Kreu Blog Faqe 454

Ismail Ramadani Njeriu që përkujdesej për teatrin “Dodona” në kohë robërie…! A nuk e meriton Ismaili votën tuaj?!

1

Ismail Ramadani i lindur 01.01.1964 ne fshatin Medvec të Lipjanit. Ismaili rrjedh nga nje familje e madhe dhe me të vjetër te njohur nga Lipjani.

Ka punuar ne pushimoren e Kosoves ne Mal te Zi-Kamenova, Budva. Aty ka ndihmuar shumë njerëz për pushime por edhe gjatë kohës së luftës Kroaci-Bosnje, i ka ndihmuar shumë shqiptarë që të ikun nga ushtria jugosllave dhe te strehohen gjetiu. Të fundit kanë qenë djali nga fshati Ribar i Lipjanit nga familja Boshnjaku dhe nje tjetër nga Sllovia-Lipjan nga familja Gashi dhe shumë të tjerë, që tashmë ka kaluar kohe dhe nuk i kujtohen emrat e tyre.

  • Ndërsa shumë nga aktorët, punëtoret dhe njerëz të tjerë e dijnë që pasi jam kthyer nga pushimorja kam filluar punën në Teatrin Dodona me kerkesën e aktorit te madh Enver Petrovci , ku së bashku me aktorin tjetër të madh Faruk Begollin, tashmë të ndjerin kemi pasur marrveshjen që në cdo premierë, shfaqje, festivale, koncerte, tubimet e delegacioneve të ndryshme të cilat i kanë organizuar i ndjeri Ibrahim Rugova dhe te tjerë të gjitha këto janë mbajtur gjatë asaj kohe sa kam qenë une në kujdestari pasi që ka qenë e ndaluar që shqiptarët të mbajnë aktivitete në institucione shtetërore e njëri ndër rastet më kritike ka qenë kur është gjiruar kënga Ilir Shaqiri dhe Mihrije Braha “A ka një pushkë për mua”.
  • Në atë rast e kanë rrethuar Teatrin mbi 8 Kompanjolla të Policisë Serbe, pasi dikush i kishe lajmëruar se po gjirohej për UÇK dhe me gjindshmërinë time kemi shpëtuar të giithë, pasi isha kujdestar në atë mbrëmje në Teater, por edhe fakulteti i Arteve provimet i mbante provimet aty kur une isha në kujdestarim të Teatrit gjate viteve nga viti 1993 e deri sa ka filluar lufta. Edhe pas lufte kam vazhduar prapë punen në Teatrin Dodona.

Ne fshatin tim Medvec-Lipjan për disa vite para dhe pas lufte kam qenë perfaqësues i fshatit dhe i Nënë Terezës, kryetar për ndërtim të fshatit ku kam ndihmuar fshatin dhe rajonin në ndërtimin e shtëpive dhe projekteve të ndryshme për njerëzit në nevojë.

***

Mbajeni në mend partinë e tij dhe numrin për të cilin do të duhej të votonit. Ismail Ramadani është njeri me këso preokupimesh partiake, por gjithnje ka qenë njeri që me prokupimet, përkushtimet dhe punën e tij atdhetare, njeri mbipartiak.

Shinie më poshtë CV e Ismail Ramadanit:

CV-Ismail-Ramadani-1-1 (1) (1) (1) (1) (1).pdf

Dosja e Pranverës 1981 dhe tradhëtia pas çlirimit

6

Nga Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj), i përndjekur politik dhe dëshmitar i ngjarjeve 11–26 mars 1981

⸻

I. PARATHËNIE

Pranvera e Madhe e studentëve shqiptarë në Kosovë (11–26 mars 1981) ishte themeli i Republikës së Kosovës.

Ishte përballja e parë madhore kundër Jugosllavisë dhe Serbisë, e mbajtur mbi shpatullat e rinisë dhe intelektualëve shqiptarë. Ne u përndoqëm, u torturuam dhe u dënuam me vite të tëra burg. Disa u vranë, disa u shuan nëpër qeli, disa jetojnë ende si dëshmitarë të gjallë. Por, pas 44 vitesh, me dhimbje e themi: liria u tradhtua.

⸻

II. TABELA KRONOLOGJIKE (1967–2025)

• 1967–1968: Përndjekja e mësuesit Isa Demaj.

• 1977 (shtator): Betimi i grupit të Rugovës (Ibrahim Nikçi, Riza Demaj, Sylë Mujaj).

• 1978–1979: Isa Demaj në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Prishtinë.

• 1979: Arrestimi politik i Isa Demajt.

• 1979: Vizita e Titos në Kosovë; aksioni studentor me qentë dhe tenxheret.

• 1979–1980: Incidentet në Pallatin e Rinisë “25 Maji” (koncertet e Çoliqit dhe grupit nga Shqipëria).

• 11–26 mars 1981: Demonstratat studentore; ndezja e “zjarrit”, përplasjet, fjalimet, arrestimet dhe gjyqi.

• Gusht 1981: Dënimi i 21 studentëve në Pejë nga gjykatësi Orhan Rekathati, prokuror Kol Lumezi, kryetar i Gjykatës Supreme Tadej Rdiç.

• 1991 (gusht): Dorëzimi i aktgjykimit tim në policinë zvicerane për strehim politik. • 2008: Shpallja e Pavarësisë sipas Planit të Ahtisaarit.

• 2013 (19 prill): Marrëveshja e Brukselit (Thaçi–Dačić).

• 2015 (26 gusht): Demarkacioni me Malin e Zi (Isa Mustafa).

• 2018: Tentativa e Thaçit për ndërrim territoresh me Vučić.

• 2025: Pas 44 vitesh, ende oligarkët dhe tradhtarët janë në majat e politikës, duke sunduar mbi djersën e popullit.

⸻

III. LISTA E 21 TË DËNUARVE (1981)

1. Ali Lajçi

2. Bajram Kosumi

3. Musli Kosumi

4. Merxhan Avdyli

5. Januz Januzi

6. Kadri Kryeziu

7. Gani Koci

8. Hamdi Zymeri

9. Hamdi Hajdini

10. Riza Demaj

11. Ramë Demaj

12. Bedri Deliu

13. Selim Geci

14. Sylë Mujaj

15. Halit Osmani

16. Fahri Ymeri

17. Xun Çeta

18. Ramadan Dobra-Gashi

19. TBD 20.

TBD 21. TBD (Emrat e mbetur do të plotësohen nga arkivat dhe dëshmitarët e gjallë.)

⸻

IV. TRADHTIA PAS ÇLIRIMIT (2008–2025)

1. Marrëveshjet e turpit

• 2008: Plani i Ahtisaarit – legalizoi komunat serbe.

• 2013: Marrëveshja e Brukselit – Zajednica, shtet brenda shtetit.

• 2015: Demarkacioni – humbja e 8.200 hektarëve.

• 2018: Shkëmbimi i territoreve Thaçi–Vučiq.

2. Oligarkët dhe pasurimi i tyre

• Azem & Nadira Vllasi – butiqe dhe biznese nga privilegjet e Jugosllavisë.

• Isa Mustafa – abuzimi me fondin e 3%.

• Veton Surroi – media e Soros-it, propagandë për kompromis.

• Ramiz Kelmendi – Elkos/ETC, lidhje me tregtinë serbe.

• Xhavit Haliti, Radojičiq, Bogoljub, Ramush Haradinaj – uzurpim tokash, biznese kriminale. ⸻

V. AKUZA PUBLIKE

Ju, që tradhtuat:

• Dëshmorët – duke e përbuzur gjakun e tyre.

• Të përndjekurit – duke na harruar e përjashtuar.

• Prindërit tanë – duke ua marrë tokat dhe pronat.

• Kombin – duke ia shitur pasurinë Serbisë, Malit të Zi, Soros-it, EULEX-it.

Ju ndërtuat parqe zoologjike mbi tokat tona, ndërsa populli mbeti pa shtëpi e pa punë. Ju u bëtë miliarderë, ndërsa Kosova u varfërua.

⸻

VI. FJALË MBYLLËSE – MANIFEST POLITIK

Ne jemi ende gjallë. Do të përballemi me ju me fakte, dokumente, dëshmi. Ju do të zbulohemi si tradhtarë, dhe historia do t’ju mbajë përgjegjës. Republika e Kosovës nuk është pronë private. Ajo është amaneti i gjakut të derdhur dhe i Pranverës 1981.

Ju duhet të largoheni: në Serbi, në Turqi ose në Siberi – por jo më në Kosovën tonë. ✍️🇦🇱 Sak Muji (Sylë Mujaj)

Pezullimi i pacaktuar i bisedimeve strategjike me SHBA, përse…?

5
Srpska Lista që nuk e njef shtetin e Kosovës dhe që vendin vazhdon ta quaj “Kosovo i Metohija”

Nga: Gani Mehmeti

___

Kosova është e vogël dhe shumë e dobët të dirigjojë dikë për të mbajtur miqësinë, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe, kjo do të thotë nënshtrim ndaj Serbisë, e cila me mish e shpirt lufton për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës dhe për ripushtimin e saj, gjithherë duke e trajtuar atë si pjesë të saj. Nëse, nuk i shihet Serbisë për të madhe, pse do ta pushtojë sërish Kosovën, kjo i shihet për të madhe SHBA-së, e cila me sa shihet, shkon sipas kërkesave dhe apetiteve të Serbisë.

Kosova nuk ka më tokë për të tjerët, siç po kërkon Serbia veriun e Kosovës. Ky veri ka qenë gjithmonë i Kosovës, përse sot ti jipet Serbisë. Pjesa veriore e Kosovës ishte gjithnjë me shumicë shqiptare, me përjashtim të Leposaviqit. Komunat e reja, të formuara pas luftës nën dirigjimin e UNMIK-ut, paskan pasur një prapavi, e cila tek tani po duket, se ato janë formuar me qëllimin që ti bashkangjiten Serbisa!
Në disa vende u formua si komunë edhe vetëm një vendbanim!
SHBA, si mike e përkrahëse e shpalljes së pavarësisë, do të duhej të përkrahte zhbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, sepse, Kosova nuk do të mund të jetë shtet i pavarur, derisa brenda saj funksionojnë struktura paralele të Serbisë.
Ato struktura gjithsesi do duhej të eleminoheshin me inisiativën e vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e jo të pengohen.
Pezullimi i bisedimeve strategjike të SHBA me Kosovën, nuk u bë për diçka tjetër, vetëm pse po ndalohen zyra të ndryshme të Serbisë në Kosovë.
Me këto masa të ndërmarra ndaj Kosovës dhe me përkrahjen e strukturave të Serbisë në Kosovë, lë të kuptohet se SHBA po e ndihmon Serbinë në ngritjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Natyrisht, kjo çon ujë në mullirin serb të Beogradit, për çka Vuçiqit nuk i shkon mendja në njohjen e Kosovës shtet.
Është e vërtetë se Serbia është shtet shumë më i fortë se Kosova, prandaj, për të qenë i drejtë, duhet të qortohet i forti, i cili kërkon ripushtimin e Ksoovës.
Jo të qortohet Kosova, e cila nuk kërkon pushtimin e tokave serbe sot, por vetëm shtrirjen e sovranitetit në tërë territoroin e vet. Shih për këtë, Kosova është në të drejtën e saj, jo Serbia që synon pushtimin e Kosovës.
Shtrirja e sovranitetit në tërë Kosën, pavarësisht nga cila qeveri, do duhej përshëndetur nga shtetet demokratike, edhe nga SHBA.
Se qeveritë e mëparme nuk kishin një vizipon për shtrirjen e sundimit të ligjit edhe në veri të Kosovës, këtu nuk është faji i qeverisë së fundit.
Ato ishin qeveri tërësisht të nënshtruara nga të gjithë, sepse ishin futur në korrupsion, dhe për të shpëtuar veten dhe milionat nga korrupsioni, do e jepnin tërë Kosovën.
Nëse kjo qeveri nuk ka bërë diçka tjetër brenda Kosovës, sa i përket veriut – po. Dhe kjo, do duhej përshëndetur nga të gjithë ndërkombëtarët, edhe nga SHBA.
Nga Serbia do duhej kërkuar që Kosovën ta heqin nga kushtetuta e tyre, si pjesë e Serbisë, çka më nuk është.
Prandaj, shtrohet pyetja: Përse pezullohet dialogu strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës?

