Kreu Blog Faqe 4

Përpellac i lashtësisë

PËRPELLAC I LASHTËSISË

Poezi

Dikur,
me burra të ndershëm e gra fisnike,
me djem të bukur e të hareshëm,
me gocat porsi kanarina,
me krojet e kristalta të Katrojëve,
ku shuanim etjen
kur kullosnim bagëtinë.

Doriu hingëllonte
te Ura e Kojelit,
Laroi bërlykej në Kërshaja,
Ugiçi tundte kambanën
dhe i printe tufës
drejt livadheve të Orlishtës,
si të ishte epror.

Vajzat luanin guralec,
djemtë lojën e sokolit.

Kur bënte vapë,
delet nën hijen e lisave
mrizonin,
kurse ne,
sikur në kor,
këngës ia thoshim.

Kishim një shkollë të vogël,
vetëm me dy dhoma
e një hajat,
në një bregore.

Edhe pse në klasë kishim vetëm
dërrasën e zezë
dhe shkumësin,
ndiheshim të kënaqur,

sepse kishim mollët,
ftonjtë, dardhat,
kumbullat, qershitë,
thanat e lajthitë,

si dhe aromën e këndshme
të blinjve
e mjaltin e bletëve.

Sot,
Përpellac i stuhive e shtrëngatave,
ke mbetur pa njeri;

asnjë oxhak
nuk nxjerr më tym,
vetëm zogjtë
të bëjnë roje mbi Kapi.

Kur më kap malli,
shkoj te Fusha e Gurit,
kërkoj gjurmët e hapave
të mësuesit Qazim Uka

dhe zilen e shkollës,
në duart e shtëpiakut
Shaqir Beqiri,
e imagjinoj,
teksa na thërriste
për rreshtim.

Emocionohem
dhe qaj
porsi fëmijë jetim.

Rini e ndritur, rini,
kthehu në Përpellac,
në tokën e Miftar Zejnullahut
e Skënder Zejnullahut,
Ferat Aliut, Bekim Manit
dhe dëshmorëve të tjerë,

që e mbrojtën me gjak
nga kriminelë,
çetnikë e neofashistë.

Përpellac i lashtësisë,
arterie lidhëse,
që shpie në Kurshumli e Nish
të Shqipnisë së Vjetër.

Sikur ty të bukur
s’gjej askund tjetër.

Arif Ejupi, Gjenevë, 24 qershor 2010 

Shënim autorial : Përpellaci për mua nuk është vetëm një emër vendi.
Është një kujtim që merr frymë, një copëz historie familjare dhe një urë që më lidh me nënën time të ndjerë.

Në ato kroje, livadhe, shtigje, lisa e bregore jetojnë ende kujtimet e një kohe që nuk kthehet më. Aty mbetën zërat e fëmijëve, tingulli i ziles së shkollës, hingëllima e kuajve, kambanat e bagëtive, kënga e barinjve dhe aroma e blinjve.

Mbetën edhe emrat e njerëzve që e deshën, e punuan dhe e mbrojtën atë tokë. Këtë poezi e kam shkruar si një përulje para kujtesës së tyre dhe si një homazh për vendlindjen e nënës sime.

Në çdo varg ka mall, dhimbje dhe dashuri për një vend që sot është më i heshtur, por që në shpirtin tim vazhdon të jetë i gjallë. Sa herë e kujtoj Përpellacin, më duket sikur rikthehem për një çast në një botë të humbur, por assesi të harruar.

Prishtina duhet ta nderojë Bogdanin, jo ta glorifikojë pushtuesin; xhamia tek “Muzeu i Kosovës” të bëhet “Muzeu Pjetër Bogdani”

0
PROPOZIM
___
XHAMIA TEK MUZEU I KOSOVËS TË BËHET “MUZEU PJETËR BOGDANI”.
___
Nëse Pjetër Bogdani gjykohet sot pse u ngrit kundër Perandorisë Osmane, atëherë është koha që edhe pushtimi osman të quhet dhe të kujtohet me emrin e vet: pushtim.
Aty të ngrihet shtatorja e Pjetër Bogdanit, si simbol i rezistencës shqiptare dhe i kujtesës së një populli që nuk e humbi identitetin nën pushtimin osman.
Jo kundër fesë. Jo kundër shqiptarëve myslimanë.
Por kundër romantizimit dhe glorifikimit të pushtimit me qëllim fshirjes së historisë.
Prishtina duhet ta nderojë Bogdanin, jo ta glorifikojë pushtuesin.

Nikollë Shabanaj, Halil Maxharraj, Hysen Bashota dhe deputet të tjerë, janë heronjt institiucional të Republikës së Kosovës

Lekë Mrijaj, Klinë

Historia e një shteti nuk fillon vetëm ditën kur ngrihet flamuri shtetëror apo kur arrijnë njohjet ndërkombëtare. Por, ajo nis shumë më herët, pikërisht atëherë kur një popull arrin ta shndërrojë aspiratën për liri në vullnet politik, vullnetin në përfaqësim, ndërsa përfaqësimin në të drejtë dhe institucion.

Në këtë këndvështrim timin analitik e shoh 7 shtatorin e vitit 1990, Kushtetutën e Kaçanikut dhe plejadën parlamentare që mori mbi vete një prej përgjegjësive më të mëdha politike të kohës. Brenda atij brezi intelektualësh dhe veprimtarësh qëndrojnë edhe tre përfaqësues të Klinës: Nikollë Shabanaj (1931–1999), Halil Maxharraj (1926–Bashota dhe Hysen Bashota (1925–1995), së bashku me deputetët e tjerë pjesëmarrës.

Prania e tyre në këtë histori nuk mbështetet vetëm në kujtesën lokale apo në dëshmitë institucionale të Kosovës. Emrat e tyre janë dokumentuar nominalisht edhe në literaturën akademike në gjuhën angleze. Në studimin The Political Movement for the Republic of Kosovo – July 2, 1990, në tabelën “Delegates of the Constitutional Declaration of July 2nd”, në faqen 168, të tre figurojnë në listën e delegatëve: Hysen Bashota, nr. 43; Nikoll Shabani, nr. 95; dhe Halil Maxhari, nr. 96. Format Shabani dhe Maxhari janë ato që përdoren në këtë burim akademik, ndërsa në burimet biografike hasen edhe trajtat Nikollë Shabanaj dhe Halil Maxharraj. Kështu, përfaqësuesit e Klinës dokumentohen së bashku nominalisht në një botim akademik në gjuhën angleze, në lidhje të drejtpërdrejtë me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990.

Për mua, deputetët klinas, së bashku me deputetët e tjerë pjesëmarrës, përbëjnë hallkën e parë të heronjve institucionalë në themelet e Republikës së Kosovës: njerëzit që, në një kohë kur Republika ende nuk kishte fuqinë t’i mbronte, patën guximin ta mbronin idealin e saj me mandat, votë dhe Kushtetutë.

Heroizmi në historinë e një kombi nuk shkruhet vetëm në fushëbetejë. Ekziston edhe heroizmi qytetar e institucional: të votosh kur vota mund të të kushtojë lirinë; të nënshkruash kur nënshkrimi mund të sjellë përndjekje; ta mbrosh mandatin kur institucioni yt mbyllet me forcë. Deputetët e vitit 1990 u gjendën pikërisht përballë kësaj prove.

2 korriku dhe 7 shtatori 1990 janë dy gurë të së njëjtës urë historike. I pari artikuloi politikisht Republikën e Kosovës, ndërsa i dyti i dha asaj trajtën kushtetuese. Menjëherë pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, autoritetet serbe, më 5 korrik, shpërndanë Kuvendin dhe organet ekzekutive të Kosovës. Por mbyllja e dyerve të institucionit nuk e mbylli vullnetin politik të përfaqësuesve shqiptarë të asaj kohe. Pushteti mund ta mbyllte një sallë, por nuk mund ta mbyllte një ide që tashmë kishte zënë rrënjë në ndërgjegjen politike të popullit. Dhe kështu erdhi 7 shtatori 1990.

Në rrethana të jashtëzakonshme dhe nën kërcënimin e represionit serb, delegatët e Kuvendit të shpërndarë u mblodhën fshehurazi në Kaçanik. Aty u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duke i dhënë aspiratës politike për Republikë një trajtë të organizuar kushtetuese.

Edhe dokumentacioni i paraqitur vite më vonë në procedurën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë e dëshmon këtë zhvillim historik. Në parashtresën e Republikës së Polonisë përmenden akti i 7 shtatorit dhe Kushtetuta e Kaçanikut, ndërsa edhe parashtresa e Serbisë, megjithëse nga një pozicion juridik krejtësisht i kundërt, evidenton mbledhjen e delegatëve dhe miratimin e Kushtetutës. Kjo përputhje faktike ndërmjet burimeve me interpretime të kundërta i jep 7 shtatorit një peshë të veçantë dokumentare. Vlerësimet juridike mund të ndryshojnë, por fakti historik mbetet: deputetët u mblodhën dhe, në kushte të jashtëzakonshme, i dhanë aspiratës për Republikë trajtën e një akti kushtetues.

Njëkohësisht, edhe International Crisis Group, në raportin Kosovo Spring, e regjistron 7 shtatorin si ditën kur delegatët e Kuvendit të shpërndarë u mblodhën fshehurazi në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën që e afirmonte Kosovën si republikë sovrane brenda Jugosllavisë.

Për hir të saktësisë historike, kjo nuk ishte ende pavarësia e plotë shtetërore dhe juridike e 17 shkurtit 2008. Ishte, megjithatë, një etapë vendimtare në rrugën që, nga kërkesa për Republikë, do të kalonte drejt vetëvendosjes dhe, shumë vite më vonë, drejt shtetit sovran e të pavarur.

Autori i shkrimit Lekë Mrijaj

Kaçaniku, prandaj, nuk ishte një seancë parlamentare e zakonshme. Nuk kishte gardë shtetërore, protokoll diplomatik apo sigurinë e një parlamenti të lirë. Kishte fshehtësi, kërcënim dhe pasiguri. Por kishte diçka që pushteti nuk mund ta shpërndante me dekret: vullnetin për Republikën. Deputetëve ua kishin marrë sallën, por jo mandatin; ua kishin mbyllur institucionin, por jo ndërgjegjen. Përballë forcës vendosën Kushtetutën; përballë nënshtrimit politik, Republikën. Edhe çmimi i këtij veprimi ishte real.

Sipas dokumentimit të International Crisis Group, vetëm dhjetë ditë më vonë, më 17 shtator 1990, 111 delegatë dhe gjashtë anëtarë të Qeverisë së Kosovës u akuzuan lidhur me aktet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit. Human Rights Watch/Helsinki Watch ka dokumentuar gjithashtu klimën e rëndë të represionit në Kosovën e fillimit të viteve nëntëdhjetë: arrestimet, presionin policor, largimin e shqiptarëve nga institucionet dhe vendet e punës, si dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut. Në atë atmosferë, vota merrte një kuptim tjetër. Nuk ishte vetëm procedurë parlamentare; ishte qëndrim, rrezik dhe përgjegjësi historike.

Pikërisht këtu i vendos edhe tre përfaqësuesit e Klinës: jo të shkëputur nga deputetët e tjerë dhe as mbi ta, por si pjesë të së njëjtës plejadë parlamentare që nuk pranoi që shpërndarja e Kuvendit të shndërrohej edhe në shpërndarje të aspiratës për Republikë.

Në këtë kuptim, përfaqësuesit klinas, së bashku me kolegët e tyre, mbeten hallka e parë e heronjve institucionalë të Republikës së Kosovës. Heroizmi i tyre ishte heroizëm i mandatit, i votës dhe i Kushtetutës. Ata nuk e kishin ende pas vetes shtetin sovran e të pavarur; e kishin përpara si ideal. Nuk e kishin Republikën si fuqi që mund t’i mbronte; e kishin si amanet historik që duhej mbrojtur.

Historia që pasoi dëshmoi se Kaçaniku ishte një hallkë themelore, por jo fundi i rrugës. Referendumi i vitit 1991 e çoi më tej kërkesën për vetëvendosje. Në vitet pasuese u ngrit sistemi institucional paralel. Studiuesi britanik Howard Clark, në veprën Civil Resistance in Kosovo, e ka analizuar këtë organizim si një formë të gjerë të rezistencës civile, përmes së cilës shqiptarët e Kosovës mbajtën gjallë jetën politike, arsimore dhe shoqërore jashtë strukturave të kontrolluara nga Beogradi.

Ishte, në një kuptim më të gjerë, një popull që përpiqej ta mbante ndezur kandilin e shtetësisë, ndërkohë që rreth tij frynte era e represionit.

Pastaj erdhi etapa më e rëndë dhe më e përgjakshme: lufta e viteve 1998–1999. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, luftëtarët dhe dëshmorët e saj, viktimat civile, masakrat, dëbimet masive dhe qëndresa e popullit shqiptar e çuan çështjen e Kosovës në një dimension tjetër.

Dokumentimi ndërkombëtar, përfshirë raportet e Human Rights Watch, ka paraqitur gjerësisht përmasat e dhunës, krimeve dhe dëbimeve gjatë konfliktit. Ndërhyrja e NATO-s dhe përfundimi i luftës hapën kapitullin e çlirimit, kthimit të të dëbuarve, administrimit ndërkombëtar dhe rindërtimit institucional.

Prandaj, shtetësia e Kosovës së sotme nuk është fryt i një date të vetme. Ajo është një zinxhir historik sakrifice, qëndrese dhe përgjegjësie. Në njërën hallkë qëndrojnë deputetët që artikuluan Republikën politikisht dhe kushtetueshmërisht; në tjetrën, rezistenca qytetare dhe institucionet paralele. Më pas vijnë luftëtarët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimat civile, sakrifica e popullit, aleatët ndërkombëtarë, çlirimi dhe rindërtimi institucional.

Ky rrugëtim arrin në një prej datave më të mëdha të historisë sonë moderne: 17 shkurtin 2008. Asnjëra hallkë nuk ia merr lavdinë tjetrës, por asnjëra nuk duhet harruar.

Studiues si Noel Malcolm, Julie A. Mertus, Howard Clark dhe Tim Judah, nga këndvështrime të ndryshme, i kanë trajtuar krizën kushtetuese të fundit të viteve tetëdhjetë, aktet politike të vitit 1990, rezistencën civile dhe konfliktin e mëvonshëm si pjesë të një procesi më të gjatë të transformimit të çështjes së Kosovës. Në këtë perspektivë, Kaçaniku nuk është një episod i shkëputur nga rrjedha e historisë. Ai është një prej gurëve të rëndësishëm në rrugën nga mbrojtja e pozitës kushtetuese të Kosovës drejt artikulimit të Republikës dhe shtetësisë.

Më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë, duke u deklaruar shtet sovran dhe demokratik. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në Opinionin e saj Këshillëdhënës, arriti në përfundimin se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Natyrisht, nuk duhet ndërtuar artificialisht një vijë juridike e pandërprerë nga Kaçaniku deri te pavarësia e vitit 2008. Historia kushtetuese dhe ndërkombëtare është më komplekse. Por ekziston një vazhdimësi e fuqishme historike, politike dhe shtetformuese. Dhe brenda saj qëndron brezi parlamentar i vitit 1990. Përfaqësuesit e asaj kohe nuk mund ta dinin se si do të përfundonte historia. Nuk mund ta dinin se do të vinte lufta, ndërhyrja ndërkombëtare, çlirimi dhe, përfundimisht, 17 shkurti 2008. Ata njihnin vetëm përgjegjësinë e çastit të tyre. Pikërisht këtu qëndron madhështia e tyre.

Guximi historik nuk matet vetëm me atë që dimë ne sot, por edhe me atë që ata nuk mund ta dinin atëherë. Në vitin 1990 nuk kishte garanci për fundin e rrugës. Përpara qëndronin pasiguria, represioni dhe rreziku. Zgjedhja ishte ndërmjet pranimit të shuarjes politike dhe vazhdimit të përpjekjes për Republikën e Kosovës.

Prandaj, tre deputetët klinas nuk duhet t’i shohim vetëm si emra të një komune. Ata janë pjesë e një brezi shumë më të gjerë parlamentar dhe e një kujtese shtetformuese që i përket gjithë Kosovës.

Republika nuk u shkrua nga një njeri. Ajo u artikulua nga një brez, u mbrojt dhe u pagua me sakrificë, ndërsa u ndërtua nga breza të tjerë. Për këtë arsye i konsideroj deputetët pjesëmarrës të vitit 1990 hallkën e parë të heronjve institucionalë të Republikës së Kosovës. Pas tyre erdhën veprimtarët e rezistencës, të burgosurit politikë, luftëtarët e lirisë, dëshmorët, martirët dhe viktimat e pafajshme. Të gjithë, në etapa dhe forma të ndryshme, përbëjnë mozaikun e madh të shtetformimit tonë. Sepse shteti nuk ngrihet në një etapë të vetme. Ai ndërtohet brez pas brezi: njëri vendos themelet, tjetri ngre muret, ndërsa një brez tjetër e çon çatinë deri te drita e lirisë.

Më 7 shtator 1990, ata nuk e kishin Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur pas vetes. E kishin përpara. Nuk e kishin si realitet të përfunduar. E kishin si ideal. Nuk e kishin si fuqi që mund t’i mbronte. E kishin si amanet dhe përgjegjësi që duhej mbrojtur.

Prandaj, kur sot shqiptojmë emrin Republika e Kosovës, duhet t’i kujtojmë edhe ata që e artikuluan Republikën shumë përpara se pavarësia të bëhej realitet. Në mesin e atij brezi, për Klinën dhe kujtesën tonë historike, qëndrojnë Hysen Bashota (1925–1995), Nikollë Shabanaj (1931–1999) dhe Halil Maxharraj (1926–1998), së bashku me deputetët e tjerë pjesëmarrës. Një brez. Një mandat historik. Një Kushtetutë. Një ideal – Republika e Kosovës.

Kjo është arsyeja pse 7 shtatori 1990 mbetet një gurthemel i kujtesës shtetërore të Kosovës, ndërsa ata që morën mbi vete barrën e atij akti meritojnë të kujtohen si hallka e parë e heronjve institucionalë të Republikës, sepse, atëherë kur Republika e Kosovës ende nuk kishte forcën për t’i mbrojtur, ata, pra vet deputetët e patën guximin ta mbronin Republikën e Kosovës.

Më 7 shtator 2026

Varrimi i Ratko Mladić-it, heroit të serbëve që ishte i dënuar nga Tribunali i Hagës

Njeriu që ka udhëhequr gjenocidin në Bosnjë, Ratko Mlladiq, u varros me nderime ushtarake në Topqider të Beogradit me himnin “Tamo daleko”, (Atje larg).
____
Kufomën e gjeneralit famëkeq serb e të dënuar nga Tribunali i Haagës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, Ratko Mladić, shteti serb dhe serbët e pritën si hero.
Ishte shumë zhgënjyese me e pa që ai shtet e ai popull asnjëherë nuk ndryshuan dhe që janë totalisht të papërmirësueshëm, e qe besa, as që nuk ndiejnë keqardhje për tërë ato krime çnjerëzore që shteti i tyre i ka kryer nëpër luftërat e viteve të ‘90-ta në Gadishullin tonë. Është tepër zhgënjyese dhe e rrezikshme se si ai shtet kriminal ende i ushqenë gjeneratat e tyre të reja me helm nacionalist, shovenist e ekspansionist, e me dokrrat nacionaliste se “serbët janë popull qiellorë”.
Edhe pse kanë kaluar mbi 31 vite nga masakra e mbi 8,500 civilëve të pambrojtur e të paarmatosur boshnjakë në Srebrenicë, e kanë kaluar mbi 27 vite nga masakrat e mbi 17,000 civilëve fëmijë, gra e pleqë shqiptarë në Kosovë si dhe nga dëbimet masive të afro një milionë shqiptarëve nga shtëpitë dhe trojet e tyre në Kosovë, serbët ende i presin e i nderojnë kasapët e tyre si heronjë kombëtarë.
Serbët dhe shteti i tyre, të cilët i nderojnë kasapët e tyre si heronjë kombëtarë, e që nuk tregojnë as minimumin e keqardhjes dhe ndjeshmërisë për ata qindra mijëra të vrarë e të masakruar nga “heronjët” e tyre si pjestarë të forcave të tyre ushtarake e paramilitare serbe, asnjëherë nuk i përmendin faktet se mes viteve 2000 – 2010, Sërbia e kishte numrin ekstremisht të lartë të vetëvrasjeve të ish-pjestarëve të tyre të luftërave në Kroaci, BeH dhe Kosovë. Kjo simbas agjencionit serb të statistikave (SORS). Ndërsa, simbas të dhënave nga studimet mjeksore të veteranëve serb të luftës, shumica absolute e atyre që kanë kryer vetëvrasje, vuanin nga PTSD të rëndë dhe vetëvrasjet i kanë kryer përafërsisht 5-6 vite pas përfundimit të luftërave dhe që numri i vetëvrasjeve të “heronjëve” serb të lufës, tejkalojnë shifrën 35,000. Pra, derisa në Europë numri mesatar i vetëvrasjeve në 100,000 banorë atëkohë ishte 11 në 100,000, ndërsa në Botë ishte 9 në 100,000, në Sërbi ky numër ishte 25 në 100,000 banorë.
Ato vetëvrasje të shumta të veteranëve të tyre të luftës, do të duhej të ishin sinjal i qartë për gjeneratat e reja në Sërbi, se vendi i tyre dhe ushtarët e tyre nuk kanë bërë kurrëfarë lufte heroike e vetëmbojtëse apo në mbrojtje të Sërbisë, por që kanë kryer luftë me qëllime ekspensioniste duke kryer krime të tmerrshme dhe gjenocide të tmerrshme sistematike ndaj qindra mijëra civilëve të pambrojtur e të paarmatosur joserb, duke mos i kursyer as foshnjet, fëmijët, gratë dhe pleqtë, të cilët e përbëjnë mbi 90 për qind të viktimave të luftërave të viteve të ‘90-ta në Gadishullin tonë.
E që ndërgjegjia e tyre e papastër i ka shtyer deri në vetëvrasje mbi 35,000 të tillë.
Prandaj, është me rëndësi të madhe edhe për hirë të së kaluarës, por më shumë për hirë të së ardhmes, që Kosova, Kroacia dhe BeH bashkarisht të ngrisin padi kundër Sërbisë dhe të kërkohet nga Bashkësia Ndërkombëtare, që krimet e tmerrshme e gjenocidale të kryera nga aparati shtetërorë serb, dhe forcat e tyre ushtarako-policore e paramilitare serbe të kryera me qëllime ekspansioniste e nacionaliste nëpër luftërat ballkanike të viteve të ‘90-ta, të pranohen si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.
Përndryshe, ekziston rreziku që ato luftëra të ndodhin prapë në Gadishullin tonë Ilirik, të quajtur nga turqit ‘Ballkan”.

Referendum për “shtetin bektashi”

Është shumë shqetësuese që Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nuk është pozicionuar për themelimin e një shteti fetar brenda territorit të Republikës, edhe pse kanë kaluar dy vjet nga njoftimi i Kryeministrit të Shqipërisë mbi këtë projekt antikombëtar.
Forumi i vetëm që përfaqëson zyrtarisht komunitetet tona fetare, një kryesi ndërfetare që ndërhyn vazhdimisht me deklarata publike, deri edhe në tema jo fetare, hesht mjeshtërisht mbi një projekt të rrezikshëm fetar të njërit prej anëtarëve themelues të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Ky zhvillim politiko-fetar na tregon edhe një herë se paqja dhe harmonia ndërfetare është e brishtë dhe rrezikohet nga investimet e armiqve historikë të kombit shqiptar në Shqipëri dhe në diasporën tonë.
Heshtja tinzare e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë mbi një çështje që ka sjellë përçarje ndërfetare në popullin tonë, dashje-padashje pohon një të vërtetë të madhe, për të cilën jemi krenarë: Harmoninë ndërfetare, këtë pasuri të madhe kombëtare dhe thesar të çmuar shqiptar, pra, e kemi të trashëguar dhe e mbrojmë ne si popull, dhe jo të emëruarit e shteteve të huaja në kryesitë e komuniteteve tona fetare.
Nuk është çudi se pse ky projekt antishqiptar mbështetet nga Greqia, për të krijuar një precedent në rajon, që t’i hapet udha kantonizimit të Shqipërisë me themelimin e një tjetër shteti për vllehtë e kahut grek, me qendër Voskopojën, për ta bërë kështu të vetëkuptuar dhe të vetvetishëm Vorio Epirin në vijim…
Atëherë, a nuk duhet t’i jepet e drejta popullit shqiptar për të vendosur vetë me një referendum, mbi themelimin apo jo të një shteti islamik të sektit bektashi brenda shtetit laik shqiptar?

Prania e miteve dhe emërtimeve greke në vendbanimet shqiptare

Safet Sadiku, Zvicër

Hulumtim: (2)

Edhe ky trajtim kërkon të shqyrtojë praninë dhe përhapjen e miteve, figurave mitologjike dhe emërtimeve të botës greke në hapësirat e banuara nga popullsi ilire dhe më vonë shqiptare, duke bërë dallimin e domosdoshëm midis ndikimit kulturor, kontakteve qytetëruese dhe përkatësisë etnike.

Shembulli i Kimerës do të përdoret si pikënisje simbolike për të treguar se një mit mund të udhëtojë përtej vendit ku është krijuar dhe të bëhet pjesë e kujtesës së hapësirave të tjera, pa qenë kjo, në vetvete, dëshmi e identitetit të banorëve të tyre. Prania e kolonive dhe ndikimeve greke në bregdetin e territorit të sotëm të Shqipërisë është e dokumentuar, ndaj hulumtimi ka kërkesë të shqyrtojë me kujdes se ku përfundon ndikimi kulturor dhe ku fillojnë pretendimet historike që kërkojnë prova të tjera.

Në hapësirat shqiptare, gjatë shekujve, kanë bashkëjetuar gjurmë të shumë qytetërimeve, kulturave dhe traditave, ndërsa mitet dhe emërtimet e huaja kanë hyrë në kujtesën e vendbanimeve përmes kontakteve, pushtimeve, shkëmbimeve dhe ndikimeve kulturore. Por prania e një miti apo e një emri të huaj nuk përbën domosdoshmërisht dëshmi të përkatësisë së territorit apo të popullsisë që e ka trashëguar atë.

Prandaj, theksi jonë është se si këto mite dhe emërtime kanë ardhur, janë përcjellë dhe janë interpretuar ndër shekuj, por ne keni bërë pak, se këto mite, në ç’masë janë shndërruar nga elemente kulturore në mjete të kujtesës dhe, në periudha të caktuara, edhe të politikës, si zhurmë e pretendimeve.

Pikërisht këtu qëndron edhe pyetja që ky hulumtim synon të bëjë sqarime të rëndsishme. Kur një mit i lashtë, një emërtim ose një simbol kulturor vendoset mbi një territor dhe përsëritet për një kohë të gjatë, a mund të shndërrohet ai gradualisht nga kujtesë mitologjike në instrument të identitetit dhe më pas në argument politik? Përgjigjja nuk mund të jepet vetëm nga miti. Ajo kërkon shqyrtimin e mënyrës se si miti është përdorur në periudha të ndryshme historike.

1) Mitologjitë greke dhe hapësira shqiptare gjatë periudhave historike

Kur flasim për mitologjinë greke në hapësirat shqiptare, duhet të kemi kujdes të dallojmë ndikimin kulturor nga përkatësia etnike dhe politike. Bota e lashtë nuk ishte e ndarë sipas kufijve të sotëm dhe marrëdhëniet midis komuniteteve ishin të ndërlikuara: kishte tregti, luftëra, aleanca, migrime, koloni, përzierje kulturore dhe shkëmbime të vazhdueshme.

Mitet greke kanë qarkulluar në një hapësirë shumë më të gjerë sesa territori i Greqisë së sotme. Prania e një miti, e një hyjnie, e një legjende ose e një emërtimi grek në një vendbanim nuk është, në vetvete, provë se banorët e atij vendi kanë qenë grekë. Historia kërkon shumë më tepër: gjuhën, arkeologjinë, dokumentet, mbishkrimet, toponiminë, dëshmitë historike dhe vazhdimësinë e popullsisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për hapësirën ilire dhe epirote, ku kontaktet me botën helenike kanë qenë të hershme dhe të dendura. Një qytet mund të ndikojë mbi tjetrin pa e zhdukur identitetin e tij, dhe një kulturë mund të përhapë mitet e saj pa zëvendësuar domosdoshmërisht popullsinë vendore. Prandaj, problemi nuk është se mitologjia greke ekziston në historinë e këtyre trojeve. Ajo është pjesë e historisë së kontakteve të tyre. Problemi lind atëherë kur një ndikim kulturor i mëvonshëm përdoret si argument për të fshirë ose përjashtuar historinë e popullsive vendore. Kimera, në këtë kuptim, bëhet një simbol i fuqishëm: shumë pjesë mund të bashkohen në një figurë, por kjo nuk do të thotë se çdo pjesë ka të njëjtën origjinë.

2) Perandoria Romake

Me zgjerimin e Perandorisë Romake, hapësirat ballkanike hynë në një sistem të ri politik, administrativ, ushtarak dhe ekonomik. Roma nuk solli vetëm ushtrinë dhe administratën, por edhe rrugët, qytetet, institucionet, ligjin dhe një mënyrë të re të organizimit të territorit. Romanizimi ishte një proces kompleks dhe nuk ndodhi në të njëjtën mënyrë kudo. Disa popullsi u integruan më thellë në sistemin romak, disa ruajtën elemente të traditave të tyre, ndërsa të tjera u përfshinë gradualisht në një kulturë të përzier. Por këtu shfaqet një mësim i rëndësishëm historik: pushteti politik mund të ndryshojë institucionet shumë më shpejt sesa mund të ndryshojë kujtesën e një populli. Roma mund të ndërtonte rrugë dhe administrata, por nuk mund të fshinte menjëherë traditat e komuniteteve që jetonin në këto territore.

Gjuha e administratës mund të ndryshonte, ligji mund të ndryshonte dhe qyteti mund të merrte një funksion të ri, ndërsa kujtesa vendore vazhdonte të jetonte në familje, në fshatra, në rite, në emra dhe në gojëdhëna. Dhe pikërisht këtu fillon një prej temave më të rëndësishme të historisë shqiptare: vazhdimësia nuk duhet kërkuar vetëm në dokumentet e pushtetit, por edhe në gjurmët e komuniteteve që kanë mbijetuar brenda tij. Dhe pikërisht në këtë pikë qëndron një nga mangësitë e studimeve shqiptare: ende mungojnë studime të mirëfillta dhe të mbështetura në burime, që ta trajtojnë në mënyrë të ndërthurur këtë vazhdimësi. Roma dhe gjurmët e saj në hapësirat shqiptare: Gjurmët e pranisë romake janë ende të dukshme në shumë pjesë të hapësirave shqiptare, në rrugët e lashta, në qendrat urbane, në ura, fortifikime, objekte publike dhe në shtresat arkeologjike të vendbanimeve.

Rruga Egnatia është një prej shembujve më domethënës të mënyrës se si infrastruktura romake lidhi hapësira të gjera të Ballkanit me qendrat e mëdha të Perandorisë. Edhe qytete si Dyrrahu, Apolonia dhe qendra të tjera të lashta dëshmojnë për ndërthurjen e strukturave vendore me sistemin politik dhe ekonomik romak. Këto gjurmë nuk duhen parë vetëm si dëshmi të pushtimit romak, por edhe si dëshmi të një procesi të gjatë ndërveprimi, në të cilin popullsitë vendore u përballën me një sistem të ri shtetëror, ekonomik dhe kulturor, duke ruajtur në forma të ndryshme edhe elemente të trashëgimisë së tyre. Kjo përvojë historike do të dëshmojë kalimin nga hapësira e ndikimeve të ndryshme lokale e helenike drejt përfshirjes së territoreve shqiptare në sistemin romak, duke analizuar administratën, rrugët, qytetet, gjuhën, institucionet dhe proceset e romanizimit.

Qëllimi nuk do të jetë të paraqitet Roma vetëm si pushtuese, por të kuptohet se si një perandori e madhe mund të ndryshojë strukturat politike dhe kulturore të një territori, ndërsa popullsitë vendore vazhdojnë të ruajnë elemente të identitetit të tyre. Pikërisht këtu mbetet ende hapësirë e madhe për gjurmime mbi mënyrën se si gjurmët romake kanë mbetur në gjuhë, kulturë dhe toponimi dhe si janë ndërthurur me shtresat më të hershme të popullsisë vendore.

3) Bizanti, krishterimi dhe kujtesa vendore

Pas ndarjeve dhe transformimeve të botës romake, hapësirat shqiptare u përfshinë në botën bizantine. Perandoria Bizantine solli një tjetër sistem administrativ, kulturor dhe fetar. Krishterimi ndryshoi thellësisht jetën shpirtërore dhe institucionale të popullsive të Gadishullit Ilirik. Kishat dhe manastiret u bënë qendra të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe ruajtjes së dokumenteve. Por edhe këtu duhet të shmangim një gabim të zakonshëm: ndryshimi fetar nuk është i njëjtë me ndryshimin etnik.

Një popull mund të ndryshojë fenë, të hyjë në një perandori tjetër, të përdorë një alfabet tjetër ose të administrohet nga një qendër e huaj dhe përsëri të ruajë elemente të identitetit të vet. Prandaj, kur shohim një kishë bizantine, një dokument në greqisht ose një emërtim të trashëguar nga administrata bizantine, nuk duhet të nxitojmë të nxjerrim përfundimin se popullsia që jetonte aty ishte domosdoshmërisht greke. Gjuha e administratës dhe identiteti i popullsisë nuk janë gjithmonë e njëjta gjë. Trashëgimia bizantine në hapësirat shqiptare është një pjesë e rëndësishme e historisë së tyre dhe duhet studiuar si një shtresë e veçantë e qytetërimit të kësaj treve.

Kishat, manastiret, mozaikët, mbishkrimet, dokumentet dhe qendrat urbane dëshmojnë për një periudhë të gjatë ku kultura bizantine u ndërthur me traditat vendore. Një shembull domethënës është trashëgimia e qyteteve dhe qendrave kishtare të jugut të Shqipërisë, ku objektet e kultit, arkitektura dhe mbishkrimet në greqisht dëshmojnë për ndikimin e fuqishëm të kulturës bizantine. Por prania e kësaj kulture nuk duhet të interpretohet automatikisht si dëshmi e një përkatësie të vetme etnike të popullsisë. Pikërisht për këtë arsye, objektet duhet të studiohen së bashku me burimet historike, gjuhësore, demografike dhe arkeologjike. Ky konfirmim ishte i fokusuar në periudhën bizantine dhe në ndikimin e administratës, kulturës dhe krishterimit mbi hapësirat shqiptare, duke shmangur barazimin e gjuhës së administratës apo të kulturës kishtare me përkatësinë etnike të popullsisë. Do të studiohet mënyra se si institucionet fetare, qytetet, dokumentet dhe traditat bizantine u ndërthurën me traditat vendore dhe çfarë gjurmësh kanë lënë ato në vendbanime, emërtime dhe kujtesën historike.

4) Perandoria Osmane dhe ndryshimi i strukturave shqiptare

Një nga periudhat më të gjata të historisë së Gadishullit Ilirik, ish-Ballkanit ishte ajo e Perandorisë Osmane. Për disa shekuj, pjesë të mëdha të trojeve shqiptare u administruan brenda strukturave osmane. U ndryshuan sistemet administrative, qytetet morën funksione të reja, u zhvilluan qendra tregtare dhe u përhapën forma të reja kulturore e fetare. Edhe turqishtja osmane, si dhe elemente me prejardhje arabe e perse, lanë gjurmë në gjuhë, administratë, kulturë dhe jetën urbane. Por ndikimi i një perandorie nuk duhet barazuar automatikisht me zhdukjen e identitetit të popullsive vendore. Komunitetet shqiptare ruajtën gjuhën, zakonet, lidhjet farefisnore dhe traditat e tyre lokale. Kjo na tregon përsëri se një perandori mund të sundojë territorin pa e përkufizuar domosdoshmërisht identitetin e përhershëm të popullsisë së tij.

Në shekujt e fundit të Perandorisë Osmane, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar u bë gjithnjë e më i fuqishëm dhe çoi drejt kërkesës për arsim në gjuhën shqipe, për kulturë kombëtare dhe më pas për shtet politik. Kjo ishte një përballje jo vetëm për territorin, por edhe për të drejtën për ta emërtuar dhe për ta treguar vetveten. Gjuha, arsimi dhe emërtimi: Një nga fushat ku u shfaq më qartë përplasja ndërmjet administrimit perandorak dhe ndërgjegjësimit kombëtar ishte arsimi dhe përdorimi i gjuhës. Për shqiptarët, hapja e shkollave në gjuhën amtare dhe krijimi i një alfabeti të përbashkët nuk ishin vetëm çështje kulturore, por edhe hapa drejt krijimit të një vetëdijeje kombëtare. Kjo tregon se gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi. Në periudha të caktuara historike, ajo mund të bëhet edhe mjet i ruajtjes së identitetit, ndërsa arsimi mund të shërbejë si instrument i forcimit ose dobësimit të një identiteti kolektiv. Kjo periudhë duhet të analizohet jo vetëm nga këndvështrimi i pushtimit politik, por edhe përmes administratës, sistemit të qyteteve, fesë, arsimit, tregtisë, gjuhës dhe ndryshimeve në emërtimet e vendbanimeve. Këto dëshmi historike mund të analizohen edhe sot për të kuptuar se si shqiptarët, brenda një perandorie shumëetnike, ruajtën elemente të rëndësishme të gjuhës, zakoneve dhe lidhjeve shoqërore, ndërsa njëkohësisht përvetësuan ose u ndikuan nga elemente të kulturës osmane. Një pjesë e veçantë i është kushtuar periudhës së Rilindjes Kombëtare, kur çështja e gjuhës, arsimit dhe emërtimit të vetvetes u shndërrua gradualisht në çështje politike dhe kombëtare.

5) Regjimet serbe, greke dhe jugosllave

Në shekujt XIX dhe XX, problemi mori një dimension tjetër: Formimi i shteteve kombëtare ( të quajtura ballkanike) e bëri territorin dhe popullsinë pjesë të një politike të re: politikës së kombit, kufirit dhe homogjenizimit. Në territore me popullsi të përziera, shkollat, administrata, ushtria, regjistrimi i popullsisë, gjuha zyrtare, emrat e vendeve dhe hartografia po bëheshin instrumente të rëndësishme të politikës shtetërore.

Në hapësirat shqiptare të mbetura jashtë shtetit shqiptar, sidomos në Kosovë, Maqedoninë e sotme të Veriut, Kosovën Lindore, Malin e Zi dhe në viset shqiptare të Epirit, sidimos në Çamëri, historia e shekujve të fundit është e lidhur edhe me përpjekjet për të kontrolluar jo vetëm territorin, por edhe identitetin e banorëve.

Këtu duhet bërë dallimi midis një ndryshimi normal administrativ dhe një politike të qëllimshme asimiluese. Jo çdo ndryshim emri është domosdoshmërisht një akt i tillë, por kur ndryshimi i emrave shoqërohet me ndalimin ose kufizimin e gjuhës, ndryshimin e sistemit arsimor, presionin administrativ dhe mohimin e identitetit, atëherë emri bëhet pjesë e një mekanizmi më të gjerë politik. Dhe kjo është shumë më tepër se një çështje fjalori. Është çështje e kujtesës, e identitetit dhe e mënyrës se si një shtet mund të ndikojë në perceptimin historik të një territori.

Regjimet moderne dhe politika e identitetit te shqiptarët: Në periudhën moderne, çështja e territorit dhe identitetit u lidh gjithnjë e më shumë me shtetet kombëtare dhe projektet e tyre politike përmes kompetencave shtetërore. Hulumtime të tilla kanë për qëllim të shqyrtojnë në mënyrë dokumentare politikat që prekën shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e sotme të Veriut, Kosovën Lindore, Malin e Zi dhe viset shqiptare të Epirit, veçanërisht në Çamëri, duke analizuar sidomos administratën, arsimin, përdorimin e gjuhës, regjistrimet e popullsisë dhe ndryshimet toponimike.

