Kreu Blog Faqe 486

Reshit Lala, analist: Nuk e çliroi UÇK-ja Kosovën duke e “ndihmuar pak Amerika”, por SHBA e çliroi Kosovën, Shqipëria e armatosi dhe UÇK luftoi!

6

Nga: Reshit Lala

Përgjigje Hajdar Morinës që, duke mbrojtur tezën se Kosovën e çliroi UKÇ-, por ndohmoi pak edhe Ammerika. Ai thotë: – ” Ne histori faktori i brendeshëm eshte vendimtar . Ata vertet i ndihmoi Amerika por sikur te mos ishte UÇK-ja nuk do te nderhynte Amerika !

-Hajdar Morina : -Nuk e kuptoj- keni lajthitur të gjithë? Plani i luftës për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve Shqiptare është bërë shumë herët nga Amerika. Në 1920 Presidenti Amerikan Willson e ndaloi coptimin e shqipërisë. Me këtë vendim të papritur për Europën NDËRROI STRATEGJIA AMERIKANE NË BALLKAN. Nga viti 1920 e në vazhdim kemi ndryshim në strategjinë e europës ndaj Shqiptarëve. Nga coptuesit e saj në 1913 fuqitë e mëdha të europës u kthyen në mbrojtëse gradualisht të shqiptarëve, deri sa arritëm në vitin 1975, kur Amerika dhe Gjermania- motorët e politikës europjane vendosën shkatërrimin e Jugosllavisë, që prekte edhe Kosovën.

Sot ne kemi 3 nga 5 Anëtarët e përhershëm të këshillit të sigurimit në anën e Shqipotarëve – Amerikën, Anglinë dhe Francën, por edhe Gjermaninë- presidenten e pashpallur të europës. Natyrisht akoma Franca, megjithëse është e detyruar të mbështesë, planin Amerikano- Gjerman për Ballkan- filtron me rusin, por do të bëjë atë që bën shumica! Të gjithë këtë ndryshim të politikës Europjane ndaj Shqiptarëve, Ballkanit e Adriatikut e ka bërë Amerika, e cila ka imponuar këtë politikë me dëshirë apo me forcë në Europë: Duket Amerika mbas vitit 1920 e në vazhdim e bindi Europën, se “AJO KISHTE BËRË GABIM MË 1913, QË KISHTE COPTUR SHQIPTARËT, SE KISHTE SJELLË MË AFËR NË ADRIATIK RUSIN”! Kështu Amerika e orjentoi europën drejt ndryshimit të strategjisë në ballkan e Adriatik- ku kryesorët ishin Shqiptarët! Amerika e bindi europën, se “Shqiptarët e coptuar GABIMISHT NGA NJË STARTEGJI E GABUAR DUHET TË BASHKOHESHIN PËRSËRI”! Pra ishte Amerika, që ndryshoi qëndrimin e fuqive të mëdha të Europës -NGA KUNDËR SHQIPTARËVE -NË PRO TË SHQIPTARËVE!

Pra Amerika-përtej “përrllave” të Dilaver Goxhajt, që flet si Enverist- ka vënë në tavolinë hartën e ribashkimit të Shqiptarëve që në vitin 1920. Edhe largimi i shqipërisë nga lindja dhe dëbimi i rusit ng Adriatiku është fitore e strategjisë Amerikane. Enver Hoxha ishte në lindje, por pazaret i bënte fshehurazi me perendimin! Hrushoovi erdhi në Shqipëri dhe kërkoi të vinte raketa kundër Natos në Sazan e karburun dhe, Enveri shkoi dhe ja tha Amerikës (mendim im), duke shprehur rrezikun për Shqipërinë e Europën. Amerika e orjentoi drejt largimit nga lindja, duke bërë me kujdes të gjitha veprimet e ligjëshme, që të mbrohej nga gjykatat ndërkombëtare. Amerika (mendimi im) i tha: Merr vendimin në Kuvendin e Shqipërisë, për daljen nga Traktati i Varshavës dhe dëbimin e bazës Ushtarake nga Vlora: Nëqoftëse sulmon Hrushovi- Fllota e 6 merikane në mesdhe do t’ja mbysi të gjitha anijet në Adriatik!

Këtë tezë e vërteton edhe telefoni i Presidentit Amerikan Cendi në 1960, që i thotë Hrushovit: “Nuk ke punë me Shqipërinë dhe, Hrushovi i përgjigjet: “Jo vetëm , që nuk kam punë,por edhe po largohem nga vlora”! sipas deklaratave të Avokat Ngjeës: Cenedi ju tha amerikanëve mbas prishjes me rusët: ” Çojeni Shqiprinlë në Kinë-ta ndihmojë Kina! Nëqoftëse Kina nuk ka para sillni çekun ta firmos! Interesat Amerikane janë ta mbrojmë Shqipërinë.

Kështu Shqipëria shkoi në Kinë , i dha Flamurin e shqipërisë Kinës dhe e pranoi Kinën në OKB. Njujork Tajms do të shkruante: Shqipëria e vogël goditi me një grusht të fuqishëm në OKB dhe e pranoi Kinën në OKB. Nuk ishte vetëm Kina , që e kishte ndihmuar shqiprinë sipas gjenralit të dënuar Rahman Perllaku, por ishte Shqipëria e vogël prej 2000 000 njerëzish, që e kishte pranuar Kinën në OKB ( me ndihmën Amerikane natyrisht)! Rahman Perllaku, si ushtarak i zoti, por dipllomat injorant nuk e kishte kuptuar strategjinë e Enver Hoxhës me Kinën. Ai thotë: “Kina e quan mosmirënjohës Enver Hoxhën, se na ka dhënë ndihma më shumë se rusi”! Po përse na i dha gjeneral? I vinte keq për Shqipërinë? Jo! Shqipërisë ja kishte borxh, se Kina udhëtoi si shtet i OKB-së me flamurin Shqiptar dhe, Kina ashtu edhe si Rusi e ndihmoi Shqipërinë, që të vendosej përgjithmonë në Shqipëri e ta përdorte atë si porta e Europës.

Amerika, kur e pa se Kina donte të shtrohej këmbëkryq në shqipëri i tha Enver Hoxhës, ta dëbonte (mendimi im) dhe, Enver Hoxha e dëboi- gjoja “për arësye politike”, sikur nuk e dinte Enveri kush ishte Kina! Këto i dinte edhe Kina, por i dinte edhe Enveri, që e ropi Kinën me armatime! Enver Hoxha është i vetmi Burrë Shteti, që ka shkelur dy traktate ndërkombëtare pa i hyrë gjemb në këmbë: Të jaltës, që e vendoste Shqipërinë në lindje dhe të Varshavës ,që kishte bazën në adriatikun Shqiptar. Deklaratat e E. Hoxhës i dimë, por duhet të dimë, se superfuqia (Rusët) nuk lagoheshin me deklarata ! RUSËT NGA ADRIATIKU I DËBOI AMERIKA! Pra Dy traktatet ndërmkombëtare Shqipëria i ka shkelur me mbështetjen e nëndheshme të Amerikës. Këtë e dinte Amerika, që e bënte, e dinte Rusi, por e dinte edhe Shqipëria, që kishte marrë garancinë e mbrojtjes Amerikane para se t’i shkelte këto traktate.

Pushtimi Rus i Ukrainës e vërteton plotësisht këtë tezë. Pra strategjia Amerikane në Adriatik e ballkan ka qenë e njejtë të paktën që nga viti 1920. Në zbatim të kësaj strategjie Amerika me anën e Enver Hoxhës, e dëboi Rusin nga Adriatikun dhe, në vazhdim shtroi planin për largimin e rusëve përtej kufijëve shqiotarë në ballkan. Ky plan ka brenda bashkimin e Shqiptarëve, se pa bashkimin e atyre nuk mund të zbatohtj strategjia Amerikane. Pra lufta për çlirimin e Kosovës është e vendosur para vitit 1975, kur Amerika dhe Gjermania vendosën ta shkatërrojnë Jugosllavinë. shkatërrimi i Jugosllavisë u bë në zbatim të strategjisë Amerikane të paktën mbas vitit 1920 për ta larguar Rusin nga Adritiku dhe trojet shqiptare. Kufiri i trojeve Shqiptare ishte Kosova dhe Maqedonia, të cilat janë në proçesin përfundimtar të ndarjes historike me popujt sllavë e mbështets të Rusisë, serbët, maqedonët e bullgarët!

I nderuar Hajdar Morina!

Këto, që shkrova për të sqaruar ngjarjet në ballkan në këto 100 vjetët e fundit nuk e ulin figurën e Enver Hoxhës, por e ngrenë më lart, sepse në kohën e tij Shqipëria shpëtoi nga pshtimi Jugosllav e Rus në 1960. Ma largimin e Rusit nga Adriatiku Enver Hoxha ka kryer një vepër historike kombëtare. Sikur të kishte marrë anën e rusit-do kishte firmosur me vdekje egzistencën e kombit shqiptar. Për ata, që e minimizojnë apo kundërshtojnë largimin nga rusi: ” Po t’ja kishte shtruar tapetin e kuq në Adriatik Hrushovit- Amerika e Perendimi do të kishin vënë në taovlinë hartën e zhdukjes së Shqipërisë, sepse do thonin ata: “SHQIPRIA NUK ËSHTË NË GJENDJE TA MBROJË ADRIATIKUN E SAJ”!

Të dashur miq! Lufta e Kosovës nuk ishte një aksident, por rezultat i zbatimit të strategjisë 100 vjeçare Amerikane në ballkan! Prandaj-përtej nostalgjisë dhe nderimit të luftës shenjtë të JUÇK-së duhet të themi një të vëretetën. Kosovën e çliroi forca e supershtetit Amerikane, i cili me DHUNË ja shkëputi Jugosllavisë Kosovën. Është kjo Amerikë me STRATEGJINË ESAJ PËR BALLKANIN- të formuluar të paktln mbas vitit 1920, që do të zbatohet e do të çojë hap pas hapi në bashkimin e shqiptarëve në një shtet etnik, siç ka thënë Merkel. Ndaj “antiamerikanizmi është antishqiptarizëm” dhe, këtë duhet ta dinë të gjithë ata, që janë agkjentë rusë, por edhe nostalgjikët e Revolucionit të Tetorit! E fundit: Ne Shqipotarët , mbasi “kemi zgjidhur problemet e botës e të Palestinës” le të bashkohemi e të zgjidhim problemin e bashkimit kombëtar dhe, çelsin e zgjdhjes së këtij PROBLEMI NDËRKOMBËTAR (se përfshin shumë shtete ) e ka sot për sot Amerika!

Postimi i sotëm 09/08/1025

KOMENTE RRETH POSTIMIT: PRESIDENTI WILSON NDALOI RICOPTIMIN E SHQIPËRISË NË 1920! KENEDI NDALOI PUSHTMIN RUS NË 1960! CLINTONI ÇLIROI KOSOVËN!

Avni Miraka

Reshit Lala Të mos përkrahësh UÇK-në, është njëlloj si të jesh në anën e serbit. Kaq thjeshtë.

Reshit Lala përgjigje Avni Mirakës: – Po të mos ishte mbrojtja e Amerikës, Kombi Shqiptar sot nuk do të egzistonte – kaq thjeshtë! Pa Amerikën nuk ka bashkim kombëtar – kaq thjeshtë!

Të jeshë sot “anntiamerikan” do të thotë thjeshtë – je agjenturë Serbo Ruse! Je antishqiptar! Ke shkelur mbi gjakun e qindra mijëra dëshmorëve shqiptarë të derdhur gjatë historisë kundër Serbëve, Turqëve!

Ne përulemi dhe nderojmë luftën heroike UÇK-së, por shqiptarët përulen dhe nderojnë të gjithë luftën historike shekullore të Shqiptarëve për mbijetesën e tyre kundër Serbëve e Perandorisë Osmane! Heronjtë e kësaj lufte gjigande për mbijetesën e Kombit Shqiptar, që ai të mos zhdukej, janë me qindra mijëra! Gjaku i tyre ka rrjedhur nga malet dhe grykat e hapsirës shqiptare duke ulërituur nga dhimbja dhe është derdhur në Adriatik. Ky gjak, që e kishte njyrosur lumin e Drinit në të kuqe ulërinte nga dhimbja dhe thoshte: “Shqiptarët e ish Jugosllavisë po masakrohen! Ata po zhduken! Ata po i shkul nga rrënjët Turqia në bashkëpunim me serbinë”!

Këtë thirrje të gjakut të qindra mijëra dëshmrëve gjatë historisë shekullore e dëgjuan shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e në të gjithë botën dhe luftuan në shekuj për ta ndalur katastrofën e shqiptarëve, por nuk mundën, se ishin vetëm kundër të gjithëve. Popoujt e ardhur ishin bashkuar të gjithë kundër shqiptarëve. Ata donin zhdukjen e kombit shqiptar, që të merrnin pasaportën e hapsirës së tyre dhe të quheshin autoktonë. Mbas coptimit të vitit 1913 vjen RICOPTIMI i vitit 1920!

Këtij ricoptimi, që do të çonte në zhdukjen e kombit shqiptari i tha “NDAL” Presidenti Amerikan Wilson në vitin 1920! Ai përdori forcën e Supershtetit Amerikan për të mbrojtur egzistncën e Kombit shqiptar! Ai është heroi i Kombit Shqiqtar, sepse ndaloi zhduken e tij! Në vitin 1960 kemi Presidentin tjetër Amerikan Kenedi, i cili e shpëtoi Shqipërinë nga pushtimi rus! Kurse në vitin 1999 kemi Presidentin Amerikan Bill Klinton, i cili urdhëroi forcën Shumëkombëshe të Natos të ndërhynte në ish Jugosllavinë për të ndalur masakrat serbe mbi shqiptarët. Bill Klintoni e ndali përfundimisht tragjedinë historike të hemoragjisë së shqiptarëve!

Përfundimisht: Këto 100 vjetët e fundit Kombin Shqiptar e ka mbrojtur nga zhdukja Amerika! Supershteti Amerikan e dëgjoi dhimbjen e shqiptarëve dhe e ndaloi zhdukjen e tyre! Me ndërhyrjen Ushtarake për çlirimin e Kosovës, Amerika i dha fund gencidit historik SHEKULLOR të Serbëve e Turqëve kundër shqiptarëve në ish Jugosllavi! Luftën historike të Shqiptarëve kundër serbëve e Turqëve me qindra mijëra dëshmorë dhe miliona të dëbuar nga trojet e tyre e kurorëzoi Amerika në bashkëpunim me Shqipërinë e UÇK-në në 1999 ! Amerika ngriti në këmbë të gjithë botën demokratike në mbrojtje të shqiptarëve dhe urdhëroi forcën shumkëmbëshe të Natos të ndërhynte për Çlirimin e Kosovës! Amerika gjithashtu është bërë garante e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet etnik!

Këtë ka bërë Amerika për Shqiptarët.

Kaq thjeshtë!

Më 09/08/2025

Fajin e ka Saliu…!

0

Agron Tufa

I dashur mik, zonjë, zotëri, zonjushë,

të njohur e të panjohur, me emra e pa emra!

Ju që kapërceni gardhin et fb dhe futeni pa teklif, llap e squp në komentet e shkrimeve të mia e të kujtdo që prekin një çështje lënduese, shpesh pa e lexuar shkrimin, pa e vrarë mendjen fare për idenë. Pra ju që të gjitha dështimet, për të gjitha tragjeditë personale e kolektive, për çdo gjë që frymon e lëviz – fajtor bëni Saliun, pra një person.

Hiqni dorë nga kjo sindromë e rrezikshme, edhe sikur kjo të ishte në mënyrë të mbinatyrshme e mundur – sepse Saliu nuk mund të jetë si ai Cjapi biblik i mëkateve që hebrenjtë ia ngarkonin dhe e dëbonin në Shkretëtirë. Kjo është sëmundje që ju bllokon të menduarit origjinal.

Dhe mos thoni: “Na e la Saliu peshqesh”, apo “mbaje, se t’a ka lënë Saliu!” Kjo zgërdhirje qoftë e ligë, qoftë shprehje zhgënjimi, nuk ndihmon askënd të ruajë dinjitetin dhe të mos përkulet. Saliu mund t’i lërë ndonjë gjë, po pati, fëmijëve të vet, jo mua, as ty, as shoqërisë shqiptare – edhe në kuptimin figurativ që e ke ti, komentues.

E dyta, ai që i lë bekim ose mallkim një personi apo një populli është një forcë madhore, Destini, apo ndryshe, veç i madhi Zot, në bazë të mëkatit.

E treta, nuk janë diktatorët, autokratët, njëshat që vendosin një gjendje të caktuar regjimi, por Vetëdija e manipulueshme, vullneti i plogësht dhe karakteri qytetar frikacak, servil dhe i nënshtruar i shoqërisë.

Ti mund ta marrësh fare ngushtë, fjala vjen, që të fajësosh 1 person për fatkeqësinë popullore, por kështu ke habitur veç veten, askënd tjetër. Merreni (me mend) Enver Lugatin, çojeni në krye të shoqërisë franceze (angleze, gjermane) të vitit 1945 e në vazhdim. Sa muaj mendoni se mund ta duronin këto shoqëri Enverin tuaj?

Nuk zgjidhen çështjet duke fajësuar njërin për gjithçka që shkon keq, duke thënë “fajin e ka Saliu” edhe kur e ka Rama; “fajin e ka Saliu” edhe kur ty, më falni, nuk të ngrihet ai miku në shtrat!

Po përveç Saliut, a ka kush ndonjë faj në këtë botën tonë shqiptare?

Prandaj Rama bën përsheshin e tij, se e ka gjetur sheshin dhe alibinë e gatshme: çfardo krimi, çfardo përdhunimi që të bëjë ai me bandën e pushtetit, e di tashmë që njerëzit, masa e njerëzve që e pandehin veten të lirë, do të thonë: “fajin e ka Saliu!”.

Pra fajet i ka Saliu, edhe pse ti e shet votën me para, fajin e ka Saliu edhe pse ti nuk del në votime; fajin e ka Saliu edhe pse ti trembesh, shantazhohesh, pranon ofertat, pislleqet, korruptimet në administratë; fajin e ka Saliu edhe kur ti e sheh padrejtësinë dhe dhunën para hundet dhe nuk flet, nuk proteston, madje bën sehir, se e ke gjetur fajtorin -Saliun e përjetshëm. Pra fajin e ka Saliu se të pëlqen të jesh i poshtëruar; “fajin e ka Saliu”, ndonëse të qiu Rama! Kjo është alibi e pështirë!

Por gjithsesi, gjithsesi, Saliu i ka fajet e veta, përgjegjësitë e veta, të mëdha, shpesh të tej-ekzagjeruara, por ka dhe gabime me pasoja të rënda. Sikundër ka dhe merita të padiskutueshme, historike.

O popull i mjerë! Ju skllevër të shtypur e të deformuar në shpirt e në mendje nga pesha dërrmuese e diktaturës 50 vjeçare! A njëmend prisnit t’ju dërgonte Perëndia nga sferat qiellore Kryeengjëllin njëmijëkrahësh me kerubimët e Zotit? Dhe ju kujtuat se ai është Berisha me PD? Po ai ishte pasqyrë e juaja: nuk mund të shpikej tjetër. Ju doni drejtësinë dhe zgjedhjen hyjnore midis punëve të njerëzve: drejtësi, por mundësisht hyjnore! Kështu? Po ju? Ju vetë si zgjidhni e si zgjidheni? Zgjidhje zengjineshë!

Edhe mund të jeni engjëj krejt të dlirë, siç shtireni shpesh, por po bëni një mëkat të përjetshëm: nuk po kundërshtoni përdhunimin që po ju bëhet. Dhe nuk do të jeni kurrë më të dëlirë!

Dhe për këtë, kurrëfarë faji s’ju ka as Saliu i ditëve të para, as i ditëve të fundit të tij (meqë është në fundin e tij). Dikush tjetër po ju ndërron Kodin Penal, Kushtetutën, e çfarë ju përmban pragu: po ju luan fenë! Në të gjitha kuptimet!

A ju lehtëson tani të thoni: “po, ti ke të drejtë, por edhe për këtë, fajin e ka Saliu, sepse…”

Vazhdojeni, vazhdojeni i nderuar mendimin…

U promovua në Deçan libri i Adem Lushajt, “Rugëtimi nëpër valët e jetës”

0
Në Deçan është promovuar libri “RRUGËTIM NËPËR VALËT E JETËS” të autorit Adem Lushaj, promovim i organizuar nga Komuna e Deçanit në kuadër të aktiviteteve për të shënuar “Javën e bashkatdhetarëve”.
“Rrugëtim nëpër valët e jetës” – një udhëzues i heshtur për forcën e shpirtit
___
Nga: Ing. Blerim Bajraktaraj
___
“Rrugëtim nëpër valët e jetës” e autorit Adem Lushaj është më shumë se një autobiografi. Është një rrëfim i sinqertë dhe i thellë mbi jetën, shoqërinë dhe aspiratat njerëzore. Autori na fton të ecim krah tij, nga kujtimet e një fëmijërie të thjeshtë e të vështirë, deri te përballja me sfidat dhe realizimi i ëndrrave përmes punës, qëndrueshmërisë dhe besimit.
Çdo faqe e këtij libri ngërthen emocione të pastra dhe reflektime që shkojnë përtej përvojës personale. Ato pasqyrojnë realitetin e një kohe të trazuar në Kosovë, ku vështirësitë ekonomike, sociale e morale formuan karaktere të forta dhe shpirtra të pathyeshëm.
Për Adem Lushajn, këto nuk ishin pengesa, por shkolla e jetës.
Në thelb, vepra është një dëshmi se edukimi, puna e palodhur, dashuria për familjen dhe përkushtimi ndaj komunitetit janë vlerat që e mbajnë njeriun në këmbë. Me një gjuhë të thjeshtë, por të mbushur me ndjenjë, autori na kujton se çdo përpjekje ka kuptim dhe çdo ëndërr meriton të ndiqet me guxim.
Ky libër është frymëzim për këdo që përballet me sfida, një ftesë për të besuar në vetvete dhe për të gjetur forcën në çdo valë të jetës.
Faleminderit autorit për guximin dhe përkushtimin për të ndarë historinë e tij me ne, si dhe të gjithë atyre që mbështesin dhe promovojnë letërsinë që pasqyron vlera të vërteta njerëzore.
Mesazhi që mbetet pas leximit është i qartë: Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, ecni me besim përpara dhe gjeni forcën për të përballuar çdo valë që jeta sjell.

Historia e islamit në Evropën fatkeqe si dhe Shqipëria dhe Kosova e prapambetur nën fenë e otomanizmit

0

Klajd Kapinova, New York

Kryengritet shqiptare të viteve 1432–1436, kundër Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane nën udhëheqjen e të kryqitarit të fundit Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut 

“Qeveritë evropiane pro-imigracion, fatkeqsisht kanë hapur rrugën për rënien e kulturës së krishterë dhe përparimin e islamit. Gjermanët e lindur po detyrohen të largohen nga shumica e qyteteve të mëdha gjermane, pasi migrantët gjithmonë pushtojnë qytetet e mëdha të parat. Ne jemi ata që mendojmë se shpresa e fundit e Evropës është Krishterimi. Nëse qindra miliona të rinj lejohen të lëvizin në veri, do të ketë një presion të madh mbi Evropën. Nëse e gjithë kjo vazhdon, në qytetet e mëdha të Evropës do të ketë një shumicë myslimane.” – Viktor Orban, Kryeministri Hungarisë 

“Evropa nuk është më Evropë, është ‘Eurabia’, një koloni e islamit, ku pushtimi islamik nuk vazhdon vetëm në kuptimin fizik, por edhe në kuptimin mendor dhe kulturor. Prania në rritje e myslimanëve në Itali dhe në Evropë është drejtpërdrejt proporcionale me humbjen tonë të lirisë. Një Predikim për Perëndimin. Evropa, bëhet gjithnjë e më shumë një provincë e islamit, një koloni e islamit. Dhe Italia është një avanpost i asaj province, një fortesë e asaj kolonie… Në secilin prej qyteteve tona ndodhet një qytet i dytë: një qytet mysliman, një qytet i drejtuar nga Kur’ani. Një fazë në ekspansionizmin islamik. Ky biznes islam më rrëmbeu.” – Oriana Fallaci(1926-2006), Fjalimi para një audience në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve, 22 tetor 2002 

Nga statistikat ndërkombetare del se islami, është feja e dytë më e madhe fatkeqsisht në Evropë, pas Krishterimit tradicional. Edhe pse shumica e komuniteteve myslimane në Evropën Perëndimore u formuan si rezultat i imigracionit islam, ekzistojnë komunitete shekullore myslimane evropiane të vendosur me forcë ose dhunë sistematike, gjak, shpatë dhe kur’an, si: në Ballkan, Kaukaz, Krime dhe rajonin e Vollgës.

Termi i ri Evropa Myslimane, përdoret për t’iu referuar vendeve me shumicë myslimane në Ballkan dhe Kaukaz (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Turqia dhe Azerbajxhani) dhe pjesëve të vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, me pakica të konsiderueshme myslimane (Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut (shqiptarët), dhe disa republika të Rusisë), që përbëjnë popullata të mëdha të myslimanëve evropianë, megjithëse shumica janë laikë.

Islami u zgjerua në Kaukaz, përmes pushtimit barbar mysliman të Persisë në shekullin VII dhe hyri në Evropën Jugore, pas pushtimit të Spanjës në shekujt VIII-X. Asokohe entitetet politike islame ekzistonin në atë që sot është Spanja, Portugalia, Siçilia dhe Malta gjatë Mesjetës.

Asokohe popullatat islame në këto territore u konvertuan në të krishterë ose u dëbuan deri në fund të shekullit XV nga sundimtarët vendas të krishterë. Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, fatkeqsisht u zgjerua përmes pushtimeve më tej në Evropën Juglindore dhe konsolidoi pushtetin e saj politik dhe territorial, duke barbarizuar dhe pushtuar pjesë të mëdha të perandorive serbe dhe bullgare, dhe territoret e mbetura të rajonit, si dhe duke përfshirë principatat shqiptare dhe rumune, mbretëritë e Bosnjës, Kroacisë e Hungarisë në shekujt XIV, XV, XVI.

Gjatë shekujve që pasuan, Perandoria Xhihadiste Islame Otomane humbi gradualisht dhe fatmirësisht territoret e saj të krishtera evropiane. Islami ishte veçanërisht me ndikim në territoret e Shqipërisë, Bosnjës, Hercegovinës dhe Kosovës, dhe ka mbetur fatkeqsisht feja mbizotëruese në këto vende edhe sot e kësaj dite.

Gjatë Mesjetës, islami u përhap në pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore, nëpërmjet islamizimit të disa grupeve etnike turke, siç janë Kumanët, Kipçakët, Tatarët dhe Bullgarët e Vollgës nën pushtimet dhe pushtimet mongole në Euroazi, dhe më vonë nën Hordhinë e Artë dhe khanatet pasardhëse të saj, me popullatat e saj të ndryshme myslimane të referuara kolektivisht si turq ose tatarë.

Islami nga bota otomane-turke, krijoi për herë të parë një pikëmbështetje në territorin e Hungarisë në fund të shekullit IX, nëpërmjet fiseve hungareze, të cilat migruan nga Stepa Aziatike. Një popullsi e konsiderueshme myslimane mbeti në vend deri në mesin e shekullit XIII.

Popullatat islame historikisht të rëndësishme në Evropë përfshijnë azerbajxhanasit, ashkalinjtë dhe egjiptianët ballkanas, goranët, torbeshët, pomakët, boshnjakët, çeçenët, shqiptarët myslimanë, boshnjakët, khalizianët, ingushët, myslimanët grekë, vallahadët, romët myslimanë, turqit ballkanas, qipriotët turq, turqit e Kretës, jurukët, tatarët e Vollgës, tatarët e Krimesë, tatarët e Lipkës, kazakët, gajalët dhe rumunët meglenë.

Kryengritet shqiptare të viteve 1432–1436, kundër Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane nën udhëheqjen e të Kryqitarit të fundit Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut

Sot, rajonet me shumicë myslimane të Evropës përfshijnë disa vende në Ballkan (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe pjesa evropiane e Turqisë), disa republika ruse në Kaukazin e Veriut dhe rajonin Idel-Ural, dhe pjesën evropiane të Kazakistanit. Këto komunitete përbëhen kryesisht nga evropianë vendas të besimit islam, tradita fetare e të cilëve daton disa qindra vjet më parë në Mesjetë. Vendet transkontinentale të Turqisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit janë gjithashtu me shumicë islame.

Në Shqipërinë mesjetare, Kryengritja kundër taboreve barbare të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane kishte qenë duke u ndezur prej vitesh përpara se Hetoi Kombëtar dhe Atleti i Krishtit burrshteti ushtarak Gjergj Gjon Kastrioti të braktiste ushtrinë mizore perandorake xhihadiste islame otomane.

Kryengritja më e dukshme e mëparshme ishte kryengritja e liridashëse e viteve 1432-1436 e udhëhequr kryesisht nga trimi Gjergj Arianiti. Edhe pse Gjergj Kastrioti u thirr nga të afërmit e tij gjatë këtij rebelimi, ai i qëndroi besnik sulltanit dhe nuk luftoi kundër otomanëve. Pasi ky rebelim u shtyp nga otomanët, Arianiti u rebelua përsëri kundër atyre në rajonin e Shqipërisë qendrore në gusht të vitit 1443.

Strategu trim e i zgjuar ushtarak Heroi Kombëtar shqiptar Gjergj Gjon Kastrioti vendosi të linte pozicionin e tij të sanxhakbeut xhihadist islam otoman dhe të ngrinte menjëherë një rebelim të armatosur asokohe kundër otomanëve islam, vetëm pas Kryqëzatës fitimtare të Varnës në vitin 1443.

Sukseset e kryqëzatave frymëzuan revoltën e kryetrimit të Arbërisë Gjergj Gjon Kastriotit dhe revoltën e Kostandin XI Paleologut në Despotatin e Moresë. Në fillim të nëntorit të vitit 1443, Gjergj Kastrioti braktisi forcat e Sulltan Muratit II gjatë Betejës së Nishit, ndërsa luftonte kundër kryqëzatave të hungarezit të pamposhtur Gjon Huniadit. Ushtaraku i lartë e i suksesshëm i oborrit perandorak xhihadist islam otoman Gjergj Gjon Kastrioti i quajtur asokohe me titullin e lartë ushtarak perandorak Skënderbeu, u largua nga fusha së bashku me 300 shqiptarë (sikurse dikur 300 spartakasit grekë) të tjerë që shërbenin në ushtrinë xhihadiste islame osmane.

Djali i Gjonit katolik, Gjergji Kastrioti, hoqi dorë nga besimi islami

Sipas burimeve historike mësojmë se Ai menjëherë i udhëhoqi trimat arbëror të përgatitur ushtarakisht në oborrin perendorak otoman, pra i drejtoi menjëherë njerëzit e tij në Krujën historike, ku mbërriti atje më 28 nëntor, dhe me anë të një letre të falsifikuar nga Sulltan Murati drejtuar Guvernatorit të Krujës, ai u bë zot i qytetit malor.

Për të përforcuar qëllimin e tij, pra për të fituar kontrollin e ish-zonave të Zetës, kryetrimi arbëror Gjergj Gjon Kastrioti e shpalli veten trashëgimtar të familjes Balsha. Pasi rimori disa kështjella më pak të rëndësishme përreth (Petrela, Preza, Guri i Bardhë, Svetigradi, Modriçi dhe të tjera) dhe përfundimisht fitoi kontroll mbi më shumë se zotërimet e babait të tij Gjon Kastrioti, Gjergji fatmirësisht hoqi dorë nga islami otoman dhe e shpalli veten hakmarrës të familjes dhe vendit të tij.

Ai ngriti një flamur të kuq me një shqiponjë të zezë me dy koka: Shqipëria sot zyrtarisht dhe botërisht po përdor një flamur të ngjashëm si simbol kombëtar deri më sot. Deri në shtator të vitit 1912, Qeveria Xhihadiste Islame Otomane i mbajti qëllimisht shqiptarët të ndarë brenda katër vilajeteve etnikisht heterogjene, për të parandaluar bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe kryengritjet e armatosura të mundshme kunder otomanëve.

Reformat e prezantuara nga Turqit e Rinj (xhonturqit) provokuan Kryengritjen Shqiptare të vitit 1912, e cila zgjati nga janari deri në gusht 1912. Në janar 1912, muslimani Hasan Prishtina, deputet shqiptar në Parlamentin Xhihadist Islam Otoman, i paralajmëroi publikisht anëtarët e parlamentit se politika e qeverisë së Turqve të Rinj në mënyrë të pashmangshme do të çonte në një revolucion në Shqipëri.

Kryengritja e armatosur shqiptare ishte e suksesshme dhe deri në gusht 1912, ku asokohe rebelët e armatosur arritën të fitonin kontroll mbi të gjithë vilajetin e Kosovës (duke përfshirë Novi Pazarin, Sjenicën, Prishtina dhe madje edhe Shkupin), një pjesë të Vilajetit të Shkodrës (duke përfshirë Elbasanin, Përmetin dhe Leskovikun), Konicën në Vilajetin e Janinës dhe Dibrën në Vilajetin e Manastirit.

Me trathti, dhelperi dhe forcë Qeveria Xhihadiste Islame Otomane, i dha fund kryengritjes shqiptare më 4 shtator 1912, duke pranuar fatmirësisht të gjitha kërkesat, që lidheshin me krijimin e një sistemi të unifikuar autonom të administrimit dhe drejtësisë për shqiptarët brenda një vilajeti të vetëm, pra vilajetit shqiptar.

Marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë filluan të funksionojnë në nivel shtetëror, pasi u shpall e Pavarur më 28 nëntor 1912 në Vlorën historike të Flamurit… dhe përpjekjet e para diplomatike të Qeverisë së saj ishin kërkesat për njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar.

Në muajin dhjetor të vitit 1912, një delegacion i Shqipërisë i paraqiti një Memorandum Konferencës së Londrës të vitit 1913, duke këmbëngulur në të drejtat etnike të shqiptarëve dhe duke kërkuar një njohje ndërkombëtare të Shqipërisë së Pavarur të përbërë nga Kosova, Maqedonia perëndimore, duke përfshirë Shkupin dhe Manastirin dhe të gjithë territorin e Epirit deri në Artë.

Skllavëria, tregtia e skllevërve dhe konvertimet ose islamizimi në formën e gjenocidit i Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës 

Tregtia e skllevërve (meshkuj dhe femra) në Perandorinë Xhihadiste Islame Otomane furnizonte radhët e ushtrisë islame otomane midis shekujve XV-XIX. Ato ishin të “dobishme” në parandalimin e kryengritjeve të skllevërve dhe shpërbërjes së vetë Perandorisë, veçanërisht për shkak të valës në rritje të nacionalizmit midis popujve evropianë në provincat e saj ballkanike nga shekulli XVII dhe vijim. Së bashku me Ballkanin, Rajoni i Detit të Zi mbeti një burim i rëndësishëm i skllevërve për otomanët xhihadist islam.

Përveç efektit të një periudhe të gjatë nën dominimin islam otoman, shumë nga popullatat e nënshtruara u konvertuan direkt vetëm me GJENOCID: me armët e preferuara të tyre, si: kur’an, shpatë dhe gjak në mënyrë periodike dhe me forcë (në islam) si rezultat i një lëvizjeje të qëllimshme nga turqit otomanë si pjesë e një politike, për të siguruar besnikërinë e popullsisë kundër një “pushtimi” të mundshëm venecian.

Megjithatë, islami xhihadist otoman pushtues u përhap me forcën e armëve në zonat nën kontrollin e sulltanit otoman, përmes sistemit devshirme të skllavërisë së fëmijëve, me anë të të cilit djemtë vendas të krishterë evropianë nga Ballkani (kryesisht shqiptarë, bullgarë, kroatë, grekë, rumunë, serbë dhe ukrainas) u morën, u rekrutuan, iu nënshtruan rrethprerjes me forcë dhe konvertimit me forcë në islam, dhe u përfshinë në ushtrinë osmane, dhe taksave të xhizjes. 

Sulmet e barbareve islam arabë në Evropë në shekullin VII pas Krishtit 

Sulmet e islamikëve radikal arabë në Evropë filluan menjëherë pas themelimit fatkeqsisht të islamit në shekullin VII pas Krishtit. Menjëherë pas vdekjes së Muhamedit në vitin 632 pas Krishtit, komuniteti i tij duhej të emëronte një udhëheqës të ri, duke i dhënë shkas titullit të kalifit (romanizuar: khalīfa, fjalë për fjalë ‘pasardhës’), i cili u pretendua nga disa nga shokët më të ngushtë të Muhamedit (ṣaḥāba) dhe pasardhësit e tyre mbi trashëgiminë për rolin e kalifit gjatë shekujve.

Pushtimet e hershme islame u zgjeruan fatkeqsisht drejt Perëndimit dhe brenda më pak se një shekulli përfshinë pjesë të kontinentit evropian. Forcat arabe islame triumfuan lehtësisht mbi ushtrinë bizantine, në betejat vendimtare të Ajnâdayn (634 pas Krishtit) dhe Yarmûk (636 pas Krishtit), dhe përfshinë ish-provincën bizantine të Sirisë, duke shtyrë në veri dhe perëndim.

Në të njëjtën kohë, konsolidimi fatkeq i sundimit të islamit nga perandoritë arabe në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme shpejt do të pasohej nga inkursione në atë që është tani Evropa, ndërsa ushtritë arabe dhe berbere islame xhihadiste bastisën dhe përfundimisht pushtuan territore, duke çuar në krijimin e shteteve të sunduara nga myslimanët në kontinentin evropian.

Një pushtim jetëshkurtër i Siçilisë Bizantine nga një kontingjent i vogël arab dhe berber, që zbarkoi në vitin 652 pas Krishtit, ishte preludi i një serie inkursionesh nga shekulli VIII deri në shekullin XV, shtetet myslimane sunduan pjesë të Gadishullit Iberik, Italinë jugore, Francën jugore, dhe disa ishuj mesdhetarë, ndërsa në Lindje, inkursionet në një Perandori Bizantine shumë të reduktuar në territor dhe të dobësuar vazhduan.

Në vitet 720 dhe 730 pas Krishtit, forcat arabe dhe berbere islame luftuan dhe bastisën në veri të Pirenejve, deri në atë që është tani Franca, duke arritur deri në veri të Turit, ku përfundimisht u mundën dhe u zmbrapsën nga frankët e krishterë në vitin 732 në territoret e tyre iberike dhe të Afrikës së Veriut.

Arabët islam e riemërtuan tokën në al-Andalus, e cila u zgjerua për të përfshirë pjesët më të mëdha të asaj kohe (Portugalia dhe Spanja), duke përjashtuar malësitë veriore. Forcat arabe dhe berbere islame krijuan emirate të ndryshme në Evropë, pas pushtimit të Iberisë jugore dhe themelimit të al-Andalus.

Një emirat ishte Emirati i Kretës, një shtet i sunduar nga islamët dhe qendër e aktivitetit piratik mysliman, që ekzistonte në ishullin mesdhetar të Kretës nga fundi i viteve 820 deri në ripushtimin bizantin të ishullit në vitin 961, kur perandori bizantin Nikephoros II Fokas mundi dhe dëboi arabët dhe berberët myslimanë nga Kreta për Perandorinë Bizantine dhe e shndërroi ishullin në një temë.

Emirati i Siçilisë, ekzistonte në ishullin me të njëjtin emër nga viti 831 deri në vitin 1091. Fatkeqsisht asokohe arabët islam dhe berberët barbar. Sulmet e myslimanëve arabë në Evropë filluan menjëherë pas themelimit të islamit në shekullin VII pas Krishtit.  Asokohe islamikë barbarë mbajtën fatkeqsisht Siçilinë dhe rajone të tjera të Italisë jugore derisa u mundën dhe u dëbuan përfundimisht nga Normanët e krishterë në vitin 1072 në territoret e tyre Iberike dhe të Afrikës së Veriut.

Kalifati Umajad persekutoi barbarisht në formë Gjenocidi sipas traditës islame (me shpatë, gjaj dhe kur’an) shumë të krishterë berberë në shekujt VII-VIII pas Krishtit, të cilët u konvertuan fatkeqsisht në islamin arab. Historianët modernë pranojnë më tej se popullatat e krishtera, që jetonin në tokat e pushtuara nga ushtritë arabe myslimane midis shekujve VII-X pas Krishtit, vuajtën persekutim e egër barbarë xhihadist islam, dhunë me shpatë, gjak dhe kur’an dhe martirizim shumë herë nga duart e zyrtarëve dhe sundimtarëve arabë myslimanë.