Lista Serbe, kanceri politik që po e përpinë Kosovën

0
LISTA SERBE – KANCERI POLITIK QË PO PËRPIN KOSOVËN
“Ju lutem, dëgjo këtë video dhe vlerësone se për kë po e bojkoton shtetin opozita.”
Opozita duhet të zgjedhë: me Kosovën apo me projektin e Beogradit për ta zhbërë këtë shtet.
“Nëse kundërshtimi im ndaj Listës Serbe – asaj liste që nuk e njeh shtetin e Kosovës, që nuk ia përmend emrin ‘Republikë’, që përgatit sulme për t’ia aneksuar një pjesë, që ka vrarë shqiptarë dhe i ka hedhur bijtë tanë në mbeturina, që i ka djegur në uzina – nëse ky kundërshtim më bën anti-amerikan, atëherë le të jem i pari! Dhe kurrë mos qofsha i dyti.”
Si mund të pranohet një parti që paguhet dhe financohet nga shteti i Kosovës, që përfiton ndihmë për zhvillimin e veriut – pikërisht në atë pjesë ku për 25 vjet kanë dominuar bandat serbe të udhëhequra nga njerëzit e kësaj liste – dhe sot kjo Listë nuk e njeh shtetin, simbolet, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës?
Si mund të pranohet një parti që çdo ditë tenton ta zhbëjë këtë vend, siç ndodhi me Bajskën dhe Lepencin? Shumica e përfaqësuesve të kësaj liste gjatë dhe pas luftës kanë qenë vrasës, dhunues e shkatërrues të Kosovës. Sot, në kohë paqeje, ata përsëri grumbullojnë armatim, organizojnë barrikada dhe atentate për ta aneksuar veriun e vendit.
Krerët e kësaj partie, përfshirë Radojçiqin dhe 11 anëtarë të kryesisë së saj, janë të kërkuar nga Interpoli. Megjithatë, partitë opozitare kërkojnë protesta dhe madje deklarojnë se do ta “ngrehin zvarrë” kryeministrin Kurti, duke thënë se pa nënkryetarin e Listës Serbe nuk hyjnë në Parlament – duke bllokuar dhe bojkotuar shtetin.
Askush nuk është kundër serbëve vendorë të Kosovës – përkundrazi, ata janë qytetarë të barabartë të këtij vendi. Por Kosova është kundër kësaj liste, e cila është projekt i Beogradit dhe që në bashkëpunim me opozitën po përpiqet ta zhbëjë shtetin tonë.
Shih videon :

Ylbere Mehmetaj, kandidate e PDK-së nga Istogu me numrin 12, le ta votojmë

0

Numri 12

✅ në listën e PDK-së është Ylbere Mehmetaj, zëri i ndërmarrësisë dhe zhvillimit ekonomik në Istog.
Me arsimim në fushën e Ekonomisë dhe përvojë si sipërmarrëse, Ylberja e njeh nga afër sfidën e biznesit lokal dhe mundësitë për ta forcuar ekonominë e qytetit tonë.
Ajo përfaqëson frymën e punës, përkushtimit dhe guximit që i duhet politikës sonë.
Me energjinë dhe idetë e saj, Ylberja sjell një dimension të ri në përfaqësimin qytetar, atë të gruas së suksesshme që kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e komunës.
Me Ylberen, Istogu fiton.

Ne jemi shqiptarë etnik, jo kosovarë, Ben Blushi!

2
Pyetjet tua janë parulla të thata armiqësore. Sikur të ishe pakë i drejtë dhe i dijshëm, përgjigjen e ke nga realiteti- KM Kurti e ka ruajtur dhe mbrojtur shtetin e Kosovës të fituar me gjak.
1. Sanksionet janë vënë padrejtësisht nga pro-serbët e Evropës për shkak se KM historik Albin Kurti nuk i tërhoq të gjitha forcat speciale, i shpartalloi bandat terroriste serbe të Vuçiqit, e mposhti agresorin serb, e shpëtoi shtetin nga pushtimi.
2. Letra e një Ambasadorje në detyrë, edhepse me rëndësi, nuk është prishje me Amerikën. Është e influencuar nga pro-serbi Grenell dhe pas një kohe, me punën tonë dhe popullin pas vete mund të rregullohet. Në Amerikë zakonisht fiton drejtësia. Nuk është as hera e parë as e fundit që ballafaqohemi me elemente pro-serbe brënda një administrate. Amerika i respekton argumentet dhe faktet, por me te duhet punuar.
3. E duam dhe respektojmë Amerikën por interesi i ruajtjes dhe mbrojtjes së shtetit i kapërcen të gjitha interesat tjera.
Dhe një porosi, kur nuk din gjë mos u përzi. Të kuptoj, nëse je i paguar nga Serbia
Unë e kam vetëm një pyetje të thjeshtë
për ty dhe çiftat tu si Edi Rama:
Çka keni bërë ju deri sot për ta denoncuar dhe dënuar gjenocidin serb mbi shqiptarët?!
Për fund, veç desha të tregoj se Vuçiqi të urren ty dhe shqiptarët e Shqipërisë njësoj si mua dhe shqiptarët e Dardanisë. Nëse i vjen rasti edhe ty “ti pret veshët”.

Lajm historik, RAI nis për herë të parë një program në gjuhën shqipe/arbëreshe

0

LAJM I MADH HISTORIK 🇦🇱🇮🇹 RAI nis për herë të parë një program në gjuhën shqipe/arbëreshe, kushtuar vëllezërve tanë arbëreshë në Kalabri, Sicili dhe gjithë Italinë e Jugut. Pesë shekuj gjuhë, zakone e besë – sot ringjallen në ekran dhe në valët e radios. 📺 Çdo të diel në televizion. 📻 Çdo ditë në radio. Ky është një hap i madh për ruajtjen e identitetit tonë dhe për bashkimin shpirtëror të kombit shqiptar. Fjala jonë kumbon sërish. GEZUAR, arbëreshë! GEZUAR, komb shqiptar! ⸻ 📢

GRANDE NOTIZIA STORICA 🇮🇹🇦🇱 La RAI avvia per la prima volta un programma in lingua albanese/arbëreshe, dedicato ai nostri fratelli arbëreshë in Calabria, Sicilia e in tutto il Sud Italia. Cinque secoli di lingua, tradizioni e fede – oggi rivivono sullo schermo e nelle onde radio. 📺 Ogni domenica in televisione. 📻 Ogni giorno alla radio. Questo è un passo enorme per la salvaguardia della nostra identità e per l’unione spirituale della nazione albanese. La nostra parola risuona di nuovo. GËZUAR, arbëreshë! GËZUAR, popolo albanese!**

Albin Kurti, më i fortë se kurrë…!

1
“Pezullimi strategjik” i dialogut është në të vërtetë një proces që nuk ka ekzistuar kurrë realisht e në praktikë, prandaj vetëm sa e forcon pozitën e tij. Në të vërtetë ky “dialog” ishte një propozim i Presidentes qysh më 2021, por që kurrë nuk u nënshkrua nga palët as nuk filloi të realizohet.
A po kuptoni?!🤔
Prandaj “Pezullimi” strategjik i dialogut vetëm u jep shpresë të rreme opozitarëve që duan pushtet pa votë dhe po duan me çdo kusht, qoftë edhe me grushtshtet me ndihmën e devollëve dhe të qeverisë të Serbisë ta rrëzojnë qeverinë Kurti e ta kthejnë Serbinë në tërë Kosovën.#
Por, qytetarët e Republikës së Kosovës kudo që janë, nuk do ta lejojnë këtë!
S’ka rëndësi çfarë thotë një përfaqësues lokal i ambasadës amerikane.
Elektorati nuk i bindet dot kurrë urdhërave të huaj e as atyre që duan të coptojnë, shesin e zhbëjnë shtetin e Kosovës.
Kosovarët nuk votojnë ambasadën amerikane.
Ata votojnë Albin Kurtin.
Çdo lëvizje e nëntokës politike opozitare kthehet në favor të tij.
Sa herë Beogradi fabrikon skenarë, Kurti del më i fortë.
Sa herë Richard Grenel shfaqet si “diplomat shpëtimtar”, Kurti fiton terren dhe e forcon shtetin dhe popullin e Kosovës.
Në sytë e qytetarëve Kurti nuk bie. Përkundrazi, ngrihet. Sepse populli i ka parë dhe i sheh rezultatet shumë të prekshme e ndryshimet e mëdha pozitive nën udhëheqjen e vendit nga qeveria e Kurtit.
Opozita ndërkohë është servile, e çorjentuar, akuza të vjetra, zëra të zbehtë, lidhje të dyshimta e me bagazh të madh plot gabime, mashtrime e krime të pafalshme. Prandaj nuk e pranon të vërtetën, prandaj nuk don vetingun.
Ska vizion, as guxim, mendjen te pushteti pa votë dhe çdo gjë për pasuritë e paligjshme dhe për pushtet me çdo kusht. Nuk ia ndien për popull as për shtet!
E vërteta është e thjeshtë: Vuçiqi dhe Grenel nuk mjaftojnë për ta thyer Albin Kurtin.
Kurti veç sa kalitet e forcohet nga përplasja, me armiqtë.
Çdo tentativë për ta dobësuar e bën më të fortë.
Ky është realiteti.
Kurti është dhe do të jetë i pamposhtur për aq kohë sa e duan dhe e mbështesin qytetarët e Republikës së Kosovës .

Dhimitër Shuteriqi, hajni i të vdekunve nga “Stara Serbia”

