





Ndoshta Ibe Hooper “i ndershmi” dhe Ahmed Rehab “guximtari” i CAIR-it do të vrapojnë per ta firmosur. E pse jo? CAIR ka mohuar kategorikisht se Islami parashef denimin me vdekje për ato që kan lënë besimin fetar. Ashtu siç ka bërë profesori i shquar M. Cherif Bassiouni etj.etj… A do të firmosin? A do të firmosin Salam al-Marayati i MPAC-ut? A do të firmosë një cilido drejtues musliman ne SHBA? Është interesant të shikohen qendrimet e tyre.
Nga konferenca e shtypit të Ish-Muslimanve të Bashkuar (Former Muslims United):
Ish-Muslimanet u dergojnë nji “Peticion per Lirì!” liderave musliman të gjithë vendit (SHBA) me rastin e 220 vjetorit te Kartes së të Drejtave të Shteteve të Bashkuara – nga siti FMU – Former Muslims United (Ish-Muslimant e Bashkuar), 23 shtator: WASHINGTON DC (23 shtator, 2009) Ish-Musliman personalitete të njohura – që kan lënë islamin – u kan derguar nji peticion revolucionar per Lirì më shume se 50 liderave muslimanë duke u kerkuar heqjen e ligjit islamik, që kerkon vrasjen e atyre që kan lënë besimin islam. Peticioni dhe letra që e shoqron janë bërë publikisht rreth organizates së rè per të Drejtat Civile – Ish-Muslimant e Bashkuar .
Ish-Muslimant e Bashkuar (Former Muslims United; FMU) do të paraqiten formalisht gjatë një konference shtypi diten e enjte me 24 shtator 2009, per të shpallur fillimin e fushates së tyre nacionale për të edukuar publikun amerikan dhe qeveritart rreth kercenimit të Sheriatit – ligjit islamik – për Lirinë Fetare dhe sigurinë e Ish-Muslimanve. Emrat dhe antarët organizativ të liderave musliman që kan derguar “Peticionin per Lirì” do të behen të njohur gjatë konferences dhe do të publikohen në sitin ( Former Muslims United ) http://www.formermuslimsunited.org. Kjo do tu dergohet drejtuesve të tjerë musliman gjatë fushates nacionale (SHBA).
Letrat janë firmosur nga themeluesit e organizates Ish-Muslimant e Bashkuar Nonie Darwish, Mohammad Asghar, Amil Imani, Wafa Sultan dhe Ibn Warraq.
Në parathënjen e Peticionit per Lirì, të pesë themeluesit u drejtohen direkt liderve musliman: “Neve të gjithë jemi të informuar mbi incidentet dhe mbi frikësimet, kercënimet dhe dhunën si dhe agresionet kundra ish-Muslimanve. Ju drejtohemi me shpresë të sinqertë që ju dhe organizata e juaj do të bashkoheni me neve për të sigurura paqë dhe drejtesi, siguri dhe lirì si për muslimant ashtu edhe për ish-muslimant……”.
“Peticioni drejtuar Muslimanve për Lirì Besimi dhe për Sigurinë personale për ish-muslimant” perfshinë shumë citime interpretimesh dhe opinione ligjore të ligjit të Sheriatit, të cilat i perkasin denimit me vdekje për ato që lënë besimin. Teksti i plotë mund të lexohet dhe të shkarkohet në sitin http://www.formermuslimsunited.org . Siguria në konferencen e shtypit do të organizohet me kujdes dhe do tu kërkohet të gjithë pjesëmarrsve një kartë identiteti me fotografi. (Paraqitja zyrtare e Ish-Muslimanve te Bashkua, Former Muslims United, është bërë me 24 shtator 2009 në Longworth House Office Building, Washington DC)
Postoi Herbrand me 27/9/09 15:13 në sitin në gjuhen italiane: http://www.italian.faithfreedom.org/comment.php?t=1661
Origjinali ne gjuhen angleze:
E-mail: info@formermuslimsunited.org
Aktuale edhe tash, në dhjetor 2025. Publikuar në gjuhen shqipe me 04.01.2010

ZAKONISHT DASHURIA MENDOHET SI E PAMUNDSHME TË PËRKUFIZOHET
(Ose një libër i veçantë në fushën e poezisë shqiptare)
Emmy Krosi, “TAEDIUM VITAE – koha tepricë e vetes”, poema, botoi Shtëpia Botuese “KLUBI I POEZISË – Tiranë”, Tiranë 2023, faqe 130. ISBN 9 789928 337481
Emmy Krosi, shkrimtare, studiuese letrare dhe poeteshë, me librin “TAEDIUM VITAE – koha tepricë e vetes”, shënon një hap serioz në fushën e poezisë duke sjell një vepër e llojit të veçantë, ndër më të veçantit që për vete kam lexuar në letërsinë shqipe. Me mitologji greke e të lindjes, me figura biblike, me shprehje liturgjiake, personazhe nga etnosi dhe epika shqiptare, personazhe të shumta nga letërsia, filmat, nga topika e historisë botërore, vende e ngjarje qoftë nga filmat e gjithë universi e bëjnë veprën të kompletuar e cila sfidon secilin studues i cili njohjet e tija i ka të orientuara brenda një tematike a fushe përkatëse. Kuptimi i këtyre poemave kërkon njohje të shkëlqyer të gjuhësisë shqipe dhe të njohjes në thellësi nga fusha e fonetikës, morfologjisë, sintaksës dhe shtresëzimet tjera gramatikore dhe leksikore.
Leximi dhe kuptimi i këtyre poemave, nuk mjaftojnë njohurit e njohjes së shkronjave dhe leximit shkronjë për shkronjë: poemat janë përplot simbolika të veçanta e të rralla, pastaj në një lexim më të kujdesshëm dallohen edhe figurat letrare e stilistike të cilat Emmy Krosi i ka futur në funksion të vargut poetik, prandaj leximi, madje i disahershëm, i këtyre poemave është jo vetëm nevojë por domosdoshmëri, sepse strukturimi i vargjeve nuk është rrjedhë e ujëvarave, ka kuptimin shumëdimensional, me nënkuptime që kërkon njohje gjuhësore të fjalëve, trajtat dhe fjalëformimet si forma të drejtshkrimit për t’i kuptuar dhe dalluar mjaftë fjalë e nocione që të detyron me i konsultuar fjalorët shpjegues përkatës.
Me një fjalë, ky libër i destinohet një shtrese elitare e cila leximin e ka luks, ndërsa studiuesit e kanë pasion për tu thelluar në thellësitë tematike për të arritur një interpretim sadopak dhe të përafërt me atë që ka tematizuar poetesha Emmy Krosi, e cila edhe me trajtën e të shkruarit të emrit të saj krijon problematika dhe mënyra të interpretimit, nëse kemi të bëjmë me një poeteshë shqiptare ngase vistri i shumtë i figurave poetike krijon një hamendje se kemi të bëjmë me një libër të madh nga letërsia botërore.
Libri “TAEDIUM VITAE – koha tepricë e vetes”, e bën poeteshën të veçantë dhe ndër veprat më të kompletuara në fushën e poezisë shqiptare. Personalisht mua, në shumë vargje më ka hamendësuar, ngase përveç veprave të klacizimit botëror dhe atyre si te Homeri, në gjithë këtë ngarendje për të shkruar libra, ajo është më e Veçanta, karakteristike dhe dashamirëse e tepruar, për gërshetimin artistik të figurave mitike, biblike e liturgjiake brenda vargut të saj poetik, andaj është tepër e vështirë (veçmas për mua), për ta klasifikuar dhe për t’i renditur metaforat, dhe imazhin psikologjik që përcjell poezia e saj, e cila sigurisht do të lë gjurmë pozitive edhe brenda arkipelagut të sotëm të poezisë shqipe, sidomos për mënyrën e shtjellimit të motivit dhe ndërtimit të konceptit poetik, që nga mitologjia greke e ajo e Orientit, deri tek aspekte biblike dhe të liturgjisë fetare nga lindja, gjerë në të tashmen jo vetëm moderne, por edhe deri te lirika postmoderne. Edhe vokabulari i saj, është i pasur, i thelluar, i rëndomtë, i zakontë e gjerë në banalitet e perversitet shprehës, fjalë e shprehje të njohura por më pak të ndeshura në vargun poetik, sidomos nga një femër dhe kjo femër nuk është as amerikane, as franceze por puro shqiptare, e cila është futur guximshëm nëpër misteret historisë e të mitologjisë duke torturuar pozitivisht lexuesin, sidomos atë kategorinë që leximin e bënë në mënyrë të shkujdesur, pasi kjo poezi përveç njohjes dhe koncentrimit lexuesin e dëshiron të kujdesshëm. E një situatë të tillë e determinon kultura magjepse e vargut lirik dhe mundësia e interpretimit të poezisë së saj, për shkak të nivelit artistik të vargut poetik, varg ky i veçantë dhe i kundpërsëritshëm që ngërthen njohje universale në fushën e letërsisë, gjiuhësisë, etnografisë, mitologjisë dhe nocionte biblike e liturgjike gjerë në fushën e psikologjisë, psikoanalizës dhe të kuorizitetëve nga fusha të shumta e më të ndryshmet, me simbole e simbolika të papërsëritshme.
NË NOKTURNIN E SHTATË
eci gjithmonë mëngjeseve me mjegull
por gjurmët i lë vetëm pas..
Faqe 15.
Se poetesha ka Unin e saj, s’ka dyshim ajo shprehet se “nuk mund ta hedh veten/ nëpër thashethemet e fun(d)ditës,/ nga mësimet që ndodhin nesër…“, (faqe 25). Në ndarjet e veçanta bën pyetjen sugjestive “A MUND TË FLASIM?”, ajo shkruan: “kur dimri të thinjet,/ mos e lër vetëm muzgun e përkuqur,/ që prek ndjenjën,/ mbi një vetullhënë,/ i madhërishëm qielli,/ kur mbyll sytë…“, (faqe 33).
Për bukurinë që ka poema në fjalë, këtu më poshtë po rishkruaj Këngën XIV, për të parë pikurimin artistik të vargut poetik që shkruan Emmy Krosi.
XIV.
Më në fund Kosovë!
Erdha!
Mbrrina me trastën e mijërave fjalëve,
që më grindën,
që më nervozohen,
aq tejkanjoze,
aq mburravece,
aq xheloze
si kryqe të mundimit tim
i vara në qafë,
se fjala qenka e para; – thotë Bibla
të përshëndes:
Tu(ngjat)jeta Kosovë!
Faqe 126.
Në shumë raste gruaja, qoftë edhe nënë, në jetën e sotme, sipas kësaj poezie merrë epitetin e saktë, çfarë nuk do të duhej të ishte. Pastaj një mal me sakrifica, një det fisnikërie humane e njerëzore, janë analogji të cilat shpeshherë të torturojnë gjer në marrëzi, vargje këto me një grotesk larg secilës vlerë që duhet t’i posedojë shoqëria e sotme, me gjithë këtë zhvillim mediatik e dixhital.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:
Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.
Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
Nëse i adresohemi prononcimit të rrallë të ish-Kryekuvendarit Glauk Konjufcës në mediet sociale, e sidomos në ato të thumbuara nga ana e ish-qeverisë Kurti II, mund ta “lexojmë”, por edhe ta interpretojmë sociologjikisht, shumë më tepër si një akt të paramenduar dhe të kalkuluar mjeshtërisht të komunikimit politik, sesa si ndonjë devijim spontan social. E themi këtë nga shkaku se prononcimi i tij në T7, para Leonard Kërçkut, një gazetari me përvojë të gjatë në komunikimin publik, kuptimin e vërtetë e fiton vetëm nëse analizohet në kontekstin e krizës së besimit, polarizimit maksimal dhe lodhjes së elektoratit kosovar nga gjuha denigruese dhe e egërsuar që u “instalua” qëllimshëm në aulën e Parlamentit të dalë sivjet, por edhe të dështuar për herë të parë në historikun e parlamentarizmit. Nga ky këndvështrim, duke u bazuar në analizën e përmbajtjes, një metodë mjaft e avancuar në teoritë e sociologjisë së njohjes, mund të na “prodhohen” shumë interpretime. Mirëpo, ne po ndalemi në disa sosh. Interpretimi si strategji e “normalizimit diskursiv” nënkupton dhe zbulon esencën e porosisë së ish-Kryekuvendarit të Parlamentit të Kosovës.
E para ka të bëjë me interesimin e VV-së për të ulur “temperaturën” e lartë të retorikës së instaluar konfliktuale nga të gjithë akterët e “shizofrenisë politike” që pasoi pas ngërçit të stërzgjatur, i cili e trazoi, por edhe e torturoi publikisht, gjithë skenën politike dhe sidomos atë të komunikimit medial.
E dyta ka të bëjë me synimin dhe ambicien e krijimit të imazhit të një aktori politik racional, por edhe institucional e stabilizues, në pikën më kritike që e ka pasur ndonjëherë Kosova që nga shpallja e pavarësisë. Pra, transformimi i Glaukut nga pozicioni i një “ujku” konfrontues në një pozicion “dhelpëror”, të matur e racional, në fakt na dëshmon edhe një aftësi adaptimi të VV-së për t’iu përshtatur rrethanave aktuale lokale, por edhe një paralajmërim për përshtatje me ato rajonale dhe sidomos globale në horizont. Kur është fjala për këto rrethana të fundit, mendoj se janë të gabuara kalkulime të tilla edhe për shkakun se VV-ja karizmën e vet e ndërtoi dhe afirmoi gjatë gjithë ngritjes politike, pikërisht përmes refuzimit të “gjithçkafit” që e kishte ndërtuar kasta politike e pasluftës.
E treta, që mendoj se është më e rëndësishmja: VV-ja, duke e kuptuar sfidën e presionit ndërkombëtar, në veçanti atë që ka të bëjë me stagnimin institucional dhe ndëshkimin e pakoordinuar nga Brukseli, ka kuptuar se tani është koha e ndryshimit të diskursit të veprimit nga ai “mobilizues” në atë “qetësues”. Glauku, si një figurë publike që nuk ushqehet nga konflikti dhe logjika militantiste e turmës, por “nga lartësia institucionale”, me strategjinë dhe taktikën e përdorur në intervistën e Leonard Kerqukut, i dëshmoi gjithë publikut, pra gjithë potencialit elektoral, një mekanizëm të njohur klasik të vetëmbrojtjes simbolike, të cilin e ushtrojnë zakonisht ish-qeveritarët në ikje. Mekanizëm ky që shërben jo aq për ta bindur rivalin ideologjik dhe politik, sesa për ta siguruar elektoratin e luhatshëm, i cili zakonisht ka dilema të thella pak para se të vendosë përfundimisht se cilin subjekt dhe cilët kandidatë për deputet duhet t’i rrumbullakosë më 28 dhjetor 2025.

Nga Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë
NM: Nga vjen Elsa Ramiqi dhe çfarë studion?
Jam e lindur ne Gjenevë dhe vij nga Kosova. Studioj shkencat e edukimit, jam në vitin e dytë.
NM: Elsa, ekspozita për Sanxhakun mbante me vete emocione të forta historike. Si u ndjetë gjatë këtij aktiviteti?
ER: Nuk kam pas njohuri. Me këtë ekspozitë mësova historinë dhe identitetin e këtij vendi.
NM: Cili aspekt i ekspozitës ju la më shumë mbresë dhe pse?
ER: Intervista e një zonje të moshuar, përjetimet, rrëfimet e dhimbshme për jetën dhe peripecitë e saj, më kanë emocionuar. Vendosmëria e saj dhe familjeve të tjera që kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit të tyre tregon forcë, qëndrueshmëri dhe një ndjenjë të madhe shprese pavarësisht vështirësive.
NM; Si e shihni rolin e rinisë studentore në ruajtjen dhe promovimin e historisë shqiptare?
ER: Formimi i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës, si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore e kombëtare, festave dhe ekspozitave të ndryshme, luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar.
NM:A mendoni se eventet e tilla kontribuojnë në ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi çështjet e kombit?
ER: Po, patjetër sepse komunikojmë, këndojmë dhe vallëzojmë në gjuhën shqipe.
NM: Ç‘do të thotë për ju të jeni pjesë e komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe të merrni pjesë në aktivitete kulturore?
ER: Së pari, duke u nisur nga edukimi familjar, prejardhja e prindërve të mi, të cilët na kanë rrëfyer gjithnjë për atdheun, si edhe nga dashuria ime ndaj gjuhës dhe historisë shqipe.
NM: A shihni tek studentët potencialin për të qenë ura lidhëse mes brezave të ndryshëm të komunitetit në Zvicër?
EG. Po, duke e nisur nga arsimimi i gjyshërve të mi pastaj i prindërve dhe vëllezërve të mi, edhe unë si studente jam frymëzim dhe urë lidhëse për gjeneratat e ardhshme në familjen time.
NM: Çfarë ju motivon personalisht të angazhoheni në aktivitete të tilla jashtë auditorit universitar?
EG: Më pëlqen të kem shoqëri shqiptare këtu në Zvicër, sepse kështu ndihem më afër popullit dhe kulturës sime.
NM: Cila është aspirata juaj për të ardhmen, sa i përket kontributit në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar?
EG: Në fakt, që unë jam në drejtimin e edukimit dhe në një të ardhme të afërt do të punoj si mësuese ne shkollë, do të kisha pasur dëshirë t’i këshilloj fëmijët e komunitetit shqiptar që të ndjekin kurset e gjuhës shqipe, sepse kur e njohin gjuhën e tyre shqipe, janë edhe më të fortë në gjuhë të tjera dhe veçanërisht në frëngjisht.
NM Faleminderit dhe ju dëshiroj suksese në vazhdimësi!

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë
FR: Jam nga komuna e Ferizajt, fshati Softaj, e lindur në Kosovë. Në Francë jetoj që nga viti 2013. Studimet e larta i kam kryer në Gjenevë, Zvicër, bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me specializim në Politikë dhe Histori, ndërsa masterin po e ndjek në të njëjtin fakultet në Studime Europiane. Aktualisht punoj me popullatën migrante.
NM: Fatjeta, si e përjetuat personalisht ekspozitën “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”?
Çështja e Sanxhakut, ashtu si shumë çështje të tjera që prekin popullin shqiptar, nuk kam si ta përjetoj ndryshe veçse me shumë trishtim. Bëhet fjalë për një histori të gjatë shtypjeje dhe përpjekjesh për asimilim, të ushtruara nga regjime të ndryshme që kanë nënshtruar shqiptarët ndër shekuj. Nga ndikimi shumëvjeçar i Perandorisë Osmane, te politikat represive të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe më pas të Mbretërisë së Jugosllavisë, deri te masat e ashpra të Jugosllavisë Socialiste nën Titon dhe regjimeve nacionaliste serbe të shekullit XX, shqiptarët janë përballur vazhdimisht me mohimin e identitetit të tyre kombëtar, shpërngulje të detyruar dhe presione të ndryshme kulturore e politike. Kjo trashëgimi e dhimbshme e bën çështjen e Sanxhakut jo vetëm historike, por edhe thellësisht emocionale për këdo që e ndjen veten pjesë të kombit shqiptar.
NM:A kishte ndonjë element të ekspozitës që ju tronditi ose ju bëri të reflektoni më thellë?
FR: FR: Ajo që më tronditi më shumë ishte vetë njeriu dhe aftësia e tij për të shkuar deri në shkatërrim për pushtet dhe urrejtje ndaj tjetrit. Ekspozita më bëri të reflektoj mbi padrejtësitë historike, mbi dhunën ndaj atyre që janë ndryshe dhe mbi asimilimin si mjet shtypjeje. Sanxhaku është një nga plagët tona historike, dëshmi e vuajtjeve dhe e politikave shtypëse ndaj shqiptarëve. Përmes fotografisë, kjo ekspozitë zgjon ndërgjegjen kolektive dhe ndihmon në ruajtjen e kujtesës historike, në mënyrë që këto padrejtësi të mos përsëriten më.
NM: Sipas jush, pse është e rëndësishme që rinia studentore shqiptare të marrë pjesë në aktivitete të tilla me karakter historik?
FR: FR: Pjesëmarrja e rinisë studentore në aktivitete historike është thelbësore, sepse pikërisht të rinjtë përfaqësojnë forcën e rezistencës, energjinë dhe guximin për të sfiduar padrejtësitë dhe narrativat e shtrembëruara. Njohja e historisë nuk është vetëm rikthim te e shkuara, por mënyrë për të kuptuar të tashmen dhe për të mbrojtur të vërtetën historike. Nëse ne nuk e njohim dhe nuk e tregojmë vetë historinë tonë, të tjerët do ta bëjnë në vendin tonë. Prandaj, është përgjegjësi e brezit të ri që ta ruajë, ta studiojë dhe ta përcjellë historinë shqiptare me integritet, ashtu siç theksonte edhe Ukshin Hoti: “Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”
NM: Çfarë ndikimi mendoni se kanë këto evente në forcimin e identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare te të rinjtë?
FR: Eventet me karakter historik kanë një ndikim jashtëzakonisht të rëndësishëm në forcimin e identitetit dhe ndërgjegjes kombëtare te të rinjtë, sepse ato krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes brezave dhe rrënjëve të tyre. Në një kohë kur globalizimi shpesh rrezikon të zbehë identitetet e vogla kombëtare, këto aktivitete shërbejnë si hapësira ku ringjallet kujtesa historike dhe ku të rinjtë njihen me sakrificat, vuajtjet dhe fitoret që kanë formësuar ekzistencën e popullit shqiptar. Përmes fotografisë, dëshmive, diskutimeve dhe prezantimeve, ata kuptojnë se identiteti nuk është i dhënë, por i ruajtur dhe i përpunuar gjatë shekujve.
Për të rinjtë, pjesëmarrja në këto evente është një proces reflektimi, por edhe fuqizimi. Ajo u mëson se historia nuk është thjesht e kaluar, por mjet për të lexuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen. Duke njohur të kaluarën, ata zhvillojnë një ndjenjë përkatësie dhe përgjegjësie ndaj komunitetit dhe kulturës së tyre. Këto evente i ndihmojnë të shohin veten si pjesë e një historie më të madhe, duke forcuar vetëvlerësimin dhe vetëdijen kombëtare
NM: Si u përfshitë në aktivitetet e shoqatës “Studentet Shqiptarë në Gjenevë” dhe çfarë ju motivon të vazhdoni kontributin tuaj?
FR: Në vitin 2023 u përfshiva në aktivitetet e shoqatës fillimisht nga kureshtja, e cila u shndërrua shpejt në angazhim të qëllimshëm. Gjuha, letërsia dhe historia shqiptare kanë qenë gjithmonë pasioni im, dhe përfshirjen në shoqatë e pashë si një mundësi për të dhënë kontributin tim dhe për të ndarë përvojën me studentë të tjerë.
Ajo që më motivon të vazhdoj është energjia dhe dëshira e studentëve për të mësuar, krijuar dhe bashkëpunuar. Ndërtimi i këtij komuniteti, respekti i ndërsjellë dhe përvojat kulturore të përbashkëta më japin ndjenjën e misionit për të kontribuar, për të mbështetur dhe për të frymëzuar brezat që vijnë.
NM: Cili është roli juaj brenda shoqatës dhe çfarë dëshironi të sillni si vlerë të shtuar për studentët?
FR: FR: Aktualisht jam anëtare e shoqatës së studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës, ndërsa më parë kam pasur nderin ta drejtoj shoqatën për një vit e gjysmë. Gjatë këtij angazhimi, motivimi im ka qenë i lidhur ngushtë me dëshirën për të trajtuar tema që prekin komunitetin tonë, për të promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare dhe për të krijuar hapësira bashkëpunimi mes studentëve.
Vlera që dua të sjell është forcimi i solidaritetit dhe ndërtimi i një komuniteti të bashkuar, ku çdo student ndihet i përfaqësuar dhe i vlerësuar. Shumëllojshmëria e përvojave dhe prejardhjeve tona është pasuri, dhe pikërisht kjo energji rinore dhe frymë bashkimi më motivon të vazhdoj kontributin tim për një shoqatë me zë, vizion dhe identitet të fortë shqiptar.
NM: Çfarë fiton një studente nga pjesëmarrja aktive në jetën e komunitetit dhe kulturën shqiptare në mërgatë?
FR: Pjesëmarrja aktive në jetën e komunitetit dhe kulturën shqiptare në mërgatë i lejon atij apo asaj të lidhet me rrënjët e tij, të ruajë gjuhën dhe traditat, dhe të zhvillojë një vetëdije më të thellë kombëtare. Ajo forcon aftësitë personale dhe profesionale përmes organizimit të ngjarjeve dhe bashkëpunimit me të tjerët, ndërsa nxit respektin, solidaritetin dhe përgjegjësinë qytetare. Në këtë mënyrë, studenti/ja bëhet pjesë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit shqiptar jashtë vendit.
NM: Çfarë mesazhi do u jepnit studentëve që hezitojnë të bashkohen në aktivitete të tilla?
Pak dashuri dhe revoltë nëse keni ndaj heshtjes dhe padrejtësisë që iu është bërë popullit shqiptar, mos hezitoni. Ne jemi e ardhmja dhe forca e vendit tonë.
Faleminderit
Në foto: Elda Gashi

Nga Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë
Në mbrëmjen e organizuar për ekspozitën “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”, tri studente shqiptare nga Gjeneva sollën një frymë të re angazhimi dhe ndërgjegjësimi kulturor në komunitetin shqiptar në Zvicër. Të bashkuara në shoqatën “Studentet Shqiptarë në Gjenevë”, ato përfaqësojnë një brez që e njeh dhe e rikthen historinë në vëmendje për forcimin e identitetit dhe solidaritetit kombëtar.
Në bashkëpunim me shoqatat “Komunitetin Shqiptar në Gjenevë” dhe “Kosova për Sanxhakun”, Elda Gashi, Fatjeta Ramadani dhe Elsa Ramiqi dëshmuan se studentët shqiptarë në diasporë janë aktorë aktivë kulturorë e shoqërorë. Angazhimi i tyre tregoi pjekuri, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj kujtesës historike.
Në vijim, sjellim intervistat që zhvilluam me këto studente, të cilat ndajnë përjetimet dhe reflektimet e tyre mbi ekspozitën dhe rolin e tyre në komunitet.
Bashkëbisedim me Elda Gashin kryetare e shoqatës “Studentet Shqiptarë në Gjenevë”
NM: Ju lutem prezantoheni!
EG: Unë quhem Elda Gashi, jam me origjinë nga Prishtina në Kosovë. Kam lindur në Gjenevë, Zvicër, ku aktualisht po ndjek studimet e mia. Jam në vitin e fundit të studimit Bachelor-it në Shkencat e Edukimit dhe për master jam e interesuar të vazhdoj studimet në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informatikës në Edukim, si dhe në Kriminologji.
NM : Elda, mbrëmë patët një bashkë-organizim të rëndësishëm me “Komunitetin Shqiptar” dhe “Kosova për Sanxhakun”. Si lindi ideja për t’u bërë pjesë e këtij aktiviteti?
EG: Shoqata jonë studentore bashkëpunon shpesh me shoqatën “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”, qoftë për organizimin e festave të pavarësisë, qoftë për konferenca të rëndësishme. Kishim diskutuar prej kohësh me ta për të organizuar këtë konferencë, pasi e konsideronim temën shumë të rëndësishme dhe interesante.
NM : Çfarë domethënie ka për ju personalisht përfshirja e shoqatës “Studentet shqiptar në Gjenevë” në një ekspozitë historike dhe kombëtare të kësaj natyre?
