Kreu Blog Faqe 365

Aktet e një teatri negociatash

1

Dritan Goxhaj, Tiranë

Në vitin 2007 gjenerali Uesli Klark (Wesley Clarc) publikon librin e tij me kujtime të titulluar “Një kohë për të udhëhequr: Për Detyrë, Nder dhe Atdhe”. Në të, gjenerali shkruan për dy episode shumë interesante të ndodhura një në vitin 2001 dhe tjetra në vitin 1991.

Ai shkruan se “ Ne vitin 2001 menjëherë pas 11 shtatorit gjatë një vizite në Pentagon “një gjeneral i lartë” i tha se Zyra e Sekretarit të mbrojtjes kishte hartuar një dokument konfidencial që propozonte një seri operacionesh për ndryshimin e regjimit në shtatë (7) vende të Lindjes së Mesme gjatë një periudhe prej pesë (5) vitesh.

Ky ishte episodi i parë.

Ndërsa i dyti ka të bëjë me një bisedë të bërë mes gjeneralit Klark dhe Pol Volfovitz (Paul Wolfovitz) në maj të 1991 menjëherë pas Luftës së Gjirit ku gjenerali shkruan se Volfovitz i tha “ Me fundin e Luftës së Ftohtë mësuam një gjë shumë të rëndësishme. Tashti mund ta përdorim ushtrinë tonë pa u ndëshkuar. Sovjetikët nuk do të vinë për të na bllokuar. Dhe kemi pesë (5), ndoshta dhjetë (10) vjet për të pastruar këto regjime të vjetra zëvendësuese sovjetike si Iraku dhe Siria përpara se superfuqia e ardhshme të dalë për të na sfiduar”.

Pra që nga 1991 e deri më sot, përfshi edhe këtë misionin e të dërguarve të Trump, janë të gjitha pjesë e sfondit të misionit në Moskë. Dhe mënyra e reagimit të rusëve tregon se ata janë totalisht të vetëdijshëm për këtë sfond, dhe se e dinë saktësisht se më kë kanë të bëjnë dhe kë përfaqësojnë Witkof dhe Kushner në Moskë.

Këta dy të dërguar të Tramp në Moskë përfaqësojnë nacionalizmin hebre të mishëruar në sionisëm.

Për këtë mjafton të shohësh mbështetjen që këta të dy i kanë dhënë genocidit izraelit në Gaza dhe kudo tjetër në Lindjen e Mesme.

Dhe sot lufta me Rusinë është mëse e qartë se ajo është një luftë hakmarrëse anglo-sioniste kundër Rusisë, ashtu si të gjitha luftërat e tjera të bërë në Lindjen e Mesme, hakmarrëse ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe ku sot nga anglo-sionistët, Rusia shihet si pasuese e Bashkimit Sovjetik, dhe portretizohet nga mediat e “pavarura” anglo-sioniste si një entitet që kërkon të ringrejë Bashkimin Sovjetik.

U nevojit kjo hapje pak e gjatë për të kuptuar që të tëra palët në këtë konflikt janë të vetëdijshëm për atë çka ndodh sot mes tyre, dhe se kjo është një luftë e nisur që në 1991, por sot është drejt fundit, drejt asaj që Volfovitz e përcakton si “superfuqia e ardhshme të dalë për të na sfiduar”.

Por, historia e Amerikës pas Luftës së Ftohtë është në thelb historia e neokonservatorëve të cilët përdorin ushtrinë amerikane për qëllime që pothuajse nuk kanë të bëjne fare me interesat kambëtare të Amerikës.

Dhe në gjithë këtë luftë normalisht që ka edhe negociata. Dhe kur palët nuk i besojnë njëra tjetrës, atëherë këto negociata kthehen në një teatër me akte.

Dhe në këtë rast plani i ofruar nga Tramp nëpërmjet Witkof dhe Kushner është në realitet vetëm një plan anglo-sionist për një “armëpushim” dhe vetëm njohje “de fakto” të realiteteve në terren nën kontrollin Rus, si një dredhi transparente për të mos i dhënë fund luftës.

Dmth, po kërkohet vetëm një “marëveshje” që është e përkohëshme, që mund të prishet lehtë dhe që nuk është një traktat ligjërisht i detyrueshëm, ku kjo e fundit ka qënë një nga kërkesat e vazhdueshme të Moskës.

Dhe për t’i marrë Putinit këtë koncesion perëndimi i gjithi sëbashku nën regjinë Amerikane po luan një teatër që në pamje të parë, në fasadë, të jep përshtypje sikur kjo është një rrëmujë diplomatike.

Një rremujë ku duket sikur amerikanët nuk munden të kontrollojnë dot ukrainasit që janë totalisht të varur te amerikanët edhe për ushqimin e përditshëm.

Një rrëmujë ku duket sikur evropianët nuk e kanë vendosur akoma çfar do bëjnë, a do ndërhyjnë ushtarakisht, dhe ku kërcënojnë nëpërmjet komandatëve të NATO-s me paralajmërime të ashpra, dhe njëkohësisht duket sikur po luten për një vend në tavolinën e negociatave.

Kështu në pamje të parë të krijohët ideja se perendimorët janë në një kaos të madh.

Po ti marrim e ti shohim me kujdes të gjitha aktet e këtij teatri negociatash do e shohim se nuk kemi të bëjmë me një kaos.

Le t’i shohim dhe analizojmë aktet me rradhë.

Akti i parë: “Partneri i Pabesueshëm”

Amerika në këtë akt po shtiret sikur është totalisht e paaftë për të kontrolluar Ukrainën e cila është totalisht e varur nga Amerika që nga buka e përditshme e deri të fisheku që përdor dhe informacioni strategjik që merr, duke krijuar kështu mundësinë që amerikanët të shfaqen para rusëve me idenë se “ Ne duam një marëveshje, por këta ukrainasit nuk po pranojnë….”. dhe kjo ju jep amerikanëve dy mundësi.

E para ju jep mundesinë që të bëjnë propozime tepër të cënueshme për Ukrainën, të cilat Ukraina për arsye të brendëshme dhe të jashtme politike dhe diplomatike nuk mund t’i bëjë dot vet.

E dyta  kërkon të krijojë idenë tek rusët se Ukraina është shumë më e pavarur seç është në realitet.

Në këtë mënyrë me këtë akt e bën atë që është e detyrueshme për shkak të fakteve në terren për Ukrianën, në një taktikë negocuese.

Akti i dytë: “Europa e çmendur”

Në këtë akt luhet polici i mirë, polici i keq, vetëm se në një shkallë më të madhe gjeopolitike. Në këtë akt amerikanët shfaqen si të arsyeshëm dhe të qetë, ndërsa Europianët me anë të kërcënimeve të gjeneralëve të NATO-s dhe të disa vendeve Europiane, shfaqen si partnerët e çmendur e jasht kontrollit të Amerikës.

Dhe kështu kërkohet të krijohet ideja te rusët, që këta të fundit ju se u bie më mirë të pranojnë një marëveshje me palën e “llogjikshme” dhe të “urtë”, sesa të presin, pasi nuk ka garanci se çfarë mund të bëjnë “Europianët e çmendur”.

Në këtë akt po përdoret “impulsivitieti” Europian si armë për përshkallëzim jasht “kontrollit” Amerikan.

Akti i tretë: “Konferencat e pafundme”

Në këtë akt luhen takime të pafundme të presidentit ukrainas me udhëheqës europianë. Samite paqeje me vende që ndryshojnë në çdo samit dhe me deklarata të luhatshme për do samit, duke krijuar kështu idenë se diplomacia është aktive dhe ajo vlon gjatë gjithë kohës.

I gjithë ky akt është për konsumim të brendëshëm politik për nevoja politike të perëndimorëve, me qëllim që të qetësojnë qytetarët e tyre që janë lodhur nga retorika e luftës dhe grabitja e taksave dhe lirive të tyre, për nevoja të luftës.

Të krijojë idenë se jemi duke negociuar për përfundimin e luftës.

Akti i katërt: “Perspektiva Ruse”

Ky akt luhet nga rusët, të cilët me kohë e kanë kuptuar lojën anglo-sioniste, dhe nuk kanë asnjë lloj shprese se kjo luftë mund të zgjidhet me anë të negociatave të tilla. Por edhe ata janë të interesuar të vazhdojnë këtë teatër negociatash fiktive për tre arsye.

E para, ka të bëjë me çështjen e biznesit pas, në vazhdën e këtyre negociatave fiktive, Rusisë do i pëlqente që të normalizonte marëdhëniet e biznesit me Amerikën.

E dyta, ka të bëjë me idenë që Rusia kërkon të krijojë dhe të mbajë në nivel botëror dhe veçanërisht në atë që konsiderohet si Jugu Global dhe BRICS,  një shkallë të një autoriteti moral ku duket sikur ajo mbetet e hapur ndaj çdo propozimi diplomatik.

E treat, ka të bëjë me kërkesën e Rusisë “për një arkitekturë të re sigurie në Europë”, që do të thotë se rusët e kanë të qartë se edhe pse kjo luftë do të përfundojë në fushën e betejës, sërish do të duhet një formë negociatash për të arritur këtë arkitekturë të re sigurie.

Ndaj edhe pjesëmarrja në këtë teatër negociatash  mban të hapur mundësinë për një negociatë reale në fund të kësaj lufte.

Ashtu, siç edhe duket nga sa më sipër, nuk kemi të bëjmë me një kaos, por me një shfaqje të mirëkalkuluar, e të përllogaritur në çdo detaj e deri te çdo pantonimë.

