Zot banjav kryet ka i pocerrk…!

Shkrime relevante

“Top Sekreti 1” dhe “Stopi-i” i Naim Tërnavës së heroit që ia solli religjionin islamik, Sulltan Muratit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë   “TOP SEKRETI 1” DHE STOP-I I...

Përse luftohet Levizja e Deçanit?

Bajram Byron Binaku, Pejë Lufta për çlirimin e Kosovës u kry me...

Reagim ndaj “letrës së hapur” të një grupi intelektualësh

Blerim Nika, Zvicër ____ Një deklaratë e pavend, në një kohë të gabuar...

Olsi Jazexhiu “e mpreh shpatën” për Gallapin dhe flet si panislamik për “origjinën serbe” të gallapasve

Luan - Asllan Dibrani, Durrës KUR OLSI JAZEXHIU GJYKON GALLAPIN: PARAGJYKIMI IDEOLOGJIK...

Reagim ndaj letrës së hapur të një grupi intelektualësh drejtuar Naim Tërnavës dhe Dodë Gjergjit

Basri Beka, Prishtinë ____ E lexova letrën e hapur të një grupi intelektualësh...

Shpërndaj

ZOT BÂNJAV KRYET KA I POCERRK …
Ish merzitë shumë Bardhi i shkretë. Ish bâ tim e teslim sa nuk gjâjke lis ku me e vjerrë veten, po edhe ma shumë iu dhimke plaka e tij. E shoqja Thanushë u munojke me i dhânë gajret e përkrahje plakut, se ia shihke shpirtin tue iu djegë. Djemt ishin hallakatë keq nërveti me marre, bashk me bija, nipa e mesa, dalë dipi me ka krejt. Iu shkojke zhurma n‘kup‘ t‘qells tue u përplasë ner veti për kishe „punë t‘iratit“, po nuk ish punë irati, n‘gjeti kjé ileti. Nuk mujshin kurrëqyshë me i da detyrat se nuk e nigojke i vogli t‘madhin e as i madhi t‘voglin. Mos me métë me kaq, veç ma zi ishin dalldisë bijat e mesat. Shkojke „zhyrykama“ si me kénë lufta e Qerbelasë! Kojshi iu qilluen kolontë e kqij, sa mujshin i ferkojshin duert tue thanë se: „kta s‘jânë domaçina, krejt budihava e kanë iratin, … !“! Zhivko e Ratko nuk ia dajshin rakisë me meze tue i ferku duart prej qefi!
Ish çue heret Bardh ziu, e muer plaken me veti me dalë kah mali se nuk mujke me e durue zhurmen. Tue hecë rrug‘s i dulë hiallë nji hije përpara, si n‘kajde hyjnie.
– Kah jini nisë k‘shtu si pa kry, o pleq t‘urtë?
– Ah, dikah e kurrëkah qe besa, diku ku munem me hupë pa na pa kush!
– Jo ju me hupë bash kurrqysh, po unë kâm me jav plotsue nji dishirë, veç se duhet mos me e zgatë shumë se kputet shpejt!
E kqyren njâni tjetrin pleqt e ngratë se kah iu preftoj tash kjo hije hyjnore!? Ménoi shkurt, i shkoi n‘mén që sall ka nji pocerrkë mén me ua dhânë Zoti, ishin rehatue, se iratë kanë qe besa! Nisi me iu dridhë buza prej sikleti e gzimi! E ménoi: Oj Hyjni, po t’lutna që familjarve t’mi me ua bâ kryet ka i pocerrkë mén!
– O oooj hhhhyyyjni, popopo t‘lutem që fffamiljarve t‘mi me ua bbâ kryet ka i pocerrkë …, k‘tu iu kput koha e dishirit, se tepër gatë!
Shkuen te shpia shpejt me pa çka âsht bâ, kur … çka me pa o i Madhi Zot, të tânë me krye pocerrkë! Nuk u merzit asnji fije, se ia kishin plasë barkun.
Nuk shkoi gatë e t‘çoi Zoti frymë e stuhi sa me u tmerrue! I kapi tmerri kryepocerrkat e t‘muaren turr kah pojata se Kulla iu dok larg ato njizet hapa. Prej atij tmerrimi e tue u përplasë me njâni tjetrin, iu rrokaten farat n‘kry e për çudi u rahatuen diqysh, si t‘trulluem e t‘nélkyem po, po jo ma me zhurmë! Shkojshin tue i thânë njâni tjetrit: – Priej ti! – Jo jo, nisja ti! – Ani ani, po merremi vesh diqysh!
Pleqtë e shkretë méten gojëhapun prej habie e shydeti!
– Ah moj plakë, zori i paloi e i rehatoi, deri kur zgatë ky far shydeti, e din sall dreqi n’fara t‘kresë t‘tyne, se Zoti nuk merret me punë t‘liga! Falë Zotit që nuk thash „Zot bânjav kryet me brina t‘dreqit!“!
– Jo plak o, dreqin e kanë me brina e shyt mréna, n‘krye e n‘bythë, pasha ty e pasha mue! Zoti i kfjelloftë farat e ktyne krenav pocerrka!
Dorë për dore e msyen malin të shkretët! Zhurma tjeter nuk vonohet, se farat e pocerrkav veç kanë nisë me u terë e me i marrë fryma nëpër krena gjysë boshe!
26 gusht 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu