERIA CANA…
Rruga e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe dokumentet partiake (nga idetë e deri te formulimet programore) pa mëdyshje lidhet edhe me rolin e disa personaliteteve të kohës, ndër të cilët gjithsesi duhet përmendur profesor Fehmi Aganin, akademik Gazmend Zajmin dhe historianin Zekeria Cana.
Kjo treshe intelektuale, u kyç në nismën për hartimin e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në përputhje me konceptin e kërkesave: liri, demokraci dhe barazi, që njëherësh shfaqej edhe platformë e ndryshimeve që kishin përfshirë vendet e ish diktaturës komuniste në rrugën e tyre kah bota perëndimore. Në rrethanat e ish Jugosllavisë, kur tranzicioni, nga udhëheqja e Beogradit kamuflohej me pretendimet që Jugosllavia e Titos të transformohej në një shtet unitar nën mbikëqyrjen e Serbisë, që praktikisht ia hapte rrugën afrisë kah Lindja, formulimet për liri, demokraci dhe barazi nga një parti politike nga shqiptarët e Kosovës, që kishin humbur autonominë dhe statusin e njësisë federative që e kishin me kushtetutën e vitit 1974, kishin rëndësi të veçantë. Meqë me anën e tyre mund të arriheshin dy parametra historik: shkëputja nga ideologjia komuniste, ku ata ishin futur me dhunë nga viti 1944 e këndej, si dhe çlirimi nga tutela e Serbisë, ku ishin rikthyer dhunshëm më 23 mars 1989, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, që nga shqiptarët, me të drejtë, përjetohej një ripushtim tjetër mbas atij të vitit 1944.
Akademik Fehmi Agani
Kështu, në parametrat e këtij misioni historik, akademik Gazmend Zajmi, ishte referencë e çfarëdo formulimi të kërkesave kushtetuese, siç ishte kërkesa “për avansimin e pozitës kushtetuese në federatën apo konfederatën jugosllave”, që si e tillë zuri vendin në programin e LDK-së. Sepse, sipas akademik Zajmit avansimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë, pra barazimi i plotë me njësitë tjera jashtë statutit dual që e kishte, përjashtonte çfarëdo lidhjeje me Serbinë, siç linte të hapur mundësinë që juridikisht pozita e subjektit të barabartë të fitonte edhe legjitimitet politik dhe ndërkombëtar njëherësh, jashtë anatemës së “rrënimit të Jugosllavisë”, që e lansonte Serbia. Mbi këtë koncept akademik Zajmi u angazhua që këtij procesi t’i përgatitej edhe infrastruktura e legjitimitetit demokratik siç ishte Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për Pavarësi i shtatorit 1991.
Profesor Fehmi Agani gëzonte një autorit thuajse në të gjitha qarqet intelektuale dhe shkencore. Afërsia e tij që të bashkëbisedojë me të gjithë, prirja që të dëgjojë me vëmendje dhe të këshillojë me mençuri, ia kishin krijuar oreolin e një autoriteti, që ishte i pakapërcyeshëm në rrethanat kur nga sjellja intelektuale dhe mençuria varej përcaktimi strategjik. Andaj, ishte e natyrshme që edhe themelimi i partisë ta përfshinte profesor Aganin, ku ai punoi me përkushtim në fazën e themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, po edhe në atë transformimit të saj nga një parti në Lëvizje Kombëtare, çfarë në të vërtetë do të bëhet pas dy-tre muajve me mbi 700 mijë anëtarë. Me mençurinë që t’u qaset problemeve edhe më të rënda, me aftësinë politike që t’i bashkojë të gjithë, madje edhe kundërshtarët e deridjeshëm, me durimin që të majtën ekstreme ta inkorporojë në lëvizje si dhe këshillat “rebeluesve” që kërkonin me çdo kusht luftë të parakohshme për t’iu kundërvënë represionit serb, që do të kishte pasoja fatale në ato rrethana pa miq nga jashtë dhe mbështetje ndërkombëtare, profesor Agani u bë dorë e djathtë e presidentit Rugova. Përkundër përpjekjeve të grupeve të ndryshme që nuk e donin këtë nga shkaku i fuqisë dhe shkathtësisë së tij politike, Agani mori përsipër çështjet kyçe politike dhe diplomatike, nga shteti paralel e deri te misionet diplomatike çfarë ishin bisedimet për arsimin me Beogradin dhe të tjerat që dolën në pah pas Dejtonit dhe daljes në skenë të UÇK-së në vitin 1997, kur rezistenca e armatosur duhej të kthehej në mjet të politikës , siç ndodhi në Rambuje.
Natyrisht se profesor Agani, nuk ia doli të përjetojë çlirimin e Kosovës. Profesori i urtë i cili në çastet kur nga represioni shtoheshin mëdyshjet thoshte se “historia na ka ngarkuar me përgjegjësi politike që duhet ta çojmë deri në fund”, nuk ia doli ta shohë fundin. U vra nga forcat serbe gjatë kohës së fushatës së bombardimeve. Me siguri se me profesor Aganin, rrjedha e shumë ngjarjeve politike gjatë protektoratit dhe veçmas procesi i shpalljes së shtetit të pavarur do të ishte edhe më i kompletuar. Madje, edhe LDK-ja në rrethanat e pluralizmit politik çarë solli protektorati ndërkombëtar, do ta ruante kursin dhe drejtpeshimin politik, që e humbi mbas vdekjes së Rugovës. Por, puna dhe vepra e tij, mbesin në oltarin e historisë së LDK-së, po edhe të shtetformimit në përgjithësi si vlera të përhershme.
Prof. Dr. Ali Hadri
Edhe profesor Zekeria Cana pati merita të mëdha për themelimin e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”. Si pjesëtar i grupit nismëtar, profesor Cana, u angazhua me përkushtim që të jetë sa më përfshirës në planin intelektual, ndonëse në të njëjtën kohë kryente edhe punën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore që ishte themeluar kohë më parë dhe po vepronte me të madhe për mbledhjen e të dhënave që regjimi serb ushtronte ndaj shqiptarëve, jo vetëm me masat e aparhejdit, po edhe me instalimin e regjimit policor-ushtarak në Kosovës, që po ia përgatiste hapësirën fushatës së spastrimit etnik të Kosovës në përputhje me programet hegjemoniste të së kaluarës, që Millosheviqi kishte filluar t’i jetësonte.

