Kreu Blog Faqe 367

Një takim me Shefqet Dibranin, me të cilin “më lidhi” edhe një provokim i pas luftës “nga sigurimet tona shtetërore”-partiake!

0
Nga: Gjergj Kabashi
____
Ky me të cilin jam në foto është shkrimtari Shefqet Dibrani , nje mik dhe bashkëpunëtor i Drinit, me të cilin u takuam e ndejtëm sot (dje, më 5 dhjetor 2025) në një restorant të Albi Mall të Prishtinës.
Ishte hera e parë që, përkundër komunikimit të rregullt virtual, atë e takova në jetën reale. Me Shefqetin “na lidhë” edhe një provokim që na është bërë prej kriminelëve të bashkuar të këtij populli, të udhëhequr prej kriminelëve të sigurimeve partiake – “shtetërore”, në emër të Bujar Bukoshit.
Provokimi ndaj meje ka nisë me 17 nëntor 2000 , e ka përfunduar me 23 nëntor 2000.
Nuk kishte kush që i ndalte “agjentët” e popullit shqiptar…!
Në provokimin ka marrë pjesë edhe një ambasador i Republikës së Kosovës, që tashmë gjëndet në një vend arab.
12 vjet rresht e kam takuar pas luftës, me shpresën që si gazetar “me të cilin isha i pandashëm” përpara luftës, do të më tregonte diçka.
Nuk e kisha synim ta nxisja për me më kërkue falje, se kërkimfalja nuk më duhej atëhere e as sot, por më duheshin faktet e dëshmitë se si dhe përse mendon që ka rrjedhë provokimi i tillë. E kuptoja dhe kuptoj se njerëzit gabojnë dhe që gjithnjë janë mashtruar përgjat historisë njerëzore, madje edhe njerëz shumë të mëdhenj, e jo ai, une apo tjetri.
Këtë e bëja për hirë të afrisë që e kisha me të dhe për faktin e njohur se gazetari gjithmonë e ndihmon me informata gazetarin tjetër.
Gazetari i njëmendt nuk e bënë kurrë ndonjë hap në jetën profesionale pa e pasur faktin, pa a pasur dëshminë dhe pa e ditur se kah po shkon e kujt po i shërben.
Me sjelljen e tij të kotë “agjenturore” më solli në aso situate, sa që “edhe me e kqyrë më vinte marre!”
Por, përkundër përpjekjeve të mija njerëzore ndaj tij, nuk më tregoj asgjë. Atëhere atë që s’të paska pasë shok e mik kurrë por që paskësh qenë i pa besë, nuk ke asnjë nevojë ta konsiderosh mik.
Ndaj Shefqet Dibranit nga po i njejti e-mail, provokimi ka zgjatur prej 18 nëntorit e një kohë shumë më të gjatë se sa ndaj meje.
Sot me 5 dhjetor 2025 bëhen rrafsh 25 vjet e 12 ditë nga koha kur me 23 nëntor 2000 mbaroj ai provokim ndaj meje.
Duhet të kesh durim të madh njerëzor dhe të vuash e qëndrosh si gjarpëri nën gurë, që ta presësh pendesën e kriminelëve të bashkuar kaq gjatë, pendesë që nuk vije kurrë…!
Une tash jam në Prishtinë dhe ata po i thërras deri në neveri: Kriminelë të bashkuar, a jeni këndejpari apo u ka lëshuar toka?
Se e mira mund të harrohet, por e keqja nuk mund të harrohet kurrë…!
Kriminelë të bashkuar, a nuk e keni ditë deri tash se askush nuk ka të drejtë t’ia mohoj jetën tjetrit.
A nuk e paskeni ditur që ju si kriminelë të bashkuar, nuk mund të më bëni kurrë pjesë të sherreve dhe krimeve tuaja serbomëdha…!?
A e keni ditë që ju, pra të gjithë ju, mashtrues apo të mashtruar, jeni Barspesha e të Fëlliqurve të Serbisë së BIA-s (N’kallxofsh ti për mue, kallxoj edhe une për ty!), e nuk jeni Baraspesha e Frikës, e pranishme në vendet e qytetëruara?!
Ku edhe polici ia vë prangat policit tjetër, qoftë edhe “shokut të ngusht”, duke mos i dhënë as pesë pare kur e shkelë ligjin …!
Nese keni menduar të ma mohoni jetën familjare e profesionale qysh ma mohuat dhe tash nuk guxoni me treguar PSE vepruat ashtu, atëhere me mua ndesheni në luftë – me luftë profesionale !
Sqarim!
Kriminelët e bashkuar nuk kam dëshirë as që t’i shoh , se ata i ka parë mjaft Kosova e shkretë qe mbi 25 vite… Edhe për faktin se neveritem nga fëlliqësia, intelektualizmi i shpifur, nga trimëria e rrejshme dhe shpirtkeqësia e tyre; por , ata , ashtu si janë bashkuar që të na bënin qesharak mua e Shefqetin, po ashtu duhet të bashkohen që të mi kthejnë të drejtat.
Po flas për veten time, e nëse ia merr mendja edhe Shefqet Dibrani mund të flas për vetveten…!
Vetëm mundohuni ta kuptoni mjerimin e intelektualëve të rrejshëm – gazetarëve të shpifur që paraqiten si policë duke e parë tjetrin si NAIV, e ata të shkretë për mend as që ishin e janë intelektual apo gazetarë…!
Ishin e janë: Shkarravitës…!
Ai që tek tjetri e sheh NAIVIN, le të dihet se NAIV është vet. Ai apo ajo nëse nuk kanë qenë NAIVË, atëhere le të lajmërohen e mos të rrijnë të fshehur në institiucione si strucër…?
Se me sjelljet e tij / tyre të prapambetura ata shndërrohen në pengesë për zhvillimin dhe qytetërimin e Kosovës dhe kombit shqiptar përgjithësisht.
Nuk është mirë që “elita e një partie” të mashtrohet prej pseudoelitës së partisë tjetër në ardhje, pasi kur nuk guxojnë të lajmërohen as me 5 dhjetor 2025, atëherë kriminelët e bashkuar e kanë gjetur gabimisht strehën e tyre për t’u fshehur në institiucionet kulturore e shtetërore.
Por, një shoqëria e zgjuar dhe e vëmendshme për vuajtjet e veta historike, nuk do t’i lejonte kriminelët e bashkuar që t’i fshehen në institucione, por do t’i dënonte me burg dhe detyronte t’ua kthente të drejtat atyre që ua kanë mohuar.
Si mua, për shembull…!
Une nuk kam pritur zgjimin e ndërgjegjës së kombit që rastësisht i takoj, por i kam përvjelur duartë dhe i kam zgjidhur problemet e mija që mi shkaktoj “populli serbomadh shqiptar” që udhëhiqet edhe prej të tillëve!
Por, tash, e vazhdoj betejën me kriminelët e bashkuar, betejë që u detyrova ta lë me 23 nëntor 2000 , i vetëdijshëm se ishin “nxe keq” kriminelët e bashkuar si triumfatorë tragjikomik, në kohën kur NATO praktikisht e kishte çliruar vendin tonë.
Murgu tibetian dhe fituesi i çmimit NOBEL për paqe, Dalai Lama, në librin e tij “Shënime për një mijëvjeçar të ri”, thotë se një shoqëria e korruptuar (do të shtoja edhe e shantazhuar), jeton në mënyrë joetike, duke i konsideruar instituacionet e shtetit dhe mediat e kapura, sipas meje, si “dhoma” strehimi për krimet që i kanë bërë.
Kriminel të bashkuar, andaj, mi ktheni të drejtat e mija të mohuara, se nuk kam dëshirë t’u shoh as në rrugë, as në gjykata, askund tjetër.
Se nëse dikush është Asgjë/Askushi, të tillë jeni ju të gjithë; mashtrues apo të mashtruar.
Ju jeni qelbi i këtij populli, që pa e ditë apo duke e ditur mirë se çka i bëtë vendit e njëri-tjetrit, e mbajtët vendin qe 25 vjet të plagosur.
Për interesat e Serbisë…!
Thjeshtë, nuk kam dëshirë as që t’u shoh, por të drejtat e mohuara nuk keni çare e as ilaç pa mi kthyer.
Kjo nuk është punë që diskutohet…!
Se nuk mund të fshiheni përjetë pas UÇK-së, pas LDK-së, pas gazetarisë së rrejshme, akademikut të rrejshëm – që e merr për detyrë t’i bëjë “qesharak” të tjerët, pasi ju kriminelët e bashkuar nuk mund ta bënie “qesharak” askend, por vetëm e leni vendin tuaj të plagosur për interesat serbomëdha.
***
Në fund më duhet ta shprehi publikisht një shqetësim që më ndjek për vite e vite: Mos Agjencia e Gazetarëve Pavarur të Kosovës, e ka shpërblyer “për vepra jetësore në gazetari” ndonjërin prej ligaqve të fshehur pas maskës së Bujar Bukoshit, që më provokonin mua e Shefqet Dibranin, duke luajtur role policësh në atë kohë, e nuk ishin as policë e as gazetarë…?!
A e dini pse nuk mendoj askush për neve qe mbi 25 vite…?!
Mendoni pak dhe gjenie përgjigjen…!
A e dini se gazetarët zhurmëmëdhenj të Kosovës nuk e kanë hulumtuar kurrë provokimkin ndaj meje e Shefqet Dibranit…?
Provokimin ndaj nesh që nuk kemi “ushtri fisesh”, por vetëm lapsa në duar për të shkruar, në mënyrë që kur nuk na mbronë askush, ta mbrojmë vetën me lapsat tonë…!
Në fund e shoh të arsyeshme t’i njoftoj lexuesit se për provokimin ndaj Shefqet Dibranit nga i njejti e-mail në emrin e Bujar Bukoshit, e kam kuptuar para pesë vitesh duke hulumtuar në internet në vitin 2021. 
Kjo tregon se “shërbimet tona sekrete” – partiake, kanë lëvizur me provokime ndaj njerëzve të caktuar, menjëherë pasi vendin e kishte çliruar NATO …!
E tash nuk guxojnë as të ndihen se janë gjallë…?!
E atëhere sa nalt’ e patën ngritë bishtin…?!
Nuk guxojnë të ndihen të gjallë as me 5 dhjetor 2025 …!
***
A keni ndëgjuar ndonjëherë “për hunleshtin”…?
Nëse nuk keni dëgjuar, atëhere po ua bëjë të ditur se ai “hunleshti” jam une, që po u flas e thërras që të mi ktheni të drejtat e mohuara në një jetë të plotë të kaluar në profesion.
Asnjë fjalë e fjali më shumë…!
Nuk u fali se ju jeni kriminelët e bashkuar të vendit, e une dhe të tjerë si une, jemi në luftë profesionale me ju.
Në një luftë që përfundon vetëm atëhere kur do të mi ktheni të drejtat.
Dhe duhet përgjithmonë të mbahet në mend prej atyre që ia kanë shërbyer UDB-ës, me apo pa qenë të vetëdijshëm se kujt i kanë shërbyer, sikurse që pati vepruar shoqëria UDB-ashe e “bujarbukoshit”, se herdokur del dikush, sikurse une, dhe përnjëherë i palon të gjithë kriminelët e bashkuar me shtizën e shenjt të profesionit.  
Përqeshni tash ju antishqiptarët e vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm, se për krimet që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës nuk din ma mirë tjetërkush se që dini ju.
Se me apo pa vetëdije, ju ishit pjesë e atyre krimeve…! 
Ju që e keni futur një popull në ngatërresën tuaj të kotë ndër-UDB-ashe!
Ju që me vetëdije a ndërdije vepruat si UDB-ash.
Si UDB-ash në kohën kur NATO në një mënyrë e kishte dëbuar UDB-ën e vërtetë, por që megjithatë kishte mbetur në mendjet dhe shpirtin tuaj të keq.
***
Prishtinë, më 5 dhjetor 2025
***
Ja letra që ma nisën me 17 nëntor 2000, në fillim kur “sigurimet tona shtetërore – partiake” gjuanin shqelma në njëri-tjetrin ;
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Pershendetje, I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar Saliut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij,apo numrin e telefonit. Sidoqofte,domethane ideja eshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,
Shnet
PS.
A po punon ende ne Rilindje apo ke kaluar te Bota sot?
____
Tjetra, është letra që i është dërguar shkrimtarit Shefqet Dibrani, duke nisur nga 18 nëntori 2000 :

Kur lexoj argumentimin e Milazim Krasniqit, disa gjëra më duken sikur nuk lidhen mirë me njëratjetrën…!

13
Viktoria Fitore Malo
___
Ok, tani unë nuk jam njohëse e thellë e historisë shqiptare. Jo që s’më ka interesuar, diçka kam lexuar, por jo në përmasat që mund të pretendoj se e njoh mirë. Milazimi (Krasniqi, vër. e redaksisë) padyshim se do jetë një njohës shumë i mirë, këtë nuk e vë në dyshim. Por, megjithatë… kur lexoj argumentimin e tij, disa gjëra më duken sikur nuk lidhen mirë me njëratjetrën…
Ai thotë se shqiptarët nuk kanë pasur traditë të fortë krishtere.
Ok, por atëherë si shpjegohet prania e ipeshkvive latine në bregdet që prej shekujve të hershëm? Apo tradita e shkrimit shqip që vjen nga kleri katolik? A janë mite këto?
Nëse shqiptarët qenkan popull pa traditë të fortë fetare, pa “rrënjë” në krishterim, nëse paska munguar çdo lloj besnikërie ndaj fesë së mëparshme, nëse kalimi në islam paska qenë “logjik” pikërisht sepse shqiptarët qenkëshin të pambërthyer ndaj fesë, atëherë si shpjegohet një fakt shumë i thjeshtë?
Arbëreshët.
Të njëjtët shqiptarë.
Të njëjtët njerëz, të njëjtat familje, i njëjti mentalitet, po ato struktura fisnore, po ajo kulturë.
Shkuan në Itali dhe… mbajtën fenë.
Jo 50 vjet, as 100.
Por 600 vite.
E ruajtën ritin e tyre, traditën e tyre, gjuhën e tyre, madje edhe zakonet që këtu u zhdukën.
Dhe këtë e bënë pa pasur as “fanatizëm”, as “ideologji”, as “manipulim të kishave”. Thjesht… sepse gjetën kushte ku feja e tyre ishte e mbrojtur, e organizuar, e mbështetur nga një shtet dhe nga një kishë e qëndrueshme.
Dhe atëherë më lind natyrshëm pyetja: si ka mundësi që i njëjti popull, me të njëjtin ADN historik e kulturor, këtu qenka “pa traditë fetare”, ndërsa në Itali bëhet shembulli më kokëfortë i ruajtjes së fesë, gjuhës dhe identitetit?
Pra, a mos ndoshta nuk është puna te “shqiptari” dhe mungesa e tij e traditës, por te rrethanat shtetërore, kush i sundonte, kush e organizonte kishën, kush kishte kler vendor, kush kishte shkollë e liturgji në gjuhën e vet?
A mos ndoshta ndryshimi i fesë nuk flet për dobësinë e shqiptarëve, por për faktin që këtu, ndryshe nga arbëreshët, s’kishte asnjëherë një shtet (apo “principata”) të qëndrueshëm shqiptar dhe as një kishë shqiptare që të ruante identitetin fetar?
A mos, në vend se fajësojmë popullin, duhet të shohim rrethanat, sepse shembulli arbëresh e tregon qartë se kur shqiptarët kanë institucione, ruajnë fenë e tyre po aq sa serbët, grekët apo kushdo tjetër?
Këto janë pyetjet që më lindin ndërsa lexoj, sepse një fenomen nuk mund të jetë “genetikisht shqiptar” në një anë të Adriatikut dhe të zhduket magjikisht në anën tjetër…
Edhe një gjë tjetër: rreshti i gjatë i komenteve “të lumtë”, “bravo”, “elokuencë”… më duket më impresionues sesa vetë argumenti. Por unë do të prisja së paku një arsye për çfarë saktësisht jepen ato 👏👏👏…

Pavimentazioni fitues i 28 Nëntorit

0

Florim Zeqa

  • Fotoreportazh nga Italia

Edhe në Treviso (Itali) mërgimtarët organizuan aktivitete të larmishme për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përderisa shoqata dhe organizata të ndryshme organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca e Trevizos, më datën 29 Nëntor 2025 në One di Fonte (TV-Itali) organizuan një Turnir madhështorë në Futboll të Vogël.

Futboll dhe festë në One di Fonte

Në një ambient impozant dhe festiv, në palestrën e bukur të sporteve u mbajt turniri tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, kurse të gjitha ndeshjet u zhvilluan në frymën e lartë sportive.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan Flamurin Kombëtar dhe madhështuan festën e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky i fundit në One di Fonte, ku përveq ekipeve garuese prezent gjatë turnirit ishin edhe qindra bashkatdhetarë.

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

Pas përfundimit të ndeshjes finale, organizatorët Fadil Bajraktari dhe Florim Lumi filluan me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët dhe më meritorët e këtij turniri.

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë dhe portierin më të mirë, si në vijim;

-Lojtari më i mirë: Ardian Zhegrova

-Portieri më i mirë: Mesfin Gatto

Organizatorët e këtij aktiviteti sportiv, me nga një kupë dhe medalje shpërblyen dy vendet vendet e para:

-Vendi i parë, Rion Pavimentazioni (me fanela të kuqe)

-Vendi i dytë, Ecocoperture (me fanela të bardha)

Padyshim, shije të mirë kësaj gare sportive i dhanë edhe veteranët e futbollit (me fanela të kaltra).

Organizatorët e turnirit kësaj radhe e përzgjodhën edhe tifozin më të flaktë të turnirit, Shpend Sopa, i ardhur enkas nga Kosova.

Stafi organizativ i këtij turniri ishte në këtë përbërje: Fadil Bajraktari, Florim Lumi, Xhemali Papaj, Ilir Shala dhe Remzi Bujari.

Turniri në Futboll të Vogël për nder të kremtes më të madhe kombëtare, e dëshmoi edhe një herë se, për shqiptarët nuk ka vlerë asnjë ideologji fetare apo partiake, ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve tona etnike.

Kësaj radhe, në këtë turnir nga afër e përcjellën edhe Diamant Kastrati (Konsull i Republikës së Kosovës në Milano) dhe Florim Zeqa (gazetarë dhe publicist).

Presidentja Vjosë Osmani me vendim korrekt e kushtetutar, shpalli datën zgjedhore

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja mori propozimet datore të mbajtjes të zgjedhjeve të radhës. Për arsye të ngutisë të krijimit të organeve kuvendore dhe qeveritare data e lakuar, 21 janar 2026, përjashtohej. Duhej zgjedhur në mes të dy datave të mundshme: 21 dhe 28 dhjetor 2025. 8 parti preferuan si datë zgjedhore 28 dhjetorin, ndërsa 5 parti për datën 21 dhjetor, kurse 3 parti ishin dakord, për cilëndo datë.
     Opozita PAN-iste, (PDK-AAK-NISMA), pretendon se “data 28 dhjetor është datë kompromisi politik apo vendim që favorizon një bllok të caktuar partiak, sepse shumica e partive të afërta me LVV-në preferonin, pikërisht, ketë datë!” Kjo demantohet nga palët të vënë nën akuzë të PAN-it, LVV dhe Presidentja.
     Presidentja Vjosë Osmani është sa profesionale, aq edhe përkushtuar në detyrën e saj presidenciale. Matja në kohë, për përgatitjen zgjedhore solide, favorizonin të vetmen datë zgjedhore 28 dhjetorin. Andaj, vendimi i Presidentes është bindshëm i argumentuar për datën 28 dhjetor. Ndesh me vendimin e Presidentes bien, kryesisht, tri partitë kryesore të opozitës: PDK, AAK, NISMA, por edhe klani Mustafa, ndoca klanistë brenda LDK-së, të cilëve u pëlqen ta bashkojnë votën me PDK-në, si patericë e saj e hershme.
     Megjithatë, përveç kundërshtive të zhurmshme dhe boshe, opozita PAN-iste nuk sjell asnjë argument bindës. Prandaj, nuk ka asnjë bazë logjike që refuzimi i 21 dhjetorit, si datë e preferuar zgjedhore e opozitës, të rrezikojë se ky vendim i Presidentes të interpretohet si ndërhyrje të saj në garën zgjedhore.
     Mësuesi im i Shkencave Politike Juridike, Dega gazetari, në Universitetin e Tiranës, gazetari dhe shkrimtari Dritëro Agolli, na mësonte: “Kur të mungon fakti, mos e fillo shkrimin, sepse do të dështosh”. Mendoj, se në mungesë të fakteve, dështuan në akuzën zëro të argumentuar, opozitarët të koalicionuar në PAN, përkatësisht, subjektet politike PDK, AAK, NISMA, plus dy partiza tjera minore.
Për hirë të korrektësisë ngushëlluese, më tepër se sa sfidë reale, për KQZ-së, sepse duhet punuar edhe në dy ditët festive, të ndërrimit të motmoteve, pra, të Vitit të Ri, Presidentja e bashkë ndjenë kufizimin në kohë, për ta gëzuar festën në familje, qoftë të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe të komisioneve numërues dhe verifikues të emrave të votuar, një përgjegjësi shtetërore dhe morale, për çdo njeri të angazhuar në procesin zgjedhor.
     Megjithatë, në botë janë miliona njerëz, të cilët Vitin e Ri 2026, e presin në vendin e punës, si ushtarakët, policët, punëtorët në Kombinatet madhorë botërorë, që punojnë -non stop-, pandërprerë, 24 orëshe, ditë e natë. Rasti është një përjashtim aksidental, të imponuar nga një bandë politike mujshare, përkatësisht, krerë dhe eksponentë të kriminalizuar, të cilët janë të organizuar në parti politike, me klientelë të paguar elektorale, siç janë shumë -mijëra anëtarë të nëpunësve shtetërorë, mijëra anëtarë të organizatës ilegale kriminale të SHIK-ut, si dhe 45.500 veteranëve të rrejshëm, gjithashtu, pjesë elektorale e PAN-it kriminal.
         PAN-i është refuzuar nga shqiptarët, për krime dhe hajni. 
               Mbijeton me klientëlen abuzive elektorale
     Shtrohet pyetja, a është marrë ky vendim, duke rrezikuar integritetin logjistik të procesit, vetëm për të kënaqur një shumicë relative të partive?
     Përgjigja duhet të jetë e argumentuar dhe qind për qind (%) e saktë: Dihet mirëfilli se gjysma e popullsisë është larguar nga Kosova, punon e jeton në Mërgatë, që nga veriu i ish-Jugosllavisë, Kroaci dhe Slloveni, të shteteve ane përtej Evropës, e deri në Amerikën dhe Australinë e largët. Dhe, kur themi se gjysma e popullsisë të Kosovës jeton jashtë saj, atëherë kuptohet se shumësia e familjeve në Kosovë, i kanë anëtarët e tyre në Mërgatë.
     Edhe një argument shtesë se 28 dhjetori është data ideale e zgjedhjeve për mërgimtarët e përbotshëm: Sepse festat e Krishtlindjeve janë me 25 dhe 26 dhjetor në botën e krishterë, ku punojnë dhe jetojnë, kryesisht, mërgimtarët tanë. Njerëzit e mbyllin ditën e punës në pas ditën e 24 dhjetorit. Zakonisht, pushimet vazhdojnë deri në datën 2 të Vitit të Ri 2026.
     Bota e besimit të krishterë, në shtetet e tyre, zakonisht, u kushtojnë rëndësi të veçantë kremtimit festiv të festave fetare të Krishtlindjeve. Dhe, fillojnë përgatitjet e zbukurimit qysh në nismë të dhjetorit. Dhe, menjëherë pas kalimit të 1 janarit, me 2 janar njerëzit fillojnë ditën normale të punës. Prandaj, mërgimtarët kanë një mundësi, të paktën, 1 javë të lirë, për ta shfrytëzuar rrugëtimin familjar me veturë, apo avionë, edhe pse biletat janë me çmime tmerruese.
     Pra, ata që nuk preferojnë datën 28 dhjetor, kanë ndjesi të çoroditur njerëzore, në emër të llogarisë në numra votues të ndonjë partie, që siguron me shumë vota nga Mërgata. Dhe, kjo është moralisht e lëndueshme dhe turpëruese, sepse thyen mijëra zemra të përmallshme të mërgimtarëve për Atdheun-Kosovë.
     Opozita PAN-iste, përkatësisht, krerët dhe eksponentët e saj, të cilët janë dëshmuar, madje edhe konfirmuar, me gjyqe vendore e ndërkombëtare, për krime vrastare, hajni zyrtare dhe kontrabandë miliardeshe me “Listën Serbe”. Për ketë janë shpallur 16 persona -non grata” dhe të tjerë, ende të pashpallur publikisht, nga DASH amerikan. Të gjithë komandantë të policë të subjekteve të PAN-it, anëtarët të thekur të SHIK-ut. Nga ky soj i shpëlarë moralisht e njerëzisht, nuk mund të pritet asgjë e mirë dhe njerëzore.
     PAN-i, përkatësisht, PDK, AAK, NISMA, kanë nuhatur humbjen e tyre në garën me votë demokratike, në raport me LVV, po sponsorizojnë terrorin e rrugës, me protestime të ndryshme, duke shfrytëzuar vonesën e ndarjes të buxhetit, edhe pse fajtore është opozita, si bllokuese të zgjedhjeve të organeve kuvendore dhe qeveritare. Profesor Enver Bytyçi, e ka trajtuar si shqetësim serioz, se “paralizimi i transportit publik është rast unik, që rrezikon paqen sociale dhe stabilitetin e Republikës të Kosovës. Prokuroria Speciale të nis urgjentisht hetimet, si akt terrorist”. PAN-i ngulmon në trazira sociale, deri në përgjakjen e Kosovës. Ata duan të rikthehen në pushtet, qoftë dhunshëm e përgjakshëm.
     Me keqardhje, ketë gjendje po e favorizon edhe heshtja fatale e forcave demokratike në Kosovës dhe sidomos Sistemi i kapur i Drejtësisë. Terrori duhet parandaluar, para se krimi të këtë ndodhur. Andaj, nxitësit e trazirave, me qëllim të përgatitjes të terrorit, duhet goditur me izolim e ndëshkim, bandën kriminale, që ka filluar përgjakjen e Kosovës, me fillimin e vrasjeve të kundërshtarëve politikë, qysh gjatë luftës, për të vazhduar më hajninë zyrtare dhe kontrabandën industriale, pikërisht, me Listën Serbe pas luftës. Me këtë pasurim kriminal, PAN-i, edhe pse pa pushtet real aktualisht, vazhdon ta sundojë Kosovën, duke sponsorizuar krimin dhe kriminelët.
     Edhe tej një çerek-shekulli, opozita mëkatare, nuk donë ta kuptojë se pushteti fitohet me votën e lirë demokratike dhe assesi me dhunë e metoda terroriste, me anë të organizimeve artificiale, të protestave të porositura partiake.

Mark Palnikaj: Dy fjalë për një mik të vërtetë të shqiptarëve, Atë Kamilo Libardi

Mark Palnikaj, studjues
___
DY FJALË PËR NJË MIK TË VËRTETË TË SHQIPTARËVE – Kamile Libardi.
VEPRIMTARI E PASUR DHE E RËNDËSISHME E ATË KAMILO LIBARDIT
___
Në memorien e shqiptarëve ruhet e gjallë kujtesa për shum misionarë që kontribuan në vendin tonë duke bërë sakrifica sublime, duka sakrifikuar edhe jetët e tyre në emër të idealeve që mbronin. E kam të pamundur që të përmend emrat e të gjithë atyre që ofruan jetët e tyre, duke u vrarë deri edhe të ngulur në hunj për së gjalli, shumica e tyre françeskan.
Pati dhe të tjerë që patën fat më të mirë, duke e kaluar të gjithë jetën midis maleve shqiptare dhe në shërbim të atyre njerëzve, dhe u larguan në mënyrë të natyrëshme nga kjo botë.
Midis tyre bie në sy për fuqi shpirti të pathyeshëm figura e një françeskani nga Trento, Atë Kamilo Libardi, i lindur në Levico me datën 7 dhjetor të vitit 1863, i cili veshi rrobën e fratit në Arco, në vitin 1880. U shugurua meshtar në vitin 1887 dhe u erdhi në qershor të vitit 1888 në Pult, në Shqipëri. Këtu qëndroi për 45 vite, duke u dalluar për drejtësi, karakter të fortë dhe energji të jashtëzakonshme.
Shqipëria, në ato vite të fundshekullit XIX, ishte e sunduar nga Perandoria Osmane. Katolikët e veriut shqiptar ishin të ndarë në gjashtë dioqeza ipeshkvore, njëra prej të cilave ishte Pulti, me nëntë famulli. Turqit ishin përpjekur që të vendosnin kudo sundimin e tyre, por një qeverisje të vërtetë ata e arritën vetëm në qytete. Në fshatrat malorë, ku vepronte Atë Kamilo, ishte në fuqi e drejta zakonore e njohur si “Ligji i maleve”, një tërësi zakonesh dhe traditash, që i atribuoheshin kreut të një fisi, Lekë Dukagjinit. Në atë kohë, Shqipëria ishte në një gjendje shum të prapambetur. Pasuria kryesore ishin pyjet dhe disa ngastra të vogla toke, ku kultivohej misri, patatja, disa lloje fruta dhe zarzavate sa për mbijetesë. Gjendja e rrugëve ishte shum e keqe dhe mjetet mekanike të transportit nuk ekzistonin. Për të dhënë një ide të kushteve në të cilat gjendej Shqipëria, në fillim të ardhjes së Atë Kamilos, mund të informohemi nga artikulli i gjatë kushtuar nga gazeta Avenire të Italisë e vitit 1939 për emërimin e tij me titullin Cavalliere (Kalorës). “Gjatë vitit të parë ndodhën 43 vrasje; banda të vërteta vrasësish zbrisnin nga kështjellat e tyre natyrore dhe depërtonin në fushat e Kosovës, rrethonin fshatrat e vegjël ose shtëpitë e izoluara dhe vrisnin, digjnin dhe grabisnin”.
Artikujt e tij, kushtuar fshatrave të varfëra të Dioqezës së Pultit, që ai botoi në revistën “Missione Cattoliche Estere”, janë një dëshmi shumë e qartë për vështirësitë që kalonin besimtarët e tij në ato vite. Aty përshkruhet gjendja ekonomike, shëndetësore, kulturore, arsimore, kushtet e jetesës dhe të banimit, doket, zakonet, ngjarjet e ndryshme si: vrasje dhe ngatërresa, vizitat e tij e të klerikëve të tjerë, si dhe të vizitorëve nga vendet europiane.
Nga dokumentet që kemi në dorë deri më sot, ai ishte i pari që bëri një kodifikim modest për të drejtën zakonore shqiptare me dhjetë kapituj e cila deri më sot ka mbetur e panjohur për studjuesit shqiptar.
Një përshkrim shum realist për jetën e këtij kleriku e gjejmë në librin e Antonio Baldaçit, i botuar nga Shoqëria Gjeografike Italiane (Societa Geografica Italiana) “Itinerare shqiptare 1892-1902.” Në korrik të vitit 1897 ai shkruan: “Malet e Shalës. Jemi drejtuar për në famullinë e fshatit Abat (765 metra), vend kryesor i këtij fisi, i cili është, pa dyshim, ndër më të prapambeturit e të gjithë Shqipërisë, prandaj nga koha e perëndimit të diellit, mbërrijmë tek shtëpitë e para të fshatit, ku dallohen disa fusha të pakta, të vogla, të mbjella me misër e me domate si dhe vihen re disa vija uji për ujitje. Atë Kamilo nga Levico, famullitar, i ri në moshë, në Abat, na pret me kënaqësi të dukshme, si të ishim miq të vjetër. Në këto ana kisha përfaqëson një oazë qytetërimi; disa ditë më pas lexojmë përsëri se Atë Kamilos, meqë i është dashur të niset këtë mëngjes, na ka lënë këtë letër … “natën që shkoi janë vrarë tre burra nga Shala në rrugën që nga Vuthaj zbret në Theth. Më duhet të shkoj të marr vesh rreth ngjarjes tragjike …. Sidomos erdhi një grua të më thërriste për një të sëmurë që është në prag të vdekjes në malet e Thethit. Nuk mundem në asnjë mënyrë të rri me ju”.
Nga ky aktivitet i jashtëzakonshëm, dhe njohjen nga ai e gjuhës shqipe, i bënë të mundur Atë Kamilos që të fitonte nderimin dhe respektin e të gjithëve. Nderimi që ai gëzonte tek besimtarët krenarë të Alpeve shqiptare të Shalës tregohet edhe nga kërkesa që iu bë atij që të kryesonte mbledhjet për të shpallur ligjet e shkruara (1890). Në këto vite ai e riparoi kishën dhe rezidencën e Shalës, ndërtoi një kishë të vogël në Theth dhe përktheu në gjuhën shqipe disa tekste.
Mbas ndryshimeve të thella në qeverinë e Perandorisë Otomane në vitin 1908, si rezultat i revolucionit të Xhonturqve, ata deshën që të përshtatnin reforma në perandori. Këto reforma në fillim u pritën me shpresë nga kombet e shtypura të kësajë Perandorie por shum shpejt ata u zhgënjyen. Shqiptarët u rebeluan kundra qeverisë. Në vitin 1910 Veriu i Shqipërisë, në pjesën më të madhe katolike, ngriti krye dhe revolta zgjati për gjatë të gjithë viteve 1910, 1911 dhe 1912. Shtëpitë e të krishterëve u dogjën, kishat u shkatërruan dhe popullsia për të shpëtuar masakrave të ushtrisë turke, u strehuan përkohësisht në Malin e Zi fqinj. Atë Kamillo qëndroi në Pult si i deleguar i Ipeshkvit. Në këtë konflikt, ai pati një rol ndërmjetësues midis popullsisë së rebeluar dhe qeverisë në Shkodër si njeri i besuar nga të dyja palët. Organizoi takime pajtuese midis udhëheqësve kryengritës dhe përfaqësuesve të qeverisë në qytezën e Drishtit dhe vende të tjera. Këto takime ndikuan që palët kundërshtare të merreshin vesh dhe të zgjidhnin konfliktin midis tyre me diplomaci dhe jo me luftë.
Më në fund, sulltan Mehmeti V, duke pasur parasysh qëndresën kokëfortë shqiptare, vendosi që të bënte një takim për marrëveshje armëpushimi. Më 17 korrik 1911 u firmos në Drisht armëpushimi dhe më 3 gusht u vendos paqja. Atë Kamilos iu ofrua, nga një përfaqësues i qeverisë turke një titull nderi për aktivitetin e tij në shërbim të paqes, por ai e refuzoi këtë dekoratë. Për veprën e tij në shërbim të paqes, ju dha nga Papa Pio X titulli Cavalliere (Kalorës).
Me formimin e shtetit të ri shqiptar dhe tërheqjen e trupave italiane, mungesa në vend e një organizate shëndetësore e nxiti Atë Kamilon që të krijonte, në vitin 1926, një qendër të Kryqit të Kuq në Shosh.
Kamile Libardi përjetoi kryengritjen e Dukagjinit të vitit 1926 ku u dënun me dënime të ndryshme 552 burra dhe u dënuen me vdekje 29 prej tyre, shuimca të varur në litar. Qeveria e Zogut vari fratin e ri 34 vjeç, Dom Gjon Gazullin, me datën 5 mars 1927. Ky veprim, në atë kohë, u dënue nga të gjitha vendet demokratike të Europës. Të dhjetë mijë mercenarët e Zogut që u angazhuan në shtypjen e kësaj kryengritjeje, ushtruan një dhunë të pa parë mbi popullsinë e këtyre zonave. Libardi, ashtu si në kryengritjen antiturke të viteve 1910-1912, ishte dëshmitar okular dhe shkroi me realizëm për ato ngjarje të tmershme që qeveria shqiptare e kryesuar nga Zogu ushtroi mbi popullin e vet. Sipas përshkrimeve që ka paraqitur ai në librin “Si u bë Ahmet Zogu mbret i shqiptarëve” dhuna e ushtruar mbi këtë popullsi nga mercenarët e Ahmet Zogut ishte më e rëndë dhe më poshtëruese se ajo e forcave turke të Shefqet Durgut Pashës të vitit 1910.
Përkatësia nacionale si italian, ngjalli dyshime në qeverinë shqiptare, duke e bërë të nevojshëm transferimin e tij në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër, që gjendej në një zonë më të sigurt, edhe pse ishte e banuar krejtësisht nga myslimanë.
Në fillim, banorët u treguan të ftohtë, por, me kalimin e kohës, ai përballë Shenjtores, ia doli të ngrinte një ambulator e kjo bëri që qëndrimi i tyre ndaj fratit të “Zojës”, sikurse thirrej, të ndryshonte. Madje shumë herë qëndronin tek pragu i derës së Kishës që të dëgjonin predikimet e tij.
Në vitin 1932, përkeqësimi i gjendjes së italianëve në Shqipëri e detyroi Kongregatën e Shenjtë të Propagandës Fide, kundër dëshirës së tij, që misionari të kthehej në Itali. U caktua në fillim pranë kuvendit të Pergjinës e pastaj në Cavalese, në Borgo, dhe më vonë do të kthehej në Pergjinë përsëri, ku vazhdoi të zhvillonte aktivisht veprën e tij si meshtar dhe si historian.
Në vitet e pranisë së tij në Trento (1933-1942) mbajti disa konferenca rreth Shqipërisë dhe iu kushtua publikimit të disa veprave, mes të cilave një monografi për jetën e Imzot Alberto Cracchi-t, ipeshkëv i Pultit dhe librat historikë si “Si u bë Ahmet Zogu mbret i shqiptarëve” si dhe librin “Lëvizjet e para patriotike shqiptare”.
Për këto publikime të tij dhe për materiale të tjera, të përzgjedhura me durim në bibliotekat e Napolit, të Lukës dhe të Venecias, të dërguara në Romë dhe të pranuara në “Monumenta Albanie Historica” u emërua Cavalliere (Kalorës) i Italisë dhe anëtar i Komisionit Adriatik për studimet shqiptare.
Më 4 janar 1942, ditën e diel, duke u kthyer nga një shëtitje afër Fersinës, u përplas nga një biçikletë dhe u rrëzua për tokë. Në pamje të jashtme kishte marrë vetëm disa plagë të lehta, në sipërfaqe, por që prej asaj dite ai nuk u ndje mirë me shëndet, sepse ankohej për dhimbje të forta dhe dobësi që i shtoheshin. Përkeqësimi vazhdoi të rritej dhe kështu më 22 dhjetor 1942 u shtrua në qendrën shëndetësore të Kuvendit të Rrugës Belvedere San Francesco në Trento.
Këtu ai vdiq më 26 shkurt të vitit 1943 dhe u varros në varrezën e vogël që gjendet brenda kuvendit.
Disa njoftime për shkrimet e Libardit para vitit 1900 në shtypin e kohës
Libardi filloi punë në dioqezën e Pultit në muajin qershor të vitit 1888 pa arritur akoma moshën 25 vjeç. U caktua famulltar në kishën e fshatit Abat në fisin e Shalës që sot emërtohet Komuna Dukagjin.
Pa e arritur akoma moshën 26 vjeç, Padre Kamile Libardi, krahas aktivitetit si klerik famulltar në kishë, filloi misionin e studimit të dokeve dhe zakoneve të besimtarëve të tij në zonën më të mbyllur të veriut shqiptar, fshatrave të Nikajt, Mërturit, Shalës, Shoshit dhe zonave për rreth tyre. Në revistën “Le Missione Cattoliche”, në vitin XVIII të botimit të sajë, në numrin 3 të datës 18 janar 1889, në faqen 30, është botuar një shkrim i tij i firmosur nën siglën “Un francescano Trentino( Një françeskan nga Trento)” që nuk lë pikë dyshimi se mbas kësaj firme është dora e meshtarit të ri të famullisë së Shalës, Kamile Libardi.
Po këtu, në numrin 14 të datës 5 prill 1889, ai boton një tjetër shkrim me informacione me rëndësi për zonën ku punonte. Me datën 28 qershor 1889, në numrin 26 të kësaj reviste në faqen 306 boton një shkrim informues për ngjarjet në dioqezën e tij. Në numrin 34 të datës 23 gusht 1899, në faqen 399 është një kronikë ku përmend Dario Buçarelin, Pal Berishën dhe Alberto Krakin për kontributet e tyre në këtë dioqezë.
Nga kjo datë deri me datën 7 korrik të vitit 1891 nuk gjejmë shkrime të tjera në këtë revistë për ngjarjet në Shqipëri. Jemi të informuar se gjatë kësaj kohe, ai ka shkruar studime dhe kronika të tjera por ato nuk janë botuar.
Në numrin 35 të revistës, me datën 28 gusht 1891, në faqen 414 – 415 në rubrikën njoftime, kemi një artikull të tij të dërguar nga Dioqeza e Pultit për ta vazhduar punën e tij studimore në numrin 40 të datës 2 tetor, në numrin 41 të datës 9 tetor, në numrin 44 të datës 30 tetor, në numrin 45 të datës 6 nëntor, në numrin 46 të datës 13 nëntor, 47 datë 20 nëntor, në numrin 48 të datës 27 nëntor, në numrin 50 të datës 11 dhjetor, në numrin 51 të datës 18 dhjetor, për të vazhduar në numrin 3 të datës 15 janar 1892, në numrin 4 të datës 22 janar, në numrin 6 të datës 6 shkurt, në numrin 7 të datës 13 shkurt, në numrin 8 të datës 19 shkurt, në numrin 9 të datës 26 shkurt, në numrin 21 të datës 20 maj 1892 për ta përfunduar ciklin e artikujve në vitin 1893 në numrin 2 të datës 13 janar 1893. Pas kësaj interviste, për një kohë të gjatë, bashkpunimi i Libardit me këtë revistë, nga shkaqe për të cilat ne nuk kemi informata, nuk ka vazhduar. Në këtë revistë, ai ka botuar rreth 125 faqe kronikë dhe studime, të cilat ne i kemi pregatitur dhe po i botojmë pa komente dhe pa ndryshime, ashtu si i shkroi ai rreth 130 vjet më parë.
Cila është përmbajtja e këtyre artikujve?
Në këta artikuj, Libardi edhe pse ishte i ri në moshë dhe pa një përvojë të madhe në shkrime dhe studime, ka bërë një punë mjaft të saktë, pa hollësira të tepërta, me një besnikëri për tu marrë model në përshkrimin e realitetit të kohës dhe të problemeve që ai ka trajtuar.
Më së pari duhet të vlerësojmë shkrimin e të drejtës zakonore shqiptare, të cilën ai është i pari që e ndan në “Codice Civile dhe Codice Penale.” Është mjaft e habitëshme që asnjë studiues i të drejtës zakonore shqiptare, deri më sot nuk e ka përmendur këtë punim mbi kanunin edhe pse është mjaft i detajuar dhe mjaft i rëndësishëm. Vetëm katër vjet mbas Libardit, studiuesi nga Mali i Zi, Valtazar Bogishiq, ka botuar një version të Kanunit të Maleve Shqiptare të kodifikuar në 75 nene dhe në asnjë rrjesht të tij nuk e përmend Libardin. Edhe Shtjefën Gjeçovi në veprën madhore të tij “Kanuni i Lek Dukagjinit”, nuk e përmend asnjëherë kolegun e tij për kontributin në këtë fushë. Për këtë problem, do të gjeni në dy libra të veçantë të botuar nga ne, punimin e tij të plotë mbi kanunin.
Një problem tjetër me rëndësi madhore që ai ka trajtuar në këto 125 faqe janë besimet pagane, zakonet, doket dhe ritet e malësorëve të Dukagjinit.
Ai ka përshkruar me hollësi për tu admiruar besimin për kuçedrën dhe dragojt, për shtrigat dhe ganecët, rrufetë dhe stuhitë, për lugatin, për syrin e keq, për eklipsin e hënës dhe të diellit, për tërmetet dhe për lloje të tjera të fenomeneve të natyrës dhe të besimeve.
Ai ka përshkruar edhe veprimet që kryheshin në ritete e martesave, të vdekjeve, të lindjes së fëmijëve dhe rasteve të tjera.
Ka përshkruar me hollësi mënyrën e jetesës, banesën, enët dhe veglat e punës, rrobat dhe pajisjet për fjetje etj. Në këto përshkrime del e qartë si drita e diellit varfëria dhe prapambjetja e madhe në të cilën gjëndeshin malësorët në atë kohë. Ai i ka përshkruar me dhëmbshuri por edhe me një realizëm të pashoq. Duke folur për shtrigat në artikullin e datës 18 dhjetor 1891 ai shkruan: “Besoj se janë të paktë popujt që jetojnë në faqen e dheut që besojnë tek shtrigat sa shqiptari. Si stërgjyshërit tanë të gjorë, – Zoti i bekoftë, – ata shohin tek ato shkakun e çdo të keqeje”.
Duke folur për “hotelin” ku flinte kur dilte në misionet e tij ai shkruan: “Në mbrëmje kur thua: “Hajde të flemë”, shtrati është i këndshëm dhe gati. Kreu i shtëpisë shkon, merr pak sanë, ose kashtë, ose kashtë misri (tallë) sa të mbulojë tokën, i shtrin pranë zjarrit, merr një gur ose një copë dru, e vendos tek koka si jastek dhe thotë: “Ja, zotëri, është shtrati juaj; Naten e mirë”; dhe kështu le të flejë ai që fle; kush nuk mund të pushojë mund të jetë i mërzitur për vdekje duke mos parë kurrë dritën të shfaqet”.
Një tjetër kontribut i pamohueshëm i Libardit është kryerja e Misioneve në të gjitha fshatrat e famullisë së tij dhe publikimi i shkruar i rezultateve të këtyre misioneve.
Në revistat e përmendura përshkruhen plot njëzet e nëntë Misione të realizuara në Pult, Shalë, Okol (Theth), Nik Gjonaj (Theth), Gjelaj (Theth), Gjeçaj (Theth), Ndreaj (Theth), Grunas (Theth), Ndërlysa, Nike Lekaj, Dostanishtaj, Nikushaj, Vaçaj, Mar Vataj, Xhaferaj, Camai, Ded Nikaj, Lekaj, Quke, Dakaj, Mëkshaj, Bobi, Vuksanaj, Pjolla, Mar Nikaj, Lotaj, Pap Nikaj, Nicaj dhe Doçaj.
Kontributi i tij dyzet e pesëvjeçar në Dioqezën e Pultit meriton të studiohet e të vlerësohet.
Për këtë, Padre Kamile Libardi, meriton një monografi të gjatë ku të përshkruhen me detaje të gjitha kontributet e tij.
Presidenca e Shqipërisë, Komuna e Shalës dhe Bashkia Shkodër këtë hero duhet t’a nderojnë me tituj nderi dhe t’i vendosin buste në sheshe publike në shenjë nderimi për kontributin e tij në vendin tonë.
Provinca Françeskane në Shkodër duhet të gjejë mënyrën për nderimin e këtij kleriku të nderuar sipas mënyrave dhe rregullave që ata kanë.
Mark Palnikaj, Tiranë më 5 dhjetor 2025

Deklarimet se Kosova po shkon drejt federalizimit, ide e rrezikshme që ushqen narrativat destabilizuese

1

Ibish Neziri 

Në ditët e fundit, disa të ashtuquajtur “analistë” e “publicistë”, në krye me Halil Matoshin, në studio televizive janë shprehur se “Kosova po shkon drejt federalizimit”. Këto deklarata, të përsëritura me lehtësi e me mungesë të përgjegjësisë intelektuale, meritojnë një kritikë të ashpër dhe të pakompromis.

Sepse ato nuk janë mendime të padëmshme – janë mesazhe politike të rrezikshme që, nën maskën e debatit akademik, minojnë stabilitetin e shtetit të Kosovës dhe përgatisin terrenin për projekte që bartin në vete rrezik për çrregullime, përçarje e madje për trazira.

Kur fjala kthehet në provokim politik

Është e qartë se këto “teza” për federalizim nuk burojnë nga një analizë e brendshme kushtetuese apo administrative, por nga narrativat e vjetra të Beogradit që kërkojnë ta paraqesin Kosovën si shtet të papërfunduar, të hapur për “zgjidhje të reja”.

Madje, vetë Beogradi zyrtar, ndonëse përdor shpesh gjuhë provokuese, nuk ka artikuluar publikisht idenë për federalizimin e Kosovës. Dhe ja ku jemi sot: disa zëra brenda Kosovës po flasin për të njëjtën ide me “guxim” që as qarqet serbe nuk e kanë shprehur kaq hapur deri më tani.

Ky është një veprim i papërgjegjshëm intelektual dhe politik, sepse në vend që të mbrojë themelet kushtetuese dhe unitetin e shtetit, i jep zë pikërisht atyre që duan ta zhbëjnë Kosovën.

Deklarata e Marko Jakshiqit – pasqyrë e efektit zinxhir

Se sa të rrezikshme janë këto deklarata e dëshmon edhe deklarimi i Marko Jakshiqit, kandidatit serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut, i cili reagoi menjëherë pas këtyre paraqitjeve televizive.

Në një intervistë për gazetën Danas të Beogradit të datës 14.10.2025, Jakshiqi u shpreh:

“Ajo që do të bëhet në nivelin qendror është më pak e rëndësishme, sepse aty priten presione. Megjithatë, koha do të tregojë se shumë presione mbi çfarëdo gjëje çojnë në shpërbërjen e saj, dhe nga këta presione me siguri do të ndodhë diçka e re. Gjithnjë e më shumë ka intelektualë në komunitetin shqiptar që tashmë flasin për një Kosovë federale…”

Pra, menjëherë pas deklaratave të “analistëve” shqiptarë, ideja për “federalizim të Kosovës” u përvetësua nga politika serbe lokale dhe u shndërrua në argument politik të radhës. Ky është shembulli më i qartë se si një fjali e papërgjegjshme në studio mund të përhapet si zinxhir provokimesh, duke u përdorur pastaj si armë retorike kundër vetë shtetit të Kosovës.

Liria e fjalës nuk është liri për të minuar shtetin

Në çdo vend demokratik, liria e fjalës ka kufirin e përgjegjësisë publike. Kur një deklaratë e cenon integritetin territorial, rendin kushtetues dhe bashkëjetesën qytetare, ajo nuk është më “opinion” – është nxitje destabiliteti.

Në një shoqëri që ende përpiqet të konsolidojë sovranitetin e vet, këto zëra nuk duhen trajtuar si mendime akademike, por si paralajmërime për përçarje që kërkojnë kundërpeshë morale dhe reagim publik. Prandaj, është detyrë e çdo qytetari, intelektuali dhe gazetari të ndërgjegjshëm që t’u kundërvihet hapur dhe me argumente këtyre narrativave të rrezikshme.

Kosova nuk ka nevojë për “federalizim”, por për unitet, shtet ligjor dhe forcim institucional. Çdo përpjekje për ta ndarë apo “riformatuar” shtetin është një rrugë drejt shthurjes së tij – dhe historia jonë e afërt na ka mësuar se pas çdo ideje të tillë fshihet gjithmonë një interes që nuk është në dobi të Kosovës.

E drejta për t’u mbrojtur nuk është krim, kurse drejtësia pa kontekst është padrejtësi

0

Pamje nga Masakra e Mejës

Ibish Neziri 

Reagim ndaj vendimit të trupit gjykues në Hagë për refuzimin e dëshmive që dokumentojnë krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998 -1999 

U njoftua se Gjykata Speciale refuzoi dëshmitë që dokumentojnë krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999. Refuzimi nga kjo Gjykatë i dëshmive që dokumentojnë krimet serbe të kryera në Kosovë nuk është vetëm një akt procedural. Është një goditje e rëndë ndaj të vërtetës historike dhe moralit të një lufte çlirimtare që lindi si përgjigje ndaj gjenocidit që u ushtrua për vite me radhë mbi popullin shqiptar. Ky vendim tregon se drejtësia që po shpërndahet në Hagë nuk është drejtësi universale, por një version selektiv që ndëshkon viktimën dhe amniston agresorin. 

UÇK-ja nuk lindi nga dëshira për luftë, por nga dhuna e shtetit serb 

Në fillim të viteve ’90, shqiptarët e Kosovës përbënin një popull të privuar nga të gjitha të drejtat themelore të njeriut. Gjatë një periudhe prej afro dyzet e pesë vjetësh, ata u ekspozuan ndaj formave të ndryshme të represionit politik e institucional, që herë vepronin në mënyrë të fshehtë e herë të hapur, në varësi të rrethanave politike brenda federatës jugosllave, e cila karakterizohej nga dominimi i hegjemonisë serbe. Megjithatë, pas vitit 1989, mekanizmat formalë të kufizimit u rrëzuan, duke e shndërruar përndjekjen e shqiptarëve në një proces të hapur, sistematik dhe gjithëpërfshirës – siç shprehet populli, “për ledinë.”
Nga viti 1989 ata u përjashtuan nga jeta publike, nga arsimi, nga administrata; u përndoqën, u burgosën e u vranë vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë dhe të barabartë.
Në atë realitet të zymtë lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo si dëshirë për luftë, por si nevojë për mbijetesë. Ishte reagimi i fundit i një populli që nuk kishte më rrugë tjetër për të mbrojtur jetën, nderin dhe ekzistencën. Çdo komb që ka kaluar nëpër rrugët e robërisë e njeh këtë të drejtë si të shenjtë: të drejtën për rezistencë kundër shtypjes – dhe këtë të drejtë duhet t’ia njohin edhe të tjerët, gjë që, fatkeqësisht, nuk po ndodh. 

Ky lloj arsyetimi nuk është drejtësi – është laborator i mohimit të kontekstit 

Nga shqiptarët u kërkua të krijohej Gjykata Speciale, pas akuzave monstruoze për trafikim organesh, të bëra nga senatori zviceran Dick Marty. Shqiptarët e krijuan atë gjykatë, e cila më pas u transferua në Hagë, me premtimin se gjithçka do të sqarohej dhe e vërteta do të dilte në dritë. Por jo! Edhe pse nga ato akuza monstruoze nuk mbeti asgjë, mbeti vetë gjykata – dhe në sallat e saj sterile sot po gjykohen njerëzit që ishin pjesë e rezistencës, e jo ata që organizuan shfarosjen.
Dhe kur mbrojtja e tyre përpiqet të sjellë dëshmi për krimet e kryera nga forcat serbe — për fshatrat e djegura, gratë e përdhunuara, civilët e pushkatuar — trupi gjykues i refuzon ato si “të parëndësishme për rastin”.
Kjo nuk është vetëm një padrejtësi, por një fyerje e rëndë për logjikën dhe ndërgjegjen njerëzore. Si mund të quhet “e parëndësishme” dëshmia që shpjegon pse një popull u ngrit në armë? Si mund të ndahet krimi nga shkaku i tij? Si mund të gjykosh reagimin pa përmendur agresionin?
Ky lloj arsyetimi nuk është drejtësi – është laborator i mohimit të kontekstit. 

Asimetria e drejtësisë 

Në Kosovë u vranë mbi 13 mijë civilë, u dëbuan rreth një milionë njerëz, qindra gra u përdhunuan dhe mijëra mbeten të zhdukur. Të gjitha këto krime kanë një autor të qartë: aparatin shtetëror të Serbisë.
E megjithatë, në Hagë nuk ka asnjë proces gjyqësor për to. Nuk ka asnjë oficer serb që po përballet me pasojat e urdhrave të tij. Ndërsa ata që ngritën pushkën për të ndalur këto krime, sot gjykohen për “ndalime të paligjshme” apo “keqtrajtime të mundshme”, madje – si në rastin e Sali Mustafës – edhe për vrasjet e të ndaluarve që i kishte kryer vetë Serbia.
Ky disproporcion është fytyra e vërtetë e drejtësisë selektive: kur krimi i madh shlyhet me harresë, e rezistenca gjykohet me zell. 

Varrezat masive dhe pyetjet që ende kërkojnë përgjigje 

Pas përfundimit të luftës, trupat e shumë shqiptarëve u gjetën në varreza masive në Serbi. Njëra ndër to ishte në Batajnicë, vetëm pak kilometra larg VMA-së (Vojna Medicinska Akademija) në Beograd, ku që nga vitet ’70 kryheshin transplantime organesh.
Kjo ngre pyetje që drejtësia ndërkombëtare ende i shmanget: si përfunduan trupat e shqiptarëve në varrezat masive në Serbi, e posaçërisht në Batajnicë? A u dërguan të gjallë atje, për t’iu marrë organet për transplante, apo u sollën të vdekur?
Pse pikërisht Batajnica? Pse trafikimi i organeve nuk u hetua në Serbi – në Batajnicë, ku ekzistonin të gjitha kushtet për transplantim – por në Kosovë, ku as gjasat më të vogla, madje as teorikisht, nuk ekzistonin për diçka të tillë?
Këto pyetje janë thelbësore jo vetëm për drejtësinë, por për vetë besueshmërinë e institucioneve që pretendojnë se e zbatojnë atë. 

E drejta për t’u mbrojtur nuk është krim, kurse drejtësia pa kontekst është padrejtësi 

Asnjë popull nuk mund të urdhërohet të presë në heshtje derisa të shfaroset.
Kur në Drenicë e në Dukagjin digjeshin shtëpitë dhe vriteshin fëmijët, askush nga bota nuk dërgoi ushtri për t’i mbrojtur shqiptarët. E vetmja mbrojtje që mbeti ishin vetë djemtë dhe vajzat e Kosovës.
Ata nuk ishin mercenarë, as aventurierë; ishin bijtë e këtij populli që morën pushkën për ta ndalur terrorin. Dhe pikërisht për këtë sot gjykohen – sepse fituan.
Nëse drejtësia heq nga dosja e saj kontekstin e luftës, ajo humb kuptimin. UÇK-ja nuk mund të kuptohet jashtë masakrave të Prekazit, Reçakut, Krushës, Mejës, Izbicës, Suharekës…
Të thuash se krimet serbe “nuk janë të rëndësishme për rastin” është një mënyrë tjetër për të thënë se jeta e viktimave shqiptare nuk ka peshë në kujtesën e drejtësisë ndërkombëtare.
Në këtë kuptim, Gjykata Speciale nuk po gjykon individë – po gjykon vetë legjitimitetin e luftës çlirimtare. Dhe këtë gjykim, historia tashmë e ka dhënë: UÇK-ja ishte luftë për liri, jo për krim.
Nëse drejtësia nuk mban parasysh shkakun e luftës, nëse refuzon të shohë agresorin, ajo humb autoritetin moral.
Refuzimi i dëshmive për krimet serbe është, në fakt, një akt simbolik i mohimit të dhimbjes së Kosovës. Është sikur dikush të kërkojë drejtësi për një plagë, ndërsa gjykata të thotë: “plaga jote nuk është relevante.”
Lufta e UÇK-së ishte pasojë e dhunës serbe dhe nevojë historike për mbrojtje kombëtare.
Të gjykosh ata që e bënë atë është të gjykosh një popull që zgjodhi të mos vdiste në heshtje.
Nëse Gjykata Speciale vazhdon të injorojë këtë të vërtetë, atëherë ajo nuk është më gjykatë për drejtësi, por institucion për rishkrim të historisë sipas vullnetit të të fuqishmëve.
Drejtësia e vërtetë nuk kërkon vetëm prova; ajo kërkon kuptim, ndershmëri dhe barazi morale.
Derisa të pranohet kjo, çdo vendim që del nga Haga do të mbetet një njollë në ndërgjegjen e Evropës.

Haga kundër 28 Nëntorit: Nënçmim i hapur ndaj kombit shqiptar

3

Ibish Neziri 

Vendimi absurd, i paprecedent dhe thellësisht provokues i Dhomave të Specializuara në Hagë për të caktuar një seancë gjyqësore pikërisht më 28 Nëntor – Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Ditën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – kundër Hashim Thaçit, Fadil Fazliut, Bashkim Smakajt, Hajredin Kuçit dhe Isni Kilajt, nuk është thjesht një lapsus administrativ. Ky nuk është një gabim teknik. Ky është një akt i pastër nënçmimi simbolik dhe politik – një sfidë e hapur ndaj identitetit kombëtar shqiptar dhe historisë së Kosovës.

Në asnjë gjykatë ndërkombëtare, në asnjë institucion perëndimor që pretendon neutralitet e profesionalizëm, nuk do të ndodhte që një datë kaq e shenjtë për një komb të injorohej kaq demonstrativisht. Dhe jo vetëm të injorohej, por të përdorej si lojë e ftohtë e pushtetit. Duke e vendosur seancën pikërisht në këtë ditë, Haga nuk po jep një mesazh të fshehur: po jep një mesazh të qartë, të zëshëm dhe të qëllimshëm.

Kjo nuk është rastësi. Është logjikë. Është qëndrim.
Dhe është nënçmim.

Haga pa flamur, pa stemë, pa respekt: gjykata që Kosova e krijoi, por që nuk e njeh Kosovën

Duhet thënë troç: Dhomat e Specializuara funksionojnë prej vitesh pa asnjë simbol shtetëror të Republikës së Kosovës. As flamur, as stemë, asgjë. Në hapësirat zyrtare të një gjykate që juridikisht qëndron mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës nuk ekziston asnjë shenjë që e lidh atë me shtetin që e ka themeluar.

Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, kjo është e padëgjuar.

Kosova e ka krijuar këtë gjykatë, por gjykata po vepron si të mos kishte asnjë lidhje me Kosovën. A thua se është një institucion i shkëputur nga realiteti juridik dhe politik që e ka lindur. Kjo mungesë simbolesh dhe protokollesh është mungesë e respektit. Është qëndrim politik i kamufluar si neutralitet gjyqësor.

Dhe për fat të keq, ky qëndrim po tolerohet.

Institucionet e Kosovës – heshtja si dorëzim

Ironia më e madhe është se ky poshtërim nuk do të ishte kaq i rëndë po të mos shoqërohej me një heshtje të frikshme dhe të pakuptimtë nga institucionet e Kosovës. Në vend të reagimit të shpejtë e dinjitoz:

Presidenca hesht.

Kuvendi hesht.

Qeveria hesht.

Avokati i Popullit hesht.

KMDLNJ hesht.

Edhe OJQ-të që flasin për të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për çdo temë tjetër – edhe ato heshtin.

Kjo nuk është më as indiferencë. Kjo është përgjegjësi e humbur. Është dështim institucional. Është dorëzim.

Ndërsa Kosova hesht, Haga e lexon heshtjen si dobësi.
Dhe çdo dobësi e jona konvertohet në arrogancë të tyre.

Të pandehurit nën trajtim të nëpërkëmbur – dhe kravatat “e rrezikshme”

Sikur të mos mjaftonte mungesa e simboleve, sjellja e Dhomave të Specializuara ndaj të pandehurve shqiptarë ka marrë përmasa poshtërimi. Prej pesë vitesh e më shumë ata mbahen në Scheveningen në kushte që cenojnë dinjitetin njerëzor, ndërsa trajtimi i tyre shpesh bie ndesh me parimet themelore të drejtësisë.

Është i njohur rasti i Jakup Krasniqit, i cili është shembull i pastër nënçmimi: detyrimi për të hequr kravatën me ngjyrat kombëtare. Cila gjykatë moderne e civilizuar trembet nga ngjyrat e një flamuri? Cila gjykatë sheh provokim në një simbol identitar? Vetëm një gjykatë që e sheh palën shqiptare si të barasvlershme me fajin, para se të ketë ndonjë vendim.

Kjo nuk është drejtësi.
Kjo është paragjykim i sistemuar.

28 Nëntori data që Dhomave të Specializuara ua hoqi maskën 

Caktimi i seancës pikërisht në 28 Nëntor nuk është rastësi – është sinjal. Data më e ngarkuar historikisht për shqiptarët, dita në të cilën janë gërshetuar pavarësia, flamuri, ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe identiteti mbarëkombëtar – u përdor për të gjykuar udhëheqësit që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Në nivelet simbolike të diplomacisë dhe drejtësisë ndërkombëtare, një veprim i tillë interpretohet vetëm në një mënyrë: provokim i qëllimshëm ndaj një kombi.

Dhe provokimi është i paramenduar.
I matur.
I peshuar.
I kryer me vetëdije të plotë.

Dhe me qëllim të caktuar

Prandaj, caktimi i seancës së 28 Nëntorit nuk është më çështje gjyqësore – është çështje dinjiteti kombëtar. Dhe kur një institucion që pretendon drejtësi cenon dinjitetin e një kombi, atëherë heshtja nuk është opsion. Heshtja është bashkëfajësi. Kosova duhet ta kuptojë se asnjë gjykatë, asnjë mekanizëm ndërkombëtar dhe asnjë aleat nuk do ta respektojë një shtet që nuk e respekton vetveten. Nëse kjo sjellje nuk sfidohet sot, nesër ajo do të kthehet në normë. Dhe kur nënçmimi bëhet normë, atëherë shteti është dorëzuar.

Prandaj është koha që Kosova të mos pranojë më asnjë datë të shenjtë të përlyhet me padrejtësi, asnjë simbol të mohohet, asnjë qytetar të poshtërohet. Sepse më 28 Nëntor në Hagë nuk po gjykohet vetëm një grup individësh – atë ditë, qoftë edhe pa e thënë me zë, po gjykohet karakteri i një kombi dhe guximi i institucioneve të tij.

Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentarenë Kosovë

0
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahën me 28 dhjetor qytetarët presin qe partitë politike të bashkëpunojnë duke lënë anash retoriken përçarëse,  inatet e interesat personale apo të klanëve të ndryshëm, sepse Kosova, nuk është pronë e një apo disa partive politike, andaj duhet gjetur kompromis në sajë të rezultatit të zgjedhjeve e jo duke kushtëzuar, sepse qytetarët presin  për të formuar institucionet qeverisëse si kudo në botën demokratike

Nail Draga, Ulqin

Në skenën politike në Kosovë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, u kriua një atmosferë polarizuese ne mes fituesit të zgjedhjeve(LVV) dhe partive tjera opozitare. Fillimisht u vonua në konstituimin e Kuvendit  për të zgjedhur kryeparlamentarin e më pas edhe në zgjedhjen e Qeverisë.

