Kreu Blog Faqe 346

Dita e kthesës së madhe historike, përkujtimi i 36 vjetorit të themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”

0
Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina
___
-Në kuvendin themelues, që u mbajt më 23 dhjetor 1989, intelektualët e njohur morën përsipër përgjegjësinë politike me të cilën i ngarkoi historia.
Nga Jusuf Buxhovi
E shtuna e 23 dhjetorit, njëherësh ishte edhe natë e krisht-lindjeve. Dhe ajo ishte një ditë e zymtë dimri, me një si tis të hollë mjegulle që ishte lëshuar në pjesën e ultë të Prishtinës. Rrugët ishin të qeta dhe dukeshin se kishin më pak se rëndom njerëz. Zbrazëti vërehej edhe në “Elidë”, ku të shtunave, që nga mëngjesi ishte vështirë të gjeje vende të lira. Por, atë ditë, aty kishin zënë vend disa nga ata të listës së themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mehmet Kraja, Xhemal Mustafa, Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi, Hysen Matoshi, Neshet Nushi, ndërsa pas pak do të bashkohen edhe Bujar Bukoshi, Zenel Kelmendi dhe shoqëria e tyre, ku ishte Skënder Kada, avokati Isuf Haklaj dhe të tjerë. Neshet Nushi, si më i vyeshmi që ishte për punët organizative tha se kishte marrë të gjitha masat që salla e Shoqatës së Shkrimtarëve të pastrohej dhe të hiqeshin tavolinat e tepërta.
Pak nga pak dhe po afrohej koha e nisjes. Kishte edhe një gjysmë ore deri te fillimi i punimeve të kuvendit themelues. Dukeshin disa veta që silleshin si me kureshtje, por jo tjetër. Rugova ishte aty dhe priste në zyrën e vogël gjithë tym.
Në kthinën tjetër, ku mezi silleshim, me Xhemën po bisedonim për rendin e ditës. Milazimi tha se ishte mirë që kuvendin ta hapte dr. Zenel Kelmendi, që pasi do të propozonte kryesinë e punës në për-bërje të Ibrahim Rugovës, Ali Aliut dhe meje si dhe të propozonte për procesmbajtës Hysen Matoshin, me dy-tri fjalë përshëndetëse t’i falënderonte të pranishmit. Pastaj t’i jepej fjala dr. Zekeria Canës të përshëndeste tubimin në emër të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe po ashtu fjala t’i jepej edhe Veton Surroit, meqë kishte shprehur dëshirën që do të përshëndeste në emër të UJD-it. Në vazhdim unë do të paraqita programin dhe statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në fund, Milazim Krasniqi, në emër të grupit themelues do të dilte me propozimin për kryetarin, sekretarin dhe anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nuk ishte paraparë kurrfarë diskutimi, pos fjalës falënderuese të kryetarit.
Në orën njëmbëdhjetë, pasi që salla e vogël e Shoqatës së Shkrimtarëve ishte mbushur plot dhe përplot e disa të tjerë madje kishin mbetur në korridor dhe jashtë – me të cilët ishte marrë Nesheti, që kishte bërë përpjekje që asnjë të mos kthehej nga shkaku i vendit por t’i mbante me premtimin se së shpejti do të kishte vend për të gjithë – dr. Zenel Kelmendi kishte hapur mbledhjen e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës me fjalët se “ajo ditë fillonte shënimin e një kthese historike për të ardhmen e Kosovës, ngaqë bëhej me një parti politike autentike properëndimore, e cila do t’i mbrojë interesat e saj jetike në përputhje me vullnetin e popullit”.
Sipas marrëveshjes fjalën ia kishte dhënë dr. Zekeria Canës që të përshëndeste në emër të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të themeluar para dy muajsh në Prishtinë. Zekeria Cana, foli me emocione për një fillim historik. Ndërsa Veton Surroi, në emër të UJD-it përgëzoi të pranishmit për guximin qytetar dhe intelektual që kishin shprehur me përcaktimin që të bëheshin gur themeli i një partie të lirë.
Pastaj fjala m’u dha që të paraqitja dokumentet e partisë: pro-gramin dhe statutin. I lexova që të dyja me një prajshmëri që të ishin sa më të kapshme. Fillimisht bëra të ditur se dokumentet i kisha hartuar pas një konsultimi me të tjerët në përputhje me përcaktimet e konceptit themelor që kishin dalë nga ujdia e arritur midisi grupit të parë të themeluesve, e që ishin pranuar edhe prej të tjerëve.
Programi dhe statuti u përshëndetën me aklamacion dhe u pra-nuan si dokumente bazë të partisë.
Në fund, fjalën e mori Milazim Krasniqi, i cili doli me propozimin që për kryetar të partisë të zgjidhet dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi, ndërsa për anëtarë të kryesisë propozoi: dr. Fehmi Aganin, dr. Ali Aliun, dr. Bujar Bukshin, Mehmet Kraja dhe Nekibe Kelmendin.
Propozimet për kryetarin, sekretarin dhe anëtarët e kryesisë u pranuan dhe u aprovuan me aklamacion të gjatë.
Ibrahim Rugova, me pak fjalë u falënderua për besimin e dhënë. Zërin e kishte të shterur sa mezi fjalët ia kapnim ne që e kishim afër. Megjithatë, ato që tha ishin të ngjashme me një si betim që jepet një herë dhe ai kthehet në kod të përhershëm përcaktues.
I tillë dukej Ibrahim Rugova i asaj dite siç do të mbetet i tillë përherë…
Me kaq mori fund kuvendi themelues i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
Pasi që të pranishmit do të nënshkruhen në listat e themeluesve dhe ishin gjithsej 127 sosh, kryetari Rugova bashkë me kryesinë dhe disa nga themeluesit, organizuan një konferencë për shtyp para gazetarëve të shumtë që përcollën punën e kuvendit themelues të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
U shtruan shumë pyetje, ku nuk mungonin ato si shihej “Lidhja e Komunistëve e Kosovës”: partnere apo kundërshtare?
Rugova bëri të ditur se “Lidhja Demokratike e Kosovës”, siç theksohet edhe në programin e saj, angazhohet për pluralizëm de-mokratik dhe sistem shumëpartiak por pa monopol të askujt. Në këtë aspekt edhe “Lidhjen e Komunistëve”, po që se ajo do të jetë në gjendje të ruajë anëtarësinë në Kosovë, dhe të tjerët, do t’i shohë si partnerë.
Në një pyetje tjetër, se çfarë do të ndodhë po që se “Lidhja e Komunistëve” nuk do t’u pranojë si partnerë politikë, por si armiq, Rugova tha se nuk ishte çështje e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” t’ia ndikonte apo t’ia ndërronte dioptrinë “Lidhjes së Komunistëve”, por një gjë e dinte, se monopoli i saj po merrte fund dhe shumë shpejt “Lidhja Demokratike e Kosovës” do të kthehet në forcë auten-tike politike, me vizionin e barazisë, të demokracisë dhe të kthimit kah vlerat perëndimore.
Shtypi i Beogradit, ai i Zagrebit, i Lubjanës dhe i qendrave të tjera, do t’u bëjë jehonë të madhe fjalëve të Rugovës rreth partneritetit me “Lidhjen e Komunistëve” në fushën e pluralizmit politik dhe theksimit se ajo duhej të hiqte dorë nga monopoli politik.
Në Beograd ky theksim do të interpretohet “përpjekje kameleonë e separatistëve shqiptarë” që me anën e pluralizmit të rrënojnë “Lidhjen e Komunistëve” e me këtë edhe Jugosllavinë.
Në Zagreb, në komentin kryesor të “Danasit”, themelimi i “Lidhjes Demokratike të Kosovës” dhe fjala e Rugovës para gazetarëve do të quhen “fillim i ri jo vetëm në Kosovë, por edhe në skenën e përgjith-shme jugosllave drejt thyerjes së monopolit të komunistëve”.
Në Lubjanë “Dello”, në faqen e parë do të theksojë se “Kosova nuk është më pashallëk politik i Millosheviqit, por në timonin e inteligjencies shqiptare, që shkon kah perëndimi”.
“Borba” e Beogradit, e cila mundohej të ishte më e matur dhe t’i jepte vend edhe qëndrimit të shqiptarëve të injoruar nga mediat tjera serbe, më katër janar, në gjysmë faqe, dhe pa kurrfarë komenti, solli në tërësi programin e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”. Ishte kjo një ndihmesë e madhe që opinioni jugosllav, së paku ata që kër-konin të ishin të informuar si duhej, të mos binte pre e propagandës dhe manipulimeve serbe, të cilat si do të shihet, në këtë drejtim do të fillojnë fushatë të egër kundër “Lidhjes Demokratike të Kosovës” dhe përkrahësve të saj, jo që themelimin e saj ta zhbënin, por që të frikësonin ata që me të shpejtë do t’i bashkohen për ta kthyer në një subjekt politik ndër më të fuqishmit jo vetëm në skenën politike të Kosovës, por edhe në atë të vendit në përgjithësi.
Edhe në shtypin europian themelimi i “Lidhjes Demokratike të Kosovës” do të vërehet, ku më shumë e ku më pak, i parë si zhvillim pozitiv edhe përkundër provokimeve që shqiptarëve u bëheshin nga regjimi serb i Beogradit që ua kishte marrë të gjitha dhe shpresonte se si të dëshpëruar, me ndjenjën se janë të harruar edhe nga Perëndimi dhe përkrahja e tyre e të lënë pengë serbë, ashtu do t’i privonte edhe nga konceptet civilizuese dhe nga përcaktimet perën-dimore. Gjermanët, do t’i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme lindjes së LDK-së, pse disa nga mediat e atjeshme (“Westdeutsche Rundfunk”,”Frankfurter Allgemeine”dhe DPA) kanë qenë inspirues të drejtpërdrejtë të themeluesve të saj, kështu që krahas lajmeve, sollën edhe vlerësime, ndër të cilat duhet dalluar atë të gazetës “Frankfuter Allgemeine” me titullin “Paraqitja triumfale e Rugovës në politikë” – “një sihariq që vjen nga Kosova ndaj të cilit duhet pasur respekt që të gjithë, madje edhe serbët e indoktrinuar me nacionalizëm dhe shovinizëm, sepse si thuhet me subjektin e parë partiak të shqiptarëve, po u ofrohet rast për pajtim historik me shqiptarët”.
Lajmet për themelimin e LDK-së si një kapitull i ri politik në Kosovës por edhe në Jugosllavi, nuk do të mungojnë edhe në shtypin francez dhe atë të Britanisë së Madhe, ndërsa në SHBA, gazetari i njohur Bajder, në një shkrim në “Uashington post” të botuar në fillim të janarit, themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” natën e krishtlindjeve, do t’ia atribuojë “qëllimin” e mesazhit perëndimor që vinte nga shqiptarët e Kosovës për Perëndimin, që t’u ndihmonte që të ktheheshin ku e kishin vendin.
(Shkëputur nga libri “Vitet e Gjermanisë”, 2024)

Të mëdhenj për botën, të vonuar për veten – paradoksi historik shqiptar

1

Aleksandri i Madh, që në histori mbeti shumë i madh për botën…, por ku mbetën Ilirët e tij, Arbnorët-Shqiptarët…?!

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Ese reflektuese

Historia e shqiptarëve përmban një paradoks të thellë dhe ende të pashpjeguar plotësisht: si një popull i lashtë, me gjuhë dhe kulturë ndër më të vjetrat në Evropë, arriti të prodhojë udhëheqës, strategë, themelues shtetesh dhe figura kyçe për kombe e perandori të tjera, por dështoi për shekuj me radhë ta institucionalizojë veten në një shtet të qëndrueshëm kombëtar.

Shqiptarë me origjinë ose gjak shqiptar u ngjitën në majat e Perandorisë Romake dhe Bizantine, udhëhoqën ushtri dhe administrata osmane, kontribuuan në formimin e Turqisë moderne, në ndërtimin e shtetit egjiptian të Mehmet Ali Pashës, në administrimin dhe pavarësimin e Greqisë moderne, madje edhe në strukturat shtetërore serbe në mesjetë.

Ndërkohë, vetë shqiptarët arritën të shpallin një shtet të pavarur vetëm në vitin 1912 – dhe atë një shtet të cunguar, të vonuar dhe të brishtë, duke ngelur jashta tij teritore të shumta vitale shqiptare.Ky realitet ngre një pyetje thelbësore: pse shqiptarët ishin kaq të aftë për t’i shërbyer botës dhe kaq të pafuqishëm për t’i shërbyer vetvetes?

Një shpjegim i mundshëm qëndron në natyrën e organizimit shoqëror shqiptar. Për shekuj, shqiptari ishte i lidhur fort me fisin, krahinën dhe familjen, por më pak me konceptin abstrakt të shtetit. Besnikëria personale, trimëria individuale dhe aftësia për t’u përshtatur e bënë shqiptarin një element të çmuar për perandoritë, por këto të njëjta cilësi shpesh penguan ndërtimin e një projekti kolektiv afatgjatë.

Perandoritë i shfrytëzuan shqiptarët për energjinë e tyre, për besnikërinë e drejtpërdrejtë dhe për aftësinë e tyre ushtarake e administrative.

Shqiptari ishte “i besuari i pushtetit”, por rrallëherë ishte zot i pushtetit. Ai ndërtonte shtete për të tjerët, por jo institucione për veten.

Një tjetër faktor ishte pozita gjeopolitike e trojeve shqiptare. Të vendosur në kryqëzimin e qytetërimeve dhe interesave të mëdha, shqiptarët u gjendën vazhdimisht nën presionin e fuqive të jashtme. Në këtë kontekst, mbijetesa shpesh kërkonte përshtatje individuale dhe jo organizim kombëtar. Shqiptari mësoi të jetojë brenda strukturave të huaja, jo t’i sfidojë ato.

Megjithatë, kjo histori nuk është histori dështimi, por histori mbijetese të gjatë. Gjuha shqipe mbijetoi pa shtet për shekuj. Identiteti shqiptar u ruajt në familje, në zakone, në kanun, në këngë dhe në kujtesën kolektive. Shteti mungoi, por kombi jo.

Shpallja e pavarësisë në vitin 1912 dhe krijimi i shtetit të Kosovës një shekull më vonë, me shumë sakrifica, tregojnë se ky popull nuk ishte i paaftë për shtetësi, por i vonuar nga rrethanat historike dhe nga një trashëgimi e gjatë e shërbimit ndaj të tjerëve. Prandaj, shqiptari nuk ishte “i keqi i vetvetes”, por shpesh i shpërndarë në botë, i shpenzuar për të tjerët, i përdorur për projekte që nuk ishin të tijat.

Sfida e sotme mbetet ajo që historia nuk ia dha lehtë: ta përqendrojë energjinë e vet te vetja.

Nëse dikur ishim të mëdhenj për botën dhe të vegjël për veten, sot koha kërkon të jemi të përgjegjshëm për veten, pa e humbur aftësinë për t’u hapur ndaj botës.

Ministri i Jashtëm i Izraelit iu drejtohet hebrenjve të botës: – Lëvizni në Izrael!

0

Gideon Saar. Foto: Ida Marie Odgaard / Ritzau Scanpix / NTB.

/ Document.no

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, të dielën u bëri thirrje hebrenjve në mbarë botën të shpërngulen në Izrael.

Deklarata ra në hijen e sulmeve antisemite në mbarë botën, shkruan Times of Israel.

“Hebrenjtë kanë të drejtë të jetojnë të sigurt kudo. Por ne e shohim dhe e kuptojmë plotësisht atë që po ndodh, dhe kemi një përvojë të caktuar historike”, tha Saar gjatë një ceremonie ndezjeje të llambës në lidhje me festimin e Hanukkah në Rishon Lezion.

Thirrja iu drejtua posaçërisht hebrenjve në disa vende perëndimore:

“Sot, hebrenjtë po ndiqen në të gjithë botën. Sot, u bëj thirrje hebrenjve në Angli, hebrenjve në Francë, hebrenjve në Australi, hebrenjve në Kanada, hebrenjve në Belgjikë: Ejani në Tokën e Izraelit! Ejani në shtëpi!”

Për hebrenjtë, ka ardhur koha të kthehen në shtëpi, beson Saari:

Saari tha se izraelitët “po ju presin këtu me krahë hapur. Me dashuri. Në shtëpinë e vërtetë të popullit hebre. Pse t’i rrisni fëmijët tuaj në këtë atmosferë? Ejani me familjet tuaja në tokën e paraardhësve tanë, në Shtetin e Izraelit, ku hebrenjtë i mësuan të gjithë botës se çfarë do të thotë vetëmbrojtja hebraike. Ka ardhur koha.”

Shumica e gati njëzet milionë hebrenjve në botë jetojnë në Izrael ose në Shtetet e Bashkuara – kjo e fundit një vend që Saari nuk i nxiti konkretisht hebrenjtë të largoheshin – por ka edhe diaspora të konsiderueshme hebraike në vende të tilla si Franca, Britania, Kanadaja, Australia, Gjermania dhe Rusia, dhe diaspora më të vogla në shumë vende të tjera.

Israels utenriks­minister til verdens jøder: – Flytt til Israel!

Projekti serb i deshqiptarizimit përmes Islamit (1912–1953)

2

Në foto është Medresja e Madhe “Mbreti Aleksander” e Shkupit, (Velika Medresa “Krala Aleksandra”), e hapur për medresistët në vitin 1924, vetëm 12 vjet pas pushtimit të asaj ane shqiptare. Mësimi në te mbahej në gjuhën serbishte dhe e kishte kryeqëllim krijimin e kuadrit islamik për ta propaganduar shpërnguljen në Turqi të Shqiptarëve, që duhej ta braktisnin vendin e vet për të shkuar atje si “muslimanë”, si vende ku kishin detyrë t’i përshkruanin si “lule e gjenet”… , në mënyrë që të mashtroheshin me tokat e lëna shkretë të Kurdëve dhe të Armenëve, ndaj të cilëve Turqia e re kishte bërë disa gjenocide.

____

Analizë nga Lëvizja për Rikthim

Ikja formale e Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare pas vitit 1912 nuk shënoi fundin e instrumentalizimit të fesë islame në këto hapësira. Përkundrazi, ajo shënoi fillimin e një fazë të re, më të sofistikuar, ku rolin e kujdestarit të islamit e mori shteti serb dhe më pas ai jugosllav. Ky proces nuk ishte as spontan, as i përkohshëm, por pjesë e një strategjie të qartë koloniale për administrimin, disiplinimin dhe transformimin identitar të shqiptarëve myslimanë. Ndryshe nga narrativa e përhapur që e paraqet islamin si sferë autonome shpirtërore, faktet historike tregojnë se në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak, islami u shndërrua në instrument shtetëror në funksion të politikës serbe. Kjo mënyrë veprimi përkon me modelin klasik të qeverisjes indirekte, ku pushteti nuk e shkatërron strukturën ekzistuese fetare, por e përvetëson dhe e vë në shërbim të interesave të veta politike. Serbia, si shtet me identitet të fortë ortodoks dhe me projekt të qartë nacional, nuk e pa kurrë islamin si kërcënim ekzistencial.

Përkundrazi, ajo e pa atë si mjet të dobishëm për neutralizimin e vetëdijes kombëtare shqiptare. Rreziku për Beogradin nuk ishte feja islame, por rimëkëmbja kombëtare shqiptare.

Gjuha shqipe, shkolla kombëtare, lidhjet me Evropën dhe trashëgimia katolike shqiptare ishin bartëset kryesore të identitetit kombëtar dhe për këtë arsye u goditën pa kompromis. Ndërkohë, islami i institucionalizuar, i kontrolluar dhe i depolitizuar u tolerua, u mbështet dhe u përdor si kanal administrimi. Kjo tolerancë selektive dëshmon se politika shtetërore nuk synonte bashkëjetesë fetare, por administrim identitar.

Një nga aspektet më pak të trajtuara, por më domethënëse të kësaj politike ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit serb në ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive. Gjatë dekadave të fundit të pushtetit osman, shumë xhami në trojet shqiptare ishin thuajse të rrënuara. Por në vitet që pasuan, pas ikjes së osmanëve, shteti serb dhe më vonë Mbretëria SKS, si për porosi, u angazhuan në rindërtimin e një pjese të konsiderueshme të tyre. Ky veprim shpesh interpretohet si tolerancë fetare, por në fakt ishte pjesë e një politike tejet perfide: xhamitë rindërtoheshin jo për të fuqizuar komunitetin shqiptar, por për ta mbajtur atë të lidhur pas identitetit fetar dhe të shkëputur nga ai kombëtar.

Xhamia ishte hapësirë e menaxhueshme; shkolla shqipe ishte rrezik. Investimi në objekte fetare shoqërohej paralelisht me pengimin sistematik të hapjes së shkollave shqipe dhe me kufizimin e arsimit kombëtar. Në këtë kuadër, shteti serb nuk u mjaftua vetëm me objektet, por ndërtoi një aparat të tërë kontrolli përmes klerit islam. Kështu lindi figura e “drzavni imam” – imami shtetëror. Këta hoxhallarë, në përgjithësi, ishin funksionarë të licencuar, të paguar dhe të mbikëqyrur nga shteti, në shërbim të tij dhe jo të komunitetit nga vinin.

Emërimi i tyre kalonte përmes strukturave të “Islamska Zajednica”, e cila vetë ishte e varur nga Beogradi. Në praktikë, “drzavni imami” ishin pjesë e administratës shtetërore dhe, në shumë raste, bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të sigurimit shtetëror serb dhe më pas jugosllav. Arkivat e pasluftës dëshmojnë se pas vitit 1945 pothuajse çdo imam aktiv kishte dosje në organet e sigurimit, ndërsa çdo devijim nga vija zyrtare trajtohej si rrezik politik.

Misioni i tyre primar nuk ishte emancipimi shpirtëror i shqiptarëve, por ruajtja e status quo-së koloniale. Ata duhej të predikonin bindje, durim dhe nënshtrim; të dekurajonin çdo formë rezistence kombëtare; dhe të largonin rininë shqiptare nga çdo aspiratë arsimore ose kulturore që mund të prodhonte vetëdije kombëtare. Shkolla shqipe shihej si rrezik, ndërsa analfabetizmi fetar ishte i menaxhueshëm. Në këtë kuptim, “drzavni imami” kontribuuan drejtpërdrejt në mbajtjen e shqiptarëve në gjendje varfërie kulturore dhe shoqërore.

Ndërkohë, kleri që kundërshtonte këtë rol, që përdorte gjuhën shqipe ose që refuzonte të legjitimonte politikat shtetërore, u survejua, u burgos ose u neutralizua. Një aspekt edhe më i errët i këtij misioni ishte roli i klerit shtetëror në procesin e shpërnguljeve. Në dekadat e para të shekullit XX, shpërngulja e shqiptarëve myslimanë drejt Anadollit u promovua si zgjidhje fetare dhe morale. Anadolli u paraqit si “tokë e bekuar”, si hapësirë shpëtimi për myslimanët e shtypur. Kjo propagandë nuk ishte spontane, por e koordinuar me politikat shtetërore serbe dhe më pas jugosllave, të cilat synonin spastrimin etnik të territoreve shqiptare pa përdorur gjithmonë dhunë të drejtpërdrejtë.

Sipas dokumenteve arkivore dhe studimeve demografike, gjatë periudhës 1912–1953 rreth 500 mijë shqiptarë u detyruan të shpërngulen nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhak, duke u regjistruar dhe kategorizuar artificialisht si “myslimanë turq”. Këto strategji u formalizuan edhe juridikisht në dy Konventat Jugosllavo-Turke të viteve 1938 dhe 1953, ku feja u përdor si kriter administrativ për dëbimin masiv.

Paralelisht me këtë, shteti ndërtoi mekanizma të arsimit fetar për të prodhuar kuadro të reja të këtij aparati. Hapja e Medresesë Shtetërore “Kral Aleksandër I” në Shkup në vitin 1924 ishte moment kyç në këtë strategji. Kjo medrese ishte institucion shtetëror në kuptimin e plotë të fjalës, i financuar nga buxheti i Mbretërisë SKS dhe i kontrolluar nga “Islamska Zajednica”. Gjuha e mësimit ishte serbishtja, programi ishte i filtruar dhe çdo element i vetëdijes kombëtare shqiptare ishte përjashtuar qëllimisht.

Nxënësit kryesisht vinin nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku. Pasojat ishin të dukshme sidomos në Sanxhak, ku kuadrot e dala nga kjo medrese u përdorën për të zëvendësuar identitetin kombëtar shqiptar me identitetin fetar islam dhe më pas me atë boshnjak. Ky nuk ishte proces natyror, por projekt i drejtuar shtetëror.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ndonëse Jugosllavia nuk u përcaktua me një fe shtetërore, praktika shtetërore e përdorimit të islamit nuk u braktis. Përkundrazi, ajo u institucionalizua edhe më fort. “Islamska Zajednica” u forcua dhe u ruajt si struktura e vetme për menaxhimin e popullsisë myslimane, ndërsa çdo aktivitet i saj mbikëqyrej nga Komisioni Shtetëror për Çështje Fetare dhe nga organet e sigurimit.

Në këtë kuadër, hapja e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë në vitin 1951 nuk ishte akt apo nevojë rilindjeje shpirtërore e kombëtare shqiptare, por vazhdimësi e një modeli të vjetër të luftës kundër identitetit nacional shqiptar. Pikërisht për këtë mision, thyerjen e boshtit kurrizor të nacionalizmit shqiptar, u hap edhe kjo medrese. Medreseja “Alauddin” u hap me vendim të “Islamska Zajednica” e Jugosllavisë, nën autoritetin e Reis-ul-ulemasë Ibrahim Fejić, dhe me miratim të plotë të aparatit shtetëror. Në atë kohë, Ministria Federale e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Aleksandër Rankoviq, kishte kontroll absolut mbi Kosovën. Pa lejen e tij nuk merrte frymë asnjë funksionar shtetëror, qoftë edhe imam shtetëror, e lëre më të hapej një institucion i tillë.

Medreseja u bë qendra kryesore e formimit të klerit mysliman shqiptar, gjithmonë brenda kufijve ideologjikë dhe direktivave politike të shtetit. Ajo funksionoi si filtër ideologjik, duke kanalizuar rininë shqiptare drejt një identiteti fetar të kontrolluar dhe duke e mbajtur larg arsimit kombëtar dhe kulturës evropiane. Ndërkohë, shkollat shqipe mbeteshin ende në numra simbolikë. Ky disproporcion nuk ishte rastësi, por politikë e qëllimshme për të mbajtur nën robëri një popull.

Faktet tregojnë se ky proces nuk prodhoi emancipim kombëtar, nuk ndaloi shpërnguljet, nuk mbrojti gjuhën shqipe dhe nuk krijoi elitë intelektuale shqiptare. Përkundrazi, ai kontribuoi në fragmentarizimin e identitetit shqiptar dhe në krijimin e një kaste klerikësh të varur nga pushteti. Shteti që përfitoi më së shumti nga rislamizimi i shqiptarëve pas Perandorisë Osmane ishte Serbia. Pikërisht për këtë arsye edhe sot Serbia përpiqet të rekrutojë individë që mbështesin këtë ideologji.

Rasti i arrestimit të një imami shqiptar në shërbim të BIA-s serbe nga policia e Kosovës disa muaj më parë e dëshmon vazhdimësinë e kësaj strategjie shkatërrimtare ndaj kombit dhe shtetit të Kosovës. Kjo trashëgimi shpjegon edhe realitetin e sotëm. Turqia dhe Serbia vazhdojnë ta zëvendësojnë njëra-tjetrën në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve fetare islame në Kosovë dhe në mbarë Gadishullin Ilirik, ndërsa trashëgimia kulturore kombëtare shqiptare mbetet e margjinalizuar.

Sot kjo pyetje nuk është retorike, por historike. Ajo lidhet me një proces të gjatë ku islami u përdor si mjet i pranueshëm për zëvendësimin e vetëdijes kombëtare. Ky editorial nuk synon të gjykojë besimin personal të askujt.

Ai synon të vendosë në dritë një të vërtetë historike: islami institucional në trojet shqiptare pas vitit 1912 nuk ishte thjesht trashëgimi osmane, por instrument shtetëror serb dhe jugosllav në shërbim të de-shqiptarizimit të trojeve shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Forca e mendjes dhe arsyeja e shëndoshë, janë karakteristike vetëm te qeniet njerëzore, mendime për etiken dhe moralin nga Ismet Hasani(5)

7
Nga: Ismet Hasani, Suedi
____
*Të fluturosh në ajër (hapësirë) është aftësi, të fluturosh për tokë është kokëboshtësi dhe çmenduri!
*Forca fizike dhe instiktet janë karakteristike dhe të pranishme të të gjitha krijesat – gjallesat e botës, ndërsa forca e mendjës, arsyeja e shëndoshë, janë karakteristike vetëm të qeniet njerëzore.
*Bjerrja e kohës njeriun e bën pertac, pasiv, parazit, jokoheziv dhe jokombatibil me ambientin. Ajo e bën edhe jo mobil, jo atraktiv, madje edhe depresiv.
*Në një vend ku shumica e popullit e bjerrin kohën kot, nuk mund të lindin vepra të mira.
Njeriut i duhet shumë kohë për të folur për kohën!
 Njeriu, për dallim nga shtaza, është i paisur me intelekt, përgjegjësi dhe llogaridhënie. Pa llogaridhënie nuk ka ecuri, nuk ka përparim.
Me e quajt njeriun “kafshë – shtazë), ndoshta do të ofendosh shtazën, ngase, ngandonjëherë, atë që bën njeriu, shtaza nuk do e bënte.
Forca ndërgjegjës është aq e madhe (e fortë) sa që të  pafajshmin e liron  nga frika, ndërkaq të fajshmin (fajtorin) e gjykon dhe e dënon rëndë.
* Përparimi kryesor përcaktues i jetës rrjedhimisht barometri i procesit jetësor, për secilin individ, grup shoqëror, popull dhe komb, duhet të jetë: bëmirësia dhe përkushtimi deri në sakrificë dhe vetmohim për tjetrin dhe për të tjerët, pa dallim kush janë dhe çfarë janë.
Të gjitha tjerat mund të jenë irelevante (të parëndësishme), prandaj kërkoni që jeta të kalojë në gëzim e lumturi, duke i gëzuar të gjithë, nga se jeta jonë është e shkurtër, kalon shpejt, ndaj kalone mirë e jo me nderskamca, intriga e keqbërje!
* Jeta e njeriut kalon shpejt (sa qel e mshel sytë), por është edhe e gjatë sa që njeriut, sa  është gjallë i kthehet e mira dhe e keqja, e liga!
Dy determinuesit parësor, dy polet kryesore të cilat përcaktojnë substancën, rëndësinë dhe cilësinë e të jetuarit, janë SHËNDETI dhe SËMUNDJA.
Kur përfundon e para (shëndeti) fillon e dyta (sëmundja) e cila vepron e vepron dhe pastaj PËRFUNDON – përfundon edhe jeta. Njeriu, me besim të plotë në Zotin (Krijuesin) lidhur me jetën dhe vdekjën, i bën dy lutje:
E para, O Zot të lutëm më lë të jetojë aq sa Ti e di se jeta është e dobishme për mua!
E dyta, O Zot, prapë të lutëm, merrma shpirtin, kur Ti e di se vdekja për mua është më e dobishme se jeta.
Kufiri midis shëndetit të mirë dhe shëndetit të lig, është po aq i hollë, sa hapësira midis dy shtresave të lëkurës se qepës.
*
Duke dashur të bëhesh i pazëvendsueshëm, kërkohet të posedosh shumë  kujdes, sepse do të biesh në pus ose theqafje në humbëtirë, bëhesh i heshtur, gati inekzistent dhe i zhdukur.
Nëqoftë se  bjen në “baltën e gjallë”, nga e cila, sa më shumë përpiqesh që të dalësh, ajo aq më shumë të terheq poshtë.
Mos e humb arsyen e gjykimit e të veprimit. Po e humbe gjakftohtësinë në mendim e veprim, urtinë e njerzishmërinë, i ke humbur te gjitha.
Vullneti është shtylla kryesore e suksesit dhe jetës.
Për të kryer një veprim ose një punë nevojitet të posedosh: dituri, vullnet dhe kushte të përshtatshme..
Mësohu që të qëndrosh drejtë e dënjësisht në rast furtunash e sfidash.
Përpiqu të gjykosh drejt, përpara ke njeriun (të cilin po e gjykon).
Adaptohu me gjendjen, njerëzit dhe situatën në të cilën gjendësh! Përndryshe do bëhesh: maskara, pizeveng, i gjallë por je si hiri. Mësohu që mos të kesh as pak, as shumë. Mos lejo që të veprosh si somnabull (si në gjumë). Gëzohu edhe kur asgjë nuk gjenë, por në raste të zik-zakeve të jetës, përzhdrejeve, përiqu të mësosh.
Nuk është burrëri, kur duhet të qëndrosh, të ikësh. MOS IK!
*
Të lumtë ata që e duan, predikojnë, e ndjejnë dhe që punojnë për të mirë të vetvetës dhe mirëqenien e të tjerëve (të gjithëve); për etikën dhe për moralin kolektiv, për kauzën, për ardhmërinë gjithëshoqërore e gjithënjerëzore. Për këto do të jenë të shënjtëruar, të shënjtë dhe të përjetshëm, që punojnë palodhëshëm dhe i mbrojnë vlerat dhe vyrtytet e sipërapostrofuara.
*
Jeta e bazuar në përpjekje, punë të ndershme – me dinjitet, në përkushtim dhe sakrificë për të tjerët, është jetesë e drejt dhe e vërtetë.
Toleranca, gjakftohtësia, sjellja racionale dhe justifikuese ndaj iracionalës, meskimës, injorancës dhe mizantropisë, paraqet piedestalin e dritësisë se MENDJES, madhështinë njerëzore, dinjitetin lapidar – emblematik, peshën e personalitetit por edhe eliksirin për ndërshmëri, integritet, drejtëshmëri dhe jetëgjatësi.                                                                        V i j o n

Shqiptarët kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë

0
Moderatorja Klodjanë Shkoza-Bala prezantuese brilante

Idriz Zeqiraj, Gjermani

___
Shoqata e mirënjohur që mbanë emrin e heroit të shumëdashur “Kadri Zeka”, në Kirchheim Teck, në Gjermani, kremtoi përvjetorin e 113-të të Pavarësisë të Shqipërisë  londineze dhe të ngritjes të Flamurit Kombëtar në Vlorën heroike. Shoqata është themeluar më 12 shtator 1992, në Nürtingen, me nismen e veprimtarit të hershëm, Xhafer Leci, kryetar shumëvjeçar i Aktivit të LDK-së, në Kirchheim Teck dhe delegat i Degës në Gjermani. Është një ndër Shoqatat shqiptare më jetëgjata dhe më aktivet në nivel të Gjermanisë dhe më gjerë. Kontributet e saja për Atdheun-Kosovë janë të shumta dhe të shumëllojshme, në veçanti, ato materiale, siç është begatimi i Fondit shtetëror i 3 %-shit dhe aksione tjera në vijimësi, që kalojnë 6 (gjashë) shifrorin në numra.

Organizimi i Shkollës shqipe, ruajtja e kulturës dhe traditave kombëtare, bashkëpunimi me palën vendore, afirmimi i çështjes shqiptare në Gjermani, integrimi në shoqërinë gjermane, kanë qenë pjesë e veprimtarive 33-vjeçare të Shoqatës atdhetare, simpatike humanitare, kulturore dhe artistike “Kadri Zeka”.

Përgjatë tej tri dekadave jetë të kësaj Shoqatë kanë punuar, vepruar dhe kontribuar shumë dhjetëra-qindra veprimtarë të devotshëm dhe mijëra anëtarë mërgimtarë të përkushtuar, Andaj, natyra e këtij shkrimi, nuk na mundëson t`i përmendim me emra masiv. Kufizohemi që në përfaqësim të tyre, të citojmë disa nga veprimtarët që kanë bërë emër dhe janë ende në jetë: Xhafer Leci, në prag të 80 viteve, Faredin Emërllahu, Arban Hoxha, Bedri Islami, Taxhidin Bakija…, ndërsa, tashmë, në amshim: Qemail Morina dhe Hajrullah Matoshi.

Kryesia aktuale e Shoqatës përbëhet nga Taxhidin Bakija, kryetar, Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zeka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkatar, Xhafer Leci, Kryetar Nderi, Hamza Brahimi dhe Islam Shahini, anëtarë kryesie.

I parë në foto kryetari i shoqatës Taxhidin Bakija

Manifestimi shënues i Shpalljes të Pavarësisë, hapet me intonimin e Hymnit Kombëtar, me dëgjim të ngritur në këmbë.

Moderatorja simpatike, Klodjanë Shkoza-Bala, gazetare, përshëndet të pranishmit, duke i falenderuar për pjesëmarrjen e tyre fisnike në festimin madhor. Dhe, i fton të pranishmit për nderimin me heshtje të Dëshmorëve, të rënë për çlirim dhe lirinë e Atdheut.

Moderatorja Klodjanë fton në skenë kryetarin e vyeshëm dhe urtak të Shoqatës, Taxhidin Bakiu, për t`i përshëndetur mysafirët e pranishëm, të cilët janë të shumtë në numër, ashtu siç meriton të nderohet Shoqata emër mirë “Kadri Zeka”. Por, ne po sjellim, në këtë shkrim, vetëm ndoca nga përfaqësuesit e zëshëm të disa Shoqatave simotra:

Fatbardha Rama, mësimdhënëse e Shkollës shqipe në Vendlingen; Kolë Merturi e Nami Ramadani, bashkëveprimtarë të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, heronj të Kosovës; Abit Fazliu, kryetar i Shoqatës “Nëna Tereze” në Göppingen dhe Jahja Gashi, ish-kryetar dhe veprimtar i hershëm; Dr. Rexhep Shala, koordinator me palën gjermane; Nora Gashi-Abedini, kryetare, koreografe e grupit artistik, në Göppingen; Miradije Gashi, veterane e arsimit, poete, shkrimtare dhe veprimtare e hershme e çështjes kombëtare; Gjylije Lecaj, sekretare e Qendrës Kulturore Shqiptare në Stuttgart; Refki Bytyçi, kryetar dhe Sadik Zogaj, Kryetar Nderi të Shoqatës “Kosova”, në Felbach; Gjevdet Nikqi, kryetar i Shoqatës “Dardania”, në Pforzheim; Xhevdet Syla, poet, shkrimtar, ish-kryetar i Shoqatës “Pavarësia”, në Stuttgart; Nue Lekaj, zyrtar në komunën Vernau, përkrahës i aktiviteteve të Mërgatës dhe veprimtar i zellshëm e cilësor i çështjes kombëtare.

