ARKIVI:
25 Prill 2026

Dijana Toska kërkon nga shteti shqiptar që të deklarohet rreth deklaratës së Ministres së Jashtme Elisa Spiropali rreth “minoritetet shtetformuese”

Shkrime relevante

Elisa Spiropali e sjell letrën e Rexhep Qosjes në aktivitetin për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, pas vdekjes

Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë  TË ZGJUARIT JANË BASHKË...

LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Sadri Ramabaja, Prishtinë Kur me një akt të urtë sjell dritën në...

Politikë pa parime

Rafuna Mevi, Londër Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte...

The Evening Post (1936) / Historia e rrallë e koleksionistit të autografeve me Mbretin Zog

Burimi : Revista finlandeze “Eeva”, 1 janar 1936, faqe n°10 Nga Aurenc Bebja*,...

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Shpërndaj

Dijana Toska, Shkup 
___
KËRKESË PËR SQARIM ZYRTAR NGA SHTETI
___
“Minoritet shtetformues” nuk është koncept juridik, por shpikje politike
Deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbi “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përmenden në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri, kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar nga institucionet e shtetit shqiptar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 përqind, faktor kushtetues, demografik dhe historik në këtë shtet. Çdo formulim që i relativizon apo i barazon me pakica kombëtare përbën devijim serioz nga e vërteta politike dhe historike.
Shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë lodra në duart e shtetit amë, por trung kombëtar që duhet përkrahur dhe mbrojtur. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe moral i Shqipërisë.
Republika e Shqipërisë, sipas frymës së Kushtetutës së saj dhe praktikës së deritanishme shtetërore, ka përgjegjësi të qartë për: mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve, ruajtjen e statusit të tyre politik dhe moslejimin e asnjë narrative që i zhbën ata nga subjekt në objekt diplomatik.
Prandaj, kërkohet të sqarohet publikisht:
1. A ishte kjo deklaratë lapsus individual, apo mosdije!?
2. Apo përfaqëson një ndryshim zyrtar të politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?
Heshtja në këtë rast do të nënkuptonte pranim të relativizimit të statusit shtetformues të shqiptarëve, gjë që është e papranueshme dhe e dëmshme për interesin kombëtar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kërkojnë favore, por respektim të statusit të tyre real politik dhe përkrahje të qartë nga shteti amë.
Kjo deklaratë nuk është lapsus i pafajshëm diplomatic është gabim i rëndë politik dhe historik.Është legjitimim i narrativave unitariste që i kanë diskriminuar për dekada shqiptarët e Maqedonisë..
Reciprociteti aplikohet mes pakicave, jo mes një pakice dhe një populli shtetformues.
Kjo është ABC-ja e diplomacisë, jo temë për eksperimente politike.
Faleminderit për vëmendjen.
Shpresojmë që sqarimi të konfirmojë se Shqipëria nuk negocion me identitetin, statusin dhe dinjitetin e shqiptarëve, sepse ato nuk janë çështje diplomatike, por themeli i kombit.
Historia i mban mend mirë jo vetëm fjalët që thuhen, por edhe sqarimet që jepen – ose që mungojnë.
DT
22.12.2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zoja Djana Toska jam plotësisht dokord me çka dhe si e keni shtru këtë problem.

    Kam veç me vu në dukje diçka, që s’ka të bajë fare me thelbin e problemit qe shtroni, por lidhet me subjektet në fjalë.

    Mjerisht atë që ju gabimisht e queni “shteti amë”, në fakt asht “shteti ndjerkë”, sepse ata qe e kan qeverise perpara Shqipninë (1944-1990) si dhe keto bijtë e tyne qe qeverisin sot Shqipninë nga viti 1990, me termin Shqiperi keto quejne vetem TOSKNINË. Na të tjerët jena kusuri e asgja ma shumë, perfshi edhe ju të gjithve rrethas, qi keni iluzione atdhetarie mbarshqiptare.
    Së dyti, mos ia merrni fort per te keq kesaj bukuroshes se aty si ministre te jashtme e ka vu Edi Rama pikrisht sepse asht bukuroshe e kurgja ma shumë. Ha,ha,ha.
    Së treti per të qenë i sakt, ata 30% “shqiptar” te Maqedonise se Veriut shumica janë turq safì espse kur shkon Erdogani me i vizitu në Tetovë, keto i dalin perpra me e pritë me flamur turq o të Arabisë Saudite. Keto janë jo vetem turpi i shqiptarve, por janë edhe rreziku dhe fatkeqësia e shqiptarve, sepse per sebep të tyne, shqiptart me gjak safì shqiptari konsiderohen turq anti Ballkan dhe anti europian.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu