




Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Ky fenomen më detyroi të mendoi shumë se çka ka ndryshuar në favor të njeriut lirë dhe aktiv pas shembjës së Murit Berlinit, pas shembjës së komunizmit nepër Evropë, si ideologji dhe sistem i dhunës fizike dhe mendore. E vërteta, nga shembja, njeriu i lirë dhe aktiv ka pritur shumë se do të fitoi shoqëria ligjore, por shumë çka ka mbetur me të vjetrën, sidomos në vendet ekonomikisht të pazhvilluara. Prndaj nha një hulumtim i gjërë kemi nxierr këtë konkluzë se:Fjala demokraci është shprehja më e përfolur dhe shumëfish më e dhunuar, se sa çdo fjalë tjetër pas shembjës së totalitarizimit (komunizmit) në vendet komuniste të Evropës, sidomos.
Sot shumë drejtues shtetesh që janë në harmoni edhe me interesin e popullit, quhët qeveri demokratike. Ato në rend të parë u kanë shpallur luftë fqinjëve të vet, për të mbetur në pushtet edhe për një kohë. Rasti i Rusisë kundër Ukrainës dhe rasti i Izraelit kundër Palëstinës (Hamsit), ku në rastin e parë (V. Putini) dhe në rastin e dytë (Beniamin Natanjahu), që të dy të akuzuar nga drejtësia e Evropës për terrorizëm, nuk kanë shenja se do të pushojnë së luftuari për deri sa ta shohin se e kanë të sigurtë fronin. E vërteta të dy vendet janë fuqi nukleare.
Edhe nëBallkan në anën tjtër, Serbia si ish shoqëri komuniste- nazifashiste po dëshmohet se është para një lufte qyetare. Kurse qeveria e saj e ka plot gojën demokraci, edhe pse rrugët e qyteteve po përgjakën gati për çdo ditë si të hasmuar, popylli në një anë dhe aparati shtetëror në anën tjetër.
Në rrethanat e lartëcekura, gjatë 25 vjetëve të shekullit XXI, fjala demokraci dhe shprehja totalitarizëm, në politikë po shënojnë domethënje speciale, por për fat të mirë ato kanë domethënje dhe dallohën për kah përmbajtja dhe forma e funksionit. Kështu si janë krijuar rrethanat, krojohet bindja se edhe shekulli XXI do të kalojë me luftëra lokale, sepse shembja e redit ri botëror, dhe fillimi i epokës së Demokracisë liberale tani për tani nuk premtojnë shumë se njeriu i lirë më në fund do ta fitojë historinë.
I afrohemi kalimthi situatës në shtetin më të ri në Evropë-Kosovë
Në Kosovë më 10 qershor 1999 ngjau çlirimi i dyfishit. Me një anë Kosova u çlirua nga okupimi shekullor serbian, kurse në anën tjetër pothuej se përfundoi njëmendësia politike, e cila në emër të demokracisë ishte ngritur në fetish. Ai fetish sikur luftohej prej çdo kujtë në dy kahje, pa e zbuluar adresën e vërtetë, qoftë ajo, që pati marrur emrin ilegale. Por, kur u legalizua po thuej se çdo gjë, me një anë filloi të luftohej Lufta Antifashiste Nacioanlçlirimtare më 1941-1944, kurse në anën tjetër, lufta ishte në dy litar: luftohej çdo struktrë e luftës (UÇK-ës), dhe e kundërta. Objektivisht duhej të fitonte realiteti vendimtar se: çdo gjë si kopsht çlirimi vinte nga UÇK. Por fenomeni se në të njejtën kohë filloi të duket fushata për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës, krahut paqesor i doli jo vetëm si ndihmës, por edhe si forcë legale e neookupatorit, duke akuzuar luftën e drejtë shqiptare për: “vrasjet që nuk dihej se kush i ka kryer”. Po shtrohej pyetja: çfar paqeje mund të ëndrrohej në kushte të aparthejdit e që ishte plasuar tërë popullsia shqiptare më 1989-1999. Dhe, kur kjo pyetje shtrohej,para disa forumeve madje shkencore, përgjegja ishte: “Po, na ka çliriar NATO”!. Pra çdo gjë pranohej por vetëm pala e luftës mos të gjejë primat në “vatanin” e përgjakur. Madje, krahu pacifist pati shkuar aq larg sa që edhe për kohën e rëbërisë thellë thonin se kemi pasë “demokraci”, sepse kemi “pasë” shumë parti, që shprehshin lirëshëm për çdo javë me komunikata fatamorgana, pa menduar fare se ku ishin regjistruar dhe ku i merrnin lejet për brifingje para mjeteve të informimit.
Në rrethana të këtilla pati filluar dukja e parë e “kapitalistëve”, të cilën u promovuan nga grabitja e diersës popullore. Në realitet, kishim të bënim me një aristokraci që kishte para, por nuk kishte kapital, sepse ai nuk çarkullonte dot. Dhe për t` u dukur se kemi të bëjmë me “kapitalizëm” jo vetëm në shoqërinë shqiptare pati filluar të dominojë sistemi bankar i fajdeve, të cilat për një kohë fare të limituar e hangrën substancën e vet të vlerës. E vërteta, në Shqipëri, fajdexhinjët e sollën shoqërinë deri në agoni më 1997.E kjo gjenjde, për synimet imperialsite serbe ishte një sukses, sepse “nëse Shqipëria digjet, si u dogj”, atëherë në Kosovë synohej të vihën në funksion programet: 1. “Toka e djegur”; 2. “Koridoret përplasëse” dhe 3. “Patkoi”. Programi i parë, kishte për qëllim vënjën e popullsisë shqiptare në largim nga shtëpitë e veta. Programi i dytë, kishte për qëllim që popullsia shqipare të koncngrohet në kampe përqëndrimi. Programi i tretë kishte për çëllim asgjasimin e UÇK-ës. Të tri programet, okupatori i zbatoi në praktikë. Prandaj, interveni i i NATO-s, po thuej se këto tri programime i shkatrroi nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, për t` ia lëshuar vendin ish okupatori pushtetin UNMIK-ut, i cili vinte në emër të KS OKB-ës përmes Rrezolutës 1244.
Edhe të huajtë në Kosovë në funksion të defaktorizimit të luftës çlirimtare
Menjëherë pas çlirimit pushteti i UNMIK-ut filloi për ta realizuar kërkesën e demobilizimit të UÇK-ës, realitet ai që ndodhi “solemnisht” në stadiumin e Prishtinës, me moton se: “dy ushtri nuk lejohet të funksionojnë në një territor”. Për këtë realitet, pacifistët filluan t` i ferkojnë duartë dhe t` i shprehin akuzat e para: “Dikush na ka vrarë dhe po na vret pas shpine”. Kjo akuzë u shpërnda si vetima, dhe ish okuatori filloi për të krijuar pozicione për agjenturat e tij të mbetura në teren me detyra speciale terroriste. Dhe të hutuar nga e kaluara e afërt, shumë kush pati filluar të bsojë se vërtetë: “shqiptarët e hasmuar po vritën në mes veti”!
Në këto rrethana sherbimet e huaja heshtinin, ndërsa ato të Kosovës, “pa adresë” as nuk kishin die e as nuk posedonin forcë për t` i dalur zot situatës, sepse çdo gjë ishte nën kontroll të Komesarit të huaj.Po shtrohej pyetja ku mbeti fjala demokraci dhe çlirim.
Ku jemi sot?
Sot në Republikën e Kosovës janë përqëndruar në Parlament tri tabore. Mesi dëshmon se ka pushtet, dy skajet po mbiellin intriga, kurse populli po korr akull dhe pasiguri. E vërteta, tërë ky realitet, kur për gjashtë muaj nuk ka mundësi për t` u konstituar një kryesi kuvendi, totalitarisht po shtrohet pyetja a dijmë për të krijuar shtet, apo jemi kah ia plotësojmë profecinë nga viti 1913, Vlladan Gjorgjeviqit dhe Nikolla Pashiqit se: “Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet”!Së kënejmi shtrohet pyetja, për kend janë kah punojnë partitë politike në Kosovë sot? Përgjegja është fare e thjesht. Patritë politike sot e kanë siellë shtetin e Kosovës buzë varrit. E kjo akuzë duhët thënë me keqardhje publikisht, sepse dikush në emër të demokracisë, po e luan lojën e robërisë. Me vetëdie apo pa te, populli masovikisht, po flet. Pra, edhe një fakt se “demokracia” po keqpërdorët.
Më 1 shtaor 2025
Valentina Gomez dëshiron të përfaqësojë republikanët në Kongresin amerikan. Mbështetësja e Trump po merr shumë vëmendje pasi i vuri zjarrin një Kurani me një flakëhedhës. Foto: Gomez
Erling Marthinsen / Document.no
Një kandidat i Kongresit të SHBA-së për Partinë Republikane në Teksas i vuri zjarrin një kopje të Kuranit në një reklamë të postuar të martën X.
Valentina Gomez premton të “ndalojë Islamin një herë e përgjithmonë”, shkruan Times of Israel, e cila e sheh të nevojshme ta përshkruajë gruan si “ekstreme të djathtë”.
“Vajzat tuaja do të përdhunohen dhe djemtë tuaj do t’u prehen koka, nëse nuk e ndalojmë Islamin një herë e përgjithmonë”, thotë influencuesja miqësore me Trump Valentina Gomez në reklamë.
Kjo ndodh çdo ditë, diçka që Times of Israel duhet të jetë plotësisht e vetëdijshme. Ende, të burgosurit izraelitë rrinë të uritur në burgim nën Hamas në Rripin e Gazës. Por ndoshta është më e rëndësishme të veprohet “me edukatë”.