0
Kjo asht një letër e Mitrush Kutelit dërgu Mustafa Greblleshit në vititin 1961, në të cilën bahet fjalë për vjedhjen e veprave të Lef Nosit (i pushkatuem nga regjimi enverist në vitin 1946) nga Dhimitër Shuteriqi.
Dhimitër Shuteriqi ishte dhe mbeti një letrar gjysmak, gjytyrym, gjatë gjithë jetës. Sahanlëpimës, puthador dhe pakurrizor gjatë gjithë jetës, i bani shërbime çdo kërkese të regjimit. Por, ana ma e errët dhe ma e turpshme mbetet vjedhja e veprave të intelektualëve të pushkatuem e të vdekun.
Ja qysh e përshkrun për bukuri vetë Kuteli Shuteriqin:
“…shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes…”
Por, pse sot duhet me ribotu këtë letër të Kutelit? Sepse Dhimitër Shuteriqi asht gjyshi i Ben Blushit (nga nana), këtij dallkauku që po ban shkrola e po qet pamflete për ndershmëninë e njerëzve nëpër dynja.
Lexojeni e çorodituni.
* * * * * *
“Pogradec 28 gusht 1961
I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe,
Kjo e uruar letër u bë litar me krye, po pa fund.
Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të babajt. Ndenjëm u çlodhëm në varret e sheshuar, duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi. Doruntina mërzitej, e kish lodhur shumë banja e ditës, udha. E mbajta pak në krahë pastaj e mori Efterpi. Zbritme. Hëna doli kur rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull e lundroi nëpër hapësirë. Fëmijët më vunë njëmijë e njëqind pyetje “Si është hëna? Ç’ka prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është i madh ai yll? (Afërdita). Sa një shtëpi apo m’i vogël?”
Unë bluaja mendime të tjera: “Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur? Që ku vijmë e ku shkojmë? Sa rrëke njerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë tani?” Dhe mendja më shkon me drithma tek ai që s’guxoj t’i përmend emrin, sepse jam tepër i vogël-hij’e një grimce të një stërgrimce – tek ai që ka shumë emra, por që është një i vetëm dhe mbi të gjitha dyshimet e mija birucore, dua me gjithë shpirt që të jetë, të mposhtë mohimet e mija dhe të më prehë atje ku dua vetë, atje ku thashë, në vetmi. O zot, duhet të jesh, sepse pa Ty nuk prehem dot!
Këndova pothuaj të tërë “Antologjinë poetike” të Viktor Hygoit, në përkthimin e “Sotir Cacit”. Me të vërtetë përkthimi është shumë i mirë.
Po kush e ka bërë këtë përkthim? Kjo është një punë e ngeshme, e javashme, jashtë normave. Dhe ka një vandak të tërë fjalësh që s’janë të shqipëronjësit. Këto të gjitha po t’i them më kot: unë e di se kush e ka bërë këtë shqipërim, sepse kam parë dorëshkrimet dhe di se si u pjesëtuan … paratë. Mistifikime, merceranizma të padenja për një njeri që shkruan. Sidoqoftë, unë s`e bëj dot, kurrë, kurrë!
Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur:
– Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur?
– Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja.
– Ay: – Me emrin e kujt?
– Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej.
– Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj.
– Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk … nuk.
Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën:
– Po kur e boton një këngë popullore?
– Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin.
Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra …
– Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj.
Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim.
I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje …
Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në dhjetor 1945.
Atëherë Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mija, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet, gjersa u bë burrë me llullë, me bére e me automobil, më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi “i”-në në fund të emrit që të vërtetonte tezën e tij, siç i tha vetë Popoviqit në tryezë: “Emri ynë vjen nga fjala serbe ‘shute’, që do të thotë ‘shaka’. Rrjedhim nga një familje e ‘Stara Serbisë’ të ‘Despotatit të Elbasanit’. Pra, si të thuash, ‘unë’ jam ‘ti’, ndihmomë të ngrihem lart, jepmë, të kam vëlla”.
Po si u bë puna e asaj veprës së “gjetur”? Para ca kohësh botoi “Gjorg Golemin” që bje erë Lef Nosi.
Me të vërtetë Shutja – shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit tim, duke tjerur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre deteve), shkronjën e madhe “S” të babajt që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të Naum Voillës, duke e paraqitur si të vetën …
E pra, këtu në Pogradec ka qenë dikur një djalosh që i thoshin Pirro Vako, një nga të rinjtë e parë komunistë, ëndërrimtarë të një bote të drejtë, pa shfrytëzim, pra, pa vdekje. Pirro Vakua kish patur një dell të mirë shkrimtari. Dikur më pat thënë: “Ti ke rënë, po unë të nderoj e të dua, se më ke treguar udhën si të shkruaj”. Dhe zbrazi një gotë raki. Ay dështoi në jetë (një punë dashurie me një vajzë që quhet Izmini, flokëverdhë, të cilën ju – ti dhe Rushi – e shihni dendur nëpër Tiranë), iu dha alkoolit, vuajti e vdiq. Shutja i vajti babajt të këtij, i premtoi dhenë e qiellin, mori një dhomë me qira në shtëpi të tij dhe i përlau – në mënyrë shutërore – tërë dorëshkrimet (ditare lufte, shënime, tregime etj.). I ati pret akoma që Shutja t’i botojë këto të gjithanë emrin e djalit. Shutja ndofta i boton, po me pikëpamjet e dyzetepesës, për të cilat fola më lart: me emrin e vet, për xhepin e vet … Para ca vitesh i vodhi një prifti këtu (prifti vdiq vjet) regjistrin e shënimeve të një manastiri. Prifti më thosh: “Ia rrëfeva, e pa, më lëvdoi, pastaj ma dha prapë, ma mori përsëri, ma dha dhe njëherë dhe unë e vura nëvend. Kur iku, s`e gjeta më …”
Prifti bënte kryq, sikur donte të largonte shejtanin: “Ma vodhi, bre, s’pandenja, paska qenë….” Kockat e Papandonit (kështu i thoshin priftit) po treten tani në gështenjat, kurse Shutja shutëron “tani përsëri me “i”-në në fund të emrit”, më shikon vëngër, siç e vështron kalorësi këmbësorin e çalë apo më mirë automobilisti arrogant udhëtarin e mjerë. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Khajamit: Rrëmyen mall, memuriet e ar, Dhe t’irtin plak, të urtin shkëncëtar E quajnë gjaur, se s’beson prralla, Se s’qas mbi supe, si ata, samar. Më falni se u zgjata kaq shumë me këtë “Dhimitriadë Shuteriqore”, po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arrogant që endej rrugëve të Pogradecit.
Kam dhe diçka tjetër.
Lef Nosi ka pasur një koleksion të pasur me pulla poste të vjetëra, të mbledhura me kujdes një jetë të tërë (në qeverinë e Vlorës, të Ismail Qemalit, kishte qenë ministër i Postave). Shutja mori dorëshkrimet e tij dhe një pjesë të bibliotekës (librat ia kam parë me sytë e mij në hotel “Dajti”, ku banoi një kohë, më 1945 dhe 1946). Po ç’u bënë albumet e pullave që vlejnë, pa ekzagjerim, miliona lekë? Është fjala për pulla të rralla të Turqisë me syrsharzhimin e Hyrjetit dhe sidomos atë të qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së Durrësit, për ato të mbretit Vid e sa e sa të tjera.
Kush i mori, kush? Këto duhej t`i merrte shteti dhe, me sa di unë, Shutja, ndonëse mban berè shkrimtari (që ta tregojë bota me gisht) s’është shtet. Kisha dhe mjaft të tjera për këtë individ cipëplasur, por nuk po vazhdoj: më vjen ndot. Falmëni!
Në këtë kohë kam lexuar disa libra dhe kam rilexuar disa tregime të asaj suedezes së ëmbël e të qetë, Selma Lagerlöf, me një botë morale që s’i ngjet fare botës sonë gjaknxehtë, vrasëse, ballkanike. As e ndjera Selma Lagerlöf s’i ngjet (luaj vendit) Shutes. Dhe mu kujtua një film shumë i dashur: “Gösta Berling” pas veprës së parë të mësonjëses Selma Lagerlöf. E ka lojtur dikur Greta Garbo. Ka qenë një film pa zë (para se të fillonte krokëritja e saksofonit dhe bubullima e artilerisë në sallat e kinemasë), po kaq i fortë, kaq i bukur! Tani, Greta Garbo është plakë, po unë e përmend se më ka lënë mbresa të thella në kujtesë.
Rilexova edhe “Souvenir de la Haute – Albanie” të A. Degrandit, dikur konsull i Francës në Shkodër (Botim i 1901). Libri është shkruar më 1893-1899 (sot librat nxirren shpejt e shpejt, si qerpiçët nga kallëpi e vihen në mur para se të përthahen).
Ky libër më ngjalli hidhërime të mëdha: vëllavrasje, fantazma, urrejtje, që e bluan e stërbluan jetën tonë shqipëtare. Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep të Ballkanit, ndonëse kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh, shumë larg këtyre caqeve, ku jemi mbytur sot.
Të huajtë na mbuallë urrejtjen, na ndanë e përçanë, na bënë të mos e njohim veten, të mos e duam veten, domosdo as vëllanë. Tani, thotë Degrandi, njerëzit urrejnë njëri-tjetrin në çdo vilajet, greku mbjell farën e grindjes në Epir; Austria, Italia – në Veri; Mali i Zi, i përkrahur nga Rusia, gjithashtu. Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bilé dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e përçarë.
Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë: “Shqiptarët janë populli më i lik dhe më i kotë (“le plus inutile”) në botë”. Përfundimi? Duhet të zhduket … Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo Phrantjes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di sesi të mbrohet kundër tij, me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan?
Të gjitha këto i lexoj, i bluaj në mendje natën dhe s`më zë gjumi dhe më vjen të çmendem! … Nesër Efterpi do të niset me gjithë fëmijë.
Unë do të rri dhe ca ditë, do ta pres Sterjo Spassen, do ta vendos në dhomë, pastaj do të kthehem në Tiranë. Këtu nuk u preha dot. Pashë gërmadhat e shtëpisë plot ferra dhe mu drodh zemra. Jo, Pogradeci s’ështëmë për mua të gjallë, po për mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë, vuan shumë. Shto pastaj brengat objektive, fëmijët varfërinë e sa të tjera. Do të vij të “çlodhem” në Tiranë, t’i vihem normës, se mos më presin bukën.
Lamtumirë dhe përqafime vëllazërore, Mitrushi”

Rusia qëllimisht po e rrezikon paqen dhe rendin në botë

0

Presidenti i Federatës Ruse, Putin, nga një takim i mëhershëm me Aleksander Vuçiqin dhe ekipin e tij. Të dyja palët me priftërinj ortodoksë përreth. 

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Kush terthorazi po e ndihmon?

Rusia sot është promovuar në një shtet agresor me pasoja të rrezikshme për ekzistencën e njerëzimit. Është kështu sepse Ruasia e Vladimir Putinit posedon armë nukleare dhe në çdo luftë që po futët është kah llogaritë se nuk mundet për ta fituar, as për ta humbur, seps në pozicionin ekstrem do ta përdorë arsenalit berthamor, për t` u diegur edhe vet në te, si Neroni.

Ruisa ishte në luftë një kohë të gjatë me disa popuj dhe shtete tjera që ishin nën rregjimin e saj, por u largua prej atyre fronteve në saje të intrigave me një anë dhe në saje të oportunizimit të shteteve  Perendimore, spse në një anë i kanë proklamuar sanksione ekonomike, e në anën tjetër po e blejnë gasin e Rusisë, pa asnjë pengesë qoftë edhe nëse turpërohën në ndonjë tubim ndërkombëtar.

Rusia pra pa asnjë paralajmërim e okupoi Krimen. Me këtë akt imperilist, de jure hyri në luftë kundër Ukrainës, dikur republikë e barabartë e BRSS-ës. E vërteta, lufta në Ukrainë nuk është aq e egër sikurse në Palestinë, por në tokën Ukrainase dëmet janë koletarale në industrinë ushtarake e simbolikisht në njerëz.

Mbi të gjitha, Rusia agresive në këtë fillim të shekullit XXI po prodhon kriza politike brnda dhe jshtë saj. Në vend se si fuqi globale të luftojë për zgjidhjën e tyre, përkundrazi po i finason krizat që nuk janë zgjidhur deri në fund. Kështu, kur kriza për Armeninë po rrinte pezull, Putini donte ta mbajë një rregjion të tërë në pozitë ngacmuese. Lidhur me këtë, këto ditë Rusia e ngacmoi Poloninë që dikur ishte qendra e Paktit Varsavës. Por, që tash është antare e NAOS. Pra kanë ndryshuar rrethanat historike dhe gjeostrategjia po ndryshon në tërë globin. Këto ngacmime nuk janë të rastit sepse kohë pas kohe po e peshojnë pullsin e Perendimit (NATO-s) se: deri ku do të shkojë me sanksione dhe qotrime verbale.

