Kreu Blog Faqe 373

Svetlana Sakharova: Bordeli i fshehtë i elitës sovjetike

Svetlana Sakharova

Youtube-kanali  rus Кровавый СССР

(Bahkimi Sovjetik i përgjakur)

2023

Materialin në vijim, të autores Svetlana Sakharova, primabalerina ruse, lindur në Kiev më 10 qershor 1979, e ka përkthyer nga rusishtja dhe e ka përgatitur për botim Eshref Ymeri.

***

        “Buqeta” e fshehtë e Kremlinit ka pasë qenë një rrjetë vilash, apartamentesh dhe kabinetesh, ku aktoret e reja i dhunonin, i shantazhonin dhe i shndërronin në skllave seksi të elitës. Beria, ministrat, gjeneralët, ishin ata që përdhunonin femrat më të mira të vendit. Këtu nuk është fjala vetëm për historinë e përdhunimeve. Këtu është fjala për vlerën e lavdisë në një makinë totalitare. Këtu bëhet fjalë për një fakt të tillë, se si bukuria vjen e shndërrohet në mjet, kurse trupi shndërrohet në valutë. Këtu bëhet fjalë për historinë e rezistencës, historinë e tradhtisë dhe historinë e hakmarrjes.

 

“Pranvera e vitit 1946 në Moskë pati shërbyer si një periudhë e vaktë mashtruese, kur ajri ende mbartte në vetvete jehonën e ngricave dimërore, të përzier me pluhurin e ndërtesave të shkatërruara dhe aromën e bukës së freskët që dilte nga furrat e rralla. Qyteti, i plagosur nga bombardimet gjatë luftës së madhe patriotike, mundohej t’i kthehej jetës normale. Njerëzit me pallto të vjetra, ecnin nxitimthi nëpër rrugë, tramvajet kërcisnin nëpër shina, kurse nëpër sheshe ende ngriheshin përmendoret e improvizuara të heronjve të rënë. Por përtej fasadës së ringjalljes fshihej errësira. Represionet nuk kishin përfunduar me fitoren kundër fashizmit. Në Sheshin e Lubjankës, në ndërtesën e zymtë të ministrisë së punëve të brendshme, Lavrenti Beria, ministër i brendshëm dhe njëri nga njerëzit më me ndikim në rrethin e Stalinit, rrinte ulur në një tryezë të madhe prej dru lis. Kabineti i tij ishte asketik, me perde të rënda, portreti i udhëheqësit në mur dhe një pirg me dosje, të cilat mund të vinin poshtë fatin e çdokujt. Syzet me një skelet të hollë shkëlqenin nën dritën e llambës së tryezës, kurse gishtat e shkurtër dhe të trashë kalonin nga njëra dorë te tjetra fotografi femrash, si artiste, balerina, këngëtare teatri dhe kinemaje. Talente! – nënqeshi Beria, duke fërkua mjekrën. Për të ato ishin jo vetëm persona të teatrit apo të skenës, por edhe një rezervë me vlerë, të cilën mund ta përdorje për forcimin e pushtetit personal dhe të kontrollit të elitave. Ai e dinte që Josif Stalini, një udhëheqës ky paranoidal, i mbështet operacione të tilla.

Në periudhën e terrorit, kur pushkatimet qenë kthyer në normë, duhej përdorur jo vetëm frikësimi, por edhe komprometimi, i siguruar në rrethana nga më intimet, në shtrat. Beria nuk ishte i papërvojë për punë të tilla. Bredhjen e tij pas femrav e kishte filluar që në vitet 1920 në Gjeorgji, ku ai, duke qenë kryetar i Komisionit të Jashtëzakonshëm, shfrytëzonte vartësit e vet për rrëmbime dhe përdhunime femrash. Një dukuri e tillë, në Moskë erdhi e u shndërrua në një sistem të organizuar, të cilin ai e pati quajtur “operacioni buqetë”. Ky ishte një emërtim ironik dhe cinik. Çdo mëngjes, pas takimeve, viktimave u dërgonin buqeta me trëndafilë të freskët, që simbolizonin heshtjen e detyruar dhe besnikërinë ndaj regjimit. Rrjeti përfshinte të ashtuquajturit objekte të posaçme (speciale), vila jashtë qytetit në Zhuvke Kuncevo, apartamente elitare në Arbatin e Vjetër dhe madje në bodrume, të përgatitura posaçërisht në ndërtesat shtetërore të ministrisë së brendshme. Artistet e reja këtu i joshnin me arsyetimin për të dhënë shfaqje për byronë politike ose për t’i dëgjuar, si parapërgatitje, për role të reja në kinematografi.

Këto mjedise, në të vërtetë, ktheheshin në arena për shfrytëzim seksual, shantazh dhe grumbullim informacioni komprometues. Mikrofonët fsheheshin nëpër mure, kamerat – prapa pasqyrave, kurse truprojat e Berias regjistronin çdo hollësi për dosjet, të cilat mund të zhduknin karrierën ose jetën. Aleksej Vollkov, një personazh legjendar, major i ministrisë së brendshme, ish-aktor i teatrit “Vahtangov”, ka qenë njëri nga kujdestarët kyç të këtij rrjeti. Ai u gjend rastësisht në këtë sistem. Në vitin 1937, gjatë periudhës së terrorit të madh, pas denoncimit të një kolegu, atë e patën arrestuar për agjitacion antisovjetik për një shaka që kishte bërë në dhomën e grimit. Për t’i shpëtuar dënimit, Vollkovi kishte pranuar të rekrutohej nga organet e sigurimit, qe bërë përgjues në mjedisin artistik. Shtatlartë, me një fytyrë shprehëse, me një joshë prej aktori, ai ishte mjeshtër për të bindur dhe për të manipuluar të tjerët. Kësaj nuk i thonë tradhti, – përsëriste me vete çdo natë, me sytë nga tavani në apartamentin e vet komunal.

Kësaj i thonë mbijetesë në skëterrë. Detyra e tij ishte e thjeshtë: të zgjedhte lule për buqetat e Berias, t’i tërhiqte në grackë, me premtimin  për lavdi dhe mbrojtje. Objektivi i parë që i qe caktuar për zbatim, qe Tatjana Akunjevskaja, ylli 32-vjeçar i kinematografisë dhe i  teatrit. Akunjevskaja ishte një brune karakteristike, me sy depërtues dhe me një joshë të tillë, që i magjepste spektatorët. E lindur në vitin 1914, në Zarajsk, bijë e një oficeri të persekutuar të ushtrisë cariste, e pati filluar karrierën në moshën 17-vjeçare, me xhirimin e filmit  “Buçkania”, sipas tregimit të Mopasanit (Boule de suif), në vitin 1934, dhe “Ditë të nxehta”, në vitin 1935. Përjetoi arrestimin e të atit në vitin 1937, por vazhdoi të luajë rolin e femrave të forta dhe me karakter të pavarur, si në “Viktimën e fundit” të Ostrovskit. Beria e pati pikasur në ekran dhe pati theksuar në dosje: kjo është ajo që duhet: “sytë i ka plot zjarr, por do ta mposhtim”.

Vollkovi i qe afruar pas shfaqjes në teatrin Vahtangov. Salla duartrokiste më këmbë, kurse Akunjevskaja, e lodhur, me sytë plot shkëlqim, dilte në skenë me një fustan elegant, për t’u përkulur me nderim para spektatorëve. – Tatjana Kirillovna, – iu drejtua ai, duke i zgjatur një ftesë, me stemën e ministrisë së brendshme. – Juve ju pret një shfaqje e rëndësishme në Kremlin. Talenti juaj duhet për një çështje të madhe. – Akunjevskaja, e mësuar me kujdesin e regjisorëve dhe të nëpunësve të lartë, pranoi pa asnjë mëdyshje. Në Bashkimin Sovjetik të viteve të pasluftës, karriera varej nga lidhjet në sferat e larta. Makina “Zis i zi” me xhama të errët, e çoi jo në Kremlin, por te vila në Kuncevo.

Një ndërtesë e rehatshme prej druri, me kopsht, të rrethuar me një gardh të lartë dhe me roja. Brenda po e priste Beria, me uniformë, me një shishe vere gjeorgjiane në dorë dhe me tryezën, të shtruar me havjar, bli dhe konjak francez, me një deficit në vitet e urisë. – Ju jeni e talentuar, – e nisi bisedën ai, duke i hedhur shampanjë në një gotë prej kristali, – por talenti ka nevojë për një përkrahës. Unë mund t’ju çel dyert për të luajtur rolet më të mira. – Biseda kaloi shpejt në gjëra të pahijshme. Beria, i njohur për epshin e tij, e kapi për dore dhe e tërhoqi drejt dhomës së gjumit. Akunjevskaja rezistonte, e gërvishte me thonj, bërtiste me zë të lartë, por forcat ishin të pabarabarta. Përdhunimi u bë në dhomë, poshtë portretit të Stalinit, me erë duhani dhe djerse. – Ti tani je imja, – mërmëriti Beria, duke mbërthyer uniformën. Mbylle gojën, nëse dëshiron  të jetosh. – Në mëngjes Akunjevskaja u kthye në shtëpi me një buqetë trëndafilash të kuq si gjaku, të siguruar nga truprojat e Berias, Rafael Sarkisovi dhe Sardion Nadaraj. Këta të dy mbanin një listë sekrete të viktimave. Më shumë se 760 emra, duke përfshirë nxënëse shkollash, studente dhe artiste të njohura. Akunjevskaja rrinte në heshtje, por përbrenda ziente nga urrejtja.

Ajo mori një rol të ri në kinematografi, një apartament në qendër të Moskës, por çmimi ishte shumë i lartë – ftesat e përsëritura për në vilë, ku Beria organizonte orgji me shampanjë dhe me muzikë gramafoni. Vollkovi, duke vazhduar përgjimin e saj, në raportin  e tij shkruante: “objekti është besnik, por nën përgjim; rekomandohet shtim i përgjimit, se ka mundësi të shpërthejë ndonjë revoltë”. Rrjeti vinte duke u zgjeruar. Vëzhguesit, gjithandej, raportonin për vajza me perspektivë. Aktoret, si Lida Rusllanova, e arrestuar në vitin 1948, se s’pati pranuar të këndonte në një rreth të ngushtë për Berian, ose Valentina Serova, për të cilën qenë përhapur fjalë për një takim me elitën për të shpëtuar karrierën, e dinin një rregull të pashkruar: Stalini, kur merrte raportime, jepte aprovimin: “bukuria ëstë armë kundër imperializmit, shfrytëzojeni!”.

Por për femrat kjo ishte një skëterrë personale. Refuzimi shoqërohej me internim në kampe përqendrimi ose me marrjen e jetës. Pranimi shoqërohej me një shpirt të copëtuar dhe me frikë të përjetshme. Me afrimin e vjeshtës së vitit 1947, buqeta erdhi e u shndërrua në një instrument kontrolli të përkryer. Beria i seleksiononte lulet personalisht. Mbrëmjet nëpër vila fillonin me muzikë dhe vallëzim, por përfundonin me përdhunim. Sarkisovi vazhdonte të mbante një listë të hollësishme: datat, emrat, madje parapëlqimet e viktimave. Vollkovi vërente si si sistemi po i thyente njerëzit. Një aktore e re që pati refuzuar, qe akuzuar për agjitacion dhe propagandë antisovjetike dhe qe zhdukur në një kamp internimi. “Ky nuk është pushtet”, – mendonte ai kur po endej rrugëve kryq e tërthor. – “Kësaj i thonë merimangë, prej së cilës nuk shpëton dot”. Akunjevskaja, kur ishte duke u kthyer për në shtëpi pas takimit të radhës, ishte duke qarë me kokën mbi jastëk, por në ekran vazhdonte të buzëqeshte. Një femër sovjetike ideale. Kujtimet e saj, që i pati shkruar disa dhjetëvjeçarë më vonë, me titul ”Dita e Tatjanës 1998”, patën zbuluar të vërtetën.

Beria ishte një zhabë e fëlliqur që kutërbonte erë epshi dhe pushteti. Por në vitin 1946 ajo rrinte në heshtje, duke e ditur se një fjalë e vetmë mund t’i kushtonte jetën jo vetëm asaj, por edhe njerëzve të gjakut. Rrjeti kishte depërtuar thellë në botën e artit. Rolet në kinematografi shpërndaheshin përmes përkrahësve në ministrinë e punëve të brendshme. Aktoret pëshpërisnin nëpër dhomat e grimit të Moskfilmit: ”mos refuzo” ose ”karriera mori fund”. Vollkovi, duke ndjekur nga afër operacionet, e ndiente gjithnjë e më shumë fajin  e vet. Motra e tij, një aktore në fillim të karrierës, vrau veten pas një takimi të tillë në vitin 1940. Por sistemi, si një regjim stalinian, ishte i pamëshirshëm. Beria, ulur në kabinetin e vet, buzëqeshte, duke shfletuar dosjet e reja.

Buqeta lulëzon për mrekulli, kurse përtej dritares Moska vazhdonte jetën e vet, pa dyshuar për hijet që fshiheshin në majat e pushtetit. Vera e vitit 1945 ishte e pushtuar nga euforia e fitores. Rrugët zienin nga paradat, fishekzarët dhe turmat e njerëzve, që përqafonin njëri-tjetrin nën tingujt e muzikës, katjushave dhe luftës së shenjtë. Sheshi i kuq shkëlqente nga flamujt, kurse në ajër vërtitej era e barutit nga fishekzarët dhe aroma e bukës së sapopjekur, e cila, më në fund, filloi të tregtohej nëpër shitore pas urisë së viteve të luftës. Qyteti, ende i mbuluar nga gjurmët e plagëve nga bombardimet, me fasadat e shkatërruara të ndërtesave dhe gropat e hapura nga predhat, mundohej t’i harronte tmerret dhe ta hidhte vështrimin  drejt së ardhmes. Por përtej kësaj fasade triumfi fshiheshin  hijet. Represionet nuk patën përfunduar me kapitullimin e Gjermanisë.

Ministria e brendshme, nën drejtimin e Lavrenti Berias, ishte duke e vazhdur gjuetinë e armiqve të popullit, kurse operacioni “Buqetë” po e shtonte zellin, duke u shndërruar në një instrument për arritjen e kënaqësive personale, por edhe për ushtrimin  e shantazhit politik. Aktoret, këngëtaret dhe balerinat që shkëlqenin nëpër skena dhe ekrane, shndërroheshin në gurë shahu në këtë lojë, ku trupi ishte valutë, kuse heshtja kthehej në kusht mbijetese.

