Kreu Blog Faqe 475

115 vjetori i ditëlindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20 vjetori i bekimit të gurthemelit të katedrales së saj në Prishtinë

Nga: Frank Shkreli

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe në 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të Katedralës së saj në Prishtinë, SH. B. “DRITA” në Prishtinë dhe Qendra për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore (QTSHK) në Shkup, kanë njoftuar se nga 25 gusht deri më 5 shtator, organizohen “Ditët e Shën Nënë Terezës”, 2025. Ashtu si edhe në të kaluarën, ky program prej 10-ditësh kushtuar Shën Nën Terezës ka për qëllim të promovohen – anë e mbanë trojeve arbërore — aktivitete kulturore dhe shpirtërore që pasqyrojnë jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës në vende te të ndryshme të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

 “Mua më ka frymëzuar aq shumë edhe gjatë kohës sa merrem edhe me punë të shtetit të Kosovës dhe që kemi ndërtuar shtetin modern të Kosovës, pra po behën disa vite që Nënë Terezën e kam pasur si shembull të dashurisë, paqes, mirëkuptimit mes njerëzve dhe shërbimit ndaj popullit të vet”, është shprehur Ibrahim Rugova për Nënë Terezën

Aktivitetet e shumta filluan me 26 gusht, 2025 – ditëlindjen e Nënë Terezës – me një koncert solemn nderimi në Katedralën “Shën Nënë Tereza” – në Prishtinë. Koncert Solemn në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të KatedralesAshtuqë me një pritje në Qendrën “Bogdanipolis” të Katedralës që mban emrin e Shënjtores së Kombit shqiptar, shënojnë hapjen zyrtare 10-ditëshe të veprimtarive vjetore të “DITËVE TË NËNË TEREZËS 2025”.  Një rast ky për të kujtuar këtë murgeshë të thjeshtë por në zë, të Kishës Katolike, një bije të madhe të Kombit shqiptar dhe kësaj Nëne të të gjithë njerzimit — që me të drejtK konsiderohet si nderi i Kishes dhe krenaria e kombit shqiptar. Për të kremtuar, pra jetën dhe veprën e shenjtëreshës tonë – një figurë që frymëzon mbarë njerëzimin, siç thuhet në njoftimin e përbashkët të organizatorëve të këytre veprimtarive pëkujtimore — Sh. B. “Drita” në Prishtinë dhe “QTSHK në Shkup. DITËT E SHËN NËNË TEREZËS – 2025: prgrami i plotë i aktiviteteve kulturore dhe shpirtërore

Nderimin që Nenë Tereza, i bën Kishës Katolike dhe Kombit shqiptar të të origjinës së saj, e ka shprehur më së miri dikur, miku i madh i shqiptarëve, Papa Gjon Pali i dytë — duke thenë se Nënë Tereza ishte një prej misionarëve me te mëdhej të shekullit të kaluar. Me rastin e beatifikimit të Nenë Terezes, Papa Gjon Pali II tha se, “Perëndia e bëri këtë grua të thjesht, që vinte nga një prej rajoneve me të varfëra të Evropës, një instrument të zgjedhur për t’i shpallur Ungjillin të gjithë botës, jo duke predikuar, por me veprat e saja të përditëshme të dashurise, ndaj më të varfërëve të botës. Ajo ishte një misionare me një gjuhë universale të dashurisë që nuk njihte kufij as përjashtime dhe nuk kishte preferenca, perveç për më të harruarit e shoqërisë”, është shsprehur dikur miku i saj i ngusht, Papa Gjon Pali i II.

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova me një grup shqitaro-amerikanësh para monumentit të Nënë Terezës në Prishtinë

Por sot – në 115-vjetorin e lindjes së saj, më shumë se kurr, mesazhi i Nenë Terezës ështe gjithnjë mesazhi i bamirësisë, mesazhi i paqës dhe i dashurisë.  Nje murgeshë katolike, me origjinë shqiptare, në një vend kryesisht hinduist si India, Nenë Tereza kombinoi jetën e saj tejet të thjesht me një përqendrim te palëkundur ndaj më të varfërëve të botës duke krijuar kështu një rrjet botëror bamirësie. Ndërkohë që veprat e saja tejkalonin kufijt fetarë dhe etnikë, me punën e saja, ajo tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve botërorë gjë që, në vitin 1979, Nenë Terezës i akordohet Çmimi Nobel për Paqe, hera e parë në historinë e Kombit shqiptar që një personalitet i tillë me origjinë shqiptare i akordohej një nderim i tillë ndërkombëtar – një nderim ky për vet Nenën Tereze por edhe krenari për të gjithë shqiptarët vullnet mirë kudo.

Sot, Kombi shqiptar, me të drejtë, eshtë krenar me Nenë Terezen. Por fatkeqsisht, nuk ishte gjithmonë kështu. Megjithse Nënë Tereza njihej anë e mbanë botës si bamirëse me origjine shqiptare, Shqipëria komuniste e viteve 70 e 80-të nuk e përmendëte fare atë, pasi regjimi i Enver Hoxhes, pothuaj, kishte zhdukur klerin katolik shqiptar dhe e kishte futur vendin në një absurditet ateist të paparë në historinë e njerëzimit. Regjimi komunist sllavo-aziatik enverist, refuzonte t’i jepte Nënë Terezës vizë-hyrje që te vizitonte nënen e motrën e saj dhe më vonë as nuk e lejoi që të merrte pjesë as në varrimin e nënës së saj. Çfarë regjimi i egër, i pashpirt, mizor e torturues!  Komunitetit të vjetër shqiptaro-amerikan, na kujtohet edhe sot kur përfaqsuesit e regjimit komunist shqiptar braktisën sallën e Kombeve të Bashkuara ndërsa Nenë Tereza i fliste botës në Tetor, 1985. “Jemi mbledhur këtu për të falënderuar Zotin për 40 vjet të punës së bukur të Kombeve të Bashkuara për të mirën e njerëzve”, ka thenë Nënë Tereza në OKB, duke shikuar një audiencë të plotë prej rreth 1,000 diplomatëve dhe figurave të shquara, kryesisht të veshur me kostume të zeza dhe fustane mbrëmjeje, raportonte me atë rast Gazeta e madhe Nju Jork Tajms duke cituar fjalët e Nenë Terezës para 1000 diplomatëve botërorë:  ”Asnjë ngjyrë, asnjë fe, asnjë kombësi nuk duhet të na ndajë – ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit.”  Ndërkohë Gazeta Nju Jork Tajms citonte me atë rast fjalët e Presidentit Ronald Reagan për Nenë Terezën se ”Çdo pjesë e botës ka njohur stilin e ndritshëm të veëprimtarisë së kësaj gruaje të mrekullueshme të krishterë…Mijëra janë shpëtuar nga shtegu i varfërisë duke ditur se dikush kujdesej për ta.”  Sipas kronikës së Nju Jork Tajms, duke iu referuar dhjetëra liderëve botërorë që folën me atë rast nga i njëjti podium, Javier Perez de Cuellar, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë e prezantoi Nënën Terezën, duke thënë: ”Këtë javë kemi pasur privilegjin të kemi këtu burrat më të fuqishëm në botë. Tani kemi privilegjin të kemi gruan më të fuqishme në botë.”

Me Nënë Terezen në Washington circa 1987 – me mikun e ngusht dhe kolegun e nderuar prej më shumë se gjysëm shekulli Dr Elez Biberaj dhe fmiljet tona në atë kohë

Megjithse nepërmjet valeve të Zërit të Amerikës, përpiqeshim që Kombi shqiptar të mësonte sa më shumë për veprimtarinë e Nenë Terezes, regjimi komunist shqiptar bënte c’mos që të fshihte, por pa sukses, para shqiptarëve dhe botës, personin dhe imazhin që gëzonte Nenë Tereza anë e mbanë botës dhe shqiptarëve kudo, të cilët ishin në dijeni të veprimtarisë botërore të Nënë Terezës. Por sot, për fat të mirë, me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Nenë Terezës, gjërat kanë ndryshuar. Nënë Tereza – vetëm me ndonjë përjashtim aty këtu – gëzon pothuaj, universalisht, anë mbanë botës shqiptare respekt dhe admirim për veprat dhe imazhin që gëzon sot Nenë Tereza kudo si simbol dhe përfaqsuese e vlerave dhe traditave më të mira të kombit shqiptar, duke bërë të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët, anë e mbanë botës.

Ashtu si edhe më parë, në 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, sipas programit të njoftuar nga organizatorët, do të ndermirren aktivitete të shumta në kujtim të kësaj figure të madhe të Kombit shqiptar. Por ky përvjetor i lindjes së saj, përkon sivjet edhe me 20-vjetorin i inaugurimit të Katedrales “Nenë Tereza” në Dardaninë e lashtë në Prishtine, ku 2-3 dekada me parë tankset dhe forcat kriminele të ushtrisë dhe policisë serbe kishin për objektiv zhdukjen e racës shqiptare nga Dardania. Aty, pra, në ato troje të lashta dardane, sot ngrihet Katedralja kushtuar Nenë Terezës.  Neqoftse kerkoni mrekulli prej Nenë Terezës, shkoni në Prishtinë, në Shkup, Shkodër e Tiranë, kur para shembjes së Murit të Berlinit në trojet shqitare as nuk lejohej te permendej, zyrtarisht, emri i saj. Ateherë, kur Kombi shqiptar kërkonte Nenën “për me ba gjamën”, Nenë Tereza u pergjigj. Ishte miqesia e saj me Papa Gjon Palin e Dyte dhe më vonë edhe takimet e saj me ish-Presidentin amerikan Bill Clinton që luajtën një rol bindës për ndërhyrjen e NATO-s për të shpëtuar shqiptarët e Kosoves nga katastrofa shfaruese si banues të atyre torjeve. Vetë Presidenti Clinton, në shenimet e tia ka tnëne se, pas takimit me Nenë Terezën, ndiente një obligim që të bënte dicka për të shpëtuar popullin shqiptar.

Sa i përket 20-vjetorit të vendosjes së gurit themeltar të Katedralës në Prishtinë të shumtë kanë qeneë kontribuesit,  perfaqsues të ndryshëm fetarë, politikë dhe të rrymave të ndryshme të jetës e sidomos komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerikë në veçanti, kanë kontribuar konsiderueshëm për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë, kredia kryesore për atë vepër të madhe u takon dy arkitektëve kryesorë që – ndër shumë të tjerë — benë të mundur ndërtimin e katedralës: Presidenti historik I Republikës së Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves dhe të ndjerit Imzot Mark Sopit, ish-ipeshkvit te Kosovës.  Kur u vendos gur themeli i Katedrales në Prishtinë me 26 gusht te vitit 2005, Presidenti Rugova tha nder të tjera se “Sot eshte një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po bekojmë gurin e themelit te një tempulli të shenjte, që i kushtohet Nenës së dashur Shqiptare-Kosovare dhe Nenës se Njerëzimit — te lumës Nenë Tereze — asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në të gjithë planetin, duke afirmuar vlerat tona e duke ndihmuar mbarë Njerëzimin.”

Katedralja “Shën Nenë Tereza” në Prishtinë

Me mall e respekt kujtoj vizitat zyrtare ne presidencën, ku pas bisedave zyrtare (si Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, NAAC) drejtohej për në dhomën ku mbante modelin miniaturë të Katedrales së ardhëshme. Me krenari dhe me nje entuziazëm të pashoq, Ibrahim Rugova fliste për arkitekturën dhe për vet objektin, jo vetëm si një monument fetar por edhe historik mbarë kombëtar.