Lidhur me këtë, Ruisia në krizën e ish Jugosllavisë u pozicionua në anën e Serbisë në luftë për “ruajtjën” e Jugosllavisë. Kurse në anën tjetër BRSS-ës i shkëputëshin republikat një nga një, dhe fare nuk tregonte ndonjë reagim politik apo ushtarak. E vërteta, miqësia ruso-serbe është në një përqindje të lartë ekonomiko dualiste, sepse të gjitha fabrikat serbe që u bombarduan gjatë sulmeve të NATO-s, sidomos ato të armatimit, u renovuan nga Perendimorët, e jo nga Rusia, sepse ajo nuk ka “energji” apo aftësi as për veti.

Serbia në të njejtën anë me Rusinë po provon ta laj një rrol të “vogël” në sherbim të Rusisë, si një vend që është promovuar si shtet belagji, me opstruksione sidomos ndaj Kosovës, po mbetët në lojën e “luftës”, sepse përmes saj shpreson për t` i kthyer viset e okupuara ose që i janë falur nga Fuqitë Evropiane, nepër kongrese e konferenca paqesore.

Çështja shqiptare

Çështja shqiptare në dyqindë vjetët e fundit është zgjidhur prapa perdeve, pa qenë të pranishëm lidrët shqiptarë aty.Po edhe nëse ishin liderët shqiptar aty si anësorë është reaguar rutinisht vetëm sa për t` u shënuat. Ndërsa, kontestet e mbetura pas vitit 1912 “zgjidheshin” me paramendim , sepse kur problemi vinte në rend dite, vendimet e “netëve nepër terr dhe mjegull”, edhe pse kishin nënshkrime me ngjurë ende të lagur, ishte i kotë ndonjë përmirësim, apo zgjidhjë e drejtë e çështjeve. Bje fjala, kur Isa Boletini i reagoi E. Greit në Londër më 1913 se: “ia ka falë Serbisë krahinën e Shalës”. Eduard Grei pyeti Isën: Ku gjindet Kosova”? E kur Isai ia tregoi emrin e katundit tij në veri të Mitrovizës, dimplomati me perovojë dhe fuqi të dorës parë i tha: “Isa Boletin, po të ishte katundi ytë në Nahinë e Gjakovës, do të kishte një shpresë që të përmirësojmë diçka. Por, Zoti ta paska determinuar të mbeshtësh nën pushtetin serbian, sepse Trepça duhët t` i takoi Serbisë. Dhe nuk ka dert, sepse jeni mësuar të jetoni me pushtete koloniale. E pra ruane energjinë për devre tjera”. (E tregoi Luigj Gurakuqi për Nikollë Ivanajn më 1914).

Ndaj kombit shqiptar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX në qarqet kryesore demokartike do të mësohet me fakte se ndaj kombit shqiptar ka pasë në të kaluarën nepër kongrese dhe konferenca paqesore, aq padrejtësi sa që ai realitet paraqet një njollë të zezë në ndërgjegjën morale dhe politike të shteteve më të fuqishme të botës e që ishin koncentuar në një organizatë që nga viti 1949 u quajt NATO. Me fillimin e luftës së UÇK-ës kundër okupimit serbian, bota do të ndahët në dy grupe të mëdha si kundërshtare gjeostrategjike. Në grupin e parë ishin shtetet që u printe SHBA, e që ishin antare të NATO-s. Në grupin e dytë, ishin shtetët që u printe Rusia dhe pjesërisht Kina, e që ishin pozicionuar në politikën imperialiste duke i mbrojtur pozicionet që i kishte fituar Serbia nën emrin RSFJ. Pas prishjës së RSFJ-ës të deklaruar nga Badinteri më 4 korrik 1992, pjesa e mbatur e shtetit të prirë nga serbianët agresor do të quhet Republika Federative e Jugosllavisë (Jugosllavia e Tretë). Kjo krijesë shtetërore me ambicje të reja imperialiste, do të pozicionohet që Kosovës me asnjë rrethanë mos t` i lejohej shkëputja nga Serbia, e cila më 1912 e kishte okupar; më 1918 e kishte aneksuar; më 1945 e kishte përseritë okupimin. Ndërsa më 1998/99 shqiptarët me fuqinë e armës provonin që të shkëputën nga Jufosllavia, duke mos treguar shenja se duan t` i bashkohën Shqipërisë, por duke refuzuar në të njejtën kohë çdo mundësi të propozuar që të mbesin nën pushtetin e Serbisë nazifashiste.

Çështja e Kosovës UÇK dhe bombat e NATO-s

Për ta pleqëruar një pjesë të Çështjës shqiptare, pra jo tërësinë si plagë e kurdisur nga Fuqitë Evropiane, në rrethana të luftës UÇK-RFJ më 1998/99, në Rambuje të Francës do të organizohët Konferencë përmbyllëse nga shkurti e deri më 24 mars 1999. Me që asnjë zgjidhje pala serbo-ruse nuk pranoi ta nënshkruante, më 24 mars 1999 do të fillojnë bombardimet e NATO-s, të cilat zgjatën deri më 10 qershor 1999, kur RFJ e nënshkoi kapitullimin në Kuamnovë.

Në bombardimet e NATO-s kundër RFJ-ës kanë marrë pjesë 1058 aeroplanë. Prej tyre 731 aeroplanë të SHBA-ve, 84 të Francës, 58 të italisë, 39 të Anglisë, 33 të Gjermanisë, 22 të Holandës, 21 të Turqisë, 18 të Kanadës, 14 të Belgjikës, 8 të Danimarkës, 7 të Spanjës, 6 të Norvegjisë, 4 të Hunagarisë, 3 të Portugalisë dhe 10 të NATO-s. (Burimi: Operation Allied Force WOEHIPTO, p.78, 31 janar 2001).

Siç dihët për luftën në Kosovë janë mbajtur gjykime të drejtuesëve politik dhe ushtarak serbian në Hagë. Por me kohë është ngritur në saje të presionit rus edhe Gjykata Speciale në Hagë për hulumtimin dhe gjykimin e krimeve të luftës sipas përgjegjësisë komandues të një “Grupi të organizuar” të UÇK-ës! Lidhur me këtë, pas gati pesë vjetë paraqitjesh të “provave “ në GJS në Hagë nga ana e prokurorëve, të gjithë të dirigjuar nga Beogradi me “argumente” të fabrikuara serbe, më në fund më 15 shtator 2025 do të fillojë për t` u shpalosur historia e vërtetë e luftës. Në këtë shpalosje do të dëshmohet se djemtë dhe vashatë e UÇK-ës kanë bërë luftë të drejtë.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, konkludoi se nga 15 shtatori 2025, do të zbërthehet një temë “TABU”, temë kjo që ishte bërë me qëllim si e “paspjeguar” në diplomacinë Evropiane, sidomos. Ajo temë “Tabu” nga diplomacitë e disa shteteve që tinzishtë janë me Rusinë, shihet se ende po e mbrojnë gjedjën e vjetër me të gjitha mjetët, duke provuar që sërish Çështjën Shqiptare ta plasojnë në rrafshin debatik “shkencor”se (!):1.Shqiptarët e Kosovës janë të ardhur, pra nuk janë autokton; 2, Se Kosova është tokë serbe; 3. Se përqindja e popullsisë në Kosovë në Mesjetë ka qenë 92% serbe; 4. Se emrat e vendeve dhe kishat në Kosovë tregojnë se e kujtë është kjo trevë e lashtë e njohur në Antikë si Dardani. Madje këto koncepte nuk ishin në shumë raste thjesht serbe por edhe mbetën aksioma të Gjashtë fuqive Evropiane nepër kongrese dhe konferenca gjatë viteve 1878-1999, ku dominonte ‘zgjidhja” e çështjeve sipas përkatësisë rreligjioze e jo sipas faktorit kombësi. Për fat të mirë të Çështjës shqiptare, kjo dokrtinë u bë copë e grimë, para faketve të reja shkencore, sidomos para fakteve që po i impononte me fuqinë e armës Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Pra, ka mbetur për t` u dëshmuar nga 15 shtator 2025, këto pyetje:1. A ka pasur zingjir komandues në UÇK gjatë viteve 1998.99; 2. Mizoritë në teren kush i ka urdhëruar dhe 3. Cila është përgjegjësia e KATERSHËS, si drejtues të UÇK-ës. Për këto pyetje opinioni shqiptar ka marrë informata se do të dëshmojnë: Xhems Rubin, Viliam Voker, Veslli Klark dhe Bernard Kushner si guvernator i parë i Kosovës pas çlirimit më 1999.

Problemi i dytë që shpresohet të shpaloset në Hagë është se amerikanët do të janë në sqenën historike, si të propozuar të advokatëve mbrojtës të Katërshës shqiptare. Me këtë dëshmi opinioni pret që të shporret refreni i përseritur nga politikanët shqiptarë pacifisë dhe të huajtë të së kaluarës narciste duke thënë publikisht: 1 “Të kam çliruar” –postullati e duam Republikën; dhe refreni tjetër si ubifikim serbian: “I kanë çliruar të huajtë, por Kosova mbetët tokë serbe, të cilën e mbulon “Asociaconi i komunave serbe “ që në proces do të khehet në një Republikë serbe, për ta përthekuar pastaj tërë Kosovën. Dhe një koncept i siellur në forma intrigash shpërtheu këto ditë pas refrenit: “Ne i kemi çliruar tokat e Kosovës me politikë paqesore”, pozicion ky i plasuar për inati të UÇK-ës për defaktorizimin e saj politik dhe ushtarak. Prandaj, vënja e sanksioneve të reja ndaj Kosovës edhe nga SHBA (Jo më lidhje strategjike!), në esencë nuk i dedikohët Qeverisë Albin Kurtit, por për inati të Bill Klintonit dhe Xhoe Bajdenit, adminstrata aktuale e SHBA hapur ia ka dhuruar Serbisë dhe Rusisë nazifashiste një shpresë se “Kosova ka mundësi që të kthehet në pozicionet e para 10 qershorit 1999. No pasaran, Zotëri. Kjo llogari është sikurse më 1912 kur shqiptarët e shporrën robërinë më të egër në Evropë- perandorinë turke duke e çliruar Kosovën, por që qëllimisht:Rusia, Franca dhe Austro Hungaria në Shkup më 26 gusht 1912 deklaruan: “Çfardo rrezultati të ketë lufta e Juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë turke nuk pranohën” (Përfaqsuesei francez drejtuar Hasan Prishtinës në Shkup më 26 gusht 1912). E shtrohet pyetja: Pse u pranuan ndryshimet e kufijëve pas dy muajsh në favor të Alenacës sllavo ortodokse Ballkanike. Pse ata kufijë e vulosën dhe nënshkruan në Londër më 1913. Por mos të harrohët se ata kufijë ia prishi Evropës Londineze “si të shenjët”, UÇK më 1998-1999, duke pas ndihmë edhe nga NATO e Bill KLINTONIT, permendorën e të cilit shqiptarët e ruajnë me krenari në Dardani. E vërteta Republikën e Kosovës Rusia dhe Serbia po e sulmojnë për çdo ditë, por edhe sulmet nga miqët e vërtetë nga Perendimi, duhët studiuar me kujdes, ku ishim, ku jemi dhe kah po shkojmë, duke mos ndryshuar kursin që e ka përcaktuar Bill Klintoni dhe Adem Jashari me familje e popull në përgjithësi.

  • Shkrimi iu kushtohët Zahir Pajazitit dhe Adem JASHARIT me Familje! Më 14 shtator 2025