Kemi të bëjmë me një shfaqje cinike ku Perendimorët nuk qëkanë më si qëllim të fitojnë luftën, për të cilën janë të vetëdijshëm tashmë se e kanë humbur, por të arrijnë të manaxhojnë përfundimin e saj, për të shpëtuar nga një kolaps i madh politik, dipllomatik dhe ekonomik, si dhe të arrijnë të ruajnë të paprekur NATO-n.

Pra kemi një dramë me tre akte, për një superfuqi (Amerika), e cila nuk mundet më të diktojë kushte, dhe që po mundohet të përshtatet me realitetin e ri botëror ku fuqia dhe hegjemonia e saj janë të kufizuara.

Dhe nga ana tjetër, drama me një akt e një superfuqie të re (Rusia), e cila po i dikton kushtet e saj rendit të vjetër botëror me anë të forcës.

Ajo që Volfovitz e konsideronte “superfuqia e ardhshme  për të na sfiduar”.i

Tiranë, 5 dhjetor 2025

NOBEL për “paqe”, është çmim fallco, mendon Klajd Kapinova

0

Klajd Kapinova, New York

Çmimi fallco, mashtrues e i mirëfilltë politik, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” nuk është asgjë tjetër veçse një grumbullim i ujërave të zeza të WC-ve apo Banjove Publike Marksiste të Dylberizmit, ku mund të kryen nevojat personale

Edhe drejtuesi i Pavarësisë shtetit të madh të Indisë Mohandas Gandhi, çuditërisht nuk e fitoi kurrë Çmimin Politik Marksist “Nobel” për “Paqe”

“Për meritën e tij, unë mendoj se ai (Presidenti Donald J. Trump), ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve, sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes. Unë nuk jam një mbështetës i madh i Donald J. Trump. Komisioni, duhet t’i shikojë faktet dhe t’a gjykojë atë në bazë të fakteve, jo në mënyrën se si sillet ndonjëherë. Njerëzit, që kanë marrë Çmimin e Paqes, në vitet e fundit, kanë bërë shumë më pak se sa Presidenti Donald J. Trump. Për shembull, Barack Hysen Obama, nuk bëri asgjë.” – Christian Tybring-Gjedde, parlamentar norvegjez dhe Kryetar i Delegacionit të Norvegjizë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Në retrospektivë, mund të themi se argumenti i ndihmës së Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. U bë e pamundur për Obamën, që të përmbushte pritshmëritë e larta të vendosura mbi të. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim. Si e tillë, ai nuk arriti atë që Komiteti kishte shpresuar.” – Geir Lundestad, historian, drejtor pa të drejtë vote i Institutit Nobel deri në vitin 2014

“Dhënia e këtij çmimi për liderin e vendit më të militarizuar në botë, i cili ka marrë familjen njerëzore kundër vullnetit të saj në luftë, do të shihet me të drejtë nga shumë njerëz në mbarë botën si një shpërblim për agresionin dhe dominimin e vendit të tij.” – Mairead Corrigan, bashkëfituese e Çmimit Nobel për Paqe (1976)

“Shumë shpejt. Ai nuk ka bërë ende një kontribut të vërtetë. Për momentin, Obama vetëm po bën propozime. Por, ndonjëherë Komiteti Nobel e jep çmimin për të inkurajuar veprime të përgjegjshme.” – Lech Walesa, ish-Presidenti i Polonisë, bashkëthemelues i Sindikatës Solidariteti dhe laureat i Nobel-it (1983)

“Përzgjedhja e Obamës, ishte një vendim politik i marrëzisë së rëndë, një shfaqje të shëmtuar të politikës cinike. Ai ka qenë në detyrë për më pak se nëntë muaj, kur u njoftua se ai ka fituar çmimin, kështu që unë mendoj, se ata do t’a kenë marrë vendimin disa javë më parë. Kjo e bën të gjithë sistemin farsë. Eshtë për të ardhur keq që zoti Obama nuk e refuzoi çmimin. Ka njerëz si Morgan Tsvangirai, udhëheqësi i Zimbabvesë, të cilët kanë luftuar për vite e vite, për të drejtat e njeriut dhe për një marrëveshje të drejtë për njerëzit e tyre, që janë injoruar. Ndërsa dikush që është, pa dyshim, një personazh botëror, që sapo ka ardhur në detyrë, merr çmimin Nobel për Paqe. Pra, është qartazi një vendim tërësisht politik, jo një vendim i bazuar në merita. Sinqerisht, të emërohesh pasi ai ka qenë në detyrë për 11 ditë dhe të fitosh çmimin, pasi ai ka qenë në detyrë për më pak se nëntë muaj, mendoj se kjo diskrediton të gjithë sistemin.” – Alexander Downer, ish-Ministri i Jashtëm i Australisë 

Po cilat ishin Manovrat politike personale të marksistit Barack Hysen Obamës për të fituar Çmimin Nobel për Paqe (2009)!?

Djali i Hysenit një fare Barack Hysen Obama, ka vonuar me qëllim dislokimin e 40,000 trupave amerikane shtesë dhe të dosmosdoshme asokohe në Afganistan, për të fituar Çmimin Politik Marksist të ashtëquajtur Nobel për Paqe.

Duke shfletuar faqet e histories fallco plot gënjeshtra dhe mashtrime të viteve të shkuar, del se që nga çmimi i parë kontravesal në 1901, dhënia e çmimit Nobel, ka shkaktuar herë pas here kritika dhe polemika, sepse bërthama dhe misioni i saj doli hapur se ishte dhe është ende sot në vitin 2025 një vlerësim i mirëfilltë politik, për militanët majtistë kudo në botë.

Pas vdekjes së themeluesit të tij në vitin 1896, testamenti i industrialistit suedez Alfred Nobel, Vendosi, që të jepet një çmim vjetor, për shërbimin ndaj njerëzimit në fushën e fizikës, kimisë, fiziologjisë ose mjekësisë, letërsisë dhe paqes. Marrësi i Çmimit Nobel për Paqe, përcaktohet nga një Komitet Nobel Marksist prej pesë personash, i cili emërohet nga Parlamenti i Majtë i Norvegjizë.

Kujtojmë se asokohe Komiteti i vitit 2009, përbëhej nga dy anëtarë (të majtë) të Partisë së Punës Norvegjeze, [1] një nga Partia e Majtë Socialiste [2] si Partia Konservatore e Norvegjisë dhe një nga Partia e Progresit e krahut të djathtë. Kryetari i Komitetit, asokohe ishte Thorbjørn Jaglan[3] ish-kryeministër i Partisë Laburiste Norvegjeze dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, që nga 29 shtatori 2009.

Nga 6 vota, në Komitetin në fjalë, mësojmë se vetëm 4 (katër) antarë ishin komunistë ose socialistë ultra liberalë, kurse vetëm 2 (dy) antarë në minorancë (si numëra formalë) ishin konservatorë. Pra, komunistët me 85% të votave, gjithsesi kanë vendosur gjithnjë me vota, për kandidatët e tyre marksistë ose me termin modern sot si socialistë ndërkombëtarë të majtë, kudo në botë, duke i vlerësuar kandidatët formal ose fitues të paracaktuar në fusha të ndryshme, ku ndahen këto “nderime”, më shumë politike si çmime formale dhe të kompromentuara prej disa dekadave.

Ky pra, sikurse shihet kjartë nga burimet e sakta historike, del se ishte ai (komunisti Thorbjørn Jagland, si Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobel-it për Paqe), që i dha Çmimin Nobel për Paqe, ish Presidentit Barack H. Obamës, djalit të Hysen Obamës, i cili, në rininë e tij ishte antar aktiv i partisë komuniste afrikano-amerikanë, për njerëzit me ngjyrë në shtetin e Kenias në fillim (Afrikë) dhe më pas në SHBA… Koha dhe faktet e reja historike, janë gjykatësi më i mirë.

Nominimet për Çmimin Nobel të Paqes të vitit 2009, u mbyllën vetëm 11 ditë pasi Barack Hysen Obama mori detyrën. A është kjo rastësi!? Asokohe kishte 205 nominime për çmimin e vitit 2009, i cili përfshinte aktivistë të të drejtave civile kineze dhe afgane dhe politikanë afrikanë etj.

Polemikat më famëkeqe, kanë qenë mbi çmimet për Letërsinë, Paqen, dhe Ekonominë. Kritikët, më së shpeshti dalluan paragjykimet politike dhe eurocentrizmin në rezultatet suprizë edhe për kandidatët suprizë të paparashikuar. 

Ishte absurde t’i jepej çmimi Barack Hysen Obamës, kur ai kishte urdhëruar 40,000 trupa shtesë me të gjithë llojet e armatimeve ushtarake në Afganistanin e shkatërruar dhe gjakosur nga kjo luftë, në vitin 2009.

Kanali më i madh televiziv konservator amerikan Fox News, akuzon Barack Hysen Obamën, se ka vonuar dislokimin e trupave amerikane në Afganistan, për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, ku sipas fjalëve të bashkëpunëtorit dhe analistit të Fox News dhe Newsmax, autorit të disa librave Dick Morris “vonesën e vendimit, për të vendosur trupa në Afganistan, për të fituar këtë çmim.”

Duke iu përgjigjur raporteve fillestare, se Obamës iu dha Çmimi i Paqes, bashkëpunëtori i show-s Fox & Friends, Brian Kilmeade tha se ai po pyet (në mënyrë retorike), nëse statuti i Nobel-it “ka lidhje me vonesën e vendosjes së 40,000 trupave në Afganistan”, duke shtuar, se “Nëse i shtoni forcat një lufte vrastare, ju nuk mund të fitoni Çmimin e Paqes.”

Analisti i pavarur amerikan Morris: “Obama, po vonon vendimin për të dërguar trupa në Afganistan … sepse ai e donte këtë çmim”. Gjatë një paraqitjeje në edicionin e 12 tetorit 2009, tek show i mbrëmjes së gazetarit dhe analistit Sean Hannity, Morris deklaroi: “Unë mendoj, se arsyeja që Obama po vononte Vendimin, për të vendosur trupa në Afganistan është, sepse ai e donte këtë çmim, dhe ai ndoshta e dinte se ishte i nominuar për të. Kur të merret vendimi dhe ai nuk do të dërgojë trupa ushtarake, derisa ai çmim të jetë i sigurt në xhepin e tij.”[4]

Dhe më pas Brian Kilmeade, shtoi se: “Unë po shikoj statutin, dhe ne po e marrim këtë tani, por ky djalë, Alfred Nobel a parashikoi, që Çmimin e Paqes, duhet të shkojë personit, që do të ketë bërë më shumë dhe më të mirën punë për vëllazërinë midis kombeve dhe heqjen ose pakësimin e ushtrive nëpër këmbët e shtetëve të pushtuara, formimin dhe përhapjen e Tubimeve të Paqes. Pyes veten, a ka të bëjë kjo me vonesën e vendosjes së 40,000 trupave në Afganistan, sepse ky ishte deklarimi i tij më i madh e i vazhdueshëm, gjatë javës së fundit apo më shumë. A duhet të vendos më shumë trupa të armatosura ushtarake!? Nëse i shtoni forcat një lufte vrastare, ju nuk mund të fitoni”.[5]

Presidenti i 45 & 47 i SHBA-se Donald J. Trump shpëtoi Lindjen e Mesme nga Lufta Berthamore, si dhe duke shpëtuar miliona jetë njerëzish edhe në zona të tjera të luftrash nëpër botë

Të gjithë këto qendra zjarri dhe luftra plot viktima mes shtetëve për shumë dekada janë nxitur dhe ushqyer drejtpëdrejtë për dekada me radhë nga vetë Organziata Marksiste Leniniste e Kombeve të Bashkuara (UN) dhe vetë drejtuesit e saj militantë marksistë të korruptuar nga qeveritë marksiste kudo në botë.

Por le të shohim me kujdes anën tjetër të medaljes hipokrite, kur Komiteti Marksist i Çmimit Nobel për Paqe, politikisht përdor dy standarte politike të turpshme dhe abuzon apo shkel hapur me vetëdije (sipas preferencave të hapura politike majtiste dhe globaliste) Vendimin apo testamentin pozitiv, të themeluesit industrialist dhe filantropist Alfred Nobel. 

Në vitin 2021 Presidenti Trump ndihmoi për të ndërmjetësuar Paqen, midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara 

Katër vite më parë, vetë qeveritë e vendeve islame arabe, i kërkojnë Komitetit që të vlerësojnë kontributin e Presidentit të 45-të të SHBA-së Trump. Arabe (EBA), Presidenti Donald J. Trump, është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes, për vitin 2021.

Sikurse shihet Presidenti Trump vazhdimisht ka punuar pa u lodhur për rivendosjen e Paqes reale dhe lidhjen e forte të urave të shkatërruar asokohe të miqësisë dhe bashkëpunimit midis qeverive problematike të popujve në Lindjen e Mesme dhe më gjërë në të gjithë botën.

Kujtoj, se në atë kohë, nominimi u paraqit nga Christian Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit të Norvegjizë, i cili lavdëroi Presidentin Donald J. Trump, për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve të zgjatura në mbarë botën, duke theksuar: “Për meritën e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve, sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit Europian, dhe kryetar i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Tybring-Gjedde, në Letrën e Tij të nominimit, drejtuar Komitetit të Nobelit, tha se administrata Trump, ka luajtur një rol kyç, në vendosjen e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Meqë pritet që vendet e tjera të Lindjes së Mesme të ndjekin gjurmët e Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo marrëveshje mund të jetë një ndryshim i lojës, që do ta kthejë Lindjen e Mesme në një rajon bashkëpunimi dhe prosperiteti”, shkroi ai.

Gjithashtu, në letër përmendej edhe “Roli kryesor i presidentit Trump, në lehtësimin e kontaktit midis palëve në konflikt dhe … krijimin e dinamikave të reja në konflikte të tjera të zgjatura, si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit midis Indisë dhe Pakistanit, dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe Jugut, si dhe duke u marrë me aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut.”

Parlamentari norvegjez Tybring Gjedde,[6] më tej, vlerësoi Presidentin Trump, për tërheqjen e një numri të madh trupash nga Lindja e Mesme. “Në të vërtetë, Trump ka thyer një seri 39-vjeçare të presidentëve amerikanë, ose duke filluar një luftë ose duke i sjellë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të armatosur ndërkombëtar. Presidenti i fundit, që shmangu t’a bënte këtë ishte laureati i Çmimit të Paqes, Jimmy Carter”, shkroi ai.  (Sikurse del edhe në letër, edhe i verbëri e sheh, se këtu kemi të bëjmë me një hipokrizi dhe dy standartësi të pastër 100% të Komitetit Nobel për “Paqe”, qe i dha këtë Çmim, ish Presidentit majtist-demokrat Jimmy Carter, vetem pse ishte i majtë dhe asgjë më shumë.)

Ky nuk është nominimi i parë i tillë i Trump, pasi Tybring-Gjedde paraqiti një të tillë së bashku me një zyrtar tjetër norvegjez në vitin 2018, pas Samitit të presidentit të SHBA-së Trump në Singapor, me homologun Presidentin koreno-verior Kim Jong Un. Kryeministri japonez, thuhet se bëri të njëjtën gjë. Trump nuk fitoi, sepse komunistët fatkeqsisht europianë norvegjezë e urrejn Presidentin amerikan, sepse nuk është komunist si ato dhe idhulli i tyre marksist Barack Hysen Obama.

“Unë nuk jam një mbështetës i madh i Trump. Komisioni, duhet t’i shikojë faktet dhe t’a gjykojë atë në bazë të fakteve, jo në mënyrën se si sillet ndonjëherë. Njerëzit, që kanë marrë Çmimin e Paqes në vitet e fundit, kanë bërë shumë më pak se merita e madhe që ka Presidenti Donald J. Trump. Për shembull, Barack Obama nuk bëri asgjë.”

Çmimi Nobel për Paqe 2009, iu dha presidentit të atëhershëm Barack Hysen Obamës, për asgjë ose për atë që Komiteti Nobel i quajti gjoja “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme, për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.

Ky është fillim e mbairm një genjështër dhe mashtrim i paturpshem i këtij Komiteti Marksist me titullin e Paqes, duke shkel hapur dhe me vetëdije të plotë parimet e vetë paqes kudo në botë. Tashme ky Çmim pa vlerë dhe fallco me përmbatje 100% mashtrimi të mirëfilltë politik marksist, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” nuk është asgjë tjetër veçse një Banjo Publike ku mund të kryesh nevojat personale.

Vendimi i marrë, vetëm 9 muaj pas mandatit të parë të Obamës, u prit me kritika në SHBA e gjetkë, duke përfshirë Presidentin Donald J. Trump, i cili asokohe një qytetar privat. Në arenën ndërkombëtare Lech Walesa, ish-presidenti i Polonisë dhe një laureat i Nobelit në vitin 1983, tha gjithashtu në atë kohë ishte shumë herët, për t’i dhënë çmimin Obamës, i cili kishte vetëm 263 ditë pas marrjes së detyrës si president: “Shumë shpejt. Për momentin, Obama vetëm po bën propozime. Por ndonjëherë Komiteti Nobel e jep çmimin për të inkurajuar veprime të përgjegjshme.”

Edhe Obama u befasua, duke thënë në atë kohë se ishte i befasuar dhe i përulur nga vendimi politik i Komitetit të Nobelit. “Të jem i sinqertë, nuk mendoj se e meritoj të jem në shoqërinë e kaq shumë prej figurave transformuese, që janë nderuar nga ky çmim, burra dhe gra që më kanë frymëzuar dhe frymëzuar mbarë botën, përmes ndjekjes së tyre të guximshme për paqen.”, tha ai

Përveç Obamës, tre presidentë të tjerë “demokratë” (komunist liberal) të SHBA-së kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe: Presidenti republikan Theodore Roosevelt në vitin 1906, për “negocimin e paqes në luftën ruso-japoneze”; Presidenti demokrat Woodrow Wilson, në vitin 1920, si: “Arkitekti kryesor i Lidhjes së Kombeve“; dhe njëkohsisht Presidenti demokrat më i dobët, në të gjithë historinë e presidentëve amerikanë Jimmy Carter në vitin 2002, gjoja për: “Përpjekjet e tij të palodhura me dekada, për të gjetur zgjidhje paqësore, për konfliktet ndërkombëtare”. Ky i fundit në fakt, ishte nominuar për çmimin Nobel të paktën 5 herë të tjera, përpara se ta fitonte atë, sipas librit të Douglas Brinkley, “Presidenca e Papërfunduar”.[7]

Përveç kësaj, nën/Presidenti republikan Charles Dawes (1865-1951), ishte një bashkëfitues me anglezin konservator Austen Chamberlain (1863-1937) në vitin 1925, dhe ish-zv/Presidenti demokrat Albert Arnold (Al) Gore Jr, ishte një bashkëfitues me Panelin Ndërqeveritar të OKB-së, për Ndryshimet Klimatike (2007).

Në një sondazh të USA Today/Gallup të kryer nga 16-19 tetor, 61% e të rriturve amerikanë të anketuar u përgjigjën se mendonin se Obama, nuk e meritonte të fitonte çmimin, ndërsa 34% u shprehen me po.

Asokohe, ka pasur një sërë thirrjesh për Obamën, që ose t’a kthejë çmimin ose ta rikthejë atë nga Komiteti i Nobel-it. Në prill 2013, filloi një Peticion, duke kërkuar nga Komiteti Nobel të anulonte Çmimin e Paqes. Peticioni, mblodhi 10,000 nënshkrime në ditën e tij të parë dhe gati 20,000 në fund të javës së tij të parë.

Në vitin 2015, Geir Lundestad,[8] drejtori pa të drejtë vote i Institutit Nobel dhe Sekretar i Komitetit të Nobel-it në kohën e çmimit, botoi kujtimet e tij, ku ai shkroi: “Në pamje të pasme, mund të themi se argumenti për t’i dhënë ndihmë Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim.”

Lundestad tha se Obama, ishte befasuar nga çmimi dhe mendoi të mos shkonte në Oslo për t’a pranuar atë. Ai tha gjithashtu në kujtimet e tij se Obama, që atëherë kishte dështuar të përmbushte pritshmëritë e Komitetit Nobel.[9]

Ish-drejtor i Institutit Norvegjez të Nobelit, ka pranuar se, duke parë prapa (se çfare ka ndodhur), ai nuk është aq i sigurt, nëse dhënia e çmimit Obamës, ishte gjithashtu një veprim i mirë.

Në një libër, me reflektime të reja, të titulluar: “Sekretari i Paqes: 25 vjet me Çmimin Nobel”, Geir Lundestad, drejtor pa të drejtë vote i Institutit Nobel deri në vitin 2014, shkruan se ai ka krijuar dyshime rreth vendimit të Komitetit Norvegjez të Nobel-it, për t’i dhënë Obamës Nobel-in.

“Në retrospektivë, mund të themi se argumenti i ndihmës së Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. U bë e pamundur për Obamën, që të përmbushte pritshmëritë e larta të vendosura mbi të. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim. Si e tillë, ai nuk arriti atë që Komiteti kishte shpresuar.”

Sipas rrëfimit të Lundestad, Shtëpia e Bardhë madje u përpoq të gjente një mënyrë që Obama të shmangte ceremoninë, megjithëse Komiteti i Nobel-it e paralajmëroi atë se marrësit e çmimit lejoheshin të shmangnin ceremoninë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Libri i Lundestad, përmbante gjithashtu një sërë pasazhesh të tjera të diskutueshme, duke përfshirë disa kritika ndaj majtistit ish-Kryetarit të Komitetit Thorbjørn Jagland dhe zbulimin se ish Ministri i Jashtëm i Norvegjisë Jonas Gahr Store ishte përpjekur dhe dështoi të parandalonte, që Komiteti t’i jepte Çmimin Nobel për Paqe disidentit anti-komunist kinez Liu Xiaobo, në vitin 2010. Kjo kishte ndodhur nga frika, se ai me këtë vendim, do të tensiononte marrëdhëniet e vendit të tij Norvegjizë me Pekinin. Kjo tregon se ky antarë i Komitetit në fjalë, ishte i kompromentuar me politikën e ditës.

Barack Hysen Obama, mund të jetë një nga fituesit më të diskutueshëmsi fitues pa meritë të Çmimit Nobel për Paqen, por ai është larg nga i pari i famshëm, drejtuesi i Pavarësisë shtetit të madh të Indisë Mohandas Gandhi, i cili çuditërisht nuk e fitoi kurrë Çmimin, pavarësisht se u nominua disa herë. Vetë Lundestad më vonë tha se “ishte braktisja më e madhe e Nobel-it”.

Në Norvegji, një sondazh i kryer nga Synovate për gazetën Dagbladet, tregoi se 43% e popullsisë norvegjeze besonte se dhënia e çmimit Obama ishte e drejtë, ndërsa 38% besonin se ishte e gabuar, ndersa 19% nuk kishin asnjë mendim. Sondazhi tregoi një ndarje të madhe midis të rinjve dhe të moshuarve; nga ata mbi 60 vjeç, 58% ishin pro dhe vetëm 31% kundër, kurse ata ndërmjet 18 dhe 29 vjeç, vetëm 25% e miratuan vendimin, ndërsa 42% nuk e miratuan.

Torstein Dahle, lideri i partisë ekstreme të majtë Red, e quajti çmimin një skandal, duke përmendur faktin se Obama ishte Komandanti i Përgjithshëm i një vendi në luftë në Irak dhe Afganistan.

Mairead Corrigan (bashkëfituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1976)[10] shprehu zhgënjimin e saj, duke thënë: “Dhënia e këtij çmimi për liderin e vendit më të militarizuar në botë, i cili ka marrë familjen njerëzore kundër vullnetit të saj në luftë, do të shihet me të drejtë nga shumë njerëz në mbarë botën si një shpërblim për agresionin dhe dominimin e vendit të tij.”

Stuart Rees, drejtor i Fondacionit të Paqes në Sidnej në Australi, vuri në dyshim çmimin. “Ndoshta organizata Nobel dëshiron t’i japë atij një shkop magjik. Unë mendoj, se djali është plot me premtime, por nuk mendoj se premtimi është realizuar ende veçanërisht në lidhje me Lindjen e Mesme.”

Asokohe Çmimi i Paqes nxiti reagime të drejta negative. Komentatori konservator Rush Limbaugh tha, se: “Obama mban fjalime, që shkatërrojnë vendin e tij dhe ai merr një çmim për këtë. Komiteti i Nobel-it, sapo kishte bombarduar veten dhe e kishte ulur besueshmërinë e çmimit në çfarëdo çmimi që ata po vendosin në Cracker Jacks këto ditë”.

Po ashtu asokohe kundërshtarët politikë të djalit të Hysenit marksist Obamës dhe media e pavarur konservatore, kishin shumë të drejtë se Çmimi Nobel për Paqe, u është dhënë disidentëve politikë dhe luftëtarëve të lirisë me histori të gjata të sakrificave të mëdha personale kundër shtypjes brutale. Për krahasim, rekordi i Barack Hysen Obamës, ishte negativ dhe ironik, mbasi SHBA dhe administrata Barack Hysen Obama-Joe Biden (gjatë dy mandateve të mbrapshta dhe shtatërrimi, komunistizimit dhe dylberizimit të SHBA-së në vitet 2008-2016), ishte e përfshirë në luftra të përgjashme me miliona viktima të botës muslimane, me pasoja katastrofike, të shoqëruara fatkeqsisht me mijëra viktima ushtarë amerikanë dhe të shteteve apo popujve të sulmuar ushtarakisht.

Asokohe një opinion në gazetën e majtë Washington Post, sugjeroi se ishte jokushtetuese, që Obama të merrte çmimin Nobel, sepse shkelte Nenin I, Seksioni 9, të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i ndalon mbajtësit e posteve të ‘shpërblehen’ nga një mbret i huaj.

Fatkeqësisht asokohe edhe pas Çmimi Nobel për Paqe (2009) ish Presidenti Barack Hysen Obama, vazhdoi shumë nga të njëjtat politika të Bushit dhe realisht në fakt ai për 8 vjet (2008-2016) e zgjeroi Luftën në Afganistan (2001-2021), në vend që t’a përfundonte atë. Eshtë ironik, ai momenti propagandistik i turpshëm e i sikletshëm, kur një fitues politik luftënxitës i çmimit Nobel për “Paqe”, sulmon dhe bombardon me drone ushtarake, fëmijët, pleqtë dhe plakat e një tjetër popullsie realisht paqësore. Dhe ky stil kaubojsisht, nuk është hera e parë.

Dhe historia tregon, se avionët e SHBA-së dhe NATO-s, gjatë kohës së Presidencës anti-ameirkane Obama-Biden, bombarduan një spital të operuar nga Mjekët pa Kufij në Afganistan. Sulmi, zgjati një orë dhe vazhdoi edhe pasi mjekët i telefonuan furishëm NATO-s dhe Uashingtoni,” për t’u treguar atyre se çfarë po bombardonin.

Sulmuesit, tashmë e dinin shumë mirë, se cili ishte objektivi i tyre. Mjekët pa Kufij, kohë më parë, u kishin siguruar atyre koordinatat GPS të objekteve të tyre. Dhe qeveria afgane e instaluar nga SHBA, e cila kishte bastisur të njëjtin spital në korrik të vitit 2009, kishte kërkuar sulmin, duke pretenduar se spitali po përdorej nga kryengritësit.

Sulmi i Komandantit të Forcave të Armatosura të SHBA-së muslimanit Barack Hysen Obama vrau 22 persona, duke përfshirë 12 punonjës mjekësorë dhe 10 pacientë. Tre nga pacientët ishin fëmijë. Bombardimi i parë kishte në shënjestër Njësinë e Kujdesit Intensiv, ku një infermiere dëshmitare okulare tha: “Pacientët po digjeshin në shtretërit e tyre”. Dhe një kujdestar spitali tha se ai mund të dëgjonte gratë dhe fëmijët, duke bërtitur për ndihmë brenda spitalit, ndërsa ai ishte djegur nga bombardimi.

