Kreu Blog Faqe 351

Mbijetesa e gjuhës shqipe nën pushtimin Osman, Grek dhe Serb

2

Në foto: Komisioni i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastrir, në vitin 1908

Partitë, Deputetët dhe Qeveria, pjesë e pazareve!

Në lidhje me mbijetesen e gjuhës ahqipe Oso Ferozi në profilin e tij në facebok shkroi:
“Gjuha shqipe nuk mbijetoi sepse u mbrojt, por sepse u shtyp dhe nuk u dorëzua.
Kjo është e vërteta që sot disa pseudo-historianë politikë përpiqen ta fshehin.
Nën Perandorinë Osmane, shqipja ishte e ndaluar në arsim dhe administratë. Për mbi katër shekuj nuk pati shkolla shqipe dhe asnjë njohje zyrtare të gjuhës. Të thuash se kjo perandori e ruajti shqipen është manipulim historik. Pikërisht në këtë errësirë institucionale, ruajtja e gjuhës u bë akt rezistence, ku një rol jetik patën klerikë shqiptarë, veçanërisht Françeskanët, të cilët predikuan, shkruan dhe mësuan në shqip, shpesh në rrethana rreziku e përndjekjeje. Kuvendet e tyre u kthyen në strehë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare.
Nën shtetin grek, shqipja u shpall gjuhë armike. U ndalua përdorimi i saj dhe shqiptarët ortodoksë u mohuan si komb. Ishte politikë e hapur helenizimi gjuhësor, ku identiteti shqiptar u luftua përmes mohimit të gjuhës dhe traditës.
Nën shtetin serb dhe jugosllav, shqipja u shtyp institucionalisht: shkollat u mbyllën, librat u ndaluan, mësuesit u përndoqën. Gjuha u tolerua vetëm aq sa për kontroll, jo për barazi, duke e mbajtur popullsinë shqiptare në një gjendje nënshtrimi kulturor.
Le ta themi qartë:
as osmanët, as grekët, as serbët nuk e ruajtën shqipen.
Shqipja mbijetoi sepse u ruajt në familje, në traditën gojore dhe në rezistencën kulturore. Ajo u mbajt gjallë nga njerëz që e konsideruan gjuhën si themel të qenies kombëtare: nga prindërit, nga rapsodët, nga mësuesit e ndaluar, nga klerikë atdhetarë dhe nga Rilindja Kombëtare, e cila e ktheu shqipen në flamur identiteti.
Gjuha shqipe nuk është dhuratë e perandorive, por fitore e qëndresës shqiptare.”

Grupi turk i vajzave dënohet me burg për dridhje të bythëve

2

Grupi turk i muzikës pop Manifest është dënuar me gati katër muaj burg për “twerking” në skenë, sipas gazetës Hürriyet.

Autoritetet hapën një çështje kundër grupit pas një koncerti në Stamboll në shtator, shkruan gazeta.

Disa nga anëtarët kërcyen afër atje, dhe thuhet gjithashtu se janë përfshirë në të ashtuquajturin “twerking”, një valle në të cilën tunden vithet dhe ijet. Autoritetet besojnë se sjellja e grupit përbënte ekspozim dhe se ata u përfshinë në “sjellje të paturpshme në publik”, shkruan NRK.

Sipas kanalit, në koncert kishte një kufi moshe prej 18 vjeç. Grupi argumentoi në gjykatë se vallëzimi ishte pjesë e shfaqjes skenike dhe theksoi se nuk ishin të dukshme organet gjenitale.

(©NTB)

Shoqata “Trojet e Arbrit” planifikon organizimin e sesioneve shkencore ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”

3

Shoqata “Trojet e Arbrit” planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”. Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit tonë – Republikës së Kosovës, Shoqata “Trojet e Arbrit” planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”.

Sesionet shkencore planifikohen të mbahen në 6 vende të ndryshme të botës: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel dhe New York më mundësi të shtrirjës edhe në vendet e tjera si: Londër, Paris etj.

Temat që do të trajtohen në këto 6 sesione shkencore përfshijnë periudhën kohore nga viti 1989 – 2006.

1. “Dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës”;

2.”Fillet politike të dr. Ibrahim Rugovës”;

3. “Kundërshtimi i UJDI”;

4. “Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”;

5. “Themelimi i institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”;

6.”Fillet e organizimit ushtarak policore Sherbimeve të Informimit dhe të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”;

7. “Takimet diplomatike të Dr. Ibrahim Rugovës në Evropë dhe Amerikë”;

8. “Dr. Ibrahim Rugova simbol i Unitetit Kombëtar Shqiptar”;

9. “Zgjedhja e Ibrahim Rugovës President i Kosovës”;

10. “Roli i Ibrahim Rugovës në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”;

11. “Roli i Ibrahim Rugovës në Konferencat Ndërkombëtare për Kosovën”;

12. “Roli i Ibrahim Rugovës në forcimin e Institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera etnike shqiptare”.

13″.Shtypi Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr.Ibrahim Rugova”;

14. “Deshmitë dhe rrefimet e politikanëve evropian dhe amerikan për takimet e përbashkëta me Presidentin dr.Ibrahim Rugova”.

Mr.sc.Nue Oroshi –Kryetar i Shoqatës se Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit”

Prapambetja e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane

1

Nikollë Loka, Tiranë

Mungesa e shërbimit shëndetësor

Në Perandorinë Osmane shëndeti trajtohej si luks dhe kujdes shëndetësor përfitonin vetëm elitat e rangjeve të mesme e të larta që nuk zinin as një përqind të popullsisë. Shqiptarët hynë në shekullin XX: pa spitale publike; pa mjekësi parandaluese; pa institucione shëndetësore kombëtare; pa sistem karantinash funksionale. Sëmundjet epidemike (murtaja, kolera, malaria, tuberkulozi, tifoja): ishin pjesë e përditshmërisë; nuk trajtoheshin si problem shtetëror; konsideroheshin “fat”, jo çështje administrimi. Kjo krijoi një shoqëri: me vdekshmëri të lartë; me jetëgjatësi të ulët, me pasiguri të vazhdueshme për mbijetesë. Një shoqëri e tillë nuk mund të ndërtojë kapital njerëzor, sepse brezat shuhen përpara se të konsolidohen.

Fatalizmi fetar dhe mungesa e racionalitetit shoqëror

Terminologjia osmane (“veba” për çdo sëmundje ngjitëse): tregon mungesë mendimi shkencor; përforcon idenë se sëmundja ishte vullnet hyjnor; çaktivizon përgjegjësinë e shtetit osman. Në këtë klimë: individi nuk kërkonte të drejta; shteti nuk ndjente detyrim; shoqëria mbetej pasive përballë katastrofave. Kjo gjendje pengoi formimin e qytetarisë moderne; vetëdijes shoqërore; kërkesës për institucione publike.

Ekonomi e konsumuar nga sëmundjet dhe mungesa e infrastrukturës.

Sëmundja ishet factor varfërues. Epidemitë shkatërronin fuqinë punëtore; zbraznin vendbanimet;  ndërprisnin tregtinë dhe zanatet; rritnin varësinë nga ekonomia primitive. Malaria dhe kolera: e bënin të pamundur punën e qëndrueshme; ulën produktivitetin bujqësor; penguan urbanizimin. Një ekonomi ku: 3–6% e popullsisë vdes rregullisht nga epidemitë;(tuberkulozi kishte 31% vdekshmërinë vjetore) është ekonomi në mbijetesë, jo në zhvillim.

Qytetet shqiptare: qendra administrative, jo ekonomike

Në qytetet osmane te hapësirës shqiptare  mungonin: Kanalizimet, ujit i pijshëm, rrugët, infrastrukturës urbane. Qytetet u kthyen në qendra taksash, garnizone ushtarake, pika kontrolli, jo në qendra prodhimi, inovacioni, kapitalizimi. Zhvillimi urban europian (bashki, spitale, shkolla) nuk ndodhi në trevat shqiptare.

Elitat ishin përjashtim, jo rregull

Rastet e shqiptarëve që përparuan në administratën osmane dhe  arritën poste të larta nuk përfaqësojnë gjendjen e përgjithshme të vendit. Ato ishin karriera individuale të lidhura me shërbimin ndaj Perandorisë, të shkëputura nga zhvillimi i shoqërisë shqiptare. Këto elita nuk ndërtuan institucione kombëtare; nuk investuan në shëndetësi publike; nuk krijuan ekonomi vendase. 

Mungesa e institucioneve ishte thelbi i prapambetjes

Shqiptarët jetuan në shekujt e sundimit osman pa spitale; pa shkolla mjekësore; pa shërbim shëndetësor; pa politika demografike; pa mbrojtje nga epidemitë. Institucionet minimale sanitare u imponuan nga Perëndimi dhe shërbenin interesave të huaja, duke mos synuar jetesën e popullsisë vendase. Kjo tregon se Perandoria Osmane nuk e konceptonte shqiptarin si qytetar, por si subjekt tatimor dhe ushtarak. Pasojat afatgjata për shoqërinë shqiptare ishin varfëri strukturore; fragmentim shoqëror; mungesë shtrese të mesme; vonesë në modernizim; emigrim dhe rebelime të shpeshta.

Kur shqiptarët hynë në shekullin XX dhe po jetonin në ditët e fundit të sundimit osman, ishin biologjikisht të konsumuar; institucionalisht të pambrojtur, ekonomikisht të pazhvilluar; politikisht të vonuar.

Nga të dhënat del qartë se gjendja ekonomike e shqiptarëve ishte e dobët, e pasigurt dhe regresive. Gjendja shoqërore ishte e dominuar nga sëmundja, vdekjet dhe mungesa e shtetit. Prapambetja nuk ishte vetëm kulturore, por produkt i një sistemi perandorak të dështuar.

Vushtria në kohën e pushtimit të Pereandorisë Osmane

Pretendimi se shqiptarët “përparuan nën osmanët” bie përballë realitetit të mungesës së spitaleve, ujit, kanalizimeve dhe mbrojtjes shëndetësore.

Në këtë kuptim, anti-osmanizmi shqiptar nuk ishte mit ideologjik, por përgjigje historike ndaj një sistemi që nuk garantoi jetën, dinjitetin, dhe as zhvillimin e shqiptarëve për shekuj me radhë.

Demokracia e papërfunduar, ekonomia e kapur dhe dilema e sigurisë së Kosovës

1
Edhe pse Kosova që nga qershori i vitit 1999 jeton nën pritjen e vazhdueshme për t’u bërë pjesë reale e debatit demokratik ndërkombëtar, pas thyerjes së regjimit militarist të Slobodan Millosheviqit – i cili riktheu fashizmin në Ballkan dhe e përdori gjenocidin e spastrimin etnik si instrument politik për zgjerim territorial – pritshmëritë e mëdha për rimëkëmbje ekonomike, shtetndërtim funksional dhe konsolidim institucional nuk u realizuan.
UNMIK-u erdhi me premtime për rindërtim dhe zhvillim ekonomik. Ajo që u pa në praktikë ishte një transformim brutal dhe i pakontrolluar i pronës shoqërore dhe shtetërore, përmes privatizimit të modelit spin-off, i cili në thelb prodhoi më shumë humbje sociale sesa zhvillim ekonomik. Punëtorët humbën vendet e punës, asetet strategjike u zhveshën nga funksioni publik, ndërsa përfituesit realë u shndërruan në një kastë të ngushtë komesarësh politikë dhe ekonomikë. AKM-ja u shndërrua në AKP, Kosova shpalli pavarësinë, por logjika e kapjes së shtetit mbeti e njëjtë. Partitë e dala nga lufta ndërruan uniformat ushtarake me kostume solemne dhe kollare, por jo edhe diskursin. Ata vazhdojnë, madje edhe sot e kësaj dite, ta mbajnë gjallë dhe ta privatizojnë narrativën e “çlirimit”, duke e shtrirë atë edhe në fushën e biznesit, sikur suksesi ekonomik të ishte derivat ekskluziv i luftës, e jo i dijes, konkurrencës dhe meritës. Ky diskurs jo vetëm që e mbyll debatin demokratik, por u dërgon të rinjve një mesazh të rrezikshëm: për të udhëhequr shtetin, nuk duhet të dish të menaxhosh institucione, por të “dish të luftosh”.
Zgjedhjet, biznesi dhe iluzioni i demokracisë partiake
Nëse zgjedhësit mendojnë se zgjedhjet shërbejnë për të hapur debat demokratik të mirëfilltë brenda partive politike, ata shpesh gabojnë. Jo për t’i dekurajuar nga votimi, por për të kuptuar realitetin: partitë politike në Kosovë janë struktura të mbyllura, me kryetarë që kanë “tapinë” e partisë, pa reforma të brendshme, pa demokraci funksionale dhe pa llogaridhënie.
Zgjedhjet e 9 shkurtit e hapën njërën nga temat më të ndjeshme të demokracisë kosovare: raportin mes biznesit dhe politikës. Zgjedhjet që janë në prag pritet ta thellojnë këtë debat. Arsyeja është e qartë: biznesi, si aktor shoqëror, është më dinamik, më pragmatik dhe shpesh më i guximshëm në kërkimin e një rendi të ri ekonomik dhe institucional sesa vetë politika. Përjashtim këtu mbetet diaspora, e cila vazhdon të jetë shtylla më stabile e ekonomisë së Kosovës.
Biznesi po hyn në këto zgjedhje më kërkues, më i artikuluar dhe më i drejtpërdrejtë ndaj elitave politike – jo domosdoshmërisht për ta çliruar shtetin nga kapja, por për të rinegociuar raportet e interesit.
Siguria e Kosovës, ombrellë apo përgjegjësi shtetërore?
Në këtë sfond institucional dhe ekonomik, shtrohet një nga pyetjet më strategjike për të ardhmen e Kosovës: A do të mbetet NATO dhe SHBA ombrella e përhershme e sigurisë së Kosovës, apo Kosova duhet gradualisht të marrë përgjegjësinë e plotë për mbrojtjen e vet?
Realiteti është i dyfishtë!
Nga njëra anë, NATO dhe SHBA mbeten garancia ekzistenciale e sigurisë së Kosovës. Pa praninë e KFOR-it dhe pa mbështetjen politike e ushtarake të Uashingtonit, Kosova do të ishte ende e ekspozuar ndaj aventurizmit destabilizues të Serbisë dhe ndikimit rus në rajon. Kjo ombrellë nuk është luks, por domosdoshmëri.
Nga ana tjetër, asnjë shtet serioz nuk mund ta delegojë përjetësisht sigurinë e vet. Transformimi i FSK-së në një forcë moderne, profesionale dhe interoperabile me NATO-n nuk është alternativë ndaj aleancës me SHBA-të, por parakusht për thellimin e saj. Marrëdhënia me SHBA-të nuk matet me retorikë patriotike, por me kapacitet institucional, sundim të ligjit dhe besueshmëri strategjike.
Kosova nuk duhet të zgjedhë mes ombrellës së sigurisë dhe përgjegjësisë shtetërore – ajo duhet t’i ndërtojë të dyja paralelisht. Çdo iluzion për neutralitet, për “rrugë të tretë”, apo për zëvendësim të aleancës amerikane me improvizime rajonale, do të ishte politikisht naiv dhe strategjikisht i rrezikshëm.
Kosova sot nuk vuan nga mungesa e zgjedhjeve, por nga mungesa e reformave reale. Nuk vuan nga mungesa e aleatëve, por nga mungesa e kapacitetit për ta merituar besimin e tyre afatgjatë. Demokracia nuk ndërtohet me mite lufte, ekonomia nuk zhvillohet me privatizime grabitqare, dhe siguria nuk garantohet vetëm me praninë e të tjerëve. Pa ndarje të qartë të biznesit nga politika, pa demokraci të brendshme partiake, pa institucione funksionale dhe pa orientim të palëkundur euro-atlantik, Kosova rrezikon të mbetet një shtet i mbrojtur, por jo plotësisht sovran; një demokraci formale, por jo funksionale; një ekonomi aktive, por e kapur. Dhe kjo është dilema reale e zgjedhjeve që po afrohen.

Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin!

2

Florim Zeqa

Viteve të fundit është folur pak, por nuk është bërë asgjë rreth profilizimit të partive politike. Po t’i shikosh programet e të gjitha partive politike, vërehet qartë sa të përafërta janë me njëra-tjetrën partitë tona politike. Të gjitha thirren në demokraci, mirëqenje qytetare, respektim të ligjit e kushtetutshmërisë, por asnjëra prej tyre nuk respektojnë kode e ligje!

Kur mungon e djathta dhe e majta, lulëzon mishmashi politik

Veprimet e partive politike (pozitë dhe opozitë) e tregojnë më së miri orientimin e tyre politik!

Përderisa partia më përvojen më të gjatë në skenën politike vendore-LDK-ja e ka humbur tërësisht busullën orientuese, duke rrëshqitur nga shtrati i saj demokratik, partive politike të themeluara pas luftës, jo vetëm që u mungon demokracia e brendshme, shprehja e lirë dhe mendimi ndryshe nga lideri, u mungon profilizimi i qartë dhe meritokracia si një element bazik i demokracisë!

Kështu pra, edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik duhet të krijohen dy blloqe të forta politike, që do të krijonin një konkurencë të mirëfilltë demokratike dhe me ofertë serioze për elektoratin kosovar.

Me profilizimin e partive politike, jo vetëm që do të qartësoheshin gjërat, kjo do të ndikonte në rritjen e interesimit të elektoratit për dalje në zgjedhje.

Thellësisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më e syqelë përgjatë këtyre viteve të pas-pavarësisë, me ndëshkimin e së keqës përmes votës së lirë, me siguri, sot do ta kishim një situatë krejt më ndryshe në Kosovë.

Sot do t’i kishim dy eferta serioze politike e jo dy blloqe inatçore politike të barrikaduara kundër njëra-tjetrës!

Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja e popullatës nga pritja e “mrekullisë nga qielli”.

Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë!

Zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

Sikur të ndodhte më kohë profilizimi i partive tona politike, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 do t’i kishim përballë njëra tjetrës të djathtën dhe të majtën e jo të djathtën kundër të djathtës dhe të majtën kundër të majtës!

Në dy blloqet aktuale janë bërë bashkë e majta dhe e djathta dhe anasjelltas!

Janë bërë bashkë e mira dhe e keqja, e kuqja dhe e kaltra, socialistët dhe demokratët, komunistët dhe demokristianët!

Këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Albert Einstein; “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë!