Prandaj në këtë 115-vjetor të lindjes së Nenë Terezës dhe në 20-vjetorin e bekimit të gurit të parë të Katedralës kushtuar Nenë Terezës në Prishtinë, shqiptarët kudo, si individë dhe si komb të jemi krenarë me Nenë Terezën. Ashtuqë, me krenarinë tonë për jetën e veprat e saja ta tregojmë çdo ditë, sipas porosisë së saj – “me akte të vogëla dashurie”, sidomos në marrëdhëniet tona me njërin tjetrin kudo që jemi, pa dallim feje e krahine, si shqiptarë dhe me të tjerët si komb i denjë përfaqsues i Nenë Terezës, sepse Ajo është e të gjithë neve.

Mosmirënjohja

2
Njeriu është, që në lindje, një qenie e pambrojtur. Ai mbijeton falë të tjerëve, duke nisur nga nëna, mëson përmes të tjerëve dhe ngrihet mbi supet e atyre që i dhanë diçka nga vetja: kohë, dashuri, përkujdesje, sakrificë. E megjithatë, në rrjedhën e jetës, shumë e harrojnë këtë fakt, apo më saktë, zgjedhin të harrojnë.
Mosmirënjohja në të vërtetë nuk është thjesht harresë. Ajo është një mohim i vetëdijshëm, një vendim për të fshirë gjurmët e të mirës që të është bërë. Është një boshllëk etik që zë vendin e zemrës. Kur dikush i përkushtohet tjetrit me mirësi dhe më vonë neglizhohet, harrohet me raste dhe luftohet keqazi ndodh një dëm i padukshëm, por i thellë. Një plagë që nuk gjakos por lë pasoja afatgjata në marrëdhënien mes njerëzve dhe me ndërgjegjjen.
Në filozofinë antike, mirënjohja trajtohej si një virtyt thelbësor për rendin moral dhe harmoninë shoqërore. Seneka shkruante: “Mirënjohja është kujtesa e zemrës.” Po çfarë ndodh kur zemra nuk dëshiron të kujtojë? Kur çdo ndihmë e marrë përjetohet si e merituar, si e natyrshme, si detyrë e tjetrit dhe merret si e mirqenë?
Jetojmë në kohë kur kultura e egos na shtyn të mendojmë se gjithçka që kemi, e kemi vetëm falë vetes. Se gjithçka që na është dhënë, na takonte. Në këtë atmosferë të ftohtë individualizmi, mosmirënjohja lulëzon, sepse është e lehtë të harrosh se dikur nuk ishe vetëm. Se dikur nuk mundeshe vetë, se dikush apo disa të dhanë dorën kur të nevojitej.
Mosmirënjohja është një formë e egër e padrejtësisë. Ajo e zhvesh njeriun nga dimensioni i tij më i thellë moral, ndjenjën e detyrimit moral ndaj të mirës që ka marrë. Kant thotë se respekti për tjetrin nuk buron nga ndjesia, por nga detyra. Por mosmirënjohësi nuk ndjen as detyrë, as nderim. Ai harron jo sepse nuk mban mend, por sepse nuk dëshiron të mbajë mend.
Nietzsche, me sarkazmën e tij të kthjellët, shkruante: “Njerëzit harrojnë më shpejt kush i ka ndihmuar sesa kush i ka ofenduar.” Për mua personalisht, mosmirënjohja është një formë e heshtur e tradhtisë, nuk ka nevojë për fjalë, as për gjykim sepse harresa vret me indiferencë.
Ndodh pothuajse gjithmonë që mosmirënjohjen ta njohim prej njerëzve më të afërt duke nisur me familjarët, me të dashurit e zemrës, me miqtë e ngushtë. Është ndjenjë e shëmtuar, mjaft e hidhur por që jep leksione të vyera jete e na bën të vlerësojmë njerëzit sipas ndërgjegjes e shpirtit të tyre. Mua vetë mosmirënjohja e disa njerëzve të dashur për mua dikur më ka mësuar vlerësimin e pakufi ndaj mirënjohjes, ndaj atyre pak të tjerëve që përkulen përballë dhimbjes së dikujt tjetër që është në vështirësi, që pranojnë ndërvarësinë njerëzore. Atyre lidhjeve që na bëjnë më shumë sesa thjesht individë, na bëjnë qenie të bashkuara nga kujtesa, dashuria e dhembshuria.
Kush nuk njeh mirënjohje, nuk do të mësojë kurrë as të dojë vërtet.
Sepse dashuria e pastër nuk lind nga boshllëku por nga ndjenja se je falur, je ndihmuar, je përkrahur e dashur nga dikush tjetër.
Mosmirënjohja nuk është mungesë fjalësh, është mungesë shpirti dhe njerëzit e pashpirt nuk i hyjnë në punë as vetes së tyre. Mosmirënjohësit mos i jepni kurrë një mundësi të dytë sepse do ta pësoni më keq se herën e parë.

Zot banjav kryet ka i pocerrk…!

0
ZOT BÂNJAV KRYET KA I POCERRK …
Ish merzitë shumë Bardhi i shkretë. Ish bâ tim e teslim sa nuk gjâjke lis ku me e vjerrë veten, po edhe ma shumë iu dhimke plaka e tij. E shoqja Thanushë u munojke me i dhânë gajret e përkrahje plakut, se ia shihke shpirtin tue iu djegë. Djemt ishin hallakatë keq nërveti me marre, bashk me bija, nipa e mesa, dalë dipi me ka krejt. Iu shkojke zhurma n‘kup‘ t‘qells tue u përplasë ner veti për kishe „punë t‘iratit“, po nuk ish punë irati, n‘gjeti kjé ileti. Nuk mujshin kurrëqyshë me i da detyrat se nuk e nigojke i vogli t‘madhin e as i madhi t‘voglin. Mos me métë me kaq, veç ma zi ishin dalldisë bijat e mesat. Shkojke „zhyrykama“ si me kénë lufta e Qerbelasë! Kojshi iu qilluen kolontë e kqij, sa mujshin i ferkojshin duert tue thanë se: „kta s‘jânë domaçina, krejt budihava e kanë iratin, … !“! Zhivko e Ratko nuk ia dajshin rakisë me meze tue i ferku duart prej qefi!
Ish çue heret Bardh ziu, e muer plaken me veti me dalë kah mali se nuk mujke me e durue zhurmen. Tue hecë rrug‘s i dulë hiallë nji hije përpara, si n‘kajde hyjnie.
– Kah jini nisë k‘shtu si pa kry, o pleq t‘urtë?
– Ah, dikah e kurrëkah qe besa, diku ku munem me hupë pa na pa kush!
– Jo ju me hupë bash kurrqysh, po unë kâm me jav plotsue nji dishirë, veç se duhet mos me e zgatë shumë se kputet shpejt!
E kqyren njâni tjetrin pleqt e ngratë se kah iu preftoj tash kjo hije hyjnore!? Ménoi shkurt, i shkoi n‘mén që sall ka nji pocerrkë mén me ua dhânë Zoti, ishin rehatue, se iratë kanë qe besa! Nisi me iu dridhë buza prej sikleti e gzimi! E ménoi: Oj Hyjni, po t’lutna që familjarve t’mi me ua bâ kryet ka i pocerrkë mén!
– O oooj hhhhyyyjni, popopo t‘lutem që fffamiljarve t‘mi me ua bbâ kryet ka i pocerrkë …, k‘tu iu kput koha e dishirit, se tepër gatë!
Shkuen te shpia shpejt me pa çka âsht bâ, kur … çka me pa o i Madhi Zot, të tânë me krye pocerrkë! Nuk u merzit asnji fije, se ia kishin plasë barkun.
Nuk shkoi gatë e t‘çoi Zoti frymë e stuhi sa me u tmerrue! I kapi tmerri kryepocerrkat e t‘muaren turr kah pojata se Kulla iu dok larg ato njizet hapa. Prej atij tmerrimi e tue u përplasë me njâni tjetrin, iu rrokaten farat n‘kry e për çudi u rahatuen diqysh, si t‘trulluem e t‘nélkyem po, po jo ma me zhurmë! Shkojshin tue i thânë njâni tjetrit: – Priej ti! – Jo jo, nisja ti! – Ani ani, po merremi vesh diqysh!
Pleqtë e shkretë méten gojëhapun prej habie e shydeti!
– Ah moj plakë, zori i paloi e i rehatoi, deri kur zgatë ky far shydeti, e din sall dreqi n’fara t‘kresë t‘tyne, se Zoti nuk merret me punë t‘liga! Falë Zotit që nuk thash „Zot bânjav kryet me brina t‘dreqit!“!
– Jo plak o, dreqin e kanë me brina e shyt mréna, n‘krye e n‘bythë, pasha ty e pasha mue! Zoti i kfjelloftë farat e ktyne krenav pocerrka!
Dorë për dore e msyen malin të shkretët! Zhurma tjeter nuk vonohet, se farat e pocerrkav veç kanë nisë me u terë e me i marrë fryma nëpër krena gjysë boshe!
…
26 gusht 2025

Poshtërimi i Sulltan Mehmetit II Fatih nga Gjergj Kastrioti në Krujë dhe Masakra e Çidhnës në Dibrën e Poshtme (Gusht 1466)

