Sot, poeti, profesori, lektori, gazetari dhe intelektuali i shquar Sulejman Dërmaku ka vendosur ta shënojë ditëlindjen e të birit, Mentorit, në një mënyrë të veçantë. Në këtë ditë, babai i Mentor Dërmakut e bën publik librin e tij me elegji kushtuar të birit në amshim, me rastin e 52-vjetorit të lindjes së tij.
Për Sulejman Dërmakun, ikja e pakthyeshme e Mentorit është kthyer në përditshmëri – në vetë jetën e tij, të mbushur me dhimbje të heshtur, me buzëqeshje dhe sjellje fisnike. Poeti nuk dëshiron të lëndojë askënd, por mungesa e të birit, si në ditët pranverore të gëzueshme, ashtu edhe në vjeshtat e trishtueshme, e ka shndërruar përjetimin e tij në elegji. Këto elegji e kthejnë sot para lexuesit një dramë shpirtërore që ngrihet në përmendore artistike me vlera të rralla dhe me mesazh të thellë edukativ.
Poeti i këndon verës së përcëlluar me zemër të ftohtë, ashtu siç i këndon dimrit të ashpër me zemër të prusht nga malli për të birin. Libri “SI NJË ËNDËRR”, poezi për të cilën studiuesi letrar Prend Buzhala pati shkruar një ese që e shoqëron botimin, merr pikërisht këtë titull të dhënë nga vetë babai, në përkushtim të të birit, në përvjetorin e 52-të të lindjes së Mentorit.
Ky vëllim elegjish, i redaktuar nga Shefqet Dibrani, përfshin edhe fragmente nga shkrimet e tij. Bashkë me botuesin Naser Vitija, editor i Shtëpisë Botuese DRITApres, ata i japin dritë këtij kujtimi të përhershëm, ku prindërit e Mentor S. Dërmaku (01.12.1973 – 01.08.1993) e kthejnë dhimbjen e sotme në kujtim letrar.
Bashkë me këtë hyrje, po sjellim edhe pamjen e kopertinave dhe parathënien e librit, të shkruar nga kritiku letrar Shefqet Dibrani
***
DHEMBJA SI TESTAMENT I DASHURISË
Në fillim
Vëllimi “SI NJË ËNDËRR – elegji” nga Sulejman Dërmaku, është një nga dhembjet më të thella të ligjërimit elegjiak në poezinë shqipe bashkëkohore. Babai nuk rrëfen dhe as nuk vajton humbjen e të birit, Mentorit. Poeti, përmes dhembjes personale, ka ndërtuar elegji pas elegjie arkitekturën e pikëllimit, një kujtesë e gjallë, ku dhembja, kujtimi, malli i pashuar dhe pyetjet metafizike bëhen substancë e vetë jetës. Në këtë vëllim, dhembja nuk është moment, por mot i përhershëm, kohë e pandryshueshme, siç e thotë vetë autori në poezinë “Dhembje”:
DHEMBJE
Sot
Sikur edhe dje
Sonte
Sikur edhe mbrëmë
Nesër
Sikur edhe sot
Sikur mot për mot
Dhembja
S’m’u shqit dot
1.10.1995, Gjermani
Vëllimi me elegji i Sulejman Dërmakut është një kapitull i hapur për dhembjen e tij, dhe dëshmi e një testamenti të dashurisë prindërore, që me çdo kusht kërkon të mbajë gjallë praninë e të birit në mungesë. Elegjitë nuk kanë të bëjnë vetëm me humbjen, ato i japin dhembjes frymë, zemrës një ritëm të ri, sikur të ishte engjëll që jeton diku midis tokës e qiellit. Sulejman Dërmaku shkruan me përvojën e njeriut i cili me çdo kusht bën përpjekje të rrojë sa më gjatë kujtimi, të mëkojë fjalët nga dhembja dhe të mos e lejojë kujtesën të mungojë. Edhe lexuesi më i rëndomtë do t’i përjetojë thellë këto elegji në të cilat ende ndihet prania e dashurisë për të, bashkë me të gjitha shenjat e mungesës dhe mënyra për të jetuar me mungesën e përhershme. Këto vargje janë elegji, janë edhe lutje, në anën tjetër është dhembje e babait e sublimuar në dashuri, i vetëdijshëm për të jetuar me mungesën. Andaj, çdo varg duket se është një mision për të mbajtur praninë e të birit që nuk është më, por zemra e tij nuk e pranon dot.
Në këto elegji, dhembja është një mënyrë e re për të jetuar më tutje, një dritë që udhëheq poetin-prind edhe nëpër natën e heshtjes. Sulejman Dërmaku e ka shndërruar pikëllimin në varg dhe vargun në një përkushtim elegjiak, që nuk harrohet kurrë, shprehur me një dashuri të prerë, e cila për të gjallë të tij refuzon të vdesë. Ai i drejtohet të birit të vet në trajtën e një bisede të ndërprerë, por kurrë të shuar: “Thonë se shpirtrat në amshim/ na shikojnë nga qielli/ nuk e di nëse është kështu/ biri im” (poezia, “SHPIRTRAT SHIHEN”), që përjetohet si mosbesim në atë përgjysmim të asaj peme me jetë, duke mundësuar motivin të bëhet si urë e tërë vëllimit elegjiak. Qëllimi është të jetuarit me dhembje dhe me mungesën e përhershme, që si varg nuk ndjek kohë lineare. Vargjet janë shkruar nga një zemër e përvëluar, që zemërimin e ka filluar që në momentin kur humbi birin, andaj vargu frymon një dhembje të vërtetë dhe të pakthyeshme. Së këndejmi, dashuria e prindit nuk shuhet as nga amshimi, përkundrazi, ajo përjetësohet pikërisht nëpërmjet kësaj mungese, e regjistruar si pika e lotit që e shpon edhe gurin.
Në këto vargje, prindi/poet nuk shkruan për të harruar, ai shkruan për të mos harruar asnjë thërrmijë të pranisë së të birit, buzëqeshjen dhe shikimin e tij, vitet-moshën e papërmbushur dhe fjalën e pashkruar. Për këtë arsye, duket sikur çdo varg i elegjisë është një gur varri, por edhe një rreze drite, në çdo datë morti, në çdo ditë gëzimi, si një lot dhe një bekim i përhershëm për Mentorin (01.12.1973-01.8.1993).
“Kur shikoj fotot e vjetra nganjëherë
E ti në to shkëlqen plot jetë, biri im
Ah, sa e pamëshirë kjo jetë përherë
Në lule të rinisë kalove në amshim…
…
Dhe jo çfarëdo dashurie të botës njimtare
Veç dashuri shpirti që prindi ndien për fëmijë
Po jeta s’të pyetka, nuk paskësh mëshirë fare
Për lotët e dashurinë tonë s’dashka t’ia dijë”
(Nga poezia “JETA S’TË PYETKA”)
Poeti, ka ndërtuar një varg të heshtur, që duket se është rrënuar nga pikëllimi, andaj edhe fjalët i rrinë si hije rreth zemrës. Në këto vargje s’ka metafora të zbukuruara, sepse metaforë e vargut vetvetiu është dhembja e poetit. Këto vargje nuk synojnë të impresionojnë askënd, por tregojnë se plaga e shpirtit nuk shërohet, as koha nuk shëron, vetëm se dhembja ka gjetur ritmin e saj të frymëmarrjes. Në elegjitë e Sulejman Dërmakut, dhembja nuk është vetëm një përjetim, ajo është një hapësirë e banueshme në zemrën e poetit, është përjetim brenda botës poetike, ku prindi jeton me mungesën e përhershme të të birit dhe me praninë e përhershme të dhembjes. Andaj, elegjitë janë një udhëtim i përditshëm nëpër plagët që nuk shërohen as me kalimin e viteve, as me kohën e ikur dhe as me lutjet e përhershme. Përkundrazi, koha e ka thelluar peshën e dhembjes, ndërsa zemra e tij ka ruajtur këtë thesar artistik, sado i hidhur të jetë. Në këtë mënyrë, dhembja e poetit bëhet testament i dashurisë, mënyrë e vetme për ta mbajtur të gjallë një jetë që është shuar fizikisht, por vazhdon të jetojë shpirtërisht.
Amshimi si “vegim” i dhembjes dhe bukuria e humbur
Libri hapet me elegjinë “VEGIM”, si një lajtmotiv qendror i dhembjes e që përsëritet si një ritëm i brendshëm, në kufirin mes realitetit dhe botës së amshuar. Në elegjinë “VEGIM”, nipi i bëhet ura e vetme tokësore, ndërsa i biri shfaqet si prani e padukshme: “Më fanitesh/ Realitet/ A vegim”, ku poeti e ndërton figurën e pikëllimit, ndërsa sytë shohin mungesën, zemra përjeton dhembjen. E njëjta vijë konceptuale vazhdon më tej: “Nipi është me ty/ Realitet/ e unë/ Vegim”, ku prania dhe mungesa krijojnë një binar, ku jeta dhe vdekja ecin paralelisht, prandaj amshimi nuk është vetëm hapësirë e errët. Amshimi është një vend simbolik, ku mblidhen të gjitha kundërshtitë e zemrës, shprehur si kontrast i skajeve, “Ballë borë/ Buzët shkrumbon/ Faqe akull/ Përqafimi përcëllon”, dhe vargu shndërrohet në figurë të dualitetit emocional, djegie dhe ngrirje, mall dhe heshtje, prani dhe largësi. Pra, Biri në amshim nuk është as i gjallë e as i zhdukur: “Biri im/ Gojëmbyllur… Symbyllur/ Të detit kaltri/ Biri im/ Në Amshim”, në elegjinë “AMSHIM”, poeti ka arritur të shkruajë një varg të thjeshtë, por tronditësh, që dëshmon se bukuria e fëmijës së humbur ruhet si ngjyrë e detit, por heshtja e tij është e ftohtë si tallazet e tij.
Koha si plagë e hapur
Motivi i datave të dhembshme, është një shënim tjetër i këtyre elegjive. Çdo 1 gusht dhe 1 dhjetor bëhen rituale të dhembjes. Në poezinë “1 DHJETOR 1973 / 1993”, kundërvihen dy botë:
1973
1 dhjetor
Bie dëborë
Zemra ngroh
Ditë-lindja jote
Këtë e shoh
Rrodhën vitet
U bëre burrë
Ditëlindjen e njëzetë
Ta kremtosh
S’arrite kurrë
Dhe më pas:
1993
1 dhjetor
Nuk bie dëborë
Zemra mardh
(Dhe përcëllon njëherësh)
Nuk di
Si të gjej ngushëllim
Të të kremtoj
Ditë-lindjen
A të të qaj
Ditë-vdekjen
Biri im
1.12.1993, Ferizaj
Pra, datat në këtë elegji nuk janë vetëm kujtime, ato janë akte të vazhdueshme të jetuara. Acar, vapë, dëborë, verë, të gjitha kthehen në metafora të dhembjes, dhe si realizime artistike për t’u veçuar. Të këtij niveli janë edhe elegjitë: “PA TY DHE PA EMËR”; “KËNGË E DHJETORIT”; “SHIKIMI YT”; “VDEKJE NUK ËSHTË KUR VDES”, e ndonjë tjetër.
Pikëllimi që s’iku kurrë
Përgjatë të gjitha elegjive, simbolika e dhembjes shfaqet sikur të ishte personazh i gjallë, si hije që ndjek, si zë shoqërues. Në elegjinë “DHEMBJE SHPIRTËRORE”, dhembja “banon” në zemrën e poetit: “Zjarr prush e flakë banon/ Thellë në timen zemër/ Zhurit djeg e përcëllon/ Pa çarë kokë për emër.” Ndërsa në elegjinë “NGADO”, dhembja është shoqëruesja e pashpërfillshme: “Ti s’m’u hoqe/ Ti më ndoqe/ Ti më shoqërove/ Ti më shqetësove/ Hap më hap/ Me mua shqim/ Dhembje/ E shpirtit tim.” Prandaj, dhembja nuk është gjendje e brendshme, por figurë e jashtme, ajo ecën, udhëton, ndjek, shfaqet si hija që nuk ndahet.
Në këto elegji, mungesa është prani dhe e përhershme. Ajo nuk është zbrazëti, por një territor ku vargjet ndërtojnë shtëpinë e re për të dashurin e humbur. Në një prej fragmenteve mjaft prekëse, janë vargjet: “Çdo mot/ndonëse fizikisht mungesor/ Për këtë, dhembja e pashuar/dhe pikëllimi sëmbues/ janë të përhershëm tanët shoqërues.” Këto vargje janë metaforë e pikëllimit sëmbues, dhembja e përhershme në këto elegji nuk është fizike, është ritmikë shpirtërore. Është dhembje përmes shpirtit dhe vargut. Kujtesa e t’et shndërrohet në përjetim dhe metamorfozë e dhembjes.
Elegjitë shpesh shtrojnë pyetje të drejtpërdrejta drejtuar Zotit dhe fatit, si në poezinë “PËRSE”, e cila është një prej elegjive që shpreh sinqeritetin e prindit, i cili përmes vargut e shfaq një revoltë irracionale: “Rron/ I verbri/ Shurdhi/ I paafti/ I paralizuari/ Psikopati/ I sëmuri/ Biri im/ Shëndoshë si molla/ O Zot/ Përse të vdesë.” Në këtë elegji, poeti përdor një figuracion të fortë të krahasimit, duke e vendosur absurditetin e humbjes përballë rasteve të tjera të mbijetesës. Revolta është e thjeshtë, e pastër, dhe për këtë arsye thellësisht tronditëse. Poeti Sulejman Dërmaku nuk qan, ai rrëfen dhe dëshmon. Kjo është një nga vlerat themelore të këtyre elegjive. Dhembja në këto elegji ka krijuar një dimension të ri të dashurisë, duke treguar se ndarja nuk është e pranueshme, ajo është e detyruar. Sipas kësaj, vargjet nuk mund ta ndryshojnë fatin e njeriut dhe as të poetit, por e ka shpëtuar kujtesën nga zhdukja dhe harresa, prandaj mund të them se këto elegji janë një gjëmë e vogël artistike kundër harresës. Diku tjetër, poeti e ndërton jetën si kujtim. Ta zëmë, te elegjia, “JETOJMË ME KUJTIMIN TËND”, kujtimi i babait mëkon shpirtin që mban gjallë familjen: “Jeta jonë që nga ajo e diel e kobshme/ e 1 gushtit 1993/ qe dhe mbeti/ një kopje e zbehtë/ e jetës së njëmendtë.” Ndërsa në elegjinë “MBURREMI QË E PATËM”, me përkushtimin, “Tim biri, Mentorit, në 23-vjetorin e prehjes në amshim”, kujtimi shndërrohet në krenari, në mënyrën e vetme për të kapërcyer dhembjen: “Ai për ne rron prore/ rron në zemrat tona… Mburremi që e patëm.” Kjo lëvizje e poetit nga dhembja e pastër drejt krenarisë së butë dhe mirënjohjes shprehet me një ton pothuaj të shenjtëruar.