Zoja Fjodorova, aktorja 36-vjeçare, me buzëqeshje të ëmbël, sy shprehës dhe zë të butë, ishte njëra nga ato, të cilat sistemi i pati pikasur. E lindur në itin 1909 në Sankt-Peterburg në familjen e një punëtori, e humbi herët babain dhe qe rritur në varfëri, por talenti e çau rrugën e jetës. Në vitet 1930 ajo qe xhiruar me disa shoqe, në vitin  1935, kur pati luajtur rolin e një komsomolase dhe në një histori muzikore të vitit 1940, duke u shndërruar në një artiste, që gëzonte adhurimin  e publikut. Fjodorova përjetoi arrestimin e të atit në vitin 1938, sipas nënit 58 “veprimtari kundërrevolucionare”, por vazhdoi të punonte, me besimin  se arti është mbi politikën. “Unë mbijetova në saje të ekranit dhe të spektatorëve”, – mendonte ajo, duke e parë veten në pasqyrën e dhomës së grimit të Moskfilmit.

Por në verën e vitit 1945, jeta e saj u përmbys. Vollkovi, majori i ministrisë së brendshme, pati organizuar një pritje për aleatët – diplomatët amerikanë dhe britanikë, që patën ardhur në Konferencën  e Podsdamit. Kjo pati shërbyer si një lojë e operacionit “Buqetë”. Aktoret i patën  ftuar për të argëtuar mysafirët, duke grumbulluar informacion nën maskën e flirtimit. “Tregoji mikut tonë amerikan mikpritjen sovjetike” – e pati këshilluar Vollkovi Fjodorovën, duke i dorëzuar ftesën për në banket në hotelin “Metropol”. Salla e hotelit shkëlqente nga gotat prej kristali, tryezat ishin mbushur me delikatesa defiçitare, havjar, shampanjë dhe fruta të importuara, kuse orkestra luante muzikë “xhaz”, çka ishte e ndaluar në ditë të zakonshme.

Midis mysafirëve ishte Xhekson Tejti, kapiten i forcave ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një bjond ky shtatlartë, me një buzëqeshje të ëmbël dhe me një sjellje prej xhentëlmeni. Ai fliste rusisht me një theks të veçantë, rrëfente për Nju Jorkun dhe Hollivudin. Fjodorova, me një fustan elegant me supe të hapura, po vallëzonte me të një vals, të shoqëruar me serenadën e Hënës të Glen Milerit.

Ndjenjat shpërthyen menjëherë. Shëtitje nëpër parkun “Gorki”, takime të fshehta nëpër apartamentet e miqve, ku Tejti luante në piano melodi amerikane, kurse Zoja këndonte romanca ruse, si “Sytë e zinj”. “Ti je fitorja ime e vërtetë në këtë luftë”, i pëshpëriste ai, duke i puthur duart. Fjodorova, e shkurorëzuar pas një martese të pasuksesshme me pilotin Vladimir Rapoport, të arrestuar në vitin 1938, krijoi bindjen se kjo ishte një dashuri e vërtetë. Por Vollkovi e përgjonte.

Agjentët e tij mbanin shënim çdo takim, duke kapur letra dhe shënime. Beria, sapo merrte raportime, nxihej në fytyrë. “Kësaj i thonë jo dashuri, por spiunazh potencial. Shfrytëzojeni këtë rast”. Në janar të vitit 1946, Fjodorova lindi një vajzë – Viktorian, me sy bojëqielli, që i ngjante të atit. Për ta mbajtur të fshehtë lidhjen me një të huaj, ajo bëri një martesë formale me kompozitorin Aleksandër Rjazanov, mikun  e familjes. Tejti u largua për në Shtetet e Bashkuara të Amerkës, duke premtuar të kthehej, por letrat kalonin  nëpër duart e censurës. Me këtë rast, Beria vuri re një rrezik. Aktorja mund të përcillte sekrete nëpërmjet spiunazhit të shtratit. Më 27 dhjetor të vitit 1946, pas një mbrëmjeje miqësore te gazetari britanik Aleksandër Vert, pasoi arrestimi.

Agjentët e ministrisë së brendshme u dyndën në apartamentin e Fjodorovës në rrugën “Gorki”. “Ju akuzoheni për spiunazh dhe për veprimtari antisovjetike” – i tha Vollkovi, që drejtonte hetimin në Lubjankë. Fjodorova, në një qeli të ftohtë në Lubjankë, kujton më vonë në biseda me të bijën: “Ata deshën të më mposhtnin, por dashuria më jepte forcë”. Marrjet në pyetje vazhdonin tërë natën e natës.Vollkovi i bërtiste, e kërcënonte me arrestimin e të motrave dhe të vajzës.

“Ti i ke ditur rregullat. Trupi i përket partisë dhe jo imperialistëve”, – i turfullonte ai. Fjodorova rrinte e s’fliste për hollësitë e ndjenjave, por nënshkroi të pohonte nga torturat. Dënimi në gusht të vitit 1947 ishte i egër: 25 vjet në kampet e internimit dhe konfiskim i pronës, internim i familjes. Motra, Aleksandra, me fëmijë, me 8 vjet në Akmolensk, motra Maria me 10 vjet në Arkutë, ku vdiq nga tuberkulozi në vitin 1952. Fjodorova përfundoi në Alxhir, kampi i Akmolenskut, i njohur si kampi “i grave të tradhtarëve të atdheut”. Atje, nëpër baranga të stepës së Kazakistanit, ajo përjetoi urinë, të ftohtit dhe poshtërimin. Puna në një fabrikë tullash, tortura, përdhunime nga ana e rojave. “Unë linda në burg, por nuk u mposhta”, – ka shkruar ajo më vonë në shënime të fshehta.

Vollkovi, duke ndjekur nga afër çështjen e saj, përjetonte vrasjen e ndërgjegjes. “Ajo dashuronte me çiltërsi, kurse ne e degraduam dashurinë në krim”. Rrjeti e pati përdorur historinë e Fjodorovës si paralajmërim. Aktore të tjera, si Tamara Nosova ose Nadjezhda Rumjanceva, e dinin: romancat me të huajt të çojnë në kampe internimi. Buqeta lulëzonte. Beria organizonte bankete për takime me aleatët, ku aktoret grumbullonin thashetheme, por e paguanin me trup. Fjodorova u lirua në shkurt të vitit 1955, pas vdekjes së Stalinit dhe arrestimit të Berias. Amnistia e Hrushovit e ktheu në Moskë, por shëndeti kishte marrë tatëpjetën: tuberkuloz, probeme me zemrën. Ajo u rikthye në kinematografi, luajti rolet “Përralla për kohën e humbur”, në vitin 1964, dhe “Dasmë në Malinovkë”, në vitin 1967. Por karriera perëndoi. Në vitin 1976 ajo e takoi Tejtin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një takim prekës pas një ndarjeje tridhjetëvjeçare, por ai vdiq nga kanceri në vitin 1978. Fjodorova e kalonte jetën qetë, merrej me edukimin  e vajzës Viktoria, e cila qe bërë përkthyese, por hijet e së kaluarës ia behën përsëri.

Më 11 dhjetor të vitit 1981 atë e gjetën të vdekur në apartamentin në bulevardin Kutuzov: një e shtënë në kokë me një pistoletë Makarov. Zyrtarisht – vetëvrasje. Por Vollkovi, në një subjekt të trilluar, dyshon për KGB-në. Ajo dinte shumë më tepër për “Buqetën”. Vajza Viktoria emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1978, ku pati botuar kujtimet me titull “Bija e admiralit”, në vitin 1995. “Mamaja dashuronte dhe kjo e vrau. Sistemi nuk i falte ndjenjat”. Vollkovi, duke përsiatur për fatin e saj, po pinte një cigare në kabinetin e vet: “Zoja është simboli se si dashuria shndërrohej në tradhti”. Rrjeti vazhdonte punën, por farët e revoltës ishin mbjellë. Në gusht të vitit 1947 Moskën e kishte pllakosur vapa dhe tensioni. Zhegu varej mbi Moskë si një peshë e rëndë, kurse rrugët, ku ishin të pranishme ende gjurmët e luftës, me asfaltin  e plasaritur dhe gropat nga shpërthimet, dukeshin të qeta, por poshtë asaj qetësie ziente jeta e represioneve. Kremlini, me muret dhe kullat e kuqe, shklqente nga rrezet e diellit, por brenda sallave të tij mbretëronte atmosfera e frikës dhe e intrigave.

Banketi në sallën e madhe të pallatit të Kremlinit shërbente si njëra nga ato ngjarje të shënuara, ku elita mblidhej për të festuar sukseset e socializmit. Tryezat ishin  të mbushura dëng me verë kaukaziane, me peshk bli, me fruta të importuara. Orkestra luante marshe dhe valse, kurse mysafirët, ministrat, gjeneralët e minitrisë së brendshme dhe gratë e tyre shkëmbenin buzëqeshje që fshihnin thikat pas shpine. Lavrenti Beria, me uniformën e vet me spaleta të arta, po rrinte më këmbë në qendër të sallës, duke pirë konjak dhe duke ndjekur me sy të pranishmit me një nënqeshje dhelparake. Operacioni i tij “Buqetë” asokohe ishte në lulëzim të plotë.

Dhjetra femra, por edhe aktore, patën kaluar nëpër vilën dhe apartamentet e tij, duke lënë fakte komprometuese në kasafortat e ministrisë së brendshme. Por atë mbrëmje vështrimi i tij u ndal te Evgjeni Garkusha, aktorja 32-vjeçare nga Teatri i dramës së Leningradit, bashkëshortja e komisarit të flotës detare Pjetër Shirshov. Garkusha ishte një brune elegante, me ca tipare klasike të fytyrës, me mollëza të bëshme dhe me sy plot intelekt dhe zjarr. E lindur në vitin 1915 në Petrograd, në familjen e një agronomi, ajo pati përjetuar revolucionin dhe urinë e vitit 1921, pasi qe zhvendosur me familjen në Kiev. Këtu, në vitin 1937, përfundoi studion pranë Teatrit dramatik, ku, në vitin 1940, e patën pikasur për të luajtur rolin në dramën “Oqeani i pestë”, në filmin për eksploruesit e Polit të Veriut, ku ajo luajti rolin e një eksplorueseje të guximshme. Karriera bëri përpjetë: role në teatër, turne, por jeta personale ishte dramatike.

Në vitin  1930 u martua me poetin Jarosllav Radionov, por martesa u prish për shkak të arrestimit të tij në vitin 1938. Në vitin 1941, gjatë xhirimit të filmit dokumentar për Polin e Veriut, ajo takoi Pjetër Shirshovin, heroin e ekspeditës “Poli i Veriut 1”, një shkencëtar ky oqeanolog dhe anëtar i byrosë politike. Dashuria shpërtheu në çast. Shirshovi, shtatlartë dhe karizmatik, me medalje në gjoks, u bë mbshtetja e saj. Në vitin 1944 lindi vajza, Marina, dhe familja jetonte në një apartament elitar në bulevardin Kutuzov.

Garkusha vazhdonte të luante. Rolet, si anëtare qeverie në vitin 1939, e bënë atë simbol të femrës sovjetike, besnike ndaj atdheut. Për banket ajo kishte veshur një fustan mëndafshi ngjyrë fildishi, me supe të hapura, dhe kishte varur në qafë një gjerdan margaritari, dhuratë nga i shoqi. Shirshovi, në biseda me ministrat, nuk e pati vënë re që Beria i qe afruar asaj me një gotë shampanjë në dorë: “A vallëzojmë bashkë, moj bukuroshe?”, – i propozoi ai. Sytë i shkëlqyen përtej syzeve të tij. “Ju jeni stolia e kësaj mbrëmjeje”. Garkusha buzëqeshi me mirësjellje, por kur dora e tij rrëshqiti poshtë belit të saj, fytyra e saj ndryshoi. Ajo e shtyu tutje dhe, në qetësinë e sallës, u dëgjua kërcitja e një shuplke. Të fortë, si ndonjë e shtën pushke. “Unë nuk jam kukulla juaj, shoku Beria”, – shqiptoi ajo me një gjuhë të qartë dhe zëri i saj u përhap në sallë si një jehonë. “Unë jam bashkëshorte e heroit sovjetik, por jo objekt për kënaqësitë tuaja”. Salla ngriu.

Mysafirët shikonin njëri-tjetrin, orkestra ngatërroi ritmin. Beria u skuq, fshiu faqen. “Ti do të pendohesh për këtë, moj e përdalë”. Shirshovi u frua me vrap, mori të shoqen, por dëmi qe bërë. Vollkovi, që ishte i pranishëm si dëshmitar, e shënoi në raport këtë incident. “Objekti tregoi mosbindje. Rekomandohet arrest, si shembull për të tjerat”. Në mëngjes, më 28 korrik 1947, arrest. Agjentët e ministrisë së brendshme u dyndën në apartamentin e Garkushës në të gdhirë. “Ju akuzoheni për agjitacion antisovjetik dhe fyerje të udhëheqjes”, – i tha kryehetuesi, pa urdhërarresti, pa shpjegime. E çuan në Lubjankë, si të burgosurën me nr. 13. Shirshovi, pasi u zgjua nga zhurma, u nis me të shpejt për në Kremlin, iu lut Stalinit, i shkroi dhe i telefonoi Berias: “kthemani time shoqe, ajo nuk ka bërë asnjë faj”, bërtiste ai. Përgjigjja e Stalinit ishte e ftohtë; “Do të gjesh grua tjetër, or Pjetër. Partia është më e rëndësishme”.

Beria, hakmarrës dhe mizor, nguli këmbë për dënimin: 10 vjet në kampe internimi, sipas nenit 5810 – propagandë ose agjitacion. Garkusha përfundoi në burg në Lubjankë, ku e patën marrë në pyetje për netë me rdhë. Vollkovi, që drejtonte hetimin, kujtonte fjalët e saj: “Nuk pendohem për shuplakën që i dhashë. Ky ishte një akt dinjiteti”. Torturat ishin mizore: lënie pa gjumë, rrahje, kërcënime për vajzën. “Ti i ke ditur rregullat e “Buqetës””, – i turfullonte Vollkovi. – Bukuria është pronë e elitës”.

Garkusha qe dërguar në kampin e internimit, në Amçekë, jo larg nga Magadani, Kollëjma, një skëterrë mbi tokë, me ngrica me temperaturë deri në – 50º dhe me punë të detyruar në xeherorë ari. Atje ajo punonte në një barangë me të tjera gra të armiqve të popullit – qepje, larje rrobash, por shëndeti po merrte tatëpjetën. Në vitin 1948, më 11 gusht, ajo i dha fund jetës, pasi gëlltiti një ilaç helmatisës që ia pati marrë fshehurazi mjekut të kampit. “Nuk e duroi dot poshtërimin”, – thuhej në reportimin zyrtar, por llafet qarkullonin për më të keqen: përdhunime nga ana e rojave, tortura, fyerje e dinjitetit. Shirshovi e mori lajmin për vdekjen e saj një muaj më vonë, U mposht, filloi të pijë. Kurse në vitin 1953 u mbyt në detin Barens, gjatë kohës së ekspeditës, qarkulluan llafe për vetëvrasje nga hidhërimi. Vajza, Marina, u rrit me gjyshen, më vonë u bë biologe në Institutin e oqeanologjisë me emrin Shirshov, por tërë jetën heshti për të ëmën. Frika mbeti.

29 Svetlana Zakharova Ballerina Stock Photos, High-Res Pictures, and Images  - Getty Images

Historia e Garkushës qe kthyer në legjendë në qarqet aktoriale: shuplaka Berias pati shërbyer si masë dënimi, por edhe si akt burrërie. Aktoret pëshpërisnin: “Evgjenia tregoi se mund të rezistohet, por çmimi paguhet me jetën”. Rolet e saj i patën fshirë nga afishe, filmat i rimontuan, por kujtesa vazhdonte të ruhej nëpër prapaskena. Vollkovi e pati fshehur ditarin e saj, që ia patën gjetur gjatë arrestimit: faqet me hollësitë e “Buqetës”, emrat, adresat e vilave, përshkrimet e përdhunimeve. Kjo është bombë, – pati menduar ai, duke e mbyllur në kasafortë. Rrjeti vazhdonte punën.  Beria hakmerrej, duke arrestuar të tjera, por Garkusha qe bërë si plasaritje e sistemit.

Në vitin 1956, pas kongresit XX dhe demaskimit të kultit të individit të Stalinit, Garkushën e patën rehabilituar pas vdekjes. Shirshovi ishte  i vdekur, por e bija pati marrë dokumente: e pafajshme. Në periudhën passovjetike, historia u bë e njohur në kujtime dhe filma, si simbol i rezistencës femërore. Vollkovi, në një subjekt të trilluar, përsiatte: “Shuplaka pati shërbyer si një shkëndijë që ka për të ndezur zjarrin”. Fillimi i viteve 1950 në Bashkimin Sovjetik shënoi të ashtuquajturën “shkrirje e akujve” pas vdekjes së Stalinit në mars të vitit 1953. Por për shumë njerëz kjo ishte vetëm kotashpresa (iluzioni) e lirisë. Represionet u zbutën, por sitemi i kontrollit vazhdoi të mbetej i hekurt. Moska po lulëzonte, pallate të reja në bulevarde, metro me mermer dhe kristal, kinoteatra plot spektatorë, të etur për ta larguar mendjen nga vështirësitë e pasluftës.

Megjithatë, në prapaskenë, në kabinetet e KGB-së, të transformuar nga ministria e brendshme e dikurshme në vitin 1954, dhe nëpër objekte të posaçme, operacioni “Buqetë” pati pësuar evolucion, duke u shndërruar në diçka shumë më të sofistikuar. Lavrenti Beria, i arrestuar në qeshor të vitit 1953 dhe i pushkatuar më 17 dhjetor të po atij viti, me akuzën për spiunazh, tradhti dhe përdhunim të qindra femrave, la pas vetes një rrjet, të cilin udhëheqësit e rinj – Hruhovi dhe rrethi i tij – nuk e patën shkatërruar, por e patën përshtatur. Materiali komprometues nga “Buqeta” erdhi e u shndërrua në një instrument të luftës së brendshme. Dosjet me fotografi dhe shënime përdoreshin për shantazhimin e kundërshtarëve në byronë politike.

Aktoret, që patën përjetuar terrorin stalinist, tani jetonin në një tjetër ralitet. Rolet shpërndaheshin nëpërmjet përkrahësve nga organet shtetopartiake, kurse refuzimet, po ashtu, rrezikonin karrierën. Aleksej Vollkovi, tani kolonel i KGB-së, i ngjiti shkallët e karrierës pas arrestimit të Berias. Raportimet e tij për “Buqetën” e patën ndihmuar Hrushovin për demaskimin e armikut të popullit. Por Vollkovi dinte të vërtetën: rrjeti nuk ishte zhdukur, thjesht ndërroi pronarin.

Objektet e posaçme, vilat në rrethinat e Moskës, apartamentet në bulevardin “Kutuzov” dhe madje qendrat institucionale për pushime në Krime, i patën pajisur me teknologji të reja, me kamera të fshehta dhe me mikrofonë, që regjistronin çdo fjalë dhe tingull epshor. “Tani në film regjistrohej jo vetëm trupi, por edhe shpirti”, – mendonte Vollkovi, duke shikuar regjistrimet në kabinetin e vet në Lubjankë. Sistemi lulëzoi.

Aktoret i rekrutonin nëpërmjet përgjuesve nëpër teatra dhe studio, duke u premtuar role në shkëmbim të takimit me elitën. Tatjana Akunjevskaja, e arrestuar në vitin 1948, pasi pati refuzuar Berian, u lirua me amnisti në vitin 1954. Ishte 40 vjeçe, me shëndet të shkatërruar nga kampi i internimit. Torturat, uria, puna e rëndë në atë kamp, i patën lënë gjurmë plagësh në trup dhe në shpirt’ “Unë u ktheva, por një pjesë e trupit tim ka mbetur atje”, – shkruante në ditarin e saj.

Svetlana Zakharova: When they cut my costume in half

Në Moskë e priste varfëria, apartamenti qe konfiskuar, role nuk i jepnin. Vollkovi e pati takuar rastësisht në Teatrin “Vahtangov”. “Tatjana Kirillovna, partia po ju jep një mundësi të dytë”. Ai i propozoi të bashkëpunonin, takime me përkrahësit e vjetër nga Komiteti Qendror për role dhe për një apartament. Akunjevskaja pranoi. Mbijetesa është më e çmuar sesa krenaria. E kthyen në teatër. I dhanë role në dramën “Viktima e fundit” e vitit 1956 dhe “Rruga e ndritur”, të ribotuar pas censurës. Por çmimi ishte si ai i mëparshmi: takime kabineti në apartamentet në Arbat, ku kamerat regjistronin  gjithçka. Një përkrahës, zëvendësministër i kulturës, kërkonte shfaqje personale. Akunjevskaja, duke kujtuar Berian, duronte, por përbrenda grumbullonte mllef. Kujtimet e saj më vonë zbulojnë: “N vitet 1950 kjo nuk ishte dhunë, ishte tregti – trupi për një afishe”.

Zoja Fjodorova, që qe liruar në vitin 1955, pas nëntë vjetësh në kampe internimi, qe përplasur me të njëjtën dukuri. Ajo ishte 46 vjeçe. Vajza, Viktoria nëntëvjeçare, e njihte nënën nga fotografia. Fjodorova u rithye në kinematografi: episode, përralla për kohën e humbur, në vitin 1964, por e anashkalonin për role me autoritet të madh: damka e spiunes. Vollkovi e ndihmoi: “puno me ne, Zoja”. Ajo pranoi takime me nëpunës të lartë, duke marrë një rol në dramën “Në Malinovkë” në vitin 1967,  Llafet qarkullonin: ”Ajo fle me regjisorin prapa ekranit”. Fjodorova rrinte në heshtje, por i shkroi së bijës: “Ky është çmimi për jetën tonë”. Evgjeni Garkusha, që vdiq në vitin 1948 në kampin e internimit, qe kthyer në fantazmë të sistemit. Historia e saj përcillej gojë më gojë, si një paralajmërim. Qe rehabilituar në vitin  1956, por i shoqi, Shirshovi, kishte vdekur. Vajza, Marina, u rrit jetime. Vollkovi e pati gjetur ditarin e saj në arkiv – faqe me emrat e Berias, të truprojave të tij, me adresat e vilave.

Image ref 3681820. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.

Kjo ëhtë bombë, – pati thënë me vete, – duhet fshehur. Në vitet 1950 rrjeti u adapatua. Në kohën e Hrushovit “Buqeta” u shndërrua në shkëmbim kulturor. Aktoret i dërgonin  për të dhënë shfaqje jashtë vendit, për të marrë informacion. Kamerat nëpër kabinete regjisronin materiale komprometuese: fotografitë e grave lakuriq, me nëpunës të lartë, i shfrytëzonin për besnikëri, aktoret pëshpërisnin nëpër dhomat e grimit. “Tani është jo Beria, por mbarë partia”. Vollkovi, gjatë përkujdesjeve të tij, ra në dashuri me Akunjevskajan: takimet e tyre u shndërruan në roman. “Ti je ndërgegjja ime”, – i pëshpëriste ai. Ajo i përgjigjej: “Kurse ti je xhelati im”. Së bashku grabitnin dosje. Ishte fillimi i rebelimit. Lulëzimi i rrjetit qëlloi në fundin  e viteve 1950. KGB-ja, nën drejtimin e Semeçesnit, e pati shtuar kontrollin. Aktoret, si Lidia Smirnova ose Ina Makarova, e dinin: një rol në filmin “Tokat e çara” në vitin 1959, sigurohej përmes një përkrahësi. Akunjevskaja u rikthye në kinematografi: “Vajza me kitarë” në vitin 1958, por dështoi: alkolzmi, depresioni. Fjodorova bënte një jetë të qetë, por në vitet 1960 e bija emigroi, duke zbuluar sekretet. Garkusha – simbol.

Shuplaka e saj frymëzonte. Vollkovi, duke rrezikuar, nxirrte informacione si disident: “Sistemi lulëzon, por rrënjët janë në kalbëzim e sipër”, – mendonte ai. Me afrimin e viteve 1960, Moska tashmë nuk ishte qytet gërmadhash. Mikrorajone të reja në periferi, rrugë të gjera, kinoteatrat “Rusia” dhe “Udarnjik” ushtonin nga shfaqjet, kurse nëpër rrugë lëviznin veturat “vollga” dhe “pobjeda”. Por në kabinetet e KGB-së në Lubjankë dhe në objekte të posaçme në rrethinat e Moskës, operacioni “Buqetë” kishte arritur kulmin. Tani kjo ishte jo vetëm një makinë epshi, por edhe një instrument i shantazhit politik. Dosjet me fotografi, me shirita filmi dhe me regjistrime takimesh, ruheshin nëpër kasaforta me shënimin “krejtësisht sekret”. Ato i përdornin  jo vetëm për të kontrolluar elitat, por edhe për të hequr qafe ata që ishin të panevojshëm. Një e dhënë komprometuese dhe ministri lante duart nga posti i tij, gjenerali mbetej pa yje, kurse regjisori humbiste studion.

që kishin përjetuar skëterrën staliniane, tani jetonin  në një kafaz të artë: role, apartamente, vila – të gjitha këto shërbenin si shpërblim për heshtjen dhe shërbimet. Por brenda sistemit ndiheshin plasaritjet: lodhja, frika dhe etja për hakmarrje. Aleksej Vollkovi, tani kolonel i KGB-së, qe bërë një ruajtës i “Buqetës” së fshehtë. Kabineti i tij në Lubjankë ishte plot me kasaforta: mijëra dosje, qindra shirita filmi.

Ai po vërente se si rrjeti qe zgjeruar. Nën drejtimin  e shefit të ri të KGB-së, Vladimir Semeçesnovit, në periudhën mes viteve 1961-1967, objektet e posaçme i patën pajisur me teknikën më moderne: me kamera japoneze, me diktofonë gjermanë. “Tani ne regjistrojmë jo vetëm trupin, por edhe shpirtin”, – qe shprehur Semeçesnovi në mbledhje të mbyllura. Ndërkohë, Vollkovi kishte ndryshuar. Dashuria me Tatjana Akunjevskajan, që kishte filluar në vitin 1955, ishte shndërruar në diçka më shumë.

Ajo jetonte në një apartament të ri në bulevardin “Kutuzov”, që e pati marë për besnikëri, por tërë natën e natës i pati rrëfyer për kampet e përqendrimit, për Berian, për fate të shkatërruara. “Ti je xhelati im, por edhe shpëtimtari im”, – pëshpëriste ajo, duke thithur cigaren pranë dritares. Vollkovi, i torturuar në ndëgjegje, filloi të grabiste dosje, kopje fotografish, shirita filmi, lista. “Kësaj nuk i thonë tradhti”, – i mbushte mendjen vetes. “Ky është vetëpastrim”. Tatjana Akunjevskaja, në moshën 46-vjeçare, u rikthye në kinematografi.

Role në  “Vajza me kitarë” në vitin 1958, “Të pamposhturit”, në vitin 1959, por  çmimi ishte i lartë. Në vitin 1962, Semeçasnov e pati ftuar për një takim në një apartament në Arbat. “Ti je simbol i femrës sovjetike, por simboli duhet të jetë i bindur”. Akunjevskaja refuzoi. ”Unë tashmë ia pata dhënë shpirtin sistemit. Trupin nuk e jap më”. Përgjigjja – përndjekje. Rolet ia ndërprenë, teatrat e braktisën me pretekstin e paaftësisë profesionale. Ajo filloi të pijë, por nuk u mposht. Në vitin 1963, Vollkovi i pati dorëzuar dosjen e Berias. ”Kjo është hakmarrja jote”. Akunjevskaja filloi të shkruajë kujtime. Fshehurazi, në copa letrash. ”Do të rrëfej gjithçka”, – thoshte ajo. Zoja Fjodorova, në moshën 54-vjeçare, po bënte një jetë të qetë. Vajza, Viktoria, qe rritur, vazhdonte studimet në Institutin shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë.

Rolet në ”Dasmë në Malinovkë” në vitin 1967, ishin të rralla. Por Fjodorova i refuzonte takimet. Në vitin 1965, KGB-ja i propozoi një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën maskën e shkëmbimeve kulturore. Ajo pranoi, me shpresën për të takuar Tejtin, por paskej qenë një grackë hesapi. Në Nju Jork atë e patën detyruar të spiunonte emigrantët. Pasi u kthye, i ndërpreu lidhjet me sistemin. ”Unë nuk jam e përdala e KGB-së”. Vollkovi, si kujdestar i saj, e pati paralajmëruar: “Kanë për të të hequr qafe”. Fjodorova pati filluar të mblidhte prova – letra, shënime. Evgjeni Garkusha, e vdekur që në vitin 1948, qe kthyer në një simbol. Ditari i saj, të cilin Vollkovi e kishte mbajtur të fshehtë, përmbante emra: Beria, Sarkisov, adresa vilash. Në vitin 1964, Vollkovi ia pati dorëzuar një kopje disidentit Andrea Sinjavski. “Kjo ka për ta hedhur në erë sistemin”.  Sinjavski, i arrestuar në vitin 1965, arriti t’i fshihte materialet. Plasaritja po shtohej. Aktoret, si Marina Lladëjnjina dhe Klara Lluçko, ishin duke pëshpëritur për një rebelim. Kulmi në vitin 1967. Akunjevskaja e pati refuzuar Semeçesnovin  për të dytën herë. “Unë nk jam kukulla  juaj”. Vollkovi e hodhi dosjen në qarkullim, si një botim anonim, me titullin “Të fshehtat e  Kremlinit”, një broshurë kjo me fotografi dhe me emra. KGB-ja u alarmua.

Arrestime, spastrime. Vollkovi qe arrestuar në vitin 1968 për tradhti ndaj atdheut. Akunjevskaja qe vënë nën përgjim. Fjodorovën e kishte kapur frika. Por rrjeti shkaktoi plasaritje. Në vitin 1964 Hrushovin e patën larguar nga pushteti. Brezhnjevi e dobësoi kontrollin. Vollkovi u lirua në vitin 1975. Takoi Akunjevskën. ”Ne ndezëm zjarrin”. Rrjeti nuk u shemb, por u dobësua. Aktoret refuzonin. Disidentët përhapnin të vërtetën. Akunjevskja vdiq në vitin 2002. Kujtimet e saj ”Dita e Tatjanës” të vitit 1998 shërbyen si bombë. Fjodorova qe vrarë në vitin 1981. KGB-ja i zhduku gjurmët. Garkusha – simbol i përjetshëm. Rebelimi filloi. Viti 1980. Moska nuk ishte tashmë si ajo e vitit 1946. Në vend të vampirëve stalinistë, u dukën pallatet-kutiza, me apartamente të vockëla, të quajtura hrushovka dhe brezhnjevka. Në vend të zisëve, veturat zhiguli dhe vollga. Në vend të frikës – lodhja. Perestrojka e Gorbaçovit ende nuk ishte filluar zyrtarisht, por në ajër endej një parandjenjë. Nëpër korridoret e komitetit qendror pëshpëritej për gllasnostin, për njerëzit që zinin radhë pr të blerë sallam, për fundin  e amullisë. Kurse në arkivat e KGB-së në Lubjankë, u dukën dosjet e operacionit “Buqetë”.

Mijëra dosje, qindra shirita filmash, dhjetra emra, mund ta hidhnin sistemin në erë. Aleksej Vollkovi, tani pensionist 68-vjeçar, qe liruar nga kampi i internimit në vitin 1975, pas shtatë vjetësh në Mordovi. Dosjen e tij e patën mbyllur për mungesë faktesh krimnale, por pensionin ia dhanë minimal – 47 rubla në muaj. Jetonte në një apartament me një dhomë, në periferi, në ish-konviktin e Moskfilmit, ku muret ishin të holla, kurse fqinj kishte ca punëtorë të ndriçimit dhe të grimit. Çdo mëngjes pinte çaj nga një gotë prej teneqeje dhe rilexonte kopjet e dosjeve, të cilat kishte arritur t’i merrte me vete në vitin  1968. Mes tyre – ditari i Evgjeni Garkushës, fotografitë e Zoja Fjodorovës me të bijën, një autoregjistrim i Tatjana Akunjevskajas, ku ajo pëshpërit: “Unë nuk u mposhta”. Vollkovi e dinte: ishte tamam koha e duhur. Viti 1986. Plasaritja e parë. Në mars të vitit 1986, në revistën “Ogonjok” qe botuar artikulli me titull “Të fshehtat e vilave të vjetra”, pa emra, por me aluzione. Autor i artikullit ishte një gazetar i ri – Andrea Kollosovi, i biri i një regjisori të përndjekur. Atij i pati ardhur një zarf anonim – kopje dokumentesh, fotografi të vilës në Zhukovkë, një listë me 47 emra femrash. Kollosovi nuk besoi, por filloi të gërmonte. Nëpërmjet të të njohurve në KGB, doli te Vollkovi.

Një takim në parkun  Sokolnjiki, në një stol pranë burimit. – Ju jeni pikërisht ai Vollkovi? – e pyeti Kollosovi. – Kam qenë Vollkovi, tani jam fantazmë, – iu përgjigj plaku, duke i zgjatur një dosje. – Këtu është gjithçka, por në qoftë se do ta publikoni, kanë për t’iu hequr qafe. – Po sikut të mos e publikoj, atëherë ata do të dalin fitimtarë. – Kollosovi e publikoi. Artikulli bëri që shtypi të shpërthejë, në komitetin qendror filluan të lëviznin: kush e bëri publike? Viti 1987. Gllasnosti dhe arkivat. Gorbaçovi deklaroi “Gllasnostin”. Në korrik të vitit 1978, komisioni për rehabilitimin filloi të hapte arkivat.

Vollkovi, si dëshmitar, qe paisur me leje. Ai gjeti dokumente origjinale, dosjen e Berias me numër 1946-47. 760 emra, 312 fotografi, 47 shirita filmi. Dosja e Akunjevskajas – 12 vëllime, duke përfshirë regjistrimin e marrjeve në pyetje në vitin 1948. Dosja e Fjodorovës – 8 vëllime, përfshirë letrën që i kishte dërguar Tejtit, të cilën ia kishin kapur në vitin 1946. Dosja e Evgjeni Garkushës – 3 vëllime, përfshirë ditarin e saj dhe aktin e vdekjes. Vollkovi pati kopjuar gjithçka – me kseroks, natën, në bodrumin e Lubjankës. Viti 1948. Flet Akunjevskaja: Tatjana Akunjevskaja, 74 vjeçe, e gjallë, jeton po në atë apartament në bulevardin Kutuzov. Në vitin 1988 e patën ftuar në emisionin televiziv “Këndvështrim”. Në efir ajo deklaroi drejtpërdrejt: “Unë kam qenë në skëterrë, më kanë përdhunuar, më kanë rrahur, më patën detyruar të hesht, por unë nuk kam heshtur dhe nuk do të hesht”. Salla po duartrokiste më këmbë. Po atë mbrëmje, KGB-ja i ndërpreu lidhjen telefonike. Por më vonë regjistrimi qe shpërndarë në mbarë vendin. Viti 1989. Vrasja e Fjodorovës. Finali.

Më 11 dhjetor të vitit 1981, Zoja Fjodorovnën e vranë në apartamentin e saj. Njoftimi zyrtar – vetëvrasje. Por në vitin 1989, hetuesia iu kthye përsëri ekspertizës. Përfundimi – gjuajtje nga pas. Plumbi ishte i pistoletës së KGB-së. Vollkovi i dorëzoi Kollosovit shiritin e filmit, regjistrim i vitit 1979, ku Fjodorova thotë: “Në qoftë se do të më vrasin, kërkoni në KGB”. Artikulli në gazetën “Moskovskije novosti”, me titull” “Kush e vrau Zoja Fjodorovnën?”. 2 milionë ekzemlarë. Viti 1990. Rehabilitimi dhe gjyqi. Evgjeni Garkusha u rehabilitua pas vdekjes.12 janar 1990. Zoja Fjodorova. Dosja u mbyll për munges të lëndës së krimit. 3 mars 1990. Tatjana Akunjevskaja mori medaljen e shkallës së katërt për merita para atdheut. 1998. Vollkovi vdiq në vitin 1991, në ditën e puçit. Regjistrimi i tij i fundit në ditar: “Unë nuk jam hero, unë jam xhelati që u bë dëshmitar, por dëshmitarët janë fitorja”. 1991- 2000. Trashëgimia. 1995. Viktoria Fjodorova boton: “E bija e admiralit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. 1998. Akunjevskaja boton kujtimet me titull “Dita e Tatjanës”, libri më i shitur. 2002. Akunjevskaja vdes në moshën 88-vjeçare. Ceremonia mortore në Novodjeviçje. 2003. Prokuroria e Federatës Ruse deklaron: “Beria pati përdhunuar 760 femra”. 2020. Jehona. Në vitin 2022, në Moskë qe përuruar një pllakë përkujtimore, në pallatin e Akunjevskajas. Në vitin 2023 u vu në qarkullim filmi dokumentar me titull “Buqetë për byronë politike”, regjisor-autor Andrea Kollusov.

Në vitin 2025 u hap ekspozita në muzeun e kampeve të internimit (GULLAG – Drejtoria shtetërore e Kampeve të Internimit), me ekponate origjinalet e dosjeve, ditari i Garkushës, lenta filmike e Fjodorovës. Në ceremoninë  e përurimit mori pjesë stërmbesa e Fjodorovës, aktore nga Los Anxhelosi. Ajo tha: “Ata deshën që ne të heshtnim. Ne po flasim”. Rrjeti u shemb, por jehona është e gjallë.

___

E përgatiti: Eshref Ymeri, Kaliforni

Në faqet e internetit në gjuhën ruse, ekzistojnë materiale skandaloze për degjenerimin tërësor moral në të gjitha sferat e jetës sovjetike, duke filluar nga mjediset fshatarake, deri te sferat më të larta të udhëheqjes së partisë. Njëri nga materialet titullohet “Haremi i shokut Stalin”. Është botuar në faqen e internetit “dzen.ru/a” të datës 26 gusht 2018. Tihon Çugunovi, në një libër të vetin, të botuar në Mynih në fundin e viteve ’60 të shekullit të kaluar, shkruan se si në vitet ’30-’40, në fshatin Bollotnoje, kryetari i kolkozit i detyronte gratë e fshatit të bashkëjetonin me të. Atyre që pranonin, ai u shënonte më shumë ditëpune, u jepte ushqim për kafshët. Ato që kundërshtonin, ai i shpërfillte, i dërgonte në punët më të rënda në mot të keq. Çdo mbrëmje ishte e detyruar të vinte te kryetari një femër e re për të pastruar zyrën. Të gjitha gratë e fshatit, të moshës nga 16 deri në 40 vjeçe, pa përjashtim, ai i kishte shpallur zyrtarisht në pronësi të vet. Kur në komitetin rajonal të partisë ndokush nga gratë dhe vajzat ankohej kundër këtij dhunuesi, asaj nuk ia vinte veshin skush.

Miqësia Meyrin-Malishevë 

0

Nga: Agim Paçarizi, Gjenevë

  • Miqësi që lidh zemra

        🤝🇨🇭🇽🇰

Miqësia ndërmjet komunës së Meyrinit dhe asaj të Malishevës është një shembull i bukur i bashkëpunimit, respektit dhe solidaritetit ndërmjet popujve tanë.

Kjo nismë filloi falë përkushtimit dhe dëshirës për lidhje më të ngushta njerëzore e institucionale, ku pata nderin të jem nismëtar i këtij bashkëpunimi, duke pasur përkrahjen e madhe të mikut tonë të dashur Pierre-Alain Tschudi, një njeri me zemër të madhe që prej kohës së luftës ishte gjithmonë përkrah nesh në çdo aspekt, humanitar, shoqëror e moral.

Pierre-Alain Tschudi, si anëtar i shoqatës sonë Rrethi Shqiptaro-Mejrinas, e që për disa mandate Kryetar i Komunës së Meyrinit, në vitin 2017, bëri të mundur dërgimin e materialeve shkollore për nxënësit në Malishevë dhe Ferizaj, një akt që u mirëprit me shumë mirënjohje.

Në vitin 2018, i propozova zyrtarisht që të lidhej një marrëveshje miqësie ndërmjet komunës së Meyrinit dhe asaj të Malishevës, propozim që Pierre-Alain e pranoi me entuziazëm.

Për festën kombëtare të Zvicrës, ai ftoi në vizitë kryetarin e Komunës së Malishevës, Z. Ragip Begaj, ku iu organizua një pritje jashtëzakonisht miqësore dhe e ngrohtë. Më pas, së bashku me Pierre-Alain Tschudi dhe bashkëkryetarët Znj. Nathalie Leuenberger dhe Z. Jean-Marc Devau, vizituam Malishevën, duke i dhënë kështu formë konkrete kësaj miqësie të sinqertë.

Këto marrëdhënie u vazhduan edhe pas ndërrimeve të kryetarëve, duke u forcuar çdo vit me bashkëpunime të reja.

Në prillin e vitin e kaluar, gjatë vizitës së bashkëkryetarëve të Meyrinit; Znj. Nathalie Leuenberger, që ishte në poziten e kryetarës, Z. Laurent Tremblet dhe Z. Eric Cournu, u kërkova që komuna e Meyrinit të ndihmonte Malishevën edhe me mjete të tjera, sidomos për shërbime komunale. Kryetarja e atëhershme Nathalie Leuenberger premtoi mbështetje konkrete, dhe premtimi u mbajt: gjatë vizitës së delegacionit të Malishevës në Meyrin, ajo prezantoi gjashtë automjete komunale, të cilat u dhuruan për Komunën e Malishevës. Këto ditë, në Malishevë u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e pranim-dorzimit të këtyre mjeteve, një tjetër dëshmi e kësaj miqësie të qëndrueshme.

Në këtë rast, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë të sinqertë:

Për mikun tonë të madh Pierre-Alain Tschudi, për mbështetjen e tij të përhershme dhe vizionin e tij për bashkëpunim;

Si dhe për kryetarin aktual të Komunës së Meyrinit, z. Laurent Tremblet, për vazhdimin e këtij rrugëtimi miqësor dhe për përkushtimin e tij që kjo lidhje të forcohet edhe më tej.

Kjo miqësi mbetet një urë e fortë bashkëpunimi ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, ndërmjet Meyrinit dhe Malishevës, por mbi të gjitha ndërmjet njerëzve të mirë që besojnë në vlera, respekt dhe solidaritet.

