Kreu Blog Faqe 477

Presidentja: Frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja që do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjithnjë është frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar:

Gjithnjë frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme, të cilët do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.

Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike.

Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to.

Dr. Ibrahim Rugova – Histori dhe mrekulli (1944-2006)

0
Don Lush Gjergji
___
Populli ynë thotë mirë: “Të kujtohet e mos të harrohet”.
Sot, si dhe shumë ditë dhe shumë herë, jam në “shoqëri” me Mikun, Vëllain, Vizionarin, nuk është teprim të thuhet edhe “profetin” dhe arkitektin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Ndihem “mirë” së bashku me Të shpirtërisht, edhe pse më mungon prania e tij fizike; komunikoj me Të nëpërmjet fesë, uratës, dashurisë, falënderimit. Si shpesh herë, kur rrinim, bisedonim, takoheshim, shqyrtonim, analizonim gjendjen tonë historike dhe aktuale, planifikonim udhëtimet tona nëpër botë, në kërkim, “shfletoj” kujtimet, shënimet, albumet…
Kërkonim shteg apo rrugëdalje për një popull të shkretë dhe të robëruar, të nëpërkëmbur dhe të nënçmuar, të poshtërsuar dhe të sfiduar, shpesh në breg të “varrit”, si “Pakica” e Izraelitve që ishte në pritje të kthimit në atdhe, të lirisë së humbur dhe të mohuar, të rrezikimit deri te shfarosja…
Presidenti ynë dr. Ibrahim Rugova kishte në besim të madh dhe të pathyeshëm në Zotin dhe në Popullin, si dhe në miqtë tanë, së pari në SHBA-në, Bashkësinë Evropiane dhe Selinë e Shenjtë, sidomos në Papën Gjon Pali II. Dhe nuk ishte mashtruar. Përpos Zotit, që i besonte dhe e kërkonte në mënyrë “burimore” nëpërmjet Drejtësisë, Paqes, Lirisë, Demokracisë, Pavarësisë, vlera këto që janë universale, për të gjithë, pra, edhe për ne Shqiptarët, dhe Popullin të cilin duhet ta “motivojmë dhe bashkojmë”.
Shi për këtë ai çmonte, nderonte dhe e donte shumë Prof. Anton Çettën, Imzot Nikë Prelën, veprimtarët e Pajtimit, sepse thoshte, “këta njerëz dhe bashkëpunëtorët e tyre, po e lirojnë popullin nga ndarja, përçarja, ngatërresa, hak apo gjak – marrja, si parakusht për liri, demokraci dhe pavarësi”. Dhe vazhdonte: “Kur të jemi të bashkuar, një, atëherë edhe Zoti do të jetë me ne, si dhe bota demokratike, paqedashëse dhe liridashëse…”.
Dhe ndodhi ajo që pak kush besonte, mos të them askush, lufta mes Davidit – Dr. Ibrahim Rugovës, dhe Goliatit – Milosheviqit, Serbisë, me fitore spektakolare, ndërhyrja e botës në dobi dhe të mirë tonë, si Lufta e parë dhe e vetme “humanitare, preventive, shpëtimprurëse” për një popull, për ne Shqiptarët, që ishim para sfidave të shkatërrimit dhe asgjësimit apo dëbimit masiv.
Dr. Ibrahim Rugova çështjen shqiptare, në veçanti atë të Kosovës, e shndërroi në çështje të ndërgjegjes, përgjegjësisë dhe bashkëpërgjegjësisë botërore.
Unë e vlerësoj Presidentin Dr. Ibrahim Rugova si simbol e asaj çka ishte e kaluara jonë shekullore ilire, arbërore dhe shqiptare, tradita, kultura, qytetërimi dhe aspiratat shumëshekullore. Më kujtohet thënia e tij bindëse dhe profetike: “Nëse Nëna Tereze e ka përfituar mbarë njerëzimin me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin e dashurisë, përse ne mos ta fitojmë lirinë, demokracinë dhe pavarësinë me strategjinë paqësore jodhunore gandiane, edhe më mirë tereziane…”.
Nëpërmjet Imzot Pjetër Bogdanit, autorit të studiuar dhe të preferuar të Rugovës, ai e kishte krijuar një “Çetë të Profetëve” moderne dhe për ditët tona nëpërmjet Zotit, Popullit Shqiptarë dhe botës mbarë.
Ky ishte botëkuptimi i tij filozofik, kulturor, shpirtëror, shoqëror për popullin tonë Shqiptar, për Kosovën tonë të tashme dhe të ardhme.
Dallohej si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për shumë vite, sidomos si mbrojtës i dinjitetit, identitetit dhe lirisë sonë kombëtare dhe kulturore, atëherë kur ishte rrezik të jetosh e jo më të veprosh në lëmin politik dhe kulturor. Të gjitha këto ai i përmbledhte në binomin bërthamor dhe me porosi tashmë të njohur: vetëvendosja dhe pavarësia e Kosovës.
Ishte studjues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qendrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thoja edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqesore dhe jodhunore.
Shpesh thoshte: “Poltika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes.
Pastaj vazhdonte: “Arma jonë e fuqieshme është lashtësia, tradita, kultura, rrenjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë… Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike që t’na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askend… Nëse ne do ta mposhtim urrejtjen, ndarjet dhe pëprçarjet, sidomos traditën e gjak apo hak-marrjes, atëherë do të jemi të lirë dhe popull demokratik… Intelektualët shqiptarë duan të jenë në shërbim të popullit… Çka na duhet Kosova e përgjysmuar nga masakrimet apo përjashtimet… Tani është e rëndësishme ta shpëtojmë poullin. Do të kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare një fazë kalimtare, protektoratin ndërkombëtar për disa vite, e pastaj do të punojmë së bashku për pavarësinë e Kosovës… Në mua kanë ndikuar shumë pozitivisht dy personalitete botërore, Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze…”.
Këto mendime, vlerësime dhe përcaktime Presidenti dr. Ibrahim Rugova i ka shprehur shumë më herët, si vizion dhe profeci, që për disa dukeshin ëndërrime, utopi, pasivizëm, dhe ja, fatbardhësisht ato tani janë proces dhe në fazën e zbatimit përfundimtar, apo si them unë “histori dhe mrekulli”.
Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askend, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë.
Mu për këtë ishte dhe do të jetë përfaqësuesi ynë i denjë në luftë për liri dhe demokraci në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë viteve 1989-1999 si dhe pas Luftës, deri në vdekje (21 janar 2006). Do të thoja së bashku me Nënësn Tereze se dr. Ibrahim Rugova “e dha pjesën më të mirë të vetvetes”.
Si “testament” kulturor e la kompletin e tetë vëllimeve, kujtimin e njeriut të qetë dhe të urtë, të flijimtarit të pakursyeshëm, të strategut të paqes dhe të lirisë, këmbëngulesin e bindur dhe besnik të pavarësisë së Kosovës.
Bota e çmoi dhe nderoi me shumë shpërblime. Bota demokratike ishte me Presidentin tonë gjatë jetës së tij, sidoms në varrimin e tij madhështor, që në një mënyrë ishte edhe promovimi i pavarësisë sonë. Shpërblimi më i madh, kuptohet, nga ana e Zotit, është pavdekësia, amshimi, jeta e pasosur, ndërsa nga ana njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare, është pa dyshim pavarësia e Kosovës, që edhe ne gjurmave të tija të shkojmë dhe atë mos ta harrojmë.
·       Filozofia dhe politika sipas Dr. Ibrahim Rugovës
          Fjalët, shkrimet, idetë, politika paqësore jodhunore e Dr. Ibrahim Rugovës ishte një risi dhe befasi gati për të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sipas parimeve të Gandhit, të Martin Luther King-ut, deri diku Havelit, apo siç thoshte vet Rugova, strategjia jonë “tereziane”, duke iu referuar dhe duke u frymëzuar në jetën dhe veprën e Nënës Tereze Bojaxhiu.
Këtë përcaktim e shpjegonte  kështu: “Jemi edhe të detyruar, sepse nuk kemi as ushtri, as polici, as armë, dhe ndoshta kjo atë herë ishte edhe fatbardhësia jonë (vërejtja ime), por edhe duam, sepse nuk besojmë në fitoren e luftës dhe të armëve, dhe ajo do ta përgjysmonte dhe pakësonte popullatën tonë, ndërsa ne dëshirojmë ta mbrojmë çdo jetë dhe çdo njeri”.
          Ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thosha edhe më tepër, Profeti i Paqes, “Gandi i ditëve tona” në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqësore dhe jodhunore.
          Shpesh thoshte: “Politika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes.
          Pastaj vazhdonte: “Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë… Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike që t’na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askënd… Nëse ne do ta mposhtim urrejtjen, ndarjet dhe përçarjet, sidomos traditën e gjak apo hak-marrjes, atëherë do të jemi të lirë dhe popull demokratik… Intelektualët shqiptarë duan të jenë në shërbim të popullit… Çka na duhet Kosova e përgjysmuar nga masakrimet apo përjashtimet…Tani është e rëndësishme ta shpëtojmë popullin. Do të kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare një fazë kalimtare, protektoratin ndërkombëtar për disa vite, e pastaj do të punojmë së bashku për pavarësinë e Kosovës… Në mua kanë ndikuar shumë pozitivisht dy personalitete botërore, Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze…”.
Tiranë, 22 gusht 2025

Holanda me bankën e parë islame

2

Foto: Adeniji Abdullahi

/ Document.no

Të hënën u hap banka e parë islame në Holandë, Insifr. Ajo operon në përputhje me ligjin islam. Kjo do të thotë pa interesa dhe pa investime që nuk janë në përputhje me mësimet islame.Themeluesi, Mohamed Karrouch, shpjegon se ndalimi i interesave (riba) në Islam është thelbi i iniciativës së tij.Kredi strehimi në përputhje me sharian

Në Insifr, klientët mund të hapin një llogari pagese dhe kursimi për të cilën paguajnë 15 euro në muaj. Nuk ka interesa në llogarinë dhe paratë për momentin nuk investohen.

Insifr së shpejti do të ofrojë hipoteka që janë në përputhje me mësimet islame. Banka nuk jep hua me interes, por mund të ofrojë një marrëveshje ku banka blen shtëpinë dhe klienti pastaj paguan një lloj qiraje në bankë.

Sipas këshilltarëve të hipotekave, kërkesa për hipoteka hallall po shpërthen në mesin e pak më pak se një milion myslimanëve të Holandës.

“Projekti është një përgjigje ndaj një nevoje në rritje. Ne duam të ofrojmë shërbime financiare që janë në përputhje me vlerat tona dhe shërbimet janë gjithashtu të disponueshme për jo-myslimanët”, thotë themeluesi Karrouch, i cili, nëse është i suksesshëm në Holandë, parashikon zgjerimin në Belgjikë, Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Insifr – që i referohet fjalës arabe për zero, sifr – ka mbledhur rreth një milion euro përmes crowdfunding. Ajo operon përmes aktorëve si TransactPay dhe ClearBank dhe deri tani nuk ka licencë nga De Nederlandsche Bank. Kjo do të thotë se saldimi nuk është objekt i sistemit të garantimit të depozitave deri në 100.000 euro.

– Islamizimi po shkon shkëlqyeshëmReagimet ndaj bankës së re janë, thënë të paktën, të ndara. Në një postim në X shkruan një ish-doktor i zgjuar «hurra, islamizimi i Holandës po shkon shkëlqyeshëm:

– Insifr përshtatet perfekt në atë qarkullim paralel ku paratë nga tregtia e narkotikëve, shisha-lounges, evazionet fiskale dhe nënqiraja rrjedhin lirshëm. Dhe ku gjithashtu dhuratat dawa nga Katari dhe Turqia, të destinuara për xhamitë dhe islamizimin e shoqërisë civile, gjejnë rrugën e tyre.

Huaja është haram, por nuk janë para të bardha përderisa ato shkojnë për dobi të umma-s. Për mua si pronar shtëpie, kjo është lajm i mirë. Shpejt do të rritet kërkesa dhe për këtë arsye çmimet.

Por Lodewijk dhe Anne-Suus nuk do të jetojnë më në lagje, , blerësit e kalifatit do të jenë përmes bankës Allah.

Een ex-woke docent
@EenExWokeDocent
Hoera, het gaat uitstekend met de islamisering van Nederland. We krijgen nu zelfs een officiële Hawala-bank. INSIFR, opgericht door Mohamed Karrouch, heeft géén bankvergunning, maar werkt via buitenlandse partijen als TransactPay en ClearBank. Geen streng toezicht van De Nederlandsche Bank dus. Maar wees gerust: het is halal. Deze bank wil binnenkort ook hypotheken verstrekken, geheel op islamitische wijze: geen rente, maar een constructie waarbij de bank het huis koopt en de klant huur betaalt. In het artikel wordt benadrukt dat de behoefte ligt bij hoogopgeleide, goedverdienende moslims. Dat zal best. Maar het ligt meer voor de hand dat Khalid met de kapperszaak, Saïd met de shoarmatent en Bilal met de belwinkel hier gretig gebruik van zullen maken. Dé oplossing voor de boys met de frontjes! INSIFR past precies in het parallelle circuit waar het geld uit de drugshandel, shisha-lounges, belastingfraude en onderhuur vrolijk doorheen stroomt. En waar ook dawagiften uit Qatar en Turkije, bestemd voor moskeeën en het islamiserende middenveld, hun weg vinden. Rente is haram, maar zwart geld niet, zolang het de oemma ten goede komt. Voor mij als huiseigenaar is dit alleen maar goed nieuws. Straks stijgt de vraag, en dus de prijs. Want Lodewijk en Anne-Suus willen mijn wijk niet meer in. Maar via de Allahbank lukt het de Kalifaatkopers straks wel.

 

Image

Sot, në Evropë, vetëm në Bashkimin e Mbretërisë ka qenë e mundur të huazosh para sipas mësimeve të Profetit.

Nederland har fått sin første islamske bank – Document

Plasja e “gurgulesë” së faqezinjve në Kuvendin e Kosovës

0
“PLASI GURGULEJA E FAQEZINJËVE OPOZITAR NË PARLAMENTË”
Dëgjuam mijëra vargje – psherëtima, shpifje bashkë më terroristët e vrarë në Mitrovicë nga opozitarët të vdekur përsëgjalli. Aty ku zullumçarët me shqiptarët tallen!
A është e dëshirueshme një gjëndje e tillë? Kjo është një gjëndje krejtësisht e padëshirueshme që ka mbërthyer secilën familje dardane sot. E megjithatë, paria opozitare dhe veglat e tyre janë në një rugë tjetër prej nesh. Ata po lënë këtu vetëm eshtrat e kockat e shtetit e të kombit dardan, vetëm atë që ende nuk kanë arritur ta blejnë, ta shesin, ta vjedhin, ta këmbejnë, ta përvetësojnë. Mirpo uria e tyre për para është kaq e madhe se nuk duan të heqin dorë pa ia shtrydhur e përtypur madje edhe eshtrat e hstetit e të kombit tonë.
Ҫ’kuptojmë me plasjen e gurgulesë opozitare e Zajednicës?
Kështu shpesh flasin për t’i mbrojtur politikatë korruptive të barrikadave, për politikën e një korrupsioni gjatë grevave në parlamentë, gjithashtu mund të flitet për politikën e bllokimeve në parlamentë të oligarkëve të shpërndarë në një hapsirë jo të vogël të shtetit, bëheshin si ato “1000 dyqane” që, çdo të diele të fundit të çdo muaji, do të dorzonin haraçin e përmuajshëm të propagandës te shefi i shefave në kancelaritë e tyre. Na është zverdhur shpirti, nga nikotina e tradhëtisë. Madje, na janë shterr mushkëritë, nga bloza e gurguleve!
Albini, Vjosa, Donika, Mimoza, Konjufca … etj., na dhanë zemër, dritë dhe shpresë…..
Mirpo të shohim tani se ç’paraqesinë katër formacionet rrugaqërie opozitare politike, shikuar nga përspektiva psikologjike e filozofike e sjelljeve të tyre. Ҫ’janë këto tri parti opozitare dhe ajo e Radojçiqit? Edhe partit opozitare shpeshherë definohen nga aspekti i oligarkëve apo nga opozita e shefit nga funksionet që i kryejnë në kancelaritë e tyre. Në jetë askurrë s’e kam menduar cili motiv i tyre xhambazësh të jep shpresë, shpirtin, zemrën, kohën na kanë rrudhë. Na kanë flliqur si kombë!
Një nocion të këtill e kaq të gjërë të politikës që nuk duan ta pranojnë sot, por duanë me politikën e tyre kuptojnë vetëm: udhëheqjën e tyre ose ndikimin e udhëheqjeve të katër formacioneve politike, pra në rrethanat e sotit të katër partive opozitare.
Opozitari politik dhe para së gjithash, opozitari është sot përfaqësuesi më i “flliqur” i kësaj sfere politike. Qoftë edhe vetëm të skicuar në filozofinë e debateve në parlamentë, të gjithën kohën dëshmorët kanë luftuar, jo kot janë përpjekur mesa duket dhe koha, i paska tradhëtuar.
Opozita sikur zgërdhiret, gjen strehë në kancelaritë me maskarenj e dhelpëra, do të ishte krejt e pamundur me këtë rast, ngase këta përbëjnë një kapitull në vetvete antishqiptare. Shumë bëjnë pjesë këtu. Deputetët opozitar e ndajnë fatin e tyre me të gjithë demagogët si Halili, Lirimi, Kajtazi, Panduri, Dardani, Shala dhe mos harrojmë pa përmendur – të paktën në (Debat Plus) dhe në krahasim me rrethanat e (Klan Serbia)… Këta rrjedhin si lumi Sava, një lumë i shurrosur e i mbushur me fekale, që shpifin, e s’lodhen asnjëherë. Në magjet e tyre gatuhet një çorbë e helmuar, një çorbë e sllave.
Le të kthehemi te Thuleja e opozitëse te goranët tjerë. Rreth e rrotull partisë së tyre, afër e larg tyre është zona epike ku ndodhin ngjarjet, hartohen genjeshtrat e mashtrimet e mëdha, me sulme më të ulëta, karvane helmesh që lëvizin drejtë dasmash serbe të rrezikshme. Edhe Qyqëja e zezë ka melodin që paralajmëron fatkeqësi ngaqë s’grihet dot për t’u ndeshur me Radojçiqin; por vajtime, mallkime ngjedhëse me përmasa të TURPËSHME ndajë Kryeministrit – shkurt, një aksion i ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo dy dekada, përbën materien e epsheve politike të këtij cikli antishqiptar.
ҪITAKU ishte një dozat kryesore e Popave dhe e Perandorisë serbe kundër Dardanisë, dhe ndarjes së Mitrovicës sëbashku me shefin e saj Polarin e Isa Mustafen. E nxitur nga ekstaza e beqarisë “patriotike” apo partiake, nga karrierizmi i sëmurë, “plaçkitjet” apo etja për avantura për të mbajtur gjallë shpirtin luftarak të PDYKYS kundër Albinit, Mitrovicës, Debëlldes, Ҫakorri etj. Ecin të vremosur, xhadeve pa drita të shterrosura. Ujku do mjegull…
Në këtë Thule, veç të tjerash, në atë mjedisë partiakë të ashpër kancelarie, Memluci, Abdygjyku, Çitaku, Deliu, Hykmetja, Mulsiu, Duda Balje me goranët e saj. Në parlamentë ka një zjarrë, atje ka një zjarrë. Por, ka një grupë opozitarësh antishqiptar. Zjarri ka nisur të nxjerrë tym. Ai zjarr sapo është ndezur për të gatuar pak “gjak/derdhje”, në të vërtetë është një re mizash, të cilat janë mbledhur ngaqë kanë nuhatur gjakun.
Më sa dukët, aty në kancelarinë e dezinformatave iu shtua edhe doza e mizorive, rasti i vetëm që njihet, kur ushtria OPOZITARE merr pjesë në shkallë kaq të drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli manipulimesh, kumtet e pazbërthyeshme e sidomos pakuptueshmëria e tyre, i kthenin ato armë tejet të rrezikshme kundër Sovranitetit të Mitrovicës.
Por këtë herë më të kamufluar, me metoda më të stërholluara e më të sofistikuara. Janë kërkesat e oligarkëve të tyre dhe përvoja që i mësoi ata të sillen ndryeshe, duke përmirësuar “përformancën” e aktit të gjuhës. Mjegulla që kishte me vete opozita ishte një thesar i paçmuar si mashtruese dhe për mbrojtjen e çështjeve të dyshimta të Zajednicës.

Enigmat e Kadaresë: midis formimit sovjetik, arkivave sekrete dhe mitologjive ballkanike

Nga: Nafi  Çegrani

Figura dhe enigma    (1)

Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar i shekullit XX, siç e njohim , është një figurë që ngjall njëkohësisht adhurim dhe polemikë. Sepse ka nga ata të cilët e quanin si njeri zemërngusht dhe cinik…

…Letërsia e tij, e përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe e vlerësuar  sidomos në Francë, e kan bërë personalitet të kulturës shqiptare në Ballkan dhe më gjërër. Por, paralelisht, mbi të kanë rënduar gjithnjë “enigmat”: lidhjet me Moskën, marrëdhënia e tij me Enver Hoxhën, si dhe dosjet e Sigurimit të Shtetit. A është Kadare një shkrimtar i mbrojtur nga pushteti, një figurë e kaluar nëpër filtrat e KGB-së, apo një artist që shpëtoi me anë të alegorisë, dhe që ende mbeten të paqarta sa duhet?

Këto pyetje nuk i takojnë vetëm biografisë së një autori, por na çojnë në një debat më të gjerë mbi fatin e intelektualit në sistemet totalitare dhe mbi mënyrën se si shërbimet sekrete manipulojnë kujtesën historike.

Në vitin 1958, Kadare niset për studime në Bashkimin Sovjetik. Ai regjistrohet në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki”, ku formoheshin autorë nga vende të ndryshme të botës në frymën e realizmit socialist. Ky ishte një institucion elitë letrar, jo akademi ushtarake, por gjithsesi një hapësirë e kontrolluar fort nga ideologjia.

Studentët e huaj në Moskë nuk ishin thjesht “nxënës”; ata ishin subjekte të mbikëqyrjes sistematike nga  agjentura Sovjetike e kohës. Aparati i Komsomolit, organizatat e Partisë dhe vetë shërbimet e sigurisë i kalonin në filtra të vazhdueshëm, duke u përpjekur të formonin lojalitetin e tyre ideologjik. Në këtë kuptim, mund të thuhet se Kadare, si gjithë të tjerët, ka kaluar përmes një “prove” politike të detyrueshme.

Teza: Çdo student i huaj në Moskë i nënshtrohej survejimit të KGB-së dhe seleksionimit ideologjik. Është fakt i pamohueshëm.
Kundërteza: Nuk ka asnjë provë që ky survejim të ketë kaluar në rekrutim konkret ose gradim ushtarak për Kadarenë, ose e gjithë kjo mbetet një fshehtësi që e mban KGB ruse.

Në hapësirën ballkanike shpesh janë qarkulluar pretendime se disa intelektualë, përfshirë Kadarenë, “kanë marrë grada oficeri” gjatë qëndrimit në Bashkimin Sovjetik. Këto rrëfime, të gjeneruara shpesh nga aparatet e fshehta rivale (UDB, KOS, Sigurimi), ushqejnë një lloj mitologjie konspirative ku shkrimtari shihet si “i fshehur” brenda strukturave të pushtetit. Megjithatë, mendoj unë, të gjitha  këto mbeten thjesht pretendime. Asnjë dokument arkivor i bindshëm dhe relevant nuk është publikuar deri më sot, pos disa hamendje në Shqipëri, nuk dëshmon një gradim të tillë për Kadarenë, pos si një «toger». Biografitë e njohura të vendosin atë vetëm në mjedisin e Institutit Gorki, deri në prishjen shqiptaro-sovjetike (1961), kur u thirr urgjentisht në Tiranë, për çfarë nuk ka një rrëfim publik se çfarë ishin rrjedhojat me këtë rast, që mbeten , ndoshta, enigma në arkivat e Sigurimit të Shtetit.

Teza: Studentët e huaj shiheshin si potencial për t’u rekrutuar.
Kundërteza: Për Kadarenë nuk ka asnjë provë konkrete të tillë; pretendimet janë të pabazuara në arkiva, por që ende mbeten si fshehtëti shtetërore.

Në Shqipëri, Kadare ishte njëkohësisht i privilegjuar dhe i survejuar. Raportet e AIDSSH konfirmojnë ekzistencën e dosjeve të shumta mbi të. Kjo nuk ishte e jashtëzakonshme: çdo shkrimtar i njohur ishte nën mbikëqyrje në një regjim ku kultura shihej si fushë lufte ideologjike.

…Disa nga librat e tij janë ndaluar përkohësisht, ndërsa në vitin 1990 ai kërkoi azil politik në Francë, një akt që dëshmon për frikën reale ndaj represionit.

Teza: Kadare mbrohej nga Hoxha si simbol kombëtar dhe mjet propagande.
Kundërteza: I njëjti regjim e ndiqte, e censuronte dhe e kufizonte. “Mbrojtja” ishte relative, jo absolute.

Si ish-oficer i rinisë sime në SDB (UDB), kam pasur rast të shoh skedarë ku emri i Kadaresë përmendej mes dhjetëra figurave të tjera kulturore nga Shqipëria. Shumë raporte ishin të mbushura me gjuhë klishe, të përkthyera dobët nga burime të tjera, ose të fabrikuara për të forcuar narrativat e shërbimit.

Kjo përvojë më mësoi se arkivat e shërbimeve sekrete nuk duhen marrë kurrë si “e vërtetë absolute”. Ato janë dokumente pushteti: përzierje e fakteve, supozimeve, thashethemeve dhe dezinformatave. Leximi i tyre kërkon etikë dhe kujdes kritik.

Në këtë kuptim, “enigma Kadare” nuk qëndron tek ndonjë gradë e paqenë, por te mënyra se si pushteti e përpunonte figurën e tij dhe e mbante nën kontroll dhe survejim permanent.

Marrëdhënia Kadare–Hoxha ishte e përbërë nga dy pole: privilegj dhe rrezik. Nga njëra anë, Enver Hoxha e përmendte shpesh si krenari kombëtare, duke e përdorur për të treguar “lartësinë kulturore” të Shqipërisë. Nga ana tjetër, veprat e Kadaresë shpesh ndaloheshin, ose kritikohej si “dekadent” dhe “i dyshimtë”, konkluzione që mbeten të arkivuara në skedarët e Sikurimit.

Kjo ambivalencë shpjegon edhe kontradiktën e perceptimit: për disa, Kadare është “i mbrojtur nga Enveri”; për të tjerët, ai është shkrimtar që vuajti nën diktaturë, ose disa kishin mendime se ishte i privilegjuar. Në të vërtetë, është të dyja njëherësh – dhe pikërisht ky dualitet është çelësi i enigmes së tij, e që duhet gjërat qartësuar për interesin publik.

Kur flasim për Kadarenë, nuk flasim vetëm për një autor, por për mënyrën si historia trajton intelektualët. Madje kemi përplotë enigma për sqarim edhe të disa shkrimtarëve tjerë si Trebeshina, Kapllan Resulbegoviqi, Xhafer Bilalin, etj. Arkivat e fshehta janë të mbushura me insinuata, por detyra e studiuesit është të dallojë faktin nga opinioni, dhe dokumentin nga dezinformimi, gjë e cila ka shumë rëndësi për zbardhjen dhe nxjerrjen e të vërtetës në dritë të Diellit !

Në këtë kuptim, Kadare mbetet enigmë jo për shkak të gradave ushtarake të  qëna ose të paqena, por sepse ai e ktheu letërsinë në mburojë. Në një regjim ku fjalët vrisnin, ai i përdori ato për të mbijetuar – dhe për të folur pa folur me zë.

Kadare nuk mund të reduktohet në një dosje sekrete, as në një etiketë si “shkrimtari i mbrojtur nga Enveri”. Ai është një figurë shumë më komplekse: student në Moskë, i survejuar nga Sigurimi, i përdorur nga pushteti për interese të Partisë dhe «elitës» komuniste në Tiranë, por edhe i ndaluar, dhe përfundimisht i arratisur drejt lirisë në Perëndim, qoftë ajo edhe sikur të ketë ndodhur me instruksionet e Shërbimeve franceze.

Enigma e tij mbetet e gjallë sepse nuk është thjesht biografike: ajo është një mësim për marrëdhënien e ndërlikuar midis artit dhe pushtetit, midis arkivave të fshehta dhe kujtesës së lirë nga analet ideologjike të sistemit me rrënjë nga Moska.

( Vijon )

Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa!

0

Florim Zeqa

E kam thënë edhe në të kaluarën, po e përserisë prapë, realitetin e mbrapsht të krijuar në Kosovën e pasluftës, nuk mund ta ndryshoj një njeri i vetëm, sado i menqur dhe i ditur, sado i pushtetshëm, qoftë ai lider partiak apo shtetëror, kryeministër apo president shteti. Kjo thënje imja u vërtetua katërçipërisht me qeverisjen e fundit.

Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk janë zgjidhje për Kosovën

Situata e krijuar në vendin tonë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, si pasojë e bllokadës së gjatë politike në Kuvend, është pamundësuar konstituimi i Legjislaturës së 9-të, e cila ka shkaktuar pasoja zinxhirore për vendin dhe ka rënduar jetën e qytetarëve!

Pavarësisht vendimimit të Gjykatës Kushtetuese për votim të hapur, situata mbeti e njëjtë dhe e pandryshuar!

Subjektet politike në Kuvend, përkatësisht 120 deputetët e zgjedhur dhe të çertifkuar, për 56 herë rresht e penguan krijimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Dështimi i dytë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas aktgjykimit të Kushtetueses, jo vetëm që është shqetësues, është fyes dhe nënçmues për qytetarët e vendit!

Një situatë e tillë në asnjë rrethanë nuk guxon të vazhdojë deri në pafundësi!

Qytetarët e zhgënjyer me çasjen bllokuese të deputetëve në Kuvend, të vetmën shpresë akoma e mbajnë tek Gjykata Kushtetues, si organi më i lartë ligjor në Republikën e Kosovës.

Duke e parë mungesën e bashkëpunimit mes subjekteve parlamentare dhe mungesën e vullnetit politik për të gjetur zgjidhjen e duhur për dalje nga kriza artificiale, është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet që të merrë vendimin e duhur në përputhje me kompetencat kushtetuese për të shkarkuar legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht për t’ua marrë mandatet 120 deputetëve dhe t’iu ndaloj përjetësisht kandidimin, pasi më vetëdije u shndërruan në bllokues të shtetit, përkatësisht të institucioneve shtetërore.

Ky do të ishte vendimi më i drejt dhe më i duhur për t’a kthyer vendin kah e mbara dhe për t’i vetëdijësuar legjislaturat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!

Vetëm në këtë mënyrë është i mundur kthimi i Kosovës në binarë të shëndoshë të politik-bërjes dhe shtetndërtimit.

Zgjedhjet pa një alternative të re politik nuk paraqesin zgjidhje për Kosovën!

Kosova ka nevojë për një fillim të ri për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Deri atëherë do të bashkjetojnë; e mira dhe e keqja, drejtësia dhe padrejtësia, vlerat dhe antivlarat, ku vetëm të varfërit do të mbetën të vetmuar dhe të harruar nga supermenët e politikës deri në një proces të rregullt zgjedhor, kur milionerët t’i “pastrojnë” xhepat e tyre nga paratë e pista, për të mos e blerë elektoratin e varfër kosovar.

“Çdo e keqe e ka të mirën mbrapa”, e thotë një fjalë e urtë popullore. Andaj, askush nga qytetarët nuk ka arsye mërzitet për abortin politik të kësaj legjislature. Të gjithë kemi arsye t’i gëzohemi fundit skandaloz të kësaj klase të dështuar politike. Me Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN) do të nisë një epokë e re për Kosovën. Na priftë e mbara!

Kur Papa Pio II do të takohej me burrat e mëdhenj të kohës, edhe me Gjergj Kastriotin që do të kurorëzohej si Mbret

Si si sot, në vitin 1464, disa javë para kurorëzimit të Gjergj Kastriotës-Skënderbeut, Papa Piu II (1458-1464) do të kishte vdekur në Ancona të Italisë!
Në qytetin Ancona, ku vepronte atëbotë kolonia e qëndrueshme arbërore, papa Pio II (emri mirëfilltë i tij, Enea Silvio Piccolomini), pas aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, priste për të kaluar në Republikën e Raguzës (gusht-tetor 1464).
Dihet se, papa Pio II ose ndryshe Aneas Silvius është shquar për njërin ndër humanistet e historianet më të mirënjohur të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes europiane. Si i tillë është shquar edhe në Koncilin e Bazelit (1439). Nga viti 1442 e gjejmë në Vjenë si sekretar personal të Perandorit Frederick III; në vitin 1446 ai u emërua ipeshkëv i Triestes; në vitin 1447 në Siena; në vitin 1456 kardinal, dhe më në fund në vitin 1458 ai u zgjodh papë. Të dhëna të rëndësishme për Arbërinë gjatë mbretërimit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut gjenden në veprat e tij monumentale: “I Commentarii rerum memorabilium, quae temporibus suis contigerunt”, “De gestis Concili Basiliensis commentariorum, libri II”, “Opera omnia” dhe disa të tjera.
Objektivi kryesor i Pikolominit në Republikën e Raguzës ishte takimi me burrat më të shquar të kohës në mbrojtje të vlerave europiane. Kështu, papa eshte pritur te takohet me Duken e Republikës së Venedikut Cristoforo Moro, Mbretin e Hungarisë Matthias Corvinus (Mátyás Corvinus, Mátyás Hunyadi, 1443–1490) dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, i cili priste kurorëzimin Mbret të Arbërisë nga Papa Piu II.
E gjithë kjo histori interesante fshihet në arkivat e Raguzës, Anconës, Venedikut, Romës e të tjera. Krahas shpalljes së kurorëzimit mbret të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut nga Papa Piu II, vëmendjen tërheqin edhe njoftimet në lidhje me përgatitjet e Republikës së Raguzës për pritjen e personaliteteve më të rëndësishme të kohës, që nisën përkatësisht në janar dhe maj 1464. Në këtë kontekst, ndër seritë e shumta të sukseseve përgatitore, duhet përmendur sigurimi i disa pikave të rëndësishme në qytet, veçanërisht sigurimi i fortifikimit Revelin!
Burimi: Një kopje e dokumentit te hulumtuar me kolegun MA. sc. Ruzhdi Panxha në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut, sot ruhet edhe në Arkivin Shtetëror të Kosovës!
___
Prishtinë, më 14 gusht 2025

Për dy monumente kultit të lavdisë justiniane, perandorit Justinian i origjinës dardane!

Restaurimi dhe konservimi si dialog mes kulturave: Dy monumente kultit të lavdisë justiniane, Bazilika Euphrasia në Poreç (Kroaci) dhe Bazilika San Vitale në Ravena (Itali), pjesë e monumenteve të Trashëgimisë Botërore UNESCO, që nga vitet 1996, 1997, përfaqësojnë një model konkret se si të konservohen dhe restaurohen zbulimet kapitale të Ulpianës në vitet 2023-2025!
Aseti më i vlefshëm kulturor i Poreçit, Bazilika Eufrasiane, u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1997. Ky kompleks paleokristian është i vetmi monument i ruajtur plotësisht nga ajo periudhë në botë. Sipas studiuesve të shquar janë venë limitet kronologjie të fillimit dhe të mbarimit të bazilikës, që janë vitet 543 -554, periudhë kjo e art e perandorit Justinian i origjinës dardane!
Bazilika është ndërtuar në kohën e ipeshkvit të Poreçit Eufrasius (shek. VI), ajo përfshin një atrium, një pagëzimore, një pallat ipeshkvi, mozaikë dhe mbetjet e ndërtesave sakrale nga shekujt III-IV. Mozaikët që dekorojnë brendësinë dhe fasadën e monumentit të kultit konsiderohen një trashëgimi e vlefshme e artit bizantin, dhe falë mozaikëve të dyshemesë dhe mbishkrimeve të ruajtura, të gjitha periudhat e ndërtimit dhe rinovimit të saj mund të transkribohen dhe të transliterohen.
Në historinë e gjatë të qytetit të Poreçit, një periudhë relativisht e shkurtër kohore do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e tij. Një qytet i vogël provincial në periferi të Perandorisë Romake që po vdiste do të përjetonte një transformim të mrekullueshëm në shekullin e VI. Duke u përpjekur të bashkonte perandorinë e përçarë, Perandori Justinian krijoi për një kohë të shkurtër iluzionin e një uniteti të mëparshëm. Por jo vetëm një unitet territorial dhe politik. Ai gjithashtu kërkoi të rivendoste shkëlqimin e artit të lashtë. Në lulëzimin e plotë të rekonkvistës së Justinianit, ipeshkvi i Poreçit, Eufrasius, ndërtoi katedralen e tij në vendin e bazilikës së vjetër të qytetit, duke e përfshirë atë në një seri ndërtesash shoqëruese që së bashku do të formonin një nga komplekset e mëdha të kohës

Ky është parku i Shupit ku dikur ndodhej shtëpia e lindjes dhe ku është rritur Nënë Tereza, por për disa ditë do të ndryshojë

0
Ky është parku ku dikur ndodhej shtëpia e lindjes dhe ku është rritur Nënë Tereza, mu në zemër të Shkupit. Sot aty gjendet pllaka përkujtimore.
Siç shihet edhe nga fotot e bëra sot, gjendja është e mjerueshme – në një cep njerëzit madje e përdorin edhe për nevoja personale.
Por për disa ditë gjithçka do të ndryshojë. Ky park do të shndërrohet në më të bukurin në Shkup, i rregulluar me dinjitet, ashtu siç i ka hije dhe siç e meriton Shenjtorja jonë nga Shkupi.
Me këtë përkushtim po e presim 115-vjetorin e lindjes së saj.

Secili sukses në favor të shtetit u prit me zhurmë

1
– I ndalën zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Zhurmë kundër.
– E ndalën referendumin.
Prapë zhurmë kundër.
– E ndalën dinarin.
Zhurmë kundër.
– I mbyllën institucionet paralele.
Zhurmë, zhurmë…
– I kthyen objektet paralele në shërbim të shtetit.
Zhurmë kundër.
– E instaluan valën, i hoqën kamerat e fshehura që monitoroheshin nga Beogradi, gjetën armë të fshehura.
Heshtje.
– Nisën të kthehen shqiptarët në shtëpitë e tyre në veri.
Prapë heshtje.
– Ndërtoheshin rrugë legale, mbylleshin ato ilegale dhe e vendoseshin nënstacione policore të shtetit tonë.
Heshtje.
E tash, kur thonë që nuk duhet të lejohet të merr pjesë në zgjedhje një parti që e minon shtetësinë e Kosovës, nisi prapë zhurma. Kundër, si zakonisht. Fatkeqësisht!
Çmenduri!