Kreu Blog Faqe 487

Kur vota kërkohet me Amin!

1

Dijana Toska, gazetare, Shkup

Atmosfera e fushatës zgjedhore po ndjehet. Tifozeritë janë ndezur. Nacionalistët e rinj brohorasin në stadiume, dëgjohen zëra që kërkojnë edhe vdekjen për bashkëmoshatarët e tyre që flasin një gjuhë tjetër identitare. Në emër të popullit partitë kanë ngritur flamujt e denigrimit dhe gjuhën e përçarjes në betejën, për ta mbrojtur tronin e pushtetit në emër të Zotit dhe për Zotin.

Fushata për pushtet po ndahet në pazarin mes hallallit e haramit. Duar që deri dje blenë e shitën gjithçka, sot, simbolet e devotshmërisë, tespihët e qirinjët i kanë kthyer në simbole mashtrimi. Kisha e xhamija janë kthyer në shtabe partie, ku bekimi i Zotit përdoret si metodë  për të ngritur sondazhet e një pushteti hallall me milionat e fituara nga pushteti haram.

Kur kishat e xhamit trafikohen e kthehen në seli elektorale, e feja nuk trajtohet si ndërgjegjje, por si monedhë, zarf e fletë votimi. Kur Zoti shndërrohet në pankartë rrugësh për një vote plus nuk kemi më çka humbim më shumë nga të qenurit qenje amorfe që ende beson se një kandidat zbret nga një post i lartë për tu marr me ujërat e zeza të komunës nga të cilat dalin parat e shpërlara.

Nga foltoret fetare dëgjohen fjalë si “drejtësi”, “ndershmëri”, “votë për të mirën”. Po kush e përcakton të mirën? Një lider i partisë apo Zoti? Kur lutja për mëshirë e faleminderim, zëvendësohet me betimin për vote, atëherë nuk mund të mos shtrosh pyetjen, kush është më e shenjtë: kutia e votimit apo dhunimi i shenjtërisë?

Kur në emër të Zotit, ata bëjnë pazare. Në emër të moralit, ngrenë flamuj partie. Në emër të popullit, vendosin kush e meriton “bekimin”. Atëherë politika s’po kërkon më vetëm pushtet, po kërkon besimin.

Jo besimin e popullit, por atë që i takon Zotit.

Dhe ne heshtim si qytetar që kërkojmë ndihmë nga Zoti dhe votojmë politikan që e përdorin Zotin tone për të na mashtruar në emrin tonë. Heshtin klerikët fetarë për mëkatin kolektiv që po ndodh në shtëpinë e Zotit, ngase prangat për rizgjedhjen e tyre ndodhen në duart këtyre zaptuesve politikë të cilët përmes Aminit e mbajnë shpirtin e rrobit në grusht.Këta kërkojnë me çdo kusht votë për pushtet politik e fetar, ndërsa ne kërkojmë bekim nga këta që bekimin e kanë kthyer në mall tregu duke harruar që Zoti nuk kërkon nga ne votë, por ndërgjegje,

“Vota me Amin” për pushtet politik a fetar në emër të Zotit është një diskurs i etabluar prej kohësh në habitatin tonë mendor dhe shoqëror. Është një strategji e përbashkët veprimi mes politikës dhe religjioneve, të mbjellin frikë nga Zoti, të nënshtrojnë e të mashtrojnë, që të mos guxosh të jetosh në këtë jetë, por të lutesh që të jetosh në botën tjetër, dhe pastaj edhe të besosh se pa Aminin e politikës nuk ka jetë as në këtë botë e as në atë tjetrën.

Edhe ashtu, prej kohësh, politika ka vendosur monopol edhe mbi vdekjen tonë. Nëse duash të rezervosh dy metra tokë morti për së gjalli duhet të paguash mijëra euro për shërbimin, bashka që duhet ta paguash hoxhën me euro për ti thënë dy tri fjalë kurtoazije mbi kufomën tënde. Për ne pazari për jetën mbaron në varreza, për ata pazari i votës mbaron në shenjtërin e pushtetit.

Kurse media asesi të pyes, ku është i Lartmadhërishmi në gjithë këtë hesap të politikbërjes. A jep Zoti mandate, a ndan poste, a emëron ministra, a ndan pasuri materiale apo begati shpirtërore, a shpërndan parajsën ekluzivisht për politikan e ferrin për të rrobëruarit e nemur që skan sy për të parë, e guxim për ta mbrojtur me xhelozi Zotin e tyre që çdo ditë lutet për Dritën tonë?

Zoti nuk ka nevojë për fushatë.

Nuk kërkon vota.

Nuk jep bekime me tenderë.

Ai kërkon vetëm një gjë që asnjë kandidat nuk e ofron: ndërgjegje të pastër dhe pak marre.

O Zot të Lutem ndihmo besimtarët ta njohin dashurinë Tënde!

Amin!

8.8.2025

Kush mban përgjegjësi për perceptimin e “dhunës endemike” në Policinë e Kosovës?

0

Nga: Isuf Bajraktari 

Publikimi i fundit nga mediumi EURACTIV, ku një zyrtar i Bashkimit Evropian e përshkruan dhunën policore në Kosovë si “endemike”, ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe ka ngritur pyetje serioze mbi natyrën dhe performancën e institucioneve tona të sigurisë. Një akuzë e tillë, nëse është e bazuar në të dhëna reale, kërkon reflektim dhe përgjegjësi. Por nëse është e mbështetur në raste të izoluara dhe e përgjithësuar në mënyrë të nxituar, atëherë përbën një rrezik për de-legjitimimin e forcës së ligjit në Kosovë.

Në analizën e këtij debati, duhet të mbajmë një qasje të matur, të balancuar dhe profesionale. Është e vërtetë që gjatë viteve të fundit janë regjistruar incidente ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë tejkaluar autorizimet e tyre ligjore për të cilat vetë institucionet e drejtësisë kanë ndërmarrë masa, përfshirë suspendime dhe procedime penale. Rasti i fundit i Agon Zejnullahut, për të cilin janë vënë nën hetim pesë zyrtarë policorë, është një shembull tragjik që kërkon drejtësi dhe transparencë.

Por po aq e rëndësishme është të theksohet se Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besuara në vend, e përbërë nga profesionistë që i shërbejnë rendit dhe ligjit në kushte shpesh të vështira. Etiketimi i gjithë institucionit si përfaqësues i dhunës “endemike” është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm, sidomos kur nuk shoqërohet me analiza statistikore të sakta dhe krahasimore me vendet tjera.

Në demokracitë perëndimore, si Gjermania, Suedia apo Franca, nuk mungojnë rastet e abuzimeve nga forcat e sigurisë,  madje shpeshherë me pasoja shumë më të rënda se në vendin tonë. Ajo që i dallon këto shtete është forca e institucioneve të llogaridhënies dhe besimi qytetar në drejtësinë që vjen përmes proceseve të pavarura. Kjo është rruga që edhe Kosova duhet ta ndjekë me përkushtim dhe pa kompromis.

Nga ana tjetër, nuk mund të anashkalohet roli i Bashkimit Evropian dhe misionit EULEX, të cilët kanë investuar miliona euro për ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës. Nëse pas gjithë këtyre përpjekjeve, një zyrtar i BE-së konstaton se dhuna është bërë “endemike”, atëherë kjo nuk është vetëm dështim i institucioneve vendore, por edhe i vetë mekanizmave ndërkombëtarë të mbështetjes dhe monitorimit.

Po ashtu, në këtë debat nuk mund të mungojë edhe kritika e tërthortë ndaj sjelljes qytetare në raport me ligjin dhe uniformën shtetërore. Përderisa është e drejtë që qytetarët të kërkojnë përgjegjësi dhe të protestojnë kundër abuzimeve, është po aq e rëndësishme që respekti ndaj autoritetit ligjor dhe urdhrave policorë të mos përçmohet apo relativizohet. Shteti i së drejtës ndërtohet me institucione të forta, por edhe me qytetarë të ndërgjegjshëm, që e kuptojnë se ligji është mburojë për të gjithë, jo pengesë për askënd.

Për të ecur përpara, nevojitet një qasje e trefishtë:

  1. Institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë me vendosmëri dhe pa ndikim politik ndaj çdo rasti të dhunës së panevojshme policore.
  2. Partnerët ndërkombëtarë duhet të rivlerësojnë strategjitë e tyre të mbështetjes, për të siguruar që investimet në trajnim të japin rezultate konkrete dhe të matshme.
  3. Shoqëria civile dhe qytetarët duhet të mbajnë një qasje të përgjegjshme dhe ligjore, duke ndihmuar në ruajtjen e rendit e jo në tensionimin e tij.

Në vend se të etiketojmë, le të kërkojmë reforma. Në vend se të përgjithësojmë, le të analizojmë. Dhe në vend se të hedhim fajin vetëm te njëra palë, le të pranojmë se ndërtimi i një shteti funksional kërkon përgjegjësi të ndarë, dhe mbi të gjitha, respekt për ligjin, institucionet dhe njëri-tjetrin.

Nëse Don Kishoti e kishte për Dylqinjën e Tobozës, Konspiracionisti ynë e ka fjalën për Shqipërinë

0

Pirro Prifti, Tiranë

A i duhet Shqipërisë një i marrë për President?

Lexova me kujdes paralajmërimet ogurzeza e një konspiracionisti dhe kërkesën e tij për tu bërë President i Shqipërisë dhe mënjëherë mu kujtua poezia e Dritëro Agollit për të marrët ku shkruhet:

E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd

Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd

Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd

Një i çmendur, një vend e çmend.

Nuk është për tu habitur se Shqipëria është vëndi që lind e ka plot komandantë, komisarë rrugëve dhe kafeneve, kurse pjesa tjetër në përgjithësi ose janë të damllosur me dëshirën për të mos punuar dhe përtacia e tyre ështe emblematike, sepse kërkojnë punë vetëm në administratë ku mundësisht të jenë drejtorë apo shefa sektori pavarësisht se çfarë shkolle kanë bërë, kurse një pjesë tjetër e bëjnë me zell spiunllëkun dhe patronazhistin, dhe një pjesë e vogël mbeten normalë të cilët po vazhdojnë të pinë në burimin ku pijnë të marrët, dhe tendënca është për tu marrosur i gjithë populli nëse nuk u vihet fre madhështisë së marrëzizë është shumë e mundëshme me kalimin e kohës.

Pra në Shqipëri nuk sheh shtresë të mesme të vërtetë, por sheh ose vetëm drejtues, ish drejtues që tundin kokën me përçmim nga që mendojnë se i kanë hequr me pa të drejtë pasi janë larguar nga detyra për korrupsion apo mitmarrje ose bodigardë, roje private, apo militantë të partive të mëdha e të vogla, që së bashku me plot femra të patinuara e të stisura e me buzë të ngopura me botox që preferojnë motelet ose mediat, së bashku përbëjnë shtresën e mesme të Shqipërisë së sotme të katër anarkive të Fan Nolit.

Pjesa tjetër, ajo që punon me të vërtetë, ose ka ikur , ose është shmangur nga betejat mediatike të VIP-ërisë fallco shqiptare, porse në heshtje shikon ç`po ndodh në këtë demokraci ku nuk respektohet ligji dhe askush nuk I merr në refene sepse demokracia anarkike e sotme ka frike të vendosë në drejtim të aftët. Pse? Sepse ata zbatojnë ligjin dhe kjo nuk I pëlqen të marrëve dhe të paaftëve.

Sidoqoftë, luani ynë i tërbuar që ka 1 miliard klikime për teoritë e tij konspiracioniste, si ballist trim, e sheh globin si pjatë me mish qëngji të gatuar nga ersekarët, dhe është ai që profetizon dhe paralajmëron se çdo ndodhë në të ardhmen me vëndin e tij dhe botën.

Pra është më i famshëm se Kryeministri i këtij vëndi sepse Kryeministri nuk ka parashikuar asgjë përballë parashikimeve të Konspiracionistit me Nam , përveç rastit kur ka thënë se Shqipëria do të hyjë në 2027 në BE. Ndërsa Konspiracionisti ynë me Nam ka parashikime më ogurzeza njëlloj si ish ballistët trima për Shqipërinë dhe parashikon nëse rivali i tij kryeministër do të vazhdojë të drejtojë pa opozitë sepse ai e ka shkatërruar opozitën, dhe sipas të dhënave konspirative të marra nga Deep State dhe Rotchild, Kryeminsitri dashka ti japë non-grattës kryetarin e Bashkisë dhe profetizon për Shqipërinë që më mirë të ketë një `fund të tmerrshëm sesa një tmerr pa fund`!!!???

Këtë parashikon profeti yne i rremë por konspiracionit. Ka parashikuar pasi ka parë llumin e kafesë turke që e pi para se të konspirojë, se kush ka vrarë Olldashin, se si janë bërë bashkë non gratta me Ramën, se si këto dy familje janë bërë bashkë për të shkatërruar Shqipërinë. Marrëzitë e Konspiracionistit nuk kanë fund por do të merremi vetëm me letrën e hapur të tij ku nxin Shqipërinë.

Për këtë arësye njëlloj si argumenti Don Kishotesk i cili deklamonte se: `Arsyeja e mosarsyes,qe i behet arsyes time, ma dobeson aq shume arsyen,sa me arsye vajtoj bukurine tende.`. Nëse Don Kishoti e kishte për Dylqinjën e Tobozës, Konspiracionisti ynë e ka fjalën për Shqipërinë.

Ashtu sikundër shkrova më lart se Shqipëria është e mbushur më komandantë e komisarë të cilët mund ta drejtojnë Shqipëirënë edhe pa ndonjë shkollë gjë që e kanë treguar edhe në kohën e Perandorisë osmane, e cila pati 36 kryevezirë që dëmtuan jo vetëm Perandorinë osmane por edhe nuk lanë asnjë shënjë dhe asnjë ndihmë për Shqipërinë, por edhe në kohën e Zogut dhe në atë diktaturës, pale që në demokraci mund ta drejtojnë pa problem, – ashtu si dhe konspiracionisti ynë që kërkon të bëhet President!

E përse ai të mos bëhet President, kur Presidentë deri tani nëse janë bërë njerëz të ngjashëm më të për nga natyra e shprehurit si gjysmë-perëndi kur parashikojnë të ardhmën e vëndit, por nuk i kanë patur cilësitë marra që ka pretendenti ynë?

Sigurisht populli shqiptar gjithmonë ka zgjedhur për kryetarë disa persona të gjatë, me pak kurriz të dalë, e sy shqiponjë, dhe me flokë të dëndur, ca me mjekër e ca të rruar e të kruar – përse të mos zgjedhin tashmë meqë janë mërzitur nga Madhështitë e të kaluarës (që e çuan Shqipërinë në vënd të fundit ne Europë për nga ana ekonomike e sociale), një person me aftësinë për të konspiruar duke ndjellë fatkeqësira dhe funde të tmershëm?

Mesa duket, siç thonë pleqtë-Marrëzia ka zënë vënd në Shqipëri që kur Shejtani kaloi rastësisht në vëndin tonë mbushur kapedanë e kaçakë të çartur e të marrë, dhe kur I pa, i shkundi poturet duke qeshur gjatë sundimit ottoman, por edhe deri më sot Shqipëria nuk po gjen derman nga këta individë që populli i pëlqen jo për llogjikën e tyre, por sepse bërtasin e ulurasin sepse sigurisht janë sociopatë të rregjur, dhe ky popull thotë me vehte: `po ky na duhet sepse bërtet fort dhe i ngjan Lalë Gjonit i cili nuk pyet për ligje por ka thënë: Sa të jetë Lalë Gjoni hani pini e këndoni`, sepse pjesa e shoqërisë së kapur që zgjedh kapedanët dhe nuk e ka qejf punën sepse asnjëherë nuk ka bërë demostrata për të gjetur punë por ka bërë demostrata e protesta për të hequr atë që i është ngjirur zëri për të vënë një tjetër që bërtet ashtu si u a do interesi i tyre….

Shpresojmë që shoqëria jonë, ajo e ashtuquajtura civile apo jo civile, qoftë KÇK, qoftë normale, nëse ka mënd në kokë duhet të shmangë këta individë nëse kërkon të hyjë në BE, nëse kërkon të respektohet ligji, nëse kërkon që të të drejtojnë profesionistët dhe meritokratët, le të kërkojë ndryshime të ligjit të zgjedhjeve, le të kërkojë përmirësim të Kodit penal, le të vendosin kritere për përzgjedhjen e kryetarëve të bashkive, ministrave, këshiltarëve, dhe vetë Presidentit.

Për të gjitha këto poste në administrën shtetërore dhe lokale duhet një refomë e plotë sipas ligjeve të BE, në mënyrë që Marrëzia dhe të marrët që gëlojnë në Shqipëri, të mos kenë mundësi të kërkojnë poste, por të kenë mundësi të kurohen apo të rrinë në institucionet ku shërbehet për to.

priftipirro2017@gmail.com

Rehabilitimi jo vetëm për të dënuarit në Goli Otok, obligim shtetëror

0

Pamje nga burgu i Goli Otokut

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Me miratimin e pluralizmit në Mal të Zi   me të drejtë është pritur    që ndaj të ish të dënuarve në aferën e Informbyrosë(1948) të miratohet ligj i veçantë për rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e të dënuarve, duke dëshmuar kapacitet demokratik si në vendet e tjera të ish kampit socialist, por kjo çështje këtu ka vendnumruar. Por, në fillim të këtij viti presidenti J.Millatoviqi, ka paraqitur iniciativën enkas për këtë çështje duke i dërguar Kuvendit për miratim ligjin për rehabilitimin e dënuarve politik të Goli Otokut, për të përmirësuar një  padrejtësi historike ndaj atyre që kanë vuajtur dënimet si kundërshtarë ideologjik. Por,  një veprim i tillë duhet të përfshijë edhe periudhën nga viti 1944-1990, kur janë dënuar shumë qytetarë si antikomunist pa gjyqe e  me procese të montuara politike, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët

Në kohën e monizmit Goli Otoku ishte temë-tabu, ndërsa me dështimin e komunizmit si ideologji dhe socializmit si  sistem shoqëror, në lidhje me këtë çështje janë botuar informata, analiza, fejtone e botime të veçanta, duke dëshmuar se ata që kanë vuajtur denimin këtu kanë përjetuar tortura fizike e psiqike, vrasje e vetëvrasje. Ishte ky një burg tipik ideologjik, që ishte tmerri dhe turpi i ish Jugosllavisë.

Pikërisht në këtë drejtim Mali i Zi ka vendnumruar, duke mos  dëshmuar vullnet politik për  këtë çështje, nga del se këtu ende nuk janë liruar nga klishetë ideologjike kur është në pyetje rehabilitimi dhe dëmshpërblimi i të dënuarve politik  në Goli Otok e gjetiu.

Iniciativa nga presidenti i Republikës

Por,  një çështje e tillë si duket ka marrë kahje pozitive sepse në muajin shkurt të   këtij viti  presidenti i Malit të Zi z.J.Millatoviqi,  është  paraqitur me iniciativën për miratimin e ligjit për rehabilatimin dhe dëmshpërblimit të dënuarve politik  në Goli Otok, Svetog Gërgur dhe burgjëve të tjerë

Në tekstin e iniciativës shkruan se “nuk ka dilemë se me këtë akt fillohet një proces  I ballafaqimit me të kaluarën  dhe përmirësimin të padrejtësive historike. Mali i Zi, si shtet demokratik e juridik, nuk bënë të nënvlerësojë faktet  ku shumë qytetarët tanë, në sajë të bindjeve të tyre  politike, kanë  përjetuar represione  fizike e psikologjike, pa gjykim të drejtë e pa mundësi që asnjë herë të dëshmojnë pafajësinë e tyre. Me miratimin e këtij ligji Mali i Zi do të pranonte vuajtjet e tyre dhe do të mundësonte rehabilitimin moral e gjyqësor dhe atë meterial, ka cekur presidenti Millatoviqi.

Ballafaqimi me të shkuarën obligim shtetëror 

Me tutje në iniciativë shkruan se se “duke pranuar ballafaqimin me të kaluarën  dhe përmirsimin e padrejtësisë historike duhet të miratohet ligji për rehabilitimin dhe kompenzimin e të burgosurve të Goli Otokut të dyshuar për mbeshtetje të Rezolutës së Informbirosë nga viti 1948“.

Andaj presidenti „fton të deputetët pa marrë parasysh dallimet e tyre politike, që ta mbeshtetsin  këtë iniciativë, ta mbeshtesin këtë ligj.“ Miratimi i këtij ligji nuk paraqet vetëm akt juridik, por edhe përgjegjësi morale të shtetit për të pranuar dhe të dëmshpërblejë ata të cilët në mënyrë të padrejtë kanë vuajtur për shkak të bindjeve të tyre politike. Në këtë mënyrë, Mali i Zi do ti bashkangjitej vendeve në regjion të cilat kanë marrë hapa të tillë me qellim të ballafaqimit me të kaluarën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut“ shkruan në mes tjerash në tekstin e iniciativës.

Mbi tre mijë të burgosur nga Mali i Zi

Informbiroa ka qenë trashëgimtare e Kominternit(Internacionalja Komuniste), organizatë e partive komuniste, dhe me rezoluten e tyre kanë kritikuar udhëheqjen e PKJ më në krye Josip Broz Titon, sepse ka devijuar politikën marksiste-leniniste.  Një veprim i tillë ka rezultuar me ndërpreje të marrëdhënieve ne mes Jugosllavisë e Bashkimit Sovjetik, në fund të qershorit 1948.  Pikërisht nga një vendim I tillë, pushteti jugosllav  nisi fushatën kundër atyre qe kanë mbeshtetur Stalinin, pikërisht Bashkimin Sovjetik.

Në grupin e të arrestuarve kanë qenë individë të  moshave, e profesioneve  të ndryshme si ushtarakë, qeveritarë e qytetarë të thjeshtë. Për këta të burgosur është përgatitur në mënyrë të veçantë  burgu në Goli Otok, ujdhesë në Kroaci. Sipas të dhënave nga ish Sekretariati Federativ  i Punëve të Brendshme në RSFJ, në Goli Otok dhe në burgjet tjera në periudhën 1948-1956, të burgosur kanë qenë 16.101 individë, ku nga to 3.390 ishin nga Mali i Zi(apo 21.5% nga numri i përgjithshëm, që në aspektin proporcional  ka pasur numrin më të madh të burgosurve  në raport me numrin e banorëve  të  republikave jugosllave të asaj kohe.

Vlerësohet se në Goli Otok kanë vdekur gjithsejt 413 të burgosur.

Mali i Zi vetmi pa ligj për rehabilitimin e të dënuarve politik 

Mali i Zi ka mbetur i vetmi vend në regjion  që ende nuk ka miratuar asnjë akt të obligueshëm   juridik i cili do të mundësonte rehabilimin  dhe dëmshpërblimin e ndaj atyre që padrejtësisht janë dënuar. Cekim me këtë rast se Sllovenia, Kroacia e Serbia kanë miratuar ligjin  për të dënuarit politik për rehabilimin dhe kompenzimin material  të tyre dhe familjeve.

Mungesa e kornizës ligjore për rehabilitimin dhe kompenzimin  e tyre viktimave jo vetëm se paraqet lëshim juridik e moral të shtetit, por edhe distancim nga të drejtave themelore njerëzore dhe standardëve juridike ndërkombëtare. Pranimi I vuajtjeve ku kanë kaluar të burgosurit e Goli Otokut dhe miratimi I masave përkatëse  do të ishte  përmirësimi I padrejtësisë historike dhe hap nga pajtimi shoqëror.

Duke marrë parasysh se shumë viktima në ndërkohë kanë vdekur, është e nevojshme që të sigurohet rehabilitimi  i tyre pas vdekjës, por edhe satisfakcioni përkatës për trashëgimtarët e tyre, të cilët për vite kanë përjetuar pasojat e diskriminimit shoqëror e pasiguri ekonomike. Me miratimin urgjent  te këtij ligji do të mundësohej që ndonëse me vonesë të madhe, të respektohet parimet bazë të drejtësisë dhe njerëzisë“ shkruan në iniciativën e cila i është dërguar Kuvendit.

Duhet konsenzus politik

Dihet së për marrjen e vendimeve  duhet të ekzistojë vullneti  politik e në rastin konkret i shumicës parlamentare,  ku fillimisht duhet te ekzistojë konzensuesi  politik. Në sajë të përvojës së kaluar kur pushtetin e kishte DPS-i, nuk ka ekzistuar   mundësia e konsenzuesit  për rehabilitimin ligjor  të dënuarve në Goli Otok, sepse sipas tyre  hapja e një çështjeje  të  tillë  kërkon qendrim kritik dhe përgjegjësi  ndaj ish funkcionërve komunist të cilët kanë qenë përgjegjës  për dënimet e asaj kohe, ku ka anëtar të familjeve të tilla  që ende janë aktiv në jetën publike. Pikërisht ky ishte shkaku i mos ekzistimit të konsenzuesit  dhe vullnetit politik nga ana e tyre. Por, nëse ekziton vullneti politik, shumica aktuale parlamentare i ka votat e mjaftueshme për të miratuar një ligj të tillë, ndonëse të vonuar, duke dëshmuar kapacitet demokratik në favor të  qytetarëve.

Akt i demokratizimit të shoqërisë

Ndonëse është vonuar me një nismë të tillë, nuk ka dilemë se çdo veprim në lidhje me rehabilitimin e të dënuarve në Goli Otok, por edhe në burgjet tjera, është veprim i qelluar në lidhje me demokratizimin e shoqërisë, duke përmirësuar padrejtësinë historike në favor të kohezionit shoqëror. Kemi të bëjmë pikërisht me një nismë e cila është me interes shoqëror në lidhje me proceset integruese të vendit duke u bazuar në standardët demokratike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë kategori të rehabilitimit duhet të llogariten edhe të tjerët të dënuarit politik nga viti 1944-1990, duke mos bërë diferencime, vetëm për një kategori të qytetarëve të dënuar.

Nuk ka evidencë për numrin e  shqiptarëve në Goli Otok?

Në lidhje me këtë çështje nuk ka pasur asnjë reagim nga subjektët politike shqiptare duke marrë parasysh se edhe një numër i shqiptarëve nga Mali i Zi kanë qenë të dënuar në Goli Otok. Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë evidentimi i të dënuarve shqiptarë mund të realizohet sepse ata kanë lenë trashëgimtarë apo të afërm të tyre ku mud të japin informata të nevojshme. Një veprim i tillë ka qenë e udhës të realizohet më herët, sepse ata kanë qenë të dënuar vetëm së ishin shqiptarë, ku nuk kanë munguar edhe montimet politike, për të eliminuar kundërshtarët  jo vetëm ideologjik.

Përfundim

Nuk kemi informacion se iniciativa  e tillë deri tash është shqyrtuar në këshillin parlamentar, për të vazhduar më tutje për të kaluar  në procedurë deri në parlament si projektligj, për të marrë mbeshtjen e shumicës parlamentare. Por, nëse  deri tash hezitohet  në lidhje me këtë iniciativë nuk ka dilemë se ajo do të aktivizohet para zgjedhjeve, duke qenë një mundësi reale për përfitime politike, dukuri e cila ka vite qe është bërë praktike në këtë mjedis.

(Gusht  2025)

Presidentja Vjosa Osmani: Mbetem e përkushtuar të punojmë me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump: E falënderon për lidershipin e guximshëm dhe e quan mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara

0

Sot, Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.

Në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” ka theksuar Presidenti Trump në letrën e tij.

Duke e falënderuar Presidenten për angazhimin e saj në forcimin e partneritetit me SHBA-të, Presidenti Trump gjithashtu shprehet: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”

Në fund të letrës, Presidenti Trump i dërgon Presidentes Osmani edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump.

Sorensen, ji i qartë !

0

Peter Sorensen do t’i japë shtysë dialogut Kosovë-Serbi

Gani I. Mehmeti

Që të mos mbesim me shpresa të thyera dhe të zhgënjyer si në të kaluarën nga bisedimet Kosovë – Serbi, duhet të jini i qartë, z. Sorensen. Ju vini nga një shtet mik dhe që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, prandaj, në bisedimet mes këtyre dy shteteve, duhet t’ia thuash në sy Vuçiqit se Kosova është e pavarur nga Serbia, se Kosova është një dhe e tillë do të mbetet, se edhe veriu i Kosovës – është i Kosovës. Krejt kjo duhet t’i thuhet Vuçiqit në mënyrë që ai ta kuptojë këtë, ani që e ka të qartë, por që nuk do ta kuptojë, sepse të gjitha që i bën Vuçiqi, i bën për pushtimin e veriut të Kosovës e jo për serbët e Kosovës, siç shprehet ai.

Po ta kishte për të mirën e serbëve të Kosovës, ai do e pranonte Pavarësinë e Kosovës dhe serbët do të integroheshin në institucionet e Kosovës dhe do të ishin të lirë si qytetarë të barabartë me të gjithë të tjerët.

Të gjitha lojërat Vuçiqi i bën përmes Listes Serbe në Kosovë, duke u përpjekur ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin e Ballkanit në përgjithësi.

Vuçiqi e di se Kosova nuk ka qenë serbe asnjëherë. Ai e di mirë se, edhe e gjithë Serbia e sotme është në tokat shqiptare, duke i fituar ato përmes luftërave kundër shqiptarëve, me ndihmën e Eurpës dhe të vetë Perandorisë Osmane  e në dëm të shqiptarëve.

Disa herë Vuçiqi e ka përsëritur se askush nu i ka thënë për Kosovën se është shtet! Po, sepse Lajçak e Borell sikur ishin në anën e Serbisë gjatë gjithë kohës sa ishin ndërmjetësues të nisedimeve mes Kosovës e Serbisë.

Prandaj, kjo duhet t’i thuhet vazhdimisht Vuçiqit, deri sa ai ta kuptojë mirë edhe kur nuk don ta kuptojë, se Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur.

E se, sa më shumë e më shpejt t’i thuhet, besoj se një ditë do të pajtohet edhe Vuçiqi me realitetin . Tani ky nuk është realitet i ri, sepse nga fundi i luftës mes Kosovës e NATO-s me Serbinë ka përfunduar tani e 26 vite dhe ka 17 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është një kohë e shkurtë.

Kosova duhet të bëjë më shumë për të informuar veten dhe botën për të vërtetën e historisë së saj të lashtë

Nga Frank Shkreli

Portali që merret me zbulimet arkeologjike, Arkeonews Archaeologists made a remarkable discovery in Kosovo: Evidence that the great Byzantine Emperor was of Dardanian origin – Arkeonews, njoftoi ditët e fundit se në Ulpianë, qytetin e lashtë të Kosovës, është zbuluar një mbishkrim i dytë me rëndësi dedikuar Perandorit Bizantin Justinianit dhe bashkshotrtes së tij, Perandoreshës Teodora.  Në zbulimin e parë po aty,  tre vjet më heret, grupi i arkeologëve ndërkombëtarë që kryesohet nga francezi Christophe Goddard dhe përfshin edhe arkeologët vendas Arben Hajdari e Milot Berisha, në hulumtimet e tyre shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda.  Ai e përshkruan atë qytet si një qytet Dardan, në krahinën e Dardanisë. Qyteti dhe kisha, janë themeluar nga paraardhësi i Justinianit, Diokleciani në fillim të shekullit IV. Ekspertët thonë se mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë, ndërsa dëshmon afërsinë e perandorit Justinian ndaj provincës së origjinës së tij. Kisha e atjeshme, deri tani paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm të saj, sipas arkeologëve ndërkombëtarë e shqiptarë, thuhej në njoftimin e tre viteve më parë në lidhje me këtë zbulim të rëndësishëm, dy vjet më parë.  Frank Shkreli: Pse jo, Republika e Dardanisë!? | Gazeta Telegraf

Mirëpo, në këtë ndërkohë, në qytetin e vjetër Ulpiana, rrënojat e të cilit gjënden jo larg Prishtinës, grupi i arkeologëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë – kryesisht arkeologë të Kosovës dhe Francës – kanë realizuar edhe një zbulim tjetër historik: një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe perandoreshës Teodora, mbishkrim që i referohet, pikërisht, ndërtimit të bazilikës ipeshkvënore në atë qytet të vjetër dardan. Këto mbishkrime, sipas ekspertëve vendas dhe të huaj, tregojnë qartë dhe vërtetojnë identitetin dhe afërsinë e Justianianit me vendlindjen e tij, Dardaninë.  Njëkohsisht, këto zbulime, tregojnë gjithashtu njëherë e mirë — për të gjithë ata që mund të kenë patur ose kanë gjithnjë dyshime – lidhjet e tija me Dardaninë e lashtë dhe rrënjët historike të identitetit dardan të shqiptarëve të sotëm në trojet e veta autoktone.  Zbulimi i dytë i mbishkrimit të jashtzakonshëm në Ulpianë u njoftua, zyrtarisht, në faqën zyrtaree të Hajrulla Çekut, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kabinetin qeveritar të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti: “Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.

Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.”  Njëkohësisht, Ministri Çeku, deklaron se me këtë rast në Kosovë, “Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet”, duke shtuar se “Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar”. Ndërsa vazhdon Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, se njëherazi, po “Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteteve ndërkombëtare, studime e publikime”.  Duke përfunduar njoftimin e tij mbi zbulimin e dytë të mbishkrimit dedikuar Perandorit Justinian e perandoreshës Teodora ai shkruan se, ndërkohë që “Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”. Thuhet, gjithashtu, se mbishkrimi i dytë ofron prova të reja të angazhimit të perandorit jo vetëm ndaj rindërtimit qytetar por edhe ndaj infrastrukturës fetare dhe shpirtërore, veçanërisht ndërtimit të një bazilike (ipeshkvënore) episkopale. Dedikimi i mbishkrimit të dytë si për Justinianin ashtu edhe për Theodorën nxjerr në pah gjithashtu trashëgiminë dhe ndikimin e përbashkët të çiftit në jetën fetare (të krishtër) të rajonit, theksohet mëtej në njoftim.  Arkeologët që marrin pjesë në këto zbulime historike thonë se, “ato jo vetëm që konfirmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Justinianit në zhvillimin e qytetit, por edhe e vendosin Ulpianën në hartën historike si një qendër kyçe të jetës së hershme të krishterë në Ballkan”.

Por siç ndodh me çdo sukses në cilëndo fushë qoftë, pyetja lind nëse mjafton kaq, a po duhet bërë më shumë, sidomos, në këtë fushë dhe në këtë kohë, siç është arkeologjia dhe historia kombëtare arbëroro-ilire-shqiptare. E lenë pas dore për më shumë se 5-shekuj otomanizëm, dhe i mohuar dhe anashkaluar nga komunizmi sllavo-aziatik, i pa fe e atdhe. Por mbi të gjitha, ajo mbetet një histori e mohuar vazhdimisht dhe në një mënyrë indiferente, për të mos thenë të qëllimshme, deri në ditët e sotëme, e shkelur dhe e abuzuar nga fqinjtë pushtues, sllav, turq e grekë, për shekuj me rradhë. Prandaj, unë jam i mendimit dhe mbështes deklaratën e ditëve të fundit të Profesorin e historisë James Pettifer të Universitetit Oksford dhe eksperti njohur britanik dhe më gjërë për Ballkanin, i cili është shprehur duke reaguar ndaj lajmit për ubulimin e dytë të mbishkrimit kushtuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Teodora se, “Kosova duhet ta informojë botën shumë më tepër rreth historisë së saj të lashtë”.  Profesori Pettifer bëri këtë reagim duke shpërndar shkrimin e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në lidhje me zbulimin e dytë në Ulpianën e lashtë të ekipit të arkeologëve nga Kosova dhe Franca. Profesori britanik, eskpert i historisë dhe punëve të Ballkanit Perendim or, e xilësoi subulimin e dytë në Ulqpianë si një, “Lajm vërtetë i mirë. Por Kosova duhet ta informojë botën shumë rreth historisë së saj të lashtë. Shumë pak libra apo edhe broshura të vlefshme janë të disponueshme në shumë vende të rëndësishme për momentin”, ka shënuar eksperti britanik në faqën e tij të internetit.

Unë jam dakort me Ministrin Çeku se vitet e fundit vihet re një pëkushtim më i madh sa u përket zbulimeve arkeologjike në territorin dardan. Por mbështes edhe thirrjen e Profesorit të nderuar britanik James Petiffer se duhet bërë më shumë për të informuar botën mbi idetnitetin dhe origjinën e vërtetë të shqiptarëve. Nuk besoj se mjaftojnë, kur të merret parasysh baltosja e historisë së shqiparëve nga të huajt, vullneti dhe mjetet e shumta që kanë përdorur ndër shekuj e që përdorin dhe sot armiqët e Kombit shqiptar për të mohuar historinë dhe identitetin e shqiptarëve në trojet e veta autotokotone. Dardania nuk është as e Serbisë as e Turqisë, sipas pretendimeve të të huajve. Për këtë të vërtetë historike duhet të informohet bota por edhe shqiptarët të cilët ndoshta nuk janë të sigurt për idetnitetin dhe prejardhjen e tyre historike.

Mbishkrim kushtuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Theodora, zbuluar këto ditë në Ulpianë që hedh dritë mbi periudhën e lashtë të Kosovës. FotoKredia: Hajrulla Çeku

Profesori i historisë në Universitetin e Oksfordit dhe eksperti britanik për Ballkanin, James Pettifer, tha se “Kosova duhet ta informojë botën shumë më tepër rreth historisë së saj të lashtë”.

Mbishkrimi kushtuar Perandorit Justinian konsiderohet zbulimi më i rëndësishëm në arkeologjinë e Dardanisë/Kosovës. Sipas arkeologëve, kjo ofron prova të origjinës dardane të perandorit të madh bizantin. Perandorit Justinian (527-565). Ai ka lindur në Tauresium, që besohet të ketë qenë afër Shkupit të sotëm.

Fotot: Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku / Facebook

Revista amerikane (1927) / Marashi, i biri i Palokut — Tregim nga Elizabeth Cleveland Miller

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Gusht 2025 

“American Junior Red Cross News” ka botuar, në shkurt të 1927, në faqet n°114 – 116, tregimin asokohe të Elizabeth Cleveland Miller (punonjëse e mirëqenies së fëmijëve dhe autore librash për fëmijë në Shtetet e Bashkuara) për Marashin, një djalosh shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Marashi, i biri i Palokut 

Nga Elizabeth Cleveland Miller

Vizatime nga Anna Milo Upjohn

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatime nga Anna Milo Upjohn

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatime nga Anna Milo Upjohn

“B-r-r-r, b-r-r-r”, thirri bariu i vogël i dhive, duke hapur rrugën përmes shkurreve të gjelbra me gjemba. Dhitë i adhuronin këto shkurre. Ato qëndronin në këmbët e tyre të pasme për të arritur gjethet e gjelbra të buta në majë.

“B-r-r-r, b-r-r-r, ejani këndej”, tha Marashi.

Ai dhe dhitë kishin ndjekur shtegun drejt një ure të lartë prej guri me hark dhe tani ecnin lart mbi majën e saj të lakuar. Nga pjesa më e lartë e urës ai mund të shihte shtëpitë e shpërndara prej guri të fshatit të tij dhe shtëpinë e tij që ngrihej pak më lart se të tjerat aty ku mali zbriste nga lumi.

Ai nxitoi. Përkëdheli një dhi përtace. Ai ishte i uritur. Ishte bukur të ktheheshe në shtëpi në perëndim të diellit, i sigurt për bukën e misrit dhe djathin e dhisë, dhe ndoshta, nëse do të kishte mysafirë, edhe për një pulë të sapo therur.

Ai i çoi dhitë lart shpatit deri te dera e shtëpisë së tij, pastaj hyri nga vetë dera dhe në njërën anë të dhomës së errët të poshtme, ku i mbylli pas një gardhi prej xunkthi dhe pastaj u ngjit shkallëve prej guri që të çonin në katin e sipërm.

Nata e ftohtë malsore kishte filluar dhe Marashi u dridh ndërsa i afrohej zjarrit. Vatra e ngritur ishte në qendër të dhomës dhe flakët e ndritshme të tufave që digjeshin, të cilat motra e saj, Zina, sapo i kishte grumbulluar, ngriheshin si një kullë e hollë pothuajse deri në tavanin e ulët prej druri, i mbuluar nga bloza, si arsye e zjarrit (tymit) ndër vite.

Ai mund ta dëgjonte nënën e tij duke gatuar bukën në gjysmëerrësirë. Babai i tij dhe dy miqtë e tij, burra të gjatë dhe të pashëm, të tre, ishin ulur në stola të ulëta pranë oxhakut. Marashi u ul pranë tyre. Ai hoqi këpucët e tij prej lëkure dhie dhe pantoflat e çorapet e leshta që Zina i kishte qendisur dhe i zgjati gishtat e këmbëve drejt flakëve. Babai i tij derdhi kafe nga tenxherja e vogël në hi dhe u dha miqve të tij nga një filxhan secilit. Ata pinë nga filxhanët e vegjël si tas, duke i uruar mikpritësit të tyre fat të mbarë.

Marashi e pa nënën e tij teksa derdhte bukën e misrit në një tavë të sheshtë dhe e shtronte në hi, duke e mbuluar me një tavë tjetër dhe duke grumbulluar prush të kuq mbi të. Do të bëhej së shpejti dhe do të nxirrej me ngjyrë kafe dhe me avull me shenjën e kryqit në pjesën e poshtme ; sepse buka në male ishte një gjë e shenjtë dhe asnjë bukë në një familje të krishterë nuk piqej pa shenjën e shenjtë mbi të. Marashi e dinte se duhej të ishte shumë i kujdesshëm me bukën. Nëse i binte një copë në dysheme, ai gjithmonë e merrte shpejt dhe e vinte në buzë dhe ballë, së pari në njërën dhe pastaj në tjetrën, sa më shpejt që mundej, disa herë, dhe gjithmonë ndihej pak i turpëruar për një pakujdesi të tillë.

Nxehtësia e bëri të përgjumet dhe ai u zvarrit drejt vendit ku ishte ulur i ati dhe u mbështet në gjunjët e tij.

Ai u zgjua nga britmat e të atit “Bëj vend për sofrën, Marash” dhe pa nënën e tij të shtronte sofrën e ulët e të rrumbullakët prej druri në gjunjët e të atit dhe dy burrave që kishin lënë stolat e tyre dhe ishin ulur këmbëkryq në dysheme. Tre copa të mëdha buke misri me avull u vendosën para tyre. Një tas me djathë të bardhë të butë, me erë të fortë, u vendos në mes dhe burrat filluan të hanin. Marashi shikonte. Ai ishte i uritur, por jo i paduruar. Nuk i shkoi ndërmend se mund të hante para se të mbaronin të ftuarit.

Vezët vinin më pas, një lloj omëlete në një tas qendror. Burrat përdornin copa buke për të mbledhur ushqimin e nxehtë. Secili hëngri me kujdes nga ajo pjesë e tasit përpara tij dhe secili la pak. Pastaj kishte pulë nga tenxherja e hekurt që varej mbi zjarr. Nëna e tij e kishte prerë dhe e kishte lënë të ftohej pak, sepse aty ku nuk ka pirunë, ushqimi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për gishtat. Marashi dëgjoi me vëmendje kur njëri nga burrat që mbante kockën e kraharorit të shpendëve, nën dritën e zjarrit, lexoi prej tij fatin e familjes. “Ju vjen e mira”, tha ai teksa e uli, “një anëtar i shtëpisë tuaj do të fitojë mençuri të madhe.” Marashi u çudit për këtë.

Sigurisht, kishte mbetur pak pulë. Nëna e Marashit, Zina dhe ai vetë nuk kishin ngrënë ende. Pasi burrat mbaruan, nëna e tij zbrazi sofrën dhe i hodhi thërrimet në zjarr. Burrat ndezën cigaret në mbajtëset e tyre të gjata prej argjendi.

Dhe tani erdhi Zina me një bidon me ujë dhe Marashi i zgjati duart. Uji i përshkoi ato dhe ra si avull në vatër. Këtë herë sofra ishte shtruar më larg zjarrit, në mënyrë që të mos i shqetësonte burrat. Marashi e përtypi bukën e trashë me kënaqësi. Ai i zhyti vezët nga ana e tij e enës. Do të donte më shumë, por pjesa tjetër ishte e Zinës dhe e nënës së tij. Nuk i shkoi kurrë ndërmend të hante pak më tej në pjesën e tyre. Gjatë gjithë nëntë viteve të jetës së tij, ai kishte parë njerëz të silleshin kështu dhe nuk kishte parë kurrë askënd të përpiqej të merrte më shumë se pjesa e tij. Edhe kur hante me kushërinjtë e tij të vegjël dhe nuk kishte të rritur në tavolinë, secili ishte shumë i kujdesshëm për të drejtat e tjetrit.

Duke u kthyer te zjarri dhe duke lëpirë një kockë mishi pule, Marashi u ul përballë babait dhe dy miqve të tij. Nuk e zinte më gjumi dhe donte të ulej aty ku mund t’i shikonte fytyrat e tyre ndërsa bisedonin. Ndonjëherë te zjarri dëgjonte gjëra shumë interesante. Shpesh dëgjonte të dyja palët e një debati në fshat për tokën ose kafshët ; dhe ndonjëherë vendoste se cila ishte ana e duhur, por nuk thoshte kurrë asgjë. Kur të bëhej i madh dhe i gjatë si kushëriri i tij gjashtëmbëdhjetë vjeçar, Nushi, dhe kur të mbante një armë dhe të fliste me burrat, atëherë ai do u tregonte atyre se cilën anë mendonte se ishte e drejtë.

Burri me sy të kaltër po fliste :

“Po, është e vërtetë. Do të ndërtojnë një shkollë në fshatin tonë. Do të ketë vend për pesëdhjetë fëmijë. Do t’i dërgoj djemtë e mi.”

Burri tjetër foli. Ai kishte një fytyrë të gjatë e të hollë, dhe sytë e tij të errët shkëlqenin mbi mustaqet e tij të gjata e të zeza. “Epo, unë nuk kam ende djalë.” Ai psherëtiu lehtë, sepse djemtë ishin shumë të rëndësishëm në male. “Por do ta dërgoj Lenën. Ajo është dhjetë vjeçe dhe është një vajzë e mirë dhe e zgjuar. Do ta marrë me vete qëndisjen e saj, dhe nëna e saj mund t’ia dalë mbanë në shtëpi pa të.”

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn

Babai i Marashit e shikoi Marashin. Sytë e tij vështruan të birin, me krenari dhe plot shkëlqim. Djaloshi u drejtua paksa. Atij i pëlqente që babai i tij ta shikonte ashtu. Ai mendonte se asnjëri nga burrat e tjerë nuk ishte aq i gjatë dhe as aq i fortë sa i ati, dhe asnjëri nuk kishte mustaqe kaq të gjata dhe të bukura.

“Për Zotin,” tha ai me zërin e tij të madh dhe të thellë, “djali im do të shkojë !”

Marashi pyeste me vete se ku do të shkonte. Çfarë ishte një shkollë dhe çfarë bëje atje ? Ai ishte i sigurt se ishte një gjë shumë e mrekullueshme, përndryshe i ati nuk do të kishte folur kurrë për të me një zë kaq të mprehtë. Ai shikoi sytë gri dhe të qëndrueshëm të të atit. Tani kishte një zjarr në to ndërsa ai – u kthye përballë burrit pranë tij. “A e di,” tha ai seriozisht, me zë të ulët, “do të jepja gjithçka që kam, fushat dhe kafshët e mia, këtë shtëpi, gjithçka që kam në botë, nëse do të mund të lexoja një libër dhe të shkruaja ?”

Marashi nuk dinte se çfarë ishin leximi dhe shkrimi i vërtetë, por mendonte se e kuptonte, sepse babai i tij përdorte për fjalën “lexo” fjalën shqipe “këndo”. Nuk ka fjalë tjetër në male për “lexo”. Dhe për “shkruaj” ai përdori fjalën që për Marashin do të thoshte “vizato” ose “dizajno”, e njëjta fjalë që Zina përdori kur qëndisi “shputën” e tij të leshit me fije ari në pjesën e sipërme të këmbës. Sa qesharake, mendoi Marashi, që babai i tij donte të bënte dizajne dhe sa i përket “këndimit”, babai i tij mund të këndonte mrekullisht. Marashi ishte i hutuar. Por ai nuk tha asgjë. Fëmijët nuk bënin kurrë pyetje pranë zjarrit kur burrat dhe gratë flisnin.

Babai i Marashit foli përsëri, ngadalë, seriozisht ; fytyra e tij ishte e trishtuar. “Më shiko.” Preku zinxhirin e argjendtë që i varej në gjoks. “Mund të përdor një armë po aq trimërisht sa kushdo, kur është e nevojshme, por…” ai vuri dorën në ballë, një ballë të hollë, “nuk di asgjë”.

Marashit iu thur fryma kur po fliste i ati ? Çfarë ishte kjo që tha ? Ai nuk dinte asgjë ? I ati, Paloku ! Pse, nuk kishte asnjë burrë në luginë që dinte më shumë se ai ! Kjo ishte arsyeja pse Marashi ndihej kaq krenar kur dikush e thërriste me emrin e tij të plotë, “Marashi, i Biri i Palokut”. A nuk ishte i ati gjithmonë në këshillat e rëndësishme dhe mik i “Bajraktarit”, kryetarit të të gjitha fshatrave në luginë ? Dhe ja ku ishte, ulur pranë zjarrit të tij dhe para mysafirëve të tij, duke thënë aq seriozisht sikur ta mendonte me gjithë zemër, “Nuk di asgjë”. Marashi nuk mund t’u besonte veshëve të tij.

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn

Burimi : American Junior Red Cross News, shkurt 1927, faqe n°114 – 116 // Vizatim nga Anna Milo Upjohn

“Sikur të dija të lexoja dhe të shkruaja” — Marashi dëgjoi. Burrat po flisnin për priftin në fshatin tjetër. “Ai është i vetmi njeri në luginë që di të lexojë dhe të shkruajë”, thanë ata. Pra, ky lexim nuk ishte thjesht këndim. Marashi kujtoi priftin. Ai kishte qenë në kishë ditën e Shën Markut të kaluar kur kishte marrë me vete një tufë të vogël me degëza të holla e të qëruara të lidhura në formën e kryqeve për bekimin e priftit. Dhe e kishte parë priftin duke parë një libër të madh dhe duke “kënduar” fjalë. Pra, ky ishte “lexim”. Dhe shkrim ? Marashi dëgjoi. “Po”, tha burri zeshkan, “Isha atje një ditë kur prifti mori një copë letër që ia kishte dërguar Kryepeshkopi. Dhe e hapi atë letër dhe e pa, pastaj më pa mua dhe tha : “Peshkopi ka dërguar fjalë për problemin e motrës suaj”. Dhe ai më shpjegoi gjithçka nga ajo letër që Kryepeshkopi e kishte shënuar me bojë të zezë. Ai shkroi një letër për mua pastaj për motrën time në Plani (Plan). Të gjitha fjalët që thashë ai i shkroi në mënyrë që motra ime të dinte se çfarë doja që ajo të bënte.

Më në fund Marashi e kuptoi. Leximi dhe shkrimi nuk ishin vetëm këngë dhe qëndisje pantoflash. Ishte të dije se çfarë kishte menduar dikush, orë e ditë larg. Ndoshta nuk do ta shihje kurrë atë dikë, por mund ta kuptoje nga letra se çfarë mendonte ose çfarë donte, vetëm nga shenjat në letër.

Marashi mendoi thellë. Po, babai i tij ishte një njeri shumë i mrekullueshëm, por ai nuk mund ta bënte këtë. Dhe i shkoi ndërmend pse i ati e kishte parë me atë mënyrë krenare dhe plot mall. I ati donte që ai, Marashi, të dinte si t’i bënte këto gjëra të mrekullueshme, të lexonte dhe të shkruante, dhe kjo ishte arsyeja pse ai do ta dërgonte në shkollë, sepse atje në shkollë dikush mund të të thoshte se si.

Të gjithë burrat heshtën, duke menduar. Marashi iu afrua të atit me shpejtësi. Krahu i të atit i kaloi rreth shpatullave, por i ati po shikonte nga zjarri, jo nga Marashi.

Marashi e dëgjoi emrin e tij. Nëna e tij i kishte shtruar një batanije në cep të tij. Epo, ai ishte i përgjumur ; dhe burrat do të këndonin tani, dhe ai mund të shtrihej atje dhe të mendonte për të gjitha këto gjëra të reja. Ai e zgjidhi brezin dhe hoqi kapelen (plisin). Duke u përpëlitur, ai u mbështjell në cep.

Burrat kishin filluar të këndonin. Burri me ngjyrë esmere këndonte i pari dhe pas çdo vargu ai ndalonte dhe të tjerët e përsërisnin këngën me tonin e lartë, ulëritës dhe hundor që përdornin gjithmonë në këngë.

“Njëqind shtëpi vajtuan prijësin, njëqind shtëpi mbetën pa prijës !”

Historia ishte e gjatë. Zërat ngriheshin e uleshin. Ato mbushën shtëpinë. Magjia e tyre e përshkoi Marashin dhe e la të qetë. Së bashku burrat kënduan vargun e fundit dhe heshtën.

“Lavdi gojës tuaj !” Ishte zëri i babait të tij dhe burrat e vlerësuan falënderimin e tij.

Ata kënduan përsëri e përsëri. Nata kaloi duke e zgjatur gjumin e Marashit për t’u zgjuar me vështirësi dhe për të parë shkëndijën e zbehtë të pishtarit të vogël prej pishe katran që shtrihej mbi një rrjetë hekuri që varej në një tra.

“Shkollë !” mendoi Marashi. Ai do të mësonte të lexonte dhe të shkruante, dhe — u dridh nga gëzimi — kur të rritej, një burrë, ai, po, ai, Marashi, do të dinte më shumë se babai i tij. Duket se diçka pothuajse e gabuar në një mendim të tillë, por a nuk e kishte dashur babai i tij pikërisht këtë gjë ? Pra, në fund të fundit, nuk ishte vërtet e ligë, por e mirë, një lloj mrekullie. Ai do të ishte gjithashtu një mik i “Bajraktarit”. Njerëzit do të shkonin tek ai për këshilla, tek ai, Marashi, i biri i Palokut, njeriu që mund të këndonte nga një libër dhe të bënte shenja që flisnin në letër.

Kaq shumë gjëra për të cilat do të lexonte ; do të dinte për gjithçka, për të gjithë botën. Ai pyeste veten i përgjumur për botën. Kishte lugina të tjera, e dinte ai, përveç asaj ku jetonte. Dhe duhet të ketë njerëz. Ai kishte kaluar një herë qafën e malit – “qafë”, e quante ai – dhe kishte parë fshatra të tjerë nga malësia. Kështu ishte bota, qafa për të kaluar dhe lugina përtej, dhe gjithmonë e më shumë qafa dhe më shumë lugina derisa të arrije në skaj. Marashi i hutuar. Kur të mund të lexonte, do t’i zbulonte këto gjëra. Ai do të mësonte për të gjitha luginat e të gjithë botës, ai, Marashi, i biri i Palokut.

Pishtari i pishës ishte fikur. Zjarri ishte aq i dobët sa Marashi e dinte vetëm nga zhurma e frymëmarrjes se ku flinin i ati dhe miqtë e tij, të shtrirë në dysheme, me këmbët e tyre pranë hirit të ngrohtë.

“Luginat e të gjithë botës !”, pëshpëriti Marashi pak para se ta zinte gjumi.

Publikuar në :

https://www.botasot.info/kultura/2373319/revista-amerikane-1927-marashi-i-biri-i-palokut-mdash-tregim-nga-elizabeth-cleveland-miller/

https://www.bulevardnews.com/2025/08/03/revista-amerikane-1927-marashi-i-biri-i-palokut-tregim-nga-elizabeth-cleveland-miller/

https://opinion.al/marashi-i-biri-i-palokut-tregim-nga-elizabeth-cleveland-miller/

https://plavaeguciasot.com/revista-amerikane-1927-marashi-i-biri-i-palokut-tregim-nga-elizabeth-cleveland-miller/

Tortura që shkatërron individin!

3

Nga: Nafi Çegrani

Në historinë e popujve ka çaste kur koha vetë përulet nga pesha e padrejtësisë. Ka ditë kur drejtësia hesht si një gjykatës i frikësuar, dhe e vërteta mbytet nën zhurmën e fjalimeve të rreme dhe proceseve të inskenuara. Një nga këto çaste ndodhi në pranverën e vitit 1981, kur shpërthyen protestat e studentëve shqiptarë në Kosovë. Kërkonim vetëm atë që u takonte çdo njeriu në çdo shoqëri të qytetëruar: dinjitet, barazi dhe të drejtën për të qenë të barabartë në federatën jugosllave. Por pushteti nuk e duron as kërkesën, kur ajo lind nga shpirti i shtypur.

Në vend të dialogut, na ofruan prangat. Në vend të të drejtës, na ftuan në qelitë e burgjeve. Aty nisi edhe kalvari im – pjesë e asaj që më vonë do të njihej si Procesi i Zenicës – një proces i errët, i mbuluar me retorikën boshe të “mbrojtjes së rendit kushtetues” dhe zbrazëtinë e një sistemi që kishte frikë nga mendimi i lirë.

Kur drejtësia kthehet në armë kundër qytetarit

Nuk isha as terrorist, as komplotist, as armik i shtetit. Ishta një njeri i zakonshëm, me mendje të lirë, që guxova të mendoj jashtë kallëpeve ideologjike. Por kjo mjaftoi. Sepse në një regjim që ushqehet me frikë dhe dëgjueshmëri absolute, mendimi ndryshe është më i rrezikshëm se një armë. Më arrestuan pa prova, më nxorën në gjyq pa dëshmi të besueshme. Dhe më dënuan – jo për atë që kisha bërë, por për atë që mund të kisha menduar.

Në bankën e të akuzuarve, nuk ishte ulur një kriminel – por një simbol. Mbi mua rëndonte nevoja e pushtetit për të frikësuar të tjerët. Ishte një spektakël politik i organizuar me kujdes: prokurorë që lexonin akuza të fabrikuara, gjykatës që shikonin më shumë nga komiteti i partisë sesa nga e drejta, dhe dëshmitarë që shpesh më shikonin me turp, të vetëdijshëm për lojën e pistë në të cilën ishin futur.

Tortura nuk është gjithmonë fizike. Shkatërrimi i njeriut fillon nga shpërbërja e dinjitetit të tij. Të jesh i pafajshëm dhe të dënohesh – kjo është forma më e sofistikuar e dhunës që një shtet mund t’i bëjë një qytetari. Ai çast, kur e kupton se drejtësia nuk është më strehë, por kurth, është momenti i vdekjes së brendshme. Aty ku shteti, në vend që të të mbrojë, të dhunon përmes ligjit, përmes heshtjes së avokatit, përmes fjalës së thatë të gjykatësit që e lexon dënimin si një përshpëritje mekanike.

Hakmarrje e sistemit ndaj vetëdijes njerëzore…

Kjo nuk ishte drejtësi – ishte hakmarrje e shtetit ndaj njeriut që nuk pranoi të përkulej. Ishte një akt përçudnues, ku drejtësia vdiq dhe në vend të saj mbretëroi terrori institucional. Unë isha shënjestër sepse isha i vetëm, pa lidhje partiake, pa mbështetje. Por më shumë se kaq – sepse nuk më kishte vdekur ndërgjegjja.

Çdo natë në burg më sillte pranë një pyetje që më ndjek edhe sot:
Çfarë ndodh me një shoqëri kur viktimat e saj heshtin dhe xhelatët shkruajnë historinë?

Pas kaq dekadash, plagët nuk janë mbyllur. Janë aty, të freskëta në kujtesën time dhe të të tjerëve që kaluan nëpër furinë e atij mekanizmi represiv. Por kjo nuk është vetëm një çështje personale. Është një thirrje për drejtësi të vonuar, për një rishikim moral dhe juridik të një historie që u shkrua me dhunë.

Sot, kur shumë shtete flasin për drejtësi tranzicioni, për pajtim dhe rehabilitim, pyes veten:
Kush do të mbajë përgjegjësi për dënimet e padrejta? Kush do ta pranojë fajin kolektiv të një sistemi që ndërtoi themelet mbi vuajtjen tonë?

Çështje si kjo nuk janë vetëm juridike. Janë themelore për moralin e një kombi. A mund të ketë demokraci të vërtetë pa e rishikuar të shkuarën? Pa e pranuar të vërtetën, pa kërkuar ndjesë, pa ofruar rehabilitim?

Unë nuk kërkoj hakmarrje. Por kërkoj që historia ime dhe e shumë të tjerëve të mos mbetet në hije. Sepse heshtja e shoqërisë ndaj torturës është bashkëpunim me të keqen.

Unë gjersa kaloja tmerre shtërngatash dhe torturash çnjerëzore në burgun hetues të Zenicës, dhe sa herë, rradhë e pa rradhë më merrnin pjestarë të policisë nga qelia dhe duar lidhur në pranga më dërgonin në bodrumet me njolla gjaku të ndërtersës së SPB të Bugojnës, ku ne shqiptarët që ushtronin dhunë dhe terror mbi trupin tonë, duhej të shtriheshim , duke na shkelur me këmbë e shqelma, të shtrirë sikur do të therrnin dema të lidhur. Ishte fakt se torturat dhe metodat e tilla fashiste kishin qëllim të bënin personin lecka në aspektin moral dhe ta thyenin që të pranonte krime që nuk i kishte bërë, qëllim që ta shkatëronin individin edhe psiqikisht , duke thyer mizorisht personalëitetin e tij. 

Kur trupi bëhet arenë dhune dhe shpirti objekt thyerjeje

Gjatë ditëve dhe netëve të gjata në burgun hetues të Zenicës, kalova nëpër shtërngata torturash që sot nuk mund të përshkruhen pa dridhje. Ishin net të mbuluara me terr, ku ora ndalonte dhe njeriu reduktohej në një numër pa zë. Policë me uniforma të shtetit, me urrejtje të ndërtuar sistematikisht ndaj çdo shqiptari që guxonte të mendonte ndryshe, më nxirrnin nga qelia – herë pas here, rradhë e pa rradhë – me duart e lidhura me pranga të ftohta që më gërryen mishin.

Më dërgonin në bodrumet e ndërtesës famëkeqe të SPB-së në Bugojno – bodrume që ruanin ende njollat e gjakut në muret e lagështa, dëshmi të urrejtjes së institucionalizuar. Aty, i shtrirë si një kafshë që pritej të therrej, mbi dyshemetë e pista të betonit, më shkelmonin, më përplasnin me tërbim, sikur të isha dem i lidhur që duhej nënshtruar.

Nuk ishte më thjesht dhunë fizike. Ishte një ritual sistematik çnjerëzor, një skenar i dizajnuar për të shkatërruar njeriun në thelb – për ta bërë lecka në aspektin moral, për ta zhveshur nga personaliteti dhe dinjiteti, për ta çuar në atë pikë ku truri i mpaket dhe shpirti kërkon të dorëzohet.

Këto tortura nuk kishin për qëllim të zbardhnin një të vërtetë – sepse nuk kishte krim që unë ta kisha bërë. Qëllimi ishte krejt tjetër: të pranoja një gënjeshtër, të pohonim një faj që nuk ekzistonte, të nënshkruaja vetëfundosjen e ndërgjegjes sime. Ishte një fabrikë rrëfimesh të detyruara – ku viktima duhej të bëhej dëshmitar i gënjeshtrës që vetë sistemi kishte përgatitur.

Në atë ferr të përditshëm, njeriu fillon ta ndjejë trupin si një barrë që s’e ndihmon më, një lëkurë që përbuzet dhe përçudnohet. Por më e rëndë ishte dhuna mbi shpirtin, përpjekja për ta gjunjëzuar vetëdijen, për ta fshirë kujtesën kombëtare dhe për të mbjellë ndjenjën e fajit në një vend ku vetëm dinjiteti mbijetonte.

Ishte një luftë e heshtur mes njeriut dhe sistemit, dhe unë, edhe pse i vetmuar, e ndjeja në atë dhunë gjithë tragjedinë e një populli që paguante çmimin e identitetit të vet.

Unë u bëja ballë fortunave të tilla që ata i quanin ARGUMENT BACILINUM , vetëm nga fakti se nuk isha kryes i ndonjë krimi, dhe që nuk kisha njohuri për budallakira të tilla që i dëgjoja nga rrëfimet e hetuesve policor si Ante Bernada, Stipe Grabovac, ose shefi i tyre Fikret Bradariq. Pafajsinë time e dinin edhe ata, por kishin qëllim të keq dhe jo njerëzor që në saje të torturave të ashpra, donin të shkatëronin gjëndjuen time psikike dhe fizike, pra paralelisht duke bërë trupin e maviosur nga dajaku, do të shkatëronin mëndjen.

Kur trupi mavijoset, por ndërgjegjja s’rrëzohet

… U  bëja ballë atyre furtunave çnjerëzore – që ata i quanin me gjuhën e tyre të shthurur “argument bacilinum” – me një qëndresë që vinte jo nga forca fizike, por nga pafajësia. Nuk kisha kryer krim, nuk kisha dijeni për asnjë akt subversiv, dhe gjithçka që dëgjoja nëpërmjet gojëve të hetuesve si Ante Bernada, Stipe Grabovac, apo shefit të tyre Fikret Bradariq, më ngjante si rrëfenjë e një bote të sëmurë, e ngjizur në urrejtje dhe paranojë ideologjike.

Ata e dinin mirë që isha i pafajshëm. Shikonin në sytë e mi se nuk kishte frikë, por as gënjeshtër. Por nuk kërkonin të vërtetën – ajo nuk kishte vlerë në skenarin që ata kishin ndërtuar. Qëllimi ishte tjetër: të më thyenin, të më gjunjëzonin, të më ndanin nga vetvetja, duke e copëtuar trupin e duke errësuar mendjen.

Ishte një metodë klasike e aparateve represive: tortura fizike si hyrje në rrënimin psikik. Njollat e gjakut, mavijosjet në trup, nuk ishin qëllim në vetvete, por instrument për ta bërë shpirtin të ndjejë turp, për ta shtyrë njeriun drejt kapitullimit. E quanin “argument”, por në të vërtetë ishte krim me miratimin e shtetit, një metodë mizore për të krijuar dëshmitarë të fabrikuar, fajtorë të detyruar, dhe për të mbuluar frikën e pushtetit me një maskë “rendit”.

Unë nuk kisha mbrojtje, nuk kisha lidhje me struktura politike, nuk isha askushi në sytë e sistemit. Por isha gjithçka që ata urrenin: një njeri i lirë brenda vetes. Dhe këtë nuk mund ta falnin. E ndjenin që brenda trupit tim të mavijosur, shpirti s’u kishte nënshtruar. Dhe kjo i bënte edhe më të egër.

Unë u bëja ballë, sepse kisha ndërgjegje të pastër, por ndjehesha i fyer nga sjelljet shtazarake të tyre, isha i brengosur dhe i fyer përse më përgjaknin në fytyrë me pranga lidhur, që hekurat ishin futur thellë në koska, dhe duart e mia me javë e muaj ishin të ënjtura. Nuk mundesha as të ulesha nga dhimbjet që nuk duroheshin, madje edhe urinoja gjak…! 

Ndërgjegjja e pastër në trupin e përgjakur

Unë u bëja ballë – jo sepse isha hero, por sepse kisha ndërgjegje të pastër. Nuk kisha frikë nga e vërteta, por thellë në shpirt më vinte turp për ata që e kishin vrarë njeriun brenda vetes dhe silleshin si përbindësha. Sjellja e tyre shtazarake nuk më lëndonte vetëm trupin, por edhe dinjitetin, më poshtëronte si njeri, më fyente si shqiptar, më copëtonte si bir i këtij kombi.

Ishte e pashpjegueshme: Pse duhej të përgjaknin fytyrën time? Pse me pranga të ngulura në lëkurë, në kocka, të cilat mbeteshin të thella si plagë që s’mbyllen kurrë? Duart e mia ishin të ënjura për javë e muaj, mish i gjallë mbi kockë të mavijosur. Nuk mund të ulesha, nuk mund të flija, nuk mund të lëvizja pa dhimbje që më çirrte së brendshmi.

Trupi im ishte shndërruar në një hartë dhune – çdo frymëmarrje më kujtonte goditjet, çdo lëvizje më përvëlonte. Edhe urina ishte gjak. Dhe asnjë mjek, asnjë njeri nuk vinte të më ndihmonte. Sepse për ta, unë nuk isha më njeri – isha një “objekt hetimi”, një trup që duhej përdorur deri sa të thyhej, të nënshkruante, të heshtte përjetësisht.

Por s’mund të më thyenin. Sepse ajo që se preknin dot ishte shpirti im. Sado të më copëtonin trupin, nuk mund të më rrëzonin ndërgjegjen. Ajo ishte e vetmja pasuri që nuk ua dorëzova. Dhe në fund, pikërisht ajo më shpëtoi.

Qelia – vendi ku flisja me Zotin

Pas çdo seance torturash, më kthenin sërish në qelinë e ftohtë – një qelie që nuk kishte as dritë, as ngrohtësi, as kohë. Atje, nuk ishte vetëm heshtja që më rrethonte, por edhe krisma e brendshme e vetmisë, ajo që nuk tingëllon në vesh, por që përplas zemrën për muret e shpirtit.

Trupi më dridhej nga dhimbja, por më shumë se trupi, klithte shpirti. Dhe në atë terr të qelisë, kur çdo tingull zhdukej, kur as hapat e rojeve nuk dëgjoheshin më, unë flisja. Pa zë. Flisja me Zotin.

E pyesja Zotin jo pse më kishte braktisur, por pse më kishte lënë të mbaja gjithë atë barrë i vetëm. A ishte kjo një provë? A ishte ky ndëshkim? Apo ndoshta ishte një mënyrë që Ai të më tregonte se vetëm ai që kalon nëpër ferr, mund të flasë një ditë në emër të të përvuajturve?

Pastaj flisja me veten. Jo për të më dhënë kurajë – sepse kurajën nuk e gjen gjithmonë – por për të mos e humbur sensin e arsyes. I përsërisja vetes se isha i pafajshëm. Se nuk isha i çmendur. Se unë nuk isha ata. Se dhuna nuk më bënte më të keq. Që unë nuk duhej të bëhesha viktima që ata dëshironin: i thyer, i nënshtruar, i harruar.

Pastaj, ndër mend më vinte populli im. Njerëzit e mi të varfër, të nëpërkëmbur, që gjithmonë kishin paguar çmimin për lirinë që nuk ua jepnin kurrë. Mendja më shkonte te fëmijët që nuk dinin se çfarë ishte drejtësia, te pleqtë që vdisnin me mall për një atdhe të lirë, te nënat që prisnin pa kthim.

Atje, i vetëm dhe i shtrirë në dyshemenë e lagësht, thosha me vete:

“Ata mund të më marrin gjithçka – por nuk do të marrin dot vetveten time.”
“Nuk do të jem numër. Do të jem zë.”
“Nëse sot jam vetëm, nesër do të flas në emër të të gjithëve që u përdhosën dhe heshtën.”

… Isha  njeri i vuajtur dhe si viktimë në Procesin e Zenicës, duke më involvuar me pa të drejtë organet e sistemit të drejtësisë jugosllave komuniste, të atyre që e inskenuan dhe zhvilluan një proces mizor dhe shovinist ndaj një Grupi shqiptarësh në krye të të cilëve sipas skenarëve jo human dhe jo njerëzor, por me motive politike nga hetuesia e njerëzve të pashpirt që i takonin rrjetit të një nëntoke kriminale komuniste dhe të UDB-së, e të cilët kërkonin kokën time, edhepse nuk kisha bërë ndonjë krim, ose si njeri i cili nuk kishja asnjë lidhje me rastin e ndonjë vrasjeje, siç  pretendonin hetuesit e pa ciptë, gjykatësit dhe prokurorët e Gjykatës së atëhershme të Qarrkut në Zenicë të Bosnjës.   Guximi im nuk është armë, është qëndresë. Është rrënjosur në përvojën e vuajtjes, në përballjen me një sistem që nuk njihte as drejtësi njerëzore, as drejtësi juridike. Këtë e përjetova në mishin dhe shpirtin tim në vitin 1981, në Zenicë të Bosnjës, kur u përfshiva pa faj dhe pa asnjë provë në një proces të inskenuar nga aparati i drejtësisë jugosllave komuniste – një proces mizor dhe shovinist që kishte për synim jo të zbardhte një të vërtetë, por të përmbushte një skenar politik të hartuar në errësirën e nëntokës kriminale të UDB-së. U gjenda i akuzuar për krime që as nuk i kisha parë, as dëgjuar. Nuk kisha asnjë lidhje me ndonjë vrasje, me ndonjë veprim armiqësor ndaj shtetit – por isha aty. Në bankën e të akuzuarve, i shënjestruar si “koka” e një grupi shqiptarësh, të etiketuar si kërcënim për rendin dhe sigurinë. Ishte një farsë. Një teatër makabër ku rolet ishin ndarë: hetuesit pa cipë, prokurorët e bindur, gjykatësit e përulur ndaj diktatit politik. Sistemi nuk kërkonte të vërtetën – kërkonte viktima. Dhe më zgjodhën mua. Jo për atë që kisha bërë, por për atë që përfaqësoja: një shqiptar i ndërgjegjshëm, i palëkundur në parimet e nderit dhe drejtësisë. Drejtësia si hakmarrje politike ! Në atë kohë, pushteti i frikësohej çdo shqiptari që mendonte ndryshe. Çdo zë që kërkonte liri, barazi dhe dinjitet, shihej si rrezik. Prandaj, ndërtuan një aktakuzë të pavërtetë – me dëshmitarë të frikësuar, me “fakte” të fabrikuara, me qëllim të vetëm: eliminimin e kundërshtarëve politikë nën maskën e ligjit. Në vend që të më gjykonin mbi bazën e së drejtës, më gjykuan mbi bazën e paragjykimit politik. Akuza ndaj meje nuk ishte ligjore – ishte hakmarrje. E atyre që kishin frikë nga drita e së vërtetës, nga forca e një njeriu që nuk përkulet, edhe kur e rrethojnë zinxhirët. Në burgun e Zenicës, në qelitë ku njeriu harrohej, por nuk dorëzohej, unë nuk e humba shpresën. E mbajta të gjallë me mendimin se një ditë e vërteta do të dalë. Se një ditë, fjala ime do të dëgjohet. Sepse unë nuk isha fajtor. Sepse drejtësia, ndonëse vonon, nuk shuhet. Unë nuk isha vetëm një individ i përndjekur. Isha një pasqyrë e gjithë një populli që u denigrua, u godit, u persekutua për shkak të emrit, gjuhës dhe kërkesës për dinjitet. Nëse unë isha viktimë, atëherë të gjithë ata që heshtën nga frika, që u torturuan, që u zhdukën pa gjyq, ishin pjesë e kësaj drame tragjike.   … Në kujtimet e mia, vijnë dallgë-dallgë si det i trazuar ato vuajtje, mundime dhe shkelje e dinjitetit tim njerëzor nga çizmet e frikëshme të shovenistëve të regjimit. Më kujtohen sjelljet mdhe veprikmet kriminale dhe mizore të inspektorëve , gjykatësit hetues, prokurorëve dhe gjykatësve, të cilët ishin mësuar me cinizmin e tyre të zgërdhiheshin me fatumin e njeriut , po njeriut të prangosur edhe kur nuk kishte ndonjë faj, por i akuzuar dhe dënuar për vepër jo vetëm që nuk kishte lidhje, por për diçka që nuk kishte as prova se kishte ndodhur. Ama, kështu ka urdhëruar shteti, dhe gjyqi vetë kadijë që të dënon(!)  Sa keq, sa marri…

…Në atë qeli të lagësht, ku drita vinte vetëm si një rrip i hollë nga një grilë e ndryshkur, mbeta vetëm me Zotin… me heshtjen… me ndërgjegjen time. Dhe kjo heshtje fliste. Më fliste me zërin e nënës sime që qante larg, me fjalët e fëmijërisë sime që m’i thërriste emrat e miqve të rënë a të zhdukur, me psherëtimën e popullit tim të nëpërkëmbur që më thoshte: “Mos u dorëzo!”

Ndonjëherë, në netët e gjata të vetmisë dhe ankthit, flisja me Zotin jo me fjalë, por me lotë të heshtur që rridhnin nga një dhimbje që nuk mund të shprehej. Nuk kërkoja as mëshirë, as hakmarrje. Kërkoja vetëm të mos më braktiste forca për të mos u bërë si ata… për të mos u bërë i poshtër… për të mos u bërë vegël e së keqes…. Dhe, çdo gjë i ngjante Ferrit të Dante Aligerit, edhe Zoti heshtte. Por heshtja e Tij ishte një përgjigje. Më mësonte durimin. Më mësonte se në çdo rrahje të zemrës sime që nuk dorëzohej, kishte shpresë. Dhe shpresa është arma më e fuqishme e atij që nuk ka asgjë tjetër.

Ndonjëherë flisja me popullin tim – me ata që s’më dëgjonin, por që i ndjeja thellë në ndërgjegje. U flisja me mendje sikur t’ua përcillja një amanet: “Mos e harroni kurrë të vërtetën! Mos u mësoani me padrejtësinë si të ishte fat i natyrshëm. Mos e shisni ndërgjegjen për qetësinë e rreme.”

Çdo çast në burg ishte një betejë. Jo me prangat, jo me dajakun – por me vetminë, me rrezikun që njeriu të bëhet i njëllojtë me egërsinë që e rrethon. Dhe unë nuk doja të bëhesha si ata. Doja të mbetesha njeri. Doja të ruaja fytyrën time përballë pasqyrës së shpirtit tim, edhe kur ajo ishte mbuluar nga mavijosjet dhe përgjakjet.

Në netët më të zeza, kur dhembja vinte në valë si baticë pa fund, mbështetesha mbi një fjalë të vetme që më mbante gjallë: dinjiteti. Ai ishte i vetmi kështjellë që nuk mund ta rrënonin me asnjë torturë. Mund të më rrëzonin trupin, por jo frymën.

Unë u fala me Zotin, jo si një mëkatar që kërkon falje, por si një dëshmitar që kërkon kuptim. I thashë: “Nëse Ti sheh, mos më lër të harrohem në errësirën e këtyre mureve. Mos lejo që kjo dhimbje të jetë e kotë. Le të bëhet dritë për ata që do të vijnë.”

Gjykatësi Bodul Nikica – një figurë e ngrirë dhe e ftohtë si mermeri i një varri, që sillte ndjenjën se nuk ishe përballë një njeriu, por përballë një mekanizmi cinik shtypës – fliste me arrogancën e atij që ndien pushtetin e pandëshkueshmërisë. Në të dy krahët e tij, inspektorët Ante Bernata, Stipe Grabovac, Pero Pepac – sytë e tyre pa dritë, shikimi i tyre një përzierje urrejtjeje dhe kënaqësie sadiste, të nxitura nga paaftësia për të qenë njerëz, por të mësuar të shtypin ata që i ndienin si “të rrezikshëm” për rendin e tyre të çalë. Dhe ai tjetri – shefi i tyre me emër të panjohur, NN  ( për të cilin më vonë kuptova se quhej Fikret Bradariq ), një primitiv, një përbindësh i kohës moderne, mik i Zdravko Mustaqit, që sillej si zot në ferrin e tij, ku vendoste kush do qante e kush do rrëzohej i gjakosur në dysheme. Një emër i heshtur që bartte në vete gjithë brutalitetin e një aparati që nuk njihte mëshirë. Po ashtu, drejtori i burgut hetues, Fahrudin Jarac – intrigant i regjur, një qenie që zgërdhihej në krah të kriminelëve si një majmun që përpiqet të imitojë mizorinë për t’u dukur i fuqishëm. Një emër që do duhej të simbolizonte rendin, por që në të vërtetë ishte vetëm një hallkë tjetër e torturës së organizuar. Ai dhe shokët e tij silleshin me një gëzim të pështirë, qeshnin me të madhe kur më shihnin të gjakosur, të uritur, të pafuqishëm – si të ishin spektatorë në një shfaqje ku njeriu përbuzet për t’u “edukuar” në emër të shtetit. Në ato çaste – në ato net të gjata pa fund – m’u duk se isha kthyer në një shënjestër të errësirës njerëzore, si në ato netë të famshme të “thikave të gjata” që historia i ruan me frikë dhe me neveri. E ndieja se përballë nuk kisha më oficerë policie, por xhelatë që kishin humbur sensin e së drejtës. Ata ishin një shtet brenda shtetit, një krim që kishte veshur petkun e ligjshmërisë, për të munduar njerëzit me mendim, me guxim, me ndërgjegje. I fyer, i poshtëruar, dhe i drobitur në trup, por me shpirt që nuk thyhej – kështu ndihesha. Çdo përpjekje e tyre për të më shtypur, më afronte më shumë me të vërtetën time dhe më largonte nga frika. Sepse kur ke përballë makinerinë e së keqes, e vetmja armë që të mbetet është kujtesa. Dhe unë sot shkruaj, për të mos harruar, për të mos heshtur… Kjo që shkruaj, njëkohësisht e kam edhe si një Apel për drejtësi, madje e gjithë kjo është një akuzë e fuqishme morale dhe historike kundër sistemit represiv që kam përshkruar me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme në shkrimet e mia dhe me forcën e kujtesës së gjallë që nuk është thjesht personale, por përfaqësuese. Vargjet e fundit – “dhe unë sot shkruaj, për të mos harruar, për të mos heshtur, për të mos lejuar” – janë një betim ndaj së vërtetës dhe një dëshmi që kalon përtej rrëfimit autobiografik, duke u bërë akt civilizues.

Në atë botë të shtrembër, ku dhimbja ime ishte argëtimi i tyre, e ku çdo britmë ime jehonte si një akt rebelimi, e vetmja gjë që nuk më rrëmbyen dot ishte vetëdija ime – ajo vetëdije që më mësoi se shpirti i njeriut mund të burgoset, por jo të robërohet. Ata më lidhën duart, më mbyllën gojën, por nuk munden kurrë të më fshijnë mendimin. Sepse mendimi është më i fortë se hekuri, më i thellë se gropa e izolimit.

Në çdo shkelje të tyre mbi trupin tim, unë dëgjoja zërin e popullit tim që rënkonte nëpër burgje të tjera – në Goli Otok, në Idrizovë, në Burrel, në Spaç. Dhe atëherë nuk isha vetëm. Ishim mijëra. Dhe dhimbja ime nuk ishte vetëm e imja – ishte jehona e dhimbjes së një kombi të tërë, që kishte lindur me shpatën mbi qafë dhe me fjalën e ndaluar.

Ata mendonin se me çdo grusht do më fshinin të kaluarën, idealin, dashurinë për atdheun. Por unë mësoja ta përkufizoja dashurinë jo me ndjenja romantike, por me qëndresë. E vërteta, mësova, nuk është një luks për ditë të qeta – është mburoja e vetme në ditë të errëta. Dhe unë e mbajta fort, si njeriu që ruan dritën në një fanar gjatë furtunës.

Zoti, qëndronte me mua në heshtje. Nuk më ndihmonte me mrekulli, por me durim. Më mësonte ta duroj të ligën pa u bërë si e liga. Më mësonte ta përballoj padrejtësinë pa u kthyer në viktimë të urrejtjes.

Dhe kështu, çdo natë e qelisë time bëhej një kapitull i vogël i një libri që e dija se do ta shkruaja një ditë. Jo për hakmarrje. Jo për të shfryrë zemërimin tim. Por për t’u treguar brezave që vijnë, se e vërteta ka emra. Që krimi nuk është abstrakt. Që shtypja ka fytyra, zëra, metoda.

Ata ishin aty: Bodul Nikica me arrogancën e një të dehur nga pushteti; Ante, Stipe, Pero me zellin e një besnikërie të verbër; Bradariq, hijet e Mustaqit, Jarac dhe mishi i prishur i një aparati që nuk njihte as Zot, as drejtësi.

Por edhe unë isha aty. I gjakosur, i përulur, por jo i thyer.

Dhe sot, me këtë dorë që dikur e lidhën fort me hekura, shkruaj – jo për të mëshiruar veten, por për të nderuar të gjithë ata që s’patën mundësinë të shkruajnë. Të gjithë ata që u zhdukën pa gjurmë, por që jetojnë në kujtesën time si yje të shuar para kohe.

…E keqja ishte e përgatitur, e inskenuar. Fjalët e tyre më shponin si gozhda: “Nuk kemi prova, por kemi urdhër”. Dhe kur s’mund të më thyenin me pyetje, më fyenin me emrin më të dashur që kisha – më shanin nënën shqiptare. Aty ndjeja thellësinë e poshtërsisë – të më përbuzin jo për atë që isha, por për atë që përfaqësoja. Unë nuk e pres drejtësinë si mëshirë – ajo është një e drejtë e patjetërsueshme. Nuk isha i pafajshëm sepse më liruan – por sepse gjithmonë kam qenë i tillë, dhe asnjë torturë nuk ma ndryshoi ndërgjegjen. Të tjerët donin të më shihnin si një figurë të errët, si një “armik”, si një njeri që meriton urrejtje. Por unë nuk mbajta urrejtje për askënd – sepse i përkas një kulture që nuk rritet mbi hakmarrjen, por mbi ndjeshmërinë dhe përballimin. Dinjiteti im nuk u ul as atëherë, as tani. Ai nuk vinte nga gjykatësit, as nga prokurorët, por nga vetë kultura ime shqiptare – ajo që më mësoi të jetoj me të drejtën, edhe kur bota më shtypte.  Gjatë gjithë kohës në qelinë e vetmisë ku mbisundonte skëterra, jam orvatur të kontribuoj në rrugën e së vërtetës dhe drejtësia të ec në drejtimin e duhur të drejtë, por kjo nuk u interesonte as hetuesve dhe as gjykatësve, të cilët shpirtin e kishin përplotë inate dhe ndjenja shoveniste antishqiptare, si të tillë edhe e kishin instaluar gënjeshtrën si akuzë lidhë me një “vrasje” të imagjinuar të vajzës së një ushtaraku të lartë të APJ, me emrin Meliha Deliq, të cilën, në fakt, as nuk e kisha parë ose njohur në jetë. Pos gënjeshtrave që pata dëgjuar nga goja e hetusve të policisë së Bugojnës dhegjykatësve  hetues etj në burgun hetues të Zenicës. Ky ishte një rast i rrallë i një inskenimi të një Procesi gjyqësor me akuza të kurdisura dhe të manipuluara, fillimisht duke i falsifikuar me deklarata të nxjerra  nga të pandehurit siç ishin Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini, të cilët ishin shtrirë në dajak dhe ushtruar dhunë e paparë psikiko fizike në bodrumet e përgjakura të “SUP” Bugojnë dhe qelitë e hetuesisë në Zenicë. Madje “dëshmitarët” Arif Zeqiri, Gani Bekteshi , Basri Nuredini etj. mbi të cilët është përdoru dhunë dhe mashtrime, duke përdoruar edhe Argument bacilinumin, Beteja ime përballë terorrit dheakuzave prej  gënjeshtrash, bëja thirrje dhe shkruaja Apele, Ankime për të shikuar të vërtetën, sepse unë nuk kisha agjë në dijeni për “rastin” si “vrasje” etj. Inspektorët kroatë, serb e boshnjak në krye me Fikret Bradariqi, Ante Bernadën dhe “kllapa” e tyre kretene, vepronin si egërsirë me shkopi gome dhe revole në dorë, me shishe rakije dhe sy të zgurdulluar nga pijet alkoolike, bënin kërdi dhe gjakosje të fatprerëve- të pandehur, të atij grupi shqiptarësh të zgjedhur sipas planit sekret të UDB-së të krijonin aferë dhe të përdornin si viktimë, si kurban me këtë rast të inskenuar fill me nisjen e demonstratave shqiptare në Kosovë të 1981. Ata donin me çdo kusht dhe me çdo mjet torturues të thenin dinjiitetin ti të çiltër dhe të më bënin leckë në aspektin moral dhe si njeri, që vuaja për fëmijët dhe gruan që kisin mbet në Shkup, të fyer dhe të uryer nga injoranca dhe të tjerë që kishin shërbyer si masha të ndryshkura të atij regjimi totalitar Në atë qeli, orvatesha t’i jap kuptim qëndresës sime. Shkruaja apele, bëja ankesa, kërkoja që dikush të më dëgjonte – jo për mëshirë, por për drejtësi. Por ajo që më priste përtej dyerve të çelikut, nuk ishte drejtësia – ishin hetues me shpirt të helmuar nga urrejtja, gjykatës të verbuar nga shovinizmi, dhe një sistem që e kishte instaluar gënjeshtrën si normë ligjore. Akuza ndaj meje ishte aq absurde, sa edhe sot është e vështirë për ta besuar. Më lidhën me një “vrasje” të supozuar të një vajze me emrin Meliha Deliq – vajza e një ushtaraku të lartë të Armatës Popullore Jugosllave. Një emër që kurrë nuk e kisha dëgjuar, një person që as nuk e kisha parë, as takuar ndonjëherë në jetën time. Por kjo nuk i interesonte hetuesve. Ata nuk kërkonin fakte – kërkonin viktimë, dikë për ta përdorur si simbol të një hakmarrjeje politike që synonte të frikësonte shqiptarët pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 në Kosovë. Ata më zgjodhën mua si “kokën” e një grupi, për ta sakrifikuar në emër të rendit të tyre të kalbur. Gjithçka që u ndërtua kundër meje u ngrit mbi torturë, frikë dhe manipulim. Bashkëpandehurit e mi, si Vahedin Ramadani dhe Hajrullah Huseini, ishin shtrirë në dajak në bodrumet e gjakosura të stacionit të policisë në Bugojno dhe më pas në qelitë e hetuesisë në Zenicë. Dhuna ndaj tyre ishte çnjerëzore – trupa të rrahur, mendje të terrorizuara, shpirtra të thyer. Po ashtu, dëshmitarët e tjerë si Arif Zeqiri, Gani Bekteshi, Basri Nuredini e të tjerë, ishin produkti i dhunës dhe mashtrimit. Mbi ta u përdorën metoda që cenojnë çdo normë të së drejtës penale dhe ndërkombëtare. Përdorimi i substancave si “argument bacilinumi” tregon një skenar që nuk ka të bëjë me hetim, por me krim institucional të organizuar nga shteti. Ata që duhej të mbronin të drejtën, ishin shndërruar në vegla të një makinerie të frikshme represive. Në krye të kësaj torture ishin emra të tillë si Fikret Bradariqi, Ante Bernada dhe bashkëmendimtarët e tyre – njerëz që vepronin si egërsira të dehura nga dhuna dhe alkooli, me revolen në dorë dhe urrejtjen në sy. Ata nuk ishin hetues – ishin zbatues të një plani kriminal për të thyer rezistencën shqiptare dhe për të dërguar mesazhin: “Kush mendon ndryshe, do të shkatërrohet.” Për mua, ata nuk kërkonin drejtësi – kërkonin t’i thyenin shpirtin njeriut, të më shndërronin në leckë, ta ndynin moralin tim, të më përçmonin përpara vetes dhe familjes sime. Mendoja për fëmijët e mi që më prisnin në Shkup. Për gruan time, që kishte mbetur e fyer, e përbuzur dhe e përçmuar nga një shoqëri e helmatisur nga propaganda e regjimit.    

Në ato net të gjata, kur muret më përgjigjeshin me heshtje dhe qeliza nuk kishte tjetër jetë përveç frymëmarrjes sime të lodhur, kuptova një gjë: se kur gjithçka tjetër zhduket – liria, dinjiteti, zëri – ajo që mbetet është kujtesa. Dhe kujtesa, nëse nuk shndërrohet në urrejtje, bëhet rrëfim. Dhe rrëfimi, nëse është i vërtetë, bëhet mburojë.

Unë nuk isha më një njeri i vetëm – unë isha një përfaqësim. Ata nuk më urrenin si individ – më urrenin për atë që përfaqësoja: një shqiptar të vetëdijshëm, të ndërgjegjshëm, që nuk fshihte origjinën, gjuhën, mendimin.

Nuk e di sa herë më kishte kapluar dëshpërimi i plotë, dëshira për të mos folur më, për të pushuar së qeni… por sa herë që më vinte kjo ndjenjë, kujtoja fëmijët e mi. Gruan time. Prindërit që më rritën me ndershmëri dhe përulësi. Popullin tim që gjithmonë i kishte bartur vuajtjet me kokën lart, pa i bërë padrejtësi askujt. Dhe thosha: “Jo. Nuk do t’i dorëzohem errësirës së tyre.” – E di, e gjithë kjo dhe me vite e vite është një përballje e gjatë me padrejtësinë në heshtje publike!- mendoj edhe tani me veten time.  

Zëri im nuk është më zëri i një të poshtëruari – është zëri i një dëshmitari të një kohe që duhet njohur, dënuar dhe kurrë më të mos përsëritet ndaj njerëzve të drejtë, ashtu siç Émile Zola ngriti zërin për kapiten Dreyfusin, edhe unë shpresoj që një ditë, në këtë Ballkan të trazuar, të lindë një shkrimtar, një intelektual, një njeri që do të guxojë të thotë: “Unë e akuzoj!” – jo për mua, por për të gjithë ata që u burgosën, u poshtëruan dhe u harruan padrejtësisht.

Unë jam ende këtu. Jetoj. Kujtoj. Shkruaj.

Pas mureve  zhgënjim dhe sfidat !

Kur më liruan, nuk ndjeva gëzim – ndjeva një zbrazëti që më rëndonte më shumë se hekurat. Ishte një liri pa ngjyrë, pa dritë. Një liri që vinte pa kërkim falje, pa njohje të fajit, pa asnjë shenjë pendese nga ata që më kishin torturuar e dënuar padrejtësisht.

Unë dola nga burgu, por burgu nuk doli menjëherë nga unë. Heshtjet më ndiqnin në çdo cep të qytetit, ndërsa njerëzit më shikonin me dyshim – si njeri që kishte kaluar nëpër ferr, por që askush nuk guxonte ta përshëndeste me zë të lartë. Në sytë e disave isha viktimë; në sytë e të tjerëve, një “i mbijetuar me hije”.

E kuptova shpejt se sistemi nuk ndëshkon vetëm në qeli – ai të ndjek me dosje, me përjashtim, me heshtje të organizuar. S’pata mundësi të punësohesha në vendin tim. S’pata mundësi të flisja publikisht. S’pata të drejtë të kërkoja llogari. Dhe mbi të gjitha: s’pata as të drejtën për të harruar.

Por unë nuk u mbylla. Vendosa të jetoj me dinjitet. Fillova të shkruaj – në fillim fshehurazi, siç bëjnë njerëzit që ndihen ende të ndjekur. Pastaj me guxim, për ata që kishin humbur zërin përgjithmonë. Çdo fjalë që shkruajta ishte një dëshmi kundër heshtjes, kundër frikës, kundër harresës.

Jeta pas burgut nuk ishte kthim në normalitet. Ishte një betejë e re – më e heshtur, më e vështirë, por më e thellë. Tani nuk isha më viktimë e dajakut, por e kujtesës së përdhunuar.

E megjithatë, zgjedha të mos e urrej botën. Zgjedha të mos u ngjaj atyre që më munduan. Sepse ai që harron se është njeri, ai që zë vendin e torturuesit, nuk ndryshon asgjë – vetëm vazhdon rrethin e dhimbjes. E unë nuk desha të jem pjesë e një rrethi të tillë.

Fjala ime u bë zëri i atyre që nuk mund të flisnin, dëshmia e një beteje që po vazhdonte — beteja për drejtësi, për njohje, për dinjitet. Në një botë ku gjykatat heshtnin dhe historia shpesh shkruhej nga fitimtarët, unë kërkoja të mbaja gjallë kujtesën — sepse e vërteta nuk mund të shtypet përgjithmonë.

Në këtë rrugë, shkruajta jo vetëm për veten, por për të gjithë ata që u torturuan, u burgosën, u heshtën në këtë proces mizor dhe politik. Shkrimet e mia ishin një thirrje për ndërgjegje dhe një betejë për shpirtin e një kombi që meriton të jetojë lirshëm, pa frikë dhe padrejtësi.

…Një nga sfidat më të mëdha ishte përballja me gjykatat, jo vetëm ato të vendit, por edhe me institucionet ndërkombëtare, që shpesh më dhanë shpresë, por edhe zhgënjim të thellë. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ishte një nga ato porta ku kërkova ndihmë. Aty paraqita ankesat e mia për procesin e inskenuar, për torturat, për mungesën e drejtësisë.

Por, ndonëse dëshmitë ishin të fuqishme, përballja me burokracinë ndërkombëtare ishte e vështirë. Dokumentet, procedurat, vonesat e gjata, dhe shpesh mungesa e vullnetit politik për të ndëshkuar padrejtësitë e komunizmit jugosllav, bënin që drejtësia të vonohej dhe, në shumë raste, të mos vinte fare. Komitetet e OKB-së për të drejtat e njeriut, megjithëse pranuan ankesat e mia, ishin të pafuqishme për të ndërhyrë në mënyrë efektive.

Ishte një ndjenjë e hidhur të kuptoja se drejtësia ndërkombëtare shpesh mbetet një ideal larg realitetit, sidomos për viktimat e sistemeve totalitare. Por, edhe pse zhgënjimet ishin të shumta, unë nuk u ndala. Çdo letër, çdo apel, çdo intervistë, çdo shkrim ishte një gur i vogël në themelet e betejës për të vërtetën.

Një nga episodet më të dhimbshme ishte ajo periudhë kur, pas ankimeve të përsëritura, kërkesave për rishikim gjyqësor dhe apelimeve në instanca ndërkombëtare, m’u komunikua refuzimi i çështjes në Gjykatën e Strasburgut. Arsyeja zyrtare ishte “mungesa e provave të reja” — një ironia e hidhur për dikë që e dinte se provat ishin manipuluar që në fillim. Ishte një goditje e rëndë, që të bënte të ndjeheshe i pafuqishëm dhe i harruar nga drejtësia globale.

Në ato momente, kur dhimbja ngrihej si valë e egër brenda meje, e gjeja forcën vetëm në reflektimin dhe bisedën time të heshtur me Zotin, me vetveten dhe me shpirtin e popullit tim. Ishte një dialog i brendshëm, një lutje që më mbante gjallë: “Ti nuk je vetëm, edhe kur gjithë bota të mohon.” Këto momente më mësuan se dhimbja nuk është thjesht vuajtje — ajo është një mësuese, një forcë që të shtyn të ngresh zërin përtej errësirës.

Një tjetër episod që më mbetet i gjallë ishte kur u ftova për të dëshmuar në një forum ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Në atë sallë, me sy të ftohtë burokratësh dhe gazetarësh indiferentë, unë thashë jo vetëm historinë time, por edhe historinë e mijëra shqiptarëve që vuajtën në heshtje. Reagimet? Disa u prekën, të tjerë heshtën. Por për mua, çdo fjalë ishte një fitore e vogël mbi harresën.

Në këtë rrugëtim, ku secila betejë për drejtësi duket si një male e pamposhtur, ku shpesh ndjen vetminë të kapërcyer çdo kufi, e ku ndonjëherë shpresa duket si një dritë shumë larg, kuptova se qëndresa nuk është thjesht një akt politik — është një përkushtim shpirtëror. Është afirmimi i jetës në formën më të pastër të saj, kundër çdo forme shkatërrimi dhe padrejtësie.

 ( Vijon