Koha që ndalet
Nëpër këto elegji, Biri i Sulejman Dërmakut mbetet një figurë e ngrirë në moshë. “Nëntëmbëdhjetë vjeç prore”, thotë poeti, duke e bërë kohën të dorëzohet përpara ndjenjës. Djaloshi nuk ka të drejtë të plaket, të martohet, të rritet, prandaj ai bëhet simbol i përjetësisë së pafajshme, një jetë e ndërprerë që mbetet hëna e plotë e kujtimeve. Pikërisht elegjia “I AMSHUESHËM” e kristalizon këtë ide. Biri i poetit, “S’plaket dot/ Prore djalosh/ nëntëmbëdhjetëvjeçar/… i amshueshëm/ në zemër ar/ për ne”, duke u shndërruar dhembja në muzë dhe inspirim krijues.
Muaji dhjetor ka një peshë të veçantë nëpër këto elegji, sepse gërshetohen dy data të kundërta, lindja dhe humbja, siç shprehet në vargjet: “Të të kremtoj ditëlindjen, a të të qaj ditë/vdekjen”, është shprehur ai, si prind dhe poet. Dhjetori nuk është më muaj i dritave, është hapësirë ku gëzimi dhe pikëllimi jetojnë në të njëjtën frymë. “Dëgjoj këngën e dhjetorit të ftohtë…/ më ngrohet zemra si asnjëherë”, në këto vargje poeti sikur e ndien birin që i vjen nëpër acar me besim se ringjallet edhe një herë, duke përshkruar një narracion estetik të këtij vëllimi me elegji përjetuese e përkushtuese, i bindur se nuk ka më ndarje të pastër mes jetës dhe amshimit. Andaj, dita e diel e humb karakterin e saj të pushimit dhe bëhet dita e kobit, “Atë ditë/… të përcollëm në amshim,” kujton poeti. Ajo e diel e 1 gushtit 1993 nuk është thjesht datë, është stina me një plagë në zemër që ka prodhuar urrejtje ndaj të dielave, “sikur bëri që t’i urrejmë/ të gjitha të dielat”, një nga figurat më tronditëse të poezisë, një ditë që për poetin po zgjatet qe 30 vjet dhe nuk do të mbarojë kurrë.
Dhembja si testament i dashurisë
Në poezitë e fundit, dhembja quhet “e përjetshme”, si kujtim e jo mallkim. Dhembja është prova e një dashurie që nuk tretet, nuk harrohet, nuk shuhet. Është mënyra e vetme për ta mbajtur të birin pranë, është gjuha e vetme me të cilën poeti mund ta thërrasë jetën e tij të humbur. Biri i poetit është përkujtuar nëpër vargje, në botën ku vargjet rrojnë dhe ringjallin kujtimin. Dhembja tek Sulejman Dërmaku është dritë e zbehtë, por e pandalshme. Vargjet janë një testament i dashurisë, i shkruar me shpirt të thyer, por me zemër të fortë, andaj elegjitë, varg pas vargu, dëshmojnë se dashuria e një prindi nuk vdes kurrë, ajo vetëm shndërrohet në motiv për t’u bërë amshim poetik.
Në përfundim
Vëllimi “SI NJË ËNDËRR – elegji”, është një testament poetik i një prindi, që nuk e mposht dot dhembjen, por e shndërron atë në ligjërim poetik, në kujtesë të qëndrueshme, në amshim të fjalës. Sulejman Dërmaku ka ndërtuar një poezi të pastër, të mbështetur mbi metafora të fuqishme të ftohtit, zjarrit, mallit dhe mosplakjes. Ajo që e bën këtë elegji unike është sinqeriteti që nuk dorëzohet para retorikës, por e kthen dhembjen në vijë drite, në një lloj komunikimi me të birin përtej kohës. Ky vëllim me elegji i Sulejman Dërmakut është si një qiri që digjet nga të dy skajet. Nga ai i kujtesës dhe ai i pritjes. Ai digjet, por nuk shteron. Ajo duket si një lule e mbirë në një tokë të djegur. Edhe lexuesi do ta kuptojë se dhembja nuk është vetëm plagë, por edhe dorë që mban lapsin për të shkruar, edhe zemër e plagosur që rron për këto vargje në kujtim të Birit që do të mbetet si një imazh i qetë, i brishtë, i pashuar e në pritje të kthimit, qoftë edhe në ëndërr ose në një varg të ri.
Atdhe për shqiptarët është edhe Lugina, edhe Maqedonia, edhe Çamëria, por ato nuk janë shtetet tona. Shtet ligjor quhet vetëm ai vend ku ligji zbatohet dhe drejtësia nuk është thjesht formalitet. E as dekorim publik, që paguan institucionet e drejtësisë për ta shembur vetë drejtësinë.
Shteti i drejtë është atdhe;
i padrejti është njerk-atdhe.
Ky i fundit nuk dallon nga shtetet e tjera ku jetojnë shqiptarët: është vetëm lëshues pasaportash, një nxitës për t’u larguar, një ndihmues për të mërguar: një administratë për t’i zvogëluar e dobësuar shtetet shqiptare.
Atdheu nuk është vetëm vendi ku lind njeriu, por ai ku mund të jetosh i lirë, i barabartë dhe ku ke ardhmëri, jo ku ke vetëm të kaluar.
Prandaj, nëse e do Kosovën pa shtet të vërtetë, si ngrehinë formale ku drejtësia nuk lufton padrejtësinë,
votoji ata që e kanë vjedhur,
që e kanë nëpërkëmbur ligjin
dhe që e kanë shndërruar drejtësinë në garantuese të pandëshkueshmërisë:
duke i shërbyer oligarkëve dhe njerëzve të pasur e të pasuruar padrejtësisht. Disa ish-komandantëve dhe disa liderëve të korruptuar.
Ata që kanë luftuar dikur, atëherë ishin patriotë. Dikur. Prandaj populli i shpërbleu me pozita për kontributin. Për guximin. Për rrezikimin e jetës.
Po pas luftës?
Nëse e kanë dëmtuar shtetin, atëherë sot janë armiq të tij.
Sepse vjedhjen e ndalon ligji, dhe hajnia nuk mund të justifikohet me të kaluarën.
Ligji nuk parasheh asnjë licencë zhvatjeje; përndryshe do të duhej një ligj i ri, ku shkruan: neni kaq e kaq ndalon vjedhjen e shtetit nga qytetarët e rëndomtë, por sot ia lejon vetëm atij që ka kontribuar dje.
Sipas traditës sonë fisnore, patrioti i djeshëm mund të jetë krimineli i sotëm.
Dhe, nuk bën të kritikohet.
Kjo është paradoksale.
Ilegale.
Megjithatë, veprat e sotme vlejnë po aq sa kontributi i djeshëm. Nëse meriton shpërblime për të kaluarën, mirënjohje, për të sotmen meriton, dënim, burgun.
Kodi Penal nuk parasheh përjashtime, siç e bën Prokuroria.
Prandaj, ai Kod ose duhet të abrogohet, ose të ndryshohet, në mënyrë që askush të mos mund të quhet njëkohësisht atdhetar dhe hajn. Duhet të përkufizohet qartë me ligj se komandantëve dhe liderëve politikë u lejohet të bëhen milionerë. Kështu mbeten vetëm atdhetarë. Vetëm heronj.
Por, nëse një komandant paska të drejtë të pasurohet padrejtësisht vetëm pse ka sakrifikuar dje, atëherë çfarë të drejte ka familja Jashari, e cila sakrifikoi gjithçka?
Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen ata komandantë e politikanë që janë pasuruar padrejtësisht dhe ata që e kanë pagëzuar lirinë me emrin e tyre.
Nëse je veteran i rremë,
s’të mbetet tjetër veçse t’i votosh ata që miratojnë ligje për t’i shkelur vetë.
Nëse je pasuruar duke vjedhur,
prapë duhet t’i votosh ata që shkelin ligjin, sepse ata të mbrojnë ty, ashtu siç prokuroria i mbron ata.
Pra, dilema është e qartë dhe ka vetëm dy mundësi:
Ose voton padrejtësinë, për të ruajtur padrejtësinë tënde,
ose voton drejtësinë,
për ngritjen e shtetit,
por aty mund të rrezikosh pasuritë që i ke fituar duke shkelur ligjet e shtetit tënd.
Me vjedhje!
Me korrupsion.
Me ryshfete.
Ti ia ke rrënuar atdheut shtetin,
shtyllat që e mbajnë vertikalisht,
e ke shndërruar gati në Luginë,
por në televizion shet pallavra patriotike, sikur je i brengosur për shtetin, kur pikërisht ti e ke vjedhur. Pikërisht ti je pasuruar duke vepruar kundër ligjit.
Dje me zjarr luftoje për arrestimin e komandantëve, sot je kundër. Jo pse i do vërtet ata; madje vetë ke ndihmuar në arrestimin e tyre. Por nga frika se po rrezikohet plaçka jote.
Nëse dikush paguhet për kontributin në luftë,
nuk meriton shpërblim tjetër.
Ai paguhet muaj për muaj.
Kjo është mirënjohje. Ky është dëmshpërblim.
Pse nuk meriton?
Sepse, nëse ti e paguan bukën,
ajo nuk është më e bukëpjekësit, por e jotja.
Bukëpjekësi nuk mund të mburret pse e ka gatuar; mburresh ti që e ke blerë, përndryshe do të shfaqej edhe bujku që ka kultivuar grurin.
Shkurt e qartë: popullit që të paguan nuk mund t’i krekosesh se liria paska emrin tënd. Sepse ai e kujton mirë se si u çlirua dhe pse hyri NATO. Sepse ai e di mirë se prej tij financohesh, muaj për muaj. Tërë jetën.
Kështu është edhe kontributi në luftë: ka kontribuar familja Jashari, por ajo as nuk e ka vjedhur, as nuk e vjedh Kosovën, shtetin për të cilin u masakruan.
Tani, cili është atdhetar, ti që je bërë milioner duke e vjedhur Kosovën, apo ajo familje që ka sakrifikuar çdo gjë, si askush?
Sa i ke dhuruar asaj familje?
Përfundim: Aty ku kontributi i dikurshëm përdoret për të legalizuar vjedhjen e shtetit, atëherë më e pakta që duhet bërë është, ndryshimi i Kodit Penal dhe shtimi i nenit 01:
„Personaliteteve me kontribut në çlirimin e atdheut dhe liderëve politikë, u lejohet çdo gjë. Ata qëndrojnë mbi Kodin Penal!“ Ky mendim do të mjaftonte për t’i dekriminalizuar.
Kështu, nuk do të kemi as korrupsion, as tenderë, as privatizime kundërligjore dhe ligji do të respektohet nga oligarkët dhe elita. Një Sallamadi–sistem modern, sepse vjedhja do të bëhej normale. Fisnike. Si kur e patën pushtetin. Aty e tuje, mund të mbyllen prokuroritë dhe gjykatat se nuk duhen më. Paratë që kursehen, të investohen nëpër shkolla e spitale…
Si sot, më 1 dhjetor 1918, u themelua Jugosllavia, ose burgu i kombeve: Kjo ngjarje shënon edhe 107 vjetorin e riokupimit të Kosovës, shoqëruar me krime, spastrim etnik dhe vjedhje ushqimore, veçanërisht në zonën e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit dhe Ferizajit!
Në fillimet e saj, më 1 dhjetor 1918, vendi u quajt Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, ndërsa nga viti 1929 u quajt Mbretëria e Jugosllavisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti komunist i Jugosllavisë u quajt Republika Popullore Federale e Jugosllavisë, Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste në vitin 1992, u riemërua Republika e Serbisë dhe Malit të Zi, duke mbijetuar deri në vitin 2003. Ky vit shënon fundin e Jugosllavisë.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare Mbretëria Jugosllave mbështetej nga Franca dhe Britania e Madhe, ndërsa shteti komunist nga shtetet komuniste. Nga mesi i viteve 1950, Jugosllavia konsiderohet si një nga themeluesit e Lëvizjes së të Paangazhuarve, e cila kundërshtoi dominimin e fuqive të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare. Si i tillë, në një Europë të ndarë nga blloku, neutraliteti jugosllav ishte një faktor tërheqës sigurie dhe kishte mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare.
Nga pikëpamja demografike, nëse do t’u besohet të dhënave statistikore të vitit 1918, numri i popullsisë shqiptare ka arritur shifrën (3,6%, kjo përqindje duhet dyfishuar, pasi një pjesë e shqiptarëve janë të regjistruar si myslimanë dhe turq). 1981, 7,7%, krahasuar me serbët 36.3%, kroatët 19.8%, myslimanët 8.9%, sllovenët 7.8%, maqedonasit 6%, malazezët 2.6%, dhe hungarezët 1.9%. Pas përfundimit të demarkacionit të shtetit komunist jugosllav nga fundi i viteve 1950, Krahina Autonome e Kosovës (dhe Metohisë), zotëronte një territor prej 10,887 km².
Burimet historike të kohës dëshmojnë se pas Luftës së Parë Botërore u krye riokupimi klasik i Kosovës nga Serbia për ta përfshirë atë në mbretërinë e sapoformuar të SKS, e cila për të shpronësuar shqiptarët kishte praktikuar reformën agrare, duke sjellë kolonët serbe nga viset e ndryshme të mbretërisë së atëhershme. Kolonizimi u shoqërua me serbizimin e popullsisë vendase, e cila kishte reaguar me kryengritje të mëdha të shoqëruara me migrime drejt Turqisë dhe vendeve të tjera (për këtë duhet parë programi i migrimit të V. Čubrilović-1937, dhe studimi i nobelistit Ivo Andrić -1939).