Mendime etike e morale (2)

6
       
  
 Ismet M. Hasani, Suedi
 
Nuk është e pazakontë të dëgjosh moralin dhe etikën të referohen në të njëjtën fjali. Thënë kjo, ato janë dy gjëra të ndryshme. Edhe pse kanë  padyshim shumë të përbashkëta kanë edhe disa dallime që bien në sy. 
Etika dhe morali janë dy koncepte që shpesh përdoren në vend të njëri-tjetrit, por kanë kuptime të dallueshme. Ndërsa etika i referohet një sërë parimesh që udhëheqin sjelljen racionale dhe të vetëdijshme njerëzore, morali lidhet me normat dhe vlerat e vendosura nga një kulturë ose shoqëri.
Etika përkufizohet si një sistem vlerash që janë “morale” siç përcaktohet nga një komunitet. Në përgjithësi, morali konsiderohen udhëzime që prekin individët dhe etika konsiderohet si udhërrëfyes për grupe ose komunitete të tëra më të mëdha.
Morali është ideja e një personi ose e shoqërisë për atë që është e drejtë ose e gabuar, veçanërisht në lidhje me sjelljen e një personi. Ruajtja e këtij lloji të sjelljes i lejon njerëzit të jetojnë me sukses në grupe dhe shoqëri. Thënë kështu, ata kërkojnë një respektim personal ndaj përkushtimit të së mirës më të madhe. Morali ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe në bazë të vendndodhjes. Për shembull, vende të ndryshme mund të kenë standarde të ndryshme morali.
Dallimi i madh kur bëhet fjalë për etikën është se ajo u referohet vlerave të komunitetit më shumë sesa vlerave personale. Etika përkufizohet si një sistem vlerash që janë “morale” siç përcaktohet nga një komunitet. Në përgjithësi, morali konsiderohen udhëzime që prekin individët dhe etika konsiderohet si udhërrëfyes për grupe ose komunitete të tëra më të mëdha. Etika është gjithashtu më e bazuar në kulturë sesa morali. Është gjithashtu e zakonshme të dëgjosh fjalën etikë në komunitetet mjekësore ose si udhërrëfyes për profesione të tjera që ndikojnë në grupe më të mëdha. Për shembull, Betimi i Hipokratit në mjekësi është një shembull i një praktike etike të pranuar gjerësisht.
*
 
Dallimet kryesore midis etikës dhe moralit
Në shoqëri mund të shihet se si Njerëzit e konsiderojnë etikën dhe moralin si sinonime., dhe për këtë arsye të dyja nënkuptojnë praktikisht të njëjtën gjë, por realiteti i kësaj është se midis të dyjave ka disa dallime që pasi të dihen mund të kuptohet se megjithëse konceptet janë pak të ngjashme, ato nënkuptojnë pak gjëra të ndryshme.
Ju mund ta thoni atë Etika është rruga që vetë njerëzit zgjedhin të ndjekin në lidhje me sjelljen e tyre. dhe çfarë është e mirë dhe çfarë jo, por në vend të kësaj Morali janë norma të vendosura nga shoqëria që u futen njerëzve që në moshë të re, të cilat
*
Etika dhe morali janë alfa dhe omega në shkencë, në folozofi, drejtësi dhe në jetë. Janë vlera relevante, veçmas në filozofi, në drjetësi, në punë, në jetë – janë busulla e vetme, bartësit apo orijentuesit e së cilës, lypset t’i respektojmë maksimalisht, vazhdimisht dhe domosdoshmërisht treguesit (akrepat) e saj. Pa respektimin dhe zbatimin e të dy kategorive të sipërpërmendura, që janë tejet relevante (të rëndësisë së veçantë) dhe kruciale për udhëmbarën dhe fatbardhësinë e njerëzimit, heret a vonë do të çrregullohen hallkat deri në zhbërje, ekuilibrat ekonomike, sociale, etike dhe morale të shoqërisë, të shtetit, të kombit.
Të merrësh me mendime etike e morale është punë komplekse, e ndërlikuar, por motivi, dëshira e madhe nuk ka fuqi të ndalë punën*, duke marrë parasysh kohën e momentin në cilën gjindëmi, kur fatkeqësisht kemi humbur shumë dhe po humbim pandalshëm edhe  më shumë, substancën e tjeçmuar, autoktone dhe  autentike,  burimore e sublime të sistemit të vlerave emblematike, trasdicionale, kombëtare dhe njerëzore…
*Nëqoftë se je nisur drejt një qëllimi (caku), e rrugës ndalësh, tjetri të del përpara dhe s’do të arrish i pari në cak!
*Për të kryer një punë a veprim duhet plotësuar tri gjëra, e ato janë: dituria, dëshira (vullneti, motivi) dhe kushtet adekuate .
Mirëpo, studijuesit kanë analizuar dhe kanë konkluduar (ardhë në përfundim) se kushti më relevant (i rëndësisë së veçantë) është dëshira, pra vullneti dhe motivi).
E rëndësishme është që mendimet etike e morale, në brendinë e tyre të kenë esencë multidimenzionale e multidisciplinore shkencore…
Këto  mendime e këshilla* janë produkt i punës shumë vjeçare.
*Më shumë vlerë ka një mendim, këshillë, udhëzim i mirë sesa një pasuri shumë e madhe.
*Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë parshutës, e cila, përderisa rrin e mbyllur, nuk shërbën për kurgjë (asgjë), por pasi të hapet (ta) shpëton jetën.
*Njerëzit e ditur, të urtë, të mençur dhe MENDJET E NDRITURA, duhet t’i shpërndajnë mençuritë, njejtë sikurse ligjëruesit në shkolla e universitete që ua shpërndajnë nxënësve dhe studentëve…
  1. Shpresojë se këto mendime etike e morale, të cilat po i jap  me dëshirë, motiv e vullnet të madh fiton dituri, mençuri e urti
e të lartë, do të mund të ndihmojnë sadopak në ç’lëmshimin (zgjidhjen e lëmshit) apo zgjidhjen e preokupimeve, dilemave dhe problemeve eventuale e të përditëshme dhe reale.
Gjithashtu, mendojë se këto mendime etike e morale, do të mund te ndikonin, poashtu që njerëzit-lexuesit e vullnetit të mirë, që aktualisht po  ballafaqohen me shumë dilema, probleme dhe pëngesa, të cilat në njërën mënyrë, apo tjetrën e sfidojnë edhe shëndetin, qeniën dhe jetën përgjithësisht, të gjejnë diçka të dobishme në to.
Në të njejtën kohë të ndihmojë edhe tjetrin dhe të tjerët në tejkalimin e tyre.
Shënim: Për dhënien e këtyre mendimeve etike e morale ndihmesë të madhe më ka dhënë edhe Libri me titull “Trajtime etike I”, autor i të cilit është profesori i nderuar Dr. Mazllum Baraliu, ligjërues në Fakultetin Juridik, UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, të cilin libër e kam dhuratë që nga viti 2014-të.
Dhurata më mirë që e merrr nga një mik është libri, prej të cilit:
  1. e pasuron fjalorin,
  2. e pastron fjalorin,
  3. largohesh nga veset e këqija,
  4. është shoku më i mirë kur je në vetmi,
                                                       V i j o n

