Kreu Blog Faqe 375

Pse nuk duhet t’u vëmë fëmijëve emra të huaj – edhe kur lidhen me heronj?

0

Majlinda Nikçi

Ka një keqkuptim të madh që qarkullon prej vitesh: idenë se, po t’i vësh fëmijës një emër arab, turk, grek, latin apo çfarëdo të huaj – vetëm pse një hero historik e ka pasur atë emër – ke bërë nderim. Në fakt, është e kundërta.
Heronjtë nuk janë nderuar për emrin që mbanin, por për veprën që bënë.
Nëse ne e shpërndajmë thelbin e sakrificës së tyre dhe e reduktojmë në një emër të huaj, atëherë e kemi keqkuptuar krejt konceptin e nderimit.
Nëse heroizmi matet me emra, atëherë – para çdo heroi – duhet të nderojmë gjeneratën e gjyshave dhe prindërve tanë që na vunë neve emra shqip. Ata kuptuan intuitivisht detyrën që sot shumë e harrojnë: ndërtimin e një brezi që mban kulturën dhe identitetin e vet në ballë, jo në fund të listës.
Shembulli i Azem Bejtës
Azem Bejta u nderua për trimërinë, luftën, sakrificën, për faktin që e mbajti këtë tokë me pushkë.
Por emri “Azem” është arabisht.
S’ka nevojë ta kopjojmë emrin e tij për ta nderuar. Përkundrazi: ne e nderojmë Azemin më së miri duke bërë atë që ai luftoi ta mbrojë – identitetin tonë.
Heroizmi i tij ishte me pushkë.
Heroizmi ynë sot është kulturor.
Heroizmi ynë është t’i vendosim fëmijëve emra shqip, të pastër, të rrënjosur, që e mbajnë gjallë atë që ai mbrojti.
Edhe emrat “Skënderbeg” dhe “Gjergj” janë të huaj
Është e rëndësishme të thuhet qartë:
“Skënderbeg” është titull turko-grek.
“Gjergj” është emër greko-latin.
Mospreferimi i këtyre emrave nuk është mungesë respekti për heroin. Përkundrazi:
është respekt i thellë për kauzën e tij.
Skënderbeu nuk luftoi për t’i vënë shqiptarët në radhë pas një kulture tjetër – ai luftoi që ky popull të mbijetonte me fytyrën e vet.
Kombin e nderojmë më shumë se individët
Heronjtë u flijuan për një ideal më të madh se vetja: kombin.
Dhe kombin nuk e ndërtojnë vetëm monumentet – e ndërton kultura e përditshme, zakonet, gjuha, dhe po: edhe emrat.
Një popull që ua jep fëmijëve emrat e veta, është popull që e ka kuptuar se identiteti mbahet me vepra të vogla, të përditshme, të vazhdueshme.
Azem Bejta – Galica
Prandaj:
Nuk nderohet Azemi duke i thënë fëmijës “Azem”; nderohet duke i vënë një emër shqip dhe duke e mësuar fëmijën t’i qëndrojë besnik kulturës së vet.
Nuk nderohet Skënderbeu duke riprodhuar emrin e tij të huaj; nderohet duke e ruajtur kulturën për të cilën ai dha jetën.
Nuk nderohen heronjtë duke u bërë kopje pa mendim të emrave të tyre të importuar; nderohen duke e forcuar atë që ata luftuan ta ruajnë: rrënjët tona.
Ka shumë mënyra për të nderuar kombin – por një nga më të fuqishmet është kjo:
T’i japësh fëmijës një emër shqip.
Është akt i thjeshtë, i heshtur, por i pamatshëm në peshë.
Është vazhdimësi.
Është identitet.
Është besë ndaj brezave të kaluar dhe obligim ndaj brezave që vijnë.

PDK dhe koalicioni me ndikimet aziatike që rrezikojnë identitetin shqiptar

0

 

 Nga: Rrezart Kalaja

Kosova ka lindur mbi themele të qarta: identitet kombëtar, demokraci, laicitet dhe orientim evropian. Sot, këto themele po përballet me kërcënim nga brenda – përmes koalicioneve politike që tentojnë të fusin modele të huaja, ideologji radikale dhe ndikime aziatike e arabe në institucionet dhe shoqërinë tonë.

Në krye të këtij rreziku qëndron PDK, e cila ka zgjedhur të bashkohet me figura si Rrezart Kalasa dhe aleatë të tjerë që promovojnë modele konservatore dhe fetare, të huaja për kulturën shqiptare. Ky bashkim nuk është vetëm strategji për pushtet – është tentativë për të ndryshuar karakterin e Kosovës dhe për të imponuar modele anti-kombëtare.

  1. PDK dhe rrëshqitja drejt eksperimentit anti-kombëtar

Koalicioni i PDK-së me këto figura nuk është gabim rastësor. Qëllimi duket qartë:

  • të fusë modele morale dhe fetare të huaja në institucionet publike,
  • të imponojë kontroll ideologjik mbi shkollat dhe administratën,
  • të largojë qytetarët nga identiteti kombëtar dhe orientimi perëndimor.

Ky nuk është pushtet për qytetarët, por për të promovuar shkëndija aziatike dhe arabe, që nuk kanë lidhje me traditën dhe historinë shqiptare.

  1. Shkëndijat aziatike dhe ndikimi i tyre në shoqëri

Figurat që bashkohen me PDK-në përdorin strategji të sofistikuara për të:

  • përhapur ide të huaja morale dhe fetare,
  • krijuar ndarje ideologjike dhe tensione shoqërore,
  • ndërtuar një shoqëri të kontrolluar dhe të vetizoluar.

Ky nuk është rrugë shqiptare, dhe nuk ka lidhje me kulturën dhe historinë tonë. Ky është kthim pas drejt modeleve të Lindjes së Mesme dhe Aziatike, që synojnë të dobësojnë shtetin dhe vetëdijen kombëtare.

  1. Islamizmi politik dhe kërcënimi për identitetin shqiptar

Rrezart Kalasa dhe aleatët e tij, tani të lidhur me PDK-në, përdorin fe dhe kulturë si armë politike. Nëse ky koalicion vazhdon:

  • qytetarët do të humbasin lirinë morale dhe kulturore,
  • institucionet do të kontrollohen nga ide të huaja,
  • brezat e rinj do të rriten nën ndikime që i largojnë nga rrënjët dhe tradita shqiptare.
  1. Mbrojtja e identitetit kombëtar është detyrë qytetare

Kosova nuk mund të lejojë që shkëndijat aziatike të vendosin errësirë mbi institucionet dhe qytetarinë. Ne duhet të mbrojmë:

  • shkollat dhe institucionet publike,
  • gratë dhe vajzat nga mbulesat radikale dhe diktati moral i importuar,
  • identitetin, gjuhën dhe historinë tonë nga ndikimet anti-kombëtare.

PDK duhet të kuptojë se bashkimi me këto figura nuk është thjesht marrëveshje politike, por rrezik për kombin shqiptar. Kombi shqiptar nuk do të mashtrohet, nuk do të verbërohet dhe nuk do të sakrifikojë lirinë dhe identitetin e vet për interesa ideologjike të huaja.

Përfundim

Kosova nuk ka vend për këtë eksperiment.
Kosova nuk do të shndërrohet në laborator të ideve aziatike, arabe ose turke.
Flamuri, identiteti dhe liria jonë janë të pakapërcyeshme.

Rasti “Sarajeva Safari” a kishte synim zhdukjen e boshnjakëve në Bosnje e Hercegovinë me orjentim islam!

2
Zeqir Bekolli, Drenas
___
Padia e ngritur në Prokurorinë e Milanos lidhur me rastin “Sarajevo Safari” është një rikujtim i fuqishëm i një realiteti të mohuar për vite të tëra për një të vërtetë tronditëse. Gjatë rrethimit të Sarajevës, një prej tragjedive më të rënda të shekullit XX, civilët e pambrojtur u shndërruan në shënjestra “argëtimi” për individë të huaj, të cilët paguanin për të marrë pjesë në atë që sot njihet si “Sarajevo Safari”.
Kjo skenë makabre, e cila nuk është parë as në kohën e fashizmit po del në dritë falë këmbënguljes së gazetarëve dhe juristëve që refuzuan të pajtohen me heshtjen.
Pretendimet e paraqitura nga gazetari kroat Domagoj Margetiq e bëjnë këtë çështje edhe më të rëndësishme, sepse prekin një figurë qendrore të politikës së sotme në rajon, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili publikisht në Kuvendin e Serbisë pat thënë se për një serb të vrarë do të vriste 100 pjesëtarë të besimit islam. Pretendimi se ai ka qenë vullnetar në një njësi paramilitare të komanduar nga Slavko Aleksiq në vitet 1992–1993, dhe se kjo njësi ishte e vendosur pikërisht në Varrezat Hebraike të Sarajevës, një nga pikat nga ku snajperët qëllonin mbi civilët, hedh dritë të zymtë mbi të kaluarën e politikanëve të sotëm në Serbi. Edhe më shqetësuese është fakti që këto pretendime nuk shfaqen për herë të parë. Ato janë përmendur edhe në seancat e Hagës nga figura brenda vetë spektrit radikal serb siç ishte Sheshel.
Me këtë rast lind pyetja: pse këto informacione nuk u hetuan më herët nga Tribunali i Hagës, i cili atë kohë veç është njoftuar për këtë krim kundër njerëzimit?
Nëse drejtësia ndërkombëtare pretendon të jetë e besueshme, ajo duhet të dëshmojë se nuk ekzistojnë “persona të paprekshëm”, si në rastin e Vuçiqit.
Hetimet e Milanos, të nisura pas padisë së gazetarit italian Ezio Gavazzeni, e vendosin në qendër të vëmendjes edhe një aspekt tjetër të kësaj tragjedie, pjesëmarrjen e qytetarëve italianë dhe të huajve të tjerë në “turizëm snajperësh”.
Në një kohë kur bota i shikon krimet e luftës si çështje të së kaluarës, ky informacion zbulon një atak moral që kapërcen kufijtë e Ballkanit dhe përfshin edhe shoqëri që pretendonin superioritet etik dhe civilizues.
Konteksti historik e bën këtë çështje akoma më urgjente.
Rrethimi i Sarajevës nuk ishte një episod i izoluar, por një akt brutal i terrorit shtetëror dhe paramilitar, i cili zgjati 1425 ditë. Mbi 100 mijë persona u vranë gjatë luftës në Bosnje, shumica civilë. Sot, kur hetohen “safaritë njerëzore”, zbulohet një dimension i ri, jo vetëm se njerëzit vriteshin, por vriteshin për argëtimin e dikujt, por edhe si pjesëtarë të besimit islam, si dikur aborigjinët në Australi, e ndoshta edhe këtu duhet parë heshtjen e deritashme të këtij krimi.
Ky është kulmi i çmendurisë njerëzore.
Por nevoja më e madhe sot nuk është vetëm zbardhja e përgjegjësisë individuale. Sfida e vërtetë është përballja me të kulturën e mohimit dhe glorifikimit të së kaluarës kriminale, e cila në disa vende të rajonit është ende e gjallë.
Kur drejtues të sotëm politikë akuzohen , qoftë edhe me pretendime për pjesëmarrje në krime të tilla, kjo na detyron të pyesim: çfarë pasojash ka për shoqërinë që udhëhiqet nga individë të lidhur me strukturat e së kaluarës së kriminale?
Drejtësia për viktimat e Sarajevës nuk është çështje e hakmarrjes historike; është provë e aftësisë së Evropës dhe botës për të mos toleruar relativizimin e krimeve.
Rasti “Sarajevo Safari” është një test i rëndësishëm moral dhe institucional. Ai do të tregojë nëse Evropa ka mësuar vërtet nga e kaluara, apo nëse ende lejon që interesat politike të mbizotërojnë mbi dinjitetin njerëzor dhe të vërtetën historike.

Mosratifikimi i Planit të Rritjes të BE-së nga Kuvendi i kushton shtrenjtë Kosovës 

0
Zeqir Bekolli, Drenas
___
Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, me vlerë mbi 800 milionë euro, është një nga programet më të rëndësishme të dekadës për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën, ky plan përfaqëson jo vetëm fonde zhvillimore, por një shans real për të përshpejtuar reformat, për t’i dhënë hov ekonomisë dhe për ta afruar vendin me standardet europiane. Megjithatë, në Kosovë kjo mundësi është bllokuar nga një krizë e gjatë politike dhe mungesë konsensusi ndërmjet partive kryesore.
Mungesa e ratifikimit në Kuvend e ka vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme. Çdo vonesë në aprovimin e këtij plani ndikon në humbje financiare, ngadalësim të reformave dhe dobësim të kapaciteteve institucionale.
BE-ja e ka bërë të qartë se fondet lidhen drejtpërdrejt me stabilitetin qeverisës dhe funksionalitetin demokratik. Kështu, bllokada politike nuk është më çështje e brendshme ajo ka efekte të drejtpërdrejta jashtë vendit, në marrëdhëniet strategjike me aleatët.
Kosova përballet me një bllokadë të cilën nuk e sjell një çështje programore apo parimore, por tensionet e vazhdueshme të aktorëve politikë dhe lufta për kontroll institucional. Bllokada është manifestuar në forma të ndryshme: së pari me mosformimin e qeverisë për gati një vit, pastaj me mungesën e shumicës së qëndrueshme dhe me sabotimin e proceseve reformuese. Kjo qasje dëmton vetë arkitekturën e demokracisë parlamentare, sepse pushteti nuk po shërben si mjet për politika zhvillimore, por si instrument për llogari partiake.
Historia e pasluftës ka treguar se qeveritë jetëshkurtra nuk kanë mundur të krijojnë projektet afatgjata që i duhen vendit. Kryesisht për shkak të mungesës së stabilitetit politik, Kosova ka dështuar të përfundojë reforma të rëndësishme në energjetikë, drejtësi, ekonomi dhe administratë publike.
Bllokada aktuale, e cila ka ngadalësuar edhe politikat sociale dhe investimet kapitale, rrezikon të shndërrohet në krizë sociale nëse fondet e BE-së nuk aktivizohen me kohë.
Sistemi aktual politik i Kosovës e bën të vështirë krijimin e shumicës së qëndrueshme parlamentare. Fragmentimi politik, rivalitetet e ashpra dhe mungesa e kulturës së koalicionit kanë sjellë polarizim të skajshëm. Por ky polarizim, i ushqyer nga diskursi konfliktual, është tashmë i tejkaluar në një shoqëri që ka nevojë për pragmatizëm. Dy partitë më të mëdha mbajnë përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e krizës, sepse vetëm ato mund të garantojnë shumicë të qëndrueshme dhe rifunksionalizim të institucioneve.
Kompromisi politik nuk duhet të shihet si dobësi, por si parim demokratik. Kosova ka hyrë në një fazë ku kompromisi është i vetmi mekanizëm që i rikthen normalitetin shtetit dhe mundëson zbatimin e projekteve madhore, si Plani i Rritjes. Partitë politike duhet të tejkalojnë logjikën e konfrontimit dhe të pranojnë se interesat e shtetit nuk mund të mbahen peng nga kalkulimet afatshkurtra partiake.
Ngërçi politik gati njëvjeçar ka dëshmuar se mungesa e qeverisë stabile nuk është vetëm çështje e numrave në Kuvend, por pasojë e mungesës së vullnetit për bashkëpunim ndërpartiak. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e gjerë politike, Kosova rrezikon të humbasë një mundësi historike financiare dhe reformuese, duke e shtyrë më tej integrimin europian. Dy partitë kryesore kanë mundësinë dhe përgjegjësinë ta tejkalojnë ngërçin dhe t’i hapin vendit rrugën drejt stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik.

Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore

0

Eshref Ymeri, Kaliforni

Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si shefat e GULAG-ve patën krijuar shtëpi publike private me artistet e burgosura”*. Ky informacion është pasqyruar në faqen e internetit ”Vk Video” të datës 15 tetor 2025.

Materialin në vijime ka përkthyer nga rusishtja dhe e ka përgatitur për botim Eshref Ymeri.

***

“Më 23 janar të vitit 1947, rrumbullak në orën 22:30, roja i shërbimit në kampin e internimit  në Kollëjma, dëgjoi një tingull të pazakonshëm. Nëpër korridorin e barangës së femrave, me nr. 7, ca hapa burrash po kërcisnin mbi dyshemenë prej druri.

Сa çizme të rënda po ushtonin gjatë ecjes së rregullt me një tingëllimë të veçantë pushteti. Ivan Makarovi, i cili po mbushte tetë vjet shërbim në sistemin e kampeve të internimit, e dinte: pas dhënies së sinjalit për pushim, shefat e kampit nuk shkonin asnjëherë në barangat e femrave, vetëm me përjashtim të rasteve kur vinte ndonjë urdhër i posaçëm nga Moska. Por sot gjithçka ishte ndryshe.

Hapat u ndalën pranë qelisë nr. 12. Atje mbahej e izoluar Zoja Fjodorova, artiste e popullit, e dënuar sipas nenit 58/10, me 25 vjet intenim. Makarovi vuri syrin në vrimën e derës dhe pikasi diçka që e bëri t’i ngrijë gjaku: Nënkoloneli i ministrisë së brendshme, Nikollaj Krasnov, shef i seksionit të dytë të kampit, po rrinte më këmbë para qelisë me ca çelësa në dorë. Kishte veshur një tunikë të hekurosur.

Në dorën e majtë mbante një buqetë të vogël me lule, në të djathtën – një shishe konjak. Fjodorova po rrinte ulur në një shtrat prej dërrase në qoshen e qelisë, fytyra e saj e famshme, e cila tre vjet më parë zbukuronte ekranet e kinemave të krejt Bashkimit Sovjetik, tani dukej e zbehtë dhe e kërrusur. Flokët e gjatë dhe të errët, dikur të rregulluar nga mjeshtret e berberanës së Moskës, tani i kishte mbledhur thjesht nyje dosido.. Por edhe me atë peliçe kampi veshur, ajo vazhdonte ta ruante elegancën e vet të veçantë, e cila e bënte të dallohej mes femrave të tjera të atij kampi.

Krasnovi hyri në qeli dhe mbylli derën. Makarovi, duke shkelur të gjitha udhëzimet, qëndroi pranë derës për të përgjuar. Fjalët që dëgjoi ia përmbysën të gjitha përfytyrimet për jetën në kampet e përqendrimit. “Zoja Aleksejevna, ju sot dukeni shumë bukur” – i tha nënkoloneli me një ton të tillë, i cili i shkonte më shumë një salloni aristokratësh, se sa një kampi internimi. “Shpresoj se ju e mbani mend bisedën tonë për një përkrahje të ndërsjellë”. Fjorova rrinte në heshtje. Në sytë e saj lexohej një përzierje frike dhe neverie. Por kur Krasnovi vendosi mbi tryezë një konservë mishi amerikan dhe një simite të bardhë, shprehja e fytyrës së saj pësoi një ndryshim.

Uria në kamp ishte një shoqëruese e përhershme e të internuarave. “Unë mund t’ju siguroj gjithça të domosdoshme’, – vazhdoi koloneli, duke shtirë konjak në dy gota të emaluara, – veshje të ngrohta, ushqim shtesë, qeli të veçantë me sobë, punë në një rrobaqepësi, në vend të prerjes së drurëve në pyll. Të gjitha këto janë të mundshme, në këmbim të disa kushteve të caktuara”. Makarovi e dinte se skena të tilla bënin vaki jo vetëm me Fjodorovën.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, ai kishte vënë re shpeshherë se si barangat e femrave, pas sinjalit të pushimit, vizitoheshin nga shefa të ndryshëm, të cilët u drejtoheshin gjithmonë po të njëjtave femra: ish-aktoreve, këngëtareve, valltareve, të cilat, para arrestimit, i përkisnin sferës së elitës kulturore. Në qelinë me nr. 15 mbahej e izoluar Tatjana Akunjevskaja, ylli i filmit “Ditët e nxehta”. Në kamerën me nr. 18 – Lidija Rusllanova, zëri i së cilës ende para pak kohësh pati ushtuar nëpër salla koncertesh në mbarë vendin. Në qelinë me nr. 21 – Evgjeni Garkusha, primadona e teatrit Bolshoj. Të gjitha qenë dënuar sipas neneve politike, të gjitha qenë dënuar me afate të gjata internimi dhe të gjitha ato, sipas thashethemeve që qarkullonin nëpër kampe, ishin në qendër të vëmendjes së administratës.

Por ajo që ndodhte në të vërtetë, kalonte përtej caqeve të arbitrariteteve të zakonshme nëpër ato kampe. Makarovi vetëm tani kishte filluar ta kuptonte një gjë të tillë, duke përgjuar bisedën në qelinë me nr. 12. “Ju e kuptoni, moj Zoja, se gjendja juaj mund të ndryshojë si për mirë, ashtu edhe për keq”. Në zërin e Krasnovit u ndien nota kërcënuese. “Nesër normën e punës suaj mund ta dyfishojnë, mund t’ju kalojnë për ndëshkim në gjendje izolimi, mund t’ju shkurtojnë racionin e ushqimit, të cilin, edhe kaq, e keni të pamjaftueshëm, por, përkundrazi, edhe mund t’ju sigurojnë kushte të rehatshme”.

Fjodorova e mori gotën e konjakut me duart që i dridheshin. Makarovi vuri re se si ajo po luftonte me vetveten, se si në vetëdijen e saj po përplaseshin krenaria e artistes dhe instinkti i mbijetesës. “Çfarë doni nga unë?”. Zëri i saj mezi dëgjohej. “Unë dua që ju të kujtoni se kush keni qenë”. Krasnovi iu afrua më pranë. “Ju nuk jeni ndonjë copë fshatare nga zona të humbura. Ju jeni yll. Ju keni aftësi të dukeni joshëse, keni aftësi t’u pëlqeni njerëzve. Këto shprehi mundt t’ju hyjnë në punë edhe këtu. Në qoftë se ju i kuptoni gjëra të tilla”.

Atë çka ndodhi më pas. Makarovi nuk e kapi menjëherë. Krasnovi filloi të rrëfente për sistemin që ekzistonte në kamp tashmë për vite me radhë, se si femrat më tërheqëse, të internuara nëpër kampe, shfrytëzoheshin për argëtimin e funksionarëve të lartë të ministrisë së brendshme, që vinin për inspektim, se si qenë krijuar kushte të posaçme për trajtimin e atyre që pranonin të bashkëpunonin dhe se çfarë fati i pret ato që refuzojnë. “Ne kemi një shtëpi të veçuar, që ndodhet 2 km larg kampit”. – po i shpjegonte nënkoloneli. “Atje do të jetoni në kushte njerëzore: dhomë e veçantë, ushqim i ngrohtë tri herë në ditë, libra, radio. Një herë në javë do të na vijnë musafirë nga Moska, funksionarë të lartë, të cilët kanë nevojë për pushim pas një pune të rëndë.

Ju keni për detyrë t’ua siguroni këtë pushim”. Fjodorova e vendosi gotën në tryezë, pa e prekur konjakun. “Ju po më propozoni të bëhem prostitutë”. “Unë ju propozoj të mbeteni gjallë”, – ia ktheu Krasnovi pa emocione. “Dhe jo thjesht gjallë, por të jetoni në kushte relativisht të rehatshme.

Alternativa – të presësh dru në pyll, ku mesatarja e jetës e të internuarave është dy vjet”. Makarovi e dinte se nënkoloneli nuk e tepronte me ato që thoshte: vdekshmëria në kampe ishte e përbindshme, veçanërisht mes femrave nga radhët e intelektualeve, të paafta për punë fizike. Ato që përfundonin në prerjen e druve ose në gurore, rrallë arrinin të letonin deri në ditën e lirimit. “Po në qoftë se unë refuzoj?”. Zëri i Fjodorovës tingëllonte gjithnjë e më i qetë. “Atherë nesër në mëngjes do t’ju zhvendosin në barangën e përbashkët me të dënuarat e tjera. A e dini se ato i përkasin kategorisë së të dënuarave për arsye politike, veçanërisht kategorisë së atyre që konsiderohen tradhtare të pushtetit sovjetik?”.

