Kreu Blog Faqe 471

Kultura e luftes kunder vetevetes

1

1. Rregulli i përjashtimit – Kultura e përjashtimit krahinor

Mendësia jonë krahinore dhe urrejtja mediokre janë bërë pjesë përbërëse e realitetit tonë, madje edhe në periudhën e ndërtimit të shtetit. Nuk është e habitshme që, sa herë një grup nga një krahinë apo rajon merr pushtetin, menjëherë fillojnë të emërohen profesorë, gjeneralë, akademikë dhe zyrtarë kryesisht nga ai rajon. Më pas, ai ngritet përmbi të gjithë, ndërsa krahinat e tjera zhvleftësohen, deri në shpalljen e tyre si të parëndësishme. Kemi rastin e Avni Rrustemit: për një vrasje që lidhej me interesa të ngushta politike, ai u kthye në figurë frymëzuese të vëllavrasjes – sidomos për komunistët që nuk vranë kurrë pushtuesin, por propagandonin vrasjen e “tradhtarëve”. Ndërkohë, figura madhore si Hasan Prishtina, por edhe tërë personalitetet e Vilajetit të Kosovës dhe atyre jashte kufijeve politike te Shqiperise se sotme, minimizohen ose anashkalohen, madje fshihen krejtësisht nga historia e Shqipërisë, megjithëse roli i tyre ishte vendimtar dhe i pakrahasueshëm. Një fat i ngjashëm i ka ndodhur edhe shumë fjalëve të shqipes, të cilat u shpallën krahinorizma, sipas mashtrimit ideologjik “një fjalë – një gjuhë – një komb”, të ngjashëm me parimet e Lëvizjes Kulturore në Kinën e kohës së Maos. Kjo po ndodh edhe sot, kur në transmetuesit e Kosovës është sjellë një politikë gjuhësore që synon zhdukjen e të folmes vendore, duke imponuar gjuhën letrare – në thelb gjuhën e një dialekti të deformuar – e cila pa të drejtë u standardizua.. E njëjta logjikë përjashtuese vijoi në Kosovë, veçanërisht pas luftës së fundit: disa figura zhdukeshin krejtësisht, vetëm pse vinin nga rajone të caktuara, ndërsa të tjerat zmadhoheshin artificialisht deri në grotesk. Kur do të vijë dita që një njeri me vlera – pavarësisht nga e ka prejardhjen – të përkrahet pa paragjykim nga dikush nga një krahinë tjetër? Deri kur do të mbetemi të ndarë, të përçarë dhe të fragmentuar?

2. Trashëgimia e përjashtimit dhe krijimi i kastave ideologjike

Ashtu si Enver Hoxha dhe grupi i tij shpallën armiqësore çdo gjë që vinte nga Veriu dhe veçanërisht nga Kosova – gjuhën, zakonet dhe njerëzit – e njëjta logjikë po ndodh edhe sot në Kosovë. Sa herë një rajon merr pushtetin, menjëherë paraqiten të “dijshmit” nga ai rajon. Është tragjike: vetëdija krahinore është më e zhvilluar se vetëdija kombëtare. Kjo tregon se ende jemi një etni e papërmbushur në vetëdije. Anëtarët e klaneve bëhen akademikë, kryetarë kuvendi, ministra, e shpesh edhe “shkencëtarë”, pa pasur asnjë përgatitje të denjë. Disa përfitojnë diploma fakultetesh pa ditur as vetë se si i kanë marrë. Në një transmetues shqiptar, dikur u tha: “Shqipëria nuk bashkohet pa u vrarë tradhtia.” Por kush ishin këta “tradhtarë”? Shpesh ishin vetë ata që shpallnin të tjerët tradhtarë, për t’i likuiduar fizikisht ose për t’u marrë pushtetin. Vrasjet e maskuara përkrahen edhe nga akademikë e shkrimtarë, që fshehurazi justifikojnë dhunën nën petkun e “patriotizmit”. Në ditarët e tyre, ata mbajnë shënime si “kronikë” të krimeve dhe propagandës, të maskuara si përpjekje shkencore, duke ndërtuar mite të rreme dhe duke fshehur dëshirën e sëmurë për pushtet dhe hakmarrje. Kjo është loja e pushteteve në Ballkan: nën maskën e patriotizmit zhvillojnë luftë kundër çdo vlere demokratike dhe njerëzore.

3. Importimi i të këqijave dhe braktisja e vlerave

Të gjitha modelet e këqija të Shqipërisë u eksportuan në Kosovë (Dardani), ndërsa asnjë nga vlerat perëndimore nuk u përvetësua. Nëpër minaret e xhamive përhapen mite të rreme të “lavdisë” arabe dhe turke, duke u shpërndarë te njerëz të varfër dhe të pashpresë. Nuk jemi kundër religjionit, por duhet të jemi kundër çdo religjioni që në emër të fesë nxit urrejtje ndaj sistemit demokratik që garanton lirinë e vetë fesë. Feja nuk duhet të bëhet vegël e politikanëve, por fatkeqësisht, ajo është shndërruar në metodë të kontrollit të shoqërisë nga regjime të brishta, sidomos në Ballkan. Në këtë periudhë, në Kosovë u rrit numri i doktoraturave të blera nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Bullgaria, madje edhe nga Rumania. U krijuan “akademi” dhe “universitete” për të shitur tituj shkencorë me çmime të larta për pushtetarët që kishin përvetësuar fonde publike përmes tenderëve dhe lidhjeve klienteliste. Dhe mos të harrojmë: flamuri i Dardanisë u dogj publikisht, duke u zëvendësuar me një flamur tjetër, krejt të huaj. Po në fund, nuk janë flamujt që e bëjnë një shtet të madh: janë idetë, puna, veprat, teknologjia, aleancat e qëndrueshme me miqtë që na çliruan – SHBA dhe Europa Perëndimore.

4. Heshtja ndaj padrejtësive – Kujtesa e manipuluar

Pas luftës, në Kosovë erdhi F. Klosi dhe zhvilloi intervista kundër Ibrahim Rugovës, pa asnjë kundërshtim publik. Askush nuk kërkoi drejtësi për refugjatët e dhunuar, të vrarë dhe për ndihmat e vjedhura nga fondet ndërkombëtare. Vendi që përfitoi më së shumti ishte Shqipëria, ekonomia e së cilës lulëzoi mbi shpinën e refugjatëve të Kosovës. Banesat u shitën me çmime të rritura mbi 100%, ushqimi u shtrenjtua, ndërsa ndihmat humanitare u shpërndanë me korrupsion brutal. Në këtë kohë, Shqipëria u ruajt nga ushtritë e huaja, ndërsa në vilën e Enver Hoxhës akademikë të përkëdhelur propagandonin lavdinë e Shqipërisë socialiste, pa përmendur asnjëherë se shqiptarët e Kosovës mbijetuan vetëm falë Perëndimit – SHBA-së, NATO-s dhe diasporës shqiptare. Refugjatët e Kosovës ishin të rrezikuar edhe brenda Shqipërisë. Ata u përballën me përçmim, abuzim dhe diskriminim. Megjithatë, mediat shqiptare, të kapura nga klanet e pasluftës, shpifnin kundër Rugovës dhe propagandonin idenë se Turqia, Arabia dhe Shqipëria kishin çliruar Kosovën – një gënjeshtër e pastër. Në këtë realitet u ndërtua një narrativë mashtruese: socializmi shqiptar, me rrënjë në Partinë Komuniste, u paraqit si shpëtimtar, ndërkohë që kishte qenë armiku i përjetshëm i Kosovës dhe i popullit të Shqipërisë, të varfëruar dhe të tjetërsuar në mënyrën më ekstreme. Dhe dëshira e tij për pushtet e nënshtrim nuk është shuar as sot.

5. Përfundim: Koha për ndërgjegjësim dhe ribërje

Kosova nuk duhet të jetë më viktimë e përjashtimit, as nga historia, as nga gjuha, as nga kultura kombëtare. Mjaft më me shkrimin e historisë nga një qendër e vetme, që përjashton dhe hesht kontributet e tjetrit. Mjaft më me mohimin e figurave tona – prej Hasan Prishtinës e deri te intelektualët e burgjeve jugosllave, të cilët u flijuan për një komb, jo për një krahinë.

____
Ps! Me emrin Kosova nënkuptohen të gjitha territoret që shtrihen jashtë kufijve politikë të Shqipërisë së sotme .

“Satelitët e Beogradit”, lajmëruan bojkot për nesër në Kuvendin e Kosovës

0
BOJKOTUESIT DHE SATELITË E BEOGRADIT LAJMËRUAN BOJKOT PËR NESËR NË PARLAMENT
___
Populli nuk do t’i lejojë ta pushtojnë Kosovën ,do t’i godasin për vdekje me votë.
Ata që shkelin ligjin dhe hapin dyert për Listën Serbe po tradhëtojnë gjakun e popullit. Qytetarët nuk do të heshtin ,me votë do të mbrojnë lirinë dhe sovranitetin e Kosovës!
“Ata që luftuan për lirinë e Kosovës i gjeni në përmendore, kurse ata që luftuan për plaçkitjen e Kosovës i gjeni në pushtet”
Kosova ka një kontrast të hidhur: ata që dhanë jetën për liri sot kujtohen në varreza dhe përmendore, ndërsa ata që u ngjitën mbi gjakun e tyre, për 20 vjet plaçkitin pasurinë e popullit nga kolltuku i pushtetit. I gjejmë të lidhur ngushtë me Listën Serbe dhe me Grenellin, me miliona të vjedhura ende të fshehura, duke u mbrojtur me duçi në krahë.
Të njëjtit politikanë që dikur dolën si “komandantë” për vetëm një vit lufte, sot kanë 20 vite që nuk e njohin as ligjin, as moralin, as votën e qytetarëve. Bojkotojnë institucionet, shkelin rregullat parlamentare, tallën me popullin që i ka votuar, e të vetmen strategji që ndjekin është si ta përmbysin vullnetin e 50% të shqiptarëve dhe si t’i hapin dyert Listës Serbe të Beogradit në zemër të institucioneve të Kosovës.
Këta uzurpatorë të vullnetit të qytetarëve nuk kanë dert për ligj, për kanun, apo për parime njerëzore. Çdo gjë e shohin vetëm përmes interesit të tyre personal dhe të klanit që i ka mbajtur në pushtet.
Në vend që të ndërtojnë një Kosovë të lirë dhe sovrane, ata punojnë për ta bërë të varur dhe të nënshtruar.
Populli i Kosovës nuk ka sakrifikuar jetën, pasurinë dhe gjakun që sot disa të quajtur “liderë” të përdorin bojkote dhe marrëveshje të fshehta për t’i kthyer në pushtet satelitët e Beogradit.
Prandaj, është koha që qytetarët të kuptojnë qartë: lufta e sotme nuk është më me armë, por me votë e me vetëdije. Nëse nuk i ndalim këta hajna dhe sabotues, atëherë çdo ditë e më shumë Kosova rrezikon të bëhet pre e uzurpatorëve që e kanë plaçkitur për dy dekada dhe që duan ta kthejnë prapë nën hije të Beogradit.

Fadil Pushkolli: Largimi i Adem Hoxhës dhe “dhurata” e Haradinajt për Listën Serbe

0

Fadil Pushkolli, Prishtinë🚨Vendimi i Ramush Haradinajt për ta larguar Adem Hoxhën nga grupi parlamentar i AAK-së ka prodhuar një efekt që shkon përtej një çështjeje të brendshme partiake. Në praktikë, ky veprim i ka krijuar Listës Serbe kushtet e duhura për të vepruar në skenën kushtetuese të vendit.

Deri para këtij vendimi, Lista Serbe kishte vetëm 9 deputetë dhe, rrjedhimisht, nuk kishte mundësi t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, pasi duhen minimumi 10 nënshkrime për një veprim të tillë.

Me largimin e Adem Hoxhës, i cili automatikisht nuk i përkiste më grupit të AAK-së, u arrit numri i mjaftueshëm.

Praktikisht, AAK-ja ia dha Listës Serbe instrumentin juridik për të sfiduar institucionet e Kosovës. Kjo lëvizje i ekspozon Haradinajn dhe partinë e tij ndaj një kritike të fortë politike: retorika e AAK-së është e ndërtuar mbi qëndrime të ashpra kundër ndikimit të Serbisë, por realiteti i veprimit të fundit shkon krejtësisht në të kundërt.

Pa dashur ose me dashje, Haradinaj e ka bërë një “shërbim të madh” për Listën Serbe, e cila mbështetet drejtpërdrejt nga Beogradi dhe strukturat e tij të kontrolluara, të cilat në Kosovë veprojnë si grupe të organizuara kriminale, e madje edhe janë shpallur si organizata terroriste.

Ky është një autogol politik i qëllimshëm me pasoja serioze. Ai nuk mund të fshihet pas arsyetimit formal, sepse rezultati është i qartë: një akt i Haradinajt ka fuqizuar pikërisht forcat që deklarativisht ai thotë se i kundërshton.

Në politikë nuk ka vend për lëvizje naive. Çdo vendim prodhon pasoja. Dhe kjo lëvizje e Haradinajt do të mbetet shembull i asaj se si, me një vendim të vetëm, mund të ndryshohet balanca e forcave në favor të atyre që synojnë ta dobësojnë shtetin.

Gjumi shqiptar dhe provokimet serbe në zemër të Tiranës! 

0
Nga Safet Sadiku
___
Pamja e turpëshme në Tiranë, ku turistë ngjiten mbi bustin e Gjergj Kastriotit pa asnjë ndërhyrje, nuk është rastësi. Ky është rezultat i një shteti të kapur, i një politike të korruptuar dhe i një shoqërie të lënë qëllimisht në gjumë. Këto janë provokime të orkestruara nga agjenturat serbe që punojnë për të poshtëruar simbolet tona kombëtare. Turpi i vërtetë nuk është te turistët, por te shteti shqiptar që nuk reagon, te policia që hesht, dhe te politika që me këtë indiferencë bëhet bashkëfajtore. Një komb që nuk mbron figurën e tij më të madhe, nuk mbron dot as vetveten. Shumë e dhimbshme dhe turpëruese! Në mes të kryeqytetit shqiptar, aty ku duhej të ishte zemra e krenarisë kombëtare, ndodh skena më poshtëruese: turistë të huaj ngjiten mbi bustin e Gjergj Kastriotit, figurës më emblematike të kombit tonë, pa asnjë reagim nga qytetarët, pa asnjë ndërhyrje nga policia, pa asnjë përgjegjësi nga shteti. Ky nuk është thjesht mjerim, por një dëshmi e një gjumi të thellë shoqëror dhe shtetëror. Turpi është i shumëfishtë. Turp për ata qytetarë që heshtën e shikonin sikur të mos ndodhte asgjë. Turp për ata që quhen “forca rendi”, por që nuk lëvizin gishtin as hapin për të mbrojtur simbolet e kombit. Turp për një politikë që flet për integrim evropian, por nuk mbron as dinjitetin elementar kombëtar. Le të jemi të qartë se këto sjellje nuk janë thjesht akte të rastit. Janë provokime të qëllimshme, të orkestruara nga agjenturat serbe që prej kohësh punojnë për të fyer e përbaltur çdo simbol të identitetit shqiptar. Nuk është hera e parë që simbolet tona sulmohen, dhe nuk është rastësi që gjithmonë shteti mbyll sytë. Heshtja e politikës shqiptare është bashkëfajësi. Në çdo qendër evropiane, është e paimagjinueshme që dikush të guxojë të hipë mbi një bust kombëtar pa reagim të menjëhershëm. Atje, shteti mbron simbolet sepse ato janë vetë shteti. Në Tiranë, shteti hesht sepse ka humbur kuptimin e vet. Ky mosreagim nuk është një gjë e vogël. Është një plagë që tregon se sa e shkatërruar është ndjenja jonë kombëtare. Një shoqëri që nuk reagon ndaj përdhosjes së heroit të saj, është një shoqëri që ka humbur gjakun dhe shpirtin. Por përgjegjësia nuk bie mbi popullin e zakonshëm, i cili është lënë në varfëri dhe në mpirje. Përgjegjësia bie mbi politikën shqiptare, mbi ata që, ose me paaftësi, ose me qëllim, lejojnë që provokimet serbe të marrin skenën qendrore në zemër të Shqipërisë. Dhe kjo nuk është thjesht dhimbje. Kjo është alarm kombëtar!… Alarm!… Alarm!…
_____
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përplasjen e dhunshme të tifozëve shqiptarë me atë të huliganëve të ekipit polak të Jagiellonias, që ndodhi pas ndeshjes së mbrëmshme me Dinamon, që u mbajt në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Pasi huliganët dolën nga stadiumi, ata u pritën jashtë nga tifozët vendas të cilët në afërsi të stadiumit dhunuan njërin prej tyre, ndërsa në afërsi të Rinasit sulmuan me flakadanë dhe gurë tre autobusë të tifozëve Jagiellonas.
Për këtë, policia ka arrestuar shtetasit A. M., 32-vjeç., K. S., 29-vjeç dhe Sh. S., 30-vjeç, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë dy 17-vjeçarë. Të gjithë ata dyshohen se “pas mesnate, në aksin rrugor “Qafë Kashar – Rinas”, kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë gjuajtur me sende të forta, 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli.”
Irritimi i tifozëve vendas erdhi pas gjatë pasdites së djeshme, tifozët e Jagiellonias që përshkruhen si “radikalë pro-serbë” përdhosën shtatoren e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në sheshin qendror të kryeqytetit. JOQ Albania i publikoi me pamje veprimet e tyre, të cilat u filmuan nga qytetarë të zakonshëm.
Këta të fundit kërkuan që të merren masa për ndëshkimin e përdhosësve të figurës së Skënderbeut, por policia nuk arriti të identifikojë asnjëri prej tyre, pavarësisht se ishin me pamje. Për ironi, ata që u ndaluan janë tifozët vendas, që duke parë mosveprimet e autoriteteve, u organizuan vetë për të mbrojtur nderin e Heroit Kombëtar.
Pas kësaj ngjarje, të shumtë janë qytetarët që pyesin se “Çfarë do të ndodhte nëse të njëjtat veprime do t’i kryenin tifozët shqiptarë, me figurat kombëtare të shteteve të tjera, për më tepër në qendër të kryeqyteteve të tyre?”

Mickoski nuk mund të fitoj në Qendër të Shkupit, ku jetoj une…!

0
____
Une nuk jetoj ne Çair, jetoj ne Qender dhe veshtire e ka te fiton Mickoski, lere te fiton ZNAM apo LEVICA ne Qender, te gjithe keto parti kur zgjohen ne mengjes, punen e nisin si me i sulmuar shqiptaret, kot se koti, asgje tjeter nuk mendojne, deri sa e harrojne edhe vetveten se kush jane, duke menduar se do te mund t’i poshterojne dhe nencmojne shqiptaret dhe permes tyre edhe shtetin Shqiptar.
Ju qe merrni rroga sot deri ne 3 mije e 5 mije, ne kuader te lidhjeve familjare, ju qe jeni emeruar pa merita, duhet te reflektoni se nuk jane te gjithe shqiptaret ne BDI, sikurse nuk eshte duke garuar BDI, por nje koalicion pak me i gjere.
Ne Cair me shume se 50 perqind e njerezve nuk dalin te kutite e votimeve ne diten e zgjedhjeve. Por kesaj radhe sic po shihet Mickoski eshte ai faktor kryesor qe do t’i motivoje dhe organizoje njerezit ne Cair te dalin me shume se sa herave te kaluara: qofte PER ose KUNDER!
Shqiptaret nuk ju kane faj pse Mickoski po ju keqperdore dhe deshmi e kesaj eshte gjuha fyes e tij kunder shqiptareve. Nuk arsyetohet kjo duke folur per te kaluaren e Ali Ahmetit dhe BDI-se, kur faktet flasin se e kaluara e Ali Ahmetit dhe BDI-se keni qene ju me role te ndryshme, e jo shqiptaret e pavarur nga partite aktuale ne Maqedoni.
Nese Taravari doli nga qeveria e Mickoskit, kane mund edhe te tjeret me dale, me u rreshtuar ne anen e shqiptareve, jo ne anen e BDI-se, nese e ndien veten se nuk jane eksperiment i Mickoskit.
Nese VMRO, ZNAM dhe LEVICA haptazi jane kunder qenies shhqiptare, eshte urdher hyjnor edhe shqiptaret te bashkohen dhe te mbrohen nga keto sulmues te rinje, qe po e luajne rolin e Serbise ne Maqedoni!

Opozita është kundër Albin Kurtit se e pengon vjedhjen e tyre, Serbia se e pengoi projektin për ndarjen e Kosovës në favor të saj

4
Pse Albin Kurti ju pengon opozitës, prokurorisë, Edi Ramës,Serbisë dhe disa ndërkombëtarëve? Apo pse të gjithë këta janë kundër Albinit?
Së pari këta nuk janë homogjen. Kanë dallime nga njëri tjetri. Kanë interesa të ndryshime, por të gjithë e kanë një pengesë të përbashkët. Pengesa është Albin Kurti.
1. Opozita është kundër Albinit për arsye se nuk po kanë mundësi me vjedhë;
2. Janë bo 4 vjete e gjysme nga kur Opozita s’ka qasje në fonde e pasuri të shtetit;
3. Opozita ka hallin edhe që pasuria që e kanë do të ju konfiskohet;
4. Opozita është gati të bashkëpunojë me dreqin e të birin veç me largu Albinin që me ruajt pasurinë e tyre;
5. Prokuroria është e korruptuar dhe mjet i Opozitës që dikur ka qeverisë;
6. Prokuroria po ashtu drejtohet nga të korruptuar;
7. Pastrimi i sistemit te prokurorisë paraqet rrezik direkt për opozitën. Prandaj ata po e mbrojne sepse po mbrojnë njeri -tjetrin;
8. Edi Rama e sheh si pengesë Kurtin në tri drejtime: së pari shkëlqimi i Kurtit e thekson degdisjen e Rames në korrupsion e keqpërdorime, së dyti, politika sovraniste e Kurtit e poshtëron kombtarizht Ramen dhe e nxjerrë lakuriqë bashkëpunimin e tij me Vuçiqin, dhe së treti, politika e Kurtit ia zhbënë Rames planet që të paraqitet si lider i shqiptarëve para ndërkombëtarve duke amnistuar aferat e tij korruptive.
9. Vuçiqit i pengon Kurti në realizimin e projektit të tij nacionalist “Bota serbe”;
10. Kurti po e zhveshë përditë e ngadalë para ndërkombëtarëve se Vuçiqi nuk mund të jetë partner i tyre kundër Putinit;
11. Vuçiqi me liderët tjerë të Kosovës e kishte lehtë ndarjen e Kosovës. Kurti ia ndaloi projektin;
12. Vuçiqi përditë e më shumë po shfaqet i pafuqishëm përballë Kurtit;
13. Disa nga ndërkombëtarët që e kanë interes stabilitetin janë kurthuar me Kurtin. Popullariteti i lartë i Kurtit, pastërtia e tij dhe dija po i dështojnë planet e stabilitetit në kurrizë të Kosovës.
14. Prandaj krejt këta për arsye e interesa të ndryshme e kanë pengesën e njëjtë, KURTIN.

J.D. Vance mbështet flamurët patriotikë në Britaninë e Madhe

0

Christian Skaug / Document.no

-Ne duhet të bëjmë rezistencë ndaj të çmendurve që janë kundër shfaqjes së flamurit kombëtar, thotë zëvendës presidenti i SHBA-së J.D. Vance në lidhje me flamurimin patriotik që po ndodh këto ditë në Britaninë e Madhe.

Lufta për flamuj në Britani, ku patriotët shfaqin flamurin britanik Union Jack ose flamurin englez të Shën Xhorxhit dhe aktivistët më pas i heqin ata, i jep Vance asociacione me SHBA-në gjatë një bisede me Will Cain në Fox News të enjten.

Vance e krahason me kohën e BLM në SHBA, kur disa amerikanë frikësoheshin se shfaqja e flamurit kombëtar në shtëpitë e tyre mund të provokonte vandalizëm nga mbështetësit e Black Lives Matter.

Breitbart citon zëvendës Presidentin amerikan, i cili inkurajon patriotët të qëndrojnë të fortë:

“Është “çmenduri” të lejoni radikalët të ju shtyjnë që të tregoni patriotizëm,” tha ai, dhe vazhdoi: “Në të vërtetë është një gjë e mirë të jesh krenar për vendin tënd, dhe ne duhet të kundërshtojmë çmendurit që thonë se duhet të turpërohemi kaq shumë për kulturën dhe trashëgiminë tonë saqë nuk duhet të jemi të gatshëm të kullisemi. Është çmenduri, dhe ne duhet të flasim për këtë çmenduri, dhe të inkurajojmë miqtë tanë evropianë të ndjekin shembullin.

“SHBA dhe Evropa, veçanërisht Britania e Madhe, kanë lidhje të forta kulturore, por gjithashtu të njëjtat probleme, siç është imigracioni, mendon Vance.

SHBA dhe Britania e Madhe janë të lidhura ngushtësisht për shkak të historisë së përbashkët, dhe shpesh përballen me të njëjtat probleme kulturore, thotë Vance. Në disa raste, Evropa është “para” një trende kulturore ose politike, dhe SHBA mund të mësojë nga gabimet e Evropës para se të kalojë Atlantikun. Herë të tjera, Europa mëson nga SHBA.Vance gjithashtu mbron flamurin kombëtar amerikan:

«Kjo nuk është një simbol kontroversial. Asgjë nuk duhet të jetë më pak kontroversiale se flamuri amerikan, ai është ajo një gjë që duhet të na bashkojë të gjithëve, pavarësisht nëse je demokrat apo republikan. Të gjithë duhet ta duam vendin tonë, të jemi krenarë për vendin tonë.

»Patriotizmi është një index të kuq për lëvizjen woke në të dyja anët e Atlantikut, veçanërisht kur vjen si một reagim ndaj krimeve të kryera nga emigrantët.

Zëvendës Presidenti beson se perceptimi negativ i evropianëve ndaj Trump, dhe për pasojë ndaj zgjidhjeve të tij politike, përfundon duke krijuar probleme për ta.

Në këtë rast, tha Vance – ndoshta sepse Evropa ka qenë kaq e vështirë ndaj presidentit Trump – mund të duhet që Evropa të marrë mësimin e saj në mënyrë të vështirë.

Ai tha: «Problemet e Evropës pasqyrojnë problemet e SHBA-së… ne patëm një kufi të hapur në jug gjatë Joe Biden, dhe mendoj se evropianët duhet të marrin këtë mësim të vështirë. Ajo që ndodh është se keni më shumë krim, keni më pak unitet kulturor, keni më shumë probleme që vijnë nga importimi i miliona e miliona imigrantëve me paga të ulta në vendin tuaj. Evropianët duhet ta mësojnë këtë mësim ashtu siç e ka bërë SHBA.»

J.D. Vance støtter den patriotiske flaggingen i Storbritannia – Document

Analizë librit të Fadil Kajtazit, Ideologjia serbe e gjenocidit

0
Shkruan: Ragip Kçiku
___
Fadil Kajtazi
DOSJA: Ideologjia serbe e gjenocidit
(Analizë nga burime serbe dhe ndërkombëtare)
Shpeshherë, idetë janë më të vlefshme se veprat. Apo, ideja e
Fadil Kajtazit, një ekspert në fushën e sigurisë kombëtare, ka përpiluar një vepër e cila duhet të lexohet dhe stërlexohet për temat e saj të përmbledhura.
Për temën që trajton autori, ky libër pa hezitim duhet të kosiderohet një antologji e veprave serbe dhe ndërkomnëtare ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve.
Kur them veprat, kupto edhe bëmat. Pra, kemi të bëjmë me të bëmat dhe veprat. Të bëmat i ka shkruar historia, ndërsa veprat janë ato që intelekti serb i ka shkruar, herë si programe, herë si evidentime.
Autori ka nxjerrë ekzemplarët e këtij misioni që serbët kanë bërë apo shkruar në librat e veta.
Pikërisht kjo metodë e autorit e bën më tërheqës dhe më të dobishëm tek lexuesi i rëndomtë. Lexuesi i cili nuk ka mundësi të vrapojë tek secila vepër për të marrë saktësisht atë që kemi dëgjuar apo në mënyrë episodike kemi lexuar tek librat e tjerë.
Autori fillon me artifaktet të cilat me çdo kusht serbët janë munduar t’i përvetësojnë materialisht dhe “shkencërisht”, siç është okarina “ “Fyelli dardan”, Mbretëresha (Dardane) në Fron” etj.
Ai trajton edhe çështje leksikore të cilat shpeshherë, as mund të dëshmohen se janë ilire-dardane-pellasge por, sllave jo e jo.
Në kapitullin “historik”, autori nis që nga fillimet e mesjetës. Epoka e Car Dushanit, Car Uroshit, Nemanjiqët, Bizanti e deri tek Sllobodan Millosheviçi, të cilët punuan institucionalisht dhe fetarisht për të bërë asimilimin e elementit autokton, të atij shqiptar.
Padyshim, nuk janë epoka serbe për t‘u sharë. Janë suksese të tyre gjeostrategjike në dëm të popujve të tjerë, por, ne duhet të kuptojmë se bota është e të fortit. Ata kishin mbështetje rusinë, përmes kishës dhe shtetit si dhe faktorin vendës ortodoks të cilin politikat sllave ditën t’i shfrytëzojnë në të mirë të “botës sllave”. Edhe otomanët, sot turqit, po në vijën sllave kanë qenë në dëm të interesave të natyrshme shqiptare.
P.sh. “Stefan Dushani që ka mbretëruar deri më 1334 (1355) nën maskën e ortodoksisë, shkruan autori, – pushtoi, Maqedoninë, Shqipërinë, Thesalimë dhe Shqipërinë, Greqinë e Veriut. Kufiri i mbretësisë së tij, nga perëndimi arriti deri në veri të Vlorës” (S. Kulçe, Shqipëria në historinë osmane) e cila ndodhi me ndihmën e otomanëve duke shtypur rezistencën katolike shqiptare kundër ortodoksizmit.
Autori ka arritur të përmbledhë shembujt më ëmblematikë të letërsisë, historisë, publicistikës dhe shkencës serbe dhe asaj botërore për t’ia ofruar lexuesit si një tërësi tematike.
Emrat më të mëdhenjë të kohës si Tricky dhe Tolstoj si dhe emra më në zë të publicistikës dhe shkencës historike të Serbisë si Kosta Novakoviç, Dimitrie, Tucoviç, Atanasie Urosheviç Dtagishs Vasiçit etj., kanë shkruar për barbaritë serbe ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve. Autori ka arritir t’i përmbledhë si në kohë që nga pushteti i Dushanit të Tmerrshëm, në kohët e LP bodërore, 1910, 1912, 1914, 1920 si dhe 1968 e deri më 1999.
Këtë e ka arritur duke u shtrirë në Kosovë, Dukagjin, Sanxhak si dhe në Plavë dhe Guci, po ashtu në Shkup, Sharr, Dibër, Kumanovë, Gjilan etj. Duke folur gjithmonë me emra fshatrash, si dhe me emra personazhesh, viktima përkatësisht kriminelë.
Autori ka material të bollshëm për të dëshmuar se si “shkenca” dhe politika seebe ka arritur ta falsifikojë historinë duke regjistruar krimet që ata kanë bërë ndaj shqiptarëve, t’i përshkruajnë si vuajtje dhe pësime slëave, së bashku me rastin kur ata i përzënë shqiptarët nga vendet autoktone, bërtasin dhe i regjistrojnë në histori dhe publicistikë si “shpërngulje serbe”. “Vellika seoba serbe” por viktimat janë me veshje të traditës, kulturës shqiptare. që dëshmon se kjo është shpërngulja e madhe shqiptare. “Nahija e Gjilanit sot iu është nënshtruar mëshirës dhe pamëshirësisë së shqiptarë e (arnauti), të egër, shkruan konsulli serb S. Simiç.
Autori vë në pahë edhe kur deklaratat e vetë autori demanton vetveten siç është fjala me Gjorgjeviçin e Cvijiçi. “Shqiptarët janë autokton dhe menjëherë i paraqet si ardhacakë.
Ai popullit serb i atribuon pikërisht (boshnjakëve) ua atribon edhe shqiptarëve si ish serbë të islamizuar për shkak të mbijetesës nën pushtimin osman. Dhe, më pas pohon për serbët (sllavët) që erdhën në ballkan dhe gjetën shqiptarët e tërhequr tani në male por që kishin shtëpi të bukura dhe të bëra me material të fortë.
IDEOLOGJIA E GJENOCIDIT
Pjesën e dytë autori e fillon me tri citate: e para, ç’është gjenocidi, i dyti dhe i treti janë citate admirimi ndaj gjenocidit nacist hitlerian nga peshkopi Nikollaj Velimiroviq si dhe citati i V. Çubrilloviqit “Shteti ynë nuk ka ndërmend të shpenzojë miliona për ta bërë jetën më të lehtë për shqiptarët, por të heqë qafe sa të jetë e mundur më shumë prej tyre. (1935).
Pra, që në krye të kapitullit autori na jep të kuptojmë se çfarë trajton dhe cili është materiali i tij hulumtues.
Pastaj autori radhitë serbët më meritorë që përmes shkencës së rreme me orientim fashizoid ndaj shqiptatëve, kanë bërë elaborate, programe dhe libra propagandistikë për të bindur botën se shqiptarët janë një popull i dëmshëm për Evropën dhe si të tillë, duhet të zhduken.
I pari nga ta është I. Garashanin i pasuar me 10 autorë (Gjorgjeviq, Protiq, Çubrillo iq, Vukotiq, Andriq etj), së bashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë.
Autori sjall mjaft autorë humanistë të cilët demaskojnë apo gjykojnë ideologjinë serbe kundër shqiptarëve.
“…Po, është vështirë të dëbohen
Ujqërit e zemëruar nga mali
edhe më e vështirë është
Të lëvizësh nga guri shqiptarët”. Janë vargje të shkrimtarit johumanist serb Lubomir Nemadiviç, të cilit i përgjigjet Lubica Stefan në “Serbija i albanci”; “Propozim për gjenocid (Serbët dhe shqiptarët). libri 3.
Shih: Kajtazi, f. 117.
Autori sjell të dhëna se si në këtë mision antishqiptar janë të implikuar edhe shtete të tjera por më e dhimbshmja më duket tradhëtia e pushtetit turk në marrëveshje me qeveritë serbe, që nga kohë e Ataturkut, deri më 1981.
“Sa më pak arrnautë, që mbesin në territoret e çliruara nga Turqia, aq më shumë do të kntribuoni për shtetin” duke mos lënë asnjë gjurmë: “Nuk ka kufoma, nuk ka krime…njëkohësisht të pastrohet terreni “. f. 122.
Nga kjo vepër me shumë vlera mëspjmë edhe një fakt interesant: “Ideja për hegjemoninë serbe në Ballkan fillimisht buron nga princi polak Adam Jezhi Cartoriski, 1770 -1861 ish-ministri rus i punëve të jashtme. Ai, si ministër i Rusisë, qysh para kryengritjes serbe të pashallëkut të Beogradit të viteve 1804-1813, në kuadër të politikave pansllaviste, shkruan F. Kajtazi, kishte vlerësuar: “që Serbia duhej të luante rol udhëheqës midis sllavëve të jugut dhe besonte se ajo duhej dhe mund t’i mblidhte të gjithë ata në një shtet”, pra një vlerësim pas pranimit “Memoari – plani për çlirimin e popullit serb”, i hartuar nga priftlrinjë serbë.
Autori shfaqë materiale të mjaftueshem për të kondërshtuar bindshëm gënjeshtrat. Pikërisht për shkrimet me karakter barbar kundër shqiptarëve që Vlladan Gjorgjeiqi i paraqet, si “njerëz me bishta”.
Autori, gjen krahasim për traditat që shkruan historia serbe. Ai, paraqet fenomenin e prindvrasjes të serbëve, traditë kjo deri pak para LDB kur serbët vrisnin prindët për shkakun se ishte bërë problem social në familjen fakt si fenomen pra të regjistruar nga autori serb Branomir Anziboviq.
Mënyrat për zhdukjen e shqiptarëve nga Ballkani, autori i paraqet me shembuj: imponimi i besimit sllav ortodoks të të dy besimeve nga shqiptarët, dhunën ushtarake, dhunën policore, dhunën administrative, varfërimin duke ua marrë tokat, pengimi për t’u shkolluar pas shkollës fillore, tatimet e veçanta për shqiptarët, mos afrim të ndihmës shëndetësore etj. Krejt këto në krijimin e psikozës për pasigurinë e shqiptarëve nga popullata vendëse dhe organet e pushtetit jugosllav, kupto, serb.
Në këtë mision antishqiptar janë përfshirë të gjitha profesionet: shkrimtarë, shkencëtarë, ushtarakë, diplomatë, politikanë, ofiqarë, priftër, hoxhë, mësues, mjekë, policë, deri edhe serbë bujqë, serbë me ndikim në rrethin e caktuar.
Ca nga ata janë të njohur si Garashaninj, Cfijiqi, Çubriloviqi etj., por merita e sutorit është se ka përzgjedhur fragnentet më reprezentativë të krijimtarisë së tyre.
Diplomacia dhe shërbimi serb, ka bërë që të krijojë veglat e veta në Shqipëri sikur janë figurat e njohura; Esad Pashë Toptani, Haxhi Qamili, pjesërisht mbretin Zog, me Enver Hoxhën e tj.
Ata, përmes dokumenteve të veta, çdo gjë e konsiderojnë serbe sikur janë Serbi e Vjetër (Shqipëri), Djepi i Serbisë (Kosovë), Shkodra qytet serb etj.
Për t’i bërë këto akte të përfunduara, veprat e hegjemonisë serbe, për ndihmë, kishin edhe vetë pushtuesin otoman. Serbët, siç del në dritë në këtë vepër, gjithmonë kanë luftuar pushtuesit, njëkohësisht edhe kanë qëndruar vazalë të otomanëve, hungarezëve etj., vetëm për ta prurë botën para një akti të kryer me motivacionin: “ Shiko! Këto vende gjithmonë kanë qenë tonat dhe se shqiptarët, si myslimanë, qoftë dhe si të krishterë, nuk kanë vendin në Ballkan. “ këta janë të ardhur këtu dhe si të tillë duhet zhdukur.
“Qielli është me ngjyrën e kaltër serbe
Dhe aty Zoti serb banon
Rreth tij engjëjt serbë qëndrojnë
Dhe i shërbejnë serbit, zotit të vet”.
Sipas dokumenteve që sjell autori, e që për mua janë risi konkrete, del se kisha qëndron edhe mbi shtetin. Nëse kisha (patriarku) vendosë për të bërë një krim, atëhetë është urdhër, edhe ësht i paevitueshëm një dënim me vrasje.
“Për detyrën shpirtërore, kupto sllavoortodokse, secili njeri t’i bindet kryepeshkopit të tij…..Nëse dikush gjendet që ka bërë mëkat … dhe nëse nuk pendohet, atëherë për te vendos kisha.
Këto padëgjueshmëri i kanë përjetuar shqiptarët e të dy besimeve me vrasje, deri me rrjepje të priftërinjëve katolikë para turmës dhe para familjes. Kur pushteti është në vijën e duhur të hegjemonisë së kishës serbe, atëhetë edhe kisha deklarohet për mbretin se janë mbështetës të politikave të mbretit.
Madje, misioni i kishës së “re” serbe, është tërësisht në kundërshtim me parimet e sveti (shën) Savës i cili nuk e përligj vrasjen në asnjë mënyrë.
Autori shënon shumë shembuj nga letërsia popullire serbe për luftën e Kosoës të cilat janë vetëm legjenda të besueshme të marra si të vërteta në popullun serb. Edhe humbjet janë “fitore” madhështirem edhe vdekjet, (ekzekutimet) janë vdekje të “bukura” siç është ajo e princ Llazarit në gjotinën e sulltanit.
Glorifikohen vdekje të dëshirueshme qiellore, deri tek Serbia qiellore e cila “ka” të drejtë të bëjë çfarë të dojë me popujt e tjerë të cilët nuk e quajnë vetin të tillë. “Të gjithë, të tjerët janë xhaurë. Të pabesë mundër zotit”.
Një popull aq shumë i dhënë pas luftave në dëm të fqinjëve saqë ka frikë të ikën një brez pa bërë luftë.
E gjitha kjo, është e drejtuar në kurriz të shqiptarëve të cilët kishin një territor tri hetë më të mçadh se Serbia.
Mbreti, Petri I Karagjorgje shprehet: “Çfarë interesi kam unë nga shqiptarët? Duhet të vriten të gjithë, jo me pushkatim, sepse harxhohet municioni, por me dajak” F.K, f. 186.
Në pjesën e tretë autori pëfshinë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve 1877-1967. Një epokë tetëdhjetëvjeçare. Përveç tjerash, autori trajton pastrimin etnik të Moravës së poshtme ku vetëm nga tri qytete për të manifestuar dhunën jep 2090 të vrarë nga dokumentet britanike nga 227 fshatra, 5.793 shtëpi janë të përzënë edhe 42300 banorë. Me këto raste krerët shqiptarë ftohen në mbledhje për marrëveshje dhe pushkatohen të gjithë. F. K. f. 191, 192.
Ai jep statistikat e popullatës së trevave në fjalëmnga statistikat serbe, bullgare dhe grek, duke vënë përballë statistikat e regjistrimit të popullsisë nga arkivet osmane të paraqitur nga Sami Frashëri.
Ekzemplari më i sinqerti dhe më njerëzori na paraqiten shkrimet e Dimitrie Tucoviçit. Një intelektual serb i cili si gazetar ka marrë pjesë në luftat kundër shqiptare në Dhqipëri – Lumë. “Për shumë popuj ballkanas, fjala “liri” donte të thoshte dorë e lirë për të masakruar myslimanët (shqiptarët) dhe për të rrëmbyer pasuritë e tyre…… fanatizmi i tyre fare më ka habiur që atëherë. Nuk ishin për t’u çuditur që serbët urrenin islamizmin, por urrenin çdo kishë tjetër të krishtere, nuk e prisja”. Pra, në emër të antiislamizmit, shkatërrohej çdo gjë shqiptare; edhe kishat katolike, edhe kishat shqiptare ortodokse.
Ai mbledhë thëniet më fashizoide, ksenofobe, raciste dhe antinjerëzore nga faktori serb: “shqiptari është i tëri i mbushur me krim, i përzier me poshtërsi dhe mashtrim”, andaj “kusuritja (shfarosja) nuk duhet të jetë e përkohshme, por rrënjësore, sa të mos i shkonë mendja askujt më të na shqetësojë. Serbia duhet të vendosë vetë se si ta përfundojë këtë…duke marrë parasysh vetëm interesat e popullit të saj”, pra për t’i siguruar Serbisë bregdetin Adriatik. Kjo është ideologjia e regjistruar nga Josip Antiç, “Libri për tema të migrimit”.
Pastaj vjen kapitulli “Reforma agrare”, e cila u shpik vetëm për të vështirësuar jetën e shqiptarëvr, për t’ua marrë tokat dhe pasurimë, deri te fundi Aleksandër Rankoviqit, me rënien e të cilit nga pushteti, u ndërprenë shpërnguljet si mision dhe marrëveshje me qeveritë turke për t’i mbushur shkretëtirat e Anadollit me shqiptarë si dhe për t’i përdorur shqiptarët si “kriminelë” për të vrarë e rrahur lazë dhe armenë në emër të islamit për t’ua marrë tokat atyre, kur vet i kishin lënë tokat më pjellore në Toplicë, Kosovë e gjetiu.
Vepra e Fadil Kajtazit, është e plotësuar edhe me shumë autorë joserbë si: Tricky, Durham, Frendlich, Bue, Herbert etj.
Vepra me tema historike “Dosja: Ideologjia serbe e gjenocidit” – analizë nga burimet serbe dhe ndërkombëtare, është një vepër që në masën më të mundshme e ka plotësuar një mungesë shekullore të bibliografisë shqiptare.
Autori ka derdhur gjithë mundin prej intelektuali për të na i sjellë në biblotekat tona ekzemplarët model për luftën serbe dyshekullore për ta zhdukur nga dheu popullin shqiptar.

Bllokimi institucioneve të Kosovës ka krijuar shqetësim kombëtar e ndërkombëtar!

0
Të nderuar miq dhe kundërshtarë!
Dua të ngre sot publikisht një problem kombëtar të kulturës demokratike të komunikimit dhe të drejtës së bllokimeve!
Ditët e fundit kam bërë dy postime për Kosovën, të cilat ngrenë shqetësimin kombëtar për blllokimin e institucioneve! Bllokimi institucioneve të Kosovës ka krijuar shqetësim kombëtar e ndërkombëtar! Ky bllokim i thotë botës, se Shqiptarët “nuk janë në gjendje të bëjnë shtet”! Serbët do ta shfrytëzojnë këtë fakt e do të thonë: “Kur Shqiptarët nuk janë në gjendje të formojnë shtetin e tyre- si do t’i mbrojnë Serbët e Kosovës”?!
Në këtë debat kanë marrë pjesë shumë analistë të repsktuar – të ndarë në dy pjesë: Në mbrojtës të Albin Kurtit dhe të Opozitës Kosovare. Sejcila nga palët kërkon- bile i bën preson intelektualëve, që të mbajnë njerin ose tjetrin krah! Jo vetm kaq: Por disa njerës mbështetës të OPOZITËS janë futur me fyerje ndaj autorit të postimeve. Këta njerëz janë bllokuar dhe protestojnë, përse janë fshirë sharjet e fyerjet e tyre?! Të gjithë duhet të kuptojnë, se fyerjet nuk janë të pranushme as në faqen time dhe, as në FB në tërësi! Unë postimet e mija i kam publike dhe kam vetëm një profil! Personat, që kanë fyer në komentet e tyre kanë mbi 10 profile!
Ritheksoj qëndrimin tim: “Mos ngritja e institucioneve i ka shërbyer armiqëve tanë dhe jo Kosovës”! Në to është përmendur edhe një deklaratë e Opozitës Ksovare, që thotë: “I kemi thënë qeverisë: “Nuk pranojmë asnjë kandidat për kryetar kuvendi nga ish-ministrat” ! Këtë deklaratë e kam kundërshtur duke thënë: Opozita nuk ka të drejtë kushtetuse t’i thotë ish k/ministrit të Kosovës dhe fituesit të zgjedhjeve: “Nuk pranojmë asnjë ish ministër”! E para: E drejta e propozimit të kuvendit është e fituesit të zgjedhjeve dhe e dyta: Nëqoftëse i themi fituesit të zgjedhjeve “Nuk pranojmë asnjë, ish ministër, kemi bërë shkelje kushtetute dhe kemi problem me zgjedhësit- me popullin.
Përse kemi problem me poullin? Populli i Kosovës ka votuer fituesit e sotëm , që ishin qeveria e djeshme. Populli e dëgjoi në zgjedhjet shkuara qeverinë dhe opozitën dhe, i dha shumicën për të formuar qeverinë e Albin Kurtit! Pra: kur themi “NUK DUAM ASNJË MINISTËR” i themi popullit: Nuk respektojmë votën tënde dhe, nuk e marrim parasysh atë! Ne e kemi kritikuar Albin Kurtin për konfliktin pa arësye me Amerikanët. E ritheksoj me të madhe. Politika e Kosovës nuk duhet të ketë asnjë konflikt me ndërkombëtarët për asnjë çështje- përveç krijimit të asocasionit të komunave me shumicë serbe. Vetëm ky është problemi, që ne duhet të kundërshtojmë edhe me demostrata masive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në të gjithë botën për të mbrotur Kosovën. Kam bërë thirrje, që demostratat masive duhet të përfundojnë përballë Kapitolit Amerikan dhe të mos largohen deri sa Presidenti Amerikan të shprehet qartë se: ” NUK DO TË KETË NDARJE TË KOSOVËS”!
Në fund dua të ritheksoj se: Nuk, ka shtet tjetër në botë përveç Shqiptarëve, që nuk bashkohen edhe për çështjen kombëtare! Popujt e ardhur në ballkan u bashkuan bashkë kundër Shqiptarëve, kurse Shqiptarët as mbas shumë vuajtjeve, masakrimeve shekullore -akoma nuk janë të bashkuar me njeri tjetrin për çështjen kombëtare! Shqiptarët as sot, kur kanë marrë dhuratë nga Amerika dhe shtetet e fuqishme perendimore një shtet tjetër-KOSOVËN- nuk gjejnë rrugën e komunikimit për bashkimin kombëtar! Kjo është tragjedia shqiptare. Ky është ai fakt, për të cilin shkrimtari i madh Ismail Kadare ka thënë: ” Shqiptarët sot janë në pikën më të ulët të ndotjes morale”!
Për Shqiptarët koha e sotme është KOHA E REFLEKTIMEVE TË MËDHA HISTORIKE- PËRPARA SE TË HUMBIM PËRGJITHMONË!
Me respekt për dhimbjen historike të Shqiptarëve!

Piloti i KFOR-it dhe përkthyesja serbe spiunë të Serbisë

0

Nga: Gani Qarri

Deputet të Dardanisë: “Kujdes të mos shënoheni në murin e turpit të historisë së kombit shqiptar!” A.Aliçkaj.

Piloti kroat nga Spliti dhe shtetasja serbe nga Mitrovica e Kosovës, të akuzuar për katër vepra penale specifike në Kosovë.

Në fakt ata ishin arrestuar edhe më herët, megjithatë piloti kroat fillimisht ishte liruar, ndërsa spiunia serbe do të vendosej në Qendrën transitore të të huajve për dëbim në Trilj të Kroacisë, e cila pas një muaji pritej të dëbohej nga shteti kroat, pa të drejt kthimi në Kroaci për 10 vjet.

Por ndërkohë, me urdhër të gjykatës hetuesit e specializuar kontrolluan telefonat e tyre dhe në komunikimet e gjata, përmes WhatsApp-it u gjetën mesazhe komprometuese në bazë të të cilave ata u akuzuan për spiunazh ndërkombëtar.

Ndaj piloti kroat J.I. nga Spliti dhe spiunia serbe nga Mitrovica Ana Murganiq u arrestuan përsëri në fund të korrikut në një ishull në arkipelagun e Splitit me akuzën e spiunazhit për Serbinë dhe dyshja e spiunëve, sipas zëdhënësit të Gjykatës së Splitit, aktualisht akuzohen për katër vepra penale specifike.

Në fakt, megjithëse detyra e pilotit ishte të kontribuoj në ruajtjen e paqes, rendit dhe sigurisë në Kosovë nga mesazhet që ata shkëmbyen përmes WhatsApp-it, u zbulua se piloti kroat në tri vitet e fundit, i dërgoi spiunes serbe, jo vetëm informata konfidenciale mbi lëvizjet dhe planet e veprimit të forcave të KFOR-it, në Zubin Potok dhe veri të Kosovës, por edhe të dhëna tjera sekrete që mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare, të cilat spiunia serbe ua kalonte Vladimir Radivojeviqit dhe figurave të larta të të ashtuquajturës “listë serbe” të cilët pastaj i përcillnin në Serbi.

Bazuar në ligjet kroate, vepra penale e spiunazhit, për “mbledhjen në mënyrë të paautorizuar të informacioneve sekrete, me qëllim që t’ia ofrojë një shteti të huaj, organizate të huaj, personi juridik të huaj ose zyrtari që punon për ta”, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, por si piloti kroat edhe spiunia serbe akuzohen për disa vepra të rënda penale.

Ajo që dëshpëron me këtë rast, është fakti se derisa gazetaria e ç`akorduar kosovare dyshohet se detyrohet, frymëzohet apo edhe joshet financiarisht nga mafiooligarkët, për tu marrë me prodhimin e sensacioneve kundërqeveritare dhe mjerisht pothuajse në Kosovë, as që ekziston gazetari e njëmendtë hulumtuese, ishin mediat kroate, që njoftuan për rastin e spiunazhit nga Kosova në favor të Serbisë.

Madje ato publikuan edhe disa nga mesazhet e pilotit kroat dhe të spiunes serbe Ana Murganiq, nga Mitrovica e Kosovës, e cila informatat e marra, fillimisht ia përcillte kriminelit Vladimir Radivojeviqit, “mami”, që ishte pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjë të Zveçanit ku u vra rreshteri i policisë së shtetit tonë, në detyrë Afrim Bunjaku, informata të cilat i shkonin të ashtuquajturës “listë serbe” dhe qendrave të spiunazhit në Serbi.

Presidenti kroat që ishte i njoftuar edhe më herët për këtë rast të rëndë spiunazhi në Kosovë, me të drejtë falënderoi Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake të Kroacisë (VSOA) për suksesin në zbulimin e këtij akti monstruoz të spiunimit në favor të dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës “listë serbe”, BIA-s së Serbisë dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

E duke qenë se spiunazhi i serbes së Mitrovicës Ana Murganiq, kishte të bënte edhe me të dhëna të ndjeshme të KFOR-it, përfshi lëvizjet ushtarake në veri të Kosovës, sipas mediave kroate, hetimet janë duke u zhvilluar nga policia civile dhe nga policia ushtarake kroate, si dhe EUROPOL-i, vetëm Prokuroria e Kosovës, nuk e di kush, se çfarë ka ndërmarrë lidhur me këtë rast, apo ndoshta është e zënë me parapërgatitjen për marrjen në pyetje të kryeministrit Albin Kurti.

Spiunia serbe Ana Murangiq ishte e punësuar edhe si ndërmjetëse e caktuar në terren për ekipe të shumta të mediave, të cilën piloti kroat J.I. e takoi në vitin 2016, derisa qëndronte në Kosovë si pjesëtar i kontingjentit kroat të KFOR, ndërsa spiunia serbe A.M. punonte përkthyese në EULEX, e njëjta kishte përkthyer edhe për UNMIK-un e KFOR-in dhe dashuria e tyre u thellua deri në përmasa spiunazhi, por që nga vitit 2016, vetëm tani dhe gati fare rastësisht u bë rast trajtimi nga drejtësia.

Kjo ndoshta edhe për faktin se Kosova dhe gazetaria e saj, nuk kishte kohë, afinitet as vullnet, të merrej me hulumtime dhe tema që e rrezikonin sigurinë e shtetit tonë, apo edhe pallavragjitë që sot bëjnë kaq shumë zhurmë për asgjë, kishin arritur marrëveshje me Thaçin, që veriun e Kosovës, ta konsideronin edhe ata si tokë të “rankoviqit”, apo tokë të askujt, siç shprehej sivëllai i Vuçiqit Edi Rama, i cili është i vetmi “shqiptar” në botë, që pa autorizim të askujt, e madje pa asnjë dakordim as informim të Qeverisë së Kosovës, përgatiti edhe projekt privat për “zajednicën” dhe ua dërgoi BE-së në Bruksel, që do të hyj në histori si akti më i paprecedent i të gjitha kohëve, Kosovë-Shqipëri.

Kështu që piloti i arrestuar kroat, duket se as nuk ishte brengosur fare, për ndonjë vëzhgim, apo Zot ruana edhe investigim, ndaj dhe i përcillte lirisht të dashurës së tij, spiunes serbe Ana Murganiq informacione konfidenciale, mbi zhvillimet në veri dhe lëvizjet e KFOR-it atje, të cilat ajo më pas ia dërgonte kriminelit serb Vladimir Radivojeviqit, të ashtuquajturës “listë serbe” dhe kontakteve të saj në Serbi.

Sipas ligjeve kroate, piloti kroat përballet me akuza të formës më të rëndë të krimit, si zbulimi i informacioneve sekrete për të cilat mund të dënohet deri në 10 vjet burg, derisa spiunia serbe nga Mitrovica me një akuzë më të lehtë dhe mund të dënohet deri në pesë vjet burg, ngase akti i saj konsiderohet si formë më e “butë” spiunazhi, që nuk ka të bëjë me zbulimin, por me mbledhjen e informacioneve sekrete dhe transmetimin e tyre, te pala serbe.

Andaj parë realisht piloti kroat nuk u arrestuar kot, por ne si qytetar dhe shoqëri e shtet duhet të ndjehemi të dëshpëruar, për të mos thënë edhe komplet të dështuar në këtë rast, sepse derisa hulumtuesit dhe vëzhguesit kosovar, merren me shpifje dhe shpikje të pallavrave politike, spiunët që vepronin lirshëm në vendin tonë, u zbuluan nga shteti kroat dhe u dëshmua se si piloti i tyre në Kosovë e furnizonte lirshëm spiunen serbe të Kosovës me informacione sekrete, të cilat ajo ia transmetonte me komoditet të ashtuquajturës “listë serbe”, terroristit “mami” etj, ashtu që Presidenti kroat, me të drejtë falënderon agjencinë e inteligjencës ushtarake të Kroacisë-VSOA, për zbulimin me sukses të këtij rasti skandaloz spiunimi dhe duke qenë se piloti në fjalë është burgosur bashkë me spiunen serbe në Kroaci, besoj se të dy, edhe do të marrin dënim të merituar.

Por kjo histori e hidhur nuk përfundon me kaq, sepse në këtë aferë të rëndë spiunazhi duket të jetë thellë i involvuar edhe Sllavko Simiq, pjesëtar i të ashtuquajturës “listë serbe” i cili në vijimësi është akuzuar për afërsi të përhershme me kryeterroristin Millan Radojiçiq dhe grupet kriminale në veri edhe pas sulmit terrorist serb të 24-shtatorit në Banjë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës në detyrë, Afrim Bunjaku

Sllavko Simiq, është i lidhur ngushtë me Vladimir Radivojeviq-in, që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit me 24 shtator të vitit 2023, i cili akuzohet edhe për shpërthimin që ndodhi më 29.11.2024 në kanalin e “Ibër-Lepenci-t”, në fshatin Varagë të Zubin Potokut, dhe kundër tij është ngritur edhe aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Madje siç dëshmohet edhe me foto autentike të publikuara në media, Sllavko Simiq kishte dhe ka afërsi të madhe, jo vetëm me Vladimir Radivojeviqin, por edhe me policë të dorëhequr si Aleksandër Filipoviç ish-shefi i operatives në veri të Mitrovicës, kryeterroristin Millan Radojçiq, apo edhe Lazar Radenkovic (Proja) kundër të cilit është lëshuar urdhër-arrest për laborator droge, në vlerë mbi 8 milionë euro.

Simiq deputet i të ashtuquajturës “listë serbe përveç akuzës për pjesëmarrje në ngritjen e barrikadave dhe akte tjera penale të kriminelëve serb në veri të Kosovës, tanimë është në fokus të dyshimeve edhe për spiunazh kundër vendit tonë, e megjithatë dhe përkundër të gjithave opozita e inkriminuar po lufton me mish e me shpirt dhe të gjitha mjetet e mundësitë, që pikërisht të akuzuarin për vepra penale, të lidhur me kriminel serb dhe të dyshuar edhe për spiunazh për Serbinë, Sllavko Simiq ta kurorëzojnë, hiq më pak se me postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

O mores o tempora, çfarë po ndodhë kështu me Dardaninë tonë, mbi 26 vite pas çlirimit nga Serbia!?

Ndaj për fund nuk na mbetet tjetër përveçse të përsërisim porosinë shumë domethënëse të veprimtarit të mirënjohur dhe Drejtorit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane z.Agim Aliçkaj, se: Ata deputetë që votojnë për kandidatët e LS-së, bashkëpunojnë ose krijojnë koalicion me ta, do ta shpallin veten tradhtarë dhe do të regjistrohen në murin e turpit të historisë së kombit shqiptar-(përjetësisht)