Asokohe shumë banorë vendas të krishterë u ekzekutuan, sipas dënimit islamik me vdekje, për mbrojtjen e besimit të tyre tradicional të krishterë, përmes akteve dramatike të rezistencës, siç ishte refuzimi për t’u konvertuar në islam, mohimi i fesë islame dhe rikthimi i mëvonshëm në Krishterim, dhe blasfemi ndaj besimeve myslimane.

Reconquista spanjole dje dhe domosdoshmëria urgjente për Reconquista e Re sot për të gjithë kontinentin e pushtuar të Europës

Kundërsulmi i krishterë iberik i njohur si Reconquista filloi në fillim të shekullit VIII, kur forcat myslimane arritën të shtyheshin përkohësisht në Akuitani. Asokohe forcat e krishtera filluan një ripushtim të mbretërive të copëtuara Taifa në al-Andalus. Në veri të Spanjës, veçanërisht në Fraxinet deri në Zvicër, kishte ende një prani barbare islame deri në shekullin X.

Forcat myslimane nën komandën e Aglabidëve pushtuan ishullin e Siçilisë, pas një serie ekspeditash që përfshinin vitet 827-902 pas Krishtit dhe kishin bastisur Romën në vitin 846 pas Krishtit. Deri në vitin 1236, praktikisht e tëra që kishte mbetur e papushtuar nga Iberia e sunduar nga myslimanët ishte vetëm provinca jugore e Granadës.

Meqenëse konsiderohen Njerëz të Librit në fenë islame, të krishterët dhe hebrenjtë nën sundimin mysliman i nënshtroheshin statusit të dhimmi-t (së bashku me samaritanët, gnostikët, mandeanët dhe zoroastrianët në Lindjen e Mesme), i cili ishte inferior ndaj statusit të myslimanëve.

Islamët arabë, vendosën ligjin barbar islamik (Shariatin) në këto vende të sunduara nga myslimanët; kështu, popullatat e krishtera evropiane që flisnin latinisht dhe greqisht, si dhe komunitetet hebraike të Evropës, u përballën me diskriminim dhe persekutim fetar, për shkak se konsideroheshin minoritete fetare; atyre iu ndalua më tej të prozelitizonin (për të krishterët, ishte e ndaluar të ungjillëzonin ose përhapnin krishterimin) në tokat e pushtuara nga myslimanët arabë me dënimin me vdekje, atyre iu ndalua të mbanin armë, të kryenin profesione të caktuara dhe ishin të detyruar të visheshin ndryshe për t’u dalluar nga arabët.

Fatkeqsisht europianët naiv sot nuk zënë mend nga historia e kaluar makabre në kurriz të tyre

Sipas ligjit islamik (sherīʿa), të krishterë asokohe ishin të detyruar me forcën e shpatës të paguanin taksat e xhizjes dhe haraxhit (e njëjta politikë apo situatë barbare edhe në Ballkan dhe trojet e Shqipërisë dhe Dardanisë), së bashku me një shpërblim të rëndë periodik të vendosur mbi komunitetet e krishtera nga sundimtarët myslimanë për të financuar fushatat ushtarake, të cilat kontribuan në një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për shtetet islame, ndërsa anasjelltas i reduktuan shumë të krishterë në varfëri, dhe këto vështirësi financiare dhe sociale i detyruan shumë të krishterë të konvertoheshin në islam.

Të krishterët vendas, që nuk ishin në gjendje të paguanin këto taksa u detyruan t’ua dorëzonin fëmijët e tyre sundimtarëve myslimanë si pagesë, të cilët do t’i shisnin si skllevër në hareme apo familjet myslimane, ku ata detyroheshin të konvertoheshin menjëherë në islam. 

Arabizimi dhe pasojat negative të botës barbare islame në Evropën Mesjetare 

Perhapja fatkeqe e arabishtes letrare, ishte vetëm një aspekt i arabizimit të popullatave të krishtera dhe hebraike të Gadishullit Iberik, gjë që i bëri bashkëkohësit t’i referoheshin popullatave të prekura si Mozarabë e cila përkthehet si arabët ose e arabizuar.

Sundimi barbarë islam vazhdoi në Emiratin e Granadës, nga viti 1238 si një shtet vasal i Mbretërisë së Krishterë të Kastiljes deri në përfundimin e La Reconquista në vitin 1492. Moriskotë (maurë në spanjisht) u dëbuan fatmirësisht dhe përfundimisht nga Spanja midis viteve 1609 (Kastili) dhe 1614 (pjesa tjetër e Iberisë), nga Filipi III gjatë Inkuizicionit Spanjoll. 

Frika nga zgjerimi otoman dhe implikimet e tij mbi fenë e krishterë në Evropë u zhdukën fatmirësisht në shekullin XVII

Në këtë kohë në histori, Perandoria Xhihadiste Islame Otomane përceptohej nga evropianët perëndimorë si një tokë konfuze dhe ekzotike që ata e quanin Orient ose Orientalizmi, për sa i përket otomanëve, ishte një metodë e përdorur nga perëndimorët për të provuar të kuptonin jetën në Perandorinë Otomane. Njeriun i Sëmurë i Evropës (Perandoria Otomane) ishte një komb i ndenjur e i paaftë për t’u modernizuar.

Me pas Europa u perfshi ne luftrat e njepasnjeshme, si: Luftërat osmane-habsburge, luftërat osmane-hungareze, luftërat polako-osmane, luftërat serbo-osmane dhe lufta ruso-turke.

Në mesin e shekullit VII pas Krishtit, pas pushtimit islam të Persisë, islami u përhap në zonat që sot janë pjesë e Rusisë si rezultat i luftërave Ruso-Persiane.

Numri i saktë i islamikëve në Evropë është i panjohur, por sipas vlerësimeve nga Forumi Pew, numri i përgjithshëm i myslimanëve në Evropë (duke përjashtuar Turqinë) në vitin 2010 ishte rreth 44 milionë (6% e popullsisë së përgjithshme), duke përfshirë 19 milionë (3.8% e popullsisë) në Bashkimin Evropian. Një studim i Qendrës Kërkimore Pew në vitin 2010 raportoi se 2.7% e popullsisë myslimane në botë jeton në Evropë. Sipas vlerësimeve të Pew, që nga viti 2020, myslimanët përbënin rreth 6% të popullsisë së Evropës, duke arritur në total afërsisht 45.6 milionë njerëz.

Popullsia islame turke, formon grupin më të madh etnik në kufirin evropian të Turqisë së sotme dhe Qipros veriore. Ata gjithashtu formojnë grupe minoritare shekullore në shtete të tjera kombëtare post-osmane brenda Ballkanit (turqit e Ballkanit), ku ata formojnë pakicën më të madhe etnike në Bullgari dhe pakicën e dytë më të madhe në Maqedoninë e Veriut dhe në diasporë, ato formojnë grupin më të madh të pakicës etnike në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Holandë.

Deri në vitin 2010, deri në 15 milionë turq jetonin në Bashkimin Evropian. Vlerësimet e përqindjes së myslimanëve në Rusi (grupi më i madh i myslimanëve në Evropë) variojnë nga 5 në 11.7%. Qyteti i Moskës është shtëpia e rreth 1.5 milion myslimanëve.

Fatkeqsisht rreth 50.7% e popullsisë në Shqipëri i përket besimit pushtues xhihadist otoman islam, duke e bërë atë fatkeqsisht fenë më të madhe në vend. Shumica e myslimanëve shqiptarë janë sunitë laikë me një pakicë të konsiderueshme bektashiane shiite.

Në vendet transkontinentale si Turqia dhe Azerbajxhani, 99% dhe 93% e popullsive nga vendet përkatëse janë regjistruar fillimisht nga shteti si myslimanë. Sipas regjistrimit të vitit 2011, 20% e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi janë myslimanë.

Myslimanë jo-konfesionalë, është një term gjithëpërfshirës që është përdorur për dhe nga myslimanët që nuk i përkasin një konfesioni specifik islamik, nuk vetëidentifikohen me ndonjë konfesion specifik islamik ose nuk mund të klasifikohen lehtësisht nën një nga shkollat dhe degët e identifikueshme islamike.

Një e katërta e popullsisë myslimane të botës janë myslimanë jo-konfesionalë. Myslimanët jo-konfesionalë përbëjnë shumicën e popullsisë myslimane në tetë vende dhe një shumicë në tre të tjera: Shqipëria (65%), Kirgistani (64%), Kosova (58%), Indonezia (56%), Mali (55%), Bosnja dhe Hercegovina (54%), Uzbekistani (54%), Azerbajxhani (45%), Rusia (45%) dhe Nigeria (42%).

Evropa Juglindore gjithashtu ka një numër të madh myslimanësh jo-konfesionalë. Në vitin 2015, Darren E. Sherkat vuri në pikëpyetje në revistën Foreign Affairs nëse disa nga parashikimet e rritjes së numrit të myslimanëve janë të sakta, pasi ato nuk marrin parasysh numrin në rritje të myslimanëve jofetarë.

Sot mungojnë hulumtime sasiore dhe serioze, sepse trendi evropian pasqyron atë të Amerikës së Veriut: të dhënat statistikore nga Sondazhi i Përgjithshëm Social në Shtetet e Bashkuara tregojnë se 32% e atyre që janë rritur si myslimanë nuk e përqafojnë më Islamin në moshë madhore, dhe 18% nuk kanë asnjë identifikim fetar.

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, popullsia e Evropës ishte 6% myslimane në vitin 2010 dhe parashikohet të jetë 8% myslimane deri në vitin 2030.

Deri në vitin 2010, rreth 44 milionë myslimanë jetonin në Evropë (6%), me rreth 19 milionë në Bashkimin Evropian (3.8%). Ata parashikohet të rriten në 58 milionë (8%) deri në vitin 2030. Një studim i Qendrës Kërkimore Pew, i botuar në janar 2011, parashikoi gjithashtu se shkalla e fertilitetit mysliman në Evropë do të binte nga 2.2 në vitin 2010 në 2.0 në vitin 2030.

Një tjetër studim i Pew i botuar në vitin 2017 parashikoi se në vitin 2050 myslimanët do të përbëjnë 7.4%. Parashikimet varen nga niveli i migrimit i cili fatmirësisht tani po bie nga vendet muslimane ne drejtim të Europës. Pa migrim neto, niveli i parashikuar ishte 7%; me migrim të lartë, ishte 14%.

Projeksionet ndryshojnë shumë sipas vendit dhe politikave antiemigracion që po ndërmarrin fatmirësisht e Europës Perëndimore sot qeveritë antiemigracion.

Me masat e reja politike antiemigracion nga vendet e ndryshme të botës së tretë dhe katërt dhe kryesiht nga vendet islame, që po ndërmerr aktualisht Europa (si: Britania e Madhe, Belgjika, Suedia, Gjermania, etj.), këto shifra të rënies së emigrantëve islam fatmirësisht mund të bien shumë dhe në të ardhmen nga levizjet nacionaliste në rritje me tematikë të vazhdueshme antiemigracion dhe anti pushtim islam, shifrat e popullsisë myslimane do të bien në pikiatë dhe mënyrë drastike.

Sot, sikurse shihet dhe dihet nga rrjetet sociale dhe media e pavarur, në shumë vende të Europës Perendimore, fatmirësisht kanë filluar protestat masive patriotike antiemigracion dhe po duket edhe një herë rizgjim në kushtet e reja, sipas modelit Renquista Spanjole, ku shpresa është shumë e mirë. 

Britania e Madhe ndodhet në prag të Luftës Civile për shkak të pushtimit nga emigrantët e jashtëligjshëm dhe fanatizmit radikal fetar islam

Komunitetet e emigrantëve myslimanë ndër breza mbeten fetare në disa vende të Evropës Perëndimore. Në Mbretërinë e Bashkuar, 64% identifikohen si shumë fetarë, të ndjekur nga 42% në Austri, 33% në Francë dhe 26% në Zvicër.

Sipas një anketë të vitit 2024, u zbulua se “rëndësia” e islamit në jetën e myslimanëve holandezë, veçanërisht të emigrantëve të gjeneratës së dytë, po zvogëlohet shumë dhe po bie ne shifra drastike, ku shumë xhami fatmirësisht janë mbyllur. Sipas një ankete, vetëm 33% e myslimanëve francezë që u intervistuan thanë se ishin besimtarë formal fetarë. 

Islami në Ballkan dhe dendësia e pakuptimtë e xhamive në Shqipëri dhe Kosovë 

Turpi nuk mbaron ke kaq. Xhamia e Romës, është më e madhja në Bashkimin Evropian dhe Xhamia e Londrës Lindore ishte fatkeqsisht një nga të parat në Britani që u lejua të përdorte altoparlantë për të transmetuar ezanin. Deri në vitin 2010, rreth 44 milionë myslimanë jetonin në Evropë (6%), duke përfshirë rreth 19 milionë në Bashkimin Europian (3.8%).

Islami otoman e arab, me të drejtë në Evropë është shpesh subjekt i diskutimeve dhe polemikave të ashpra politike të shkaktuara nga ngjarje të tilla si sulmet terroriste islamiste në vendet evropiane, polemika e ‘Vargjeve Satanike’ të autorit persian (sirian) Rahman Ruzhdie, çështja e karikaturave në Danimarkë, debatet mbi veshjen islamike (burqa), dhe mbështetja në rritje për lëvizjet dhe partitë populiste të krahut të djathtë, që i shohin myslimanët si një kërcënim për kulturën dhe vlerat liberale evropiane.

Xhamia e parë ishte shtëpia e Profetit Muhamed në Medine në Arabinë Saudite, një shtëpi e shekullit VII. Deri më sot nuk ka pasur një bilanc zyrtar sesa është numri i objekteve të kultit në Shqipëri. Por së fundmi janë komunitetet fetare ato që komunikojnë numrin e ndërtesave të tyre.

Në Shqipëri ndodhen 873 xhami otomane dhe arabe. Objekte fetare të besimit mysliman janë 873 xhami dhe 173 teqe ose tyrbe të sektit bektashi. Një pjesë janë objekte të rikonstruktuara, që kanë histori qindravjeçare, ndërsa pjesa tjetër janë objekte që ndërtohen për herë të parë me para otomane dhe arabe.

Shtrirja gjeografike e tyre është në gjithë vendin, ndërsa dendësia e objekte varion sipas numrit të besimtarëve për çdo komunitet. Ky besim ndahet në disa sekte, por dy rrymat kryesore të tij në Shqipëri janë synijtë dhe bektashinjtë. 

Kosova i ka rreth 830 xhami dhe Prizreni ka më së shumti 101 copë. Pas tij renditet qyteti i Ferizajt me 54 xhami e më pas Podujeva me 51 dhe Gjilani me 50. Kryeqyteti i vendit musliman Prishtina, ka gjithsej 49 xhami funksionale dhe xhami që janë duke u ndërtuar nga themeli apo duke u rindërtuar.

Qyteti me më së paku xhami është Klina me gjithsej 7, Hani i Elezit me 11 xhami, Fushë-Kosova dhe Istogu kanë nga 15 xhami, Vushtrria ka gjithsej 45 xhami, Dragashi i ka 44, Gjakova ka 39, Vitia ka 38 xhami, Lipjani ka 35 xhami, Mitrovica 33, Kamenica 32, Peja 29, Rahoveci 25, Suhareka 24, Malisheva 21, Obiliqi 20, Deçani 20, Skenderaj 19, Kaçaniku 19, Drenasi 18 dhe Komuna e Shtimes i ka gjithsej 16 xhami.

Sipas të dhënave botërore, 38,8% e popullsisë së vendit është myslimane (30 % mysliman suni, bektashiane 8 %), 25 % ortodokse shqiptare dhe 13 % katolike, ndërsa për protestantët ende nuk ka një përqindje të saktë.

Shumë nga objektet fetare të besimeve të ndryshme shërbejnë jo vetëm për të kryer ritualet fetare, por edhe si ambiente edukimi dhe argëtimi për brezat e rinj, ku në thelb kanë praktikimin e fesë. në qytete e fshatra janë ngritur qendra rinore, ku çdo vit organizojnë veprimtari si: kampingje verore dhe dimërore, konferenca, veprimtari sportive etj.

Sipas Komunitetit Shtetëror për Kultet, janë shpallur monumente kulture 201 kulte fetare, nga të cilat 33 objekte i përkasin fesë islame (myslimane dhe bektashinjtë) dhe 168 fesë së krishterë (katolike dhe ortodokse).

Në pranverë të vitit 1932, në Ministrinë e Jashtme mbërriti një shkresë nga redaksia e revistës franceze “Revue des Balkans”, e cila po përgatiste një bibliografi për shtetet ballkanike. Redaksia e kësaj reviste kërkonte nga institucionet e shtetit shqiptar një informacion të saktë mbi numrin e objekteve të kultit islam që ndodheshin në territorin e Mbretërisë Shqiptare. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Shtypit dhe disa institucione të tjera kërkuan informacion nga Komuniteti Mysliman.

Ky i fundit kishte nisur një proces verifikimi në të gjitha myftinitë e vendit, të cilat zakonisht mbulonin territorin e një prefekture. Në fakt invetarizimi i objekteve të kultit (xhami, teqe dhe mesxhide) bëhej për disa arsye: e para, për të regjistruar dhe paisur çdo objekt me dokumentacionin e nevojshëm kadastral në përputhje me legjislacionin e shtetit shqiptar; e dyta, për të kuptuar nevojat e këtyre objekteve dhe popullsisë lokale me personel dhe mbështetje logjistike. Kjo për shkak se një pjesë e tyre ishin ndërtesa shekullore dhe kishin nevojë për restaurim.

Lista e gjatë e xhamive në Evropë dhe veshja islame me burqa (hixhabi dhe ndarja gjinore në islam) 

Në kontekstin e veshjes islame në Evropë, ekzistojnë perspektiva të ndryshme në lidhje me mbajtjen e mbulesave që mbulojnë fytyrën dhe veshjeve të tjera tradicionale midis komuniteteve myslimane.

Fatmirësisht vende të ndryshme evropiane, kanë zbatuar ligje dhe rregullore, që kanë të bëjnë me veshjet fetare, duke përfshirë mbulesat që mbulojnë fytyrën si burka ose hixhabi. Këto ligje kanë gjeneruar debate dhe kritika të konsiderueshme brenda dhe jashtë komuniteteve myslimane, sepse bien ndesh 100% me kulturën dhe traditat kristiane të vendeve mikpritëse europiane.

Ata që argumentojnë për kufizimet, janë me të drejtë në favor të sigurisë ose sekularizmit europian. Perspektiva mbizotëruese nuk mbështet të “drejtën” (ata mund ta bëjnë në vendet e tyre të origjinës islame nga kanë ardhur) e grave myslimane për të veshur veshje fetare, që nuk ua mbulojnë fytyrën, me një përqindje më të vogël që mbështet kufizimet në të gjitha format e veshjeve fetare.

Shumë shtete europiane e kanë nxjerrë fatmirësisht jashtë ligjit përdorimin e mbulesës absurde së fytyrës se “grave” me burqa. Brenda beshjes me burqa, askush nuk e di di se kush është nje burrë apo një grua…

Mesatarisht, rreth 25% e islamëve mbajnë një pikëpamje më tolerante, duke pohuar se grave myslimane nuk duhet t’u lejohet të veshin veshjet fetare sipas zgjedhjes së tyre sipas Qendrës Kërkimore Pew. Qëndrimi mbi kufizimet e veshjeve është i njëjtë në çdo vend të krishterë europian. Në përgjithësi, shumica e njerëzve në Evropën Perëndimore thonë se nuk pranojnë pakicat fetare përfshirë myslimanët, që kërkojnë të imponojnë kulturën e tyre kur ato janë të ardhur këtu.

Fundamentalizmi dhe terrorizmi radikal islamik në Evropë 

Sikurse dihet botërisht nga të gjithë në ditët tona kontinenti krishterë i Europës dhe banorët e saj si dhe objeket fetare të krishtera, fatkeqsisht shpesh prej disa dekadash, mbas viteve 1990, ka qenë vazhdimisht objekt i sulmeve me motive fetare apo akteve të mirëfillta terroriste nga njerëz radikal trushpërlarë të besimit islam. Këto akte terroriste kanë sjellë në shtetet mikpritëse të krishtera edhe shumë viktima të shkaktuar nga disa muslimanë burra të radikalizuar nga fondamentalizimi fetar islam.

Fatmirësisht të vetmet shtete të krishtera,  që nuk kanë pasur akte terroriste fondamentaliste fetare islame dhe viktima të shumta, janë Polonia dhe Hungaria e Heroit Kombëtar Gjon Huniadit, të cilët asnjëherë nuk kanë pranuar asnjë emigrant musliman të jashtëligjshëm në vendet e tyre, megjithë insistimin dhe presionin absurde politike, ekonomik dhe financiarë të Bashkimit të Marksistëve Globalistë Sorosianë Europian dhe Parlamentit të Korruptuar Komunist Europian ndaj tyre.

Një studim i vitit 2013 i kryer nga Qendra e Shkencave Berlin für Sozialforschung (WZB) zbuloi se fundamentalizmi islamik ishte i përhapur në mesin e myslimanëve radikalë fetarë në Evropë. Studimi kreu një sondazh midis emigrantëve turq në gjashtë vende evropiane: Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, Austri dhe Suedi. Në katër vendet e para u intervistuan edhe emigrantë marokenë.

Fundamentalizmi u përcaktua si besimi, se besimtarët duhet të kthehen te rregullat e përjetshme dhe të pandryshueshme të përcaktuara në të kaluarën, se këto rregulla lejojnë vetëm një interpretim dhe janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët dhe se rregullat fetare kanë përparësi mbi ligjet laike.

Kështu doli se 2/3 e myslimanëve, shumica u përgjigjën se rregullat fetare janë më të rëndësishme se ligjet civile dhe 3/4 e të anketuarëve fatkeqsisht e refuzuan pluralizmin fetar brenda islamit. Nga të anketuarit, 44% u pajtuan me të tre deklaratat. Pothuajse 60% u përgjigjën se myslimanët duhet të kthehen te rrënjët e islamit, 75% mendonin se kishte vetëm një interpretim të mundshëm të Kur’anit.

E kësisoj doli se Fundamentalizmi fetar është shumë më i përhapur midis myslimanëve evropianë, sesa midis vendasve të krishterë në Europë. Dhe zgjidhja apo ilaci i më i mirë i vetëmbrojtjes, për të parandaluar aktet e ardhshme terroriste me viktima të pafajshme të vazhdueshme  ndaj të pafajshme etnik të krishterë europianë (si mikpritës të krimineleve, si pasoj e radikalizimit dhe urretjes fetare ndaj të krishterëve) është vetëm Rikthimi i Menjëhershëm e i Shpejtë i tyre, ne vendin e origjines nga ku ato mund të ushtrojnë të lirë radikalizimin fetarë brenda shtetit të tyre islam.

Nga anketimi u zbulua se Belgjika, e cila ka politika relativisht bujare ndaj myslimanëve dhe emigrantëve në përgjithësi, gjithashtu kishte një nivel relativisht të lartë fundamentalizmi, Franca dhe Gjermania, të cilat kanë politika kufizuese, kishin nivele më të ulëta fundamentalizmi. 

Mbi 50.000 radikalë dhe xhihadistë ndodhen në Evropë 

Në vitin 2017, Koordinatori i BE-së për Kundër-terrorizëm, Gilles de Kerchove, deklaroi në një intervistë se kishte më shumë se 50.000 radikalë dhe xhihadistë në Evropë. Në vitin 2016, autoritetet franceze deklaruan se 15.000 nga 20.000 individët në listën e kërcënimeve të sigurisë i përkasin lëvizjeve islamiste. Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet vlerësojnë se 23.000 xhihadistë banojnë në vend, nga të cilët rreth 3000 monitorohen në mënyrë aktive. Në vitin 2017, autoritetet gjermane vlerësuan se kishte më shumë se 10.000 salafistë militantë në vend. Myslimanët evropianë janë kritikuar gjithashtu për antisemitizëm të ri.

Shkalla e qëndrimeve negative ndaj myslimanëve ndryshon, në pjesë të ndryshme të Evropës. Pikëpamje të pafavorshme për myslimanët, ne vitin 2019 sipas shteteve ishin: Sllovakia 77%, Polonia 66%, Republika Çeke 64%, Hungaria 58%, Greqia 57%, Lituania 56%, Italia 55%, Spanja 42%, Suedia 28%, Holanda 28%, Gjermania 24%, Franca 22%, Ukraina 21%, Rusia 19%, Mbretëria e Bashkuar 18% etj.

Për më tepër, shumica pajtoheshin me deklarata të tilla si “Myslimanët janë intolerantë ndaj zakoneve dhe vlerave të tjera përveç të tyreve.” (64% ishin dakord, 12% nuk ishin dakord), “Myslimanët që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore në përgjithësi nuk fitojnë zakone dhe vlera që janë karakteristike për shumicën e popullsisë së atij vendi.” (63% ishin dakord, 14% nuk ishin dakord), “Islami, inkurajon dhunën më shumë se fetë e tjera.” (51% ishin dakord, 24% nuk ishin dakord).

Sipas një studimi në vitin 2018 nga Universiteti i Leipzigut, 56% e gjermanëve mendonin se shumë myslimanë i bënin të ndiheshin si të huaj në vendin e tyre, nga 43% në vitin 2014. Në vitin 2018, 44% mendonin se imigracioni nga myslimanët duhet të ndalohej, nga 37% në vitin 2014.

Qeveria franceze ka vepruar gjithashtu ndaj popullsisë muslimane të Francës në vitet e fundit, me Dhomën e Ulët, që miratoi një projektligj kundër radikalizmit dhe rriti kontrollet në vendet e kultit.

Që nga tetori 2023, Sllovakia është i vetmi shtet anëtar i BE-së që nuk ka një xhami për shkak të legjislacionit që e ka ndaluar Islamin të fitojë njohje shtetërore.[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] 

Shifra dhe fakte 

Një kompani nga Arabia Saudite, në një raport të saj ka vlerësuar se në botë ka afër 3.6 milionë xhami, apo për çdo 500 muslimanë ekziston një xhami.
Në raportin e kësaj kompanie konsultative që e ka bërë bashkë me Qendrën për Hulumtime të Ekonomisë Islame në Dubai, qëndron se rritja vjetore e xhamive është 1.3 % që është një tregues se në vitin 2019 numri i xhamive në botë arriti në 3.85 milionë.

Qyteti turk Stambolli, i cili ka 14.8 milionë banorë përbën 18.5 përqind të popullsisë së përgjithshme të Turqisë, njëherësh është edhe qyteti me numrin më të madh të xhamive në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Muftinisë së Stambollit, në këtë qytet ka 3.362 xhami, kurse vetëm në lagjen Fatih janë 340 xhami. Pas lagjes Fatih radhiten lagjet Yskydar me 186 xhami, Ymraniye me 143 xhami, Beykoz me 136 xhami dhe Pendiku me 133 xhami. Numri më i vogël i xhamive në Stamboll është në Ishujt e Princëve, ku janë vetëm nëntë copë. Kështu, në Stambollin një xhami është për 4.403 persona. Ai që nga pushtimi i saj në vitin 1453 deri në rënien e kalifatit në vitin 1923, ishte kryeqyteti i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, ku në periudhën prej 500 vitesh në qytet janë ndërtuar shumë xhami.

 

[1] AlSayyad, Nezar; Castells, Manuel, eds. (2002). Muslim Europe Or Euro-Islam: Politics, Culture, and Citizenship in the Age of Globalization. Lanham, Maryland: Rowman & Littlefield, co-published with the Center for Middle Eastern Studies (University of California, Berkeley). ISBN 978-0-7391-0338-8. LCCN 2001050240.

[2] Allen, Chris; Amiraux, Valerie; Choudhury, Tufyal; Godard, Bernard; Karich, Imane; Rigoni, Isabelle; Roy, Olivier; Silvestri, Sara (November 2007). Amghar, Samir; Boubekeur, Amel; Emerson, Michael (eds.). European Islam: Challenges for Society and Public Policy (PDF). Brussels: Centre for European Policy Studies. ISBN 978-92-9079-710-4. S2CID 152484262. Archived (PDF) from the original on 18 April 2018. Retrieved 21 January 2021.

[3] Archick, Kristin; Belkin, Paul; Blanchard, Christopher M.; Ek, Carl; Mix, Derek E. (7 September 2011). “Muslims in Europe: Promoting Integration and Countering Extremism” (PDF). Washington, D.C.: CRS Report for Congress. Archived (PDF) from the original on 25 November 2011. Retrieved 21 January 2021.

[4] Bougarel, Xavier (2005). “Balkan Muslim Diasporas and the Idea of a “European Islam””. In Dulic, Tomislav (ed.). Balkan Currents. Essays in Honour of Kjell Magnusson. Uppsala Multiethnic Papers. Vol. 49. Uppsala: Uppsala University Press. pp. 147–165. S2CID 158986618 – via Halshs.archives-ouvertes.fr.

[5] Bougarel, Xavier (2012) [2007]. “Bosnian Islam as ‘European Islam’: Limits and Shifts of A Concept”. In al-Azmeh, Aziz; Fokas, Effie (eds.). Islam in Europe: Diversity, Identity, and Influence (PDF). Cambridge: Cambridge University Press. pp. 96–124.

[6] Bougarel, Xavier; Clayer, Nathalie (2013). Les musulmans de l’Europe du Sud-Est: Des Empires aux États balkaniques. Terres et gens d’islam. Paris: IISMM – Karthala. ISBN 978-2-8111-0905-9 – via Cairn.info.

[7] Bougarel, Xavier; Clayer, Nathalie (2013). Les musulmans de l’Europe du Sud-Est: Des Empires aux États balkaniques. Terres et gens d’islam. Paris: IISMM – Karthala. ISBN 978-2-8111-0905-9 – via Cairn.info.

[8] Cesari, Jocelyne (January 2012). Brunner, Rainer (ed.). “Securitization of Islam in Europe”. Die Welt des Islams. 52 (3/4). Leiden: Brill Publishers: 430-449.

[9] Cesari, Jocelyne (January–June 2002). “Introduction – “L’Islam en Europe: L’Incorporation d’Une Religion””. Cahiers d’Études sur la Méditerranée Orientale et le monde Turco-Iranien (in French). 33. Paris: Éditions de Boccard: 7–20.

[10] Clayer, Nathalie (2004). “Les musulmans des Balkans Ou l’islam de “l’autre Europe”/The Balkans Muslims Or the Islam of the “Other Europe””. Religions, pouvoir et société: Europe centrale, Balkans, CEI. Le Courrier de Pays de l’Est (in French). 5 (1045). Paris: La Documentation française: 16-27.

[11] El Ayoubi, Mostafa; Paravati, Claudio, eds. (2018). Dall’islam in Europa all’islam europeo: La sfida dell’integrazione. Biblioteca di testi e studi (in Italian). Vol. 1177. Rome: Carocci Editore. ISBN 9788843091072.

[12] Franke, Patrick, Islam: State and Religion in Modern Europe, EGO – European History Online, Mainz: Institute of European History, 2016, retrieved: March 8, 2021 (pdf).

[13] Grim, Brian J.; Karim, Mehtab S. (January 2011). “The Future of the Global Muslim Population: Projections for 2010-2030” (PDF). The Pew Forum on Religion & Public Life. Washington, D.C.: Pew Research Center. LCCN 2011505325. Archived (PDF) from the original on 14 October 2018. Retrieved 21 January 2021.

[14] Hashas, Mohammed (2018). The Idea of European Islam: Religion, Ethics, Politics and Perpetual Modernity. London: Routledge.

[15] Merdjanova, Ina (30 April 2008). “Euro-Islam v. “Eurabia”: Defining the Muslim Presence in Europe”. www.wilsoncenter.org. Washington, D.C.: Woodrow Wilson International Center for Scholars. Retrieved 21 January 2021.

[16] Merdjanova, Ina (30 April 2008). “Euro-Islam v. “Eurabia”: Defining the Muslim Presence in Europe”. www.wilsoncenter.org. Washington, D.C.: Woodrow Wilson International Center for Scholars. Retrieved 21 January 2021.

[17] Merdjanova, Ina (30 April 2008). “Euro-Islam v. “Eurabia”: Defining the Muslim Presence in Europe”. www.wilsoncenter.org. Washington, D.C.: Woodrow Wilson International Center for Scholars. Retrieved 21 January 2021.

[18] Šuško, Dževada, ed. (2019). Both Muslim and European: Diasporic and Migrant Identities of Bosniaks. Muslim Minorities. Vol. 30. Leiden: Brill Publishers. ISBN 978-90-04-39402-5. ISSN 1570-7571. LCCN 2018061684.

[19] Tibi, Bassam (2010). “Euro-Islam: An Alternative to Islamization and Ethnicity of Fear”. In Baran, Zeyno (ed.). The Other Muslims: Moderate and Secular. New York: Palgrave Macmillan. pp. 157–174. doi:10.1057/9780230106031_10. ISBN 978-0-230-62188-6. S2CID 148008368.

Rruzarja në nder të Hyjit Atë

0
Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!
O Hyj, më eja në ndihmë!
O Zot, shpejto të më ndihmosh!
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
˗ Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës! Amen! Aleluja!
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e parë meditohet fitorja e Atit në Kopshtin e Edenit, kur ˗ pas mëkatit të Adamit dhe të Evës ˗ Ati na e premtoi ardhjen e Shëlbuesit.
Atëherë Zoti Hyj i tha gjarprit: “Pasi e bëre këtë gjë qofsh mallkuar ndër të gjitha bagëtitë dhe kafshët e egra! Do të ecësh përmbi barkun tënd dhe do të hash pluhur në të gjitha ditët e jetës sate! Armiqësi do të vë ndërmjet teje e gruas, ndërmjet farës sate e farës së saj: fara e saj do të ta ndrydhë kokën, kurse ti do t’ia sulmosh thembrën”. (Zan. 3, 14˗15).
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e dytë meditohet fitorja e Atit në momentin e pëlqimit të Marisë (“Fiat” ˗ “U bëftë”), me rastin e paralajmërimit të lindjes së Jezusit.
 Por engjëlli i tha: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!
Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.” […] Atëherë Maria tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”. (Lk. 1, 30˗33. 38).
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e tretë meditohet fitorja e Atit në Kopshtin e Gjetsemanit, kur krejt pushtetin e vet Ati ia dorëzoi Birit.
“O Atë, nëse do, largoje këtë gotë prej meje! Veçse, le të bëhet, jo vullneti im, por vullneti yt!”
Atëherë iu dëftua një engjëll nga qielli që i dha zemër. Kur e kapën mundimet e vdekjes, lutej më me zemër. Djersa e tij u bë si pika gjaku që binin në tokë. (Lk. 22, 42˗44).
Atëherë u kthye te nxënësit e u tha:
“Flini tashmë e pushoni! Ja, arriti ora, kur Biri i njeriut po u bie në dorë mëkatarëve. Ngrihuni të shkojmë! Ja, po afrohet tradhtari im!”. (Mt. 26, 45˗46).
Jezusi, që e dinte mirë çka kishte për t’i ndodhur, u doli para dhe u tha: “Kë kërkoni?”. “Jezu Nazarenin!” iu përgjigjën ata. “Unë jam.” u tha Jezusi. Me ta ishte Juda që po e tradhtonte. Kur, pra, Jezusi u tha: “Unë jam!”, ata u zmbrapsën dhe ranë përdhe. (Gjn. 18, 4˗6).
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e katërt meditohet fitorja e Atit në momentin e secilit gjyq të veçantë.
U çua dhe mori rrugën të kthehet tek i ati. Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua me vrap, e përqafoi dhe e puthi. Atëherë i biri i tha: ‘O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir… !’. Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: ‘Sillni shpejt petkat më të mirat e vishjani! Vëriani unazën në dorë e sandalet në këmbë! Sillni viçin e majmë e prejeni të hamë e të gëzojmë, sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’
E filluan të dëfrehen. (Lk. 15, 20˗24)
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e pestë meditohet fitorja e Atit në momentin e gjyqit të gjithmbarshëm.
Atëherë pashë një qiell të ri e një tokë të re, sepse qielli i parë dhe toka e parë u zhdukën, as deti nuk është më. Pashë edhe qytetin e shenjtë – Jerusalemin e ri: zbriste nga qielli, prej Hyjit, i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet. Atëherë dëgjova një zë të fortë që vinte nga froni:
»Ja Tenda e Hyjit me njerëz! Hyji do të banojë me njerëz! Ata do të jenë populli i tij, kurse Ati, vetë Hyji, do të jetë me ta [Hyji i tyre]«. Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. As Vdekja më s’do të jetë, as vaj, as ofshamë, as dhimbje më s’do të ketë, [sepse] bota e mëparshme mori fund. (Zb. 21, 1˗4).
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në fund thuhet: Të falemi, Mbretëreshë…, një “Ati Ynë…”, “Të Falemi Mari” dhe “Lavdi Atit…”, në nder të Trinisë së Shenjtë, sipas nijetit të shenjtit Atë Papë dhe për nevojat e Kishës.
Zemra e Krishtit, Zotit tonë!
Bëj që Ty të duam gjithmonë!
Zemra e Zojës, Nënës sonë!
Qofsh Ti shëlbimi ynë!
Nëna e Jeruzalemit të Ri, lutu për ne!
Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!
Dërgo, o Zot, Apostuj të shenjtë në Kishën Tënde!
O Provani Hyjnore, besoj plotësisht në Ty!
Përgatiti : Nikolin Sh. Lëmezhi

Fustanella Shqiptare vishej edhe në Malin e Zi të Preshevës

0

Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë

  • FUSTANELLA SHQIPTARE U VESH EDHE NË KARADAKUN E PRESHEVËS

/Këtë e vërtetojnë udhëpërshkruesit e librit: Ë. Smyth, A. Layard, D. Rakiq, Viset lindore shqiptare, udhëpërshkrime, Gjysma e dytë e shekullit XIX, Shkup, 2025 dhe Metush R.Berisha, në librin e tij: Reflektime të traditës kulturore/Karadaku i Preshevë/,Prishtinë, 2013

Këto ditë, në fillim të gushtit 2025, një mik më dha librin: W. Smyth, A. Layard, D. Rakiq, Viset lindore shqiptare, udhëpërshkrime, Gjysma e dytë e shekullit XIX, Shkup, 2025, të cilin me vëmendje e lexova dhe vendosa që të shkruajë për veshjen e fustanellës shqiptare në Malësinë e Preshevës, ashtu si e përshkruajnë dy udhëpërshkrimet e diplomatit anglez Sir Austen Henry Layard dhe të bashkëvendasit të tij, gjeologut Warington Wilkinson Smyth.

Rrugëtimi i udhëpërshkruesve ndodhi në vijën Selanik-Beograd edhe ate nëpër rrugën e ndërtuar më 1865, Nish-Kumanovë e që populli e quan “Xhadja e vjetër”

Në faqen 35 të librit udhëpërshkruesit shkruajnë për bisedimet e Pashait të Vranjës me Kryengritësit shqiptarë. Pra Kryengritja e Dervish Carës për Shqipëri etnike ndodhi më 1843/44, kur Shqiptarët kryengritës të Luginës së Preshevës iu bashkangjitën kësaj kryengritjeje kundër Perandorisë osmane, në realitet kundër Hysen Pashait të Vranjës.

Autorët udhëpërshkrues, këtë titull e fillojnë me disa vargje të Childe Garoldit:

Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi

Mbit y, o nënë e rreptë burrash t’egër!

Kryqi po zbret, po ngrihen minaret,

E zbehta hënëz ndrin nëpër lugina

Mbi pyje me selvi n’agor të çdo qyteti. 

Autorët kështu e përshkruajnë arritjen në Vrajë dhe këtu deklarohen si i panë Shqiptarët kryengritës të veshur me fustanella dhe të tjera veshje mbi ta:

“Derisa po kalonim rrugicave të periferisë, diçka shumë ndrydhëse po ndodhte në aspekt të Vrajës. Çdo derë, çdo dyqan, çdo dritare ishte e mbyllur, dhe ndonjëherë, në vend që të përgjoheshim nga sytë e njerëzve kureshtarë, ishim vënë në shënjestër të ngrysur të tytave të pushkëve! Disa nga rrugët krejtësisht të shkreta, të tjerat të mbushura me grupe të Shqiptarëve të egër dhe jo aq të pastër! Shqiptarët dukeshin shumë interesantë, tamam si subjekte të përshtatshme për një Salvator Rosa/piktor italian/, FUSTANELLAT e tyre nuk i kishin ndërruar ndoshta një vit e më tepër, ndërkaq xhaketat dhe “plisat e bardhë” iu shërbenin si strehë për t’u mbrojtur nga moti i lig.

Autorët shkruajnë edhe për veshje të tjera, mbajtjen e jataganeve, karakteristikat e Shqipëtarëve  dhe për ushqimet tradicionale të tyre.

Pra, autorët anglezë vërtetojnë se Fustanella ishte veshje  e Shqiptarëve, në shekullin XIX. Por këtë më së miri e vërteton dhe e ilustron edhe autori Metush Berisha, në librin e tij: “Reflektime të traditës kulturore/Karadaku i Preshevës/, Prishtinë, 2013, se Fustanella ishte veshje e Shqiptarëve edhe në Karadakun e Preshevës.

Autori për “Veshjet tradicionale” shkruan: “Veshja tradicionale në Malësinë e Karadakut ishte karakteristike dhe dalluese nga rajonet tjera shqiptare, sidomos nga ato fushore apo qytetare/veshja e burrave në Preshevë nuk dallonte nga veshja e burrave në Malësi, kur bëhet fjalë për veshjen tradicionale kombëtare, ndërsa dallonte me veshjen e femrave në Malësi dhe në qytet-autori i këtyre rreshtave/. Ai vazhdon duke shkruar se “ Veshja tradicionale edhe këtu në Malësi ka elemente nga kohët e kaluara, veçanërisht të periudhës ilire. Gjatë shekujve ajo është pasuruar me elemente të reja, por pas vetes ka lënë elementet e vjetra, nganjëherë të harruara e të lëna pas dore si pasojë e ndikimit të kulturave tjera. Në anën tjetër kemi raste kur popujt e Ballkanit kanë huazuar elemente nga tradita kulturore shqiptare…

Pleqtë në Malësi e kishin të njohur se të parët e tyre dikur kishin mbajtur këmisha të gjata, të cilat i mbanin mbi pantollona/tirqe/.

Nje veshje e kohës ilire është edhe fustani me palë ose siç quhej ndryshe FUSTANELLA. Edhe kjo veshje dikur ishte prezente te malësorët e Karadakut.

Sot shumë pak flitet për atë, përveç harresës në kohë më të reja ekzistonte bindja se fustanat-fustanella ishte vetëm veshje grash e burrat nuk banin veshje grash. Ekziston thënia se burrat e dobët mbajnë fustana dhe dimi, apo thënia me përbuzje “hiq pantollonat dhe vish dimi”.”

Pastaj autori në libër vazhdon të shkruajë për veshjen e burrave në Karadakun e Preshevës.

Pra, nga këto dy argumente të autorëve anglezë dhe autorit preshevar përfundojmë se FUSTANELLA është veshur edhe Karadakun e Preshevës.

Protestat në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës dhe Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse

0

Gjergj – Skender Jashari

Më 09.08.2025 edhe në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, një farë “shoqërie civile” do të organizoj një protestë pro Gazës. Tashmë protestat pro kauzave gjoja humanitare, paqësore  të Palestinës a Gazës, janë bërë objekt trajtimi në mbarë Europën Perëndimore dhe Amerikën veriore. Edhe pak ditë më vonë është paralajmëruar që edhe në Republikë të Kosovës, do organizohet edhe një protestë “pro Gazës”, e që organizator i saj gjoja është njëfarë “shoqëri civile.” Për të qenë më objektiv, kam hyrë në detaje kam gjurmuar disa nga personat që janë thirrur në emër të kësaj “shoqërie civile”, prej të cilëve kam gjetur të tillë, që: nuk kanë pasur asnjë anëtarë të familjes në Luftërat e fundit Çlirimtare Shqiptare; që kanë lidhje familjare-krushqie me Bosnje dhe që e ndjejnë veten boshnjak dhe çerkez; që kanë lidhje dhe simpati ndaj Serbisë dhe Turqisë; që kanë qëndrime dhe urrejtje ndaj Perëndimit dhe Aleatëve tonë perëndimor; që janë nga Lugina e Preshevës e që janë me porosi të qeverisë dhe agjensive inteligjente të Serbisë për të vepruar etj. Kjo “shoqëri civile” prononcohet që ka marrur leje tek kryetari i komunës së Prishtinës dhe nga ajo që kuptohet, tentohet të paraqitet si protestë “kulturore”, para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, e jo të merrej leje tek Policia e Republikës së Kosovës.

Lufta e Izraelit kundër terrorizmit islamik e sidomos Hamas-it në Gazë, si SHBA dhe Vendet Perëndimore, nuk e kanë cilësuar se ka shkelur Ligjet e Luftës. Kryerje të gjenocidit( siç propagandojnë qarqet ultraradikale islamike në Trojet tona), spastrime fetare( etnike nuk ka për faktin se të tillët identifikohen me fe, e jo me komb), vrasje masive apo shkelje të Ligjeve të Luftës, në çdo rast mund të argumentohen dhe kundërargumentohen. Askund e asnjëherë Izraeli nuk kreu ndonjë masakër siç Serbia vrau mbi 50 anëtarët e Familjes Jashari, apo të ndonjë masakre si të Masakrës së Mejës mbi 380; të Reçakut; Izbicës; Poklekut e qindëra masakrave të tjera të kryera nga Serbia. Apo siç Serbia kreu krime lufte në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë madje edhe gjenocid në këtë të fundit.

Afrika Jugut, ka këruar që të ndjeket penalisht Netanjahu dhe Gallant, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, që mes datave 8 tetor 2023 deri 20 maj 2024( por për vitin 2025, nuk përfshinë asnjë akuzë, që dmth: së asnjë krim lufte nuk është kryer!), forcat izraelite kanë ndaluar qasjen në ushqime, furnizime mjekësore, rrymë dhe ujë të popullatave arabe të Gazës, por nuk ka akuza për masakra, gjenocidë a spastrim etnik. Derisa ndonjë shtet, si Holanda, ka ndaluar hyrjen e ministrave ekstremist të Qeverisë Izraelite tash së fundi, apo edhe ndonjë rast më parë, apo disa kërcënime për ndërprerje të furnizimit me municione e armatime ndaj Izraelit nga disa vende të tjera perëndimore, këto kryesisht si formë presioni politik nga Qeverisë Izraelite, për të mos vazhdu më tej veprimet ushtarake.

Natyrisht në mediet tona nuk shohim jurist të specializuar të flasin për Ligjet e Luftës( sepse të tillë në Kosovë akoma nuk ka!), por shohim që propagandues të ndryshëm shprehin urrejtje e mosdurim fetar, racor e anti-semit. Se Izraeli është duke kryer gjenocid, krime lufte, spastrim fetar, vrasje, masakra, uri të qëllimshme, vrasje gazetarësh, bombardime objektesh të mbrojtura, etj, këto në Trojet tona, janë krejtësisht propagandë e Serbisë dhe hoxhallarëve të financuar a ndikuar nga Serbia, Turqia dhe Rusia.

Protestat pro terrorizmit islamik të Palestinës

Këto organizime natyrisht që nuk janë të rastësishme dhe nuk janë vullnet i qytetarëve të sheteve tona. Fatkeqësisht protesta e tillë “paqësore” në Republikë të Shqipërisë, nuk është shpërndarë me forcë nga policia, me gjasë as kjo në Kosovë nuk do të shpërndahet e nuk do ndalohet. Për dallim që në të gjitha shtetet e BE-së, protestat  pro Gazës janë ndaluar dhe shpërndahen me forcë.  Protesta të tilla pro Gazës, cilësohen si protesta në mbështetje të terrorizmit islamik të Hamas-it dhe gjitha organizatave tjera terroriste islamike, e për këtë arsye në të gjitha vendet e BE-së janë të ndaluara dhe policia i shpërndanë me forcë( derisa tashmë kemi parë edhe angazhim të qytetarëve p.sh: Britanik, që kanë shpërndarë protestat e tilla). Të njejtën rrugë si vendet e BE-së edhe Republika e Kosovës do duhej ta ndjekë që:

  1. Institucionet e sigurisë duhet të parandalojnë dhe shpërndajnë me forcë çdo protestë pro-terrorizmit islamik Palestinez. Organizatorët dhe pjesmarrësit të hetohen dhe ndjeken penalisht, në përputhje me ligjet vendore penale, ashtu siç në çdo vend të BE-së janë duke u parandalu dhe shpërndarë me forcë protestat, si dhe duke u arrestu dhe dënu e pastaj edhe dëbu të tillët.
  2. Bashkësia Islame e Kosovës në kordinim me Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të ndalojë çdo predikim, këshillim privat a publik apo simpatizim a mbështetje të tërthortë a të drejtëpërdrejt ndaj viktimave arabe të Gazës.
  3. Partitë politike duhet të distancohen dhe marrin masa kundër zyrtarëve të tyre dhe të distancohen nga aktivistët, që mbështesin, propagandojnë dhe marrin pjesë në aktivitete pro-terrorizmit dhe të deklarohen publikisht në lidhje me orientimin e tyre ndaj orientimit të Republikës së Kosovës karshi integrimeve Euro-Atlantike.
  4. Qeveria e Rep. të Kosovës, do duhej të radhitej hapur në krahë me SHBA-në dhe Europën perëndimore, për sa i përket konfliktit izraelito-palestinez dhe të dënojë terrorizmin islamik arab të Gazës.

Ne shqiptarët jemi pro-izraelit

Pavarësisht që disa shqipfolës të fshehur prapa “shoqërisë civile”, edhe këtë herë duan që t’i përmbushin porositë e agjenturave serbe, që edhe në Trojet tona të organizohen solidarizime dhe mbështetje pro-terrorizmit dhe në fund të fundit pro-krijimit të një “shteti” palestinez.

Natyrisht ne do duhej të organizonin protesta kundër Palestinës dhe terrorizmit islamik, pasiqë është duke u rreziku Integriteti, Sovraniteti dhe Rendi Juridik dhe Kushtetues i Republikës së Kosovës, si dhe është duke e rrezikuar Ekzistencën e Kombit Shqiptar dhe Interesat Kombëtare Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në mërgim.

Derisa në rastin e masakrave në Kosovë, nga forcat e Serbisë dhe asambli gjoja kulturore serbe, gjegjësisht çetnikët serb, donin të shkonin në Gazë për të festuar Krishtlindjet. Ashtu kishte kërkuar edhe Millosheviqi i cili ishte kërcënuar nga shteti izraelit që do arrestohej për krimet e luftës në Kosovë. Asambli çetnik serb, vallëzonte me arabët e Gazës( palestinezët). Në të njejtën kohë bota arabe kishte dhuruar deri 4.5 miliardë dollarë( varësisht nga burimet e ndryshme ndryshon) dhe sasi të konsiderueshme të municioneve. E kundërta ndodhi me Izraelin i cili dërgoi ndihma humanitare për refugjatët shqiptar, pranoi refugjatë në Izrael( duke i pritur personalisht kryeministri Izraelit Netanjahu), si dhe dërgoi disa dhjetëra ushtarak-mjek, për t’i shpëtu jetën refugjatëve shqiptar që iknin prej Kosovës. Pa harruar rëndësinë vendimtare të Lobit hebre në SHBA  dhe Europë, që ishin vendimtarët që bënë që perëndimi ta mbështesë Kombin tonë gjatë Luftës së Kosovës, e cila edhe këtë rast u paraqit drejt( Luftë mes Perëndimit dhe Lindjes, ku me Lindjen ishte Serbia, Rusia, Kina dhe bota arabe dhe në anën tjetër ishim ne me Perëndimin).

Qëndrimet tona politike në arenën ndërkombëtare, do duhej të ishin vazhdimisht në vijë të njejtë dhe në çdo rast prapa SHBA-së. Jemi një komb, me 7 a 20 milion banorë, derisa përballë kemi: botën pansllaviste me në krye Rusinë( prapa së cilës qëndron edhe Kina); botën pan-turike( në krye me Turqinë, e cila shtiret akoma si “mik”) dhe botën pan-islamike( të cilët fanatikët islamik nuk i konsiderojnë si armiqë, pavarësisht se nuk marrin fare mësime, nga rasti i arabëve gjegjësisht egjiptianëve të Gazës, që rreth 300-400 milion arab, i braktisën tash së fundi, madje as ndihma humanitare nuk u japin.).

Veçmas shumë me seriozitet duhet të merret parasysh fryma e Rilindjes Europiane Anti-Islamiko-Ruse, që është duke u përhapur me të madhe në shumicën e vendeve Europiane.

Rilindja Europiane Anti-Islamiko-Ruse!

Në lidhje me Terror-rusinë, tashmë shumica e shteteve perëndimore, institucionalisht kanë ndërmarr veprime të duhura politike, ligjore, të sigurisë dhe ushtarake, për t’i bë ballë çdo agresioni a sulmi të mundshëm. Fatkeqësisht shtetet tona, shumë pak kanë bërë për t’i bë ballë agresionit të “Rusisë së Vogël”( Serbisë).

Mirëpo kjo nuk ka ndodhur edhe për sa i përket parandalimit dhe luftimit të terrorizmit islamik. Qytetarërt e vendeve të BE-së, janë ngopur me premtimet bombastike por me veprime minimaliste të qeverive të tyre si kundër islamizmit. Mediet shumë pak i publikojnë faktet e tilla, me qëllimin që mos të diskriminohen, etiketohen a edhe potencialisht mos të ndikojnë në rritjen edhe më të madhe të frymës anti-islamike. Kjo ka bërë që qytetarët e vendeve të EU-së dhe Amerikës Veriore, gradualisht janë duke u vetëdijësu dhe ndërgjegjësu, e që në çdo rast të zgjedhjeve, vazhdimisht shihet forcimi i partive politike që janë më radikale kundër islamizmit. Por jo vetëm kaq, tashmë qytetarët e shumicës së vendeve të Europës Perëndimore dhe Amerikës veriore, kanë filluar lëvizje që masovikisht kanë mbledhur rreth vetes qytetarët e tyre, që protestojnë, kundërprotestojnë e deri edhe në mënyra të ndryshme kundërveprojnë a veprojnë në parandalimin, luftimin dhe dëbimin e emigrantëve dhe popullatave islamike prej vendeve të tyre.

Natyrisht lëvizje të tilla, tashmë shihen në Poloni, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Gjermani, Austri, Itali, Francë, Spanjë, Portugali etj. Por mrekullia është  mbi gjitha, që  më as miri kjo lëvizje anti-islamike është shpreh në Kombin tonë, me Lëvizje të ndryshme  për Kthimin në Fenë e të Parëve, fatkeqësisht kjo jo në mënyrë institucionale dhe a të organizuar mbarëkombëtare. Nuk shihen akoma që janë të organizuara në nivele nacionale apo mbarë Euro-Atlantike, por duket sheshazi që në rrugë të tillë është duke shkuar.

Protestat kundër islamizmit, janë shumë të bazuara, pasiqë qytetarët Europian, kanë parë, këto fakte që shumica e medieve i kanë fshehur a heshtur për qëllime të ndryshme: shumica e sulmeve terroriste janë kryer nga islamik; shumica e krimeve ordinere janë kryer nga islamikët; shumica e personave që nuk duan të punojnë janë islamikët( mos i keni parasysh disa vende periferike të BE-së, apo të tillat si Polonia që ka refuzu çdo pranim të refugjatëve islamik) etj.

Ajo që më intereson mua, është që të krijojmë Strategji Kombëtare, për të mbrojtur Kombin nga ndikimet ideologjike fetare,  që në të kaluarën kanë përpjestuar duke shkaktu copëtim të Trojeve tona, asimilim më tepër se gjysmës së Kombit tonë, që në këtë Rilindje Europiane Anti-islamiko-ruse, të mos pësojë sërish Kombi dhe Atdheu yn, siç kemi pësuar që nga vitet 1689-1690; 1835; 1878; 1912-1956.

Më: 08.08.2025

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve!

1

 Florim Zeqa 

Nën organizimin e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, të enjtën e kaluar, më 7 Gusht 2025 u orgnizuan takimet e përvjetshme të mërgimtarëve në nderim të veprave heroike të dëshmorëve të kombit që ranë në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Vazhdon tradita e nderimit të dëshmorëve në Deçan 

Pikëtakimi i anëtarëve të kryesisë së shoqatës SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, i veprimtarëve dhe mbështetësve të shoqatës  ishte në lokalin e karburantit DPF (ish Petrol Company) afër qendrës tregtare “Viva Fresh” në Deçan.

Takimin e parë e hapi Kryetari i SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, z. Saim Tahiraj, i cili i përshendeti të gjithë pjesëamarrësit e ardhur nga të të gjitha anët e Kosovës. Më pas kryetari i shoqatës me nga një mirënjohje i nderoj veprimtarët: Shaban Morina, Xhemjl Molliqi dhe Bajram Mehmeti, kurse me nga një libër monografik për të madhin Salih Çekaj e nderoj mjekun e luftës çlirmtare, Dr. Sylë Bruqi dhe publicistin Florim Zeqa.

Forhåndsvisning av bilde

Vlenë për të theksuar se në takimin e këtij mëngjesi, të pranishmëve përveq kafesë dhe pijeve freskuese ju servuan dhe byrekë të llojeve të ndryshme. Për këtë mikpritje të ngrohtë dhe shërbim të shkëlqyer, meritat i takojnë z. Halil Shabanaj.

Nga këtu pjesëmarrësit u nisen për të sheshi kryesorë në qendër të Deçanit, aty ku ndodhet shtatorja e kryeheroit Sali Çekaj, me ç’rast u vendos një buqetë me lule pranë shtatores së tij.

Forhåndsvisning av bilde

Shoqata SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, sipas programit të planifikuar, zhvilloi vizita përkujtimore dhe nderimi në disa vende të rëndësishme për historinë dhe sakrificën kombëtare: tek  Busti i Heroit Adem Ukëhaxhaj në Deçan, tek Varri i Heroit Rrustem Bruqi në Isniq, tek Varret e Heronjve Tahir Zemaj, Hasan Zemaj dhe Enis Zemaj në Strellc.

Forhåndsvisning av bilde

Rrugëtimi  i përbashkët vazhdoi në Junik, në Zyrën e Kryetarit I Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, i cili na priti ngrohtësisht.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë një bisede të ngrohtë dhe vëllazërore, Kryetari Shehu ndau mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e shoqatave dhe veprimtarëve të dalluar në mërgatë: Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” në Zvicër, SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, Shoqatën Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” në Gjermani, Komunën Ruswil (LU) në Zvicër, veprimtarët: Gaspër Merturi, Muhamet Krasniqi dhe Asmon Krasniqi.

Forhåndsvisning av bilde

Pas ndarjes së mirënjohjeve, Kryetari i SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, z. Saim Tahiraj e falenderoj kryetarin e Junikut, z. Ruzhdi Shehu për pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe ndarjen e mirënjohjeve.

Forhåndsvisning av bilde

E gjithë dita përkujtimore u përmbyll me një drekë të përbashkët, gjatë së cilës u zhvilluan biseda të frytshme me interes të përbashkët në funksion të  bashkëpunimit dhe projekteve  në të ardhmen e afërt.

Forhåndsvisning av bilde

Pjesëmarrës në homazhet e dëshmorëve ishin. Sim Tahiraj, Muhamet Krasniqi, Dinë Gashi, Shefqet Salihaj, Halil Shabanaj, Hamzë Morina, Sylë Bruqi, Florim Zeqa, Minir Lokaj, Qamil Qekaj, Zymer Lulaj, Ismet Çekaj, Gani Osmanaj, Vesel Osaj me shokë, Sali Cacaj, Sami Tahiraj, Bajram Tolaj, Skender Tolaj, Ruzhdi Shehu me shoqërues.

Në fund ia vlenë për të theksuar, se transparenca dhe sinqeriteti janë çelësi i suksesit të kësaj shoqate namëmadhe, e cila me punën kolosale humanitare nën udhëheqjen e kryetarit emblematik, Saim Tahiraj, është kthyer në shoqatën simbol të mërgatës sonë, e cila me të drejtë po vlerësohet në tërë hapësirën gjeografike shqiptare si nderi dhe krenaria e kombit shqiptarë.

Florim Zeqa, 08.08.2025

Vendimi i Kushtetueses: Transparencë apo Pranga Politike për deputetë?

0

(Ose: Nga Liria e Deputetit te Prangat e Partisë – Leximi Sociologjik i një Vendimi Kushtetues)

Fillimisht duhet theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm një interpretim juridik i Kushtetutës, por njëkohësisht përbën edhe një ndërhyrje sociopolitike, e cila si imperativ dhe qëllim ka funksionimin sociologjik të tërë ngrehinës së sistemit politik të Kosovës. Nga ky këndvështrim, ky vendim, i parë përmes “llupës” së inxhinierisë së sociologjisë së njohjes, dëshmon në mënyrë shumë më të qartë dhe më të vendosur jo vetëm parametrat dhe kufijtë e legjitimitetit, por edhe mënyrën dhe procedurat e përzgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit nga aktorët politikë dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët.

Në planin afatgjatë, ky vendim pa dyshim ofron argumente të qarta juridike për nevojën dhe “detyrimin” e subjekteve politike që të përvetësojnë përfundimisht kulturën e kompromisit — jo si shenjë dobësie, por si një angazhim dhe vullnet i lirë që hap rrugën për tejkalimin e bllokadave dhe ngërçeve të mundshme në të ardhmen. Po ashtu, ky synim i Gjykatës Kushtetuese, i “mbështjellë” dhe i arsyetuar në mënyrë taksative përmes dispozitës mbi votimin e hapur, përveçse rrit transparencën dhe vigjilencën ndaj deputetëve të kapur nga “kthetrat” partiake duke i vendosur ata nën trysni publike, i mundëson elektoratit të kuptojë qartë “kush, për kë voton” dhe e redukton dukshëm hapësirën për marrëveshje të fshehta apo “pazare” politike mes subjekteve dhe deputetëve.

Megjithatë, nga një perspektivë sociologjike, ky vendim do të duhej të kishte marrë në konsideratë edhe rrethanat polarizuese dhe tensionet e akumuluara, të cilat kanë prodhuar e ende prodhojnë efekte negative në shoqëri. Duke marrë parasysh këto elemente shtesë, kuptohet se një Vendim i tillë:

1. I vendos deputetët nën “prangat” e disiplinës së liderit dhe të partisë, duke ua cenuar kështu hapur lirinë e votimit dhe duke i ekspozuar ndaj çdo forme ndëshkimi apo anatemimi politik;

2. I fut ata në kalkulime personale, duke i detyruar të mendojnë më thellë për pasojat e mundshme të ndëshkimit dhe shpërblimit elektoral

3. I ekspozon publikisht ndaj rrezikut të stigmatizimit dhe urrejtjes, në rast se nuk votojnë sipas pritjeve dhe premtimeve të dhëna gjatë fushatës;’

Në një demokraci të brishtë si e jona, votimi i hapur u pamundëson deputetëve “ruajtjen e fytyrës” para publikut, ndërsa votimi i fshehtë ua mbron atë me fanatizëm. Kjo dilemë “hamletiane” e deputetëve na rikujton teorinë weberiane, sipas së cilës legjitimiteti i “vis maior”-it (Gjykatës Kushtetuese) ka jo vetëm detyrimin moral, por edhe detyrimin ligjor që duhet t’i nënshtrohet pa hamendje autoritetit formal-racional — një autoritet që nuk bazohet në kalkulime iracionale, por në rregulla të qarta dhe të zbatueshme njësoj për të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie, feje apo race.

Prandaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit është edhe një shembull tipik i ndërthurjes së dimensionit juridik me atë sociologjik të funksionimit institucional. Si i tillë ai synon të balancojë nevojën për transparencë dhe llogaridhënie me kërkesën për stabilitet dhe funksionalitet parlamentar. Suma sumarum, ky vendim përfaqëson një përpjekje juridike për të konsoliduar legjitimitetin formal-racional të institucioneve në Kosovë, duke vendosur rregulla të qarta që vlejnë për të gjithë. Megjithatë, suksesi i tij varet shumë edhe nga ekzistenca e një përvoje e kulture politike — e cila (duhet pranuar)na mungon si shoqëri — që arrinë ta kuptoj kompromisin si vlerë e jo si dështim, dhe që mbron deputetët nga presionet e tepruara, qofshin ato nga partia apo elektorati që i ka votuar .Mos të harrojmë: shoqëria jonë ende operon në hapësirën publike me norma dhe rregulla kanunore…

Megjithatë, nga një perspektivë sociologjike, ky vendim do të duhej të kishte marrë në konsideratë edhe rrethanat polarizuese dhe tensionet e akumuluara, të cilat kanë prodhuar e ende prodhojnë efekte negative në shoqëri…

– Ata janë dërguar këtu për të islamizuar Evropën

0

Foto ilustruese nga dhjetori 2024 kur sirianët në Gjermani festuan rënien e Asadit

Arnt Jensvoll / Document.no

Disa javë më parë, rreth 400 burra sirianë u mblodhën para Bashkisë së Berlinit. Sipas dëshmitarëve okularë, ata festuan masakrat e druzëve në Siri nën tingujt e daulleve dhe sloganeve që bënin thirrje për vrasje, përdhunim dhe spastrim etnik.

Demonstruesit ishin kryesisht të rinj. Ata mbanin flamuj sirianë dhe bërtisnin slogane kundër Izraelit, druzëve dhe alavitëve.

– Ata do t’u presin mjekrat druzëve

65 oficerë policie ishin të pranishëm gjatë demonstratës, por ata nuk ndërhynë; ata po “vlerësojnë pamjet filmike”. Kjo kritikohet nga Linus Kebba Pook, drejtor i organizatës për të drejtat e njeriut Democ:

– Në demonstratat anti-Izrael, policia sjell përkthyes për të kapur dhe parandaluar nxitjet për dhunë. Është për të ardhur keq që ata nuk ndërhynë në këtë rast.

 

Në Dyseldorf, 300 sirianë të tjerë festuan dhunën kundër druzëve nën posterat e udhëheqësit islamist Ahmed al-Sharaa. Videot në mediat sociale tregojnë burra që kërcejnë me gërshërë, gjë që supozohet të simbolizojë prerjen e mjekrave të burrave druzë.

Pesë oficerë policie u plagosën kur shpërthyen përleshjet me kundër-demonstruesit kurdë. Janë hapur njëzet çështje penale.

Imami i njohur femër Seyran Ateş paralajmëron Euronews për përhapjen e Islamit radikal në Evropë:

– Këta njerëz janë dërguar në Evropë për të krijuar trazira dhe për të përhapur ideologjinë e tyre. Qëllimi është islamizimi i Evropës. Një shoqëri liberale si Gjermania nuk mund të ndalojë qëndrimet radikale për sa kohë që ato nuk kërcënojnë kushtetutën. Por shpesh islamistëve u jepet më shumë hapësirë për shkak të frikës së shoqërisë nga etiketa islamofobike.

Antropologia gjermane Susanne Schröter pajtohet:

– Islamistët sirianë që festojnë vrasjet në rrugë dhe sulmojnë pakicat nuk kanë më shumë vend këtu sesa antisemitët e huaj. Ata duhet të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur.

– De er sendt hit for å islamisere Europa – Document