Kreu Blog Faqe 469

Lutem për mirëkuptim edhe nga ish-bashkëveprimtarët, që po mendojnë se nuk duhet t’i nxjerrim në publik “të palarat” tona të brendshme

2
ZEKA I ZI / XHAVIT HALITI
[Vazhdimi i dytë:]

Po me duhet me i ra trup nga Kina (meqë nuk po di me shkrua “shkurt e shqip”), për me i shtjellua zhvillimet që kanë të bëjnë me Xhavit Halitin, të cilit i vinte mirë kur e thërrisnim “Zeka i zi”, sepse ka qenë personazh argëtues në një filmi artistik. Por, fillimisht po u kërkoj falje familjareve të Xhavitit, të cilët e vuajnë kur demaskohet e diskreditohet Xhaviti, tashmë protagonist publik, që i kalon përmasat e përkatësisë vetëm familjare, siç e vuajnë familjarët e mij kur me përflasin Xhaviti & Co. I luti për mirëkuptim edhe ish-bashkëveprimtarët që po mendojnë se nuk duhet t’i nxjerrim në publik “të palarat” tona të brendshme, sepse po na komprometojnë. Ndërsa unë mendoj se fisnikërimi rritet duke reflektua sinqeritet.

Pata menduar se Kuvendi i parë i Lëvizjes (e quan mbledhje e përgjithshme), që mezi ia dolëm ta mbanim në korrik 1987 në Zvicër, u dha fund veprimtarive diversioniste të agjenturave sekrete, të cilat na kishin shkaktuar pasoja të mëdha, deri edhe armiqësime “të brendshme”. Ato diversione i kam vuaj qysh në gusht 1978, kur aksidentalist katër veta bashkëthemeluam Frontin e Kuq Popullor (FKP). Që të katërtit nuk kishim përgatitjen elementare për atë qëllim të madh. Idriz Bajra i Istogut ishte punëtor fizik, imigrant ekonomik, që kishte të mbaruar vetëm 8-vjeçarën. Gjakovari Besim Rexha ishte enverist psikopat, i cili edhe në zile të derës se banesës e kishte vendos edhe emrin Shpat Gjirokastra, dhe me atë emër prezantohej gjithandej, meqë i ishte mbush mendja se është kopje autentike e Enver Hoxhës; në banesë kishte mobilua “byro” me orendi imituese të kabinetit të zyrës se EH dhe me portrete të mëdha, të shtypura në bez në Kinë, të klasikëve të marksizëm-leninizmit. Ishte gjysmanalfabet që guximshëm shkarraviste letra, i bindur se kishte talent të ngjashëm me të EH. Protagonisti kryesor themelues, i FKP ishte Xhevat Ramabaja, i cili prezantohej me nofkën “Xhaviti”. Unë isha revolucionar adoloshent që kisha pak njohuri teorike për revolucion e për ideologji përkatëse. Pas pak muajsh zura ta dyshoj Xhevatin se ishte marionetë e agjenturës beogradase, meqë duke qenë anëtar i Gardës se Titos ishte rekrutuar e dresuar për angazhime diversioniste në Emigracion. E kishin penetruar edhe në Partinë Komuniste Gjermane / Marksiste-Leniniste, meqë ishte parti enveriste. Mezi ia dola të shkëputem nga Xhaviti, pas 7-8 muajsh bashkëveprimtari…
Pasuan konfrontimet me Emin Fazlinë (alias Emil Kastriotin), i cili kishte formuar organizatën “Besëlidhja Shqiptare”. Edhe ai na bënte diversion…
Komplotet diversioniste e Sabri Novosellës, të filluar në prill 1981 kur rivendosi kontaktin me Jusuf Gërvallën e të Abdullah Prapashticës e Xhafer Shatrit ishin diversione edhe shumë agresive. Fatmirësisht i sfiduam, por pasojat ishin të mëdha, sepse deri në vitin 1987 nuk ia kishim dalë të praktikonim as demokraci minimale në organizatë. Tashmë u ndjeva fitimtar, edhe pse kisha telashe me akceptim të Xhavitin. Ai imigroi në Zvicër në vitin 1986 dhe shpejt ia doli të penetrohet e afirmohet në organizatën tonë, falë shokëve të tij, të cilët tashmë kishin formuar Degën e OMLK-së se dytë, e cila identifikohej me kryetarin themelues të saj, Zotëri Xhabir Morinën. Dhe meqë OMLK-istëve të ri, Emrush Xhemajlit, Ali Ahmetit, Hajdin Abazit… po u besoja shumë, u bëmë bashkëveprimtare të ngushtë edhe me Xhavitin. Ai kishte interesim të më shoqëronte në vizita pune që u bëja bashkëveprimtarëve në shtete tjera dhe anë e kënd Gjermanisë.

Gjatë vitit 1991 deri në gusht 1992 me Xhavitin kisha ca përplasje në Tiranë, sepse angazhimin e tij në krah të Hajdinë Sejdisë, një oktapodi të agjenturave jugosllave po e përjetoja si veprimtari diversioniste që po i ndodhte Shqipërisë. U mundova të përmbahem, duke u pajtuam e fatkeqësinë, nëse institucionet e Shqipërisë e përkrahin atë diversion, pse duhet unë të brengosem ekstra për ta ta luftuar me përkushtim të duhur. Ky pozicionim bëri që unë të përqendrohesha në biznesin si botues privat në Tiranë, falë mjeteve financiare që m’i kishin besuar ca, meqë besonim se do të kishim fitime.

Në verë 1996 i “thymë arrat” me Xhavitin. Ndodhi ajo që nuk na pat ndodh më herët. Nga grupet guerile të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit dhe të tjerëve, në Kryesi të LPK-së, Nëndega Gjermani, u paraqitën ankesa e kërkesa. I prezantuan Fehmi Lladrovci, Sabri Kiçmari, Sali Kelmendi. Pra, ankoheshin se nuk po mund të kryenin aksione guerile për shkak se u mungonin financat e mjetet e domosdoshme dhe kërkonin t’i ndihmonim. Kryesia vendosi të dërgonte ndihma, por mundësitë i kishte modeste, sepse mjetet vazhdimisht barteshin të arkëtari i Lëvizjes, Gafurr Elshani, dhe te kryetari i Këshillit të Fondit “vendlindja thërret”, tashmë i lavdishmi Jashar Salihu. Uroj që ndonjëherë këta “korrierë” të konkretizojnë sasinë e ndihmave që u janë dërguar guerilëve të UÇK-së të atyre rretheve.
Po aksidentalisht u informova nga Xhaviti, në vitin 1996, se Mehmet Bislimi i Prekazit, me shokë të tij, e kishin rrahur Xhavit Halitin në mars 1981, gjatë proteste, sepse e kanë dyshuar për UDBash. Vetë Xhaviti, në zënkë aksidentale në banesë të Vera e Gafurr Elshanit, në Aarau të Zvicrës, ma përplasi; “ti po shfaq simpati ekstra për Mehmet Bislimin, vetëm pse ai me shokë më kanë rreh në protestë më 26 mars 1981…” Ishte hera e parë që po informohesha për atë ndodhi. Ndërsa Mehmitin e kisha simpatik sepse kishte humor fin.

Krejt pakuptimshëm Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm (KP), më thirren të jepja llogari vetëm unë p[r ndihmat që ua kishim dërguar guerilëve të UÇK-së (por jo guerilëve të “uçk”-së se Xhavitit e Azem Sylës), edhe pse unë nuk isha vendimmarrësi i vetëm, për dërgim të atyre ndihmave. Mund që Fehmi Lladrovcin e kemi pas kryetar të Kryesisë së Këshillt të Përgjithshëm të Nëndegës së LPK-së në Gjermani. Gjatë llogaridhënies në Kryesi patëm grindje të ashpra, sepse Xhavitit nuk po i vinte mirë që po diskreditohej edhe para shokëve të tij të ngushtë (Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti e Gafurr Elshani, të cilët ndonjëherë i tallja edhe si klub i bythë-qirëve që po bënin mes tyre orgji seksuale…; fatmirësisht nuk më hidhëroheshin, sepse e kuptonin që ishte metaforë në kuadër të luftës politike). Që do të thotë aty Xhaviti po demaskohej si shpërdorues i ndihmave financiare të Fondit. Akoma më groteske ishte shpifja e Xhavitit, “ata nuk i kam ndihmuar, meqë nuk kanë pranuar subordinimin ushtarak, sepse Adem ashari dhe shokët e tij janë komitashë…” (perifrazim)
Fatkeqësisht edhe në atë mbledhje llogaridhënse grupi i bythëqirëve u pozicionua në mbrojtje të njëri-tjetrit, sepse tashmë u diskredituan si bashkëfajtorë në atë sabotim e komplot që ia kishin bërë UÇK-së, nga themelimi deri në ato momente. Por, meqë ai grup e kishte kap Lëvizjen në emigracion, as kësaj radhe nuk u ndëshkuan ata, por unë, duke me fajësuar se e kisha shkel “cetralizmin demokratik”, të cilin e përmendi shkarazi Xhaviti në emisionin “debat plus”.
Grindja që patëm në Kryesi, nga e cila u dënova me “vërejtje me shkrim”, u barta në Këshill të Përgjithshëm (KP). Por as KP nuk gjet zgjidhje asnjëherë; në dhjetor 1997, në mbledhjen që KP e mbajti në ambiente të Klubit “Idriz Seferi” në Bruksel, ai grup i bthëqirëve ia imponoi KP kompromisin, t’i dërgohej lutje Shtabit Qendror, që të pranonte takim me Kryesi të LPK-së, për ta dëshmuar se ekzistonte dhe të shkëmbenin nformacion për akuzat që po i bëheshin Sektorit të rëndësisë se veçantë (SRV), udhëheqës i të cilit ishte imponua Xhaviti, ndërsa i kishte anëtarë edhe Azem Sylën, Ali Ahmetin dhe Jashar Salihun.

Pas ndodhi ploja në Prekaz (ende nuk e di pse quhet Epope), më 5-7 mars 1998, tashmë edhe tre bythëqirët e atij grupi, OMLK-istëve mohikanë të Xhabir Morinës, u binden se UÇK ekzistonte vetëm si mit, meqë qysh nga janari 1997 nuk e kishte as atë Shtabin Qendror famoz, si simulim, në krye me “koordinatorin” Nait Hasani. Me forca të veta po rezistonin vetëm pak idealistë të UÇK, por nuk kishin armë e municion minimal për të rezistuar forcat serbe, sepse ishin sabotua kryesisht nga grupi i bythëqirëve. Prandaj Kryesia e LPK-së, e sistemuar në Selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë, zhbëri SRV dhe zuri të improvizonte Shtabin Qendror, deri sa ta riformonin. Kryesia u informua nga Ilir Konushevci me bashkëluftëtarë, se nuk ishin ndihmuar financiarisht për të ble armë e municion, meqë kishin bashkëluftëtarë të sprovuar që t’i bartnin në Kosovë. Bile nga Ilir Konushevci patën rastin të informoheshin se nga shkurti 1997 deri në ato momente, Xhaviti dhe Azem Syla e kishin mashtruar Ilirin se ishte anëtar i Shtabit Qendror, por asnjëherë nuk e kishin thirr për të marrë pjesë në ndonjë mbledhje apo konsultë (prandaj Iliri duhet të jetë dënuar me ekzekutim fizik)…

Kur Kryesia mori vendim që mjetet e Fondit të dorëzohen të gjitha vetëm në Kryesi, që ajo t’i menaxhonte, Xhavitit humbi tolerancën edhe ndaj bythqirësve që i kishte shokë të “celulës” klandestine, prandaj nga mesi i prillit 1998 i kërcënoi, të iknin nga Shqipëria, nëse nuk donin të dëboheshin nga policia apo të burgoseshin si persona non grata. Isha i pranishëm kur i pat kërcënuar në mbledhjen e fundit të asaj Kryesie. Humben si shurrë pule, sepse e morën seriozisht kërcënimin nga Xhaviti, duke i ditë lidhjet e tij me kryeministrin Nano…

Duke i vuajt ato komplote që po i bënin Xhaviti & Co, në fund të prillit 1998 u ktheve në Gjermani dhe u përcaktova të kem sa më shumë përkujdesje ndaj mjeteve të Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani – që ato të mos përfundonin në kthetrat e Xhavitit, si deri atëherë.

[vijon]
______
Ps! Redaksia e portalit Drini i fton të gjithë ata që duan ta japin mendimin tjetër rreth këtyre që i thekson Ibrahim Kelmendi.

Milionat e dyshimta të këshilltarit të ish-kryeministrit Thaçi

0
  • Nga Besnik Boletini

Arie Rabfogel, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Thaçi, derisa ishte në Kosovë kishte hapur llogari në bankën “Credit Suisse”, në të cilën ndërkohë i janë transferuar mbi 4 milionë franga zvicerane. Këto para dyshohet se mund ta kenë origjinën në Kosovë për shkak të ndikimit të madh që e ka pasur. Ai është përfolur se ka ndikuar në arritjen e kontratës mes Qeverisë…

Arie Rabfogel tashmë nuk është emër i njohur në Kosovë. Edhe në kohën kur ishte këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, pak veta e njihnin me emër. Atij i referoheshin vetëm si këshilltari i fuqishëm izraelit. Kjo për faktin se ai kishte ndikim të madh në shumë fusha në Kosovë.

Sipas dokumenteve zyrtare që na ka dërguar zyra për media e Qeverisë së Kosovës, Rabfogel ka qenë i angazhuar si këshilltar në periudhën 1 shkurt 2008 deri me 28 maj 2009. Por, ai ishte angazhuar edhe në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e vitit 2007, të cilat i fitoi kjo parti.

Disa muaj pasi Rabfogel ishte emëruar këshilltar i Thaçit, kishte hapur një llogari në bankën zvicerane “Credit Suisse”.

Preportr ka arritur të ketë qasje në të dhënat që kanë rrjedhur nga kjo bankë.

Kodet përkatëse bankare, tregojnë se ai ishte me vendbanim në Kosovë kur e ka hapur llogarinë bankare në Zvicër.

Me 30 prill të vitit 2009 ai në llogarinë e tij kishte shumën maksimale prej 4 milionë e 396 mijë e 224 franga zvicerane. Rabfogel e kishte mbyllur llogarinë e tij në këtë bankë me 16 shtator 2011.

Të dhënat që ne kemi arritur t’i sigurojmë nuk na japin një pasqyrë lidhur me prejardhjen apo se nga janë transferuar ato para. Por ajo që dihet është se këto para janë transferuar në llogarinë e tij bankare derisa ka qenë duke jetuar në Kosovë. Hulumtimi i bizneseve të tij na tregon se këto para ai mund të mos i ketë fituar nga aktivitetet biznesore që i ka tani, sepse shumicën prej tyre ai i ka hapur pasi që është larguar nga Kosova.

Për më tepër, Rabfogel nuk kishte marrë fare pagë nga Qeveria e Kosovës lidhur me angazhimin e tij si këshilltar edhe pse në kontratë e kishte të përcaktuar pagën bruto prej 525 euro.

Arie Rabfogel, nuk figuron në listë të pagave, d.m.th. nuk ka marrë pagë nga Zyra e Kryeministrit si dhe nuk ka krijuar asnjë shpenzim tjetër.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Arie Rabfogel, nuk figuron në listë të pagave, d.m.th. nuk ka marrë pagë nga Zyra e Kryeministrit si dhe nuk ka krijuar asnjë shpenzim tjetër”, thuhet në përgjigje.

Nuk dihet nëse ai ka marrë ndonjë pagesë nga PDK-ja, parti të cilën e udhëhiqte shefi i tij Hashim Thaçi.

Preportr që nga 18 gushti i vitit të kaluar ka dërguar pyetje te kjo parti për të ditur nëse i kanë dhënë ndonjë pagë Rabfogelit për angazhimet e tij dhe në cilën periudhë kohore, por nga PDK nuk kanë kthyer përgjigje.

Në vitin 2009 është përfolur shumë për ndikimin që mund ta ketë pasur Rabfogel në nënshkrimin e një kontrate mes Qeverisë së Kosovës me kompaninë Saatchi&Saatchi, dega në Izrael.

Kjo kontratë që është nënshkruar me 14 prill të vitit 2009 nuk është bërë asnjëherë publike dhe ka pasur deklarata të ndryshme në opinion lidhur me vlerën monetare të saj. Preportr e ka siguruar këtë kontratë nga Ministria e Financave. Vlera e kontratës ka qenë 5 milionë e 704 mijë euro.

Qëllimi i kontratës ka qenë promovimi i imazhit të Kosovës në mediat ndërkombëtare. Por ajo çka është parë në terren në atë periudhë kohore, kanë qenë disa billborde të vendosura në qytete të ndryshme të Kosovës dhe video promovuese të cilat ishin shfaqur në disa televizione ndërkombëtare. Preportr ka kërkuar ndonjë raport të punës që e ka sjellë kompania “Saatchi&Saatchi” dhe pagesat që i janë bërë kësaj kompanie, por nga Ministria e Financave thonë se nuk kanë asnjë raport të punës nga kjo kompani.

Ndërkohë, 16 ditë pas nënshkrimit të kësaj kontrate, Rabfogel kishte në llogarinë e tij shumën prej 4 milionë e 396 mijë e 224 franga zvicerane, ndërsa rreth një muaj pas nënshkrimit të kontratës me “Saatchi&Saatchi”, ai zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit të kryeministrit Thaçi.

Lidhur me kontratën e sipërpërmendur, Preportr ka dërguar pyetje edhe te kompania “Saaatchi&Saatchi”, por nuk ka marrë përgjigje.

“Merakli” i parave

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Hashim Rexhepi, është një nga personat që e ka takuar Arie Rabfogelin. Ai thotë se Rabfogel ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha konferencat e rëndësishme ku është përfaqësuar Kosova jashtë vendit në periudhën sa ka qenë këshilltar i Thaçit.

Siç duket, Rabfogel ishte shumë i interesuar edhe për paratë që menaxhoheshin në Kosovë. Këtë e kishte bërë edhe me veprime konkrete në vitin 2009, kur i ka kërkuar guvernatorit të atëhershëm Hashim Rexhepit t’i investojë rreth 1 miliard euro në bankat që ai do t’ia propozonte.

Rexhepi në një intervistë për “Gazetën Fjala”, detajet e të cilës i ka konfirmuar edhe gjatë një takimi me Preportr ka thënë se derisa ishte në një konferencë të IBRD-së (Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim), në ditën e dytë të punimeve të konferencës, i ishte thënë nga ministri i atëhershëm i ekonomisë dhe financave Ahmet Shala, që të mos planifikojë asgjë për në mbrëmje, sepse do ta kenë një takim shumë të rëndësishëm me disa investitorë të huaj.

Rexhepi thotë se ashtu siç ishin dakorduar me ministrin, në mbrëmje ka dalë duke e pritur para hotelit ku ishte i vendosur delegacioni i Kosovës.

“Erdhi ministri Shala duke u nxituar dhe më tha se i kishte dalë një punë urgjente dhe më luti që të shkoj në takimin me investitorët që mos të na dështojë takimi pasi që është i rëndësishëm. E mora adresën e vendit ku duhej të mbahej takimi. Ishte goxha larg nga hoteli ku ishim vendosur ne. Për habi, kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, më doli përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Arie (Rabfogel). Pasi u përshëndetëm, e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe më tha se do ta kem takimin me të”, tregon Rexhepi.

Më tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investonim ato para në bankat që do të na propozonte ai, duke bërë me shenjë me gishta se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale.

Hashim Rexhepi, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Por fakti që ai po takonte Rabfogelin, e jo investitorët e huaj siç i ishte thënë, nuk ishte befasia e vetme në atë mbrëmje në Londër për Rexhepin. Ai thotë se u befasua edhe më shumë kur dëgjoi kërkesën e këshilltarit të kryeministrit.

“Më tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investonim ato para në bankat që do të na propozonte ai, duke bërë me shenjë me gishta se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”, tregon Rexhepi.

Ai thotë se Rabfogel nuk ia kishte përmendur se në cilat banka kishte planifikuar të dërgoheshin paratë, në çfarë forme do të investoheshin dhe detaje të tjera, pasi që biseda kishte ngecur në fazën fillestare. Rexhepi nuk e kishte pranuar këtë propozim.

“Unë i kam thënë jo, pasi që ligji është i tillë që ne kemi një komunitet investimesh dhe pasi që është kohë krize ne jemi shumë të kujdesshëm në menaxhimin e parasë publike me të cilat menaxhon Banka Qendrore”, ka thënë Rexhepi.