Barazi gjinore apo barazi e shumëfishtë gjinore?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Projektligji për “Barazinë Gjinore” u miratua në Kuvend me 77 vota pro të mazhorancës dhe 36 kundër të deputetë të opozitës. OKB e cilëson ligjin një fitore për familjen dhe shoqërinë në tërësi, duke u dhënë vajzave dhe djemve mundësinë të rriten në një vend që vlerëson çdo njeri në mënyrë të barabartë.

Sidoqoftë paqartësitë mbeten duke patur parasysh pikërisht në se i  Ligji  sapo miratuar i Barazisë gjinore do të shtojë apo jo ndonjë gjini tjetër në Librin e Familjes apo do të jërë vetëm Dy gjini atë Mashkull dhe Femër te cila është sanksionuar deri tani në ligjet tona por edhe në Biblën dhe Kuranin apo dhe Torah të cilat i referohen Zanafillës ku Zoti bëri Njeriun Mashkull Femër por edhe kafshët dhe zogjtë madje dhe kafshët ujore duke patur si qëllim vazhdimësineë e brezave nëpërmjet çiftimit si mjet i vetëm për këtë qëllim.

Vlen për tu bërmëndur shkrimi që ka bërë deputetja iris Luarasi e cila spjegon qartë ligjin për barazinë gjinore duke hedhur poshtë disa pretendime të kundërshtarëve demokratë kur  shkruan se:  “ disa.. lajme online …e paraqesin ligjin si një instrument që do të sjellë gjini krejtësisht të reja – shtatë ose 72 gjini, në varësi të personit që përhapte keqinformimin dhe sa shumë ai dëshironte ta ekzagjeronte atë. Është përhapur gjithashtu dezinformim se ligji do të ndryshojë rolet gjinore apo madje do të rregullojë emocionet njerëzore – pa asnjë bazë në përmbajtjen e vërtetë të legjislacionit sepse Ligji për Barazinë Gjinore synon jo vetëm zbatimin e barazisë në organet e zgjedhura dhe në vendin e punës, por edhe krijimin e një kulture respekti dhe drejtësie“(Ligji për Barazinë Gjinore në Shqipëri: Tani ta shohim të vihet në zbatim – Reporter.al).

