Romani “Udhëtimi në kohë” i Buxhovit, një vepër vizionare epiko-letrare
Kapja institucionale, drejtësia e komprometuar dhe rruga e reformimit
Otomanizmi, të gjitha të këqijat e kanë burimin në 500 vite errësirë, poshtërim e përulje kombëtare
Ben Blushi, Tiranë me 28.11.2025
Sot është dita jonë e Madhe e Pavarësisë që u arrit pas 500 vjet pushtimi barbar nga otomanët dhe platforma e tyre otomanizmi. Po çfarë është otomanizmi?
Otomanizmi është një një doktrinë fetare dhe racore për të asimiluar popujt e pushtuar. Otomanizmi na hoqi dashurinë për punën, për artet, për gjuhën si dhe na krijoi një raport të shtrembër me kohën. Otomanët na bindëm se vonesa nuk është diçka e keqe.
Një punë që nuk bëhet sot mund të bëhet nesër ose mund të mos bëhet fare. Vonesa na u kthye në tipar kombëtar. Kështu u vonuam 500 vjet.
Fat i madh i pasojave drithëruese të otomanizmit në Shqipëri është mungesa e fotografisë në shekujt 16, 17, 18 dhe 19. Nëse do kishte pasur fotografi për të treguar mjerimin e shqiptarëve të asaj kohe shqiptarët e sotshëm do lebetiteshin.
Atyre që mbrojnë këtë mizori do u vinte turp, megjithëse mungesa e dëshmive nuk mund të jetë justifikim për ata që mbrojnë shfarosjen e kombit të tyre. Në atë kohë rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura me njerëz të leckosur, të paushqyer dhe të sëmurë.
Një e treta e vendit jetonte në kënetë. Nuk kishte asnjë shkollë, asnjë spital, asnjë port, tokat nuk bonifikoheshin dhe këtu nuk kalonte asnjë hekurrudhë. Shqipëria ishte një territor i izoluar nga ku merreshin vetëm bagëti dhe ushtarë dhe ku nuk çohej asgjë vec armëve për të shtypur ata që nuk bindeshin.
Mjetet që u përdorën nga otomanët ishin dhuna, uria, malarja, vrasjet dhe taksat. Por të gjitha tiparet e otomanizmit e klasifikojnë atë si një nga format më të egra të kolonializmit. Ata që nuk e dinë çfarë është otomanizmi duhet të dinë se kjo perandori barbare i taksonte njerëzit sipas përkatësisë fetare.
Kush nuk ishte musliman paguante taksë. Kjo taksa mbi fenë quhej xhizve. Shtetet vendosin taksa mbi pronën, mbi tokën, mbi punën, mbi fitimin dhe mbi tregtinë.
Perandoria Otomane vendosi dhe një taksë mbi shpirtin, prandaj ajo është më e pashpirt se të gjithë pushtusit që na kanë rënë mbi shpinë.
Xhizve ishte një lloj xhezveje ku përvëlohej me ujë të ndenjur ndërgjegja jonë kombëtare.
Kolonializimet janë gjithnjë të rënda, të dëmshme dhe shfarosëse megjithatë ka disa lloje kolonializmi. Ne na ra ai më i keqi. Në kohën kur spanjollët, portugezët dhe më pas anglezët dhe francezët morën detet për të pushtuar botën ne që ishim shumë afër tyre patëm fatin më të zi.
Turqit osmanë, pra otomanët që nuk kishin flota për të shkuar në Amerikë dhe Azi për të zbuluar Kinën, apo Afrikën iu sulën Ballkanit.
Në vitin 1492 kur Kristofor Kolombi shkoi në Amerikë, otomanët e pushtuan plotësisht Shqipërinë pas pothuajse 50 vjet përpjekje dhe rrethim të egër.
Skënderbeu kishte vdekur në vitin 1468 dhe Shkodra ishte pushtuar në vitin 1479. Pas këtyre dy humbjeve nisi një fazë pushtimi brutal dhe fatkeqësia jonë është se ndryshe nga ajo e shumë popujve të tjerë u kolonizuam nga një popull më i pacivilizuar se ne.
Në çdo kuptim të fjalës otomanët e viteve 1400 ishin shumë më të pazhvilluar se shqiptarët. Ata ishin fise të vogla që bënë një shtet duke na pushtuar, ne ishim shtete të vogla që u kthyem në fis duke u pushtuar. Është cinike ta them, por ne patëm më pak fat se indianët e Amerikës, apo shumë popuj afrikanë që u pushtuan nga popuj më të zhvilluar se ata.
