Fadil Pushkolli: Largimi i Adem Hoxhës dhe “dhurata” e Haradinajt për Listën Serbe

Shkrime relevante

O Gani Geci, o burrë i rrallë!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti _____ (Lirim Gashi, Prizren) O Gani Geci, o burrë...

Kush po “depërton” në Dardani?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Nga “STOP”-i te “Kosova ka me...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Nga Ismet M. Hasani, Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

Mëmëdheu, sipas Hajro Limajt

Hajro Limaj, Tiranë MËMËDHEU                  ...

Shpërndaj

Fadil Pushkolli, Prishtinë🚨Vendimi i Ramush Haradinajt për ta larguar Adem Hoxhën nga grupi parlamentar i AAK-së ka prodhuar një efekt që shkon përtej një çështjeje të brendshme partiake. Në praktikë, ky veprim i ka krijuar Listës Serbe kushtet e duhura për të vepruar në skenën kushtetuese të vendit.

Deri para këtij vendimi, Lista Serbe kishte vetëm 9 deputetë dhe, rrjedhimisht, nuk kishte mundësi t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, pasi duhen minimumi 10 nënshkrime për një veprim të tillë.

Me largimin e Adem Hoxhës, i cili automatikisht nuk i përkiste më grupit të AAK-së, u arrit numri i mjaftueshëm.

Praktikisht, AAK-ja ia dha Listës Serbe instrumentin juridik për të sfiduar institucionet e Kosovës. Kjo lëvizje i ekspozon Haradinajn dhe partinë e tij ndaj një kritike të fortë politike: retorika e AAK-së është e ndërtuar mbi qëndrime të ashpra kundër ndikimit të Serbisë, por realiteti i veprimit të fundit shkon krejtësisht në të kundërt.

Pa dashur ose me dashje, Haradinaj e ka bërë një “shërbim të madh” për Listën Serbe, e cila mbështetet drejtpërdrejt nga Beogradi dhe strukturat e tij të kontrolluara, të cilat në Kosovë veprojnë si grupe të organizuara kriminale, e madje edhe janë shpallur si organizata terroriste.

Ky është një autogol politik i qëllimshëm me pasoja serioze. Ai nuk mund të fshihet pas arsyetimit formal, sepse rezultati është i qartë: një akt i Haradinajt ka fuqizuar pikërisht forcat që deklarativisht ai thotë se i kundërshton.

Në politikë nuk ka vend për lëvizje naive. Çdo vendim prodhon pasoja. Dhe kjo lëvizje e Haradinajt do të mbetet shembull i asaj se si, me një vendim të vetëm, mund të ndryshohet balanca e forcave në favor të atyre që synojnë ta dobësojnë shtetin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu