Kreu Blog Faqe 472

Piloti i KFOR-it dhe përkthyesja serbe spiunë të Serbisë

0

Nga: Gani Qarri

Deputet të Dardanisë: “Kujdes të mos shënoheni në murin e turpit të historisë së kombit shqiptar!” A.Aliçkaj.

Piloti kroat nga Spliti dhe shtetasja serbe nga Mitrovica e Kosovës, të akuzuar për katër vepra penale specifike në Kosovë.

Në fakt ata ishin arrestuar edhe më herët, megjithatë piloti kroat fillimisht ishte liruar, ndërsa spiunia serbe do të vendosej në Qendrën transitore të të huajve për dëbim në Trilj të Kroacisë, e cila pas një muaji pritej të dëbohej nga shteti kroat, pa të drejt kthimi në Kroaci për 10 vjet.

Por ndërkohë, me urdhër të gjykatës hetuesit e specializuar kontrolluan telefonat e tyre dhe në komunikimet e gjata, përmes WhatsApp-it u gjetën mesazhe komprometuese në bazë të të cilave ata u akuzuan për spiunazh ndërkombëtar.

Ndaj piloti kroat J.I. nga Spliti dhe spiunia serbe nga Mitrovica Ana Murganiq u arrestuan përsëri në fund të korrikut në një ishull në arkipelagun e Splitit me akuzën e spiunazhit për Serbinë dhe dyshja e spiunëve, sipas zëdhënësit të Gjykatës së Splitit, aktualisht akuzohen për katër vepra penale specifike.

Në fakt, megjithëse detyra e pilotit ishte të kontribuoj në ruajtjen e paqes, rendit dhe sigurisë në Kosovë nga mesazhet që ata shkëmbyen përmes WhatsApp-it, u zbulua se piloti kroat në tri vitet e fundit, i dërgoi spiunes serbe, jo vetëm informata konfidenciale mbi lëvizjet dhe planet e veprimit të forcave të KFOR-it, në Zubin Potok dhe veri të Kosovës, por edhe të dhëna tjera sekrete që mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare, të cilat spiunia serbe ua kalonte Vladimir Radivojeviqit dhe figurave të larta të të ashtuquajturës “listë serbe” të cilët pastaj i përcillnin në Serbi.

Bazuar në ligjet kroate, vepra penale e spiunazhit, për “mbledhjen në mënyrë të paautorizuar të informacioneve sekrete, me qëllim që t’ia ofrojë një shteti të huaj, organizate të huaj, personi juridik të huaj ose zyrtari që punon për ta”, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, por si piloti kroat edhe spiunia serbe akuzohen për disa vepra të rënda penale.

Ajo që dëshpëron me këtë rast, është fakti se derisa gazetaria e ç`akorduar kosovare dyshohet se detyrohet, frymëzohet apo edhe joshet financiarisht nga mafiooligarkët, për tu marrë me prodhimin e sensacioneve kundërqeveritare dhe mjerisht pothuajse në Kosovë, as që ekziston gazetari e njëmendtë hulumtuese, ishin mediat kroate, që njoftuan për rastin e spiunazhit nga Kosova në favor të Serbisë.

Madje ato publikuan edhe disa nga mesazhet e pilotit kroat dhe të spiunes serbe Ana Murganiq, nga Mitrovica e Kosovës, e cila informatat e marra, fillimisht ia përcillte kriminelit Vladimir Radivojeviqit, “mami”, që ishte pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjë të Zveçanit ku u vra rreshteri i policisë së shtetit tonë, në detyrë Afrim Bunjaku, informata të cilat i shkonin të ashtuquajturës “listë serbe” dhe qendrave të spiunazhit në Serbi.

Presidenti kroat që ishte i njoftuar edhe më herët për këtë rast të rëndë spiunazhi në Kosovë, me të drejtë falënderoi Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake të Kroacisë (VSOA) për suksesin në zbulimin e këtij akti monstruoz të spiunimit në favor të dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës “listë serbe”, BIA-s së Serbisë dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

E duke qenë se spiunazhi i serbes së Mitrovicës Ana Murganiq, kishte të bënte edhe me të dhëna të ndjeshme të KFOR-it, përfshi lëvizjet ushtarake në veri të Kosovës, sipas mediave kroate, hetimet janë duke u zhvilluar nga policia civile dhe nga policia ushtarake kroate, si dhe EUROPOL-i, vetëm Prokuroria e Kosovës, nuk e di kush, se çfarë ka ndërmarrë lidhur me këtë rast, apo ndoshta është e zënë me parapërgatitjen për marrjen në pyetje të kryeministrit Albin Kurti.

Spiunia serbe Ana Murangiq ishte e punësuar edhe si ndërmjetëse e caktuar në terren për ekipe të shumta të mediave, të cilën piloti kroat J.I. e takoi në vitin 2016, derisa qëndronte në Kosovë si pjesëtar i kontingjentit kroat të KFOR, ndërsa spiunia serbe A.M. punonte përkthyese në EULEX, e njëjta kishte përkthyer edhe për UNMIK-un e KFOR-in dhe dashuria e tyre u thellua deri në përmasa spiunazhi, por që nga vitit 2016, vetëm tani dhe gati fare rastësisht u bë rast trajtimi nga drejtësia.

Kjo ndoshta edhe për faktin se Kosova dhe gazetaria e saj, nuk kishte kohë, afinitet as vullnet, të merrej me hulumtime dhe tema që e rrezikonin sigurinë e shtetit tonë, apo edhe pallavragjitë që sot bëjnë kaq shumë zhurmë për asgjë, kishin arritur marrëveshje me Thaçin, që veriun e Kosovës, ta konsideronin edhe ata si tokë të “rankoviqit”, apo tokë të askujt, siç shprehej sivëllai i Vuçiqit Edi Rama, i cili është i vetmi “shqiptar” në botë, që pa autorizim të askujt, e madje pa asnjë dakordim as informim të Qeverisë së Kosovës, përgatiti edhe projekt privat për “zajednicën” dhe ua dërgoi BE-së në Bruksel, që do të hyj në histori si akti më i paprecedent i të gjitha kohëve, Kosovë-Shqipëri.

Kështu që piloti i arrestuar kroat, duket se as nuk ishte brengosur fare, për ndonjë vëzhgim, apo Zot ruana edhe investigim, ndaj dhe i përcillte lirisht të dashurës së tij, spiunes serbe Ana Murganiq informacione konfidenciale, mbi zhvillimet në veri dhe lëvizjet e KFOR-it atje, të cilat ajo më pas ia dërgonte kriminelit serb Vladimir Radivojeviqit, të ashtuquajturës “listë serbe” dhe kontakteve të saj në Serbi.

Sipas ligjeve kroate, piloti kroat përballet me akuza të formës më të rëndë të krimit, si zbulimi i informacioneve sekrete për të cilat mund të dënohet deri në 10 vjet burg, derisa spiunia serbe nga Mitrovica me një akuzë më të lehtë dhe mund të dënohet deri në pesë vjet burg, ngase akti i saj konsiderohet si formë më e “butë” spiunazhi, që nuk ka të bëjë me zbulimin, por me mbledhjen e informacioneve sekrete dhe transmetimin e tyre, te pala serbe.

Andaj parë realisht piloti kroat nuk u arrestuar kot, por ne si qytetar dhe shoqëri e shtet duhet të ndjehemi të dëshpëruar, për të mos thënë edhe komplet të dështuar në këtë rast, sepse derisa hulumtuesit dhe vëzhguesit kosovar, merren me shpifje dhe shpikje të pallavrave politike, spiunët që vepronin lirshëm në vendin tonë, u zbuluan nga shteti kroat dhe u dëshmua se si piloti i tyre në Kosovë e furnizonte lirshëm spiunen serbe të Kosovës me informacione sekrete, të cilat ajo ia transmetonte me komoditet të ashtuquajturës “listë serbe”, terroristit “mami” etj, ashtu që Presidenti kroat, me të drejtë falënderon agjencinë e inteligjencës ushtarake të Kroacisë-VSOA, për zbulimin me sukses të këtij rasti skandaloz spiunimi dhe duke qenë se piloti në fjalë është burgosur bashkë me spiunen serbe në Kroaci, besoj se të dy, edhe do të marrin dënim të merituar.

Por kjo histori e hidhur nuk përfundon me kaq, sepse në këtë aferë të rëndë spiunazhi duket të jetë thellë i involvuar edhe Sllavko Simiq, pjesëtar i të ashtuquajturës “listë serbe” i cili në vijimësi është akuzuar për afërsi të përhershme me kryeterroristin Millan Radojiçiq dhe grupet kriminale në veri edhe pas sulmit terrorist serb të 24-shtatorit në Banjë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës në detyrë, Afrim Bunjaku

Sllavko Simiq, është i lidhur ngushtë me Vladimir Radivojeviq-in, që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit me 24 shtator të vitit 2023, i cili akuzohet edhe për shpërthimin që ndodhi më 29.11.2024 në kanalin e “Ibër-Lepenci-t”, në fshatin Varagë të Zubin Potokut, dhe kundër tij është ngritur edhe aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Madje siç dëshmohet edhe me foto autentike të publikuara në media, Sllavko Simiq kishte dhe ka afërsi të madhe, jo vetëm me Vladimir Radivojeviqin, por edhe me policë të dorëhequr si Aleksandër Filipoviç ish-shefi i operatives në veri të Mitrovicës, kryeterroristin Millan Radojçiq, apo edhe Lazar Radenkovic (Proja) kundër të cilit është lëshuar urdhër-arrest për laborator droge, në vlerë mbi 8 milionë euro.

Simiq deputet i të ashtuquajturës “listë serbe përveç akuzës për pjesëmarrje në ngritjen e barrikadave dhe akte tjera penale të kriminelëve serb në veri të Kosovës, tanimë është në fokus të dyshimeve edhe për spiunazh kundër vendit tonë, e megjithatë dhe përkundër të gjithave opozita e inkriminuar po lufton me mish e me shpirt dhe të gjitha mjetet e mundësitë, që pikërisht të akuzuarin për vepra penale, të lidhur me kriminel serb dhe të dyshuar edhe për spiunazh për Serbinë, Sllavko Simiq ta kurorëzojnë, hiq më pak se me postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

O mores o tempora, çfarë po ndodhë kështu me Dardaninë tonë, mbi 26 vite pas çlirimit nga Serbia!?

Ndaj për fund nuk na mbetet tjetër përveçse të përsërisim porosinë shumë domethënëse të veprimtarit të mirënjohur dhe Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane z.Agim Aliçkaj, se: Ata deputetë që votojnë për kandidatët e LS-së, bashkëpunojnë ose krijojnë koalicion me ta, do ta shpallin veten tradhtarë dhe do të regjistrohen në murin e turpit të historisë së kombit shqiptar-(përjetësisht)

Deklarata e Dimal Bashës se ai “nuk ndjen përgjegjësi” për shkrimin, është jo vetëm e paqëndrueshme, por edhe tejet shqetësuese

1
Zeqir Bekolli, Drenas
___
BASHKËAUTORËSIA NË SHKRIM ËSHTË PËRGJEGJËSI DHE MENDIM I PËRBASHKËT I AUTORËVE
Rasti i Dimal Bashës, i sapozgjedhur si Kryetar i Kuvendit, ka hapur një debat të fortë publik dhe institucional, i cili nuk duhet anashkaluar. Bashkëautorësia e tij në një shkrim “shkencor”, në të cilin denoncohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa asnjë bazë të qartë faktike, përbën jo vetëm një gabim profesional dhe etik, por një akt të rëndë politik që bie ndesh me ndjeshmëritë historike dhe institucionale të shoqërisë shqiptare.
Në çdo vend demokratik, publikimi i një materiali të tillë nga një figurë publike e nivelit të lartë do të pasohej automatikisht me dorëheqje. Kjo nuk është çështje mendimi personal, por çështje përgjegjësie publike.
Kur dikush mban një post kaq të lartë publik, çdo qëndrim i tij, sidomos në fushën akademike apo mediatike, është i lidhur ngushtë me reputacionin dhe interesin e shtetit. Prandaj, deklarata e Bashës se ai “nuk ndjen përgjegjësi” për shkrimin është jo vetëm e paqëndrueshme, por edhe tejet shqetësuese. Nëse është bashkëautor, atëherë është bashkëpërgjegjës dhe nuk mund të shmanget me justifikime të pa bindshme.
Për më tepër, publikimi i këtij shkrimi me një autore jo shqiptare, në një kontekst që përpiqet të relativizojë ose delegjitimojë luftën çlirimtare të një populli, ka sjellë dëm të drejtpërdrejtë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për përpjekjet e saj për të ndërtuar një narrativë të drejtë historike në arenën ndërkombëtare.
Përmbajtja e artikullit, në mungesë të burimeve të verifikueshme dhe me tone që ngjasojnë më shumë me propagandën sesa me analizën shkencore, vë në dyshim serioz edhe vetë cilësinë akademike të punës. Ajo çfarë bie në sy është më shumë një shkrim i porositur sesa një studim i mirëfilltë.
Pyetja që lind natyrshëm është: Si ka mundësi që kjo çështje nuk u bë publike para se Basha të zgjidhej në krye të Kuvendit? A ka pasur një heshtje të qëllimshme, apo mosinformim të qëlluar? Dhe më shqetësuesja: Si është e mundur që këtë figurë e kanë votuar edhe ata që kanë qenë vetë pjesë e luftës, të cilës ai si bashkautor i ka vënë në dyshim legjitimitetin?
Kjo situatë ngre dyshime serioze për funksionimin e mekanizmave të kontrollit institucional dhe për drejtësinë e proceseve demokratike brenda vendit. A është kjo një shenjë e një pazari politik? Apo një bllokadë e qëllimshme që e mban peng zhvillimin institucional për më shumë se gjashtë muaj? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje të qarta dhe transparente.
Në fund të fundit, rasti i Dimal Bashës nuk është vetëm një çështje akademike apo individuale. Ai është një sinjal alarmi për mënyrën se si trajtohet e kaluara, për mënyrën se si emërohen njerëzit në pozita të ndjeshme dhe për mënyrën se si politika shpeshherë mbyll sytë para veprimeve që bien ndesh me interesin e përgjithshëm të vendit. Nëse nuk reflektohet mbi këtë rast në mënyrë serioze, atëherë precedentë të tillë do të përsëriten dhe do ta dëmtojnë jo vetëm politikën, por edhe vetë besimin qytetar ndaj institucioneve.

Gjermania merr mijëra afganë

0

Të rinjtë gjermanë janë veshur për festë. Jo të gjithë e bëjnë këtë nga dëshira e lirë. Foto: Ebrahim Noroozi/AP/NTB

Gjermania vazhdon të sjellë qytetarë afganë me aprovimin e përkohshëm për hyrje. Fluturimi tjetër nga Islamabad, Pakistan, pritet të ulet në Gjermani të hënën. 50 persona do të jenë në bord.Midis atyre që po merren nga Afganistani për në Gjermani janë si gra ashtu edhe fëmijë, sipas Bild. Kjo duket si një përpjekje për të hequr frikën nga qytetarët gjermanë, por kostot për tatimpaguesit gjermanë prekin gjermanët e të gjitha moshave.Nga 50 që arrijnë në Gjermani në këtë radhë, në të vërtetë janë vetëm rreth një duzinë aplikantësh. Por pastaj ka këtë ribashkimin e familjeve, kështu që 12 bëhen 50. Kjo është vetëm një pjesë e afganëve që Gjermania ka vendosur së fundmi të sjellë nga Pakistani, sipas Bild, e cila raporton se fluturimi tjetër është tashmë i rezervuar.

Kërkuesit kryesorë janë persona që ndihmuan Gjermaninë si të ashtuquajtur “punonjës lokalë” (p.sh. përkthyes, shoferë, roje, staf mbështetës) gjatë misionit të Bundeswehr në Hindu Kush, ose që për shkak të angazhimit të tyre personal ndaj regjimit të Talibaneve (p.sh. gazetarë, aktivistë për të drejtat e grave etj.) konsiderohen të jenë “në rrezik të menjëhershëm konkret ose latent”.Tani janë qytetarët gjermanë ata që bien në rrezik – një përmirësim i madh, mendon dukshmërisht qeveria gjermane.

Afganët kryesojnë statistikët e krimeve të shumicës, dhe shumë pak prej tyre janë në gjendje të mbajnë veten.Këto programe të ashtuquajturat për pranimin e afganëve janë të diskutueshme në Gjermani, por si zakonisht, vendimi përfundon në një mënyrë që nuk i shërben interesave të zakonshme të gjermanëve.

Këto programe të ashtuquajtura të pranimit për afganët janë të kontestueshme në Gjermani, por si zakonisht vendimi përfundon në një mënyrë që nuk shërben interesave të zakonshme të gjermanëve.

Afganët që vijnë tashmë janë larguar nga vendi i tyre, dhe po merren nga Pakistani, i cili nuk i pranon afganezët me mirësi. Refuzimi mund të ngjajë pak me mënyrën se si vende si Jordania dhe Egjipti nuk kanë dëshirë të lejojnë të ashtuquajturit palestinezë nga Gaza, për shkak të eksperiencave ekstremisht të këqija me pranime të mëparshme. Liderët politikë në Egipt dhe Jordani janë më të shqetësuar për sigurinë e qytetarëve të tyre sesa për gjithë Perëndimin e Europës.Këto programe pranimi kanë sjellë një debat politik në Gjermani.

CDU premtoi para se të fitonte zgjedhjet se do të ndalte importimin e migrantëve afganezë, por ndoshta është nën presion nga partneri i saj qeveritar, partia sociale-demokrate SPD.BILD pyeti Ministrinë Federale të Jashtme për zbatimin e planeve në mes të majit 2025. Përgjigja: “Qeveria federale po shqyrton aktualisht brenda saj se si do të implementohen në detaje rregullat e marrëveshjes së koalicionit”, që do të thotë: ajo po shqyrton se si mund të “ndalojë programet e pranimit federal vullnetar (…).”

Në total ka 2300 afganë në Pakistan që janë caktuar për të hyrë në Gjermani. Ka pasur një debat politik të nxehtë në lidhje me kërcënimin e sigurisë që kjo marrëzi sjell për qytetarët gjermanë.

CDU preu të ndalojë aeroplanët nga Afganistani, por premtimet e zgjedhjeve janë krijuar për t’u shkelur. Ministria e Jashtme përpiqet të qetësojë popullatën me thashetheme të pastra:”Çdo pranim azili është i kushtëzuar nga mungesa e shqetësimeve për sigurinë dhe nga përfundimi i procesit të vizave.

“Një sërë sulmesh terroriste në Gjermani në dhjetë vitet e fundit tregon se sa e kotë është kjo garanci.Edhe në Gjermani, autoritetet përballen me ligjin.

Sipas vendimeve të sistemit gjyqësor, Ministria Federale e Jashtme rrezikon një gjobë nëse nuk lëshon viza për afganët me një detyrim të lidhur për Gjermaninë.

Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme, të besuar me trajtimin e çështjeve, shprehu shqetësim të fortë mbi “situatën ekstremisht të vështirë të dokumentacionit” në Afganistan dhe kritikoi vendimin politik për të vazhduar programet e pranimit si “të paqartë”.

Janë shfaqur dyshime të përsëritura dhe të rëndësishme mbi autenticitetin e dokumenteve të shumë afganëve që kanë marrë azil. Kjo ka bërë që ata të përjashtohen nga listat e pasagjerëve dhe që programi të pezullohet përkohësisht. Deri tani.

“Wir schaffen das” e Merkelit vazhdon. Kështu po ndodh vdekja e çuditshme e Evropës.

Tyskland henter tusenvis av afghanere – Document

Pse nuk e pranojmë dhe vlerësojmë drejt të vërtetën nga faqet e historisë dhe për meritat e Joe Dioguardit?

Nëse e dëmtuam LQSHA-në, pse duam ta anashkalojmë, ta hedhim në rend të dytë apo ta çojmë në fund të korridorit dikund. Po të kishin mundësi edhe ta zhdukim nga faqet e historisë meritat e Joe Dioguardit në politikën amerikane për Kosovën. Pse?
E vërteta është e shkruar si e zeza mbi të bardhë: Joe Dioguardi ishte ai që na mësoi të ecim në Washington, të hyjmë në State Department, të kuptojmë se si funksionon qeverisja amerikane, dhomat e Kongresit dhe të Senatit, liderët e partive në pushtet (Majority Leaders), njerëzit kyç të politikës së jashtme (Office of Foreign Affairs) dhe të të drejtave të njeriut ( qe në atë kohë, pas rënies së bllokut komunist, kjo ishte jashtëzakonisht aktuale). Miqësia përsonale dhe mbështetja e Tom Lantos-it përmes “Human Rights Commission” ishin thelbësore. Ishte Joe që na mësoi rolin e lobizmit, ndikimin e Pentagonit dhe gjithë “ABC”-në e politikës amerikane.
Joe Dioguardi ishte “Gjergj Kastrioti i II-të”. Derisa Gjergji luftoi 25 vjet me armë, DioGuardi luftoi pesë vjet me diplomaci dhe lobim, nga 1989- 2004. Deri atëherë kur shqiptarët tashmë kishin filluar të njihnin rrugët dhe do të krijonin NAAC-un. Për mendimin tim, NAAC-u ishte një “klub i wannabe-ve”. NAAC punoi në vazhdim por ndikimi i tyre ishte më i vogël dhe shpesh lëvizjet e tyre ishin thjesht zgjatim i lidhjeve që vetë Dioguardi kishte krijuar. Punonin me “ X”, jo me egzekutiv. Dioguardi si gjenë shqiptar u inatos dhe kishte te drejte. E goditem keq, e prem në besë ,…ia thyem dy kraht. LQSHA vazhdoi punen, me nje rrethe me të ngusht e me numer me të vogel. Nuk i dinte sherritë tona, me dhimbset.
Joe nuk është partiak, është bash arbëresh dhe nuk ka marrë asgje nga Kosva, sa e di vet.
Unë reagoj, sepse kam qenë dëshmitar i asaj kohe dhe sot, njësoj si atëherë i qëndroj të njëjtit vlerësim:
****24 prilli 1990 – dita kur u mbajt dëgjimi i 16 intelektualëve të Kosovës në Kongres, me pjesëmarrjen e rreth 40 kongresmenëve dhe senatorëve ishte goditja, në mos rrëzimi, i Jugosllavisë së Titos dhe momenti kur çështja e Kosovës u bë çështje parësore për Departamentin e Shtetit në Ballkan***
Nëse nuk e pranojë rolin parësor dhe vendimtar të Joe Dioguardit në lirinë e Kosovës, si dhe kontributin e tij historik në State Department, për veten time do të isha jo i sinqert, do të isha hipokrit.
Një prej arsyeve qe e thyen grupi i “wannabe”-ve Dioguardin… ishte se nuk i ipte llogari Bordit.
Unë jam më se i bindur se Serbia do të jepte Biliona $ dollarë vetëm sikur të kishte një Joe Dioguardi në shërbim të saj.
@highlights
@followers

Çdo të thotë realisht të kesh shtëpinë tënde?

0
Të kesh një shtëpi, për të gjithë njerëzit besoj, është gjëja e parë më e rëndësishme, pas shëndetit. Një shtëpi e bërë prej muresh e çatie, por që në thelb shpirtërisht e mendërisht është shumë më tepër sesa kaq. Shtëpia është ajo hapësira e padukshme ku shpirti merr frymë lirshëm, pa frikë, pa maska, pa trysni, pa doreza. Është vendi ku mund të jesh krejtësisht vetvetja, edhe kur kjo “vetvete” është e lodhur, e thyer, e pasigurt.
Në kuptimin më të thellë, shtëpia është një gjendje e brendshme, një hapësirë e sigurisë emocionale, ku gjithçka që je pranohet pa kushte. Është streha që vè murin ndarës nga zhurmat e botës, nga gjykimet, nga ftohtësia dhe manipulimi i realitetit të jashtëm. Kur ke një shtëpi, e gjithë struktura e qenies fillon të qetësohet. Trupi nuk mban më tensionin e alarmit të vazhdueshëm. Mendja nuk endet më në ankth për atë çka do të vijë. Zemra guxon të dojë, të besojë, të dorëzohet. Ndaj shprehja: “shtëpi, e ëmbla shtëpi” ështe kaq reale, kaq e prekshme dhe e kuptueshme.
Në psikoanalizë, kjo ide lidhet ngushtë me nevojën themelore për “mbrojtje” dhe “lëshim të vetes”, në kuptimin pozitiv të saj. Qenia njerëzore ka nevojë për një vend ku ndjen se emocionet nuk janë “shumë” për askënd, as për veten, as për të tjerët që bashkëjetojnë me ty. Vetëm brenda atyre mureve, shpirti pushon së mbijetuari dhe jeton në të vërtetë.
Filozofikisht, shtëpinë mund ta konsiderojmë si përkufizim të së shenjtës, vendi ku njeriu lidhet me thelbin e vet, larg zhurmës së përditshme, larg lëkundjeve të identitetit që na i imponon shoqëria. Kjo lloj shtëpie është kulti i intimitetit të vërtetë. Aty nuk hyjnë dot këmbët e rastësishme të kujtdo, as duart që nuk dinë të prekin me dashuri. Është një territor i shenjtëruar, ku ftohja e botës nuk ka e nuk duhet të ketë fuqi të depërtojë.
Për mua personalisht, shtëpia, qoftë me mure, me kallamishte, me gurë apo teneqe, përveç rëndësisë së objektit që përfaqëson, është njeriu të cilin ti zgjedh për të ndarë jetën. Ai njeriu i veçantë është hapësira reale, është vetë brendia e shtëpisë. Njeriu atëherë ndjen se nuk ka më nevojë të luftojë për të ekzistuar, ai është. Dhe kjo “të jesh” është plotësisht e zhveshur nga mbrojtjet. Eshtë dhurata më e madhe që mund t’i bësh shpirtit tënd e shpirtit të atij apo asaj që ndan jetën me ty.
Sepse shtëpia e shpirtit nuk është vetëm vendi që e ndërtojmë me duar por vendi që në rradhë të parë e ndërtojmë me zemër.

Plagjiaturat i ka Ministria e Arsimit dhe jo “watch-dog i portaleve” Taulant Muka

0

Pirro Prifti, Tiranë

Gjithmonë në Shqipëri ndodhin çudira  me paradokse ligjore ku në vënd që shteti i cili ka ngarkuar një institucion për të verifikuar dhe kontrolluar në se ka Plagjiatura, në vënd që institucioni i ngarkuar për këtë qëllim të organizojë nëoërmjet udhëzimeve dhe rregullloreve për institucionet akademike publike dhe jo publike, insitucionet qeverisëse ato legjislative dhe të drejtësisë, por duke mos funksionuar- pa dashje (?!), ja lë në dorë një personi  si Taulant Muka i cili mund ta ketë bërë punën e tij me rigorozitet  nga ana teknike ndoshta dhe profesionale , por nga ana ligjore z. Muka ka gabuar, sepse askush nuk e ka vënë atë të kontrollojë doktoraturat e të tjerëve.  Mirë që i ka kontrolluar por i nxjerr këto analiza dhe konkluazione në internet, portale, në vënd që këto analiza dhe konkluzione të tij të ballafaqohen me institucionet që i kanë dhënë këto doktoratura dhe nëpërmjet Ministrisë së Arësimit. Do të ishtë më e rregulllt që ky zotëri që paska këtë talent në këtë punë, duhet pa tjetër t`ja dërgonte sugjerimet dhe konkluzionet e tij Drejtorisë përkatëse të Ministrisë së Arsimit të Rinisë dhe Sporteve Shqipërisë.

Veprimi më i pa llogjikshëm për mendimin tim, është dërgimi i observacioneve të në SPAK pa i kaluar njëherë tek Drejtoria përkatëse e Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve. Përse e them këtë? Sepse VENDIM Nr. 777, datë 26.12.2018 “Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore“ shkruan:

1.Krijimin e arkivit digjital të disertacioneve të përdorura për fitimin e gradave shkencore në

institucionet e arsimit të lartë publik dhe jopublik, në Republikën e Shqipërisë, pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin apo institucioneve të ngarkuara prej saj.

  1. Arkivi digjital të jetë pjesë e regjistrit të gradave shkencore, në kuptim të ligjit për arsimin e lartë.
  2. institucionet e arsimit të lartë si dhe çdo institucion tjetër shtetëror që disponon kopje origjinale të disertacioneve kanë detyrimin që, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të depozitojnë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin kopje të njësuar me origjinalin të disertacionit, si dhe materialin në formë elektronike.
  3. Ministria përgjegjëse për arsimin kryen kontrollin digjital antiplagjiaturë të disertacioneve të përdorura për marrjen e gradës shkencore, në institucionet e arsimit të lartë, publik dhe jopublik.
  4. Për kryerjen e kontrollit digjital antiplagjiaturë, ministria siguron softëare për kontroll automatik si dhe programe apo pajisje të tjera që i shërbejnë kontrollit për plagjiaturë të disertacioneve të paraqitura për fitimin e gradës shkencore.
  5. Ministria përgjegjëse për arsimin i përcjell institucioneve të arsimit të lartë rezultatet e gjetjeve nga kontrolli antiplagjiaturë, mbi bazën e të cilave do të bëhet rivlerësimi përfundimtar mbi gradën shkencore të dyshuar si plagjiaturë.
  6. institucioni i arsimit të lartë, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga vënia në dispozicion e gjetjeve të kontrollit antiplagjiaturë, i njofton ministrisë përgjegjëse për arsimin vendimin e rivlerësimit përfundimtar për çdo gradë shkencore të shqyrtuar.
  7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, institucionet e arsimit të lartë, publik dhe jopublik, dhe institucionet e tjera shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

 

Po çfarë ka bërë ky dr. Taulant Muka gjatë kohës para, dhe pas daljes së këtij VKM Nr.777dt. 2018?

Pedagogu dhe ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, këtë të hënë (16 qershor 2025) ka depozituar në SPAK dosjen me 400 faqe për plagjiaturë për rektorin e Unverisitetit të Tiranës Artan Hoxha, dhe mbi 50 profesorë në UT, Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, Presidentin Bajram Begaj dhe Avokaten e Popullit Erinda Ballanca (https://ëëë.instagram.com/p/DK-CXxCI4cg/). Gjithashtu  mjeku dhe studiuesi Taulant Muka ka gjetur se kanë bërë plagjiaturë ish zv.ministri i Arsimit Ervin Demo, ka akuzuar krymenistrin Rama te deklaroje doktoraturen e tij se mos e ka plagjiature (https://ëëë.panorama.com.al/ish-zv-ministri-sulmon-ramen-pse-nuk-e-qarteson-rrugetimin-e-tij-akademik-eshte-nje-punim-plagjiature-apo/), gjithashtu ka akuzuar Ministren kodheli per plagjiature (Zbardhet skandali/Një tjetër ish-ministre e qeverisë akuzohet për plagjiaturë të Doktoraturës – Tirana TodayZbardhet skandali/Një tjetër ish-ministre e qeverisë akuzohet për plagjiaturë të Doktoraturës – Tirana Today), ka akuzuar presidentin Begaj per plagjiaturë (Skandali/Presidenti ka marrë titullin “profesor” me punim plagjiaturë, denoncimi i ish-zv.ministrit – Gazeta RD), ka akuzuar ministren Manastirliu per plagjiature.

Të njëjtën gjë ka bërë dikur edhe ish ministrja Besa Shahini për Rektorët.

Këto veprime në dukje për të bërë transparencë gabimet, shtrembërimet, fajet, kopjimet e shumë personaliteteve në degë të ndryshme akademike dhe jo akademike, përfshi dhe rastin e Dr. Skënder Brataj, ndaj të cilit sulmi Juaj ishte komplet jo normal dhe në dukje si sulm nga ana e një njeriu me Komplekse inferioriteti , sepse në Administratën shtetërore nuk është e domosdoshme  kriteri i gradave shkencore, por është i domosdoshëm kriteri i profesionalizmit dhe meritokracisë.

Kështu që Dr. Taulant Mukaj duhet të mbajë frenat dhe të respektojë ligjet e shtetit shqiptar, sepse çdo akuzë e tij ndaj kujtdo, duhet të dëgjohet edhe pala tjetër, dhe për tu dëgjuar ato dëgjohen dhe konfirmohen vetëm nëpërmjet institucioneve shtetërore, pavarësisht që Dr. Taulant Muka mesa duke nuk ka qejf ti respektojë sepse i duken të tëra plagjiaturë dhe korrupsion, por nuk është  ashtu z.Taulant.

Nëse personi që mendohet nga ana juaj se ka bërë plagjiaturë me fakte sipas jush, këto fakte duhen dërguar jo në SPAK (se po ngatërron derën) por në Ministrinë e Arësimit e cila ka një sektor që merret me këtë punë. Ajo do të japë verdiktin dhe jo Ju. Dhënia nga ana juaj e verdikteve nëpër facebuk-ëra, instagrame, Gazeta, janë xero me hiç, dhe çdo kush mund ti quajë ato si të papërgjegjëshme për një njeri i sërës tuaj që  e mban vehten për të ditur, por që nuk respekton ligjet.

Këshilla ime është : nuk është neovja të bëheni `watch-dog`-u i askujt , nuk është detyra juaj kjo, sepse është detyra e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës në zbatim të VKM 777. Ndoshta po e bëni për të mbetur në histori apo siç i themi këndej ne `për të lënë Nam`, mirë bëjeni por do mbeteni si ajo qeveria e Pilinçit- gazi i botës. Plagjiaturat konsiderohen të tilla sipas VKM dhe jo sipas jush.

Priftipirro2017@gmail.com

Çështja shqiptare në Ballkan

0

Shkruan: Qazim Ali Deda

( Kjo që po shkruaj në këtë vazhdim, është një thirrje e thellë, jo vetëm letrare, por edhe politike, filozofike e historike. Një shkrim  që nuk duhet të mbetet vetëm në rrafshin e një analize, por të jetë si një manifest reflektimi e ndërgjegjësimi për fatin e Çështjes Shqiptare në Ballkan. )

…Historia e kombit shqiptar është historia e një populli që, ndonëse autokton në trojet e veta, është përballur me një shekull e më shumë padrejtësish, copëtimesh dhe mohimesh. Konferenca e Londrës më 1913, e cila i preu trupit të Shqipërisë pjesët më vitale, nuk ishte thjesht një vendim gjeopolitik, por një dhunim ndaj drejtësisë historike dhe të drejtës natyrore të një populli për të jetuar në kufijtë e vet etnikë.

Që nga ajo ditë, shqiptarët në Ballkan janë shndërruar në një rast të pazgjidhur të historisë moderne evropiane – një plagë e hapur që vazhdon të kullojë dhimbje në Kosovë nën Serbi, në Çamëri nën thundrën greke, në Maqedoninë e krijuar artificialisht nga Tito, si dhe në trojet e Malësisë së Ulqinit, Plavës e Gucisë që mbetën nën Malin e Zi.

Fuqitë e Mëdha, të udhëhequra nga interesat e tyre të ngushta, e përdorën çështjen shqiptare si monedhë shkëmbimi, duke e sakrifikuar kombin tonë në tryezat diplomatike të Londrës, Parisit e më pas të Jaltës. Shovinizmi sllav i Beogradit dhe Athinës, i ushqyer nga Moska e më pas edhe nga Beogradi i Rankoviqit e Titos, krijoi një rreth ferri për kombin shqiptar: burgime, shpërngulje, gjenocide, mohime të të drejtave elementare.
Në këtë mozaik të errët, shqiptarët shpesh u gjetën të vetëm, pa një mbështetje të qëndrueshme ndërkombëtare. Edhe vetë shteti amë – Shqipëria – shpesh i dobësuar, i izoluar dhe i përçarë, nuk arriti të jetë gjithnjë zëri i fuqishëm i mbarë kombit.

Mendimi politik dhe filozofik shqiptar

Mendimtarët tanë politikë – nga Abdyl Frashëri te Fan Noli, nga Hasan Prishtina te Adem Demaçi – e kuptuan qartë se çështja shqiptare nuk ishte thjesht një problem kufijsh, por një çështje ekzistence dhe dinjiteti kombëtar. Ajo është sfida e ruajtjes së një identiteti që lidhet ngushtë me gjuhën, kulturën, tokën dhe historinë e përbashkët.
Në rrafshin filozofik, çështja shqiptare shtron pyetjen themelore: a ka drejtësi në historinë e popujve? A është e mundur që një komb, i cili nuk ka shkelur trojet e të tjerëve, por ka mbrojtur gjithmonë të vetat, të jetojë i lirë, në paqe dhe në bashkim? Përgjigja jonë është e qartë: po, por vetëm nëse kemi guximin të rizgjojmë ndjenjën e patriotizmit të pastër dhe të bashkojmë energjitë shpirtërore e mendore drejt një qëllimi të vetëm – mbrojtjen e kombit dhe të ardhmes së tij.

Strategjia e rilindjes kombëtare

Kjo kërkon një strategji të re kombëtare, që shkon përtej deklaratave politike ditore. Ajo duhet të përfshijë:

Unitetin shpirtëror e kulturor të shqiptarëve – përmes gjuhës, arsimit, historisë dhe fesë së bashkuar në atdhedashuri.

Diplomacinë aktive – që ta ngrejë çështjen shqiptare si problem të pazgjidhur të Ballkanit dhe ta mbrojë në forumet ndërkombëtare me argumente të qarta.

Zhvillimin ekonomik dhe arsimor – si garanci për mbijetesën dhe forcën e kombit.

Rizgjimin e ndjenjës së përgjegjësisë kombëtare – që çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ta ndjejë veten pjesë të një misioni historik.

Për një histori të re shqiptare

Kombi shqiptar, i lodhur nga shekujt e padrejtësive, duhet të bëhet si Feniksi që rilind nga hiri. Historia nuk është mallkim i përjetshëm – ajo është fushë beteje ku popujt e dinjitetshëm mund ta ndryshojnë fatin e tyre. Çështja shqiptare, sot më shumë se kurrë, kërkon një rilindje nga gjumi, një ndërgjegjësim të përgjithshëm se pa bashkim, pa kujdes dhe pa strategji, do të mbetemi peng i lojërave të të tjerëve.

Prandaj, sot është koha e zgjimit – që shqiptarët të kthejnë sytë nga rrënjët, nga trungu i përbashkët dhe të ndërtojnë një Histori të Re të Shqipërisë së Bashkuar, jo vetëm si ëndërr, por si një realitet politik, diplomatik e kulturor. 

Diaspora Shqiptare – Urë Jetike e Bashkimit dhe Strategjisë të së ardhmes së Kombit

Nëse historia jonë e brendshme shpeshherë është lëkundur nën trysninë e pushtuesve, shovinizmit fqinj dhe dobësisë së elitave, një forcë e madhe e kombit tonë ka qenë gjithmonë diaspora shqiptare.
Nga arbëreshët e Italisë e deri te komunitetet e mëdha në SHBA, në Gjermani, Zvicër e vende të tjera të Perëndimit, shqiptarët jashtë trojeve amtare nuk e kanë harruar kurrë flamurin, këngën, gjuhën dhe kauzën e madhe kombëtare.

Në veçanti, diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka luajtur një rol vendimtar në të gjitha momentet historike: nga Lidhja e Vatrës dhe Fan Noli, te lobimi për pavarësinë e Kosovës në vitet ’90. Kjo diasporë, e lidhur me fuqitë e mëdha të Perëndimit, mbetet arma më e fuqishme politike dhe diplomatike që ka kombi shqiptar.

Reflektimi filozofik mbi diasporën

Në një botë ku kufijtë shpesh janë iluzione të interesave të përkohshme, diaspora shqiptare është dëshmia se kombësia nuk kufizohet në gjeografi, por jeton në shpirt, kujtesë dhe vetëdije. Shqiptari që jeton në Nju Jork, Zyrih apo Londër është po aq i lidhur me fatin e atdheut sa ai që ruan kullën në Plavë, fshatin në Çamëri apo lagjen në Prishtinë.
Ky është një mësim filozofik: 
atdheu nuk është vetëm toka, por është edhe kujtesa kolektive dhe obligimi moral për ta mbrojtur atë.

Sindromi i padrejtësive – “Londra 1913” dhe “Shën Stefani”

Diaspora duhet të ngrejë zërin fuqishëm kundër padrejtësive historike që ende peshojnë mbi kombin shqiptar. Vendimet e Kongresit të Londrës më 1913, që ndanë trupin e Shqipërisë, dhe sindromi i Traktatit të Shën Stefanit (1878), që i la shqiptarët nën thundrën e sllavëve dhe grekëve, nuk mund të pranohet si “fate të vulosura”.
Historia nuk është e ngrirë – ajo është gjithmonë një proces. Dhe diaspora ka detyrën që, përmes mendimit, lobimit dhe diplomacisë, të çajë rrugën për 
një korrigjim moral dhe politik të këtyre padrejtësive.

Manifesti Kombëtar për Rilindjen dhe Bashkimin

Për të pasur një strategji të qartë, duhet një Manifest Kombëtar i cili të mbledhë frymën e të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe diasporë. Pikat e tij mund të jenë:

Uniteti Kombëtar përtej kufijve – çdo shqiptar, kudo që jeton, është pjesë e një kombi të vetëm, me një flamur dhe një histori.

Diplomacia aktive e diasporës – krijimi i lobimeve të fuqishme shqiptare në SHBA, BE dhe organizatat ndërkombëtare për të mbrojtur çështjet kombëtare.

Rizgjimi kulturor dhe arsimor – investime në gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën në diasporë, që brezat të mos humbin lidhjen me rrënjët.

Bashkimi ekonomik – krijimi i një rrjeti ekonomik e financiar të diasporës që të fuqizojë vendlindjen dhe të kthehet në mbështetje të shtetit shqiptar.

Flakja e mashave të ndryshkura – refuzimi i çdo përçarjeje, intrige apo mashtrimi të dirigjuar nga agjenturat e huaja, që nga Moska, Athina apo Beogradi, të cilat kanë përdorur elementë shqiptarë kundër vetë kombit.

Integrimi në botën e civilizuar – shqiptarët duhet të ecin drejt BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare si faktor konstruktiv, duke mos harruar kurrë të drejtën për bashkim dhe vetëvendosje. 

Drejt një drite të Re në Gadishullin Ilirik

Kombi shqiptar, i shpërndarë, i plagosur e i përçarë ndër shekuj, sot ka një mundësi të artë: të bëhet faktor i vërtetë stabiliteti dhe progresi në Ballkan.
Rrugëtimi i tij nuk është thjesht politik – ai është edhe 
mision filozofik dhe moral: të dëshmojë se një popull i vogël, por me rrënjë të lashta e me vlera të mëdha, mund të dalë nga hija e historisë dhe të lulëzojë si një nga shtyllat kryesore të Gadishullit Ilirik.
Vetëm kështu do ta mposhtim padrejtësinë e Londrës 1913, hijet e Shën Stefanit dhe të gjitha intrigat antishqiptare që kanë dashur të na bëjnë peng të përjetshëm të të tjerëve.

 BETIMI I RI SHQIPTAR

Ne, bijtë dhe bijat e Shqipërisë së shpërndarë, të copëtuar e të gjakosur ndër shekuj,
betojmë para flamurit të gjakut dhe të diellit,
se nuk do të harrojmë kurrë rrënjët tona, trojet tona, gjuhën tonë dhe nderin e të parëve.

Betojmë se nuk do të pranojmë as Londrën e 1913-s, as hijet e Shën Stefanit,
sepse kombet nuk jetojnë me padrejtësi, por me të drejtën e tyre shekullore për jetë e liri.

Betojmë se do ta ngrejmë zërin tonë në çdo skaj të botës,
nga Nju Jorku në Londër, nga Zvicra në Australi,
derisa bota të kuptojë se Shqipëria nuk është një copëz harte,
por një trup i gjallë, i cili kërkon të bashkohet me gjymtyrët e veta.

Betojmë se nuk do të lejojmë që agjenturat e huaja, intrigat e Athinës, Beogradit apo Moskës,
të na përdorin si masha të ndryshkura kundër njëri-tjetrit.
Sepse ne jemi gjaku i një kombi të vetëm, dhe gjaku nuk ndahet, nuk tjetërsohet, nuk shitet.

Betojmë se do të rizgjojmë feniksin shqiptar,
që nga hiri i shekujve do të ngrihet më i fortë se kurrë,
për të marrë vendin që i takon në Gadishullin Ilirik,
jo si viktimë, por si dritë, si themel i lirisë dhe i qytetërimit.

Dhe kështu, brezat që vijnë pas nesh do të kujtojnë:
se në këtë kohë të turbullt, shqiptarët u zgjuan,
e bashkuan zemrën me mendjen, fjalën me veprën,
dhe krijuan një Histori të Re, ku Shqipëria Natyrale rilindi.

Ky është Betimi ynë.
Kjo është Fjala jonë.
Kjo është Drita që nuk shuhet kurrë…

( Vijon )

Albin Kurtin e përkrahi vetëm për hirë të së vërtetës

0
Autor : Lirim Gashi, Prizren 
___
PËRSE QËNDRIMI IM PËRKRAH KURTIT NUK ËSHTË I FRYMËZUAR NGA PROPAGANDA, POR NGA E VËRTETA ?
___
(në shqip, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht)
Është krijuar përshtypja sikur unë të isha propagandist i Albin Kurtit.
Më gëzon shumë nëse e vërteta ime përputhet me qëllimet e tij patriotike, të kthjellëta si kristali – ashtu siç përputhen sytë me vetullat – por qëllimi im nuk është ky, kjo thjesht ka ndodhur spontanisht.
Sepse, sado i etur për dije që është Albin Kurti, unë nuk mbetem prapa tij në asgjë, sidomos sa i përket talentit.
Përkundrazi, gjerësia ime shumëdimensionale, shumëzhanrore dhe shumëgjuhësore e dijes nuk mund të rrezikohet prej tij në asnjë mënyrë, gjë që ma jep të drejtën të them se unë nuk kam pse ta imitoj atë, e as ai mua – aq më pak kur unë jam i paimitueshëm, po aq sa ai..
Shpesh është krijuar përshtypja e gabuar sikur unë të jem thjesht një zë propagandistik i Albin Kurtit. Por ky është një keqkuptim i madh.
Unë nuk jam as biografi i tij politik, as zëdhënës i tij partiak. Unë jam zëri im, i pandikuar, i pavarur dhe i papërkulur.
Thjesht ka ndodhur që e vërteta ime dhe vizioni i tij politik për Kosovën të përputhen si syri me vetullën – natyrshëm, pa stisje, pa sforcim, pa marrëveshje të fshehta, pa interes personal.
E përkrahi Albin Kurtin jo sepse dua ta imitoj, por sepse ai mishëron diçka që kundërshtarët e tij nuk e kanë:
Ai mishëron ndërgjegjen kombëtare të pastruar nga korrupsioni, vizionin e kthjellët për shtetin dhe guximin për të thënë jo kur Kosova poshtërohet.
Unë jam i bindur për këtë sepse faktet flasin vetë:
Kundërshtarët e tij politik – PDK, LDK, AAK – ishin nè pushtet për më shumë se dy dekada dhe e lanë Kosovën me gjyqësor të kapur, me arsim të kalbur, me shëndetësi të braktisur dhe me ekonomi të shfrytëzuar nga një grusht oligarkësh. Ata u pasuruan vetë, ndërsa populli u varfërua.
Albin Kurti erdhi në pushtet dhe brenda pak vitesh ndali shumë skema korruptive, shkurtoi privilegjet e padrejta dhe krijoi institucione që për herë të parë i shërbejnë qytetarit, jo partisë. Nuk është rastësi që kundërshtarët e tij, të mbetur pa tenderë e pa favore, e sulmojnë ditë e natë.
Në planin ndërkombëtar, derisa opozita bënte servilizëm dhe nënshkruante marrëveshje të turpshme vetëm për t’i pëlqyer Beogradit e Brukselit, Kurti refuzoi të nënshtrohej.
Ai e tha hapur:
“Serbia duhet të denazifikohet, të kërkojë falje për krimet dhe të paguajë reparacione. Kjo nuk është as retorikë boshe, as populizëm, por drejtësi historike që i takon popullit tonë”.
Pra, nuk është çështje simpatie, as e ndonjë lidhjeje të fshehtë me Kurtin. Është çështje faktesh dhe morali:
Nuk kam asnjë arsye politike, etike, filozofike e patriotike t’i mbështes ata që e shitën Kosovën për poste e privilegje; kam çdo arsye ta mbështes një lider që e ngriti dinjitetin e shtetit tim në piadestalin më të lart moral.
Unë nuk jam i imitueshëm, sepse shkrimet e mia burojnë nga talenti im, nga përvoja ime, nga dhimbjet e mia, nga historia e gjakut të pirë të 22 familjarëve të mi nga Serbia gjenocidale.
Kur shpreh përkrahje për Albin Kurtin, unë në fakt përkrah të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar.
Në këtë pikë, unë dhe ai ecim paralelisht – jo si kopja dhe origjinali, por si dy rryma të të njëjtit lumë, që rrjedh drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë të Kosovës.
***
ZAŠTO MOJ STAV PODRŠKE KURTIJU NIJE NADAHNUT PROPAGANDOM, NEGO ISTINOM?
Autor: Lirim Gashi
Stvorio se dojam kao da sam propagandist Albina Kurtija.
Veseli me ako se moja istina poklapa s njegovim domoljubnim ciljevima, bistrim poput kristala – baš kao što se oči podudaraju s obrvama – ali moj cilj nije taj, to se jednostavno dogodilo spontano.
Jer, koliko god Albin Kurti bio žedan znanja, ja ne zaostajem za njim ni u čemu, osobito kada je riječ o talentu.
Naprotiv, moja višedimenzionalna, višežanrovska i višejezična širina znanja ne može biti ugrožena od njega ni na koji način, što mi daje za pravo reći da ja nemam razloga oponašati njega, niti on mene – a još manje kada sam ja neponovljiv, jednako kao i on.
Često se stvara pogrešan dojam kao da sam ja tek propagandni glas Albina Kurtija. No to je velika zabluda.
Ja nisam ni njegov politički biograf, ni njegov stranački glasnogovornik. Ja sam svoj glas – neovisan, nepokolebljiv i slobodan.
Jednostavno se dogodilo da se moja istina i njegova politička vizija za Kosovo poklope poput oka i obrve – prirodno, bez prisile, bez skrivene nagodbe, bez osobnog interesa.
Podržavam Albina Kurtija ne zato što ga želim imitirati, nego zato što on utjelovljuje ono što njegovi protivnici nemaju:
On utjelovljuje nacionalnu savjest očišćenu od korupcije, jasnu viziju države i hrabrost da kaže „ne“ kada se Kosovo ponižava.
Uvjeren sam u to jer činjenice govore same:
Njegovi politički protivnici – PDK, LDK, AAK – bili su na vlasti više od dva desetljeća i ostavili su Kosovo sa zarobljenim pravosuđem, trulim obrazovanjem, napuštenim zdravstvom i ekonomijom iskorištavanom od šačice oligarha. Oni su se obogatili, dok je narod osiromašio.
Albin Kurti je došao na vlast i u svega nekoliko godina zaustavio mnoge koruptivne šeme, smanjio nepravedne privilegije i stvorio institucije koje po prvi put služe građanima, a ne partiji. Nije slučajno da ga protivnici, ostavljeni bez tendera i povlastica, napadaju dan i noć.
Na međunarodnom planu, dok je opozicija bila servilna i potpisivala sramne sporazume samo da bi se dopala Beogradu i Bruxellesu, Kurti je odbio pokoriti se.
On je jasno rekao:
„Srbija se mora denacificirati, mora se ispričati za zločine i platiti reparacije. To nije prazna retorika ni populizam, već povijesna pravda koja pripada našem narodu.“
Dakle, nije riječ o simpatiji, niti o bilo kakvoj tajnoj vezi s Kurtijem. Riječ je o činjenicama i moralu:
Nemam nijedan politički, etički, filozofski ni patriotski razlog da podržavam one koji su prodali Kosovo za funkcije i privilegije; imam svaki razlog da podržim lidera koji je dostojanstvo moje države podigao na najviši moralni pijedestal.
Ja nisam ponovljiv, jer moji tekstovi izviru iz mog talenta, iz mog iskustva, iz mojih boli, iz povijesti krvi moje 22 članova obitelji koje je popila genocidna Srbija.
Kada izražavam podršku Albinu Kurtiju, ja zapravo podržavam istinu, pravdu i nacionalno dostojanstvo.
U toj točki, on i ja hodamo paralelno – ne kao kopija i original, već kao dva toka iste rijeke koja teče prema slobodi i punoj neovisnosti Kosova.
***
WARUM IST MEINE UNTERSTÜTZUNG FÜR KURTI NICHT VON PROPAGANDA, SONDERN VON DER WAHRHEIT INSPIRIERT?
Autor: Lirim Gashi
Es hat sich der Eindruck gebildet, als wäre ich ein Propagandist von Albin Kurti.
Es freut mich, wenn sich meine Wahrheit mit seinen patriotischen Zielen deckt, die klar sind wie Kristall – so wie sich die Augen mit den Augenbrauen ergänzen – doch mein Ziel ist das nicht, es ist einfach spontan geschehen.
Denn, so sehr Albin Kurti nach Wissen dürstet, ich stehe ihm in nichts nach, insbesondere nicht, wenn es um Talent geht.
Im Gegenteil: Meine multidimensionale, vielschichtige und mehrsprachige Wissensbreite kann von ihm in keiner Weise bedroht werden. Das gibt mir das Recht zu sagen: Ich habe keinen Grund, ihn zu imitieren, und er ebenso wenig mich – umso mehr, da ich genauso unverwechselbar bin wie er.
Oft entsteht der falsche Eindruck, als sei ich bloß ein propagandistisches Sprachrohr Albins Kurtis. Doch das ist ein großer Irrtum.
Ich bin weder sein politischer Biograf noch sein Parteisprecher. Ich bin meine eigene Stimme – unabhängig, unbeugsam und frei.
Es hat sich einfach so ergeben, dass sich meine Wahrheit und seine politische Vision für den Kosovo decken wie Auge und Augenbraue – natürlich, ohne Zwang, ohne geheime Abmachung, ohne Eigeninteresse.
Ich unterstütze Albin Kurti nicht, weil ich ihn imitieren will, sondern weil er das verkörpert, was seine Gegner nicht haben:
Er verkörpert ein nationales Gewissen, das von Korruption gereinigt ist, eine klare Staatsvision und den Mut, „Nein“ zu sagen, wenn der Kosovo erniedrigt wird.
Ich bin davon überzeugt, weil die Fakten für sich selbst sprechen:
Seine politischen Gegner – PDK, LDK, AAK – waren über zwei Jahrzehnte an der Macht und haben den Kosovo mit einer gekaperten Justiz, einem verrotteten Bildungssystem, einem vernachlässigten Gesundheitswesen und einer von einer Handvoll Oligarchen ausgebeuteten Wirtschaft zurückgelassen. Sie haben sich bereichert, während das Volk verarmte.
Albin Kurti kam an die Macht und hat in nur wenigen Jahren viele korrupte Machenschaften gestoppt, ungerechte Privilegien reduziert und Institutionen geschaffen, die zum ersten Mal den Bürgern dienen – und nicht der Partei. Es ist kein Zufall, dass seine Gegner, ihrer Tender und Privilegien beraubt, ihn Tag und Nacht attackieren.
Auf internationaler Ebene, während die Opposition servil war und beschämende Abkommen unterschrieb, nur um sich in Belgrad und Brüssel beliebt zu machen, hat Kurti sich geweigert, sich zu unterwerfen.
Er sagte klar:
„Serbien muss denazifiziert werden, es muss sich für die Verbrechen entschuldigen und Reparationen zahlen. Das ist keine leere Rhetorik und kein Populismus, sondern historische Gerechtigkeit, die unserem Volk zusteht.“
Es geht also nicht um Sympathie, noch um irgendeine geheime Verbindung zu Kurti. Es geht um Fakten und Moral:
Ich habe keinen einzigen politischen, ethischen, philosophischen oder patriotischen Grund, jene zu unterstützen, die den Kosovo für Ämter und Privilegien verkauft haben; ich habe jeden Grund, jenen Führer zu unterstützen, der die Würde meines Staates auf den höchsten moralischen Sockel gestellt hat.
Ich bin unverwechselbar, weil meine Texte aus meinem Talent entspringen, aus meiner Erfahrung, aus meinem Schmerz, aus der Geschichte des Blutes meiner 22 Familienangehörigen, die vom serbischen Genozid verschlungen wurden.
Wenn ich meine Unterstützung für Albin Kurti ausdrücke, dann unterstütze ich in Wirklichkeit die Wahrheit, die Gerechtigkeit und die nationale Würde.
An diesem Punkt gehen er und ich parallel – nicht als Kopie und Original, sondern wie zwei Ströme desselben Flusses, der der Freiheit und der vollen Unabhängigkeit des Kosovo entgegenfließt.
***
WHY IS MY SUPPORT FOR KURTI INSPIRED NOT BY PROPAGANDA, BUT BY TRUTH?
Author: Lirim Gashi
It has been suggested that I am a propagandist for Albin Kurti.
I am pleased if my truth aligns with his patriotic goals, clear as crystal – just as the eyes naturally align with the eyebrows – but that is not my aim; it has simply happened spontaneously.
For as much as Albin Kurti thirsts for knowledge, I am in no way behind him, especially when it comes to talent.
On the contrary: my multidimensional, multi-genre, and multilingual breadth of knowledge cannot be overshadowed by him in any way. This gives me the right to say that I have no reason to imitate him, nor he me – all the more so since I, like him, am unrepeatable.
It is often wrongly assumed that I am merely a propagandist voice for Albin Kurti. But that is a great misconception.
I am neither his political biographer nor his party spokesperson. I am my own voice – independent, unwavering, and free.
It simply so happens that my truth and his political vision for Kosovo coincide like the eye and the eyebrow – naturally, without coercion, without hidden deals, without personal interest.
I support Albin Kurti not because I wish to imitate him, but because he embodies what his opponents do not:
He embodies a national conscience cleansed of corruption, a clear vision of the state, and the courage to say “no” when Kosovo is humiliated.
I am convinced of this because the facts speak for themselves:
His political opponents – PDK, LDK, AAK – were in power for more than two decades and left Kosovo with a captured judiciary, a rotten education system, abandoned healthcare, and an economy exploited by a handful of oligarchs. They enriched themselves while the people became impoverished.
Albin Kurti came to power and in just a few years stopped many corrupt schemes, reduced unjust privileges, and built institutions that for the first time serve the citizens – not the party. It is no coincidence that his opponents, deprived of tenders and privileges, now attack him day and night.
On the international stage, while the opposition was servile and signed shameful agreements merely to please Belgrade and Brussels, Kurti refused to bow.
He clearly stated:
“Serbia must be denazified, it must apologize for its crimes, and it must pay reparations. This is not empty rhetoric nor populism, but historical justice that belongs to our people.”
Thus, this is not about sympathy, nor about any secret link with Kurti. It is about facts and morality:
I have not a single political, ethical, philosophical, or patriotic reason to support those who sold Kosovo for positions and privileges; I have every reason to support a leader who has raised the dignity of my state to the highest moral pedestal.
I am unrepeatable, because my writings spring from my talent, from my experience, from my pain, from the blood-soaked history of my 22 family members who were consumed by genocidal Serbia.
When I express support for Albin Kurti, I am in fact supporting truth, justice, and national dignity.
At this point, he and I walk in parallel – not as copy and original, but as two streams of the same river, flowing toward the freedom and full independence of Kosovo.

Një fjalë përshëndetëse, e pa lexuar, e Mustaf Hencit në Prizren me 28 nëntor 1999

(Shenim: Në Prizren u organizue festimi i Dites se Flamurit si dhe u bë inaugurimi i rihapjes se Shtëpisë (së rrenuar nga barbaria sërbe) të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ishte paraparë që edhe Mustafë Henci (1925-28.11.1999) të mbajë fjalën e rastit, por që vdekja e pamëshirshme në mëngjesin e ditës së mbajtjes së festimit, papritmas vdiq në Prishtinë, para se me u nisë me shkue në Prizren, prandej nuk arrijti që ky burrë i madh i Kosovës ta mbajë këtë fjalim historik, prandej me plotë pietet po e botojmë ne vijim):
____
ZONJA DHE ZOTËRINJ, DEPUTET TË NDERUAR, VËLLEZËR DHE MOTRA TË MALLIT TIM GJYSËMSHEKULLOR !
____
Ju pershendes përzemërsisht nga thellësia e shpirtit, që sot pas 54 vjetë mu dha rasti të shkeli tokën e dashur të Kosovës, këtë tokë për të cilën kam thurur shumë ëndrra dhe derdhur shumë lotë në mergim.
Ju drejtohem juve me pak fjalë si njëri ndër themeluesit e ‘’LIDHJES KOSOVARE NË MËRGIM’’, sot në këtë ditë madhështore në Prizrenin tonë legjendar, për të kremtuar Ditën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarsisë së gjysmës së Shqipërisë së cunguar, megjithëse ne Kosovarët nën udhëheqjen e Isa Boletinit legjendar të gjithë së bashku luftuam, sakrifikuam, derdhëm gjak për bashkimin e trojeve tona.
Por, ne nuk e gëzuam lirinë e merituar, duke mbetur nën robërinë sërbosllave. Asnjë populli në botë nuk i është bërë padrejtësi aq e madhe e coptimit të më shumë se gjysmës së trojeve tona si njerit ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Evropës. 28 Nentori i sivjetëm ka kuptim të veçantë dhe më të rëndësishëm se më parë, sepse Kosova e çliruar nga barbarët sërbo-okupator në saje të luftës heroike të Aleancës Veri-Atlantike dhe të luftës së trimave të pashembulltë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para 54 vjetësh, në të kaluarën e stuhishme formuam në shtëpinë time bashkë me vëllaun tim të ndjerë Abdyl Hencin (1907-1.03.1981) dhe patriotë të tjerë të Prishtinës ‘’Komitetin e Rinisë Nacionaliste për mbrojtjen e Kosovës’’ dhe pas pak ditësh u mblodh Asambleja e Përgjithëshme në gjimnazin ‘’Sami Frashëri’’, ku u konfirmue zyrtarisht kjo Organizatë.
Pikërishtë para 54 vjetësh bëmë luftë të përgjakshme, ne luftarët e ‘’Komitetit të Rinisë Nacionaliste për mbrojtjen e Kosovës’’ kundër partizano-çetnikëve sërbo-sllavë nëpër malet e Kosovës, duke qenë shumë më superior kundër armiqëve tonë sërbo-okupator, por pasi brigadave jugosllave u vijnë në ndihmë brigadat ruso-bullgare dhe ato shqiptare, ligështohet shumë fronti ynë i rezistencës.
Dhe ne luftarët e Komitetit të Rinisë Nacionaliste për mbrojtjen e Kosovës, perkatësisht të ‘’Ballit Kombëtar’’, për të mos e dëmtuar popullin tonë në Kosovë që na jepte ndihmë të pakursyeshme në çdo shtëpi, vendosëm të largohemi nga Kosova.
Më kujtohet mirë, kur para se të emigroja nga Kosova në vitin 1945 hypa në një lis të maleve të Kosovës dhe në shenjë dhimbje e malli që po largohem e lëshova një ofshamë të fuqishme nga shpirti “OJ, KOSOVË OJ PRISHTINË, QYTETI IM, MIRË U PAFSHIM DERI NË ÇLIRIM !’’ …. Dhe, nëpër mollëzat e faqeve më rrodhi si padiktueshëm një breshëri lotësh.
Prandej, sot vëllazër dhe motra, jam shumë i lumtur që po ju përshendes nga kjo foltore, që ju shoh të bashkuar dhe të çliruar nga ankthi i okupatorit më të zi të këtij shekulli.
Jam i lumtur sot më shumë se asnjëherë më parë, sepse edhe neve në mërgim nuk na shkuan huq përpjekjet për të vërtetën tonë mbi Kosovën.
Kam folur mbi çerek shekulli në radion në gjuhën shqipe ‘’Zëri i shqiptarëve të lirë’’ në Nju Jork, ku dëgjohej zëri i ynë për Kosovën dhe lirin e saj.
Demostruam pa nderprerë për çështjen e kombëtare. Kontaktuam shumë ambasador, senator dhe burra shtetëror. Dhe qysh atëherë u thamë atyre se të gjithë këtë armatim që po ia jepni Jugosllavisë, një ditë ajo do t’a perdorë kundër shqiptarëve dhe popujëve jo-sërbë në ato hapsira.
Ndërkaq, sot kur këmba e shkaut çetniko-komunist nuk shkelë më në Kosovën tonë, duhet të jemi edhe më vigjilent se më parë, sepse me vetorganizim dhe kulturën tonë i tregojmë botës se kush jemi.
Vetëm me nivelin e organizimit tonë na imponon amaneti i gjakut të derdhur të deshmorëve tonë. Sepse këte e kërkon e tashmja dhe e ardhmja e jonë.
Dhe per t’ia vënë bazat e shëndosha e të forta pavaresisë sonë, duhet t’i forcojmë radhët e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës si garancën më të mirë të lirisë tonë.
Unë, pas më shumë se një gjysëm shekulli në mërgim, vendosa të kthehem në Kosovën tonë të bekuar, sepse vetëm këtu deshiroi të më pushojnë eshtrat e mia, vetëm këtu në këtë tokë trime që më edukoi dhe më fisnikroj, vetëm në këtë tokë trime të Hasan Prishtines, Isa Boletinit, Bajram Currit, Shaban Polluzhës, Azemit e Shotë Galicës, të Adem Jasharit, Tahir Mehës, Mehmet Gradicës, Ndue Përlleshit, prof. Ymer Berishes e të Ukshin Kovaçices.
____
JU PRIFTË E MBARA DHE ZOTI QOFTË ME JU !
Përpiluar në Nju Jork, 25.11.1999
Mustafë Henci
***
Shpjegim: Familja Henci, kanë qenë atëdhetarë të devotshëm. Abdyl Henci, Mustafë Henci, Fehmi Henci, mjek pediatër, ka vdekë pas vitit 2000 në Prishtinë! Avdyli dhe Mustafa kanë jetue në SHBA…!

Ëndërra e hershme, nostalgji për ta luftuar krimin e organizuar…!

0
“Gjakova dhe orteku i korrupsionit”
– E ngris problemin në parim
– Ç’ështjet e mëdha kërkojnë edhe idealistë të mëdhenj, vendosmëri e përkushtime të mëdha. Çështja kombëtare s’është çështje e vetme e dëshirës dhe e vullnetit, por e domosdoshmërisë dhe e realitetit historik. Atë duhet ta bëjmë ne sot, nuk mund t’ua lëmë brezave të ardhshëm.
– Ҫ’kuptojmë me votën?
– Mos humbisni rastin! Votën kombëtare për ta luftuar ortekun e korrupsionit. Të gjithë këta dashamirë më duken të buzëqeshur si pjesë e kësaj fushate, sepse ne jemi të lashtë me kulturë, atdhetarizëm dhe e lagur me gjak, e mbushur me lavdi!
– Varet se kush s’e hedh atë…
– Ҫ’është kjo bukuri, ky besim për mua, ky interpretim në rolin e asamblesistit në partinë gjeniale të ‘Alternatives” me nr. 11!
– Asamblisti nuk rron për vete, por për të tjerët.
– Nocioni është tepër i gjerë dhe përfshin çdo formë të veprimtarisë brenda “Partisë së Alternativës” dhe votës së lirë – popullit.
– Atëherë po nisem vetë ta kërkoj votën time.
– Do ta gjej, ju betohem edhe sikur fshihet edhe te demagogët e mi! Duhet të jem i fortë, sidoqoftë. Nuk duhet të shfaqem i dobët, për asnjë shkak! Kam sot superfuqi dhe kështu duhet të jetë! Një ish i burgosur politik i palodhur në shërbim të Gjakovës dhe të banorëve të saj, kur asamblisti e jeton rolin në themel në shërbim të banorëve të saj, dhe do t’i dalë me sukses kësaj pune.
Duhet ndalur rrënuesit! Duhet t’u zvogëlohet hapësira e veprimit, duke i bindur njerëzit për prirjen e tyre rrënuese! Është koha e ndërrimeve dhe mendova se përfundon koha e pritjes. Ajo, që unë e di, është se dashuria për atdheun është e madhe vetëm me ndeshjen e saj me tragjikën e cila e hanë nga brenda shoqërinë gjakovare.
Partia ime është atdheu, shqiptaria…