Ai thotë se pasi ia dha këtë përgjigje, biseda për këtë temë u ndal dhe takimi u bë paksa i pakëndshëm. Rexhepi thotë se aty kanë qëndruar edhe për disa minuta dhe pas atij takimi, kurrë më nuk e ka parë Rabfogelin.

Disa javë pas këtij takimi kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi kishte organizuar një takim lidhur me investimet e mjeteve të Trustit Pensional të Kosovës. Rexhepi kujton se në atë takim kishin marrë pjesë zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqaj dhe drejtori i Trustit Ardian Zalli.

Ai kujton se gjatë takimit ka propozuar që një pjesë e mjeteve të Trustit Pensional të investohen në bankat komerciale të Kosovës, por ky propozim nuk është përkrahur nga kryeministri Thaçi dhe për më tepër thotë se ai filloi ta sulmojë për keqmenaxhim me Bankën Qendrore të Kosovës.

“Aty e kuptova se këto akuza ishin refleksion i refuzimit që ia kisha bërë kërkesës së këshilltarit të tij Arie”, thotë Rexhepi.

Ai thotë se disa ditë pas këtij takimi, Trusti Pnsional i Kosovës i ka investuar rreth 75 milionë euro në institucionin financiar “Fortis” të Belgjikës, e që sipas tij në atë kohë ishte pranë falimentimit për shkak të krizës financiare dhe po mbahej në jetë vetëm falë ndërhyrjes se qeverisë belge.

Rexhepi thotë se sapo e ka marrë këtë informacion ka urdhëruar vartësit e tij që ta bëjnë një inspektim lidhur me këtë investim. Por inspektimi nuk u krye, pasi që pas pak ditësh, me 23 korrik të vitit 2010, ai u arrestua në mënyrë spektakolare nga Policia e Kosovës nën dyshimin për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit etj.

Pas qëndrimit për katër muaj në paraburgim, Rexhepi me 12 dhjetor të vitit 2011 u shpallë i pafajshëm nga nëntë akuzat me të cilat ngarkohej nga prokuroria.

Ai thotë aktakuza ndaj tij ishte e fabrikuar dhe se fati i tij i mirë ishte që gjykatësi ishte një i huaj nga misioni i Bashkimit Evropian – EULEX.

Të gjithë këtë dramë që ai thotë se ia organizuan duke i shkaktuar vuajtje dhe pasoja të shumta, e lidh me refuzimin që ia kishte bërë Arie Rabfogelit për t’i investuar rreth 1 miliard euro në bankat që ai do t’ia propozonte.

Lidhur me këtë çështje Preportr ka tentuar të kontaktojë ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, por nuk ka arritur të gjejë kontakt të tij, pasi që në vitet e fundit ka jetuar jashtë Kosovës. Atij pyetjet i janë dërguar vetëm në llogarinë e tij në Facebook, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Rabfogel kishte ndikim në shumë fusha

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Tali ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të rolit dhe fuqisë që e kishte Arie Rabfogel në Kosovë në periudhën 2007 -2010. Tali ka thënë për Preportr se Rabfogel ishte një person me ndikim të madh në shumë fusha.

“Ai ka qenë person me ndikim të madh te ish-kryeministri Hashim Thaçi. Shumicën e vendimeve të rëndësishme z.Thaçi i ka marrë në koordinim me Arien. Ai ndër të tjera ka qenë edhe udhëheqës i fushatës së PDK-së në vitin 2007”, thotë Tali.

Ai theksoi se Rabfogel derisa ishte këshilltar i Thaçit, njëkohësisht ka qenë edhe koordinator i projektit të madh energjetik “Kosova e Re” që planifikohej të ndërtohej në Kosovë fillimisht me një kapacitet prej 2100 megavat, e që më vonë u bë 1000 megavat.

“Duke marrë parasysh ndikimin që e ka pasur në Kosovë në atë periudhë kohore, është e mundshme që pasuria që ai e ka jashtë vendit ta ketë pasur burimin edhe nga Kosova”, thotë Tali.

Se Rabfogel kishte ndikim në Kosovë e tregojnë edhe dy e-maila që i ka siguruar Preportr.

Drejtori i atëhershëm kompanisë “Ferreonikeli”, Kostas Lamantos, iu kishte drejtuar me një e-mail Arie Rabfogelit lidhur me një leje mjedisore që Ministria e Mjedisit ia kishte lëshuar një kompanie tjetër për të operuar, siç thuhet në e-mail në pronat e Ferronikelit.

“Kjo është për të ju informuar juve se kjo çështje është e një rëndësie të madhe për kompaninë tonë dhe ka nevojë për vëmendjen tuaj personale dhe të menjëhershme”, thuhet ndër të tjera në këtë email.

Gjithashtu edhe Lorik Haxhiu i cili ka qenë udhëheqës i projektit energjetik “Kosova e Re”, i kishte shkruar Rabfogelit lidhur me një çështje që kishte të bënte me blerjen apo riparimin e disa ekskavatorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

I kontaktuar nga Preportr lidhur me këtë çështje, Haxhiu ka thënë se Rabfogel ka qenë këshilltar i kryeministrit dhe pikë kontakti për te, lidhur me çështjet e energjisë që kanë qenë aktuale në atë kohë.

Ndikimin e Rabfogel e ka përmendur edhe publicisti Veton Surroi në një shkrim të publikuar në maj të vitit 2017. Ai ka shkruar se Rabfogel ka qenë edhe pjesë delegacionit të Kosovës gjatë bisedimeve me Serbinë për statusin e Kosovës.

“Ndoshta pse ishte i vogël nuk e vërejtëm praninë e tij, por nga njëri prej udhëtimeve të Ekipit të Unitetit si anëtar i delegacionit të Kosovës përnjëherë kishim edhe një qytetar izraelit. Thuajse të kishte qenë i trajnuar në treshet e atëhershme të ilegales, as u prezantua e as fliste. Dikush tha se quhej Ari – e kishte shkurt prej Ariel – dhe Hashim Thaçi, kryetar i atëhershëm i PDK-së, tha se vinte si këshilltar i tij”, shkruan ndër të tjera Surroi.

Ai ka ngritur edhe çështjen se si do të paguhej Rabfogel për shërbimet e tij gjatë fushatës zgjedhore që ia ofronte kryetarit të PDK-së Hashim Thaçit që pas zgjedhjeve u bë kryeministër.

“A do ta paguante Arin (dhe firmën e tij të madhe) sikur bëri me një firmë vendore PR (një grua vulgare dhe një burrë i tërhequr zvarrë nga pretendimi se i përket botës së artit) duke e fryrë faturën e shërbimeve për balonat dhe fishekzjarrët e shpalljes së Pavarësisë, në mënyrë që të mbulohej ndonjë faturë reklame televizive a tjetër? A do ta paguante me 6 milionë euro që ia dha firmës “Saatchi&Saatchi” të Izraelit, si pagesë formale për reklamën “Young Europeans”? A do ta paguante, siç pëshpëritej, me punët rreth kontraktimit për Termocentralin e ri?”, kishte shkruar ndër të tjera Surroi.

Bizneset e Rabfogel

Arie Rabfogel tani merret me punë të konsulencës. Ai ka disa biznese që merren me këtë fushë. Rabfogel është aksionar dhe pronar i kompanisë “Paralot Limited” që nga themelimi. Në këtë kompani që është themeluar në vitin 2012 në Qipro, ai figuron edhe si drejtor. Me këtë emër, kjo kompani nuk ka faqe në internet apo në Facebook.

Rabfogel ka lidhje edhe me një kompani tjetër në Qipro. Ai është drejtor në kompaninë “Rashidex LTD” e cila është themeluar në vitin 2010. Gjithashtu, ky biznes nuk ka ndonjë ueb-sajt në internet me këtë emër.

Përveç Qipros, Rabfogel ka qenë aksionar në kompaninë kroate të patundshmërive “Chesnut Real Estate d.o.o.” deri në shkurt të vitit 2016. Ai ishte bashkëthemelues i kësaj kompanie me Josip Marohnić, i cili është avokat në Kroaci. Kapitali aksionar i kësaj kompanie ishte 20,000 kuna, përkatësisht 2600 euro.

Në nëntor të vitit 2018 ata kanë iniciuar mbylljen e kësaj kompanie dhe ajo zyrtarisht ndaloi së funksionuari në qershor të vitit 2020.

Ai është drejtor menaxhues në kompaninë “Rabfogel GMBH”, e cila është themeluar në mars të vitit 2017 në Vjenë të Austrisë me kapital prej 35 mijë euro. Aktivitetet kryesore të kësaj kompanie janë këshillat për biznese, blerje menaxhim etj.

Sipas të dhënave të publikuara vitin e kaluar nga platforma DNB, Rabfogel GMBH ka dy punëtorë dhe gjeneron 128,738 dollarë në shitje.

Lidhur me të gjitha këto çështje, Preportr ka dërguar pyetje në dy adresat elektronike të Rabfogel, të cilat i ka gjetur në të dhënat e bizneseve të tij, por edhe pas pritjes për disa muaj, ai nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Nazim Cakolli – I Djeshmi i Lirisë, i Sotmi i Zhvillimit, i Nesërmi me Përkushtim për  Prishtinës

0

Nga: Luan Dibrani, Prishtinë

Në listën e kandidatëve më të denjë dhe më të përgatitur që ka nxjerrë ndonjëherë Prishtina, Lëvizja Vetëvendosje e përfshin me meritë të plotë edhe z. Nazim Cakolli, një emër me histori të gjatë shërbimi ndaj arsimit, shoqërisë dhe atdheut.

I lindur më 25 janar 1953 në fshatin Krilevë, Komuna e Dardanës, z. Cakolli është rritur në një mjedis me vlera të thella tradicionale dhe atdhetare. I edukuar që në fëmijëri me përkushtim ndaj dijes dhe vendit, ai ndoqi shkollën fillore në “Ramiz Sadiku” në Marec, dhe më pas shkollën e mesme pedagogjike “Milladin Popoviq” në Prishtinë. Studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Filozofi–Sociologji, duke u diplomuar si profesor.

Me mbi 30 vite përvojë në arsim, ku shërbeu si mësues, profesor dhe përgjegjës shkolle, z. Cakolli ka ndikuar në formimin e gjeneratave të tëra. Pas luftës, përvojën e tij e vuri në shërbim të mirëqenies së qytetarëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si Udhëheqës i Shërbimeve Sociale dhe Familjare në QPS, Prishtinë. Më vonë, nga viti 2014 deri më 2018, ai shërbeu me përkushtim si udhëheqës në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.

Aktivizmi i tij nuk u ndal vetëm në fushën e arsimit dhe administratës publike. Në kohët më të vështira për vendin, z. Cakolli nuk qëndroi indiferent. Që nga viti 1989, ai ishte pjesë aktive e lëvizjeve kombëtare, duke marrë pjesë në Aksionin e Faljes së Gjaqeve të udhëhequr nga prof. Anton Çeta dhe Rinia Studentore. Si sekretar organizativ i LKÇK-së dhe pjesëtar i UÇK-së në Zonën e Llapit dhe Gollakut, ai kontribuoi drejtpërdrejt në përpjekjet për çlirim dhe liri.

Pas luftës, angazhimi i tij shoqëror vazhdoi me të njëjtin intensitet. Për 10 vite me radhë, z. Cakolli u zgjodh me votë të qytetarëve si kryetar i Bashkësisë Lokale IX në Prishtinë, ku dëshmoi përkushtim, transparencë dhe lidership efektiv.

Si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga themelimi, ai ka qenë gjithmonë në vijën e parë të kauzave për drejtësi shoqërore, zhvillim të barabartë dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Kandidati me numër 39 në listën e Vetëvendosjes

Në zgjedhjet komunale të 12 shtatorit 2025, z. Nazim Cakolli garon me numrin 39 në listën për Kuvendin Komunal të Prishtinës. Me përvojën, integritetin dhe vullnetin e tij, ai vjen me vizion të qartë: për  një Prishtinë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër qytetarëve.

Voto për përfaqësimin që e njeh Prishtinën nga afër. Voto Nazim Cakollin.
Së bashku ndërtojmë të ardhmen!

Nazim Cakolli – Një zë i përkushtuar për Prishtinën

Në një kohë sfidash e transformimesh, kur qytetarët kërkojnë përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe të guximshëm, ngrihet një zë që nuk ka pushuar kurrë së foluri për drejtësi dhe barazi – zëri i Nazim Cakollit

Ky nuk është vetëm një emër në listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës. Nazim Cakolli është kushtrimi i një populli që nuk dorëzohet, që ngrihet, organizohet dhe lufton për një Prishtinë më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Me një jetë të tërë të përkushtuar në arsim, shoqëri dhe çështjen kombëtare, ai ka dëshmuar me vepra, jo vetëm me fjalë. Ka ndërtuar breza, ka shërbyer me ndershmëri, ka luftuar për liri dhe ka punuar për mirëqenie. Në çdo periudhë të jetës së tij, ai ka qenë aty ku e ka kërkuar populli – në mësimdhënie, në lëvizje kombëtare, në shërbime sociale dhe në rrugën e drejtësisë shoqërore.

Sot, në vitin 2025, me zemrën e një atdhetari dhe mendjen e një vizionari, Nazim Cakolli kërkon besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ai nuk premton mrekulli – ai ofron përvojë, integritet dhe guxim për të folur aty ku shumë heshtin.

📣 Kur flet Nazim Cakolli, flet zëri i qytetarëve.

📣 Kur ngrihet zëri i Vetëvendosjes, ngrihet edhe kushtrimi për drejtësi, për zhvillim dhe për përfaqësim të vërtetë.

Nazim Cakolli është alarm i zhvillimit dhe udhërrëfyes i integrimit me kohën moderne – me ide, dije dhe përkushtim. Ai e njeh çdo cep të Prishtinës, i njeh hallet e qytetarëve, i njeh pengesat, por edhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka ky qytet.

 Me numrin 39 në listën e Vetëvendosjes, ai nuk është vetëm kandidat –

Ai është zëri juaj, guximi juaj dhe mbështetja juaj në Kuvend. Më 12 shtator, mos voto vetëm një emër – voto një histori të përkushtimit, voto një zë që nuk hesht kurrë. Voto Nazim Cakollin.
Sepse aty ku është zëri i Vetëvendosjes, është edhe zëri i të ardhmes.

Zgjedhja e Nazim Cakollit nuk është zgjedhje për një individ – është zgjedhje për drejtësinë, për ndershmërinë dhe për një Prishtinë më të mirë.

Më 12 shtator, VOTO me zemër e ndërgjegje.
VOTO Nazim Cakollin – numri 39 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Së bashku, me guximin e së kaluarës, me përkushtimin e së tashmes dhe me vizionin për të ardhmen, e ndërtojmë Prishtinën që e meritojmë.

Në një kohë kur politika shpesh shihet si vend premtimesh boshe dhe interesash të ngushta, Nazim Cakolli përfaqëson një përjashtim të rrallë – një zë që ka folur gjithmonë drejt, që nuk është larguar nga përgjegjësia dhe që nuk ka pasur asnjëherë frikë të qëndrojë krah qytetarëve.

Ai nuk vjen si “politikan i zakonshëm”. Ai vjen si arsimtar, luftëtar, udhëheqës komuniteti, dhe mbi të gjitha – njeri i thjeshtë dhe i ndershëm, që nuk e ka harruar asnjëherë prej nga ka ardhur.

THIRRJA PËR PRISHTINËN:

Qytetarë të Prishtinës,
Nëse dëshironi një përfaqësues që nuk ju sheh vetëm si votë, por si përgjegjësi…
Nëse kërkoni dikë që nuk flet për popullin nga lart, por del nga mesi i tij…
Nëse keni nevojë për një zë që flet kur të tjerët heshtin…

Atëherë votoni me zemër dhe me mendje. Më 12 shtator, votoni Nazim Cakollin – Numri 39 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sepse zëri i tij është zëri juaj.
Sepse aty ku është Vetëvendosje, është edhe drejtësia.
Sepse Prishtina meriton njerëz me vepra, jo vetëm me fjalë.

Shtojmë fjalët e zotit Nazim Cakollit me  këto fjalë :

 Së bashku e nisëm rrugën.

Së bashku do ta çojmë Prishtinën më përpara.

Së bashku na priftë e mbara – dhe suksese për fitore për një Prishtinë  moderne të zhvilluar dhe të bukur!

Avokati Stojkoviç e godet Listën Serbe dhe i fton serbët e Kosovës që mos ta votojnë

0
AVOKATI STOJKOVIÇ GODET LISTËN SERBE: SERBËT E KOSOVËS, MOS E VOTONI!
Opozita shqiptare thotë: “Pa Listën Serbe nuk ka institucione”, por Stojkoviç paralajmëron se votimi për Listën Serbe favorizon vetëm Vuçiqin, jo interesat e serbëve të Kosovës.
Lista Serbe është sipas tij vegël e Vuçiqit dhe nuk përfaqëson interesat e komunitetit serb. Votimi për të do të çojë në braktisjen e serbëve nga Kosova, por Stojkoviç nxit serbët që jetojnë dhe punojnë në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhje lokale dhe të votojnë për parti të tjera serbe.
Mbështetja për Vuçiqin po bie; ai tani mbështetet vetëm nga huliganë, kriminelë dhe terroristë të paguar,thot Stojkoviq.
Thirrja e tij e fuqishme rrezikon planet e Vuçiqit dhe alarmon bizneset e Radojçiçit, duke shqetësuar edhe shqiptarët e lidhur me të.
Kjo thirrje e Stojkoviçit që serbët të mos e votojnë Listën Serbe është shuplakë për Vuçiqin. Por paradoksi i madh shfaqet në Kosovë: pa Listën Serbe, opozita shqiptare duket se nuk e bën dot politikën e saj.
Lista Serbe nuk mbahet gjallë vetëm nga kriminelët serbë si Radojçiç dhe rrjeti kriminal i Vuçiqit, por edhe nga mbështetja direkte e opozitës shqiptare – sidomos PDK e LDK – si dhe bashkëpunëtorët e Vuçiqit në Kosovë.
Opozita në Serbi e di mirë se Vuçiqi mashtron popullin e vet me narrativën: “Po të mos jem unë, Kosova do të humbë.” Në fakt, Kosova është përdorur si mjet politik për ta mbajtur Vuçiqin në pushtet përmes strukturave që kontrollon.
Lista Serbe ka shërbyer si instrument kontrolli i Vuçiqit në Kosovë dhe si garanci për pushtetin e tij në Beograd. Madje, mbështetja e opozitës shqiptare, përmes bashkëpunimit me Radojçiçin – nga interesat politike deri tek bizneset e përbashkëta – ka qenë e qartë.
Nuk duhet harruar se Lista Serbe u formua dhe u forcua me ndihmën e partive “motra” PDK dhe LDK. Pa mbështetjen e tyre, ajo nuk do të kishte ekzistuar në këtë formë.
Prandaj, Stojkoviçit i bëj thirrje: “Hajde burrë dhe thuaju edhe opozitarëve shqiptarë që të mos e mbajnë më gjallë Listën Serbe. Kjo listë nuk është projekt i Kosovës, por projekt i Vuçiqit. Ajo po i gërmon varrin politik Vuçiqit në Serbi dhe po i hap varrin opozitës shqiptare në Kosovë.”

Analizë domethënëse në “Le Parisien” rreth romanit “Iliriana” të Reshat Sahitajt

0
Shkruan: Fatima Guemiah, Paris
___
PARIS -Francë / Sot,02.09.2025 në agjenden kulturore të gazetes prestigioze franceze “LE PARISIEN” mundeni të lexoni kritikën mbi romanin më të ri ILIRIANA nga Reshat Sahitaj, shkruar nga Fatima Guemiah. Në këtë analizë mbi romanin ILIRIANA, autori Reshat Sahitaj radhitet si autori i suksesshëm jo vetem ballkanik pas Ismail Kadaresë, Orhan Pamuk, Danilo Kish, Ugreshiq dhe sllovenit Drago Jançar.
Reshat Sahitaj
___
Pasi që shkrimi është i gjatë, për ju po i postoj vetem disa fragmente më pikante të kësaj analize:
ILIRIANA OSE STREHIM I BRENDSHËM SHPIRTËROR
Reshat Sahitaj konfirmon me Iliriana statusin e tij si një shkrimtar i madh i skenës ballkanike bashkëkohore. Ashtu si Kadare, Kiš apo Ugrešić, ai dëshmon një epokë ku kufijtë politikë dhe identitarë vizatojnë vija ndarëse në zemër të vetë jetëve intime. Por veçantia e tij qëndron tek thjeshtësia e shkrimit dhe vëmendja ndaj cenueshmërisë së një individi të vetëm. Përmes Agim Berishës, luhet fati i përjetshëm i atyre që refuzojnë përkatësitë e imponuara: atyre për të cilët dashuria dhe mendimi i lirë janë tashmë një krim. Në një botë ku identitetet po ngurtësohen sërish, Iliriana nuk është vetëm një roman kujtese: është një paralajmërim.
“Agimi kalon rrugën dhe i bashkohet kortezhit. Ky gjest, gati i papërfillshëm, bëhet i pakthyeshëm. Arrestimi pason, akuzat për irredentizëm bien, dhe burgu vulos fatin e tij. Në këtë përmbysje fillestare, Sahitaj përmbledh artin e tragjedisë: një detaj, një fustan, një hezitim mjaftojnë për të kristalizuar dhunën e një epoke. Si tek Sofokliu apo Kadareja, një hap i vetëm hap udhën drejt të pariparueshmes.
Në fund të rrëfimit, Agim Berisha imponohet si një figurë paradoksale: as hero i flaktë e as viktimë e dorëzuar, por një simbol i heshtur i një epoke ku të menduarit dhe të dashuruarit jashtë kufijve të caktuar ishte një dënim. « Ai e dinte se nuk do të mund të ecte më kurrë pa ndjerë mbi vete shikimin e të gjithëve », shkruan Sahitaj në një fjali që kumbon si një vendim. Ky personazh mishëron një të vërtetë që tejkalon Ballkanin: në çdo shoqëri të përçarë, figurat e ndërmjetme janë të parat që sakrifikohen. Agimi bëhet kështu pasqyrë e bashkëkohësive tona, ai rikujton se liria e mendimit dhe dashuria jashtë përkatësive mbeten akte politike.
Një nga cilësitë madhore të Iliriana-s qëndron tek gjuha. Sahitaj refuzon pompozitetin lirik apo freskën epike. Gjuha e tij është e thjeshtë, gati asketike, që ruan heshtjet dhe ekonominë e mjeteve. « Ai kuptoi se hapi i tij ishte i numëruar », shënon autori, « sikur çdo lëvizje mund të ndizte zemërimin e botës. » Thjeshtësia bëhet forcë: ajo rikthen mbytjen e një epoke, pafuqinë e një individi të shtypur nga forca shumë më të mëdha se ai. Romani privilegjon një fokus të ngushtë, intim, që i jep një intensitet dramatik më pranë tragjedisë antike sesa freskës historike. Aty ku një shkrimtar si Orhan Pamuk shpalos gjerësinë e rrëfimeve multigjeneracionale, Sahitaj zgjedh shkurtësinë, fragmentin, heshtjen.
Leximi i Iliriana-s fton në dialog me disa zëra të mëdhenj ballkanikë. Me Ismail Kadarenë, së pari, afërsia është e qartë. Ashtu si autori i « Kronikë në gur » apo « Piramida », Sahitaj vë në skenë individin përballë arbitraritetit politik dhe makinës ideologjike. Të dy eksplorojnë mekanizmat e frikës, manipulimin e historisë, brishtësinë e qenieve të nënshtruara një logjike që i tejkalon. Megjithatë, aty ku Kadareja priret shpesh drejt alegorisë dhe mitit, Sahitaj mbetet i ngulitur në realizmin e së thjeshtës. Iliriana nuk ndërton një metaforë universale: ai rikthen teksturën konkrete të një epoke, trenat, burgjet, dyshimet e saj.
Me Danilo Kiš, autor serbo-malazez i « Një varr për Boris Davidovich », Sahitaj ndan një pasion për fatet e shtypura nga logjikat ideologjike. Tek Kiš, saktësia dokumentare shoqërohet nga një lirizëm ironik; tek Sahitaj, është përkundrazi thjeshtësia që mbizotëron. Por të dy shqyrtojnë të njëjtën pyetje: si të mbijetosh kur historia mohon singularitetin tënd?
Mund të përmendet edhe Dubravka Ugrešić, romanet e së cilës, nga « Muzeu i dorëzimeve pa kushte » deri te « Baba Jaga ka pjellë një vezë », shkojnë në thelb të përçarjeve jugosllave përmes zërave polifonikë e të fragmentuar. Sahitaj, përkundrazi, ngushton rrëfimin rreth një figure unike, por e ndan me Ugrešić dëshirën për ta bërë të dëgjueshme një kujtesë të copëtuar, për të nxjerrë në pah individët që Historia kolektive i zhduk.
Më në fund, Drago Jančar, shkrimtar slloven, ofron një paralel tjetër. Në « Këtë natë, e pashë atë », ai eksploron fatin e një gruaje të zhdukur, të rrëfyer nga zëra të ndryshëm. Ashtu si ai, Sahitaj bën nga subjektiviteti dhe perceptimi intim vendin ku Historia gdhendet me më shumë forcë. Ky dialog me shkrimtarët ballkanikë ndriçon specifikën e Iliriana-s. Aty ku Kadareja ndërton një mitologji politike, dhe ku Kiš apo Ugrešić e fragmentojnë Historinë për të treguar kontradiktat e saj, Sahitaj zgjedh rrugën e zhveshjes narrative. Basti i tij: që një fat i vetëm, i rrëfyer me thjeshtësi, mjafton për të thënë universalen.

Shqiptarët pa intelektualë: Politikanët shpirtshitës po mbajnë peng kombin!

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Bota shqiptare sot është pothuajse e privuar krejtësisht nga një qasje intelektuale ndaj fenomeneve dhe proceseve përmes të cilave po kalojnë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria. Në fakt, ekziston një bollëk akademikësh e burokratësh, profesionistësh e studiuesish, madje edhe një mori shkencëtarësh e teknologësh që, me arritjet e tyre intelektuale, kanë bërë emër brenda dhe jashtë vendit, por që shquhen më shumë për mungesën dhe indiferencën e tyre të plotë. Sociologjikisht, kjo gjendje shpjegohet edhe nga fakti se shoqëritë tradicionale, që siguruan mbijetesën përmes figurave klasike e historike, ishin në thelb antiintelektuale, e për të mos thënë herë pas here edhe antikombëtare.

2. Themi kështu, sepse shumica e formave dominuese të mendimit kreativ, në periudha të ndryshme të historisë dhe të shoqërisë shqiptare, u ndërtuan, rindërtuan, e madje shpesh u deformuan jo mbi bazën e normave dhe standardeve të akademizmit të mirëfilltë, por përmes servilizmit ideologjik dhe poltronizmit mediokër sociopolitik. Në fakt, duhet thënë troç: “odisejadat” e formimit të tyre intelektual ishin thellësisht antiintelektuale. Pse e themi kështu? Një arsye e fortë mbetet imitimi i verbër i normave dhe standardeve kulturore të pushtuesve të shumtë gjatë historisë sonë të nënshtruar. Kjo histori, në vend që të prodhonte ide, koncepte e korniza me dimensione gjithëkombëtare, u vetëkënaq përkohësisht me imitime dhe me mentalitetin e të qenit rob i sistemeve të huaja vlerore.

3. Pra, mungesa e tipit të intelektualit largpamës bëri që, në emër të përshtatjes me sistemet e huaja të vlerave, ata të mos arrinin të dilnin nga lëvozhga e ndikimit nënshtrues. Tragjika e këtij perceptimi miop dhe e kësaj historie të akomodimit e përshtatjes bëri që edhe sot të mbetemi në të njëjtat “koordinata” servile e poltroniste. Mungesa e tmerrshme e intelektualëve në shoqëritë shqiptare shpjegohet edhe me faktin se edhe ata pak “pretendentë” që ekzistojnë, e kanë tradhtuar misionin e tyre fisnik: në vend se të ndërtojnë vizionin për të ardhmen e kombit dhe shtetit mbarëshqiptar, ata vetëkënaqen me avokime ideologjike dhe me gjykime shekullariste të kohës.

4. Në definimin e intelektualit largpamës shqiptar duhet sqaruar se nuk po themi që ky tip intelektuali duhet të shndërrohet në një krijesë mitike dhe tëhuajsuese, që udhëhiqet vetëm nga joshjet dhe ngarkesat praktike e pragmatike të politikës dhe bartësve të saj. Përkundrazi, bëhet fjalë për një tip që kupton, emancipohet dhe, mbi bazën e kësaj përvoje, ndërton, skicon, kornizon e projekton të ardhmen e kombit dhe shtetit tonë të përbashkët. Intelektuali shqiptar i sotëm nuk duhet të kërkojë ide të reja thjesht për hir të ideve si nevojë sublime, por të hulumtojë ide që çojnë kah reformat, ngritja e mendimit kritik, gjykimi politik, synimet gjeopolitike dhe ambiciet gjeostrategjike të kombit.

5. Këtë mision intelektuali shqiptar mund dhe duhet ta ushtrojë pavarësisht ndikimeve të përditshme, me një qëndrim butësisht kurioz e rreptësisht vizionar. Intelektualit të ditëve tona nuk i duhet fuqia politike apo ideologjike për t’i realizuar këto ide fisnike kombëtare e shtetërore, sepse ai duhet ta ndjejë këtë jo si detyrë të imponuar, por si obligim kombëtar dhe shtetëror. Elitat aktuale politike duhet të mësojnë të hapin jo vetëm sytë e mendjen, por edhe sensorët e intuitës. Intelektuali sot duhet të “qëndisë” në xherdanin e tij si menynë praktike e pragmatike, ashtu edhe një “road map” udhërrëfyese kombëtare për politikanët servilë e konformistë që u frikësohen projekteve madhore për bashkimin dhe unifikimin e potencialeve ekonomike e ushtarake të kombit. Të gjitha këto parapërgatitje duhet të futen në funksion të kalkulimeve të sakta të sfidave gjeopolitike e gjeostrategjike që po lëvizin me shpejtësi të paparë.

6. Thënë më thjesht: Intelektualët nuk duhet të kenë vetëm mendje përvetësuese e analitike, por edhe mendje kritike, imagjinuese, kreative dhe transformuese. Në thelb, “proletariati akademik” dhe “ai politik”, kur janë në pyetje interesat kombëtare e shtetërore, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë dhe të presin zgjidhje vetëm nga qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes. Ata duhet të shndërrohen në nismëtarë të padiskutueshëm të projekteve madhore. Sepse ende kemi fërkime e polarizime evidente politike, fetare, e sidomos ndëretnike (me serbët). Dhe është e pamundur të fitojmë këto “beteja” pa qendrat globale të vendimmarrjes, edhe pse edhe atyre u janë lëkundur si interesat, ashtu edhe fuqia e ndikimit mbi partnerët e aleatët e dikurshëm.

7. Duhet kuptuar gjithashtu se kalimi nga socializmi shtetëror në kapitalizmin postkomunist në shoqëritë shqiptare, sidomos në Kosovë, ka hapur plagë të shumta socioekonomike dhe ka krijuar tensione politike me Serbinë. Në këtë ambient, “aristokracia” shkencore postkomuniste shqiptare, përkundër sfidave të shumta, nuk arriti të ndërtojë një diskurs të ri dhe një vizion të qartë e ambicioz, ku të shfrytëzoheshin racionalisht të arriturat e ndikimit vleror perëndimor në dekadat e fundit. Përkundrazi, ajo u mbyll dhe u vetëkënaq në “kështjellën” e privilegjeve dhe ambicieve statusore, ekonomike e politike. Botën sot po e udhëheqin teknokratë të zhveshur nga ndjenjat kombëtare, sociale, fetare e sidomos politike. I vetmi tipar që u ka mbijetuar ende këtyre teknokratëve megalomanë është identiteti kulturor e vleror, që po riformësohet nga globalizmi i ri korporativ i arkitektëve të Donal Trump…

Si përfundim; “proletariati ynë akademik” dhe “ai politik”, kur janë në pyetje interesat kombëtare e shtetërore, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë dhe të presin zgjidhje vetëm nga qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes. Ata duhet të shndërrohen në nismëtarë të padiskutueshëm të projekteve madhore. Sepse ende kemi polarizime të theksuara politike, fetare e ndëretnike (sidomos me Serbinëdhe Greqinë), dhe është e pamundur t’i fitojmë këto “beteja” pa qendrat globale të vendimmarrjes, edhe pse edhe atyre u janë lëkundur si interesat, ashtu edhe fuqia e ndikimit mbi partnerët e aleatët e mëhershëm. Intelektualët shqiptar, në këto kohëra të zymta duhet ta marrin rolin e “kirurgut” dhe me “briskun” e tyre t’u servojnë, ide koncepte dhe një trase më të qartë e me faza; afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata politikanëve aktual, dhe atyre që janë të gatshëm ta qojnë më tej procesin bashkimit të kombit shqiptar në Ballkan…

OVL-UÇK, nga kujtesa e sakrificës në instrument të shantazhit

0
Një grup i pakënaqurish, të mbështjellë me aureolën e veteranëve të luftës, kanë filluar ta paraqesin veten si “roje të vlerave të luftës”. Ky autoportretim i vonuar është në fakt një farsë, sepse vetë ata që sot brohorasin më së shumti për “ruajtjen e lavdisë” kanë qenë ndër përdhosësit më të mëdhenj të saj. Lufta është shfrytëzuar pamëshirshëm si pretekst për përfitime materiale, për poste politike dhe për privilegje të garantuara. Në vend të sakrificës, ka mbetur vetëm shfrytëzimi.
Këta “roje” heshtën kur Hashim Thaçi i dha formë Asociacionit të komunave serbe, duke e futur Serbinë përmes derës së pasme në institucionet e Kosovës. Ata nuk protestuan kur u nënshkrua demarkacioni i dhimbshëm me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pa parime të qarta e pa transparencë kombëtare. Ata madje e përkrahën, në heshtje ose hapur, themelimin e Gjykatës Speciale, të imponuar nën trysninë e Thaçit, në bindjen naive se kjo do ta shpëtonte vetë atë nga peshorja e drejtësisë. Asokohe nuk kishte protesta, nuk kishte konferenca për shtyp, nuk kishte fjalime patriotike. Kishte vetëm llogari personale.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte mobilizim i madh popullor – rezistencë, mbrojtje dhe mbijetesë në orët më të zeza të historisë sonë. Ajo është e të gjithëve dhe e askujt. Nuk është pronë që të regjistrohet në kadastra partiake, nuk është aksion i ndarë mes klaneve politike. Është vullnet kolektiv, një akt i përbashkët i një populli të shtypur, i cili nuk kërkonte privilegje, por vetëm liri.
Por disa prej atyre që sot mburren si “trashëgimtarë të luftës” e kanë degraduar këtë trashëgimi në pazare të ulëta. Në vend të idealit, kanë mbetur vilat, tokat e përvetësuara, tenderët dhe fondet e zhdukur. Ata që luftën e kanë pasur mjet të mbijetesës morale, sot jetojnë me pensione të zakonshme, ose në heshtjen e tyre dinjitoze. Ata që luftën e shndërruan në mall tregu, sot bëjnë zhurmën më të madhe në korridoret e politikës.
Polemikat e fundit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit e nxorën këtë fenomen në pah me gjithë lakuriqësinë e tij. Vota e kontestuar, ku formacioni serb i Rashiqit u vendos përballë Lëvizjes Vetëvendosje, u përdor nga OVL-UÇK si shantazh ndaj kryekuvendarit. Kjo nuk është më organizatë e kujtesës, por instrument i presionit politik. Lufta është përdorur si kartë për të kontrolluar institucionet, për të manipuluar vendimmarrjen dhe për të ruajtur pozitat e një elite të diskredituar.
Heronjtë e vërtetë – ata që ranë në beteja të hapura apo në prita tinëzare pasluftës – nuk presin as pensione speciale e as trajtime privilegjuese. Ata nuk i kanë duart e zgjatura te buxheti i shtetit. Ata nuk mbajnë konferenca për shtyp. Lavdia e tyre është e gdhendur në kujtesën popullore dhe në vetë themelet e shtetit të Kosovës.
Nëse dikush duhet të kërkojë falje, janë pikërisht ata që sot bërtasin më shumë. Sepse kanë abuzuar me sakrificën, kanë përdhosur vlerat dhe kanë ndërtuar një kulturë të përfitimit mbi një trashëgimi që duhej të ishte e shenjtë. Ky borxh nuk shlyhet me retorikë patriotike, as me flamuj në duar. Shlyhet vetëm me pranimin e së vërtetës dhe me ndarjen përfundimtare mes sakrificës dhe shfrytëzimit. @followers, Highlights

Analistët e KTV-ës, Sonte, me t’u mbushë mendja që ishin të dërguar të Vojisllav Sheshelit!

1
ANALISTËT SONTE NË KTV – MË MBUSHËN MENDJEN SE JANË TË DËRGUARIT E SHESHELIT
Në emisionin Tempus të KTV-së, me gazetarin Bekim Musliu, disa analistë u përpoqën të sqarojnë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe çështjen e mandatarit për kryeministër. Por mënyra se si flisnin krijonte përshtypjen se nuk ishin aty për të ndriçuar opinionin publik, por për të njollosur institucionet e Kosovës. Për çudi, asnjë argument serioz nuk u dëgjua – vetëm fjalë që të kujtonin diskursin e Sheshelit.
Një mesazh nga populli: flisni sa të doni, sepse dëmet që i keni shkaktuar këtij vendi nuk mund të fshihen. Opozita po mundohet ta mashtrojë qytetarin me premtime për paga të larta e forma të tjera joshjeje. Mendoni se kështu mund ta hutoni opinionin, ndërkohë që në prapaskenë synimi kryesor mbetet realizimi i “Zajednicës” dhe dhënia e ekstraterritoreve për kishat ortodokse.
Por gabim e keni. Ky popull nuk han bar. Nuk mashtrohet më me paga, as me premtime boshe. Qytetari i Kosovës nuk është bagëti për t’i mbushur grazhdin – ai i njeh tradhtitë dhe nuk i harron.
Ardhja në pushtet e opozitës ka vetëm një synim: zbatimin e marrëveshjeve të dëmshme që tashmë i kanë nënshkruar. E kur të vijë momenti, do të arsyetohen me frazën e zakonshme: “Kështu na tha Amerika.”
Por populli i ka provuar më parë. E di mirë kush e ka sakrifikuar Trepçën, kush e ka rrezikuar Ujmanin, kush e ka cenuar sovranitetin përmes “Zajednicës” dhe kush ka dhënë ekstraterritore për kishat ortodokse. Këto nuk janë harresë – janë plagë të hapura që tregojnë qartë kush ka punuar kundër interesit të Kosovës.
Prandaj, më mirë shkoni në shtëpi dhe pushoni. Sepse Kurti ka ende tetë vite për ta udhëhequr vendin. Ju, opozitarë, mund të silleni rreth mullarit dhe të kapeni pas “karotës”, por një gjë është e sigurt: Amerika nuk do t’ju lejojë të sillni Rusinë në Trepçë. Sepse Trepça është interes strategjik jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ibrahim Kelmendi rreth shpifjeve të Xhavit Halitit kundër tij në “Debat Plus” të Ermal Pandurit

2
XHAVIT HALITI (?!)
Në emisionin e TV Dukagjinit “Debat Plus” (më 28.08.2025), në një akuzë nga Dimal Basha, të cilën e citoi moderatori i emisionit, gazetari Ermal Panduri, kishte të bënte me shpërdorim të Fondit “vendlindja thërret” nga Xahvit Haliti. Pasoi pasoi reagimi i Xhavitit:
“Mas spari për opinion, du t’ju them që unë skam qenë shef i Fondit vendlindja thërret dhe skam qenë përgjegjës për atë fond. Unë kam dhanë idenë e themelimit të Fondit, por nga viti 97 shef i Fondit vendlindja thërret, në nivel t’Evropës e t’Amerikës ka qenë Jashar Salihu, me vendim të këshillit drejtues të Lëvizje Popullore t’Kosovës, edhepse në faza e para të krijimit të strukturave të UÇK-së kompetencat i ka pas vetëm Kryesia. Mirëpo ka pas disa sekvenca debatesh, kryesisht mas arrestimeve në Kosovë, dhe mas rënies së Luan Haradinajt. Diku ka mesi i vitit 98 Shtabi i Përgjithshëm, përmes ni komunikate, ka autorizu Mujë Rugovën si shef i t’gjitha fondeve. Menoj që nuk e ka ushtru ketë funksion sepse s’ia kanë lënë me ushtru. (…) Fondi ka qenë problematik, sepse ku ka pare ka probleme. Decentralizimi i Fondit ka kriju probleme t’mdha, sepse zona të caktuara, vende të caktuar, përfaqësues të Fondit, kanë dërgua mjete në Kosovë për furnizime. Kështu ka funksionu. Unë kam përfaqësu Kosovën n’raporte ndërkombëtare dhe e kam përfaqësu Ushtrinë Çlirimtare në Shqipëri dhe kam qenë anëtar i Shtabit Qendror dhe Shtabit të Përgjithshëm. Asniherë, me dije temën, – nëse dikush ka thënë apo shkru është punë e tij, – unë kurrë s’kam qenë shef i logjistikës. Unë e kam nimu logjistikën nga funksioni im n’raport me shtetin dhe n’raport me këto që po flas unë. Por shef i logjistikës kur është njeri, atëherë e ka buxhetin vet, është dashtë me i pas tana fondet dhe ni grup, i udhëhequn pre meje me i menaxhu, që s’ashtë e vërtetë që e kam pas dhe s’ashtë e vërtet që i kam pas fondet unë. Mas lufte, pastaj, ashtë kriju qeveria e përkohshme dhe disa ia kanë dorëzu qeverisë, disa sja kanë dorëzu hiç, i kanë majt për vete disa (…) Nuk e di taman kush i ka majt për vete, por e di që zhurma e Ibrahim Kelmendit ka qenë e madhe, po Brahim i ka pas nja dy milionë që ia kanë gjet në sef BKA-ja e Gjermanisë. E ka pranu edhe publikisht. Nuk ka problem. Po shumica e fondeve kanë kalu në nenaxhim të qeverisë së përkohshme. Fondin me e menaxhu në Tiranë LPK-ja e kaq u Ramiz Lladrovcin. Ai e ka menaxhu ni pjesë të madhe të Fondit. Ndërsaa edhe ne kemi operu për nevoja të ndryshme me qato mjete.”
U mundova me e citua tekstualisht, që të shihet sa vlerë ka diploma e tij për gjuhë shqipe, e lëshuar nga Universiteti në Tiranë…
Isha duke përcjell emisione tjetër. Nodhen ardhje të mesazheve se po më akuzonte Xhavit Haliti në “Debat Plus”. U kyça paksa me vonesë. E dëgjova. Mendimi im i parë: paska rrëfye paskatësisht disa detaje për ta hesht informimin kryesor, se nga viti 1993, kur LPK e formi Fondin “vendlindja thërret”, deri në prill 1998, Xhavitit i janë dorëzuar mbi 95 % të mjeteve të Fondit, me mendim se do ia përcjell UÇK-së, e ai nuk i ka shpënzua as 20 % të tyre për UÇK (por për “vrima t’zeza”).
Në ora 21.24, ia dërgova reagimin moderatorit Ermal Panduri:
“Keqardhje që ndodhi në emisionin Tënd shpifja e Xhavit Halitit kundër meje. Unë kam shkruar më shumë se një herë, se BKA gjermane [Enti Federativ i Kriminalistikës] ka bastis Zyrën e Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i kanë bastis kompjuterat dhe krejt arkivën e Fondit dhe i kanë konfiskuar rreth 1,4 milionë DM që kanë qenë xhirollogari në bankën Sparkasse Bonn dhe 500 mijë DM që kanë qenë në librezë kursimi, e cila ka qenë në sejf në të njëjtën bankë, sepse banka na ka pas këshilluar t’i depononim në librezë kursimi, si garantim për të tërheq mjete kur kemi urgjencë, nëse në xhirollogari ishim në minus.”
E informova se nuk munda t’i telefonoj për shkak të sëmundjes.
I jam falënderues Zotëri Pandurit që e pat lexuar. Në minutën 48 të emisionit Z. Panduri e afishoi tekstin e reagimit tim në monitorin e madh të studios dhe filloime e lexua, përkundër përpjekjes se Xhavitit për ta pengua. Pasoj reagimi i Xhavitit, i cili u ndie se shpifje që kishte bërë i që demantuar bindshëm:
“E postat në Kosovë, të cilat i ka menaxhu Ibrahim Kelmendi, me para t’kujat janë ba? Kabinat telefonike mas lufte. Isa Elshanin nuk duhet me e përmend se Isa Elshani nuk jeton. Ashtë e vërtetë që Isa Elshani ka qenë shef i Fondit për Gjermani, bashkë me Xhavat (m’iku miemni), i cili ashtë vra të Rrasa e Zogut [ia kishte harrua mbiemrin Xhemajl Fehajt]. Të drejtë me i tërhek prej Fondi e kanë pas Ibrahim Kelmendi dhe Sabri Kiçmari. Po këto pare, nëse ka dalë vendim nga qeveria e përkohshme, sepse Adem Graboci nuk ka pas të drejtë nëse nuk ashtë autorizu nga qeveria e përkohshme me i kërku mjetet me u dorëzu në fondin e qeverisë. Ademi ka qenë ministër i financave. Unë kam mujt mos me pranu Ademin si ministër financave, por Fondi nuk ashtë dashtë me pengu kërkan hiq. Ka shumë që mund t’flasim për këto çështje, por po e lëm.”
Në ora 21:37 Ermalit ia nisa reagimin edhe për “posta”. Fatkeqësisht më rezulton se ende nuk e ka lexua. Ky ishte reagimi që nuk është lexuar:
“’Postat’ në Kosovë kanë qenë të firmës gjermane CPN, e cila e ka ofruar teknologjinë dhe minutat e telefonisë satelitore pa asnjë investim nga unë as nga askush, sepse e ka ofruar minutën e telefonisë për 2,5 DM minutën dhe unë me bashkëveprimtarë ua kemi ofruar qytetarëve për të kontaktuar më njerëzit e tyre nëpër botë. Pra, ishte biznes pa asnjë DM investim paraprak.”.
Tani po bëjë sqarim plotësues. Në fund të marsit 1999, Zotëri Nikolai, inxhinier i telekomunikacionit, nga televizioni publik gjerman ZDF ku ka qenë i punësuar, ka hap firmë private me akronim CPN, me seli afër Koblenci (Koblenz). Ai më ka pa në televizione gjermane duke dhanë intervista, prandaj ka ardhur në zyra të Fondit në Bonn që t’më takojë. Ka ofruar të njëjtin shërbim, siç po na e ofron Telcom i Gjermanisë nga marsi 1998, por me çmim më të ulët. Duhet t’i kemi kontraktuar të paktën 24 telefona satelitor nga firma CPN dhe ia kemi dërguar UÇK-së në Kosovë. Deri atëherë nga Telecomi gjermani kishim kontraktuar të paktën 120 telefona satelitor. Për ata që nuk kanë informim, shpenzimet mujore patën shkuar mbi 500 mijë DM…
Zotëri Nikolain e pata takuar edhe me kryeministrin Pandeli Majko kur ishte për vizitë zyrtare në Gjermani, sepse kishte projekt interesant për të ngrit kabina me telefona satelitor në Kukës, që refugjatët të kishin mundësi të komunikonin me familjarët në emigracion. Majko e mirëpriti atë ofertë, meqë nuk duhej të paguante asnjë qindarkë qeveria. Por ministri për telekomunikacioni, të cilin Z. Nikolai dhe unë si përkthyes e takuam në Tiranë, e sabotoi, sepse u hidhërua që nuk ia dhamë 50 mijë DM bakshish, meqë tha se po i duheshin ta dërgonte vajzën për studime në Gjermani…
Z. Nikolai ia mundësoi Televizioni Shqiptar një alternativë për çmim më të lirë për emisionin satelitor dhe me atë rast pata rastin ta shoqëroja kur në çati të TVSH-së pat instaluar pajisjet për emetim satelitor. Ishte Eduard Mazi drejtor i RTSH-së. Ai na falënderoi për atë shërbim.
Në fund të qershorit 1999 Zotëri Nikolai i CPN-it erdhi në Prishtinë. Në recepsion të Hotel Grandit e kanë informuar se banoja në hotel, meqë SHIK kishte vlerësuar që jam i rrezikuar nëse banojë në banesë të Kunatës dhe Vëllait në lagjen Dardania në Prishtinë, dhe e kishte urdhërua shefin e Hotelit, Zekë Çekun, të më sistemonte pa pagesë në Hotel Grand (si dikur që banonin paramilitarët e Arkanit). Nikolai ma prezantoj ofertën. Nuk i kisha 50 mijë DM për investim. Pyeta ca shokë nëse m’i jepnin hua. Nuk gjeta zgjidhje. E binda pronarin e rajzebyros Gryka (Reisebüro Gryka Osnabrück). Me pronarin Ramiz A. Nikçi ishim tezak (nanat motra). U dakorduam të ishim ortakë me nga 50 %. Ai e dërgoi me auto Nikolain deri në aeroport në Shkup. I kishte premtuar Nikolait që brenda jave ia jepte 50 mijë DM në Gjermani. Ai PIS nuk e mbajti fjalën. Nikolai erdhi prapë në Prishtinë dhe tani ishte përcaktuar të kërkonte partner tjetër. E luta të ofronte mundësi që të startonim pa 50 mijë DM paradhënie investuese. U dakordua, por minutën e telefonimit e rriti nga 2,20 në 2,50 DM dhe për secilën kabinë kërkoi 300 DM qira mujore, nëse do të ecte biznesi. Ato kabina u vendosen pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës. Ishte fitim i madh…
Në minutën 72 të emisionit Xhavit Halitit i bie ndërmend që nuk i kanë zënë vend dërdelisjet e tij, prandaj ndërhyri:
“Të problemi i BKA-së po du me dalë. BKA-ja ashtë e vërtetë që i ka kontrollu përfaqësuesit e Fondit Vendlindja thërret në Gjermani. Ua ka marrë dokumentacionin. Ua ka marrë faturat. Të gjitha këto ua ka kthy. I kanë kontrollu. Këta i kanë të shpia ose i kanë djeg. Nëse janë n’rregull, le t’i bin dokumentat që ua ka marrë e ua ka kthy BKA-ja dhe janë n’rregull.”
Në ora 22:37 e dërgova reagimin e tretë, ndaj këtij “plotësimi” të Xhavitit. Fatkeqësisht, si i dyti, nuk u lexua. Ja teksti:
“Në fund të vitit 2002 BKA (Enti Federativ i Kriminalistikës në Gjermani), i ka kthye gjerat e bastisura, pasi janë mbyll hetimet, sepse nuk është gjet asnjë provë që Fondi e ka financuar UÇK-në “terroriste”, siç akuzonte BKA. Të gjitha gjerat e bastisura në Zyrë i janë dorëzuar Shaban Thaçit (nga komuna e Drenasit), sepse e kemi pas bërë kujdestar fizik të zyrës së Fondit, meqë jetonte në Bonn. Shabanin e kam lut që arkivin e Fondit me ia dorëzua Arkivit të Kosovës. Ndërsa mjetet financiare të Fondit që ishin në xhirollogari bankare janë konfiskuar nga Ministri e Financave të Gjermanisë.”
Me Shaban Thaçin dhe Isa Elshani ka komunikuar BKA dhe ata duhet t’i kenë shkresat që dëshmojnë, çka ishte bastis, dhe sa mjete financiare na janë konfiskuar. Kur ka ndodh bastisja e zyrave dhe banesave të disa veprimtarë të Fondit “vendlindja thërret”, shef “zyrtar” i Fondit (nga 12 qershori 1999) ishte Kushtrim Hadergjonaj. Po më 12 qershor 1999 në emër të DVAD e.V (akronim zyrtar në gjermanisht, për emrin Bashkësia Demokratike e Shqiptarëve në Gjermani, bashkësi ajo e regjistruar si OJQ, që ishte pronare zyrtare e Fondit dhe e kishte marrë edhe statusin e bamirësisë) patëm bë informimin publik për mbyllje të Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, sepse “qeveria e përkohshme” nuk kishte kompetencë ta përvetësonte.
Uroj, Shaban Thaçi dhe të tjerët ta kenë ruajt dokumentacionin që ua ka kthye BKA dhe ta dorëzojnë në Arkiv të Shtetit tonë (edhe pse Xhavit Haliti & Co nuk e kanë dorëzuar asnjë arkiv, as të LPK-së as të UÇK-së). Përndryshe, ndonjë institucion i Kosovës mund ta lut BKA-në që t’ia jap një kopje të dokumentacionit.
[Në vazhdimin pasues do mundohem të ofroj sqarime, pse Xhaviti simuloi se po informon detaje për Fond dhe çfarë shqetësimi të vërtet ka që ma diskreditoi emrin ekstra.]

Fjala Demokraci, më e dhunuara pas shembjes së komunizmit në Europë

0

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Ky fenomen më detyroi të mendoi shumë se çka ka ndryshuar në favor të njeriut lirë dhe aktiv pas shembjës së Murit Berlinit, pas shembjës së komunizmit nepër Evropë, si ideologji dhe sistem i dhunës fizike dhe mendore. E vërteta, nga shembja, njeriu i lirë dhe aktiv ka pritur shumë se do të fitoi shoqëria ligjore, por shumë çka ka mbetur me të vjetrën, sidomos në vendet ekonomikisht të pazhvilluara. Prndaj nha një hulumtim i gjërë kemi nxierr këtë konkluzë se:Fjala demokraci është shprehja më e përfolur dhe shumëfish më e dhunuar, se sa çdo fjalë tjetër pas shembjës së totalitarizimit (komunizmit) në vendet komuniste të Evropës, sidomos.

Sot shumë drejtues shtetesh që janë në harmoni edhe me interesin e popullit, quhët qeveri demokratike. Ato në rend të parë u kanë shpallur luftë fqinjëve të vet, për të mbetur në pushtet edhe për një kohë. Rasti i Rusisë kundër Ukrainës dhe rasti i Izraelit kundër Palëstinës (Hamsit), ku në rastin e parë (V. Putini) dhe në rastin e dytë (Beniamin Natanjahu), që të dy të akuzuar nga drejtësia e Evropës për terrorizëm, nuk kanë shenja se do të pushojnë së luftuari për deri sa ta shohin se e kanë të sigurtë fronin. E vërteta të dy vendet janë fuqi nukleare.

Edhe nëBallkan në anën tjtër, Serbia si ish shoqëri komuniste- nazifashiste po dëshmohet se është para një lufte qyetare. Kurse qeveria e saj e ka plot gojën demokraci, edhe pse rrugët e qyteteve po përgjakën gati për çdo ditë si të hasmuar, popylli në një anë dhe aparati shtetëror në anën tjetër.

Në rrethanat e lartëcekura, gjatë 25 vjetëve të shekullit XXI, fjala demokraci dhe shprehja totalitarizëm, në politikë po shënojnë domethënje speciale, por për fat të mirë ato kanë domethënje dhe dallohën për kah përmbajtja dhe forma e funksionit. Kështu si janë krijuar rrethanat, krojohet bindja se edhe shekulli XXI do të kalojë me luftëra lokale, sepse shembja e redit ri botëror, dhe fillimi i epokës së Demokracisë liberale tani për tani nuk premtojnë shumë se njeriu i lirë më në fund do ta fitojë historinë.

I afrohemi kalimthi situatës në shtetin më të ri në Evropë-Kosovë

Në Kosovë më 10 qershor 1999 ngjau çlirimi i dyfishit. Me  një anë Kosova u çlirua nga okupimi shekullor serbian, kurse në anën tjetër pothuej se përfundoi njëmendësia politike, e cila në emër të demokracisë ishte ngritur në fetish. Ai fetish sikur luftohej prej çdo kujtë në dy kahje, pa e zbuluar adresën e vërtetë, qoftë ajo, që pati marrur emrin ilegale. Por, kur u legalizua po thuej se çdo gjë, me një anë filloi të luftohej Lufta Antifashiste Nacioanlçlirimtare më 1941-1944, kurse në anën tjetër, lufta ishte në dy litar: luftohej çdo struktrë e luftës (UÇK-ës), dhe e kundërta. Objektivisht duhej të fitonte realiteti vendimtar se: çdo gjë si kopsht çlirimi vinte nga UÇK. Por fenomeni se në të njejtën kohë filloi të duket fushata për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës, krahut paqesor i doli jo vetëm si ndihmës, por edhe si forcë legale e neookupatorit, duke akuzuar luftën e drejtë shqiptare për: “vrasjet që nuk dihej se kush i ka kryer”. Po shtrohej pyetja: çfar paqeje mund të ëndrrohej në kushte të aparthejdit e që ishte plasuar tërë popullsia shqiptare më 1989-1999. Dhe, kur kjo pyetje shtrohej,para disa forumeve madje shkencore, përgjegja ishte: “Po, na ka çliriar NATO”!. Pra çdo gjë pranohej por vetëm pala e luftës mos të gjejë primat në “vatanin” e përgjakur. Madje, krahu pacifist pati shkuar aq larg sa që edhe për kohën e rëbërisë thellë thonin se kemi pasë “demokraci”, sepse kemi “pasë” shumë parti, që shprehshin lirëshëm për çdo javë me komunikata fatamorgana, pa menduar fare se ku ishin regjistruar dhe ku i merrnin lejet për brifingje para mjeteve të informimit.

Në rrethana të këtilla pati filluar dukja e parë e “kapitalistëve”, të cilën u promovuan nga grabitja e diersës popullore. Në realitet, kishim të bënim me një aristokraci që kishte para, por nuk kishte kapital, sepse ai nuk çarkullonte dot. Dhe për t` u dukur se kemi të bëjmë me “kapitalizëm” jo vetëm në shoqërinë shqiptare pati filluar të dominojë sistemi bankar i fajdeve, të cilat për një kohë fare të limituar e hangrën substancën e vet të vlerës. E vërteta, në Shqipëri, fajdexhinjët e sollën shoqërinë deri në agoni më 1997.E kjo gjenjde, për synimet imperialsite serbe ishte një sukses, sepse “nëse Shqipëria digjet, si u dogj”, atëherë në Kosovë synohej të vihën në funksion programet: 1. “Toka e djegur”; 2. “Koridoret përplasëse” dhe 3. “Patkoi”. Programi i parë, kishte për qëllim vënjën e popullsisë shqiptare në largim nga shtëpitë e veta. Programi i dytë, kishte për qëllim që popullsia shqipare të koncngrohet në kampe përqëndrimi. Programi i tretë kishte për çëllim asgjasimin e UÇK-ës. Të tri programet, okupatori i zbatoi në praktikë. Prandaj, interveni i i NATO-s, po thuej se këto tri programime i shkatrroi nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, për t` ia lëshuar vendin ish okupatori pushtetin  UNMIK-ut, i cili vinte në emër të KS OKB-ës përmes Rrezolutës 1244.

Edhe të huajtë në Kosovë në funksion të defaktorizimit të luftës çlirimtare

Menjëherë pas çlirimit pushteti i UNMIK-ut filloi për ta realizuar kërkesën e demobilizimit të UÇK-ës, realitet ai që ndodhi “solemnisht” në stadiumin e Prishtinës, me moton se: “dy ushtri nuk lejohet të funksionojnë në një territor”. Për këtë realitet, pacifistët filluan t` i ferkojnë duartë dhe t` i shprehin akuzat e para: “Dikush na ka vrarë dhe po na vret pas shpine”. Kjo akuzë u shpërnda si vetima, dhe ish okuatori filloi për të krijuar pozicione për agjenturat e tij të mbetura në teren me detyra speciale terroriste. Dhe të hutuar nga e kaluara e afërt, shumë kush pati filluar të bsojë se vërtetë: “shqiptarët e hasmuar po vritën në mes veti”!

Në këto rrethana sherbimet e huaja heshtinin, ndërsa ato të Kosovës, “pa adresë” as  nuk kishin die e as nuk posedonin forcë për t` i dalur zot situatës, sepse çdo gjë ishte nën kontroll të Komesarit të huaj.Po shtrohej pyetja ku mbeti fjala demokraci dhe çlirim.

Ku jemi sot?

Sot në Republikën e Kosovës janë përqëndruar në Parlament tri tabore. Mesi dëshmon se ka pushtet, dy skajet po mbiellin intriga, kurse populli po korr akull dhe pasiguri. E vërteta, tërë ky realitet, kur për gjashtë muaj nuk ka mundësi për t` u konstituar një kryesi kuvendi, totalitarisht po shtrohet pyetja a dijmë për të krijuar shtet, apo jemi kah ia plotësojmë profecinë nga viti 1913, Vlladan Gjorgjeviqit dhe Nikolla Pashiqit se: “Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet”!Së kënejmi shtrohet pyetja, për kend janë kah punojnë partitë politike në Kosovë sot? Përgjegja është fare e thjesht. Patritë politike sot e kanë siellë shtetin e Kosovës buzë varrit. E kjo akuzë duhët thënë me keqardhje publikisht, sepse dikush në emër të demokracisë, po e luan lojën e robërisë. Me vetëdie apo pa te, populli masovikisht, po flet. Pra, edhe një fakt se “demokracia” po keqpërdorët.

Më 1 shtaor 2025