 Grupi i valltarëve të Shoqatës “Nëna Tereze” të Göppingenit

Grupi artistik i Shoqatës “Nëna Tereze”, i mësuar nga krye valltarja Nora Gashi, mysafirë të kësaj mbremje festive, prezantoi, mjeshtërisht dhe besnikërisht, dy valle nga trevat shqiptare, duke sjellur në skenë, për pak minuta, Atdheun në miniaturë dhe përlotur mërgimtarët e përmallur gjithmonshëm, për Vendlindjen e largët, madje shumë të largët fizikisht, por rrast afër mendjes dhe zemrës. Fëmijët provuan talentin e tyre, me recitimet e poezive të përzgjedhura enkas për festën, nga mësuesja e pasionuar për edukimin e brezit më të ri të mërgimtarëve.

  Kryetari i Nderit, Xhafer Leci, prezanton historikun e Pavarësisë të Shqipërisë

Të dashur bashkatdhetarë dhe ju mysafirë të nderuar,

Sonte jemi tubuar, për ta shënuar së bashku festën më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, 28 Nëntorin të vitit 1912, ditëlindjen e Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar. Kjo ditë kishte qenë ëndrra shumë shekullore e shqiptarëve, të pushtuar dhe të sunduar ndër shekuj.  Ketë shpallje e bëri publike, nga ballkoni i një shtëpie dy-kateshe, Plaku i Vlorës, Ismail Qemali së bashku me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin dhe shumë kombëtarë të tjerë. Më këtë rast, duke ngritur flamurin tonë kombëtar, është mposhtur flamuri osman.

Fajet tona historike:-Ideologu i pavarësisë së Shqipërisë Hasan Prishtina, deri në vitet ’60-a konsiderohej si tradhtar në tekstet e historisë së Shqipërisë, por më pas ai u rehabilitua! Më 6 dhjetor 1977 u zhvillua ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij në qytetin e Kukësit.

Hasan Prishtina, në vitin 1911 kishte mbajtur një fjalim mbresëlënës në Parlamentin turk. Ai mungoi në Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë, më 1912, ngaqë ndodhej i burgosur në Beograd.

Në 60 vjetorin e Pavarësisë, më 1972, në pllakën përkujtimore, në Sheshin e Flamurit në Vlorë, nuk figuronte portreti i Luigj Gurakuqi, me arsyetimin se ai ka qenë i afërt dhe i dashur me klarin katolik!

Pa mëdyshje, shqiptarët janë të kamotshëm në aspiratat e tyre për liri dhe pavarësi, veçse shumë të vonuar në organizimin e duhur, për t`u përballuar me pushtuesit, të cilët e zëvendësonin njëri-tjetrin, në pushtimet e tyre të trojeve tona të lashta. Pushtuesi i parafundit ishte Perandoria Osmane. Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, në përballjen luftarake të vazhdueshme me Rusinë Cariste, fuqia e saj ushtarake po dobësohej, madje deri në atë shkallë, sa të quhej “i Sëmuri i Bosforit”.

Është thënë dhe përsëritur se shqiptarët janë të vonuar në histori. Përveç disa lëvizjeve lokale e fragmentare, në mbrojtje të kufijve perandorak, nga armiqtë fqinjë, serbë, malazezë, bullgarë dhe grekë, brenda të cilëve ishte Shqipëria Etnike, pra, jo vetëm ajo londineze, si dhe të disa rasteve të kundërshtive të pronarëve, bejlerë dhe agallarë, të brendshëm shqiptarë, kryesisht, zaptues të hapësirave të tokave pjellore, nuk kishte as organizime dhe aq më pak veprime domethënëse për çlirim dhe liri.

Përpjekja e parë serioze organizative shqiptare për luftë, çlirim, liri dhe pavarësi, ishte Lidhja e Prizrenit e qershorit të vitit 1878. Burrat e dheut të Etnikumit shqiptar, ishin trima të mençur, të prirë nga Abdyl Frashëri, ideolog i kësaj Lidhje, i koordinuar me udhëheqës popullor Ymer Prizrenin, vendor, Sylejman Dibra, dibran, ushtaraku Sylejman Vokshi, gjakovar, me ushtarët e tij. Qëllimi i tyre fisnik ishte organizimi i kryengritjes të parë në Veriun e Shqipërisë, respektivisht, Kosovën e sotme. Por, për shkaqe të dobësive të mobilizimit në jugun e Shqipërisë, pengesave subjektive, përvojave të pakëta, kryengritja dështoi dhe robëria vazhdoi.

Rrjedhojat: Fuqitë e Mëdha, nën presionin e Rusisë Cariste, në Kongresin e Berlinit, më 1878 injoroi kërkesën e shqiptarëve, dhe Kancelari Otto von Bismarck pretendoi se një komb shqiptar as nuk ekzistonte. Kancelari i Perandorisë Gjermane, Otto von Bismarck, mbajti marrëdhënie të ngushta me gratë, gjatë gjithë jetës së tij. Lidhja e tij me Princeshën ruse Katharina Orlov pothuajse për pak i kishte kushtuar me jetën. Shqiptarët nuk njiheshin si komb arbërorë-shqiptarë por si arnavut (Arnavudluk)

Në Konferencën e Londrës 1913 dhe të Parisit, bënë  pazare të pista me tokat shqiptare, duke shpërblyer: Serbinë, Malin e Zi, Greqinë, duke u dhënë: Hotin, Grudën, Malësinë e Madhe, Sanxhakun, Kosovën Lindore, Epirin, Iliriden!

Çuditërisht, Evropa nuk kishte ushtri në trojet shqiptare më 1878 , madje as më 1912!

Lufta kundra Osmane filloi të zgjerohej, sidomos në Veriun shqiptar. Ky organizim iu imponua shqiptarëve, nga pafuqia e “turqve të rinj”, për të mbrojtur kufijtë shqiptar, nga fqinjët lakmitarë, si: Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, të cilët kishin oreks të shtuar, për të pushtuar tokat shqiptare!

Shqiptarët asnjëherë nuk harrojnë ndihmat në fusha të ndryshme të vendeve mike për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës, siç janë; Austria, Amerika, Gjermania e vende tjera mike të shqiptarëve.

Pa Shqipërinë e Pavarur nuk do kishim as Kosovën e Pavarur. Lavdi dhe nderim të përjetshëm për burrështetasit, nga Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova, me atdhetarët tjerë si dhe luftëtarët heroikë, përgjatë shekujve, të cilët i kontribuuan çlirimit, lirisë dhe shpalljes të pavarësisë të Shqipërisë londineze dhe një pjesë të Dardanisë, respektivisht, Kosovës dardane.

E gëzofshim për jetë e mot Pavarësinë e Shqipërisë!

Ish-kryetari i “Shoqatës “Pavarësia”, në Stuttgart, veprimtar i shquar, Xhevdet Syla, recitoi krijimin e tij poetik,”Kur koha më flet me emrin tënd, Shqipëri”.

Këngëtarët Lirije Morina e Dukagjin Kastrati, në shoqërimin e sintistit muzikor, Fatmir Jashari, kënduan, argëtuan, vallëzuan dhe gëzuan së bashku me mërgimtarët, deri në mesnatën e vonshme. Manifestimet kulturore dhe artistike në Mërgatë, për ndryshim nga rrethet familjare në Atdhe, shtrihen në tërë gjeografinë e etnikumit shqiptar.

Fotografitë janë realizuar nga mjeshtri i kamerës – Gani Kryeziu.

Moderatorja Klodjanë Shkoza-Bala, duke e mbyllur programin festiv, felenderon dhe uron me përzemërsi pjesëmarrësit: Gëzuar festat e Nëntorit të madh!

Mërgimtarët festojnë dhe vallëzojnë

Kur politika e jashtme matet me rezultate, jo me retorikë

1

Donika Kadaj Bujupi, Prishtinë

Katër njohje të reja shtetërore dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike shënojnë një nga fazat më domethënëse të konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në periudhën e fundit. Krahas tyre, dymbëdhjetë shtete kanë rikonfirmuar njohjen e Kosovës, pavarësisht presioneve të jashtme dhe fushatave të vazhdueshme për çnjohje, duke dëshmuar se pozita ndërkombëtare e Kosovës jo vetëm që është e qëndrueshme, por edhe në zgjerim të vazhdueshëm.
Një element kyç i këtij avancimi ka qenë koordinimi i vazhdueshëm dhe strategjik i Presidentes me Administratën Trump, i cili ka prodhuar rezultate konkrete dhe të prekshme për shtetin e Kosovës. Ky angazhim është reflektuar edhe në miratimin e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe nënshkrimin e tij nga Presidenti Donald Trump, dokument në të cilin betohet mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, riafirmohet përkrahja për anëtarësim në NATO si dhe theksohet rëndësia e investimeve strategjike amerikane në Kosovë. Ky zhvillim përbën një garanci politike dhe të sigurisë me peshë të jashtëzakonshme për vendin, si askush më parë në historinë institucionale të Kosovës.
Në këtë linjë të konsolidimit ndërkombëtar, heqja e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës përfaqëson një tjetër arritje me rëndësi strategjike, rezultat i një angazhimi të qëndrueshëm në politikën e jashtme, argumentimit të konsoliduar politik e juridik dhe ndërtimit të besimit me partnerët evropianë. Ky zhvillim konfirmon se një qasje institucionale, e matur dhe bashkëpunuese prodhon rezultate konkrete për shtetin.
Në planin e përfaqësimit të lartë ndërkombëtar, audienca private e Presidentes te Papa Leoni XIV, si dhe pjesëmarrja aktive në samite kyçe ndërkombëtare, kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e profilit dhe kredibilitetit të Kosovës në arenën globale. Paralelisht, Presidentja është nderuar me një numër të konsiderueshëm çmimesh dhe mirënjohjesh ndërkombëtare, duke u renditur si askush më parë në historinë e Kosovës, për lidership moral, angazhim për paqe, dialog ndërfetar dhe fuqizim të grave.
Përkundër një agjende ndërkombëtare intensive dhe të paprecedentë, Presidentja ka dëshmuar një nivel të lartë aktivizmi institucional dhe përkushtimi qytetar. Ajo ka vizituar komuna në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim politik apo partiak VV, PDK, LDK, AAK apo subjekte të tjera duke afirmuar në praktikë parimin kushtetues të përfaqësimit gjithëpërfshirës.
Ndërkohë që në këto momente dalin akuza nga individë, si z. Hoti, të cilët në asnjë rrethanë nuk mund të maten apo të krahasohen me legjitimitetin demokratik dhe peshën institucionale të Presidentes Osmani legjitimitet i konfirmuar nga mbi 300 mijë vota qytetare që i dhanë asaj mandatin historik Presidentja vazhdon pa devijim ushtrimin e detyrës së saj kushtetuese.
Ajo vijon angazhimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet, seriozitet dhe vizion strategjik, larg polemikave të ditës dhe e përqendruar në interesin afatgjatë të shtetit.
Rezultatet janë të dokumentuara, të matshme dhe flasin vetë. Në politikën e jashtme, pesha e lidershipit matet me arritje konkrete dhe këto arritje janë tashmë pjesë e kapitullit më serioz të afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Mendime etike e morale (4)

0
Ismet M. Hasani
Nga: Ismet M. Hasani, Suedi
___
Me qenë se njeriu nuk e ka të drejtën të zgjedhë kur dhe ku do të vdes, e ka të drejetën të zgjedhë ku të jetojë.
Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë parashutës, e cila, perderisa rri e mbyllur nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – (ta) shpëton jetën.
Të jetuarit është gjithëfare: “Jeton miza nën bisht t’kalit, jeton bleta në maje të malit!” Sido që të jetoi, njeriu, jeta është jetë.
Jeta e jetuar në begati, lumturi, harmoni, mirëbërje, dallon nga jeta e kaluar me djersë e mund e punë me nderë, dallon nga jeta e atyre që e kalojnë me intriga, mashtrime, ndërskamca e shantazhime, lëndime, gënjeshtra e trillime. Por, prapë po thëm se jeta është jetë.
Mirëpo, procesi jetësor për secilin individ, grup shoqëror, popull do të duhej të jetë bamirësia* dhe përkushtimi deri në sakrificë dhe vetëmohim për tjetrin, apo të tjerët, pa dallim kush janë dhe çfarë janë ata.
*Bamirësia sikur një guralec të hedhesh në lumë të thellë, ai (guraleci) bie thellë e ti nuk e shef më kurrë, por ai aty qëndron dhe kurrë nuk humbë.
Etika është rrënja dhe trungu më i qëndrueshëm, cilësor dhe sasior i lashtësisë, vlershmërisë dhe arsyes dhe domëthënies së gjërave. Ajo është filizi më i shëndoshë dhe shpresëdhënës i ardhëmërisë.
Për filozofinë thuhet se është nëna e të gjitha shkencave, ndërkaq etika bija më e devotshme e saj. Etika është lule e shkencës, kusht i ekzistencës, zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë njerëzore.
Etika është disciplinë shkencore e cila ka të bëjë me të mirën e të keqën.
Pa etikë dhe pa drejtësi nuk mund të ketë përparim dhe zhvillim shoqëror.
*
Mund të thuhet se etika është synonim i filozofisë së moralit, por ka domethënie dukshëm më të thellë. Sipas qëndrimit etik heteronom, morali buron nga një instancë superhumane, nga relevata hyjnore, nga praksisi profetik, nga e vërteta absolute; pra morali paraqet vlerë substanciale.
Etika autonome gjenezën e moralit e kërkon te vet njeriu. Këtë qendrim e mbrojnë me ngulm shkencëtarët ateistë, sekularistët, materialistët, nihilistët etj. Sipas kësaj përspektive vetëm njeriu është kriter i të gjitha gjërave, të qena e të paqena.
Në objektin e saj studimor, etika përfshinë edhe parimet e mirësjelljës se individit dhe kolektivitetit të caktuar, në kushte dhe rrethana të caktuara kohore dhe të veprimit. Ajo është shkencë e së mirës, moralit, normave morale dhe moralshmërisë. Pra, etika mund të definohet edhe si sjellje e përshtatshme dhe e përputhshme me rregullat morale.
Normat morale të etikës, zakonisht manifestohen dhe vihen në spikamë si deklaracione ose rregulla të përgjithshme, si psh: “Gjithëmonë thuaje të vërtetën, të mirën ktheje me të mirë, sa më shumë punë, aq më shumë begati, sa më shumë mirësi (dashamirësi) aq më shumë humanizëm (njerëzishmëri) dhe e kundërta e sintagmave: sa më keq, aq më mirë, pas se keqes vjen e mira.
Vlerat morale janë standarde vlerësuese të se mirës e të se keqes, që i dëmtojnë. “Ndershmëria dhe sinqeriteti janë të mira, ndërkaq padrejtësia është e ligë.”
Një autor, në librin e tij “Reformo zemrën!”shkruan: “Sot zemra është e zbrazur dhe e uritur për drejtësi! A thua çka i nidhmon zemrës i ashtuquajturi përparim? Një mashtrim, zemrën prapë e lën të uritur. Zemra e zbrazët, forma e zbrazët!” Këto janë karakteristikat e jetës sonë shoqërore aktuale.
Vetëm ndikimi i traditës, edukatës, ndonjë xixë-shkëndijë e fésë (besimit në Zot),e cila, njerëzve ende u ka mbetur në ndërgjegjën e tyre, i mbron ata nga mohimi i tyre i parimeve, të cilat tanimë s’i gjeni dot në zemër. Njerëzit në shoqëri sot janë të sjellshëm dhe formalisht të moralshëm, kurse në jetën vetëm përshkak të mirësjelljes dhe dekorit të jashtëm moral, kurse në jetën e tyre private, ata largohen prej ligjit. Pra, kemi të bëjë me moralin publik dhe moralin privat të cilët janë kancer për shoqërinë.
Sipas Dekartit: rregulli i parë dhe bazik i etikës është të tentohet, pa ndërprerë, të njihet e mira, kur arrihet kjo, me dëshirë të bëhen përpjekje për të jetësuar të mirën; njerëzit duhet të mendojnë më gjerësisht dhe të jenë më të përgjegjshëm për veprat e tyre, të mbajnë llogari për të gjitha (veprat e tyre.)*
*
Botëkuptimi joadekuat ndaj etikës dhe moralit e kriijon njeriun dëmtues, e bën shkatërrues të natyrës dhe vlerave të saj: “bëhu i gjindshëm dhe i zhdervjellët, sepse ashtu veprojnë të gjithë; në anën tjetër thuhet: “…vlerat fundamentale etike, si mëshira, besnikëria, sinqeriteti, përgjegjësia dhe respektimi i jetës sonë, të tjerëve ju janë minuar.”
Gjykuar sipas disa teoricientëve tjerë: “Jetojmë në një shoqëri globale, moralisht të papjekur, dhe se rruga e vetëdijesimit të saj kalon përmes etikës dhe normave të saj. Neglizhimi i etikës, prodhon vazhdimisht konflikte dhe cenon rëndë efikasitetin e çdo familjeje.”
Mësimet dhe parimet etike, secilin individ e obligojnë që të mendojë mbarë e mirë dhe të ketë orijentime dhe bindje etike, të veprojë e punojë mirë e drejtë, që me secilin njeri të sillet njerëzishëm e në mënyrë korrekte.
Gjykuar sipas parimeve të etikës botërore; themelin moral për rendin e ri të veçantë dhe botëror e bën pikërisht etika… Prandaj, pa respektimin e mësimeve dhe synimevee të etikës botërore, nuk mund të ketë as rend të ri të suksesshëm botëror, as ekonomik e shoqëror.

Lamtumirë, Ismet Bellova – zëri emblemë i sportit shqiptar 

0

 nga: Arif Ejupi

Dashuria për gazetarinë sportive më lindi qysh si fëmijë i klasës së pestë fillore. Me shpirt i adhuroja skuadrat e futbollit KF Prishtina dhe KF Trepça, atëherë anëtare me reputacion të jashtëzakonshëm në Ligën e Dytë dhe të Parë të ish-Jugosllavisë. 

Meqenëse isha ende i vogël për të qenë i pranishëm në stadiumet e Prishtinës dhe Mitrovicës, të dielat pasdite i kalonim ndryshe. Së bashku me vërsnikët e mi – Isakun, Ejupin, Selmanin, Bahriun, Agimin, Hakiun, Safetin, Nezirin, Fejzullahun, Nysretin, Bajramin, e më vonë edhe Esadin, i cili ishte 11 vjet më i ri se ne, mblidheshim në Bregun e Sumullarit, rreth një radioje “Grundig”, të sjellë nga një i afërm yni nga Austria. 

Aty dëgjonim transmetimet e ndeshjeve të Prishtinës dhe Trepçës nga reporterët tanë specialë Veli Vraniqi, Azem Brovina dhe Fatmir Bujupi. Me zërin dhe përshkrimet e tyre të sakta, ata na krijonin ndjesinë sikur të ishim vetë në stadium. 

Edhe pse sinjali shpesh vinte me pengesa, emocionet nuk mungonin. Dëgjonim edhe Radio Tiranën, ku përmes reporterëve të saj të rregullt – Ismet Bellova, Ahmet Shqarri dhe Skifter Këlliqi, shijonim atmosferën e stadiumeve të shtetit tonë amë, Shqipërisë. 

Veçmas na impresiononte Ismet Bellova, i cili me të folmen e tij të rrjedhshme, fjalorin e pasur dhe përdorimin e termave të mirëfilltë sportive në gjuhën shqipe, na bënte për vete, pa e kuptuar, që në njëfarë mënyre na edukonte. Pikërisht aty, mes valëve të radios, lindi dashuria ime e qëndrueshme për gazetarinë sportive. 

Përtej kontributit të tij të jashtëzakonshëm në gazetarinë e folur sportive, Ismet Bellova, ka lënë  gjurmë të rëndësishme edhe në publicistikën sportive të shkruar.  

Veprimtaria e tij dëshmon një angazhim të qëndrueshëm për sistematizimin e dijes sportive dhe pasurimin e terminologjisë profesionale në gjuhën shqipe.  

Ai është autor dhe bashkautor i disa botimeve me karakter referencial, ndër të cilat veçohen: Portierë të mëdhenj, Visare të Sportit shqiptar (bashkautor), Fjalori i termave sportive, si dhe Kupa kampionëve të Evropës (bashkautor).  

Këto vepra e konsolidojnë figurën e tij jo vetëm si zë autoritar të mikrofonit , por edhe si kontribuues të rëndësishëm në ndërtimin e kulturës sportive dhe gjuhës standarde shqipe. 

Gjatë viteve ’70 dhe ’80, në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar garonin këto 14 skuadra: 

  • 17 Nëntori – Tiranë
    • Besa – Kavajë
    • Besëlidhja – Lezhë
    • Dinamo – Tiranë
    • Flamurtari – Vlorë
    • Labinoti – Elbasan
    • Lokomotiva – Durrës
    • Luftëtari – Gjirokastër
    • Naftëtari – Qyteti Stalin
    • Partizani – Tiranë
    • Skënderbeu – Korçë
    • Tomori – Berat
    • Traktori – Lushnjë
    • Vllaznia – Shkodër 

Këta rreshta janë homazh për reporterin e mirënjohur shqiptar Ismet Bellova, i cili me zërin, kulturën dhe profesionalizmin e tij edukoi breza të tërë dashamirësh të futbollit.  

Ai u nda nga jeta më 20 dhjetor 2025, por vepra dhe emri i tij do të mbeten përherë të gjalla në kujtesën tonë kolektive. 

Nderim për zërin që na mësoi ta jetojmë futbollin edhe pa e parë, por vetëm duke e ndier përmes valëve të Radio Tiranës. 

Hamas po vuan për të paguar pagat e terroristëve të tij

1

Terroristi i Hamasit sulmon kibbutzin më 7 tetor 2023. Foto: CCTV

 

Aftësia e Hamasit për të paguar rrogat e terroristëve dhe Brigadës Al-Qassam është dobësuar rëndë si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite, shkruan The Jerusalem Post.

Organizata po përjeton krizën e saj më të keqe financiare ndonjëherë dhe nuk është më në gjendje të mbajë pagime të rregullta për mijëra terroristë.

Moral i ulët dhe dezertime

Kriza shkaktohet kryesisht nga sulmet e sakta të IDF ndaj infrastrukturës financiare të Hamasit, tuneleve të kontrabandës, zyrave të këmbimit të parave dhe burimeve të të ardhurave nga taksat në Gaza. Më parë, Hamas ka financuar rrogat përmes doganave, mbështetjes nga Irani dhe Katari – dhe donacioneve.

Raportohet për vonesa disa mujore, pagesa të pjesshme dhe mungesë totale të pagave, gjë që çon në moral të ulët dhe dezertime në radhët e tyre.

Sipas ChatGPT, Norvegjia ka dhuruar gjithsej, në mënyrë të përafërt, midis 8,5 dhe 13 miliardë krona për zonat palestineze/Gaza në periudhën 2007–2025.

Hamas sliter med å betale lønn til sine terrorister