Vota si besim dhe përgjegjësi, jo si pazar e korruptim 

0

Nga: Arif Ejupi, Gjenevë 

Qytetarët e Republikës së Kosovës, si pasojë e mosmarrëveshjeve të partive politike për krijimin e Qeverisë dhe Parlamentit, janë të detyruar që më 28 dhjetor të këtij fundviti të dalin sërish në votime. 

Secili qytetar me të drejtë vote duhet të tregojë vëmendje dhe maturi, e jo eufori, në momentin e dhënies së votës. 

Zgjedhjet nuk janë ceremoni partie, as ndonjë festival i tipit “Sunny Hill”. Ato janë akt solemn, ku secili qytetar duhet të mbajë përgjegjësi për votën e tij, sepse përmes saj përcaktohet e ardhmja e vendit. 

Prandaj, në dhënien e votës nuk duhet të tregoheni dorëlirë. Para se ajo të hidhet në kutinë e votimit, duhet analizuar me shumë kujdes. Sikur në të kaluarën, ashtu edhe sot, vërehet papjekuri politike e përshkuar nga interesa personale të individëve që mandatet e kaluara i kanë çuar kot, pa qenë në gjendje t’i sjellin shoqërisë ndonjë të mirë. 

Të njëjtit, për të fituar vota, bëjnë një lloj lobimi të ngjashëm me lypsarinë: rendin derë më derë dhe kërkojnë votën e atyre që kurrë nuk i kanë vizituar as në raste fatkeqësish, as varfërie ekstreme, e as në raste mortesh. 

Po ashtu, ushtrojnë trysni përmes propagandës pa fakte dhe pa prezantuar programe konkrete, duke u paraqitur si më të mirë se partitë rivale. Të tillët janë të interesuar vetëm për beneficionet që ua sjell pushteti, e jo për përmirësimin e pozitës së qytetarëve. 

Votuesi duhet të tregojë kujdes edhe ndaj atyre që shtiren si “veteranë” të politikës. Ata, me çdo kusht, kërkojnë të rizgjidhen sërish, në mënyrë që pasuritë e tyre të paligjshme dhe të dyshimta të mbeten të paprekura. 

Sikur të mos ekzistonte kjo prirje, ata do të duhej t’ua lironin vendet të rinjve që njohin katër–pesë gjuhë të huaja dhe janë ekspertë në fusha të ndryshme të teknologjisë së informacionit. Mbase kjo dikujt mund t’i duket imponim apo diktat, por shekulli i ri kërkon dije dhe përsosmëri. Riciklimi i figurave të konsumuara është papërgjegjësi dhe dështim absolut. 

Duhet të privilegjohet sidomos brezi i të rinjve të lindur pas viteve ’90. Ky brez nuk mban barrën e mëkateve të tranzicionit dhe nuk është pjesë e pazareve politike për pushtet. Ky brez është shpresë për reforma rrënjësore, sepse shërbimin publik e sheh si obligim e jo si biznes personal. 

Gjatë fushatave zgjedhore, partitë politike shpeshherë shfrytëzojnë figura historike, kombëtare ose publike për të krijuar ndikim emocional tek votuesit. Këto figura e kanë ndërtuar autoritetin dhe respektin e tyre në rrethana krejtësisht të ndryshme historike dhe shoqërore dhe nuk kanë asnjë lidhje me pazaret apo kalkulimet e politikës së sotme zgjedhore. 

Instrumentalizimi i emrave simbolikë për qëllime elektorale është formë manipulimi, sepse tenton të zëvendësojë programet, idetë dhe përgjegjësinë politike me nostalgji dhe emocione. Demokracia nuk forcohet me huazim figurash, por me llogaridhënie, vizion dhe punë konkrete. 

Fatkeqësisht, liderët partiakë po vazhdojnë me avazin e njëjtë. Në asnjë mënyrë nuk po heqin dorë nga retorika boshe dhe premtimet pa mbulesë. Premtimeve boshe u ka dalë boja; atyre u besojnë vetëm somnambulët. Qytetari i vetëdijshëm, i cili ka vendosur të qëndrojë në Kosovë, kërkon shifra, burime dhe plane reale, jo slogane fushatash. 

Votoni ata që dinë të bëjnë politikë. Aktorët e kanë skenën, këngëtarët festivalet, sportistët fushat dhe palestrat, oficerët armatën. Politika është profesion serioz me pasoja kombëtare. Popullariteti nuk e zëvendëson dijen, as fama përgjegjësinë. Qeveria dhe Parlamenti janë pasqyra jonë në sytë e botës. 

Para se të shkoni te kutitë e votimit, shkoni gjakftohtë dhe të pandikuar nga të tjerët. Analizoni punën dhe frytet e kandidatit që mendoni ta votoni. Fjalët i merr era; veprat mbesin. 

Mos e shisni votën për ndonjë privilegj të vogël, sepse çmimin e saj e paguan shumë shtrenjtë Kosova. 

Thjesht, mos luani me votën tuaj. Ajo nuk është vetëm kryerje e një formaliteti, por ka peshë dhe vlerë të jashtëzakonshme. Nga e kaluara e afërt na kujtohet fare mirë se, kur vota relativizohej apo shpërfillej, zhgënjimi vinte shpejt. 

Mos të përsëritet kjo praktikë e gabuar, sepse të fortët e prapaskenave gjithmonë e gjejnë rrugën që, përmes pazareve politike dhe zarfeve të mbyllura, t’u caktojnë qytetarëve edhe Kryeministrin, edhe Kryetarin e Parlamentit, ashtu siç ka ndodhur jo shumë larg. 

President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…!

1
Myftinia e Shkodrës e udhëhequr nga Imam Muhamed B. Sytari, mendon që pushtimi i Konstantinopojës ishte çlirim, andaj edhe e kremton hapur pa u brengosur fare nga mendimi pubik shqiptar, përkundër qëndrimeve të qarta të historiografisë shqiptare për te. Kështu mendon dhe vepron ai, në të njejtën vijë mendimi me atë të historiografisë osmane të kohës dhe historiografisë së sotshme turke . Pra, është po ajo Myftini që nuk do ta shoh gjenocidin e madh të po asaj periudhe historike të Sulltan Mehmet Fatihut ndaj Shkodrës të bërë rrafsh me tokë nga ai pushtim dhe të një varg qytetesh shqiptare.
Dhe që e kritikon edhe policinë e shtetit shqiptar për “nacmimin e myslimanëve”, pavarësisht planeve të tyre antinjerëzore-antishqiptare në kohën kur duhej të zhvillohej ndeshja Shqipëri – Izrael në Shkodër.
Për Imamin Muhamed B. Sytari, ish-Presidetni Ilir Meta …, pati thënë se ndihmon në “tolerancën fetare”…Pra, “ndihmon në tolerancë…”, njeriu që nuk e njef dhe përmbanë historinë e kombit të vet, por historinë neoosmane…! 
Kështu si ky myfti mendojnë edhe shumë imamë të tjerë, e fatkeqësisht edhe politikanë të kombit tonë që për ta mendojnë se e ndihmojnë “tolerancën fetare”, pavarësisht se këta kriminelë dhe antishqiptarë të rryer e urrejnë dhe nuk e njohin kombin e vet, kulturën dhe historinë e tij.
Nga: Gjergj – Bajram Kabashi
___
Gjatë festimit të Hanukkah në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje, (me 16 dhjetor 2025, vërejtje e Drinit) Trump iu drejtua drejtpërdrejti ideologjisë që qëndron pas sulmit në Sidnej. Ndërsa udhëheqësit e tjerë perëndimorë shpesh hezitojnë të përdorin fjalët, mesazhi nga Uashingtoni ishte shumë i qartë:
– Të gjitha vendet duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër së keqes së terrorizmit radikal islamist, tha presidenti.
Ai theksoi se kjo nuk është kohë për frikë, por për forcë. Mesazhi për hebrenjtë në të gjithë botën ishte se ata duhet ta festojnë festën e tyre me krenari dhe të mos frikësohen nga terroristët që duan të përhapin frikë. (Donald Trump)
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump
___
A e vëreni se si veç sa nuk iu doli shpirti “arnautve”, duke meremetuar, ndërtuar dhe meremetuar xhami për interesat e huaja gjeostrategjike.
Për interesat panislamike-neoosmane…!
Për interesa antishqiptare që nuk e fshehin fare se kombit shqiptar duan t’i dhënë identitet fetar islam. Xhami në të cilat formohet “Njeriu i Ri “arnaut”. Ku me paratë e taksapaguesve tanë dhe të huaj , në perspektivë, po shkatërrohet vetja jonë.
Sidomos në këto përpjekje absurde e të pakundshoqe, dallohen “udheheqësit tanë” që e kane shndërruar luftën për atë se kush po e përkrah më shumë Islamin, tashmë global, në garë elektorale dhe shtyhet partia me parti se kush po bënë më shumë për Islamin, sa me ua pasë lakmi Akademiku nacionalist serb Vaso Çubriloviq…, aty ky është në varr.
Turqia neoosmane dhe Serbia, janë të stërlumtura me faktin se “udhëheqësi arnaut”, tashmë po i kryen punët e tyre…!
Vaso Çubriloviq që ka shkue me sy hapun prej kësaj bote që , sa ishte gjallë, si akademik dhe nacionalist i madh serb që ishte, përkundër përpjekjeve të të tij pandalshme, nuk e arriti suksesin e plotë , qysh mendonte , për të na zhbërë, shkatërruar, ndjekur dhe dëbuar nga mbarë hapësirat e Dardanisë me Islam!
Ajo që mua më shqetëson shumë dhe më lë pa fjalë, është mënyra se si ndiqet dhe arrestohet islamisti antishqiptar. Ai nuk ndiqet në zanafillë, duke biseduar gjerë e gjatë me “udhëheqësit tonë” partiak e shtetëror që të mos e përkrahin dhe lejojnë asnjë investim të huaj religjioz, që duhet t’i bëhet e qartë çka nuk ka të drejtë të bëjë e të thotë për religjionin e caktuar dhe religjionin në përgjithësi; por u dilet përpara dhe arrestohen kur të “bëhen burra” dhe paraqesin problem të madh për kombin Arbëror, parasëgjithash, të cilin gjithnjë e më shumë nuk e njohin për hirë të identifikimit me “Umetin e Profetit”.
Po vërehet qartë e sa kohë se shteteve tona kombëtare, Shqipërisë dhe Kosovës, u mungon KONCEPTI kombëtar për luftimin e islamizimit të kombit dhe i lejojnë shtetet e huaja, sidomos Turqinë neoosmane, që të na i meremetoi dhe ndërtoj objektet e kultit !
Pa u dhënë mendimi kombëtar për Islamin Global, xhamizimin për interesat e huaja dhe indoktrinimin e fëmijëve pa e arritur moshën 18 vjeçare, nuk mund të thuhet kurrë se është arritur ndonjë sukses, se religjioni që të huajt ia meremetojnë dhe ndërtojnë objektet e kultit, ai nuk është religjion i yti, por është shndërruar në “çështje turke”, “çështje panislamike”, “çështje serbe” apo “çështje ruse”…!
Shqiptarë të varur në Masakren e Manastirit , ku nga pushtuesit e Perandorisë Osmane u vranë në pabesi qindra shqiptarë…
Sipas shënimeve historike, në Manastir, “Serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pasha, për të zhdukur gjurmët e lëvizjes shqiptare kundër sundimit turk në jug organizoi një masakër çnjerëzore me 9 gusht 1830. Ai thirri në Manastir krerët e Toskërisë kinse për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose për t’i nderuar me nishana për shërbimet që i kishin sjellë sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu përdhe më se 500 vetë nga të ftuarit. Kokat e tyre i dërguan në Stamboll si një fitore e madhe e armëve turke.”
Marrë nga “WikipediA”.
___
Kjo masakarër që është ndër masakrat e panumërta dhe gjenocidet e Perandorisë Osmane- Kalifatiste ndaj kombit Arbëror / Shqiptar, nuk mund të harrohet dhe kjo tregon se Al Kaeda e tashme, që njihet si organizata më terroriste islamike në botë, nuk e ka asnjë mundësi të jetë më mizore se sa pushtimi turkomadh shumëshekullor i Perandorisë Osmane ndaj kombit tonë.
___
Trump i dashur, jo vetëm une por shumë e shumë shqiptarë e shqiptare mendojnë dhe kërkojnë që ta dërgoni një ekip nga SHBA-të, që do t’u jipte porosi të qartë dhe të panegociueshme udhëheqësve tonë në mbarë Gadishullin Ilirik, në Shqipëri e veçanërisht në Kosovë, për ta ndaluar urgjentisht islamizimin antishqiptar dhe antinjerëzor të kombit që i përkasim, se këta nuk ndalen ndryshe nga shërbimet e liga ndaj neoosmanizmit, që e ka si kryqëllim zhdukjen e kombit Arbnor, historisë, traditave, dokeve e zakoneve dhe kulturës së tij.
Ekipi juaj duhet t’ua bëjë të qartë të shkretëve për mend se në kohën e “fshatit global”, duhet të përqëndrohen (parasëgjithash) në mbrojtjen e kulturës së vet, duke mos e lejuar asnjë investim të huaj religjioz dhe shpallur zero e të paqena, të gjitha investimet e huaja religjioze, që janë duke u realizuar deri në ditën e sotshme.
Këta që na udhëheqin, në raport me identitetin kombëtar kanë ndërgjegje mercenarësh, prandaj duhet domosdoshmërisht të urdhërohen që tu shërbejnë shteteve të veta kombëtare , e jo shteteve me agjenda panreligjioze, që i mendojnë viset e Gadishullit Ilirik (dhe Dardanisë në atë gjeografi), si vende të shkreta dhe të pa zot shtëpie, ku nostalgjikët e Perandorisë Osmane – kalifatiste, i konsiderojnë “si toka të tyre osmane”, si lëndina – “toka të askujt”, ku mund t’i ngrenë xhamitë e tyre!
Përndryshe, President Donald Trump, nëse nuk detyrohen që t’i shërbejnë kombit të vet, “udhëheqësit tonë” nuk e kuptojnë mesazhin tënd njerëzor dhe as brengën tënde të kuptueshme ndaj së mirës, se “të gjitha vendet duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër së keqes së terrorizmit radikal islamist”, por do të vazhdojnë me të keqen dhe kombzhbërjen “për votat elektorale”, për ato vota të kobshme, duke ia shkatërruar kombit që i përkasin natyrën e tij origjinale shumëshekullore !
Njeriu që i shëben symbyllur islamizimit të kombit të vet, qoftë edhe udhëheqës, nuk i shërben në asnjë mënyrë me dëshirë (pa qenë i detyruar), ndonjë aleance kombesh ndaj së keqes!
Ai/ata u shërbejnë, qoftë edhe pavetëdijshëm , interesave të huaja antishqiptare e antinjerëzore, sidomos turkomëdha por edhe serbomëdha, që njëherit janë edhe interesa rusomëdha !
Këta nuk ndalen kurrë – pa i ndalur nga shkatërrimi identitar i kombit të vet, për interesa neoosmane-turkomëdha…!
Andaj, jo vetëm nga SHBA-të , por nga e gjithë bota e qytetëruar, kërkojmë ndihmë të shpejt dhe të vendosur për të shpëtuar nga xhamizimi-islamizimi i organizuar dhe planifikuar deri në imtësi, që pamëshirshëm i jemi nënshtruar për interesa antishqiptare…!
Të gjithë ne, pra edhe une, e kuptojmë dhe e përkrahim thirrjen tuaj për t’iu përgjigjur “ideologjisë që qëndron pas sulmit në Sidnej” , ku u vranë shumë qytetarë të pafajshëm, por thirrja jonë për ndihmë është një klithmë e madhe që duhet ta dëgjoni dhe të na ndihmoni, se duan ta shkatërrojnë një komb të tërë, kulturën dhe historinë e tij në vendin e vet.
Me apo pa vetëdije këtë tragjedi dhe gjenocid kulturor ndaj kombit, po e përkrahin edhe “udhëheqësit tanë”. 
Turqia e sotshme neoosmane, sillet në viset dhe hapësirat e shteve shqiptare, Shqipëri e Kosovë, sikurse ato të ishin vendet e dikurshme të Perandorisë Osmane.
Me rastin e përurimit turkomadh të Xhamisë së Namazgjasë (pas meremetimit të saj nga Turqia në Tiranë), ku ishin të pranishëm në përurim edhe Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Ali Erbash, kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare të Turqisë, i dematoj tërësisht klerikët shqipfolës të mbarë hapësirës shqiptare në Ballkan, kur u lut me rastin e inaugurimit të kësaj xhamie në Tiranë për shpirtrat e ushtarëve osmanë, të cilët u vranë gjatë luftërave në Shqipëri, të cilët, sipas tij, “ranë martirë për të sjellë islamin në Shqipëri”.
Ky pra është qëllimi i xhamive që meremetohen e ndërtohen nga Tirqia sot – ruajtje e rezultateve të pushtimit islamik të ish-Perandorisë Osmane.
Ky është qëllimi kryesor i medreseve të panumërta që na i ndërtuan, i shkollave kuranore, i fakulteteve islamike etj.
Me këtë lutje Ali Erbash e mohoi dhe poshtëroj gjithë luftën epokale të Kryeheroit të kombit, Gjergj Kastriotit dhe të mbarë arbërorëve për liri nga pushtimi turk-osman.
Ai na poshtëroj hapur në vendin tonë…, andaj na Ndihmoni…!
Naim Tërnava, udhëheqës i Bashkësisë Islame të Kosovës me Ali Erbash (Ali Erbaş), … në Prishtinë.
Republika e Turqisë apo me saktërisht Diyaneti Turk për Çështje Fetare, që udhëhiqet nga Ali Erbash, i afërt me Qeverinë Turke, edhe në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, po e ndërton xhaminë më të madhe në mbarë Gadishullin Ballkanik, për të cilën i ka dhënë 52 milionë euro para të taksapaguesve turq.
I dashur President Donald Trump,
Kërkojmë ndihmë të menjëhershme nga SHBA dhe mbarë bota demokratike QË TË NA SHPËTOJ NGA ISLAMIZIMI I DETYRUESHËM TURKOMADH – NEOOSMAN, që po ndihmohet nga isamistët që po shtohen për secilën ditë, e fatkeqësisht edhe prej “udhëheqësve tanë”…!
Ne tash e kemi mposhtur propagandën panislamike, por nuk po mund të shtyhemi me “udhëheqësit tanë”, që po e përmbajnë islamizimin për interesat antishqiptare !
Ne nuk po mund ta mposhtim e mënjanojmë “kolonën e pestë” të imamëve që po zbatojnë urdhëra panturke dhe të tjera, se sapo i demaskojmë, mbështeten dhe përkrahen nga “udhëheqësit tanë” në emër të “drejtave e lirive njerëzore”, pra në emër të “të së drejtës” për ta shkatërruar dhe asimiluar me religjion një komb të tërë, në vendin e vet…!
Në këtë megaxhami do  të ketë kapacitet për falje (“namaz”) deri 17 mijë veta në ditë. Kjo i vërteton thirrjet e hershme të shkrimtarit dhe dramaturgut tonë të shquar Teki Dervishi,”se xhamitë janë fabrika për prodhimin e turqve”.
Këtë qëllim kryesor e ka xhamizimi i Kosovës dhe mbarë hapësirës shqiptare në Ballkan për interesat turkomëdha – neoosmane.
Ne nuk jemi kundër investimeve ekonomike të askujt në vendin tonë, as të Turqisë apo ndonjë shteti tjetër, por jemi e do të jemi gjithmonë kundër investimeve religjioze turkomëdha – neoosmane.
Per ne të gjitha investimet e huaja religjioze, janë të papranueshme dhe rreth kësaj teme as që do të bisedojmë me askend…!
Se na e kanë shndërruar vendin në një vendpushishte të madhe religjioze – turkomadhe, me synimin e qartë antishqiptar , antieuropian dhe antiperëndimor: Krijimin e “Njeriut të Ri “Arnaut”, që paraqet parasëgjithash rrezik për kombzhbërjen shqiptare, por edhe rrezik për qytetërimin perëndimor.
Islami tashmë nuk është religjion për shumicën e shqiptarëve, por është shndërruar në instriument për shkatërrimin e kulturës dhe historisë sonë kombëtare.
Ne nuk pajtohemi kurrë me këtë pushtim të brendshëm…, andaj na Ndihmoni…!
Prej vitit 1912 e deri më 1999, ishte pushtimi i Serbisë që “e ruajti Islamin për ne”, ndërsa prej korrikut 1999 , Turqia e sotshme neoosmane, u rikthye hap pas hapi “në vendet e saja të dikurshme osmane”…, por tash me xhami pas xhamie !
Njejt si dikur në historinë tonë të mundimshme nën pushtimin e Perandorisë Osmane, kur deri në vitin 1912, në kohën kur pushtimi turk-osman u tërhoq nga hapësirat e Gadishullit Ballkanik me Islamin e tij, që ishte kryeinstrumenti i atij pushtimi.
Ps!
Diyaneti Turk për Çështje Fetare, është organizatë që parasëgjithash e mbikqyrë dhe kujdeset për religjionin Islam në Turqi, por njëherit është edhe organizatë për përhapjen e Islamit në botë, sidomos në viset e dikurshme të Perandorisë Osmane. Prandaj është duke ndodhur i gjithë ky rikthim turkomadh-neoosmanli me xhami pas xhamie që meremetohen e ndërtohen “në viset e saj në “Arnautlluk” – kryesisht në Kosovë e Shqipëri, nga Turqia e sotme neoosmane.

