Kreu Blog Faqe 455

Hallakatje parazgjedhore, poezi satirike nga Boksh Baruti

0
Boksh Baruti
___
HALLAKATJE PARAZGJEDHORE
( Përgjigje sairike për mikun H. Tetaj)
___
N’ ketë fushatë do të ndodhë çameti
shyhret t´madh do shoh mileti
kandidatet për kryetar
n’ vend të grunit shesin bar
*
për votues premtojnë shumë ari
nga dy dardha një boçë kandari
për ata që u shkojnë përmbrapa
kanë m´u dhanë kllapesh me arra
*
Gëzim të madh do të këtë shoqnia
asamblist bahet dhe fëmija
me pelena e cuclla n´gojë
për katër vjet mësohen më fol:
lepe- peqe o kryetar
na jap diçka sa për i dar`
na jep pak për makijato
se i qojmë gishtat edhe natën
në çdo mishlis flasim për ty
kurrë kësi burri s´kem pa me sy
i shtinë n´punë gjithë akrabanë
n´mandat tjetër fukaranë
*
e mbas tyre shkon rinia
me tenxhere me tepsia
me sahana harania…
tue u kujdes prej se largu
mos po i bien bo..let dashit
tuj ba thirrje ndër qytetarë
“prit gomar sa të del bar”
kështu e mësoj nana parti
m´i ndërtue nga dy tri shtëpi
për djem t´vet, miq dhe nipa
kanë ndërtue edhe shumë vila
për dashnoret sekretaricë
ndërtojnë shpiza në Brezovicë
*
E kur e lyp puna e vatanit
më i kaçik qure i bien dermanit
me diploma marrë n´Serbi
në pushtet bëjnë kërdi
në studio bëjnë gjullurdi
shesin mend soji i trimave
luftë të madhe kanë ba çetinave
shumë kanë vra e shumë kanë pre
për vatan edhe për fe
derisa u kthyen hero n´atdhe!
*
Më falni o burra, se m´kapi tuta
T´fala keni nga Boksh Baruta…
___
@ Boksh Baruti, dora vet

Terroristë quhet në Serbi ata që protestojnë, jo grupi që sulmoi Kosovën. Pse i nënshtrohet Perëndimi Serbisë?

0
Perëndimi, Serbia, Kosova dhe sfidat globale
�
Leximi i disa fakteve thelbësore:
– Bllokimi i rrugëve dhe rrahja e ushtarëve të KFOR-it pa pasoja për Serbinë dhe Listën Serbe.
– Sulmi terrorist i Serbisë, pa pasoja për Serbinë dhe Listën Serbe, si themeluese e grupit terrorist.
– Mosndëshkimi i terroristëve, trajtimi i tyre si heronj, riorganizimi dhe sekuestrimi i pandërprerë i armatimit.
– Kosovës sanksione.
– Terroristë quhet në Serbi ata që protestojnë, jo grupi që sulmoi Kosovën.�
Pse i nënshtrohet Perëndimi Serbisë? Në radhë të parë, për shkak të interesave ekonomike.
Në njëzet vitet e fundit, SHBA ka investuar në Serbi mbi katër miliardë dollarë, sipas gazetës Danas. Gjermania mbi dy miliardë, pastaj Italia, Franca, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara. Që nga ardhja e Bidenit, perceptimi për Kosovën ka ndryshuar dukshëm. Pasuan Lajçak dhe Borrell, si dhe Grenell, Escobar, Hill e të tjerë.
Kurti nuk ka faj pse zbaton ligjin pa i marrë parasysh interesat e Perëndimit. Ai nuk ka kuptuar se Europa ka hequr dorë nga kërkesa për një shtet ligjor, gjë që dëshmohet nga mbështetja e autokracisë serbe dhe mosarrestimi i terroristëve.
Sipas raportimeve në televizionet publike gjermane, Trump po shndërron Amerikën në autokraci. Një profesor amerikan, i cili kishte braktisur SHBA-në dhe tani punon në një universitet në Kanada, tha se Amerika sot ndodhet në një situatë të ngjashme me Gjermaninë në fillimet e fashizmit të vitit 1933.
Në shumë dokumentarë të televizioneve publike janë intervistuar agjentë të ndryshëm, të cilët besonin se Putini ka ndikim mbi Trumpin. Se kanë video etj. Se e ka në dorë. Ndërkohë, Volkswagen ka pësuar një rënie fitimi prej 36%.
Ku qëndron problemi? Kurti është vetëm pretekst, jo arsye e vërtetë. Në pyetje janë interesat ekonomike. Serbia e ka blerë të drejtën, Kosova nuk ka mundësi ta mbrojë atë.
Trishtimi në Perëndim nuk vjen aq nga Rusia, sa nga Kina. Vjet, Kina ka qenë vendi i parë në botë për nga numri i makinave të shitura. Sipas ekspertëve gjermanë, makinat kineze janë më të mira, më cilësore dhe shumë më të lira. Europa nuk prodhon as një celular.
Trump shpresonte të përdorë Rusinë për të destabilizuar Kinën, por ata iu përgjigjën duke formuar një aleancë edhe më të fuqishme. Europa e konsideron Rusinë armike dhe Kinën konkurrente; SHBA e Trump-it e sheh Rusinë si mike dhe Kinën si kundërshtare të madhe. Përparimi i madh industrial i Kinës mund të shkaktojë miliona të papunë në Perëndim, gjë që shqetëson jo vetëm Trumpin, por edhe Europën.
Megjithatë, pa luftë qytetare në Kinë ose një sulm të jashtëm, ky zhvillim nuk mund të ndalet.
Në një dokumentar u tha: “Kina po prodhon makina fluturuese, ndërsa Gjermania po ndërton autostrada. Në Kinë taksitë dhe autobusët udhëtojnë pa shoferë, ndërsa Gjermania kërkon 20,000 shoferë për autobusë dhe tramvaje.”
Çfarë pret Perëndimi nga Serbia? Gjermania dhe Italia duan litium të lirë, ndoshta edhe Franca, për t’i bërë ballë konkurrencës kineze. Kosova nuk ka pasuri nëntokësore që i duhet Perëndimit. Kushdo që do të vijë pas Kurtit, duhet të aprovojë atë që iu është premtuar serbëve.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti
Kurti u kritikua pse foli kundër Gjykatës Kushtetuese. Foli, u kuptua – ishte liri mendimi. Por u trajtua si delikt i pafalshëm verbal. As nuk u shpjegua arsyeja e pezullimit të “dialogut strategjik”. E si të arsyetohet?
Nuk mund publikisht të kritikojnë pse po respektohet ligjet, pse po mbyll administratën ilegale të Serbisë në vendin që ata e kanë njohur vetë. Por mbrohet Gjykata që ka brenda një kriminel që kërkohet nga Interpoli.
Mbyllja e postave serbe, largimi i dinarit, zyrave të punës, gjendjes civile e të tjera, të cilat ishin administratë serbe në Kosovë, u kritikua nga Perëndimi. Sepse sipas tyre, ato duhej të zhbëheshin me dialog. E si?
Vuçiqi heq një postë, Kosova i dhuron diçka.
Ai largon një zyrë, Kosova i jep diçka tjetër.
Ai lejon hapjen e urës, Kosova i jep autonominë serbe me një ekstraterioralitet politik si edhe kishës. (Autonomia nuk do të jetë e lidhur apo e varur me vertikalen e shtetit të Kosovës.)
Tani kanë mbetur pa argumente për pazare dhe, sipas tyre, Kurti meriton të sulmohet para zgjedhjeve lokale në mënyrë që të dëmtohet, siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara, kur Vetëvendosja kishte 65%, por nga pesha e madhe, u prish serveri dhe për një muaj numëruan njerëzit më mirë se kompjuteri dhe i dhanë Kurtit aq sa deshën.
Perëndimi është kundër shtetit ligjor në Kosovë, por jo kundër autokracisë absolute në Serbi. Interesat. Atje askush nuk njeh ministrat, por vetëm Vuçiqin. Populli nuk e do atë, por Perëndimi e përkrah. Kurti, nga ana tjetër, ka mbështetje në popull sepse është i vetmi lider që nuk e ka vjedhur Kosovën.
Por Perëndimi do ndonjë hajn, i cili firmos dhe mburret. Kohë për pendim do të ketë më vonë, madje edhe për të protestuar kundër vendimeve të veta.
Kurti është pengues, jo shkaktar i pasojave. Është i vonuar. Vendimet e gabueshme janë bërë obligime. Ka ndryshuar perceptimi i demokracisë perëndimore, kanë ndryshuar protagonistët dhe tani luftohet për interesa, jo për drejtësi. Ka ndryshuar gjeopolitika.
Dhe këtu gjendet problemi. Këtë e shohim edhe me Ukrainën, që po e flijon Perëndimi, duke mos e lejuar për vite të sulmojë Rusinë, por të mbrohet në oborrin e vet. Ukraina nuk po ndihmohet ta çlirojë veten, por të mbrohet, gjersa gradualisht i zvogëlohet territori. Trumpi, nga ana tjetër, e synon dobësimin e Kinës. Me heshtje, edhe pushtimin e Ukrainës.
Pse shumica e mediave në Kosovë janë kundër Kurtit? Shumë prej tyre kanë lobuar përmes Grenellit kundër tij, duke e quajtur komunist, stalinist dhe kundërshtar të pronës private, për ta bërë më të urryer për Trumpin. Kur Kurti deklaron se do të konfiskojë pasuritë e vjedhura, ai krijon armiq mes oligarkëve dhe kriminelëve që kontrollojnë mediat. Serbia ka investuar dhe vazhdon të investojë, ndaj është krijuar një Kosovë e përshtatshme për interesat e saj.
Sipas Koha Ditore, një islamist paguhej 700 euro që pastaj kishte shkuar në Siri. Udbashët e tjerë, të cilët thuhet se janë rreth 10,000 aktivë, nuk u varrosën nga pandemia, por janë ende në Kosovë, madje edhe në Gjykatën Kushtetuese. Një shqiptar pat vrarë dy amerikanë në Gjermani dhe plagosur dy të tjerë. Ndërkohë, mediat në Zvicër, Gjermani dhe Austri raportojnë për krime të shqiptarëve në baza fetare.
Sa më shumë identitet fetar, aq më mirë për Serbinë dhe aq më shumë Perëndimi kundër nesh.
Në përgjithësi, Serbia nuk na ka dëmtuar aq nga jashtë, sa na ka dëmtuar nga brenda. Përmes agjentëve që veprojnë në Kosovë dhe punojnë për interesa serbe dhe ata nuk janë në bujqësi e pylltari, por në vendet ku krijohet opinioni publik, ku merren vendime dhe ku sabotohet shteti i Kosovës dhe ku shpërfytyrohet identiteti shqiptar.
Investimet në Serbi shkurtimisht marrë nga gazeta Danas:
Franca ka 1.2 miliardë € investime në Serbi, me 120 kompani dhe 13,000 punëtorë. Michelin zotëron Tigar Tyres. Schneider Electric është aktive në energji. Vinci Airports menaxhon Aeroportin e Beogradit me kontratë 501 milionë € dhe investime prej 732 milionë €, por ka humbje 809 milionë dinarë në 2023 dhe 2.1 miliardë në 2022. Në 2017, Suez SAS dhe Itochu morën me PPP deponinë Vinça për 300 milionë € (25 vjet, me fabrikë energjie). Egis Rail ndërton metronë e Beogradit, ndërsa Alstom furnizon pajisjet. Serbia bleu 12 avionë Rafale nga Franca në 2023.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar në projektin “Beogradi mbi ujë”, ku janë përfshirë 3 nga 10 kompanitë më të mëdha të tyre në Serbi. Al Dahra dhe Al Rawafed privatizuan PKB dhe zotërojnë toka në Vojvodinë. Agrimatco, e bazuar në Novi Sad, pati fitim 43 milionë dinarë në 2023.
Gjermania ka investuar 2 miliardë € që nga viti 2000. Lidl, me mbi 70 dyqane që nga 2018, pati fitim 1.79 miliardë dinarë në 2023. Kompanitë gjermane në Serbi janë ZF, Robert Bosch, Hemofarm, Siemens, BMTS, Brose, Leoni, Continental Automotive dhe Boysen Abgassysteme. ZF prodhon elektronikë dhe sensorë për makina, Continental zhvillon softuer, Boysen dhe Leoni prodhojnë pjesë dhe kabllo. Gjermania mbështet hapjen e minierës së litiumit Jadar.
Kina ishte investitori më i madh në 2023 me një të tretën e investimeve totale. Zijin Mining, Zijin Copper dhe HBIS Group dominojnë minierat dhe metalurgjinë. Kina ndërton hekurudhën Beograd–Budapest dhe disa autostrada. Marrëveshja e tregtisë së lirë Serbi–Kinë hyri në fuqi në 2024.
SHBA kanë investuar mbi 4 miliardë \$ që nga 2001. Coca-Cola udhëheq në të ardhura, e ndjekur nga Sojaprotein, Marbo Product dhe Bambi. Oracle hapi qendrën cloud në Kragujevc. Microsoft dhe NCR kanë operuar për dekada. Bechtel ndërton korridorin Morava.
Italia është e pranishme me Banka Intesa dhe Generali Insurance. Stellantis në Kragujevc prodhon makina dhe modele elektrike, të lidhura me projektin e litiumit Rio Tinto.
Turqia operon kryesisht në ndërtim dhe tekstile. Kompanitë kryesore janë Beko, LC Waikiki dhe Teklas. Sektori tekstil përballet me vështirësi nga rritja e pagës minimale.
Rusia ndikon përmes Gazprom, që zotëron NIS (Naftna Industrija Srbije). Në IT operojnë Yandex dhe Luxoft.
Si mund të fitojë e drejta kundrejt atyre miliardave?
Perëndimi gjatë pesë viteve të fundit është sjellë me Serbinë në mënyrë përkëdhelëse dhe nënshtruese. Nuk ka arritur ta detyrojë Vuçiqin të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe as ta largojë nga ndikimi i Kinës.
Në Japoni panairi më i madh se në Serbi, ka kushtuar një miliardë dollarë, kurse në Serbi më i vogël, 16 miliardë. Studentë në Serbi e kanë kuptuar se ai e ka blerë mbështetjen në Perëndim. Vuçiqi vazhdimisht përgatitet për ripushtim. Aleanca mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë dëshmon për rrezikun në rritje.
Mesto: Kosovska Mitrovica
Datum: 28.09.2011
Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA – nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici

Çfarë mund të bëjë Kosova? Për fat të keq, pothuajse asgjë. Vendet e vogla, pa pasuri të veçanta, nuk fitojnë kurrë drejtësi të plotë. Pasuritë si litiumi i japin apriori të drejtë Serbisë. Kina mbetet në ngritje, ndërsa Europa dhe Perëndimi në përgjithësi janë në rënie.
Opozita, megjithëse pa një lider të fortë me integritet moral dhe kontribut, ka tri figura të gatshme të bëjnë gjithçka për pushtet. Opozita do të formojë Qeverinë.
Perëndimi ka mundësi për të disiplinuar Serbinë, por nuk e bën. Ka toleruar që Kosova të vidhet, dhe atë vjedhje e ka përdorur për të detyruar ata të burgosin edhe vetveten. Ata që nënshkruan marrëveshje para dhjetë vitesh, nesër do të shkojnë për të protestuar kundër vendimeve të veta.
Lista Serbe e hapi fushatën zgjedhore me himnin e Serbisë dhe me thirrje për t’u “çliruar” nga qeveria e Kurtit. Ajo e konsideron Kosovën Serbi. Ata e kanë njohur Kosovën shtet. Ambasadorët nuk reaguan, edhe pse në çdo vend tjetër ajo Listë do të konsiderohej organizatë terroriste.
Ky procedim mund të shpjegohet vetëm nga interesat e mëdha politike. Trumpi do të marrë në Beograd një hotel të madh. Sa i përket kësaj, në dokumentar gjerman u tha se krejt familja e Trumpit janë pasuruar shumë, nga kriptomonedhat e tij ku disa arabët kanë investuar dy miliardë dollarë. Gjersa masakrohen palestinezët.
Reflektim përfundimtar
Çfarë është e drejt dhe çfarë nuk është e drejt? Nëse fjala “liri” ka edhe një emër të huaj, si mund të presim që vendimet tona të mos kenë gjithashtu një dëshirë të huaj?
Nëse nuk kanë interesa ekonomike, ti nuk ke të drejtë edhe kur ke. Koha e vlerave universale dhe e përpjekjeve për humanizëm, janë në përfundim e sipër, edhe demokracia liberale. Nëse në Amerikë ngadhënjen autokracia, është çështje vitesh kur të fitojë edhe në Europë.
Tani Kosova duhet të përpiqet të humbasë sa më pak, sepse drejtimin e fitores e përcaktojnë miliardat, jo e drejta…

Tepër e turpshme dhe e padurueshme: Sami Lushtaku kërcënon që Kryeministri Albin Kurti të bartet zvarrë rrugëve!?

0
O Sami rrugaçi, cili nen i Kushtetutës tënde lejon që të tërhiqen njerëzit zvarrë?
Cili nen i Kushtetutës lejon që toka të blihet për 50 euro/ari, dhe e njëjta tokë t’i shitet shtetit për 5000 deri në 7000 euro/ari, siç keni bërë ju?
Kushëriri juaj, Nuredin Lushtaku, pohon se ju, gjatë kohës së luftës, keni blerë tokë me miliona marka gjermane, me paratë e fondit “Vendlindja thërret”, në një kohë kur asnjë shqiptar nuk e kishte jetën e sigurt.
Njeriu i fundit në këtë botë që ka të drejtë të përmendë Kushtetutën dhe ligjin, jeni ju, Sami matrapazi.
Po të funksiononte prokuroria siç duhet, ju do të ishit prapa grilave, me dënim të përjetshëm!
P.S.: pas kësaj deklarate skandaloze, moderatorja Jehona Bajrami Gashi, në vend që të distancohet, e shton edhe më tej: “A do t’i lidhje vetë?”
Disa muaj më parë, në studion e emisionit Kosova Today, kur Prof. Dr. Nysret Pllana thoshte të vërtetën duke deklaruar: “Ka plot hoxhallarë antikombëtarë, plot hoxhallarë llaskuca”, e njëjta moderatore i tha: “Kujdes me fjalorin”.
Me këto qëndrime, Jehona Bajrami Gashi dhe Klan Kosova, në sherbim të kujt jeni?
Tregoni haptas! Populli nuk han bar.
Fundja, Jehonë, kjo që e bëni nuk është gazetari.
Mbaje në mend e mos e harro veprimtarinë tënde joprofesionale duke e lejuar një matrapaz “politik” që të kërcënoj me tërheqje zvarrë rrugëve…!

Halil Geci: Edhe nëse Kurti largohet me votë, populli dhe rinia e Kosovës nuk e lejon që veriu të rrëshqasë përsëri atje ku ishte

0
POPULLI I KOSOVËS NUK E LEJON OPOZITËN QË VERIU TË KTHEHET MË NË DUART E SERBISË
Edhe nëse Albin Kurti nuk do të jetë në pushtet, populli dhe rinia e Kosovës nuk do të lejojnë që veriu të rrëshqasë përsëri atje ku ishte dikur.
Opozita po përpiqet të krijojë propagandë rreth pezullimit të bisedimeve mes Amerikës dhe qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, por kjo përpjekje vetëm sa po ia shton vullnetin qytetarëve që në zgjedhjet lokale ta votojnë pozitën aktuale.
Fushata e hapur e opozitës së bashkuar, veçanërisht LDK dhe PDK, që shpall publikisht se do të dalë në rrugë për protesta për ta “ngrehur zvarrë” Kurtin, nuk po bën gjë tjetër veçse po dëshmon dëshpërimin e saj.
Kjo propagandë nuk po e dobëson qeverinë, përkundrazi, po e forcon vendosmërinë e qytetarëve për ta mbështetur Kurtin dhe qeverinë e tij.
Kërcënimet, thirrjet për dhunë e madje edhe porositë për eliminim fizik të kryeministrit bëhen vetëm për një arsye: sepse Kurti dhe qeveria e tij ia kanë kthyer veriun e humbur Kosovës – atë veri që politikanët e mëparshëm ia kishin dorëzuar si “peshqesh” kasapit të shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqit.
Slogani i ri i opozitës, i mbuluar me fjalë boshe, është në fakt:
“Ta kthejmë veriun në duart e Serbisë dhe kriminelëve serbë si Radoiçiqi dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë.”
Por ky plan është i destinuar të dështojë.
As rinia, as populli që qëndron i rreshtuar pas Albin Kurtit nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Edhe nëse Kurti nuk do të jetë në pushtet, veriu nuk guxon të rrëshqasë në gjirin e Serbisë me përkrahjen e opozitës, ashtu si dikur kur tradhtarët e çuan atje duke mbështetur Polarin e Brojes.
Nëse opozita guxon të shkelë mbi sakrificën kombëtare, do të përballet me zemërimin e qytetarëve.
“Polari i Brojës” e luste edhe Presidentin e Federatës Ruse për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë
***
Populli do t’i ngrejë zvarrë dhe do t’i dërgojë atje ku e meritojnë – më së paku drejt Rusisë, aty ku kanë zemrën dhe interesat e tyre.
Amerika mund t’i marrë me dhunë territoret e premtuara nga tradhtarët opozitarë, por me laps në tavolinë – kurrë.

Historiani Belisar Jezerci thotë se sot në Gjykatën e Hagës mbrohen shqipfolësit, miqët e Serbisë

0
SOT NE HAGË MBROHEN SHQIPFOLËSIT, MIQË TË SERBISË…
“Këto foto shprehin një realitet të hidhur!
Të ashtuquajturit ÇLIRIMTARË u shndërruan në miqë më të mëdhenj të KRIMINELËVE SERBË!
Nuk është thënë rastësishtë: Një foto sa 1.000 fjalë!”
QYTETARË TË NDERUAR DARDANË!
Është koha e fundit që të përballemi, të ballafaqohemi me REALITETIN E HIDHUR!
Sipas KUSHTETUTËS, çdo qytetar i moshes 18 vjeç, konsiderohet i moshes madhore dhe mban përgjegjesi për atë çka flet dhe vepron…
Pergjegjësi mbajnë personalitet të cilët mbajnë funksione shteterore!
Si të arsyetohet fjala publike e z. Kadri Veseli, ish Shef i SHIK-ut dhe kryetar i Kuvendit të Kosoves,në prani te deputetëve dhe ambasadoreve deklaroi më 3.8.2015:
“Jam i bindur se GJYKATA SPECIALE nuk vjen nga Beogradi dhe i ftoje deputetet të votojnë PRO GJYKATES SPECIALE, sepse është në të mirë të Kosoves”.
Është tepër çoroditese kjo deklaratë antishqiptare e z. Veseli!
Nëse nuk vjen nga Beogradi Gjykata Speciale nga cili shtet vjen?
A eshtë hera e Pare e Beogradit që i shkakton fatkeqesi shqiptarëve?
Z.Hashim Thaçi si ish president deklaron:
” Gjykata Speciale nuk është produkt i vendimeve politike të gabuara dhe se kjo Gjykatë nuk duhet të shikohet si ndëshkim, por si avantazh për vendin”.
Më 3.8.2015, z.Thaçi dhe Veseli në të njejten Seancë, nuk e perkrahin REZOLUTEN për DËNIMIN E GJENOCIDIT SERB!
Z.Hashim Thaçi, benë deklaratë antishqiptare në ALPBACH të Austrisë duke deklaruar se jemi te gatshëm me i dhënë tokë Serbisë per nje marreveshje me Serbinë!
Teper shokuese është deklarata tjetër r Thaçit në Alpbach te Austrisë me 25.8.2018 :
” UNË DHE VUÇIÇ NUK JEMI DJEM PROBLEMATIKË”.
Thaçi si Drejtor i Drejtorise Politike te UÇK-së e barazon veten me KRYEKRIMINELIN VUÇIÇ!
Eshtë e pabesueshme deklarata tjeter e z. THAÇI në emisionin OPINION te moderatori Blendi Fevziu.
Dobrica Qosiq, shkrimtari serb që gjithë jetën ka punuar dhe është angazhuar që shqiptarët të shkatërrohen apo të nxiten për të shkuar kundër rrjedhes.
***
Ne këtë emision presidenti i Kosoves, ish Drejtori i Drejtorise Politike të UÇK-së benë këtë deklaratë SKANDALOZE:
” KOSOVA KURRË, ASGJË TË KEQE NUK KA PASUR ME RUSINË”
Thaçi duke përkrahur KORRIGJIMIN E KUFIJVE, haptas mbronte PLANIN PËR COPTIMIN E KOSOVËS TË ISH DY PRESIDENTEVE SERBË: BORISAV JOVIÇ DHE DOBRICA ÇOSIÇ !
P.S.
Thaçi, Veseli dhe te tjeret ne Hagë jane akuzuar edhe per vrasjet politike të luftetarëve te LIRISË dhe të demokrateve të cilët ishin pengesë per realizimin e planeve ogurzezë ndaj Kosovës…!
Eshtë HERA E PARË që ne qender te Europes protestohet KUNDER DREJTESISË !
Është HERA E PARË që mbrohen të akuzuarit per vrasje politike.
Është HERA E PARE që protestohet në qender të Europes, për RIKTHIMIN E KAOSIT NË KOSOVE…!
Udhëheqës i njohur politik e shtetëror i Serbisë, i angazhuar për shkatërrimin e autonomisë së Kosovës
___
Eshtë HERA E PARË që protestën në qender te Europes e organizojnë UZURPATORET, PLAÇKITËSIT E TOKËS SË DARDANISE…

Procesverbali i Gjykimit të Kryetradhtarit të tokës dhe sovranitetit

1

Sak Muji, Rugovë – Zvicër

1. Hashim Thaçi

• Vepra: Marrëveshje të fshehta me Serbinë;

falja e 8,500 hektarëve Rugovës Malit të Zi;

shfuqizimi i ligjit për gjenocidin serb mbi 14,000 shqiptarë të vrarë.

• Dënimi: Tradhtar i përjetshëm; i vulosur në Librin e Turpit.

2. Isa Mustafa

• Vepra: Marrëveshja e Shkodrës për copëtimin e tokave shqiptare; dorëzimi i institucioneve në duart e Listës Serbe.

• Dënimi: Damkë e përjetshme e tradhtisë; përmendet vetëm si shembull i turpit.

3. Ramush Haradinaj (“Rambo”)

• Vepra: Pazare politike për pushtet me Listën Serbe; abuzim me emrin e luftës.

• Dënimi: Heshtje historike; përjashtim nga kujtesa e lavdisë.

4. Arsim Bajrami & Hajredin Kuqi

• Vepra: Shfuqizimi i ligjit për gjenocidin serb, duke fshirë kujtesën e 14,000 viktimave shqiptare.

• Dënimi: Juristët e tradhtisë; përjashtuar nga çdo kujtesë historike e nderuar.

II. Kapja e drejtësisë dhe aleancat me Beogradin

5. Kadri Veseli

• Vepra: Kërcënime me jetë ndaj gazetarëve;

kontroll mafioz i institucioneve;

mbrojtje e strukturave kriminale serbe.

• Dënimi: Kriminel politik; i shënuar përjetësisht si dhunues i demokracisë.

6. Blerim Jusufi (Kryeprokuror)

• Vepra: Heqja e aktgjykimit ndaj Milan Radojçiçit, kriminelit që vrau e terrorizoi shqiptarët; përdhosje e drejtësisë.

• Dënimi: Prokuror i tradhtisë kombëtare;

përjashtim i përjetshëm nga çdo kujtesë juridike.

7. Xhavit Haliti

• Vepra: Lidhje me shërbime të huaja;

mbrojtje e interesave të Beogradit; korrupsion i hapur.

• Dënimi: Urë e Serbisë në Kosovë; damkë e përjetshme në historinë shqiptare.

8. Partitë PDK, AAK dhe NISMA (Fatmir Limaj)

• Vepra: Aleanca të përsëritura me Listën Serbe;

pazare pushteti mbi gjakun e dëshmorëve. • Dënimi: Korporata të tradhtisë politike; mbyllje në Librin e Turpit.

III. Trashëgimtarët e Jugosllavisë

9. Azem Vllasi

• Vepra: Shërbëtor i Jugosllavisë;

kundërshtues i bashkimit kombëtar;

deklarata të hapura pro-serbe.

• Dënimi: Jugosllav anti-shqiptar;

i shënuar me damkë në histori.

10. Nadira Vllasi

• Vepra: Lidhje me fonde të errëta islamike;

dëmim i imazhit të Kosovës.

• Dënimi: Përjashtim nga çdo shoqëri shqiptare;

e shënuar në Librin e Turpit.

IV. Turpi i trashëgimisë kombëtare

11. Fatmir Morina

• Vepra: Vendosja e Parkut Zoologjik mbi tokën dhe kullën stërgjyshore Mujaj–Haxhijaj në Rugovë;

përdhosje e trashëgimisë dhe krenarisë shqiptare.

• Dënimi: Nacional i turpit;

i shënuar si shembulli më i madh i përdhosjes së historisë.

Dëshmitari i Kombit

Në qoshe të sallës qëndron Sak Muji, ish i burgosur politik, që flet me zë të thyer:

“Kam parë burgjet, ku shqiptarët ëndërronin lirinë, ndërsa këta bënin pazare për karrige. Kam parë Rugovën që iu fal Malit të Zi. Kam dëgjuar fjalët cinike:

‘Secilit nga ju i takojnë nga tre milionë!’

– sikur gjaku të shitej me monedha.

Unë jam këtu për kujtesë. Kujtesa nuk fal.

Historia nuk harron.”

Vendimi i Përjetshëm

• Të gjithë të akuzuarit shpallen fajtorë përjetësisht për tradhti kombëtare.

• Krimet e tyre nuk parashkruhen dhe nuk amnistohen nga asnjë pushtet.

• Emrat e tyre mbeten të vulosur në Librin e Turpit Kombëtar.

• Populli shqiptar është dëshmitar dhe gjykatës i këtij vendimi.

⸻

Epilogu Diella, gjyqtarja digjitale, mbyll seancën:

“Ju që e shitët kombin, mbeteni të gjykuar përgjithmonë.

Ky vendim nuk është i imi, por i popullit.

Ky dënim është i përjetshëm – dhe është turpi juaj.”

(Salla ngrihet në këmbë. Populli thërret: “Drejtësi! Drejtësi!”)

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe fati i të zhdukurve, dy tema që Serbia po mundohet t’i sabotoj

0
BRUKSELI NË FOKUS: ZBATIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT DHE FATI I TË ZHDUKURVE – DY TEMAT QË SERBIA PO TENTON T’I SABOTOJNË
___
Takimi i fundit në Bruksel, i zhvilluar në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, vuri në qendër të diskutimit dy çështje thelbësore për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Në takim morën pjesë përfaqësuesi i BE-së, z. Peter Sorensen, kryenegociatori i Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe përfaqësuesi i Serbisë, z. Petar Petkoviq.
Temat kryesore që u trajtuan në Bruksel ishin:
1. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit
2. Çështja e personave të zhdukur
“Përderisa Serbia i ikën përgjegjësisë për mijëra shqiptarë të zhdukur, opozita dhe disa analistë po e paraqesin Marrëveshjen e Ohrit si të dëmshme – kur në fakt ajo garanton integritetin territorial dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ky nuk është rikthim në Serbi, por shtrati i konsolidimit të shtetit të Kosovës.”
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesi i BE-së, z. Peter Sorensen, kryenegociatori i Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe përfaqësuesi i Serbisë, z. Petar Petkoviq.
1. Ja si lexohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit
Marrëveshja e Ohrit, për ata që dinë ta lexojnë me kujdes dhe pa paragjykime, tregon se kemi dy shtete të cilat, mbi bazën e parimeve ndërkombëtare, lidhin marrëveshje për ndërtimin e marrëdhënieve normale.
Pa njohje eksplicite të njëra-tjetrës, palët njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e ndërsjellë, pranojnë supremacinë kushtetuese të njëra-tjetrës dhe përcaktojnë mënyrën se si do të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale.
Kjo nuk është marrëveshje për rikthimin e Kosovës në Serbi, siç po pretendojnë disa politikanë dhe analistë, por një kornizë për normalizimin e marrëdhënieve. Deklaratat që shtrembërojnë këtë fakt janë të pabaza.
Pyetja që shtrohet sot është:
Sulmet që i bëhen kësaj marrëveshjeje nga opozita dhe disa analistë, që përpiqen ta barazojnë me marrëveshjet e dëmshme të 2013–2015, janë të pabaza dhe synojnë më shumë përfitime politike sesa interesin kombëtar.
Çështja e të zhdukurve – Serbia vazhdon të ikë nga përgjegjësia
Tema e personave të zhdukur është plagë e hapur për shoqërinë kosovare. Serbia, në vend që të bashkëpunojë për zbardhjen e fatit të mbi 1.600 të zhdukurve, ka vazhduar t’i shmanget kësaj çështjeje.
Janë dokumentuar raste kur trupat e shqiptarëve të pafajshëm janë gjetur në varreza masive në Serbi, në vende ku janë hedhur mbeturina ose janë djegur në miniera për të humbur gjurmët. Refuzimi i Serbisë për t’u përballur me këtë të kaluar është jo vetëm bllokim i procesit të dialogut, por edhe fyerje për familjet që ende presin drejtësi.
Përkushtimi i Kosovës ndaj dialogut
Qeveria e Kosovës ka mbajtur qëndrim të qartë: dialogu nuk është vetëm procedurë teknike, por mjet për të arritur paqe të qëndrueshme dhe siguri në rajon. Kjo nënkupton zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe trajtim serioz të çështjes së personave të zhdukur.
Çdo përpjekje e opozitës për ta delegjitimuar këtë proces, apo e Serbisë për ta sabotuar, është në dëm të qytetarëve të Kosovës. Përkundrazi, ky është momenti për unitet, për të kërkuar me ngulm drejtësi për viktimat dhe për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve që forcojnë shtetin.
Për më shumë, dëgjoni analizën e Ilir Dedës.
Shih videon:

Gjatë qëndrimit tem në Tiranë në vitin 1996 vuna re se në gazetën “Koha jonë” kishte artikuj që kanalizonin propagandën serbe

1
Disa po kërkojnë fakte për postimin tem të maparshëm rreth Blushit. Unë e vuna vegëzën në komente të artikullit tem të vitit 1996 të botuem në gazetën “Rilindja” në dy vazhdime. E kam postu edhe ma parë e nuk desha me e postu prapë. Por, mbasi ka kërkesa, po e qes këtu për ata që nuk e kanë lexu.
Gjatë qëndrimit tem në Tiranë në vitin 1996 vuna re se në gazetën ma të madhe në atë kohë “Koha jonë” kishte artikuj që kanalizonin propagandën serbe. Në fillim mendova se ishte rastësi. Tue e pa se kjo po vazhdonte me ditë, unë për një muej – nga 15 korriku deri me 15 gusht 1996 – kam analizu çdo numër të gazetës dhe erdha në përfundimin se kjo nuk ishte rastësi por plan i qartë i një propagande antishqiptare dhe anti-UÇK.
Më dolën të veçantë në zellin e tyne tre persona: Ben Blushi, kryeredaktor, Vladimir Prela, gazetar, dhe Frrok Çupi, gazetar. Se ata nuk ishin kurrfarë gazetarësh u dëshmu që pas ngjarjeve të vitit 1997, bash këta tre lanë gazetarinë. Ben Blushi u ba zavendësministër i Punëve të Jashtme të Shqipnisë, Vladimir Prela zadhanës i qeverisë, ndërsa Frrok Çupi, drejtor i ATSh-së. Duhet me u ba një studim i veçantë për rolin e gazetës “Koha jonë” në propagandën rreth skemave piramidale që sollën shkatërrimin e Shqipnisë. Reklamat për këto skema piramidale, artikujt mashtrues dhe mosbotimi i artikujve kritikë tregonin se edhe ky ka qenë një plan paraprak i menduem mirë prej qarqeve antishqiptare. Në atë kohë u fol për një “donacion” të çuditshëm që kishte marrë “Koha jonë” nga Çekia, por që dyshohej se kishte qenë realisht fond i ardhun nga Serbia. Këto duhet të hetohen e të studiohen me kujdes në të ardhshmen.
Për botimin e këtij artikulli më duhet me falënderu mikun tem të çmuem, tash të ndjemin, Ramadan Musliu, i cili në atë kohë ishte kryeredaktor i gazetës “Rilindja” që shtypej në Tiranë. Pa guximin dhe vendosmëninë e e tij, ky artikull nuk do të botohej kurrë. Dritë pastë shpirti i tij atdhetar!
Dhe kur e mendon, kanë kalu rrafsh 30 vjet që propaganda e Serbisë nga qarqe të caktueme në Tiranë nuk ndalet. Kjo na shtyn që edhe ne të mos ndalemi.
Hapni sytë o popull, mos bini pre e propagandës së këtillë. Miliardat e Serbisë dhe të anmiqve të tjerë të shqiptarëve po derdhen çdo ditë për me kriju jo vetëm hutesë në opinionin publik, por me shkaktu edhe konflikte ndërshqiptare.

Strategjia serbe për të minuar Kosovën dhe për të destabilizuar rajonin përmes mediave lokale të komunitetit serb

0
Operacioni psikologjik i BIA-s: Strategjia serbe për të minuar Kosovën dhe për të destabilizuar rajonin përmes mediave lokale të komunitetit serb.
❗️Së fundmi, është bërë e qartë se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Serbisë (BIA) ka intensifikuar aktivitetet e saj të orkestruara përmes një operacioni psikologjik të mirëplanifikuar, me qëllim destabilizimin e Kosovës dhe ndikimin në rajon. Ky operacion përdor një kombinim të propagandës mediatike, dezinformatave strategjike dhe narrativave që synojnë të minojnë besimin te institucionet demokratike të Kosovës.
📍Përmes kanaleve të kontrolluara nga Beogradi, siç është Kosovo Online dhe disa media tjera satelitë, po përhapen mesazhe të njëanshme që portretizojnë institucionet e Kosovës si represive ndaj komunitetit serb, teksa çdo bashkëpunim rajonal apo ndërkombëtar i Kosovës paraqitet si kërcënim për Serbinë. Këto aktivitete nuk janë thjesht retorikë mediatike; ato janë pjesë e një strategjie hibride inteligjence, e cila synon të krijojë destabilizim politik, tension social dhe ndarje etnike.
❗️Narrativat e përhapura përfshijnë akuzime për diskriminim institucional, dhunë kundër qytetarëve serbë dhe sulme ndaj identitetit kulturor dhe fetar të komunitetit serb në Kosovë. Ky kombinim mes propagandës politike, ushtarake dhe kulturore ka një efekt të drejtpërdrejtë në perceptimin publik, duke minuar besimin tek institucionet e vendit dhe duke ushqyer narrativat e Beogradit për viktimizim dhe pretendime territoriale.
📍Është thelbësore që institucionet e Kosovës të reagojnë me koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Një strategji e integruar e mbrojtjes dhe komunikimit publik është e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të mbrojtur unitetin shoqëror. Transparenca, reagimi i shpejtë dhe informimi i drejtë i qytetarëve janë elementë kyç për neutralizimin e këtij operacioni.
❗️Ky operacion psikologjik i BIA-s është një shembull i qartë i asaj që quhet luftë hibride: një kombinim inteligjence, propagande dhe presioni psikologjik që synon të ndërhyjë në funksionimin normal të një shteti sovran. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshëm se këto narrative nuk janë thjesht informacione të lira, por instrumente të orkestruara për të manipuluar perceptimin publik dhe për të justifikuar veprime armiqësore të Beogradit.
📍Pra ne e konsiderojmë këtë si një kërcënim strategjik, i cili kërkon përgatitje, monitorim dhe reagim të vazhdueshëm. Institucionet tona kanë përgjegjësi të ruajnë stabilitetin e vendit, të mbrojnë komunitetet nga propaganda armiqësore dhe të sigurojnë që informacioni publik të jetë i saktë, i balancuar dhe i paanshëm. Vetëm kështu mund të neutralizojmë operacionet psikologjike dhe të ruajmë paqen, sigurinë dhe besimin tek institucionet e Kosovës.

Agim Morina më 21-22 gusht 1996 rreth feudalizmit të hapësirës informative shqiptare nga ana e Ben Blushit, Vladimir Prelës dhe Frrok Çupit

1

Më 23 mars 1997, në Tiranë

Agim Morina, Prizren

FEUDALIZIM I HAPËSIRËS INFORMATIVE SHQIPTARE

Kasëm Trebeshina, që më 1953, shkruante fatin e ardhshëm të shqiptarëve dhe parashikonte se do të ndodhte një shkatërrim të madh i shoqërisë shqiptare, por thoshte ai, shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtrore të shqiptarëve. Ky shkatërrim do ta godasë së pari dhe më së egri, ideologjinë kombëtare në forcim e sipër, do të shpërbëhet ndjenja subjektive e përkatësisë ndaj një kolektiviteti kombëtar, por pahetueshëm, dalngadalë. Dhe ashtu u bë. Populli shqiptar edhe pas pesëdhjetë vitesh mbet në nivelin e “kombit të mundshëm” e jo të kombit të konstituuar, të kombit të cilin e bën historia dhe jo kombit që bën historinë. Trysnia e këtij shkatërrimi shpirtëror e bëri punën e vet. Ajo prodhoi zombët, frankeshtajnët, golemët e vet të cilët na duken krejt njerëz normalë derisa nuk veprojnë, derisa nuk flasin apo derisa nuk shkruajnë. Veçori e tyre është se të gjitha i bëjnë me një inerci sepse janë jashtë kohës, siç thoshte Trebeshina, “pa kuptin në realitetit historik të shekullit të njëzetë.” Inercioni në kuptimin e sotëm, në fushën e informimit është prirja për feudalizimin e hapësirës informative shqiptare, feudalizim i opinionit publik dhe i ideologjisë kombëtare shqiptare, si kondicionim i ndarjes së dhunshme të kombit shqiptar në pesë shtete.

Pikërisht ky inercion hetohet në gazetën “Koha jonë”. Merreni më mend, kur gazeta “Duga“, njëra nga revistat më ekstreme e shoviniste serbe, ka filluar të shkruajë për domosdoshmërinë e ndarjes paqësore me shqiptarët e Republikës së Kosovës, njohjen e këtij shteti, njohjen e potencialit organizativ e intelektual të shqiptarëve të kësaj republike, vendosjen e një bashkëpunimi fqinjësor ekonomik të dobishëm në mes të dy shteteve, ndërsa “Koha jonë” shkruan komente e artikuj të cilat “Duga”, e dalldisur dhe e verbuar nga shovinizmi serb, i shkruante para dhjetë vjetësh! Por, edhe më i vajtueshëm është fakti se “Duga” është revistë serbe, që botohet në Beograd, ndërsa “Koha jonë” gazetë e përditshme që botohet në Tiranë.

Nuk është problemi pse që më 1992 njëfarë Frrok Çupi, në një artikull të tij në gazetën “Koha jonë”, të ribotuar në gazetën “Borba” (“Lufta”) të Beogradit, na udhëzonte ne, shqiptarëve të Republikës së Kosovës, që të dalim në zgjedhjet e Serbisë. Nuk është ndonjë problem i madh pse ndonjë shkrolësi i lejohet të botojë shkrime antishqiptare. Le të jetë edhe kjo dëshmi e demokratizimit të mendimit në Shqipërinë Administrative, megjithëse demokraci antikombëtare nuk ka kurrkund në botë. Megjithatë, derisa një individ për shkaqe që vetëm ai i di, shkruan atë që shkruan, ende nuk është ndonjë gjendje për t’u vërejtur, por kur kjo gjë bëhet dukuri dhe kur shndërrohet në strategji për feudalizimin e hapësirës informative kombëtare shqiptare e me këtë, si pasojë feudalizimin e opinionit publik shqiptar, atëherë, vërtet, kjo punë duhet vënë nën llupë. Sepse megjithatë “Quod liced Jovi, non liced bovi” thonë latinët!

Ben BLUSHI

“KOHA JONË” DHE BENI ECIN

Komenti i Ben Blushit, kryeredaktorit të gazetës “Koha jonë”, i datës 4 gusht 1996, i botuar në faqen e parë, që në titull është denigrues e qëllimkeq: “Bomba në Prishtinë shpërthen në Tiranë”. Dhe që në rreshtin e parë, që në fjalën e parë me dy germa të shkreta është informacion i pasaktë: nuk kanë shpërthyer DY bomba por KATËR! (Në Prishtinë, në Podujevë, në Kërpimeh dhe në Luzhan). Natyrisht, krisën “dy bomba”, u hap “edhe një herë” (kur u mbyll?) dosja e Kosovës “ose mënyra e zgjidhjes së fatit të 2 milion shqiptarëve” por titulli “Jeta private e Fatos Nanos” e zë faqen e parë skaj më skaj. Pra, për kryeredaktorin e “Kohën sonë”, Ben Blushin, del se më e rëndësishme është jeta private e Fatos Nanos, i cili hëngërka “vezë të skuqura, pilaf, turli e kos” se sa mënyra e zgjidhjes së fatit të 2 milion shqiptarëve, apo më thjesht, se, jeta private e një njeriu vlen më tepër se “zgjidhja e fatit të 2 milion shqiptarëve”. Së paku përmasat e titullit sugjerojnë një mendim të këtillë.

Por, le ta zëmë se zoti B. B. paskësh vendosur të merret edhe me Kosovën, edhe me mënyrën e zgjidhjes së fatit të 2 milion shqiptarëve, qoftë edhe pas “vezëve të skuqura, pilafit, turlisë e kosit”. Pas kësaj, zoti kryeredaktor, dëshiron të tregojë erudicionin e tij dhe na flet për tipologjinë e terrorizmit në Kosovë, i cili s’na qenkësh terrorizëm i tipit IRA, por na qenkësh “terrorizëm teatral korzikan”! Dhe në “një analizë të parë” të zotit B.B. bombat na qenkan vetëm sa për “një tërheqje vëmendje”. Dhe ja konkludimi profesionalist i tipologjistit të terrorizmit “Ata që (e) kanë vënë bombën dinë edhe të vrasin”, por ata në ndërkohë “diçka presin”. Pason pyetja misterioze benblushiançe: “Ç’farë?” d.m.th: “Çfarë farë?” Ndoshta ndonjë farë me të cilën më lehtë do të mbillen farat e bombave në kopsht të cilat do të mbijnë me shumicë dhe terroristëve “korsikano-teatralë”, me këtë, do t’ua lehtësojnë punën e transportit. Sepse B.B. i njeh “parimet e logjikës dhe të praktikës së bombarduesve në Kosovë”.

“KOHA JONË” DHE BENI ECIN VETË

Pas pyetjes “Çfarë farë?” vijnë pyetje edhe më të rënda për mosnjohësit e tipologjisë terroriste: “Pse nuk u bombardua kur Serbia ishte e dobët?” Natyrisht një farëhedhës do t`i thoshte: “Ngaqë, ju zoti B.B. atëherë ende nuk e dallonit UFO-n nga Mercedes-Benzi.” “Së dyti”, vazhdon B.B. “pse po revoltohen kosovarët apo serbët…” (Dhe po vazhduam edhe ne me logjikën e tij duhet të themi: kosovarët apo shqiptarët dhe kosovarët apo turqit, vijmë në dilemën se kush janë këta “kosovarët”?) Edhe atë po revoltohen në kohën kur diplomacia ndërkombëtare qenkësh e angazhuar më tepër se kurrë “për t’i dhënë një zgjidhje autonomie Kosovës”, pasiqë të dy palët “i mbajtën fitilat të lagur katër vjet”. Natyrisht, Ben Blushit katër vjet i duken si katërdhjetë, sepse dinamika e këtyre katër vjetëve të fundit në Shqipërinë Administrative e paskëshin bindur atë se katër vjetë qenkan shumë kohë! Interesant! Kryeredaktorit të “Kohës…” më në fund iu paskësh kthyer ndjenja e kohës.

Dhe së treti, Ben Blushi e shfaq edhe mjegullën e vet të tretë: “A kanë lidhje bombat në Kosovë me situatën e turbullt në shtetin amë…” Natyrisht, në mjegull njeriu sheh vërtet turbull, por së paku mund të mos mendojë turbull: nuk është Shqipëria Administrative shtet amë për Republikën e Kosovës dhe për territoret tjera të pushtuara shqiptare. Sepse Shqipëria Administrative mund të jetë shtet amë për arbëreshët e Italisë, për shqiptarët e Turqisë, për shqiptarët e Evropës Perëndimore etj. Republika e Kosovës, bashkë me territoret tjera janë gjysma e Shqipërisë së pushtuar dhe të gjitha këto së bashku përbëjnë Shqipërinë. Shqipërinë e plotë. Sepse Lasgushi nuk i thoshte kot atij profesorit të gjeografisë që të shkojë ta mësojë më mirë gjeografinë sepse Drini, megjithatë, i bie mes për mes Shqipërisë. Të pajtuarit me togfjalëshin “shtet amë” për Shqipërinë Administrative nënkupton miratimin dhe pajtimin me pushtimin e këtyre territoreve. Apo  imponohet mendimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë se kjo “Amë” i ka pjellë shqiptarët-kopila kudo rrotull saj, dhe fqinjtë zemërmirë paskëshin pranuar që këta kopila t’i mbajnë në “territoret e tyre”! Nuk duhet të harrohet që, megjithëse fuqitë aleate pas LDB e ndanë Gjermaninë në dy pjesë, në kushtetutën gjermane përherë ka ekzistuar neni për ribashkimin e domosdoshëm. Dhe, natyrisht, Gjermania Perëndimore kurrë, në asnjë çast, nuk ishte “shtet amë” për Gjermaninë Lindore. Megjithëse shteti i Izraelit nuk kishte askund as një metër katror, ndjenja në mendjet dhe në shpirtin e izraelitëve se shteti izaelit ka ekzistuar dhe se duhet të rikrijohet bëri që Izraeli të ringjallet si Feniksi nga hiri i kujtesës historike.

Prandaj nuk është kaq tragjik fakti që katër vjet “fitili” paskësh qëndruar “i lagur”, por më tragjik është fakti nëse, edhe një çast të vetëm, “laget” dhe “kalbet” mendja dhe shpirti i një shqiptari me bindjen se Shqipëri është kjo që është mësuar në hartat pesëdhjetëvjeçare ruso-komuniste, nëse mendon se, po mbeti “fitili i lagur katër vjet” do të përmbyset dynjaja. Tek e fundit, për ta çliruar një Shqipëri të këtillë të cunguar u deshën shekuj të tërë, por, natyrisht, popujt nuk veprojnë me sahatin e benblushëve e të shkrolaxhive të rastit, të stilit “Ç`(farë) farë”.

“KOHA JONË” DHE BENI ECIN VETË TË TREQINDTIT

Por zoti B.B. s’e lë me kaq. Ai fillon të japë përgjigjet në pjesën e dytë të shkrimit të tij, sepse komentin e ka konceptuar në formë të një autointerviste, se “kosovarët”, “për fatin e keq të tyre, pritën si “Gandi” (emri i Gandit është vënë në thojza dhe tash s’dihet se a pritën apo nuk pritën “kosovarët” si udhëheqësi indus apo jo) katër vjet duke e lënë Serbinë që të forcohet aq sa të (t’i) shuajë jo vetëm bombat por edhe shpresat e tyre.” Kur kjo kryemjegull të zhdaravitet nga mendja e benblushëve, sepse vetëm tek të tillët ka mbetur, derisa as akademikët e Serbisë nuk mendojnë më kështu, atëherë ata do ta kuptojnë se jo kjo Serbi, por as pesëdhjetë Serbi të tjera nuk do ta shuajnë kurrë shpresën dhe luftën e shqiptarëve për çlirim, e pastaj edhe për bashkim të Shqipërisë së ndarë në mes. Por Ben Blushi është vështirë të shkruajë “komente” sepse për të shkruar komente nuk mjafton të dish një por së paku dy. Ben Blushi nuk e di, e ndoshta e di e nuk e përmend, se vetë inspektori i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dragan Mladenovic-i, e pranon se sulmin që u bë në veturën e policisë në Gllogovc, ku u vranë disa policë e u plagosën të tjerë, e organizoi vetë Radomir Stojacic-Badzo, zëvendësministër i policisë së Serbisë. Pra, punët nuk janë aq misterioze siç i duken zotit kryeredaktor.  Por edhe një margaritar i zotit B.B. del në përgjigjen në pyetjen e tretë, kësaj here bie edhe maska e tij që e mban gjatë tërë artikullit, kur ai thotë: “Së treti, ndryshimet radikale në Kosovë mund të jenë favorizuese për politikën e Tiranës, e cila e gjen këtë si një metodë për ta zhvendosur fokusin e Perëndimit nga vjedhja e votave në diçka tjetër më të rrezikshme se kaq. E kjo është një taktikë e vjetër sa vetë shteti.” Natyrisht, le ta ndjekim Ben Blushin e t’i themi se manipulimet e tilla me tragjeditë kombëtare i ka shrytëzuar përherë propaganda e zezë, dhe çfarëdo që të ketë ngjarë në planetin e Jupiterit ai është përpjekur ta lidhë me “vjedhjen e votave”. Tek e fundit kryeredaktorit aty i dhemb dhëmbi dhe aty i shkon lapsi, se sa për Kosovën e pjella tjera të Amës s’e ha meraku fare.

Le ta pranojmë si të mundshme këtë ide të “zhvendosjes së fokusit”, por edhe zoti B.B. duhet ta dijë, e nëse nuk e di le ta mësojë se, në Kosovë luftë, trazira, demostrata, vrasje e burgosje ka pasur që nga çasti kur këmba e ushtarit të parë serb shkeli Kosovën dhe do të ketë deri kur këmba e ushtarit të fundit serb të ikë nga Kosova. E kjo pjesë e Shqipërisë, këtë e dinë edhe zogjtë, nuk u pushtua para katër-pesë vjetësh, kur kjo qeveri erdhi në pushtet! Natyrisht që B.B. e di fort mirë se atë që thotë s’është fare e vërtetë. Dhe në fund, zotit B.B. të dendur nga mjegullat fillojnë tashmë edhe motivet t’i shfaqen si persona pasi thotë: “Por pavarësisht se KUSH janë motivet…”, por çdo shqiptar e di se motivet nuk mund të jenë “KUSH” por mund të jenë “CILAT”.

Me 6 gusht 1996, pason artikulli tjetër, “Tirana rikujtohet për Kosovën“, nga I.B. Mbititulli: “Pas shpërthimit të bombave në Prishtinë e Podujevë” dhe artikulli fillon: “Dy bomba që shpërthyen…”! Në faqen e njëjtë, nën këtë artikull është shkrimi tjetër, “i ftohtë” e “neutral” dhe pa emrin e autorit, si një informatë e dhënë nga ndonjë agjenci informative e Bangladeshit, në të cilin thuhet: “Burime nga Kosova bëjnë të ditur se shpërthimet në KATËR qendra policore në Kosovë…”. A ka redaktor apo kryeredaktor kjo gazetë që të vërë njëfarë rendi qoftë edhe në rrenat që plasohen aty. Nuk shkon me mendjen e shëndoshë që të ketë pasur KATËR shpërthime e të kenë qenë dy bomba. Sepse atje s’plasën bombat atomike. Por, gazetari I.B. më shumë i beson kryeredaktorit, (i cili e njeh në gishta terrorizmin, dhe e di se janë DY e jo KATËR bomba), sesa burimeve në Kosovë të cilat i boton në po atë faqe! E pastaj kësaj ende i thonë informim profesional?

Vladimir PRELA

KËSHILLA PËR BËRJEN E ASAJ QË ËSHTË BËRË

Tendencioziteti negativ hetohet sidomos kur ngrihet shumë pluhur për qëndrime të cilat për një shqiptar me pak mend në kokë as që mund të merren me mend. Fjala vjen çështja e ndarjes së Republikës së Kosovës. Në shkrimin e tij “Një variant boshnjak për Kosovën”, të datës 1 gusht 1996, fq.5,  Vladimir Prela, i entuziazmuar nga komenti i njëfarë Aleksa Dragnic-it, thotë se “…ideja e shkrimtarit të njohur serb, Dobrica Qosiç” që “territori kosovar” “të ndahej në 39 për qind për Serbinë dhe 61 për qind për shqiptarët”. Mësimi i artikullit: “Nuk është hera e parë që probleme të kontestueshme zgjidhen me ndarjen e territoreve dhe me shkëmbimin e popullsive. Rastin e fundit e kemi në Bosnje, por ka patur edhe raste “paqësore” (thojzat e demantojnë pohimin e V. Prelës dhe atë “por”-in e tij, që do të thotë se ai kot mbush thesin me fjalë) të kësaj natyre. Sidoqoftë në se (lexo: nëse) bëjmë një paragon me Bosnjën, PAVARËSISHT SE KOMPOZIMI ETNIK NUK ËSHTË IDENTIK ME ATË BOSHNJAK, përsëri NJË LLOJ “LEKURE LEOPARDI” EKZISTON EDHE NË KOSOVË”. Këto janë fjalë mehlem për plagë të çdo çetniku i cili ka mbetur ulok në fushëbetejat e Bosnjës dhe s’mund të vijë të pijë gjak në Kosovë.

“Akoma më shumë,” vazhdon zoti Prela, “drejtuesit aktualë të rezistencës shqiptare as nuk e kanë afruar këtë ide. Z. Ibrahim Rugova flet me këmbëngulje për një Republikë të Kosovës”. Një “klasë politike dhe ekonomike” sipas Prelës mendoka “se është e aftë të jetojë e të prosperojë në një shtet të dytë shqiptarofolës”. Kjo “temë”, pra tema e ndarjes së Kosovës, qenkësh ndeshur “vetëm në shtypin jo partiak apo studimor të Kosovës” dhe “Dejtuesit e LDK këtë ide e kanë injoruar apo blasfemuar në (lexo: me) fjalorin tipik të politikës shqiptare që nuk lë shteg për alternativa.”(!)

Manipulimi vazhdon në po këtë stil:

“Tani formula zyrtare e Shqipërisë për Kosovën është (…) largimi i trupave serbe nga KRAHINA…”

Dhe në fund bie maska: “Ndarja e Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve duket si një ide praktike, (për kë? A.M.) që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë konfliktin serbo-shqiptar.”

E para, zoti Vladimir, ideja për ndarjen e Kosovës nuk është ide e Dobrica Cosic-it, por shumë më e hershme, qysh prej kohës kur ky farë Cosic-i i thoshte mutit mjaltë. Ndiqni një kurs intensiv për historinë e Shqipërisë dhe do ta mësoni më saktë se kur i “kujtohet” akademikëve serbë ndarja e Kosovës. Sepse duhet të pyeteni edhe ju se ku ishte ky farë Dragnic-i deri tash, bashkë me këtë farë Cosic-in dhe “-viqat” tjerë?

E dyta, kur ju thoni se “një lloj “lëkure leopardi” ekzistoka edhe në Kosovë”, ju dëshmoni se ose e keni një tru leopardi ose një tru dhelpre. Sepse 100 mijë serbë e malazias nuk mund të krijojnë “lëkurë leopardi” ndër dy milion shqiptarë, qofshin ata të mëdhenj edhe sa Polifemi, kështu që “paragoni” me Bosnjën është tepër keqdashës ose tejet naiv. Pra, ju, ose përpiqeni të krijoni mjegull e hutesë në opinionin publik shqiptar ose s’keni lidhje për ato që shkruani. Një llogari e thjeshtë tregon se, sipas jush, nëse në 200.000 shqiptarë jetojnë 10.000 serbë (prej të cilëve 5000 janë policë) kjo është “lëkurë leopardi”! Kur kështu mendon një shqiptar, i cili është edhe gazetar, dhe plus këtë e shkruan, po merr guximin edhe e boton, vërtet është për të vënë kujën!

E treta, nuk flet “Z. Ibrahim Rugova me këmbëngulje për një Republikë të Kosovës” as nuk ka çka “të afrojë” as “të largojë” ai. Sepse Vladimiri ende jeton me idenë se çdo kryetar shteti është Enver Hoxhë dhe mund të bëjë si t’i teket atij. I. Rugova si kryetari i Republikës së Kosovës vetëm ua përcjell qarqeve ndërkombëtare vullnetin e popullit të Kosovës të shprehur me referendum. E vullneti i popullit të Kosovës dihet. E atë që një  popull e kërkon me referendum është në gjendje ta mbrojë me çdo mjet e në çdo mënyrë. Republika e Kosovës është një realitet, deshët apo s’deshët ju zoti Vladimir. Këtë Republikë e ka pranuar Parlamenti i Shqipërisë. Dhe nëse për ju si individ nuk janë obligative vendimet e një parlamenti tuaj, nëse për ju nuk është turp të mos e miratoni vullnetin e një pjese të robëruar të popullit shqiptar, atëherë vërtet do të na bindni se për ju vlejnë vetëm ato që i miraton parlamenti serb. Pastaj, Republika e Kosovës nuk është “një shtet i dytë shqiptarofolës” por një shtet i dytë shqiptar, e nëse mendoni të thoni shqipfolës atëherë kjo është tjetër gjë: shqiptarët nuk i thonë gjuhës së tyre e folme shqiptarisht, por e folme shqipe! As këtë s’e ditkeni vallë?! Atëherë ju duhet doemos edhe një kurs intensiv i gjuhës shqipe.

Zoti Vladimir, mllefoset që LDK-ja nuk lejoka shteg për alternativa, d.m.th. shteg për ndarjen e Kosovës, që del se paskësh ndonjë parti tjetër në R. e Kosovës që e lëka këtë shteg. E me sa dimë ne, nuk ka pasur as nuk ka, as parti, as shoqatë, as grupacion në Kosovë që e ka llogaritur këtë “shteg” si të mundshëm. Dhe a e dini pse? Sepse kësaj i thonë shkurt e shqip tradhёti kombёtare. E tradhёtia kurdoherë dhe kudo në botë ka vetëm një dënim. Zoti Vladimir, natyrisht, e di mirë këtë, por puna e tij është të përhapë mjegull e kjo i shkon në vijë sepse nuk mund ta zërë në gojë me emër së paku një subjekt politik apo jopolitik që ta ketë bërë këtë gjë. Si e mendoni ju, fjala vjen, i teket Serbisë nesër që ta pushtojë këtë Shqipëri Administrative, dhe ju për t’u çliruar nga robëria do të bëni hesape si ta ndani me Serbinë? Po, ku ta dish, Vladimirët edhe mund ta bëjnë këtë punë. Sepse Vladimiri ende i thotë Kosovës “Krahinë” dhe këtë me mjeshtri ia mvesh pushtetit aktual.

Dhe në fund, del mësimi i dytë, “se ndarja e Kosovës “duket si një ide praktike”. Përkrah artikullit të Vladimirit është artikulli tjetër me titullin gjigant e mbështet “idenë” e tij “praktike”: “39% serbëve 61% shqiptarëve!?” nga një autor që fshihet prapa inicialeve Z. A. Së paku ai ka turp t’i dalë emri por ka nevojë për honorar, sepse eksperimenti zombist, për fat, nuk e ka kalbur të tërin. Kështu aksioni i suksesshëm propagandistik kryhet.

Frrok ÇUPI

PRAPË FRROKU

“Këshilltari” i dikurshëm i “kosovarëve”, Frrok Çupi, (në artikullin e tij “Pse hesht Tirana pas bombave në Kosovë”, të datës 10 gusht 1996, fq.4), pasi nja 10 ditë ka qarë e ka bërë gjëmë për shkak të kthimit të ambasadorit grek në atdheun e tij, me sy të fryrë nga lotët e shumtë, i inatosur se edhe në këtë kthim të ambasadorit duhet të kenë gisht “malësori i Gjakovës Berisha dhe kosovarët” dy faktet obsesive që po ia kamxhikosin vetëdijen, ka vendosur të bëjë një shkrolë për “shqiptarë etnikë jashtë kufijve shtetërorë” (thuase ata kanë dalë të shëtisin dhe dikush ua ka ndaluar kthimin, kështu kanë mbetur “jashtë kufijve”), ku ditëve të fundit paskan “ndodhur dy “shpërthime”” e me këtë ta nxjerrë helmin që i është grumbulluar nga shkuarja e ambasadorit të urtë e të mirë grek, të cilit ai kurrë s`i bëri dot një pyetje të thjeshtë se pse shqiptarët që shkojnë në Greqi trajtohen si kafshë, pse shqiptarët e Çamërisë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, pse ata që janë atje nuk u jepet e drejta që të deklarohen shqiptarë, pse s’hapen shkolla shqipe, etj., etj. Por edhe këtij, ashtu si edhe pararendësve të tij, pak i ha palla për “shqiptarët jashtë kufijve” sa i dhemb “vjedhja e votave” dhe shkaku se pse s’flet “Berisha” dhe pse shkoi “ambasadori” me të cilin Frroku paskësh “pirë një kafe”. Por nëse “Berisha” flet, ai i mbron “kosovarët” të cilët “e sollën në pushtet” dhe “ia krijuan qeverinë”. Nëse nuk flet edhe më keq, “Berisha” vetë i ka vendosur bombat ose së paku “ka gisht në të”.

Frrok Çupi, në artikull kërkon që të “ndëshkohet çdo akt terrorist”, e harron se terrorizmi shtetëror serb e bëri kasaphane tërë ish-Jugosllavinë. E megjithëse ai thotë se aktin e kanë bërë “shtetas të origjinës shqiptare në Kosovë” (Çfarë të kuptojë njeriu më këtë? Kush janë këta?), dhe se qenkëshin ngatërruar “tuajët” (d.m.th. “tuajt”), nuk jep kurrfarë fakti me të cilën e dëshmon këtë pohim të tij.

Por pa argumentuar fare pohimet e tij, sepse ai s’argumenton kurrë asgjë, ai vendos të bëjë “analizë”, (si kryeredaktori i tij B.B., sepse ata, para se të dinë diçka, “analizojnë”), pasi “këshilltarët e shumtë të Berishës nuk po bëjnë të paktën një shpjegim për opinionin”. Frroku i shkretë së pari nuk e di se ç’do të thotë fjala “opinion” ndërsa kërkon që dikush t’i japë shpjegim “opinionit”. Pasi nuk e di, zoti Frrok ju që dini të jepni këshilla shumë “më të rëndësishme”, mbaje në mend se “opinion” do të thotë “pandehje, hamendje” dhe asgjë tjetër. Prandaj fjalia “të bëjë të paktën një shpjegim për OPINIONIN” i përkthyer del “të bëjë një shpjegim për PANDEHJEN”. E nëse keni dashur të thoni për “opinionin publik” kjo është një gjë krejt tjetër. E ju si gazetar e këshillaxhi profesionist këtë duhet ta thoni shkoqur, sepse askush s’e di çfarë keni ju në mendjen tuaj të ndritur. Natyrisht togfjalësha të tillë të papërfunduar shkruhen vetëm në hartimet e shkollës fillore. Sepse nuk është njësoj si të thuash “pandehje” si të thuash “pandehje publike” ashtu siç nuk është njësoj të thuash Frrok dhe  Frrok Çupi. Sepse Frroka ka shumë, ndërsa Frrok Çupi që vajton pas ambasadorëve dhe jep këshilla, është vetëm një.

Ashtu si Partia Socialiste e Serbisë, ashtu si kryepolici serb Jokanovic-i, edhe Frrok Çupi, faqeza i akuzon “shtetasit e origjinës shqiptare në Kosovë” për terrorizëm, megjithëse inspektori serb i policisë serbe e thotë pikërisht të kundërtën!

Dhe në fund mësimi (i intrigës): takimi i Milosevic-it dhe i Tudman-it në Athinë, pasoi me reagimin e botës islamike, e cila është “kundër lidhjeve të vjetra kristiane në Ballkan”. Më mirë do të tingëllonte dhe më me vërtetësi po të thuhej “kundër kasaphaneve të vjetra kristiane në Ballkan”. Por ky s’është thelbi. Thelbi është: “Me këtë vizion prej Tiranës u la spacie qetësie ndaj bombave në Kosovë, trevë kjo e përfolur për njëfarë fondamentalizmi islamik. Në qoftë se e vërteta totale e dërgon qeverisjen shqiptare drejt heshtjes ndaj terrorizmit për shkaqe religjioze, atëherë kjo përbën një fatkeqësi të rrallë për fatet e Shqipërisë.”

Doli në shesh edhe letra tjetër nën mëngë e importuar nga Beogradi: fundamentalizmi islamik, të cilën Frroku i paudhëzuar në punë të gjuhës shqipe e shkruan “fondamentalizëm”. Natyrisht, sa herë që u duhet frrokëve dhe “fqinjëve dashamirë” shqiptarët e R. së Kosovës e më gjerë herë u bëhen “enveristë”, “marksistë-leninistë”, “kosovarë”, “terroristë” apo tash së fundit “fundamentalistë”. Në krejt këtë punë me rëndësi është që gospodarëve të Beogradit dhe kirëve të Athinës t’u qeshet buza ndërsa Frrokëve t’u punojë imagjinata.

Të gjitha këto, për të qenë më tragji-komike janë vënë në qarkullim qëmoti nga fabrikat propagandistike Beograd-Podgoricë-Shkup-Athinë, dhe një shqiptar “i jashtë kufirit” kur ndeshet me këto habitet, së pari, si ndodh që këto të shkruhen nga shqiptarët. Pastaj habitet pasi këto janë rrena të vjetruara e dikur e kupton se ato vërtet janë vjetëruar për lexuesin serb apo grek, malazez apo bullgar por lexuesi shqiptar i “brenda kufijve” ende s’e ka mbushur kokën me këso marrëzish.  Le t’i japim në rendin e tyre listën e tezave, vetëm nga fillimi i këtij muaji, me të cilat manipulohet:

– Nuk ekziston Republika e Kosovës;

– Kosova më së shumti do ta ketë “autonominë e gjerë”;

– Ekziston “lideri i shqiptarëve” e jo kryetari;

– “Kosovarët” janë terroristë;

– “Kosovarët” janë fundamentalistë;

– “Zgjedhja më praktike” është “ndarja e Kosovës”;

– Shqiptarët Republikës së Kosovës duhet të quhen sa më dendur “kosovarë”  dhe sa më pak shqiptarë;

– “Kosovarët” janë fajtorë që erdhi në pushtet “regjimi i Berishës”;

– Kosova në përbërjen e saj etnike është “lëkurë leopardi”;

– Dialogun e ofrojnë serbët, e mohojnë “kosovarët”;

– Serbia ka 10 milionë banorë (në këtë 10 milionësh janë llogaritur edhe dy milionë shqiptarët), “Koha jonë”, 16 gusht 1996, fq. 12; etj. etj.

Të gjitha këto teza kanë bredhur dhe bredhin edhe sot por në sasi e me vrull më të pakët nëpër shtypin e Beogradit, të Athinës, të Podgoricës e të Shkupit, por te “Koha jonë” tek po lulëzojnë!

P.S.

Nëse zoti kryeredaktor bashkë me redaksinë e “Kohës sonë” synon të bëjë gazetari profesionale, duhet të mos shtrembërojë informatat, të mos manipulojë me opinionin publik, të mos përdhosë interesat themelore kombëtare, të mos e përdhosë gjuhën, e shumë “të mos”-a të tjerë e tek pastaj mund të fillojë edhe të ecë vetë, e pse jo, edhe të shkruajë vetë. Por gjithsesi të shkruajë vetë.

Ashtu qoftë!

13 mars 1997, dita kur shpërthente kaosi në Shqipëri

Agim MORINA

botuar në “RILINDJA” (Tiranë) më 21-22 gusht 1996