Pas kapitullimit të mbretërisë jugosllave në vitin 1941, pjesa më e madhe e Kosovës i përkiste sferës pushtuese italiane, pastaj gjermane dhe bullgare. Në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it 29/XI/1943, Kosova mori atributet e një formacioni shoqëror të pavarur politik, përkatësisht u pranua si krahinë e pavarur në shtetin socialist në formim. Këto atribute do të afirmohen dhe më shumë në Konferencën e Bujanit më 31/XII/1943-2 janar 1944. Me themelimin e Jugosllavisë komuniste jemi dëshmitarë të aneksimit të Kosovës nga Republika e Serbisë. Pas forcimit të marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë në vitin 1948, represioni i madh i shqiptarëve u shoqërua me shpërnguljen e madhe të shqiptarëve në Turqi. Gjatë kësaj periudhe, një numër i madh i shqiptarëve u dënuan në procese të organizuara politike.
Me Kushtetutën e vitit 1963 filloi vetëqeverisja shoqërore, e cila vuri në pah reformat ekonomike dhe politike dhe në këtë kontekst, konfliktet qeveritare të evidentuara në Plenumin e Brijunit (1966), çuan në zëvendësimin e nënpresidentit jugosllav, A. Ranković. Gjatë këtyre viteve, si pasojë e ndarjeve historike shqiptaro-serbe, si dhe ndarjeve kombëtare, stabiliteti i marrëdhënieve mes dy popujve është vështirësuar. Aq më tepër kur dihet se dominimi politik i serbëve ishte mjaft i dukshëm, pavarësisht përfaqësimit të tyre numerik më të ulët.
Dy vjet pas Plenumit të Briones (1968), i gjithë vendi do të përfshihet në demonstratat e fuqishme të nëntorit në Kosovë dhe më gjerësisht në trevat e tjera shqiptare të Jugosllavisë, ngjarje këto që sollën një sërë ndryshimesh në të gjitha fushat e jetës duke kulmuar me shpalljen e Kushtetutës së vitit 1974, sipas së cilës Kosova mori një pavarësi më të madhe autonome, pothuajse të ngjashme me atë të republikës. E gjithë kjo u shoqërua me reagime të ashpra nga opinioni politik dhe popullata serbe, e cila gjatë viteve 1945-1991 në Kosovë numëronte rreth 200.000-260.000 banorë.
Vdekja e Titos (1980), solli ndryshime të mëdha, të cilat u shprehën sidomos në funksionimin kolektiv të Kryesisë së shtetit në përbërje nga një përfaqësues prej çdo republike dhe province autonome. Ndryshimet në fjalë, u shoqëruan me krizë ekonomike dhe politike të shprehura në gjithë vendin por me theks të veçantë në Kosovës, kur dihet se vendi në fjalë ishte më i njohuri prodhues i plumbit, cinkut dhe metaleve të tjera fisnike në gjithë europën, kishte mbetur shumë më i prapambetur në Jugosllavi (sipas statistikave të vitit 1979. në Kosovë GDP për kokë banori ishte 795 $, ndërsa në nivel jugosllav 2635 $). Pra, këto shkaqe kishin ndikuar që Kosova të përfshihet në demonstrata të marsit dhe të prillit 1981. Në demonstrata të përmendura kishin rënë më shumë se 100 demonstrues. Vendosja e masave të dhunshme u shoqëruan më burgosjën e së paku 7000 demonstruesve.
Në anë tjetër në Serbi janë fuqizuar kërkesat nacionaliste dhe unitariste, të cilat kulmuan më 1989, pas Memorandumit të SANU (1986) dhe ngritjes së S. Milošević në krye të partisë komuniste serbe (1987). Viti 1989 shënon suprimimin e autonomisë së provincës së Kosovës dhe të Vojvodinës, të shoqëruar me demonstrata të shumta në të cilat kishin mbetur disa dhjetëra të vrarë. Vitet 1989-90 u bën të njohura edhe me fillimet e sistemit pluralist të cilat do të japin grushtin përfundimtar LKJ-së (janar 1990), si dhe Jugosllavisë komuniste.
Në këtë kuadër në Kosovë është themeluar LDK në dhjetor 1989 dhe është vendosur sistemi i pushtetit paralel në arsim, mjekësi, dhe në institucione të tjera shoqërore; në Kaçanik, më 7/IX/1990 do të shpallet Republika e Kosovës të cilën Serbia e konsideronte për shtet ilegal. Ndërsa më rënien e Jugosllavisë, miratohet Vendimi për Pavarësinë dhe Sovranitetin e Kosovës (22 shkurt 1991), dhe së këtejmi, do të shpallet më 19/X/1991 Republika e Pavarur e Kosovës.
Atëbotë, Serbia dhe Mali Zi më 27/IV/1992 do të shpallin unionin e tyre në një shtet të quajtur Republika Federale e Jugosllavisë (SRJ), e cila nëse i besohet regjistrimit të vitit 1991, përfshinte një territor prej 102 173 km², më 10,4 milion banorë. Prej tyre 62%, serbë, rreth 17% shqiptarë të cilët bojkotuar regjistrimin, 5%, malazezë, 3%, myslimanë dhe 3% hungarezë. Ç’prej gjysmës së dytë të vitit 1990 konflikti shqiptaro-serb do të merr përmasa më të mëdha. Ngritja e konfliktit kulmon me daljen e UÇK më 28 nëntor 1997. Atëbotë, forcat serbe kishin kryer vrasje enorme mbi popullatën civile shqiptare, andaj deri në tetor të vitit 1998 Kosovën e kishin braktisur më se 98.000, të shoqëruar më rreth 200,000 të zhvendosur. Me ardhjen e S. Miloshević në krye të shtetit më 1997, dhe ngritjes së masave të dhunës dhe të pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, Forcat e NATO-s ç’prej 24/III/1999, do të bombardojnë pikat strategjike të federatës serbo-malazeze, dhe do të pushojnë së bombarduari vetëm më 12/VI/1999 me vendosjen e administratës së përkohshme të OKB. Është e njohur se vetëm gjatë marsit dhe qershorit 1999 janë përndjekur rreth 960.000-1.500.000 të popullatës shqiptare. Ndërsa, numri i shqiptarëve të vrarë kryesisht civilë sillët rreth 12.000.
Në anë tjetër, Kroacia dhe Sllovenia do të shpallin pavarësinë e tyre (më 25/VI/1991), e cila qe kontestuar me intervenimin e armatës jugosllave. Në shtator të vitit 1991 sipas një referendumi do të shpallet shteti i pavarur i Maqedonisë, ndërsa në tetor të po këtij viti, pas referendumit shpallet dhe memorandimi i pavarësisë së Bosnës dhe Hercegovinës. Më 16/XII/1991, shtetet anëtare të BE kishin vendosur pranimin e pavarësisë së republikave jugosllave, dhe së këtejmi qe pranuar më 15/I/1992, pavarësia e Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa më 7/IV/1992 pavarësia e Bosnës dhe Hercegovinës. Ndërsa, në mars të vitit 2003, Republika Federale e Jugosllavisë u riorganizua në Unionin Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi. Pas një referendumi për pavarësi (21 maj 2006), Mali i Zi shpalli pavarësinë më 3 qershor 2006, duke shënuar shpërbërjen përfundimtare të shtetit të themeluar më 1 dhjetor 1918.
Në ditën e lumnueme të 28 Nëndorit , “Jakova “ e shënon me një promovim të një libri , me temë të tejkalur , nga një “autor” shqiptarofob, 28 Nëntori i shënon dy data me vlerë historike, ate të Skenderbeut dhe ngritjes se flamurit kuq e zi në Krujë si fitore ndaj osmanëve, dhe e dyta- Lindja e Shtetit Shqiptar pas 500 vitesh robërije nga osmanet,
Me moton “Për ty Flamur “ promovohet Monografia me titull “ Xhamia e Sulejman Hadum Agës” të autorit Agron Muqaku.
Kah po shkojmë?
Me pafytyrësi intelektuale shkruhet:
“Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, sot në ditën e Flamurit përkatësisht në 430 vjetorin e hapjës dhe 20 vjetorin e rihapjës së Xhamisë së Hadumit, me moton “Për ty Flamur”, ka bërë promovimin e Monografisë me titull “Xhamia e Sulejman Hadum Agës” të autorit Agron Muqaku.
Duke folur në Radio Gjakovë për brëndin, karakteristikat dhe vlerat e këtij libri, kryetari i Shoqatës Intelektualëve “Jakova”, Ruzhdi Sefa, ka thenë se promovimi i kësaj vepre në Festën e Flamurit është zgjedhur të bëhët, nisur nga rendësia që ka xhamia si një monument ndër më të rendësishmit të trashigimisë kulturore dhe historike të Kosovësja e shtetit shqiptar pas 500 vjet robërihe nga osmanet,”
Kush ishte Hadum Aga dhe a fillon historia e Gjakovës me te?
Të festosh largimin nga një roberi 500 vjecare me historinë e nje objekti te asaj periudhe është një tradhti ndaj kombit dhe historisë se tij.
Sikur të qëndronim në një vend, pa lëvizur do të pajtoheshim vetëm me ato që i kemi dhe kërshëria e jonë për diçka më të mirë apo më të përparuar do të ngrysej në atë masë sa që do fillonte “atrofia” e rëndë deri në paralizë të trurit.
Çka shruhej per historinë e Gjakoves nga robërit e një rrefimi turk?
“Sipas “defterit zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale.
Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës.” ( Masar Rizvanolli, historian )
Pra, Gjakova si qytet diçka më i vjetër se 400 vjet e paska “filluar“ jetën nga ardhja e Hadum Agës dhe ndërtimit të Xhamisë së tij 1594-1795 . Sa është “kjo e vërtetë” për Gjakovën dhe krijimin e saj?
Një dokument tjetër që e “penalizon“ gojëdhënën për Hadum Agen dhe Jak Vulen është ky : “Sipas regjistrimeve regjistrimeve të vitëve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukagjinit , ose sipa emrit të dhënë në shek.XVI-të , regjioni i Hasit ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët . Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije: Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fashtrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut ( fshatrat në lindje dhe në perëndim të Malit Pashtrik).Kjo mbyllet me faktin që ngjajshëm me banorët e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata, (Burimi: http://archive.is/tr44YThealbanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha – www.ezboard.com ).
E shihni që diçka nuk është në rregull as me gojëdhënat e as me “defterët“ turq . Sigurisht, sepse për paradoks po të pranojmë teorinë se ka filluar me Hadum Agën, atëherë ju japim të drejtën serbëve dhe historiografisë se tyre se jemi ardhacak të vonshëm.
Kundër propagandës së Milazim Krasniqit dhe ideologjisë që ai përfaqëson.
Profesor Milazim Krasniqi, me deklaratat e tij të fundit, po e tejkalon çdo kufi të debatit publik dhe po e shndërron hapur diskursin e tij në një tribune të islamit politik global. Tanimë është e qartë: ai nuk po mbron besimin – ai po mbron një ideologji që bie ndesh me kushtetutën, me rendin juridik, me identitetin historik dhe me orientimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
Ky është po ai ideologji që Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleati ynë strategjik dhe garantuesi i lirisë së Kosovës – e kanë shpallur ORGANIZATË TERRORISTE.
Krasniqi e di këtë shumë mirë. Por e hesht me qëllim.
Prandaj, është e domosdoshme që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë:
Milazim Krasniqi nuk po flet më si profesor, as si studiues, as si qytetar i lirë; po flet si zëdhënës i një axhende që tenton t’i frikësojë shqiptarët nga vetvetja, nga identiteti i tyre dhe nga Evropa ku ne i kemi rrënjët.
Kosova është Republikë Evropiane, jo laborator i ideologjive fetare të Lindjes së Mesme.
Krasniqi e quan “krim” faktin që disa shqiptarë kërkojnë t’i rikthehen besimit të të parëve.
Ai guxon të etiketojë si “armiq” qytetarët që mendojnë ndryshe nga ai.
Ai guxon të kërcënojë me “luftë” vetëm pse një pjesë e popullit kërkon të jetë evropiane, shqiptare dhe laike.
Nuk është kjo gjuha e një njeriu të arsimit. Kjo është gjuha e një militanti ideologjik.
Shqiptarët nuk kanë kërkuar asnjë imponim, as dhunë, as detyrim.
Ne kemi kërkuar vetëm të drejtën legjitime, njerëzore dhe qytetare:
të jemi ajo që kemi qenë – popull europian në kulturë, histori, shpirt dhe besim.
Dhe unë, si Shqiptar Shaljani, si profesor që kam 40 vite në shërbim të arsimit, gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare, nuk mund të hesht kur dikush tenton të frikësojë popullin tim me gjuhën e Sheriatit në një vend me Kushtetutë evropiane.
Të mos harrojë Milazim Krasniqi:
Kosova nuk ka ligj fetar – ka Kushtetutë.
Kosova nuk udhëhiqet nga fetvat – por nga parimet e së drejtës evropiane.
Kosova nuk është vasale e askujt – është aleate e SHBA-së dhe Evropës.
Dhe SHBA-ja e ka shpallur Vëllazërinë Muslimane, frymëzimin politik të këtij militanti, ORGANIZATË TERRORISTE.
Kjo duhet t’i mjaftojë çdo njeriu me ndërgjegje.
Ne jemi këtu për të mbrojtur dritën, arsyen, kulturën dhe identitetin tonë shqiptar.
Ata le të mbrojnë ideologjitë e Lindjes, nëse nuk munden pa to.
Por askush – as Milazim Krasniqi, as ata që e përdorin – nuk mund t’i kërcënojë shqiptarët pse janë shqiptarë.
Ne do të vazhdojmë të flasim qartë, europianisht dhe pa frikë.
Sepse kush i frikësohet dritës, ka arsye të frikësohet.
Kristaqi Rama e mbylli ne spital! Edi Paloka zbulon sekretin e tmerrshem të Edi Rames: Ja si e rrihte të ëmën vetem sepse…..
I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Kuvendit Kombëtar të PD-së Edi Paloka foli në lidhje me kryeministin Edi Rama, ofendimet e tij në fushatë dhe për arsyen pse i mban gratë afër.
Paloka u shpreh se Edi Rama rrihnte nënën e tij dhe babai i tij Kristaq Rama e mbylli në spital, sepse sillej keq në familje
“Rama është djali i Kristaqit edhe e kemi kryeministër sot e 12 vite dhe nuk habitem me çfarë thotë Rama. Njerëz të mi shumë të afërt të gjakut kanë pasur lidhje me familjen e Ramës në atë kohë. Që në atë kohë diskutohej dhe fillimisht dëgjova për fatkeqsinë e Kristaq Ramës që kishte dy djem njërin të vogël shumë të mirë, por atë tjetrin çyryk. Kam dëgjuar shpesh kur vinte i afërmi im dhe thoshte ai gomari i Kristaqit prap kishte rrahur Netën mbrëmë. Një njeri që përgjërohet për gratë në Tiranë, por kjo historia që ka rrahur të ëmën dihej në të gjithë Tiranën.
Ky u përpoq ta mohoj dhe aty u tundova për herë të parë. Para naj dy muajsh doli dhe tha që më kanë akuzuar për këtë e për atë dhe që kam rrahur nënën time. Jo e ka rrahur, por shkonte me emtoma Neta në spital prej këtij kafshës. Në spital këtë e ka mbyllur Kristaq Rama në atë kohë, pikërisht prej kësaj që bënte në familje. Ky është Rama që përgjërohet sot për gratë. E gjithë arsyeja pse ai i do pranë gratë është, sepse i konsideron më të dobëta jo se i vlerson. Rama gratë i konsideron më të dobëta, qënie që mund t’i trajtoj ashtu siç i ka trajtuar edhe familjarët e tij. Prandaj i mban afër të largohen sa më shumë burrat.” – tha Paloka.
1. Osmanët barbarë Historiografia e periudhës komuniste e paraqiste pushtimin osman si një akt të egër ushtarak, pa asnjë implikim apo “lojë” lokale. Për komunizmin kemi vetëm “osmane që bien nga qielli”.
Studimet bashkëkohore e sfidojnë këtë narrativë: shumë princër ballkanikë, përfshirë edhe shqiptarë, i ftuan trupat osmane si aleatë në konfliktet e tyre dinastike dhe lokale.
Rasti klasik për hapjen e derës së pasme është beteja e Savrës 1385, ku osmanët hyjnë si aleatë të njërit krah shqiptar kundër tjetrit.
Lutfi Dervishi Barbarizmat osmane janë fakte, jo intrepretime, ftesa që iu bë nga fisnikë arbër në konfliktet e tyre nuk e përjashton barbarizmin e tyre.
Otomanët barbarë-jo mit, por realitet
“Barbaria e një pushtuesi” është një term që përdoret për të përshkruar veprimet e e tij të dhunshme, të pamëshirshme, dhe shpesh të paedukuara ose të egra. Në këtë kuadër, “barbaria” nënkupton sjelljen që përdor forcën pa asnjë konsideratë për moralin, ligjet ose vlerat e shoqërive të tjera.
Disa nga tiparet kryesore të barbarisë në këtë kontekst mund të jenë parasëgjithash dhuna e tepruar, kur pushtuesi mund të përdorë forcë të tepërt ndaj popullsive civile, duke vrarë, plaçkitur, ose shkatërruar pasuri dhe objekte të mdryshme. Shpesh herë, barbaria nënkupton një shtypje të rëndë të popujve të pushtuar.
Shkatërrimi i kulturës dhe trashëgimisë: Një tjetër aspekt i barbarisë mund të jetë shkatërrimi i monumenteve, bibliotekave, tempujve dhe objekteve të tjera kulturore që mbajnë vlera historike dhe kulturore.
Pushtuesit barbarë shpesh kanë shkatërruar këto asete për të minimizuar ndikimin dhe simbolizmin e kulturave të pushtuara.
Mungesa e respektit për ligjin dhe rregullin: Barbaria mund të nënkuptojë gjithashtu një lloj sjellje kaotike, të paplanifikuar dhe të paparashikueshme që nuk respekton asnjë rregull shoqëror, duke krijuar një klimë të pasigurisë dhe frikës për popullatën e pushtuar.
Përçmimi ndaj civilizimit: Shpesh, në histori, termi “barbar” përdorej për të përshkruar ata që nuk jetonin sipas normave të civilizimeve të avancuara të kohës dhe “barbaria” mund të kishte edhe një nuancë të përçmimit ndaj mënyrës se si ata jetonin, si të “egër” ose “të pa arsiimuar”.
Pushtimi i Konstandinpojës, Elbasanit dhe Krujës, që kam sjellë këtu dhe masakrat që pasuan (duke përfshirë ekzekutimet në masë dhe grabitjen e pasurive) tregojnë aspekte të dhunshme që nuk mund të shihen vetëm si pasojë e një konflikti ushtarak dinamik dhe strategjik, por si shenja të një sjelljeje të qëllimshme dhe të egër që synon të shkatërrojë çdo formë të mundshme rezistence, si dhe të zhduki kulturën dhe identitetin lokal.
Përdorimi i dhunës ekstreme, plaçkitjet dhe trajtimi mizor i civilëve është një praktikë që, edhe pse mund të jetë pjesë e shumë periudhave të historisë, shpesh i atribuohet periudhave të barbarizmit të papërmbajtur.
Ngjarjet që përshkruhen, si ekzekutimet masive dhe çmenduria e shkatërrimit të jetës dhe pasurisë, mund të ofrojnë një pamje më të egër të pushtimit osman që meritojnë të etiketohet si “barbarizëm” në një kontekst të caktuar, veçanërisht kur krahasohet me praktikat e tjera të pushtimeve ushtarake.
Edhe pse ka pasur periudha të paqes dhe bashkëjetesës nën Perandorinë Osmane, aspekte të dhunshme dhe shkatërruese të pushtimit janë të vështira për t’u justifikuar dhe, për shumë historianë, këto janë elemente që mund të kategorizohen si “barbarizëm”. Kjo mund të jetë e vërtetë veçanërisht për ato periudha ku civilët dhe popujt vendës janë trajtuar si skllevër, janë përdorur si pasuri për të përfituar dhe i janë nënshtruar një dhune të paimagjinueshme.
Në këtë kuptim, masakrat si ato që ndodhen pas rënies së Konstandinpojës, Elbasanit dhe Krujës mund të shqyrtohen si aktet e një dhune të papërmbajtur dhe shkatërruese që të kalon kufijtë e një lufte ushtarake dhe hyjnë në kategorinë e barbarizmit.
Pushtimi i Konstandinopojës dhe barbaritë osmane
Pasi me ndihmën e zotit morën fortesën dhe pasi ia prenë krahët armikut të çarmatosur, myslimanët u hodhën frerëlëshuar dhe si zogu grabitçar, si turku që placket vendin prej zemrës e prej shpirtit, me hap të patrembur zgjatën duart për të bërë plaçkë. Nga çdo banesë me çati që i ngjanin Saturnit dhe kate që të kujtonin rruzujt e qiejve, nga shtretër të thurur me ar dhe pas perdesh të stolisura me gurë të çmuar, nxorën në rrugë e në tregje djelmosha grekë e frëngj, rusë e hungarez, kinezë e tartar, i tërhoqën ata prej flokësh që ngjasonin me balluket e idhujve, lloj-lloj krijesash të këndëshme, të rinj që të merrnin në qafë e skllevër të bukur si hëna.
Dhe vasha të ngjashme me yjet, me mollaqe prej trëndafili të egër, me faqe jesemin, me kaçurrela vjollcë e me trup si selvi. Me fytyrë si dielli, me ballin si hënë, me fytyrë të Afërditës, me naze të Marsit, me linja të Jupiterit, me brez si të Orionit, me flokë të Virgjëreshës, me pamje si për faqen e kuqe me sytë e qartë, me lëkurën e bardhë e të dlirë, Secila prej tyre e ka fytyrën si hëna e plotë, dhëmbët si perla, flokët korb si nata, aromë misku, ballin të gjërë, kërthizën të kristaltë.
Gazinjtë shtynin përpara turma me djelmosha e vasha kërthizëkristalta, sikurse luanët e leopardët ndjekin pas kopenë e gazelave.
(Kronikat e Tursin Beut,kronikan i Mehmetit II, pushtues i Konstandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë, botimet “IDK”, 2011, f.42-44).
Ja si dëshmon Tursun Beu për plaçkitjet: Nga Pallati i Princit dhe nga shtëpitë e të pafeve të pasur e të begatë u nxorën aq shumë orendi e enë ari e argjendi, gurë të çmuar, lloj-lloj sendesh e cohërash, saqë faqja e dheut të sillte ndërmend vargun
”Do t’i nxjerrë dheu jashtë të vdekurit e vet”(Kuran, 99:2).”
Dhe do të thotë njeriu: Çtë ketë vallë”(Kuran:99:3), prej habisë nga ai bollëk pasurish e të mirash. Ishin aq shumë sa perla të denja për shahë dhe rubinë plot shkëlqim e të mëdhenj si kokrra shege u shitën me çmime qelqesh të ngjyrosura e perlash të rreme dhe u ble ar e argjend me çmimin e bakrit e të kallajt.
Prandaj dhe shumë njerëz u ngritën nga bataku i mjerimit me të zi gjer në majat e mirëqënjes.
Thelbi i këtyre fjalëve është se gjendja e njerëzve të pafe e të rënë në gabim përfundoi në rrënim, ndërsa ushtria perandorake, madje të gjitha gratë myslimane u begatuan falë thesareve të çmuara të tyre
(Kronikat e Tursin Beut, kronikan i Mehmetit II, pushtues i Konstandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë, botimet “IDK”, 2011, f.44).
Pushtimi i Elbasanit dhe barbaritë osmane
Të pafetë e mallkuar mbetën të hutuar e të çoroditur nga njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën u strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella, duke bllokuar shtigjet. Bënë gjithë ç’mundën për t’u mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e tyre për të rezistuar, duke këmbëngulur në prapësinë e tyre më të skajshme. Por luftëtarët e Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesës hyjnore të luftës së shenjtë, si dhe të shpresës për të bërë plaçkë të madhe, përparuan në të atillë mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo luginë e thellë u dukej rrafshinë e lehtë “ku nuk do të mund të shihje as ultësirë, as lartësi (Kurani 20:107)”.
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit, pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra.
Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.
Veç kësaj, buaj me lëkurë në ngjyrë të verdhë të ndezur që kënaq shikimin (Kurani 2:69)” mund t’i blije për tri a katër aspra, ndërsa edhe për më pak se dy aspra shitej një dash përçor i kopesë që është bërë gati për t’iu flijuar Zotit.
Çdo çadër ishte e mbushur përplot me plaçkë të rrëmbyer. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, fap-fap – i ekzekutonin.
I bënë kështu ata njerëz, që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme.
Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tani ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjëra ngjasonin si Amudarja që rridhte.
(Kronikat e Tursin Beut, kronikan i Mehmetit II, pushtues i Konstandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë, botimet “IDK”, 2011, f.149-150).
Barbaria osmane gjatë rrethimit të Krujës Në përputhje me traditën që ekzistonte më parë (në traditën e Zotit nuk do të gjesh kurrë ndryshim – Kurani 33:62), të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë.
Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit u ekzekutuan me një të rënë të shpatës aq shumë të pafetë, sa që ishte e pamundur të llogariteshin.
(Kronikat e Tursun Beut, kronikan i Mehmetit II, pushtues i Konstandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë, botimet “IDK”, 2011, f.154)
1. S’kishte komb atëherë — por ti thua ‘u ruajt identiteti kombëtar’?
Vendosni një version, sepse po debatoni me vetveten. Ose kishte identitet kombëtar, ose s’kishte. S’mund të “ruhet” diçka për të cilën pretendon se nuk ekzistonte.
2. Sanxhaku e rrëzon keq mitin tënd të ‘mbrojtjes osmane’.
Historiani boshnjak Ejup Mušović ka shkruar qartë për procesin:
islamizimi → boshnjakizimi i një pjese të shqiptarëve të Sanxhakut.
Pra jo “ruajtje identiteti”, por humbje identiteti. Kjo është dëshmi historike, jo opinion.
3. Po a e di kush favorizoi asimilimin e shqiptarëve ortodoksë? Vetë Porta e Lartë.
Jo “serbët” e “grekët”, por administrata osmane u dha komuniteteve sllave e greke privilegje të qarta:
– autonomi kishtare,
– shkolla të financuara,
– dhe administrim lokal nën klerikët e tyre.
Natyrisht që përmes këtyre mekanizmave ndodhi helenizimi dhe sllavizimi, sepse ishin pikërisht institucionet osman(e) që ua hapën derën.
Pra përpjekja jote për ta shitur Perandorinë si “mbrojtëse të identitetit shqiptar” është ironia më e madhe historike.
4. Skënderbeu? Po, ka shumë të ngjarë të ketë qenë ortodoks nga lindja. Dhe?
Pikërisht ky fakt të djeg më shumë, sepse tregon diçka të pakontestueshme:
një shqiptar ortodoks i shek. XV nuk u asimilua dot as nga grekët, as nga serbët, as nga Porta Osmane.
Përkundrazi:
– krijoi shtet shqiptar,
– bashkoi principatat shqiptare,
– mbrojti territorin,
– dhe në kohën e tij u dokumentua për herë të parë gjuha shqipe me funksion publik.
Kjo flet kundër teje, jo për ty.
5. Sa për “feja = kombësi te sllavët”, mos e përdor gjysmë të vërtetën si argument absolut.
Po, kisha sllave ishte instrument kombformues –
dhe pse funksiononte?
Sepse Osmaneve u interesonte pikërisht kjo ndarje, që të mos lejonin bashkimin e popujve nën një identitet të vetëm.
Pra po ta them troç:
Osmaneve s’iu ka interesuar kurrë identiteti shqiptar, qoftë ortodoks, qoftë katolik, qoftë mysliman.
U ka interesuar vetëm që shqiptarët të mos ishin një fuqi e bashkuar.
***
Konkluzioni
Narrativa jote tenton të shesë një mit:
“Osmanët na ruajtën identitetin.”
Por faktet tregojnë të kundërtën:
– në Sanxhak u humb identiteti shqiptar;
– ortodoksët shqiptarë u asimiluan përmes strukturave që vetë Porta i ngriti;
– dhe megjithatë, shqiptarët mbijetuan jo falë Perandorisë, por duke iu rezistuar asimilimeve –
siç bëri Skënderbeu, një shqiptar i lindur ortodoks që mbrojti vendin, jo dhurata otomane.
Pra nëse do të mbrosh Perandorinë, të paktën mos e bëj duke mohuar realitetet që vetë Perandoria i prodhoi.”
Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm. Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi. Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe. Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament. Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me PerëndimiNë atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione. Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi institucion që përcaktonte përkatësinë në një bashkësi politike ishte gjuha. Prandaj vendimi i Kongresit të Manastirit është akti i parë pro evropian që ka marrë elita shqiptare që nga vdekja e Skënderbeut.
Që të kuptohet sa i guximshëm ishte ky vendim duhet kujtuar se vetë Turqia, vendi që na kishte pushtuar për 500 vjet e ndryshoi alfabetin e vet nga arab në latin në vitin 1928, 20 vjet më vonë se Shqipëria. Në një kuptim provinca udhëhoqi edhe Perandorinë e saj. Siç ndodh edhe sot dhe siç nuk mund të mos ndodhte, në Kongresin e Manastirit kishte një pakicë që kërkonte që shqipja të shkruhej me alfabet arab.
Këta ishin islamikët shqiptarë, mbeturina të të cilëve ka ende sot nëpër Shqipëri.Për fat të mirë aty u ndanë myslimanët dhe islamikët. Shumë hoxhallarë të ndritur dhe patriotë myslimanë u bashkuan me Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën për të votuar pro shkronjave latine.
Myslimanët zgjodhën Shqipërinë, islamikët zgjodhën Islamin. Të parët zgjodhën Perëndimin, të dytët Lindjen. Imagjinoni për një çast sikur islamikët të kishin fituar. Ndoshta Shqipëri nuk do kishte, gjuha shqipe do ishte një variant arab dhe gjithë kultura jonë do ishte primitive e deformuar dhe shumë e varfër.
Mund të mos kishim fare letërsi, art dhe filma. Në vend të shqiponjës, në flamur do kishim një syre nga Kurani, siç vërtet ka pasur shumë islamikë që e kanë kërkuar me zell të madh. Kongresi i Manastirit e ndau Shqipërinë nga Perandoria Osmane që është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë.
Të gjithë ata që thonë se Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi sepse nuk u bëmë grekë apo serbë janë islamikë të mjerë. Kjo është një tezë e shëmtuar që justifikon pushtimin dhe ata që janë me pushtimin janë edhe më të kqëqinj se vetë pushtuesit.
E kundërta është e vërtetë. Shqipëria u copëtua padrejtësisht nga fqinjët serbë dhe grekë sepse u konsiderua një Turqi e vogël e cila e humbi luftën bashkë me Perandorinë Osmane. Kur rrëzohen, Perandoritë thyhen si copa pasqyrash të mëdha, duke marrë me vete dhe vazot e vogla përreth. Ky është rasti jonë.
Ne ramë bashkë me vetratën dhe u thërmuam. Nëse nuk do kishte ndodhur kështu, sot Kosova do ishte Shqipëri bashkë me gjysmën e Maqedonisë, Janinën, dhe një pjesë të Malit të Zi.
I humbëm këto territore si bashkëpuntorë të një Perandorie humbëse dhe primitive e cila e shkretoi Shqipërinë në mënyrën barbare. Evropa e pranoi dhe e certifikoi ndarjen tonë duke na paragjykuar padrejtësisht si osmanë. Kjo është e vërteta e hidhur e historisë sonë. Stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi ishte njëri nga 50 delegatët e Kongresit të Manastirit.
Kur mendoj se ai ishte një djalë 25 vjecar që votoi kundër Perandorisë Osmane mbushem me krenari. Një vit më vonë turqit ia morrën hakun dhe e sakatuan në Elbasan, kur zbuluan se ai ishte pjesë e një shoqërije sekrete që po organizohej për të marrë armët kundër tyre.
Duke rikujtuar të parët e mi më vjen mirë të them se gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë. Kemi qenë gjithmonë kundër pushtuesve. Kjo është dhe dita për t’i kërkuar shtetit shqiptar të bëjë ç’mos për ta marrë në administrim godinën e Kongresit të Manastirit që ndodhet e rrënuar në Bitola të Maqedonisë. Ajo godinë na takon. Aty është historia jonë. Aty është muzeu i qëndresës sonë. Aty do punoja si ciceron për t’i mësuar të rinjve se si Shqipëria lindi nga shkronjat.
Materialin në vijim, të autores Svetlana Sakharova, primabalerina ruse, lindur në Kiev më 10 qershor 1979, e ka përkthyer nga rusishtja dhe e ka përgatitur për botim Eshref Ymeri.
***
“Buqeta” e fshehtë e Kremlinit ka pasë qenë një rrjetë vilash, apartamentesh dhe kabinetesh, ku aktoret e reja i dhunonin, i shantazhonin dhe i shndërronin në skllave seksi të elitës. Beria, ministrat, gjeneralët, ishin ata që përdhunonin femrat më të mira të vendit. Këtu nuk është fjala vetëm për historinë e përdhunimeve. Këtu është fjala për vlerën e lavdisë në një makinë totalitare. Këtu bëhet fjalë për një fakt të tillë, se si bukuria vjen e shndërrohet në mjet, kurse trupi shndërrohet në valutë. Këtu bëhet fjalë për historinë e rezistencës, historinë e tradhtisë dhe historinë e hakmarrjes.
“Pranvera e vitit 1946 në Moskë pati shërbyer si një periudhë e vaktë mashtruese, kur ajri ende mbartte në vetvete jehonën e ngricave dimërore, të përzier me pluhurin e ndërtesave të shkatërruara dhe aromën e bukës së freskët që dilte nga furrat e rralla. Qyteti, i plagosur nga bombardimet gjatë luftës së madhe patriotike, mundohej t’i kthehej jetës normale. Njerëzit me pallto të vjetra, ecnin nxitimthi nëpër rrugë, tramvajet kërcisnin nëpër shina, kurse nëpër sheshe ende ngriheshin përmendoret e improvizuara të heronjve të rënë. Por përtej fasadës së ringjalljes fshihej errësira. Represionet nuk kishin përfunduar me fitoren kundër fashizmit. Në Sheshin e Lubjankës, në ndërtesën e zymtë të ministrisë së punëve të brendshme, Lavrenti Beria, ministër i brendshëm dhe njëri nga njerëzit më me ndikim në rrethin e Stalinit, rrinte ulur në një tryezë të madhe prej dru lis. Kabineti i tij ishte asketik, me perde të rënda, portreti i udhëheqësit në mur dhe një pirg me dosje, të cilat mund të vinin poshtë fatin e çdokujt. Syzet me një skelet të hollë shkëlqenin nën dritën e llambës së tryezës, kurse gishtat e shkurtër dhe të trashë kalonin nga njëra dorë te tjetra fotografi femrash, si artiste, balerina, këngëtare teatri dhe kinemaje. Talente! – nënqeshi Beria, duke fërkua mjekrën. Për të ato ishin jo vetëm persona të teatrit apo të skenës, por edhe një rezervë me vlerë, të cilën mund ta përdorje për forcimin e pushtetit personal dhe të kontrollit të elitave. Ai e dinte që Josif Stalini, një udhëheqës ky paranoidal, i mbështet operacione të tilla.
Në periudhën e terrorit, kur pushkatimet qenë kthyer në normë, duhej përdorur jo vetëm frikësimi, por edhe komprometimi, i siguruar në rrethana nga më intimet, në shtrat. Beria nuk ishte i papërvojë për punë të tilla. Bredhjen e tij pas femrav e kishte filluar që në vitet 1920 në Gjeorgji, ku ai, duke qenë kryetar i Komisionit të Jashtëzakonshëm, shfrytëzonte vartësit e vet për rrëmbime dhe përdhunime femrash. Një dukuri e tillë, në Moskë erdhi e u shndërrua në një sistem të organizuar, të cilin ai e pati quajtur “operacioni buqetë”. Ky ishte një emërtim ironik dhe cinik. Çdo mëngjes, pas takimeve, viktimave u dërgonin buqeta me trëndafilë të freskët, që simbolizonin heshtjen e detyruar dhe besnikërinë ndaj regjimit. Rrjeti përfshinte të ashtuquajturit objekte të posaçme (speciale), vila jashtë qytetit në Zhuvke Kuncevo, apartamente elitare në Arbatin e Vjetër dhe madje në bodrume, të përgatitura posaçërisht në ndërtesat shtetërore të ministrisë së brendshme. Artistet e reja këtu i joshnin me arsyetimin për të dhënë shfaqje për byronë politike ose për t’i dëgjuar, si parapërgatitje, për role të reja në kinematografi.
Këto mjedise, në të vërtetë, ktheheshin në arena për shfrytëzim seksual, shantazh dhe grumbullim informacioni komprometues. Mikrofonët fsheheshin nëpër mure, kamerat – prapa pasqyrave, kurse truprojat e Berias regjistronin çdo hollësi për dosjet, të cilat mund të zhduknin karrierën ose jetën. Aleksej Vollkov, një personazh legjendar, major i ministrisë së brendshme, ish-aktor i teatrit “Vahtangov”, ka qenë njëri nga kujdestarët kyç të këtij rrjeti. Ai u gjend rastësisht në këtë sistem. Në vitin 1937, gjatë periudhës së terrorit të madh, pas denoncimit të një kolegu, atë e patën arrestuar për agjitacion antisovjetik për një shaka që kishte bërë në dhomën e grimit. Për t’i shpëtuar dënimit, Vollkovi kishte pranuar të rekrutohej nga organet e sigurimit, qe bërë përgjues në mjedisin artistik. Shtatlartë, me një fytyrë shprehëse, me një joshë prej aktori, ai ishte mjeshtër për të bindur dhe për të manipuluar të tjerët. Kësaj nuk i thonë tradhti, – përsëriste me vete çdo natë, me sytë nga tavani në apartamentin e vet komunal.
Kësaj i thonë mbijetesë në skëterrë. Detyra e tij ishte e thjeshtë: të zgjedhte lule për buqetat e Berias, t’i tërhiqte në grackë, me premtimin për lavdi dhe mbrojtje. Objektivi i parë që i qe caktuar për zbatim, qe Tatjana Akunjevskaja, ylli 32-vjeçar i kinematografisë dhe i teatrit. Akunjevskaja ishte një brune karakteristike, me sy depërtues dhe me një joshë të tillë, që i magjepste spektatorët. E lindur në vitin 1914, në Zarajsk, bijë e një oficeri të persekutuar të ushtrisë cariste, e pati filluar karrierën në moshën 17-vjeçare, me xhirimin e filmit “Buçkania”, sipas tregimit të Mopasanit (Boule de suif), në vitin 1934, dhe “Ditë të nxehta”, në vitin 1935. Përjetoi arrestimin e të atit në vitin 1937, por vazhdoi të luajë rolin e femrave të forta dhe me karakter të pavarur, si në “Viktimën e fundit” të Ostrovskit. Beria e pati pikasur në ekran dhe pati theksuar në dosje: kjo është ajo që duhet: “sytë i ka plot zjarr, por do ta mposhtim”.
Vollkovi i qe afruar pas shfaqjes në teatrin Vahtangov. Salla duartrokiste më këmbë, kurse Akunjevskaja, e lodhur, me sytë plot shkëlqim, dilte në skenë me një fustan elegant, për t’u përkulur me nderim para spektatorëve. – Tatjana Kirillovna, – iu drejtua ai, duke i zgjatur një ftesë, me stemën e ministrisë së brendshme. – Juve ju pret një shfaqje e rëndësishme në Kremlin. Talenti juaj duhet për një çështje të madhe. – Akunjevskaja, e mësuar me kujdesin e regjisorëve dhe të nëpunësve të lartë, pranoi pa asnjë mëdyshje. Në Bashkimin Sovjetik të viteve të pasluftës, karriera varej nga lidhjet në sferat e larta. Makina “Zis i zi” me xhama të errët, e çoi jo në Kremlin, por te vila në Kuncevo.
Një ndërtesë e rehatshme prej druri, me kopsht, të rrethuar me një gardh të lartë dhe me roja. Brenda po e priste Beria, me uniformë, me një shishe vere gjeorgjiane në dorë dhe me tryezën, të shtruar me havjar, bli dhe konjak francez, me një deficit në vitet e urisë. – Ju jeni e talentuar, – e nisi bisedën ai, duke i hedhur shampanjë në një gotë prej kristali, – por talenti ka nevojë për një përkrahës. Unë mund t’ju çel dyert për të luajtur rolet më të mira. – Biseda kaloi shpejt në gjëra të pahijshme. Beria, i njohur për epshin e tij, e kapi për dore dhe e tërhoqi drejt dhomës së gjumit. Akunjevskaja rezistonte, e gërvishte me thonj, bërtiste me zë të lartë, por forcat ishin të pabarabarta. Përdhunimi u bë në dhomë, poshtë portretit të Stalinit, me erë duhani dhe djerse. – Ti tani je imja, – mërmëriti Beria, duke mbërthyer uniformën. Mbylle gojën, nëse dëshiron të jetosh. – Në mëngjes Akunjevskaja u kthye në shtëpi me një buqetë trëndafilash të kuq si gjaku, të siguruar nga truprojat e Berias, Rafael Sarkisovi dhe Sardion Nadaraj. Këta të dy mbanin një listë sekrete të viktimave. Më shumë se 760 emra, duke përfshirë nxënëse shkollash, studente dhe artiste të njohura. Akunjevskaja rrinte në heshtje, por përbrenda ziente nga urrejtja.
Ajo mori një rol të ri në kinematografi, një apartament në qendër të Moskës, por çmimi ishte shumë i lartë – ftesat e përsëritura për në vilë, ku Beria organizonte orgji me shampanjë dhe me muzikë gramafoni. Vollkovi, duke vazhduar përgjimin e saj, në raportin e tij shkruante: “objekti është besnik, por nën përgjim; rekomandohet shtim i përgjimit, se ka mundësi të shpërthejë ndonjë revoltë”. Rrjeti vinte duke u zgjeruar. Vëzhguesit, gjithandej, raportonin për vajza me perspektivë. Aktoret, si Lida Rusllanova, e arrestuar në vitin 1948, se s’pati pranuar të këndonte në një rreth të ngushtë për Berian, ose Valentina Serova, për të cilën qenë përhapur fjalë për një takim me elitën për të shpëtuar karrierën, e dinin një rregull të pashkruar: Stalini, kur merrte raportime, jepte aprovimin: “bukuria ëstë armë kundër imperializmit, shfrytëzojeni!”.
Por për femrat kjo ishte një skëterrë personale. Refuzimi shoqërohej me internim në kampe përqendrimi ose me marrjen e jetës. Pranimi shoqërohej me një shpirt të copëtuar dhe me frikë të përjetshme. Me afrimin e vjeshtës së vitit 1947, buqeta erdhi e u shndërrua në një instrument kontrolli të përkryer. Beria i seleksiononte lulet personalisht. Mbrëmjet nëpër vila fillonin me muzikë dhe vallëzim, por përfundonin me përdhunim. Sarkisovi vazhdonte të mbante një listë të hollësishme: datat, emrat, madje parapëlqimet e viktimave. Vollkovi vërente si si sistemi po i thyente njerëzit. Një aktore e re që pati refuzuar, qe akuzuar për agjitacion dhe propagandë antisovjetike dhe qe zhdukur në një kamp internimi. “Ky nuk është pushtet”, – mendonte ai kur po endej rrugëve kryq e tërthor. – “Kësaj i thonë merimangë, prej së cilës nuk shpëton dot”. Akunjevskaja, kur ishte duke u kthyer për në shtëpi pas takimit të radhës, ishte duke qarë me kokën mbi jastëk, por në ekran vazhdonte të buzëqeshte. Një femër sovjetike ideale. Kujtimet e saj, që i pati shkruar disa dhjetëvjeçarë më vonë, me titul ”Dita e Tatjanës 1998”, patën zbuluar të vërtetën.
Beria ishte një zhabë e fëlliqur që kutërbonte erë epshi dhe pushteti. Por në vitin 1946 ajo rrinte në heshtje, duke e ditur se një fjalë e vetmë mund t’i kushtonte jetën jo vetëm asaj, por edhe njerëzve të gjakut. Rrjeti kishte depërtuar thellë në botën e artit. Rolet në kinematografi shpërndaheshin përmes përkrahësve në ministrinë e punëve të brendshme. Aktoret pëshpërisnin nëpër dhomat e grimit të Moskfilmit: ”mos refuzo” ose ”karriera mori fund”. Vollkovi, duke ndjekur nga afër operacionet, e ndiente gjithnjë e më shumë fajin e vet. Motra e tij, një aktore në fillim të karrierës, vrau veten pas një takimi të tillë në vitin 1940. Por sistemi, si një regjim stalinian, ishte i pamëshirshëm. Beria, ulur në kabinetin e vet, buzëqeshte, duke shfletuar dosjet e reja.
Buqeta lulëzon për mrekulli, kurse përtej dritares Moska vazhdonte jetën e vet, pa dyshuar për hijet që fshiheshin në majat e pushtetit. Vera e vitit 1945 ishte e pushtuar nga euforia e fitores. Rrugët zienin nga paradat, fishekzarët dhe turmat e njerëzve, që përqafonin njëri-tjetrin nën tingujt e muzikës, katjushave dhe luftës së shenjtë. Sheshi i kuq shkëlqente nga flamujt, kurse në ajër vërtitej era e barutit nga fishekzarët dhe aroma e bukës së sapopjekur, e cila, më në fund, filloi të tregtohej nëpër shitore pas urisë së viteve të luftës. Qyteti, ende i mbuluar nga gjurmët e plagëve nga bombardimet, me fasadat e shkatërruara të ndërtesave dhe gropat e hapura nga predhat, mundohej t’i harronte tmerret dhe ta hidhte vështrimin drejt së ardhmes. Por përtej kësaj fasade triumfi fshiheshin hijet. Represionet nuk patën përfunduar me kapitullimin e Gjermanisë.
Ministria e brendshme, nën drejtimin e Lavrenti Berias, ishte duke e vazhdur gjuetinë e armiqve të popullit, kurse operacioni “Buqetë” po e shtonte zellin, duke u shndërruar në një instrument për arritjen e kënaqësive personale, por edhe për ushtrimin e shantazhit politik. Aktoret, këngëtaret dhe balerinat që shkëlqenin nëpër skena dhe ekrane, shndërroheshin në gurë shahu në këtë lojë, ku trupi ishte valutë, kuse heshtja kthehej në kusht mbijetese.
Zoja Fjodorova, aktorja 36-vjeçare, me buzëqeshje të ëmbël, sy shprehës dhe zë të butë, ishte njëra nga ato, të cilat sistemi i pati pikasur. E lindur në itin 1909 në Sankt-Peterburg në familjen e një punëtori, e humbi herët babain dhe qe rritur në varfëri, por talenti e çau rrugën e jetës. Në vitet 1930 ajo qe xhiruar me disa shoqe, në vitin 1935, kur pati luajtur rolin e një komsomolase dhe në një histori muzikore të vitit 1940, duke u shndërruar në një artiste, që gëzonte adhurimin e publikut. Fjodorova përjetoi arrestimin e të atit në vitin 1938, sipas nënit 58 “veprimtari kundërrevolucionare”, por vazhdoi të punonte, me besimin se arti është mbi politikën. “Unë mbijetova në saje të ekranit dhe të spektatorëve”, – mendonte ajo, duke e parë veten në pasqyrën e dhomës së grimit të Moskfilmit.
Por në verën e vitit 1945, jeta e saj u përmbys. Vollkovi, majori i ministrisë së brendshme, pati organizuar një pritje për aleatët – diplomatët amerikanë dhe britanikë, që patën ardhur në Konferencën e Podsdamit. Kjo pati shërbyer si një lojë e operacionit “Buqetë”. Aktoret i patën ftuar për të argëtuar mysafirët, duke grumbulluar informacion nën maskën e flirtimit. “Tregoji mikut tonë amerikan mikpritjen sovjetike” – e pati këshilluar Vollkovi Fjodorovën, duke i dorëzuar ftesën për në banket në hotelin “Metropol”. Salla e hotelit shkëlqente nga gotat prej kristali, tryezat ishin mbushur me delikatesa defiçitare, havjar, shampanjë dhe fruta të importuara, kuse orkestra luante muzikë “xhaz”, çka ishte e ndaluar në ditë të zakonshme.
Midis mysafirëve ishte Xhekson Tejti, kapiten i forcave ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një bjond ky shtatlartë, me një buzëqeshje të ëmbël dhe me një sjellje prej xhentëlmeni. Ai fliste rusisht me një theks të veçantë, rrëfente për Nju Jorkun dhe Hollivudin. Fjodorova, me një fustan elegant me supe të hapura, po vallëzonte me të një vals, të shoqëruar me serenadën e Hënës të Glen Milerit.
Ndjenjat shpërthyen menjëherë. Shëtitje nëpër parkun “Gorki”, takime të fshehta nëpër apartamentet e miqve, ku Tejti luante në piano melodi amerikane, kurse Zoja këndonte romanca ruse, si “Sytë e zinj”. “Ti je fitorja ime e vërtetë në këtë luftë”, i pëshpëriste ai, duke i puthur duart. Fjodorova, e shkurorëzuar pas një martese të pasuksesshme me pilotin Vladimir Rapoport, të arrestuar në vitin 1938, krijoi bindjen se kjo ishte një dashuri e vërtetë. Por Vollkovi e përgjonte.
Agjentët e tij mbanin shënim çdo takim, duke kapur letra dhe shënime. Beria, sapo merrte raportime, nxihej në fytyrë. “Kësaj i thonë jo dashuri, por spiunazh potencial. Shfrytëzojeni këtë rast”. Në janar të vitit 1946, Fjodorova lindi një vajzë – Viktorian, me sy bojëqielli, që i ngjante të atit. Për ta mbajtur të fshehtë lidhjen me një të huaj, ajo bëri një martesë formale me kompozitorin Aleksandër Rjazanov, mikun e familjes. Tejti u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerkës, duke premtuar të kthehej, por letrat kalonin nëpër duart e censurës. Me këtë rast, Beria vuri re një rrezik. Aktorja mund të përcillte sekrete nëpërmjet spiunazhit të shtratit. Më 27 dhjetor të vitit 1946, pas një mbrëmjeje miqësore te gazetari britanik Aleksandër Vert, pasoi arrestimi.
Agjentët e ministrisë së brendshme u dyndën në apartamentin e Fjodorovës në rrugën “Gorki”. “Ju akuzoheni për spiunazh dhe për veprimtari antisovjetike” – i tha Vollkovi, që drejtonte hetimin në Lubjankë. Fjodorova, në një qeli të ftohtë në Lubjankë, kujton më vonë në biseda me të bijën: “Ata deshën të më mposhtnin, por dashuria më jepte forcë”. Marrjet në pyetje vazhdonin tërë natën e natës.Vollkovi i bërtiste, e kërcënonte me arrestimin e të motrave dhe të vajzës.
“Ti i ke ditur rregullat. Trupi i përket partisë dhe jo imperialistëve”, – i turfullonte ai. Fjodorova rrinte e s’fliste për hollësitë e ndjenjave, por nënshkroi të pohonte nga torturat. Dënimi në gusht të vitit 1947 ishte i egër: 25 vjet në kampet e internimit dhe konfiskim i pronës, internim i familjes. Motra, Aleksandra, me fëmijë, me 8 vjet në Akmolensk, motra Maria me 10 vjet në Arkutë, ku vdiq nga tuberkulozi në vitin 1952. Fjodorova përfundoi në Alxhir, kampi i Akmolenskut, i njohur si kampi “i grave të tradhtarëve të atdheut”. Atje, nëpër baranga të stepës së Kazakistanit, ajo përjetoi urinë, të ftohtit dhe poshtërimin. Puna në një fabrikë tullash, tortura, përdhunime nga ana e rojave. “Unë linda në burg, por nuk u mposhta”, – ka shkruar ajo më vonë në shënime të fshehta.
Vollkovi, duke ndjekur nga afër çështjen e saj, përjetonte vrasjen e ndërgjegjes. “Ajo dashuronte me çiltërsi, kurse ne e degraduam dashurinë në krim”. Rrjeti e pati përdorur historinë e Fjodorovës si paralajmërim. Aktore të tjera, si Tamara Nosova ose Nadjezhda Rumjanceva, e dinin: romancat me të huajt të çojnë në kampe internimi. Buqeta lulëzonte. Beria organizonte bankete për takime me aleatët, ku aktoret grumbullonin thashetheme, por e paguanin me trup. Fjodorova u lirua në shkurt të vitit 1955, pas vdekjes së Stalinit dhe arrestimit të Berias. Amnistia e Hrushovit e ktheu në Moskë, por shëndeti kishte marrë tatëpjetën: tuberkuloz, probeme me zemrën. Ajo u rikthye në kinematografi, luajti rolet “Përralla për kohën e humbur”, në vitin 1964, dhe “Dasmë në Malinovkë”, në vitin 1967. Por karriera perëndoi. Në vitin 1976 ajo e takoi Tejtin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një takim prekës pas një ndarjeje tridhjetëvjeçare, por ai vdiq nga kanceri në vitin 1978. Fjodorova e kalonte jetën qetë, merrej me edukimin e vajzës Viktoria, e cila qe bërë përkthyese, por hijet e së kaluarës ia behën përsëri.
Më 11 dhjetor të vitit 1981 atë e gjetën të vdekur në apartamentin në bulevardin Kutuzov: një e shtënë në kokë me një pistoletë Makarov. Zyrtarisht – vetëvrasje. Por Vollkovi, në një subjekt të trilluar, dyshon për KGB-në. Ajo dinte shumë më tepër për “Buqetën”. Vajza Viktoria emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1978, ku pati botuar kujtimet me titull “Bija e admiralit”, në vitin 1995. “Mamaja dashuronte dhe kjo e vrau. Sistemi nuk i falte ndjenjat”. Vollkovi, duke përsiatur për fatin e saj, po pinte një cigare në kabinetin e vet: “Zoja është simboli se si dashuria shndërrohej në tradhti”. Rrjeti vazhdonte punën, por farët e revoltës ishin mbjellë. Në gusht të vitit 1947 Moskën e kishte pllakosur vapa dhe tensioni. Zhegu varej mbi Moskë si një peshë e rëndë, kurse rrugët, ku ishin të pranishme ende gjurmët e luftës, me asfaltin e plasaritur dhe gropat nga shpërthimet, dukeshin të qeta, por poshtë asaj qetësie ziente jeta e represioneve. Kremlini, me muret dhe kullat e kuqe, shklqente nga rrezet e diellit, por brenda sallave të tij mbretëronte atmosfera e frikës dhe e intrigave.
Banketi në sallën e madhe të pallatit të Kremlinit shërbente si njëra nga ato ngjarje të shënuara, ku elita mblidhej për të festuar sukseset e socializmit. Tryezat ishin të mbushura dëng me verë kaukaziane, me peshk bli, me fruta të importuara. Orkestra luante marshe dhe valse, kurse mysafirët, ministrat, gjeneralët e minitrisë së brendshme dhe gratë e tyre shkëmbenin buzëqeshje që fshihnin thikat pas shpine. Lavrenti Beria, me uniformën e vet me spaleta të arta, po rrinte më këmbë në qendër të sallës, duke pirë konjak dhe duke ndjekur me sy të pranishmit me një nënqeshje dhelparake. Operacioni i tij “Buqetë” asokohe ishte në lulëzim të plotë.
Dhjetra femra, por edhe aktore, patën kaluar nëpër vilën dhe apartamentet e tij, duke lënë fakte komprometuese në kasafortat e ministrisë së brendshme. Por atë mbrëmje vështrimi i tij u ndal te Evgjeni Garkusha, aktorja 32-vjeçare nga Teatri i dramës së Leningradit, bashkëshortja e komisarit të flotës detare Pjetër Shirshov. Garkusha ishte një brune elegante, me ca tipare klasike të fytyrës, me mollëza të bëshme dhe me sy plot intelekt dhe zjarr. E lindur në vitin 1915 në Petrograd, në familjen e një agronomi, ajo pati përjetuar revolucionin dhe urinë e vitit 1921, pasi qe zhvendosur me familjen në Kiev. Këtu, në vitin 1937, përfundoi studion pranë Teatrit dramatik, ku, në vitin 1940, e patën pikasur për të luajtur rolin në dramën “Oqeani i pestë”, në filmin për eksploruesit e Polit të Veriut, ku ajo luajti rolin e një eksplorueseje të guximshme. Karriera bëri përpjetë: role në teatër, turne, por jeta personale ishte dramatike.
Në vitin 1930 u martua me poetin Jarosllav Radionov, por martesa u prish për shkak të arrestimit të tij në vitin 1938. Në vitin 1941, gjatë xhirimit të filmit dokumentar për Polin e Veriut, ajo takoi Pjetër Shirshovin, heroin e ekspeditës “Poli i Veriut 1”, një shkencëtar ky oqeanolog dhe anëtar i byrosë politike. Dashuria shpërtheu në çast. Shirshovi, shtatlartë dhe karizmatik, me medalje në gjoks, u bë mbshtetja e saj. Në vitin 1944 lindi vajza, Marina, dhe familja jetonte në një apartament elitar në bulevardin Kutuzov.
Garkusha vazhdonte të luante. Rolet, si anëtare qeverie në vitin 1939, e bënë atë simbol të femrës sovjetike, besnike ndaj atdheut. Për banket ajo kishte veshur një fustan mëndafshi ngjyrë fildishi, me supe të hapura, dhe kishte varur në qafë një gjerdan margaritari, dhuratë nga i shoqi. Shirshovi, në biseda me ministrat, nuk e pati vënë re që Beria i qe afruar asaj me një gotë shampanjë në dorë: “A vallëzojmë bashkë, moj bukuroshe?”, – i propozoi ai. Sytë i shkëlqyen përtej syzeve të tij. “Ju jeni stolia e kësaj mbrëmjeje”. Garkusha buzëqeshi me mirësjellje, por kur dora e tij rrëshqiti poshtë belit të saj, fytyra e saj ndryshoi. Ajo e shtyu tutje dhe, në qetësinë e sallës, u dëgjua kërcitja e një shuplke. Të fortë, si ndonjë e shtën pushke. “Unë nuk jam kukulla juaj, shoku Beria”, – shqiptoi ajo me një gjuhë të qartë dhe zëri i saj u përhap në sallë si një jehonë. “Unë jam bashkëshorte e heroit sovjetik, por jo objekt për kënaqësitë tuaja”. Salla ngriu.
Mysafirët shikonin njëri-tjetrin, orkestra ngatërroi ritmin. Beria u skuq, fshiu faqen. “Ti do të pendohesh për këtë, moj e përdalë”. Shirshovi u frua me vrap, mori të shoqen, por dëmi qe bërë. Vollkovi, që ishte i pranishëm si dëshmitar, e shënoi në raport këtë incident. “Objekti tregoi mosbindje. Rekomandohet arrest, si shembull për të tjerat”. Në mëngjes, më 28 korrik 1947, arrest. Agjentët e ministrisë së brendshme u dyndën në apartamentin e Garkushës në të gdhirë. “Ju akuzoheni për agjitacion antisovjetik dhe fyerje të udhëheqjes”, – i tha kryehetuesi, pa urdhërarresti, pa shpjegime. E çuan në Lubjankë, si të burgosurën me nr. 13. Shirshovi, pasi u zgjua nga zhurma, u nis me të shpejt për në Kremlin, iu lut Stalinit, i shkroi dhe i telefonoi Berias: “kthemani time shoqe, ajo nuk ka bërë asnjë faj”, bërtiste ai. Përgjigjja e Stalinit ishte e ftohtë; “Do të gjesh grua tjetër, or Pjetër. Partia është më e rëndësishme”.
Beria, hakmarrës dhe mizor, nguli këmbë për dënimin: 10 vjet në kampe internimi, sipas nenit 5810 – propagandë ose agjitacion. Garkusha përfundoi në burg në Lubjankë, ku e patën marrë në pyetje për netë me rdhë. Vollkovi, që drejtonte hetimin, kujtonte fjalët e saj: “Nuk pendohem për shuplakën që i dhashë. Ky ishte një akt dinjiteti”. Torturat ishin mizore: lënie pa gjumë, rrahje, kërcënime për vajzën. “Ti i ke ditur rregullat e “Buqetës””, – i turfullonte Vollkovi. – Bukuria është pronë e elitës”.
Garkusha qe dërguar në kampin e internimit, në Amçekë, jo larg nga Magadani, Kollëjma, një skëterrë mbi tokë, me ngrica me temperaturë deri në – 50º dhe me punë të detyruar në xeherorë ari. Atje ajo punonte në një barangë me të tjera gra të armiqve të popullit – qepje, larje rrobash, por shëndeti po merrte tatëpjetën. Në vitin 1948, më 11 gusht, ajo i dha fund jetës, pasi gëlltiti një ilaç helmatisës që ia pati marrë fshehurazi mjekut të kampit. “Nuk e duroi dot poshtërimin”, – thuhej në reportimin zyrtar, por llafet qarkullonin për më të keqen: përdhunime nga ana e rojave, tortura, fyerje e dinjitetit. Shirshovi e mori lajmin për vdekjen e saj një muaj më vonë, U mposht, filloi të pijë. Kurse në vitin 1953 u mbyt në detin Barens, gjatë kohës së ekspeditës, qarkulluan llafe për vetëvrasje nga hidhërimi. Vajza, Marina, u rrit me gjyshen, më vonë u bë biologe në Institutin e oqeanologjisë me emrin Shirshov, por tërë jetën heshti për të ëmën. Frika mbeti.
Historia e Garkushës qe kthyer në legjendë në qarqet aktoriale: shuplaka Berias pati shërbyer si masë dënimi, por edhe si akt burrërie. Aktoret pëshpërisnin: “Evgjenia tregoi se mund të rezistohet, por çmimi paguhet me jetën”. Rolet e saj i patën fshirë nga afishe, filmat i rimontuan, por kujtesa vazhdonte të ruhej nëpër prapaskena. Vollkovi e pati fshehur ditarin e saj, që ia patën gjetur gjatë arrestimit: faqet me hollësitë e “Buqetës”, emrat, adresat e vilave, përshkrimet e përdhunimeve. Kjo është bombë, – pati menduar ai, duke e mbyllur në kasafortë. Rrjeti vazhdonte punën. Beria hakmerrej, duke arrestuar të tjera, por Garkusha qe bërë si plasaritje e sistemit.
Në vitin 1956, pas kongresit XX dhe demaskimit të kultit të individit të Stalinit, Garkushën e patën rehabilituar pas vdekjes. Shirshovi ishte i vdekur, por e bija pati marrë dokumente: e pafajshme. Në periudhën passovjetike, historia u bë e njohur në kujtime dhe filma, si simbol i rezistencës femërore. Vollkovi, në një subjekt të trilluar, përsiatte: “Shuplaka pati shërbyer si një shkëndijë që ka për të ndezur zjarrin”. Fillimi i viteve 1950 në Bashkimin Sovjetik shënoi të ashtuquajturën “shkrirje e akujve” pas vdekjes së Stalinit në mars të vitit 1953. Por për shumë njerëz kjo ishte vetëm kotashpresa (iluzioni) e lirisë. Represionet u zbutën, por sitemi i kontrollit vazhdoi të mbetej i hekurt. Moska po lulëzonte, pallate të reja në bulevarde, metro me mermer dhe kristal, kinoteatra plot spektatorë, të etur për ta larguar mendjen nga vështirësitë e pasluftës.
Megjithatë, në prapaskenë, në kabinetet e KGB-së, të transformuar nga ministria e brendshme e dikurshme në vitin 1954, dhe nëpër objekte të posaçme, operacioni “Buqetë” pati pësuar evolucion, duke u shndërruar në diçka shumë më të sofistikuar. Lavrenti Beria, i arrestuar në qeshor të vitit 1953 dhe i pushkatuar më 17 dhjetor të po atij viti, me akuzën për spiunazh, tradhti dhe përdhunim të qindra femrave, la pas vetes një rrjet, të cilin udhëheqësit e rinj – Hruhovi dhe rrethi i tij – nuk e patën shkatërruar, por e patën përshtatur. Materiali komprometues nga “Buqeta” erdhi e u shndërrua në një instrument të luftës së brendshme. Dosjet me fotografi dhe shënime përdoreshin për shantazhimin e kundërshtarëve në byronë politike.
Aktoret, që patën përjetuar terrorin stalinist, tani jetonin në një tjetër ralitet. Rolet shpërndaheshin nëpërmjet përkrahësve nga organet shtetopartiake, kurse refuzimet, po ashtu, rrezikonin karrierën. Aleksej Vollkovi, tani kolonel i KGB-së, i ngjiti shkallët e karrierës pas arrestimit të Berias. Raportimet e tij për “Buqetën” e patën ndihmuar Hrushovin për demaskimin e armikut të popullit. Por Vollkovi dinte të vërtetën: rrjeti nuk ishte zhdukur, thjesht ndërroi pronarin.
Objektet e posaçme, vilat në rrethinat e Moskës, apartamentet në bulevardin “Kutuzov” dhe madje qendrat institucionale për pushime në Krime, i patën pajisur me teknologji të reja, me kamera të fshehta dhe me mikrofonë, që regjistronin çdo fjalë dhe tingull epshor. “Tani në film regjistrohej jo vetëm trupi, por edhe shpirti”, – mendonte Vollkovi, duke shikuar regjistrimet në kabinetin e vet në Lubjankë. Sistemi lulëzoi.
Aktoret i rekrutonin nëpërmjet përgjuesve nëpër teatra dhe studio, duke u premtuar role në shkëmbim të takimit me elitën. Tatjana Akunjevskaja, e arrestuar në vitin 1948, pasi pati refuzuar Berian, u lirua me amnisti në vitin 1954. Ishte 40 vjeçe, me shëndet të shkatërruar nga kampi i internimit. Torturat, uria, puna e rëndë në atë kamp, i patën lënë gjurmë plagësh në trup dhe në shpirt’ “Unë u ktheva, por një pjesë e trupit tim ka mbetur atje”, – shkruante në ditarin e saj.
Në Moskë e priste varfëria, apartamenti qe konfiskuar, role nuk i jepnin. Vollkovi e pati takuar rastësisht në Teatrin “Vahtangov”. “Tatjana Kirillovna, partia po ju jep një mundësi të dytë”. Ai i propozoi të bashkëpunonin, takime me përkrahësit e vjetër nga Komiteti Qendror për role dhe për një apartament. Akunjevskaja pranoi. Mbijetesa është më e çmuar sesa krenaria. E kthyen në teatër. I dhanë role në dramën “Viktima e fundit” e vitit 1956 dhe “Rruga e ndritur”, të ribotuar pas censurës. Por çmimi ishte si ai i mëparshmi: takime kabineti në apartamentet në Arbat, ku kamerat regjistronin gjithçka. Një përkrahës, zëvendësministër i kulturës, kërkonte shfaqje personale. Akunjevskaja, duke kujtuar Berian, duronte, por përbrenda grumbullonte mllef. Kujtimet e saj më vonë zbulojnë: “N vitet 1950 kjo nuk ishte dhunë, ishte tregti – trupi për një afishe”.
Zoja Fjodorova, që qe liruar në vitin 1955, pas nëntë vjetësh në kampe internimi, qe përplasur me të njëjtën dukuri. Ajo ishte 46 vjeçe. Vajza, Viktoria nëntëvjeçare, e njihte nënën nga fotografia. Fjodorova u rithye në kinematografi: episode, përralla për kohën e humbur, në vitin 1964, por e anashkalonin për role me autoritet të madh: damka e spiunes. Vollkovi e ndihmoi: “puno me ne, Zoja”. Ajo pranoi takime me nëpunës të lartë, duke marrë një rol në dramën “Në Malinovkë” në vitin 1967, Llafet qarkullonin: ”Ajo fle me regjisorin prapa ekranit”. Fjodorova rrinte në heshtje, por i shkroi së bijës: “Ky është çmimi për jetën tonë”. Evgjeni Garkusha, që vdiq në vitin 1948 në kampin e internimit, qe kthyer në fantazmë të sistemit. Historia e saj përcillej gojë më gojë, si një paralajmërim. Qe rehabilituar në vitin 1956, por i shoqi, Shirshovi, kishte vdekur. Vajza, Marina, u rrit jetime. Vollkovi e pati gjetur ditarin e saj në arkiv – faqe me emrat e Berias, të truprojave të tij, me adresat e vilave.
Image ref 3681820. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.
Kjo ëhtë bombë, – pati thënë me vete, – duhet fshehur. Në vitet 1950 rrjeti u adapatua. Në kohën e Hrushovit “Buqeta” u shndërrua në shkëmbim kulturor. Aktoret i dërgonin për të dhënë shfaqje jashtë vendit, për të marrë informacion. Kamerat nëpër kabinete regjisronin materiale komprometuese: fotografitë e grave lakuriq, me nëpunës të lartë, i shfrytëzonin për besnikëri, aktoret pëshpërisnin nëpër dhomat e grimit. “Tani është jo Beria, por mbarë partia”. Vollkovi, gjatë përkujdesjeve të tij, ra në dashuri me Akunjevskajan: takimet e tyre u shndërruan në roman. “Ti je ndërgegjja ime”, – i pëshpëriste ai. Ajo i përgjigjej: “Kurse ti je xhelati im”. Së bashku grabitnin dosje. Ishte fillimi i rebelimit. Lulëzimi i rrjetit qëlloi në fundin e viteve 1950. KGB-ja, nën drejtimin e Semeçesnit, e pati shtuar kontrollin. Aktoret, si Lidia Smirnova ose Ina Makarova, e dinin: një rol në filmin “Tokat e çara” në vitin 1959, sigurohej përmes një përkrahësi. Akunjevskaja u rikthye në kinematografi: “Vajza me kitarë” në vitin 1958, por dështoi: alkolzmi, depresioni. Fjodorova bënte një jetë të qetë, por në vitet 1960 e bija emigroi, duke zbuluar sekretet. Garkusha – simbol.
Shuplaka e saj frymëzonte. Vollkovi, duke rrezikuar, nxirrte informacione si disident: “Sistemi lulëzon, por rrënjët janë në kalbëzim e sipër”, – mendonte ai. Me afrimin e viteve 1960, Moska tashmë nuk ishte qytet gërmadhash. Mikrorajone të reja në periferi, rrugë të gjera, kinoteatrat “Rusia” dhe “Udarnjik” ushtonin nga shfaqjet, kurse nëpër rrugë lëviznin veturat “vollga” dhe “pobjeda”. Por në kabinetet e KGB-së në Lubjankë dhe në objekte të posaçme në rrethinat e Moskës, operacioni “Buqetë” kishte arritur kulmin. Tani kjo ishte jo vetëm një makinë epshi, por edhe një instrument i shantazhit politik. Dosjet me fotografi, me shirita filmi dhe me regjistrime takimesh, ruheshin nëpër kasaforta me shënimin “krejtësisht sekret”. Ato i përdornin jo vetëm për të kontrolluar elitat, por edhe për të hequr qafe ata që ishin të panevojshëm. Një e dhënë komprometuese dhe ministri lante duart nga posti i tij, gjenerali mbetej pa yje, kurse regjisori humbiste studion.
që kishin përjetuar skëterrën staliniane, tani jetonin në një kafaz të artë: role, apartamente, vila – të gjitha këto shërbenin si shpërblim për heshtjen dhe shërbimet. Por brenda sistemit ndiheshin plasaritjet: lodhja, frika dhe etja për hakmarrje. Aleksej Vollkovi, tani kolonel i KGB-së, qe bërë një ruajtës i “Buqetës” së fshehtë. Kabineti i tij në Lubjankë ishte plot me kasaforta: mijëra dosje, qindra shirita filmi.