Krasnovi u çua dhe iu afrua dritares me rrjetë. “Unë po ju lë kohë të mendoni deri në mbrëmjen e nesërme, por ama kini parsysh se ky është propozimi i fundit. Paskëtaj s’kam për të ardhur më te ju”. Ai iu drejtua derës, por te pragu ktheu kokën: “Meqë ra fjala, Tatjana Akunjevskaja tashmë ka pranuar. Dje ajo është zhvendosur në një shtëpi të veçantë.

Sot asaj i çuan për ushqim supë me mish dhe një fustan të ri. Mendohuni!”. Dera e qelisë u mbyll. Krasnovi kaloi pranë Makarovit, madje pa ia hedhur sytë. Roja vazhdonte të rrinte pranë derës, duke u munduar t’i kuptonte ato që dëgjoi. Nga qelitë dëgjoheshin mbyturazi të qara me dënesë. Zoja Fjodorova, artiste e popullt e Bashkimit Sobjetik, ylli i kinematografisë sovjetike, po qante në qelinë e vet, duke qenë e vetëdijshme se nesër do t’i duhet të zgjedhë alternativën mes nderit dhe jetës. Por Makarovi e dinte tashmë se ajo alternativë ishte iluzore. Sistemi, të cilin ai vetëm po fillonte ta kuptonte, qenkej organizuar në atë mënyrë, që alternativa e pranimit nuk ekzistuaka; ose ti bëhesh pjesë e rrjetit të fshehtë për argëtimin e elitës partiake, ose thjesht të zhdukin nga faqja e dheut.

Ditët në vijim i treguan Makarovit tërë marifetin e sistemit të detyrimit. Te Fjodorova nuk vinin më me propozime. Në vend të propozimeve, atë e çuan të priste dru, ia shtuan dyfish normën e punës dhe racionin e ushqimit ia pakësuan në minimum. Pas tri ditësh, aktorja elegante qe shndërruar tashmë në një femër të rraskapitur, me duar të plasaritura nga ngricat e tmerrshme dhe me sy të ënjtur. Ndërkohë, Tatjana Akunjevskja qe zhdukur me të vërtetë nga baranga e përbashkët.

Nëpër kamp patën qarkulluar llafe se atë e paskeshin zhvendosur në spital, se e paskeshin liruar para afatit, se qenkej punësuar në administratën e kampit. Por Makarovi e dinte të vërtetën. Dikur në mbrëmje, kur po kthehej nga shërbimi i rojas, atij i zunë sytë një figurë të njohur: pranë portës së kampit, me një pallto elegante dhe me një kokore prej pellushi, me flokë të rregulluar për merak, po qëndronte një femër, e cila pak ngjante me ndonjë të internuar. Pasi e këqyri me kujdes, Makarovi e njohu: ishte Tatjana Akunjevskaja. Ajo u fut në një veturë të zezë, ku po e prisnin dy burra me uniformën e ministrisë së brendshme. Vetura u nis në drejtim të  një qendre banimi, ku ndodheshin shtëpitë e funksionarëve të lartë të kampit. Të nesërmen Fjodorova u dorëzua. Ajo i dërgoi një pusullë Krasnovit përmes rojës së barangës.

Pusulla përmbante vetëm tri fjalë: “Unë jam dakord”. Në mbrëmjen e po asaj dite aktorja u zhduk nga baranga. Zyrtarisht thuhej se e patën zhvendosur për kryerjen e një detyre të posaçme. Jozyrtarisht ajo qe bërë pjesë e sistemit, për ekzistencën e të cilit nuk ishin në dijeni shumë bashkëpunëtorë të administratës së kampeve. Por ky ishte vetën fillimi. Gjatë muajve në vazhdim, Makarovi u bë dëshmitar se si një fat i tillë u qe taksur edhe disa aktoreve të internuara. Çdo herë, skema ishte e njëjtë: në fillim propozimi, mandej refuzimi, pastaj përkeqësimi i kushte të jetesës dhe, në fund, pranimi. Sistemi punonte për mrekulli.

Dhe sa më shumë që Makarovi mësonte për të, aq më shumë po kuptonte se ajo që po ndodhnin në kampin e tyre, nuk ishte përjashtim, por ishte pjesë e një rrjeti gjigant, të fshehur me kujdes, të një rrjeti që shtrihej deri larg caqeve të Kollëjmës dhe që prekte sferat më të larta të pushtetit sovjetik, të një rrjeti, në të cilin ishin përfshirë jo vetëm shefat e kampeve, por edhe funksionarët partiakë të Moskës, çekistët me pozita të larta dhe madje anëtarë të qeverisë. Dhe në qendër të këtij rrjeti ndodheshin femra, të cilat dikur kishin qenë krenaria e artit sovjetik: akore, kngëtare, balerina.

Të gjitha ato qenë kthyer në peng të sistemit, i cili e pati shndërruar talentin e tyre në një mjet kënaqësie të kërkesave të pështira të pushtetarëve. Por zbulimi më i tmerrshëm e priste Makarovin më vonë. Dikur, vonë në mbrëmje, ai pati zbuluar rastësisht një dokument, i cili e detyroi të rishikonte gjithçka që dinte për sistemin e kampeve, një dokument që shpaloste përmasat e vërteta të asaj që po ndodhte. Atëherë ai hapi një dosje sekrete, e cila mund të ndryshonte rrjedhën e historisë.

Dokumentet në dosje përmbanin një informacion kaq të rrezikshëm, saqë Makarov, si një rojë me përvojë, nuk e kuptoi menjëherë rëndësinë e tyre. Dosja ndodhej mbi tryezë, në kabinetin e Krasnovit, i cili kishte dalë jashtë për disa minuta, duke harruar ta mbyllte. Makarovi, i cili kishte hyrë për një raportim për gjendjen gjatë natës, në dokumentin e parë vuri re një shënim me një shenjë krejtësisht sekrete të ministrisë së brendshme. Emërtimi i çështjes me numër 743/47 konsiderohej si një përpunim operativ.

Aktivitete kulturoro-argëtuese për personelin komandues. Me këtë emërtim, të patëkeq, fshihej një instruksion i hollësishëm për riorganizimin e diçkaje, e cila, në dokumente, në një mënyrë delikatë, quhej çlodhje në veprimtari e sipër e personelit të lartë komandues, të organeve të sigurimit të shtetit. Dokumenti i parë i datës 15 janar 1945, ishte formosur nga zëvendësministri i brenshëm, Ivan Serovi. Në të përmbaheshin orientime për shefat e kampeve të punës së detyruar, për krijimin e nënreparteve të specializuara për punën kulturore masive me shokët e komanduar nga aparati qendror. Makarovi po e lexonte tekstin, pa u besuar syve. Në dokument jepej porosia për të evidentuar mes personave të internuar të gjinisë femërore ato që kanë aftësi artistike dhe pamje joshëse, për formimin e brigadave kulturore. Këto brigada duhet të sigurojnë një çlodhje cilësore të kuadrove udhëheqëse gjatë kohës së shërbimit në rajone të largëta. Dokumenti i dytë zbulonte mekanizmin e përzgjedhjes së femrave kandidate. Në përputhje me instruksionin e dhënë, përparësi u jepej personave nga radhët e ish-personaliteteve të artit, të dënuar sipas neneve politike.

Nënvizohej në mënyrë të veçantë se të dënuar të tillë janë më shumë të bindur dhe më pak të prirur për arratisje për shkak të specifikës së veprimtarisë së tyre të mëparshme. Dokumenti përmbante kritere konkrete për përzgjedhjen: mosha nga 18 deri në 35 vjeçe, pa sëmundje serioze, pamje tërheqëse dhe sjelje e kulturuar. Në një pikë të veçantë theksohej kërkesa për mungesë lidhjeje me elementë të kampit, të dënuar penalisht. Dokumenti i tretë të befasonte me hollësitë e veta. Ai përmbante udhëzime të hollësishme për organizimin e aktiviteteve kulturore.

Për këtë qëllim, në çdo kamp të madh duhet të përgatiteshin mjedise të brendshme speciale, të pajisura në përputhje me kërkesat kulturore të shokëve që vinin me shërbim. Në dokument rreshtoheshin kërkesa për pajisje për të tilla mjedise: dhoma të veçanta me mobilie cilësore, aparate radioje, gramafonë me pllaka, biblioteka të letërsisë artistike, letra bixhozi, shah. Porosi e veçantë jepej për domosdoshmërinë e ushqimit cilësor për pjesëmarrësit e aktiviteteve kulturore. Dokumenti i katërt përmbante listat e kampeve, ku ishte në fuqi një sistem i tillë.

Makarovi vuri re me habi se në mbarë Bashkimin Sovjetik numëroheshin më shumë se 40 kampe të tilla. Gjeografia shtrihej që nga Vorkuta deri në Magadan, nga Arkangelsku deri në Alma ata. Në listë figuronin jo vetëm kampe me regjim të veçantë, por edhe kampe të zakonshme të punës së detyruar.

Pranë emërtimit të çdo kampi figuronin shifra, numri i femrave të internuara, të angazhuara në veprimtari kulturore. Numri i përgjithshëm e kalonte shifrën prej 1200 femrash. Dokumenti i pestë ishte më i tmerrshmi. Ai përmbante një raport për rezultatin e aktiviteteve që prej vitit 1946. Nga raporti rezultonte se sistemi punuakej jo vetëm për argëtimin  e funksionarëve që vinin me shërbim, por edhe si instrument për marrjen e informacionit.

Pjesëmarrëset e aktiviteteve kulturore, sipas raportit, përfaqësojnë rregullisht të dhëna me vlerë mbi gjendjen shpirtërore të femrave të internuara, planet e arratisjeve, thënie antisovjetike. Disa prej tyre patën kryer me sukses rolin e informatoreve të fshehta në barangat ku banonin. Makarovi e kuptoi se sistemi qenkej edhe më i sofistikuar sesa ai pati menduar.

Femrat artiste bëheshin jo vetëm viktima të dhunës, por edhe pjesëmarrëse të detyruara të rrjetit të degëzuar agjenturor. Dokumenti i gjashtë përmbante çështje personale të disa pjesëmarrëseve. Atje kishte fotografi, të dhëna jetëshkrimore, karakteristika. Makarovi mësoi se cilat ishin femrat që i njihte: Zoja Fjodorova, Tatjana Akunjevskaja, Lidia Rusllanova. Në dosjen e Fjodorovës thuhej: është angazhuar në veprimtari kulturore m 05 shkurt 1947, ka pasur rezultate të mira në punën me shokët e ardhur me shërbim, ka dhënë informacion me vlerë për gjendjen shpirtërore në barangën e femrave me nr. 7. Në dosjen e Akunjevskajas qe shkruar në një mënyrë edhe më cinike: ka shfaqur aftësi të jashtëzakonshme në punën kulturore, gëzon simpati të veçantë nga ana e shokëve me funksione të larta nga aparati qendor.

Rekomandohet për punë me mysafirë të rangjeve më të larta. Dokumenti i shtatë zbulonte aspektin financiar të sitemit. Rezultoi se trajtimi i brigadave kulturore financohej nga fondi i posaçëm i ministrisë së brendshme, të destinuar për rritjen e efektivitetit të punës së personelit drejtues. Për qëllime të tilla, çdo vit investoheshim më shumë se 2 milionë rubla. Parat shpenzoheshin jo vetëm për trajtimin e femrave, por edhe për pajisjen e mjediseve të brendshme speciale, për blerjen e produkteve ushqimore, të veshjeve, të kosmetikës. Në dokument nënvizohej se cilësia e shërbimeve kulturore, duhet të përputhet me statusin e lartë të shokëve që u bëhej një shërbim i tillë. Dokumenti i tetë përmbante listën e funksionarëve të lartë, të cilët shfrytëzonin rregullisht shërbimet e brigadave kulturore.

Emrat në listë e bënë Makarovin t’i ngjethej trupi. Atje figuronin emrat e zëvendësministrave të punëve të brendshme, të sekretarëve të komiteteve krahinore të partisë, të gjeneralëve të ministrisë në fjalë. Disa emra Makarovi i njohu nga gazetat. Këta qenkeshin njerëz, të cilët kishin mbajtur fjalime, në të cilat propagandonin moralin sovjetik, theksonin luftën që duhet bërë kundër shthurjes morale, për pastërtinë e idealeve komuniste, kurse në jetën private shfrytëzonin shërbimet e femrave, të detyruara për prostitucion nëpër kampet e internimit. Dokumenti i nëntë ishte shkruar tri javë më parë.

Në këtë dokument jepej udhëzimi për zgjerimin  e sistemit të prostitucionit të femrave dhe angazhimin e tyre në veprimtari kulturore të atyre që ishin bashkëshorte të burrave të përndjekur politikisht, të cilët kishin pasur funksione të larta partiake. Bashkëshortet e tradhtarëve të atdheut, siç karakterizoheshin në dokument, zotërojnë shprehi të domosdoshme dhe mund të sigurojnë një cilësi të lartë shërbimi. Në mënyrë të veçantë theksohej se femra të tilla ishin të disiplinuara dhe më pak të prirura për rezistencë.

Dokumenti i dhjetë e befasoi Makarovin shumë më tepër. Aty përmbahej një telegram sekret, i ardhur nga Moska ditën e djeshme. Në atë telegram njoftohej për hartimin e një plani për krijimin në Moskë, si kryeqytet i vendit, të një shtëpie speciale pushimi për udhëheqjen e lartë të partisë dhe të qeverisë. Në telegram parashikohej të përzgjidheshin nga kampe të ndryshme 20 femrat më të përshatshme për aktivitete kulturore dhe të dërgoheshin në Moskë për zbatimin e një detyre shtetërore veçanërisht të rëndësishme. Mes kandidateve të përzgjedhura, e para figuronte Zoja Fjodorova. Makarovi e kuptoi që qenkej bërë dëshmitar i një sistemi të përbindshëm, i cili i shndërronte aktoret sovjetike në skllave seksi për elitën partiake.

Sistemi qenkej kaq i formësuar dhe i degëzuar, saqë përfshinte brenda vetes gjithë vendin. Por zbulimi më i tmerrshëm e priste Makarovin në dokumentin e fundit të dosjes. Kjo qenkej një çertifikatë për perspektivën e zhvillimit të veprimtarisë kulturore, të përgatitur nga seksioni analitik i ministrisë së brendshme. Në çertifikatë njoftohej  se sistemi kishte dëshmuar për efektivitetin e tij të lartë dhe planifikohet zgjerimi i tij i mëtejshëm.

Lihej si detyrë që, në veprimtarinë kulturore të angazhoheshin jo vetëm aktoret e burgosura e të internuara, por edhe bashkëshortet dhe vajzat e armiqve të popullit, si edhe vajzat e familjeve të të përndjekurve politikë. Analistët e ministrisë së brendshme patën ardhur në përfundimin se shfrytëzimi i femrave nga shtresat e arsimuara të popullsisë për një shërbim të kulturuar të personelit komandues, ndihmon në shtimin e besnikërisë së kuadrove dhe të efektivitetit të punës së tyre. Makarovi e mbylli dosjen me duart që i dridheshin. Tani ai po e kuptonte se ajo që po ndodhte në kampin e tyre qenkej vetëm një pjesëz e vockël e një makine gjigante e detyrimit dhe e poshtërimit të femrave.

Zhurma e hapave në korridor e detyroi të largohej shpejt nga tryeza. Një sekondë më pas, në kabinet hyri Krasnovi. Nga shprehja e fytyrës së tij, Makarovi e kuptoi që Krasnovi e pikasi interesimin  e tij për ato dokumente. “Ivan Petroviç, – zëri i Krasnovit ishte i qetë, por në sytë e tij lexohej kërcënimi, – shpresoj se ju e kuptoni që disa dokumente pune kërkojnë një konfidencialitet të veçantë”. Makarovi pohoi me kokë, pa kuturisur të thoshte një fjalë. Krasnovi u afrua pranë tryezës dhe e mbylli dosjen me kujdes. “Se ju jeni njeri që dini t’i kuptoni gjërat, – vazhdoi nënkoloneli, – dhe me siguri e kuptoni që interesat shtetërore nganjëherë kërkojnë nga ne vendime jo të zakonshme. Ato që ju mund të keni parë rastësisht, kanë të bëjnë me masa të rëndësishme shtetërore”. Makarovi rrinte në heshtje, duke e kuptuar se jeta e tij varej në fije të flokut.

Nga ana tjetër, Krasnovi hapi sirtarin e tryezës dhe nxori që andej një zarf të vogël. “Njerëzit që e kuptojnë rëndësinë e interesave shtetërore, mund të shpresojnë për përparësi të caktuara”. Në zarf ndodheshin para më shumë sesa Makarovi fitonte gjatë një gjysmë viti. Pranë parave ndodhej një dokument për transferimin në detyrën e zëvendësshefit të truprojës me dyfishimin e rrogës. “Zgjedhja është në dorën tuaj, Ivan Petroviç”, – i tha Krasnovi. “Ju mund të bëheni pjesë e një çështjeje të rëndësishme shtetërore dhe të gëzoni përparësitë përkatëse ose të mbeteni thjesht një truprojë me perspektivat që i takojnë”. Makarovi e kuptoi se ky nuk qenkej propozim, por një ultimatum për të pranuar të bëhej me vetëdije pjesëmarrës i sistemit të përbindshëm, të refuzonte, do të thoshte të nënshkruante dënimin me vdekje për vetveten.

Por ndërkohë që ai ishte duke vrarë mendjen për përgjigjen që do të jepte, dikush trokiti në derë. Rreshteri që hyri raportoi se nga Moska paskej arritur një komision qeveritar për një inspektim të befasishëm. Krasnovi u beh në fytyrë. Makarovi e kuptoi se ardhja e komisionit në këtë kohë nuk ishte e rastësishme. Dikush në Moskë e paskej marrë vesh për ekzistencën e dokumenteve sekrete, dhe, aty për aty. Krasnovi shqiptoi frazën, e cila zbuloi para Makarovit një të vërtetë edhe më të tmerrshme: ka të ngjarë që Beria paskej vendosur të vinte rregull në sistem personalisht. Ai ishte në dijeni të ekzistencës së haremeve nëpër kampe që në fillim.

Për më tepër, pikërisht ai ishte njëri nga nismëtarët kryesorë të krijimit të tyre, të këtij sistemi, por tani, në shkurt të vitit 1947, ai po fillonte të dilte nga kontrolli. Komisioni qeveritar arriti në Kollëjma më 24 shkurt, Përbëhej prej tre vetash. E kryesonte koloneli i sigurimit të shtetit Viktor Abakumov, zëvendësministër i sigurimit të shtetit. Bashkë me të erdhëm major Pavel Sudopllatovi nga drejtoria e detyrave speciale, mareshali Mihail Rjumin nga seksioni i hetuesisë.Makarovi, i cili në atë kohë ishte bërë zëvendësshef i truprojës në saje të të kuptuarit të interesave shtetërore, ishte i pranishën në takimin e mbyllur në administratën e kampit. Ato që dëgjoi atje, e përmbysën përfytyrimin e tij për përmasat e asaj që po ndodhte.

Abakumovi e filloi diskutimin pa ndonjë parathënie. Në tryezën që kishte përpara ndodhej një dosje e trashë me dokumente, shumë prej të cilave Makarovi po i shikonte për herë të parë. “Shokë, ja cila është situata”. Koloneli fliste me një zë të thatë zyrtar. “Sistemi i masave kulturoro-argëtuese, që është krijuar me nismën e shokut Beria, ka tre vjet që po funksionon. Gjatë kësaj kohe, përmes tij kanë kaluar më shumë se 2 000 femra, të internuara në 47 kampe të Bashkimit Sovjetik”. Krasnovi, i nervozuar, po prekte dokumentet para vetes.

Shefi i kampit, major Goranini, rrinte pa lëvizur, por Makarovi vuri re se si po i dridheshin duart. ”Paralelisht, sistemi qe krijuar për zgjidhjen e detyrave konkrete”, – vazhdoi Abakumovi. ”Siurimin e çlodhjes cilësore të personelit komandues, të organeve të sigurimit të shtetit në kushtet e shërbimeve të largëta. Por, me kalimin  e kohës, sistemi përftoi funksione shtesë”. Sudopllatovi hapi dosjen e vet dhe nxori disa fotografi. Makarovi i njohu disa nga ata që kishin dalë në ato fotografi. Ata ishin funksionarë të lartë partiakë, portretet e të cilëve botoheshin rregullisht në gazetën “Pravda”. Sistemi kishte filluar të përdorej jo vetëm për çlodhje, por edhe për sigurimin e materialeve komprometuese për udhëheqësit e lartë të partisë dhe të qeverisë, – shpjegoi majori. Në mjedise të brendshme, të pajisura posaçërisht, bëheshin fotografime dhe regjistrime zërash nga skena komprometuese.

Makarovi e kuptoi se haremet e kampeve ishin vetëm pjesë e një operacioni gjigant për grumbullimin e materialeve komprometuese për elitën sovjetike. Beria kishte hapur dosje për të gjithë ata që mund të paraqitnin rrezik për të. “Në dispozicionin tonë ndodhen regjistrime bisedash të 80 personaliteteve me funksione të larta partiake dhe qeveritare”, – vazhdoi Sudopllatovi. “Shumë prej tyre, që janë në gjendje të alkolizuar, kanë dhënë informacione me rëndësi shtetërore me artiste të internuara”. Rjumini nxori nga çanta e vet një shirit magnetofoni. “P.sh., sekretari i komitetit të partisë së qytetit të Moskës, shoku Popov, ka rrëfyer me hollësi për planet e riorganizimit të aparatit partiak. Zëvendësi i komisariatit të mbrojtjes, shoku Antonov, ka rrëfyer për sekrete ushatare. Të gjitha këto janë regjistruar”. Granini, më në fund, vendosi të bëjë një pyetje: “Shoku kolonel, a do të thotë vallë kjo se veprimtaria jonë ndërpritet?”.

Abakumovi tundi kokën. “Përkundrazi. Shoku Beria mendon se sistemi ka treguar efektivitet të lartë dhe duhet të zgjerohet, por tani ai kalon nën drejtim të drejtpërdrejtë të aparatit qendror”. Nga dokumentet që pati lexuar koloneli, Makarovi mësoi hollësi befasuese për organizimin e sistemit. Rezultoi se në Moskë tashmë po funksionuakeshin disa shtëpi pushimi për udhëheqjen e lartë partiake, ku punonin aktore, të liruara para afatit nga internimi. Shtëpia nr. 1 ndodhej në vilën në Peredjellkin, – raportonte Abakumovi. “Atje ndodhen 12 femra, të përzgjedhura nga kampe të ndryshme. Midis tyre janë Zoja Fjodorova, Tatjana Akunjevskaja, këngëtarja Lidia Rusllanova”.

Makarovi solli ndër mend se si një muaj më parë, këto artiste, papritur, i patën liruar para afatit për sjellje shembullore. Tani u bë e qartë se për ku qenkeshin zhdukur. “Shtëpia nr. 2 ndodhet në vilën shtetërore në Barvih”, – vazhdoi koloneli. “Atje janë vendosur me banim 8 femra”… Por zbulimi me tmerrues Makarovin e priste në fund të takimit. Abakumovi nxori nga dosja e tij dokumentin e fundit: “Shoku Stalin është informuar për ekzistencën e sistemit, – u shpreh koloneli. “Përveç kësaj, ai i aprovoi personalisht planet për zgjerimin e tij. Për vitin 1948, planifikohet të krijohen sisteme analoge në të gjitha republikat e Bashkimit sovjetik”.

Nga dokumentet rezultonte se haremet e kampeve Stalini i vlerësonte si një instrument të drejtimit të elitës partiake. “Kur njeriu mbart në vetvete dobësi të fshehta, atë e drejton më lehtë”, – po citonte Abakumovi fjalët e udhëheqësit. Plani i zgjerimit të sistemit të befasonte me përmasat e veta. Paramendohej të hapeshin 50 shtëpi të reja pushimi në qytetet më të mëdhaja të Bashkimit Sovjetik. Për këtë kërkohej të mobilizoheshin edhe 5 000 femra të burgosura ose të internuara nga radhët e artisteve të teatrit e të kinematografisë, nga radhët e këngëtareve dhe të balerinave.

“Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet femrave nga familjet e personaliteteve të përndjekura partiake”, – nënvizoi Abakumovi. “Ato zotërojnë shprehitë e domosdoshme kulturore dhe kanë lidhje me qarqet e larta të shoqërisë”. Makarovi e kuptoi se sistemi, dëshmitar i krijimit të të cilit ai u bë në kampin e vet, qenkej shndërruar në një makinë shtetërore detyrimi dhe kontrolli të përmasave të papara. Takimi përfundoi me udhëzime konkrete: kampi i Kollëjmas duhej të përzgjidhte edhe 20 artiste për t’i dërguar në Moskë. Kriteret e përzgjedhjes qenë bërë edhe më të egra: tani kërkoheshin jo vetëm josha e jashtme, por edhe aftësitë artisike…

Pas largimit të komisionit, në kamp filloi një valë e re përzgjedhjeje. Makarovi po vëzhgonte se si po studioheshin sistematikisht dosjet personale të femrave të internuara. Vëmendje e veçantë u kushtohej atyre, të cilat para arrestimit kishin punuar në teatro. Mes të përzgjedhurave rezultoi Evgjeni Garkusha, e cila para arrestimit kishte punuar në teatrin Bolshoj. Në dosjen e saj përshkruheshin turnetë që kishte bërë në Paris dhe në Londër, çka e bënte atë veçanërisht të vlerësuar për kryerjen e detyrave të reja të sistemit. Kanditatja tjetër ishte Lidia Frenkel, ylli i kinemasë pa zë, e cila, në vitet ’20 qe xhiruar në filma të përbashkët sovjeto-gjermanë…

Procedura e përzgjedhjes qe formuluar me hollësi. Çdo kandidate i nënshtrohej kontrollit mjekësor,,, Studionin jetëshkrimin dhe lidhjet e saj. Ato që e kalonin përzgjedhjen, zhvendoseshin në një barangë speciale, me kushte të përmirësuara trajtimi. Por Makarovi pati vënë re se jo të gjitha femrat e përzgjedhura arrinin  deri në Moskë. Disa zhdukeshin në një mënyrë misterioze gjatë udhëtimit. Në njoftimin zyrtar thuhej se patën tentuar të arratisen ose patën vdekur papritur nga sëmundja. Më vonë ai e pati mësuar të vërtetën e tmerrshme për femrat që patën refuzuar kategorikisht të bëheshin pjesë e sistemit, qoftë edhe kur kërcënoheshin me vdekje dhe i vrisnin. Kufomat e tyre i varrosnin në tajgë, pa shënuar emrin e tyre, kurse në dokumente thuhej se gjoja paskeshin vdekur nga rraskapitja ose qenë vrarë kur qenë përpjekur për t’u arratisur.

Gjashtë muaj pas vizitës së komisionit të ardhur nga Moska në kampin e Kollëjmas, qenë zhdukur 37 aktore, 22 prej të cilave qenë dërguar në Moskë, kurse 15 patën mbetur në ngricat e Kollëjmas. Sistemi vazhdonte të funksiononte si një kontenier i pamëshirshëm, i cili copëtonte fatet e femrave, të cilat dikur patën qenë krenaria e artit sovjetik. Dhe sa më shumë që Makarovi mësonte për organizimin e sistemit, aq më shumë po e kuptonte se e gjitha kjo qenkej vetëm fillimi. Në nëntor të vitit 1947, atij i patën ardhur në vesh llafet se sisteme analoge tashmë qenkeshin në funksionim edhe në Vorkutë, në Norilsk, në Magadan, se në Moskë qenkeshin ngritur edhe tri shtëpi të fshehta pushimi, se atje dërgonin femra jo vetëm nga kampet e internimit, por edhe drejtpërdrejt nga teatrot e Moskës.

Kurse në dhjetor Makarovi mori një dokument, i cili e bëri t’i ngrijë gjaku. Ky qenkej një urdhër për krijimin e seksionit të fëmijëve në kuadrin e sistemit. Urdhri për ngritjen e një sistemi të tillë për fëmijë, mbante datën 15 dhjetor 1947 dhe e paskej nënshkruar Beria personalisht. Në dokumentin, të cilin Makarovi po e mbante në duar që i dridheshin, parashikohej organizimi i një nënseksioni të posaçëm për punën që do të bëhej me të miturat e familjeve të armiqve të popullit, me qëllim riedukimin dhe përgatitjen e tyre për veprimtari të dobishme shoqërore.

Prapa këtyre formulimeve fshihej një realitet i përbindshëm, Sistemi, që fillonte si një mënyrë argëtimi për elitën partiake, vinte e shndërrohej në një makinë për shfarosjen e brezave të tërë. Për shërbimin, të themi, e detyruar, planifikohej angazhimi i vajzave të vogla, që nuk kishin arritur një moshë të caktuar, si pjella të aktoreve, këngëtareve dhe balerinave. Vëmendje e veçantë u kushtohej, vajzave të vogla nga familje artistesh, – thuhej në dokument. Ato, që nga fëmijëria, edukoheshin në frymën e një morali të tillë me mënyra riedukimi. Me riedukim nënkuptohej përgatitja për veprimtari kulturore me funksionarët e lartë, të cilët kishin parapëlqime përkatëse. Makarovi mësoi se seksione të tilla për të miturat qenkeshin në funksionim në tre institucione të Moskës.

Atje, nën maskën e një shkolle speciale të artit, çonin vajzat e personaliteteve të kulturës, të ekzekutuar ose të dëbuar nëpër kampe internimi. Vajzat e vogla i mësonin të vallëzonin, të këndonin dhe të pajiseshin me mjeshtëri aktoriale, kurse pas një moshe të caktuar, fillonin mësime praktike me vizitorët. Në dokumente dëshmohej se përmes seksionit të të miturave paskeshin kaluar më shumë se 200 vajva të vogla. Shumë prej tyre ishin bija artistësh të shquar, të pushkatuar ose të vdekur nëpër kampe internimi. Emrat e tyre përbënin një listë të veçantë në dokumentet sekrete të ministrisë së brendshme. Midis tyre figuronte emri i Larisa Akunjevskajas, bija e aktores Tatjana Akunjevskaja, e cila asokohe kishte dy vjet që punonte në një shtëpi pushimi në Moskë. Nëna dhe e bija mbaheshin në sistemin e parë, por në institucione të ndryshme dhe nuk kishin dijeni për fatin e njëra-tjetrës.

Viktimë tjetër qe bërë 16-vjeçarja Ana Fjodorova, mbesa e Zoja Fjodorovës. Vajza qe arrestuar me akuzën për agjitacion antisovjetik, pasi pati tentuar të sqaronte fatin e tezes së vet. Atë e patën rrasur në një seksion të miturash, si një element veçanërisht të rrezikshëm, që kërkonte një riedukim special. Sistemi e pati arritur kulmin e vet në fillim të vitit 1949. Në krejt Bashkimin Sovjetik funksiononin 87 shtëpi pushimi të profileve të ndryshme. Në ato shtëpi mbaheshin më shumë se 5 000 femra dhe 400 të mitura. Gjeografia e operacionit përfshinte mbarë vendin, që nga Kaliningradi deri në Vladivostok. Financimi i sistemit arrinte në një shumë kolosale – më shumë se 15 milionë rubla në vit.

Paratë harxhoheshin jo vetëm për trajtimin e të burgosurave dhe të internuarave, por edhe për ndërtimin e objekteve të reja, për blerjen e pajisjeve të përgjimit dhe për përgatitjen e specialistëve. Në sistem ishin të angazhuar më shumë se 3 000 bashkëpunëtorë të ministrisë së brendshme të rangjeve të ndryshme. Ekzistonte një hierarki e tërë, duke filluar nga rojat e zakonshme, deri te kujdestarët nga aparati qendror. Shumë prej tyre merrnin shtesa të konsiderueshme page për punë në kushte të veçanta. Por në vitin 1950, sistemi pati pësuar një plasaritje serioze.

Njëri nga diplomatët amerikanë, i cili frekuentonte rregullisht një shtëpi pushimi në Moskë, pati tentuar të nxirrte nga Bashkimi Sovjetik një aktore që i pati pëlqyer. Atë e kapën në kufi me dokumente të falsifikuara dhe me një femër që e kishte fshehur në bagazhin e makinës. Incidenti qe mundur të zbutej me mjete diplomatike, por skandali dëshmoi për pasigurinë e sistemit, sepse ishin tepër të shumtë njerëzit që kishin dijeni për ekzistencën e sistemit, tepër të shumta ishin dokumentet që qenë grumbulluar nëpër arkiva, tepër të shumtë ishin ata që ishin dëshmitarë të gjallë.

Beria pati marrë vendimin për spastrim. Gjatë vitit 1951 qenë likuiduar më shumë se 300 veta që kishin pasur lidhje me sistemin. Midis tyre figuronin jo vetëm aktoret e burgosura, të cilat patën refuzuar të bashkëpunonin, por edhe bashkëpunëtorë të ministrisë së brendshme, që dinin shumë më tepër se ç’duhej. Makarovi mundi ta shmangte spastrimin vetëm në saje të transferimit në një tjetër kamp para fillimit të operacionit, por shumë kolegë të tij qenë zhdukur pa lënë gjurmë ose, zyrtarisht, patën vdekur gjatë kryerjes së detyrave të shërbimit ose nga sëmundjet. Njëkohësisht, pati filluar zhdukja e dokumenteve.

Tonelata shkresash sekrete qenë djegur në vilat e ministrisë së brendshme në Moskë, qenë fshirë regjistrimet gjatë përgjimeve, qenë zhdukur fotografitë, qenë likuiduar arkivat. Por fshehja e plotë e gjurmëve të përmasave të një operacioni të tillë, rezultoi e pamundur. Disa dokumente qenë ruajtur në saje të kujdesit të disa bashkëpunëtorëve të veçantë. Ata ishin të vetëdijshëm se sistemi i shthurjes seksuale të elitës partiake, herët ose vonë, do të shembej. Dhe patën përgatitur kopje të shkresave më të rëndësishme. Ato kopje patën shërbyer si mbrojtje nga represionet e mundshme. Mes dokumenteve të ruajtura, rezultoi lista e plotë e funksionarëve të lartë, të cilët kishin shfrytëzuar shërbimet e sistemit. Në atë listë figuronin emrat e njerëzve, të cilët, edhe pas dhjetëvjeçarëve, vazhdonin të mbanin poste të rëndësishme në aparatin partiak dhe shtetëror.

Vdekja e Stalinit më 05 mars 1953, shënoi fillimin e fundit të sistemit. Beria po e kuptonte se udhëheqja e re mund t’i shfrytëzonte materialet komprometuese kundër vetë atij. Ai u mundua ta përshpejtonte procesin e zhdukjes së provave, por tashmë ishte vonë. Arrestimi i Berias më 26 qershor 1953, e pati paralizuar krejt sistemin. Pa fshehjen nga ana e tij, shtëpitë e pushimit rezultuan të pambrojtura para udhëheqjes së re, e cila synonte të hiqte qafe trashëgiminë e epokës së mëparshme.

Gjatë disa nuajve, të gjitha shtëpitë e pushimit qenë mbyllur. Femrat që mbaheshin në to, i patën ndarë në tri kategori. Të parat ishin ato që mund të përbënin rrezik, qenë likuiduar fshehurazi. Të dytat ishin ato që pranonin të heshtnin në këmbim të lirimit. Atyre u qenë dhënë dokumente dhe qenë vendosur më banim në rajone të largëta të vendit. Të tretat – ato më të vendosurat dhe më parimoret – qenë  dërguar nëpër kampe për kryerjen e plotë të dënimit, si të internuara.

Zoja Fjodorova përfundoi në kategorinë e tretë. Atë e kthyen në kampin e Kollëjmas, ku e vuajti dënimin edhe 5 vjet. Pasi qe liruar në vitin 1958, ajo tentoi t’i rikthehej aktivitetit aktorial, por, faktikisht, qe bllokuar në të gjitha studiot teatrore dhe kinematografike. Tatjana Akunjevskaja qe përfshirë në kategorinë e dytë. Asaj i patën propozuar të heshtte, në shkëmbim të lirimit dhe të mundësisë për të emigruar. Ajo zgjodhi emigrimin dhe pjesën e mbetur të jetës e pati kalur në Paris, pa i rrëfyer askujt për çka kishte përjetuar.

Lidia Rusllanova rezultoi në kategorinë e parë. Ajo, zyrtarisht, pati vdekur në një spital burgu nga një goditje në zemër në vitin 1950. Por dëshmitarët kanë thënë se e patën parë të gjallë ende disa vjet më vonë, në një spital psikiatrik në rrethinat e Moskës. Seksioni i të miturave të sistemit qe likuiduar në radhë të parë. Shumica e vajzave të vogla që qenë mbajtur atje, qenë vrarë fshehurazi. Vetëm pak prej tyre, prindërit e të cilave dikur kishin pasur miq me ndikim, qenë zhvendosur në shtëpi të zkonshme fëmijësh me mbiemra të ndryshuar. Procesi i zhdukjes së provave pat vazhduar për disa vjet me radhë.

Në vitin 1957, nga sistemi gjigant i haremeve nëpër kampe, praktikisht, nuk patën mbetur kurrfarë gjurmësh zyrtare. Në arkivat e ministrisë së brendshme qenë ruajtur vetëm disa dokumente të veçanta, me shënimin: duhet të zhduket pas vdekjes së të gjithë atyre që figurojnë aty. Por fshehja e plotë e së vërtetës rezultoi e pamundur. Ishin tepër të shumtë njerëzit që kishin informacion për ekzistencën e sistemit. Ishin tejet të shumta familjet që kishin humbur vajzat e tyre, bashkëshortet, nënat. Informacioni qe përcjellë gojë më gojë, qe ruajtur nëpër arkiva private, pati dalë në shesh në kujtimet e emigrantëve. Në vitet ’70, disidentët sovjetikë patën filluar të mblidhnin dëshmi për sistemin e haremeve nëpër kampe internimi.

Aleksandër Sollzhenjicini e përmendte një gjë të tillë në librin e vet me titull “Arqipelagu GULAG”, megjihëse në një formë shumë të kamufluar. Varllan Shallamovi pati lënë disa rrëfenja, në të cilat përshkruante baranga të veçanta femrash nëpër kampet e internimit të Kollëjmas. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetk, një pjesë e arkivave të KGB-së qenë lejuar të lexoheshin nga studiuesit. Në to qenë zbuluar dokumente të veçanta, në të cilat pohohej për ekzistencën e sistemit të haremeve për prostitucion të detyruar nëpër kampet e internimit. Por shumica e materialeve qe zhdukur që në vitet ’50. Në vitin 1995, historiani rus Vladimir Kozllov pati botuar një artkull për një operacion sekret të ministrisë së brendshme, në të cilin, për herë të parë, shkruante haptas për rrjetin e gjerë të haremeve nëpër kampet e internimit. Artikulli shkaktoi skandal dhe qe hequr me të shpejt nga qarkullimi, sipas krkesës së institucioneve të interesuara. Autoritetet zyrtare vazhdojnë ta mohojnë deri tani ekzistencën e sistemit të prostitucionit të organizuar  në kampet sovjetike të internimit.

Në tekstet e historisë kësaj teme nuk i kushtohet vëmendje. Arkivat, që mund të hidhnin dritë për ato që kanë ndodhur, vazhdojnë të mbeten sekrete, por dëshmi vazhdojnë të dalin në sipërfaqe, Në vitet 2000, gjatë restaurimit të një vile në rrethinat e Moskës, qenë zbuluar disa dokumente, të fshehura në mur. Mes tyre u gjetën fotografi dhe përgjime të regjistruara, në të cilat vërtetohej ekzistenca e shtëpive të pushimit në Moskë, ku argëtoheshin seksualisht funksionarët e elitës partiake. Në vitin 2000 ndërroi jetë pjesëmarrësja e fundit e mbijetuar e sistemit – Ana Smirrnova, ish-balerina e teatrit Mariin.

Para largimit për në botën e përtejme, ajo i pati dhënë intervstë një gazetari gjerman, në të cilën pati rrëfyer me hollësi për vitet që pati kaluar në një shtëpi pushimi në Peredjellkin: ”Ne ishim jo njerëz, por sende”, – pati rrëfyer ajo. ”Ishim kukulla të bukura për ata që vendosnin për fatin e miliona njerëzve. Ne na shfrytëzonin dhe na flaknin si ndonjë rrobë të vjetër dhe më e tmerrshmja ishte se shumë prej nesh, me kalimin e viteve, vetë patëm filluar të besojmë se këtë e meritojmë”. Rrëfenja e saj zbulonte jo vetëm vujtjet fizike të femrave që kishin përfunduar në rrjetin e sistemit, por edhe traumat psikologjike, të cilat i patën mbartur deri në fund të jetës. Shumë nga ato që mbijetuan, nuk mundën dot të krijonin familje, nuk mund t’u zinin besë meshkujve, patën vuajtur nga depresioni dhe alkolizmi.

”Neve na e patën copëtuar jetën jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht”, – vazhdonte rrëfimin e vet Smirnova. ”Ne e patëm humbur besimin te drejtësia, të njerëzillëku, në mundësinë për të dashuruar, ne qemë kthyer në kufoma të gjalla, të cilat vazhdonin të merrnin frymë vetëm për inerci”.  Intervista qe botuar vetëm në shtypin gjerman. Përmbajtja e saj në Rusi vazhdon të mbetet pak e panjohur. Historianët zyrtarë vazhdojnë të pohojnë se sistemi i haremeve nëpër kampet e internimit është një mit, të cilin e kanë përhapur armiqtë e pushtetit sovjetik. Por në dokumente dëshmohet se kujtimet vahdojnë të grumbullohen. Studiues nga vende të ndryshme po e zbardhin gradualisht tablonë e njërës nga faqet më të tmerrshme të historisë sovjetike, tablonë e atyre ngjarjeve, se si femrat e talentuara i patën shndërruar ne skllave për të kënaqur epshet seksuale të njerëzve të pushtetshëm. Sistemi i rrjetit të haremeve nëpër kampet e internimit, vazhdoi të ekzistonte rreth tetë vjetë.

Gjatë kësaj periudhe, nëpër një rrjet të tillë patën kaluar më shumë se 7 000 femra. Shumica e tyre patën vdekur nëpër kampe, qenë vrarë gjatë likuidimit të sistemit ose patën vdekur në vitin e parë pas lirimit, nga tmerret që patën përjetuar. Vetëm disa qindra femra patën arritur të jetojnë deri në një moshë të thyer. Por, praktikisht, të fshehtat ato i patën marrë me vete për në botën e përtejme. Frika që u patën futur në moshë të re, rezultoi më e fuqishme sesa dëshira për të zbardhur të vërtetën historike.

Sot, 70 vjet pas krijimit të sistemit, ne vetëm mund të hamendësojmë për përmasat e tij të vërteta. Sa aktore, këngëtare, ballerina qenë sakrifikuar për të kënaqur epshet e elitës sovjetike, sa fate qenë përmbysur, sa jetë qenë marrë në qafë për të kënaqur instinktet e ulëta të elitës shtetopartiake. Historia e haremeve nëpër kampet e internimit, përbën jo vetëm një rrëfenjë për egërsinë e një regjimi totalitar. Kjo është historia e një pushteti që i degjeneron dhe i zhduk ata që e kundërshtojnë. Ky është një paralajmërim se deri ku mund të shkojë dhe çfarë mund të sjellë përqendrimi i një pushteti ta pakufizuar në duart e një grupi njerëzish. Mundet që mësimi më i merrshëm i kësaj historie të konsistojë në faktin që sisteme të tilla mund të shfaqen në çdolloj shoqërie, ku mungon kontrolli konkret mbi pushtetin, ku njerëzit janë të gatshëm të mbyllin sytë para krimeve që kryhen në emër të tyre, ku heshtja kthehet në normë, kurse rezistenca kthehet në përjashtim.

Makarovi, i cili qe bër dëshmitar i rastësishëm i krijimit dhe i funksionimit të sistemit, jetoi gjatë. Ai ndërroi jetë në vitin 1987, duke mos i rrëfyer askujt për ato që pati vënë re në kampin e internimit në Kollëjma. Të gjitha shënimet, që i pati mbajtur fshehurazi gjithë ato vite, qenë zbuluar në një vend të fshehtë në një mur vetëm pas ikjes së tij drejt botës së amshuar. Ato shënime patën shërbyer si një nga burimet e pakta, të sakta, të informacionit për jetën e përditshme në haremet e kampeve të internimit. Në ato shënime dëshmohet për atë sistem në brendësi, me sytë e një njeriu, i cili nuk kishte qenë as organizator i tij, as viktimë, por thjesht dëshmitar i një eksperimenti të përbindshëm për shndërimin e njerëzve në materiale inerte. ”Unë pata vënë re se si pushteti i shndërronte njerëzit në kafshë”, – shkruante Makarovi në shënimet e veta.

Dhe më e tmerrshmja ishte se ky shndërrim ndodhte jo vetëm me viktimat, por edhe me xhelatët. Shefat që e patën krijuar atë sistem, vetë ktheheshin në skllevër të tij, në skllevër të instinkteve të tyre të ulëta. Sot, kur arkivat po hapen gradualisht, kurse dëshmitarët largohen nga jeta, para nesh shtrohet pyetja: a jemi të gatshëm ta mësojmë të vërtetën për të kaluarën? A jemi gati ta pranojmë që sistemi, i cili, për një kohë të gjatë, dukej si model i drejtësisë? Ai sistem, në të vërtetë, qe ngritur mbi eshtra dhe lot të miliona njerëzve. Dhe pyetja më e rëndësishme: çfarë jemi gati të bëjmë që gjëra të tilla të mos përëriten kurrë? Se historia e haremeve nëpër kampet e internimeve, nuk është vetëm një përrallë e tmerrshme nga e kaluara. Ky është një paralajmërim se një dukuri e tillë mund të ndodhë në çdo shoqëri, e cila e lejon pushtetin të dalë nga kontrolli”.

____

  • Shënim i Eshref Ymerit.

Në respekt të lexuesve të nderuar, duhet theksuar se në përmbajtjen e informacionit të mësipërm nuk ka asgjë për t’u habitur. Kjo për arsye se në periudhën e Rusisë cariste, e Rusisë sovjetike dhe të Rusisë neocariste të ditëve tona, njeriu është konsideruar dhe vazhdon të konsiderohet pronë e shtetit. Prej vitit 1649 deri në vitin 1861, fshatarët, me ligj, kanë pasë qenë skllevër në pronësi të çifligarëve, të cilët mund t’i blinin dhe t’i shisnin, por jo t’i vrisnin. Kur në çifligun  e tij martohej dikush, çifligari gëzonte të drejtën e natës së parë me nusen. Kjo mendësi për qëndrimin ndaj femrave mbeti e trashëguar kur bolshevikët morën pushtetin në tetor të vitit 1917. Prandaj Beria, me aprovimin e Stalinit, krijoi sistemin e pronësisë së elitës shtetopartiake sovjetike mbi femrat më të bukura nga radhët e artisteve të teatrit dhe të kinematografisë. Heshtja e opinionit publik asokohe para një sistemi të tillë të përbindshëm, dëshmon se populli rus dallohet për tipare të tilla karakteri, të cilat i ka pasë nxjerrë në pah shkrimtari rus Ivan Shmelov (1873-1950), autor i librit “Dielli i të vdekurve”, të botuar në Paris në vitin 1923. Ja deklarata e tij: “Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë… Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”. Fakti që  deri në mbrëmjen e 21 Nëntorit 2025, në Ukrainë janë vrarë 1 164 2020 ushtarë dhe oficerë rusë (faqja e internetit “delo.ua”, 21 nëntor 2025) dhe populli rus vazhdon të përkrahë Putinin, dëshmon më së miri se sa tingëllim aktual vazhdon të ketë deklarata e atij shkrimtari mendjemprehtë. Nuk kemi ndonjë informacion nëse një sistem i tillë i përbindshëm për poshtërimin e femrave nga ana e parisë shtetopartiake, është shfaqur ose jo në Rusinë e tanishme neocariste.

Njeriu i parë që festoi pavarësinë e Shqipërisë

0
Piktura: Rexhep SELIMI – «Shqiponja»
Agim Morina, Prizren
___
(Fuqia e një ëndrre dhe e një vizioni)
___
SHQIPËRIA ËNDËRR
Përgjatë gjithë shekujve të kaluar ka pasë shumë shqiptarë mendjendritur që ëndërruan Shqipërinë e lirë. Shumë nga ata punuan, vuajtën, shkrinë gjithë pasurinë që patën dhe, jo rrallë, u flijuan në këtë përpjekje mbinjerëzore. Por, ishte vetëm njëri prej tyre që ia doli të sendërtonte dhe të përjetonte Shqipërinë e lirë e të pavarur, megjithëse vdiq tetë vite para se ajo të bëhej e tillë. E quajnë Sami Frashëri.
Me vizionin e tij të fuqishëm e të pagabueshëm Samiu ndërtoi Shqipërinë e lirë, një vit para se të mbyllej shekulli XIX, në veprën e vet monumentale «Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë». Vetëm një mendje kaq e ndritur do të mund ta sendërtonte, – qoftë edhe në imagjinatë, – një Shqipëri të bërë, të pavarur, me kaq saktësi, sa të tregonte jo vetëm kufijtë, kryeqytetin, qeverinë, por edhe shumën e saktë të buxhetit dhe të rrogave të ‘qeverindarëve’ të shtetit të ardhshëm shqiptar.
Kjo tregon fuqinë e papërballueshme të ëndërrimit atdhetar, që i thyen jo vetëm prangat e pushtimit, por i trondit edhe parimet e përmasës kohore. Aq të shkrirë në një ishin vizioni i Sami Frashërit dhe gjakimi ynë kombëtar për liri e pavarësi, sa ne, si komb, mund themi lirisht që jetojmë, sot e gjithë ditën, në vizionin politik e gjuhësor të Shqipërisë së Sami Frashërit.
SHQIPËRIA GJUHËSORE
Ësht e vërtetë se ky vizion, për shkak të rrethanave shoqërore e historike, nuk arriti të realizohet plotësisht nga ana politike, mirëpo Samiu i parashikoi edhe këto pengesa. Sidoqoftë, edhe pse projekti i Shqipërisë Politike nuk u realizu ende plotësisht, një projekt tjetër, po kaq i rëndësishëm, që u realizu plotësisht, ishte Shqipëria Gjuhësore. E Atdheu gjuhësor ësht themeli mbi të cilin qëndron edhe sot Shqipëria e të gjithë atdhetarëve tanë të së shkuarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.
“Me se mbahetë kombëri e një kombi? Mê parë me gjuhët të tij,” – shkruante Samiu – “gjuha është m’e par’ e m’e madhe shënj’ e një kombërije. Gjuha me se mbahetë? Me shkronja.”
Duke u nisë nga këto parime e këto nevoja të kohës, ai shkroi e botoi të parën gramatikë shqipe të shkruar shqip në vitin 1886 dhe më vonë nisi punën në «Shoqërinë e të Shtypurit Shkronja Shqip», duke botu libra në gjuhën shqipe. Derisa vëllai i tij Abdyli me bashkëveprimtarë punonin praktikisht për krijimin e Shqipërisë Politike, – duke themelu «Lidhjen e Prizrenit», – Samiu me shokë paralelisht punonin për ndërtimin e Shqipërisë Gjuhësore. Siç dihet, ky projekt politik i Shqipërisë autonome u shu me gjak nga Perandoria Otomane, kështu që ra mbi supet e Shqipërisë Gjuhësore të Samiut që ta çonte më tej misionin e Shqipërisë së lirë. Mirëpo, aq sa ësht mahnitës vizioni politik, po aq i pakundshoq ësht edhe vizioni gjuhësor i Sami Frashërit.
Ai shkruan:
“Μez’ i Shqipërisë, domethënë kryeqytet’ i përgjithçim, do të jetë një nga qytetet që ndodhenë në mest të Shqipërisë e në të cilët të flitetë gjuha Shqip. (…)
Dhe ja, ne sot jemi në Tiranë, në “mez’ të Shqipërisë”, në të cilën “flitetë gjuha shqip”.
“Ky qytet të cilënë mundimë ta quajmë Skënderbegas” dhe “(…) gjithë parësi e Shqipërisë e Shqipëtarët’ e xgjuarë do të kenë nevojë të mblidhenë e të bëjnë shtëpi atje.”
Kryeqyteti ndoshta pret të quhet Skënderbegas, ndërsa njerëzit më të ‘xgjuarë’ të kombit janë mbledhë aty.
“…edhe me të qënë që ndënjësit’ e tij do të jenë të mbledhurë nga gjithë anët’ e Shqipërisë – vazhdon Samiu – edhe gjuha që të flitetë atje do të jet’ e përzjerë, që të muntnjë të quhetë gjuh’ e përgjithçime e gjuhë letrarishte e gjithë Shqipërisë.”
Sot jemi dëshmitarë që në Tiranë janë mbledhë banorë nga të gjitha anët e Shqipërisë Gjuhësore dhe gjuha shqipe që flitet këtu ësht bë me të vërtetë “e përzjerë”, ashtu siç e parashikonte Rilindësi që ndërtoi Shqipërinë që e ëndërronte.
SHQIPËRIA E PAMABRUAR
Shqipëria e Sami Frashërit mbeti e pambaruar. Apo më saktë, pas largimit të Perandorisë Otomane, më shumë se gjysma e saj u copëtu prej shteteve fqinje. Kjo, ndoshta, nga shkaku se asnjë ëndërr nuk mundet me u kthy plotësisht në realitet. Samiu që e parandiente këtë copëtim shkruante:
“Nuk’ e dimë mirë sot se gjer ku do të xgjatetë Shqipëria që t’a themi të prerë edhe më sa gastra do të ndahetë; se m’anët të lindjesë kemi ca vënde të përzjerë, nga të cilëtë nuk’ e dimë se cilëtë do të na i lenë neνe e cilëtë do të mos na i lenë. Pô duke folurë pas dëshirësë sanë, munt të themi që Shqipëria munt të ndahetë më 15 gastra, të cilatë pas krye qytetevet të tyre janë: Shkodra, Peçi (Ipeku), Prizreni, Preshtina, Ysqypi, Manastiri, Dibra, Elbasani, Tirana, Berati, Korça, Kosturi, Janina, Gjinokastra e Preveza.”
Nga këto 15 ‘ngastra’ (rrethe) 7 mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë, 3 prej tyre u çliruan 87 vjet më vonë, në vitin 1999. Ëndrra e pambaruar e Samiut shtrihet në të ardhmen, te brezat që vijnë. Dhe ashtu si për ne, edhe për brezat e ardhshëm, këshilla e tij vazhdon me na udhëzu më së miri:
“Dy gjërëra duhenë në këtë jetë: e drejta edhe fuqija. E drejta pa fuqi, si edhe fuqija pa të drejtë, është si një krah i vetëm; nonjë zok s’fluturon dot me një krah. Me të rallë bën punë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rallë dëgjohetë.”
(28.11.2022)

Gëzuar 28 Nëntori 2025 , Dita e Pavarësisë së Shqipërisë

0

Nga: Frank Shkreli

  • “Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë”  Naim Frashëri.       

GËZUAR 28 Nëntorin 2025, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit të Kombit dhe të Heroit Kombëtar Gjergj-Katriotitit -Skenderbe!

“Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë”, ka thënë Naim Frashëri, dhe gjithnjë gjallë do të jetë! 113 vjet Shqipëri! Më në fund në liri! Shpallja e Pavarësisë është festa më e madhe e çdo kombi, e sidomos për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse ajo erdhi e vonuar, pas disa shekujsh nën Perandorinë e egër osmane, pushtimesh të huaja dhe vuajtjesh të brendshme. Megjithkëtë, gjatë gjithë historisë, Kombi shqiptar i qëndroi besnik identitetit dhe trashëgimisë së vet kombëtare, duke kundërshtuar dhe duke luftuar armiqtë dhe pushtuesit që donin t’ a zhduknin nga faqja e dheut. Ëndrra shekullore për liri që digjte në zemrat e shqiptarëve, më në fund u realizua më 28 Nëntor, 1912, kur kombit shqiptar, ngritja e Flamurit kuq e zi të Gjergj Kastriotit-Skënderbe në Vlorë, i gëzoi sytë dhe zemrën shqiptarëve kudo. Si e tillë, Festa kombëtare e 28 Nëntorit duhet të shërbejë si një frymëzim dhe burim fuqie, megjithëse njerëzit mund të ndihen të lodhur dhe të zhgënjyer sidomos nga çerek shekulli i kaluar, 55-vjet pas shembjes së komunizmit. Por, me gjithë këtë nuk duhet harruar se Kombi shqiptar mbijetoi regjimin më të egër komunist në Europë dhe se gjatë gjithë historisë është përballur me probleme të llojllojshme dhe tragjedi të vështira, e që më në fund, shqiptarët ia kanë arrijtur qëllimit. Ndoshta për herë të parë në histori, fati i shqiptarëve sot, është dorë të tyre! I takon këtij brezi të shqiptarëve, të kësaj klase aktuale politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trojet autoktone shqiptare në Ballkan, që më në fund, të lënë mënjanë, të heqin dorë, njëherë e mirë, nga dallimet, grindjet politike, korrupsioni dhe inatet, nga interesat antikombëtare vetjake dhe partiake, ndoshta edhe të huaja,  dhe të shikojnë drejtë interesave të përbashkëta kombëtare, me qëllim që, më në fund të ndërtohet një bashkësi vëllazërimi dhe ideali kombëtar, në interesin e vërtetë të gjithë shqitarëve, pa dallim, ashtu siç e donin Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini e tjerë, në vitin 1912 –113-vjet më parë.

Është përgjegjsi morale e këtij brezi që të bëjë ç’ mos që të fillojë përpjekjet për të krijuar bazën e një bashkëjetese, bazuar në besë e bashkim me njëri tjetrin, për një komb të përbashkët, ashtu siç e këndonin Naim Frashëri, At Gjergj Fishta dhe të tjerë. Kurrë më parë në historinë e tij, Kombi shqiptar nuk ka qenë në gjendje më të mirë dhe më të përshtatshme se ç’ është sot, që përfundimisht, të harmonizojë dhe të bashkërendojë mundësitë, interesat dhe aftësitë e veta për krijimin e një shteti modern, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, në përputhje me interesat kombëtare, duke iu përshtatur vlerave perëndimore dhe në bashkëpunim me organizmat euro-atlantike, pjesë e të cilave ka qenë gjithëherë Kombi shqiptar.

Në këtë mënyrë dhe në këtë ditë të lavdishme të historisë së Kombit shqiptar, ju që sot kini privilegjin dhe nderin të keni në duart tuaja frenat e fatit dhe të ardhmen e shqiptarëve, me një bashkëpunim më të ngusht politik dhe atdhetar — mbi interesat personale e partiake — do të nderonit Atdheun dhe të kujtonit lavdinë e atyre patriotëve që shpallën Pavarësinë e Kombit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Me një bashkpunim të tillë politik, njëkohësisht, do të ringjallnit ndjesitë dhe shpresa të reja për një rilindje të vërtetë për mbarë Kombin shqiptar, si pjesë e asaj familjeje të madhe trako-ilire, që sipas At Gjergj Fishtës, ishte “në nam e në zë në historinë e fiseve dhe të kombeve”.

Ka ardhur koha që kombi shqiptar, me nder e krenari, përsëri, të zërë vendin që meriton dhe që i takon në radhët e fiseve dhe të kombeve të lira dhe të përparuara, para se të zhytet edhe në një errësirrë tjetër të historisë ssë tij. Ky brez i kësaj klase politike që sot është në krye të kombit shqiptar, duhet të jetë i vetëdijshëm se këtë borxh ia kanë atij brezi patriotësh të zgjedhur të Kombit, të cilët nën rrethana shumë më të vështira se sot, gjetën mënyra bashkëpunimi me njëri tjetrin për t’i hapur Kombit shqiptar rrugën e lirisë si dhe ditë fatlume të pavarësisë, që kujton dhe gëzon sot Kombi shqiptar në dy shtete –Shqipëri e Kosovë.

Njëkohësisht, klasa politike aktuale shqiptare i ka borxh brezave të ardhshëm që, me papërgjësitë e tyre politike dhe keq-qevrisjes, të mos shkelen dhe mos të nëpërkëmbet mundi, djersa, sakrificat dhe parimet e Rilindësve që i dhuruan Kombit pavarësinë!

Prandaj, sot le të kujtojmë ata burra të Kombit, në këtë ditë, për sakrificat e tyre, krenarinë kombëtare dhe dashurinë e tyre, të pa kushte, për Atdheun dhe ndaj njëri tjetrit.  Uroj që Flamuri Kombëtar i Gjergj Kastriotit- të valojë sot dhe gjithmonë me krenari, në trojet e lashta historike, iliro-arbërore dhe anë e mbanë botës ku ka shqiptarë.

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë: Gëzuar këtë Ditë të Shënjtë të Kombit

Të pakën kjo është dëshira ime e sinqertë nga Amerika e largët dhe besoj e shumicës së shqiptarëve kudo në botë.  Për shumë vite gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të mbarë Kombit.

1913: kremtimi i festës kombëtare të 28 Nandorit pregatitjet’ e kremtimit

0
Marrë nga “Përlindja e Shqipëniës”, 1913 .
___
Randësiën e madhëniën q’u lypte m’i dhanë ditës 15 të Nandorit [me kalendarin e ri 28 nandor], populli i Vlonës, bashk me gjith të tjerët Shqipëtarë q’u gjindëshin në kët qytet, e vunë në vepërim në një mëndyr aqë të bukur e me sjellje patriotike aqë të pelqyera sa s’tregohet faret me goj’ e me shkrim.
Te rëndojmë imtërisht të gjitha gëzimet atdhetare që u dëftuan atë ditë e sbukurimet e udhave e të ndertesave publike e të veçanta, kishte m’u lypun të mbushin plot fletoren t’onë; por neve do të rreshtojmë, përshkurtazi, atò sendet ma me randësië që s’mundëmi të jesim pas pa j’a treguar këndonjesve t’onë.
Qysh trië ditë para ditës së Kremtes, nga ana e katundariës dhe të një komisiës, q’ishte permbledhur me qellim per të zbukuruar qytetin, ishin nisur pregatitjet per sbukurrimin e udhave ma të mëdha të Vlonës; dhe kesneci, nga ana e katundariës kish porositur popullin që gjith e cili qytetas të zbukurojnë sa të mundet me flamura e me fenere dyqanet e shtëpiate per me kremtuar me lulëzimin ma të lart festën e perlindjes së Shqipëriës.
Kremtimi e manifestatat kombëtare.
Ditën e kremtës, i tanë pazari i Vlorës ish i mbyllur dhe populli qi kishte nisur të dalë nëper udha që në mengjes, heret, dukej pas fytyrës e pas petkave të festontë, atë ditë, festën ma të madhe që ka kombi.
(…)
Nga sahati dhetë të gjith populli kje mbledhur në sheshin Muradië ku sa atdhetarë mbajtne fjalë patriotike mbi ditën e shenuame të cilatë banë një pershty[p]je të madhe në popull.
Këtu, populli vendoj që të shkojë sbashkut te kryetari i Qeverriës dhe t’i paraqesin urimet e falnderiet veçanerish atij ministrave dhe atyne të cilet, nën kryesien e Ismail Qemal Beut, e ngritën flamurin në një çast kur reziqet ishin duke u-shtuar e duke u-madhuar kundër Shqipëniës. Afer një mbedhetë sahatit kur në konakun e Ismajl Beut u gjindëshin kontroloret, konsullatot e sa shqipëtar’e të huaj, që kishin ardhur per m’i uruar kremtin kombjarë; populli i pa-masë, duke kënduar dhe brohoritur u afronte skeles dhe vinte e u permbledhte në oborrin e shtëpiës të kryetarit të qeverriës.
Z. Ismail Beu, me ministrat tjerë duall në ballkon e u kënaqëshin duke parë sjelljet patriotike të popullit në kujtim të ditës q’u vertetuar idheali i tyrë i sa vjetve.
Një nga ministrat qe parë që qante nga gazi që ndinte n’atë minutë.
Pas q’u permblodhë i terë populli n’obor dhe përqark konakut të krye ministrit dhe pas që erdhne dhe nxenësit e shkollës: zoti Minga, drejtori i mësojtorës së Vlonës, me fjalë patrtotike u suell nga kryeministri e i uroj ditën e shenjtëruar dhe perfundoj duke thirur, bashk me popullin, rrnoft Shqipëria, rrnoft kombi Shqipëtar dhe rrnoft Ismajl Beu.
Pas zotit Minga, Z. Luigj Gurakuqi nga ballkoni leçiti një fjalë të pregatitur mbi mvehtesin’ e Shqipëniës e cila bani një pershtypje të madhe në popull.
Ma në fund, mori fjalën Ismajl Beu dhe me fjalë të zgjedhura e patriotike tregoj, per shkurtazi, istorien e kësaj ditës dhe diftoj se sa typset të j’a dijmë per nderë qeverrinave të Mëdha, që me ndihmen e tyre, mujtme me fituar vetqeverrimin e Shqipëniës; dhë në fund i tha popullit që të therrësin rrofshin, veçanirisht, gjith Fuqiet e Mëdha duke i rreshtuar njanën pas tiatrës.
Pas kësaj fjale nisne kënget kombjare dhe nga ana popullit të Vlones dhe të tjerave vise të Shqipëriës vajtne sa perfaqësonjës t’Ismajl Beu dhe i uruan ditën e lumtur të popullit shqipëtar.
Në skele populli me flamure, sikur ishte ashtu i bashkuar, nxori sa fotografira dhe nisi të këthehet prapë në qytet.
Kur populli ishte larguar nga skelja, mesi i ditës kishte arrijtur dhe nga vaporet e luftes t’Austriës dhe t’Italiës, që gjinden në limanin e Vlonës, (per nderim të kësaj ditë nisne të zbrazin topa. Të dy avulloret e qeverrinave miknesha zbraznë nga 21 topa duke e njohur, me këtë menyrë, zyrtarisht, festën e kësaj dite.
Ajo pakic e popullit q’u gjinte akoma në skele, duke ndigjuar krismën e topave, brohoriti me ujë zaë: Rroft Austria. Rroft Italia dhe s’pushoi i duke thirrur gjer sa prani të zbrazurit e topave.
Sbukurimet e manifestatat e mbramjes.
Populli, të gjithë ditën, s’prani ditke u gezuar e shetitur udhëve, tufa e tufa, e duke kënduar kengë trimënië kombëtare.
Në të ngrysur, nisnë të ndizen feneret dhe një ndriçim i math zbukuroi qytetin e Vlonës.
Ndër të shumë udha e ndertesa të tjera u ndahshin per sbukurim dhe ndriçim udha e kasinave ku ishin ndertuar 3 kularë ngadhnjimit (arcs de triomphe) dhe të tera shtëpiat e dyqanët ishin stolisur me flamure e fenera njera ma bukur se tjatra.
Katundaria, dhe ajo, ishte stolisur per bukurië.
Kur ishte terretisur mirë nata, dolne shum tufa të tjera atdhetarësh me fenera dhe me muzikë në krye duke kënduar këngë popullore e kombëtare.
Midis çetave ndahej ajo e kosovasve të ciltë në një napë të kuq e kishin shkruar me shkronja të zeza “Shoqenia e Kosovës” dhe të gjith mbanin nga një fener të varun maje një shkopi e me zaë të mallëngjyeshëm shkonin duke kenduar këngë trimënie.
Të pamit e grupit të kosovasve dhe gjendja e tyre që janë gjikuar me mbetur jashta Shqipëniës të lirë, bani në popull një pershtypje sa s’tregohet.
Duke shkuar udhës, kosovasit, njerëzia dhe ma fort Çamët thërrisnin: Rroftë Kosova
Shqiptare e ata bertitshin: Rroftë Çamëria Shqipëtare; dhe kështu të dyë palët, Kosovas e Çamer, që patën fatin e zi m’u ndaë nga Shqipëria, u bashkuan, pse edhe grupi i Çamërve që kishte shetitur veç gjer m’atë kohë, u-vua në rreshtin e kosovasve dhe Çamër e Kosovasë shkonin bashk duke kenduar.
Ashtu, të permbledhur qysh ishin të dyë palet, vajtne në katundarië ku u-mbajtnë biseda atdhetare duke perfunduar me qindra herësh Rrofshin Kosova e Çameria Shqipëtare.
Kosovasit, nga qyteti, u nisne e vajtne në skele te shtëpia e kryetarit të Qeverriës dhe i paraqitën urimet e pergëzimet e ‘tyre të ditës së ntadhe. Aty u këmbyen shum fjalë ngushëllimi e urimesh dhe nga sahati dhetë u këthyen në qytet.
Banketi.
Mbramët, në sallën e ministerit t’Arësimit, pas iniziativës të sa atdhetarve, u-ba një darkë kû muarën pjesë kater ministra, shumë vehta nga parësimi i qytetit Vlonës e një shumic atdhetarë të tjerë.
Krejt atë kohë, sa ngjati darka, në mes të shoqëniës mbretënoi gazmend’ e dashurië sa s’rrëfehet.
U mbajtnë shum toaste dhe u ngritën qelqet shumë herësh per jetë-gjatimin e atyre që kanë punuar e perpiqen per Shqipërië sindekur edhe per kujtimin e ndershëm t’atyne që janë therorësuar per liriën e vendit t’onë.
(…)
Kembime urimesh.
Qeverria Shqipëtare, në këtë ditë këmbeu telegrafisht me gjithë qytetet e viset e Shqipëniës urime, në kujtim të ditës së vetqeverrimit të Shqipëniës.
Nuk mundemi, duke qënë të shuma, t’i radhojmë të gjitha telegramat me urime e pergëzime që mori qeverria Shqipëtare e Kryetari i Qeverriës; por ajo që solli një kënaqje e gëzim ma të madh, si Qeverriës dhe krejt shqipëtarve të këtushëm, qe telegrama nga Shkodra që lajmonte të ngrehurit e flamurit kombëtar ndër ndërtesa zyrtare të qytetit të Shkodres dhe ajo e Abatit të Mirditës, e Z. Prenk Bib Dodës dhe e krenëvë të tjerë.
Kështu populli e Shqipëtarët që gjinden në Vlonë e kremtuan këtë ditë u shenjtëruar të kombit shqipëtar duke deftyer me sjelljet patriotike të tyre se sa të ngjalla e të thella i kanë ndjenjat kombëtare dhe qysh dinë me çmuar vjeften e kësaj ditës të madhnuashme.
Përgatiti për publikim: Agim Morina, Prizren .