Kreu Blog Faqe 376

Mitrovica – Kufiri ku Kosova mësoi të bëhet shtet

0

Mitrovica nuk është vetëm histori e një qyteti të ndarë. Është prova më e madhe se sa i brishtë është shteti kur nuk e ushtron veten; sa i fortë bëhet kur e merr përgjegjësinë; dhe sa i rrezikshëm bëhet krimi kur tolerohet nga të gjithë. Mitrovica na tregoi se plagët nuk shërohen me heshtje; shërohen me vullnet dhe me të vërtetën e shqiptuar pa frikë. Mitrovica nuk është më kufiri i frikës — është kufiri i kurajos së re të Kosovës.

Nga Dijana Toska, Shkup

Mitrovica është shpirti i zbuluar i shtetit të Kosovës. Një territor që për një çerek shekulli bartte mbi vete gjithë mëkatet e politikës ndërkombëtare dhe gjithë dobësitë e politikës vendore. Aty ku përshkohen shpejt datat, vendimet, marrëveshjet e nënshkruara e të pazbatuara, një terren ku gjithçka ndryshonte shumë ngadalë — aq ngadalë, sa çdo vit shtesë i jepte Serbisë edhe më shumë kohë për ta thelluar kontrollin, edhe më shumë hapësirë për të kultivuar frikën dhe edhe më shumë terren për të rekrutuar varësinë e qytetarëve të vet.

Nëse Kosova ka një metaforë të luftës së saj të brendshme për shtet, ajo është Mitrovica. Qyteti që mbeti jashtë çlirimit në 1999, u la pezull nga frika e një përplasjeje ushtarake, u stis nga politika ndërkombëtare si “zonë e ndjeshme”, u ndërtua nga Serbia si laborator i kontrollit kriminal, u harrua nga institucionet e Kosovës, u përdor nga politikanë vendorë si kartë patriotike për fushata zgjedhore, u keqpërdor nga diplomatët e BE-së si eksperiment i dështuar i multietnicitetit, dhe u quajt “tokë neutrale” nga të gjithë — vetëm që të mos quhej me emrin e tij të vërtetë: territor i braktisur.

Në këtë qytet, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit, shihet fytyra e botës së pasluftës: një botë që kërkon status quo më shumë se drejtësi; një botë që ka frikë të ngrejë zërin kundër Serbisë; një botë që luan politika të ftohta gjeostrategjike në kurriz të njerëzve të zakonshëm. Për vite të tëra, diplomatët e BE-së flisnin për “normalizimin e jetës në veri”, ndërsa jeta e vërtetë atje nuk kishte asgjë normale: kishte frikë, presion, banditizëm, dhunë, por mbi të gjitha — kishte një sistem të tërë të ngritur për ta mbajtur këtë territor sa më larg shtetit të Kosovës. Një “normalitet” i rremë, i mbështetur mbi heshtjen ndërkombëtare dhe mbi pasivitetin e institucioneve vendore, u quajt përparim. Në fakt ishte iluzion.

Mitrovica na mësoi se pa shtet, pa rend, pa vullnet politik dhe pa kurajo morale, liria mbetet vetëm fjalë. Ky qytet na tregoi se liria e Kosovës ishte e paplotë derisa të hyhej në veriun e saj jo vetëm me polici, por me vetëbesim, me strategji dhe me vijë të qartë politike se askush nuk e negocion territorin. Na tregoi se frika nga Serbia është shumë më e vogël sesa frika që e ushqeu vetë Kosova nga mëdyshja e saj. Dhe se diplomacia europiane nuk është gjithmonë aleati i së drejtës; shpesh është aleati i status quo-së.

Nëse kërkojmë të kuptojmë pse Mitrovica ka qenë plagë për 25 vjet, përgjigjet nuk janë misterioze: sepse Serbia punoi pa pushim, ndërkohë që Kosova priti; sepse bandat krijuan ekonomi të tëra paralele, ndërkohë që shteti nuk ndërhynte; sepse ndërkombëtarët ushtronin presion mbi Prishtinën, ndërsa Beogradit i bënin thirrje “për përmbajtje”; sepse për çdo barrikadë, diplomacia i drejtohej Kosovës “të mos e acarojë situatën”; dhe sepse për çdo sukses të vogël të Kosovës në veri, dikush nga jashtë e quante “veprim të njëanshëm”.

Mitrovica pasqyroi edhe dobësitë tona: paaftësinë për të ndërtuar strategji afatgjatë, ndarjet e brendshme politike, retorikën pa vepra, përdorimin e patriotizmit si dekor e jo si politikë konkrete, mungesën e guximit për të marrë vendime të vështira.
Por Mitrovica na tregoi edhe diçka tjetër: se kur Kosova vendos, rezultatet duken. Kur filloi të ndërhyjë me operacione policore, kur vendosi të mos tërhiqet përballë presioneve diplomatike, kur e quajti krimin krim e jo “situatë të ndjeshme”, kur e shihte veriun jo si problem, por si pjesë të vetën — gjithçka filloi të lëvizë.

Banjska ishte çasti i së vërtetës

Sulmi terrorist i Radojçiçit, i orkestruar nga strukturat e Serbisë, e çoi botën përballë realitetit të pastër: veriu i Kosovës nuk kishte qenë peng i etnisë, por peng i krimit të organizuar të financuar nga Beogradi dhe i toleruar për 20 vjet nga heshtja ndërkombëtare. Pas asaj dite, Serbia nuk mund ta fshihte më dorën. Por as BE-ja nuk mund ta fshihte më dështimin e saj.

Në këtë pikë, Kosova fitoi moralin e shtetit të drejtë: ajo nuk luftoi për interes politik, por për siguri, rend e ligj. Dhe pikërisht sepse bëri gjënë e duhur, u ndëshkua nga BE-ja me masa politike e ekonomike — absurdi i fundit i një epoke të vjetër diplomatike që nuk është në koherencë me kohën e re.

Dhe në kulm të këtij paradoksi, erdhën zgjedhjet e vitit 2025 në Mitrovicë, ku një pjesë e qytetarëve votuan jo për ata që e çliruan territorin, por për ata që në një mënyrë apo tjetër e lanë veriun nën rrobëri. Mitrovica nuk kishte nevojë për balotazh. Ky qytet duhej ta dinte se liria nuk matet me kalkulime, por me mirënjohje. Ata që e sollën çlirimin e veriut meritonin votën e zemrës që në raundin e parë — pa hezitim, pa mëdyshje, pa llogarira politike.

Sepse ka momente kur populli nuk voton për parti, por për drejtësi;
jo për kandidat, por për ata që i kthyen frymën territorit të harruar për një çerek shekulli.

Por historia nuk mbyllet me një rezultat zgjedhor. Historia mbyllet me faktet. Dhe faktet janë këto: veriu i Kosovës është sot më i sigurt se kurrë; bandat janë dëmtuar; Serbia është ekspozuar botërisht si sponsori kryesor i destabilitetit; ndërkombëtarët nuk e kontrollojnë më narrativën si dikur; dhe shteti i Kosovës është i vetmi aktor që ka prodhuar ndryshim real në terren. Për herë të parë që nga viti 1999, Mitrovica është në tërësinë e saj të Kosovës. Për herë të parë në Mitrovicë ka më shumë prishtinas sesa beogradas. Dhe kjo është fitore pa zhurmë, fitore e heshtur — fitore që shumë media në Kosovë nuk deshën apo nuk ditën ta mbrojnë si duhet, duke harruar se gazetaria është mbrojtja e parë e shtetit.

Kjo analizë nuk mbyll vetëm historinë e një territori — mbyll rrëfimin e një ndërtimi shteti. Mitrovica nuk është vetëm histori e një qyteti të ndarë. Është prova më e madhe se sa i brishtë është shteti kur nuk e ushtron veten; sa i fortë bëhet kur e merr përgjegjësinë; dhe sa i rrezikshëm bëhet krimi kur tolerohet nga të gjithë.
Mitrovica na tregoi se plagët nuk shërohen me heshtje; shërohen me vullnet dhe me të vërtetën e shqiptuar pa frikë.

Në fund, Mitrovica nuk është më kufiri i frikës — është kufiri i kurajos së re të Kosovës.
Dhe kjo, më shumë se çdo marrëveshje, çdo presion diplomatik, çdo votë, është ajo që do ta përcaktojë të ardhmen e këtij vendi.

Mitrovicë, u bëfsh dritë për kombin.
28 nëntor 2025

Dy pavarësi karshi njëra-tjetrës

0

Shqipe Bytyqi, arkitekte dhe shkrimtare, Zvicër

Shqipëria e ngriti flamurin ne Vlorë më 28 Nëntor 1912, por rreth e rrotull ishte natë. Serbia po ecte mbi Kosovë, Preshevë, Shkup e viset shqiptare. Mali i Zi mori Ulqinin dhe po e shtrëngonte Shkodrën si nje grusht hekuri.

Ishte një moment i çuditshëm: populli festonte lirinë, ndërsa tokat binin njëra pas tjetrës. E vërteta është e dhimbshme: Shqipëria lindi e plagosur.

Çdo pushtim serb në Kosovë, në Durrës, në Lume, e çdo avancim malazez drejt Shkodrës nuk godiste vetëm tokën, por shpirtin e një populli që përpiqej të jetonte i lirë. Brenda vendit situata ishte edhe me e rëndë: fise kundër fisesh, krahina kundër krahine, politikanë që s’e shihnin më larg se dera e shtëpisë së tyre.

Kur populli ndahet, armiqtë ndjejnë aromën e gjakut si ujq ne dimër. Ashtu ndodhi atëherë, e ashtu ndodh përherë.

Sot, më shumë se një shekull më vonë, Kosova përballet me te njëjtën frymë te keqe qė nga lindja. Serbia nuk vjen më me kalorësi e topa, vjen me uniforma pa shenja, me logjistikë të fshehtë, me armë të futura nëpër manastire.

Banjska 2023 ishte kujtesa e asaj historie të vjetër si liria duhet mbrojtur çdo ditë, shteti nuk jetohet në letër, por në terren. Megjithatë, një dallim i jep zemër kohës sonë, Kosova sot nuk është vetëm, ka Shqipërinë. Edhe kur qeveritë nuk gjejnë ritmin, populli e ka. Sepse populli është një, nga gjuha, kujtesa, kënga, dhimbja, festa. Dhe kur vjen 28 Nëntori, kjo e vërtetë ndizet si flakë. Flamuri, rrënjët, trungu dhe shpirti janë të përbashkëta, edhe kur politika nuk është e drejtë.

Kjo është arsyeja pse Kosova, edhepse e rrezikuar, e goditur, nuk bie kurrë. Ka nje popull prapa që nuk ndahet, ka Shqipërinë pranë, qoftë edhe kur institucionet hezitojnë. Ka nje kujtesë qe nuk shlyhet me struktura paralele, as me provokime si Banjska. Historia na mësoi se shteti bie kur ndahemi, por na mësoi edhe nje gjë tjetër, sa herë bashkohemi, askush nuk na thyen dot.

Shqiptar, gëzuar Ditën e Flamurit! 

Pavaresia e Shqipërisë, kthimi në familjen europiane

0
– Hasan Prishtina: “Lufta ballkanike u bo shkak që kjo nder e famë t’i mbetet Vlonës e jo Kosovës e në vend të nji Shqypnisë së madhe të bohet nji Shqyni e vogël”.
Në Kuvendin e Vlorës, para delegatëve të mbledhur, Ismail Qemali tha:
“Shqipëria me sot të bëhet më vete, e lirë e mosvarme”.
Para pesëqind e sa vitesh, thuajse të njëjtat fjalë, që ishin thënë në Vlorë, në vendin që njihej Arbëri, do t’i thotë edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu pasi që të ketë mbajtur Kuvendin e besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444.
Atëbotë, ajo e “lirë dhe e mosvarme” do të thoshte t’i takojë krishterimit perëndimor. Pra një bote ku ata, si pellazgo-ilirë qëndronin në themelet e qytetërimit të tij që nga antika, ndërkohë që pjesa tjetër ishte një botë tjetër, një qytetërim tjetër, që vinte nga lindja me flamurin e islamit.
Ndonëse mbas një çereku shekulli, Arbëria serish do të pushtohet nga bota së cilës ndër të parët dhe e vetmja ia kishte kthyer armën, kur të tjerët luteshin që Arbrit të vazhdonin të vdisnin në mbrojte të Perëndimit, pra që Osmanët të mbeteshin sa më shumë kohë të ngujuar rreth Krujës dhe kështjellave të tjera të Arbrit, ata megjithatë, qenë të fundit që u liruan nga pushtimi pesëshekullor osman.
Ndodhi kjo kur Perandoria Osmane tashmë ishte në grahmën e fundit dhe fqinjët e Shqiptarëve (Serbët, Malazezët, Grekët dhe Bullgarët) tashmë kishin pushtuar tokat shqiptare dhe ishin në rrugë e sipër që ta zhbënin njëherë e përgjithmonë atë që ditë më parë, në marrëveshje e Hasan Prishtinës me Osmanët në Shkup, paraqiste bërthamën për një autonomi shqiptare në përbërje të Perandorisë Osmane si një Shqipëri osmane, që nuk do të ishte tjetër pos bërthamë e një shteti të ardhshëm shqiptar në përmasat e tij të natyrshme etnike.
Megjithatë, që të krijojnë shtetin e tyre, Shqiptarët e patën më se vështirë. Jo pse atë nuk e donin. As pse pranimi në masë të madhe i islamit dhe akomodimi në strukturat shoqërore dhe udhëheqëse perandorake deri në nivelet më të larta të hierarkisë i kishte bërë të tjerë sa të ndjeheshin pjesë e Perandorisë, amallgam i miletit-osman. Por, pse ata edhe në rrethanat osmane, përkundër këtyre realiteteve, kishin ruajtur etninë, gjuhën dhe kujtesën historike, që i lidhte me përkatësinë e botës perëndimore dhe të qytetërimit të saj.
Kjo, pra u pengonte, Osmanëve, që mendonin se me Shqiptarët si myslimanë kishin krijuar “alibi” për mbetje të përhershme në pjesën europiane. Dhe, kjo u pengonte edhe fqinjëve sllavo-ortodoks, të cilët kishin luftuar aq shumë kundër Arbërve edhe gjatë kohës së Bizantit pse ata ishin themelues të ngrehinës dhe të qytetërimit të tij.
Natyrisht, se kur në shekullin XIX Reformat e Tanzimatit dhe më vonë Kriza Lindore, kishin nxjerrë nga shishja frymën e nacionalizmit pansllav, që nuk kishte kthim prapa, e do të pasqyrohet me shfaqjen e shteteve të para sllavo-orotodokse në pjesën europiane të Perandorisë Osmane, edhe Shqiptarët, ndonëse me vonesë, detyrimisht do t’i kthehen identitetit kombëtar për ta siguruar të ardhmen e tyre midis popujve europianë, që për kusht kishte shtetin e pavarur nacional.
Kjo paraqiste sfidë të dyfishtë për Shqiptarët: në njërën anë pse rrënonte konceptin osman që me Shqiptarët si mileti-osman të mbeteshin në pjesën evropiane, dhe në tjetrën anë pse fqinjëve të tyre (Serbëve, Malaziasve, Grekëve dhe Bullgarëve) ua pengonte planet hegjemoniste për t’i grabitur tokat shqiptare.
Në këto rrethana vendimtare, do të jetë mendësia intelektuale e tyre, e cila do ta kuptojë drejt çastin historik për lëvizje, ku gjuha, kultura dhe emancipimi kombëtar ishin të vetmet atu me anën e të cilave mund të gjendej rruga e duhur, ta mbijetonin shembjen e Perandorisë Osmane si etni e pavarur, por edhe të mbrohen nga gllabërimi i fqinjëve, që e luftonte këtë realitet.
Rilindja Kombëtare Shqiptare thuajse gjeti formulën magjike kur shpalli gjuhën dhe kulturën identitet kombëtar, ndërsa religjionin e vlerësoi një “pluralizëm të përbashkët shpirtëror”, një pasuri, që ndihmon identitetin kombëtar dhe assesi që e mohon.
Kështu, motoja “feja e shqiptarit është shqiptaria”, u bë formula më domethënëse dhe e vetmja e botës shqiptare, që mund t’ua siguronte ardhmërinë, ndonëse me vështirësi tepër të mëdha.
Mbi këtë formulë, do të konceptohet edhe programi politik i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i cili do të promovohet për herë të parë gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u manifestua përcaktimi shqiptar për ta mbrojtur etninë dhe mbi të për ta ndërtuar shkallë-shkallë identitetin autonom shtetëror gjithnjë në përputhje me rrethanat dhe zhvillimet, të cilat kërkonin balancim të jashtëzakonshëm raportesh me Perandorinë Osmane dhe me Fuqitë e Mëdha Europiane, veçmas, kur bëhej gjithnjë e më e qartë, se faktori shqiptar me identitet shtetëror, ishte i vetmi që mund të shfrytëzohej si digë kundër pansllavizmit dhe të zgjerimit të ndikimit rus në Ballkan.
Por, ardhja e Shqiptarëve deri te pika që të kthehen në një digë të vetme kundër pansllavizmit, paraqet një zhvillim historik thuajse ndër më kundërthënësit nëpër të cilin do të kalojë Perandoria Osmane, nga Reformat e Tanzimatit e këndej, kur nga Fuqitë e Mëdha, asaj do “t’i garantohet” mbrojtja nga copëtimet e jashtme, ndërsa në të njëjtën kohë, nga lëvizjet nacionale të popujve sllavo-ortodoksë, nxiteshin shthurjet e brendshme, me të cilat asaj gjithnjë e më shumë i ngushtohej hapësira në kontinentin e vjetër, me çka fillon edhe koha e largimit të pashmangshëm prej tij,si fundin i saj.
Shfaqja e lëvizjeve nacionale te fqinjët sllavo-ortodoksë si dhe programet e tyre për shtete nacionale, të cilat do të përkrahen nga Rusia dhe, nga fillimet e shekullit nëntëmbëdhjetë e tutje, një nga një do të shkëputën (fillimisht me anën e autonomive, siç ishte rasti i Serbisë, Malit të Zi dhe më vonë Bullgarisë, apo i njohjes së Greqisë shtet i pavarur) si dhe pretendimet e tyre të hapura që të zgjerohen edhe më tutje me anën e tokave shqiptare, do t’i detyrojnë Shqiptarët që në njërën anë të pranojnë sfidën e nacionalizmit për të dëshmuar se janë popull i vjetër europian dhe si të tillë zotë të asaj që as gjatë sundimit shumëshekullor osman është ruajtur dhe nuk u është mohuar (identitetit etnik që është pasqyruar me shtrirjen në katër vilajete: të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës), dhe në tjetrën anë, të paraqesin edhe programet politike rreth ardhmërisë së tyre, me të cilat duhej të ruhej baraspesha midis interesave të tyre me Perandorisë Osmane dhe me Fuqitë e Mëdha.
Sfida e identitetit kombëtar dhe e përcaktimit politik mbi të, për Shqiptarët shfaqeshin me vështirësi të shumëfishta, meqë ato binin ndesh me realitetet e brendshme perandorake të natyrës shoqërore, kulturore dhe politike, ndër të cilat më papërballueshmja lidhej me tretmanin e milletit-osman, ngaqë një pjesë e mirë e Shqiptarëve kishin pranuar islamin. Ndërkohë që për këtë arsye, edhe Shqipëria (së paku nga koha e Sulltan Hamiti e këndej) paraqitej si “kështjellë myslimane në Europë”, me të cilën lidhej edhe fati dhe e ardhmja e Perandorisë Osmane.
Andaj, nuk është e rastit, se nga fillimi i zbatimit të reformave të Tanzimatit, Shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike, kjo hipotekë do të kthehet në moto të politikes hamitiane, me të cilën ai, për tridhjetë e dy vjet të qeverisjes absolutiste, do të luftojë zgjimin kombëtar shqiptar dhe programet politike të Shqiptarëve në përputhje me të, ku do të manifestohen kërkesën për autonomi kulturore dhe politike, që do të përfshinte katër vilajetet shqiptare duke i bashkuar në një.
Natyrisht se për të arritur që Shqiptarët të luftojnë hamitizmin dhe politikën e tij të trajtimit të tyre si “kala myslimane” në pjesën europiane, u duhej një përpjekje e gjatë dhe e mundimshme. Së pari drejt emancipimit të brendshëm kulturor, që fillonte me gjuhën dhe arsimimin shqip, për t’u kthyer pastaj në një zgjim kombëtar të përmasave të gjera, i cili bashkonte identitetet nga ai fetar, krahinor, dhe shoqëror. Kjo nuk ishte aspak e lehtë, kur dihej se ato fillimisht binin ndesh me islamizmin si një amalgam që bashkonte fenë me doktrinën perandorake të vatanit e pastaj edhe me osmanizmin si patriotizëm shtetëror, i cili gjatë kohës së Xhonturqve, me centralizmin dhe unitarizmin nacionalist, refuzonte çfarëdo autonomie administrative dhe politike.
Në këtë rrugë të mundimshme rol të madh luante fryma e reformave të Tanzimatit, që Perandoria Osmane i kishte pranuar dhe ato tashmë u shkonin për shtati popujve të krishterë, fryma e të cilave nuk mund të anashkalonte edhe Shqiptarët, po qe se ata do të jenë në gjendje që të dëshmonin se krahas identitetit etnik, me ruajtjen e gjuhës shqipe si pjesë e identitetit kulturor, përkundër pranimit të islamit nga një pjesë e mirë e popullatës, kishin ruajtur substancën me të cilën ata duhej të trajtoheshin si komb i barabartë me të tjerët që pranonte Perandoria Osmane.
Dhe, për ta dëshmuar këtë, elita politike dhe intelektuale shqiptare në Stamboll, që nga fillimet e Krizës Lindore, e prirë nga vëllezërit Frashëri (Abdyli, Samiu dhe Naimi), si dhe sfidat që do të sjellë ajo, do të veprojnë në planin kulturor, në atë shpirtëror dhe në atë politik, mbi të cilat pastaj do të ngrihet doktrina e platformës së Rilindjes Kombëtare, që do t’i shërbejë si udhërrëfyes që të gjitha zhvillimeve me të cilat do të shkohet deri te pavarësia e shtetit shqiptar në nëntor të vitit 1912.
Këtij veprimi gjithsesi se do t’i vijë në ndihmë konstitucionalizmi i vitit 1876, kur do të fillojë koha e shkurtër e parlamentarizmit osman, me ç’rast deputet Shqiptarë në Parlamentin Osman Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, në kuadër të debateve për organizimin e ri administrativ në përputhje me reformat që kërkoheshin nga Perandoria Osmane, hapën çështjen e bashkimit të katër vilajeteve shqiptare në një njësi vetëqeverisëse autonome.
Dy vjet më vonë, kjo kërkesë fitoi legjitimitet gjithëkombëtar kur u paraqit si kërkesë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe si e tillë, në forma të ndryshme, gjithnjë duke u mbështetur mbi platformën e barazisë së Shqiptarëve me të tjerët përbrenda Perandorisë Osmane, do të kthehet në moto të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Por, edhe pa ardhur deri te ky përcaktim historik ndër më të rëndësishmit, intelektualët shqiptarë në Stamboll, të cilët do të vihen në krye të këtyre zhvillimeve, një shtysë të madhe do të marrin nga veprimtaria e atdhetarëve shqiptarë në diasporë (Itali, Rumuni, Egjipt dhe gjetiu) si dhe nga shoqatat dhe klubet shqiptare në mërgim, ku tashmë fryma e nacionalizmit të popujve sllavo-ortodoks të Ballkanit dhe kryengritjet e tyre për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, kishte vënë në lëvizje fillet e nacionalizmit shqiptar.
Kështu, në vitet e dyzeta, kur Italo-Arbëreshët në Itali me anën e shkrimeve letrare dhe publicistike të Jeronim De Radës dhe të hulumtimeve shkencore të Dhimitër Kamardës, kishin filluar të nxirrnin në pah lashtësinë antike të popullit shqiptar, në mënyrë që ajo t’i shërbejë trajtimit të tyre si popull europian, Naum Veqilharxhi, një migrant me prejardhje nga rrethi i Korçës, në Bukuresht nxori një qarkore me të cilën do t’u drejtohet bashkëkombësve Shqiptarë të besimit ortodoks, që t’i bashkohen një lëvizjeje kulturore për përhapjen e gjuhës dhe të arsimit shqip, në mënyrë që me anën e arsimimit të pasqyrojnë identitetin kombëtar.
I ndikuar nga idetë e lëvizjes nacionale rumune për pavarësi, në të cilat do të marrë pjesë bashkë me shumë Shqiptarë të diasporës në Rumani, Veqilharxhi hartoi edhe një abetare (Evetar) me një alfabet të pavarur që do ta sajojë, të cilën, pas botimit në Bukuresht, e shpërndau në Shqipëri.
Qarkorja e Veqilharxhit drejtuar Shqiptarëve dhe abetarja (Evetari) me të drejtë merren si kohë e fillimit të Rilindjes Kombëtare, bërthamën e së cilës pastaj do ta marrë përsipër Komiteti i Stambollit në krye me Sami Frashërin, e ku do të gjenden edhe Vaso Pasha, Hoxha Tahsini dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë, veprimtaria e të cilëve do të marrë hov me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit të shkronjave shqip”, ku do të hartohen jo vetëm idetë për gjuhën dhe arsimin shqip, por edhe shkrimet dhe tekstet e ndryshme nga ato letrare, publicistike, e shkollore për të shkuar pastaj edhe te veprimtaria e gjerë patriotike mbi të cilat do të mbështeten edhe projektet politike të Rilindjes Kombëtare.
Në këtë veprimtari të gjerë kulturore dhe politike, Shqiptarët do t’ia dalin që të kenë qëndrim të përbashkët në saje të unitetit që do ta ndërtojnë mbi gjuhën dhe arsimin si pjesë të identitetit të përbashkët kombëtar, ndërkohë që besimin do trajtojnë si çështje shpirtërore, që nuk bie ndesh me përcaktimin kombëtar. Sepse, siç thoshte Samiu, shqiptari edhe si mysliman edhe si i krishterë, së pari është shqiptar dhe mbetët shqiptar, gjë që nga kjo sentencë duhet kërkuar edhe metaforën “feja e shqiptarit është shqiptaria”, që me të drejtë do të kthehet në manifest të Rilindjes Kombëtare.
Kjo formulë patriotike, bashkë me kërkesat politike për autonominë shqiptare brenda Perandorisë Osmane, përfshiu thuajse të gjitha shtresat shoqërore shqiptare, të cilat gjithnjë e më shumë po vetëdijesoheshin për domosdonë e veprimit mbi baza kombëtare. Sepse ashtu arriheshin dy qëllime njëherësh: mbrojtja e etnisë nga gllabërimet e fqinjëve si dhe shkalla e barazisë me të tjerët, që po ashtu, kthehej në një faktor mbrojtës.
Edhe pse regjimi absolutist hamitian do ta kundërshtojë këtë përcaktim dhe në forma të ndryshme do të mundohet që shtresat e caktuara shoqërore shqiptare nga radhët e feudalëve dhe ato konservative të drejtuara nga fanatikët islamistë, t’i mbajë në taborin e vet dhe t’i inkurajojë se ishte vetëm “mburoja islamiste dhe ajo osmane”, që Shqiptarët mund t’i shpëtonte nga hegjemonizmi sllavo-ortodoks, megjithatë, Rilindja Kombëtare Shqiptare, nga koha kur do të mbyllën shkollat shqipe dhe do të ndalohet veprimtaria e “Shoqërisë së Shkronjave shqipe” në Stamboll, do të përcaktohet që luftën për interesat kombëtare ta ndërlidhë edhe me lëvizjet opozitare në vend kundër absolutizmit hamitian. Kjo do të shihet më së miri me shfaqjen e Turqve të Rinj (Xhonturqve), kur në bërthamën organizative si themelues do të gjenden edhe disa Shqiptarë (Ibrahim Temo, të cilëve do t’u bashkë-ngjiten edhe Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Hoxha Tahsini e të tjerë). Ata ndikuanë që osmanizmi i Xhonturqve të shfaqet si një patriotizëm i ri shtetëror, i cili do të mbështetej mbi bazën e unitetit dhe të barazisë së të gjithë shtetasve osmanë pa dallim feje, gjuhe dhe etnie. Kjo platformë Shqiptarët i nxirrte nga trajtimi shumë-shekullor i mileti-osman, me çka doktrina islamiste zëvendësohej me atë osmane të qytetarëve të barabartë, me çka realisht i hapej udha shprehjes së identitetit kulturor dhe atij kombëtar mbi parimet e lirisë dhe të barazisë, që në pjesën europiane ishin lansuar pas revolucionit francez e këndej.
Ndonëse, si do të shihet, Shqiptarët do të bien ndesh edhe me Xhonturqit sapo ata të vinë në pushtet, megjithatë, përcaktimi për ta dhe kundër absolutizmit të Sulltan Hamtit, që më së miri do të pasqyrohet me vendimet e Tubimit të Ferizajt të korrikut të vitit 1908, kur prej andej Shqiptarët do t’i dërgojnë ultimatum Sulltan Hamitit që ta kthejë kushtetutën dhe ai do ta pranojë këtë, historikisht ishte i drejtë ndërsa politikisht i dobishëm. Sepse, me të mbyllej kapitulli i islamizmit, i cili nga ana e Perandorisë Osmane gjatë qeverisjes despotike të Sulltan Hamitit, më së shumti kishte manipuluar Shqiptarët dhe strukturat shoqërore feudale dhe konservative brenda tyre, veçmas në Vilajetin e Kosovës dhe atë të Shkodrës, duke i trajtuar “si bastion” në pjesën europiane, ndërkohë që Porta e Lartë, duke pranuar reformat e shumta dhe të ndryshme, të cilat shkonin në dobi të popujve sllavo-ortodoks (pranimi i ekzarkatit bullgar, lejimi i kthimit të administrimit të kishës ortodokse serbe në Kosovë, pastaj hapja e shkollave serbe dhe hapja e konsullatave serbe dhe ruse në Kosovë dhe së fundi edhe pranimi i statusit të kombit serbëve të Kosovës), kishte rrezikuar qenien etnike dhe kombëtare të Shqiptarëve, duke i bërë pre të hapur të shteteve fqinje.
Kjo do të pasqyrohet më së miri nga vitit 1903, kur pas kulmimit të krizës së Maqedonisë, me marrëveshjen e Mynstergut, të lidhur midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë, praktikisht do të pranohet sovraniteti ndërkombëtar mbi pjesën europiane, që do t’ia hapë rrugën krizës së ardhshme, që do të çojë te Luftërat Ballkanike dhe shembja e Perandorisë Osmane.
Në këto rrethana, pra të daljes në pah të krizës së Maqedonisë, e cila ishte e kurdisur nga shtetet sllavo-ortodokse (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria), që me anën përhapjes së kaosit në këto pjesë, veçmas në Vilajetin e Kosovës dhe atë të Manastirit me futjen e çetave “çlirimtare” dhe komitëve, të pengohej çfarëdo autonomie shqiptare, Lëvizja Kombëtare Shqiptare apo një pjesë e saj e pambikëqyrur, për pak do të shkasë nga binarët e përcaktimeve të saj, siç ishte lufta për autonomi përbrenda Perandorisë Osmane, për t’iu bashkuar luftës “çlirimtare” nga Perandoria Osmane me anën e çetave “çlirimtare” dhe komitëve, e cila drejtohej nga Beogradi, Cetina, Athina dhe Sofja dhe në përputhje me interesat e tyre që lidheshin me copëtimin e trojeve shqiptare midis veti. Me këtë njëherë e përgjithmonë duhej të pushonte së ekzistuari çështja shqiptare në Ballkan.
Uverturë e këtij koncepti, ishte Kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 dhe pjesëmarrja e një pjese të Shqiptarëve në të me ç’rast do të dalë në pah se Lëvizja Kombëtare Shqiptare, sipas shembullit të Ilindenit, mund të shkapërderdhej tek çështjet e tjera (ajo sllavo-maqedonase, bullgare, greke po edhe serbe madje) prej nga mund të hiqet nga rendi i ditës tërësi e saj.
Këtë zhvillim do ta pengojë Revolucioni Xhonturk dhe pjesëmarrja e Shqiptarëve në të, kur me Kuvendin e Ferizajt të vitit 1908, ata do të luajnë rolin kryesor në suksesin e tij. Kjo do të paraqesë një kthesë të rëndësishme për zhvillimet e ardhshme, që si do të shihet, Kosova dhe ngjarjet në të si promotor kryesor i tyre, do t’ua hapin rrugën proceseve që do të çojnë te shpallja e pavarësisë kombëtare.
Revolucioni Xhonturk i korrikut të vitit 1908, suksesi i të cilit lidhet ngushtë me Shqiptarët dhe rolin e tyre në Lëvizjen Opozitare të Turqve të Rinj që nga themelimi e deri te akti i fundit, siç ishte Kuvendi i Ferizajt, prej nga Sulltanit do t’i drejtohej ultimatumi që të kthejë kushtetutën, përmbyll kapitullin e gjatë tridhjetë e dy vjeçar të përputhjeve fillestare dhe të shpërputhjeve në vazhdimësi me islamizmin, që do të zhvillohet nën ombrellën e absolutizmit të Sulltan Hamitit.
Nëse fundi i hamitizmit, Shqiptarët do t’i lirojë nga ndeshja e mëtutjeshme me islamizmin dhe kurthin e tij të njohur, megjithatë do t’i ngërthejë me sfidën e osmanizmit, jo më, siç qe menduar, si një patriotizëm i ri shtetëror, që shfaqej nën moton e barazisë, të lirisë dhe të vëllazërimit të të gjithë shtetasve pa dallime besimi, gjuhe dhe etnie, por të centralizmit dhe të nacionalizmit tejet fanatik osman, në emër të të cilit zuri të mohohej pluralizmi kulturor dhe shumësia e identiteteve që ishin njohur deri më atëherë dhe të refuzohet çfarëdo forme e vetëqeverisjes autonome, qoftë që do t’i shkonte përshtati mbetjes së mëtutjeshme të Perandorisë Osmane në pjesën europiane.
Siç do të ndodhë dikur me islamizmin, kur shqiptarizmi do të përfitojë nga përputhjet fillestare me të, ndërsa në saje të asaj që merrej si “shumësi kulturore” do të fillojë lëvrimi i gjuhës dhe kultivimi i traditës pa u konfrontuar me islamin, ngjashëm do të ndodhë edhe me osmanizmin. Me këtë rast, liritë e shpallura prej Xhonturqve rreth barazisë dhe lirisë të të gjithë shtetas-ve osmanë të natyrës politike, shoqërore dhe emancipuese do të mundësojnë që në zgjedhjet e lira parlamentare 26 deputetë shqiptarë të futen në Parlamentin Osman. Ndërkohë që klima e përshtatshme politike gjatë kohës së parlamentarizmit të dytë, do të shfrytëzohet për thellimin e kulturës kombëtare (veçmas gjuhës dhe arsimit). Themelimi i klubeve kulturore, shoqatave si dhe botimi i gazetave shqipe bashkë me botimin e librave, që do t’i dedikohen shkollës shqipe, do t’i japë shtysë të rëndësishme këtij zhvillimi historik.
Kështu mund të thuhet se periudha nga ngadhënjimi i Revolucionit Xhonturk në korrik të vitit 1908 e deri te mesi i viti të ardhshëm, kur do të shuhet përpjekja e dështuar për rrëzimin e Xhonturqve nga pushteti, që do të quhet “kundërrevolucion”, Shqiptarët kaluan nëpër një periudhë të lulëzimit nacional dhe politik ndër më të fuqishmet dhe ndër më të frytshmet gjatë kohës së Perandorisë Osmane.
Gjatë kësaj kohë, përkundër rolit të rëndësishëm në jetën parlamentare, ku deputetet Shqiptarë, krahas mbrojtjes së programit të njohur kombëtar do të marrin edhe rolin e opozitës, në planin emancipues po ashtu, me hapjen e shkollave shqipe dhe të futjes së gjuhës shqipe si lëndë e detyrueshme mësimi edhe në shkollat shtetërore në gjuhën turke si dhe në ato kishtare në gjuhën greke, do të bëhen hapa të mëdhenj të një rëndësie historike, që i shkuan përshtati zgjimit të përgjithshëm kombëtar.
Dhe, padyshim se njëri ndër sukseset më të mëdha në këtë lulëzim nacional, do të jetë mbajtja e Kongresit të Drejtshkrimit në Manastir, në nëntor të vitit 1908. I organizuar nga Klubi i qytetit, mblodhi përfaqësuesit e të gjitha klubeve shqiptare nga brenda dhe jashtë vendit, e ku ishin edhe ato të mërgatës nga Bukureshti, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kongresi i Drejtshkrimit në Manastir mbetet historik jo vetëm për vendimet që mori në planin gjuhësor, duke u përcaktuar për një alfabet të gjuhës shqipe mbi bazat e shkronjave latine, por edhe për unitetin kombëtar që aty u pasqyrua në një plan të gjerë intelektual dhe shoqëror ndër më të fuqishmit, që bëri të ditur qartë drejtimin historik të Shqiptarëve kah kultura dhe civilizimi perëndimor, duke i dhënë njëherësh mbështetje programit politik të Rilindjes Kombëtare rreth krijimit të një autonomie shqiptare brenda Perandorisë Osmane, që nuk do të ishte tjetër pos një shtet shqiptar i cili do të mëvetësohej çastin që ajo do të largohej nga pjesa europiane.
Këtu në të vërtetë do të fillojnë ato që do të quhen shpërputhje dhe kundërshtime të papajtueshme midis Shqiptarëve dhe Xhonturqve, të cilat do të marrin aso përmasash sa qeveria osmane e drejtuar nga Xhonturqit, kur do të humbë luftën për alfabetin shqiptar me shkronja arabe, që do të zhvillohet me një ashpërsi të madhe nga fanatikët e klerit islamist dhe shtresat konservative shqiptare, do t’i kthehet represionit të gjuhës shqipe dhe të arsimit kombëtar, me ç’rast, me dekret shtetëror të majit të vitit 1910 nuk do të mbyllen vetëm gazetat shqipe, klubet shqiptare, por do të mbyllen edhe shkollat shqipe dhe po ashtu gjuha shqipe, si gjuhë mësimi do të nxirret nga shkollat zyrtare turke dhe ato greke.
Në planin politik dhe atë shoqëror, nën devizën e kthimit të rendit dhe të ligjit, Xhonturqit do të fillojnë një fushatë të ashpër kundër vilajeteve shqiptare dhe të drejtës së tyre për vetëqeverisje vendore, që e kishin gëzuar për shekuj. Taksat e reja të rënda, ligji për luftimin e bandave dhe ai i rekrutimit pa dallim feje si dhe çarmatosja e popullatës, do të hapin hendekun e madh të Shqiptarëve me Turqit e Rinj, që do t’u japë shkas protestave dhe kryengritjeve, të cilat do të marrin përmasa të mëdha.
Xhonturqit, të cilët Shqiptarëve, si dhe të tjerëve, u kishin premtuar liri qytetare dhe barazi dhe qytetërim, jo vetëm nuk do të tregojnë kurrfarë mirëkuptimi për kërkesat e tyre të drejta, por do t’u kthehen ekspeditave ushtarake për “të vu rregull”në vilajetet e tyre. Në këtë rrugë ata do të përkrahen nga forcat nacionaliste dhe fanatike në vend, por njëherësh do të përkrahen edhe nga Rusia, e cila do të trimërojë qeverinë osmane që “të çarmatosë Shqiptarët e pabindur” dhe për këtë Petërburgu do të derdhë shuma të caktuara parash, ndërkohë që shtete fqinje të Shqiptarëve (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria,të cilat për pakicat e tyre në vilajetet shqiptare kishin siguruar pozitën e kombeve dhe ato i instrumentalizonin që, vazhdimisht të ankoheshin gjoja për “zullumin arnaut”) kërkonin nga Porta e Lartë masa të rrepta kundër “Shqiptarëve të egjër”, që të çarmatoseshin me dhunë dhe kështu Serbëve dhe të tjerëve t’u mundësohej liria.
Nga ana tjetër, po këto vende, nga ardhja e Xhonturqve në pushtet, do të përpiqen që t’i fusin në lojë disa nga feudalët shqiptarë në Kosovë dhe parinë fanatike, që të luftojnë për kthimin e Sulltan Hamitit. Madje, janë të njohura edhe lidhjet dhe marrëveshjet e Serbisë dhe të Malit të Zi me disa nga krerët Shqiptarë të Kosovës dhe të Malësisë së veriut në Mbishkodër, që t’u fusin armë dhe para për të hyrë në luftë kundër Perandorisë Osmane. Kjo luftë, si do të shihet nga kryengritjet e vitit 1910 dhe 1911, në masë të madhe do të instrumentalizohet nga Beogradi dhe Cetina për qëllimet e veta.
Natyrisht, se “fryma” luftarake e Shqiptarëve në Kosovë dhe Veri si dhe kryengritjet e tyre lokale, që do të nxiten nga Serbia dhe Mali i Zi, do t’i konvenojë edhe Kabinetit të ri Xhonturk, i cili pas shtypje së rebelimit ndaj forcave konservative dhe shfronësimit përfundimtar të Sulltan Hamitit, nga pranvera e vitit 1909 e këndej në Kosovë do të drejtojë repartet ushtarake të komanduara nga gjeneral Shefqet Turgut Pasha që “ta paqësojë” atë.
Konfliktet e armatosura me Shqiptarët, që do të vazhdojnë edhe në vitin 1910 në mënyrë që në vitin 1911 të përhapen edhe në Veri (në Malësinë e Mbishkodës dhe Mirditë),pa marrë parasysh sa dhe si kishin qenë shprehje e kundërvënies masave represive-ushtarake të Xhonturqve dhe sa dhe si kishin qenë edhe shprehje e nxitjes nga Serbia dhe Mali i Zi për qëllimet e tyre të njohura, që do të dalin në pah së shpejti, pas një viti serish do të kthehen në Kosovë, kur edhe do të fillojë kryengritja përfundimtare kundër qeverisjes Xhonturke, por këtë herë ajo do të jetë fryt i përcaktimit të krerëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të cilët në Stamboll, në shkurt të vitit 1912, në Taksin do të merren vesh për të, që me anën e saj të imponojnë arritjen e dy qëllimeve: përmbysjen e regjimit centralist-nacionalist Xhonturk dhe pranimit të autonomisë shqiptare.
Qëllimin e parë Shqiptarët do ta arrijnë në fillim të gushtit, kur do të detyrojnë rrëzimin e qeverisë xhonturke dhe tri ditë më vonë edhe shpërndarjen e parlamentit të sapozgjedhur të dominuar nga Turqit e Rinj. Ndërsa më 18 gusht, me pranimin e Memorandumit prej 14 pikave, të quaj-tur Programi i Hasan Prishtinës, detyruan qeverinë e përkohshme të Gazi Ahmet Myhtar Pashës të pranojë kërkesat e tyre, me anën e të cilave ata fitonin statusin e kombit dhe njëherësh ia hapnin rrugën qeverisjes autonome, apo të asaj që nga jashtë do të shihet si Shqipëri Osmane.
Arritja e madhe shqiptare në Kosovë e gushtit të vitit 1912 shënon ndërlidhjen e parë të suksesshme të bashkëveprimit politik me atë të rezistencës së armatosur si dhe të drejtimit të saj nga një qendër e caktuar kombëtare e udhëhequr nga elita e patriotëve intelektualë, të përfshirë në kuadër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Edhe pse nënshkruesit e Marrëveshjes së Taksimit të shkurtit të atij viti, të drejtuar nga Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, kur do të merret vendimi për kryengritjen e përgjithshme shqiptare – pos Hasan Prishtinës – nuk do t’i kryejnë shumë nga detyrimet e marra sipas marrëveshjes që ajo të ketë përmasat gjithëkombëtare. Veçmas ato që kishin të bënin me ndezjen e kryengritjes edhe në Shqipërinë e Mesme dhe atë të jugut. Megjithatë, vilajetet tjera shqiptare, do të solidarizohen me kryengritjen e Kosovës, qoftë duke u lidhur me të me anën e kryengritjeve vendore, qoftë duke përkrahur platformën e bisedimeve të krerëve të kryengritjes shqiptare të Kosovës në Prishtinë e pastaj në Ferizaj me përfaqësuesin e qeverisë osmane Ibrahim pashën. Madje, edhe Ismail Qemali, i cili fillimisht do të gjendet jashtë vendit me detyrë për të mbledhur armë dhe të holla për kryengritjen dhe për të agjituar politikisht për të, me t’u kthyer në Vlorë, duke u deklaruar në mbështetje të programit politik të Kryengritjes dhe platformës së saj, do të lërë prapa disa deklarata kundërthënëse rreth kërkesave politike, të cilat do t’ia vështirësojnë punën ideatorit të saj kryesor Hasan Prishtinës, që edhe ashtu kishte telashe me rrymën e konservativëve dhe të feudalëve, të cilët në masë të madhe të ndikuar nga prapaskenat e agjentëve serbë që u rrinin pranë, edhe më tutje kërkonin që përmbysjen e qeverisë xhonturke ta kushtëzonin me kthimin në pushtet të Sulltan Hamitit, për të cilin ishin në gjendje që të vazhdonin edhe më tutje kryengritjen pa hezituar që të marshojnë edhe për në Selanik për ta liruar nga internimi me çka rrezikoheshin në tërësi qëllimet dhe kërkesat politike të kryengritjes.
Përballimi i vështirësive të brendshme kur tri rrymat me pikëpamje të ndryshme (feudalët shqiptarë bashkë me fanatikët fetarë – që kërkonin rrënimin e parlamentarizmit dhe kthimin e absolutizmit; opozitarët që kërkonin vetëm rrëzimin e qeverisë “se keqe” dhe zëvendësimin me një “të mirë”, si dhe autonomistët – që kërkonin pranimin e autonomisë shqiptare përbrenda Perandorisë Osmane), do t’ia dalin që të gjejnë gjuhë të përbashkët, siç ishte ajo që do të pasqyrohet në Memorandumin prej katërmbëdhjetë pikash, si dhe suksesi historik i tyre në raport me qeverinë osmane, Shqiptarëve nuk do t’ua lehtësojë punën dhe as që do t’u mundësojë që të gëzojnë frytet e saj. Sepse, krahas me arritjen e marrëveshjes me qeverinë osmane, do të ecin edhe zhillimet për fillimin e luftës së Aleancës Ballkanike me Perandorinë Osmane, e cila shfaqej si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj marrëveshjes së Shqiptarëve me qeverinë osmane. Ndonëse aty autonomia shqiptare nuk theksohej në mënyrë të veçantë, siç ishte paraparë në pesë pikat e “Kuvendit të Junikut”, por ajo dilte nga përmbajtja e saj, kjo ishte e papranueshme për Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat pa u shpërndarë mirë kryengritësit shqiptarë nëpër shtëpitë e tyre, siç pritej, do të futen në luftë me Perandorinë Osmane, luftë këtë që Aleatët Ballkanikë do ta fitojnë pa ndonjë mund të madh, me ç’rast për cak kishin pushtimin dhe copëtimin mes tyre të trojeve shqiptare, siç do të ndodhë në të vërtetë.
Këto zhvillime të paralajmëruara që më parë, të cilat do të tregojnë qëllimet e tyre të vërteta me anën e arritjes së aleancave të ndërsjella ballkanike (fillimisht të Serbisë me Bullgarinë, pastaj të Serbisë me Greqinë dhe së fundi të Greqisë me Bullgarinë) të cilat do të lidhen në periudhën kohore shkurt – maj 1912 dhe do të korrespondojnë me fillimet e kryengritjes shqiptare të Kosovës të pranverës dhe verës së atij viti, do të ndikojnë jo vetëm përmbajtjen e kërkesave të Shqiptarëve (kur do të anashkalohet ajo që theksonte autonominë politike), por ato do të ndikojnë edhe qëndrimin politik të Shqiptarëve ndaj vetë Luftës Ballkanike, e cila për moto do të ketë çlirimin përfundimtar nga pushtimi osman.
Kundruall këtyre rrethanave Shqiptarët do të përcaktohen që të mbrojnë trojet e tyre nga pushtimet e ushtrive fqinje, edhe pse kjo të ndodhur në një front bashkë me ushtritë osmane, i fuste në luftë me fqinjët dhe, në rast humbjeje, i përballonte me rrezikun e ndëshkimit, që ishte paraparë.
Si do të shihet, besimi se përkrah ushtrive osmane, Shqiptarët do të mbrojnë trojet e tyre, do të humbet shpejt, pasi që armata osmane, jo vetëm që nuk do të rezistojë në përputhje me fuqinë që kishte, por me “manovrat” gjoja për t’u rigrupuar në veri kah Shkodra dhe në jug kah Janina, në të vërtetë do t’ua lëshojë frontet ushtrive serbe, malaziase,bullgar dhe greke që me të shpejtë të pushtojnë tokat shqiptare. Historianët e ndryshëm edhe sot kanë dilema çfarë qëndronte në të vërtetë përballë kësaj sjellje të armatës osmane dhe cilat ishin motivet e tërheqjes së saj, kur dihej se ajo ushtarakisht ishte e përgatitur për luftë, ndërkohë që mbajtja e hapur e fronteve të luftës për një kohë pak më të gjatë, jo vetëm që do ta ndryshonte gjendjen në të mirë të saj, por ajo do të pengonte edhe realitetet e reja të krijuara me dhunë, të cilat do t’u shkojnë për shtati planeve hegjemoniste të vendeve sllavo-ortodokse dhe forcimit të Rusisë në rajon?
Rezistenca e njësive shqiptare, si rezervistë apo si vullnetarë, nuk do të mjaftojë që trojet shqiptare të shpëtojnë nga pushtimet. Përkundrazi, tërheqja “taktike” e armatës osmane dhe lënia e forcave shqiptare në vijat e frontit, do të sjellë një tragjedi të paparë. Ushtritë pushtuese (serbe, malaziase, greke dhe bullgare) nga të gjitha drejtimet do t’u vërsulen tokave shqiptare duke masakruar jo vetëm mbrojtësit e pafuqishëm, por që si “hakmarrje” ndaj “rezistencës armike”, do “të gjejnë shkase” për t’iu sulur ushtarakisht popullatës së pambrojtur të Kosovës nga pika e Merdarit e deri në bregdet.
Do të jetë ky gjenocidi i dytë serbo-malazias brenda katër dekadave (i pari gjatë dimrit të vitit 1877/78 me rastin e luftës ruso-osmane kur ushtria serbe do të shfrytëzojë humbjen e forcave osmane për t’u futur në pjesët e Toplicës, të Kurshumlisë e të Prokupës ), që për pasojë do të ketë vrasjen e mbi tridhjetë mijë Shqiptarëve si dhe shpërnguljen e mbi 150 mijë vetash që do të kërkojnë shpëtim në drejtim të Turqisë dhe të zhvendosjes në pjesët e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.
Sidoqoftë, në këto rrethana, kur përkundër rezistencës së Kosovës në luftë me ushtritë pushtuese serbe dhe malaziase, thuajse e gjithë Shqipëria do të pushtohet nga fuqitë e vendeve të Aleancës Ballkanike, ndërkohë që pjesa më e madhe e patriotëve shqiptarë që kishin udhëhequr rezistencën në frontet me Serbinë, Malin e Zi ishin zënë rob nga fuqitë pushtuese (Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi dhe shumë të tjerë, të cilët do të dërgohen në burgun e Beogradit), atyre që kishin mbetur jashtë kësaj tragjedie (Ismail Qemalit dhe të tjerëve që gjatë Kryengritjes së Kosovës, por edhe luftës kundër pushtimeve me forcat serbe dhe malaziase ndodheshin në Stamboll), domosodshmërisht u binte barra që ta merrnin përsipër luftën politike dhe diplomatike për shpëtimin e Shqipërisë.
Kështu, Ismail Qemali bashkë me Luigj Gurakuqin dhe disa të tjerë, në rrugë e sipër për në Vjenë, do t’i drejtohen Bukureshtit, ku do të mbajnë një tubim në të cilin do të bisedohet për fatin e Shqipërisë. Pa u përcaktuar për formën politike të saj, në Bukuresht do të vendoset që Ismail Qemali t’u drejtohet Fuqive të Mëdha, dhe më konkretisht Austro-Hungarisë si mbrojtëse të vetme për përkrahjen dhe shpëtimin e Shqipërisë. Gjatë takimit që do të ketë me ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë, Berhtoldin në Budapest, më 17 nëntor, Ismail Qemali do të marrë garancitë e Vjenës për një Shqipëri të pavarur, e cila duhej shpallur sa më parë, para se çështjet të vendoseshin në tryezën e konferencës ndërkombëtare, e cila parashihej të thirrej në fillim të dhjetorit.
Ajo që do të ndodhë nga 17 nëntori deri më 28 nëntor kur në Vlorë do të shpallet pavarësia e Shqipërisë shënon luftë me kohën për të përballuar rrethanat ndër më të pavolitshme që duhej të parandalonin shpalljen e aktit madhor historik.
Në Vlorë, megjithatë, përkundër shumë përpjekjeve kundër saj, më 28 nëntor 1912, do të shpallet pavarësia e Shqipërisë dhe kështu do të përmbyllet një proces i gjatë i përpjekjeve shumëshekullore të Shqiptarëve për pavarësi dhe liri.
Me këtë rast gjithsesi se ka rëndësi të theksohet ajo që tha Hasan Prishtina:
“Lufta ballkanike u bo shkak që kjo nder e famë t’i mbetet Vlonës e jo Kosovës e në vend të nji Shqypnisë së madhe të bohet nji Shqyni e vogël”.
(Shkëputje nga “Kosova” IV, 2017).

Majlinda Nikçi për rrymat kryesore ideologjike, politike e fetare në Kosovë

1

Nga: Majlinda Nikçi

Rrymat kryesore, idologjike, politike dhe fetare në Kosovë:
1. IDEOLOGJITË (vendore + globale)
Këtu përfshihen botëkuptime jo domosdoshmërisht fetare ose partiake, por që ndikojnë kulturën politike e publike.
A. Liberal-progresivë urbanë
Kush janë? Rinia urbane, aktivistë të OJQ-ve, feministë, aktivistë për të drejtat e njeriut, mbështetës të shtetit laik, pro-BE.
Forca numerike: 15–20%
B. Konservatorë tradicionalë
Kush janë? Shumica e popullsisë që ruajnë vlera tradicionale familjare, kombëtarizëm romantik, respekt për fenë pa radikalizëm.
Forca numerike: 40–50% (baza më e madhe kulturore)
C. Nacionalistë kulturorë (etnokulturorë)
Kush janë? Shtrirë nga patriotët e moderuar deri te ata me theks të fortë etnik; përfshin edhe ata që ndjekin paganizmin kulturor shqiptar.
Forca numerike: 10–15% (rritje sidomos online)
D. Islamistë të moderuar / të rinj me ndikim të Lindjes së Mesme
Kush janë? Grupet që përqafojnë diskurs më të artikuluar islam, jo radikal, por më konservativ se mesatarja.
Forca numerike: 5–8%
E. Radikal-islamistë
Kush janë? Shumë të paktë numerikisht, por me zë të theksuar historikisht.
Forca numerike: 0.5–1%
F. Majtistë socio-ekonomikë (social-demokratë / marksistë të rinj)
Kush janë? Sindikalistë, aktivistë ekonomikë, disa grupe Rinia e VV-së, disa kolektive të majta.
Forca numerike: 8–12%
G. Neoliberalë / teknokratë pro-perëndimorë
Kush janë? Administrata publike, një pjesë e biznesmenëve, ekonomistë të shkolluar jashtë.
Forca numerike: 5–10%
2. BESIMET FETARE (vendorë + globalë)
Këtu hyjnë fetë formale, besimet kulturore dhe rrymat neo-spirituale.
A. Muslimanët tradicionalë (jo-praktikues, kulturorë)
Pjesa më e madhe e popullsisë; ruajnë identitetin, jo domosdoshmërisht praktikimin.
Forca numerike: 70–80%
B. Muslimanë praktikues moderuar
Namaz, xhami, tradita – por jo ideologji fetare militante.
Forca numerike: 15–20%
(Këto dy kategori përputhen, pra brenda atyre 70–80% përfshihet edhe kjo shtresë praktike.)
C. Muslimanë me orientim konservator / selefist
Jo radikalë, por më rreptë fetarë.
Forca numerike: 3–5%
D. Katolikët
Pjesa më e artikuluar intelektuale e komunitetit katolik, plus një prani kulturore historike.
Forca numerike: 3–5%
E. Ortodoksët (kryesisht komuniteti serb)
Forca numerike: 1–2%
F. Ateistë / agnostikë urbanë
Kryesisht në Prishtinë, Prizren, diaspora.
Forca numerike: 5–8%, por shumë më të dukshëm online
G. Paganizëm kulturor iliro-shqiptar
Rrymë në rritje, kryesisht rinia intelektuale, folkoristët, kërkuesit e rrënjëve.
Forca numerike: 1–3%, por shumë më e dukshme në diskurs se numrat realë
3. RRYMAT POLITIKE (vendore + globale)
A. Vetëvendosje – nacional-republikanë progresivë
Përzierje e majtë ekonomike + nacionalizëm kulturor + anti-establishment.
Forca numerike: 35–40% (elektorat aktiv)
B. LDK – centrizëm i vjetër institucional
Pro-BE, i moderuar, por me bazë tradicionale.
Forca numerike: 15–20%
C. PDK – konservatorizëm nacional + rrjet klientelist
Bazë të qëndrueshme sidomos në zonat tradicionale.
Forca numerike: 18–22%
D. AAK / NISMA – nacionalizëm tradicional rajonal
Másiv në Dukagjin dhe disa zona të tjera, por pa ndikim ideologjik të thellë.
Forca numerike: 5–8%
E. Të majtët e rinj (extra-parlamentarë)
Marksistë, feministë radikalë, ambientalistë të majtë.
Forca numerike: 1–2%, por shumë zhurmëmëdhenj online
F. Djathtistët e rinj / nacionalistët etnokulturorë modernë
Me ndikim nga rrymat europiane të djathta identitare.
Forca numerike: 2–4%
4. Përmbledhje — Arkitektura e shoqërisë kosovare
Në Kosovë kemi 4 blloqe të mëdha:
1. Blloku Tradicional-konservator (dominant)
~50% e popullsisë
Mban kulturën, fenë tradicionale dhe stabilizon politikën.
2. Blloku Nacionalist-kulturor (i mesëm)
~20–25%
Nga patriotët klasikë deri te rrymat etnike-kulturore moderne.
3. Blloku Liberal-urban (i mesëm)
~20%
Rritet çdo vit; përbëhet nga rinia e qyteteve të mëdha.
4. Blloku Fetar-ideologjik (i vogël)
~5–10%
Nga islamistët deri te spiritualistët alternativë.

Taksat kryesore në Perendorinë Osmane

1
___
TAKSAT KRYESORE NË PERANDORINË OSMANE
(Lista më e plotë e mundshme, e ndarë sipas kategorive)
—
1. TAKSAT E TOKËS DHE BUJQËSISË
Këto ishin më të rëndat dhe më të shpeshtat:
Tîmar / Miri (taksë tokës)
Öşür (1/10 e prodhimit bujqësor)
Harâç-i zemin (haraç i tokës)
İspençe (taksë për të krishterët – për zotërimin e tokës)
Çift resmi (taksë për njësi toke – çifti)
Bennâk (taksë për familjet pa tokë)
Mücerred (taksë për beqarët)
Resm-i yava (taksë për lopë, qe)
Adet-i ağnam (taksë për delet – bagëti)
Resm-i kovan (taksë për kosheret e bletëve)
Resm-i arı (shihet si variant i mësipërm)
Resm-i bağ (taksë për vreshtat)
Resm-i bağçe (taksë për kopshtet)
Çayır resmi (taksë për livadhet)
Otlak resmi (taksë për kullotat)
Taksë mulliri (Resm-i asiyab)
Taksë ujitjesh (su resmi)
Taksë të korrjes (hasa)
Taksë për mbjelljet e reja (resm-i tanab)
—
2. TAKSAT PERSONALË & JOPRODUKTIVE
Cizye – taksë për të krishterët (kapitacion)
Harâç-i baş – tjetër formë kapitacioni
Bajrak paraja (resm-i bayrak) – në disa krahina shqiptare
Taksë martese (resm-i arus)
Taksë për vejusha (resm-i bive)
Taksë per kopilë (mücerred – për beqarët)
Taksë për divorcin (resm-i talak)
—
3. TAKSAT E TREGTISË DHE QARKULLIMIT
Gümrük – dogana e përgjithshme
Bac (taksë tregtare për mallrat që hyjnë në pazar)
Derbent resmi (taksë për kalimin nëpër grykat)
Taksë për urat (köprü resmi)
Taksë për portet (iskele resmi)
Taksë pazari (pazar resmi)
Damga resmi – taksë vulosjeje / licencimi
İhtisab – taksë mbi dyqanet dhe tregtarët
Taksë karvani (kervan resmi)
Taksë për peshë – kantar para (kantar resmi)
Taksë matjeje – kile para (kile resmi)
—
4. TAKSAT ARTIZANALE & PROFESIONALE
Çdo zejtar paguante diçka:
Taksë zejtarësh (gedik resmi)
Taksë furre (fırın resmi)
Taksë mullixhiu (asiyab)
Taksë kasapi (kasap resmi)
Taksë kovaçësh (demirci resmi)
Taksë dyqanesh (dükkân resmi)
Taksë tregtarësh jomyslimanë (resm-i hirfet)
—
5. TAKSA PE IZOLUARA TË ÇUDITSHME (POR TË VËRTETA)
Taksë për dhitë që futeshin në vreshta (resm-i girban)
Taksë për furrën e bukës (duhan fırını resmi)
Taksë për rrushin e tharë (üzüm resmi)
Taksë për peshqit (balık resmi)
Taksë për kriporen (tuz resmi)
Taksë për drutë e pyllit (odun resmi)
Taksë për kashtën (saman resmi)
Taksë për mjeljen e mjaltit të egër (avcı resmi)
—
6. DETYRIME JO TË KLASIFIKUARA (POR PRAKTIKISHT TAKSA)
Angaria – punë e detyruar (për rrugë, ura, mbledhje drush)
Xhelepi – detyrimi për të dhënë bagëti për ushtrinë
Nizam para – taksë ushtarake
Avârız – tatim i jashtëzakonshëm për luftë
Bedel-i askerî – para në vend të shërbimit ushtarak
—
Sa mund të ishin gjithsej?
Në defterët e krahinave shqiptare (Peshkopi, Prizren, Shkodër, Përmet) zakonisht gjenden 30–50 taksa bazë, por kur numërohen:
taksat sezonalë,
taksat profesionale,
taksat lokale,
taksat e jashtëzakonshme,
dhe dënimet financiare (që praktikisht ishin taksa),
numri real shpesh i kalonte 80.

Gjenevë: Festë madhështore për Ditën e Flamurit me mbi 1 100 pjesëmarrës

2

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Gjenevë, 22 nëntor 2025 – Në sallën “Salle des Fêtes des Avanchets” në Vernier (Gjenevë) u mbajt një ndër manifestimet më të mëdha të mërgatës shqiptare në Zvicër, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme: mbi 1 100 pjesëmarrës të të gjitha moshave, prindër, nxënës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave kulturore e sportive.

Organizatorë të festës ishin shoqatat: LAPSH “Naim Frashëri”, Komuniteti Shqiptar, Ansambli “Gëzuar”, Rinia Contact, FC Kosova, Shoqata Zhegra dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë, të cilat për vite me radhë mbajnë gjallë traditat e komunitetit.

Diplomatët shqiptarë dhe autoritetet zvicerane nderojnë manifestimin

Festa u nderua nga përfaqësues diplomatikë të Republikës së Kosovës:

  • Z. Mentor Latifi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Zvicër
  • Znj. Floreta Kabashi, Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Nga autoritetet zvicerane morën pjesë:

  • Thierry Apotheloz, Kryetar i Qeverisë së Kantonit të Gjenevës
  • Anne Kleiner, Kryetare e Komunës Onex
  • Martin Staub, Kryetar i Komunës Vernier
  • Mathias Buschbeck, Drejtor komunal i Vernier
  • Philippe Rochetin, Drejtor komunal i Komunës Plan-les-Ouates

Prania e tyre vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në jetën shoqërore të Kantonit të Gjenevës.

Fëmijët e shkollës shqipe hapin programin

Programi u prezantua nga studentët Dhurata Zeneli dhe Valton Hyseni, të cilët, me një shqipe të pastër e të rrjedhshme, dhanë tonin solemn të mbrëmjes.

Më pas, skena iu dha nxënësve të shkollës shqipe të Gjenevës. Himni i Flamurit, i interpretuar prej tyre, emocionoi të pranishmit. Nga 260 fëmijë sa ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Gjenevë, rreth 40 prej tyre ishin pjesë e programit. Ata kënduan e recituan për Shqipërinë, për flamurin, për atdheun – duke dëshmuar se trashëgimia shpirtërore mbetet e gjallë edhe larg vendlindjes. Programi shkollor u prezantua nga nxënëset e mrekullueshme Mjalta Kryeziu dhe Hareja Haxhiu. Pjesa shkollore u përgatit nga mësueset: Lumnije Emini, Brikena Osmani, Hana Bilalli, Fatime Bllaca dhe Antigona Haxhiu. Për punën e tyre të palodhur, meritojnë mirënjohje të veçantë.

Mesazhe urimi dhe program i pasur artistik

Në emër të Këshillit Organizativ, Mejreme dhe Anisa Ibrahimi përshëndetën të pranishmit.
Kulmin e mbrëmjes e dha fjala përshëndetëse e Ambasadorit Mentor Latifi, i cili theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe integrimin e mërgatës në shoqërinë zvicerane. Fjalimi i tij u prit me respekt dhe emocione!

Programi artistik vijoi me valle nga “Rinia Contact”, një shoqatë me traditë 28 vjeçare. Nën koreografinë e mjeshtrit prizrenas Gëzim Sërtollaj, u interpretuan “Vallja e Bilbilit”, “Motiv Tropoje”, “Vallja e Vashave” dhe premiera “Vallja e Zambakut”, të cilat u pritën me duartrokitje të gjata.

Në skenë performuan edhe Ansambli  “Gëzuar” valltaret dhe valltarët sollën një energji të fuqishme me vallet e tyre përgatitur me përkushtim, duke e mbushur sallën me ritme tradicionale dhe atmosferë të këndshme festive.

Pas tyre, grupi “Hareja” sjell një dimension tjetër artistik shumë emocional dhe me interpretim të përsosur, të përkushtuar dhe pjesë koreografike që i dhanë mbrëmjes një shkëlqim të veçantë.

Mirënjohje për studentët shqiptarë të diplomuar

Një pjesë e veçantë e mbrëmjes ishte ndarja e mirënjohjeve për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë këtij viti, Klubi të futbollit FC Kosova-Gjenevë, fitoj kupën e Klubeve Shqiptare në Evropë, mbajtur në Dyseldorf dhe Ansamblit “Gëzuar” që ishte fitues në  Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar në Lausane. Mirënjohjet u dhanë nga kryetari i Komunitetit Shqiptar, z. Nasuf Nuhiu.
U nderuan me mirënjohje: Fitore Ibrahimi, Blerinë Fazliu, Donit Selimi, Antigona Sadiku, Puhiza Shala, Vanesa Lika, Mirlinda Sylejmani dhe Valon Kurteshi.

Programi u mbyll me këngëtaren e dashur Shqipe Abazi, e cila solli atmosferë festive deri në orët e vona.

Mbrëmja përfundoi me mikpritjen tradicionale shqiptare

Pas programit, të pranishmit u shërbyen me gatime tradicionale shqiptare, ndërsa bisedat, urimet dhe gëzimi i përbashkët krijuan atmosferën e një feste të mirëfilltë familjare dhe rinore.

Manifestimi i 28 Nëntorit 2025 në Gjenevë u vlerësua si ndër festimet më të bukura dhe më të organizuara të komunitetit shqiptar në Zvicër, duke lënë mbresa të forta tek të gjithë pjesëmarrësit.

Gjenevë, 23, 11. 2025

28 Nëntori – Dita e Flamurit, kur flamuri kuqezi valon si shenjë e lirisë dhe e unitetit tonë

0
Sarë Gjergji, Stubëll, Viti
___
Në këtë ditë të shenjtë, kur flamuri kuqezi valon si shenjë e lirisë dhe e unitetit tonë, kthehemi te vargjet e “Himnit të Flamurit” të Asdrenit — një nga tekstet themelore që kanë ushqyer ndërgjegjen shqiptare.
Në vend të një urimi të zakonshëm, sot sjell një përpjekje për të analizuar tekstin e Himnit Kombëtar.
Gëzuar Festën e 28 Nëntorit! Rroftë Flamuri!
“HIMNI I FLAMURIT”: STRUKTURA POETIKE DHE IDEOLOGJIA E IDENTITETIT KOMBËTAR
Në vend të hyrjes
“Himni i Flamurit” i Asdrenit zë një vend qendror në korpusin e poezisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe konsiderohet një tekst themelor në procesin e artikulimit të identitetit kulturor e politik të shqiptarëve në fillimshekullin XX. Si poezi me funksion të dyfishtë—estetik dhe programatik—ajo integron elemente simbolike, ideologjike dhe retorike, duke shërbyer si një dokument poetik që i paraprin pavarësisë shtetërore dhe kodifikon një ethos të ri kombëtar. Analiza e mëposhtme synon të shqyrtojë strukturën letrare dhe dimensionet diskursive të veprës, në mënyrë që të nxjerrë në pah mekanizmat përmes të cilëve poezia kontribuon në formësimin e ndërgjegjes kolektive.
1. Simbolika e flamurit dhe hapësira semiotike e bashkimit
Vargu hapës “Rreth flamurit të përbashkuar” përfshin një simbolikë me natyrë integruese. Flamuri shfaqet si shenjë qendrore që përmbledh një univers të gjerë kuptimor: identitetin, sovranitetin, kujtesën historike dhe aspiratën politike. Në aspekt semiotik, ai funksionon si simbol total, një nocion i përbashkët i kulturës kolektive, njëkohësisht emblema e një etno-narrative shpëtimtare.
Nga pikëpamja stilistike, hapja me një strukturë anaforike dhe me paralelizëm sintaksor krijon një efekt ritmik që i jep tekstit karakter liturgjik, duke e shndërruar atë në një formë rituale të performimit identitar.
2. “Besa” si kategori kulturore dhe nocion etik
Asdreni e ndërton moralin e poezisë mbi konceptin e besës, një kategori kulturore me funksion normativ dhe performativ në shoqërinë shqiptare. Fraza “të lidhim besën për shpëtim” e vendos angazhimin kolektiv në një nivel etik që i paraprin politikës. Në këtë kuptim, besa nuk shfaqet si akt social i izoluar, por si institucion moral që strukturon marrëdhëniet brenda komunitetit dhe kodifikon vlerat e bashkëndjesisë kombëtare.
Në teori të kulturës, një kategori e tillë konsiderohet pjesë e etnopsikologjisë shqiptare, duke shërbyer si mekanizëm i kohezionit dhe i konsolidimit të identitetit brenda një projekti kombëtar.
3. Ndërtimi i arketipave etike: tradhtari dhe dëshmori
Poezia ndërton dy arketipa të polarizuar, të cilët përforcojnë një etikë kolektive të angazhimit:
• tradhëtari, i përjashtuar nga komuniteti moral dhe i asociuar me elementin disociues e destruktiv,
• dëshmori, i ngritur në status sakral dhe i identifikuar me flijimin si akt themelues.
Nëpërmjet kësaj strukture dualiste, poezia ngre një model normativ të qartë që i shërben funksionit të mobilizimit dhe i jep rendit moral një formë të qëndrueshme. Ky lloj polarizimi është karakteristikë e diskursit poetik të Rilindjes, i cili synon ndërtimin e një etike publike.
4. Atdheu si subjekt moral dhe politik
Në strofën e tretë, atdheu konceptohet jo si nocion abstrakt, por si subjekt moral që i kërkon individit veprim. Foljet “do t’i mbajmë”, “të mbrojmë” dhe “s’i ndajmë” i japin tekstit një dimension akti, duke e lidhur identitetin kombëtar me përgjegjësinë individuale.
Në këtë rrafsh, poezia mund të lexohet si një formë e retorikës së ndërgjegjes kombëtare, ku të drejtat dhe detyrimet paraqiten të ndërvarura. Atdheu shfaqet si instanca supreme e përgjegjësisë morale, ndërsa armiku paraqitet si element përjashtues i rendit etik.
5. Dimensioni metafizik dhe legjitimimi hyjnor i kombit
Strofa e fundit fut një dimension metafizik përmes vargjeve:
“Se Zoti vetë e tha me gojë
që kombet shuhen përmbi dhé…”
Këtu Hyjnorja shërben si instancë legjitimimi, duke e ngritur kombin në një status të përhershëm ontologjik. Kjo qasje përkon me logjikën e metanarrativave kombëtare, në të cilat pavdekësia e komunitetit kombëtar justifikohet përmes një autoriteti transcendent. Në këtë mënyrë, teksti krijon një ndjesi të qartë të teleologjisë historike.
6. Ritmika, figura retorike dhe dimensioni performativ i vargut
Një nga cilësitë më dalluese të poezisë është ritmi marshues, i realizuar përmes:
• përsëritjeve anaforike,
• paralelizmit sintaksor,
• kadencës bipolare të vargjeve (“po vdes, po vdes…”),
• dhe strukturës mantrike (me ritëm të përsëritur dhe efekt sugjestionues).
Kjo ritmikë i jep poezisë karakter performativ, duke bërë që vargu jo vetëm të përshkruajë, por edhe të prodhojë emocionalitet dhe mobilizim. Në teorinë e diskursit, kjo mund të lexohet si një akt thënës-veprues, që synon të gjenerojë veprim—të thërrasë në bashkim, qëndresë dhe sakrificë.
Në vend të përfundimit
“Himni i Flamurit” përfaqëson një ndër tekstet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, ku bashkohen simbolika kombëtare, etika kolektive, metafizika e identitetit dhe mekanizmat stilistikë të retorikës mobilizuese. Si vepër e Rilindjes, ai shërben njëkohësisht si dokument estetik dhe tekst ideologjik, duke pasur një rol të dallueshëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare. Në rrafsh akademik, poezia mund të konsiderohet model i poetikës funksionale, ku estetika dhe politika veprojnë në marrëdhënie simbiotike për të ndërtuar një vizion të qëndrueshëm të identitetit kolektiv.
Aleksander Stavri Drenova – Asdreni
HIMNI I FLAMURIT
Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshir’ e një qëllim,
të gjithë atij duke iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë nuk frikësohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t’i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne s’i ndajmë;
këtu armiqtë s’kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
që kombet shuhen përmbi dhé,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!

Ku ishte profesor Milazimi kur shkau Radovan u ba Ridvan (pra vlla musliman)

2
Nga: Mevi Rafuna
___
Çështja e pagëzimeve apo rikthimi tek rrënjet, është personale mirëpo dalja e islamit nga shtrati (siç tha Kadri Kryeziu) është urgjencë shtetërore.
Askujt nuk i bënë përshtypje asgjë, derisa veprimet e tua,cenojnë lirinë e tjetrit.
Profesori që ligjëron gjuhën dhe letërsinë shqipe, duhet ta këtë parasysh rolin fundamental të priftërinjëve katolik shqiptarë,në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.
At Gjergj Fishta e ka shtyp në letër barrën e dhimbjes dhe vuajtjes së tej shekujve, të këtij kombi herë nër turq e herë nër shkja.
“Ma mirë n’vorr me  u kja për mallë se nër shkja me ndje për t’gjallë”.
Mirëpo këto vargje nuk kanë kuptim kur shkjau Radovan bahet Ridvan ( pra vlla musliman).
Hurmet arabe dhe sponzorat e tyre, i shfrytëzuan plagët e një populli të dal vetëm jo nga lufta dhe gjenocidi, por nga një pushtim shekullor i shkijeve.
Në çdo fshat të Kosovës u ndërtuan një apo më shumë xhami edhe kur populli ishin kundër.
Xhamijat  meten thatë dhe rijnia emigroi në Europë apo nëpër botë.
Profesor Milazimi kurrë nuk foli për turpin e pasluftës,propagandën për luftën e Sirisë kur shumë të rinjë ranë pre e saj dhe e lanë kryet atje, shumë familje u shkatërruan dhe ato gra që shpëtuan në kampet e Sirisë na u rikthyen në atdhe, me kopila të mercenarëve rus.
Islami politik nuk ka vend në kulturën dhe traditën shqiptare. Ashtu siç nuk ka vend as në institucionet shtetërore.
Radovani me Shefqetin, vëllaun e tij musliman…!
Kryeimami Tërrnava, na kërcënoi tha “kujt nuk i pëlqejnë xhamijat le t’ja m’synë Beogradit.
Lufta për liri nuk ishte që në trojet tona ta rikthejmë fantazmën e Perandorisë Osmane. Ata që thonë se në Kosovë janë 95%muslimanë janë duke folur me gjuhën e Millosheviçit.
Në Dardani janë 95% shqiptarë, gjatë luftës nuk e sheh as edhe një femër të re me shami apo Feregje.

Çështja e shamisë është pagesë mujore dhe nuk ka të bëj asgjë me traditën shqiptare.

Dardan Gashi, në Kosovë nuk ka islamofobi, por shqiptarofobi, dhe kjo shqiptarofobi predikohet në xhamitë e Kosovës

1
Nga: Blerim Nika
___
Dardan A Gashi, rastin që paske paraqitur në publik është i shëmtuar dhe i papranueshëm, por mënyra si paske tentuar ta përdorësh është edhe më e rrezikshme. Një huligan që ofendon në rrugë nuk përfaqëson askënd tjetër përveç vetes. Të tentosh ta lidhësh një individ anonim me një Lëvizje, me profesorë universiteti apo me kritikët e Islamit Politik tregon qartë se ku e ke synimin, jo shqetësimin. Mos u mundo të ngresh paralele të paqena për ta shndërruar një incident të izoluar në armë politike. Ajo që po bën është manipulim narrativ, jo mbrojtje familjare.
Në Kosovë nuk ka islamofobi, por shqiptarofobi, dhe kjo shqiptarofobi predikohet në xhamitë e Kosovës nga imamë që i përçmojnë vlerat tona kombëtare, që e përqeshin shqipen, flamurin, Gjergj Kastriotin, Nënën Terezë dhe Rilindjen kombëtare. Për këtë fenomen ti nuk thua asnjë fjalë. Në vend që të flasësh për problemin real, gjen një rast të vetëm dhe e përdor për ta sulmuar tërë shoqërinë dhe për të mbrojtur Islamin Politik, i cili ka probleme serioze të brendshme me narrativat anti-shqiptare. Islami politik në Kosovë sot nuk është thjesht praktikë fetare. Ai është vazhdimësi ideologjike e narrativës osmane, e cila historikisht ka qenë antishqiptare, anti–shqiptarizim, anti–identitet, anti–gjuhë, dhe anti–kulturë evropiane të shqiptarëve.
Është interesante edhe diçka tjetër: si aktivizoheni menjëherë ju islamistët e radikalizuar sa herë vjen Nëntori, muaji më i shenjtë i shqiptarëve. Sikur në çdo 28 Nëntor t’ju kapë një alergji e veçantë ndaj vlerave të kombit. Kjo thotë shumë më tepër për ju sesa për këdo tjetër.
Nëse të intereson drejtësia, merre rastin konkret te Policia. Por mos e përdor një fëmijë dhe një incident të vetëm për të hedhur baltë mbi ata që mbrojnë identitetin shqiptar nga infiltrimi i ideologjive të huaja. Kjo sjellje nuk është as e sinqertë, as e ndershme.
Më 27.11.2025

Një përkujtim për Xheladin Rekaliun, me rastin e 26-vjetorit të kalimit në amshim

0
  • NËNTOR KRENARIE!

(Kushtuar z. Xheladin Rekaliut, me rastin e 26-vjetorit të kalimit në amshim)

Më 27 Nëntor 1968, u dha fjalë e u lidh besë – i gjithë Llapi u ngrit në protestë.
Të nesërmen, me të gdhirë ditë e re, u vërshua Prishtina nga djem petritë e vasha sokolesha.
Fuqishëm jehoi zëri i Osman Dumoshit, Selatin Novosellës, Xheladin Rekaliut, Adil Pirevës, Skënder Kastratit, Hasan Dërmakut, Ilaz Pirevës, Afrim Loxhës e Skënder Muçollit me shokë.

Mirë se erdhët, vëllezër e motra, nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri, Medvegja, Presheva, Bujanoci, Ulqini, Kraja, Plava, Gucia, Gruda, Pazari i Ri dhe mbarë Kosova!

Xheladin Rekaliu

Sot, në këtë ditë të shenjtë, jemi betuar në nderin dhe guximin e Hasan Prishtinës,
në lavdinë dhe qeleshen fanar drite të Isa Boletinit.

Duam shkolla dhe universitete në gjuhën e shenjtorëve tanë – Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Budi, Naum Veqilharxhi e At’ Gjergj Fishta.
Duam flamurin e Kastriotit, me shkabë që çdo shqiptar e ndien si nënë e babë.

Kujtojmë Fazli Grajçevcin e Shaban Shalën, që me tortura çnjerëzore iu mor jeta vetëm pse mbrojtën gjuhë dhe flamur.
Emrat e tyre s’do të harrohen kurrë!

Kërkojmë lirimin e Adem Demaçit, udhërrëfyesit dhe motivuesit tonë.
Kërkojmë ndërprerjen e dhunës ndaj Ramë Govorit, Hazir Shalës, Kadri Osmanit, Teki Dervishit dhe Metush Krasniqit.

Le të tundën Danubi, Sava e Drina!
Le të ndizet flakë Prishtina!
Mjaft u bëmë urë,
mjaft vuajtëm porsi gjarpri nën gurë!

Na u morën tokat,
na u lanë të zbrazëta sofrat,
na u dogjën shtëpitë,
na u shkatërruan qiparis e varre!

Siberiano-shumadianët, në tokën tonë iliro-dardane,
po mundohen të na nënshtrojnë – ose të na zhdukin fare.
Por ka ardhur koha t’i dalim zot vetvetes!

Mjaft punuam sharrëxhi, oxhakfshirës, pastrues rrugësh e mullisë.
Adem Demaçi, trim me fletë edhe pse i ndrydhur vetmie,
nga burgu skëterrë i Pozharevcit dha kushtrimin:

“Le të valojë lirshëm Flamuri Kuq e Zi!
Le t’i mbushin shkolla e fakultete rinia!
Le të rrojë Shqipëria!”

U alarmua Beogradi, u tërbua Serbia.
Sërbi, malazezi, maqedonasi – dreqi dhe i biri –
shfrynë mllefin shovin mbi shqiptarë.

Në altarin e lirisë ra Murat Mehmeti, ende fëmijë,
që etje të madhe ndiente për të shtrenjtën Liri.

Në gjak u la Prishtina.
Por për asnjë çast nuk u zmbrapsën këta djem trima.

Nëntori i ’68-ës – formulë pagëzimi!

Nëntor Universiteti!
Nëntor Flamuri, Arbënor!
Nëntor Plisi, si dëbora në majat e Sharrit!
Heroizëm i paparë rinie!
Nëntor dinjiteti!
Nëntor lavdie!

ARIF EJUPI
Gjenevë, 27 Nëntor 2025 

Në këtë shkrim përkujtimor, autori Arif Ejupi rikthen në kujtesën figurën e Xheladin Rekaliut, një prej bartësve të demonstratave të mëdha të nëntorit 1968,ngjarje që shënoi ringjalljen e vetëdijes kombëtare shqiptare në Kosovë.
Me gjuhë poetike dhe zemër të ndezur, autori e përjetëson atë brez idealistësh që ngritën zërin për gjuhën, flamurin dhe dinjitetin kombëtar, duke u bërë themel i lirisë që do të vinte tri dekada më vonë.
Ky tekst është një himn i kujtesës, lavdisë dhe krenarisë shqiptare.