Ai po vërente se si rrjeti qe zgjeruar. Nën drejtimin e shefit të ri të KGB-së, Vladimir Semeçesnovit, në periudhën mes viteve 1961-1967, objektet e posaçme i patën pajisur me teknikën më moderne: me kamera japoneze, me diktofonë gjermanë. “Tani ne regjistrojmë jo vetëm trupin, por edhe shpirtin”, – qe shprehur Semeçesnovi në mbledhje të mbyllura. Ndërkohë, Vollkovi kishte ndryshuar. Dashuria me Tatjana Akunjevskajan, që kishte filluar në vitin 1955, ishte shndërruar në diçka më shumë.
Ajo jetonte në një apartament të ri në bulevardin “Kutuzov”, që e pati marë për besnikëri, por tërë natën e natës i pati rrëfyer për kampet e përqendrimit, për Berian, për fate të shkatërruara. “Ti je xhelati im, por edhe shpëtimtari im”, – pëshpëriste ajo, duke thithur cigaren pranë dritares. Vollkovi, i torturuar në ndëgjegje, filloi të grabiste dosje, kopje fotografish, shirita filmi, lista. “Kësaj nuk i thonë tradhti”, – i mbushte mendjen vetes. “Ky është vetëpastrim”. Tatjana Akunjevskaja, në moshën 46-vjeçare, u rikthye në kinematografi.
Role në “Vajza me kitarë” në vitin 1958, “Të pamposhturit”, në vitin 1959, por çmimi ishte i lartë. Në vitin 1962, Semeçasnov e pati ftuar për një takim në një apartament në Arbat. “Ti je simbol i femrës sovjetike, por simboli duhet të jetë i bindur”. Akunjevskaja refuzoi. ”Unë tashmë ia pata dhënë shpirtin sistemit. Trupin nuk e jap më”. Përgjigjja – përndjekje. Rolet ia ndërprenë, teatrat e braktisën me pretekstin e paaftësisë profesionale. Ajo filloi të pijë, por nuk u mposht. Në vitin 1963, Vollkovi i pati dorëzuar dosjen e Berias. ”Kjo është hakmarrja jote”. Akunjevskaja filloi të shkruajë kujtime. Fshehurazi, në copa letrash. ”Do të rrëfej gjithçka”, – thoshte ajo. Zoja Fjodorova, në moshën 54-vjeçare, po bënte një jetë të qetë. Vajza, Viktoria, qe rritur, vazhdonte studimet në Institutin shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë.
Rolet në ”Dasmë në Malinovkë” në vitin 1967, ishin të rralla. Por Fjodorova i refuzonte takimet. Në vitin 1965, KGB-ja i propozoi një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën maskën e shkëmbimeve kulturore. Ajo pranoi, me shpresën për të takuar Tejtin, por paskej qenë një grackë hesapi. Në Nju Jork atë e patën detyruar të spiunonte emigrantët. Pasi u kthye, i ndërpreu lidhjet me sistemin. ”Unë nuk jam e përdala e KGB-së”. Vollkovi, si kujdestar i saj, e pati paralajmëruar: “Kanë për të të hequr qafe”. Fjodorova pati filluar të mblidhte prova – letra, shënime. Evgjeni Garkusha, e vdekur që në vitin 1948, qe kthyer në një simbol. Ditari i saj, të cilin Vollkovi e kishte mbajtur të fshehtë, përmbante emra: Beria, Sarkisov, adresa vilash. Në vitin 1964, Vollkovi ia pati dorëzuar një kopje disidentit Andrea Sinjavski. “Kjo ka për ta hedhur në erë sistemin”. Sinjavski, i arrestuar në vitin 1965, arriti t’i fshihte materialet. Plasaritja po shtohej. Aktoret, si Marina Lladëjnjina dhe Klara Lluçko, ishin duke pëshpëritur për një rebelim. Kulmi në vitin 1967. Akunjevskaja e pati refuzuar Semeçesnovin për të dytën herë. “Unë nk jam kukulla juaj”. Vollkovi e hodhi dosjen në qarkullim, si një botim anonim, me titullin “Të fshehtat e Kremlinit”, një broshurë kjo me fotografi dhe me emra. KGB-ja u alarmua.
Arrestime, spastrime. Vollkovi qe arrestuar në vitin 1968 për tradhti ndaj atdheut. Akunjevskaja qe vënë nën përgjim. Fjodorovën e kishte kapur frika. Por rrjeti shkaktoi plasaritje. Në vitin 1964 Hrushovin e patën larguar nga pushteti. Brezhnjevi e dobësoi kontrollin. Vollkovi u lirua në vitin 1975. Takoi Akunjevskën. ”Ne ndezëm zjarrin”. Rrjeti nuk u shemb, por u dobësua. Aktoret refuzonin. Disidentët përhapnin të vërtetën. Akunjevskja vdiq në vitin 2002. Kujtimet e saj ”Dita e Tatjanës” të vitit 1998 shërbyen si bombë. Fjodorova qe vrarë në vitin 1981. KGB-ja i zhduku gjurmët. Garkusha – simbol i përjetshëm. Rebelimi filloi. Viti 1980. Moska nuk ishte tashmë si ajo e vitit 1946. Në vend të vampirëve stalinistë, u dukën pallatet-kutiza, me apartamente të vockëla, të quajtura hrushovka dhe brezhnjevka. Në vend të zisëve, veturat zhiguli dhe vollga. Në vend të frikës – lodhja. Perestrojka e Gorbaçovit ende nuk ishte filluar zyrtarisht, por në ajër endej një parandjenjë. Nëpër korridoret e komitetit qendror pëshpëritej për gllasnostin, për njerëzit që zinin radhë pr të blerë sallam, për fundin e amullisë. Kurse në arkivat e KGB-së në Lubjankë, u dukën dosjet e operacionit “Buqetë”.
Mijëra dosje, qindra shirita filmash, dhjetra emra, mund ta hidhnin sistemin në erë. Aleksej Vollkovi, tani pensionist 68-vjeçar, qe liruar nga kampi i internimit në vitin 1975, pas shtatë vjetësh në Mordovi. Dosjen e tij e patën mbyllur për mungesë faktesh krimnale, por pensionin ia dhanë minimal – 47 rubla në muaj. Jetonte në një apartament me një dhomë, në periferi, në ish-konviktin e Moskfilmit, ku muret ishin të holla, kurse fqinj kishte ca punëtorë të ndriçimit dhe të grimit. Çdo mëngjes pinte çaj nga një gotë prej teneqeje dhe rilexonte kopjet e dosjeve, të cilat kishte arritur t’i merrte me vete në vitin 1968. Mes tyre – ditari i Evgjeni Garkushës, fotografitë e Zoja Fjodorovës me të bijën, një autoregjistrim i Tatjana Akunjevskajas, ku ajo pëshpërit: “Unë nuk u mposhta”. Vollkovi e dinte: ishte tamam koha e duhur. Viti 1986. Plasaritja e parë. Në mars të vitit 1986, në revistën “Ogonjok” qe botuar artikulli me titull “Të fshehtat e vilave të vjetra”, pa emra, por me aluzione. Autor i artikullit ishte një gazetar i ri – Andrea Kollosovi, i biri i një regjisori të përndjekur. Atij i pati ardhur një zarf anonim – kopje dokumentesh, fotografi të vilës në Zhukovkë, një listë me 47 emra femrash. Kollosovi nuk besoi, por filloi të gërmonte. Nëpërmjet të të njohurve në KGB, doli te Vollkovi.
Një takim në parkun Sokolnjiki, në një stol pranë burimit. – Ju jeni pikërisht ai Vollkovi? – e pyeti Kollosovi. – Kam qenë Vollkovi, tani jam fantazmë, – iu përgjigj plaku, duke i zgjatur një dosje. – Këtu është gjithçka, por në qoftë se do ta publikoni, kanë për t’iu hequr qafe. – Po sikut të mos e publikoj, atëherë ata do të dalin fitimtarë. – Kollosovi e publikoi. Artikulli bëri që shtypi të shpërthejë, në komitetin qendror filluan të lëviznin: kush e bëri publike? Viti 1987. Gllasnosti dhe arkivat. Gorbaçovi deklaroi “Gllasnostin”. Në korrik të vitit 1978, komisioni për rehabilitimin filloi të hapte arkivat.
Vollkovi, si dëshmitar, qe paisur me leje. Ai gjeti dokumente origjinale, dosjen e Berias me numër 1946-47. 760 emra, 312 fotografi, 47 shirita filmi. Dosja e Akunjevskajas – 12 vëllime, duke përfshirë regjistrimin e marrjeve në pyetje në vitin 1948. Dosja e Fjodorovës – 8 vëllime, përfshirë letrën që i kishte dërguar Tejtit, të cilën ia kishin kapur në vitin 1946. Dosja e Evgjeni Garkushës – 3 vëllime, përfshirë ditarin e saj dhe aktin e vdekjes. Vollkovi pati kopjuar gjithçka – me kseroks, natën, në bodrumin e Lubjankës. Viti 1948. Flet Akunjevskaja: Tatjana Akunjevskaja, 74 vjeçe, e gjallë, jeton po në atë apartament në bulevardin Kutuzov. Në vitin 1988 e patën ftuar në emisionin televiziv “Këndvështrim”. Në efir ajo deklaroi drejtpërdrejt: “Unë kam qenë në skëterrë, më kanë përdhunuar, më kanë rrahur, më patën detyruar të hesht, por unë nuk kam heshtur dhe nuk do të hesht”. Salla po duartrokiste më këmbë. Po atë mbrëmje, KGB-ja i ndërpreu lidhjen telefonike. Por më vonë regjistrimi qe shpërndarë në mbarë vendin. Viti 1989. Vrasja e Fjodorovës. Finali.
Më 11 dhjetor të vitit 1981, Zoja Fjodorovnën e vranë në apartamentin e saj. Njoftimi zyrtar – vetëvrasje. Por në vitin 1989, hetuesia iu kthye përsëri ekspertizës. Përfundimi – gjuajtje nga pas. Plumbi ishte i pistoletës së KGB-së. Vollkovi i dorëzoi Kollosovit shiritin e filmit, regjistrim i vitit 1979, ku Fjodorova thotë: “Në qoftë se do të më vrasin, kërkoni në KGB”. Artikulli në gazetën “Moskovskije novosti”, me titull” “Kush e vrau Zoja Fjodorovnën?”. 2 milionë ekzemlarë. Viti 1990. Rehabilitimi dhe gjyqi. Evgjeni Garkusha u rehabilitua pas vdekjes.12 janar 1990. Zoja Fjodorova. Dosja u mbyll për munges të lëndës së krimit. 3 mars 1990. Tatjana Akunjevskaja mori medaljen e shkallës së katërt për merita para atdheut. 1998. Vollkovi vdiq në vitin 1991, në ditën e puçit. Regjistrimi i tij i fundit në ditar: “Unë nuk jam hero, unë jam xhelati që u bë dëshmitar, por dëshmitarët janë fitorja”. 1991- 2000. Trashëgimia. 1995. Viktoria Fjodorova boton: “E bija e admiralit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. 1998. Akunjevskaja boton kujtimet me titull “Dita e Tatjanës”, libri më i shitur. 2002. Akunjevskaja vdes në moshën 88-vjeçare. Ceremonia mortore në Novodjeviçje. 2003. Prokuroria e Federatës Ruse deklaron: “Beria pati përdhunuar 760 femra”. 2020. Jehona. Në vitin 2022, në Moskë qe përuruar një pllakë përkujtimore, në pallatin e Akunjevskajas. Në vitin 2023 u vu në qarkullim filmi dokumentar me titull “Buqetë për byronë politike”, regjisor-autor Andrea Kollusov.
Në vitin 2025 u hap ekspozita në muzeun e kampeve të internimit (GULLAG – Drejtoria shtetërore e Kampeve të Internimit), me ekponate origjinalet e dosjeve, ditari i Garkushës, lenta filmike e Fjodorovës. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë stërmbesa e Fjodorovës, aktore nga Los Anxhelosi. Ajo tha: “Ata deshën që ne të heshtnim. Ne po flasim”. Rrjeti u shemb, por jehona është e gjallë.
___
E përgatiti: Eshref Ymeri, Kaliforni
Në faqet e internetit në gjuhën ruse, ekzistojnë materiale skandaloze për degjenerimin tërësor moral në të gjitha sferat e jetës sovjetike, duke filluar nga mjediset fshatarake, deri te sferat më të larta të udhëheqjes së partisë. Njëri nga materialet titullohet “Haremi i shokut Stalin”. Është botuar në faqen e internetit “dzen.ru/a” të datës 26 gusht 2018. Tihon Çugunovi, në një libër të vetin, të botuar në Mynih në fundin e viteve ’60 të shekullit të kaluar, shkruan se si në vitet ’30-’40, në fshatin Bollotnoje, kryetari i kolkozit i detyronte gratë e fshatit të bashkëjetonin me të. Atyre që pranonin, ai u shënonte më shumë ditëpune, u jepte ushqim për kafshët. Ato që kundërshtonin, ai i shpërfillte, i dërgonte në punët më të rënda në mot të keq. Çdo mbrëmje ishte e detyruar të vinte te kryetari një femër e re për të pastruar zyrën. Të gjitha gratë e fshatit, të moshës nga 16 deri në 40 vjeçe, pa përjashtim, ai i kishte shpallur zyrtarisht në pronësi të vet. Kur në komitetin rajonal të partisë ndokush nga gratë dhe vajzat ankohej kundër këtij dhunuesi, asaj nuk ia vinte veshin skush.