Në sajë të rrethanave ekzistuese  pavarësisht se nuk i kishte votat e mjaftueshme  LVV tentoj të formojë qeverinë dy herë(26 tetor e 19 nëntor), por në mungesë të numrave të nevojshëm, dështoi  që është rasti i parë në Kosovë  qe partia fituese mos të arrijë të formojë qeverinë. Në një situatë të tillë opozitës i është ofruar mundësia për të formuar qeverinë por ata refuzuan sepse edhe atyre iu mungonin numrat e nevojshëm.

Në tërë këtë situatë del qartë se kundër LVV ishin të gjithë subjektët politike të opozitës, sepse nuk kanë shprehur gadishmëri për bashkëpunim, por kanë kushtëzuar bashkëpunimin që nuk ishte në favor të kompromisit politik në favor të Kosovës. Dhe nga situata e kriuar e vetmja mundësi e mbetur ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zgjedhjet e katërta në këtë vit

Pikërisht, duke marrë parasysh se janë konsumuar të gjitha mundësitë ligjore presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  pas konsultimit me përfaqësuesit e partive politike, vendosi datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Do të jenë këto zgjedhjet e katërta gjatë këtij viti( dy parlamentare e dy lokale) që është ngarkesë e madhe për qytetarët për të dëshmuar vullnetin e tyre politik, për subjektët e tyre të preferuara.

Analistë të ndryshëm dhe njohës të rrethanave në skenën politike në Kosovë cekin se LVV përseri do të jetë subjekti i parë, por mbetet enigmatike numri i votave  të fituara  dhe numri i deputetëve të këtij subjekti politik për të arritur shumicën parlamentare. Nga zgjedhjet e 9 shkurtit LVV arriti të kishte 48 deputet, por ishte numër i pamjaftueshëm për të arritur numrin e nevojshëm prej 61 deputetëve për të qenë shumicë parlamentare. Nga ana tjetër numri i deputetëve nga pakica joshumicë serbe ishte 10 deputetë por vetëm 8 prej tyre e kanë mbeshtetur LVV, nga del se për të arritur shumicën parlamentare duhet mbeshtetje nga një tjetër subjekt politik. Opinioni është i njohur se nga LVV ofertë për bashkëpunim i është paraqitur LDK, por ata e kanë refuzuar!

Andaj nuk mund të akuzohet LVV se nuk ka pasur kapacitet për formimin e koalicioneve, sepse për bashkëpunim duhen dy palë, ndërsa në rastin konkret LDK, nuk ka treguar gadishmëri për arritjen e koalicionit qeverisës, andaj përgjegjësia iu takon atyre.

Imponohet bashkëpunimi

Përvoja politike  dëshmon se  pavarësisht qendrimeve në politikë të imponohet bashkëpunimi edhe me ata të cilët nuk pajtohemi, sepse raportët në skenën politike e kushtezojnë një veprim të tillë. Andaj, gjatë kësaj fushate besoj se të gjitha partitë politike  do të përmbahen nga retorika politike  sepse nuk përjashtohet bashkëpunimi pas zgjedhjeve që  do të jetë i obligueshëm në arritjen koalicioneve  për formimin  e shumicës parlamentare e me te edhe të institucioneve qeveritare.

Në zgjedhje marrin pjesë 24 subjekte garuese

Sipas informacioneve nga KQZ në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 28 dhjetor janë certifikuar 24 subjekte garuese prej të cilave 3 janë koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Nga partitë parlamentare vetëm LVV ka formalizuar koalicionin me tri parti politike: GUXO, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Ndërsa katër prej partive kryesore Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione zyrtare në garën zgjedhore.

Në zgjedhje po ashtu do të marrin pjesë një numër i konsideruar i partive minoritare(serbe, boshnjake, turke, rome, ashkali e egjiptiane) të cilat përbëjnë numrin me të madh të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Në këto zgjedhje bie në sy rënia e numrit të subjekteve politike qe marrin pjesë në në zgjedhjet parlamentare, sepse në ato të 9 shkurtit të këtij viti, kanë qenë të certifikuar 28 subjekte garuese.

Cekim se sistemi zgjedhor me lista të hapura që është duke u praktikuar në Kosovë  mund të shërbejë si model për vendet e regjionit të cilët kanë mbetur peng të modeleve të vjetra të cilët për kohën janë të demodura, sepse qytetarët duan të votojnë për kandidatin me të preferuar e jo për ate të cilin iu servon partia.

Dilema pas zgjedhjeve 

Në sajë të raporteve në mes pozitës dhe opozitës aktuale  mendoj se  vështirë   zgjedhjet e reja do japin një shumicë absolute, sikurse ndodhi me LVV në vitin 2021. Theksojmë se  me 9 shkurt partitë kryesore arriten këto rezultate: LVV në koalicion me Guxo dhe Alternativa 42,27% e votave, PDK (20.96%), LDK(18.28%), AAK/Nisma(7.07%). Ndërsa dalja në votime ka qenë 40.59%. Në ndërkohë në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet lokale(12 tetor dhe 9 nëntor) që paraqet një test për elektoratin votues, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 28 dhjetor. Madje kjo datë paraqet një moment të veçantë për votuesit që ka të bëjë kryesisht  me diasporën e cila vjen në vendlindje në pushimin dimëror, dhe mundësi për të eliminuar votimin me postë, duke marrë pjesë drejtëpërdrejt në votime.

Pasi në skenën politike në Kosovë  kemi dy blloqe politike LVV dhe opozita, ku asnjëra palë vështirë se do arrijë shumicën absolute, andaj formimi i shumicës parlamentare do varet nga pakicat. Nuk do të ishte në favor të Kosovës mos arritja e formimit të shumicës parlamentare, në afatin optimal sepse qytetarët votojnë për formimin e institucioneve  në favor të qeverisjës si kudo në botën demokratike.

Përfundim

Varësisht prej rezultatëve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në sajë të  përvojës se deritashme, çërtifikimi i rezultatit të zgjedhjeve do të marrin kohë. Kështu nja një muaj do të numërohen votat, me mundësi të rinumërimit, ndërsa kur të konfirmohen rezultatet nuk përjashtohet që të nisin përseri skenarët për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Dhe nga një situatë e tillë, kuptohet nëse nuk do të kemi shumicë parlamentare të verifikuar e stabile, do të vijë koha edhe të zgjedhja e presidentit. Nga një situatë të tillë kaotike Kosova, mund të jetë pa Kuvend, Qeveri e President, që nuk është në favor të Kosovës dhe të demokracisë parlamentare.

(Dhjetor  2025) 

Një përmendore për Milazim Krasniqin, se e meriton…?!

Prof. Dr. Sarë Gjergji, Viti
___
MILAZIMI MERITON NJË PËRMENDORE…
___
Teksti hyrës mjafton për të kuptuar se qasjet e Milazim Krasniqit përfaqësojnë një devijim të dukshëm konceptual dhe metodologjik brenda diskursit publik shqiptar. Në analizat e tij vërehet një tension i theksuar ndërmjet identitetit kulturor shqiptar dhe narrativave alternative që nuk burojnë nga tradita historike e këtij identiteti. Është e njohur se deri në vitin 1999, Krasniqi ka qenë i lidhur ngushtë me rrethin katolik shqiptar—veçanërisht me atë të Stubllës—qasja e të cilit është historikisht e rrënjosur në kulturën evropiane perëndimore. Kjo e bën të dukshme metamorfozën e tij të mëvonshme dhe orientimin drejt një diskursi që i afrohet neo-otomanizmit në paraqitjen publike të ideve.
Pas luftës së Kosovës, në paraqitjet e tij mediale dhe në rrjete sociale vërehet një tendencë e qartë për t’i drejtuar të rinjtë drejt interpretimesh historike dhe kulturore që janë në kundërshtim me identitetin perëndimor të shqiptarëve. Një qasje e tillë shfaqet në kontekstin e një kontinenti—Evropës—me të cilin shqiptarët kanë ndarë, historikisht dhe kulturorisht, lidhje shumë më të ngushta sesa ato që përfaqësojnë modelet lindore të shekujve të pushtimit osman.
Është gjithashtu e dokumentuar se osmanizmi gjashtë-shekullor la pasoja të shumta strukturore, kulturore dhe institucionale, të cilat edhe sot ndikojnë në debatet identitare. Në këtë kuptim, narrativat që relativizojnë përkatësinë evropiane të shqiptarëve janë vazhdim i këtyre prirjeve dhe nuk përfaqësojnë dot thelbin historik të identitetit kombëtar. Po ashtu, barazimi i traditës së krishterë shqiptare me ortodoksinë serbo-greke, duke injoruar traditën katolike dhe kontributin e saj evropian, është konceptualisht i pasaktë, historikisht i pajustifikuar dhe, për më keq, është me qëllime krejtësisht antishqiptare. Mila, në kontekst të krishterimit shqiptar, nuk përmend krishterimin evropian…
Për të kuptuar më thellë problemin, po i referohemi deklarimit se “Fillimi i integrimit të shqiptarëve në lëvizjet evropiane ka ndodhur në periudhën e Romantizmit”. Një formulim i tillë bie ndesh me faktet historike. Shqiptarët, si pjesë e bashkësisë iliro-dardane, kanë qenë aktorë të rëndësishëm në zhvillimin e qytetërimit perëndimor. Perandori Konstantin, me prejardhje ilire, institucionalizoi lirinë e besimit; Niketa Dardani kontribuoi me himnin Te Deum; ndërsa Jeronimi Ilir hartoi Vulgatën—dokumentin themelor të kulturës evropiane. Kulmi simbolik i kësaj tradite është padyshim figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbrojtësi i qytetërimit perëndimor, si dhe Nënë Tereza, e cila e mishëron në mënyrën më të lartë etikën e dashurisë dhe humanizmit të traditës kristiane shqiptare dhe perëndimore.
Në kontekstin teologjik e filologjik, Reformacioni protestant me Luterin nuk përbën risi të pakapërcyeshme kur krahasohet me traditën e hershme shkrimore shqiptare. Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani e të tjerë paraqesin një vijimësi që dëshmon për një traditë të qëndrueshme që paraprin në shumë drejtime reformimet evropiane të shekullit XVI. Edhe humanistët shqiptarë si Barleti, Beçikemi, Gazulli apo Tomeu ishin figura qendrore të universiteteve dhe qendrave studimore të kohës, duke dëshmuar për pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në zhvillimin e mendimit humanist evropian.
Në këtë kuadër, kritikat ndaj diskurseve që synojnë zhvendosjen e identitetit shqiptar nga boshti i tij perëndimor nuk synojnë individin, por fenomenin kulturor që ai përfaqëson. Ky është një fenomen që meriton analizë kritike, sepse ndikon drejtpërdrejt në formësimin e vetëdijes historike kolektive dhe në orientimin kulturor të shoqërisë.
Në debatet bashkëkohore mbi identitetin kulturor, shpesh ngrihet nevoja për “monumente kujtese”, jo në kuptimin fizik të një përmendoreje, por në kuptimin metaforik dhe kritik—si mekanizma reflektimi shoqëror. Në këtë kuptim, disa qëndrime publike mund të shërbejnë si shembuj për t’u analizuar dhe për t’u trajtuar në studimet kulturore si paralajmërime për rreziqet e devijimit nga vlerat themelore të identitetit shqiptar dhe orientimit të tij euro-perëndimor. Këto “përmendore simbolike” nuk i referohen individëve si objekt denigrimi, por funksionojnë si instrumente akademike për të kuptuar se si formohen, përhapen dhe ndikojnë narrativat alternative në shoqëri.
Në përmbyllje, propozoj që figura e Milazimit të merret si një PËRMENDORE SIMBOLIKE E TURPIT në hapësirën publike të Kosovës, si arketip analitik i devijimeve strukturore, deformimeve diskursive, tradhtive historike dhe proceseve të erozionit kulturor-identitar që kanë prekur shqiptarët.
———————————
Lëvizja për Rikthim” kish bërë një reagim ndaj tekstit tim ”Katolicizmi nuk është shqiptarizëm.” Për fillim e kanë këtë përgjigje. Për secilin pikë që kanë ngritë u jap përgjigje akademike, jo propagandistike siç bëjnë ata.
KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË
Dr. Milazim KRASNIQI
Fillimi i integrimit të shqiptarëve në lëvizjet europiane ka ndodhur në periudhën e Romantizmit, që është një lëvizje artistike e fuqishme laicizuese. Pra, shqiptarët që nga shekulli XIX e këndej, i kanë integruar me Europën lëvizjet e mëdha politike e artistike, nacionaliste e laiciste, e aspak katolicizmi. Katolicizmi nuk ka asnjë gjasë që të integrojë shqiptarët as në botën postmoderne në të cilën jetojmë sot. As me sloganet e rreme për gjoja “Kthimin në fenë e vjetër”. Nëse dikush vërtet mendon se kthimi në fenë e vjetër duhet të ndodhë, kjo do të thoshte kthim në ortodoksinë bizantine- bullgare-serbe.
—-
Historiani Peter Bartl thotë se “ kumte të shkruara rreth krishterizimit të shqiptarëve nuk ka.” ( Bartl: 40) Në mungesë të dokumenteve të shkruara, edhe Bartli e edhe shumë autorë të tjerë, mundohen të bëjnë një mbindërtim të asaj historie, duke sajuar hipoteza të ndryshme, të cilat nuk kanë mbështetje në fakte të shkruara. Bartli është i mendimit se “trualli i Shqipërisë, ngjashëm me shumicën e zonave të Europës juglindore, është krishterizuar dy herë. Krishterizimi i parë kishte ndodhur nën sundimin romak, duke përfshirë mirëfilli vetëm zonat bregdetare : (Dyrrachioni (Durrësi) thuhet të jetë bërë qysh më 58 pas Kr. Peshhkopat.. Që andej në shekulin e 4 e 8 është krishterizuar hiterlandi.“ (Bartl: 40) Por, as për këtë pohim hipotezë ai nuk sjellë fakte veçse mjaftohet të hamendësojë në stilin “ thuhet se…” Të thuhet se në vitin 58 ka ndodhur krishterizimi i Durrësit, një kolonie romake, është krejtësisht e palogjikshme, sepse ajo është periudhë kur Neroni ishte në kulmin e fuqisë dhe kur në valën e persekutimeve të të krishterëve, ai urdhëroi edhe ekzekutimin e Palit në Romë në vitin 67 të erës sonë. Edhe pse “Pali hodhi themelet për dominimin botërorë të Krishterimit pagan” (Kolher), pra duke e shartuar krishterimin me politeizmin grek, ai nuk arriti të mbijetojë persekutimet neroniane.
Edhe vetë zbrazëtia kohore prej së paku dyqind e pesëdhjetë vjet që e lë Bartli në mes të vitit 58 kur paskësh ndodhur “ krishterizimi i parë” dhe shekullit IV e shekullit VIII, kur ai qenësh përhapur mbi hiterlandin, dëshmon për dobësinë serioze të kësaj hipoteze. Nuk ka logjikë të mendohet se krishterimi është ngurtësuar për dy shekuj e gjysmë në Durrës, pa e prekur hiterlandin. Po të ekzistonte krishterimi në vitin 58, ndikimi i tij do të ishte shumë më i shpejtë edhe mbi hiterlandin e tij, i cili është një vazhdimësi kompakte e vetë qytetit dhe pa kurfarë pengesash gjeografike. Bartli mendon se pas invazionit sllav shqiptarët iu kthyen paganizmit, prandaj krishterizimi i dytë u ndodhi nga Bizanti dhe nga Bullgaria në shekujt VIII e IX. Nëse do të vërtetohej kjo që pohon Bartli se shqiptarët pas “krishterizimti të parë” iu kthyen paganizmit, atëherë rezulton se ata krishterimin e me të cilin ishin të identifikuar kur u përmendën për herë të parë në histori, në shekullin XIV, e kanë marrë nga Bizanti dhe nga Bullgaria. Në këtë rast, “feja e vjetër e shqiptarëve” rezulton të jetë ortodoksia bizantine dhe bullgare. Bartli pohon vetë se “ Shqipëria nominalisht ishte nën sovranitet të Bizantit që nga ndarja e perandorisë (395). Ndikim fort më të madh feks të ketë ushtruar Perandoria I Bullgare (618-1018) që kishte fituar mujshi të madhe sidomos nën Khan Krumin (803-814).” ( Bartl: 24) Logjikisht, meqë ka qenë nominalisht nën Bizantin e nën Bullgarinë më vonë, ajo edhe ka qenë edhe nën ndikimin fetar të tyre, meqë pushteti bizantin ka qenë cezaropapist.
Nga ana tjetër, edhe nëse Durrësi ka qenë i krishterizuar në shekullin e parë të erës sonë, gjë që nuk është aspak e vërtetë, ai do të ishte vetëm një ishull i hapësirës shqiptare pagane në atë shekull, që do të thotë se nuk mund të gjeneralizohet hipoteza për gjoja krishterizimin e hershëm të shqiptarëve, madje nga vetë apostujt. Durrësi në atë periudhë ka qenë qytet ku ka dominuar popullsia helene e romake, e kurrsesi ilire.
E drejta, edhe Bartli si edhe shumë të tjerë, kanë rënë në fakt në grackën e një legjende të sajuar për nevoja të propagandës fetare nga misionarë të Kishës Katolike. Pra, lidhur me periudhën historike pas Krishtit, nga misionarë të Kishës Katolike janë krijuar legjenda, sipas të cilave vetë apostujt kanë përhapur krishterimin në viset ilire, se ai ka qenë “krishterim dardan” dhe ka pasur kontinuitet deri në ditët tona.
Edhe sipas Gaspër Gjinit, del se “Iliriku ka hyrë në literaturën sakrale pikërisht me shën Pal Apostullin. Prandaj me të drejtë përpiqet t’ia shpërblejë atij këtë duke i lidhur fillet e historisë së krishterizmit të vet me emrin etij. Mbështetja dhe arsyetimi më i mirë për një qëndrim të tillë janë vetë fjalët e Palit: “Kështu prej Jeruzalemit e rrethe përçark deri në Ilirik, e kam kryer plotësisht detyrën time të përhapjes së Lajmit të gëzueshëm, mbi Krishtin ” (Gjini:23c)
Që në fillim shihet intonimi tendencioz i këtij studimi, sepse çështjen rreket ta inkuadrojë në një kauzalitet të shpërblimit të ndërsjellë e që po vazhduaka mes Palit e Ilirikut, pa pasur asnjë diskontinuitet, asnjë asnjë ndërprerje. Por, kur analizohen këto pohime jashtë kornizës propagandistike- misionariste, gjërat shihen në një dritë tjetër. E para, nuk mund të bëhet fjalë për një “krishterizëm dardan” sikundër e emërton autori, sepse krishterizmi nuk ka pasur një përcaktim etnik. E dyta, sjellja e “Lajmit të gëzueshëm”,edhe po të jetë ndodhur vërtet, nuk do të thotë edhe përhapje dhe strukturim institucional i krishterimit në hapësirat ilirike. Lajmi ka mundur të vinte edhe deri në këto hapësira, me çfarëdo rrugësh, por për t’u përhapur dhe strukturuar krishterimit në Ilirik do t’i duhen disa shekuj. E treta, vëret nuk ka fakte që Pali të ketë qenë në Ilirk. Edhe vetë Gaspër Gjini e pranon këtë gjë, kur thotë:
“ Askund nuk përmendet qartë se Pali kishte vendosur të bëjë një udhëtim të këtillë te vendasit e vet në Peoni, përkatësisht në Dardani. Por, do të ishte vështirë të mendohet se këtë nuk e kanë bërë së paku nxënësit e tij. Përveç kësaj, nuk guxojmë t’i harrojmë as ato kisha të para të panjohura, të kategorive të ndryshme: të tregëtarëve, ushtarëve apo edhe të mysafirëve të cilët kudo i sillnin njohuritë e para praktike të religjionit të ri, i cili bënte ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet njerëzore. Fakti se nuk ka dokumente për fillimin e krishterizmit në Dardani, sipas të cilit disa do të dëshironin ta hedhin këtë termin deri në fund të shekullit III, nuk jep ndonjë bazë të sigurt dhe solide për një mendim të këtillë.
Ja pse. Në Lihnidë (Ohër) njëkohë ka qëndruar dhe vepruar shën Erazmi i Antiokisë. Kjo ka ndodhur diku kah fundi i shekullit të tretë. Por, atje qëndroi një kohë të shkurtër, si tregojnë dëshmitë e atëhershme. Shkakun e kësaj duhet kërkuar ose në kushtet e vështira, ose ndoshta, që na duket më e besueshme, në faktin se atje gjeti një krishterizim të organizuar” (Gjni: 24)
Edhe ky fragment ka disa kundërthënie logjike në vete. Edhe pse pranohet se nuk ka dokumente, që do ta dëshmonin qëndrimin e Palit në Iliri, sërish insistohet se ai ose së paku nxënësit e tij të kenë qenë atje! Kjo pastaj plotësohet edhe me pandehmën se ka pasur kisha të tregëtarëve, të ushtarëve e të mysafirëve( !) Pasi autori polemizon me ata që thonë se nuk ka pasur krishterim në Dardani deri në shekullin III, vetë pohon se shën Erazmi ka ardhur atje në fund të shekullit III. Dhe fundi i fragmentit është një oksimoron i vërtetë: ai nuk ka mundur të qëndrojë aty për shkak të kushteve të vështira, ose për shkak se ka gjetur një “ krishterizim të organizuar”.! Nëse ka pasur kushte të vështira, nuk ka mundur të ketë një “krishterizim të organizuar”.
Edhe Shan Zefi në librin e tij, “Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve”, është vazhdues i mendësisë sipas të cilës Pali dhe apostujt e tij e përhapën krishterimin në Iliri: “ Krishterimi te shqiptarët ( në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni), nuk ka një prejardhje të huaj, por të themi kështu se ai është pikërisht autokton, sepse që nga koha apostolike Ungjilli qe predikuar, si’ do të shohim më poshtë, nga vetë apostujt dhe nga nxënësit e tij”. (Zefi: 25)
Të dhënat që sjellë Shan Zefi për rrugët që kanë lidhur territoret ilire në antikë, për shtegtimet e Palit dhe letrat e tij, nuk janë një dëshmi e qëndrimit të tij në Iliri. Kjo edhe është arsyeja që ai vazhdimisht e nis fjalinë në një mënyrë që nuk i eliminon dilemat: “me gjasë, nga Letra e Parë e Selanikasve mund të pohohet se Shën Pali të ketë predikuar krishterimin në vendet tona. (…) Me gjasë Shën Pali me këtë term (dalmatia) ka ndërmend të indikojë Shqipërinë e sotme.” (Zefi:27)
Pa sjellë asnjë dëshmi, Shan Zefi pohon edhe se ka pasur një zhvillim të infrastrukturës së kishës në Iliri në shekullin e parë: “ Prefektura e Ilirisë do të duhej të ketë pasur shumë seli ipeshkvore, që nga fillimi i shekullit të parë.”
Por, faktet historike për atë kohë, veçmas për tre shekujt e parë të krishterimit, japin një pamje krejtësisht tjetër nga ajo që e paraqesin misionarët e lartcituar. E vërteta e pakundërshtueshme historike është se në Ilirik ka pasur kushte skajshmërisht të vështira për krishterimin në atë kohë. Kushte të vështira për krishterimin në shekujt e parë ka pasur gjithandej. Vetë Pali u ekzekutua në vitin 67, duke ia shtypur kokën me urdhërin e Neronit, pasi e kishin sjellë si të burgosur nga Jerusalemi në Romë. Pra, e vërteta është se në kohën e propagandimit të krishterimit nga Pali (5-15 p.e.s dhe 67, e.sonë), dhe në shekujt që pasuan, viset ilire kanë qenë nën sundimin romak, ndërsa feja zyrtare në Romë ka qenë feja pagane. Elita ushtarake po edhe një pjesë e madhe e popullsisë ilire, ishin romanizuar dhe ishin bërë pjesë përbërëse e pushtetit dhe e shoqërisë romake. Për atë shkallë të lartë të integrimit – romanizimit, ka shumë fakte, nga të cilat ne këtu po i sjellim vetëm disa. E para, në kohën e sundimit të Dioklecianit, (284-305), në kuadër të sistemit të ndarjes së pushtetit në katër pjesë, të Tetrarksië, Perandorinë Romake e sundonin katër burra me prejardhje nga Iliria: Diokleciani, Maksimiani, Galeri dhe Konstanci (babai i Konstandinit të Madh). Marrja e pushtetit të plotë të një perandorie gjigande si ajo romake, nga pjesëtarët të një popullsie ilire, nuk ka pasur si bëhet përveç pas një procesi të fortë të romanizimit të asaj popullsie. Meqë këtu është fjala për shekullin e III pas Krishtit, është krejt e qartë se një popullsi aq fort e integruar në shoqërinë romake, edhe fenë e ka pasur poashtu të njëjtë me fenë zyrtare të perandorisë, në këtë rast paganizmin romak. Dihet se Diokleciani dhe Galeri ishin persekutues të egër të të krishterëve. Meqë ata i përndoqën dhe u shkaktuan shumë vuajtje të krishterëve në gjithë Perandorinë Romake, nuk mund të bëhet fjalë për një zhvillim normal të krishterimit në territoret ilire, të cilat në atë periudhë ishin të integruara në Perandorinë Romake. Edhe para sundimit të Dioklecianit dhe të miqve të tij paganë nga Iliria, persekutimet ndaj të krishterëve në Perandorinë Romake kanë qenë të egra dhe sistematike. Majkll Grant sjellë këto konkudime:
“ Qeveria qendrore ishte marrë prej kohësh me përndjekjen e të krishterëve, dhe kishte zbatuar shkallë të ndryshme dënimesh që gjithsesi qenë mjaft të ashpra. Por, përndjekja duket një fjalë disi e paqëlluar pasi në ato kohëra, ajo nënkuptohej si një trysni e rëndë që t’ua nxinte jetën të krishterëve. Këta ishin të shtrënguar që të viheshin në radhë, për të paguar, si dhe paganët, shërbesat fetare, apo së paku t’ia bënin qejfin me fjalë të shtirura fesë tradicionale pagane dhe të tregohshin të bindur ndaj perandorit. Masa shtrënguese ndaj tyre qenë zbatuar që nga koha e Neronit (54-68 pas K.) dhe e Mark Aurelit (161-180), por përndjekës të vërtetë njihen Maksimi I Traksi (235- 238), Trajan Deciu ( 249-251) dhe Valeriani (253-260). Por, si përndjekësit më të ashpër, në histori mbahen mend Diokleciani dhe cezari i tij, Galeri, që kanë qenë përgjegjësit kryesorë për persekutimet që hoqën të krishterët.” (Grant:150)
Në rrethanat, kur persekutimet ndaj besimtarëve të një feje të re, e cila në asnjë vend nuk është fe zyrtare, shtrihen në disa shekuj, nuk mund të behet fjalë për zhvillimin ose lulëzimin e asaj feje. Prandaj, falsifikimi i fakteve dhe i të vërtetave historike dhe fetare, për gjoja “fenë e vjetër- “krishterimin dardan”, nuk i bën asnjë dobi krishterimit sot ndër shqiptarë. Sot më shumë se kurrë ka mundësi të zbulohen dokumente dhe fakte lidhur me atë periudhë, e kjo do të thotë se falsifikimeve u del boja shpejt.
E vërteta jetësore dhe shkencore është që në tre shekujt e parë pas Krishtit, në viset ilire ka qenë efektiv sundimi romak e bashkë me të edhe besimi pagan. Bile edhe në Koncilin e Nikesë, më 325, ku Konstandini zyrtarizoi doktrinën kristiane, nga viset perëndimore të Perandorisë Romake, praktikisht nuk morën pjesë përfaqësues, përveç gjashtë vetave. Në kuadër të dymijë përfaqësuesve që pati në atë koncil, gjashtë veta nuk paraqesin ndonjë përfaqësim serioz. Bile, as ata nuk qenë nga Iliria, që do të thotë se zhvillimi i krishterimit ende ishte i papërfillshëm, meqë Iliria ishte e integruar në paganizëm.
Sigurisht që edhe në Iliri do të ketë pasur besimtarë të krishterë, të cilët do ta kenë ushtruar fshehtas besimin e tyre, por jo lirisht dhe jo legalisht. Në fundin e shekullit III pas reprezaljeve të urdhëruara nga Diokleciani e të zbatuara nga Konstanci I Klori, ky i fundit thuhet se “e pakësoi në minimum numrin e të krishterëve në zotërimet perëndimore. Ai arritit deri aty sa të shkatërronte edhe vendet ku predikonin të krishterët që në më të shumtën e rasteve ishin ngrehina prej druri, që mund të rindërtoheshin shpejt”. (Grant:151)
E shumta që kanë mundur të bënin të krishterët edhe në viset ilire në ato kohëra është të kenë vepruar ashtu si këtë gjendje të tyre e pëshkruan Majkëll Granti:
“ Problem shqetësues qe edhe fakti se edhe të krishterët mbartnin shumë gjëra nga ritet e paganizmit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ndonjëherë mbanin qëndrime të lëkundura dhe e “ kthenin gunën nga t’u frynte era.” (Grant:152)
Pra, ka mundur ndokush ta përqafojë krishterimin individualisht, por që viset ilire të jenë krishterizuar në shekujt e parë të krishterimit, kjo është vetëm një legjendë e krijuar nga misionarë katolikë. Pushteti romak ka qenë i plotë në viset ilire në shekujt I- IV dhe nuk ka pasur gjasa që një popull i pushtuar të përqafojë një fe të re, të kundërt me atë të pushtuesit të fuqishëm. Edhe në kohën kur u mbajt Koncili i Nikesë, më 325, ilirët kanë qenë jashtë luftave të dogmave krishtere, sepse ende ishin nën Romën, ku paganizmi ende ishte shumë i fuqishëm.
Sikundër e pohon edhe vetë Gasër Gjini, “ Në Dardani puna qëndron ndryshe. As pas Ediktit të Milanos, në vitin 313, ajo nuk e fitoi lirinë e dëshiruar fetare, sikur vendet e tjera. Krejt kjo do të ndodhë më vonë, vetëm pasi që Konstandini do ta mundë Licinin në betejën afër Cibalës.(…) Nga kjo del se lirinë e plotë Dardania u desht ta presë edhe disa vite.” (Grant: 27)
Kësaj here edhe Gaspër Gjini është më afër rezonit logjik, sepse deri në shekullin IV, kushtet në Ilirik dhe në Dardani kanë qenë skajshmërisht të pavaforshme për përhapjen e krishterimit.
Është shumë e mundshme që ilirët/shqiptarët mbeten një popull i pafanatizuar bash për shkak se në ato periudha dramatike të luftës për zyrtarizimin e fesë së krishterë dhe kur u krijuan doktrinat e reja përçarëse brenda krishterimit, ata ende me shumicë ishin jashtë tij.
Futja e viseve ilire nën Bizant pas shekullit IV, solli ndryshime edhe më të mëdha fatet e tyre. Ndarja e perandorisë në dy pjesë, që u bë me testament nga Teodosi në vitin 395, viset ilire i përfshiu në pjesën lindore të perandorisë: “Nga viset ilirike i mbeti Perëndimit vetëm dioqeza panonike, që më përpara zakonisht quhej dioqeza ilirike. Në këtë mënyrë midis Lindjes dhe Perëndimit u hoq një vijë kufiri që me kalimin e kohës do të skalitet në mënyrë të prerë si kufiri midis botës kulturore perëndimore, romane dhe asaj lindore, bizantine.” (Ostrogorski: 33)
Në këtë kontekst, ia vlen të fokusohet një fakt i fuqishëm: vetëm nga mesi i shekulit IV, pra pas Koncilit të Nikesë (325), bëhet më evidente pjesëmarrja e përfaqësueve ilirë në koncile, pjesëmarrja e kishës në sinode krahinore dhe evidencohet një korrespondencë e ndonjë ipeshkvi ilirë me papën., gjë që spikatet edhe në librin e Shan Zefit (29-40) Por, jo në shekujt I-III, të cilët janë të mbuluar nga shurdhëria.
Edhe pse ndarje administrative e territoriale ishin eksperimentuar edhe më parë, kjo ndarje e perandorisë në dy pjesë, u shndërrua në kohë edhe në ndarje politike, fetare dhe kulturore, me ç’rast viset ilire mbetën të lidhur me Bizantin. Këtë fakt e sjellë në një fusnotë në librin e tij “Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve”, edhe Shan Zefi: “ Pas ndarjes së Perandorisë Romake, derisa Dalmacia deri te Antivari (Tivari) mbetej e lidhur me Romën, i tërë regjioni që shtrihet në jug mbetet nën Bizant, e ndarë në dy pjesë: Prevalitana në veri (nga Antivari në Shkumbin) dhe Epiri i ri në jug (nga Shkumbini në malet Acrocerauni.Qendra e Prevalitanës , madje edhe krejt dominimi bizantin mbi Adriatikun, ishte Durrësi, atdheu i vetë perandorit Anastazit I (Zefi: Cfr.R. ALMAGA’, op.cit.48)” Nga kjo e dhënë, bëhet e qartë se viset ilire, përveç Dalmacisë, që në shekullin V kanë qenë nën dominimin bizantin, që do të thotë edhe nën ortodoksinë bizantine. Rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se katolicizmi ishte dominues ndër shqiptarë dhe as “feja e vjetër e shqiptarëve”, sepse Bizanti dhe kisha bizantine ishin dominues në viset shqiptare që nga shekulli IV e deri në shekullin XIV, kur filloi edhe shkërmoqja e sundimit serb mbi shqiptarët. Në fakt, dy kishat, zyrtarisht u ndanë në vitin 1054, por edhe para se të ndaheshin formalisht, ndikimet e tyre qenë fiksuar. Ndikimi i Kishës Bizantine, i bashkuar me sundimin bizantin mbi territoret ilire/shqiptare, ishte i plotë. Ai ndikim u alternua edhe me ndikimin e Kishës Bullgare në shekujt IX- XI dhe me ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe në shekujt XII- XIV. Por në të trija rastet ishte fjala për ordodoksinë e jo për katolicizmin. Pushtimi i plotë nga Serbia i territoreve të sotme të Kosovës ka ndodhur në vitin 1196 dhe prej asaj kohe e deri në shkërmoqjen e sundimit serb, dominimi i kishë ortodose serbe e cila e fitoi autonominë në vitin 1219, është evident dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë ndikim të katolicizmit në këto territore. Përkundrazi, Zakonik cara Dushana, jepte udhëzime të ashpra për përndjekjen e heretikëve, që në këët rast do të thotë të katolikëve.
Sa u përket shekujve IX- XI, ata paraqesin një ndërprerje të sundimit bizantin mbi viset iliro-shqiptare, meqë ato u pushtuan nga bullgarët:
“ Khantë bullgarë dhe carët e tyre e sunduan Kosovën që nga viti 850 deri në fillim të shekullit XI, ndërsa perandorët bizantinë e sunduan Kosovën deri në dekadat e fundit të shekullit XII.” (Malkolm: 42) Por, Kisha Bullgare ishte ortodokse e jo katolike.
Luftërat e ashpra që u bën ndërmjet bullgarëve e bizantinëve, sollën shkatërime të reja në këto vise, prandaj as që mund të bëhej fjalë për ndonjë zhvillim fetar a kulturor. Mbetet që në të ardhmen të hulumtohet më thellësisht se a i ka prekur vërtet këto vise, lëvizja bogomile që u nis nga Bullgaria, e vërshoi Maqedoninë e arriti të forcohej edhe në Bosnje. Meqë këto vise gjeografikisht janë në mes të këtyre vendeve që ishin qendra të lëvizjes bogomile, është shumë e mundshme që ajo lëvizje ka qenë prezente edhe në viset iliriko-shqiptare, si një lëvizje kundër Kishës Katolike.
Nga shekulli XII, kur shumica e viseve shqiptare ranë nën sundimin serb (1196-1389), ordodoksia serbe bëri agresion të fortë mbi shqiptarët, duke uzurpuar kishat bizantine e duke i kthyer në kisha serbe. Me anën e represionit politik e fetar, Serbia e filloi një proces të konvertimi të shqiptarëve në serbë. Ndërrimi i emrave të toponimeve e të patronimeve, ka ecur krahas konvertimit të shqiptarëve në serbë. Në kushte të atilla as që ka mundur të bëhej fjalë për ndonjë zhvillim kulturor të shqiptarëve, të cilët i shin ekspozuar konvertimit fetar dhe asimilimit etnik. (Malkolm:58)
Prandaj, që nga kontakti i parë me Islamin, shqiptarët filluan ta pranonin fenë e re dhe sunduesin e ri, sepse nuk kishin një traditë të fanatizmit fetar nga lufta e dogmave krishtere dhe nga ana tjetër kishin një përvojë të rëndë me ortodoksinë, bizantine, bullgare e veçmas me atë serbe. Në kushte të zhvillimeve aq të pafavorshme, shqiptarët nuk arritën të krijonin as shtet të vetin e as literaturë në gjuhën e vet deri në shekullin XVI, pra gati dy shekuj pasi që ishin futur nën sundimin osman.
Pra, legjenda sipas të cilës feja katolike është feja e vjetër e shqiptarëve”, është një produkt i imagjinatës së disa misionarëve katolikë të kohëve të vona. Në fakt, krishterimi që nga fillimet e veta kurrë nuk ka qenë unik, por kur është ndarë përfundimisht në vitin 1054, shqiptarët dhe viset e tyre me shumicë absolute kanë qenë nën Bizantin dhe nën ortodoksinë.
Po të shihet kjo çështje nga aspekti i lëvizjeve kulturore-fetare, kuptohet lehtësisht se viset shqiptare nuk kanë qenë fare të prekura nga lëvizjet në botës latine. Fjala vjen, Inkuizicioni nuk ka vepruar në viset shqiptare, sepse nuk ka pasur një strukturë të organizuar të Kishës katolike e të besimtarëve katolikë. As Humanizmi dhe Renesansa, si lëvizje kulturore dhe artistike, nuk kanë dhënë asnjë produkt në gjuhë shqipe, edhe pse shfaqja e asaj lëvizjeje ka qenë para sundimit osman mbi shqiptarët. Edhe pse në fqinjësi direkte me Italinë, që është trualli i Humanizmit dhe i Renesanës, shqiptarët nuk i preku ajo lëvizje kulturore, sepse ata ishin të integruar në fenë ortodoske dhe në qytetërimin bizantin. Kontigjentin e vogël të katolikëve shqiptarë, nuk e ka prekur as lëvizja e Reformacionit, sepse ata ishin krejtësisht margjinalë edhe brenda popullit shqiptar e edhe brenda formacionit krishterë të proviniencës latine. Kisha Katolike e lejoi botimin e ndonjë libri fetar në gjuhë shqipe në periudhën e Kundërreformës, në mesin e shekullit XVI, por më shumë e motivuar nga kundërvënia sundimit osman dhe përhapjes së Islamit ndër shqiptarë. Fillimi i integrimit të shqiptarëve në lëvizjet europiane ka ndodhur në periudhën e Romantizmit, që është një lëvizje artistike e fuqishme laicizuese. Pra, shqiptarët që nga shekulli XIX e këndej, i kanë integruar me Europën lëvizjet e mëdha politike e artistike, nacionaliste e laiciste, e aspak katolicizmi. Fillimi i integrimit të shqip¬tarëve në lëvi¬zjet europiane ka ndodhur në periudhën e Ro¬ma¬ntizmit, që është një lëvizje artistike e fuqishme laicizuese. Pra, shqiptarët që nga shekulli XIX e kën¬dej, i kanë integruar me Europën lëvizjet e mëdha politike e artistike, nacionaliste e laiciste, e jo katolicizmi. Katolicizmi nuk ka asnjë gjasë që të integrojë shqiptarët as në botën postmoderne në të cilën jetojmë sot. As me sloganet e rreme për gjoja “Kthimin në fenë e vjetër”. Nëse dikush vërtet mendon se kthimi në fenë e vjetër duhet të ndodhë, kjo do të thoshte kthim në ortodoksinë bizantine- bullgare-serbe. (Titulli i kapitullit në libër, “Letërsia dhe manipulimi me “fenë e vjetër të shqiptarëve.”)