Problemi qëndron se çdo të bëhet me LGBTIQ të cilët me promovimet e tyre npër rrugët e Tiranës herë pas here kanë krijuar përshtypjen se individët që janë bërë trans-sexualë apo  ata me perversione sexuale të cilët mbulohen dhe justifikojnë veten nëprmjet këtij sekti jo normal ylberistësh – mund të dëmtojnë dhe të prishin familjen shqiptare, dhe kjo mund të ketë me të vërtetë një efekt negative në shoqërinë shqiptare.

Për Barazinë Gjinore  vetëm Mashkull Femër janë shprehur njëzëri dhe komunitetet Fetare shqiptare duke qënë kundër barazisë së shumëfishtë gjinor e cila do të shkaktonte kaos dhe prishjen e qelizës bazë të shoqërisë njerëzore- Familjen- por dhe do të largonte njerëzit nga Zoti.

Është gjë e mirë që ky Ligj  nuk do të shtojë nene  specifike ligjore për gjini të reja në shoqërinë shqiptare megjithse kjo duhet monitoruar me kujdes në zabtim të këtij ligji të ri. Përse sepse rreziku mbetet i madh në shoqërine me demokraci liberale dhe në shoqërinë Globaliste që është futur edhe në Shqipëri e kudo në botë.

Prandaj është mirë të kuptojmë se Shqipërija nuk ka nevojë për gjini të reja përvecse ato që janë sanksionuar me ligje edhe në të kaluarën.

Bazat ideologjike të ideologjisë Gjinore.

Shtrembërimet për gjininë njerëzore janë futur nëprmjet ideologjisë gjinore një nga bazat e ideologjisë së vetë LGBTIQ dhe pikërisht nga John Money që në 1955 propozoi që identiteti gjinor ishte i ndryshueshëm dhe përcaktohej nga fakti nëse një fëmijë ishte rritur si mashkull apo femër në fëmijërinë e hershme. Hipoteza e Money-t është diskredituar që atëherë, por studiuesit kanë vazhduar të studiojnë efektin e faktorëve socialë në formimin e identitetit gjinor.

Sipas tyre , ideologjia gjinore e LGBTIQ  bazohet tek besimi se fëmijët mund të lindin në trupin e gabuar. .deologjia gjinore është teoria se binariteti seksual nuk e kap kompleksitetin e specieve njerëzore dhe se individët njerëzorë përshkruhen siç duhet në terma të një “ndjenje të brendshme të gjinisë” të quajtur “identitet gjinor” që mund të jetë i papërputhshëm me “seksin e tyre të caktuar në lindje”. Pavarësisht kësaj mangësie, ne mund të krijojmë një ideologji më të mirë gjinore duke u përqendruar në përdorimin e saj të termave “gjini” dhe “seks”. Pse ka rëndësi kjo? Sepse ideologët gjinorë kanë tendencë të përdorin “gjininë” si shkurtim për “identitetin gjinor” – si në eufemizmin “kujdes që pohon gjini” në mjekësi. Një “kujdes” i tillë pohon identitetin e supozuar gjinor të pacientit, edhe nëse kjo do të thotë shkatërrimin e organeve seksuale primare dhe sekondare të pacientit. Pra, ideologët gjinorë, nga ana e tyre, nuk pranojnë asnjë parim kufizues për numrin e identiteteve gjinore. Në vend që ta mohojnë drejtpërdrejt realitetin e seksit, ideologët e gjinisë përdorin zëvendësuesin tani të kudondodhur, “seks i caktuar [ose i regjistruar] në lindje”. Kështu, ata shmangin përdorimin e fjalës “seks” – ndryshimi i vërtetë biologjik midis qenieve njerëzore mashkull dhe femër – dhe në vend të kësaj paraqesin një konstrukt të thjeshtë shoqëror. Nuk është çudi që njerëzit normalë janë të hutuar  Pse ideologët e gjinisë luajnë lojëra të tilla verbale? Pse pretendojnë se pikëpamja e tyre nuk mund të përcaktohet? Sigurisht, kjo ndodh sepse ata duan që ajo të shihet si një shpjegim i thjeshtë i shkencës dhe arsyes së ëmbël, në vend të një dogme aq të çuditshme sa pothuajse askush nuk do ta pranonte nëse do të shpjegohej saktësisht dhe pa kërcënimin e përbuzjes shoqërore. Këto dy kategori “seksuale” janë thjesht konvencione, thotë ideologu i gjinisë, dhe  jo fakte?!! Sipas ideologëve të gjinisë pra të LGBTIQ: `Qeniet njerëzore, në thelb, janë vetvetja psikologjike me ndjesi të brendshme të gjinisë – si shpirtra gjinorë të pa trup. Këto “identitete gjinore” janë të pavarura dhe mund të jenë të papërputhshme me trupat që Zoti na dha, dhe që mjekësia i ka lidhur me “mashkullin” dhe femrën. Këto kategori “seksuale” janë thjesht konvencione, thotë ideologu i gjinisë, jo fakte`.  (what is Gender ideology? | The Heritage Foundation), nga ` ` Ëhat is Gender ideology “ -Jay .Ë. Richards (@JayRichards) Director, DeVos Center for Human Flourishing, viti 2023).

Argumentat kundërshtues.

Kjo kundërshtohet lehtësisht duke konfirmuar se “Ka dy identitete gjinore”, Për shumicën e të huajve, “gjinia” mund të duket si një sinonim i “seksit” – siç ka qenë për shekuj me radhë. Kandidati presidencial Vivek Ramasëamy, për shembull, kohët e fundit shkroi në Tëitter dhjetë “të vërteta”, midis tyre, “2. Ekzistojnë dy gjini”. Do të kishte qenë më mirë nëse ai do të kishte thënë, “Ka [vetëm] dy gjini” – që është qartësisht ajo që ai nënkuptonte.

Sidoqoftë nuk mund ta përkufizosh ideologjinë gjinore pa përmendur disa nga termat që ajo ka futur tashmë në gjuhën tonë – terma që gjithashtu kërkojnë përkufizim.

Ndërsa e  vërteta e thjeshtë është se: ideologjia gjinore nuk e përputh realitetin e seksit – strategjinë riprodhuese të gjitarëve, përfshirë qeniet njerëzore.

Këto “identitete gjinore” janë të pavarura dhe mund të jenë të papërputhshme me trupat që Zoti na dha dhe që mjekësia ka filluar t’i shoqërojë me “mashkullin” dhe femrën.

E vërteta e thjeshtë është se ideologjia gjinore nuk e përshtat realitetin e seksit – strategjinë riprodhuese të gjitarëve, përfshirë qeniet njerëzore. Seksi, në këtë kuptim, nuk është një e vërtetë objektive për burrat dhe gratë. Ne nuk jemi mashkull ose femër për shkak të strukturës së trupit tonë ose faktit që trupat tanë janë të orientuar rreth prodhimit të spermës ose vezëve. Qeniet njerëzore, në thelb, janë vetvetja psikologjike me ndjesi të brendshme të gjinisë – si shpirtra gjinorë pa trup.

Në përfundim mund të shprehemi se konfuzionet lindur me këtë problem janë që nga momenti kur  në perëndim  u hoq ligji për të dënuar pederastinë,  si një formë e vjetër mohimit të lirive dhe të drejtave të njeriut por edhe nga vendimi i Shoqatës Amerikane të Psikiatërve nga vitet `70, e cila hoqi diagnozën Pederasti  nga Libri i Psikiatrisë gjithashtu për të njëjtin motiv të shkeljes së lirive dhe të dretave të njeriut.

Sidoqoftë nxitja dhe promovimi i anomalive sexuale nëpërmjet ideologjisë Gjinore dhe nga John Money që nga viti 1955 në dukje në emër të Lirive dhe të drejtave të Njeriut, sot është bërë një nga bazat për prishjen e Familjes dhe nëpërmjet saj pakësimit të popullatës botërore si ide e Deep State.  Dihet që ky problem është prekur edhe nga Makarenko (idea e prekjes me spec djegës të përdhunuesve) i vili spjegoi se devijimet sexualelindin në fëmijëri apo në fillimet e Adoleshencës dhe konsistojnë se cili person e prek seksualisht një fëmijë apo adoleshent (në periudhën e pubertetit), pra nëse një djalë preket sexualisht nga një mashkull në këtë periudhë ai ka mundësi të bëhet biseksual apo pederast pasiv, dhe vice versa për vajzat për lesbianizmin, kurse transeksualizmi po zhvillohet vitet e fundit si një fushatë kundër të drejtave të njeriut me pretekstin kundërt.

Ligji i Barazisë gjinore nëse është formuluar ashtu si e spjegoi Deputetja , ka vlera për ruajtjen e familjes por sidoqodftë e ardhmja do të tregojë nëse Barazia gjinore do të jetë e tillë apo do të ketë çfaqje të gjinive të tjera apo të të ashtuquajturës Barazi të shumëfishta Gjinore.

Priftipirro2017@gmail.com

Mendime etike e morale (3)

0
Ismet M. HasaniIsmet M. Hasani, Suedi
___
Shpresoj që lexuesi, në këto mendime etike e morale, do të gjejë njohuri të plota, në të njetën kohë dhe kurdoherë që të jetë e mundur, t’u ndihmojnë edhe të tjerëve dhe njëkohësish t’i përkrahë ata, pa marrë parsysh se a janë ata të afërt apo të largët qofshin. Do të mund të gjejë njohuri të plota, të drejta diverse, depresivëve, skeptikëve, e poashtu edhe atyre të pashpresëve, në zgjidhjen e problemeve të tyre jetësore. Do të mund të gjejë diçka sfiduese, por edhe udhëzuese, edukative, etike, morale, si dhe diçka shtypëse, shtërnguese në goditjet eventuale, furtunat e jetës.
Përmes këtyre mendimeve etike e morale, lexuesi ka mundësi të mësojë, përveç tjerash, edhe për të mirën edhe për të keqen (ligën), të cilat janë lajmmotiv mezopeshues dhe orijentues në punë e jetë. Synohet avasimi i mendimit pozitiv.
Dhe, poashtu konsideroj, atyre që janë të vëmendshëm, kurreshtarë, të etshëm për dije, për të vërtetën jetësore, filozofinë e saj, iu mundëson arritjen e piedestalit të vërtetësisë sublime, rrjedhimisht të harmonisë dhe lumturisë se shëndoshë jetësore në tërë kompleksimitetin e tyre.
Këto mendime etike e morale, pa medyshje, do t’i ofrojnë të interesuarëve, më shumë dituri, përvojë, siguri, optimizëm, shpresë dhe përspektivë të qartë dhe afatgjatë. Me një fjalë, këto mendime do t’i ofrojnë lexuesit të interesuar, zgjidhjën apo altërnativën më të mirë të mundshme të filozofisë jetësore në situata të ndryshme, të realitetit objektiv gjatë jetës së përditshme.
Po që se është kështu, atëherë kam shpresë që me këtë libër është arritur qëllimi mbi mendimet etike e morale.
Mendojë se: Veprat vlerësohën në bazë të qëllimit, ndërkaq, kritikohën, kundërshtohën dhe gjykohën e sankcionohën në bazë të pasojave. Mëshira dhe ndihma e Zotit nuk do të mungoi, nëse qëllimi është i sinqertë.
Në jetë, tri gjëra janë të vështira (për njeriun): të dëgjon, të sheh dhe të heshtë; mirëpo, janë tri të tjera për të cilat duhet ta duam jetën: e vërteta, liria dhe vyrtyti. Aty ku mungon liria, zemra dhe mendja e njeriut do të vyshkën (venitën) si bima pa ujë.
* As teologët në kisha e xhamia, as mendjet e ndritura të popullit, as ligjëruesit më njohur në shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim te populli, sesa mediat dhe shtypi!
Shënim: këto tri mendime, mendoja t’i lë për në mbarim (përfundim) të librit, por droja se po më mashtron kujtesa (harresa), prandaj i thashë tash – këtu më sipër.
Mësimet dhe parimet themelore etike, secilin individ e obligojnë që të mendojë mbarë e mirë dhe të ketë orijentim dhe bindje etike, të punojë e veprojë mirë e drejt, që me secilin njeri të sillet njerëzishëm e në mënyrë korrekte.
Forca fizike dhe instiktet janë karakteristikë dhe të pranishme te të gjitha krijesat – gjallesat e botës, ndërsa forca e mendjes, arsyeja e shëndosh, vetëm të qeniet njerëzore.
Puna më e vështirë për njeriun është të ndaj të mirën nga e keqja.
Poashtu, njeriu e ka vështirë të ndajë të rëndësishmën nga e parëndësishmja.
Jeta e njeriut i ngjanë anijës kozmike, ku prej pikënisjës çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet (t’ua përkujotjë aparatin e vogël – “kutia e zezë”).
Mbajtja e trurit në aktivitet, zvogëlon mundësinë e humbjës së fuqisë së tij. Pusho trupin e jo mendjen.
Jeta e njeriut si fenomen, është shpresë, luftë e pafund – qendresë.
Jeta i gjason lumit, i cili buron, pastaj rrjedh e rrjedh, edhe jeta jonë lindë e rritet, zhvillohet, pastaj rrjedh gjatë e gjatë, për të përfunduar në një kohë dhe në një çast, (mbase nga dikush – diku e shkruar dhe e paracaktuar), kështu që, sikruse lumi që derdhet në det, edhe jeta, si çdo qenie rrumbullakson ciklin përfundimtar, atëherë dhe aty, kur dhe ku është thënë, nga se nga fillet e fillimit, gjatë cikleve dhe fazave të saj, episodeve – trajatike dhe ndodhive, veçanërisht në kohën e fundit, ajo humbë gradualisht nga intensiteti, nga fuqia dhe nga vitaliteti, i pakësohet energjia, emulacioni dhe antuziazmi, për t’u dobësuar deri në tkurrje e shuarje, kështu që përfundimisht arrin në stacionin e fundit të saj. Kjo gjendje dhe ky çast arrihet, qoftë qetë e heshtazi, aoftë me dhimbje e mundime, dergjë e lëngatë, herë-herë kohëzgjatë e me dhimbje të mundimshme: therrëse, linçuese dhe trishtuese.
Në jetën e njeriut qëndrojnë vetëm dy rrugë:
Njëra rrugë të shpie (çon) kah qëllimi, kah ideali kah jeta!
Tjetra rrugë të shpie kah shkatrrimi, kah humbja, kah vdekja.
Tjetër rrugë nuk ka!

