Kreu Blog Faqe 476

Mbyllja e shkollave në trojet shqiptare, një vdekje për së gjalli e kombit!

1

Shkollë në Lozhan, Shqipëri. Foto: BRIN/Armand Braho

Nga: Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon)

Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla gjatë periudhës 2013–2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Për përgjegjësit e cilësisë edukativo-arsimore, këto të gjetura nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por një kambanë alarmi për të ardhmen e gjithë kombit shqiptar në rajon!

Shikuar sociologjikisht, mbyllja e shkollave në nivel kombëtar është shndërruar jo vetëm në një fenomen kompleks e brengosës, por edhe tejet shqetësues! Nëse, përmes një analize sociologjike përpiqemi ad hoc t’i identifikojmë ca nga faktorët që po e nxisin në shkallë kombëtare këtë dukuri të; ikjes, largimit, apo boshatisjes së heshtur të shkollave shqipe në kohën tonë, kuptojmë që ndër më cytës që shtojnë këte dinamikë janë si:

Rritja e migrimeve të brendshme atyre të jashtme. Ku mungesa e popullsisë shkollore u shndërrua lehtësisht në faktor kyç e dominues që e rritën kuotën e braktisjes apo mbylljes së njësive “laboratorike” të dijes dhe trurit shqiptar. Pas rënies së komunizmit (Shqipëri) dhe luftës së vitit 1999 (Kosovë), shumë familje, nën ndikimin e çlirimit ideologjik në Shqipëri dhe çlirimit nga zgjedha serbe në Kosovë, u përfshinë në “odisejadën” e ndërrimit të vendbanimit apo të arratisjes nga vendlindja, me arsyetimin e kërkimit të mundësive më të mira socioekonomike. “Odisejadë, kjo që me automatizëm, solli zvogëlimin e numrit të nxënësve gjithandej zonave periferike shqiptare. Duke e bërë kështu të pamundur si mirëmbajtjen ekonomike ashtu funksionalizimin e shumë shkollave shqipe. Kriza ekonomike, inflacioni i lartë, skandalet qeveritare, krimi, korrupsioni dhe papunësia në disa rajone të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë rritur varfërinë dhe kanë penguar investimet kapitale në sektorin e arsimit. Për pasojë, shumë shkolla, të privuara nga mirëmbajtja infrastrukturore dhe nga kuadrot cilësore e të kualifikuara, u detyruan të mbyllen.

P.S. Në trojet shqiptare, mbyllja e një shkolle nuk është vetëm një akt burokratik i detyruar, por edhe një akt simbolik i “vdekjes për së gjalli” të vetë kombit. Kjo nënkupton jo vetëm shpërbërjen e ekuilibrave socialë, por edhe humbjen e perspektivës dhe reduktimin e popullsisë shqiptare për brezat e ardhshëm. Nëse nuk merren masa urgjente për të rivitalizuar jetën sociale, për të stimuluar krijimin e familjeve të reja dhe për ta rikthyer shkollën publike si institucion të vlerave, shoqëritë shqiptare do të përballen seriozisht me procesin e shpërbërjes së pakthyeshme sociale dhe kulturore të shteteve dhe të vetë kombit shqiptar.

Profesor Shaljani

0
Në çdo periudhë të errët të historisë, Zoti ka ngritur burra të urtë dhe mendimtarë që mbajnë gjallë flakën e identitetit dhe na kujtojnë se rrënjët tona nuk thahen kurrë. Një ndër këta është Profesor Shqiptar Shaljani. Ai është një shembull i gjallë i mënyrës se si dashuria për Atdheun dhe për fenë mund të shndërrohet në vepër konkrete. Vizioni i tij për ndërtimin e Kishës në Mitrovicë është një projekt që na rikujton se kthimi tek besimi i të parëve tanë është një ringjallje shpirtërore dhe kombëtare. Qëndrueshmëria, guximi dhe përkushtimi i tij i palëkundur dëshmojnë një shpirt që nuk lëkundet nga sfidat e kohës.
Ne, si Lëvizje Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, ndjejmë detyrimin e shenjtë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj Profesor Shaljanit. Vlerësimi ynë nuk është vetëm për fjalët e tij të mençura, por edhe për mbështetjen e tij të sinqertë dhe të vazhdueshme ndaj punës sonë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për përkrahjen që ai i ka dhënë anëtarit tonë të nderuar, Gjergj Musa, një dëshmi se kauza jonë nuk mbetet vetëm një ideal, por është një realitet që jeton e frymon mes nesh. Ky falënderim publik është më shumë se një shprehje mirësjelljeje. Le të ruajmë gjuhën tonë, le të mbrojmë identitetin kombëtar dhe le të rikthehemi tek besimi i të parëve tanë! Vetëm duke qëndruar të bashkuar në këtë udhë, ne mund të mbrojmë shpirtin e kombit dhe ta bartim amanetin e historisë drejt brezave që vijnë.
Faleminderit, Profesor Shqiptar Shaljani! Shembulli juaj është frymëzim për ne dhe për çdo shqiptar që e do këtë tokë, këtë gjuhë dhe këtë besim që na rikthen te rrënjët tona dhe që na lidh përsëri me Perëndimin. Zoti ju bekoftë, ju dhëntë shëndet dhe forcë që të vazhdoni të jeni zë i së vërtetës dhe dritë për kombin tonë. Sa herë kemi organizuar pagëzime dhe ngjarje që lidhen me rikthimin e shqiptarëve te rrënjët e tyre, ju keni qenë gjithmonë pranë nesh. Faleminderit Profesor!
Në fotografi: Dom Fran Kolaj, Gëzim Maraj dhe Profesor Shqiptar Shaljani gjatë mbajtjes së Meshës Katolike në Studenicë, pas 500 vjetësh. Kjo ngjarja u organizua nga Gëzim Maraj, anëtar i Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm.
25.08.2025
Blerim Nika

Zonjë, mos u shqetëso nga mendimi im, ashtu si as unë nuk shqetësohem nga mendimi yt!

2
“Ky shkrim për Ibrahimin asht budallaki e madhe m’fal per fjalen, kurrë s’kam lexu shkrim ma t’keç…ky njeri asht katastrofe…”
Zonjë e nderuar, e kuptoj qëndrimin tënd dhe këndvështrimin. Ke të drejtë të mendosh ashtu siç e përshkruan ti dhe ke bindjet tua. Mirëpo, edhe unë kam të drejtë ta shoh nga këndvështrimi dhe botëkuptimi im.
Do të thotë që të dy kemi të drejtë.
Ti bazohesh në atë që di për Ibrahimin, unë në ato që di unë. Ose i dimë gjërat e njëjta, por i vlerësojmë ndryshe apo disa i shpërfillim, edhe pse i dimë që të dy. Varet çfarë fusim nën mikroskop!
Po përmend një shembull për ta bërë më të qartë: në një qytet me njëqindmijë banorë, apo me dhjetë, është e vështirë të shihen dy-tre veta që vishen njësoj, edhe pse dyqanet shesin rroba të ngjashme.
Ashtu janë edhe mendimet: njerëzit kanë mendime të ndryshme, shije të ndryshme, gjykime të ndryshme dhe mënyra të ndryshme të të shprehurit. Për fat.
Merre me mend sa e mërzitshme do t’ishte jeta sikur të mendonim njësoj?!
(Gëzohem që në dashuri kemi gati një diktaturë emociale dhe nuk mund të dashurohemi në shumë veta. Ti je shumë e bukur! E veshur me shije të madhe. Dhe, rrezik për bregdetin ku gjendesh… 😅)
Mos u shqetëso të lutem nga mendimi im, ashtu si as unë nuk nga mendimi yt. Duke shkëmbyer mendimet, edhe nëse ti i quan “budallaki”, ne dy kemi arritur të shkëmbejmë mesazhe, çfarë nuk e kemi bërë më kurrë më parë…
Të përshëndes dhe të uroj pushime të këndshme në Vlorë!

Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?

4

Florim Zeqa

Me politikë hakmarrëse dhe inatçore jemi duke shkuar drejt zhbërjes së vlerave njerëzore dhe drejt rrënimit të institucioneve shtetërore! Politika është kthyer në mjet për largimin e të rinjëve nga Kosova dhe në armë vrastare të ardhmërisë në shtetin për të cilin janë bërë skarifica të panumërta, është derdhur gjak dhe janë humbur dhjetramijra jetë të pafajshme në luftën e fundit çlirimtare.

Vazhdon prostitucioni politik dhe sek*ual në shoqërinë tonë

Jo rastësisht disa analfabetë kanë zgjedhur të merren me politikë, pasi politika është bërë biznesi më profitabil, përmes të cilit po pasurohen dhe po krijojnë privilegje marramendëse nga pushteti, duke filluar nga punësimet e familjarëve, marrjen e tenderëve dhe përvetësimin e pronave publike, e të mos flasim për blerjen e çfarëdo diplome universitare për familjarët e tyre, e cila gjeneron hapje të bizneseve profitabile, si; hapja e ordinancave private, shkollave dhe autoshkollave private, të cilat prodhojnë analfabetizëm dhe shkaktojnë vdekje “aksidentale” të qytetarëve të vendit!

Dhe vërtetë, politika si zanatë i vjetër, përveqse ‘art i të mundshmës’ është kthyer në mjet për largimin e të rinjëve nga Kosova dhe në armë vrastare të ardhmërisë së shumë gjeneratave në shtetin për të cilin janë bërë skarifica të panumërta, për shtetin që është derdhur shumë gjak dhe janë humbur dhjetramijra jetë të pafajshme në luftën e fundit çlirimtare.

Degradim politik dhe shoqëror

Politikanët e pasluftës të të gjitha llojeve e ngjyrave, në veçanti të paspavarësisë e deri në ditët e sotme, pushtetin e kanë përdor në maksimum vetëm për realizimin e interesave personale duke e harruar tërësisht interesin e qytetarëve.

Pushtetarët cilët do qofshin ata, përveqse pushtetin e kanë përdorur për pasurim, e kanë përdorur edhe për hakmarrje dhe revansh kundër rivalëve politikë për inate personale.

Në të dyja nivelet e pushtetit, pra si në atë lokal dhe atë qendror, gjithnjë dhe në vijimësi, politikanët i kanë punësuar familjarët dhe militantët partiakë pa përfillur kritere dhe pa respektuar konkurse punësimi!

Kjo çasje denigruese e vendit ka prodhuar pabarazi qytetare dhe padrejtësi shoqërore në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës!

Tenderomania dhe veteranomania janë dukuri që po na përcjellin edhe në ditët e sotme, sikurse që janë prostitucioni politik dhe ai sek*ual i përhapur aq shumë në institucionet shtetërore dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi!

Në këtë moment, sikur m’u kujtua profesori universitar i Kimisë, i cili në prag të provimeve, në fund të çdo ligjerate e përdorke metaforën e tij të famshme “Kush e jepë, e jepë provimin”!

Kujt i ka shkuar mendja që ‘Metafora’ e profës dyzet vite më pas do të bëhet kriter punësimi për vajzat dhe motrat tona në institucionet shtetërore, në zyrat komunale dhe ato partiake!

Kësaj radhe më mirë po ndalem më kaq e nuk po lëshohem në abuzimet e përditshme të politikanëve të ditëve të sotme, të cilët mund t’i kenë të gjitha, por jo edhe moralin dhe karakterin njerëzor.

Me këtë konstatim nuk dëshirojë t’i lëndojë të gjithë politikanët, për shkak se ka edhe politikan të ndershëm që aksidentalisht kyqen në politikë, porqë shpejt largohen prej saj!

Në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike, politika është art dhe shkencë në vete e cila bazohet në parime dhe vlera, në kritetere dhe në meritokraci, në plane zhvillimore me strategji afatëgjate për të mirën e vendit, që për qëllim e kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve pa dallime partiake apo fetare.

Seanca e fundit konstituive e shpërfaqi edhe një herë sa jokredibile, sa e papërgjegjshme dhe sa e pamoralshme është kjo klasë politike, përkatësisht kjo legjislaturë e Kuvendit! Nuk duhet të ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë pa marrjen e mandatit politik 120 deputetëve aktualë, pa ndalimin e përjetshëm të kandidimit dhe privimin nga zgjedhja e këtyre deputetëve morbid në çdo post shtetëror, në nivelin lokal dhe në atë qendror.

Ata s’u përkulën! Poezi nga Safet Sadiku

0
Safet SADIKU 
___
Ata s’u përkulën! 
___
Kur nata binte dhe plumbi kërciste
Në terrin e ftohtë, zemra s’iu drodh…
Ata qëndruan, kur frika vezulliste
Me sy nga e nesërmja, me shpirtin në llog
Kur gjaku pikonte mbi gur e mbi dhe
Dhe shpresa tretej si diell pas re
Ata nuk u ndalën, nuk u kthyen prapë
Me emrin liri të gdhendur në hap
S’kishte kushtrime, as borë, as stuhi
Që t’i përulnin, por ishin betim e fuqi
Në heshtje luftuan, pa brohorima
Veç me besën që s’vdes as në humbje të ngrima
Tani janë hije në gurë e në shpat
Në emra të gdhendur, në këngë që s’plaken dot Por zëri i tyre sërish do të thotë
“Në errësirë, ne ndezëm dritë për mot”
Kur nata binte dhe plumbi kërciste
Ata s’u përkulën, as kur shpresa tretej…

A është planifikuar shfronësimi i Kurtit?

1

Lis Bukuroca, Gjermani

Duket se Perëndimi dëshiron largimin e Albin Kurtit. Kjo shihet nga shumë reagime, qëndrime, heshtje dhe nga distancimi ndaj tij. Perëndimi synon pajtimin e Kosovës me Serbinë dhe do të veprojë sipas marrëveshjeve të nënshkruara më herët. Ose Trump i kthehet të vetes. Marrëveshje me Albin Kurtin, Vuçiqi refuzoi ta nënshkruajë, ndoshta me shpresën se mbetet në fuqi ajo e firmosur nga profesori Isa Mustafa, ku Kushtetuta e Kosovës shkelej njëzet e një herë. 1,(Ky i fundit e nënshkroi kur ishte në pushtet, por disa vite më vonë, pasi qe rrëzuar, kërkoi të mos themelohej. Sot është kryetar nderi i LDK-së.3 Pasardhësi i tij për intervistë hoqi fotografinë e Rugovës).3

Së pari, ekziston dyshimi im për lejimin ose rekomandimin që të ndryshohej rezultati i zgjedhjeve. Kur doli ai fillestar, sipas të cilit Kurti kishte 65%, rrap-tap, u prish serveri. Por aty nuk përfundoi: numërimi i votave zgjati rreth një muaj dhe, nga 65%, përfundoi në 42%; aq sa i nevojiteshin opozitës për të formuar Qeverinë e ardhshme me rreth 58%.

Sipas mendimit tim, kjo u bë me pajtimin ose sipas kërkesës së ndonjë aleati të jashtëm, ndoshta edhe të ndonjë ambasadori.

Edhe refuzimi kategorik i opozitës për të bashkëpunuar duket, në fakt, të jetë pasojë logjike e atij urdhri. Opozita nuk sillet ndaj Kurtit si një kundërshtare politike, por si një armike e përbetuar e tij. Një sjellje kaq destruktive nuk mund të jetë spontane; ajo duhet të jetë e kërkuar, ose e urdhëruar.

Një tregues tjetër është qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj Kurtit. Ajo shpesh merr vendime që nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe pastaj i arsyeton duke u mbështetur në ligje që i ka sajuar e shpikur vetë. Ajo merr vendime, por duket e hutuar dhe në krizë kur duhet t’i arsyetojë ato. Problemi nuk qëndron te vetë vendimi – ajo e di se në favor të kujt duhet të vendosë – por te arsyetimi, ku shihet qartë mungesa e paanshmërisë, deri te manipulimi dhe intervenimi sistematik në drejtësi.

Republika Serbe, mendoj unë, do të rikthehet në tavolinë me një kryeministër tjetër në Kosovë, i cili, për të ruajtur raportet me aleatët, do të zbatojë marrëveshjet e Thaçit (2013) dhe Mustafës (2015), ndoshta edhe duke ndryshuar Kushtetutën. Këtë e pat kërkuar Lajçak: “Kushtetuta nuk është bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin.”5

Pyetja që shtrohet është kjo: kë do të përzgjedhin aleatët si kryeministër? A do të jetë Ramushi, i cili për karrierë do të firmoste me plot epsh, ashtu siç bëri edhe me Çakorrin?

Shkëputje nga tema: „Edhe Çakorri, edhe Qafa e Kullës janë të Kosovës.“6 Fillimisht e kundërshtoi, por më pas, për pozitë, e nënshkroi se i takon Malit të Zi, duke premtuar se, pasi ta humbnim me shkrim, do ta rifitonim me negociata. „Haradinaj në Rugovë: Ata që thonë se e kemi falë Çakorrin janë rrenca.“7

Megjithatë, sipas Haradinajt, Kurti është njeri i Serbisë!8 Çfarë shkruante Rexhep Qosja për ish-kolegun e Ramushit dhe Thaçit? „U tmerrova!“9

T’i rikthehemi çështjes kryesore: Nuk do të ngurronte të firmosë as Abdixhiku, vetëm për t’u kualifikuar si kryeministër. Nuk më duket reale që Memli Krasniqi të ketë guxim të kandidojë dhe të nënshkruajë; ai më shumë ka gjasa të përplasë përgjegjësinë përpara dikujt tjetër, sigurisht te Bedri Hamza. Ky dhe Abdixhiku do të firmosnin pa probleme, por u mungon kontributi, karizma dhe legjitimiteti.

Një dëshmi tjetër që dokumenton synimet për ta larguar Albin Kurtin janë kritikat e ambasadorëve ndaj tij, më shpesh ambasadori gjerman. Kritikat e tij nuk janë qëndrime diplomatike, por më shumë opozicionare. Duket se ai flet në emër dhe me pajtim ose tolerim të Grupit të Quint-it, ose, ndoshta, ka krijuar një VV të vetën. ¹⁰ ¹¹ 12

Kjo provokon një pyetje të rëndësishme: cilat janë parimet themelore diplomatike sipas të cilave duhet të veprojnë ambasadorët? Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961), diplomatët duhet të udhëhiqen nga disa parime thelbësore:

• Mosndërhyrja në punët e brendshme të shtetit mikpritës.

• Respektimi i ligjeve dhe rregullave të vendit ku shërbejnë, pavarësisht imunitetit.

• Neutraliteti politik: diplomatët nuk duhet të favorizojnë hapur asnjë forcë politike të brendshme.

• Ndërtimi i marrëdhënieve miqësore dhe dialogut midis shtetit dërgues dhe atij mikpritës.13

Kur ambasadorët tejkalojnë ato parime bazë dhe ndërhyjnë hapur në debate të brendshme, kjo përbën shkelje të standardeve diplomatike dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike. Një problem të ngjashëm ka pasur edhe Gjermania me Grennelin, ndërhyrjet e së cilit nuk i pëlqenin fare; ato përjetoheshin si përbuzje ndaj shtetit gjerman.14

Por çfarë mund të bëjmë ne? Në fakt, shumë pak. Shembulli i Ukrainës e tregon qartë: elitat politike perëndimore kanë ndryshuar, qëndrimet dhe orekset e tyre janë rritur, dhe bashkë me to po ndryshon edhe rendi demokratik. E djathta nacionaliste dhe regjimet autoritare po përjetojnë rilindjen e tyre. Fuqitë e mëdha, për të zgjidhur problemet, kërkojnë kapitullimin e njërës palë në favor të tjetrës. Zakonisht, zgjidhja i imponohet më të dobëtit: atij që nuk ka armë të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të mëdha.

Ne nuk e kemi më atë mbështetje nga Perëndimi si dikur. Gjatë ndërtimit të republikës, kemi treguar më shumë pasion për pasurim sesa për ndërtimin e një shteti ligjor. Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edi Rama dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për ta rehabilituar Serbinë, për ta kthyer në tribunën ndërkombëtare dhe për ta shndërruar në faktor kryesor në Ballkanin Perëndimor. Sot, Serbia shihet edhe si viktimë, ndërsa ne edhe si kriminelë. Madje, Rama shkroi edhe Asociacionin, çka nuk e ka bërë asnjë politikan shqiptar në Kosovë.15

Tani kemi politikanë të rinj që do të vendosin edhe për paqen në Ballkan, ndoshta pa na pyetur. Është e mundur që Trump të rikthejë projektin e tij të vjetër me Hashim Thaçin për ndryshimin e kufijve dhe anulon tri të parat. Por, sido që të jetë, problemi duhet të zgjidhet. Ne nuk kemi më as peshë politike, as mbështetës si dikur, as peshë ushtarake për të ndikuar në këtë proces. Përfundimisht, një zgjidhje do të na imponohet. Ashtu si gjithmonë.

Gjatë mandatit të tij, Albin Kurti nuk mundi të ndryshojë shumë strukturën dhe efektivitetin e shtetit. Prokuroria Publike, si dhe gjykatat, së bashku me 90% të televizorëve dhe portaleve, janë kundër tij. Praktikisht opozitarët real të tij.16

Liderët e opozitës nuk kanë ide, koncept apo projekt për ndërtimin e një shteti ligjor; ata kanë detyra të tjera: duhet ta luftojnë shtetin ligjor, sepse janë ngulur në pozita për të garantuar plaçkat e kumbarëve që i sollën aty ku janë.

Me këtë gjyqësi dhe prokurori praktikisht antishtet, ai nuk mund të zgjidhë problemet. Prokuroria ka refuzuar të nisë hetimet për rreth 250 kallëzime penale që i ka dorëzuar Qeveria. Asnjë oligark i Kosovës, i pasuruar padrejtësisht, nuk është marrë në pyetje dhe, rrjedhimisht, nuk është burgosur. Edhe për vepra penale të njohura publikisht. Populli i di, por Prokuroria i shpërfill.

Kjo tregon se Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj krijuan gjykata dhe prokurori për t’u garantuar pasurim të papenguar. Prandaj, Kosova funksionon si një shtet fisnor, i privatizuar, ku korrupsioni dhe nepotizmi janë stabilizuar, dhe pushteti mbahet nga interesat personale të kriminelëve, jo nga ligji, dhe jo për mirëqenien e popullit.

Për t’u pasuruar duke vjedhur, duhet së pari të ndërtohet Trekëndëshi i Suksesit, ose Triada e Suksesit.17 Kjo përfshin: pozita në shtet, një prokurori mediokre që të shërben dhe një gjykatë që të garanton lirinë, në rast se ndonjë prokuror harron se kush e ka punësuar.

Meqenëse lideri i partisë është vegël, ai si pasardhës cakton veglën e vet, për t’i garantuar mbrojtjen nga arrestimi.

Nëse ndodh një befasi dhe Albin Kurti arrin të krijojë raporte të mira me Presidentin amerikan Trump, zgjidhja e problemit me Serbinë mund të jetë më e drejtë. Në këtë rast, liderët e opozitës dhe disa gazetarë mund të traumatizohen: disa do të qëndrojnë në Shqipëri, disa do të ikin atje, ndërsa të tjerë mund të përjetojnë një infarkt në zemër ose të përfundojnë në psikiatri.

Këtë e them me vetëdije të plotë, pas leximit të urrejtjeve të tyre patologjike dhe trishtimit nga Kurti. Ata nuk kritikojnë Vuçiqin, por nxjerrin dyshime se edhe sulmet terroriste serbe qenkan të inskenuara nga Kurti. Por mundësinë që Albin Kurti të mbetet kryeministër e shoh shumë të vogël, thuajse të pamundur, dhe largimi i tij duket i paramenduar mirë.

Isa Mustafa, kur ishte në pushtet, nënshkroi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Më vonë, pasi u rrëzua, kërkoi që ai të mos zbatohet. Edhe pse ekonomist me përvojë të madhe në kontabilitet, ai nuk ka prezantuar dokumentacionin bankar në Gjermani dhe Shqipëri për të dëshmuar popullit se nuk ka pasur keqpërdorime të “tre përqindëshit”. Dhe nuk do ta bëjë kurrë, pasi ato dokumente i ka asgjësuar “profa”, siç i quajnë disa me përkëdheli, nga dashuria e tyre për hajdutëri.

Përveç Republikës Serbe, që me emrin ASOCIACION synohej mashtrimi i popullit – me ligje republike, por me emër si shoqatë shahu – Mustafa tregoi karakterin e tij dhe pasionin e pakontrolluar për karrierë, ashtu si Ramushi dhe Thaçi. Edhe Gjykatën Speciale në Hagë, Mustafa e propagandonte si një institucion pastrimi. Ndërsa tani, kur nuk ka pushtet, do t’i bashkohej protestës për ta kundërshtuar vendimin që ai vetë e kishte përkrahur.

Hashim Thaçi nënshkroi për post dhe u pendua.

Ramushi Haradinaj nënshkroi për post dhe u pendua.

Isa Mustafa nënshkroi për post dhe u pendua.

Ky është karakteri i psikopatëve në politikë: ata duan të jenë të drejtë dhe patriotë, por kur tundohen nga pushteti ose paraja, dorëzohen. Nuk mund të refuzojnë. Mu si lavirë.

Kosova sot është në gjendje të mjerë, pasi ato tri  “alfa kafshë”18 grabitëse kanë qenë në krye dhe mbi krye të saj.Shkëputje nga tema. Citat, Ibrahim Kelmendi:

“Ditmann, funksionar i Ministrisë së Jashtme gjermane (këshilltar i Kushnerit dhe ambasador në Beograd), në fillim të majit 1999, ka dhënë këtë informim: ‘Nga Deutsche Bank janë transferuar 500 milionë DM të Fondit të qeverisë në Beograd, por ende nuk e dimë kujt dhe pse i janë dorëzuar. Për transferin kanë nënshkruar Bukoshi dhe Mustafa…“ Isa Mustafa, sot kryetar nderi i LDK-së.

Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa kanë shkaktuar dëme të mëdha për shkak të përqendrimit të tyre në interesa personale. Megjithëse shpesh përmenden me elozhe, unë po merrem vetëm disa nga pasojat negative të veprimeve të tyre, jo meritat, pasi ato janë shpërblyer me pozita, udhëtime, hotele dhe paga mujore. Ata janë paguar për të bërë mirë, por nuk janë dënuar për dëmet e tyre

Ato figura politike kanë lënë pasoja të pashlyeshme pas çlirimit: vendin e kanë lënë të cenueshëm dhe të fragjil, me shumë probleme të pazgjidhura, një sistem arsimor të dëmtuar dhe një veri të shkëputur dhe të armatosur. Mëkatet e tyre mund të shkruhen në qindra faqe.

Albin Kurtin nuk do ta kritikoj, jo se nuk mund të bëhen vërejtje ndaj punës së tij, por sepse ai ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, të ngjashme me “Krishtin në kryq”, dhe gozhdohet çdo ditë nga shumica e televizioneve dhe portaleve. 90%. Nuk dua edhe unë të bëhem pjesë e turmës që e sulmon Kurtin për të mbrojtur interesat e tyre materiale.

Ata e kthyen Kosovën në një autonomi serbe, duke krijuar “republika” brenda Kosovës dhe Metohisë, për një gjysmë qyteti dhe nëntë katunde, prej të cilave tri kanë shumicë shqiptare.19

Zgjidhja ideale, në këto rrethana, për Kosovën do të ishte Vjosa Osmani kryeministre. Ajo ka përgatitjen intelektuale dhe dijen diplomatike të nevojshme, është e pranuar ndërkombëtarisht dhe do të ishte një zgjedhje e dobishme. Mirëpo, në politikë, ëndrrat zakonisht përfundojnë duke u nënshtruar interesave të aktorëve të tjerë, dhe për këtë arsye kjo mundësi nuk duket realiste—përveçse, ndoshta, nëse opozitën do ta urdhëronte Presidenti amerikan Trump.

Albin Kurti është viktimë e peshës së vet intelektuale përballë opozitës dhe, në përgjithësi, ndaj politikanëve të tjerë. Njohuritë e tij janë të mëdha, saqë ai shpesh krijon ndjenjën e inferioritetit tek bashkëbiseduesit. Zakonisht, njerëzit me një nivel të tillë inteligjence mund të perceptohen edhe si arrogantë, sepse nuk përkulen dhe flijohen për drejtësi.

Perëndimi duket se parapëlqen politikanë të përkulshëm, prandaj opozita është kaq e ashpër dhe e ngujuar në qëndrimet e saj. Ramush Haradinaj, do të firmoste çdo gjë pa hezitim; ai nuk frikësohet dhe nuk i ha palla çfarë firmos.

Kështu e lexoj unë situata e krijuar, por kam lënë jashtë shumë faktorë të tjerë. Ky përfundim përbën një parashikim bazuar në rrjedhën logjike të fakteve, të cilat mund t’i konsultoni në këtë poshtëshënim.’

¹.https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2023/02/cka-ka-firmosur-isa-mustafa.html

².https://ekonomiaonline.com/isa-mustafa-i-bie-pishman-asociacioni-sduhet-te-themelohet/

3https://www.epokaere.com/isa-mustafa-shpallet-kryetar-nderi-i-ldk-së/

4.https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2185155/gazetari-shqiptar-abdixhiku-e-hoqi-foton-e-rugoves-pak-minuta-para-intervistes/

5.https://telegrafi.com/lajcak-kushtetuta-nuk-eshte-bibel-kosova-duhet-ta-ndryshoje-ate-per-asociacionin/

6.https://kallxo.com/lajm/ramush-haradinaj-i-kthehet-cakorrit/

7.https://klankosova.tv/haradinaj-ne-rugove-ata-qe-thone-se-e-kemi-fale-

cakorrin-jane-rrenca/

8.https://www.balkanweb.com/kurti-njeri-i-serbise-haradinaj-per-te-fshehur-agjenden-e-tij-ka-sulmuar-uck/#gsc.tab=0

9.https://kohajone.com/forum/rexhep-qosja-u-tmerrova-me-qeverine-e-kosoves-isa-mustafa-eshte-vases/9 https://ekonomiaonline.com/rohde-kritikon-qeverine-si-degjoi-keshillat-tona/

10.https://shqip.com/rohde-kritikon-qeverine-ndonjehere-degjojne-ndonjehere-jo/

11.https://zerivushtrrise.com/ambasadori-gjerman-zgjidhja-e-trafikut-ne-vushtrri-me-e-rendesishme-se-ndertimi-i-dy-urave-ne-iber/

13.https://en.wikipedia.org/wiki/Vienna_Convention_on_Diplomatic_Relations?utm_source=chatgpt.com

14.https://www.n-tv.de/politik/Ploetzlich-ist-Richard-Grenell-ganz-zahm-article20468759.html

15.https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2004396/edi-rama-i-propozon-draft-statut-te-asociacionit-per-kosoven-macronit-e-scholzit/

16.https://kosovanews.net/rrjeti-europian-euroaktiv-shkruan-per-kapjen-e-mediave-ne-kosove-nga-korporatat-ne-fokus-te-analizes-rasti-i-klan-kosova/

17.https://www.botasot.info/kultura/2367265/gjyshi-hajn-i-pulave-djali-hajdut-nipi-politikan/

18.https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2015/01/terbimi-i-alfa-kafshes.html

19..https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2023/01/shtate-mendime-per-nje-krize.html

Ibrahim Kelmendi – një karakter i çuditshëm, nuk është një figurë që mund të gjykohet vetëm mbi bazën e ndonjë statusi apo shpërthimi emocional

1
„Amicus Plato, sed magis amica veritas“ Aristoteli (1)
Ibrahim Kelmendi nuk është një figurë që mund të gjykohet vetëm mbi bazën e ndonjë statusi apo shpërthimi emocional. Ai është një veprimtar i madh, një intelektual dhe guximtar i veçantë, një njeri që ia ka kushtuar jetën Kosovës.
Qysh si pjesëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe si një nga themeluesit e UÇK-së, e deri te veprimtaria e tij e mëvonshme, ai mbeti i palëkundur në një parim:
sakrificë për të drejtën, pa përfitim personal. Në fund të fundit, ai mbeti një idealist kategorik, shpesh i tmerrshëm për kundërshtarët dhe i paragjykuar nga gati të gjithë.
Kelmendi ka refuzuar poste në qeverinë e Thaçit, sepse, siç ka thënë, nuk kishte luftuar për shpërblime, por për atdheun. Ky akt e dallon atë nga shumë të tjerë. Ai është i rrallë në veprim dhe i rrallë në karakter.
Artikulimi i tij është i drejtpërdrejtë, pa metafora zbukuruese dhe pa dorëza diplomatike.
Kelmendi flet me një sinqeritet që shpesh të duket i ashpër, madje vulgar, por pikërisht ky vulgaritet buron nga përkushtimi ndaj së vërtetës, nga zemra e pastër, nga zemra e plastë, dhe nga përbuzja që ndien ndaj trillimeve, folklorizmit dhe manipulimeve.
Ai lufton edhe kundër mitizimit të UÇK-së dhe për të drejtat e serbëve në Kosovë. E shan gati çdo ditë Kurtin, por kjo nuk bazohet në urrejtje personale, mendoj unë, por në frikën e tij se Kosova mund të pësojë.
Mua më janë dërguar dosje të sajuara kundër tij, ashtu si edhe për Jusuf Gërvallën, Qosjen, Rugovën, madje edhe për Kurtin kohët e fundit. Për diku 30-50 veta. Nuk i kam bërë kurrë publike, sepse referencat janë të gjitha të sajuara.
Pikërisht aty pata kuptuar natyrën e narracionit të përhapur, kryesisht në debate televizive, ku shpesh ftohen udbashë, disa të deklaruar, të tjerë të fshehur, por të pranishëm në skenë publike edhe sot. Ata dinë të shfaqen si patriotë, por veprimet e tyre përfundojnë duke i shërbyer Serbisë.
Për të krijuar hapësirë veprimi, shpikin tradhtarë kudo. Mendoj se është fushatë që drejtohet dhe rekomandohet nga BIA serbe.
Tradhtari mbulon veten me ligjërim patriotik. Ai i shërben vetëm si maskë, mirëpo e zhveshin cullak veprat kapitale që kryen në dobi të Serbisë.
Në atë kazan akuzash dhe iluzionesh, Ibrahim Kelmendi qëndroi i qartë: ai nuk ka treguar asnjë ambicie për poste, nuk ka kërkuar asgjë nga Kosova. Pasi pa se shoqëria jonë u mbush me zbukurime, iluzione, fisnikërime të rreme dhe sytë mbylleshin para realitetit, ai zgjodhi të rikthehej në Gjermani.
Nuk e braktisi Kosovën, por nuk ia doli të përshtatej, të shkrihej në një shoqëri që shtiret. Në një hipokrizi gati totale. Ku i drejti dhe jo hajni, duket si i idiot.
Ajo nuk është natyra e tij.
Ashtu si Jean-Jacques Rousseau, i cili refuzoi pensionin e mbretit Louis XV të Francës dhe gjithashtu ofertën e mbretit gjerman, Frederikut të Madh të Prusisë, për të mbetur i lirë në mendim, jo i varur nga oborri, edhe Ibrahim Kelmendi nuk pranoi poste apo shpërblime nga qeveritë e pasluftës. Ai nuk e shihte kontributin për Kosovën si urë për privilegje personale.
Për të, mjaftonte fakti se kishte bërë atë që duhej për atdheun. Ky qëndrim e bën Kelmendin një figurë të rrallë: të pavarur nga pushteti, të pakorruptuar nga tundimi dhe të lidhur vetëm me të vërtetën.
Karakteri Ibrahim Kelmendit mund të krahasohet vetëm me seriozitetin dhe vendosmërinë e Arthur Schopenhauer-it. Filozofi gjerman, i njohur për ashpërsinë dhe sinqeritetin brutal, që nuk duronte hipokrizinë.
Ai rrinte larg shoqërive sipërfaqësore dhe i shihte si zbukurime sociale të kota, prandaj i konsideronte shumicën e marrëdhënieve njerëzore si rezultat të egoizmit, jo të idealeve të sinqerta.
Si ai, edhe Ibrahim Kelmendi nuk e zbukuron realitetin, nuk i jep vetes aureola që nuk i takon dhe nuk i dorëzohet iluzioneve. Në një shoqëri që shpesh i fsheh të metat me zbukurime folklorike, mënyra e tij e të qenit është edhe e rrallë, edhe e çmuar, edhe e çuditshme, edhe e përgojuar dhe stigmatizuar.
Njerëzit që besojnë në ideale të mëdha ose ndërtojnë shtete, ose i rrënojnë ato (si Millosheviqi e Hitleri). Kelmendi ka ndikuar në ndërtim.
Idealistët e mëdhenj ecin gjithmonë në teh të shpatës. Edhe Kurti ecën aty. Por jo Thaçi, jo Mustafa, jo Ramushi – ata nuk mund t’i rezistojnë tundimit të egoizmit dhe zvarriten pa parime. Prandaj Thaçi e Mustafa e kanë firmosur me kënaqësi të madhe Asociacionin. Mu si Ramushi Çakorrin.
Ps.
Të LPK-së i njihja gati të gjithë, asnjërin nga afër. Thaçi ishte befasi e madhe. Nuk pata dëgjuar kurrë për të. E lexoja rregullisht ‘Zërin e Kosovës’, dhe në vitin 1993 pata fituar aty vendin e dytë me tregimin ‘Loti i nënës’.
Edhe unë, si Ibrahimi, nuk vrapoj pas turmës. Jo tërësisht si ai, por me një vokabular tjetër, në kërkim të së vërtetës.
Pra, nuk jemi të lidhur pranë grazhdit me tagji! Nuk e dorëzojmë lirinë e të menduarit. E duam të vërtetën si thoshte Voltaire. “Duaje të vërtetën, por fal gabimin.“ Vlen për mua, Ibrahimi e godet si me çekan me një sharje të madhe. E mbulon dikë edhe me jashtëqitje. Nuk e fal.
Ndoshta studimi i gjuhës dhe letërsisë frënge, si dhe profesioni im si profesor frëngjishtes, sot pedagog social në një bashki në Gjermani, kanë ndikuar të braktis atë dhunë verbale që, si fëmijë dhe i ri, e përdorja edhe unë.
Ibrahimi mendon se Rugova ishte tradhtar. Unë mendoj ndryshe: pa Rugovën dhe pa UÇK-në, Kosova nuk do të çlirohej kurrë.
Perëndimi, kur nuk ka interes ose empati, shpall lëvizjet çlirimtare si terroriste, por jo tani Listën Serbe, që la katër të vrarë pas vetes!
Serbia i premtoi litium Gjermanisë. Tre miliardë avion në Francë dhe Italia ka investuar shumë. Edhe Trumpi do të përfitojë diçka në Beograd.
Tani Kurti nuk sulmohet sepse po ndërton një shtet ligjor, por sepse mund të dëmtojë interesat e tyre me Serbinë. Dhe nuk flet aq shumë Serbia për Asociacionin sa Perëndimi.
Kurti ka për opozitë 90% të mediave, Quintin dhe ambasadën amerikane. Dhuratat e Vuçiqit janë edhe disa nga arsyet pse po protestojnë studentët në Serbi. Gazetari serb te Deustche Welle tha se Vuçiqi e ka blerë mbështetjen e Perëndimit.
Tani duket e dëshirojnë edhe një republikë nacional-ortodokse, si në Bosnje, për të mbajtur nën kontroll popujt me besim islam… edhe pse një republikë e tillë shihet si e gabuar…
Pra, Ibrahim Kelmendi është ai që është: vetvetja! Një veprimtar i përkushtuar dhe një mendimtar i thellë, një iluminist i rrallë. Ai mbetet edhe një arkiv i gjallë i historisë së re të Kosovës, një figurë që tregon se integriteti, guximi dhe përkushtimi ndaj të vërtetës janë më të rëndësishme se çdo fjalë, çdo pushtet, çdo përfitim personal dhe se çdo shprehje vulgare.
1. “Amicus Plato, sed magis amica veritas” (Platon është shoku im, por e vërteta është shoqja ime më e mirë) i atribuohet shpesh Aristotelit, si një parafraze e një pasazhi nga “Etika Nikomakiane”.

Organizimi ndryshe i pajisjes me libra të nxënësve

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___

Në çdo fillim-viti shkollor problematizohet pajisja me libra të nxënësve. Zhurmohet panevojshëm, ndërkohë që zgjidhja është e thjeshtë dhe kursimtare. Përvoja gjermane është ideale. Librat nga shkolla fillore e deri në përfundim të shkollës së mesme riciklohen, nga klasa në klasë. Organizimin me pajisje me librat shkollorë, e bënë mësuesi/ja, respektivisht, kujdestari i klasës, të paktën, një javë para se të fillojë viti shkollor. Nxënësve u mbetet të blejnë vetëm -Fletorët e Punës- dhe materialet tjera shkollore.

Librat jepen falas, për çdo nxënës, pavarësisht gjendjes ekonomike të tyre. Nxënësit udhëzohen që librat të mbështjellën me plastamas (najlon) të tejdukshëm, për t`i ruajtur nga zhubrosja, ndotja, ku shkruhet emri dhe mbiemri, në një letër të ngjitur sipër mbështjelljes, i nxënësit që merr në dorëzim dhe përdorim librat përgjatë vitit shkollor. Kthimi i librave sërishmi në shkollë, respektivisht, tek kryetari i klasës me ndihmësit e tij, nënkryetari dhe sekretari, duke verifikuar numrin dhe mirëmbajtjen e secilit libër. Në rast të shpërdorimit apo humbjes të librit, dëmshpërblimi kap shifrën e trefishit të çmimit normal. Kjo praktikë vazhdon të funksionojë në Landet, Republikat gjermane, të paktën, në shumë syresh që unë i njoh.

Dhe, shtrohet pyetja: A më e pasur është Kosova, e cila librat shkollorë i përdorë vetëm një vit, pastaj i hedhë në shportën e letrave, apo Gjermania e cila e riciklon përdorimin e librave për vite me radhë, duke kursyer milionat e eurove?! Dhe, kur këtë kursim e bënë Gjermania, superfuqi ekonomike evropiane, pse të mos e bëjë Kosova jonë, me një ekonomi të brishtë dhe me varfëri klasike?! Andaj, është e domosdoshme që Kosova të mendojë për kursimin e buxhetit shtetëror, duke ndjekur shembullin e shkëlqyer të Republikave gjermane, përdorimin e ricikluar të librave shkollorë të përdorura. E mira e dytë është se librat janë të siguruara shkollës dhe Ministria e Arsimit nuk merakoset fare për një çështje, tashmë, të zgjidhur nga vetë shkollat e Kosovës.

Kaosi i hartimit dhe botimit të teksteve shkollore në Kosovë!

Kosova ka aprovuar dhe zbatuar programin arsimor të Bolonjës, i pranuar e edhe nga BE-ja. Kosova, si shtet që aspiron Evropën, duhet të mësojë dhe aplikojë edhe procesin arsimor, të ngjashëm me atë të shteteve evropiane.

Librat për lëndet shkencore shkollore nuk ndryshojnë brenda shtetit. Por, për lëndët shoqërore, shtetet e ndara në Lande, Kantone, Komuna të Evropës, kanë specifikat e tyre, andaj edhe përshtatën librat shkollorë. Autorë i vetëm i një libri shkollor, madje i çfarëdo natyre qoftë, nuk mund të jetë një njeri, qoftë ai Prof., Dr. Hartuesit e librave shkollorë janë grup autorësh, zakonisht, tre dhe më shumë titullarë: Prof., Dr., por rrallë ka edhe ndonjë ndihmës magjistër. Në vendet e Evropës të zhvilluar, të emancipuar nuk ka autorë të librave shkollorë të pa licencuar dhe as vullnetarë, të cilët bëjnë biznes me hartimin  e librave shkollorë.

Ndërkohë që në Kosovë ka një anarki rrugaçërore e kriminale, që nxjerrin në treg librat shkollorë, pa autorizim, pa kriter, jashtë çdo kontrolli shtetëror, duke krijuar huti e kaos në shkollat e të gjitha niveleve të Kosovës. Kjo është alarmante dhe Ministria e Arsimit duhet t`u japë fund praktikave të tilla anarkiste, që ndikojnë për të keq në cilësinë e arsimimit të mirëfilltë të shkollarëve tanë, madje të të gjitha kategorive.

Shtëpi botuese shtetërore të Librit Shkollor, domosdo e kohës

Shtëpia botuese e Librit Shkollor, dikur, ka mbuluar nevojat për literaturën shkollore, që nga mësimi fillestar, pra, nga klasa e parë fillore e deri ke dispensat universitare. Kjo shtypshkronjë do të plotësonte të gjitha nevojat e materialeve tjera për shkollat, si ditarët shkollorë dhe gjithçka tjetër, që bazë kanë letrën e shkruar dhe të pashkruar të formateve të ndryshme. Kjo do të plotësonte edhe materialet e nevojshme të administratës shtetërore dhe komunale, në nivel të Republikës të Kosovës.

Të gjitha llogaritë e bëra rezultojnë në domosdoshmërinë e rithemelimit të shtëpisë botuese të Librit Shkollor, me mundësi të lehtësuara, madje, të gjithmonshme të pajisjes me literaturë dhe materiale të tjera shkollore si dhe materiale për të gjithë administratën shtetërore. Shtëpia botuese shtetërore e Librit Shkollor, do të kursente miliona euro, krahasuar me shpenzimet aktuale të rrëmujshme, në kaos jashtë çdo kriteri dhe kontrolli të buxhetit shtetëror. Abuzimi i buxhetit shtetëror, me blerjet e literaturës shkollore nga shtëpitë botuese private, është një krim zyrtar shtetëror. Kjo ngjason shumë me privatizimet e terminaleve doganore apo ushqimin e blerë për ushtrinë, me pagesë 4 fishin e milionave eurove më shumë, në raport me përgatitjen e ushqimit, aktualisht, në kazermat ushtarake!

Privatizimi i egër i pasluftës, shpërfaqi falsitetin e disa “biçim komandantësh”, duke abuzuar me gjakun e dëshmorëve dhe luftën e luftëtareve të mbijetuar, përfituan nga kaosi përgjatë protektoratit nga administrata burokratike dhe korruptive e UNMIK-ut, zhvatën pamëshirshëm pasuritë e brezave shqiptarë. Komandantët mujsharë dhe zullumqarë u thirrën në luftën e pabërë, u zhytën në krime, vranë ushtarakët, të cilët, realisht, e bënë paqen dhe luftën e Kosovës, si dhe kundërshtarët tjerë politikë!

Vërtet, nuk mund të jesh edhe patriot, edhe hajn i popullit, i shtetit tënd – njëherësh! Patriotizmi dhe hajnia janë antipod i njëra-tjetrës, pra, përjashtojnë njëra-tjetrën. Ashtu siç demantojnë “patriotizmin e komandantëve”, kur ata i vrasin luftëtarët e lirisë, për të përfituar, dhunshëm e përgjakshëm, meritat e tyre të luftës dhe për të vazhduar me pushtetin hajnor e kriminal. Mjerisht, kjo ndodhi në “Kosovën e çliruar” nga armiku serbo-sllav, por të përgjakur nga komandantët shqipfolës me bandat e tyre kriminale

Studiuesi nga Tirana Mark Palnikaj për Kanunin e Lekë Dukagjinit

Si njëri nga kontribuesit në grupin e pajtimit të gjaqeve dhe
ngatërresave prej më shumë se tridhjetë vjetësh, më është dashur
të merrem seriozisht me të drejtën zakonore dhe posaçërisht me
kanunin e quajtur të Lek Dukagjinit.
Nuk ndjehem mirë kur shikoj nëpër televizione programe me
opinionista për të folur mbi kanunin dhe gjakmarrjen, me njerëz
të quajtur gazetarë dhe opinionistë, që nuk kanë asnjë njohuri se
kur ka filluar të veprojë kjo e drejtë zakonore, pse është krijuar,
si ka mundur të mbijetojë për qindra vjet në kombin tonë, si ka
vepruar në zona të ndryshme, por e shajnë pa pushim pa sjellur
asnjë provë të gabimeve të tij.
I nxitur nga ky mllef që më është krijuar nga këta të quajtur
studiues dhe opinionistë, që për fat të keq ja kanë arritur të
krijojnë vërtetë një opinion të rrejshëm në masat popullore për
këtë vepër madhore të krijuar nga populli jonë ndër shekuj dhe që
ka zgjuar vemendjen dhe interesimin e studjuesve në mbarë botën për studimin e vlerave të tij, vendosa që të shkruaj edhe unë diçka
nga eksperienca ime për këtë vepër madhore.
Në intervista televizive kam dhënë disa të dhëna dhe
mendime të mijat për kanunin. Shumë shikues më kanë shkruar
dhe marrë në telefon duke më këshilluar që ato mendime që jap
në intervista t’i shkruaj në ndonjë libër.
Më në fund, vendosa të shkruaj edhe unë diçka por para se
të shkruaj, sipas parimeve të mija, duhet me lexue ato që kanë
shkruar më parë të tjerët dhe mos me kopjue as mos me përsëritë
ato që kanë thënë dhe shkruar të tjerët.
Nga botimet në gjuhën shqipe grumbullova mbi 39 libra me
mbi 9000 faqe ku flitej për doket, të drejtën zakonore shqiptare
dhe për kanunin.
Në internet ishin të publikuara mijëra faqe në gjuhën shqipe
dhe në gjuhë të ndryshme, si referate, përkthime, studime, tema
diplome dhe tema doktoraturash, kryesisht në gjuhën italjane por
edhe në gjuhë të tjera. Në këto punime vihet re se ka përsëritje
të atyre që janë shkruar më parë dhe nuk po i akuzoj edhe për
plagjiaturë ose vjedhje mendimesh, këtë pikë e lë që ta verifikoni
vetë. Nëse fusim në llogari edhe punimet nga interneti, atëherë
rezulton që mbi këtë temë janë shkruar dhe publikuar më parë më
shumë se tridhjetmijë faqe dhe para se të ndërmarrësh nismën për
të shkruar diçka, duhet të mendohesh mirë.
Në respekt të punës dhe mundit të atyre që kanë shkruar mbi
këtë temë, po radhiti më poshtë titujt e librave që kam mundur
të grumbulloj dhe do të përmendi edhe një numër të vogël të
punimeve mbi këtë temë në formën e artikujve dhe referateve që
mua më kanë lënë më shumë mbresa për seriozitetin e trajtimit të
temave të diskutuara në to.
1. Statutet e Shkodrës, Universiteti “Wisdom”, Tiranë 2010
2. Statutet e Drishtit, OMBRA GVG, Tiranë, 2009
3. Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Leke Dukagjinit, Albinform,
Tiranë, 1993
4. Frano Ilia, Kanuni i Skanderbegut, Shkodër 1993
5. Ismet Elezi, E Drejta Zakonore Penale e Shqiptareve,
shtepia botuese “8 Nentori, Tiranë 1983
6. Akademia e Shkencave e RPSSH, E Drejta Zakonore
Shqiptare “1”, Tiranë, 1989
7. Margaret Hasluck, Kanuni Shqiptar (Ligji i Pashkruar
Shqiptar), Lisitan, Tiranë, 2005
8. Ismet Elezi, Kanuni i Labërisë, Toena, Tiranë, 2006
9. Ismet Elezi, Kanuni i Labërisë, botimet Kumi, Tiranë
2023
10. Haxhi Goci, Kanuni i Bendës, OMBRA GVG, Tiranë,
2010
11. Ю. В. Иванова, Памятники Обычного Права
Албанцев Османского Времени, Москва, “НАУКА”,
Издательская фирма “Восточна литература”, 1994(
Julia V. Ivanova, E Drejta Zakonore e Shqiptarëve nën
Perandorinë Osmane, Moskë 1994),
12. Xhemal Meçi, Kanuni i Lekë Dukagjinit në varjantin e
Mirditës, GEER, Tiranë, 2002
13. Xhemal Meçi, Kanuni i Lekë Dukagjinit varianti i Pukës,
Fiorentina, Shkodër, 2019
14. Shefqet Hoxha, E drejta Dokesore në Lumë (Kanuni i
Lumës), Tiranë, 2013
15. Xhafer Martini, Pajtimi në Traditën Popullore, Jehona,
Tiranë, 2001 16. Xhafer Martini, Kanuni i Dibrës Trashëgimi
Etnojuridike, Botimet M&B, Tiranë, 2016
17. At Zef Valentini, Ligji i Maleve Shqiptare, Plejad, Tiranë,
2007
18. At Zef Valentini, Studime dhe Tekste Juridike, Plejad,
Tiranë, 2009
19. Sabri Quku, Kanuni i Lekë Dukagjinit në profilin juridik,
Muzeu Historik Shkodër, 1997
20. Ndue Dedaj, Kanuni mes Kuptimit dhe Keqkuptimit,
Mirgeralb, Tiranë, 2010
21. Xhyher Cani, Kërkime mbi Kanunin e Skendërbeut,
Camaj-Pipa, Shkodër, 2000
22. Pal Doçi, Vetëqeverisja e Mirditës, Shtëpia Botuese
Enciklopedike, Tiranë 1996
23. Pal Doçi, “Për Kanunin”, shtëpia botuese “Geer” 2003,
pa vend botimi.
24. Abdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj, E drejta Zakonore
Shqiptare (Trashëgimi Kulturore-Juridike, Faik Konica,
Prishtinë, 2017
25. Zef Benusi, Përmbledhje Sistematike e Zakoneve
Juridike të Vjetra Shqiptare, Shkodër, 2002
26. Mark Krasniqi, Besa në Traditën Shqiptare, Akademia e
Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2011
27. Besim Muhadri, Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë
Dukagjinit, Gjakovë, 2020
28. Kazuhiko Yamamoto, Struktura Etike e të Drejtës
Zakonore Shqiptare, Tiranë, 2015
29. At Shtjefën Gjeçovi Shkencëtar dhe Atdhetar, PrizrenZym, 2020 30. Rezana Konomi (Perolla), Rendi Etnojuridik nga Statutet
tek Kanunet, Tiranë, 2013
31. Hyacinthe Hecquard, Historia dhe Përshkrimi i
Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë, Plejad, Tiranë,
2008
32. Johan Georg Von Hahn, Studime Shqiptare, Tiranë, pa
vit botimi
33. Mariano San Nicolo, Administrimi Austro-Hungarez i
Shqipërisë 1916-1918, Tiranë, 2018
34. Ali Galip, Histori Rreth Shqipërisë dhe Shqiptarëve,
ALSAR, Tiranë, 2023.
35. Anton Nikë Berisha, “Kanuni – Dëshmi e Qenësishme
e Ligjësive të Lashta të Jetesës së Njeriut Tonë”, Shkup,
2023.
36. Dr. Ludvig Von Thalloczy “ILLYRISCH –
ALBANISCHE FORSCHUNGEN”, Munchen und
Leipzig, 1916
37. Dr. Syrja Pupovci, Marrëdhënjet Juridike Civile në
Kanunin e Lekë Dukagjinit, Prishtinë 1971
38. Francesco Tajani, “LE ISTORIE ALBANESI”, Salerno.
39. Shaban Gjuraj, E drejta zakonore ne Çermenike, Kanuni i Mustë Ballgjinit.
Besoj se do arrij te sjell nje kontribut modest per studiuesit ne kete fushe.
***
Deri tani Kanuni sipas Gjeçovit është përkthyer në më shum se 10 gjuhë, shqip, serbisht, italisht, spanjisht, frengjisht, gjermanisht, anglisht, rusisht, turqisht, kroatisht, japonisht, suedisht, norvegjisht etj.
Julia V. Ivanova ka përgatitur dhe botuar në Moskë (1994) një përkthim të plotë në gjuhën ruse të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke përfshirë edhe versionet klasike të Bogishiq dhe Kosmajec.
Ky botim ka pasur numrin ISBN/IBAN 16818 dhe është një nga burimet më të rëndësishme për albanologjinë në hapësirën sllave, por nuk është shumë i qarkulluar jashtë Rusisë.
Botimi i saj në rusisht shënon faktikisht një nga përkthimet e para të plota të Kanunit në një gjuhë të madhe lindore (pas turqishtes osmane).
Nga rrjetet sociale.
Kanuni i Lekë Dukagjinit përkthehet në gjuhën Spanjolle nga Dr. Erida Ajazi.
Miqve të mi ju lutem dhe ju rekomandoj ta lexojnë me vemendje. Shikoni se çfar thesaresh po identifikohen në popullin shqiptar.
I pari mendim që më erdhi ndër mend, kur profesoresha e Universitetit Florida Southern College dhe ST. Peterburg College Florida – SHBA, Erida Ajazi më dhuroi librin e përkthyer prej saj në spanjisht “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (El Kanun de Lekë Dukagjini) me një parathënie të At Gjergj Fishtës, Botime EDFA 2016, ishte ai përcaktimi krejt qëllimkeq i akademikut serb Vladan Dordeviçit, kryeministër në vitet 1897 -1900, se shqiptarët janë gjakatarë, të çartur, të egër si kafshë, jashtëzakonisht injorantë, se “nuk dallonin dot sheqerin nga bora.” Këta “shpellarë modern” i kujtonin qeniet primitive, që flinin përmbi pemë, tek të cilat vareshin me anë të bishtit. Po ashtu më doli parasysh edhe ajo përgjigja e dr. Fox – it, pasi u pyet nga një shtegtar në qytetin e Podgoricës se ç`dinte për shqiptarët, ku i thoshte se “…ishin llumi i Ballkanit, pasardhës banditësh të ndjekur nga vende të tjerë të Ballkanit, një grup i keq, moralisht dhe fizikisht.”
Por u largova nga këto mendime kur thashë me vete se si mund të kanë qenë të parët tanë të tillë, kur kanë pasur mençurinë dhe kulturën të formulojnë dhe zbatojnë edhe kur nuk kishin qeveri të mirëfilltë, një kushtetutë si Kanuni që pa asnjë mëdyshje studiuesit e ndryshëm kanë rënë dakort se ishte një rregullator normash morale dhe juridike nga më të përparuarat në Evropën e asaj kohe. Dhe në qoftë se dikush e ka identifikuar “barbarinë” e shqiptarëve me “gjakun” – la vendeta, apologjia e Homerit shqiptar për Kanunin, e sqaron në mënyrë shteruese këtë problem, i cili në shtete më të konsoliduara ekzistonte, por kryhej nga shteti. Kurse kushtet social – politike të Shqipërisë që ka mbajtur mbi shpinë pushtues të ndryshëm, dhe ku vrasësi mund të strehohej në atë mungesë shteti të unifikuar dhe pa autoritetin e domosdoshëm, në besën e një Bajraku tjetër, gjakmarrja ishte e justifikuar ndaj kriminelit. Prandaj dhe duke folur për rëndësinë e botimit të këtij Kanuni, dhe që ende është në diskutim në është sistemuar nga Lekë Dukagjini apo ka ushtruar fuqinë e vet mbi vendet ku ai sundonte, shprehet se: “Me të vertetë se neper botim të “Kanunit të Lekë Dukagjinit” i bahet komit nji sherbim i dobishem, mbasi për ç`do nji Shtet, qi thotë, se do me jetue e me u zhvillue mbas parimeve t`arsyes e të hullis së gjytetnis së vertetë, ligjët gojdhanse e qi permlidhen në kanunin doketar të komit, kan nji randsi të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë para sysh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjët e Shtetit.”
Ajo që është jashtë çdo dyshimi është fakti se meritën e madhe të mbledhjes së këtyre normave që përbëjnë këtë Kanun (pra etimologjikisht: vizore për të hequr vija të drejta. gr.) e ka prifti etnograf nga Kryeziu i Pukës, At Shtjefën Kostandin Gjeçovi, atdhetari e prijësi i shquar i luftrave për liri dhe i vrarë më 1929 në Zym të Gjakovës, duke mbrojtur shqiptarët nga sulmet e shovenistëve serbomëdhenj.
Kanuni u botua në vitin 1933 nga anëtarët e urdhrit katolik të themeluar nga shenjti Franceso d`Asissi, tetë shekuj më parë dhe natyrisht që në qoftë se qe një vlerë e madhe njohëse atëherë, mendoni sesa i vyer bëhet përkthimi dhe botimi i tij sot në gjuhë të huaj, sikurse bëri doktore Erida Ajazi, kjo vajzë e dalë nga qyteti i Durrësit dhe pinjolle e një familjeje të shquar për kulturë e patriotizëm.
Populli nuk thotë kot se dardha nën dardhë bie. Ajo është mbesa e klerikut të shquar, Refik Ajazi, Qytetarit të Nderit të Kavajës, eruditit dhe studiuesit të letërsisë, njohësit të disa gjuhëve të huaja, dashamirësit të filozofëve të lashtë e bashkëkohorë, mësuesit dhe përhapësit të virtytit e sidomos të harmonisë fetare, luftëtarit antifashist dhe atij që nuk e thyen keqtrajtimet, poshtrimet dhe internimet e komunistëve. Për këtë figurë madhore, mjafton të lexoni librin monografik të porsadalë nga shtypi të autorit Qemal Vrioni, botim i “emar”, 2017.
Erida, e lindur më 19 korrik të vitit 1987 në Durrës, kjo intelektuale me vullnet të hekurt dhe vlera të rralla, e ka kryer me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” dhe më tej ka studiuar në degën “Gjuhë, Letërsi Spanjolle dhe Qytetërim Hispanik” dhe atë angleze, në Universitetin e Tiranës, ku është vlerësuar me medalje të Artë. Po me medalje të Artë ka përfunduar dhe studimet për Nivelin Master, me specializim në “Përkthim – Letrar dhe Interpretim në gjuhët angleze dhe spanjolle”. Ajo, studionte dhe krijonte pareshtur; sikur ndiqte devizën e argjentinasit të famshëm Jorge Luis Borges që “Të jetosh nuk është e rëndësishme, të lexosh dhe të shkruash po”. Prandaj, duke parë aftësitë, përkushtimin dhe talentin e saj, ju dha bursë prej Qeverisë së populli mik spanjoll, për demokracinë e të cilit në vitet 1936 – 39 kishin dhënë kontributin e tyre edhe luftëtarët shqiptarë dhe pas vitit 2011 vazhdon të perfeksionojë dijet e saj në Universitetin Komplutense, Fakulteti i Filologjisë në Madrit, ku jo vetëm meriton sërish medaljen e Artë, por i bëhet nderi i dorëzimit të saj nga vetë Mbreti i Spanjës. Në këtë solemnitet, ka diçka që duhet shënuar, por dhe për të treguar dashurinë e saj për Atdheun: jashtë protokollit, Erida kërkon që krahas flamurit spanjoll të vendoset dhe ai shqiptar, kërkesë që i plotësohet.
Po të shohësh Curriculum Vitae të saj, do ndihesh krenar që një vajzë shqiptare, ka arritur nivele të tilla akademike jashtë vendit. Një vajzë që kudo që të ndodhet kërkon të nderojë veten, familjen dhe Shqipërinë. Dhe Shqipërisë i ka bërë shërbimin më të madh me përkthimin dhe botimin në spanjisht të “Kanunit”, kësaj vepre monumentale që për ne shqiptarët ka pasur rëndësinë e ligjeve Manu, ato të Hamurabit, apo Justinianit për popujt e tjerë. E meqenëse jemi këtu, ja vlen të kujtojmë se Plutarku për ligjet e Likurgut (ndihmuar nga kretasi Talet dhe spartani Artmiadi) thotë: “Likurgu nuk i shkroi ligjet e veta, madje kjo gjë ndalohej në një prej urdhëresave të tij të quajtura “retra”. Ai mendonte se, në rast se parimet më të rëndësishme dhe më të përshtatshme për ta bërë një qytet të lumtur dhe të virtytshëm do të hynin në shprehitë dhe rregullin e jetës së qytetarëve, ato do të bëheshin të qëndrueshme dhe të patundura, sepse më fort se sa në detyrimin do të gjenin mbështetje në vullnetin e lirë,..” Dhe kur e pyetën një tjetër ligjvënës, Solonin (që u ndihmua nga kretasi tjetër, Epimenidi) nëse ligjet që kishte hartuar për athinasit, a qenë më të mirat, u përgjigj; “Më të mirat që ata mund të pranojnë.”
Tani kush mund t`i qortojë nenet e Kanunit tonë të shekujve më parë. Përse duhet të turpërohemi nga përmbajtja dhe rreptësia e tyre? Po si do vente halli i këtij populli sikur ai me vullnet të lirë të mos i kishte bërë të tijat kërkesat e këtij Kanuni? Ja këtë e ka kuptuar mësë miri e urta dhe e ditura Erida Ajazi.

Shënime historike se si tërmeti katastrofik i vitit 518 kishte shkatërruar sa hap e mbyll sytë 24 qytete-fortifikata të Dardanisë

1507 vjet më parë: Tërmeti katastrofik i vitit 518 kishte shkatërruar sa hap e mbyll sytë 24 qytete-fortifikata të Dardanisë dhe në këtë kuadër është përfshirë edhe Ulpiana!
Nëpërmjet burimeve historike dhe kronikave të kohës, studiues të vëmendshëm kanë rizbuluar njoftime të ndryshme dhe në këtë kontekst edhe njohuri të rëndësishme në historinë e tërmeteve. Sipas njoftimeve në fjalë, në vitin 518 një tërmet katastrofik do të godiste Provincën e Dardanisë. Siç njoftoi Marcellin Komesi (c. 480-c. 540), një kronist ilir i asaj kohe i lindur në rrethet e Shkupit, termeti kishte shkatërruar 24 qytete-kështjella sa hap e mbyll sytë. Midis tyre ishte edhe Shkupi (Scupi), metropoli i Provincës së Dardanisë. Në burimet relevante të kohës, ndër qendrat e shkatërruara përmendet edhe Ulpiana, e cila do të ristrukturohet tërësisht nga Justiniani I (527-565), perandor bizantin me origjinë dardane nga territori në fjalë. Që nga kjo kohë qyteti është quajt JUSTINIANA SECUNDA, qytet ky që aktualisht është duke u rizbuluar nga shkenca jonë e shoqëruar me atë botërore!
Teksti i Marcelin Komes në përkthim të lirë mbi tërmetin e Provincës së Dardanisë në vitin 518!
“Në Provincën e Dardanisë, njëzet e katër kështjella u shembën në të njëjtën kohë nga një tërmet i fortë. Prej tyre, dy u varrosën plotësisht së bashku me banorët e tyre, katër humbën gjysmën e ndërtesave të tyre së bashku me banorët, njëmbëdhjetë kishin një të tretën e shtëpive të tyre dhe po aq njerëz humbën, shtatë kishin një të katërtën e shtëpive së bashku me të gjithë banorët. Në fund, vendet fqinje u braktisën nga frika e shkatërrimit. Sepse metropoli i Scupit (pra, Shkupi si qendër e Dardanisë, J. D.) u shkatërrua plotësisht, megjithëse nuk humbi asnjë nga qytetarët e tij që ikën para armikut të tyre (qytetarët e Shkupit në ndërkohë, para termetit kishin braktisur qytetin duke ikur nga armiku, J. D.). Pjesa më e madhe e maleve të provincës u nda nga ky tërmet, gurët u shqyen nga masivet e tyre dhe pemët u shkulën. Nëpër një gjatësi prej tridhjetë milje toka u ça me një gjerësi prej dymbëdhjetë hapash dhe përgatiti një humnerë të thellë ku ranë shumë nga qytetarët që iknin nga rrënojat e kështjellave dhe shkëmbinjve, ose nga inkursionet e mëtejshme të armikut […]”!