Mjekët pa Kufij, fituan çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1999. Presidenti Obama, u nderua me çmimin në vitin 2009. Si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, që bombardoi Spitalin e Mjekëve pa Kufij, kjo e bën Obamën ndoshta fituesin e parë të çmimit Nobel për Paqe, që bombardonte një tjetër Nobel Fitues i Çmimit të Paqes.[11] [12]

“Alfred Nobel, tha se çmimi duhet t’u jepet atyre që punuan për çarmatimin. BE-ja (Fituse e Cmimit Nobel per Paqe (2012) dhe SHBA (Obama, 2009) nuk e bën këtë. Ato janë sot një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë.” tha Elsa-Britt Enger, një përfaqësuese e Grandmothers for Peace. (Reuters)

Dhe së fundi: Çmimi fallco, mashtrues e i mirëfilltë politik, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” nuk është asgjë tjetër veçse një grumbullim i ujërave të zeza të WC-ve apo Banjove Publike Marksiste të Dylberizmit, ku mund të kryen nevojat personale… 

[1] Partia Laburiste (më parë Partia e Punës e Norvegjisë e themeluar ne vitin 1887, është një parti politike social-demokrate në Norvegji. Ajo është e pozicionuar në qendrën e majtë të spektrit politik e përkushtuar ndaj idealeve socialdemokrate. Ajo është përshkruar shpesh si gjithnjë e më neoliberale, që nga vitet 1980, si nga shkencëtarët politikë ashtu edhe nga kundërshtarët e së majtës politike. Partia, është anëtare e Partisë së Socialistëve Evropianë dhe Aleancës Progresive. Historia e saj komuniste dhe bolshevike si simotra ruse, fillon me anëtarësimin në vitet 1919–1923, në Internacionalen Komuniste (Comintern), një organizatë komuniste, midis viteve 1918 dhe 1923 si pjesë e Qendrës Marksiste Komuniste Revolucionare Ndërkombëtare (1932–1935), e Internacionales Laburiste dhe Socialiste (1938–1940) dhe si antare në Internacionalen Socialiste (1951–2016). Ajo u bë partia më e madhe në Norvegji, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1927, një pozicion që ajo ka mbajtur që atëherë. Dominimi elektoral nga Partia e Punës gjatë viteve 1960-1970, fillimisht u thye nga konkurrenca me partitë më të vogla të krahut të majtë, kryesisht nga Partia Popullore Socialiste. Nga rrënjët e saj si një alternativë radikale komuniste, Partia përjetoi një ndarje në vitin 1921, të shkaktuar nga një vendim i marrë dy vjet më parë për t’u bashkuar me Kominternin dhe u formua Partia Social Demokratike e Punës e Norvegjisë…

[2] Partia Socialiste e Majtë (1973), është një parti politike demokratike socialiste në Norvegji, e pozicionuar në krahun e majtë të spektrit politik, ajo është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane. Ajo u themelua në vitin 1973 si Lidhja Zgjedhore Socialiste, një koalicion elektoral me Partinë Komuniste të Norvegjisë, Partinë Popullore Socialiste, Socialistët Demokratike AIK dhe socialistët e pavarur. Ngado që t;a sjellesh historinë e saj nga themelimi deri në ditët tona, ajo del se e ka profilin e saj puro komuniste dhe socialiste, që në spekktrin politik dhe ideologjik, ështe njësoj si të thuash: Hoxhe Kadria apo Kadri Hoxha. Së fundi: Udhëheqësi aktual Audun Lysbakken, ka qenë një revolucionar i vetëshpallur, socialist dhe marksist.

[3] Thorbjørn Jagland (1950), është një politikan norvegjez nga Partia e Punës (alias me bazë ideologjike komuniste). Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës në vitet 2009-2019, Kryeministri i 32-të i Norvegjisë në vitet 1996-1997, ministër i Punëve të Jashtme në vitet 2000-2001 dhe si president i Storting në vitet 2005-2009. Karrierën e tij politike filloi në Lidhjen e Rinisë Punëtore (alias Komuniste), të cilën e drejtoi në vitet 1977-1981. Jagland, u tall shumë nga media për citimet dhe deklaratat e tij dhe shpesh portretizohej si i paaftë. Në vitin 2010, një grup prej dyzet historianësh të shquar e renditën Jagland si kryeministrin norvegjez më të dobët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, të përshkruar si budalla.  Fatkeqsisht ai shërbeu si Kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobel-it në vitet 2009-2015 dhe u largua në vitin 2020.

[4] Sean Hannity Fox News, 10/12/09

[5] Fox News’ Fox & Friends, 10/09/2009

[6] Christian Tybring-Gjedde, parlamentar norvegjez dhe Kryetar i Delegacionit të Norvegjizë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: “Barack Obama fitoi çmimin në vitin 2009, ndërsa refuzoi të takohej me Kim Jong-il dhe, meqë ra fjala, zgjeroi programin amerikan të dronëve. (Ai fitoi për promovimin e tij, veçanërisht jo suksesin e tij në arritjen e “bashkëpunimit midis popujve”.) Lexoni: Mendimet më të çuditshme për çmimin Nobel të Obamës. E gjithë kjo tregon një nga dy përfundimet: Komiteti Nobel mund t’ua japë çmimin organizatave më të mira si Kryqi i Kuq ose Mjekët pa Kufij (dhe t’i luajë gjërat më të sigurta), ose mund ta mbajë çmimin të mbyllur për një kohë të gjatë, ndërsa, dhe rivlerësoni arsyetimin e tij për një epokë moderne. Unë dyshoj, se ai rivlerësim do të përfundojë, nëse Komiteti është i sinqertë, me pranimin se Paqja, mund të njihet vetëm nga frytet e saj, të cilave u duhen dekada për t’u pjekur, dhe jo nga farat e saj. Të vazhdosh të japësh çmime për farat, është siklet dhe të bëhesh peng i nominimeve të çuditshme, që kërkojnë vëmendje si ai i Presidentit Donald J. Trump. Më mirë ta mbyllni, përpara se trollët ta bëjnë më parë.”

[7] Ish Presidentit demokrat Jimmy Carter, në ditët tona të vitit 2023, ia kalon si presidenti më i dobët në të gjithe historinë e presidentëve të SHBA-së, vetëm personi dhe familja më skandaloze dhe supër e korruptuar në botë e Joseph Robert Biden Junior ose sikurse njihet ndryshe e Big Guy zv/Presidentit (2008-2016) dhe sot Joe Biden (2020-).

[8] Geir Lundestad (1945), është një historian norvegjez, i cili deri në vitin 2014 shërbeu si drejtor i Institutit Norvegjez Nobel, kur Olav Njølstad mori detyrën. Në këtë cilësi, ai shërbeu edhe si sekretar i Komitetit Norvegjez të Nobelit. Megjithatë, ai nuk është anëtar i Komitetit. I lindur në Sulitjelma, Lundestad studioi histori në Universitetin e Oslos dhe Universitetin e Tromsø, duke u diplomuar në 1970 me një diplomë dhe në vitin 1976 mori doktoraturë. Në vitet 1974-1990, ai mbajti poste të ndryshme si pedagog dhe profesor në Universitetin e Tromsø, para se të fillonte pozicionet e tij në Institutin dhe Komitetin Norvegjez Nobel. Më pas, ai ka qenë i lidhur me Universitetin e Oslos si një profesor ndihmës i Historisë Ndërkombëtare. Lundestad erdhi disa herë në SHBA si studiues, në Universitetin e Harward-it, në vitet 1978-1979 dhe në vitin 1983, dhe në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington, DC, në vitet 1988-1989.

[9] Former Nobel secretary says Obama prize was a mistake. Geir Lundestad, the former secretary of the Nobel Peace Prize committee, says President Obama’s 2009 prize was a”mistake” and “disappointment.” CBSN’s Contessa Brewer has the latest. https://www.cbsnews.com/video/former-nobel-secretary-says-obama-prize-was-a-mistake/

[10] Mairead Maguire (1944), i njohur gjithashtu si Mairead Corrigan Maguire dhe më parë si Mairéad Corrigan, është një aktiviste paqeje nga Irlanda e Veriut. Ajo bashkëthemeloi, me Betty Williams dhe Ciaran McKeown, Gratë për Paqe (Komuniteti për Njerëzit e Paqes), një organizatë për të inkurajuar një zgjidhje paqësore të problemeve në Irlandën e Veriut. Maguire dhe Williams, u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1976. Lëvizja e përbashkët e qytetarëve romakë katolikë dhe protestantë, të përkushtuar për t’i dhënë fund grindjeve sektare në Irlandën e Veriut. Maguire, që në moshë të re e fitonte jetesën si sekretare, ajo gjithashtu ishte që në rini anëtare e Legjionit të Marisë, një organizatë laike katolike e mirëqenies, dhe përmes saj u përfshi thellësisht në punën sociale vullnetare midis fëmijëve dhe adoleshentëve në të ndryshme Lagjet katolike të Belfast-it. Ajo u nxit për të vepruar kundër dhunës në rritje në Irlandën e Veriut, pasi dëshmoi në gusht të vitit 1976 një incident në të cilin një makinë që drejtohej nga një terrorist i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) doli jashtë kontrollit kur njeriu i IRA-s u qëllua nga trupat britanike. Makina goditi dhe vrau tre fëmijët e motrës së Maguire. Williams ishte gjithashtu dëshmitar. Brenda pak ditësh, çdo grua kishte denoncuar publikisht dhunën dhe bëri thirrje për kundërshtim masiv ndaj saj. U organizuan marshime të grave katolike dhe protestante, të numëruara në mijëra, dhe pak më vonë u themelua Populli i Paqes bazuar në bindjen se pajtimi i vërtetë dhe parandalimi i dhunës në të ardhmen ishin të mundur, kryesisht përmes integrimit të shkollave, zonave të banuara dhe sportive apo klubeve. Williams u shkëput nga Peace People në 1980, Maguire mbeti një anëtar aktiv dhe më vonë shërbeu si president nderi i grupit. Në vitin 2006, Maguire iu bashkua Williams-it dhe fituesve të çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, Jody Williams, Wangari Maathai dhe Rigoberta Menchú për të themeluar Iniciativën e Grave Nobel. Ajo foli kundër luftërave të udhëhequra nga SHBA në Irak (2003-2011) dhe Afganistan (2001-2014).

[11] Henry Kissinger, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1973 dhe ai organizoi bombardimet sekrete të Kamboxhias dhe Laosit për Presidentin Nixon rreth asaj kohe. Menjëherë pas kësaj, doli në dritë se në atë fushatë, spitalet ishin në shënjestër rutinë për bombardime. (The Nation)

[12] Kryqit të Kuq, tashmë kishte marrë tre Çmime Nobel për Paqen.

Luljeta Pula…, ajo është vet 28 Nëntori, një kompozim i Blerim Nikës për shqiptaren e madhe

1
“Falemnderit nga zemra mikut tim, kompozitorit Blerim Nika , per kete dhurate monumentale qe me beri, me rastin e Dites se Flamurit tone! Emocion, inspirim, frymezim dhe satisfakcion i fuqishem per mua! Falemnderit!”
🙏
Luljeta Pula
__________________________________
BLERIM NIKA
28.11.2025
Ajo është vetë 28 Nëntori, vetë zjarri i flamurit kuq e zi që frymon dhe thërret shqip në zemrën e Atdheut. Ajo është Luljeta Pula – gruaja që politika e djeshme dhe e sotme u mundua ta lërë në harresë, por harresa nuk ka forcë të mposhtë veprën e saj. Sepse vepra e saj është gdhendur në gur, në zemrat tona, në rrugët ku ajo foli shqip kur të tjerët dridheshin edhe ta shqiptonin këtë fjalë të shenjtë.
Ajo ishte ndër gratë më të rralla të kombit, që i doli zot çështjes së Kosovës, ndërsa njëkohësisht ishte nënë, bashkëshorte, dhe mbi të gjitha shtyllë e atdheut. Ajo kishte një familje të madhe, sepse familja e saj ishte e gjithë Kosova, gjithë shqiptarët kudo që jetonin e luftonin për liri.
Sot, Luljeta Pula ngrihet sërish, si feniksi nga flaka shqiptare, në altarin e dritës e të guximit. Ajo është 28 Nëntori im për këtë vit. Prandaj, ua uroj me zemër 28 Nëntorin kuq e zi, me Luljeta Pulën.
28 Nëntor 2025
Blerim Nika
Shih këngën e kompozuar nga Blerim Nika për profesoreshën, politikanen dhe shkrimtaren Luljeta Pula:

Ekspozita për Sanxhakun, sjell në dritë historinë e dhimbjes kombëtare

Banorë të Pazarit të Ri (Novi Pazarit) në treg në fillim të shekullit të kaluar…

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Fotografitë dhe rrëfimet dokumentare prekën publikun, duke rikujtuar plagën e hapur të asimilimit dhe forcën e identitetit shqiptar.

Më 5 dhjetor 2025, në orën 18:30, në sallën MS150 të Unimail në Gjenevë, Shoqata “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës” dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, në bashkëpunim me shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, organizuan ekspozitën “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”.

Aktiviteti u hap nga studentja Elda Gashi, e cila me shqipe të pastër dhe të rrjedhshme përshëndeti të pranishmit. Më pas, z. Blerim Bunjaku, anëtar i kryesisë së Komunitetit Shqiptar, shpjegoi shkurtimisht qëllimin e këtij organizimi dhe prezantoi një biografi të shkurtër të autorit të projektit.

Prof. Ismet Azizi, në një ligjërim të përqendruar dhe emocional, solli para mërgimtarëve një fragment të dhimbshëm të historisë së Sanxhakut të Pazarit të Ri. Përmes hulumtimeve të tij shumëvjeçare, ai ka arritur të mbledhë një material të pasur dokumentar mbi këtë krahinë shqiptare, e cila sot gjendet pothuajse e tëra në proces të avancuar asimilimi.

Profesori sqaroi se projekti i ekspozitës është nismë e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe ka për synim paraqitjen e trashëgimisë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive. Ky projekt përfshin dokumentimin e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore, duke ekspozuar imazhe që dëshmojnë autoktoninë shqiptare të kësaj treve. Qëllimi është të sensibilizohet opinioni vendor dhe ndërkombëtar për historinë, kulturën dhe traditat e popullit shqiptar të Sanxhakut dhe rajoneve përreth.

Shih videon:

(1) Facebook

Puna kërkimore përmbledhur në këtë ekspozitë synon të sjellë në vëmendje të kaluarën jo shumë të largët, rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe argumentimin historik të pranisë shqiptare në këtë krahinë.

Gjatë ekspozitës u prezantuan materiale rreth fiseve shqiptare si Kelmendasit, Kuçët, Hoti, Shala, Shkreli e të tjera, të cilat për shekuj iu nënshtruan proceseve të asimilimit – fillimisht si myslimanë dhe më pas si “boshnjakë”. Megjithatë, të gjitha dëshmitë historike flasin se kjo trevë ka mbetur shqiptare në thelb: shumë familje që sot deklarohen boshnjake, në brezin e dytë dalin shqiptarë të pastër nga origjina.

Profesor Azizi theksoi se fotografia është mediumi më i fuqishëm për të dëshmuar historinë – jo vetëm si dokument, por edhe si vepër arti që rrëfen atë që nuk mund të thuhet me fjalë. Në rastin e Sanxhakut të Pazarit të Ri, fotografia është një nga format më të sakta për të treguar të kaluarën e tij shqiptare.

Përmes imazheve u dokumentua tradita shqiptare: mënyra e jetesës, veshjet, kultura, mjetet e punës, arkitektura e shtëpive, ushqimet tradicionale, toponimet, si dhe elemente të trashëgimisë shpirtërore – dasmat, lahutarët, folklori, lojërat popullore, doket, zakonet dhe përditshmëria e jetës në fshat.

Ekspozita, sipas organizatorëve, pritet të ketë ndikim të rëndësishëm te studentët e sotëm dhe ata të ardhshëm, duke i nxitur të merren me studimin e kësaj treve të harruar. Ajo synon gjithashtu të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes kombëtare për një rajon që sot është pothuajse i asimiluar.

Një moment i veçantë emocional ishte dokumentari ku dëgjohej zëri i një nëne shqiptare, e cila përpiqej me ngulm t’ua ruante identitetin fëmijëve të saj përmes gjuhës shqipe, por në pamundësi të plotë, ofshante me dhimbje. Aty, papritmas, më erdhën ndër mend nënat e diasporës së sotme, të cilat, ndonëse në kushte shumë më të favorshme, shpesh nuk flasin shqip me fëmijët e tyre dhe nuk përpiqen t’ua ruajnë këtë pasuri të paçmueshme – gjuhën amtare.

Vështrim përfundimtar

Ekspozita “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”, e paraqitur në Gjenevë, solli në qendër të vëmendjes një pjesë të historisë shqiptare që shpesh mbetet në hije. Përmes fotografive dhe dokumenteve arkivore, aktiviteti rikujtoi dhunën e gjatë të asimilimit në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe nevojën për ta ruajtur këtë kujtesë kolektive.

Vëmendje të veçantë mori angazhimi i studentëve shqiptarë, të cilët u bënë pjesë aktive e organizimit. Ky është një sinjal pozitiv se brezi i ri në diasporë po merr rolin e vet në mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore. Momenti më emocional i mbrëmjes ishte rrëfimi i një nëne shqiptare që përpiqej t’ua ruante gjuhën fëmijëve të saj, duke rikthyer në diskutim çështjen e ruajtjes së shqipes në familjet shqiptare në mërgatë.

Ekspozita la një mesazh të qartë: kujtesa historike nuk është luks, por domosdoshmëri. Ajo ruhet përmes dokumentimit, edukimit dhe angazhimit të brezave të rinj. Aktiviteti në Gjenevë dëshmoi se komuniteti shqiptar jo vetëm e njeh këtë përgjegjësi, por edhe është i gatshëm ta mbajë gjallë.

Gjenevë, 06. 12.2025

Masakrat osmane, sipas Kronikës së Tursun Beut

MASAKRAT OSMANE NDAJ ROBËRVE TË DORËZUAR SHQIPTARË VITI 1466

“Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466) pas shpalljës së nisjes së luftës kundër Shqipërisë, çdo gazi ngjeshi me dëshirë shpatën. Flamujt-emblema të pushtimit u vunë në levizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të sulltanit shtrinë hijën e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe si dallgë të detit që venë e përplasen u derdhen mbi Shqipëri.” “Atehërë u dha urdhëri të shtroheshin në bindje ata harbutë shqiptarë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të sulltanit me një të rënë të shpatës – fap-fap – i egzekutonin. I bënë kështu ata njerez që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, apo shtatë mijë nga të pafetë.

Ja, kështu, “paqësisht”, i islamizuan Arbnorët

Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjëra tani ngjasonin si Amudarja që rridhte.” “Kronikat e Tursun Beut – kronikan i Perandorë (sulltan) Mehmetit të II. faqe – 150” Kronikat e Tursun Beut Kronikao i Solitan Mehmetit të II, pushtuesit 2 Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë

Ankesa e Gilman Bakallit e vitit 2015, për fat të keq mbetët aktuale edhe sot

Gilman Bakalli, Shkodër

Kam marrë kërcënime nga myslimanët. Kemi frikë të kritikojmë islamin

“Reagimet kanë qenë kryesisht negative, me sharje, shpifje të ndyra, paralajmërime dhe kërcënime, por jo me vdekje. Rrjetet sociale, fatkeqësisht, janë terreni ideal për hienat që duan mish njeriu. I mirëkuptoj të gjithë dhe nuk u vë aspak faj.

Janë njerëz të papunë, me halle të përditshme mbijetese, të frustruar nga probleme të ndryshme familjare, nuk janë në gjendje të lexojnë siç duhet as edhe një artikull gazete, janë të parealizuar në jetë, njerëz që kanë dështuar në çdo aspekt dhe kanë gjetur të vetmen fije shpëtimi tek feja.

Besimi dhe injoranca i bën të mbindjeshëm ndaj çdo ngacmimi.

Mjerë kush tenton t’ua prekë të vetmen pjesë të identitetit që u jep pak siguri në atë varfërinë e tyre mizerabël”, thotë ai për “Mapo”.

Bakalli shprehet se ekziston një frikë e madhe për të kritikuar islamin, pasi të sulmojnë dhe etiketojnë si islamofob.

Ai ndërkohë thotë se harmonia fetare është një mit.Dhe për këtë Bakalli thotë “provo t’u kërkosh myslimanëve të bëjnë diçka për ndotjen akustike që sjellin ritet e tyre”.

“Mos më thoni se futen tek harmonia fetare vizitat që i bëjmë shoqishojt me raste festash fetare. Jo! Harmoni fetare, fjala vjen do të ishte që një komunitet fetar, si ai mysliman p.sh. të pranonte të diskutonte publikisht për zhurmën akustike që shkakton 5 herë në ditë gjatë ushtrimit të riteve të veta dhe t’i merr seriozisht ankesat që vijnë nga popullsia.

E kush guxon në Shkodër ta bëjë këtë pa pasur frikë minimalisht nga akuza për islamofobi?

Në vend të kësaj të gjithë kanë zgjedhur të fshihen pas perdes së butë e të mëndafshtë të harmonisë fetare duke e ngurtësuar gjithnjë e më tepër shpirtin e mendjen ndaj “tjetrit ndryshe”, thotë ai./b.l

Ps!

17 Janar 2015

Ky shkrim është i vitit 2015, por fatkeqësisht është aktual edhe sot.

Zhurmë zgjedhjesh, Heshtje varresh

1

Arif Ejupi, Gjenevë 

Kohë dimri, zhurmë zgjedhjesh,
vetëm për punë tekash
dhe inatesh të vjetra e të reja.

Vërtet, dimri është stinë e rëndë.
Në dimër, përrenj e lumenj
bartën gjakun tonë.

Dimri stinë e zymtë,
me dhëmbë shtrigash.
Shumë prindër la pa fëmijë,
e shumë fëmijë pa prindër.

Ne, kokëkrisurit,
kur gjithë bota mbjell në pranverë
e korr në verë,
mbjellim dhe korrim në dimër,
nëpër dëborë e acar.

Inate të vjetra e të reja,
ku do të na çojnë?

Strategjia e Sigurisë së SHBA: Mesazhi i qartë për Europën – dhe për ne Shqiptarët!

1
Nga: Basri Beka
___
Strategjia e re e sigurisë së SHBA e thotë troç: Evropa është në krizë civilizuese, dhe toleranca e saj e deritanishme ka mbaruar. Amerika po i kërkon Europës të “kthehet tek vetvetja”, të mbrojë identitetin, kulturën, sovranitetin dhe sigurinë e saj. Kjo ndryshon lojën. Radikalisht.
Dhe këtu hyn rreziku për shqiptarët.
Nëse ne vazhdojmë të lejojmë ndikimin e islamit politik, eksportin e imamëve ekstrem, predikimeve radikale, dhe grupimeve që përplasen me vlerat perëndimore — atëherë duhet ta kuptojmë një gjë:
Evropa e re nuk do ta tolerojë. As për dy minuta.
Kjo strategji i jep kontinenti arsye, justifikim politik dhe mandatin moral që:
– të mbyllë dyert;
– të forcojë ligjet e dëbimit;
– të kthejë me charter kushdo që shihet si rrezik për rendin civilizues;
– të mos e pranojë më asnjë lloj “importi kulturor” që e cenon identitetin evropian.
Kush i bie me shkelm qytetërimit perëndimor, do përfundojë jashtë tij.
Thjesht. Ftohtë. Pa emocione.
Nëse shqiptarët në Europë identifikohen me islam politik, pasojat do t’i vuajnë të gjithë:
diaspora, shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Do të na fusin në të njëjtin thes me ata që po i rrezikojnë vlerat evropiane, dhe nuk do të ketë më asnjë opsion magnetik “mëshirë” në politikën e re.
Ne jemi popull me identitet thellësisht perëndimor: kulturë, gjuhë, zakone, histori, orientim strategjik. Kjo na ka shpëtuar dhe na ka ngritur. Po të luajmë me zjarrin e islamit politik – e djegim vetë këtë pozicion.
Ky është momenti kur duhet të sillemi me përgjegjësi.
Të mbrojmë vlerat tona.
Të mos bëhemi urë e as splintë e ndonjë qytetërimi tjetër përballë Perëndimit.
E ardhmja e shqiptarëve në Europë varet nga një gjë e thjeshtë:
Të jemi ne vetë, jo instrument i askujt.
Kaq. Nëse nuk e kuptojmë tani, nesër do të jetë vonë.

Pse tranzicionet shoqërore tek shqiptarët zgjasin kaq shumë dhe si mund të përshpejtohen?

1

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Historia shqiptare në shekullin XX dhe fillimin e shekullit XXI karakterizohet nga një seri tranzicionesh të vështira e të papërfunduara. Shqipëria, pas përfundimit të një regjimi të izoluar totalitar, nisi një rrugë të brishtë drejt demokracisë, e cila ende sot shfaq pasiguri dhe tensione institucionale. Edhe Kosova, ndonëse me një histori politike të ndryshme dhe të lidhur me robërinë jugosllave, përjetoi një tranzicion të gjatë nga dhuna dhe mungesa e lirisë drejt shtetformimit dhe vetëvendosjes. Në të dy rastet, rruga drejt demokracisë ka qenë më e ngadaltë sesa pritej dhe shpesh duket e pafundme.

Prandaj ngrihet pyetja: përse tranzicioni shqiptar zgjat kaq shumë? Një arsye themelore lidhet me trashëgiminë e sistemeve autoritare. Komunizmi në Shqipëri ishte ndër më të mbyllurit në Evropë, që kufizonte kulturën demokratike, dhe lirinë e mendimit. Në Kosovë, ndonëse realiteti politik ishte ndryshe, represioni, kontrolli ideologjik dhe izolimi institucional prodhuan pasoja të ngjashme. Sistemet autoritare vetvetiu krijojnë kultura të varësisë, frikës dhe mosbesimit, të cilat mbeten edhe pas rrëzimit formal të regjimeve. Një tjetër faktor është mungesa e elitave të formuara demokratike.

Tranzicionet kërkojnë udhëheqje me vizion dhe kulturë politike, mirëpo, pas vitit 1990, shumica e elitave politike në Shqipëri ishin ose pjesë e sistemit të vjetër, ose individë të papërgatitur demokratikisht, që shpesh riprodhuan mentalitetin autoritar në kushte të reja. Edhe në Kosovë, pavarësia solli një elitë të re politike, por jo domosdoshmërisht kulturë të re qeverisjeje. Në këtë mënyrë tranzicioni është shndërruar më tepër në ripërtëritje të elitave sesa në transformim të tyre.

Procesi demokratik ndikohet edhe nga mentalitetet shoqërore. Demokracia kërkon qytetar aktiv, kulturë organizimi, besim në institucione dhe përgjegjësi politike. Shoqëritë shqiptare kanë trashëguar një model mbijetese, individualizmi të tepruar, klientelizëm dhe nepotizëm, të cilat zëvendësojnë meritokracinë dhe barazinë e mundësive. Kështu, tranzicioni mbetet formal në planin politik, ndërsa transformimi i vërtetë shoqëror lëviz me ritme shumë më të ngadalta.

Edhe faktori ndërkombëtar ka luajtur rol të rëndësishëm. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë të kushtëzuara nga zhvillimet e jashtme politike dhe ekonomike, duke u përballur me presione dhe modele të importuara, shpesh pa një bazë të qëndrueshme lokale.

Kosova veçanërisht vuan nga statusi ende i brishtë ndërkombëtar dhe nga proceset e pazgjidhura politike, që e vonojnë konsolidimin e shtetit dhe fuqizimin e institucioneve të veta sovrane.

Në këtë kontekst, veçanërisht i rëndësishëm është roli i inteligjencies dhe elitës intelektuale shqiptare. Në shumë shoqëri, intelektualët kanë qenë zëri kritik, korrigjues dhe emancipues i shoqërisë, duke ndërhyrë në proceset historike me ide, debat dhe vetëdije qytetare.

Tek shqiptarët, një pjesë e elitës është politizuar, një pjesë ka zgjedhur të heshtë, dhe një pjesë tjetër është margjinalizuar. Kjo ka krijuar boshllëk të thellë kritik dhe mungesë presioni intelektual ndaj devijimeve të pushtetit.

Demokracia ka nevojë për intelektualë të pavarur, jo të lidhur me interesa politike, të cilët mbrojnë interesin publik dhe formësojnë opinionin qytetar. Ai që hesht, bëhet pjesë e problemit. Inteligjencia duhet të marrë rol aktiv, që nga universitetet te media dhe nga shoqëria civile te kultura publike, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe duke udhëhequr transformimin shoqëror.

Për të përshpejtuar tranzicionin, kërkohen disa hapa të domosdoshëm: forcimi i institucioneve, luftë reale kundër korrupsionit, rritja e kulturës qytetare dhe reforma e sistemit arsimor.

Demokracia fillon në shkollë dhe rritet në hapësirën publike. Nevojiten elita të reja, të formuara profesionalisht dhe me etikë qytetare, por edhe shoqëri më aktive, që i kërkon llogari politikës, e jo vetëm e vëzhgon atë nga larg. Në përfundim, tranzicioni i gjatë shqiptar nuk është vetëm pasojë e së kaluarës, por edhe e mënyrës se si po e ndërtojmë të tashmen.

Liria dhe demokracia nuk janë dhurata historike, por procese që kërkojnë punë të vazhdueshme. Vetëm duke kaluar nga heshtja tek angazhimi, nga pritja tek veprimi, dhe nga mentaliteti i varësisë tek kultura demokratike, tranzicioni mund të kthehet nga një gjendje e përhershme në një realitet të përfunduar.

Shqipëria dhe Kosova kanë potencial të madh, por ai mund të shfrytëzohet vetëm nëse shoqëria, elitat politike dhe inteligjencia bëhen bashkë në ndërtimin e një demokracie të vërtetë.

Kush janë dëshmorët e Atdheut?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

Në Shqipëri ka çudira të mëdha për ata që quhen dëshmorë të atdheut. Sidomos tani në kohën e demokracisë liberale që përfaqëson kapitalizmin e sotëm shqiptar, lirinë e fjalës dhe shprehjes. Të drejtat për pronën private, kanë zënë vëndin e tyre përsa i përket vënies në vend të drejtësisë së munguar që nga diktatura.  

Problem i dëshmorëve të atdheut është prekur disa herë dhe nuk dihet saktësisht se kush janë dhe se sa janë. Pas luftës nacional çlirimtare u vendos një datë për të përkujtuar dëshmorët e atdheut kryesisht për ata që ranë në luftë për çlirimine vendit. Sigurisht ka plot dëshmorë edhe para clirimit por edhe sot në kohën e demokracisë.  

Debatet zhvillohen nga historianët e analistët, madje dhe nga populli, sidomos tani që interneti e ka lehtësuar komunikimin. Formalisht Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. 

Problemet e përcaktimit se kush quhen dhe kush janë dëshmorë në Shqipëri mund të sqarohen në sentencat e Fan Nolit të madh, i cili në shkrimin e tij `5 Anarkitë e Shqipërisë`, shkruan për to.

Për “Anarkinë e Katërt”, shprehet:

“E katërta, anarkia patriotike:

Këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh“.  

Kjo i shpjegon të gjitha ç`ka ka ndodhur, çka po ndodh sot, dhe çka mund të ndodhë në të ardhmen në Shqipërinë e sakatuar nga ana gjeografike, ku  2/3 e tokave shqiptare janë kufirit shtetëror, ku nga ana fetare kemi tre religjione zyrtare dhe nje mori më të vogla të metastazuara pas viteve `90, të cilat vetëm kanë shtuar rrëmujën, ku konfliktet klasore kanë koncentruar dy rryma të fuqishme politike pasardhëse të partive të viteve 1920 si “Partisë Popullore Kombëtare” të drejtuar nga Fan Noli, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Luigj Gurakuqi, dhe partia tjetër me nje emër paradoksal `“Partia Përparimtare Shqiptare” me drejtues figura të njohura të pjesës veriore të Shqip’erisë si Hoxhë Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri.

Disa nga këta ndrruan partitë, ashtu si ndodh edhe sot. 

Më vonë partitë ndërruan emrat, si Balli kombëtar , Legaliteti dhe Partia Komuniste alias Partia e Punës, dhe pas viteve `90 , pasi ra diktatura mbetën dy parti të mëdha dhe 106 parti të vogla ku PD që përfaqësonte të djathtën e dëmtuar nga Partia e Punës dhe PS që përfaqësonte të majtën e moderuar dhe vazhduese e PPSH. 

Të dy partitë e sotme, ashtu si të kaluarat, grinden për gjithçka dhe për asgjë, për datat e festive, për spiunët dhe bashkëpuntorët e sigurimit, akuzojnë njëra – tjetrin për afera të ndryshme, por më e rënda, nga ana kombëtare, janë grindjet për dëshmorët dhe për mënyrat e bashkimit të trojeve dhe të popullsisë shqiptare jashtë atdheut, por këtu si duket kanë lënë BE dhe SHBA të vendosin.

Fatkeqësia është se partia në opozitë vazhdon të ndotë Shqipërinë brënda dhe jashtë atdheut në forume të ndryshme, gjë që vonon integrimin në BE.  

Le të kthehemi tek kush janë dëshmorët e Atdheut sot për të cilët ka debate aspak të hijshme, sepse përcaktimin se kush quhen dëshmorë vetëm në Shqipëri nuk ka madje ashtu siç shkruan Fan Noli dëshmorë bëhen tradhtarët dhe anasjelltasheronjtë bëhen tradhtarë!

Sipas  një shkrimi të Aurel Plasarit, rreth faktit që shifrën 28 mijë dëshmorë e ka dhënë e para qeveria “kuislingë” në Tetor 1944, por ka edhe më. Në një mbledhje te Kuvendit Populor N/Kolonel Pëllumb Dishnica deklaroi, ndër të tjera se “Kemi kockat e me shume se 40.000 dëshmoreve qe dhanë jetën për lirinë e vendit të tyre, dhe për kauzën e antifashizmit e të demokracisë”.

Deputeti Kadri Baboci e “zbut” disi, duke shtuar ne ketë numër edhe te plagosurit kur ne diskutimin e tij thotë: “Apo mos nuk ishte mjaft si kontribut për popullin shqiptar 40.000 të vrare e të plagosur”. Ne përfundim, duke u konsultuar edhe me statistikat e manipuluara dhe te shumëfishuara mbi demet e luftës, ne rezolutën e Kuvendit popullor, dërguar Presidiumit të Konferencës se Paqes ne Paris , u deklarua zyrtarisht se “Në fushat e betejës kundra fashisteve italiane dhe gjermane ranë 40.600 bij tanë, që u vranë dhe u plagosen…” 

Këtë shifër ka mbrojtur e deklaruar edhe Enver Hoxha ne forume te larta te komunisteve, nisur nga Kongresi i Pare i Partisë Komuniste Shqiptare ne vitin 1948. Ne ketë kongres famëkeq e me pasoja katastrofike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ai deklaroi se “Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmore ushtarake dhe civilë, 4.000 invalidë qind për qind dhe 8.600 te tjerë 50%”. 

Kjo shifër përputhet tërësisht me atë te dhëne ne Kuvendin popullor dmth 40.600 te vrare dhe te plagosur (28.000 te vrare dhe 12.600 te plagosur). 

“Ka 28 mijë dëshmorë padyshim sepse në një libër të një autori anglez Tony Jad (sipas historians Nevila Nika), historian shumë i njohur britanik i cili e përfshin Shqipërinë bashkë më Jugosllavinë si dy vende që kanë pasur numrin më të madh të viktimave gjatë Luftës së Dytë Botërore për numër të popullsisë. Pra  jemi edhe për pjesëmarrje ndër katër të parët, edhe për numrin e viktimave jemi gjithashtu ndër të parët“. 

Sipas historianit Pëllumb Xhufit i cili shpjegon për kohën kur u organizua Konferenca e Paqes në 46 në Paris, theksohet se në emër të qeverisë shqiptare Enver Hoxha, Mitat Frashëri (që ishte në emigracion), çoi një letër për konferencën, ku thotë jo 28 mijë por thotë se janë 30 mijë dëshmorë të kësaj lufte“.  

Dalan Buxheli kosekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve konfirmon dhe dëshmia e tij është kjo: 

Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që mohojnë 28 mijë dëshmorët e Luftës NACONAL ÇlIRIMTARE, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijojnë”:  

Dëshmorë të shpallur, sipas dokumenteve ligjore  janë.…………………………………………………9470. 

Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë………………… 6436 

Të asgjësuar në 23 kampe, pa varre, për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman……………………11.200 

Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë……………………………………………………  ……50 

Të asgjësuar në kampet në itali (pa varre) janë…………………………………………………………….70 

Të asgjësuar në kampin e Mat’hauzenit (pa varre) janë…………………………………………………..351 

Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë …………………………………………….32 

Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë………………………………………………………168 

Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë………………………… ………………162 

Të asgjësuar në kampin e Manastirit (Bitola) në Maqedoni (pa varre) janë……………………………………………144 

Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni, (pa varre) janë…………………………………………….27 

Shuma e përgjithshme është……………………………………………………………………………28.110 

(https://telegraf.al/…/faktet-tona-i-dhame-luftes-28…/) 

Këto informacione mund të na japin idenë se dëshmorë duhet quhen vetëm ata që luftuan për çlirimin e atdheut në çdo kohë të historisë dhe askush tjetër.  

priftipirro2017@gmail.com