
Basri Beka me kërkesë publike për veprim të Prokurorit të Shtetit ndaj fjalimit dhe deklarimeve publike të Milazim Krasniqit

Rudina, pse humbi ky emër? Si lindi Gjakova?

Nga: Fahri Xharra
Kosova nuk është djep i serbëve, por është pre pirateske e tyre. Politikanët dhe intelektualët serb duhen ta dinë që kjo krahinë shqiptare ” banohej nga shqiptarë, bashkëatdhetarë dhe vëllezër qysh prej kohës së pellazgëve”(V.Bernard;”Maqedonia dhe Helenizmi”) .
Por si e thot Aristidh Kola në librin e tij ” Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviqit ” (f.67) se në të vrtetë Kosova, :” falë pozitës gjeografike të saj. është e tillë që kush e zotëron atë ; zotëron gjithë vendkalimet për Adriatik, për në Egje e për Shqipëri . Pra përbën një nyje të rëndësishme ekonomike dhe strategjike, prandaj edhe thuhet në trajtë hiperbolike, që kush e zotëron Kosovën e zotëron Ballkanin”
E verteta e Gjakoves ! Keni dëgjuar për nahijën e RUDINES?
“Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin, territorin e kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturën e të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm”.(Vilhelm Vranari Haxhiraj)
Gjakova apo Rudina, nje pyetje që më ngarkon. A me të vertetë lindi jeta pas Hadum Agës në Gjakovë?
Pa ofendime, pa parabindje fetare, pa lokalizëm shpirtëror, në shërbim të së vertetës e cila na është mohuar dhe meshefur. Ne duhet t´a zbulojmë.
”Xhamia e Hadumit është një objekt islamik në Gjakovë, Kosovë. Objekti është ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë së Osmanlinjve, në dekadën e fundit të shekullit XVI.[1]
Në defterin zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova (?) përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës.”
A me te vertet lindi jeta në Gjakovë pas Hadum Ages? A kishte jetë andejpari, dhe para tij? Po si quhej ai vend ku Hadum Aga vendosi të ngriste xhaminë?
Si do që të jetë qyteti ekzistues i takon periudhës osmane. Në fakt, në bazë të të dhënave historike, Gjakova njihet qysh nga dekada e pestë e shekullit XIV, më saktësisht nga viti 1348, kur i takonte nahijes së Altin-Ilisë, me qendër në Junik. Ndërkaq, sipas burimeve të kulturës materiale, ndërtimeve arkitekturale monumentale, ajo njihet nga dekada e fundit të shek. XVI. : Po mirë në dokumentat e e vitit 1348, nuk ka mundur ta ketë emrin Jakova.Si e kishte atëherë, dhe pse u mshef ai emër? Po, pse Hadum Aga e zgjodhi mu këtë vend (sot Gjakovë), e jo për shembull Junikun?
”Kryepyetja eshte cila ishte tradita, toponomia, onomastika, historia shqiptare ne brezat familjar para Jak Vules sepse ekzistenca shqiptare dhe e vete Gjakoves dokumentohet para pushtimit osman ne Ballkan… Në tëkundert vetem historiografia serbe thotë se para ardhjes se perandorisë osmane nuk kishte shqiptarë në Kosovë. Një deshmi e qartë është se kodi i Stefan Dushanit ishte bëre para ardhjes osmane si projekt serb qe katoliket shqiptare ti ortodoksoj me qellim te qartë ti sllavizoj. Këto dëshmi dëshmojnë ekzistencen shqiptare ne keto hapësira prandaj historia duhet te shkruhet drejte në interes te kombit pa paragjykime.
Sigurisht, sepse për paradoks po të pranojmë teorine se ka filluar me Hadum Agën atëherë ju japim të drejtën serbëve dhe historiografisë se tyre se jemi ardhacak të vonëshem .
Pra qëllimi i shkrimit është hulumtues, thënë më mirë një nxitje më shumë për të vërtetën shqiptare në këto troje.Nuk guxohet ti ipet kahje tjetër, se vetëm që e rëndojmë qëllimin .
Një gjakovës thoshte: duhet ti percjell rrefimet e baballarëve tanë se Xhamija e Hadum Ages ështe ndertuar me gurët e kishes që ishte aty.”
Sa është kjo e vërtetë?
“Sipas regjistrimeve regjistrimeve të vitëve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukaxhinit, ose sipa emrit të dhënë në shek.XVI-të, regjioni i Hasit ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët . Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije: Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fashtrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut ( fshatrat në lindje dhe në perëndim të malit Pashtrik).Kjo mbyllet me faktin që ngjajshëm me banorët e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata, ( Burimi: http://archive.is/tr44YThe albanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha – www.ezboard.com )
Të analizojmë : regjistrimi, edhe i vitit 1591 këtë lokalitet e shënonte si Rudinë, kurse Xhamia e Hadumit u ndërtua në vitët 1594-1595 ; dhe që nga atëherë humbi çdo gjurmë e Rudinës .( Rudinë;Shesh i gjerë me bar të njomë në mal; lëndinë. Rudinat e bjeshkëve. Kullotin nëpër rudina)
Dashtas apo jo, të sillet ndërmend se a mos ishte diçka shumë e rëndësishme në tokat e Rudinës që duhej të zhbëhej ? Pse humbi emri i Rudinës ? Si lindi Jakova ?
Por edhe një gjë, perderisa te sqarojmë fatin e Rudinës ; Jakova rrjedhë nga emri i Jakov Vulajt , pra Jakovaj e më vonë Jakova e kurrësesi nuk ka të bëj me kompozimin Jak+ova (ova, turqisht fushat ) . Por me rëndësi është, se a e dinte Jakovi (shkurtimisht Jaku) se Rudina do të emrohet sipas tij më vonë ? Pse duhej humbur gjurmët?
Duke u nisur nga stili i ndërtimit të jashtëm, madhësisë së tempullit vetvetiu lind pyetja se a mos ishte ndonjë objekt tjetër aty, mu aty ku Hadum Aga vendosi të ndërtonte xhaminë e tij. A mos u rrënua ai objekt tërësisht, apo a mos u adaptua për nevoja dhe qëllime të Hadum Agës. Hadum Aga kishte lindur në fshatin Guskë, afër Gjakovës.
Në librin e cekur më lartë të Selami Pulahës ceket : Ndikimi i Antroponomisë Sllave në këto anë ishte shumë i vogël. Ndryshimet në mes të banorëve me antroponomi shqiptare dhe antroponomi sllavo -(ortodokse fxh)jane të pa besushme të mëdha.Prej 2507 krerëve shtëpimbajtës të cilat ishin të krishterë, 1768 kishin emër katolik Shqiptar, 648 emra të përzier katolik shqiptaro-ortodoks, shkizmatik fxh) dhe vetëm 96 ishin e emër sshkizmatik. Po ata ortodoksët (shkizmatikët )si flisnin, a mos flitnin shqip ? Sigurisht që po.
Ne Gjakovë, pra në qytet duhet te kryhen kërkime arkeologjike duke u nisur nga të dhënat apo hartat qe mund te jene ne arikivat e Vatikanit. Manastiri i Deçanit ?, por atje nuk ka interes. A e imagjinoni një vend ku jane zhvilluar pjesë te rëndësishme të historisë europiane që ende te mos dihet asgjë se çfarë ka nentoka.
Enigma e pa zgjidhur kurrë është vendi ku është ndërtuar objekti i parë i fabrikës së tekstilit ”Emin Duraku”, (Vektaria ) në Gjakovë. Flitet por s ´ka guxuar të publikohet se aty ishte gjetur një shkritore e vjetër metalesh qe duhej të ketë datuar nga Kultura e Vinçës. Ishin kohërat tjera atëherë, vitet e 50- ta shekullit të kaluar.
Pra jemi në një kohë që duhet të punohet në këtë drejtim dhe të gjëndet e vërteta e Rudinës.
Gjakovë, 15 shkurt 2014
Mendime etike e morale (1)
A po shet Støre & Co një forcë shumëkombëshe për Ukrainën?
/ Document.no
Vendet evropiane duan ta angazhojnë SHBA-në sa më shumë që të jetë e mundur në një marrëveshje paqeje për Ukrainën që e bën të vështirë shmangien e premtimeve të saj. Ndër të tjera, Kievi dëshiron që një marrëveshje të miratohet nga Senati në mënyrë që një president i ri të mos mund t’i shkelë angazhimet. Por nëse SHBA-të do të ofronin një garanci sigurie që është miratuar nga Senati, kjo do të ishte e barabartë me anëtarësimin në NATO. SHBA-të e kanë përjashtuar anëtarësimin në NATO, por Ukraina po përpiqet të marrë anëtarësimin nga dera e pasme dhe evropianët janë dakord me këtë.
E njëjta gjë vlen edhe për forcën shumëkombëshe për të cilën NTB raportoi të hënën në mbrëmje se kishte një marrëveshje. Nëse shikoni nga afër, detajet mungojnë.
Ndër të tjera, ata bien dakord për një forcë shumëkombëshe të udhëhequr nga Evropa – të mbështetur nga SHBA-të – që do të ndihmojë në rindërtimin e mbrojtjes ukrainase, sigurimin e hapësirës ajrore ukrainase dhe sigurimin e sigurisë përgjatë bregdetit. Ata do të jenë gjithashtu të pranishëm brenda Ukrainës, thuhet në deklaratën e përbashkët nga një darkë pune në Berlin të hënën në mbrëmje, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Jonas Gahr Støre (AP).
Deklarata përfshin krerët e shteteve të Gjermanisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar, si dhe udhëheqësit e BE-së António Costa dhe Ursula von der Leyen.
Støre mori pjesë në darkën e punës dhe foli më pas për shtypin norvegjez. Këtu duket se ai po paraqet një pamje shumë rozë për të krijuar një situatë ku tryeza po fiton terren.
Støre thotë se Norvegjia ende nuk ka vendosur nëse është e përshtatshme të dërgojë ushtarë norvegjezë si kontribut në forcën shumëkombëshe, nëse arrihet një marrëveshje paqeje.
– Ne jemi pjesë e këtij koalicioni të të gatshëmve, dhe atje do të diskutohet si pjesë e garancive të tilla të sigurisë se si të mbështetet mbrojtja ukrainase, thotë Støre.
Støre dhe aleatët evropianë duan të angazhojnë SHBA-në sa më shumë që të jetë e mundur, por Støre nuk e di nëse ai vetë dëshiron të marrë pjesë në një forcë shumëkombëshe.
SHBA-të e dinë këtë lojë shumë mirë për t’u mashtruar.
Vendet evropiane kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të ofruar garanci dhe masa të forta sigurie për të rindërtuar ekonominë e Ukrainës brenda kontekstit të përfundimit të luftës.
Ata rendisin disa angazhime që janë pjesë e kësaj:
* Mbështetje për ndërtimin e forcave ukrainase, të cilat duhet të numërojnë 800,000 ushtarë.
* Një angazhim ligjërisht i detyrueshëm për të ndërmarrë hapa për të rivendosur paqen dhe sigurinë në rast të një sulmi ushtarak në të ardhmen.
“Këto hapa mund të përfshijnë forca të armatosura, inteligjencë, ndihmë logjistike, veprime ekonomike dhe diplomatike”, thuhet në deklaratë.
* Një monitorim i armëpushimit i udhëhequr nga SHBA-të.
* Investime në të ardhmen e Ukrainës.
* Mbështetje e fortë për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
– Udhëheqësit shprehin mbështetjen e tyre për Presidentin Zelensky dhe bien dakord të mbështesin vendimet që ai merr në fund të fundit për çështje specifike ukrainase, thuhet në deklaratë. (NTB)
Titulli mund të kishte qenë: Udhëheqësit evropianë bien dakord se si ta mashtrojnë Trumpin që të bjerë dakord për një marrëveshje që Putini do ta refuzojë.
Pastaj mund ta testoni Trumpin dhe ta vendosni nën presion.
“Pra, le t’i besojmë fjalën e tyre, të besojmë se do të sjellin paqe dhe të shohim se çfarë ndodh kur Putini të thotë jo,” tha një burim për propozimet e fundit të SHBA-së.
“Le t’i besojmë fjalën e tyre, të besojmë se do të sjellin paqe dhe të shohim se çfarë ndodh kur Putini të thotë jo,” tha një burim për propozimet e fundit të SHBA-së.
Por kjo kurth është e lehtë për t’u kuptuar. Evropianët po e mashtrojnë veten.
Amerikanët po kërcënojnë të largohen nëse Evropa nuk ushtron presion mbi Ukrainën.
Por versioni i paraqitur në media është se amerikanët tani janë të gatshëm të ofrojnë garanci të pakufizuara sigurie.
Triptiku i tragjikës kombëtare

Prishtina pa ajër, pa ujë dhe pa vizion…!



Isa Demaj, Mësuesi që na mësoj të mos përkulemi




Agron Muçaku kërkon sërish që të anulohet çmimi “Guximi intelektual 2024”, që mu dha në Gjakovë me 12 nëntor 2025
ANËTARËVE TË SHOQATËS SË INTELEKTUALËVE “JAKOVA” NË GJAKOVË
Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”,
Po ju drejtohem edhe njëherë lidhur me ndarjen e çmimit “Guximi intelektual 2024”.
Siç jeni të njoftuar, menjëherë pas shpalljes së përzgjedhjes së kandidatit për këtë titull, me e-mailin e datës 06.11.2025 kam kundërshtuar zgjedhjen e z.Bajram Kabashi, duke paraqitur arsyetimet e mia të argumentuara. Më 07.11.2025, ora 08:01, mora përgjigjen tuaj lidhur me proceduren e përzgjedhjes, duke vu në rend të parë atë se kjo është berë me votim dhe se përsoni në fjalë është përzgjedhur me shumicë votash.
Po atë ditë, më 07.11.2025, kam dërguar reagimin tim të dytë, duke theksuar se arsyetimet e paraqitura nuk qëndrojnë. Argumentova se z. Bajram Kabashi ka përdorur median dhe fjalën publike për të përbuzur një komunitet fetar dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet besimeve. Në këtë rrethanë, çdo shpërblim që i jepet atij — qoftë edhe me emrin “Guxim Intelektual” — rrezikon të legjitimojë intolerancën dhe fyerjen publike. Kjo nuk është çështje opinioni, por çështje parimesh, dinjiteti qytetar dhe integriteti të vërtetë intelektual.
Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua dhe çmimi iu nda një personi që, sipas bindjes sime, nuk e meriton këtë Çmim.
Më 12 nëntor 2025, ora 10:00, isha i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, ku u nda çmimi për vitin 2024. Edhe pse paraprakisht ishit në dijeni për kundërshtimet e mia, Shoqata nuk ndërmorri asnjë veprim për ta rishikuar vendimin. Edhe gjatë vetë ceremonisë, unë isha i vetmi që e kundërshtova publikisht këtë kandidaturë. Ata që keni qenë të pranishëm ju lutem ta kujtoni dhe ta konfirmoni këtë që po e shtroj në vijim e ju të tjerët të veheni në dijeni dhe të reagoni.
Në fjalën time iu drejtova z. Bajram Kabashi me këto tri pika:
- Ivo Andriq, fitues i Çmimit Nobel, është njëkohësisht hartues i elaboratit famëkeq për shfarosjen dhe zhbërjen e shqiptarëve. Një segment i programit të tij nacionalist-fashist ishte nxitja e përçarjes ndërfetare ndër shqiptarë.
- Peter Handke, gjithashtu fitues i Çmimit Nobel, njihet për qëndrimet e tij përkrahëse ndaj politikës gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit.
- z. Bajram Kabashi është përkrahës i “Lëvizjes Deçani”, e cila po e zbaton në praktikë pikërisht atë segment të ideologjisë së Ivo Andriqit për nxitjen e vëllavrasjes ndërfetare mes shqiptarëve.
Mbi këtë bazë, duke pasur parasysh titullin “Guximi intelektual”, të njejtin e ftova që të përgjigjej me guxim në pyetjen konkrete: A mendoni se këta tre persona i meritojnë këto çmime?
- Kabashi u përgjigj vetëm për dy të parët, duke e anashkaluar vetveten. E rikujtova se pyetja i përfshinte të tre, sepse qëndrimet e tij janë publike në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk tregoi gatishmëri dhe nuk pati guximin intelektual për ta refuzuar apo për ta kthyer titullin e sapo marrë.
Në fund, theksova se përgjegjësia bie mbi anëtarët e Shoqatës, të cilët nuk janë përmbajtur në parimet e integritetit intelektual. Kandidati për një çmim të tillë duhet të jetë i pastër nga çdo qëndrim që nxit përçarje fetare apo mbështet lëvizje me qasje kundër bashkëjetesës qytetare. Si është e mundur që intelektualët e Gjakovës të nderojnë një person që cenon bashkëjetesën ndërfetare dhe përkrah publikime e veprime që përhapin urrejtje?
Ndjej brengën e ndërgjegjes së qytetarit gjakovar dhe të themeluesve të kësaj shoqate: Dr. Masar Rizvanollit, dr.Esat Stavilecit, Dr. Pajazit Nushit,dr. Besim Bokshi,dr.Ymer Jaka , dr. Minir Dushi por edhe qytetarëve të thjeshtë të Gjakovës, të cilët me plot të drejtë mund të pyesin: “Si është e mundur që intelektualët e Gjakovës të bien në këtë gjendje?”
Për këto arsye, kërkoj nga Shoqata të reflektojë dhe të rishqyrtojë vendimin e saj, duke e anuluar titullin “Guximi intelektual 2024” për z. Bajram Kabashi. Në të kundërtën, Shoqata rrezikon që në të ardhmen të legalizojë përzgjedhjen e kandidatëve me të njëjtën mendësi përçarëse.
- Bajram Kabashi, edhe sot, përmes revistës Drini, vazhdon të luajë një rol përçarës.
PS: Posedojë videon në të cilën shihet qartë Bajram Kabashi i cili e madhëron dhe e lavdëron “Lëvizjen Deçani” në përvjetorin e dytë të themelimit të saj në të cilën shihet qartë lideri i tyre Vesel Lekaj duke kërcënuar me lufte civile. Dhe mund ta bëjë edhe publike fjalimin e Bajram Kabashit.
Me respekt:
Mr.sci. Agron Muçaku Gjakovë, dhjetor 2025
_______
Përgjigje Agron Muçakut;
I nderuari Agron,
Edhe kësaj radhe e shfrytëzoj rastin që t’i falemnderoj anëtarët e Shoqatës gjakovare që me 12 nëntor 2025, në ora 10:00, ku ishe i pranishëm edhe ti, në ceremoninë e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, mu nda çmimi “Guximi intelektual 2024” .
Sigurisht që shumica e anëtarëve më ka votuar për atë çmim, andaj edhe mu dha solemnisht atë ditë. Kjo do të thotë se dikush ka qenë kundër dhënies së tij, andaj edhe ndaj tyre shprehi respektin e duhur.
Ti reagove në fund të asaj ceremonije të organizuar dhe madje më etiketove si Islamofob, duke thënë para të pranishmëve se “i është dhënë çmimi një islamofobi”.
Po, une jam Islamofob , se për mua është me rëndësi të mos jem Shqiptarofob, sikurse që janë disa…?!
Se e kam të qartë se Islamifobia është term i “Vëllazërisë Myslimane”, (i menduar për ta shpënë përpara islamizimin), organizatës panreligjioze islamike të formuar në vitin 1928 nga mësuesi reformator egjiptian , Hasan al-Banna, që, qysh në atë kohë, ka dashur që myslimanët të jenë unik dhe të bashkuar, në bazë të udhëzimeve të Profetit Mohammad.
Organizatë nga e cila është frymëzuar organizata më terroriste në botë, Al Kaeda!
Une t’u përgjigja për atë që u desht të të përgjigjesha, por jo edhe për Ivo Andriqin dhe Peter Handke, fitues të Çmimit Nobel për letërsi në periudha të ndryshme. Për letërsinë e Haddkes nuk kam njohuri të plotë, por për Ivo Andriqin mund të them me siguri se ka shkruar letërsi të nivelit botëror, pavarësisht se për ne mbetët një njeri që ka bërë elaborate për të na zhdukur, gjë që nuk mund t’ia harrojmë.
Edhe une, sikurse ti, e dij se çka kanë bërë (sidomos Ivo Andriq) ndaj kombit që i përkasim une , ti e tjetri.
Ti ke thënë: “…Bajram Kabashi ka përdorur median dhe fjalën publike për të përbuzur një komunitet fetar dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet besimeve.”
Kjo Agron është shpifje e hapur që kurrsesi nuk arrij ta kuptoj se përse bëhen shpifje të tilla prej teje. Islamizimi i një kombi për interesa të huaja, ndryshimi i natyrës së një kombi të tërë përmes xhamive dhe kishave ortodokse që meremetohen e ndërtohen prej joshqiptarëve (Vërejtje: Fjala është për kishat ortodokse në Shqipëri), shndërrimi i një feje (si Islami) në “çështje turke”, nuk ka të bëjë me kurrfarë përbuzjeje, por me një kundërshtim të hapur dhe të fortë ndaj asimilimit me fenë e caktuar, ku do të duhej të angazhoheshe edhe ti.
Ti do të duhej të angazhoheshe dhe propagandoje për të drejtat e mohuara të mbi 10 milionë “arnautëve” (shqiptarëve) që jetojnë në Turqi, të cilët do të duhej sëpaku t’i kenë të drejtat dhe liritë njerëzore që i kanë Kurdët, e të mos vazhdoi asimilimi i tyre me Islam dhe me Gjuhën Turke, duke i shndërruar Turq të Vërtetë kulturalisht.
Përmendja e njëfar fakti iracional, sipas teje, se Fahri Xharra – “antishqiptari.. urren 94% të shqiptarëve që i përkasin besimit islam) dhe islamofobin e dëshmuar – inxh.dipl të teknologjisë së tekstilit dhe gjithologun Fahri Xharra”, nuk të nderon aspak dhe tregon për mungesën e kulturës së debatit në komunikim.
Se Fahri Xharra nuk është në asnjë mënyrë antishqiptar, qysh nuk je as ti, që megjithatë je shovenist religjioz që e identifikon kombin në bazë të njëfar përkatësie religjioze, duke treguar kështu mungesë të madhe emancipimi, që mund të shfrytëzohet nga agjendat religjioze panislamike.
Ti thua se e “posedojë videon në të cilën shihet qartë Bajram Kabashi i cili e madhëron dhe e lavdëron “Lëvizjen Deçani” në përvjetorin e dytë të themelimit të saj në të cilën shihet qartë lideri i tyre Vesel Lekaj duke kërcënuar me lufte civile. Dhe mund ta bëjë edhe publike fjalimin e Bajram Kabashit.”
Bëne publik atë fjalim, mos prit më shumë…!
Mundem me të thënë, qysh ta thash edhe atë ditë, se “Lëvizja e Deçanit” është e regjistruar dhe si e tillë veprimet e saj janë legale e të ligjshme . Une nuk e kam madhëruar atë lëvizje, por vetëm e kam thënë një të vërtetë për lëvizjen, që janë duke e thënë edhe të tjerë gjithnjë e më shumë. Nuk është me rëndësi Agron Muçaku se a janë “tre katolikë më shumë” apo “një myslimanë më pak”, por me rëndësi është që të jemi dhe tregohemi njerëz dhe shqiptarë modern. Të kesh fenë e caktuar apo të mos e kesh fare ndonjë fe, është ndër të drejtat elementare njerëzore.
Përndryshe, Agron, une e bashkëpunëtorët e shumtë të Drinit nuk luajmë “rol përçarës” ndaj kombit, por i ndriçojmë të vërtetat historike që ta shohim mirë se kah kemi ardhur e kah duam të shkojmë.
Nëse shkruajmë edhe për islamistët politikë dhe xhihadistët shqipfolës, askush nuk ka pse të preket, se të shkruash për ta është detyrë dhe obligim kombëtar e njerëzor.
Ti Agron, thua: “Kabashi u përgjigj vetëm për dy të parët, duke e anashkaluar vetveten. E rikujtova se pyetja i përfshinte të tre, sepse qëndrimet e tij janë publike në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk tregoi gatishmëri dhe nuk pati guximin intelektual për ta refuzuar apo për ta kthyer titullin e sapo marrë.”
Pse të përgjigjesha më shumë për dy nobelistë në fushën e letërsisë, kur une e kuptoj qartë se çmimi në letërsi nuk i merr parasysh qëndrimet politike të individëve të caktuar, që logjikisht mund të mos na pëlqejnë edhe për arsyet që i përmende.
Në fund të fundit Agron Muçaku, nuk do të ishte kurrfar problemi për mua sikur kjo Shoqatë e nderuar e intelektualëve gjakovarë, nën presionin e caktuar ta tërhiqte dhe anulonte dhënien e këtij çmimi, por pas do të mbetej shija e keqe se një shoqatë intelektualësh e një qyteti aq të kulturuar dhe me traditë të lashtë atdhetarie, i nënshtrohet presionit të islamit politik që nuk ia do të mirën as Gjakovës, as kombit shqiptar dhe as kulturës së tij.
Une atë ditë të thash se nuk i përzihem askujt në praktikat fetare, por i përzihem me vendosmëri çdo politike fetariste që bëhet për interesa të huaja gjeostrategjike-antishqiptare.
Nga ky këndvështrim puna dhe angazhimet e mija nuk kanë të ndalur dhe se me apo pa atë çmim, puna ime do të vazhdoj panadalshëm.
Të dëshiroj jetë të gjatë dhe shëndet…!
Me respekt: Bajram Kabashi
Agron Muçaku i reagon analistit, historianit dhe shkrimtarit Fahri Xharra rreth promovimit të monografisë së tij për Xhaminë e Hadumit në Gjakovë
Agron Muçaku, Gjakovë
- Reagim ndaj shkrimit të Fahri Xharrës
XHAMINË E HADUMIT SI PJESË TË TRASHËGËMISË TONË HISTORIKE, KULTURORE DHE SHPIRTËRORE, PAS SERBËVE (QË E DOGJËN NË VITIN 1912 DHE SË FUNDI NË VITIN 1999) E “BOMBARDON” EDHE Inxhinieri i tekstilit FAHRI XHARRA.
Promovimi i librit “Monografia e Xhamisë së Sylejman Hadum Agës”, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova” me rastin e 430 vjetorit të ndërtimit të saj, si dhe 20-vjetorit të restaurimit pas bombardimit nga forcat ushtarake-policore serbe në vitin 1999, si duket e ka çrregulluar keq antishqiptarin (sepse urren 94% të shqiptarëve që i përkasin besimit islam) dhe islamofobin e dëshmuar – inxh.dipl të teknologjisë së tekstilit dhe gjithologun Fahri Xharra.
Fahri Xharra (dhe bashkëmendimtarët e tij!) ishte mërzitur shumë- tepër kur kishte kuptuar që promovimi i librit është bërë më 28 Nëntor 2025. Citat i tij:
“Në ditën e lumnueme të 28 Nëndorit, ‘Jakova’ e shënon me një promovim të një libri me temë të tejkaluar, nga një ‘autor’ shqiptarofob. 28 Nëntori shënon dy data me vlerë historike: atë të Skënderbeut dhe ngritjes së flamurit kuqezi në Krujë si fitore ndaj osmanëve, dhe të dytën – lindjen e shtetit shqiptar pas 500 vjet robërie nga osmanët. Me moton ‘Për ty Flamur’, promovohet Monografia ‘Xhamia e Sulejman Hadum Agës’, e autorit Agron Muqaku.” mbarim citati.
Të njoftoj o Fahri Xharra: jam shërbyes i tri ushtrive. Në vitin 1990 kam kryer detyra me dërgimin e një milion nënshkrimeve të mbledhura nga shqiptarët për Parlamentin Evropian për shtet të pavarur, në llogari të Frontit për Rezistencë. Kam ushtruar fizikisht 15 ushtarë të UÇK-së. Për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare kam ndihmuar me furnizime dhe pajisje të ndryshme, madje edhe më të vogla, në vitët kur ti ke xhezdisur nëpër botë. Prandaj “shqiptarofobin” po ta lë ty, o hyzmeqar i kryqëzatave.
I tronditur nga mërzia, Fahri Xharr, kishte parashtruar pyetjen: “Kah po shkojmë?”
Pastaj, me karakterin e tij të ngjyer kryqtar, kishte thënë: “Me pafytyrësi intelektuale shkruhet: ‘Shoqata e Intelektualëve Jakova… në ditën e Flamurit, në 430-vjetorin e hapjes dhe 20-vjetorin e rihapjes së Xhamisë së Hadumit, me moton Për ty Flamur, ka bërë promovimin e Monografisë “Xhamia e Sulejman Hadum Agës”…’” Në vazhdim, kryqtari Fahri Xharra kishte vënë titullin:
“Kush ishte Hadum Aga dhe a fillon historia e Gjakovës me të?” dhe shkruan: “Të festosh largimin nga një robëri 500-vjeçare me historinë e një objekti të asaj periudhe është tradhti ndaj kombit dhe historisë së tij.” mbarim citati.
Këtu Kryqtari Fahri Xharra dezinformon opinionin, sepse shqiptarët ishin shumë më herët të robëruar – fillimisht nga romakët, të cilët shkatërruan Ilirinë që nga shekulli II para erës së re, me robërimin e mbretit Gent. Pastaj vazhdoi robëria nën Perandorinë Bizantine, ku shqiptarëve u mohohej gjuha si elementi kryesor i identitetit etnik, përmes misionit të Cirilit dhe Metodit, duke krijuar kishën greke (me gjuhë zyrtare greqishten) dhe kishën sllave (me gjuhë zyrtare sllavishten), të dyja në dëm të elementit shqiptar. Këtë e ka shpjeguar akademik Mark Krasniqi në librin “Aspektet Mitologjike – Besime, Mitologji”, fq. 78.
Fahri Xharra kurrë nuk ka gjykuar pushtuesit Romak e Bizantin. Perandoria Osmane nuk ka prishur ndonjë shtet apo autonomi shqiptare, por ka shkatërruar një perandori ku ishin të konsoliduar feudalët serbë dhe grekë, të cilët zotëronin tokat shqiptare, së bashku me Venedikun dhe Napolin. Ishte princi Karl Topia ai që kërkoi ndihmë nga Sulltan Murati I, për të ruajtur zotërimet e tij nga feudalët serbë dhe venedikas; mbreti i Napolit ia kishte vrarë nënën dhe babanë, Tanush Topinë. Pra, perandoritë luftonin mes vete; kjo nuk kishte të bënte me shqiptarët si popull.
Tekstilisti gjitholog Fahri Xharra vazhdon: “Po të rrinim në një vend pa lëvizur… do të niste atrofia e trurit.” Sipas Kryqtarit Fahri Xharrës, pra, ka pushtues të mirë dhe pushtues të këqij: pushtimi romak I MIRË, bizantini që gati na asimiloi I MIRË, ndërsa vetëm pushtimi osman I KEQ! Hemorragji cerebrale e një kryqtari.
Pastaj ai citon:“Sipas defterit të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat…” Në vazhdim, ai me dredhi tenton të trillojë të pavërteta dhe thotë (me ironi): Citat:“Gjakova e ka ‘filluar’ jetën nga Hadum Aga…” mbarim citati.
Ndërkohë, historianët si: – Dr. Fejaz Drançolli – Dr. Masar Rizvanolli kanë sqaruar se Gjakova përmendet që në vitin 1348, si pjesë e nahijes së Altun-Ihlasit, me qendër në Junik. Këtë e ka dokumentuar prof.dr.i historisë (jo i tekstilit) Fejaz Drançolli. Gjithashtu burimet tregojnë se në vitet 1590-1591 aty jetonin 68 familje – 55 të krishtera dhe 13 myslimane.
Ajo që është thënë në libër është se : Me ndërtimin e Xhamisë së Hadumit dhe kompleksit përreth saj fillon Gjakova si qytet urban. Këtë nuk e lëviz dot askush, as me bombë atomike as minahedhësit e Serbisë e as drugëzat e tekstilistit.
Ishte marrëveshja e dy gjakovareve mes Jak Vulës dhe Sylejman Hadum Agës: Jak Vula ia shiti tokën me kusht që qyteti të mbante emrin e tij. Hadum Aga e mbajti fjalën dhe qyteti mori emrin Jakova, që më pas u shndërrua në Gjakovë. Kjo ishte marrëveshje midis dy shqiptarëve; nuk ka të bëjë me Osmanët. Hadum Aga deshi ta zhvillonte vendlindjen e tij.
Për mërzinë e Kryqtarit tekstilistit xharusit pse u promovua libri më 28 Nëntor?:
Sepse Xhamitë kanë qenë fole të atdhetarisë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u frymëzua në Xhaminë Bajrakli të Prizrenit. Krerët e degës së Lidhjes në Gjakovë dolën nga Xhamia e Hadumit: Ahmet Korenica, Smajli Efendia imam i Xhamisë së Hadumit dhe Sylejman Vokshi. Hafiz Guta ishte flamurtar imam në Xhamin e Hadumit dhe u nis te Shpallte pavarësinë në Vlorë por edhe nxiti Shkodrën dhe Shkodranet të ngritin Flamurin e Pavarësisë. Në vitin 1918, Pavarësia e Shqipërisë u rishpall pikërisht në Xhaminë e Hadum Agës. Pra, Xhamia e Hadumit ishte vatër e atdhedashurisë dhe krijimin e personaliteteve atdhetare në interesat tona kombëtare.
Prandaj:
Xhamia e Hadumit është kështjella e gjakut tonë – historisë sonë kombëtare, fetare dhe kulturore.
Rroftë populli shqiptar me tri fetë. Diversiteti ynë fetar është vlerë që e kanë kultivuar të gjithë atdhetarët. Kush prek këtë vlerë, ka prekur kombin shqiptar.
Ju, Kryqtar Fahri Xharra, si frymëzues i linjave të urrejtjes, do të mbani përgjegjësi morale për nxitjen e ndasive, sipas modelit të Ivo Andriqit që synonte zhdukjen e shqiptarëve duke nxitur përçarje fetare.
Tekstilisti Fahri Xharra nuk është hera e parë që mundohet të zhvlerësoj Xhamin e Hadumit, ai ka shpifur edhe në të kaluarën dhe ka marr përgjigje të merituar.
PS: Nuk lexova askund që tekstilisti të ketë shkrua se Xhamia e Hadumit është ndërtua mbi themelet e kishës… sikurse se ka dezinformuar shikuesit në TOP CHANEL.

Shkrimet e mia nuk kanë asgjë kundër vëllezërve të krishter autokton shqiptar të cilët i respektoj pa masë. Shkrimet i dedikohen nacional komunisteve, Përkrahësve të lëvizjes se Deçanit, përkrahës i të cilës është Fahri Xharra te cilët me shkrimet e tyre nxisin konflikte fetare për të realizuar planet e Ivo Andriqit dhe Vasa Qubriloviqit.
Gjakovë, 03.12.2025
Raport i ri: Urrejtja ndaj të krishterëve është e rrënjosur thellë dhe “po rritet me shpejtësi” në Turqi
Pasi Mehmeti II pushtoi Stambollin më 29 maj 1453, Shën Sofia u shndërrua në xhami pasi shërbeu si kishë për 916 vjet. Me rënien e Perandorisë Osmane dhe themelimin e Republikës së Turqisë, Shën Sofia u shndërrua në muze më 24 nëntor 1934. Më 24 korrik 2020, kisha e vjetër u rihap zyrtarisht si xhami pas 86 vjetësh – nga islamisti Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Arnt Jensvoll
/ Document.no
Një raport i ri nga Qendra Evropiane për Ligj dhe Drejtësi (ECLJ) dokumenton persekutimin në rritje të të krishterëve në Turqi. Raporti, “Persekutimi i të krishterëve në Turqi”, arrin në përfundimin se urrejtja ndaj të krishterëve është “dukshëm në rritje”. Dhuna dhe frikësimi janë bërë “normale”.
Raporti i ECLJ dokumenton një rënie sistematike të popullsisë së krishterë të Turqisë: Nga 20 përqind në vitin 1915 në 0.3 përqind sot (afërsisht 257,000 individë).
– Të pafetë do të mposhten dhe do të dërgohen në ferr
Kjo rënie dramatike është rezultat i gjenocidit, pogromeve, deportimeve të detyruara dhe politikave afatgjata të manipulimit të identitetit që synojnë krijimin e një kombi turk mysliman sunit homogjen etnikisht dhe fetarisht.
Raporti rendit një numër shembujsh të urrejtjes “së normalizuar”:
Në vitin 2024, Kisha Katolike e Santa Maria në Stamboll u sulmua me armë.
Kisha protestante në Çekmeköy ka qenë subjekt i sulmeve të përsëritura; gjatë një sulmi me armë zjarri, autori i krimit bërtiti:
“Nuk do t’ju lejojmë të na shpëlani trurin të rinjve tanë islamikë. Të pafetë do të mposhten dhe do të dërgohen në ferr.”
Të krishterët sirianë janë vrarë në sulme të synuara. Të konvertuarit përballen me dhunë nga familjet e tyre.
Autoritetet turke ndërhyjnë në zgjedhjen e patriarkëve për kishat ortodokse greke dhe armene, u mohojnë statusin ligjor kongregacioneve katolike dhe protestante dhe kanë konfiskuar pronën e të krishterëve përmes shitjes ose administrimit të detyruar. Seminari Halki, një vend qendror për trajnimin priftëror, është mbyllur që nga viti 1971.
Vendet protestante të adhurimit nuk njihen dhe përballen me ngacmime të vazhdueshme.
Që nga viti 2016, qindra të krishterë të huaj – pastorë, misionarë dhe të konvertuar – janë dëbuar ose u është mohuar hyrja për shkak të “sigurisë kombëtare”, shpesh pa prova ose apelim.
ECLJ ndihmoi në sigurimin e lirimit të Pastor Andrew Brunson në vitin 2018 pas dy vitesh ndalimi arbitrar.
Raporti arrin në përfundimin se urrejtja është thellësisht e rrënjosur në sistemet publike dhe arsimore. Identiteti turk është i lidhur me Islamin Sunit dhe të konvertuarit konsiderohen “tradhtarë”. Motivimi për dhunë injorohet nga autoritetet dhe nuk klasifikohet si krim urrejtjeje.
1700-vjetori i Koncilit të Nikeas
Raporti u botua paralelisht me vizitën e Papa Leo XIV në Turqi për të shënuar 1700-vjetorin e Koncilit të Nikeas (325 pas Krishtit) ku u formulua Kredoja e Nikeas. Udhëtimi u paraqit si një sinjal ekumenik i ndërtimit të urave.
Vatikani shpresonte që udhëtimi do të forconte lidhjet midis të krishterëve dhe myslimanëve, duke theksuar rolin e Turqisë si djepi i Krishterimit të hershëm. Por raporti i ECLJ-së thekson ironinë:
“Fati i të krishterëve nuk mund të neglizhohet për shkak të miqësisë politike me Turqinë”, thuhet në të.
Ny rapport: Hatet mot kristne er dypt forankret og «sterkt økende» i Tyrkia