Personalish nuk i djeg Kuran-ët, por përbuzja ime për gjithçka që ka të bëjë me islamin është e pafundme.
Për mua, e mjafton të shkruaj për këtë, dhe përgjithësisht nuk më pëlqen djegia e librave. Për shembull, e gjej më interesante dhe të dobishme të lexoj në të vërtetë Mein Kampf (ose Koranin) sesa t’i hedh këto libra në oxhak.
Gomez përdor një armë flakë për të djegur një kopje të Koranit, që gazeta e përshkruan si “libri i shenjtë i islamit”. Mirë, e kam lexuar këtë punim dhe nuk gjej asgjë që do ta përshkruaja si “të shenjtë” në 114 kapitujt (sura).
i de 114 kapitlene (suraene).
– Ne jemi të përfunduar me kthimin e faqeve të tjera. Kujtoni se Davidi nuk bëri lutje për Goliatin – ai e vrau atë.
Amerika është një komb kristian, shpall Gomez. – Terroristët myslimanë mund të «shkruhen» në njërin nga 57 vendet myslimane. Ka vetëm një zot të vërtetë, dhe ai është Zoti i Izraelit. Videoja përfundon me një logo ku letra «i» në «Valentina» shfaqet si një plumb, mbi sloganin: «Fuqizuar nga Jezu Krishti».
Gomez (26) është origjinalisht nga Kolumbia. Ajo imigroi në SHBA si fëmijë me familjen e saj. Në një tweet më herët këtë javë, ajo e përshkroi veten si të armatosur, pa vaksinuar, «pa pronome» dhe «100 % Amerika e parë».
Gomez sfidon kolegun e tij republikan John Carter për të përfaqësuar distriktin e 31-të të Kongresit të Teksasit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.Grupi Anti-Defamation League është si zakonisht në lojë.
– Kjo reklamë zgjedhore nga kandidati i GOP-së, Valentina Gomez, është e motivuar nga urrejtja dhe intoleranca ndaj muslimanëve.
Të djegësh një tekst të shenjtë fetar si Kurani mund të inkurajojë dhunën dhe të rrezikojë njerëzit. Kjo duhet të dënohet nga të gjithë njerëzit e mirë me ndërgjegje, tha ADL, e cila pretendon se punon kundër antisemitizmit, por duket më e interesuar për kritikën ndaj islamit.
Mikja e ngushtë e Trumpit, Laura Loomer, lavdëroi reklamën dhe e quajti atë “ky lloj energjie duhet të shihet nga të gjithë anëtarët republikanë të Kongresit”.
Republikansk kvinne brenner Koranen, håper på plass i U.S. Congress – Document
Derisa për Gazetën Nacionale, personi në fjalë përmend padinë, për gazetarin tonë Col Mehmeti, përmend “ligjin kanunor shqiptar’.
Gazeta Nacionale e ka njoftuar Policinë e Kosovës, për këtë e-mail, përmbajtjen e së cilës, të plotë dhe pa ndërhyrje mund ta lexoni më poshtë:
“nderuar Zotëri/Zonjë,
Me anë të kësaj kerkese ju kërkoj që menjëherë të fshini artikullin e botuar kundër meje dhe të lëshoni një kundërshtim.
Nëse ky artikull nuk hiqet dhe nuk publikohet një kundërshtim brenda 24 orëve, do të detyrohem t’ju padis si gazet dhe poashtu dhe autorin Col Mehmetin me qdo mundsi dhe rruge ligjore dhe jasht asaj nepermjet ligjit kanunor shqiptar.
Asnjë nga deklaratat e bëra nuk mbrohet nga liria e shprehjes; ato synojnë thjesht të shpifin dhe të dëmtojnë qëllimisht reputacionin tim.
Ju pershendes

Hysenaj ka reaguar me kërcënim, ndaj shkrimit të gazetarit Mehmeti me titull: “Islamizmi radikal mpreh gërshërët ndaj këngëve ikonike shqipe”
***
Megjithëse ende nuk bëhet fjalë për një dukuri të gjithështrirë, disa prej këngëve ikonike shqipe kanë filluar të riinterpretohen në mënyrë blatante nga këngëtarë islamikë. Teksteve të këngëve të njohura të UÇK-së po iu ndryshohen ato pjesë ku përmendet Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Këtë fat e vuajti edhe kënga e njohur e Ilir Shaqirit “Lulja e Koshares” kushtuar dëshmorit tetovar, Mujdin Aliu. Një variant i kënduar nëpër dasma në Pollog ka zëvendësuar origjinalin “gjaku i Skënderbeut” me “gjaku i këtij dhéu”. Një këngëtar ilahish nga Shkupi, Adem Ramadani, e ka vetëcenzuruar këngën “Po i bjen era rétë e zeza” që më 1983 ishte interpretuar lavdishëm prej Mjeshtrit të Madh nga Dibra, Qerim Sula, në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Versioni i tij ka shmangur keqdashësisht vargjet “Jemi gjaku i Kastriotit”, duke e çkuptimësuar këngën e njohur dibrane. Më 2010, një reper nga Mitrovica, i njohur si Prince Double H, në një këngë me përmbajtje të sertë xhihadiste e kishte sharë Ismail Kadarenë, letërsinë e tij dhe çdo element paraosman e paraislamik. Nuk ishin kursyer nga fyerjet as baladat e qëmoçme arbëreshe. Ndonëse këndejpari nuk ka praktika fetvash e ndalimesh cenzuruese si në disa vende arabe, këto raste flasin pa ekuivok se qarqet islamiste i kanë zët përmbajtjet e njohura muzikore shqipe që mbizotërohen nga kultura kombëtare sekulare. Ashtu sikurse edhe identiteti kombëtar, ato po iu nënshtrohen përpjekjeve të vetëdijshme për t’i ndryshuar në përputhje me narrativat religjioze.
Col MEHMETI
29 gusht 2025 – Një dukuri e re është bërë e dukshme dhe e painjorueshme për sa u përket interpretimeve të këngëve të njohura shqipe.
Në debatin e hapur së fundmi në periferitë e diskursit publik – në media sociale si Instagram e TikTok – është vënë re se vargje të caktuara këngësh nuk këndohen ose ndryshohen krejtazi.
Si vjegëz ka shërbyer një video nga një dasmë diku në anë të Tetovës.
Tre këngëtarë të ftuar në ahengun privat intepretojnë këngën ikonike “Lulja e Koshares”.
Por, interpretimi i tyre bën një kthesë të papritur.
Aty ku teksti burimor i këngës është: “Jam djalë nga Tetova,/ më ka thirrë atdheu,/ vetë Adem Jashari,/ gjaku i Skënderbeut”, vargu retushohet në “gjaku i këtij dhéu”.

E interpretuar për herë të parë nga Ilir Shaqiri, kënga është një tribut për Dëshmorin e Kombit, Mujdin Qerim Aliu (1974-1999).
I lindur në Poroj të Tetovës si djali i vetëm në familje, Mujdini në lule të moshës, si 24-vjeçar, iu bashkua radhëve të njësitit special ‘Skënderbeu’ që vepronte në Zonën Operative të Dukagjinit.
Disa muaj më vonë, ai u sistemua në formacionet e Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, duke u përfshirë në luftimet e ashpra te vendi i quajtur Rrasa e Koshares.
Ai ra më 14 prill në kulmin e luftimeve në Koshare duke u përjetësuar si një nga rastet domethënëse kur rinia tetovare u bë pjesë e UÇK-së.
Kënga që është himn për Tetovën
Si shumë nga këngët ikonike të Ilir Shaqirit me syzhe nga lufta çlirimtare, “Lulja e Koshares” është ripopullarizuar viteve të fundit edhe si identitet zanor i Tetovës.
Kësodore, vargjet “Jam djalë nga Tetova” gëzojnë ku-e-ku statusin e vargjeve të këngës “Mora fjalë” në repertorin e tifozërive dhe në ngjarje sportive.
Ato u kënduan në mënyrë impozante edhe më rastin e 30-vjetorit të themelimit të tifozërisë tetovare ‘Ballistët’, porse pa u bërë asfarë ndryshimi në vargje. “Vetë Adem Jashari, gjaku i Skënderbeut”, dëgjohet duke u kënduar afshërisht nga sportdashësit tetovarë.
Skënderbeu në shënjestër – pas tij edhe identiteti
Megjithëse rasti i paradoditshëm ende nuk mund të merret si i gjithështrirë në mikrokozmoset shqiptare, është e vërtetdukshme se ekziston një prirje mes qarqeve islamike për të konvertuar përmbajtje të caktuara muzikore në aso me rezonanca fetare.
Në raste kur kjo nuk është e mundur, atëherë elementet identitariste e kombëtare largohen në shërbim të idesë që përmbajtjet e ripunuara të jenë të përshtatshme për ‘identitetin’ e ri islamik.
Ky rinegocim identitar për motive ideologjike mund të jetë fillimi i një procesi krejtësor të zhveshjes së shqiptarizmit laik dhe ripërmbajtësimit të tij me nënidentitete fetare.
Dhe kjo bëhet herë duke i shënjestruar simbolikat kryesore të tij (kryesisht Skënderbeu), herë duke ndërfutur elemente me ngjyresa fetare.
Kur kjo e fundit nuk është e mundur për t’u manifakturuar, narrativa e re e grupeve kryesisht islamike vihet në kërkim të një identiteti të ri shqiptar që do të përshfaqej pa setin e tij vleror e sekular.
Vetëcenzura e ilahistit e çorodit këngën dibrane
Fryt i kësaj duket të jetë edhe ajo që quhet vetëcenzurë, term që gjuhëson shmangien e fjalëve apo veprimeve gjoja pezmatuese, pa pasur zyrtarisht urdhër për një gjë të tillë.
I tillë shfaqet rasti me këngëtarin islamik, Adem Ramadani i cili në nëntor të 2023-s e riinterpretoi këngën “Po i bjen era rétë e zeza”, shoqëruar edhe më një klip ku shfaqen burra me petka tradicionale shqiptare.
Kjo këngë u interpretua për herë të parë nga artisti i madh dibran, Qerim Sula (1951-2020).
I nderuar si Mjeshtër i Madh për vokacionin e tij të tejzakontë, Sula e interpretoi së pari herë këtë këngë në edicionin e katërt të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër më 1983.
Vargjet e këngës i bënin jeh kulturës kryengritëse të krahinës së Dibrës që njihet si vatër rebele kundër Perandorisë Osmane, e më vonë edhe kundër Serbisë.
Ajo bart kushtrimin që burrat dibranë të mbrojnë vendin e tyre kundër armikut, ashtu siç jepet nga vargjet fundore: “Bini trimat e mejdanit,/ hiqni sumllat e xhamadanit/ me mbushë hutën e dibranit/ me gjoks flakën ja shuajmë topit,/ Jemi gjaku i Kastriotit/ Lê e rrit në kullë t’barotit”.
Këto vargje janë vetëcenzuruar prej këngëtarit shkupjan.
Riinterpretimi i tij e ka çstrukturuar rrjedhën e tekstit burimor të këngës dibrane, duke ia hequr vargjet fundore “Jemi gjaku i Kastriotit”.
Në vend të tyre, këngëtari i ilahive e përmbyll këngën me vargjet: “Kadal hasëm se ktu ka burra,/ Na knojnë hutat nëpër kulla,/ Ta shtrojmë vênin pllam me pluma”.
Një histori e harruar me Hysenin
Gati i skajuar në katet përdhésë të kujtesës është rasti uluritës i reperit nga Mitrovica, Hysen Hyseni, që në vitet e pasluftës kishte bërë emër si ‘Prince Double H’.
‘Repertori’ i tij ishte kryesisht me përmbajtje xhihadiste dhe një nga këngët më skandaloze të tij ishte “Xhihadi jem”.
Reperit, që jeton në Gjermani, i kishte dalë ‘punë’ edhe me Ismail Kadarenë të cilin e sulmonte nga pozita e tij prej xhihadisti urban.
Toksiciteti i tij nuk kursente as atë që është yndyra e letërsisë kadareane si romanet ‘Ura me tri harqe’, ‘Prilli i thyer’, ‘Dosja H’ e ‘Viti i mbrapshtë’.
Revolta e ndragur me intolerancë të frikshme nga reperi mitrovicas shkonte deri atje sa t’i shante edhe baladat mesjetare arbëreshe e gjithçka të periudhës paraosmane e paraislamike.
Audiencës së tij xhihadiste ia shfaq edhe Doruntinën e legjendave të cilës ia mbledh bétë se do ta përdhunojë seksualisht:
O Ismail nuk je francez, emrin musliman e ki,
S’je në pallat, dost, as s’je n’ândërr,
Unë po e shprazi magazinën,
Kur e kryj punën me ty,
kthehna e kputi Doruntinën.
Kur vi unë, dost, ta thej prillin.
Ka mét shku krejt viti mrapsht,
Kto fjalë ni nacion e dridhin,
Dosja H u mbyll me kaq.
Pasi e shpallte të shkatërruar kolosin e letrave shqipe, ‘Princi’ xhihadist në vargjet e tij rep ngutej ta shpallte krenarinë se është mysliman:
Thum arab e terrorist,
Thum n’daç turk, n’daç taliban,
Thum që jam i prapambetun,
Po ktij xhaxhit nuk i han.
Unë kam zgjedh rrugën e Zotit,
e ti je mét kërkah,
mburrem që jam musliman,
muslim elhamdulilah.
Po pse islamizmi merr nishan kulturën dhe identitetin shqiptar?
I vlerësuar si e mbërrimja më kolosale e shqiptarëve nga shekulli i nëntëmbëdhjetë e këndej, identiteti shqiptarist ndoqi një rrugë tjetër nga identitetet fqinje tek të cilat u vunë shenja barazimi mes kombit dhe fesë.
Në kushtet e shumëfetarësisë mes shqiptarësh, brezi rilindës zgjodhi një model mjaft tejpamës për kohën.
Identiteti shqiptarist u mendua si përtejfetar e përtejkrahinor ashtu që të rrjetëzohej më mirë midis të gjitha grupeve fetare e kulturore. Kjo ishte mënyra më e mirë që shqiptarët të shmangnin përvojat e popujve sllavë e arabë që përfunduan në dhjetëra kombe të përveçme për shkak të dallesave fetare.
Maksima pashkovasoiste “Feja e shqiptarit është shqiptaria” u bë gjuhësimi më i mirë i këtij vizioni ku të gjitha grupet fetare e ruanin identitetin e vet fetar e kulturor nëpërmjet elementesh përbashkuese siç ishin gjuha, njëjtëprejardhësia e gjeografia.
E keqkuptuar dhe e sulmuar prej qarqeve islamike, formula pashkovasoiste nuk e kishte as periferikisht hallin te gjetja e një ‘feje’ të re apo shartimi i feve abrahamike në një të re.
Shqiptarizmi i sugjeruar nga brezat rilindës, që më vonë pas themelimit të shtetit shqiptar u shndërrua në politikë etatiste, përfytyronte bashkësi të pavarura fetare të cilat do të epiqendërzoheshin në Shqipëri.
Domosdosë për shtetndërtim iu përgjigjen pozitivisht bashkësitë kryesore të cilat e formonin hartën e asobotshme fetare të Shqipërisë.
Të parët që e trazuan këtë rrugë ishin shqiptarët bektashinj të cilët që në janar të 1921-s u shpallën si bashkësia e parë fetare që nuk kishte lidhje me qendra të huaja.
Kjo rrugë u trazua menjëherë nga shqiptarët ortodoksë të cilët më 10 shtator 1922 shpallën autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare duke u shkëputur nga Patriarkana Ekumenike, kurse një vit më vonë edhe shqiptarët myslimanë shkëputën njëherë e përgjithmonë çdo lidhje me Kalifatin osman.
Shembuj nga sauditët, oh mos
Ndryshimi ose cenzurimi i përmbajtjes së këngëve nuk ka ndonjë model të mbarë.
Të vetmet vende ku përmbajtja muzikore vuan nga gërshërët e cenzurës janë kryesisht vendet arabe.
Me anë të fetvave (shpallje fetare), sheikë të caktuar sauditë shpesh kanë fushatuar kundër muzikës në kurriz të plot artistëve të dhuntishëm sauditë.
Duke përvijuar praktikën e takfirizmit (ku tjetri shpallet ‘i pafe’), artistë të shumtë kanë hequr të zitë e ullirit nga dara e shtrëngimeve cenzuruese. Atyre nuk iu kishte mbetur shtegdalje tjetër pos të largoheshin drejt vendeve ku ekziston një liri relative si Egjipti ose Libani, ose drejt vendeve plotësisht të lira për krijimtari artistike si Britania e Madhe.
Autori Ahmed al-Wasel në librin e tij “The Forbidden in the Gulf: The Silence Surrounding Singing and its Conditions” kronikon gjendjen e dhimbshme të artistëve sauditë ashtu sikurse edhe historinë e këndimit në dritën e fetvave ndaluese.
Qasje e tillë mendjengushtë ka edhe ndaj këngëve të artistëve perëndimorë, ku shpesh vargjeve të caktuara iu hidhet përsipër suvaja e cenzurës, çzërimit apo heshtimit me tinguj.
Në raste të tjera ndodh që edhe të ndryshohen vargje të caktuara për shkak të reperkusioneve ligjore nga dora e sertë e shtetit.
Kështu ngjau edhe gjatë performancës së këngëtares amerikane Camila Cabello në Riad më 2024.
Ajo që në original është si “Havana, ooh-na-na” u zëvendësua atypëraty me një “Saudia, ooh-na-na”.
Diçka e tillë kishte ngjarë edhe në vitin tashmë të largët 1992 me ‘Arabian Nights’ që është kënga hyrëse nga filmi i animuar i Disneyt ‘Aladdin’, me tekstin e Howard Ashmanit. Aty ku vargjet origjinale të tekstit ishin “Where they cut off your ear / If they don’t like your face, / It’s barbaric, but hey, it’s home”, Disney i kishte ndryshuar substancialisht si “Where it’s flat and immense / And the heat is intense, / It’s barbaric, but hey, it’s home.” /Nacionale/
People mourn next to the coffins of Nadiia Yakymenko Galych and her 2-year-old daughter Anhelina Yakymenko Galych, killed in a recent Russian missile attack, during the funeral ceremony in their neighbourhood in Kyiv, Ukraine, Sunday, Aug. 31, 2025. (AP Photo/Alex Babenko)
Hans Rustad / Document.no
Zelenskyj thotë se Ukraina do të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë. Ukraina e ka bërë këtë për disa kohë, veçanërisht depot e naftës dhe rafineritë. Çështja është si do të reagojnë rusët.
Të dhënat tregojnë se ata tashmë kanë kryer një numër sulmesh bruto me bomba ndaj qendrave të popullsisë civile. Qëllimi mund të jetë vetëm të terrorizojnë popullatën në shpresë për ta detyruar të dorëzohet.
– Ne do të vazhdojmë operacionet tona aktive në mënyrën e nevojshme për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janë të përgatitura.
Sulme të reja të thella gjithashtu janë planifikuar, shkroi Zelenskyj në X pas një takimi me shefin e mbrojtjes së Ukrainës Oleksandr Syrskyj.Ukraina do të sulmojë Rusinë larg vijës së frontit të luftës, thotë presidenti Volodymyr Zelenskyj.
Deklarata vjen pas disa javësh me sulme të intensifikuara ukrainase të drejtuara ndaj objekteve energjetike ruse.

Prof.dr. Eshref Ymeri, Kaliforni
Humbjet e pakthyeshme të ushtrisë fashiste ruse gjatë tre vjetëve të luftës, kanë arritur përafërsisht gjysmën e numrit të përgjithshëm të personelit ushtarak të krejt forcave të armatosura të Federatës Ruse në fillimin e sulmit të 24 shkurtit të vitit 2022 kundër Ukrainës. Një vlerësim të tillë e ka pasë bërë eksperti ushtarak rus Juri Fjodorov (1946) në një intervistë që i pati dhënë organit “Novaja gazeta, Europa”, të botuar në faqen e internetit“The Moscow Times” të datës 21 shkurt 2025, me titullin “Ata tashmë nuk do të jenë më kurrë në gjendje për të luftuar. Gjatë tre vjetëve të luftës Rusia ka humbur gjysmën e ushtrisë”.
Juri Fjodorovi u referohet të dhënave të Institutit ndërkombëtar të studimeve strategjike (IISS), në bazë të të cilave, në fillim të vitit 2025, forcat e armatosura të Federatës Ruse patën pësuar një humbje prej 175 mijë të vrarë dhe 611 mijë të plagosur. Nga radhët e të plagosurve, 235 mijë qenë kthyer në frontin e luftës, kurse jo më pak se 376 mijë patën marrë plagë të rënda. Respektivisht, humbjet e pakthyeshme të ushtrisë së Federatës Ruse arritën shifrën prej 550 mijë ushtarë dhe oficerë, të cilët tashmë nuk do të jenë më kurrë në gjendje për të luftuar, – thekson Juri Andropovi, duke nënvizuar se një shifër e tillë përbën gjysmën e numrit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Federatës Ruse, përfshirë marinarët dhe pilotët.
Sipas të dhënave të Institutit të lartpërmendur, në frontin e Ukrainës tani ndodhen 617 mijë ushtarë dhe oficerë rusë dhe numri i tyre sapo vjen e po pakësohet ca nga ca, pavarësisht nga kërkesat përmasore për të mobilizuar rekrutë me kontratë nëpër rajone të ndryshme dhe nga shpërblimet shtesë, për t’i degdisur për në front. Të dhënat për shpenzimet e buxhetit federal, dëshmojnë se në vitin e kaluar qe bërë e mundur të rekrutoheshin rreth një mijë veta në ditë, – pati vënë në dukje më herët Janis Kluge, bashkëpunëtor shkencor gjerman i Institutit për problemet sigurisë ndërkombëtare. Megjithatë, si zor që ky rekrutim t’i kompensojë humbjet, të cilat qenë shtuar gjatë vitit 2024 dhe në muajt e fundit patën arritur deri në 1500 të vrarë në ditë.
Drejt fundit po shkojnë edhe rezervat e tankeve dhe të transportuesve të blinduar, – vazhdon më tej eksperti. Më shumë se 80% e kësaj teknike, – thotë ai, – është sjellë nga dislokimi në bazat e ruajtjes afatgjatë në lindje të maleve Ural dhe është vënë në gjendje gatishmërie në Kompleksin ushtarak industrial deri në një nivel të pranueshëm. Deri tani nuk dihet ende se sa armatime kanë mbetur nëpër depot ushtarake. Gjithsesi, fotografimet satelitore krijojnë mundësinë për të supozuar se rezervat do të mjaftojnë deri nga fundi i këtij viti.

Sipas vlerësimeve të Institutit që u citua më sipër, vitin e kaluar ushtria ruse pati pësuar një humbje prej 1400 tanke dhe më shumë se 3700 transportues të blinduar, kurse që nga fillimi luftës – më shumë se 14000 të tillë. Sipas të dhënave që jep Juri Fjodorovi, industria ushtarake ruse mund të prodhojë 25 tanke të rinj në muaj, Gjithë armatimi tjetër merret nga depot e kohës sovjetike. Pra, armatimi më cilësor dhe më efektiv është dërguar në frontin e luftës, kurse nëpër depo kanë mbetur modelet e riparuara të prodhimit sovjetik të viteve ’60 dhe ’70.
Pra, nisur nga faktet që jep eksperti ushtarak rus, vetvetiu arrihet në përfundimin se Lui Filip de Segyr (Louis Philippe, comte de Ségur – 1753-1830), historian dhe diplomat francez, i cili ka pasë qenë ambsador i Francës në oborrin e perandoreshës ruse Ekaterina II në vitet 1784-1789, paska bërë një parashikim profetik, kur asokohe pati deklaruar: “Rusia është një kolos me këmbë argjile”.

Domosdo që e tillë ka qenë dhe e tillë ka mbetur kjo Rusia edhe në ditët tona, sepse, kur ushtria e saj fashiste sulmoi Ukrainën, një vend fqinj sllav dhe të pavarur, ajo qe ngrefosur se do t’i lante hespet me të brenda 3-4 ditve, sepse, sipas kryeservilëve të mbretit Putin në studion e televizionit shtetëror “Rusia 1”, si Dhimitër Kiselov, Vladimir Sollovjov, Olga Skabejeva, Margarita Simonian dhe monstra të tjera, ushtria ruse, demek, zotëruakej armatimin “më të mirë në botë”. Por, në sytë e opinionit ndërkombëtar, Forcat e Armatosura Heroike të Ukrainës dhe lufta heroike partizane e popullit të Ukrainës, e mbuluan me turp ushtrinë fashiste ruse dhe delepopullin shovinist rus, që është rreshtuar në krah të bandës së Kremlinit, me në krye Putinin.

Sipas faqes së internetit “minfin”, të datës 31 gusht 2025, pra, deri në këtë datë, në Ukrainë janë vrarë 1 082 950 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë fashiste ruse.

Florim Zeqa
Shteti i Kosovës është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të panumërta të shumë gjeneratave, është rezultat i rezistencës së gjatë paqesore dhe kulminacion i luftës së lavdishme çlirimtare, por nuk është përmbushje e aspiratave të heronjve dhe dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë për një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja!
Pakoja e Ahtisaarit më pak se shtet për shumicën shqiptare, më shumë se autonomi për pakicën serbe
Shteti “multietnik” i Kosovës përveqse nuk është përmbushje e aspiratave dhe dëshirave tona kolektive, nuk është përmbushje e amanetit të dëshmorëve dhe atyre që u martirizuan për idealin e bashkimit kombëtar!
Pra, shteti “multientik” i Kosovës nuk erdhi si dëshirë e jona, por si projekt ndërkombëtar, i quajtur ndryshe si ‘Pakoja e Ahtisaarit’, e cila u pranua si kompromis i dhimbshëm, i kthyer tashmë në gabim historik të liderëve të kohës, që e pranuan futjen e shtetit të Kosovës nën varësi të pakicës serbe (Listës Serbe).
Pranimi i shtetit “multietnik” me 95 përqind popullatë shqiptare, është gabimi më i madh historik që nuk i falet politik-bërjes kosovare të 2008-s, e cila e pranoj shtetin me simbole pa përmbajtje kombëtare, që e pranoj shtetin gjysmak me Kushtetutë të ‘harrnuar’ nga kushtetutat e shteteve tjera, e cila nuk po na përshtatet askund, as në vendimmarrje, as në zgjedhje dhe as në Parlament!
Një shtet pa të drejt Referendumi, përveqse gjysmak dhe i varur nga pakica serbe, është më pak se shtet për shqiptarët dhe më shumë se autonomi për serbët (projekt i realizuar nga Serbia dhe mbështetësit e tyre perëndimor)!
Për ironi të këtij fakti nuk po mund ta konstituojmë as Parlamentin shkaku i moszgjedhjes së nënkryetarit serb!
Anashkalimi i votimit në ‘pako’ edhe i nënkryetarit serb e ka futur në telashe të mëdha vijimësinë e kësaj legjislature, e cila rrezikon të shpërbëhet shkaku i ankesës së Listës Serbe në Kushtetuese!
Deshën apo s’deshën ta pranojnë, fajtore për këtë situatë të krijuar në Parlamentin e Kosovës janë partitë shqiptare që nuk arritën marrëveshje paraprake, duke e akuzuar njëra-tjetrën për bashkëpunim me Listën Serbe, këtë ‘Kalë Troje’ të vendosur me ‘Pakon’ diskriminuese, të lansuar përmes përfaqësuesit special të OKB-së, ish presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili ishte ndërmjetësi kryesor për zgjidhjen e problemit mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, i nderuar më pas me çmimin ‘NOBEL’ për një paqe të përkohshme!
Pranimi i pakicës serbe si kategori Kushtetuese, me vende të rezervuara në Kuvend dhe me ‘veto’ në vendimarrje, është kthyer, jo vetëm në ‘Kalë Troje’, por në kancer për shtetin e Kosovës, pa të cilën nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, madje as edhe një amandament i vetëm për zgjedhjen e Presidentit nga populli, e të mos flasim për Referendumin Popullor, që shënon vulën e demokracisë së një vendi të pavarur dhe sovran.