Të hartohet një ligj që do t’i trajtojë pensionistët në mënyrë të barabartë

0
Organizata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Komoran mbajti Kuvendin e II të punës, në të cilin u shqyrtuan dhe u miratuan Raporti i punës njëvjeçare si dhe Raporti financiar. Në këtë kuvend u theksua rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e pozitës së pensionistëve, të cilët po përballen me vështirësi të shumta.
Kryetari i organizatës, Gani Pecani, sekretari Muhamet Ibriqi dhe anëtari Naim Cërvadiku prezantuan një historik të shkurtër të rrugëtimit të organizatës, nga themelimi e deri më sot, duke vënë në pah përpjekjet dhe sfidat e vazhdueshme në mbrojtje të të drejtave të pensionistëve.
Në diskutimet e zhvilluara u arrit në një mendim të përbashkët se pensionistët, si në përgjithësi ashtu edhe ata të Komoranit, po ballafaqohen me telashe të shumta shëndetësore, materiale dhe sociale. Për këtë arsye, u theksua se është koha e fundit që pensionistët të ngritin zërin dhe të kërkojnë përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri.
Kërkesa kryesore e pensionistëve ka të bëjë me hartimin e një Ligji të ri për pensionistët, i cili do t’i trajtonte ata në mënyrë të barabartë dhe dinjitoze. Sipas tyre, vazhdimi i zbatimit të ligjeve të ish-Jugosllavisë po krijon diskriminim dhe padrejtësi, duke mos reflektuar realitetin dhe nevojat e pensionistëve sot.
Po ashtu, pensionistët shprehën nevojën për përkrahje më të madhe nga komuna, veçanërisht në aspektin social dhe shëndetësor. Ata u shprehën mirënjohës për lokalin që komuna ka ndarë për pensionistët e Komoranit, por kërkuan edhe subvencionim për shkuarjen në banja shëndetësore, qendra rehabilituese dhe shërbime të ngjashme, të domosdoshme për këtë kategori.
Në shenjë solidariteti dhe humanizmi, pensionistët e Komoranit, nga mjetet e tyre vetjake, grumbulluan një shumë parash për të ndihmuar djalin e veteranit të luftës, Muhamet Kykaj, duke dëshmuar se përkundër vështirësive, ndjenja e bashkësisë dhe përgjegjësisë sociale mbetet e fortë.
Ky kuvend u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt artikulimit më të qartë të kërkesave të pensionistëve dhe forcimit të zërit të tyre në kërkim të drejtësisë dhe barazisë ligjore.