Kreu Blog Faqe 345

Luljeta Pula u shkruan letër ambasadorëve të QUINT’it në Kosovë, në emër të Lëvizjes për Rikthim

5
Lëvizja për Rikthim ka bërë publike një letër drejtuar ambasadorëve të vendeve të Quint-it në Kosovë, ku ngre shqetësime për presionin ideologjik, cenimin e lirisë së ndërgjegjes dhe rrezikimin e orientimit perëndimor të vendit.

Sipas OJQ-së, anëtarë dhe mbështetës të saj janë përballur me kërcënime dhe gjuhë urrejtjeje për shkak të rikthimit në rrënjët e tyre të krishtera.

Lëvizja po ashtu kërkon angazhim institucional dhe dialog me aktorët politikë e fetarë për mbrojtjen e rendit laik, paqes shoqërore dhe vlerave perëndimore të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja për Rikthim bën publike këtë letër drejtuar ambasadorëve të vendeve të Quint-it në Republikën e Kosovës, ku ngre shqetësime serioze për presionin ideologjik, cenimin e lirisë së ndërgjegjes dhe rrezikimin e orientimit perëndimor të Kosovës.

Lëvizja për Rikthim
Organizata Joqeveritare (OJQ)
Republika e Kosovës
Drejtuar: Ambasadorëve të vendeve të Quint-it
(Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia)
Në Republikën e Kosovës

Subjekti: Shqetësime mbi presionin ideologjik, lirinë e ndërgjegjes dhe orientimin perëndimor të Kosovës

Të nderuar Ambasadorë,
Ju drejtohemi në cilësinë tonë si organizatë joqeveritare, Lëvizja për Rikthim, e angazhuar për paqen shoqërore, lirinë e ndërgjegjes, ruajtjen e identitetit kulturor-historik të shqiptarëve dhe orientimin e qartë perëndimor të Republikës së Kosovës.

Me këtë letër dëshirojmë të shprehim shqetësime serioze lidhur me zhvillimet e fundit në shoqërinë kosovare, veçanërisht rritjen e ndikimit të islamit politik dhe ideologjik në jetën publike, diskursin politik dhe marrëdhëniet shoqërore.
Kosova është ndërtuar dhe njohur ndërkombëtarisht si një shtet laik, qytetar dhe pluralist, ku liria e besimit, e mosbesimit dhe e zgjedhjes fetare është e garantuar me Kushtetutë. Këto parime përbëjnë themelin e rendit demokratik dhe të orientimit perëndimor të shtetit tonë.

Megjithatë, jemi dëshmitarë të një klime gjithnjë e më shqetësuese të presionit ideologjik dhe frikësimit shoqëror, veçanërisht ndaj qytetarëve shqiptarë që po ushtrojnë në mënyrë paqësore dhe të ligjshme të drejtën e tyre për t’u rikthyer në rrënjët e tyre kulturore dhe historike të krishtera, përfshirë edhe aktin e pagëzimit.

Pagëzimi është një shprehje e mbrojtur e lirisë së ndërgjegjes dhe, për shumë shqiptarë, përfaqëson një rikthim identitar dhe historik në rrënjët autentike perëndimore të popullit shqiptar.

Pavarësisht kësaj, anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes për Rikthim, përfshirë individë të pagëzuar dhe familjet e tyre, janë bërë objekt i kërcënimeve, frikësimeve, gjuhës së urrejtjes, bullizmit publik dhe fushatave të koordinuara të presionit në hapësirat publike dhe mediatike. Këto veprime nuk vijnë vetëm nga individë anonimë, por edhe nga përfaqësues publikë të islamit politik në Kosovë, duke përbërë një rrezik real për lirinë e ndërgjegjes, sigurinë personale dhe paqen shoqërore.

Njëkohësisht, shprehim shqetësim për rritjen e investimeve ideologjike të huaja që synojnë të ndikojnë shoqërinë kosovare në kundërshtim me rendin kushtetues laik dhe orientimin e saj perëndimor, me pasoja afatgjata për stabilitetin shoqëror.

Në këtë kontekst, përveç mirëkuptimit tuaj për këtë nismë, e cila ndërmerret nga shumë qytetarë në Kosovë jo vetëm si akt personal, por edhe si akt kombëtar, kërkojmë edhe angazhimin dhe aktivizimin tuaj institucional. Po ashtu, kërkojmë ndikimin tuaj përmes dialogut me partitë politike ku janë të pranishëm ideologë të islamit politik, të cilët po nxisin këtë agresivitet, si dhe me organizmat qeveritare, institucionet shtetërore, mediat dhe vetë Bashkësinë Islame. Jemi mirënjohës për mirëkuptimin dhe ndihmën që, me të drejtë, presim nga ju.

Dëshirojmë të jemi plotësisht të qartë: Lëvizja për Rikthim nuk është kundër besimit personal të askujt dhe nuk synon konflikt fetar. Ne mbrojmë të drejtën e çdo individi për të zgjedhur lirisht besimin ose mosbesimin e tij. Ajo që kundërshtojmë është çdo përpjekje për ta shndërruar islamin politik apo sheriatik në projekt shoqëror, politik apo shtetëror në Kosovë, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe orientimin perëndimor të shtetit.

Angazhimi ynë është për një Kosovë paqësore, demokratike dhe funksionale, të ankoruar fort në vlerat dhe partneritetet perëndimore, si dhe për njohjen e rrënjëve autentike kulturore, historike dhe të krishtera të popullit shqiptar si pjesë integrale e qytetërimit perëndimor.
Duke shfrytëzuar rastin e festave të fundvitit, Lëvizja për Rikthim, si një lëvizje e angazhuar për rikthimin në fenë e të parëve tanë katolikë, ju uron Krishtlindje të Bekuara dhe një Vit të Ri të mbarë, me paqe, shëndet dhe suksese në misionin tuaj diplomatik.

Mbetemi të hapur për dialog institucional dhe bashkëpunim në interes të paqes, lirisë, sigurisë dhe stabilitetit demokratik në Kosovë.

Me respekt,
Prof. Dr. Luljeta Pula
Drejtoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Lëvizja për Rikthim
Prishtinë, 22 dhjetor 2025

______

Movement for Return
Non-Governmental Organization (NGO)
Republic of Kosovo

To: The Ambassadors of the Quint Countries
(United States of America, United Kingdom, Germany, France, Italy)

In the Republic of Kosovo
Subject: Concerns regarding ideological pressure, freedom of conscience, and Kosovo’s Western orientation

Honorable Ambassadors,
We address you in our capacity as the non-governmental organization, Lëvizja për Rikthim (Movement for Return), an entity committed to social peace, freedom of conscience, the preservation of the cultural-historical identity of Albanians, and the clear Western orientation of the Republic of Kosovo.

Through this letter, we wish to express serious concerns regarding recent developments in Kosovar society, specifically the increasing influence of political and ideological Islam in public life, political discourse, and social relations.
Kosovo was established and is internationally recognized as a secular, civic, and pluralistic state, where freedom of belief, non-belief, and religious choice are constitutionally guaranteed. These principles constitute the foundation of the democratic order and the Western orientation of our state.

However, we are witnessing an increasingly troubling climate of ideological pressure and social intimidation, particularly against Albanian citizens who are peacefully and lawfully exercising their right to return to their Christian cultural and historical roots, including through the act of baptism.

Baptism is a protected expression of the freedom of conscience and, for many Albanians, represents an identity-based and historical return to the authentic Western roots of the Albanian people.

Despite this, members and supporters of the Movement for Return, including baptized individuals and their families, have become targets of threats, intimidation, hate speech, public bullying, and coordinated pressure campaigns in public and media spaces. These actions do not originate solely from anonymous individuals but also from public representatives of political Islam in Kosovo, posing a real danger to the freedom of conscience, personal security, and social peace.

Simultaneously, we express concern over the increase of foreign ideological investments that aim to influence Kosovar society in opposition to the secular constitutional order and its Western orientation, with long-term consequences for social stability.

In this context, beyond your understanding of this initiative—which many citizens in Kosovo undertake not only as a personal act but also as a national one—we request your institutional engagement and activation. Furthermore, we seek your influence through dialogue with political parties where ideologues of political Islam are present and inciting this aggression, as well as with government bodies, state institutions, the media, and the Islamic Community itself. We are grateful for the understanding and assistance that we rightfully expect from you.

We wish to be unequivocally clear: The Movement for Return is not against anyone’s personal faith and does not seek religious conflict. We defend the right of every individual to freely choose their belief or non-belief. What we oppose is any attempt to transform political or Sharia-based Islam into a social, political, or state project in Kosovo, in direct contradiction to the constitutional order and the Western orientation of the state.

Our commitment is to a peaceful, democratic, and functional Kosovo, firmly anchored in Western values and partnerships, and to the recognition of the authentic cultural, historical, and Christian roots of the Albanian people as an integral part of Western civilization.

Taking the opportunity of the end-of-year holidays, the Movement for Return, as a movement committed to returning to the faith of our Catholic ancestors, wishes you a Blessed Christmas and a Happy New Year, with peace, health, and success in your diplomatic mission.

We remain open to institutional dialogue and cooperation in the interest of peace, freedom, security, and democratic stability in Kosovo.

Respectfully,
Prof. Dr. Luljeta Pula
Director of International Relations
Movement for Return
Prishtina, December 22, 2025

Në Venecia promovohet libri “Atletët e Lirisë”

0

Florim Zeqa, Venecia, Itali 

“Atletët e Lirisë” themeltarët e shtetit të Kosovës!

Në ambientet e bukura të Hotelit B&B në Venecia të Italisë, nën patronatin e afaristit të njohur, Muharrem Salihu u bë promovimi i librit “Atletët e Lirisë” të autorit Gjergj Dedaj.

Liria e Kosovës erdhi me diplomaci, gjak, sakrifica dhe martirizim

Promovimin e këtij libri e hapi gazetari dhe publicisti, veprimtari dhe shkrimtari Florim Zeqa, i cili fillimisht i përshendeti të gjithë të pranishmit e këtij evenimenti letrar, pastaj foli për rendësinë e këtij libri politik, diplomatik dhe historik, për gjeneratat e reja, të cilat duhet ta mësojnë historinë e vërtetë të themeleve të shtetit të Kosovës, sakrificat e panumërta dhe martirizimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjitha trojeve etnike.

Libri “Atletët e Lirisë” është një vepër dokumentare, e përmbledhur me veprimtari politike, kombëtare dhe diplomatike të plejadës së themeltarëve të shetformimit, të çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe autori Gjergj Dedaj, njëri prej figurave më emblematike dhe bashkëpunëtorë i ngusht i presidentit historik Ibrahim Rugova!

Në fjalën e tij, autori Gjergj Dedaj fillimisht e shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për pritjen e ngrohtë të mërgatës, për të vazhduar rrëfimet e tij me thënjën e At Zef Pllumbit “Rrno për me tregu”!

“Kam pasur dëshirë që përmes këtij libri, një pjesë të përvojave të mia dhe të rrugëtimit tonë për lirinë e Kosovës t’i hedhë në letër në mënyrë që gjeneratat që vijnë pas nesh, përmes shkrimeve të mësojnë se deri tek liria e Kosovës është ardhur me shumë mund dhe sakrifica, me gjak dhe martirizim”.

Secili rrëfim i autorit Gjergj Dedaj ishte më interesant sesa tjetri.

Aq i madh dhe shumëdimensional ishte kontributi i Gjergj Dedaj në arenën ndërkombëtare përgjatë viteteve të ’90-ta në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në botë, saqë në një rast presidenti Rugova ia kishte thënë këto fjalë, po citoj: “Gjergj mos të shoh në Prishtinë, je duke bërë punë të mira jashtë”!

Ishte koha kur Serbia bënte propagandë se kinse “në Kosovë është duke i luftuar disa islamista radikal”!

Gjergj Dedaj kronist besnik i “Rrugës së Lirisë”

Mirëpo, ishte alternativa politike kosovare, përkatësisht Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe  Partia Liberale e Kosovës (PLK) me z. Gjergj Dedaj në krye që ua thonin të kundërtën e tolerancës ndërfetare në Kosovë, e cila ishte fondamentale për t’i bindur zyrtarët perëndimor në përmbysjen e propagandës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm, duke ua thënë të vërtetën se Serbia është duke i vrarë, burgos dhe maltretu shqiptarët e pafajshëm pavarësisht përkatësive fetare, qofshin ata musliman, katolik apo bektashian.

Autori i këtij libri, Gjergj Dedaj në një takim me diplomatin gjerman Hans-Dietrich Genscher në vitin 1994, të cilit i kishte dhuruar Biblën në gjuhën shqipe.

Genscher e kishte pyetur, çka është kjo?

Dedaj i përgjigjet, kjo është Bibla në gjuhën shqipe!

Genscher i thotë, pse, a ka katolik shqiptar në Kosovë a?!

Po ka, i përgjigjet Dedaj.

Genscher përseri i thotë, po vijnë ministrat e Serbisë dhe po thonë se atje ka vetëm islamista radikal dhe duhet me i hjek prej Kosovës!

Gjergji me një çasje diplomatike arrinë t’a ndryshoj bindjen Genscherin se në Kosovë nuk ka islamista radikal, por ka shqiptar që po ndiqen dhe po vriten nga Serbia!

Janë edhe shumë rrëfime tjera interesante, të cilat e kam të pamundur t’i përfshijë në këtë fotoreportazh të promovimit të librit “Atletët e Lirisë” në Venezia.

Kur jemi në këtë segmenti a vlenë për të përmendur se Gjergj Dedaj, si kryetar i Partisë Liberale të Kosovës (PLK) ishte diplomati i parë shqiptar që kishte hyrë në selinë e NATO-s në vitin 1991 dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare, në të cilat, sot me Kosovën shtet të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht, shumë politikan të kohës e kanë vetëm ëndërr në kokat e tyre, e assesi të hyjnë në selinë e NATO-s.

Në këtë libër, autori Gjergj Dedaj nuk e paraqet veten si aktor, por si një kronist besnik i “Rrugës së Lirisë”. Megjithatë, autenciteti është kryefjala e këtij libri, ku autori ka qenë pjesë aktive e të gjitha ngjarjeve që shënuan historinë më të re të Kosovës.

Libri “Atletët e Lirisë” i autorit Gjergj Dedaj është një vepër shumëdimensionale

e themeltarëve të lirisë sonë, e filluar në fillimvitet e ’90-ta e deri në sakrificën sublime të familjes Jashari dhe vargut të gjatë dhe të pambarim të çlirimtarëve nga të gjitha trojet etnike dhe mërgata e jonë.

Thënë ndryshe, “Atletët e Lirisë janë vetë themeltarët e shtetit të Kosovës!

Në këtë libër i hasim edhe aspeket emocionale të humbjes së 12 anëtarëve të familjarëve të familjes Dedaj, të cilat janë 12 plagë të pashëruara në kujtesën e tij historike, të cilat i japin dimension të lartë emocional rrëfimit për sakrificën sublime të kombit.

Për librin folen edhe Muharrem Salihu, afarist dhe politikan, Eduard Jakaj, kryetar i Shoqatës “Zeri i Atdheut”, Agostin Mucia, kandidat për komunen e Venezias, mergimtarët Vilson Paloka, Gjin Shqalsi dhe Muamer Murtezani.

Pjesëmarrës në këtë promovim libri ishin edhe Mumin Brezaliu, Gjergj Tëmeli, Edlira Cami dhe shumë të tjerë.

Pas promovimit të librit, nikoqiri Muharrem Salihu e shtroj një koktej rasti për të pranishmit në këtë aktivitet letrar.

Ishte nder dhe kënaqësi që në mesin tonë e kishim një personalitet të veçantë të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare siq është Gjergj Dedaj: profesor, veprimtar, studiues, shkrimtar, politikan dhe diplomat i karrierës, deputet, zv.ministër dhe ambasador i Republikës së Kosovës.

36 vite të LDK-së – Rrugëtimi historik i lirisë, shtetformimit dhe dinjitetit kombëtar

0

Nga: Isuf Bajraktari

Sot, 36 vite më parë, më 23 dhjetor 1989, u shënua një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës dhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi: themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo datë nuk shënon vetëm lindjen e një partie politike, por fillimin e një epoke të re të vetëdijes kombëtare, rezistencës qytetare dhe orientimit shtetformues të popullit shqiptar të Kosovës.

Në rrethana të jashtëzakonshme historike, të shënuara nga represioni, mohimi institucional dhe dhuna sistematike, LDK lindi si përgjigje e mençur, e guximshme dhe e organizuar ndaj padrejtësisë. Ajo u shndërrua shpejt në zërin politik, intelektual dhe moral të një populli që kërkonte liri, barazi dhe të drejtën për vetëvendosje.

e saj ishin burra të mëdhenj të kohës, intelektualë, akademikë, profesorë, shkrimtarë dhe gazetarë atdhetarë të formuar me dije, vizion dhe përgjegjësi kombëtare. Ata e kuptuan qartë se beteja për Kosovën nuk ishte vetëm përballje fizike, por mbi të gjitha përballje politike, kulturore dhe diplomatike. Në këtë frymë, LDK u shndërrua në lëvizjen më të madhe gjithëpopullore të shqiptarëve të Kosovës.

Gjatë viteve ’90, LDK ishte shtylla kryesore e rezistencës paqësore. Ajo ndërtoi dhe mbajti gjallë një sistem paralel shtetëror, arsimor, shëndetësor dhe institucional duke ruajtur unitetin kombëtar dhe duke ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës me maturi, urtësi dhe dinjitet politik. Në një Ballkan të përfshirë nga luftërat, LDK dëshmoi se mençuria politike dhe qëndrueshmëria morale mund të jenë po aq të fuqishme sa çdo forcë tjetër.

Rrugëtimi 36-vjeçar i LDK-së është rrugëtim shtetformues dhe shtetndërtues. Nga një lëvizje kombëtare, ajo u shndërrua në faktor kyç të proceseve historike që çuan në çlirimin e Kosovës, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në themelet e shtetit të pavarur të Kosovës. Kontributi i saj në diplomacinë kombëtare, në orientimin perëndimor dhe në ndërtimin e kulturës politike demokratike mbetet i pashlyeshëm.

Në këto 36 vite, LDK ka kaluar sfida, sprova dhe beteja të shumta politike, por ka mbetur një nga shtyllat kryesore të historisë politike të Kosovës. Trashëgimia e saj nuk matet vetëm me pushtet apo mandate, por me rolin historik që ka luajtur në formësimin e identitetit shtetëror dhe politik të Kosovës.

Sot, në këtë përvjetor historik, LDK mbetet jo vetëm kujtesë e lavdishme e së kaluarës, por edhe thirrje për përgjegjësi ndaj së ardhmes. Vlerat mbi të cilat u themelua liria, demokracia, pavarësia, dinjiteti njerëzor dhe interesi kombëtar  mbeten udhërrëfyes të domosdoshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

23 Dhjetori është datë krenarie kombëtare.

LDK është kapitull madhor i historisë sonë politike.

Kosova e lirë dhe sovrane është dëshmia më e fuqishme e këtij rrugëtimi historik.

Premtime apo mashtrim për marrjen e votës

0
Nga: Gani Qarri
___
Të presësh rritje 50 % të pagave nga ata të cilët, vetëm pak javë më parë kanë barrikaduar edhe buxhetin e vendit dhe bllokuar ndihmat ndërkombëtare, duke rrezikuar funksionalitetin e shtetit, përkeqësuar gjendjen sociale të qytetarëve dhe quar në humbjen e qindra miliona eurove ndihma nga Plani për Rritje i BE-së dhe Banka Ndërkombëtare të ndara për Kosovën, është vërtetë çmenduri dhe hipokrizi e llojit të politikanëve më të degjeneruar, që gjejnë terren të zhargaviten edhe sot.
Politikbërës edhe moralisht të dështuar që për fatin e keq të Kosovës, nuk u mjaftuan vetëm me barrikadimin për mbi 9 muaj, kundër konstituimit të institucioneve të shtetit, por i vendosën Kosovës edhe sanksione, e madje edhe më të rënda se vet BE, dhe derisa BE ngriu rreth 216 milion euro për dy vjet të masave shtrënguese, partitë opozitare me një të rënë si mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, me BE-në dhe Bankën Ndërkombëtare, i shkaktuan Kosovës mbi 200 milion euro humbje dhe krejt kjo vetëm paraprakisht-për periudhën aktuale.
Madje duke menduar se pasi-që Kosova u përfshi në dokumentin e Kongresit amerikan, që u nënshkrua edhe nga Presidenti Trump, ndoshta mund të ketë qasje edhe në buxhetin triljardësh të SHBA-ve, pikërisht ato parti opozitare të cilat me barrikadime e bllokada unike, dëmin më të rëndë edhe financiarisht, ia shkaktuan Kosovës, pa fije turpi keqpërdorin edhe fushatën zgjedhore, për mashtrimet e tyre, me të cilat ndotin jo vetëm tokën, por edhe qiellin, duke bërë premtimet të rrejshme për gjoja- rritjen e pagave “50%”, sikur Kosova ta kishte në pronësi buxhetin e miratuar nga Donald Trumpi, për SHBA-të.
Krejt këto, në përpjekje për tu qitur hi syve qytetarëve, si mënyra e vetme, që u ka mbetur opozitarëve të inkriminuar, për të marrë edhe ndonjë votë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Premtimet e tilla marramendëse, që të realizohen dhe bëhen të besueshme edhe për qytetarët, duhet të shoqërohen me projekte të mirë-studiuara dhe transparencë të plotë nga ekspertët e fushave përkatëse për realizimin e tyre, të shpjegohet se nga do ti marrin mjetet dhe kush- e si, do të financoi për këto përmasa marramendëse të rritjes së pagave.
Pastaj duhet të shpalosen edhe treguesit bindës se në bazë të cilave kritere është e mundshme të realizohet kjo rritje tre-dimensionale, e për të fituar besimin dhe votën e qytetarëve, për të gjitha këto premtime megalomane,  duhet të ofrohet plani me afatet konkrete të realizimit të tyre.
Kështu që qytetarët e Kosovës, para se tu besojnë sloganeve kamufluese të partive politike, për rritje 50% të pagave, në vend se kandidatët për kryeministër të zotohen për luftimin e korrupsionit, nepotizmit, evazionit financiar, reformimin e sistemit gjyqësor e prokurorial, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve jetësore për punësim dhe mbështetje shtetërore të të rinjve tanë, që ata të mos largohen nga vendi, por të punojnë e kontribuojnë për shtetin e tyre, fillimisht duhet ta shikojnë me kujdes përformancën dhe programet zhvillimore të kandidatëve.
E ata kandidatë që bëjnë premtime pa mbulesë, pa u zotuar me argumente bindëse para qytetarëve se do të mbajnë edhe përgjegjësi nëse, premtimet e tyre nuk arrijnë ti realizojnë dhe premtimet e kandidatëve për kryeministër edhe në këtë fushatë zgjedhore, nuk bazohen në treguesit realë të jetësimit, sipas gjendjes ekonomike të vendit dhe mundësitë financiare të shtetit, çdo premtim jashtë këtyre parametrave është bosh dhe mashtrim publik i qytetarëve.
Premtimet paushallë që nuk përputhen me mundësitë financiare të shtetit as gjendjen ekonomike të vendit, nga figura të padëshmuara se i kanë realizuar ndonjëherë zotimet e dhëna në fushata zgjedhore, derisa nga përvoja me ta- në të kaluarën, njohim rritje pagash vetëm deri 4-5 %, propagandimet për rritje pagash 50% , të kandidatëve të tillë për kryeministër, janë thjeshtë premtime pa mbulesë, e pse jo edhe sajime tullumbacesh, të pompuara me frymë të gënjeshtërt njëpërdorimshme, vetëm sa për këtë fushatë elektorale.
Për rrjedhojë, vet qytetarët e Kosovës para se tu besojnë premtimeve paushallë me përmasa të pabesueshme megalomane që edhe vet kandidatët e dinë mirë, se nuk mund të realizohen, nuk mjafton ti përcjellin vetëm slloganet dhe ekspozimet elektorale të partive me premtime marramendëse, por duhet ta njohin mirë edhe të kaluarën e kandidatëve, sepse për jetësimin e premtimeve të tyre utopike, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme ekonomike as mundësi reale financiare, ndaj keni kujdes dhe mos ju besoni, sidomos atyre që kanë bllokuar buxhetin e shtetit dhe kanë sanksionuar Kosovën me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke quar në humbjen e qindra milionave euro, të ndara për vendin tonë nga BE e Banka Ndërkombëtare, thjeshtë dhe qartë: Mos ua besoni Votën!

Papa, Nënë Tereza dhe mbështetja ndërkombëtare për Kosovën – kundër deklaratave të rrejshme të Milazim Krasniqit