Ne ramë në një lagështirë morale që na kalbi për 500 vjet. Prandaj Otomanizmi nuk ishte një pushtim por ishte një kolonializim. Kur otomanët ikën nuk lanë asgjë pas.
Shqipëria post otomane doli si vendi më i varfër, më i grabitur, më i paditur, më i sëmurë, më i vogël dhe më i uritur në Evropë. Asnjë armik nuk na ka trajtuar më keq se otomanët gjakatarë.
Ata na zhveshën nga nevoja për të punuar, për të ëndërruar dhe për të jetuar me drejtësi. Ata na ndanë nga trungu dhe na lanë të kalbemi në mocalin e tyre thithës. Pa pushtimin otoman historia jonë do ishte më e ndritur dhe sot do ishim një popull europian më i madh dhe plotësisht i integruar.
Prandaj përpjekja e Ismail Qemalit që duke kaluar mes baltrave të kohës arriti ta shpallë Shqipërinë të pavarur në 28 nëntor të vitit 1912 është ndoshta akti më kurajoz i historisë sonë. Të gjitha të këqijat që kemi pësuar dhe po pësojmë ende dhe sot e kanë burimin atje. Te ato 500 vjet errësirë, poshtërim dhe përulje kombëtare.
Otomanizmi është sëmundja jonë që duhet ta shërojmë deri në fund. Jam i bindur se do t’ia dalim. Do shërohemi. Gëzuar të gjithëve. /Nga Ben BLUSHI, publikuar në Facebook/
Feja definon identitetin, jo kombi , thotë imami i madh i BIK-ut, Shefqet Krasniqi!
Shefqet Krasniqi me vëllain e tij, Radovanin…!
Shih videon:
Diagnoza e Serbisë sipas Milan St. Protiq: Ose ku ekziston/te shteti si ky ku sundojnë kriminelët

Gjakovari Afrim Caka: A mund të fshihen këta analistë e opozitarë brenda secilit prej nesh…?

Fjala ime nuk synon kurrë të turpërojë të pafajshmin, synon të demaskojë dyfytyrësinë
Të votosh pasuesit e hajdutëve, pa u distancuar ata nga hajdutëria e kaluar, do të thotë të legjitimosh vazhdimin e vjedhjes në të ardhmen

Nuk mund të ndërtohet shtet ligjor në një vend ku populli, me votë, rikthen në pushtet hajdutët e vet!
Në një vend të tillë, as ata që i votojnë dhe as oligarkët nuk e duan shtetin: ata duan vetëm një atdhe pa shtet, ku askush nuk mban përgjegjësi.
Si mund të presim drejtësi, kur vetë votojmë padrejtësinë?
Si mund të presim përmirësim, nëse votojmë të kaluarën që ka plaçikur shtetin, atdheun?
Derisa të mos kuptojmë se vota është arma jonë e parë kundër krimit të organizuar politik, shtet ligjor nuk do të ndërtojmë. Nuk do të kemi.
Përkundrazi, do të ikim drejt vendeve tjera ku popujt tjerë nuk lejojnë dhe nuk durojnë t’u vidhet shteti.
Të votosh pasuesit e hajdutëve, pa u distancuar ata nga hajdutëria e kaluar, do të thotë të legjitimosh vazhdimin e vjedhjes në të ardhmen.
Dhe kështu, ata do të vazhdojnë të pasurohen (ti ia mundëson me votën tënde), kurse ti do të përgaditesh për të ikur diku në Perëndim, natyrisht, nëse nuk je duke vjedhur bashkë me ta…
Çlirimi i Shqipërisë dhe përpjekjet e Ballit Kombëtar në nëntor 1944: Rilexim mbi bazën e arkivave ndërkombëtare
Data 29 nëntor 1944 njihet zyrtarisht si çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Megjithatë, ditët para kësaj date shfaqin zhvillime të rëndësishme politike dhe ushtarake që shpesh janë trajtuar sipërfaqësisht në historiografinë shqiptare. Ky artikull shqyrton përpjekjet e Ballit Kombëtar për bashkëpunim me forcat çetnike serbe, duke u mbështetur në burime arkivore britanike, amerikane dhe jugosllave, të cilat hedhin dritë mbi dinamikën e vërtetë të ngjarjeve.
Çlirimi i Shqipërisë në fund të vitit 1944 është një moment kyç i historisë shqiptare. Megjithëse aspekti ushtarak i këtij procesi është dokumentuar gjerësisht, në shumë raste janë anashkaluar manovrat politike të aktorëve jo-komunistë, veçanërisht përpjekjet e Ballit Kombëtar për të siguruar mbështetje nga forcat çetnike serbe në ditët e fundit të luftës. Burimet ndërkombëtare të periudhës ofrojnë informacion të mjaftueshëm për të rindërtuar një panoramë më të gjerë dhe më të balancuar të situatës.
Në fund të nëntorit 1944, Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare (UNÇSH) kishte marrë kontrollin e pothuajse gjithë territorit.
1 -Tërheqja gjermane po kryhej me ritme të shpejta dhe strukturat e pushtetit kolaboracionist po shpërbëheshin. Pikërisht në këtë kontekst, Balli Kombëtar kërkoi të krijonte një aleancë emergjente antikomuniste me forcat çetnike serbe.
Sipas dokumenteve të SOE të ruajtura në The National Archives (Kew), përfaqësues të Ballit Kombëtar u angazhuan në bisedime me çetnikët për të sjellë në Shqipëri 15.000–17.000 luftëtarë çetnikë, në mënyrë që të organizohej rezistenca kundër partizanëve.
2- Raportet britanike i përshkruajnë këto përpjekje si “manovra të një organizate në kolaps të afërt”.
Raportet e OSS (Office of Strategic Services), të ruajtura në U.S. National Archives, përforcojnë të njëjtin narrativ. Ato flasin për takime në zonat kufitare të Kosovës dhe Sanxhakut, ku përfaqësues të Ballit Kombëtar kishin negociuar me komandantë çetnikë për të krijuar një front të përbashkët antikomunist.
Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!3-Burimet jugosllave, të ruajtura në Arkivin e Jugosllavisë (Vojni Arhiv), konfirmojnë kontaktet e çetnikëve të Pavle Đurišić dhe Stojan Kalabić me Ballin Kombëtar në fund të vitit 1944.
4 Dokumentet flasin për koordinim potencial për të frenuar avancimin e forcave partizane. Që nga viti 1944, Aleatët e mëdhenj kishin ndërprerë çdo mbështetje për çetnikët e Mihailović-it në favor të partizanëve të Titos.
5 Kjo e la strukturën çetnike në krizë të plotë, pa aftësi logjistike për të kryer një operacion të madh në territor shqiptar. Sipas raporteve britanike të tetor-nëntorit 1944, njësitë çetnike ishin duke u shpërbërë nga ofensivat partizane jugosllave dhe nga dezerterimet masive.
6- Kjo e bëri të pamundur çdo mbështetje efektive për Ballin Kombëtar. Në ndihmës së premtuar, Balli Kombëtar mbeti i izoluar. Burime britanike citojnë Mit’hat Frashërin më 29 nëntor 1944 duke deklaruar: “Ikni, sepse e humbëm luftën”.
7- Pas kolapsit të strukturës së Ballit Kombëtar, udhëheqësit kryesorë u bashkuan me kolonat e fundit gjermane duke u tërhequr drejt Evropës Qendrore. Burimet e SOE dhe OSS e konfirmojnë këtë lëvizje, duke e lidhur me fundin e çdo rezistence të organizuar jo-komuniste në Shqipëri.
8- Burimet ndërkombëtare konfirmojnë se Balli Kombëtar kërkoi të krijonte një aleancë strategjike me çetnikët serbë në fund të nëntorit 1944. Marrëveshja u tentua, por dështoi për arsye ushtarake dhe politike që lidhen kryesisht me shpërbërjen e forcave çetnike dhe anulimin e mbështetjes nga Aleatët. Si rrjedhojë, forcat partizane shqiptare arritën të çlirojnë vendin pa kundërveprim serioz nga frontet “nacionaliste”, duke çuar në çlirimin e Shqipërisë më 29 nëntor 1944.
Fusnotat
Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, dosjet e nëntorit 1944. ↩
Fischer, Bernd J., Albania at War 1939–1945, Hurst & Co., 1999. ↩
National Archives (UK), SOE Records, HS 5/133; FO 371/43531. ↩
U.S. National Archives (NARA), OSS Records, Europe—Albania Files, Nr. 226/ALB. ↩
Vojni Arhiv (Beograd), Četnička arhiva, dosjet e vitit 1944. ↩
Pavlowitch, Stevan K., Hitler’s New Disorder: The Second World War in Yugoslavia, Columbia University Press, 2008. ↩
National Archives (UK), HS 5/137, raport i misionit britanik për Shqipërinë, 30 nëntor 1944.
Kopenhagë
29 – Nëntor – 2025
Pse nuk duhet t’u vëmë fëmijëve emra të huaj – edhe kur lidhen me heronj?
Majlinda Nikçi