EG: Për mua personalisht, përfshirja e shoqatës “Studentet shqiptarë në Gjenevë” në një ekspozitë të tillë ka domethënie të veçantë, sepse dëshmon se brezi i ri shqiptar në diasporë është i vetëdijshëm për historinë dhe përgjegjësinë kombëtare. Është një mënyrë për të ruajtur kujtesën kolektive, për të forcuar identitetin dhe për ta kthyer angazhimin studentor në veprim kulturor me vlerë shoqërore.
NM : Pse mendoni se është e rëndësishme që studentët të marrin pjesë aktive në evente që lidhen me ruajtjen e kujtesës dhe identitetit shqiptar
EG: Është po ashtu e rëndësishme që studentët të marrin pjesë në aktivitete të tilla, sepse ne jemi brezi i ri dhe kemi nevojë të informohemi për këto çështje, në mënyrë që më pas t’i transmetojmë brezave të ardhshëm. Për më tepër, njohuritë tona mbi këtë temë ishin të kufizuara, prandaj pjesëmarrja në këtë konferencë ishte shumë e dobishme.
NM: Si u prit aktiviteti nga studentët e shoqatës ?
EG: Aktiviteti u prit shumë pozitivisht nga studentët e shoqatës. Ata treguan interes të madh, angazhim dhe ndjeshmëri ndaj temës, duke e përjetuar ekspozitën jo vetëm si ngjarje kulturore, por edhe si një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi për historinë dhe identitetin kombëtar.
NM: Cilat sfida keni hasur në organizimin e këtij eventi dhe si i keni menaxhuar në kuadër të ekipit tuaj studentor?
EG: Sfida kryesore lidhej me koordinimin e kohës, përgjegjësive dhe burimeve, duke qenë se të gjithë jemi studentë me angazhime akademike. Përmes bashkëpunimit të ngushtë, komunikimit të vazhdueshëm dhe ndarjes së qartë të detyrave brenda ekipit, arritëm t’i menaxhojmë me sukses këto sfida dhe ta realizojmë aktivitetin në frymë bashkëpunimi e përkushtimi.
NM : Cili ishte momenti më i veçantë për ju gjatë mbrëmjes së ekspozitës?
EG: Momenti që më la përshtypje më të madhe ishte kur profesori na tregoi videon e një gruaje shqiptare që shpjegonte se ishte detyruar t’u fliste fëmijëve të saj në bëshnjakeshit në vend të shqipes, në mënyrë që ata të mund të integroheshin më mirë në shoqëri.
NM: Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër shoqatash dhe çfarë mund të sjellë ky model për komunitetin shqiptar në Gjenevë?
EG: Bashkëpunimi ndër shoqatash është shumë i rëndësishëm, sepse forcon unitetin, rrit ndikimin e aktiviteteve dhe krijon ura besimi brenda komunitetit. Ky model sjell më shumë organizim, përfshirje dhe qëndrueshmëri, duke e bërë komunitetin shqiptar në Gjenevë më aktiv, më të bashkuar dhe më të dukshëm në jetën kulturore e shoqërore.
NM : Cilat janë projektet e afërta të shoqatës që drejtoni dhe a mendoni të vazhdoni me aktivitete që sjellin në fokus historia dhe kultura shqiptare?
EG ; Aktualisht jemi duke diskutuar disa projekte, të cilat synojmë t’i finalizojmë para se t’i bëjmë publike në rrjetet tona sociale. Ndër to përfshihet organizimi i një feste me rastin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe prezantimi i një eventi me karakter historik dhe kulturor.
NM: Çfarë mesazhi do t’u jepnit studentëve shqiptarë pas këtij aktiviteti që sjell në vëmendje një pjesë të dhimbshme, por të rëndësishme të historisë sonë kombëtare?
EG : Mesazhi im për studentët shqiptarë është që ta njohin dhe ta ruajnë historinë tonë, edhe atëherë kur ajo është e dhimbshme, sepse vetëm përmes kujtesës ndërtohet identiteti dhe forcohet vetëdija kombëtare. Angazhimi, solidariteti dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete kulturore e historike janë mënyra më e mirë për ta mbajtur gjallë trashëgiminë tonë dhe për ta përcjellë atë me dinjitet te brezat që vijnë.