1
Nga Dr. Sc. Abedin Sutaj, Vjenë
___
(Pjesa e parë)
___
Papa, Nënë Tereza dhe mbështetja ndërkombëtare për Kosovën – kundër deklaratave të rrejshme të Milazim Krasniqit
Në reagimet e tij publike dhe në shkrimet e tij, Milazim Krasniqi ka tentuar të zvogëlojë rolin e Papa Gjon Palit II dhe Nënë Terezës gjatë periudhës kritike për Kosovën, duke shtrembëruar të vërtetat dhe duke pohuar se ata nuk kontribuan për të mirën e vendit dhe për përpjekjet paqësore të Ibrahim Rugovës. Por të vërtetat historike dhe dokumentet e verifikuara tregojnë të kundërtën.
1. Fjalimi i Clintonit në National Prayer Breakfast, 3 shkurt 1994
Në një fjalim ku Nënë Tereza foli para liderëve ndërkombëtarë në Shtëpinë e Bardhë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton e falënderoi për përkushtimin e saj jetësor dhe shërbimin ndaj njerëzve të margjinalizuar:
Anglisht:
“First of all, I thank you, Mother Teresa, for your moving words and more importantly for the lifetime of commitment, for you have truly lived by what you say, something we would all do well to emulate, and I thank you for that.”
— William J. Clinton, Remarks at the National Prayer Breakfast, February 3, 1994.
Shqip:
“Së pari, ju falënderoj, Nënë Tereza, për fjalët tuaja prekëse dhe, më e rëndësishmja, për jetën tuaj të përkushtuar; ju keni jetuar me të vërtetë sipas asaj që thoni, diçka që të gjithë ne do të bënim mirë ta ndjekim, dhe ju falënderoj për këtë.”
Ky citim tregon qartë se Clinton e nderoj Nënë Terezën për ndikimin e saj moral dhe humanitar, i cili më vonë u shpërfaqë edhe në mbështetjen e tij për ndërhyrjen në Kosovë dhe mbrojtjen e shqiptarëve nga gjenocidi.
2. Vlerësimi i veprës të saj për njerziminnga Clinton
Kur Nënë Tereza vdiq, Clinton lëshoi një deklaratë që pasqyronte respektin e tij për veprën e saj globale:
English:
“Her unconquerable faith touched the lives of millions of people in India, here in the United States, and all around the world… Mother Teresa is gone, but as the Gospels teach us, these things endure: faith, hope, and love.”
— William J. Clinton, Statement on the Death of Mother Teresa, September 5, 1997.
Shqip:
“Besimi i saj i pathyeshëm preku jetët e miliona njerëzve në Indi, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën… Nënë Tereza nuk është më, por, siç na mësojnë Ungjijtë, këto gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria.”
Ky respekt publik tregon se figura e Nënë Terezës nuk ishte vetëm simbolikë fetare, por edhe një influencë morale që Clinton e konsideroi vendimtare për kauzat humanitare, përfshirë mbrojtjen e shqiptarëve në Kosovë.
3. Shtetësia amerikane honorare për Nënë Terezën
Në vitin 1996, Clinton nënshkroi ligjin për t’i dhënë Nënë Terezës shtetësi amerikane honorare:
English:
“Since then, she has brought hope and love into the lives of millions of orphaned and abandoned children the world over.”
— William J. Clinton, Statement on signing legislation conferring honorary U.S. citizenship on Mother Teresa, October 1, 1996.
Shqip:
“Që atëherë, ajo ka sjellë shpresë dhe dashuri në jetët e miliona fëmijëve jetimë dhe të braktisur në të gjithë botën.”
Ky akt simbolik tregon se administrata amerikane e konsideronte Nënë Terezën një forcë morale dhe humanitare, ndikim ky që lidhet edhe me ndërhyrjen e saj indirekte në politikën për Kosovën.
4. Fjalimi i Nënë Terezës për abortin
Në të njëjtin National Prayer Breakfast, Nënë Tereza tha:
English:
“Any country that accepts abortion is not teaching its people to love, but to use any violence to get what they want.”
— Mother Teresa, National Prayer Breakfast, 1994.
Shqip:
“Çdo vend që pranon abortin nuk po mëson popullin e tij të dojë, por të përdorë çdo dhunë për të marrë atë që dëshiron.”
Ky citim tregon fuqinë e fjalës së saj morale dhe respektin që Clinton i dha, edhe pse nuk ishte dakord me të gjitha çështjet politike.
5. Roli i Papa Gjon Palit II dhe vizita e Ibrahim Rugovës
Papa Gjon Pali II foli hapur për Kosovën:
“I call upon the international community to protect human rights in Kosovo and to prevent further bloodshed.”
— Papa Gjon Pali II, 1998.
Shqip:
“Unë bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbrojë të drejtat e njeriut në Kosovë dhe të pengojë gjakderdhje të mëtejshme.”
Gjithashtu, Papa e priti Ibrahim Rugovën në Vatikan në momentet më kritike, duke i dhënë mbështetje diplomatike lëvizjes për liri të Kosovës. Kjo pritje nuk ishte vetëm simbolike; ajo forcoi pozicionin ndërkombëtar të Rugovës dhe mbështeti ndërhyrjen paqësore për të ndaluar gjenocidin.
Përfundim
Tezat e Milazim Krasniqit, se Papa dhe Nënë Tereza nuk ndikuan në mbrojtjen e Kosovës, janë të pavërteta dhe të shtrembëruara, të shoqëruara me mllef dhe formulime urrejtëse. Vërtetimet historike dhe citimet e Clintonit tregojnë qartë se:
1. Clinton e nderoi Nënë Terezën për kontributin human dhe ndikimin moral, të cilin ai e përdori si motiv për ndërhyrjen në Kosovë.
2. Papa Gjon Pali II e mbështeti publikisht Kosovën dhe Rugovën, duke u bërë një forcë diplomatike humanitare.
3. Historia tregon se, pa këtë mbështetje morale dhe diplomatike ndërkombëtare, intervenimi i NATO-s dhe mbrojtja e shqiptarëve të Kosovës do të kishin qenë shumë më të vështira.
Papa Gjon Pali II me Nënë Terezen
Pra, pohimi i Krasniqit se Papa dhe Nënë Tereza nuk ndihmuan Kosovën dhe Rugovën mohon të vërtetën historike dhe përpjekjet për paqe.
Si mund të thuhet se Papa dhe Nënë Tereza nuk ndikuan me autoritetin e tyre në mbrojtjen e Kosovës? Këtë mund ta thotë vetëm një nxitës i qartë anti-Kosovë. Deklaratat e Rexhep Qosjes, shumë vite më parë, kundër fotove të Nënë Terezës të vendosura në disa institucione të Kosovës (që ishte përpjekja e tij e parë në udhën propagandistike të radikalizimit të Kosovës, e cila do të bëhej e dukshme më vonë në luftën e ISIS-it në Siri), si dhe shkrimet pa vlerë historike dhe antishkencore, janë jo vetëm të dëmshme, por edhe anti-Kosovë.
Ndërkohë, Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me strukturat politike pro-Kosovë, punon pa ndërprerë për të siguruar njohjen e vendit nga Vatikani.
Po ashtu, duhet theksuar se deklaratat dhe akuzat e tij kundër Vatikanit dhe Kishës në Kosovë paraqesin një përpjekje të qartë për të dëmtuar punën e Kryetares Vjosa Osmani dhe të udhëheqësisë së Kosovës në përpjekjet për të siguruar njohjen nga Vatikani, një shtet dhe qendër fetare jashtëzakonisht e rëndësishme në planin ndërkombëtar.
Natyrisht, Milazim Krasniqi, siç po shfaqet nga deklaratat e tij, dëshiron që shoqëria kosovare të jetë sa më shumë “Mullah Shejh Nasrudin Albana”, ndërsa, sipas përmbajtjes së deklaratave të tij dhe veprimtarisë së tij gjatë këtyre 24 vjetëve, ai, me këto akuza, duket se përpiqet të mbulojë punën dhe përpjekjet e shumë shteteve islamike kundër shtetit të Kosovës, si dhe veprimtarinë anti-Kosovë të pothuajse të gjitha shteteve arabe, të cilat, herë më shumë e herë më pak, u detyruan disa prej tyre ta njohin shtetin e Kosovës vetëm nën presionin amerikan (SHBA), siç ishte rasti i Arabisë Saudite dhe i shumë shteteve përreth saj, si dhe rasti i Afganistanit.
Megjithatë, sulmet dhe shpërthimet e pamenduara, pra deklaratat e Milazim Krasniqit, një individ i panjohur, i dështuar në romane dhe në kritikë letrare, dhe i mbrojtur nga struktura të caktuara politike, nuk kanë asnjë rëndësi që mund t’i sjellë Kosovës dhe popullit të saj ndonjë të keqe; ato, te populli dardan tashmë më i vetëdijshëm, mbesin vetëm zhurma të vetmuara.
Ish.Presidetni Ibrahim Rugova me Nënë Terezen
Në fund, pra, Bota Perëndimore, pikërisht ajo e krishterë – protestante dhe katolike, e bëri një punë të jashtëzakonshme për njohjen dhe krijimin e shtetit të Kosovës; dhe, siç duket, pikërisht këtu buron idhnimi i zoteri Krasniqit dhe këtu buron edhe urrejtja e akademik Rexhep Qosjes, e shprehur ne deklaratat e tij publike, por edhe ne shkrimet irituese tejkanoze dhe te rrejshme.
Ne jemi shtet dhe shoqëri demokratike properëndimore, dhe deklarata se me dhunë po duan ta largojnë Islamin nga Kosova, në një vend ku i janë hapur dyert dhe janë lejuar krah më krah bandat islamike për ndërtimin rekord të xhamive, është temë e një shkrimi tjetër.
Kosova do punë, përparim, shkencë dhe dije, dhe do më shumë shoqëri perëndimore; do të kthehet në rrënjët e saj dardane.
Megjithatë, organet e sigurisë së shtetit do të duhej t’i merrnin parasysh deklaratat e secilit.

Kaltrina Hoti, një zë që deri tash na mungoj për Plavën e Gucinë

1
Nga: Gjergj – Bajram Kabashi
____
Kah fillimi i gushtit isha në Hot të Plavës për ta takuar poeten dhe piktoren e shquar të asaj ane, që njëherit është edhe aktiviste me zë e shoqërisë civile në Plavë, Kaltrina Hotin. Në Hot pata ndejtur dy netë dhe nuk kam me e harruar kurrë mikpritjen e vëllait të saj dhe të afërmve të tjerë të saj.
Kaltrina më priti me përzemërsi dhe shpitbardhësinë e njohur, që i shquan banorët e atyre malsive. Fillimisht shtroi drekë të Liqeni i Plavës, ku respekti për Kaltrinen tregohej nga të gjithë ata që i takuam në restorant e gjetiu. Fliste boshnjakisht me ta, por flisnin me gjuhën e zemrës dhe vërehej se janë pothuaj nga i njejti fis e të njejtat familje. Nga i nejti komb, prej të cilit për shkak të historisë së pamëshirshme është krijuar edhe “një komb tjetër” – ai boshnjak!
Po ashtu edhe në ndalesat që i bëmë rrugës së Plavës për të shkuar në Hot.
Kaltrina Hoti është kthyer nga SHBA-të në Hot të Plavës, ku e ka hapur në një shtëpi dërrasash edhe Galerinë Hoti.
Nuk do mend se është për t’u befasuar që Nihad Canoviq,  kryetari i komunes së Plavës, ku Kaltrina Hoti i kërkon të drejtat për shqiptarët e asaj hapësire, është një antishqiptar i madh, i cili, sipas saj, është përbetuar se “sa të jetë kryetar komune” nuk do të bëhet ajo që e kërkon Kaltrina.
Do të thotë që shqiptarët nuk do t’i realizojnë të drejtat që ua garanton Kushtetuta e Malit të Zi.
Për të qenë ironia më e madhe, vet “boshnjaku” Nihad Canoviq është me origjinë shqiptare nga Familja Gjonbalaj!
Shumë përparime që vërehen në Hot e Plavë , përgjithësisht, janë rezultat e vendosmërisë qytetëruese të saj, e cila si një qytetare amerikane dhe malaziase, nuk i ka komplekset e disa ballkansve që shtypja e dhuna u ka hyrë në ndërdija dhe për shkak të inferioritetit që ka kuptim psikologjik nuk i len të jenë qytetarë të barabartë me të tjerët. 
Kaltrina Hoti nuk kërkon asgjë tjetër, përpos atyre që i përshkruan Kushtetuta e Malit të Zi për pakicat.
A mund të tregosh se si dhe pse u shpërngulet nga Plava në Prishtinë me prindërit, babain dhe nënen? Në cilin vit? Cila ishte arsyeja? 
Kaltrina Hoti: Ne u shpërngulem në Kosovë në vitet e 70-ta , në kohën kur ishte vështirë te jetoje si shqiptar në Plavë, ku asimilimi ishte i vazhdushem në shumë aspekte. Babai im e dinte që nëse mbesim ne Plavë do ta humbim indetitetin tonë duke u boshnjakizuar detyrimisht.
Prandaj, na mori në Prishtinë…!
Si u gjendet në Prishtinë…? Sa vjeç ishe kur erdhët dhe cilën shkollë e kreve? Qysh jetonit në kryeqytetin e Kosovës në atë kohë, sa vite jetuat aty dhe çka ndodhi që sërish “e morët botën në sy…”?
Kaltrina Hoti:  Babai ishte profesor ne Fakultetin Filozofik në atë kohë. Më vonë u bë drejtor i Ngrohtores në Obiliq. Ne faktikisht ishim familja e madhe, pesë fëmijë gjithsej; nëna nuk punonte , kështu që kishim një jetë mesatare. Une fillova mësimin në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” , pastaj e vazhdova shkollën e mesme në drejtim mjekësor e mbasi që e regjistrova stomologjinë në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, vala e jetës më detyroj të ikja për në Amerikë . Jeta në Prishtinë kur e kujtoj tash dhe u rikthehem kujtimeve, them se ka qenë pjesa më e bukur dhe e ëmbël e jetës, se aty e zbuluam vetveten, e ruajtëm identitetin tonë si shqiptarë që ishim dhe kishim rrezik të asimiloheshim në Plavë .
Andaj gjithmonë due të them dhe ta përsërisë se i kemi borxhe të mëdha Kosovës.
 