Trump bën thirrje për luftë globale kundër terrorizmit islamik pas masakrës në Sidnei

1

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, festoi Hanukkah në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje. Foto: Alex Brandon / AP / NTB

John Martin Johansen / Document.no

Ndërsa udhëheqësit botërorë dërgojnë ngushëllime dhe “bashkëndjejnë” me viktimat, Presidenti Donald Trump lë pak dyshime për atë që nevojitet pas masakrës në Australi.

Ai bën thirrje për një luftë të pamëshirshme globale kundër terrorizmit radikal islamist.

Të dielën në mbrëmje, një festival hebre i dritave u shndërrua në një makth në plazhin Bondi në Sydney. 15 persona u masakruan gjatë festimit të Hanukkah. Autorët ishin një baba dhe djali i tij, të frymëzuar nga ideologjia e ISIS-it.

Tani presidentit të SHBA-së iu bë mjaft me dorezat e mëndafshit.

E keqja ka një emër

Gjatë festimit të Hanukkah në Shtëpinë e Bardhë të martën në mbrëmje, Trump iu drejtua drejtpërdrejti ideologjisë që qëndron pas sulmit. Ndërsa udhëheqësit e tjerë perëndimorë shpesh hezitojnë të përdorin fjalët, mesazhi nga Uashingtoni ishte shumë i qartë:

– Të gjitha vendet duhet të qëndrojnë të bashkuara kundër së keqes së terrorizmit radikal islamist, tha presidenti.

Ai theksoi se kjo nuk është kohë për frikë, por për forcë. Mesazhi për hebrenjtë në të gjithë botën ishte se ata duhet ta festojnë festën e tyre me krenari dhe të mos frikësohen nga terroristët që duan të përhapin frikë.

Far og sønn bak blodbadet

Detaljene fra Sydney er grufulle. Det var Sajid Akram (50) og hans sønn Naveed (24) som åpnet ild mot folkemengden fra en gangbro. Faren ble skutt og drept av politiet på stedet, mens sønnen ligger skadet på sykehus.

Australsk politi har bekreftet at angrepet var IS-inspirert. Det føyer seg inn i rekken av angrep rettet mot jødiske mål, og viser med all tydelighet at trusselen fra ekstrem islamisme er høyst levende.

For Trump er dette beviset på at den vestlige verden ikke kan hvile. Der andre snakker om «tragiske hendelser» og «ubegripelig vold», peker Trump på fienden.

Det handler om en kamp mellom sivilisasjon og barbari, og etter bildene fra Sydney å dømme, er den kampen langt fra over.

Trump krever global krig mot islamistisk terror etter Sydney-massakren