Këtu duhet të bëjmë një dallim të prerë midis ndryshimit administrativ normal dhe politikave të qëllimshme të asimilimit, duke i trajtuar vetëm rastet e dyta aty ku dokumentet dhe burimet historike e mbështesin argumentin. 6) Toponimia – arkivi i heshtur i pushtetit Ndoshta askund nuk shihet më qartë marrëdhënia midis pushtetit dhe kujtesës sesa te toponimia, pra te emrat e vendeve. Një mal, një lumë, një fshat ose një qytet nuk është vetëm një pikë në hartë. ‘

Emri i tij mund të mbartë histori, gjuhë, kujtesë familjare dhe marrëdhënie të vjetra shoqërore. Kur një administratë ndryshon emrin e një vendi, ajo nuk ndryshon menjëherë realitetin fizik të atij vendi. Mali mbetet mal, lumi vazhdon të rrjedhë dhe qyteti vazhdon të qëndrojë aty. Por brezat e ardhshëm mund të fillojnë ta njohin atë vend vetëm me emrin e ri. Kështu, një ndryshim administrativ mund të shndërrohet gradualisht në një ndryshim të kujtesës. Prandaj mund të themi: Emri i një vendi ende është një arkiv i heshtur i pushtetit, por njëkohësiyht është edhe një dëshmi e qëndresës së kujtesës vendore. Sepse shumë emra të vjetër kanë mbijetuar në gojën e banorëve, në familje dhe në përdorimin e përditshëm edhe atëherë kur administrata i kishte zëvendësuar në dokumente. Këtu studiuesi duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm: një toponim nuk duhet interpretuar i vetëm. Duhet krahasuar me burimet gjuhësore, historike, hartografike dhe arkeologjike. Por pikërisht kjo e bën toponiminë një fushë kaq të rëndësishme për studimin e historisë shqiptare. Sepse harta nuk është vetëm gjeografi, por edhe kujtesë e shkruar nga pushteti.

Emrat dhe toponimia si arkiv i historisë dhe i pushtetit: Ky është një nga trajtimet më të rëndësishëme të gjithë hulumtimit, sepse toponimia mund të ruajë shtresa të ndryshme gjuhësore dhe historike të një territori. Ndonëse edhe sot kemi ende të pashqyrtuar shumë prej emrave të qyteteve, fshatrave, maleve, lumenjve dhe krahinave, ndonëse ato mund të studiohen duke krahasuar format e tyre të vjetra me ato të mëvonshme dhe duke dalluar origjinën gjuhësore nga përdorimi administrativ. Në këtë kuadër, një vend të veçantë duhet të zërë edhe arkeologjia shqiptare e lashtësisë, sepse toponimia nuk mund të shkëputet nga vendbanimi fizik, shtresat arkeologjike dhe dëshmitë materiale të një territori. Emri i një vendi merr kuptim më të plotë kur krahasohet me historinë e vendbanimit, rrugët e komunikimit, objektet e kultit, mbishkrimet, monedhat, strukturat urbane dhe dëshmitë e tjera materiale.

Prandaj, ky hulumtim do të kërkojë edhe në të ardhmen një qasje të ndërthurur midis gjuhësisë historike, toponimisë, arkeologjisë dhe dokumentacionit historik. Emri i vendit mund të jetë një burim i rëndësishëm për rindërtimin e historisë së një territori, por nuk duhet interpretuar kurrë i shkëputur nga burimet e tjera. 7) Rikthimi i kujtesës shqiptare Sot, kur shqiptarët jetojnë në disa shtete dhe kur kufijtë politikë nuk përputhen gjithmonë me hapësirat historike, pyetja nuk duhet të jetë: Si ta fshijmë historinë e të tjerëve? Por, pyetja duhet të jetë: Si ta rikthejmë në historinë e shkruar atë që është harruar, anashkaluar ose interpretuar vetëm nga këndvështrimi i të tjerëve?

Rikthimi i kujtesës nuk do të thotë të mohosh grekët, romakët, bizantinët, osmanët, serbët apo kulturat e tjera që kanë lënë gjurmë në Gadishullin Ilirik – ish-Ballkanin e dikurshëm. Përkundrazi, një histori serioze duhet t’i njohë të gjitha këto shtresa. Por njohja e ndikimit të tyre nuk duhet të shndërrohet në fshirjen e zërit shqiptar. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një mitologji të re për të ekzistuar. Kanë nevojë për studim, dokumentim, arkiva, arkeologji, gjuhësi, histori kritike dhe një marrëdhënie të ndershme me të kaluarën. Sepse vetëm atëherë mund të kuptojmë se çfarë është trashëguar, çfarë është huazuar, çfarë është imponuar dhe çfarë është ruajtur nga vetë popullsia.

Dhe këtu Kimera kthehet edhe një herë në fillim të rrugës sonë. Ajo është një krijesë e përbërë nga pjesë të ndryshme. Edhe historia e ish-Ballkanit është e përbërë nga shumë shtresa: ilire, helenike, romake, bizantine, osmane, shqiptare, sllave dhe të tjera. Por detyra e historianit nuk është ta shohë këtë përzierje si një trup pa identitet. Detyra e tij është të zbulojë nga erdhi secila pjesë, kur erdhi, si u përhap, kush e përdori dhe çfarë gjurmësh la. Sepse një popull nuk duhet të ketë frikë nga historia e të tjerëve.

Duhet të ketë frikë vetëm nga humbja e historisë së vet. Dhe nëse mitologjia mund të pushtojë imagjinatën, regjimi mund të pushtojë institucionet, ndërsa emri mund të pushtojë kujtesën, atëherë përgjigjja më e fuqishme është njohja. Të njohësh emrin. Të njohësh gjuhën. Të njohësh vendin. Të njohësh dokumentin. Të njohësh historinë. Sepse kujtesa e një populli nuk duhet të jetë një Kimera e ndërtuar nga të tjerët, por një histori e ndërtuar nga e vërteta, nga dëshmitë dhe nga zëri i vetë popullit shqiptar.

Çfarë përfaqëson Kimera në rastin e Himarës? Kimera është një figurë e mitologjisë së lashtë greke, e njohur nga burimet antike si një krijesë hibride. Vetë prania e një figure të tillë mitologjike në traditën kulturore të një hapësire nuk provon përkatësi etnike, sepse mitet mund të qarkullojnë shumë më larg përtej territoreve ku janë krijuar. Në rastin e Himarës, çështja bëhet veçanërisht interesante atëherë kur një simbol i mitologjisë greke vendoset pranë një territori dhe më pas përdoret në një narrativë më të gjerë që synon ta lidhë atë territor në mënyrë të privilegjuar me trashëgiminë greke.

Në këtë pikë, nuk kemi më vetëm një çështje mitologjike apo kulturore, por kemi një pyetje mbi mënyrën se si trashëgimia mund të politizohet dhe të përdoret për ndërtimin e një narrative identitare. Një shembull i kësaj dukurie duhet kërkuar pikërisht te mënyra se si emrat, simbolet dhe figurat e lashtësisë janë përdorur në përshkrimin modern të Himarës. Nëse një simbol mitologjik vendoset vazhdimisht në qendër të përfaqësimit të një territori, ai mund të krijojë te publiku përshtypjen e një vazhdimësie të drejtpërdrejtë midis mitit antik dhe identitetit modern të banorëve. Por kjo vazhdimësi nuk mund të merret si e mirëqenë. Ajo duhet të provohet përmes burimeve historike, gjuhësore, arkeologjike dhe dokumentare.

Gusht 2026, Himarë

(Nga dorëshkrimet, sirtari 205)

Vuçiqi ishte bashkëpunëtor me Milosheviqin e Mlladiqin, këtë e di edhe Bashkimi Europian

0

Gani Mehmeti

Thonë se ujku e ndërron qimen por jo zanatin. E, Vuçiqi nuk e ka ndërruar as qimen, e as zanatin.

Vuçiqi vazhdimisht ka provokuar BE-në dhe SHBA-të. Ai asnjë[herë nuk është treguar se ka ndryshuar nga bashkëpunëtorët e tij gjatë gjithë luftërave në vitet e 90-ta të shekullit 20. Vuçiqi asnjëherë nuk ka treguar se ka hequr dorë nga Serbia e madhe. Ai ka ndryshaur në raste kur ka vërejtur se BE dhe SHBA e kanë përnjëmend, por edhe atëherë vetëm me fjalë është treguar, qoftë për bisedime me Kosovën, qoftë për raste tjera sa i përket përfitimit nga BE, sa edhe milionat i mori e do i marrë vazhdimisht, sepse, me sa duket, BE është më e dobët sesa Serbia. Dhe, duke qenë më e dobët se Serbia, ajo i ka bërë lëshime të vazhdueshme, qoftë në raport me Kosovën, në raport me Rusinë, po edhe në raport me BE-në.

Pikërisht pse BE-ja është treguar më e dobët sesa Serbia, ajo ka luajtur dhe e ka provokuar e testuar rregullisht BE-në, e BE nuk ka bërë asgjë ndaj Serbisë. Serbia rrahte ushtarët e KFOR-it në Zveçan, e masa merrnin ndaj Kosovës!

Rrugës së emisarëve për bisedime të BE, Borell e Lajçak, sikur shihet, po shkojnë edhe emisarët e rinj, sado që në fillim mendonim se do të ndryshojë kursi ndaj Serbisë. Asgjë nuk u bë rreth bisedimeve, askush nuk ndërmori asgjë kundër Vuçiqit, që nuk pranon të bisedojë me Kurtin.

Dhe kjo, doli tani në shesh pas vdekjes së Mladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për krimet e bëra në Kroaci e  Bosnje e Hercegovinë. E, nga kjo shihet se, Vuiçiqi ka mbetur ai që ka qenë – kriminel njësoj si Mladiqi e Millosheviqi – vrasës i njëjtë i viteve të luftërave, të shkaktuara nga vetë serbët. Aso kohe, ata po mendonin se do t’i mbajnë të shkeluar republikat ish-jugosllave, pse kishin fuqinë në armatim të uzurpuar nga Jugosllavia, e sot njësoj, ndjehen mjaft të fortë sa i përket armatimit dhe presin vetëm momentin të ndërhyjnë ushtarakisht në Kosovë për ta pushtuar, ndërsa me Republikën Serbe të Bosnjes, mendojnë ta shkëpusin dhe t’ia bashkangjesin Serbisë, duke e krijuar kështu Serbinë e madhe.

Me të drejtë reagojnë deputetë si nga BE ashtu edhe nga SHBA, por heshtin Zyrtarët e lartë të të dyjave dhe nuk ndërmirret asnjë masë ndaj Serbisë.

Nuk ka masa ndaj të fortit, sikur është Serbia, e cila e ka Rusinë dhe nuk heq dorë nga ajo.

BE, sa më parë të këthjellohesh, aq më mirë.

Reagimi i Edi Ramës për Serbinë gjenocidale është i butë: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

Po, pikërisht se izolimi i Serbisë nuk do të ishte “zgjidhje”, po i bëhen lëshime dhe ajo po realizon ëndrrën e vet për Serbinë e Madhe. Të keqit duhet prerë veshët heret, ndryshe ai nuk di të ndalur.

Volvgang Ischinger : Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv! Por, nuk mjafton vetëm të quhet Akt i neveritshëm të nderosh një vrtasës masiv. Jo sepse edhe ky vet është vrasës barabar me Mlladiqin, prandaj e nderon. Sikur nuk po e dinë me kë ka punë BE-ja!

Dhe, nuk ka reagime tjera, nuk ka as masa, me çka do të thotë se, nuk dënohen përkrahësit e mbështetësit e vrasësve deri në gjenocid. E, përse atëhere  të frikësohet Serbia, për çka të tërhiqet?

Jo, nuk ka asnjë arsye. Kështu, sikur përkrrahet edhe nga BE edhe nga të tjerët për gjenocidin që e ka bërë, sikur i thuhet që të vazhdojë rrugën gjenocidale, se ne jemi me ty, deri sa nuk vehen masa ndaj saj. Përse të mos izolohet. Ajo duhet të izolohet  në mënyrë të hekurt nga të gjithë dhe në të gjitha drejtimet, për ta sjellur në vete. Ka dalë nga vetja tani e sa kohë. Prandaj, nuk ia var fare askujt, asnjë organizate ndërkombëztare, asnjë ushtrie në botë, as NATO-s.

Kisha e Milosheviqit dhe xhamia e Sulltan Mehmetit

0
___
Xhamia e Sulltan Mehmetit në Prishtinë, u ngrit mbi themelet e katedrales katolike të Arbërisë, aty ku u varros Pjetër Bogdani, personaliteti ynë më i madh pas Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kurse faltorja e Milosheviqit u ngritë afër rrënojave të kishës katolike shqiptare.
Në përpjekjen për të arsyetuar veprimin e turpshëm të vënies së pllakës osmane në Kështjellën e Lezhës, një mercenar shqipfolës shkruan: merruni me diktaturën e Enver Hoxhës e mos u merrni me pushtuesit osman. Ai i amniston pushtuesit osman, por nuk i fal krimet e Enver Hoxhës! Shet dushk për gogla. Megjithatë, njëqind diktatorë të tipit të Enver Hoxhës, nuk kanë vrarë shqiptarë sa ka vra një Sulltan i vetëm me hordhitë e tij mizore. S’ka gjë që mund ta arsyetoj pllakën e turpit që e vunë në Kështjellën e Lezhës, në simbolin kombëtar të shqiptarëve. Shembull i tillë i shëmtisë, dhunimit të simbolit të bashkimit, përdhosjes së historisë, nuk është parë e dëgjuar në asnjë shtet a komb të Evropës së qytetëruar. Në shekullin XXI ndonjë gazetë e gazetar rreket të na bind se dhunuesit kombëtar duhet t’i kujtojmë me pllaka përkujtimore, sepse kjo është historia. Cila histori? Historia e dhunës e terrorit. E gjenocidit dhe e plojës. Kjo është historia e tyre, e mercenarëve që identifikohen me pushtuesin, por nuk është historia e shqiptarëve.
Përgjërimi i një grupi shqiptarësh ndaj turqve, apo kohës së sundimit të osmanëve me ngjason me shembullin e gruas së përdhunuar që përgjërohet për përdhunuesin e vet. Ky fenomen psikologjik, është shëmti, deformimet i mendjes njerëzore. Gra të përdhunuara që përgjërohen ndaj përdhunuesve të tyre nuk kam pa, as nuk kam dëgjuar që ka, por burra që përgjërohen ndaj përdhunuesve të tyre osmanë, kam pa, dëgjuar e lexuar. Pështirosem kur i lexoj apo kur i dëgjoj, më duken monstra, mendje të sëmura, mercenarë të pacipë. Janë kategoria më e ulët e qenieve njerëzore.
Dallojmë disa tipa të këtyre shëmtirave: kategoria e parë janë mercenarë, që i kanë paguar të flasin e të shkruajnë për sundimin “e mirë” osmanë. Kategoria e dytë, janë të budallëllepsurit nga feja islame e të kapluar nga sëmundja e pashërueshme e inferioritetit , ua kanë shpërlarë trurit, prandaj si dështak e pranojnë secilin, që u ofron ngushëllim. Kategoria e tretë të ngjasojnë me raportet që kanë krijuar viktima e xhelati, personazhe tipike të regjisores Liliana Kavani. Kategoria e katërt janë ata që nuk e ndjejnë vetën shqiptarë, por tallen më shqiptarë e më simbolet kombëtare shqiptare, megjithëse i pranuam në mesin tonë, i ngritëm e edukuam. Janë kategoria më mosmirënjohëse. Me fjalë të tjera e mbajtëm gjarprin në gji.
Xhamia e Sulltan Mehmetit – Fatihut në Prishtinë
Prandaj, jo me kot është thënë se një pjesë e shqiptarëve e kanë trurin e peshkut, harrojnë para se t’u kalojë rreziku. E harruan pushtuesin e egër turk dhe e shpallën vëlla, apo aleat strategjik (!), e harruan pushtuesin serb, në kapelën e Jugosllavisë dhe kaluan vjet në euforinë e vëllazërim-bashkimit, i harruan krimet e Greqisë dhe flirtojnë me te me servilizëm të skajshëm. Në përpjekjet për të harruar mizoritë pesëqind vjeçare (pa mësuar asnjë gjë nga pësimi) arsyetohen se mizor nuk ishin turqit, por osmanët, ndërsa turqit mburren me lavdinë e osmanëve mizor. Shqiptarët më trurin e peshkut, minimizojnë mizoritë jugosllave, duke ia veshur krimet një ministri serb- Rankoviqit, megjithëse të gjithë e dinin se masakra e Tivarit, vrasjet e pesëdhjetë mijë shqiptarëve të Kosovës e të territoreve etnike, u bënë atëherë kur Rankoviqi nuk qe kurrfarë faktori, përkundrazi sundimtar i Jugosllavisë ishte Josip Broz Tito.
Krimineli tjetër, Milosheviqi të cilin të gjithë e djallëzojnë, nuk ishte asgjë më i keq se sa Josip Brozi, të cilin grupe shqiptarësh me mendje të sëmurë e lavdërojnë. Ku është dallimi në mes të Miloshevqit dhe Josip Brozit? Në kohën e sundimit të Titos, në Kosovë dhe në territoret etnike, ushtria jugosllave (serbo-malazeze) vrau pesëdhjetë mijë shqiptarë për tre vjet. Në kohën e sundimit të Milosheviqit, ushtria serbe vrau njëzetë mijë shqiptarë të Kosovës. Pra, dallojnë numrat. Titos i ndërtuan përmendore, pagëzuan rrugë e qytete me emrin e tij. Millosheviqit nuk i ngritën përmendore, por ai e ngriti një kishë në Qendrën Universitare të Prishtinës, duke u përpjekur të përjetësojë sundimin e vet.
Sundimtarët osman i ngritën Sulltan Mehmetit II –Fatihut, xhaminë në Prishtinë për ta përjetësuar fitoren e tij mbi arbërorët. Xhamia e Sulltan Mehmetit II, sikurse shumica e xhamive në Arbëri u ngrit mbi themelet e katedrales katolike, aty ku u varros Pjetër Bogdani, personaliteti ynë më i madh pas Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kurse faltorja e Milosheviqit u ngritë afër rrënojave të kishës katolike shqiptare.
Në xhaminë e Sulltan Fatihut falen një pjesë e shqiptarëve myslimanë edhe sot e kësaj dite! Ceremonitë zyrtare të Bashkësisë Myslimane të Kosovës bëhen në përkujtimoren e sulltanit, shqiptarë-vrasës. Në këtë mënyrë u bëhet lavde krimeve osmane me përmendore myslimane.
Milosheviqi, kur e ndërtoi kishën “pravosllave” në Prishtinë, e kopjoi Sulltan Mehmetin e Dytë, me shpresën se një ditë edhe shqiptarët do të faleshin në këtë kishë, ashtu sikurse u falën në xhaminë e pushtuesit të mëparshëm. Fatbardhësisht pushtimi i Jugosllavisë së Milosheviqit nuk zgjati sa pushtimi i pasardhësve të Sulltan Mehmetit të Dytë, apo të Sulltan Sulejmanit, kështu që shpëtuam nga turpi që pasardhësit tonë të faleshin edhe në kishën e Milosheviqit, ashtu sikurse po falën në xhaminë e Sulltan Mehmetit. Sikur të mos e bombardonte NATO Serbinë, do të dilte ndonjë krye imam shqipfolës, që do të dërgonte porosi për “paqe e tolerancë” nga Kisha e Milosehvqit. Ndërkaq, mercenarët shqipfolës nëpër gazeta, televizione, etj. do të përgjëroheshin duke dhënë deklarata perverse në frymën: serbët na shpëtuan nga Perëndimi e nga asimilimi, serbët i kemi vëllezër e broçkulla të ngjashme, ashtu sikurse thonë për sulltanët e Turqisë. Palaço të tillë kishim dhe kemi. “Jo, po Sulltan Mehmeti apo Sulltan Sulejmani janë më të mirë”, thonë palaçot e gazetarisë shqiptare të shitur me lira turke. Fyti i tyre s’pushon se lavdëruari ish pushtuesin në shkallë të perversionit sadomazokist.
Ku është dallimi në mes të Miloshevqit, Mehmetit, Sulejmanit…? Nuk ka dallime, pos në numra. Krimineli serb vrau njëzetë mijë shqiptarë të Kosovës, por prapë vrau njëzetë herë më pak se krimineli osman Sulltan Mehmeti, të cilin një pjesë e shqiptarëve me mendje të sëmurë e pranojnë për mbret, sepse xhamisë në Prishtinë i thonë Xhamia e Mbretit, madje i falën xhamisë, të ndërtuar në kujtim të krimeve të tij. Mbase diktatori osman e ai serb dallojnë edhe në kohëzgjatjen e sundimit. Serbi sundoi kohë më të shkurtër, nuk iu dha mundësia të vazhdonte mizoritë, sepse Perëndimi e bombardoi dhe e arrestoi, kështu që na shpëtoi nga gjenocidi. Mizoritë osmane nuk i ndaloi askush, prandaj kemi këtë trashëgimi të shëmtuar. Milosheviqi nuk arriti t’i përmbyllte mizoritë e veta, ashtu si i planifikoi, nuk arriti as të ndërtonte kishën e vet, sepse trupat e NATO-s ia prishen planet. Ndërkaq, emnaku i tij në krime, Sulltan Mehmeti, sundoi gjatë, bëri shumë krime, arrit të shpërngulte shqiptarë më shumë se askush tjetër në histori. Sundimi i osmanëve i shndërroi arbërorët kryengritës në shqiptarë servil, i konvertoi me dhunë në myslimanë. Një grup shqiptarësh me gjen të shprishur e morën ideologjinë e pushtuesi dhe u bënë islamikët më të tërbuar në Evropë. Grupi tjetër apo shtresat e njëjta puthadore, morën ideologjinë komuniste dhe u shndërruan në pushtetarët më mizor. Të dy këto ideologji antishqiptare jetojnë pranë e pranë, duke e ushqyer njëra-tjetrën.
Edhe faltoret kushtuar këtyre dy kriminelëve kanë dallime: Kisha e Miloshevqit është shndërruar në rrënojë që kundërmon, xhamia e Sulltanit është rinovuar, përtërirë dhe shkëlqen më shumë se sa në kohën kur u ndërtua, është transformuar fare. Xhamin e Sulltanit e rindërtoi organizatat turke TIKA, e lidhur me organizatat terroriste islamike. Lidhjet e tyre u publikuan në gazetat tona, por TIKA vazhdon të rindërtoj e ndërtoj qindra xhami, pa e penguar askush. Kjo organizatë është shtet në shtet, nuk e pyet dhe nuk e përfill asnjë institucion të Republikës së Kosovës, ndërton e shëmton si ti teket. Është bërë makthi i traditës shqiptare.
Kisha e kohës së Slobodan Milosheviqit. në oborrin e Universitetit të Prishtinës
Po shteti ynë ku është? Sepse, po të kishte shtet, nuk do të lejonte shëmtira të tilla: në Lezhë nuk do ta përdhosnin Kështjellën shqiptare me pllakën e shëmtuar, në Prishtinë nuk do t’i faleshim sulltanëve kriminelë, dhe as nuk do të guxonin të mbronin pushtuesin, nëpër Kosovë nuk do të ndërtonin xhami në mënyrë të egër, duke ua zënë vendin shkollave, teatrove e kopshteve të fëmijëve. Pesëqind vjet pushtuesi osman nuk ndërtoi xhami në Arbëri sa ndërtoi për dhjetë vjet të ripushtimit. Elita politike në Prishtinë dhe në Tiranë janë të korruptuar, ua ka mbyllur gojën ish-pushtuesi, prandaj institucionet shtetërore të ne, herë i tolerojnë përdhoseshit e historisë e të simboleve kombëtare, duke ua shkelur syrin, që të bëjnë veprime të dënueshme, herë i ndërsejnë. Kështu, me elitën e papërgjegjshme e të shitur, dy shtetet shqiptare rrezikohen të dalin nga boshti evropian dhe të përplasin në kaosin islamik.
Deri kur? Derisa t’i tolerojmë.

Tash mësohet në Gjermani e Europë se kush kishte plane apo ishin vegla që përdoreshin

0
Tash fillon ne Gjermani me u pa kush ka pasë plan, e kush ka qenë veç vegël.🤤🫤
Tjerët i sollën fene , paret, rrjetet e planin.analfabetat e diaspores veç kryet e budallës dhe emnin shqiptar si dekor.
Mendun se po bajnë histori, po në fakt kanë qenë veç mushka që ua kanë bartë barrën tjerëve — e prapë janë ndi krenarë që qenkan “pjesë e pushtimit te Evropes me islam ”.
Patriota me qira. Strategë pa strategji. Krenarë për ni lojë që as vetë s’e kanë kuptu.
E tash, kur loja ndryshon ne Gjermani e Evrope , kanë me u bo toshe sikur s’kanë ditë kurgja.
Po historia nganjëherë i mban mend vetem budallët që ua hapën derën tjerëve — e mendun se po hynin vetë mrena.

Blerim Nika, pas akuzave…: Mos u shqetësoni nga shpifjet, me to do të merren organet përkatëse

0

Aktivisti i njohur i Lëvizjes për Rikthim në fenë e të parëve, Blerim Nika, në videon që mund ta shihni në vijim, rrefen se si Sot do të bëjë kallëzim penal ndaj personit që shpifë për te.

Shihnie videon:

Video | Facebook