Kur u nisët në “token e premtuar”, çfarë rruge kaluat dhe në ç’farë vështirësishë u ndeshët përgjat asaj rruge? Ku kishit më shumë probleme dhe si i tejkaluat ato? A ke mundësi ta përshkruash këtë rrugëtim…? 
Kaltrina Hoti: Ishte një udhëtim i mundimshëm, me shumë sfida. Rruga e dhimbjes pati zgjatë 14 ditë dhe tani, kur e mendoj, nuk mund ta besoj që kalova nëpër ato sfida. Është e vështirë të besohet e t’i thuhet dikujt se kaluan katër ditë të plota pa ushqim dhe pa ujë, pasi kjo tingëllon e pamundur, por ishte mendja që mendonte për frikën dhe të gjithë mendonim dhe e kishim parasysh një gjë: A do të mbijetojmë? Në atë kohë, për një person që të kalonte ilegalisht kufirin duhej paguar 5000 dollarë. Dy ditë para se të niseshim personi që e krijonte lidhjen tonë, u arrestua…! Na telefonuan dhe na thanë të mos niseshim ende, por unë e mbajta sekret këtë lajm dhe e fillova rrugëtimin me një rrezik të madh.
Pamje e Liqenit të Plavës
___
Shkuam në Beograd për vizën tonë që gjoja duhej ta bënim për në Mexico City dhe pasi mbërritëm në Mexico City, i thashë ish-burrit tim se nuk kemi asnjë lidhje, ….jemi vetëm. Më duhej të mendoja shpejt, kështu që vendosa ta telefonoja tezen time që jetonte në New York dhe i thashë se kisha ardhur në Mexico City. Ajo ishte shumë e mërzitur dhe më tha se do të përpiqej të krijonte një lidhje të re.
Për këtë na u desht të qëndronim në atë hotel për tre ditë për të pritur përgjigjen. Tërë kohën ishte atmosferë e ngarkuar , pytja ishte a do të vazhdojmë për në Amerikë apo do të kthehemi ? Më në fund, në ditën e tretë dikush trokiti në derën e hotelit tonë. Hapa derën dhe pashë një djalë të gjatë meksikan. Ai dukej si një burrë gjigant. Anglishtja ime ishte e dobet në atë kohë, por nëpërmjet gjuhës së trupit arritëm ta kuptonim njëri-tjetrin. Dolëm nga dhoma dhe vazhduam në garazhën e hotelit , hipëm në makinën e tij, ku na çoi në një shtëpi private.
Udhëtimi zgjati më pak se 30 minuta. Një tjetër meksikan hyri duke bërtitur e thirrur policinë. Kështu që neve na u desh të hidheshim nga dritarja e shtëpisë dhe u përpoqëm të vrapojmë sa më shpejt që mundëm. Një person tjetër që ishte përpara neve, e që ishte i cktuar për të na dërguar për në vendin e ri të fshehjes. Qëndruam atje disa orë, ata u përpoqën të na ushqenin dhe pastaj një person tjetër hyri dhe na dha disa udhëzime që sapo të largoheshim nga kjo shtëpi, duhet të silleshim si turistë; do të hipnim në tren dhe pasi të zbrisnim nga treni, do të kishte një gardh të madh , jo shumë larg stacionit, ku duhej të hynim. Në shikim të parë dukesh si një hapësirë e hapur, ku njerëzit mblidhen për të bërë një pushim. Aty i shihnim disa njerëz duke kënduar. Të tjerët duke fjetur. Të tjerët duke u përpjekur të mbledhin bagazhet e tyre dhe disa të tjerë ishin thjeshtë të dehur. Ne nuk e kuptuam , çfarë është kjo? Hapësirë? Epo, kjo hapësirë ishte ku njerezit prisnin të binte terri e vinte nata.
Zakonisht gjithë ditën njerëzit qëndronin në atë hapësirë të hapur dhe kur vinte nata, ata në grupe të ndryshme fillonin të kalonin nëpër male, derisa të arrihej në atë gardhin tjetër që mezi presin ta shohin dhe të kalojë në anen tjeter ku ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne provuam një natë ta kalonim atë “gardh”, por ishte punë e pa sukses, por natën e dytë arritëm ta kalojmë kufirin. Kjo ishte pjesa më e lehtë. Sapo kaluam vijën kufitare, një person na priste. Ai e kishte hapur pjesën e sipërme të kanalizimit dhe na priste të hynim në të!
Hoti …, gusht 2025
Është interesante që të kallxohet se kur ke frikë për jetën, as aroma e kanalizimit…, nuk të shqetëson aq shumë. Aty qëndruam 20 minuta të mundimshme. Vetura tjetër kishte ardhur për ne, kështu që dolëm nga kanalizimi dhe na dërguan në një shtëpi të braktisur.
Muret e thata e të zhveshura plotësisht, dritare ishin të mbuluara me dërrasa. Nuk ndizej ndonjë dritë, andaj vetëm drita e televizorit të ndezur na jepke dritën e duhur. Une për veti isha fokusuar në TV , shikoja reklamat , e dija se nga aty mund të di çka na pret, kur të dalim nga kjo shtëpi.
Kaluan 4 ditë dhe nuk vinte askush me na marrë andaj ishim në ankth dhe filluam të brengoseshim. Më në fund mbas 5 ditëve erdhi një person dhe na morri nga ajo shtëpi.
Shkuam ne banesen e Nancy it, që ishte nje grua e moshuar e cila menjëhere na dha peshqirat të bënim tush, se ende na vinte era e kanalizimit. Aty kaluam një natë, duke qenë të qetë dhe të pastër. Në mëngjes shkuam në aroport, prej nga u nisëm nga San Francisco për New York. Por ne kishim hipur në aroplan të gabuar, andaj së shpejti erdhen të na largojnë nga aroplani. Të shqetësuar nuk dinim ku të shkonim dhe kujt t’ia mësynim. Na u afrua një punëtor i aroportit, duke e kërkuar pjesën e mbetur të biletës. Pasi e shikoj mirë na kqyri me buzqeshje dhe na çoi te gejti i duhur. Tashmë e dinim që jemi ne drejtim të duhur. Kur arritem në New York, aty nuk i njihja kusherinjt që duhet të na takojnë. Shikonim përreth lëvizjet e njerëzve si të hutuar , ata njerës që ishin në lëvizje të shpejtë, ndërsa ne ishim si ai filmi i ngadalësuar!
Dikur e gjetëm telefonin publik, e ndala një të panjohur dhe e luta të thërret numrin që e kisha shënuar në një letër. U lajmërua tezja ime , ajo ishte e befasur qe ne ishim në aroport, ajo mendonte qe edhe 3 ditë nuk do të vinim.
Na tha të qëndrojmë aty ku jemi.
Kaloi nje orë dhe më në fund një njeri na u drejtua në Gjuhën Shqipe!
Më në fund ishim në duartë e sigurta…! 
Kaltrina Hoti në Hot, afër Galerisë Hoti, me 4 gusht 2025 
Si u gjendet në Amerikë…?
Kaltrina Hoti:  Në Amerikë arrita si një fletë e bardhë — pa gjuhë, pa lidhje, pa emër, pa pothuaj asgjë. Vetëm me trupin tim, shpresën time dhe zhgënimin që e kisha ndeshur asaj rruge. Ishte e vështirë të kuptoja se kush isha në këtë vend të huaj. Në një vend ku nuk dija gjuhën me të cilën komunikohej, nuk njihja traditat, dhe njerëzit më dukeshin të largët dhe të huaj. Për tre vjet luftova për të marrë lejen për të jetuar ligjërisht.
Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por qëndrova.
Pastaj erdhi pyetja: Çfarë tani? Dëshira ime për të provuar veten nuk u shua. Regjistrova dy vjet kolegj për dizajn të brendshëm dhe përfundova mes dhjetë studentëve më të mirë, edhe pse anglishtja ime nuk ishte e përsosur.
Por burri im në atë kohë nuk ishte mbështetës. Prandaj, duhej ta mbaja të fshehur ëndrrën time. Më vonë, ndoqa edhe dy vjet shkollë për shkencat shëndetësore dhe sërish isha në mesin e tre më të mirëve.
Kjo periudhë ishte për të provuar që unë nuk isha vetëm “punëtore pastrimi” — edhe pse për një kohë punova si e tillë. Unë doja të tregoja se mund të arrija diçka më shumë, edhe në këtë tokë të huaj. Por shume pengesa kisha ende , një ditë vendosa t’i largoja nga vetja të gjithë ata persona dhe çdo energji negative që më ndalonte nga vetja ime. Nuk ishte fare e lehtë, por e dija që duhet ta bejë.
Çfarë bëtë në fillim, me kë u takuat, si e gjetët njëri-tjetrin? 
 
Kaltrina Hoti: Në fillim qëndruam me tezen time dhe pas 4 javësh fillova të punoja si pastruese për një familje hebreje. 
 
A filluat të punonit menjëherë apo më vonë… A ju kujtohet dhe si e përshkruani jetën tuaj “të re” në SHBA? 
Pse nuk pate mbështetjen e burrit tënd dhe a të është dashur të shkosh në shkollë fshehurazi prej tij? Sa zgjati martesa juaj dhe çfarë ndodhi dhe pse i ndatë rrugët tuaja në jetë?
 
Kaltrina Hoti: Nuk ishim në të njëjtën faqe në jetë. Pas 20 vitesh vendosa të heq të gjitha pengesat përreth meje që nuk më lejonin të isha vetvetja dhe e bëra. Kërkova më shumë nga vetja, se brenda furçës ishin ngjyrat për gjërat që flenin në vetën time dhe që ishin të ndrydhura aty, por që zienin. Ndjenjat e mija nuk më pyetën më, vetë shpirti im donte të pikturonte. 
 
Çfarë bëtë gjatë verës? 
 
Kaltrina Hoti:  Pastaj shkuam në Teksas dhe u bëmë pronarë restorantesh. E gjeta veten atje, e imagjinova sallën si një skenë teatri dhe çdo ditë luaja rolin që zgjidhja…! 
 
Sa fëmijë keni nga martesa juaj…? 
 
Kaltrina Hoti:  Një djalë, Albinin, dhe një vajzë, Sarandën. 
 
Çfarë shkollash ndoqën fëmijët, çfarë kanë arritur dhe çfarë po bëjnë tani…? 
 
Kaltrina Hoti:  Të dy fëmijët ishin të trajnuar në drejtësi. Vajza është ushtare amerikane, ndërsa Djali është në akademinë e policisë
Në Galerinë Hoti, në Hot të Plavës
___
Sa vite keni që jeni këtu dhe a kishit probleme që të përshtateshit?
Kaltrina Hoti: Tani u bënë gjithsej 8 vite, une u ktheva të jem vetja ime, fillimisht nuk iu përshtata ambientit që e gjeta, se nuk është ajo që dua ta perjetoj dhe atë që e gjeta ishte proces i asimilimit të pakicës shqiptare. Por, nuk jam ndalur kurrë dhe besoj që për ditë e më shumë jam pjesë e këtyre njerëzve, e ëndërrave dhe shpresave të tyre që domosdo do të realizohen, se janë të të gjithëve, pa përjashtim, e shqiptarët janë njerëz të kësaj toke, autokton, njerëz që jetojnë e duan të jetojnë në vendin e vet. 
Ku jetove në fillim…? A kishe ndonjë koncept se çka do të bëje, me çka do të mirreshe?
Kaltrina Hoti: Nga fillimi jetova në Hot dhe vetëm dimrit kur binte borë dhe rrugët këtu bëheshin të patejkalueshme, rrija në Plavë, sepse në Hot s’kishte rrugë e as rrymë. Situata e Hotit më rrëmbeu dhe krijoj konceptin e adhmerisë tek une duke menduar se çka duhet të bëjë. Me artin tim dua që t’i hapi dyert e Hotit ndaj botës. Bëra 25 ekspozita në vende të ndryshme, kudo që shkova u prezentojsha se jam nga Hoti. Filloj TV i Mali te Zi ta vizitonte Galerinë e Hotit, i bënë gjithsej 3 emisione dhe Hoti filloj të njifet, filluan ta kuptojnë se ka shqiptarë në Hot, se ai ende është i gjallë!
Pamje nga Hoti
___
Ti Kaltrina Hoti tash je një emër i njohur, jo vetëm si poete dhe artiste e pikturës, por edhe si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore në këtë pjesë të Malit të Zi. Gjuhën malaziase e flisni në mënyrë perfekte dhe kjo besoj që u hap rrugët e domosdoshme të komunikimit me organet komunale dhe shtetërore malaziase. Çka keni vërejtur që nuk shkon, se nuk është në harmoni me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me të drejtat e njeriut në Plavë e Guci?
Kaltrina Hoti: Qeveria e Mali te Zi don me e zhdukë shqiptarin në Plavë, nuk i përfshin në mbrendësi të sistemit. Ky sistem arriti shqiptarin ta shnërroi në “boshnjak” dhe sot ai shqiptar i asimiluar e lufton shqiptarin qe e ruan identitetin e vete!
Paralelja e Shkollës Fillore “Husein Bashiq” të Plavës, në hyrje të Hotit
___
Në paralelen e ndarë të shkollës fillore “Huso Bashiq” të Hotit, pjesë e shkollës fillore të Plavës, pesë nxënës shqiptarë mësojnë detyrimisht në gjuhën serbishte dhe mësuesi, qysh më the kur isha në Hot, është nga Serbia. Shkolla të thuash ishte e shkatërruar, pa dyer e dritare. Thjeshtë si e menduar për t’i dëbuar ata nxënës nga shkolla. Ndërkaq, në krejt Hotin nuk ishin as pesë veta të punësuar dhe ata të punësuar mbi bazat partiake. Nuk ishte asnjë polic shqiptarë…?!
Kaltrina Hoti: Shqiptaret nuk punësohen, e kan vështirë të mbijetojnë , andaj duhet të ikin në Kosovë mbas shkollimit. Kjo shkollë i shkel te gjitha te drejta njerëzore. Ti e pe vet gjendjen e asaj shkolle. Ua mohojnë shqiptarëve të drejtat në arsimimin fillor, të mesëm, në përdorimin e gjuhës duke i krijuar të gjitha parakushtet që njerëzit të mos mendojnë të rrijnë në vendin e vet, por ta braktisin atë. Dhe ky është një mohim e diskriminim i hapur, që bëhet pa e fshehur fare. Kam bërë shumë ankesa, por çështja mbetët ende e hapur dhe nuk duan ta zgjidhin. Por, nuk do të ndalem dhe do te vazhdoj me ankesa për realizimin e të gjitha të drejtave njerëzore që u takojnë shqiptarëve, edhe për të drejtën për arsimim në gjuhën shqipe.
Në disa video shiheni duke i kundërshtuar pjesëtarët e pushtetit komunal për shenjat në rrugë, sipas të cilave Peja qenkësh në Serbi!? Vallë si është e mundur kjo, si është e mundur që, megjithëse kanë kaluar kaq shumë vite nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe po aq vite nga shpallja e Pavarëisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, ende dikush në Mal të Zi, vend që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ta mendoj Kosovën si pjesë të Serbisë?!
Kaltrina Hoti: Ne territorin e Plavës – Gucisë është e çuditshme situata, boshnjakët (shqiptarë të asimiluar) sundojnë dhe në këtë territor duan ta zhdukin shqiptarin, Kosovën nuk e duan edhe pse thojnë “ne i kemi marrëdhënjet e mira“ . Askujt nuk i pengoj ajo shenja (Peja-Serbi!) mbasi kaluan 24 ore nuk durova, shkova te shenja që qëndronte në rrugë, ku më kontaktoj Ambasadorja e Kosovës Ariana Zherka-Hoxha , mbas postimit te fotos të shenjes që e kisha bërë, dhe rrinte në kontakt kur bëra video te shenja, ajo ishte e mrekullushme, e vendosur dhe e qytetëruar. Mbasi ika nga vendi i shenjës atë ditë, mbrenda 30 minuta shenja u largua. U gezova pa masë….!
Si e shihni perspektivën kësaj pjese të Malit të Zi, që me aq ngulm ua mohon të drejtat shqiptarëve të pakët të kësaj ane. Si është e mundur kjo, kur po thuaj të gjithë banorët janë të afërt me njëri tjetrin, qoftë si kusheri apo me lidhje të tjera. Si është e mundur që “boshnajkët”, që e përbëjnë shumicën në komunë, të mos i pranojnë shqiptarët, vëllezërit e motrat e deridjeshme. Si është e mundur në një pjesë e familjes Feraj apo tjetër, të jenë “boshnjak” e tjetra, shqiptare? A keni biseduar me dikë rreth këtyre temave…?
Kaltrina Hoti: Ky popull është viktimë e asimilimit, nuk i pranojnë shqiptarët sepse e dijnë që jan vet shqiptarë , kan frikë dhe “ dikush” nga qeveria e Mali te Zi i detyron të mos i pranojnë shqiptarët. Duan përqindjen e shqiptareve që kan ruajt indetitetin e vet, të jenë gjithnjë të heshtur dhe të mos e kërkojnë asnjë të drejtë që u takon, Duan që shqiptarët  të zhduken ngadal e me kohë. Atyre nuk ju konvenon të ruhet kultura shqiptare. Në kohën e tashme kemi kryetarin e komunes Nihad Canoviq , i cili është antishqiptar më i madh i të gjitha kohërave – megjithëse është me origjinë shqiptare. Ai i refuzon tabelat që të jenë dygjuhëshe në Plavë dhe hapur e thotë se “kjo nuk mund të ndodhë në mandatin tim”.
“ Ministri për pakica te Mali te Zi është Fatmir Gjeka dhe kam biseduar për këtë temë dhe ai nuk e zgjidhë problemin, sepse nuk i konvenon për shkak të karrierës politike. Askush nuk don të mirret me njeriun tonë.
Ti edhe si piktore je mjaft aktive në ringjalljen e jetës kulturore shqiptare në këto anë të harruara. A mendon se është bërë ndonjë përparim…?
Kaltrina Hoti: Po ka ndryshime pozitive, tani e kemi Festivalin e Lahutes në Hot, që tashmë ka marre një jehonë te madhe; në Guci kan filluar me takime letrare dhe muzikore. Kemi takime me piktorë nga hapësira shqiptare dhe rajoni në Hot.
Galeria Hoti në Hot, ku jeton e punon Kaltrina Hoti
___
Je pjesëmarrëse aktive në aktivitetet të ndryshme kulturore të këtyre anëve të Malit të Zi , pastaj e aktiviteteve të ndryshme kulturore që organizohen në Mal të Zi apo më larg këtij vendi. Si pritesh si shqiptare e kësaj ane?
Kaltrina Hoti:  Po, jam aktive. Në çfarëdo aktivitetesh që marr pjesë si shqiptare, jam e pritur shume mirë, perpos ne Plavë. Në Plavë nuk me duan sepse e ngris zërin shqiptar dhe ata nuk e duan atë zë, më akuzojnë që po e shkatërroj paqen e komunitetit, se janë mësuar shqiptari mos të bëjë zë, të mos i dëgjohet zëri.
Pamje nga Festivali i Lahutës në Hot, që u mbajt në hyrje të verës aty
Shtëpia e Kulturës në Hot, ku në fillim të verës qe mbajtur Festivali i Lahutës
___
A mendon që hapja e rrugëve (apo vonesat për hapjen e tyre) të jenë pengesë që këto anë periferike të Malit të Zi të mbesin ende të ngujuara dhe të braktisura? Si e sheh rolin e shtetit të Shqipërisë, Kosovës etj në këtë aspekt?
Kaltrina Hoti: Ne Hot rruga erdhi para 2 vitesh, dhe ky ishte ndryshim i madh për të mirën e kësaj ane. Kjo rrugë i solli 4 themele të reja shtëpishë, do të thotë u shtuan shtëpitë dhe nisi të ringjallet jeta e shuar. Hotjanët në mërgatë shprehin vullnetin për t’u kthy e me jetua në Hot. Cen Haxhaj u kthy me jetu në Hot, nga familja Sinanaj u kthyn të jetojnë në Hot , ku po ndertohen edhe 2 kulla nga guri. Hapja e rrugëve është e rëndësishme për ringjalljen e vendit. Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë më shumë aktive në çështjen e pakices shqiptare ne Mal te Zi , e sidomos të trevës sonë. Ato duhet të na vizitojnë që ta shofin gjendjen reale, të bëjnë presion ndaj Komunes të Plavës dhe qeverisë për t’i zbatuar të drejtat e pakicës shqiptare.
Takimet zyrtare që i bëjnë me Malin e Zi, mund të thuhet se nuk janë reale dhe nuk e tregojnë të vertetën.
Ti vazhdimisht rri tuj pikturue, sikur do që zëri i brendshëm i yt, ai “vullkan” shpirti, do të shpërthej e shpërfaqet publikisht…?!
Shumë piktura tuajat qëndrojnë të varura në muret me dërrasa të Galerisë Hoti, ku ti i kalon në shumicë ditët e jetës tënde…?
Kaltrina Hoti: Po, ashtu është… Nganjëhere është zëri i brendshëm që më thërret të pikturoj, duke ma dhënë idenë e temën e pikturimit. Ndodhë që shpesh të “grindem” me ndonjë pikturë timen. Në këto piktura është jeta personale, historia, traditat, doket dhe zakonet tona të mohuara. Une mendoj se përmes pikturës e jep një mesazh tjetër nga këto malësi, ku “flas” me zërin e jehonës së jetës këtu, për të shkurën dhe të tashmen, për trimëritë dhe besën e malsorëve dhe zhgënjimin dhe përbetimin e tyre për këtë Dhe.
Perëndimi i dillit në Hot…
___
Kjo pra është piktorja, poetja dhe publiçistja Kaltrina Hoti. Fotot janë të bëra prej meje në malsitë e Hotit, më 4 gusht 2025. Kaltrina është ndër gratë më të kulturuara të kohës sonë, që ka sjellë frymë të re në ato anë të lëna vetëm dhe të braktisura të atyre malsive. Kaltrina është një poete që shkruan poezi meditative dhe pikturon të thuash gjithë kohën në «Galeria Hoti», duke jetuar «e humbur» me pikturat e saj që shpesh «i thonë se ke harruar këtë apo atë detaj», qysh më tha, pikturoja.
Kaltrina e rikthen kujtimin e trimnive të asaj ane të njohur nëpër histori.
Ajo e flet gjuhën angleze dhe boshnjake dhe është aktiviste e shquar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerëzore.
Hoti, dhjetor 2025, fotografuar nga Kaltrina Hoti
Kaltrina Hoti, poezi
Zëri apo heshtja
Kush jam unë, kur askush s’më sheh?
A jam zëri im në kokë,
apo heshtja që më ndjek?
E di
përgjigjja s’ka nevojë të ekzistojë.
______
ps!
Kjo intervistë me poeten dhe piktoren e njohur Kaltrina Hotin, që njëherit është aktiviste e shoqërisë civile në Plavë e Guci, do të vazhdoj derisa të jetë intervistim i plotë me të dhe bashkëbisedim i gatshëm për librin “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia” . E them me keqardhje se aktivitetet dhe angazhimet e Kaltrina Hotit për këtë anë, i zbulova me vonesë të theksuar, andaj konsideroj se nëse intervista me të nuk do të jetë pjesë e librit që do të ribotohet deri kah fundi i vitit, libri për malsitë tona të lëna mënjanë e të harruara, do të jetë i mangët.    

Ibrahim Kelmendi për 36-vjetorin ei formimit të LDK-së – URIME!

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si pasuese e transformimit të Lidhjes Komuniste të Kosovës, e pata mirëpritur, edhe pse në atë kohë nuk kisha informacion të plotë mbi 23 themeluesit e saj – mendësinë e tyre ideopolitike dhe synimet konkrete. Nuk pajtohesha me Programin e saj. Megjithatë, besoja se ishte më e dobishme që të ndërmerrej një veprim politik-partiak sesa të mbetej një zbrazëti veprimi.
Në mars të vitit 1990 pata përgatitur Programin dhe formularët për anëtarësim në LDK. Ato ua dhamë pjesëmarrëse gjatë demonstratës që e organizuam në Bon (Bonn / Gjermani). Disa bashkëveprimtarë shprehën kundërshti për këtë veprim. Qëndrimi im ishte se bashkatdhetarët që frikësoheshin të angazhoheshin drejtpërdrejt në Lëvizje, mund ta gjenin një hapësirë angazhimi politik pluralist përmes LDK-së, veçanërisht në rrethana kur anëtarësimi në këtë parti nuk përndiqej nga pushteti i RSFJ-së dhe i RSS-së. Duhet theksuar se autonomia që gëzonte Kosova deri në mars të vitit 1989 ishte zhbërë nga Kuvendi i ish-KSAK-së.
Me kalimin e kohës, u shfaqën pakënaqësi lidhur me mënyrën e organizimit të LDK-së në Gjermani. Sipas dëshmive të bashkëkohësve, përfshirë Rexhë (Ujkan) Nezirin – magjistër i shkencave juridike në Universitetin e Zagrebit dhe pjesëmarrës në atë mbledhje – procesi i formimit nuk ishte zhvilluar në frymë të gjerë përfaqësuese. Në atë kohë Rexha jetonte në Stuttgart (Shtutgart) dhe shprehte zhgënjim për mënyrën e organizimit të degës së LDK-së në Gjermani.
Megjithatë, njohjet dhe komunikimi me kuadrot udhëheqëse të LDK-së kontribuuan që marrëdhëniet ndërmjet Lëvizjes dhe LDK-së të zhvilloheshin në frymë konkurrence politike, por pa armiqësi, e në raste të caktuara edhe në bashkëpunim.
Ngjarjet e vitit 1999 dëshmuan se ekzistenca e LDK-së kishte rëndësinë e vet politike, pavarësisht dallimeve në qëndrime lidhur me luftën çlirimtare, pasi ajo ishte e përcaktuar për një qasje pacifiste.
– Me rastin e 36-vjetorit të themelimit të LDK-së, u uroj përvjetorin të gjithë themeluesve që janë ende gjallë, si dhe veprimtarëve dhe anëtarësisë së saj.

Vlerësim për shkrimtarin nga mërgata Muharrem Blakaj — Përshëndetje nga Dukaiva e Rugovës

0

Nga: Sak Muji, Dukaivë – Rugovë, Zvicër

Sot m’u mbush zemra me gëzim e krenari. Nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ardhur një vlerësim i çmuar për shkrimtarin dhe kritikun letrar atdhetar, z. Muharrem Blakaj, për kontributin e tij gjatë vitit 2025 në aktivitetet kulturore e letrare të organizuara dhe të mbështetura nga Konsullata.

Kjo certifikatë, e nënshkruar nga z. Vigan Berisha, Shef i Misionit, nuk është vetëm një dokument formal: është një dëshmi se fjala shqipe, kultura jonë dhe krijimtaria në mërgatë kanë vlerë, kanë peshë dhe nderohen nga shteti ynë.

Angazhimi i Muharrem Blakajt si shkrimtar e kritik letrar ka qenë dhe mbetet një pasuri për mendimin kritik, për promovimin e letërsisë shqiptare dhe për forcimin e lidhjeve mes institucioneve tona dhe krijuesve shqiptarë jashtë atdheut.

Ky vlerësim na kujton se Atdheu nuk na harron, dhe se mërgata është pjesë e gjallë e trungut kombëtar. Unë ju përshëndes nga vendi ku linda, nga Dukaiva e Rugovës, mbi bjeshkët tona të bukura, ku sot gjendem me mall e mirënjohje.

Këtu, ku ajri i bjeshkës ta pastron mendjen e ta forcon zemrën, e ndiej edhe më thellë se sa e shtrenjtë është Kosova jonë dhe sa e rëndësishme është ta ruajmë identitetin, kulturën dhe fjalën shqipe — kudo që jemi.

Nderime shkrimtarit atdhetar Muharrem Blakaj! Respekt dhe suksese Konsullit tonë të vyer, z. Vigan Berisha!

Urime Republikës së Kosovës! I juaji, Sak Muji Dukaivë – Bjeshkët e Rugovës

ASHAK strehimore e “azilantëve” politik

1
Agim Vuniqi, Vashington
___
Kur dija përjashtohet dhe mediokriteti institucionalizohet
___
Kosova po përjeton një nga rëniet më të rënda të arsimit që nga paslufta. Analfabetizmi funksional po bëhet normë shoqërore, universitetet po prodhojnë diploma pa dije, ndërsa brezat e rinj po largohen nga vendi. Në këtë realitet alarmant, institucionet që do të duhej të ishin shtylla e fundit e dijes dhe mendimit kritik po shndërrohen në strehë të rehatshme për politikën e dështuar.
Në vendet ku akademia ka kuptim, akademiku nuk është funksionar dhe as pensionist i privilegjuar. Ai nuk paguhet për titullin, por vlerësohet për kontributin. Në SHBA dhe në akademitë serioze evropiane, anëtarësimi është kurorë e një karriere shkencore, jo kontratë financiare e përjetshme. Akademia jeton nga autoriteti i dijes, jo nga buxheti.
Në Kosovë, ky parim është përmbysur. Titulli akademik është shndërruar në status të garantuar dhe pagë mujore, shpesh pa asnjë lidhje me prodhim real shkencor apo ndikim shoqëror. Akademia po rrezikon të bëhet azil politik, ku figura të konsumuara nga partitë gjejnë rehabilitim moral dhe rehati ekonomike, pa dhënë asnjë kontribut të vlefshëm për arsimin, shkencën apo shoqërinë.
Kjo nuk është elitë akademike. Kjo është elitë e rreme, e prodhuar nga pushteti dhe e financuar nga qytetarët. Një elitë që hesht përballë kolapsit arsimor, që nuk prodhon ide reformuese, që nuk sfidon politikat publike, por mjaftohet me tituj, zyra dhe privilegje.
Ndërkohë, arsimi shembet. Programet janë të vjetruara, mësimdhënia është formale, dija po banalizohet. Akademia, në vend që të jetë motor reformash, është shndërruar në klub pensionistësh të graduar, i shkëputur nga realiteti brutal i shoqërisë.
Le ta themi hapur: një akademi që nuk flet kur arsimi bie, është bashkëfajtore. Një akademik që nuk kontribuon, por vetëm konsumon buxhet, nuk është autoritet intelektual, por i priviligjuar institucional. Heshtja e blerë me paga mujore është forma më e rrezikshme e korrupsionit simbolik.
Kosova nuk ka nevojë për akademi që ruajnë status quo-në. Ka nevojë për elitë intelektuale reale, të pavarur nga politika, të verifikuar ndërkombëtarisht, që flasin, kritikojnë dhe propozojnë. Akademikë që nuk vijnë nga karrikat partiake, por nga dija dhe puna shkencore.
Sepse një shoqëri pa akademi të vërtetë është e dënuar të udhëhiqet nga mediokriteti.
Dhe një akademi që shërben si azil politik nuk është institucion i dijes, por simptomë e dështimit shtetëror.

Morgenavisen (1931) / Rrëfimi i piktorit hungarez Márton Hosszú : “Gjashtë javë në oborrin mbretëror të Shqipërisë për të realizuar portretin e Mbretit Zog I…”

0

Márton Hosszú (1894-1953)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Dhjetor 2025 

Gazeta norvegjeze “Morgenavisen” ka botuar, të shtunën e 8 gushtit 1931, në faqen n°10, rrëfimin e piktorit hungarez Márton Hosszú rreth vizitës së tij gjashtë javore asokohe në oborrin mbretëror të Shqipërisë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në oborrin e Mbretit të Shqipërisë.

Mbreti Zog është një mik i vërtetë i popullit të tij — Një mbretëri po modernizohet.

Burimi: Morgenavisen, e shtunë, 8 gusht 1931, f. 10

Burimi: Morgenavisen, e shtunë, 8 gusht 1931, f. 10

Një piktor i famshëm hungarez, Márton Hosszú, ka qenë mysafir i mbretit shqiptar për gjashtë javë në pallatin e Tiranës.

Mbreti Zog e ftoi Hosszún-ë, i cili ishte në një udhëtim studimor në Romë, të qëndronte në pallatin e tij sepse dëshironte që t’i pikturojë portretin e tij.

Hosszú është kthyer tashmë në shtëpi në Budapest dhe ka shkruajtur në një gazetë vjeneze rreth vizitës së tij në Shqipëri : 

“Udhëtimi nga Roma në Tiranë zgjati pesë ditë. Isha i përgatitur të njihesha me një bej, kultura e të cilit ishte në rënie. Aq më e madhe ishte habija ime kur zbulova se Tirana është një qytet plotësisht modern. 

Lagje të tëra që më parë e kishin shpërfytyruar qytetin tani u shembën dhe në vend të ndërtesave të vjetra u ngritën ndërtesa banimi të bukura dhe moderne. Është pothuajse e pabesueshme se si është zhvilluar Tirana në dy vitet e fundit. Kudo që të shikosh, syri të has në bulevarde të reja, rrugë të gjera e të pastra. Dhe shumica e shtëpive të një qyteti të madh do ta kishin zili Tiranën e vogël. 

Rindërtimi ende nuk ka përfunduar. Jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha qytetet e vendit mbizotëron një ethe e vërtetë ndërtimi. 

Rrugët kombëtare po shtrohen me makadam. Kudo sheh stacione elektrike të ndërtuara rishtazi, të cilat furnizojnë të gjithë vendin me energji elektrike. I gjithë sistemi telegrafik dhe telefonik po modernizohet. 

Mjetet e transportit janë të përshtatshme dhe në përputhje me kërkesat moderne. Ky vend është mjaft i ri për të huajt. Kishte ende pak turistë. Rrjeti hekurudhor është zgjeruar ndjeshëm, janë hapur miniera të reja dhe së fundmi është zbuluar një burim, uji i të cilit thuhet se ka të njëjtat veti si uji i Karlovy Vary-t. 

Gjatë gjashtë javëve që qëndrova në Shqipëri, u përuruan një spital i ri dhe tre shkolla. 

Mbreti Zog I ishte një sundimtar i vendosur dhe energjik, e gjithë jeta e të cilit ishte e orientuar drejt qëllimit për ta bërë Shqipërinë një shtet modern kulturor. 

Mbreti, i cili është 37 vjeç, gëzon simpati të sinqertë në të gjitha rrethet. Të gjithë dinë ta vlerësojnë atë. 

Ai është një njeri i arsimuar. Ai nuk është vetëm një sundimtar në kuptimin më fisnik të fjalës, por edhe një mik i vërtetë i popullit të tij. 

Kur mbërrita në Tiranë, u takova me ministrin e oborrit Ekrem Bej Libohovën, i cili më priti me një mirësjellje të jashtëzakonshme dhe më shoqëroi deri në pallatin mbretëror. 

Pallati është një ndërtesë njëkatëshe me dritare të larta, të gjera dhe të harkuara. Nga jashtë, nuk të jep përshtypjen e një rezidence mbretërore. Pallati është dekoruar në mënyrë madhështore. Mobilje të çmuara antike janë të ndërthurura me orendi moderne. 

Madhëria e Tij më doli menjëherë përpara. Mbreti lë një përshtypje shumë dinjitoze dhe fisnike. Lëvizjet e tij të qeta e të matura, i gjithë paraqitja e tij e jashtme, nuk mund të mos lënë një përshtypje të fortë tek ai që qëndron përballë tij. 

Mbreti Zog është një burrë i pashëm dhe interesant. Fytyra e tij rrezaton inteligjencë të lartë. Njëkohësisht tiparet e tij janë të mbushura me energji. 

Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Biseda e tij është rrezatuese. 

Pothuajse çdo ditë mbreti pozonte për mua, shpesh për orë të tëra, por ai kurrë nuk e humbi durimin. 

Ndërsa pikturoja, bisedonim për probleme nga më të ndryshmet. Është karakteristike për shijen e mirë të këtij sundimtari që ai nuk dëshironte të pikturohej me uniformë ushtarake dhe me dekorata. 

Madhëria e Tij fliste me dashuri për temat artistike. Ai më tregoi se kishte njohuri të thella për thesaret artistike të shumicës së muzeve evropiane. 

Portreti im i mbretit fitoi miratimin e tij të plotë dhe ai më dha detyrën të pikturoja edhe nënën e tij. 

Nëna Mbretëreshë jeton në një shtëpi, shumë të zakonshme dhe të mobiluar thjesht, me pesë vajzat e saj dhe nipin e saj shtatëvjeçar. 

Motrat e mbretit janë janë bukuri tipike me prejardhje të pastër shqiptare, të cilat kanë marrë një arsim të plotë. 

Shqiptarët janë gjithashtu një popull i mrekullueshëm, mikpritës dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. 

Qëndrimi im në Tiranë nuk do të më dalë kurrë nga kujtesa.”