* Poshtërimi i sulltan Mehmetit II Fatih përballë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Krujë dhe Masakra e Çidhnës në Dibrën e Poshtme (Gusht 1466).”
*Më 1 gusht të vitit 1466 [1], pasi kishte pësuar humbje katastrofike përballë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke lënë nën muret e Kështjellës së Krujës dhe rrethinat e saj plot 30.000 [2] – 35.000 ushtarë të vrarë [3], sulltan Mehmeti II Fatih vendosi të tërhiqet për në Stamboll i poshtëruar botërisht, duke lënë 80.000 ushtarë të zgjedhur nën komandën e renegatit arbër, Ballaban Pasha, për të vijuar rrethimin e Krujës me shpresën se garnizoni mbrojtës mund të dorëzohej nga uria [4]. Pas largimit nga Kruja, Mehmeti II me masën kryesore të armatës perandorake, marshoi në drejtim të jugut dhe u ndal pranë rrënojave të qytetit të lashtë ilir, “Scampa” ose “Valmi”, i shkatërruar gjatë dyndjeve të popujve barbarë.
Sipas lajmeve, të cilat qarkulluan fillimisht në qytetin e Venecias dhe që nga aty, në të gjitha kancelaritë europiane të kohës, duke nisur nga njoftimet e para të ambasadorit milanez, Gherardo de Collis (korrik 1466), flitej se: “Sulltan Mehmeti II Fatih ishte larguar për mungesë të theksuar ushqimesh, sepse kishte mobilizuar një ushtri aq të madhe sa në Arbëri nuk gjendej as fije bari, edhe kanë ngrënë jo vetëm drithërat, hardhi dhe barëra të tjera të tokës, por deri edhe gjethet e pemëve, në mënyrë që i gjithë vendi, deri pak pranë qytetit të Shkodrës, atë vit nuk do të korrë drithë, as do të prodhojë verë dhe as ushqime të tjera [5].” Ndërsa, A.Gegaj, i cili bazohet kryesisht tek G.Biemmi, e përmbledh shumë shkurt, duke nënvizuar faktin se Kruja i qëndroi të gjitha sulmeve të trupave osmane, të cilët ushtria e paepur e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu i shfaroste sa herë sulmonin dhe shton se Mehmeti II, pasi e kuptoi që s’kishte asnjë shpresë, as nga tradhtia, as nga forca e hapur dhe duke iu trembur famës që kishte fituar, vendosi të largohet nga Kruja [6]. A.Cutolo, duke vlerësuar qëndresën titanike të popullit arbër dhe duke analizuar situatën kritike në të cilën ndodhej Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në vitin 1466, konkludon me shumë të drejtë, se: “Pak më shumë se 14.000 burrave u pati rënë të përballonin goditjen e njërës prej ushtrive më të mëdha që kishte pushtuar ndonjëherë atë tokë, ndërsa Europa ende nuk arrinte ta kuptonte se ai garnizon heroik mbronte edhe Krishtërimin nga Islami [7].” Mbi shkaqet e largimit të sulltan Mehmetit II Fatih nga Kruja, flet edhe kronisti bizantin Kritobuli, i cili duke qenë i pranishëm gjatë zhvillimit të këtyre ngjarjeve, mundohet ta justifikojë këtë disfatë të turpshme, duke shkruar se: “Atje tek Ilirët ekzistonte një kështjellë e mbrojtur mirë dhe shumë e fuqishme, e quajtur Krujë.
Kjo bile ishte si akropol dhe mburojë e gjithë vendit. Këtë, babai i sulltanit (Murati II), kishte tentuar dhe më parë (që ta merrte) me shumë mënyra: me topa, me makina gurëhedhëse dhe me rrethim të gjatë, por nuk mundi ta pushtonte, aq ishte e fortifikuar. Pra, kur arriti këtu sulltani (Mehmeti II), duke parë se ishte e fortifikuar dhe e mbrojtur dhe nuk kishte mundësi të pushtohej me lehtësi, nuk mendoi se duhej të operonte tërësisht kundër kësaj (kështjelle) dhe të mundohej, të vuante dhe të harxhonte kohë duke qëndruar aty afër me ushtrinë dhe, duke bërë një rrethim të gjatë, të humbiste kot trupa dhe të holla. Kishte mundësi me një mënyrë tjetër ta shtinte në dorë qytetin dhe vendin, pa mundim dhe pa rrezik [8].”
Edhe në malësitë e Veriut të Arbërisë, njësoj si në Krujë, osmanët dështuan në përpjekjet e tyre përballë Lekës III Dukagjinit, i cili duke bashkëpunuar ngushtë me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe nipin e tij, Ivan Cernojeviç, princ i Zetës së Sipërme (Mali i Zi), shpëtuan qytetet e rëndësishme të Arbërisë Veriperëndimore të kontrolluar nga Republika Veneciane, si: Shkodra, Lezha, Danja, Drishti dhe Ulqini. Ndaj, si shpagim për dështimin e kësaj fushate ushtarake, sulltan Mehmeti II Fatih, u hakmor, duke urdhëruar masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile, spastrim etnik, shfarosje masive, djegie dhe shkatërrime që nuk ishin parë dhe dëgjuar asnjëherë më parë në Kontinentin Europian, madje as në kohën e dyndjeve barbare!
Ata që i shpëtuan vdekjes nga sulmet e ushtarëve turq, përjetuan një fat akoma më të kobshëm, sepse u kapën robër dhe u shitën si skllevër nëpër tregjet e improvizuara apo pranë qendrave të banuara ku kalonin rrugë të rëndësishme tregtare. Masakrat dhe barbarizmat që udhëhoqi sulltan Mehmeti II Fatih në Arbëri ishin një gjenocid i pastër me përmasa të tmerrshme mbi një popull të pafajshëm, i cili sipas kronistëve osmanë të kohës, duhej shkulur nga rrënjët për t’u zhdukur nga faqja e dheut për të vetmen arsye se ata dëshironin të jetonin të lirë në trojet e veta shekullore. Për ta vërtetuar se ajo çfarë ndodhi në Arbëri gjatë vitit 1466 ishte me të vërtetë një gjenocid i pastër, ky fakt i pakontestueshëm konfirmohet nga vetë kronistët osmanë, të cilët shuajnë çdo përpjekje për ta parë këtë çështje në një optikë tjetër. Këvami shkruan se: “Bejlerëve të aftë ai (sulltani) iu dha një sasi ushtarësh e i shpërndau në çdo anë.
Gjergj Kastrioti
Ata depërtuan, luftuan dhe gjuajtën disa mijëra të pafe (Arbër), i kapën dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës, disave prej tyre ua preu kokat, ndërsa disa të tjerë i çau në dysh. Të gjithë të tjerët, urdhëroi dhe i shkuan në shpatë para tij [9].” Kronisti osman, Idris Bitlisi, paraqet një tablo edhe më të përgjakshme, sepse thotë se: “Shumica e krerëve krenarë, kryelartë e mizorë të këtij populli keqbërës u lidhën me prangat dhe zinxhirët e humbjes së rëndë dhe në duart e fitimtarëve ranë kaq varganë hyrish e djemsh fytyrëhënë me gërsheta të thurura si zinxhirë dhe me flokë kaçurrela. Preja e kafshëve që përdoren për të hipur dhe e bagëtive, që përbëjnë pasurinë e zakonshme të këtyre të pafeve të mallkuar e që ranë në dorë të fitimtarëve, nga që ishte e shumtë, nuk qe e mundur të llogaritej. Meqë ishte një ushtri e madhe robërish, të tërë vetijëndritur që kishin bukurinë e Jusufit (figurë biblike; Jozefi i bukur i Egjiptit, djali i preferuar i Jakobit dhe një ndër paraardhësit e 12 fiseve të Izraelit – P.Z.) dhe që u shtinin zilinë zanave, zakonisht këta u nxorën herë mbas here në ankand për 4.000 derhem ari (secili). Por meqë numërohej një fat i madh të blije të këtilla krijesa të këndëshme, çmimi i çdonjërit prej sish në tregun e ankandit arriti në 20-30.000 derhemë ari. Bile nuk mbeti njeri pa e kthyer kokën që t’i blinte, përveç ashikëve veteranë e të falimentuar, që ishin adhurues të bukurisë së faqehënave. Sa për të pafetë kokëfortë dhe vramuzë që ishin të kaluar nga mosha dhe që kishin pamjen e djallit, shumë nga këta iu ekspozuan shpatës së hakmarrjes së luftëtarëve duke u vrarë herë mbas here nga 3.000, 4.000 e deri në 7.000 prej sish. Duke marrë pjesë në gostinë (me temën): “Vrajini krejt të pafetë!”, mijëra militantë e luftëtarë u ngopën, duke derdhur gjakun e mijëra e mijëra robërish që u bënë pre e shpatave të tyre gjakpikuese. Mbas kësaj beteje që u fitua nga myslimanët ashtu siç kishin dëshiruar ata dhe mbasi u nënshtrua populli i atij vendi, për të vendosur rendin në një vend të këtillë plot paudhësish e trazirash dhe për qeverisjen e këtij vendi plot me rreziqe, sulltani urdhëroi ngritjen e një fortese të fortë, më të fortë nga të gjitha fortesat që ishin në botë [10].” Ndërsa, vetë kronisti personal i Mehmetit II, Tursun Beu, i cili ishte i pranishëm gjatë zhvillimit të këtyre masakrave mbi popullsinë civile, duke mbajtur shënimet përkatëse, shkruan me shumë entuziazëm se: “Atëherë u dha urdhëri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin përpara Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, fap-fap, i ekzekutonin. I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në 3.000, 4.000, 7.000 nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja që rridhte [11].” Mbi brutalitetim e ushtrive osmane në vitin 1466 flitet edhe në historiografinë moderme turke, ku thuhet se popullarat lokale që fshiheshin nëpër male, ndiqeshin dhe masakroheshin pa mëshirë; gra e fëmijë merreshin peng, ndërkohë që Arbëria përjetoi një plaçkitje të pabesueshme [12]. Plaçka ishte aq e madhe sa shumë prej kafshëve shtëpiake të kapura, vriteshin në mënyrë që të mos u liheshin armiqve [13]. Edhe kafshët e egra në male vuajtën prej kësaj dhune kaq të madhe [14]. Përveç këtij gjenocidi dhe shkatërrimi masiv të vendit, i cili preku të gjithë popullsinë autoktone në shumë vendbanime të Arbërise së Mesme dhe Veriore, pasojat më të rënda në kohë afatgjatë do t’i shkaktonte rindërtimi kështjellës së lashtë të Valmit, projekt i cili u realizua për të mbështetur veprimtarinë luftarake të trupave të Ballaban Pashës, furnizimin e tyre me mjete lufte, produkte ushqimore dhe materiale të ndryshme. Kjo kështjellë e fuqishme, që u ndërtua në qendër të Arbërisë, do të funksiononte si kundërpeshë e Krujës dhe si pikëmbështetje e rëndësishme për forcat ushtarake osmane që vepronin në këto treva [15]. Në fund të muajit gusht të vitit 1466, sulltan Mehmeti II Fatih vendosi të kthehet në Stamboll dhe armata perandorake osmane marshoi drejt Lindjes. Gjatë rrugës së kthimit ai kaloi nëpër trevën e Dibrës [16] dhe vendosi të kryejë një fushatë agresive, duke plaçkitur e masakruar popullin dibran [17]. I zemëruar nga rrethimi i dështuar i Krujës, Mehmedi II urdhëroi ushtrinë e tij në tërheqje të shkatërronte gjithçka në rrugën e saj dhe Lugina e lumit Drin i Zi, një nga zonat më të populluara nëpër të cilat po kthehej ushtria osmane, pësoi një katastrofë të tmerrshme [18].
Gjithçka u shkatërrua mizorisht me hekur dhe zjarr [19]… Kësaj batërdie nuk i shpëtuan edhe shumë banorë, të cilët ishin strehuar nëpër rajonet e thella malore, që në fillim të fushatës perandorake osmane dhe po qëndronin aty nën mbrojtjen e çetave malore arbëre. Një numër shumë i madh familjesh ishin strehuar sidomos në luginën e Çidhnës, ku mund të hyje vetëm nëpërmjet disa grykave aq të ngushta sa mjaftonte vetëm një trupë e vogël ushtarësh për të mbajtur larg me lehtësi çdo mori armiqsh [20]. Pikërisht në kështjellën e Çidhnës dhe rreth saj ishin vendosur banorët e fshatrave të Dibrës së Poshtme [21]. Për fatin e tyre të keq, gjatë zhvillimit të këtij inkursioni të madh osman në trevën e Dibrës, dy renegatë arbër [22], që kishin dezertuar nga ushtria e tyre, shkuan pranë Mehmetit II Fatih dhe e njoftuan për këtë vend strehimi, hyrjet e të cilit për nga natyra ishin të vështira për t’u aksesuar [23]. Dezertorët, që i njihnin shumë mirë shtigjet e këtij vendi, u vetëofruan pranë sulltanit me një propozim makabër dhe monarku gjakatar turk e pranoi me shumë kënaqësi ofertën e tradhtarëve, duke iu premtuar atyre shpërblime të majme [24]. Pa humbur kohë, Mehmeti II Fatih vendosi të niset menjëherë për të sulmuar kështjellën e Çidhnës, e cila mundonte vazhdimisht prapavijën e ushtrisë së tij [25]. Ai mori me vete luftëtarët më të fuqishëm dhe të nesërmen në mëngjes u nis drejt Çidhnës, duke përshkuar një distancë prej 12 miljesh (19.3 km – P.Z.) nëpër shtigje malore shumë të vështira dhe pasi udhëtuan për 5 orë, arritën në destinacion [26]. Të dhënat burimore mbi itinerarin e ndjekur nga forcat e armatës perandorake osmane, që rrethuan kështjellën dhe luginën e Çidhnës mungojnë, por duke u mbështetur në karakterin e terrenit, mund të thuhet se lëvizja e tyre është bërë, duke shfrytëzuar luginat dhe grykat malore pranë Çidhnës, ku mund të depërtohet nëpërmjet pesë shtigjeve: 1) Nga Veriu: Lanë Lurë – Xhaxhisht – Kështjella e Çidhnës, 2) nga Veriperëndimi: Borie-Lurë — Arth — Gurë-Lurë — Kështjella e Çidhnës, 3) nga Jugperëndimi: rrjedha e sipërme e lumit të Setës — Gurë-Lurë — Kështjella e Çidhnës, 4) nga Jugu: Sinë e Epërme — Kështjella e Çidhnës dhe 5) nga Lindja: Çidhna e Poshtme – Gryka e Setës – Kështjella e Çidhnës. Mund të supozohet se ushtria osmane duhet të jetë ndarë në disa pjesë dhe kolonat e saj kanë marshuar nëpër disa nga shtigjet kryesore, duke e rrethuar kështjellën e Çidhnës dhe vendstrehimet pranë saj nga të gjitha anët. Vetë Mehmeti II Fatih, me masën kryesore të ushtrisë, ku mbizotëronin luftëtarët e korpusit të jeniçerëve, ka përshkuar rrugën e njohur dhe të përdorur historikisht, e cila lidhte qytetin e fortifikuar të Stellushit në Mat, me kështjellën e Çidhnës. Në këtë mënyrë, ai iu doli mbrojtësve të Çidhnës në prapashpinë [27]. Fillimisht turqit sulmuan çetat malore, që ruani Çidhnën, duke vrarë disa prej luftëtarëve arbër dhe të tjerët që i mbijetuan goditjeve të armikut, u detyruan të tërhiqen [28]. Pas kësaj, rruga ishte krejtësisht e hapur dhe e sigurt për forcat armike, të cilët e rrethuan Çidhnën nga të katër anët. Për pushtimin e Çidhnës Mehmeti II Fatih kishte marrë me vete edhe mjete të artilerisë. Në anën juglindore të kështjellës ngrihet shpati shkëmbor i Pllajut, i cili ndodhet në një lartësi dominuese mbi këtë kështjellë dhe aty është një rrafshinë e vogël, që sot njihet si “Rrafshja e Topit [29].” Vendi në fjalë është në jug të kështjellës së Çidhnës dhe ndodhet në një largësi rreth 400-500 m në vijë ajrore prej saj [30]. Pikërisht në këtë vend thuhet se turqit vendosën topin [31] me të cilin goditën dhe dëmtuan muret e kështjellës [32]. Shkaku kryesor për rënien e Çidhnës u bë një tradhtar vendas, prej fisit të Marçenëve, që besohet t’u ketë thënë turqve se sekretin e kështjellës e dinte ai: “Po e vutë topin aty, n’atë vend, kalanë e keni marrë [33].” Po ashtu, Mehmeti II Fatih dërgoi pranë të rrethuarve dy renegatët arbër, që ndodheshin me trupat e tij, për t’i bindur banorët që të dorëzoheshin [34]. Këta dy burra mjeranë [35], tradhtarë të atdheut të vet dhe të shitur te armiku (traitres à leur patrie et vendus à l’ennemi), u paraqitën te portat e Çidhnës, duke u shtirur se janë larguar nga Kruja për të ardhur dhe për të njoftuar bashkatdhetarët e tyre për gjendjen e mjerueshme të këtij qyteti dhe të gjithë Arbërisë [36]. Ata kërkuan të flasin me banorët kryesorë të Çidhnës [37] dhe gjatë takimit që zhvilluan me ta, i bënë të kuptojnë se Kruja, e rraskapitur dhe e asfiksuar nga gjatësia e rrethimit që po përjetonte, duke e parë veten pa shpresë lehtësimi, ishte gati t’i dorëzohej Ballaban Pashës, i cili vazhdoi ta sulmonte me një ushtri të madhe; se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, duke mos guxuar më të dilte para turqve për shkak të epërsisë së madhe të forcave të tyre, ishte tërhequr fshehurazi dhe e kishte braktisur Arbërinë; se sulltan Mehmeti II, duke qenë i sigurt për rënien e Krujës, udhëtoi nëpër Arbëri me një pjesë të mirë të trupave të tij dhe se nuk kishte as kështjella dhe as vende të rëndësishme, që refuzuan t’i hapin dyert për të; se dorëzimi ishte e vetmja rrugë që mund të ndiqej në rrethana kaq të trishtueshme dhe se ishte më mirë t’i nënshtroheshin zgjedhës së fitimtarit në kushte të tolerueshme, sesa të ekspozoheshin ndaj masakrës, zjarrit dhe gjithë tmerreve të një fitoreje të përgjakshme [38]. Propozimi i Mehmeti II Fatih ishte se nëse pranonin të dorëzoheshin, ai nuk do t’i trazonte [39]. Ai premtoi se do t’u linte atyre pronën e pasurinë, duke iu garantuar paprekshmërinë dhe lirinë e plotë të besimit dhe gjithçka që dy tradhtarët arbër i shtuan fjalimit të tyre, dukej aq e mundshme dhe aq e besueshme për banorët e Çidhnës [40]. Në fund ata ritheksuan se meqenëse të gjitha qytetet dhe kështjellat e tjera janë dorëzuar: “A nuk është më mirë të negociosh, pasi ka ende kohë dhe të marrësh kushte të tolerueshme [41]”? Të gjendur në një situatë pa rrugëdalje dhe me shpresën se mund t’u shpëtonin jetën mijëra civilëve, që ishin strehuar poshtë në luginën e lumit Seta, luftëtarët e garnizonit mbrojtës u detyruan të pranojnë kushtet e kapitullimit. Ata iu dorëzuan sulltan Mehmetit II Fatih me mirëbesim [42] dhe hapën njërën nga portat e qytetit [43]. Mirëpo, kur arriti që t’i shtinte në dorë këta njerëz të pafajshëm, të cilët ishin strehuar në këtë vend të sigurtë, që nuk rezultoi si i tillë, ai dha urdhër që ata të masakroheshin barbarisht, duke mos treguar mëshirë për asnjërin prej tyre [44]. Ata u shkuan në shpatë [45], në kundërshtim me fjalën e dhënë me betim [46] dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e kapitullimit [47].
Dhimitër Frangu thotë se gjatë rrugës së kthimit (për në Stamboll – P.Z.), ndodhi që, në sajë të një tradhtari maskara e kusar, besëthyes e të poshtër, Sulltani të pushtonte një kështjellë të madhe të Skënderbeut, të quajtur Çidhna (una gran fortezza del Prencipe Scanderbeg, chiamata Chidna), ku ndodheshin 8.000 ushtarë trima, pa numëruar fëmijët e gratë dhe njerëzit e tjerë të paaftë për të mbajtur armët, të cilëve u dha një vdekje të llahtarshme [48].” Po ashtu, edhe M.Barleti pohon se: “8.000 burra, veç grave dhe fëmijëve, tirani i shkoi në thikë dhe derdhi me këtë mënyrë çnjerëzore gjak të pafajshëm, meqë nuk mundi të çfrynte dot egërsinë e vet kundër Skënderbeut [49].” Të njëjtin njoftim e ndeshim edhe te R.Knolles [50], P.Giovio [51], B.Bindoni [52], F.Sansovino [53], C.Campana [54], G.C.Saraceni [55], L. de Meneses [56], J.N.Duponcet [57], J. v. Hammer-Purgstall [58], C.Paganel [59], C.C.Moore [60] dhe F.Babinger [61]. Ndërsa G.Biemmi thotë se në Çidhën (Chidna) u masakruan 30.000 burra, gra e fëmijë, midis të cilëve 8.000 luftëtarë [62], njoftim që e ndeshim edhe te J.Pisko [63], E.Barbarich [64], A.Gegaj [65] dhe G.L.Kurbatov [66]. Të njëjtin njoftim, ku thuhet se: “sulltani, pa marrë parasysh gjininë dhe moshën e banorëve në qytetin e Çidhnës (Chidnæ oppido), rreth 30.000 u therën (incola omnes fere triginta mille fuerint obtruncati)”, e ndeshim edhe në kryeveprën monumentale “Illyricum Sacrum [67].” G.Pallotta [68], C.Simoni [69], F.S.Noli [70] dhe G.Francione [71] shkruajnë se bëhet fjalë për 28.000 njerëz: 8.000 burra dhe 20.000 pleq, gra e fëmijë. Kurse, A.Ermenji, flet për 20.000 burra, gra, pleq e fëmijë [72]. Në anën tjetër, në historiografinë e sotme shqiptare ndeshim se janë vrarë më se 10.000 pleq, gra e fëmijë [73]. Ndërsa studiuesit vendas nga Çidhna, flasin për 32.000 të vrarë: 8.000 burra dhe 24.000 gra, pleq e fëmijë, që ishin mbledhur nga fushat rreth e rotull për t’u strehuar dhe për t’i shpëtuar batërdisë turke [74]. Banorët e sotëm të Çidhnës e ruajnë ende kujtimin e hidhur të kësaj tragjedie, kur sulltan Mehmeti II Fatih, meqenëse nuk mundi ta pushtojë kështjellën e Kryeheroit me forcën e armëve, e shtiu në dorë me anën e një tradhtari, i cili tregoi rrugën e fshehtë, që vinte në prapashpinë nga ana e Stellushit [75]. Edhe historianët perëndimorë nënvizojnë faktin se sulltani nuk do të kishte mundur ta pushtojë dot Çidhnën përveç se me tradhti [76].
Në këtë vend, ai bëri një kasaphanë të tmerrshme, si hakmarrje për dështimin e fushatës së tij në Arbëri. Kjo tragjedi shkaktoi pikëllimin e thellë, por edhe dobësimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili asnjë herë më parë nuk kishte pësuar një humbje kaq të madhe [77]. Përveç të moshuarve, grave dhe fëmijëve, vdekja e 8.000 burrave të aftë për luftë, që ishin të gjithë njerëz të zgjedhur, mbi të cilët ai mund të mbështetej fuqimisht në çdo rast lufte, ishte një humbje shumë e rëndë për të [78]. Kurse civilët që u masakruan ishin kryesisht familjarët e oficerëve dhe ushtarëve të tij, por disa prej tyre ishin edhe njerëz të tij të afërm [79].
Pra, i vetmi faj i pleqve, i grave dhe i fëmijëve, që u masakruan pa mëshirë në Çidhën, ishte lidhja e gjakut me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe se djemtë e burrat e tyre luftonin përkrah Prijësit të tyre [80]. Krahas hakmarrjes, ky veprim luftarak kishte si qëllim të dobësonte bazat kryesore mbështetëse të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe të terrorizonte popullsinë arbëre. Pasi arriti këtë sukses, i cili pjesërisht i shpëtoi fytyrën, por edhe hodhi disa themele për fushatën e vitit të ardhshëm, Mehmeti II Fatih vendosi të kthehet në Stamboll [81]. Mirëpo, ai nuk deshi të hidhej përtej kufirit pa trofe lufte [82]. Prandaj, një trofe i tmerrshëm kokash i të krishterëve të vrarë në këtë vend, i parapriu kthimit të Mehmetit II Fatih në Stamboll, sepse në këtë mënyrë, xhelati u mundua t’i japë vetes pamjen e një fituesi [83]. Pas largimit të tij nga Çidhna, një pjesë e rëndësishme e Principatës së Kastriotëve tani kishte mbetur pothuajse krejt pa njerëz [84]. Shtëpi të tëra u shuan dhe Çidhnën së bashku me të gjithë Dibrën, i mbuloi zia [85]. Ky ishte një gjenocid i pastër, që dëshmon urrejtjen patologjike të Fatihut ndaj Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe popullit të tij! Për Dibrën e Poshtme përmasat e kësaj katastrofe demografike ishin si një goditje kataklizmike dhe kjo pasqyrohet shumë qartë në regjistrat e hollësishëm osmanë të vitit 1467, ku nga 59 fshatra gjithsej, pas masakrës së Çidhnës, 45 prej tyre rezultonjë të kenë vetëm nga 2-10 shtëpi [86]. Ndërsa vetë fshatrat: Çidhna e Epërme dhe Çidhna e Poshtme, janë të regjistruar respektivisht me nga 16 dhe 8 shtëpi, pra 24 shtëpi gjithsej [87]. Për intensitetin e lartë të banimit në periudhën paraturke, dëshmon edhe vetë ekzistenca në hapësirën e fshatit Çidhën e rrënojave të 3 kishave katolike [88]. Po ashtu, si dëshmi e përmasave të kësaj tragjedie shërbejnë edhe gojëdhënat, legjendat dhe këngët e ruajtura brez pas brezi nga banorët vendas [89], por sidomos tre toponime që gjenden në Çidhën. Ata janë: “Varret e të Vrarëve”, ku thuhet se janë varrosur viktimat në moshë të rritur, një varr tjetër masiv i quajtur “Varret e Cullve”, në të cilin janë varrosur fëmijët dhe aty pranë gjendet “Lugu i Vajit”, ku thuhet se çdo të dielë, në këtë vend, mblidheshin të mbijetuarit e masakrës së Çidhnës, të cilët vajtonin në mënyrë kolektive të afërmit e tyre, që ishin masakruar nga turqit [90].
Pasi çfryu tërbimin e tij në Çidhën, Mehmeti II Fatih, me një melankoli të madhe, vijoi rrugën e kthimit për në Stamboll [91] dhe njësoj siç veproi në Çidhën, ai shkatërroi të gjithë fshatrat, që ndodheshin përgjatë rrugës së tij të kthimit [92]. Ushtria e tij u largua nga vendi, duke lënë pas gërmadha, tym nga zjarret dhe grumbuj kufomash [93]. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u hakmor mbi forcat armike gjatë tërheqjes së tyre, duke vrarë një numër të konsiderueshëm, por megjithatë ai nuk mund ta lante humbjen e kaq shumë njerëzve besnikë [94]. Ajo që ndodhi në Çidhën ishte një tragjedi që preku zemrat e pjesës më të madhe të luftëtarëve arbër. Po ashtu, masakra e Çidhnës cilësohet si goditja më e rëndë shpirtërore për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe një ndër shkaqet, që më vonë do të ndikojë ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore [95]. Në vitin pasardhës, 1467, sulltan Mehmeti II Fatih u rikthye përsëri në Arbëri, por u përball edhe një herë me poshtërim dhe humbje të mëdha përballë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. I detyruar të tërhiqej me turp drejt Stambollit, ai hoqi dorë nga çdo përpjekje e mëtejshme për ta sulmuar Krujën dhe Arbërinë, për aq kohë sa të jetonte kundërshtari i tij i pamposhtur.
BIBLIOGRAFIA:
1- J.Pisko, Skanderbeg: Historische Studie, f. 102; G.Pallotta, Storia di Scanderbeg, Principe degli Albanesi, f. 141; A.Serra, Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, f. 71.
2- A.Galanti, L’Albania: Notizie geografiche, etnografiche e storiche, f. 153.
3- S.Gopčević, Geschichte von Montenegro und Albanien, (Mit fünf Stammtafeln und drei Karten), f. 100.
4- G.B.De Burgo, Viaggio di cinque anni in Asia, Africa, & Europa, Parte seconda, Milano: Nelle stampe dell’Agnelli, 1686, f. 41; G.Hammer, Storia dell’Impero Osmano, (Illustrata ed arricchita di molte aggiunte dallo stesso autore e recata in italiano per la prima volta da Samuele Romanini), Epoca seconda: Dal 1453 al 1520, Tomo V, Venezia: 1829, f. 159; J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f. 288; W.Deans, History of the Ottoman Empire: From the Earliest Period to the Present Time, London & Edingurgh: A.Fullarton & Co., 1854, f. 40; Ch.Dezobry & Th.Bachelet, Dictionnaire général de biographie et d’histoire, de mythologie, de géographie ancienne et moderne, Quatrième édition revue (Deuxième partie), Paris: Anciene Maison Dezobry, Madeleine, 1866, f. 2416; Zh.K.Faveirial, Historia (më e vjetër) e Shqipërisë, f. 284; L.Pastor, The history of the Popes, from the close of the Middle Ages (Drawn from the Secret Archives of the Vatican and other original sources), Volume IV, Second Edition, London: Kegan Paul, Trench, Trübner. & Co., L.D., Paternoster House, Charing Cross Road, 1900, f. 87; W.J.Armstrong, Scanderbeg: Prince of Albania, f. 63-64; G.Pallotta, Storia di Scanderbeg, Principe degli Albanesi, f. 141; С.Димитров, Георги Кастриоти-Скендербег и неговата освободителна борба, në: Георги Кастриоти Скендербег 1468 – 1968, Поредица „Балкан” • Nº 2, София: Издателство на Българската академия на науките (Институт за балканистика), 1970 / Georges Kastriote Scanderbeg 1468-1968, Série „Balkans” • No. 2, Sofia: Éditions de L’Académie Bulgare des Sciences (Institut d’Études Balkaniques), 1970, f. 28.
5- L.Tacchella, Giorgio Castriota Skanderbeg e i Romani Pontefici nel Sec. XV – Paolo Angeli Arcivescovo di Durazzo e Ambasciatore di Skanderbeg a Venezia nel 1467 – Il Regno di Bosnia nel Sec. XV, f. 103; Shih edhe A.Plasari, Skënderbeu – Një histori politike, f. 684.
6- A.Gegaj, L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle, f. 143.
7- A.Cutolo, Scanderbeg, f. 203.
8- K.Bozhori & F.Liço, Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, Shek. X-XV, f. 348.
9- S.Pulaha, Lufta shqiptaro-turke 1370-1530, Burime osmane, f. 117.
10- Ibidem, f. 153-154.
11- Tursun Beu, Kronikat, f. 150.
12- B.Bilmez, Skënderbeu në historiografinë turke: Sprovë për një vlerësim kritik, në: “Përpjekja (Revistë kulturore)”, Viti XIX, nr. 28-29, Skënderbeu i kërkimit shkencor, Tiranë: 2012, f. 265.
13- Ibidem, f. 265.
14- Ibidem, f. 265.
15- K.Frashëri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra (1405-1468), f. 431.
16- K.Frashëri, Historia e Dibrës: Që nga lashtësia deri në mars 1939, f. 122-123; H.A.Koçeku & Z.Gjoni, Çidhna, f. 19.
17- R.Sinani, Beteja të Skënderbeut, f. 85-86.
18- Г.Л.Курбатов, Скандербег, народный герой Албаний: популярный очерк, f. 96.
19- D.Farlatus & J.Coletus, Illyricum Sacrum, Tomus septimus, Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrachiensis, et Sirmiensis, cum earum suffraganeis, Venetiis: Apud Sebastianum Coleti, Superiorum permissu ac privilegio, MDCCCXVII (1817), f. 426.
20- G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 454.
21- R.Sinani, Beteja të Skënderbeut, f. 86.
22- A.Cutolo, Scanderbeg, f. 205; J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 341-342; C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 353; G.Francione, Scanderbeg, un eroe moderno: (multimedial hero), f. 182; F.S.Noli, Vepra IV, f. 583; H.Koltraka, Kastriotët e Kidnit Skënderbegas, f. 126.
23- J.Pisko, Skanderbeg: Historische Studie, f. 102.
24- G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 454.
25- V.Talarico, Vita di Scanderbeg, f. 77.
26- G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 454.
27- I.Cani, Rrënjët historike të Kastriotëve në Çidhën: Origjina fisnore e Kastriotëve (Studim historik e sociologjik), Fisi ndër më të lashtët në Dibër, Vëllimi II: “Dje, Sot, Nesër”, f. 150.
28- G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 454.
29- H.Ndreu, Kastriotët dhe Skënderbeu në trojet arbnore, f. 29.
30- H.Përnezha & R.Bitri, Toponimia e Çidhnës (Me 110 ilustrime fitografike dhe me një fjalës të leksikut të rrallë), f. 88.
31- H.Ndreu, Kastriotët dhe Skënderbeu në trojet arbnore, f. 29-30.
32- H.Përnezha & R.Bitri, Toponimia e Çidhnës (Me 110 ilustrime fitografike dhe me një fjalës të leksikut të rrallë), f. 88.
33- H.Ndreu, Kastriotët dhe Skënderbeu në trojet arbnore, f. 30.
34- J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 341-342; C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 353.
35- C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 353.
36- J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 342.
37- C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 354.
38- J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 342.
39- P.Giovio, Skanderbeg, Princi i Epirit, f. 121.
40- J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 342.
41- C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 354.
42- F.Babinger, Mehmet Pushtuesi: Botësulmuesi në kapërcyell kohe, Vol. I, f. 367.
43- J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 342; C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 354.
44- C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 354.
45- C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 354.
46- J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f. 289.
47- E.Upham, History of the Ottoman Empire: From Its Establishment, Till the Year 1828, In two volumes: Vol. I, Edinburgh: Constable and Company, 1829, f. 211.
48- D.Franco, Historia e gloriosi gesti e Et vittoriose imprese fatte contra Turchi dal signor D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro, f. 188.
49- M.Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 474.
50- R.Knolles, The Generall Historie of the Turkes, f. 400.
51- P.Giovio, Skanderbeg, Princi i Epirit, f. 121.
52- B.Bindoni, Skanderbeg, Princi i Epirit, f. 133.
53- F.Sansovino, Historia Universale dell’origine, et imperio de’Turchi, f. 273.
54- C.Campana, Compendio historico, delle guerre ultimamente successe tra Christiani, & Turchi, & tra Turchi, & Persiani, Nel quale particolarmente si descrivono quelle fatte in Ungheria, & in Transilvania, fino al presente Anno MDXCVIl, In Vinegia: Presso Altobello Salicato, & Giacomo Vincenti, compagni. MDXCVIl (1597), f. 295.
55- G.C.Saraceni, I fatti d’arme famosi successi tra tutte le nationi del mondo, da che prima han cominciato a guerreggiare sino ad hora, Parte seconda/Volume II, In Venetia, Appresso Damian Zenaro, M.D.C. (1600), f. 465.
56- L. de Meneses, Exemplar de virtudes morales en la vida de Jorge Castrioto, llamado Scanderbeg, Principe de los Epirotas, y Albaneses, Offrecido a la ilustre juventud portuguesa, Lisboa: En la officina de Miguel Deslandes, Año 1688, f. 250.
57- J.N.Duponcet, Exploits héroiques de Scanderbeg, roi d’Albanie, f. 342.
58- G.Hammer, Storia dell’Impero Osmano, (Illustrata ed arricchita di molte aggiunte dallo stesso autore e recata in italiano per la prima volta da Samuele Romanini), Epoca seconda: Dal 1453 al 1520, Tomo V, Venezia: 1829, f. 159.
59- C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 354.
60- C.C.Moore, George Castriot, surnamed Scanderbeg, King of Albania, f. 353.
61- F.Babinger, Mehmet Pushtuesi: Botësulmuesi në kapërcyell kohe, Vol. I, f. 367.
62- G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f. 454.
63- J.Pisko, Skanderbeg: Historische Studie, f. 102.
64- E.Barbarich, Albania (Monografia antropogeografica), f. 189.
65- A.Gegaj, L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle, f. 143, Shënimi nr. 1.
66- Г.Л.Курбатов, Скандербег, народный герой Албаний: популярный очерк, f. 96.
67- D.Farlatus & J.Coletus, Illyricum Sacrum, Tomus septimus, Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrachiensis, et Sirmiensis, cum earum suffraganeis, Venetiis: Apud Sebastianum Coleti, Superiorum permissu ac privilegio, MDCCCXVII (1817), f. 426.
68- G.Pallotta, Storia di Scanderbeg, Principe degli Albanesi, f. 141.
69- C.Simoni, Skënderbeu, Heroi i Shqipërisë, f. 124.
70- F.S.Noli, Vepra IV, f. 190-583.
71- G.Francione, Scanderbeg, un eroe moderno: (multimedial hero), f. 182.
72- A.Ermenji, Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë, Botimi i dytë, Tiranë: 1996, f. 83.
73- A.Buda, Skënderbeu Gjergj Kastrioti, në: Fjalori Enciklopedik Shqiptar 3. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë: 2009, f. 2352; J.Drançolli, Skënderbeu Gjergj Kastrioti (1405-1468), në: Fjalori Enciklopedik i Kosovës, II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë: 2018, f. 1508; F.Daci, Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër – Turqia vulos: Skënderbeu lindi në Sinë të Dibrës, f. 78.
74- H.Koltraka, Kastriotët e Kidnit Skënderbegas, f. 126.
75- I.Cani, Rrënjët historike të Kastriotëve në Çidhën: Origjina fisnore e Kastriotëve (Studim historik e sociologjik), Fisi ndër më të lashtët në Dibër, Vëllimi II: “Dje, Sot, Nesër”, f. 150.
76- V.Talarico, Vita di Scanderbeg, f. 77; O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 376; G.Francione, Scanderbeg, un eroe moderno: (multimedial hero), f. 182.
77- R.Knolles, The Generall Historie of the Turkes, f. 400.
78- G.C.Saraceni, I fatti d’arme famosi successi tra tutte le nationi del mondo, da che prima han cominciato a guerreggiare sino ad hora, Parte seconda/Volume II, In Venetia, Appresso Damian Zenaro, M.D.C. (1600), f. 465.
79- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 376.
80- B.S.Këbej, Origjina dibrane e Skënderbeut, f. 55.
81- V.Talarico, Vita di Scanderbeg, f. 77.
82- J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f. 289.
83- C.Paganel, Histoire de Scanderbeg: ou turks et chrétiens au XVe siècle, f. 354.
84- J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f. 289.
85- H.A.Koçeku & Z.Gjoni, Çidhna, f. 20.
86- Më gjerësisht, shih: Vilajeti i Dibrës së Poshtme, në: Defteri i hollësishëm për zonat e Dibrës i vitit 1467 (përg. e red. Eduart Caka; përkth. Vexhi Buharaja; rec. Edmond Malaj, Ardian Muhaj), Akademia e Studimeve Albanologjike/Instituti i Historisë, Tiranë, 2019, f. 63-116.
87- Ibidem, f. 72-73.
88- A.Bunguri, Të dhëna arkeologjike nga Çidhna e Poshtme (Dibër), në: “Candavia”, 3, 2011, 197-219.
89- Xh.Martini, Optika e Schmitt-it për Skënderbeun (Kritikë), f. 18.
90- H.Përnezha, Krahina e Çidhnës (Histori dhe etnokulturë), f. 29.
91- R.Knolles, The Generall Historie of the Turkes, f. 400.
92- V.Talarico, Vita di Scanderbeg, f. 77.
93- Г.Л.Курбатов, Скандербег, народный герой Албаний: популярный очерк, f. 96.
94- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f. 376.
95- B.S.Këbej, Origjina dibrane e Skënderbeut, f. 56.
Nga: Paulin Zefi.
Luzern, Zvicër, 26.08.2025.

Zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar, kryetari i LDK-së, Abdixhiku, e nënvlerësoi, që paraqet deklaratën më të ulët të kujtdo që meret me politikë

3
Diçka për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri
1. Krytari i ri i Parlamentit z.Dimal Basha edhe sa ishte deputet ishte shpesh objekt talljeje, e edhe tash masi u zgjedh kryeparlamentar nga shumica kjo zgjedhje po komentohet me ironi e tallje. Normalisht pa të drejtë, sepse z.Basha nuk është për tallje, as nuk është i mangët në përgatitje ashtu siç portretizohet nga shumkush. Madje në sytë e mi z.Basha është më i mirë e më i përgatitun profesionalisht se 90% e deputetëve të tanishëm të Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari i ri Basha studimet Bachelor dhe ato të Masterit i ka përfundu me vlerësime maksimale në New York të Amerikës edhe del dikush i fshatit Qabiq e Hajkobillë e mundohet me u tallë me të.
Për më tepër, z.Basha gjatë legjislaturës së kalume u kanë njëri ndër zërat e pakët në partinë e tij që ka rezonu e folë drejt pa kalkulu politikisht e pa u brengos për karrieren e tij politike.
2. Zgjedhjen e z.Basha kryeparlamentar, kryetari i LDK-së e quajti “fitore të injorancës” dhe kjo për mua paraqet deklaratën më të ultë të tij prej që meret me politikë. Kjo deklaratë është e ultë, cinike, e pasaktë dhe vet injorante.
Kryeparlamentari Basha edhe sikur ta mbante pozitën e tanishme për 100 vite nuk do ta tallte e dëmtonte Kosovën dhe instirucionet e saj siç i ka tallë e dëmtu Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja e tij institucionet dhe vet shtetin e Kosovës.
Lumiri dhe LDK-ja e tij qesharake nuk dijnë as vet çka dojnë: Nuk dojnë takime me VV-në, nuk dojnë koalicion, nuk dojnë të votojnë kryeparlamentarin?
Shtrohet pyetja çka hamomin dojnë?
Me 17% të votave me koalicion me dashurinë e tyre të përjetshme (PDK-në) dojnë me marë qeverinë. E marin hajdarin tem!
Edhe sikur të ishte e mundshme, nuk do të ishte as e ndershme, as demokratike e as reprezentuese që dikush me 17% mbështetje të ia zë vendin dikujt me 42% mbështetje popullore, po ma para gjen ujë në Sahara se sa ndershmëri në LDK.
3. Edhe pse PDK-ja është një parti që i ka shkaktu dame jashtzakonisht të mëdha Kosovës, prap ajo doli zhbllokuese e situatës. E mbajti premtimin që do të votoi secilin kandidat të VV-së që nuk u kanë pjesë e qeverisë. Prej deputetëve të PDK-së vetëm Nait Hasani votoi kundër. Naiti ka standarde, ai edhe Cherchillit në kohë të vet i kish gjetë behone. Se kah po i buron gjithë ai negativitet e ajo qehre e randë veç ai e din, edhe e kam një bindje që kur vjen puna te votimi Naiti kolegëve të PDK-së po ju thotë “nuk po du as qysh po du”.
Nejse, deputetët e PDK-së edhe përkundër që e votuan z.Basha për kryeparlamentar, ata në njëfar mënyre menduan që u tallën me z.Basha dhe VV-në, a me sinqeritetin ma të madh po ju them që Kryeparlmentari Basha për ndershmëri, punë dhe dije i man në xhep të vogël krejt grupin parlamentar të PDK-së. Gjithsesi tallja është gjynahi më i vogël i mundshëm i PDK-së ndaj Kosovës.
4. Përveç znj. Arbërie Nagavci, mendoj që z.Basha është kandidati më i mirë i propozuar deri tash. Znj. Nagavci sa ishte nënkryetare e Parlamentit në disa raste ka udhëheqë seancat parlamentare dhe me sinqeritetin ma të madh ju them se që nga paslufta nuk e ka udhëheq dikush tjetër seancën ma me rregull, ma mirë, ma me elegancë dhe fjalor parlamentar.
Kandidaturat tjera janë kanë disa komike e disa tragjike, po kulmi do të ishte nëse do të zgjedhej i përfoluri Fatmir Limaj, deputet në listën e zezë të Amerikës dhe Shqipe Selimi e akuzuar për rrahje të të burgosurëve nga vëllau i të vrarit Haki Ymeri.
5. AAK-së dhe kryetarit të saj i dështoi njëri raund i bllokimit të institucioneve. Po ti thoshte dikush dikujt në vitin 1999 se Gjeneral Ramush Haradinaj do ta bllokonte Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës me ndihmen e Adem Hoxhës, piunit të Vuçiqit e Serbisë, me siguri se ai do të tranohej. Dje me Radojçiqin në takime, sot me Adem Hoxhën, se me kë do të kumbarohen nesër Gjeneral Haradinaj veç ai edhe një Zot e di. Teposhtëza e tij politike nuk ka kufi.
6. A mundet me më tregu një njeri normal në Kosovë, Ballkan, Europë, Azi e Oqeani se pse priti Vetëvendosje 7 muaj për me zgjedhë Dimal Bashën kryeparlamentar?
Gjatë këtyne 7 muajve a e pritën përfundimin e luftës në Ukrainë, në Palestinë, Iran a Nagorni Karabah… a priten naj mrekulli nga qielli?
Ky joseriozitet e kjo tallje me votuesin nuk përkon me një parti që i ka fitu 42% të votave. Keq shumë keq. Gjithsesi urime z.Basha dhe i shkoftë puna mbarë!

Enigma e romanit “Tradhtia”

0

Nga: Nafi Çegrani

( Enigma: Kapllani a është autori i vërtetë i kësaj vepre apo vetëm një grabitës sipas instruksioneve të UDB-së ?).

Enigma e romanit “Tradhtia”

Në historinë e letrave shqipe të Kosovës dhe Maqedonisë shpesh ndeshemi me vepra që, përveçse mbartin vlerë artistike, bartin edhe hije të errëta enigmesh, të cilat nuk lidhen thjesht me artin, por me mekanizmat e pushtetit dhe shërbimeve të fshehta. Njëra ndër to është romani “Tradhtia”, i cili që nga botimi i tij ka hapur pyetje të shumta: kush është autori i vërtetë i kësaj vepre? A është Kapllan Resuli  «shkrimtari origjinal», apo vetëm një figurë e përdorur nga aparati i UDB-së për të vjedhur dhe instrumentalizuar një dorëshkrim që nuk i përkiste atij , por që u lidhën me te disa kombinime agjenturore sipas planeve sekrete të UDB-së, gjersa Kapllani gjendej në burgun e «Idrizovës» afër Shkupit?

Në kujtesën e shumë bashkëkohësve, Kapllan Resuli është përfolur si njeri i lidhur me rrjetet e fshehta jugosllave, një informator i devotshëm i UDB-së, që raportonte mbi lëvizjet intelektuale dhe veprimtaritë kombëtare shqiptare. Kjo lidhje e dyshimtë, e përforcuar nga mënyra e beftë se si ai doli në skenën letrare, ka ngritur dyshimin se romani “Tradhtia” nuk është fryt i mendimit, përvojës dhe stilit të tij letrar, por rezultat i një grabitjeje të mirëorganizuar.

Pyetja themelore mbetet: kush ishte autori i heshtur? A ishte një intelektual shqiptar i burgosur, një i arratisur, apo një zë që u shua nga represioni? UDB-ja ka ditur të përdorë metoda të tilla: dorëshkrimet e sekuestruara nga arrestimet, tekstet e marra në hetuesi, apo edhe krijimet e shpërfillura me qëllim që t’i shfaqnin me një emër të sajuar, duke manipuluar lexuesin dhe duke përvetësuar frymën e një autori të vërtetë.

“Tradhtia” si roman nuk është thjesht një vepër letrare; ajo është edhe një dokument i dyshimtë historik. Mënyra si është shkruar, tematika që prek dhe vizioni ideologjik që përcjell, nuk përputhen gjithmonë me nivelin e  mendor të Kapllan Resulit, i cili nuk njihej më parë si autor i konsoliduar. Ky kontrast mes “veprës” dhe “autorësisë” është një ndër argumentet më të forta që ngre dyshimin se kemi të bëjmë me një manipulim.

Kështu, romani mbetet një enigmë e hapur, një “rast” për t’u hulumtuar jo vetëm nga kritikët letrarë, por edhe nga historianët e shërbimeve sekrete. Nëse “Tradhtia” është një dëshmi e një realiteti të dhimbshëm shqiptar, apo një montazh i fabrikuar nga një shërbim i huaj, kjo është pyetja që ende kërkon përgjigje. Dhe për aq kohë sa heshtja zgjat, hija e tradhtisë do të rëndojë jo vetëm mbi një emër, por mbi vetë kujtesën tonë kulturore.

 Analiza letrare – gjurmët e një autori të padukshëm

Romani “Tradhtia”, nëse lexohet me vëmendje, bart një tension të brendshëm që të bën të dyshosh për autorësinë e tij të shpallur. Teksti shfaq një stil të përpunuar, me një rrjedhë narrative që nuk përputhet me përvojën dhe profilin letrar të Kapllan Resulit. Struktura e veprës, përdorimi i simboleve, mënyra si trajtohen konfliktet morale dhe politike, si dhe gjuha me nuanca të thella filozofike, i ngjajnë më tepër një autori me kulturë të gjerë humaniste, ndoshta dikujt që e ka vuajtur personalisht peshën e përndjekjes dhe intrigave politike.

Në fakt, është e pazakonshme që një shkrimtar i panjohur të dalë papritmas me një vepër kaq komplekse, pa asnjë gjurmë të mëparshme krijuese që të dëshmonte rritjen e tij gradualisht. Kjo përputhet me hipotezën se romani mund të jetë dorëshkrim i huaj, i sekuestruar ose i vjedhur, dhe më pas i publikuar me një emër tjetër.

 ( I dekoruar nga Beogradi me “Karadjordjeva Zvezda” )

Analiza historiko-politike – UDB-ja dhe praktika e grabitjes së dorëshkrimeve

Historia e shqiptarëve nën Jugosllavi pas vitit 1948 është e mbushur me raste të dhimbshme kur UDB-ja dhe KOS-i nuk kufizoheshin vetëm në persekutime fizike, burgosje dhe likuidime, por edhe në manipulime kulturore. Nëpër burgje, gjatë hetuesive, shpesh sekuestronte dorëshkrime të poetëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë. Shumë prej këtyre veprave u zhdukën pa lënë gjurmë, ndërsa disa të tjera, sipas dëshmive, u përdorën për qëllime propagandistike – duke u botuar nën emrin e individëve që shërbenin si bashkëpunëtorë të tyre.

Kapllan Resuli, për të cilin ekzistojnë dëshmi e thashetheme se ishte pjesë e rrjetit informativ të UDB-së, del si figurë tipike e këtij mekanizmi. Ai përfitonte nga mbështetja e fshehtë institucionale për të dalë si “autor”, ndërsa në fakt mund të ketë qenë thjesht mbajtës i një emri të rremë mbi një dorëshkrim të grabitur. Kjo shpjegon edhe ngritjen e tij të çuditshme në botën letrare, një ngritje që nuk bazohej mbi talentin e provuar, por mbi lojën e shërbimeve sekrete.

 Enigma e hapur – mes artit dhe manipulimit

Romani “Tradhtia” kështu mbetet një testament i dyfishtë: nga njëra anë, si vepër letrare që trajton dhimbjen e një kohe të trazuar dhe dilemat e tradhtisë, nga ana tjetër, si një dokument i manipulimit politik e kulturor. A ishte ai fryt i një autori të vërtetë shqiptar, i cili u heshtua dhe u zhduk nga historia, apo ishte produkt i një skenari të ftohtë të UDB-së për të testuar ndikimin e letërsisë mbi opinionin publik shqiptar?

Pyetjet mbeten të hapura, ashtu si hijet që rëndojnë mbi vetë titullin e romanit: “Tradhtia”. Ndoshta një ditë, me hapjen e arkivave dhe dëshmive të reja, do të zbulohet autori i heshtur i kësaj vepre. Por deri atëherë, enigma mbetet gjallë – dhe bashkë me të, edhe kujtesa e hidhur e një kohe kur edhe letërsia u bë armë dhe pre e spiunazhit.

Sepse e gjithë kjo që po shkruaj  është një temë me shumë peshë historike dhe letrare, që lidhet jo vetëm me fatin e një vepre letrare siç është romani TRADHTIA, por edhe me enigmën e marrëdhënieve të intelektualëve shqiptarë me UDB-në jugosllave në periudhën e pasluftës, siç ka qënë rasti i Kapllan Resulbegoviqit dhe shumë të tjerëve të tillë.  

 Dorëshkrimet e sekuestruara – letërsia si pre e shërbimeve sekrete

Në Jugosllavinë e pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët ishin nën mbikëqyrje të rreptë politike dhe policore. Çdo mendim ndryshe, çdo varg poezie ose rrëfim që përmbante frymë kombëtare konsiderohej kërcënim. Burgjet e Nishit, Idrizovës, Goli Otokut dhe Zenicës nuk ishin vetëm vende torturash fizike, por edhe “arkiva të fshehta” ku shuheshin zëra dhe zhdukeshin dorëshkrime.

Shumë intelektualë shqiptarë hynë në qelitë e errëta me dorëshkrime në xhepa ose me kujtime të shkruara, por ato u konfiskuan gjatë hetuesive. Nuk mungojnë dëshmitë se disa prej këtyre teksteve nuk u asgjësuan, por përfunduan në duart e sektorëve të posaçëm të UDB-së, të cilët i seleksiononin dhe i përdornin sipas interesit politik.

Kjo praktikë e errët ngriti dyshimin se edhe romani “Tradhtia” mund të jetë fryt i një dorëshkrimi të tillë, të marrë nga një autor i burgosur ose i persekutuar, dhe më pas i publikuar nën një emër të kontrolluar.

…Shërbimet sekrete nuk kufizoheshin vetëm në sekuestrimin e dorëshkrimeve. Ata kishin nevojë për “figura të besueshme” që të mbanin mbi shpinë autorësinë e vjedhur. Kështu hynin në lojë bashkëpunëtorët dhe informatorët, njerëz që për një privilegj, për një mbrojtje të vogël apo për një karrierë të shpejtë, pranonin të bëheshin vegla të aparatit.

Informatori, në këtë rast, nuk kishte nevojë për talent. Ai duhej vetëm të ishte i bindur dhe i varur nga sistemi. Dorëshkrimi i huaj i vihej në dorë, ai shfaqej si “shkrimtar”, merrte vëmendje publike, por në fakt kryente një rol të dyfishtë: fshihte autorin e vërtetë dhe shërbente si zgjatim i propagandës zyrtare.

 Kapllan Resuli – një figurë e dyshimtë në labirintin e UDB-së

Emri i Kapllan Resulit lidhet pikërisht me këtë praktikë. Për shumë bashkëkohës, ai ishte më tepër një njeri i shërbimeve sesa një njeri i letrave. Të dhënat e qarkulluara nëpër qarqe intelektuale flasin për lidhjet e tij me UDB-në dhe për faktin se ai raportonte mbi shokët, mbi shkrimtarët e rinj dhe mbi çdo lëvizje të dyshimtë politike.

Dalja e tij e papritur me romanin “Tradhtia” është e pakuptueshme për një profil të tillë. Pa një të kaluar krijuese, pa një proces të dukshëm zhvillimi letrar, ai shfaqet menjëherë me një vepër të rëndësishme, gjoja të shkruar prej tij. Ky kontrast përforcon dyshimin se Resuli nuk ishte autori, por vetëm “mbajtësi i emrit” mbi një dorëshkrim të huaj, të marrë nën kontrollin e UDB-së.

Nëse ky supozim është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një rast flagrant të manipulimit kulturor, ku një vepër shqiptare u përvetësua, u deformua dhe iu vesh një emri që i shërbente aparatit represiv.

…Ironia më e madhe është vetë titulli i veprës: “Tradhtia”. Nëse romani është vërtet i grabitur, atëherë kemi një tradhti të dyfishtë: tradhti ndaj autorit të heshtur, të cilit iu mor fjala dhe identiteti, dhe tradhti ndaj kulturës shqiptare, që u përdor si fushë eksperimentimi nga shërbimet sekrete.

Romani nuk mbetet vetëm një tekst i letërsisë, por kthehet në një dokument të manipulimit dhe dhunës së fshehtë. Në të, arti, politika dhe spiunazhi ngërthehen në një nyje enigmatike, ku çdo faqe është një pyetje: kush është autori i vërtetë?

Deri më sot, arkivat e UDB-së nuk janë të hapura plotësisht. Shumë dokumente mbeten të mbyllura, shumë dorëshkrime të konfiskuara ndoshta prehen ende në sirtarët e errët të shërbimeve. Vetëm hapja e tyre dhe dëshmitë e të mbijetuarve mund ta zbulojnë autorin e vërtetë të “Tradhtia”.

Por derisa kjo të ndodhë, romani do të mbetet një mister i gjallë. Një kujtesë e hidhur se si, në kohën e UDB-së, edhe letërsia u bë viktimë e tradhtisë.

Një grup burimesh të viteve të fundit (libër-dossier, artikuj investigativë, dëshmi publike) pretendojnë se autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resuli/Resulbegoviq (emër i përdorur ndërsynonimisht në këto botime) vetëm ia ka veshur vetes autorësinë, i ndihmuar nga rrjete të UDB-së. Këto pretendime nuk janë të pranuara unanimisht: ekzistojnë edhe shkrime që e trajtojnë Resulin si autorin e romanit. Debati ndaj autorësisë mbetet i hapur, por tani shoqërohet me më shumë dëshmi të publikuara, të cilat i përmbledhim më poshtë. 

 Në Jugosllavinë socialiste, sidomos ndaj veprimtarëve shqiptarë, u dokumentuan arrestime politike, përndjekje e konfiskim materialesh (dorëshkrime, statute, programe, shënime). Ekspozita dhe dosje mbi Adem Demaçin dhe LRBSH-në përfshijnë lista sendesh të sekuestruara gjatë bastisjeve (procesverbale, shkrime, dorëshkrime). Këto janë tregues se dokumente letrare/politike shpesh përfundonin në duart e UDB-së. 

Konteksti më i gjerë ballkanik: Dëshmitë e ish-të burgosurve dhe studime mbi letërsinë e burgut në rajon dhe në Shqipëri flasin për konfiskime, humbje ose djegie fletoreje dhe tekste të autorëve të burgosur — duke dëshmuar sa lehtë zhdukej/riqarkullohej krijimtaria nën regjime represive. Edhe pse kjo literaturë përqendrohet më shumë në Shqipëri, ajo ndihmon të kuptohet “ekologjia e rrezikut” për dorëshkrimet në hapësirën shqiptare të viteve 1950–1980.

 Një linjë artikujsh dhe një libër-dossier i Fehmi Ajvazit (Tradhtia e shumëfishtë, 2023) pohojnë se Haki Limani është autori i “Tradhtia”, ndërsa Kapllan Resuli/Resulbegoviq e ka përvetësuar romanin dhe e ka botuar me emrin e vet, në koordinim (ose duke përfituar) nga rrjete të UDB-së. Në këto burime përmenden edhe lidhje të Resulit me aparate sigurie, që do ta kishin favorizuar “mbulimin” e autorësisë…

Ka edhe zëra që e relativizojnë dosjen Ajvazi, duke kërkuar standarde më të forta provash (p.sh. zinxhiri i plotë i dorëshkrimit, krahasim filologjik, ekspertiza grafologjike). Pra, debati mbi forcën provuese vazhdon. 

 Disa shkrime publicistike shqiptare e paraqesin “arratisjen” dhe ngjitjen letrare të Resulit si projekt të “kuzhinave të UDB-së” në Shkup me lidhje në Beograd (qasje akuzuese, jo dokument arkivor). Këto mbeten pretendime publike që duhen vënë pranë burimeve më të verifikueshme. 

 Ekziston një korpus akuzash të publikuara që e lidhin Resulin me rrjete sigurie dhe me përvetësimin e “Tradhtia”. Ka edhe kundërshtime metodologjike që kërkojnë prova më të forta gjurmë-për-gjurmë. Ka madje, disa enigma rreth dorëshkrimit të konfiskuar nga UDB-a të Prof Mahmut Dumanit nga Elbasani etj etj. Ku bijen ndesh Kapllan Resulbegoviq (Resuli) – profili i një figure të dyshimtë edhe nga natyra si njeri perfid dhe kontravers që ishte…

…Burime dokumentare nga Memorie.al sjellin procese hetimore, dëshmi të bashkëkohësve dhe citime për Resulin gjatë qëndrimit në Shqipëri (p.sh. pohime të tij mbi botimin e “shkrimeve me orientim UDB-je” në shtyp). Këto materiale pasqyrojnë klimën e dyshimeve dhe survejimit të tij në Shqipëri, por nuk provojnë vetvetiu vjedhje autorësie. 

Disa autorë (Avni Dehari, Fehmi Ajvazi) dhe media kulturore e informatave citojnë dokumente, dëshmi familjare dhe rrëfime bashkëkohësish për ta përkrahur tezen se Haki Limani e ka shkruar “Tradhtia” dhe se dorëshkrimi i tij ka arritur te Resuli përmes kanaleve të errëta. Sipas tyre, ky “dekonstruktim” vjen pas ~59 vitesh nga ngjarjet dhe mbështetet në librin-dosje Tradhtia e shumëfishtë .

Sot kemi mjaft zëra dhe dokumente që e shtyjnë fuqishëm tezen “Haki Limani – autor i Tradhtia; Resuli – përvetësues i mbështetur nga rrjete të UDB-së”, por kemi edhe tekste që e marrin si të mirëqenë autorësinë e Resulit. Pa një hallkë materiale (dorëshkrim origjinal + ekspertizë shkencore + dokument arkivor që lidhen drejtpërdrejt dorëshkrimin me Limanin), dosja mbetet e hapur — megjithëse balanca e burimeve të reja e shtyn peshoren drejt tezës së Limanit. 

                                        ***

Që prej botimit të tij, romani “Tradhtia” është shoqëruar me dyshime rreth autorësisë së vërtetë. Një grup studiuesish dhe publicistësh pretendojnë se autori i saj është Haki Limani, ndërsa Kapllan Resuli/Resulbegoviq ia ka përvetësuar, me bekimin ose mbështetjen e shërbimeve sekrete jugosllave. Nga ana tjetër, një pjesë e letrave shqipe e ka njohur Resulin si autorin e mirëfilltë. Ky dossier mbledh faktet, dëshmitë dhe kundërshtitë rreth kësaj enigme.

Pas vitit 1948, shqiptarët në Jugosllavi u gjendën nën një regjim represiv që shënjestronte jo vetëm veprimtarinë politike, por edhe krijimtarinë kulturore. Burgjet e Nishit, Zenicës, Idrizovës dhe Goli Otokut u bënë vende ku jo pak dorëshkrime u sekuestruan e u zhdukën.¹

Rasti i Adem Demaçit, ku bashkë me arrestimin iu konfiskuan dokumente, shkrime e dorëshkrime, është një shembull ilustrues i praktikës së përhershme të UDB-së.² Kjo e bën të mundshme hipotezën se një roman si “Tradhtia” mund të ketë kaluar nga dora e një autori të burgosur tek aparati i fshehtë i shërbimeve.

Përveç sekuestrimit, UDB-ja përdorte edhe një mekanizëm tjetër: bashkëpunëtorët. Ata shpesh shfaqeshin si “shkrimtarë” pa qenë të tillë, duke mbajtur emrin mbi dorëshkrime të huaja. Kështu, propaganda e regjimit merrte një vepër të gatshme, ndërsa autori i vërtetë mbetej në heshtje ose në burg.

Sipas librit Tradhtia e shumëfishtë të Fehmi Ajvazit, romani i përket Haki Limanit, ndërsa Kapllan Resuli vetëm ia ka përvetësuar duke u mbështetur nga rrjete të UDB-së.³ Publicisti Avni Dehari dhe disa portale kulturore e kanë mbështetur këtë narrativë.⁴ Megjithatë, studiues kritikë paralajmërojnë për mungesë provash të pakundërshtueshme (dorëshkrime origjinale, ekspertizë filologjike).

 Shkup – Beograd: relacioni i hijeve

Arkivat jugosllave mbajnë ende të mbyllura shumë dosje. Një pjesë e rrëfimeve për Resulin e lidhin atë me shërbimet në Shkup e Beograd, duke e paraqitur si figurë lojaliste ndaj aparatit.¹¹ Ky kontekst represiv, ku shqiptarët shpesh akuzoheshin, dënoheshin dhe humbnin dorëshkrime, e bën të besueshme tezën e përvetësimit – edhe pse nuk e provon përfundimisht.

Romani “Tradhtia” është më shumë se një tekst letrar: është një enigmë politike e kulturore. Ka prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin se autori i saj mund të jetë Haki Limani, dhe se Kapllan Resuli/Resulbegoviq ka përfituar nga aparati i UDB-së për ta botuar në emrin e vet. Por mungojnë ende provat e pakundërshtueshme materiale.

Deri atëherë, “Tradhtia” mbetet një simbol i “tradhtisë së shumëfishtë”: ndaj autorit, ndaj kulturës dhe ndaj së vërtetës.

Gonxhe Bojaxhiut, poezi nga Argjira Ukimeri

0

GONXHE BOJAXHIUT

Pa ty jetës s’mi vie era
Pa ty as dielli s’rrezon
Aromên tande na e sjellë pranvera
Në nji komb që na bashkon

Shên Anjezë moj e bekueme
Ku çdo gja n’ty sjellë veç uratë
Edhe n’qiell Ti je e lumnueme
Na ban jetên tonë të begatë

Gonxhja jonë lule e stolisun
Që na mbushë zemrat plotë mirësi
Asnjiherë Ti s’na ke braktisun
Shên Terezë plotë me hirësi

Mrekullitë tua që shpirtin na ngrohë
Edhe n’netët ku frynë acari
Fyrën tande engjullore kur e shohë
Je identitet i çdo Shqiptari

Argjira Ukimeri – pedagoge, Prizren

Mbyllja e shkollave në trojet shqiptare, një vdekje për së gjalli e kombit!

1

Shkollë në Lozhan, Shqipëri. Foto: BRIN/Armand Braho

Nga: Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon)

Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla gjatë periudhës 2013–2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Për përgjegjësit e cilësisë edukativo-arsimore, këto të gjetura nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por një kambanë alarmi për të ardhmen e gjithë kombit shqiptar në rajon!

Shikuar sociologjikisht, mbyllja e shkollave në nivel kombëtar është shndërruar jo vetëm në një fenomen kompleks e brengosës, por edhe tejet shqetësues! Nëse, përmes një analize sociologjike përpiqemi ad hoc t’i identifikojmë ca nga faktorët që po e nxisin në shkallë kombëtare këtë dukuri të; ikjes, largimit, apo boshatisjes së heshtur të shkollave shqipe në kohën tonë, kuptojmë që ndër më cytës që shtojnë këte dinamikë janë si:

Rritja e migrimeve të brendshme atyre të jashtme. Ku mungesa e popullsisë shkollore u shndërrua lehtësisht në faktor kyç e dominues që e rritën kuotën e braktisjes apo mbylljes së njësive “laboratorike” të dijes dhe trurit shqiptar. Pas rënies së komunizmit (Shqipëri) dhe luftës së vitit 1999 (Kosovë), shumë familje, nën ndikimin e çlirimit ideologjik në Shqipëri dhe çlirimit nga zgjedha serbe në Kosovë, u përfshinë në “odisejadën” e ndërrimit të vendbanimit apo të arratisjes nga vendlindja, me arsyetimin e kërkimit të mundësive më të mira socioekonomike. “Odisejadë, kjo që me automatizëm, solli zvogëlimin e numrit të nxënësve gjithandej zonave periferike shqiptare. Duke e bërë kështu të pamundur si mirëmbajtjen ekonomike ashtu funksionalizimin e shumë shkollave shqipe. Kriza ekonomike, inflacioni i lartë, skandalet qeveritare, krimi, korrupsioni dhe papunësia në disa rajone të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë rritur varfërinë dhe kanë penguar investimet kapitale në sektorin e arsimit. Për pasojë, shumë shkolla, të privuara nga mirëmbajtja infrastrukturore dhe nga kuadrot cilësore e të kualifikuara, u detyruan të mbyllen.

P.S. Në trojet shqiptare, mbyllja e një shkolle nuk është vetëm një akt burokratik i detyruar, por edhe një akt simbolik i “vdekjes për së gjalli” të vetë kombit. Kjo nënkupton jo vetëm shpërbërjen e ekuilibrave socialë, por edhe humbjen e perspektivës dhe reduktimin e popullsisë shqiptare për brezat e ardhshëm. Nëse nuk merren masa urgjente për të rivitalizuar jetën sociale, për të stimuluar krijimin e familjeve të reja dhe për ta rikthyer shkollën publike si institucion të vlerave, shoqëritë shqiptare do të përballen seriozisht me procesin e shpërbërjes së pakthyeshme sociale dhe kulturore të shteteve dhe të vetë kombit shqiptar.

Profesor Shaljani

0
Në çdo periudhë të errët të historisë, Zoti ka ngritur burra të urtë dhe mendimtarë që mbajnë gjallë flakën e identitetit dhe na kujtojnë se rrënjët tona nuk thahen kurrë. Një ndër këta është Profesor Shqiptar Shaljani. Ai është një shembull i gjallë i mënyrës se si dashuria për Atdheun dhe për fenë mund të shndërrohet në vepër konkrete. Vizioni i tij për ndërtimin e Kishës në Mitrovicë është një projekt që na rikujton se kthimi tek besimi i të parëve tanë është një ringjallje shpirtërore dhe kombëtare. Qëndrueshmëria, guximi dhe përkushtimi i tij i palëkundur dëshmojnë një shpirt që nuk lëkundet nga sfidat e kohës.
Ne, si Lëvizje Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, ndjejmë detyrimin e shenjtë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë ndaj Profesor Shaljanit. Vlerësimi ynë nuk është vetëm për fjalët e tij të mençura, por edhe për mbështetjen e tij të sinqertë dhe të vazhdueshme ndaj punës sonë. Një falënderim i veçantë shkon edhe për përkrahjen që ai i ka dhënë anëtarit tonë të nderuar, Gjergj Musa, një dëshmi se kauza jonë nuk mbetet vetëm një ideal, por është një realitet që jeton e frymon mes nesh. Ky falënderim publik është më shumë se një shprehje mirësjelljeje. Le të ruajmë gjuhën tonë, le të mbrojmë identitetin kombëtar dhe le të rikthehemi tek besimi i të parëve tanë! Vetëm duke qëndruar të bashkuar në këtë udhë, ne mund të mbrojmë shpirtin e kombit dhe ta bartim amanetin e historisë drejt brezave që vijnë.
Faleminderit, Profesor Shqiptar Shaljani! Shembulli juaj është frymëzim për ne dhe për çdo shqiptar që e do këtë tokë, këtë gjuhë dhe këtë besim që na rikthen te rrënjët tona dhe që na lidh përsëri me Perëndimin. Zoti ju bekoftë, ju dhëntë shëndet dhe forcë që të vazhdoni të jeni zë i së vërtetës dhe dritë për kombin tonë. Sa herë kemi organizuar pagëzime dhe ngjarje që lidhen me rikthimin e shqiptarëve te rrënjët e tyre, ju keni qenë gjithmonë pranë nesh. Faleminderit Profesor!
Në fotografi: Dom Fran Kolaj, Gëzim Maraj dhe Profesor Shqiptar Shaljani gjatë mbajtjes së Meshës Katolike në Studenicë, pas 500 vjetësh. Kjo ngjarja u organizua nga Gëzim Maraj, anëtar i Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm.
25.08.2025
Blerim Nika