Me mikun Pierre-Alain Tschudi 

Me kryetarin e Malishevës Z.Ragip Begaj

Materiale shkollore për shkollat e komunës së Malishevës

Vizita e parë e delegacionit të Malishevës në Meyrin (1 gusht 2018)

Vizita e parë e delegacionit të Malishevës në Meyrin

Vizita e delegacionit të Malishevës në CERN të Meyrinit

Vizita e delegacionit të Meyrinit (tre bashkëkryetarët) në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës i entuziazmuar me makinën për pastrimin e rrugëve

Vizitë në qytetin e Gjenevës

Pritja e delegacionit të Meyrinit në komunën e Malishevës

Në Komunën e Malishevë

Delegacioni nga Meyrini në Hotel Premium Park të Prizrenit

Delegacioni nga Meyrini pas një kafeje në Kukës

Vizitë tek kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Automjetet për komunën e Malishevës, dhuratë nga komuna e Meyrinit

Dorzim-pranimi zyrtar i automjeteve nga Kryetari Laurent Tremblet- Kryetarit Ekrem Kastrati

Znj. Nathalie Leuenberger, kryetare, dhe Z. Laurent Tremblet e Z. Eric Cornuz, bashkryetar

Nathalie Leuenberger, kryetare, dhe Z. Laurent Tremblet e Z. Eric Cornuz, bashkryetar

https://www.facebook.com/share/v/1GWRramVBV/?mibextid=wwXIfr

Albania e Kaukazit- nje mit i fqinjëve tanë 

0

Prof Pirro Prifti, Tiranë

  1. Emrat e Shqipërisë (Albania e Kaukazit) 

Historia e udhëtimit të Herkulit (Herklesit) nga Mali Alban në Kaukaz është një mit historik, jo një ngjarje faktike e datuar. Kjo histori nuk ka ndodhur në një kohë të caktuar historike, por i përket sferës së mitologjisë dhe interpretimeve të hershme historike.  

Referenca e dhënë në fragmentin tuaj i referohet shkrimeve të autorëve antikë, si Marcus Iunianus Iustinus (rreth shekullit të 3- të të erës sonë), i cili përmend këtë teori. Sipas këtij tregimi: 

Koha mitologjike: Udhëtimi supozohet të ketë ndodhur në kohën kur Herkuli po çonte tufat e Gerionit (një nga 12 punët e tij) nëpër Itali, që në mitologjinë greke i korrespondon një periudhe para Luftës së Trojës (rreth shekullit të 13-të p.e.s. në kronologjinë mitike). 

Origjina e tregimit: Kjo ide u përdor nga disa autorë romakë për të krijuar një lidhje midis popujve të Kaukazit (të quajtur gjithashtu “Albaianë”) dhe Romakëve, duke qenë se të dy mendohej se e kishin origjinën nga Mali Alban në Italinë jugore dhe kishin ndjekur Herkulin.  

Në thelb, udhëtimi është një koncept mitologjik i përdorur në antikitet për të shpjeguar emra të ngjashëm gjeografikë dhe origjinën e popujve, dhe jo një udhëtim real historik i Herkulit me shqiptarët drejt Kaukazit. Shkenca moderne e konsideron këtë një teori të vjetëruar dhe të pasaktë, duke theksuar se shqiptarët e sotëm e kanë origjinën në Ballkan. 

Shqipëria Kaukaziane quhej Ἀλβανία/Albania ose, më rrallë, Ἀλβανίς nga autorët grekë dhe romakë. 

Sipas Mark Junianit Justin (rreth shekullit të 3- të të erës sonë), shqiptarët si banorë të vendit supozohej se kishin ardhur 

nga Mali Albano në Italinë Jugore së bashku me Herkulin kur ai drejtoi 

– Kapitulli ndërtohet kryesisht mbi përmbajtjen e hyrjes së botimit të parë të palimpsesteve shqipe të Malit Sinai nga Zaza Aleksidze dhe Jean-Pierre Mahé (në Gippert et al. 2008: I, vii- xxiv). Me lejen e tyre të mirë, informacioni që ata kishin mbledhur u ristrukturua, u përditësua dhe u zgjerua për të përmbushur kërkesat e këtij Manuali. 

– Shih p.sh. Plutarku, Pompey XLV, 1; Plini, Historia Natyrore VII, 98; Dio Cassius, Historia Romake XXXVI, 54; XLIX, 24. Shih Kapitullin 1 të këtij Manuali (Bais) për më shumë detaje mbi burimet klasike. 

  1. Kur uzhduknga hartat e KAUKAZIT? 

Shqipëria Kaukaziane pushoi së ekzistuari si një entitet i veçantë politik në shekullin e 8-të pas Krishtit, pas pushtimeve arabe të rajonit të Kaukazit. 

Mbretëria u pushtua nga Kalifati Rashidun rreth vitit 643 pas Krishtit, pas së cilës u bë një provincë e botës më të madhe islame. Dinastia Mihranid, e cila sundoi Shqipërinë Kaukaziane, mbijetoi nën sundimin mysliman deri rreth viteve 821–822 pas Krishtit, pas së cilës mbretëria u shpërbë plotësisht. 

Pas pushtimit arab: 

Shumica e popullsisë në pjesët lindore të rajonit gradualisht u konvertua në Islam dhe u përvetësua nga popujt iranianë dhe më vonë turq, duke kontribuar në etnogjenezën e azerbajxhanasve modernë. 

Popullsia e krishterë në veri dhe perëndim u asimilua kryesisht nga armenët dhe gjeorgjianët fqinjë. 

Kultura dhe gjuha unike e Shqipërisë Kaukaziane u zbehën me kalimin e kohës, me gjuhën e shkruar që pushoi së përdoruri si një medium letrar deri në shekullin e 10-të. 

Një mbetje e vogël e popullsisë, e njohur si populli Udi, vazhdon të ekzistojë sot, kryesisht në Azerbajxhanin verior dhe Gjeorgjinë lindore, duke ruajtur elementë të gjuhës dhe trashëgimisë së lashtë. 

Emri “Shqipëria Kaukaziane” është një term akademik i përdorur për të shmangur ngatërrimin me Shqipërinë e sotme në Ballkan, pasi të dy rajonet nuk kanë lidhje gjeografike ose historike. 

  1. GjuhaShqipe e ngjashme me Albaninë e Kaukazit apo jo? 

Jo, gjuhët e Shqiptarëve të Kaukazit dhe Shqiptarëve të Ballkanit nuk ishin të ngjashme dhe nuk kanë asnjë lidhje gjuhësore apo historike me njëra-tjetrën.  

Dallimet kryesore janë: 

Gjuha Shqipe (Ballkan): Është një gjuhë indo-evropiane, e cila formon një degë të veçantë më vete brenda kësaj familje gjuhësore. Shumica e studiuesve besojnë se ajo rrjedh nga gjuhët e lashta paleo-allkanike, si ilirishtja ose trakishtja. 

Gjuha Shqiptare (Kaukaz): Kjo gjuhë (e njohur nga studiuesit si Udi e vjetër) ishte një gjuhë kaukaziane veri-lindore, e cila i përket degës Lezgic. Ajo nuk ka asnjë lidhje të konfirmuar me familjen gjuhësore indo-evropiane. Gjuha moderne Udi, e folur ende nga një popullsi e vogël në Azerbajxhan dhe Gjeorgji, konsiderohet pasardhëse e saj e drejtpërdrejtë.  

Përdorimi i emrit “Shqipëri” (Albania) për të dyja rajonet është thjesht një rastësi në emërtim nga historianët e lashtë grekë dhe romakë, dhe jo dëshmi e ndonjë lidhjeje etnike apo gjuhësore. Prefiksi “Kaukazian” përdoret nga akademikët pikërisht për të shmangur këtë konfuzion. 

Gjuha Udi konsiderohet si një gjuhë e lashtë, me rrënjë që i kthehen në kohë te gjuha e folur në Shqipërinë e Kaukazit, një mbretëri që ekzistonte nga shekulli i IV para Krishtit deri në shekullin VIII pas Krishtit. 

Ajo është pasardhësja e drejtpërdrejtë e gjuhës së vjetër shqiptare (kaukaziane), e cila kishte edhe alfabetin e saj unik, zbuluar në shekullin XX dhe i datuar të paktën në shekullin V pas Krishtit. 

Si një gjuhë e folur, ajo ka evoluar gjatë mijëra viteve, por ruan tipare thelbësore të familjes së gjuhëve kaukaziane veri-lindore (Lezgic). 

Pra, ndërsa gjuha moderne Udi ka ndryshuar me kalimin e kohës, rrënjët e saj historike dhe lidhja me gjuhën e shkruar të Shqipërisë së Kaukazit e bëjnë atë një gjuhë me një histori jashtëzakonisht të gjatë dhe të lashtë. 

Gjuha e shkruar e Shqipërisë së Kaukazit, paraardhësja e gjuhës moderne Udi, kishte një alfabet të veçantë dhe unik, i cili përbëhej nga 52 shkronja (gërma) [1, 2]. 

Ky alfabet u zbulua nga studiuesit në mesin e shekullit XX në dorëshkrime të vjetra dhe u deshifrua më vonë. Ai u përdor për shkrimin e teksteve fetare dhe dokumenteve të tjera nga Kisha Shqiptare e Kaukazit, kryesisht midis shekujve V dhe X pas Krishtit . Gjuha moderne Udi, e cila flitet sot, zakonisht shkruhet duke përdorur alfabete të përshtatura bazuar në gjuhët dominuese të rajoneve ku jetojnë folësit (si alfabeti cirilik në Rusi, ose alfabeti latin në Azerbajxhan), dhe jo alfabetin origjinal prej 52 gërmash . 

4.Kristianizmi i Albanisë së Kaukazit 

Të dyja rrëfimet bien dakord që Eliseu ishte shenjtëruar në Jerusalem nga Jakobi, vëllai i Zotit, dhe themeloi kishën mëmë të Gisit si patriarku i parë i Shqipërisë. Kjo është pjesa e fiksuar e traditës: fakti ishte aq famëkeq saqë nuk mund të ndryshohej ose mohohej. Megjithatë, sipas versionit të parë, ndriçuesi i shqiptarëve ishte vetë një dishepull i Krishtit dhe u dërgua në Lindje direkt nga Toka e Shenjtë. Kështu, ai nuk do t’u detyrohej asgjë armenëve. Përkundrazi, në variantin e dytë, Eliseu së pari bëhet dishepull i Tadeut në Armeni dhe dëshmitar okular i martirizimit të mësuesit të tij, përpara se të merrte vajosjen apostolike. Si rezultat, kristianizimi i Shqipërisë nuk varet më drejtpërdrejt nga Jerusalemi, por është thjesht një pasojë e predikimit të Tadeut në Armeni. Prandaj, kisha shqiptare, si bijë e kishës armene, mund të jetë vetëm një kontribuese e fqinjit të saj të fuqishëm. 

Shumë kohë pas martirizimit të supozuar të apostullit Elisaeus në fillim të shekullit të 2-të, Shqipëria u kristianizua “për herë të dytë” nga Mbreti Urnayr, një ngjarje që zakonisht datohet në vitin 313. Kjo traditë është veçanërisht e përhapur në të gjithë Historinë e Vendit të Shqiptarëve. 

5.A ka prova të shpërnguljes te Albanëve të Kaukazit në Ballkan? 

Nuk ka prova për një migrim masiv të popullsisë së përgjithshme të shqiptarëve të Kaukazit jashtë vendit të tyre pas pushtimit islamik. Në vend të kësaj, provat historike tregojnë se popullsia u asimilua gradualisht ose u konvertua në Islam, dhe pasardhësit e  tyre përbëjnë pjesë të përbërjes etnike të disa popujve të sotëm kaukazianë. 

Islamizimi: Duke filluar nga shekulli i 8- të, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë vendase u konvertua në Islam. Këto grupe të islamizuara më vonë u bënë të njohura si Lezginët dhe Tsahurët, ose u përzien me popullatat turke dhe iraniane të ardhura për të formuar Azerët e sotëm. 

Asimilimi i Krishterë: Pjesët e popullsisë që mbetën të krishtera u përthithën kryesisht nga armenët dhe gjeorgjianët fqinjë. Kisha Kaukaziane Shqiptare, e dobësuar nga mosmarrëveshjet e brendshme teologjike dhe kushtet e reja politike pas pushtimit arab, përfundimisht ra nën juridiksionin e Kishës Armene. 

Grupet e Mbetura: Një mbetje e vogël e popullsisë origjinale të krishterë vazhdoi të ekzistonte në mënyrë të pavarur dhe njihet sot si populli Udi. 

Nuk ka lidhje me shqiptarët e Ballkanit: Provat moderne gjenetike dhe gjuhësore nuk tregojnë lidhje midis shqiptarëve historikë të Kaukazit dhe shqiptarëve modernë të Ballkanit, të cilët janë me origjinë Paleo-Ballkanike (me shumë mundësi ilire ose trake). Pretendimet për një migrim masiv nga Kaukazi në Ballkan nuk mbështeten nga tekstet e lashta ose gjenetika. 

Si përmbledhje, pushtimi islamik çoi në shpërbërjen dhe transformimin gradual të identitetit të shqiptarëve të Kaukazit brenda atdheut të tyre, jo në një migrim masiv në një rajon tjetër. 

Nuk ka asnjë provë historike apo gjenetike që banorët e Shqipërisë së Kaukazit të kenë prejardhjen nga ushtarët e Aleksandrit të Madh. Përkundrazi, kërkimet tregojnë se ka dallime të mëdha etnike dhe gjenetike midis këtyre popullsive dhe ushtrive helenike.  

Ja disa pika kryesore: 

Kontaktet me Aleksandrin: Shqiptarët e Kaukazit përmenden për herë të parë rreth kohës së pushtimeve të Aleksandrit, por jo si pasardhës të ushtarëve të tij. Në fakt, burimet historike tregojnë se ata luftuan kundër ushtrisë së Aleksandrit, duke treguar se ishin një popullsi e veçantë e vendosur në atë zonë që më parë. 

Prejardhja e ushtarëve të Aleksandrit: Ushtria e Aleksandrit përbëhej nga ushtarë nga rajone të ndryshme, kryesisht maqedonas dhe grekë, të cilët u vendosën në qytetet e themeluara prej tij, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Nëse do të kishte pasardhës të Aleksandrit në një rajon të caktuar, kjo do të ishte në ato zona, siç pretendojnë disa fise në Pakistan si Kalash, megjithëse kjo nuk është vërtetuar me siguri. 

Etnogjeneza e Shqiptarëve të Kaukazit: Shqiptarët e Kaukazit ishin një popull autokton i Kaukazit Lindor, me lidhje me grupet gjuhësore nakh-dagestanase. Disa nga pasardhësit e tyre të sotëm, si populli Udi, vazhdojnë të jetojnë në rajon. 

Konfuzioni i emrit: Konfuzioni lind për shkak të ngjashmërisë së emrit “Albani” me emrin e Shqipërisë së sotme në Ballkan. Megjithatë, ka shumë prova gjuhësore, historike dhe gjenetike që dëshmojnë se dy popullsitë nuk kanë asnjë lidhje. Shqiptarët e Ballkanit kanë prejardhje nga popullsitë e lashta paleo-ballkanase, si ilirët, ndërsa ata të Kaukazit ishin popuj tjetër. Pra, nuk ka asnjë arsye historike për të besuar se banorët e Shqipërisë së Kaukazit ishin pasardhës të ushtarëve të Aleksandrit të Madh. 

Krahasimet e ADN 

Haplogrupet kryesore: Grupet moderne që flasin gjuhë lezgike (si Udi, Lezginët, etj.), të cilët mendohet se janë pasardhës të drejtpërdrejtë, shfaqin shpeshtës të larta të haplogrupeve Y-DNA (të linjës atërore) specifike për Kaukazin, veçanërisht linjat J1-Y3495. 

Asimilimi dhe përzierja: Pas pushtimeve arabe, një pjesë e popullsisë u islamizua dhe u asimilua nga popujt iranianë e më pas turq (që çuan tek azerbajxhanasit modernë), duke përfshirë kështu një përzierje të theksuar me komponentë gjenetikë iranianë dhe turkikë. Popullsitë e tjera u asimiluan nga gjeorgjianët dhe armenët fqinjë. 

Dallimi nga shqiptarët e Ballkanit: Është thelbësore të theksohet se popullsia e Shqipërisë së Kaukazit nuk ka lidhje gjenetike me shqiptarët e Ballkanit. Shqiptarët e Ballkanit kanë prejardhje nga popullsitë e lashta paleo-ballkanase (si ilirët) dhe kanë haplogrupe Y-DNA dominuese E-V13, R1b dhe J2b-283, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga ato të Kaukazit.  

Në përgjithësi, ADN- ja e banorëve të Shqipërisë së Kaukazit reflekton një prejardhje të thellë autoktone të Kaukazit, e cila është ruajtur më së miri tek populli Udi sot. 

Haplogrupet e Shqiptarëve të Ballkanit 

Popullsia shqiptare e Ballkanit ka një përbërje gjenetike që reflekton historinë e popullatave paleo-ballkanase dhe europiane, me dominimin e këtyre haplogrupeve: 

Y-DNA Haplogroups (Linja atërore): 

E-V13 (E1b1b1a1b1a): Ky është haplogrupi më i zakonshëm dhe shpesh konsiderohet një shënues i rëndësishëm i prejardhjes së përbashkët ilire/paleo-ballkanase. 

R1b dhe J2b-L283: Këto janë gjithashtu mjaft të përhapura në rajonin e Ballkanit dhe lidhen me lëvizjet e popullsive neolitike dhe të Epokës së Bronzit në Europë. 

R1a dhe I2a: Këto gjenden gjithashtu në nivele të konsiderueshme, të lidhura me lëvizjet sllave dhe të tjera më të vonshme. 

Konkluzioni 

Ngjashmëria e vetme është emri i ngjashëm “Albania”, i cili është një koincidencë etimologjike. Gjenetikisht, dy popullsitë nuk ndajnë haplogrupe thelbësore të përbashkëta që do të tregonin një prejardhje të përbashkët ose migrim masiv nga njëri rajon në tjetrin.  

Referencat 

  1. Caucasian Albania in Medieval Armenian Sources (5<sup>th</sup>–13<sup>th</sup> Centuries) By Jost Gipper, 2023, De Gruyter eBooks, Publisher: De Gruyterhttps://doi.org/10.1515/9783110794687-002 Jasmine Dum-Tragut and Jost Gippert 
  1. Caucasian Albania in Medieval Armenian Sources (5<sup>th</sup>–13<sup>th</sup> Centuries) 
  1. Përse u krhyen Arvër Epirotët në shqiptare, Pirro Prifti, Shtepia Botuese Josef, 2024             

Zgjedhja e Presidentit midis legjitimitetit demokratik dhe stabilitetit institucional

0

Nga: Ibish Neziri 

Roli i presidentit në sistemin politik të Kosovës është konceptuar si simbol i unitetit të shtetit, garantues i funksionimit kushtetues dhe përfaqësues i vendit në arenën ndërkombëtare, por edhe si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kushtetuta e ka pozicionuar këtë institucion brenda modelit parlamentar, ku presidenti zgjidhet nga Kuvendi, ndërsa pushteti ekzekutiv i takon Qeverisë. Megjithatë, praktika politike pas shpalljes së pavarësisë ka treguar se ky model shpesh nuk ka sjellë stabilitet institucional, por ka prodhuar tensione politike, bllokada procedurale dhe pazare ndërpartiake. 

Problemi nuk qëndron vetëm në formulën juridike të zgjedhjes së presidentit, por edhe në fragmentimin politik dhe mungesën e një konsensusi minimal shtetformues. 

Mënyra aktuale e zgjedhjes dhe problemet e saj 

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar prej 2/3 të votave (80 vota) në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjafton shumicë e thjeshtë prej 61 votash. Megjithatë, për vlefshmërinë e votimit, në sallë duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë. Ky mekanizëm është konceptuar për të nxitur kompromis, por në praktikë ka sjellë presidentë të varur nga marrëveshje të mbyllura ndërpartiake, mungesë legjitimiteti popullor dhe kriza të funksionimit institucional kur partitë nuk arrijnë marrëveshje. 

Rasti aktual, me qeveri në detyrë për më shumë se dhjetë muaj, dëshmon se sistemi mbështetet te negociatat partiake, jo te mekanizmat demokratikë të zhbllokimit. Në këtë situatë, presidenti i zgjedhur nga Kuvendi shpesh nuk mund të veprojë si balancues, por bëhet peng i bllokadave politike. 

Nevoja për legjitimitet të drejtpërdrejtë 

Në një shoqëri me pluralizëm të thellë politik dhe histori konfliktuale, presidenti duhet të gëzojë autoritet moral dhe legjitimitet demokratik të drejtpërdrejtë, të cilin vetëm vota e qytetarëve mund ta sigurojë. Legjitimiteti nuk është thjesht procedurë, por themel i stabilitetit institucional. 

Presidenti i zgjedhur nga populli nuk është produkt i marrëveshjeve politike, por i vullnetit qytetar. Prandaj mund të luajë rol real unifikues, sepse buron nga sovraniteti publik dhe përfaqëson shtetin, jo partitë. 

Ky legjitimitet është veçanërisht i rëndësishëm në Kosovë, ku presidenti përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare dhe ka funksion simbolik të unitetit. 

Rreziku i hipertrofisë së pushtetit presidencial dhe zgjidhja 

Është e vërtetë se, në disa vende të Ballkanit, zgjedhja e presidentit nga populli ka prodhuar figura me tendenca autoritare. Por ky rrezik vjen nga kompetencat e gjera ekzekutive, jo nga mënyra e zgjedhjes. 

Në Kosovë, tani kur zgjedhjet e përgjithshme nuk prodhuan shumicë parlamentare të aftë për krijimin e institucioneve dhe kur pritet që së shpejti të mbahen zgjedhje të reja, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit në fillim të marsit të vitit të ardhshëm, modeli i presidentit të zgjedhur nga populli me kompetenca të kufizuara do të ishte zgjidhja më e qëndrueshme. Megjithatë, ndryshimi i menjëhershëm i modelit kushtetues mbetet pak i mundur në plan afatshkurtër. 

Presidenti gjithsesi nuk duhet të ndikojë në qeverisje, të ndërhyjë në vendimmarrjen ekzekutive apo të jetë figurë partiake aktive. Roli i tij duhet të mbetet përfaqësues, balancues dhe garantues i rendit kushtetues. 

Si përfundim Kosova ka hyrë në një fazë ku stabiliteti institucional nuk mund të mbështetet më te negociatat ndërpartiake, të cilat janë të brishta dhe të kushtëzuara nga interesa afatshkurtra. Në këtë kontekst, presidenti i zgjedhur nga Kuvendi gjithnjë e më pak e garanton unitetin, pa hamendje shndërrohet në faktor të konfliktit dhe bllokimit. 

Modeli më i përshtatshëm për realitetin politik dhe kulturën institucionale aktuale të Kosovës është Zgjedhja e presidentit nga populli, me kompetenca të kufizuara, pa rol ekzekutiv dhe me status të pavarur nga partitë politike. 

Ky model rrit legjitimitetin demokratik, zvogëlon varësinë nga pazaret e koalicioneve, forcon rolin unifikues të presidentit dhe kontribuon në stabilitet institucional. Në këtë mënyrë, presidenti bëhet me të vërtetë simbol i shtetit, e jo produkt i tregtisë politike. 

PDK po e rrezikon Kosovën me koaliacioni me islamistët politikë dhe mbeturinat e Listës për Familjen

1

Luan Dibrani, Gjermani

Në politikën e Kosovës, ka momente kur një veprim i vetëm e zbulon më shumë se gjithë historia e një partie. Koalicioni i ri i PDK-së me të ashtuquajturën “Listë për Familjen” është një prej atyre momenteve jetike që tregojnë qartë se ky subjekt ka hyrë në një spirale të gjatë gabimesh strategjike dhe kapitullimi politik. 

Aleanca me njerëzit që dikur i shfrytëzonin për përçarje 

Është paradoksale, madje tragjikomike, që PDK – parti që dikur pretendonte të ishte shtylla e qëndrueshmërisë institucionale – sot po lidh marrëveshje me grupet që vetë i ka përdorur për të krijuar thyerje brenda Vetëvendosjes dhe subjekteve të tjera.
Të njëjtët njerëz që dikur shërbenin si instrumente përçarjeje, sot shpallen partnerë strategjikë. Për një vëzhgues serioz të politikës, kjo është shenjë jo force, por dëshpërimi. 

Në vend të ringritjes, PDK po kërkon shpëtim në mbeturina politike – njerëz të konsumuar, të hedhur nga strukturat e mëparshme, të cilët sot përpiqen të ringjallen përmes një aleance që nuk ka filozofi, qëllim ose dinjitet politik. 

Rrëshqitja e PDK-së nën drejtimin e figurave pa vizion 

Për vite, PDK ka humbur boshtin ideologjik dhe identitetin historik që dikur e lidhte me idealin e UÇK-së. Rrëshqitja filloi nën udhëheqje jo të përgatitura, të cilat zëvendësuan figurat shtetformuese me figura të politikës së shpejtë, të fokusuar në marketing, jo në substancë. 

Memli Krasniqi paraqitet sot si një tërheqje “strategjike” pas shtatë mandateve, por në realitet kjo tërheqje vjen pas një rënie të dukshme të ndikimit të tij dhe pas humbjes së autoritetit brenda partisë që ai e çoi drejt stagnimit. 

Rreziku për identitetin kombëtar dhe orientimin evropian 

Kosova ka lindur mbi themele të qarta: demokraci, laicitet dhe orientim evropian. Sot këto themele po lëkunden. PDK po ndërton një koalicion me figura si Ermal Rrahmani, Gëzim Kelmendi, Behgjet Pacolli dhe Ferid Agani, të cilët përfaqësojnë rrymat e islamizmit politik dhe ndikime të huaja kulturore. 

Ky bashkim nuk është vetëm gabim politik – është rrezik historik. Ai mund të sjellë: 

  • moralizim fetar në shkolla dhe institucione, 
  • futjen e simboleve radikale fetare, 
  • kufizimin e lirisë së gruas shqiptare, 
  • largimin e Kosovës nga vlerat evropiane. 

Feja nuk është problem; përdorimi i saj si armë politike është kërcënim për demokracinë dhe identitetin shqiptar. 

28 Dhjetor 2025 – dita e vendimit të qytetarëve 

Skena politike e Kosovës është e qartë: qytetarët nuk duan rikthim të intrigave, pazareve dhe skemave që për vite s’kanë dhënë asgjë për shtetin. Koalicione të dobëta e qesharake, të bazuara në mbeturina politike dhe interesa ideologjike jashtëvendlore, vetëm sa i japin forcë LVV-së dhe liderit Albin Kurti. 

Kosova nuk do të kthehet pas. Flamuri, identiteti dhe liria jonë janë të pakapërcyeshme. Koalicioni i PDK-së me “Listën për Familjen” dhe figurat e islamizmit politik është një paralajmërim i qartë: kush bashkohet me mbeturina politike, rrezikon të bëhet vetë mbeturinë politike. 

Kultura e gafave: Simptomë e një elite të paformuar

0

Nga: Isuf Bajraktari

Kosova po përballet me një fenomen të rrezikshëm: padija politike jo vetëm që nuk fshihet, por po shndërrohet në model qeverisës. Gafat e njëpasnjëshme të figurave të larta, si deklarata se Skënderbeu paska ngritur flamurin në Lezhë e jo në Krujë, nuk janë incidente të izoluara. Ato dëshmojnë një degradim të thellë epistemik, një rënie të autoritetit që politika duhet të ketë përmes dijes.

Shtetet moderne mbështeten tek dija dhe formimi kulturor. Kur këto mungojnë, politika bie në nivel improvizimi, kurse institucionet humbin seriozitetin. Fatkeqësisht, në Kosovë po bëhet e dukshme se padija po e zë vendin e kompetencës.

Etiketimi në vend të argumentit

Aty ku dija mungon, zëri ngritet. Në vend të debatit, elitat e paformuara përdorin fjalor të gatshëm për demonizimin e të tjerëve: “tradhëtar”, “i shitur”, “pro-serb”, “i korruptuar”. Ky nuk është komunikim politik është shenjë e frikës ndaj argumentit.

Sociologët këtë e quajnë panik epistemik: frikë nga dija dhe përpjekje për t’i mbuluar boshllëqet intelektuale me agresivitet. Kjo gjuhë nxit frikë, helm dhe përçarje. Dhe përçarja është mjet i domosdoshëm për ata që nuk kanë argument.

Banalizimi i historisë  goditje ndaj identitetit

Historia shqiptare është një shtyllë e identitetit tonë politik. Ajo nuk është dekor festiv; është kujtesë e gjallë e sakrificave dhe përpjekjeve.

Prandaj, rasti pa shije të figures së lartë në Vlorë, në ceremoninë e 28 Nëntorit, kur tha se “këtu është shpallur qyteti i pavarësisë”, nuk mund të quhet lapsus i pafajshëm. Në qytetin ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në Ditën e Flamurit, një gabim i tillë tregon mosnjohje të thellë të simbolikës historike.

Historia nuk turpërohet nga gabimet e politikanëve;

turpërohen ata që e keqinterpretojnë atë në sytë e kombit.

Analfabetizmi funksional politik një model që rritet

Një dukuri tjetër e rrezikshme është analfabetizmi funksional politik, i prodhuar jo nga populli, por nga vetë elitat e paditura. Ky model i qeverisjes i trajton qytetarët si publik për t’u manipuluar, jo si sovran për t’u respektuar.

Elitat e paformuara nuk duan popull me vetëdije,  ato duan popull që udhëhiqet me impulse, jo me logjikë. Dhe sa më shumë padije ka në krye, aq më shumë padije kërkohet poshtë. Ky është thelbi i krizës politike në Kosovë.

Patriotizmi i rremë flamuri si dekor propagandistik

Në këtë klimë, patriotizmi po keqpërdoret. Ai është kthyer në fasadë, në dekor për sesione fotografike dhe fjalime boshe. Rousseau këtë e quante patriotizëm të korruptuar: ndjenjë e shfrytëzuar politikisht, e zhveshur nga përgjegjësia morale.

Kur flamuri përdoret vetëm si rekuizitë, atëherë politika humbet seriozitetin, ndërsa patriotizmi humbet dinjitetin.

 Kultura e gafave është simptomë, jo rastësi

Kultura e gafave në politikën e Kosovës nuk është rastësi është simptomë. Simptomë e një elite të paformuar, të varfër në dije dhe të pasur në retorikë boshe.

Kosova nuk ka luksin të udhëhiqet nga mediokriteti.

Ky vend ka nevojë për elita të arsimuara, të sinqerta dhe të përgjegjshme.

Nëse padija vazhdon të normalizohet në majën e shtetit, atëherë pasojat do të bien mbi të gjithë: mbi institucionet, mbi demokracinë dhe mbi shoqërinë.

Të shpëtojmë të ardhmen fillon nga një kërkesë e thjeshtë, por jetike:

Dija duhet të kthehet në kriter, jo në pengesë.

Albanian Bookfest – Një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar në Shtetet e Bashkuara –Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 2025

0

Fotot nga Gazeta Dielli, organi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra

Nga: Frank Shkreli

Zonja dhe Zotërinj, autorë e lexues të librit shqip, miqë, kolegë e kolege të nderuara:

Ja ku jemi mbledhur këtu sot në një organizim për herë të parë në Shtetet e Bashkuara për një Festival të Librit Shqiptar – Albanian BookFest, “një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar”, në këtë vend shtet-planet – në Amerikën e madhe.

Është nder dhe privilegj të jem në këtë takim që Gazeta Dielli e ka cilësuar si “një ngjarje historike dhe madhështore kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan”, organizuar nga Federata Panshqiptare Vatra, në bashkpunim me disa shoqata të tjera patriotike të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Shpresohet që ky Festival i Librit Shqip i këtij lloji, të shënojë edhe fillimin e një tradite dhe trashëgimie kulturoro-letrare për brezat e ardhëshëm të komunitettit shqiptaro-amerikan dhe më gjërë. Një urë midis brezash, si të thuash!

Por edhe një traditë që do të mbart shpirtin, kujtesën dhe të ruaj identitetin e popullit shqiptar përgjatë shekujve, të atij populli të “gjakut të shprishur”, i shpërndar nëpër kontinente, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si i tillë, uroj që ky festival të zhvillohet, e të rritet, vit pas viti, në diçka më shumë se thjesht një ekspozitë librash. Ndonëse, me të drejtë, kjo nismë nga udhëheqsit e Vatrës dashamirës të librit, në bashkpunim me organizata të tjera shqiptaro-amerikane, po cilësohet si “historike” dhe “madhështore”. Por mund të thuhet lirshëm se kjo nismë, në forma të tjera, i ka rrënjët në historinë e hershme të fillim shekullit të kaluar të emigrimit të shqiptarëve në këto brigje të Atlantikut.

Jam i sigurt se në arkivat e Vatrës dhe të gazetës Dielli duhet të ketë mjaft prova e dokumentacion që tregojnë se mundësitë financiare të shqiptarëve të parë ishin të vogla por dëshirat e tyre për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe historisë ishin shumë të mëdha.

Prandaj, sot, nën rrethana shumë më të volitshme dhe me mundësi për një pjesëmarrje pothuaj mbarë kombëtare, është nder dhe privilegj i veçant që mblidhemi këtu sot për të festuar librat, autorët dhe udhëtimin e gjatë të letrave shqipe — dhe zvillimit të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Është pra, një rrugëtim që mund të ketë filluar më shumë se një shekull më parë, kur emigrantët e parë shqiptarë mbërritën në këto brigje. Ishte një kohë kur ata erdhën në këtë vend të madh — përveç shpresave për një jetë më të mirë për veten e familjet e tyre – edhe me dëshirën e madhe për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën shqipe, nën rrethana më të pëtshtatshme — nga vendlindja — që ofronte liria dhe demokracia amerikane, në krahasim me vendlindjen.

Kryesisht në Boston dhe Nju Jork, filluan të botoheshin broshurat e para shqipe, tekste fetare e të tjera. Botime shumë modeste – disa jo më të mëdha se një fletore xhepi – u bënë librat e parë shqip të shtypur ndonjëherë në tokën amerikane, por jo vetëm.

Shumë shpejt, Bostoni u rrit si qëndër e botimeve shqiptaro-amerikane. Atje, individë si Sotir Peci shtypën abetaret e hershme, duke ndihmuar një brez emigrantësh të mësonin dhe të ruanin gjuhën shqipe. Dhe në vitin historik 1909, u themelua Gazeta historike Dielli – një pishtar i vetëdijes kombëtare dhe gazeta më e vjetër shqip (në botë) që është ende në qarkullim, sot.

Por ishte ardhja e Fan Nolit në Amerikë, momenti që vërtetë i dha hov zhvillimit të botimeve me rëndësi historike dhe liturgjike e të tjera, në gjuhën shqipe.

Nuk dua të futem në histori, por të gjithë jemi në dijeni se nga shtypshkronja e tij e vogël në Boston, Noli i Vatrës botoi disa nga librat më të hershëm, të rëndësishëm shqip, në Shtetet e Bashkuara. Ai përktheu dhe botoi tekste liturgjike për Kishën Ortodokse Shqiptare, ndërkohë që u prezantoi lexuesve shqiptarë letërsinë botërore dhe – më e rëndësishmja – i dha Kombit një nga veprat e para të mëdha historike, të botuara në Amerikë: Historia e Skënderbeut, e shtypur në vitin 1921.

Po i përmend këto, qëllimisht, jo vetëm për të pasqyruar këto përpjekjet të hershme të emigrantëve të parë shqiptarë në këtë vend, por edhe për të pohuar diçka më të fuqishme – një porosi domethënse prej tyre!

Se as atëherë, as sot në Amerikë, gjuha dhe kultura nuk mbahen në valixhe – por ato ruhen dhe u kalohen brezave nepërmjet librave. Një ide dhe nismë që i jep këtij organizimi sot një domethënie dhe rëndësi historike, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Le të jetë ky festival, fillimi i një trashëgimie jo vetëm për çdo autor, përkthyes, ose lexues të ri që hap një libër shqip ose anglisht, por për këdo, që organizime si ky në të ardhmen, bëjnë të mundur zbulimin e trashëgimisë së vet kombëtare në vazhdimësi dhe përforcon identitetin gjuhësor e kulturor të komunitetit shqiptaro-amerikan, megjithse ndoshta të lindur e rritur në Amerikë.

Urimi im, me këtë rast, është që ky festival, jo vetëtm, të frymëzojë brezat e rinjë shqiptaro-amerikanësh që me krenari, me përkushtim e dashuri – me botimet e tyre – të vazhdojnë të kultivojnë gjuhën dhe kulturën shqipe në të ardhmen, këtu në Shtetet e Bashkuara. Por uroj gjithashtu që festivale të tilla, në të ardhmen, qoftë këtu në Amerikë, qoftë në trojet shqiptare – të jenë më shumë se një ekspozitë librash: uroj që festivale të librit, të shërbejnë, njëkohsisht, edhe si një urë midis brezash: Si një dëshmi e fuqisë së fjalës së shkruar që mbetet si dokument i identitetit dhe bashkimit të një populli, pavarësisht se ku jeton: në Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Korcë a Gjirokastër, Shkup, Çamëri, Ulqin, Preshevë, apo këtu në peizazhin e gjerë dhe të larmishëm të Amerikës.

Për dekada të tëra, shkrimtarët shqiptarë – si në atdhe ashtu edhe në diasporë – kanë punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm – por nën rrethana shumë më të vështira sidomos financiare, për të ruajtur gjuhën shqipe, për të ngritur kulturën dhe për të treguar historitë që përcaktojnë se kush janë shqiptarët, si popull e si Komb, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare të Ballkanit Perëndimor, por edhe këtu në Amerikë.

Falënderim dhe mirënjohje për ju organizatorë të këtij festivali të librit: Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe Gazetës Dielli me kryeredaktorin e saj Sokol Paja, por edhe organizatave të tjera pjesëmarrse të komunitetit të gjërë shqiptaro-amerikan. Ju priftë për së mbari në këtë rrugëtim të shenjtë e historik. Urimet e mia më të përzemërta në punimet e këtij tubimi sot dhe gjithmonë!

Tre vëllimet e autorit, “Demokracia nuk pret”, botuar nga Gazeta Telegraf e Trianës, 2018

Nga tradita te humanizimi bashkëkohor: Roli i familjes shqiptare në ndërtimin e raporteve të shëndosha ndërgjinore

0

  • Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Ese kulturore

Familja shqiptare ka qenë tradicionalisht institucioni bazë mbi të cilin është ndërtuar struktura shoqërore dhe kulturore e popullit tonë. Ajo ka funksionuar si hapësira ku transmetoheshin vlerat morale, kodi etik dhe normat e sjelljes, që garantonin kohezionin social dhe ruajtjen e identitetit kolektiv.

Brenda kësaj strukture, gruaja – nëna, gjyshja, motra – ka mbajtur një rol qendror, shpeshherë vendimtar, në ruajtjen e harmonisë familjare dhe trashëgiminë shpirtërore. Edhe ligjet zakoneske, si Kanuni i Lekë Dukagjinit, ndonëse produkt i një epoke të hershme, parashikonin përgjegjësi të qarta për mbrojtjen e gruas dhe nderonin rolin e saj në jetën familjare dhe komunitare.

Megjithë këtë traditë të pasur, shoqëria shqiptare e sotme përballet me sfida të reja që e vënë në provë kohezionin familjar. Dhuna në familje, e cila dikur përbënte një sjellje të turpshme dhe të papranueshme, është shndërruar në fenomen të shpeshtë dhe të dukshëm. Shkalla në rritje e divorceve, transformimi socio-ekonomik, emigrimi dhe dobësimi i strukturës së familjes së gjerë kanë krijuar kushte që shpesh prodhojnë tension, distancim emocional dhe komunikim të mangët.

Duhet theksuar se këto dukuri nuk burojnë nga tradita shqiptare, por nga keqkuptime, stereotipe të deformuara dhe mungesë e edukimit shoqëror, të cilat janë të huaja për thelbin e kulturës sonë.

Në historinë shqiptare, gruaja ka qenë gjithnjë forcë themelore e familjes dhe mbrojtëse e vlerave më të larta morale. Për këtë arsye, rikthimi te parimet e respektit, besës dhe dinjitetit nuk duhet parë si nostalgji, por si domosdoshmëri për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë bashkëkohore shqiptare.

Për këtë qëllim, ne shqiptarët nuk kemi nevojë fare të imitojmë modele të huaja, sidomos ato nga lindja, të ndërtimit të familjes, pasi kemi trashëgiminë tonë të begatë, që na e ka lakmi gjithë bota. Nuk duhet as të krahasohemi me shtetet shumëmilionëshe dhe me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror që kanë komoditetin të bëjnë jetë më të shfrenuar liberale dhe nuk i përkushtohen s duhet familjes.

Ne jemi një komb i vogël me dy shtete në konsolidim e sipër dhe me disa pjesë teritoresh tjera shqiptare jashta tyre, ku familja duhet të jetë bërthamë e fort dhe strumbullar i rritës dhe zhvillimit tonë të qëndrueshëm si komb. Marrëdhënia burrë–grua duhet të konceptohet si partneritet i barabartë, i ndërtuar mbi komunikim, mirëkuptim dhe përgjegjësi të ndërsjellë. Në këtë frymë, është e nevojshme të rikujtojmë se çdo familje fillon me vullnetin e dy njerëzve për të ndërtuar jetë mbi dashuri dhe mirëkuptim.

Rikthimi i vlerave më të mira shqiptare respektit, nderit dhe besës duhet të bashkohet me humanizmin bashkëkohor, duke e bërë familjen vendin ku shërohet shpirti e jo ku dëmtohet. Kjo kërkon që të zgjedhim dialogun mbi dhunën, barazinë mbi dominimin dhe dashurinë mbi frikën.

Ndryshimi nuk lind diku jashtë nesh; ai fillon në shtëpitë tona, në marrëdhëniet tona të përditshme dhe në mënyrën se si i trajtojmë njerëzit më të afërt. Edhe një hap i vogël drejt humanizmit ka potencialin të krijojë një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të butë për brezat që vijnë.

Procesi i transformimit kërkon gjithashtu angazhim institucional dhe shoqëror. Shkollat dhe institucionet arsimore duhet të nxisin kulturën e dialogut dhe të barazisë gjinore. Mediat duhet të luajnë rolin e tyre edukues, duke promovuar modele të shëndetshme sjelljeje dhe duke dënuar çdo formë të dhunës.

Njëkohësisht, fuqizimi ekonomik dhe social i gruas është kusht themelor për krijimin e marrëdhënieve të drejta dhe të barabarta.

Vetëm përmes bashkëpunimit dhe respektit reciprok mund të ndërtojmë një familje të fortë, siç e kanë synuar gjithmonë traditat tona më të mira shqiptare.

Delaratë për zbardhjen e tradhtitsë rreth tentim-ndarjes së Kosovës

5
DEKLARATË POLITIKE
mbi zbardhjen e tradhtisë së lobimit për ndarjen e Kosovës
(Për botim – Version përfundimtar)
Në dritën e dëshmive të bëra publike nga seancat e Gjykatës Speciale në Hagë, ku u konfirmua nën betim se janë paguar 52 mijë dollarë në muaj, për dy vite rresht (2018–2020), të marra drejtpërdrejt nga buxheti i Republikës së Kosovës, me qëllim të lobimit për ndarjen e Kosovës, ndihem i detyruar t’i drejtohem opinionit publik me këtë deklaratë.
Faktet e paraqitura para prokurorëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë përbëjnë një skandal të paprecedentë politik dhe kombëtar.
Ato zbulojnë se në kulmin e procesit shtetformues, kur Kosova kishte nevojë për unitet, vigjilencë dhe diplomaci të përgjegjshme, brenda institucioneve janë zhvilluar veprime të fshehta që cenonin territorialitetin, sovranitetin dhe të ardhmen e shtetit.
Kjo çështje nuk është debat politik i radhës.
Kjo është një plagë e hapur që prek vetë themelet e Republikës së Kosovës.
I. Heshtja institucionale dhe publike – alarm kombëtar
Është shqetësuese që asnjë medium i madh, asnjë analist, asnjë deputet e pothuajse asnjë forum politik nuk e ka trajtuar këtë çështje me seriozitetin e nevojshëm.
Heshtja e koordinuar është bashkëfajësi morale dhe politike.
Në çdo shtet demokratik, një dëshmi e tillë do të kishte çuar në:
hetime të menjëhershme,
komision parlamentar,
përgjegjësi politike,
transparencë dhe llogaridhënie.
Në Kosovë – u zgjodh heshtja.
II. Pagimi i miliona eurove për ndarjen e territorit – akt tradhtie
Nëse një pjesë e udhëheqjes së lartë politike ka paguar me paratë e qytetarëve të Kosovës për t’i shtyrë palët drejt marrëveshjes për ndarjen e Kosovës, atëherë jemi para veprimeve që:
bien ndesh me Kushtetutën e Republikës,
cënojnë interesat kombëtare,
përbëjnë shkelje morale, politike dhe juridike.
Ky nuk është më diskutim teorik.
Ky është dokumentim i bërë nën betim, në një gjykatë ndërkombëtare.
III. Kombi nuk pranon lojëra me kufijtë e tij
Asnjë lider, asnjë parti, asnjë grup interesi nuk ka mandat moral apo historik të negociojë shkëmbimin e territoreve, copëtimin e vendit apo faljen e tokave të shenjta shqiptare.
Territori i Kosovës nuk është mall tregu, as monedhë pazari.
Ai është amanet i gjakut, i burgjeve, i sakrificës dhe i brezave që u flijuan për liri.
IV. Thirrje për transparencë të plotë dhe hetim të menjëhershëm
Kërkoj publikisht:
Hapjen e një hetimi të pavarur parlamentar dhe prokurorial mbi të gjitha pagesat e bëra në periudhën 2018–2020 nga zyrat qeveritare.
Publikimin e kontratave, faturave, marrëveshjeve dhe komunikimeve që lidhen me lobime jashtë vendit.
Thirrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në vendimmarrje.
Sqarim të plotë publik nga të gjitha partitë politike që kishin pushtet në atë periudhë.
Këto kërkesa nuk janë hakmarrje politike.
Këto janë kërkesa themelore të çdo shteti që pretendon demokraci dhe dinjitet.
V. Kosova nuk ndahet – dhe kush tentoi ta ndajë, duhet të përgjigjet
Kosova u ndërtua me mund, me dhimbje, me luftë, me burg, me gjak.
Askujt, në asnjë zyrë, nuk i lejohet ta luajë fatin e saj me laps nëpër korridoret e lobimit ndërkombëtar.
Është koha të vëmë një vijë të pastër midis:
atyre që e mbrojtën Kosovën
dhe
atyre që tentuan ta ndajnë Kosovën.
Historia i njeh të dy palët.
Por populli duhet t’i dijë me emër.
VI. Ky është një amanet, jo një debat
Ne që i kemi jetuar burgjet, demonstratat, ndjekjet dhe vitet e errëta, nuk kemi të drejtë të heshtim.
Heshtja është tradhti.
E vërteta është detyrim.
Dhe e vërteta sot është kjo:
Ka pasur një përpjekje të paguar, të organizuar dhe të fshehtë për ndarjen e Kosovës.
Dhe kjo duhet të hetohet deri në fund.
Në emër të drejtësisë historike, në emër të brezave që sakrifikuan dhe në emër të së ardhmes së fëmijëve tanë – kërkoj që kjo çështje të mos mbyllet me harresë, por me përgjegjësi.
Lavdi Kosovës së tërës.
Lavdi sakrificës që e solli deri këtu.
Asnjë pëllëmbë tokë nuk jepet.
Asnjë tradhti nuk harrohet.
Sak Muji `25
EPILOG
– Kush e mbështet ende pas kësaj të vërtete?
Pas një dëshmie të tillë të dhënë nën betim në Hagë, kushdo që vazhdon të mbyllë sytë, të heshtë ose madje të duartrokasë, nuk mund të quhet mbrojtës i Kosovës.
Këtu nuk ka dyshime.
Këtu nuk ka neutralitet.
Këtu nuk ka mes.
Kush e mbron ndarjen e Kosovës – qoftë nga padituria, qoftë nga interesi, qoftë nga verbëria – bie përballë interesit kombëtar.
Ka tri kategori njerëzish që edhe pas kësaj të vërtete vazhdojnë të perkrahin një projekt që e rrezikoi territorin e Kosovës:
Të mashtruarit nga propaganda, që ende nuk e dinë thelbin e tradhtisë dhe jetojnë me imazhin e rremë që iu është servirur për vite.
Të interesuarit, që e shohin politikën si treg dhe vendimet si investim personal – njerëz që nuk kanë atdhe në zemër, por vetëm përfitim në xhep.
Të verbërit politikisht, që mbajnë anë të verbër pa parë faktet, pa analizë, pa sens shtetëror – njerëz që vlerësojnë individin mbi Kosovën.
Asnjëra prej këtyre kategorive nuk është në shërbim të kombit.
Por asnjërën nuk e quajmë me fyerje personale.
Sepse fyerja është armë e dobët.
E vërteta është arma jonë.
Prandaj epilogu i duhur është ky:
Kushdo që pas kësaj vazhdon të duartrokasë, e bën nga padituria, nga interesi ose nga verbëria – por jo nga dashuria për Kosovën.
Historia do t’i ndajë vetë:
ata që qenë me vendin
dhe ata që qenë me projektet për ta ndarë vendin.
Ne nuk kemi nevojë t’i quajmë budallenj, injorantë apo të shitur.
Ne vetëm e themi të vërtetën:
Kosova ka nevojë për mendje që e duan vendin, jo për zemra që i shërbejnë individëve.
Kush e përkrah ndarjen – e ka humbur rrugën, jo ne.
Dhe historia nuk fal as tradhti, as verbëri.
EPILOG :
Le t’i shohim kush e ka emër e mbiemër që e përkrah tradhtinë”
Të dashur vëllezër e motra,
Nuk ka më kohë për mjegulla politike.
Kush ka mbështetur publikisht projektet që cenojnë territorin e Kosovës, është i njohur me emër dhe mbiemër, sepse veprat e publikuara janë dokument, jo shpifje.
**Ne nuk do të akuzojmë askënd pa gjykatë.
Por do t’i përmendim ata që vetë publikisht kanë folur për ndarje, korrigjim, shkëmbim territoresh, apo rishikim kufijsh.**
Dhe këtë e ka parë gjithë populli.
Ata që e kanë thënë publikisht nuk kanë si ta fshehin më:
1. Ata që kanë deklaruar hapur për “korrigjim kufijsh”
– politikanë të lartë që publikisht kanë folur për “shkëmbim territoresh”,
– për “korrigjim të kufirit”,
– për “marrëveshje historike” me Serbinë,
– për “ndarje në baza etnike”.
Emrat janë të ditur.
Deklaratat ekzistojnë.
Videot janë regjistruar.
2. Ata që kanë lobuar në SHBA për këtë projekt
Dëshmitë në Hagë tregojnë pagesa lobuese me para të Kosovës.
Këto nuk i shpiku populli — i dëgjuam nën betim.
3. Ata që e mbrojtën këtë ide nëpër studio televizive
Analistë, ish-zyrtarë, këshilltarë, “ekspertë” që thoshin:
– “Pa shkëmbim territoresh s’ka zgjidhje.”
– “Korrigjimi i kufirit është normal.”
– “Kosova ka shumë territor.”
Edhe këta janë të identifikueshëm.
Fjalët e tyre nuk zhduken.
4. Ata që heshtën me qëllim
Heshtja e organizuar përballë rrezikut kombëtar është qëndrim politik, jo neutralitet.
**Populli nuk ka nevojë të shpikë emra.
Emrat i kanë dhënë vetë me deklaratat e tyre publike.**
**Populli e di kush e ka mbrojtur kufirin.
Populli e di kush e ka lëkundur kufirin.**
Ne nuk kërkojmë hakmarrje.
Ne kërkojmë të vërtetën.
Dhe e vërteta është kjo:
**Kush ka folur për ndarje, ka emër e mbiemër — dhe historia e ka regjistruar.
Kush e ka kundërshtuar ndarjen, ka emër e mbiemër — dhe historia e ka nderuar.
**
Kjo është ndarja që bën historia:
JO ne.
Përfundim:
Tradhtia politike nuk përcaktohet me fyerje —
përcaktohet me vepra, me deklarata, me nënshkrime dhe me heshtje të qëllimshme.
Dhe populli shqiptar, populli i Dardanisë,
i ka sytë e hapur.
I shikon të gjithë.
I dallon të gjithë.
Ne ecim SHQIP.
Kush gabon rrugë — e thyen qafën vetë, jo me ne.

VETTING-u që penalizon dhe BYROJA që konfiskon, arsyeja e bllokadës të PAN-it!

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Zgjedhjet lokale, edhe pse ndryshojnë nga ato qendrore-parlamentare, janë indikacione që parashikojnë, në një masë, rezultatet për zgjedhjet e reja parlamentare të pritshme. Me gjithë angazhimin enorme të mediave mercenare të Kosovës, me mbështetjen e hapur të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, bashkëpunimi deri në koordinim me mediat serbe dhe vet Serbinë, në paraqitjen e zymtë dhe dobësimin e Albin Kurtit, me LVV të tij, edhe pse fitorja e llogaritur në vota, më 9 shkurt 2025, ishte e parë me 22 komuna të Kosovës. Shifrat për rënie rapide të LVV, sipas debateve të çdo natshme, me reprizë të nesërmen, më shumë flasin për mercenarizmin e lukunisë mediatike mercenare të PAN-it, se sa për të vërtetën faktike.

Akuzat që ia bënë opozita Albin Kurtit dhe LVV së tij, janë identike me ato që ia bënë Vuçiqi me bandën e tij serbe. Ka një kontradiktë qartazi të lexueshme: Opozita e pranon se “sanksionet e vëna nga BE-ja, janë padrejta dhe arbitrare, sepse ato duhej t`i viheshin Serbisë”. Dhe, në të njëjtën kohë akuzojnë se “sanksionet na i vuri Albini”, duke e shfajësuar plotësisht Serbinë dhe BE-në! Madje, për të gjitha veprimet e Qeverisë Kurti, për ta shtrirë sovranitetin, dënoheshin zëshëm nga opozita, njësoj si Serbia.

Thirrja për bashkim, qoftë edhe koalicion parazgjedhor, i opozitës të bashkuar, është një indikacion domethënës, se frika e opozitës është tmerruese, sepse asnjëra syresh nuk e përballon “ortekun” elektoral të Albin Kurtit, me partinë e tij, gjithnjë aktive dhe në ngritje. Opozita PAN-iste, më sakt, krerët e tij dhe eksponentët e bandave të tyre, kanë frikë nga VETTING-u, me dosje penalizuese dhe BYROJA e Verifikimit të Pasurive hajnore e grabitçare. Prandaj e  mbajtën të bllokuar, fillimisht, Kuvendin, tani Qeverinë, duke pritur mrekullira shpëtimi nga ndonjë katarsis ballkanik. Njësoj si shefi i tyre Hashim, “rrafsh Kosova, edhe komandantët e Zonave në burg, vetëm unë të shpëtoj!”

Thënë troç, opozita, me gjithë armatën propagandistike lehaqene, si dikur ati i tyre shpirtëror, filo-sllavi Enver Hoxha, kur Shqipëria ishte – Superfuqi Propagandistike Botërore -, fillimisht, e Serbisë, pastaj e Rusisë, e Kinës dhe e llumhanës marksistë-leniniste botërore. Megjithatë, nuk po arrinë ta bindë popullin e Kosovës, se ajo përballon revanshin e Serbisë, për mbrojtjen e sovranitetit tokësor të Atdheut-Kosovë. Aq më pak, kur disa bijë bastardë e shpirt shitur, bënë pazare të pista me Serbinë, Francën dhe Shqipërinë, për ta ndarë Kosovën.

Prandaj, shumësia e popullit vazhdon të shpresojë dhe besojë se Kurti me LVV dhe aleatet “GUXO” dhe “ALTERNATIVA”, janë garanci e ruajtjes të sovranitetit dhe të integritetit tokësor të Kosovës. Pikërisht, për këtë ka fituar tri palë zgjedhjet e fundit, lehtësisht, dhe me diferencë votash domethënëse, në raport me subjektet tjera politike.

Populli që ka interes parësor ndërtimin, forcimin dhe begatimin e shtetit, mendon edhe për kursimin e milionave. Presidentja Vjosë Osmani, si trashëgimi ideale e themeltarit të shtetit, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, emri i saj është lakuar si më meritore, për vazhdimin e mandatit presidencial. Vihet re një interesim i shtuar i opinionit, se një koalicion i LVV me LDK-në, do ta mundësonte shmangien e zgjedhjeve të serishme për Presidentin, në prillin e vitit të ardhshëm. Por, ndryshe mendojnë disa parti halabake, llaskuce, abuzuese të pacipshme të buxhetit shtetëror, të cilat ende pa mbaruar afati, fillojnë pazaret e radhës, për zgjedhjen e Presidentit!

Realisht, zgjidhja më ideale e zgjedhjes së Presidentit të vendit, do të ishte vota zgjedhore gjithë popullore. Dhe, kjo do të ishte një zgjidhje e përhershme dhe e përjetshme, duke u dhënë fund të gjitha pazareve të pista ndër partiake, që praktikohen, abuzueshëm dhe turpshëm, në rastet e zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti!

Dhe, nëse Qeveria bie në duar të partive të ish-shefave të PAN-it, do ta vazhdojnë pazarin e lënë në gjysmë, më sakt, të ndërprerë dhunshëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, krijesë ekskluzive e SHBA-së dhe të shteteve të Quintit.