Kreu Blog Faqe 58

Serbia është e mbushur me kriminelë, ndërsa të tjerët teatralizojnë demokracinë

Gjenarali famëkeq serb, Bozhidar Jankoviq

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

BALLKANI NË FOKUS TË HISTORISË

ËSHTË MBUSH SERBIA ME KRIMINELË NDËRSA TË TJERËT PAKSA PO TEATRIZOJNË DEMOKRACI

1.Shqiptarët në rend të parë nuk i frigohen lirisë univerzale

Shqiptarët nuk i frigohen lirisë, sepse më së shumti në Evropë kanë pësuar prej mungesës saj. Serbët në anën tjetër për çdo dekadë gjatë shekullit XX-të, si dhe gjatë këtyre tri dekadave të shekulit XXI po druajnë nga liria e fqinjëve të tyre, ndërsa serbianët do të mbesin pa liri. Kështu gjatë historisë dyshekullore kanë menduar të gjitha rregjimet kriminale serbe, duke vepruar që sa më shumë liri të grumbullohët në duartë e tyre, në mënyrë që kur u ka dalë “liria nga kavazi”,atëherë e kanë ndryshuar “melodinë” dhe kanë filluar ta mbajnë gjallë dhunën, në mënyrë banditeske.Ky vizion nazifashist serbian provon ta tregoi Serbinë si një epruvetë ku janë bërë shumë eksperimente, dhe, ku prej asaj (epruvete) serbët vetëm kanë përfituar duke mos menduar se fundi do t` i vjen si dramë tragjike në tri akte: Së pari shkatrrimi i BRSS, së dyti shkatrrimi i Konventës Helsinkut dhe së treti shkatrrimi i RSFJ-ës.

Akti i parë i “përkthyer” në historinë serbiane përkon me jetën e jetuar 1975-1981, ku çdo gjë mungonte, por “sallonet” e mallërave ishin një fotografi konkave, ku shihej vetëm një pjesë e siperfaqës se: “me të gjitha mjetët duhet sulmuar nacionalizmin shqiptar, në mënyrë që kur t` i vejmë në knetë, atëherë mos të kanë as mundësi të ngihën ujë se për ajr dhe tokë nuk duhët të mendojnë, prandaj jemi kujdesur që të mbesin pa to”. Mbi të gjitha, shqiptarët ishin ai popull që mendonte dhe pakënaqësinë e shprehte brenda katër mundësive, të cilat një ditë si mundësi përfundonin me burgimin e zgjedhur të atyre, që me dekada mbahëshin se janë “peronar me faj”, pa asnjë të bëme kundër ligjit. Kështu filozofikisht mund të kuptohët jeta e shqiptarëve të prangosur në burgun e madhë që quhej Jugosllavi.

Në kohën nga viti 1981 e deri më 1989 nepër Kosovë kishte nxënë shtat një propogandë perfide udbeske, duke shtruar vetëm një pyetje, në çarqet e larta intelektuale serbe: Prej kah guximi i dy historianëve nga shkolla e Akademik Prof Dr Ali Hadrit (……),që po i qëndrojnë përball çdo sulmi serbian ndaj shqiptarëve, në përgjithësi.Sidomos po e kritikojnë “Librin e Kaltërt” nga viti 1975; po e kritikojnë “Platformën politike për Kosovën” nga viti 1981,gjithnjë duke dëshmuar se përmes saj intelektualët serbianë, po e sulmojnë çdo gjë që është shqiptare, duke kërkuar njëherit rikolonizimin e Kosovës me sllavë.Lidhur me këtë, këta historianë po ua përplasin serbianëve në sallat e institucioneve të tyre se: në Serbi jetojnë 93 banorë në një km katror. Ndërsa, në Kosovë jetojnë 205 banorë në një km katror. Dhe prap propogandohet, të siellin sllavë në Kosovë.Në bazë të dokumenteve që janë ruajtur, kulmi i konfrontimeve në mes rrymës “shkencore” serbe dhe rrymës shkencore shqiptare që ofronte argumente arkivore, do të shpërthej në Simpoziumin historik më 15 maj 1985 në Beograd. Aty bandës që i printe Spasoje Gjakoviqi, “shkencës” serbiane me fakte do t` i hapët varri sa që fund do t` i thuhet S. Gjakoviqit publikishte se: “Ti e ke varë Haki Tahën dhe Miladin Popoviqin. Të parin e ka vrarë në ora 9 dhe të dytin e ke vraërë në ora 11, më 13 mars 1945 në Prishtinë. Por në ora 12 në të njejtën ditë e ke pyetur A. Rankoviqin: a të marrim operacion për brgime masive të shqiptarëve, aq më parë kur këtë na e mundëson Diktatura ushtarake e vendosur më 8 shkurt 1945 nga J. B.Tito”.Aty dokumentët serbe, së pari do të përplasën në tavolinë. E vërteta, do të thuhët aty se Jugosllavia nuk do të përfundojë siç alarmojnë dhe parashohin autorët e “Librit Kalërt”, se Shqiptarët me Kushtetutën e vitit 1974 kanë “fituar tepër liri”.Prandaj ky rezonim nazifashist do t` ua hapë shansën Akadenisë dhe Kishës që ta sajojnë në vijim Menorandumin e tyre nga viti 1986. Ai Memorandum i siellur në Prishtinë “aksidentalisht” po nga të njejtit historianë shqiptar do të provohët të amortizohët me: “Programin Jugosllavë për Kosovën” nga viti 1988. Megjithë këtë, këta historianë nuk do të ndalën në këtë “stacion politik” dhe shkencor. Do ta kritikojnë me fakte edhe Budimir Llonçarin, i cili ishte Minëstër i Punëve të Jashtëme të Federatës Jugosllave, i cili doli hapur në mbrojtje të shovinizmit çetnik se: “Shqiptarët paskanë ardhur në Kosovë në shekullin XVII”, e broçkulla të tjera nga arsenali i Kishës Ortodokse serbe.Po shtrohet pyetja: si e përgatitën për shqiptarët e Kosovës këtë “informatë serbianët: Së pari e botuan në “Izvestia” të Rusisë një shkrim, me 67 falsifikime.Njera ndër falsifikimet e prezantuara ishte: “ardhja e shqiptarëve në Kosovë, dhe, Shqiptarët nuk kanë prejardhje Ilire”. Në këto rrethana mbasi e mabruan punën me rus, i njejti ekip serbian (Bullatoviçka me kompani…..) shkoi në Francë dhe e bëri një aranzhamn që gazetari i “Lë Matain”-it ta intervistoi B. Llonçafrin. Serbët po atë ditë kur erdhi ingtervistuesi nga Parisi ia kishin vu në tavolinë Llonçarit shkrimin e “Izvestia”-s, në Rusishte dhe në përkthim serbisht.Pyetja e parë  e gazetarit francez ishte: kur kanë ardhur shqiptarët në Kosovë? Dhe B. Llonçar si një injorant në lëmin e historis që ishte, do të përgjigjet shkurt: “Kanë ardhë në shekullin XVII-t’”. Por shkrimin e “Le Matain”-it do ta botoi “Rilindja”, kuptohët si një “konkluzë” politike zyrtare jugosllave. Në këtë shkrim do të reagojnë Prof Dr Hakif Bajrami dhe Prof Dr Tahir Abdyli me shkrim dhe reagimin do ta botoi “Rilindja”.Rreth këtij shkrimi pastaj, do sillën e pshtillën funksionarët e Kosovës me porosi nga Beogradi.Qëllimi i porosisë ishte që të shkaktohën polarizime sa më të thella dhe dy historianët shqiptarë të denohën e “diskualifikohën”. Për këtë kërkesë do të jipet një përgjegje: Nuk jemi të befasuar me Beogradin zyrar, por jemi të indinjuar me ata shqiptarë që u besojnë porosive, deri kur më? Por,besimtarëve të porosisë do të u thuhët: mund të ndodhë të fillojë Lufta e Tretë Botërore, po terhiekje  nga qëndrimet e dy historianëve shqiptar nga Prishtina, nuk do të ndodhin, do t` i thuhet njëfar Remzi Kolgecit(muzikant), Rr. Dedës (gjuhëtar) si dhe kryeudbashit (RR. Morina) me profesion nga shkolla trafdhtafre e Ali Shukrisë dhe Kolë Shirokës. Gjuetia ndaj historianëve nuk do të pushojë, por Rinia patriotike shqiptare e tubuar rreth idealit të Hasan Pfrishtinës nuk do të mungojë më për as një çast. Dhe gati të gjithë gazetarët e “Rilindjës” do të dalin në përkrahje të historianëve, të cilët e forcuan pozicionin e tyre edhe me nënshkrimin e Apelit 215, të ingtelektualëve.E kotë ishte fushata, presioni ka qenë i gjatë, por spiunët dhe shqipfolësit po silleshin në rreth të thatë, sepse Jugosllavisë për çdo javë e muaj po i coptoheshin mundësitë e dhunës policore, për çka më fund do ta caktojnë edhe ushtrinë që të vrasi shqiptar në gjumë siç ishte rasti e Paraqinit e qindra raste të tjerë.Pra, Rusia kurrë nuk do ta lërë Ballkanin e qetë, për deri sa Serbia të mbetët vazal i saj.

2.Në këto rrethana u lansua propoganda se “Historianët shqiptarë po duan ta diegin federatën”!

Parulla e këtillë shkoi deri në Rusi. Dhe sa më shumë që serbianët po përhapnin urrejtje, për dy herë më tepër po krijohej klima që seicili popull të ndahet dhe ta ketë tymin e vet në oxhakun kombëtar. Në këtë drejti informata e dërguar në Rusi nuk do të digjet nga hollësia, por nga trashësia e urrejtjës, do të bërët copë e grimë, sepse Kremlinit i nevoitej një viktimë pansllaviste, të cilën e dinim se e kishin të gatuar në Serbi.Lidhur me këtë, shqiptarët përmes demonstratave po duan ta diegin Fedratën, mëtej këta historianë shqiptarë të patrembur sikurse mësuesi i tyre do të përgjigjën: “Federatën do ta digjni ju me shovinizmin e juaj çetniko paranoikë, se kinse jeni të rrezikuar”. Nga këto qendrime edhe Partia Komuniste Jugosllave- LKJ) do të digjet bashkë me juve sepse jeni mbushur urrejtje. Dhe është çudi se si sheknctarët slloven reagonin përciptazi ndaj kësaj ulurime shovinste sllavo serbe. Ndërsa, kroatët nuk e hapën gojën fare. Vetëm shiqonin nga bregu. Sallavët tjerë, ishin shumë të lumtur që mbështetëshin në rrenat serbiane, sepse Dobrica Qosiqi që vetëm merrte shenime nepër simpoziume, nuk bzante, sepse afër e kishte Ivan Stambolliqin.

Ndërsa, serbianët që nuk u pajtuan me referatin e dy historianëve serbë më 1985 me titull: “Ugnejtena i ugnejtaçka nciaja” (Kombi i shtypur dhe shtypës), vetëm bënin vija nepër letrat e tyre. Por në fund, njeri prej tyre foli hapur: “Historianët shqiptarë nga Kosova janë musafit te ne. Këtyre nuk guxon për t` u ndodhur asgjë.” Por se çdo gjë ishte vënë në sporvë në shtetin e kalbur, u vërtetua natën e 16 marsit 1985 në ora 3, e 5 minuta në hotelin “Ekzelcor”, në qendër të Beogradit. Aty hapur u pa se Serbia kishte vëndos: O krejtë Jugosllavinë, o asgjë”. Dhe realiteti tregoi se vet do të digjen në letrat e tyre në vijim: Së pari, bërën grusht shtet ndaj Kosovës më 23 mars 1989; së dyti e prishën LKJ dhe me te tërë federatën e tyre “të famëshme” e sollin buzë eutanazisë në realitetin e një kufome të gjallë. E ne ishin të lumtur se RSFJ po shkonte në varrë, por ne nuk ishim ata që ua bërëm varrin, por arçitekt ishim në një mënyrë, sepse me kohë u treguam se: Udhëheqësinë shqiptare më 1981 keni provuar ta konvertoni në Jugosllavë, me përjashtim të njërit (F.H). Faktet që posedohën flasin vet. Dhe kështu hap pas hapi intelektualët serbian filluan t` i frikohën jo vetëm lirisë së të tjerëve, por edhe forcës popullore sjqiptare që për çdo muaj po shënonte vetëdijësim dhe ndergjegje Demaçiane, për sakrificë, pa e ditur se në Slloveni dhe Kroaci do t` u thhen shpatat.

  1. Lufta në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë 1991-1995

Janë shkruar shumë libra në gjuhën serbishte, të cilat nuk provojnë ta njohin opinionin e tyre me realitetin, por po e kurdisnin sërish politikën për ta krijuar Serbinë e Madhe,me mjete diplomatike, në kufijtë e Naçertanisë 1844. Shiqone se si sot sikurse dje politika serbe kurdisë kurtha diplomatike, natyrisht me ndihmën e shkollës ruse. Lidhur me këtë, këto ditë është bërë aktuale ngritja e  një Konzullati serbian në Shkodër. Askush nga reaguesit nuk e ka zbuluar prapavinë e kësaj konzullate. Së pari hapja e Konzullatit në Shkodër është një thikë pas shpine diplomacisë Kosovës. Së dytë është një krcnim serioz që iu drejtohet Malazezëve se vetëm ne serbianët së bashku me rusë kemi aftësi për ta kthyer gjendjën e para 10 qershorit 1999. Prandaj kot ju malazezët e keni shpallë shkëputjën nga fedrata Jugosllave e Zhablakut (apo Rajhu i Tretë).

Dhe ndrrojmë itinerar sepse mbi të gjitha një realitet i hidhur u qëndron serbianëve mbi kokë. Ta sistemojmë çështjën interpunktive në bazë të fakteve. Intelektualët e Serbisë fillaun aty kah viti 1994 t` i frikohën lirisë së të tjerëve.Një vit më vonë përkundër mizorive duke e sulmuar Sarajevën pa pushim për dy vite, më në fund serbët do të shparazën në Serberncë (ishte në Besë të KS OKB) duke bërë gjenocidë, të cilin edhe KS OKB e pranoi zyrtarisht, se ka ndodhë.E vërteta, gjenocidi në Srebërnicë e ka një parahistori se diku Bosnja dhe Hercegovina do të mbulohet me gjak.

Prandaj ajo parahistori mund të thuhet se ishte paralajmërim se pushteti serbian duke iu frikuar lirisë më 17 mars 1994 e solli: Ligjin për ndarjën e banesave për serbët në Kosovë. Në frymën e këtij Ligji më 12 janar 1995 i njejti organ e solli: Dekretin për mënyrën dhe kushtet për Kolonizimin e Kosovës. Kjo do të thot se Serbia e mbushur me urrejtje e kishte në program kolonizimin edhe të Bosnjës. Po prej kah të sigurohet popullsia sllave ishte pyetje kujdestare e Kishës tyre. Prandaj, detyra për kolonizim iu besua partisë së Arkanit. Ky kriminel për një kohë të shkurtër do ta sajojë Praogarmin për krijimin e mbi 300 fshatrave të reja serbe në Kosovë, të cilat për një kohë të gjatë nuk do t` i paguanin shtetit kurrfar takse.Ndërsa çdo kryefamiliarë i këtyre fshatrave do të kishin të drejtë për të mbajtuar armë të kalibrave të ndryshëm, me të vetmin qëllim që shqiptarët që u afrohën këtyre lokalitetev të vritën pamëshirshëm.

  1. Pushteti nazifashist i Serbisë nga viti 1997

Pushteti i Serbisë duke iu friksuar lirisë më 1997 do t` i sajoi tri programe nazifashiste dedikur Kosovës.Me këto programe sajohej shansa që Srebernica të ketë edhe në Kosovë.Prandaj, Programi i parë mbante emrin:Toka e djegur; Programi i dytë mbante emrin: Koridorët përplasëse; Programi i Tretë e mabte emrin:Patkoi. Me programin e parë u bombarduan 1008 fshatra të Kosovës , nga 1335 sa i kishte gjithësejtë. Me Programin e Dytë u deprtuan nga Kosova afro 1 000 000 shqiptarë, prej tyre në Maqedoni u deportuan 507 800 individë shqiptarë; në Shqipëri u deportuan 360 000 persona, në Mal të Zi u deportuan 70 000 persona, në Bosnje dhe Hercegovinë u deportuan 21 000 persona, në Kroaci u deportuan 4000 persona, në Slloveni u deportuan 3450 persona, nepër botë u deportuan në: Francë 6300, në Itali 10000, në Gjermani 14000, në Angli 3300, në Suedi 7000, në Norvegji 8000, në Finlandë 2800, në Danimarkë 2800, në Belgjikë 9000, në Turqi 18 000, në SHBA 6100, në Kanadë 3200, në Australi 3500, në Zvicër 4100, në Zelandën e Re 600 dhe në Izrael 450 persona. Me këtë realitet nazifashist në qarqet politike të Beogardit dhe në krye të Kishtes pati filluar të flitët se pushteti i Millosheviqit e kreu detyrën e shekullit në Kosovë, ashtu si pati kryer Principata e Serbisë në dhjetor  1877 në Sanxhakun e Nishit, duke  shfarosur në tërësi 714 katunde dhe 6 qytete nga shqiptarët.

5.Serbia vetëveti i ka shkaktuar plagë që janë rrezultat i megalomanisë

Shtetetë ballkanike janë të gjitha të rangut të vogël. Prandaj,Serbia në bazë të realitetit shoqroro politik gjatë dy shekujve të fundit kurrë nuk ka bërë as më të voglën përpiekje që liria të vlen për të gjithë. Por shoqëria serbe ka bredhë e bredhë duke zbatuar metoda barbare edhe kundër drejtuesëve të vet shtetëror.Kështu më 1820 e ekzakutaun Karagjorgje Petroviqin, më 1868 e ekzekutaun Knjaz Mihajllon, më 1903 e ekzekutaun mbretin Aleksander Obrenoviq me familje, më 1926 e helmosën Nikolla Pasiqin, më 1934 e varnë terthorazi Mbretin Aleksandër në Marsej, më 1946 e pushkatuan Drazha Mihajloviqin (kryeçetnikun nazifashist), më 1953 e larguan M. Gjillasin nga pushteti, më 1966 e larguan A. Rankoviqin nga pushteti, më 1973 e larguan nga pushteti Marko Nikeziqin. Në fund të shekullit e likviduan në mënyrë mizore Ivan Stambolliqin, më 2001 e burgosën dhe më në fund në Burgun e Hagës e likviduan Hitlerin e tyre Sllobodan Millosheviqin, për t` i vrarë të tjerët një nga një deri në pamabrim. Këtë realitet bota e civilizuar Perendimore duhet ta mësoi se demokratizim të Serbisë nuk mund të ketë deri sa Rusia të investojë kriza në Ballkan, përmes programit të saj që të mbetët prezente, në të katër detrat e botës, me emrin “Bota Ruse” prej kah u krijua edhe “Bota Serbe”, të nominuar nga popat se janë “vëlla e motër”.Çka pason prej këtyre “botërave” Perendimi e dinë fare mirë.

  1. Po situata politike momentale në Republikën e Kosovës

Jemi këto ditë para një afati mjaftë kritik të zgjedhjës së organeve qeveritare drejtuese të shtetit Kosovës. Kalkulimiet janë të ndryshme, nga ato amatore, deri te ato inatçore dhe të barikaduara në interesin e ngusht pa e llogaritur se në politikë ka interesa afatgjata dhe afatshkurtëra. Mjerisht partitë opozitare të Republikës Kosovës janë në iluzione se do të fitojnë më shumë se sa u ka besuar hapësirë elektorati.Së këndjemi është për t` u përshëndetur publikisht dakordimi i LDK si paria më e vjetër, që të hynë në Qeveri me disa kushte, të cilat nuk janë bërë publike kurrë. Por në vlugun e konsolidimit pushtetit disa individë pa menduar më thellë e ngritën një çështje të cilën do të provojnë në vijim ta sanojnë duke i dhuruar mbështetje Kryetarit të tyre që të marrë pozitën e Presidentit. Në këtë mënyrë pozita e Kryetarit të LDK-ës do të mbetët vakante dhe aspiruesit e funksionit më të lartë në LDK do ta kanë shansën të tregohën se janë për vazhdimin e politikës liderit tyre jistorik, si po e quajnë. Natyrisht se sllogani “lideri historik” përmendët vetëm nga disa karieistë sepse me sielljet e tyre po tregohet se asgjë nuk kanë mësuar nga historia.

Në rend të dytë është PDK, parti kjo që mbahët se i takon fama e UÇK-ës. Largë asaj fame është po ia themi që në fillim. Por, pajtimi me VV historikisht është punë e tyre, sepse VV jo që i nënçmon, por i ka provuar qe disa herë me oferta bipolare. E vërteta, dikush do të dali e do të më kritikojë për këto konstatime, që nuk janë politikaneske, por janë të nxierrura nga ajka popullore kombëtare e ndërkombëtare,pa interes.

Mbetëm me shpresë që të gjitha paritë me delegatët r tyre më 7 gusht 2026 do të qëndrojnë në sallë dhe ashtu do t` i tregojnë kombit dhe shteteve mike se nuk frikohemi nga liria, se pavafrësinë e kemi merituar dhe për te kemi derdhjur gjak gjeneratash. Ejani pra politikanë, ta fitojmë edhe luftën edhe paqën, me Qeveri legale dhe legjitime.Nuk ka rëndësi se cilës parti i takon pushteti sepse elektorati i njeh të gjitha. Prandaj po na thuhet në teren: Popullin e kemi të bashkuar, por partitë jo me fajin e tyre ambicioz dhe pa mbulesë.

Si duket askush nga partitë funksionale nuk ka mësuar se deri në cilin nivel parashihej të arrinte tragjedia e Kosovës më 1999. E tham më lartë se nga Kosova u deportuan afro një milionë banorë. Por edhe po aq ishin të shpërndarë duke bredhur nepër male e prroje të Kosovës. Gjithënjë në bazë të dokuemneteve të okupaterit ishte planifikuar që në fshatin Shajkofc të Llapit të grumbullohet popullsia e kësaj ane dhe aty të masakrohën të gjithë. Në programe që i posedonte oficeri kujdestar për Komunën e Bsianës (Podujevës) ishte paraparë që më 26 maj 1999 në Shajkofc të ndodhë “Srebernica II”. Oficeri kujdestar më 25 maj do ta vizitojë Shajkofcin dhe do të konstatojë se për ta kryer detyrën më duhët tri bomba me shprthim fuzion-fizion, dhe me to do të dëshmohet se kush është Serbia, se fshati i Hasan Ramadanit do t` i përngjan Toplicës së dikurshme, ku nuk do të mbetët asnjë shqiptar i gjallë.Pse ishte zgjedhur Shajkofci flasin vet oficerët serbian. Sepse ngat ishte Toplica dhe kufomat e shqiptarëve do të maskoheshin gjithëandej, me hargjime të vogla.E vërteta, këtë shkrim nuk e publikoi për të shkatuar urrejtje, por për të mësuar prej historisë që mos të na përseritët.

E merrëni se po ju flasin: Shaban JASHARI me Familje, Nëna AZE BRAHIMAJ, Zahir Pjaziti me trima, Luan Haradini me Tahir Sinanin, paksa me tone oficerësh legjendarë!  

Më 4 gusht 2026

Arberia ka qenë gjithmonë në tehun e shpatës, por ketë e kanë mbajtur dhe mbrojtur Arbëroret e vërtetë

0

Paradoksi për Islamofobinë

0
___
PARADOKSI për ISLAMOFOBINË
___
I urrejnë miqtë tonë Hebrenjtë!
I urrejnë miqtë tonë Amerikan!
Nuk i duan shqiptarët e Krishterë!
I urrejnë Ateistët!
Nuk e duan Veren, pije ILIRE!
Nuk e duan Birrën, pije ILIRE!
Nuk e duan Civilizimin tonë Europian Shqiptarë!
Nuk e duan kulturën e vjetër Shqiptare!
Nuk e dinë historinë e KOMBIT tonë Shqipëtarë!
Nuk e pranojn Heroin tonë Gjergj Kastriotin!
Nuk e duan Shenjtorën tonë Shën Nëna Terezen!
Nuk i duan Traditat tona Shqiptare!
Nuk e duan flamurin kombëtarë!
Nuk na duan as ne si Shqiptarë, por si musliman!
Dheeeee …. Bazuar në këto më lartë!
Nuk e duan as kombin dhe Atdheun tonë!
DHE NË FUND ….. !!!???
Ankohen për ISLAMOFOBI!!!!???
A nuk është kjo një PARADOKS i llojit SUI GENERIS!
Kjo duhët të jetë tërësisht e papranueshme nga ata që i thonë vetit Shqiptarë!
Në futboll kjo quhet SIMULIM dhe dënohet me karton të kuq!
Në politikë kjo quhet tradhëti, dhe dënohet me dëbim nga VENDI, duke u shpallur më parë persona NON GRATA!
Prandaj!
Unë sot nuk mund t’a kuptojë dikend që i thot vetit intelektual, dhe gjen hapësirë dhe bazë juridike për t’i mbrojtur apo justifikuar këto kreatura gjenetike me formë të NJERIUT.
Këta SHQIPFOLËS, që flasin Shqip por mendojnë Turqisht Arabisht Serbisht dhe Rusisht, dhe në mënyrë të hapur çdo ditë tregojnë se nuk janë SHQIPTARË, dhe punojnë kundër interesave kapitale KOMBTARE.
Kjo për arësye se të tillët, me vetëdije të plotë, kan hequr dorë nga SHQIPTARIA, dhe nga veshja tradicionale SHQIPTARE!

Përtej garës për pushtet ekziston edhe hapësira e duhur për bashkëpunim ndërpartiak

0
Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan
____
Partitë politike shqiptare, kudo që veprojnë, duket se kanë një defekt të përbashkët: e kanë kuptuar shumë mirë hapësirën ku duhet të garojnë e të luftojnë për pushtet, por ende nuk e kanë kuptuar sa duhet hapësirën ku duhet të bashkëpunojnë dhe të koordinohen për të mirën e vendit.
Në demokraci, partitë janë rivalë politikë, por nuk duhet të jenë armiq. Gara është e domosdoshme, por bashkëpunimi për çështjet madhore është përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore. Sidomos për çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve, interesat strategjike, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të vendit.
Për fat të keq, te ne shpesh ndodh e kundërta. Rivaliteti partiak shndërrohet në konflikt, ndërsa interesi shtetëror mbetet peng i kalkulimeve politike. Kjo tregon papjekuri politike, mungesë të kulturës demokratike dhe mosnxjerrje të mësimeve nga historia jonë e dhimbshme.
Sot, kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për institucione funksionale, klasa politike duhet të reflektojë. Formimi i institucioneve nuk është çështje e një partie; është interes i Republikës së Kosovës.
Prandaj, apeli im për të gjitha partitë politike është i qartë:
Mos lejoni që Kosova të futet përsëri në ngërç politik dhe në zgjedhje të reja për shkak të paaftësisë për të gjetur kompromis.
Zgjedhjet janë themeli i demokracisë kur janë të nevojshme, por zgjedhjet e përsëritura si pasojë e papërgjegjësisë politike do të ishin një goditje e rëndë për Kosovën, për ekonominë, për qytetarët dhe veçanërisht për imazhin e saj ndërkombëtar.
Të gjithë duhet ta kuptojnë një të vërtetë të thjeshtë:
Mund të jemi rivalë në garën për pushtet, por duhet të jemi bashkë kur është në pyetje shteti.
Kosova nuk ka nevojë për më shumë inate partiake. Ka nevojë për pjekuri, dialog, kompromis dhe përgjegjësi shtetërore.
Kjo është koha për të dëshmuar se politika kosovare ka mësuar nga e kaluara dhe është e aftë të vendosë interesin e Republikës mbi interesin e ngushtë partiak.
Kosova duhet të ketë institucione. Tani. Jo pas një tjetër krize politike.
Më 4 gusht 2026

Lista Serbe dhe ankesa e saj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

0

Gani I. Mehmeti

LISTA SERBE DHE ANKESA E SAJ NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Më parë se të flasë rreth ankesës së Listës Serbe, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pyes Listën Serbe:

Si do vepronit ju si Listë, sikur shqiptarët të ju kishin votuar juve? A do ankoheshit, a do i pranonit ato vota?

Garantimi i mandateve të rezervuara për serbët dhe pakicat tjera në Kosovës, nuk janë bërë për të luftuar r Republikën e Kosovës. E, ju, si Listë Serbe, jeni duke e keqpërdorur këtë garanci. Ju nuk jeni duke punuar për të mirën e pakicës serbe në Kosovë, por jeni duke kërcyer mbi to e po shkoni në Beograd, duke e luftuar me të gjitha mjetet bashkë edhe me Vuçiqin, Republikën e Kosovës. Pse ai nuk e njeh Kosovën, ju do duhej ta njihnit dhe të vepronit në kuadër të Kushtetusë së Kosovës dhe ligjeve të saja. Dhe, vetëm kur ju do të ishit për Pavarësinë e Kosovës, do të fitonit edhe të drejtën për garacinë e mandateve dhe për pjesëmarrje në qeverinë e Kosovës, ashtu si kërkohet me ligj e kushtetutë.

Dhe, mos mendoni, nuk jeni të vetmit ju si Listë Serbe, por edhe nga shqiptarët që nuk punojnë mirë e drejt sipas ligjeve, do të lihen jashtë.

E, sa i përket ankesës suaj, vota është e fshehtë dhe kush do ia jep votën e tij kujt ai e sheh të arsyeshme. Madje, nëse paska pasur të atillë, iu lumtë. Shumë mirë. Ju, nuk u ankuat pse mporët më shumë të[ drejta se që ju tqkojnë. Sot po ankoheni pse paska pasur shqiptarë që kanë votuar një parti serbe e cila është për Pavarësinëe Kosovës, pra që njeh dhe zbaton ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Bëhuni edhe ju të tillë, dhe pastaj do flasim më ndryshe.

Përse nuk jeni ankaur, të thoni se ne duam deputetë në Kuvendin e Kosovës, vetëm aq sa na takon dhe vetëm aq sa na japin votuesit, por keni pranuar dhjetë vende, a nuk janë shumë, kur serbë në Kosovë ka vetëm nja 50-60 mijë veta.

Edhe nuk po të njof, edhe bëhu me mua – nuk ka.

Nuk shkruan se kush kë ka të drejtë ta votojë në zgjedhje sikur që nuk shkruan se kush kë nuk bën ta votojë. Vota është e lirë dhe e fshehtë, prandaj, kush kujt të dojë ia jep votën ose jo.

Mund të ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë edhe më shumë serbët nga shqipatrët, pas aktualizimit të kësaj çështjeje nga ju. Mirë që na e përkujtuat e na mësuat se edhe kështu po bëka. Nuk do të fitoni më shumë se 3 vende ju si Listë Serbe në zgjedhjet e ardhshme deri sa jeni nën dirigjimin e Vuçiqit.

Sipas Listës Serbe, institucionet zgjedhore dhe ato gjyqësore nuk kanë garantuar mbrojtjen kushtetuese të vendeve të rezervuara për komunitetet joshumicë. Ato nuk kanë marrë përsipër garancinë tuaj, aq më pak kur ju jeni kundër Republikës së Kosovës. Institucionet gjyqësore do duhej të ju dënonin si parti terroriste, që prej sulmit në Banjskë.

Në ankesë kërkohet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë nëse qëllimi i mandateve të rezervuara respektohet kur zgjedhja e përfaqësuesve të komunitetit serb ndikohet nga votat e qytetarëve që nuk i përkasin këtij komuniteti. Po, Gjykata Kushtetuese do duhej ndaliuar të drejtën e funksionimit si parti Listën Serbe dhe të drejtën e zgjedhjeve ta kenë vetëm partitë që respektojnë ligjet, Kushtetutën dhe Republikën e Kosovës.

RTK prezanton ekspozitën “ME PRANGA E PA TO”

0

– Sak Muji rrëfen historinë e artit që mbijetoi burgun politik

Nga Redaksia DRINI

Në emisionin “Mysafiri i Mëngjesit” të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), artisti, ish-i burgosuri politik dhe autori Sak Muji prezantoi para publikut ekspozitën “ME PRANGA E PA TO – Arti që mbijetoi burgun politik (1981–1990)”, një projekt artistik dhe dokumentar i realizuar së bashku me Hydajet Hysenin, me kontributin e Musli Kosumit.

Gjatë intervistës, Sak Muji rrëfeu udhëtimin e tij nga demonstratat e vitit 1981, vitet e burgimit politik në burgjet e Prishtinës, Nishit dhe Pozharevcit, deri te lindja e artit si formë rezistence. Ai theksoi se vizatimet, portretet dhe krijimet artistike të realizuara në burg nuk ishin thjesht vepra arti, por dëshmi të gjalla të një kohe kur liria mohohej, ndërsa dinjiteti mbrohej me laps dhe letër.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua ekspozitës “ME PRANGA E PA TO”, e cila përmbledh 130 vepra artistike të krijuara gjatë burgut politik dhe pas daljes në liri. Sipas autorit, ekspozita nuk rrëfen vetëm historinë e dy artistëve, por edhe sakrificën e mijëra të burgosurve politikë shqiptarë, të cilët mbetën besnikë ndaj idealit të lirisë.

Në intervistë u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike përmes Muzeut-Burg të Prishtinës, Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe projektit kulturor “Art Turizëm KODRA”, me synimin që kjo trashëgimi të ruhet dhe t’u përcillet brezave të rinj. Sak Muji përcolli një mesazh të qartë për publikun: “Prangat mund të ndryshken, por arti, kujtesa dhe ideali për liri nuk burgosen kurrë.

Kjo ekspozitë është një dëshmi për historinë tonë dhe një amanet për brezat që vijnë.” Autori falënderoi RTK-në, moderatoren dhe stafin e emisionit “Mysafiri i Mëngjesit” për hapësirën e dhënë, si dhe të gjithë vizitorët, bashkëvuajtësit, artistët, studiuesit dhe miqtë që mbështetën ekspozitën. Ekspozita “ME PRANGA E PA TO” vazhdon të jetë e hapur në Hamamin e Haxhi Beut në Pejë deri më 16 gusht 2026, duke ftuar qytetarët, studentët, studiuesit dhe artdashësit të njihen me një pjesë të rëndësishme të historisë së rezistencës shqiptare.

Fotot: Pamje nga intervista e Sak Mujit në emisionin “Mysafiri i Mëngjesit” në RTK dhe nga ekspozita “ME PRANGA E PA TO”. fbrpc://nativethirdparty/f?app_id=437626316973788&app_name=YouTube&app_store_id=544007664&fallback_url=http%3A%2F%2Fitunes.apple.com%2Fapp%2Fid544007664%3Ffbdata%3D%257B%2522app_id%2522%253A%2522%2522%252C%2522ref%2522%253A%2522%2522%257D%26partnerId%3D30%26siteID%3D9G.NUo1nRnw&tap_behavior=app_fallback_web&target_url=https%3A%2F%2Fyoutu.be%2FSIloxziuC_E%3Fsi%3D_wl45myZ2gWOE3mo%26fbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQPNDM3NjI2MzE2OTczNzg4AAEeW4ztHRnA5LEO-ffGwxbxI5eOzPfBeVSo21bDhNgqz2SpR3pmJz_qpZ5kAEU_aem_sYFTP39r1j1Ov1YLaBI_kA&app_sites=%5B%22vnd.youtube%3A%5C%2F%5C%2Fwww.youtube.com%5C%2Fwatch%3Fsi%3D_wl45myZ2gWOE3mo%26v%3DSIloxziuC_E%26feature%3Dapplinks%26al_applink_data%3D%5Cu00257B%5Cu002522target_url%5Cu002522%5Cu00253A%5Cu002522https%5Cu00253A%5Cu00255C%5Cu00252F%5Cu00255C%5Cu00252Fyoutu.be%5Cu00255C%5Cu00252FSIloxziuC_E%5Cu00253Fsi%5Cu00253D_wl45myZ2gWOE3mo%5Cu002526fbclid%5Cu00253DIwZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQPNDM3NjI2MzE2OTczNzg4AAEeW4ztHRnA5LEO-ffGwxbxI5eOzPfBeVSo21bDhNgqz2SpR3pmJz_qpZ5kAEU_aem_sYFTP39r1j1Ov1YLaBI_kA%5Cu002522%5Cu00252C%5Cu002522extras%5Cu002522%5Cu00253A%5Cu00257B%5Cu002522fb_app_id%5Cu002522%5Cu00253A437626316973788%5Cu00257D%5Cu00257D%22%5D&has_app_link=1&fallback_web_url=https%3A%2F%2Fyoutu.be%2FSIloxziuC_E%3Fsi%3D_wl45myZ2gWOE3mo%26fbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQPNDM3NjI2MzE2OTczNzg4AAEeW4ztHRnA5LEO-ffGwxbxI5eOzPfBeVSo21bDhNgqz2SpR3pmJz_qpZ5kAEU_aem_sYFTP39r1j1Ov1YLaBI_kA

Shihe intervistën dhënë RTK-ës nga artisti dhe i burgosuni politik Sak Muji:

Sek Muji, autor i ekspozitës – Mirëmëngjesi Kosovë 03.08.2026

Amaneti i gurëve të Arbërit, poemë nga Luan Dibrani për ringjalljen e kishës së lashtë në Zogaj të Vushtrrisë

0

Luan – Asllan Dibrani 

AMANETI I GURËVE TË ARBËRIT

Poemë epike për ringjalljen e Kishës së lashtë në Zogaj të Vushtrrisë

KËNGA E PARË

Kur zgjohet guri

Mos thuaj se ky gur është i heshtur,
se guri i Arbërit ka gojë e kujtesë;
nën myshkun e shekujve ruan një emër,
nën plagët e kohës ruan një besë.

Ai i ka parë agimet ilire,
kur dielli përkëdhelte altarët e lashtë,
kur shqipja fluturonte mbi male të lira
dhe njeriu i kësaj toke e quante veten zot në vatër.

Ky gur ka dëgjuar psalme e këngë,
ka dëgjuar lutjen e nënës mbi djep,
ka parë luftëtarë të nisen pa kthim
dhe gra që i përcillnin me lot, por me kokën lart.

Në të janë gdhendur
emra që koha nuk mundi t’i shuajë,
gishta mjeshtërish,
djersë punëtorësh,
lutje priftërinjsh,
këngë trimash
dhe amanete të pathëna.

Prandaj sot,
kur mbi këtë tokë ngrihet përsëri një faltore,
nuk vendoset vetëm një gur mbi një gur.

Ngrihet një kujtesë.

Ngrihet një dëshmi.

Ngrihet një faqe e historisë
që të tjerët u përpoqën ta grisin,
por që gjaku ynë
e ruajti të shkruar në zemër.

Kjo kishë nuk ngrihet kundër askujt.

Ajo ngrihet kundër harresës.

Nuk ngrihet për të ndarë.

Ngrihet për të dëshmuar
se shqiptarët kanë rrënjë,
kanë qytetërim,
kanë histori
dhe kanë vendin e tyre
në sofrën e madhe të Evropës.

KËNGA E DYTË

Drita ilire

Para se hartat të vizatonin kufij,
para se mbretëritë të ndanin trojet,
këtu jetonte një popull
që i fliste detit, malit dhe diellit.

Iliria nuk ishte ëndërr.

Ishte tokë.

Ishte emër.

Ishte frymë.

Ishte jehona e një bote
që ngriti qytete,
fortesa,
faltore
dhe udhë që lidhnin brigjet me malet.

Në këto troje
krishterimi hodhi rrënjë të hershme,
u përhap si dritë mbi gurë
dhe u ndërthur me shpirtin e njerëzve.

Shqiptari nuk e priti qytetërimin
si lëmoshë nga të tjerët.

Ai ishte pjesë e tij.

Ai dha gjak,
mendje,
art,
besë
dhe qëndresë.

Nga këto brigje
dolën burra e gra
që i shërbyen Evropës,
që mbrojtën rrugët e saj,
që bartën kulturë,
që ndërtuan ura
mes Lindjes dhe Perëndimit.

Por historia shpesh
shkruhet nga duart e pushtuesve.

Ata marrin gurin,
i ndërrojnë emrin
dhe pastaj shpallin
se guri nuk ka pasur kurrë zot.

Ata marrin këngën,
ia ndryshojnë gjuhën
dhe pretendojnë
se melodia ka lindur në oborrin e tyre.

Por toka mban mend.

Guri mban mend.

Varri mban mend.

Dhe populli që nuk e humb kujtesën,
nuk humbet kurrë përfundimisht.

KËNGA E TRETË

Shekujt e pushtimit

Erdhën perandori
me flamuj të rëndë
dhe me ligje të huaja.

Erdhën me ushtri,
me taksa,
me zjarr
dhe me heshtje të detyruar.

Ndryshuan emra vendesh.

Shkatërruan dokumente.

Përvetësuan objekte kulti.

Mbuluan gjurmë të lashta
me shtresa sundimi.

 

Disa i quajtën tonat të vetat.

Disa i paraqitën kishat tona
si dëshmi të historive të huaja.

Disa i kthyen heronjtë tanë
në personazhe të tregimeve të tyre.

Disa kërkuan
që shqiptari të harronte
se kishte qenë këtu
para ardhjes së tyre.

Administrata osmane
e rëndoi gjatë jetën e popullit tonë,
e la gjuhën jashtë shkollës
dhe identitetin kombëtar
nën trysninë e perandorisë.

Shovinizmat sllave
u përpoqën të përvetësonin monumente,
të ndryshonin emra
dhe të vendosnin vula të huaja
mbi trashëgiminë e kësaj toke.

Rryma të caktuara greke
kërkuan t’i shkrinin shqiptarët
në histori të tjera,
duke mohuar gjuhën,
kishën
dhe veçantinë e tyre.

Por e vërteta nuk është pronë
e asnjë oborri mbretëror.

Ajo nuk mbahet mbyllur
në arkivat e pushtuesit.

Ajo del në dritë
si burimi që çan shkëmbin.

Sepse nuk mund ta vjedhësh
përjetësisht një kulturë.

Mund t’ia marrësh librin,
por jo kujtesën.

Mund t’ia rrëzosh faltoren,
por jo besimin.

Mund t’ia ndalosh gjuhën,
por jo këngën
që nëna ia pëshpërit fëmijës.

KËNGA E KATËRT

Shqiponja e Krujës

Pastaj erdhi një kohë
kur retë u mblodhën mbi Evropë.

Një perandori e madhe
ecte si stuhi
drejt zemrës së kontinentit.

Kështjellat binin.

Mbretërit dridheshin.

Ushtritë tërhiqeshin.

Por mbi malet e Arbërisë
u ngrit një burrë
që nuk e njihte gjunjëzimin.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Emër që tingëllon si shpatë.

Emër që ngrihet si flamur.

Emër që mbetet
mbi të gjitha kurorat e kohës.

Ai nuk kishte pas vetes
një perandori të pasur.

Kishte male.

Kishte burra.

Kishte besë.

Kishte një popull
që lirinë e çmonte
më shumë se jetën.

Në Torvioll,
në Krujë,
në Albulenë,
në fushat e Arbërisë,
ai shkroi me qëndresë
atë që diplomatët
nuk mund ta shkruanin me bojë.

Shpata e tij
nuk çante vetëm parzmore.

Ajo çante frikën.

Ajo çante errësirën.

Ajo i tregonte Evropës
se një popull i vogël në numër
mund të jetë i madh në shpirt.

Skënderbeu nuk mbrojti vetëm Krujën.

Ai mbrojti portat e Evropës.

Mbrojti qytetet
që nuk e kishin parë kurrë.

Mbrojti kambanat
që nuk i kishte dëgjuar.

Mbrojti një qytetërim
që shpesh e lavdëroi,
por jo gjithmonë
ia ktheu borxhin Arbërisë.

O Evropë,
kur flet për lirinë,
kujtoje edhe atë burrë
që për një çerek shekulli
e mbajti stuhinë larg pragut tënd.

Kujtoje popullin
që dha bijtë e vet
për një betejë
më të madhe se kufijtë e tij.

Sepse aty ku qëndroi Skënderbeu,
nuk qëndroi vetëm një princ.

Qëndroi Arbëria.

Qëndroi krishterimi shqiptar.

Qëndroi nderi i Evropës.

KËNGA E PESTË

Nëna e botës

Shekujt kaluan.

Shpatat heshtën.

Por nga i njëjti popull
u ngrit një tjetër madhështi.

Jo me përkrenare.

Jo me kalë lufte.

Jo me ushtri.

Por me një palë duar
që prekën plagët e njerëzimit.

Nëna Terezë.

E vogël në trup,
e pafund në shpirt.

Shqiptare në gjak,
nënë për botën.

Ajo hyri
aty ku të tjerët largoheshin.

U ul pranë të sëmurit.

Përqafoi të braktisurin.

I dha emër atij
që bota e kishte kthyer në numër.

Në sytë e saj
nuk kishte kufij.

Nuk kishte racë.

Nuk kishte pasuri.

Kishte vetëm njeriun
dhe dinjitetin e tij.

Skënderbeu
e mbrojti Evropën me shpatë.

Nëna Terezë
e pushtoi botën me mëshirë.

Ai ngriti mburojën
kundër ushtrive.

Ajo ngriti zemrën
kundër indiferencës.

Njëri u bë simbol i qëndresës.

Tjetra u bë simbol i dashurisë.

Të dy shqiptarë.

Të dy figura të rangut botëror.

Të dy dëshmi
se ky komb i vogël
ka ditur t’i japë njerëzimit
heronj të mëdhenj.

KËNGA E GJASHTË

Gjuha që nuk u vra

Na ndaluan alfabetin.

Na ndoqën mësuesit.

Na dogjën shkollat.

Na përçanë në krahina,
në fe,
në administrata
dhe në kufij të huaj.

Por nëna shqiptare
e ruajti gjuhën
si prush nën hi.

Në odë,
në kullë,
në mërgim,
në burg,
në këngë
dhe në vaj,
shqipja mbeti gjallë.

Ajo jetoi
në vargjet e rilindësve.

Në fjalën e Naimit.

Në kushtrimin e Fishtës.

Në urtësinë e Mjedës.

Në revoltën e Migjenit.

Në abetaret
që kalonin fshehurazi
nga një dorë në tjetrën.

Kombi ynë
nuk u ruajt vetëm me armë.

U ruajt me shkronjë.

U ruajt me këngë.

U ruajt me emrin e fëmijës.

U ruajt me flamurin
që pritej në heshtje
dhe hapej në ditën e lirisë.

Prandaj mos e nënçmoni gjuhën.

Ajo është kështjella
që nuk e pushtoi asnjë perandori.

Mos e nënçmoni librin.

Ai është ushtria
që mbron kombin
pa derdhur gjak.

Mos e harroni historinë.

Ajo është harta
që na tregon
se nga kemi ardhur
dhe ku nuk duhet të humbasim.

KËNGA E SHTATË

Kisha si kujtesë

Sot, mbi këtë tokë,
kur ngrihet kjo kishë,
le të mos shihet
vetëm si ndërtesë prej guri.

Ajo është një kthim.

Një dëshmi.

Një kujtesë e zgjuar.

Një urë
mes të parëve dhe brezave.

Në themelet e saj
nuk futet vetëm beton.

Futet historia.

Futet lutja.

Futet djersa e atyre
që nuk pranuan
të mbeten pa gjurmë.

Kjo kishë
nuk ia merr dritën askujt.

Drita nuk pakësohet
kur ndahet.

Ajo shtohet.

Respekti për një kishë
nuk e dobëson një xhami.

Respekti për një xhami
nuk e dobëson një kishë.

Por mohimi i historisë
e dobëson të gjithë shoqërinë.

Urrejtja
nuk ndërton as tempuj,
as kombe,
as të ardhme.

Prandaj le të ngrihet
me dinjitet.

Le të jetë shtëpi lutjeje,
por edhe monument kujtese.

Le t’u tregojë fëmijëve
se shqiptarët
kanë jetuar me besime të ndryshme,
por kanë pasur një atdhe,
një gjuhë,
një flamur
dhe një gjak.

Feja mund të jetë udha e shpirtit.

Kombi është shtëpia e përbashkët.

Dhe shtëpia nuk digjet
për shkak të dhomave të saj.

Ajo ruhet.

Ajo forcohet.

Ajo u lihet brezave.

KËNGA E TETË

Thirrja e brezave

O shqiptar,
mos ec mbi historinë tënde
si mbi një rrugë pa emër.

Nën çdo hap
mund të ketë një varr.

Një altar.

Një shkollë të djegur.

Një luftëtar të harruar.

Një nënë
që priti djalin gjithë jetën.

Mos ia fal harresës
atë që të parët
e paguan me gjak.

Mos lejo
që të tjerët të të tregojnë
kush ke qenë.

Lexo.

Kërko.

Ruaj.

Dëshmo.

Mos urre askënd,
por mos moho veten.

Mos merr historinë e tjetrit,
por mos lejo
të ta marrin tënden.

Mos e përdor fenë
si thikë kundër vëllait.

Mos e përdor kombin
si maskë për urrejtjen.

Ji shqiptar
me dije,
me kulturë,
me drejtësi
dhe me dinjitet.

Sepse kombi nuk mbrohet
vetëm me britma.

Mbrohet me shkollë.

Me punë.

Me art.

Me kujtesë.

Me ligj.

Me guxim për ta thënë të vërtetën
edhe kur ajo nuk pëlqehet.

KËNGA E NËNTË

Betimi para gurit

Sot vendos dorën
mbi këtë gur
dhe betohu:

Se nuk do ta shesësh historinë
për një interes të vogël.

Se nuk do ta mohosh gjuhën
për një duartrokitje të huaj.

Se nuk do ta ndash kombin
për shkak të fesë.

Se do ta ruash kishën,
xhaminë,
teqenë
dhe çdo vend lutjeje
si pjesë të jetës së njerëzve,
por mbi të gjitha
do ta ruash shqiptarin.

Betohu
se Skënderbeun
nuk do ta kujtosh vetëm në përvjetor.

Do ta kujtosh
sa herë që liria rrezikohet.

Betohu
se Nënën Terezë
nuk do ta përmendësh vetëm si emër.

Do ta kujtosh
sa herë që një njeri
mbetet i vetëm.

Betohu
se flamurin
nuk do ta mbash vetëm në dorë.

Do ta mbash në sjellje,
në ndershmëri,
në punë
dhe në dashurinë për vendin.

Sepse shqiponja
nuk është vetëm figurë mbi pëlhurë.

Ajo është përgjegjësi.

Dy kokat e saj
shikojnë larg,
por zemrën e kanë një.

Ashtu duhet të jetë edhe kombi.

Me shumë krahina.

Me shumë besime.

Me shumë histori familjare.

Por me një zemër shqiptare.

KËNGA E FUNDIT

Kur kambanat të bien

Dhe kur kambanat
të bien mbi këtë tokë,
le të dëgjohet më shumë
se tingulli i bronzit.

Le të dëgjohet zëri i Ilirisë.

Le të dëgjohet besa e Arbërit.

Le të dëgjohet kushtrimi i Krujës.

Le të dëgjohet lutja e Nënës Terezë.

Le të dëgjohet kënga e mërgimtarit
që e mbajti atdheun në zemër.

Le të dëgjohet zëri
i të burgosurit politik
që nuk e shiti bindjen.

Le të dëgjohet zëri
i artistit që ruan kujtesën
me penë,
me daltë,
me ngjyrë
dhe me fjalë.

Le të dëgjojë Evropa
se shqiptarët nuk kërkojnë
lavdi të huaj.

Kërkojnë njohjen
e së vërtetës së tyre.

Le të dëgjojë bota
se ne nuk jemi popull
që lindi nga pushtimet.

Ne jemi popull
që u mbijetoi pushtimeve.

Ne nuk jemi hije
në historinë e të tjerëve.

Ne kemi historinë tonë.

Kemi gjuhën tonë.

Kemi heronjtë tanë.

Kemi shenjtorët tanë.

Kemi plagët tona.

Kemi të drejtën
t’i kujtojmë pa frikë.

Dhe sa të ketë
një gur që flet shqip,

sa të ketë
një nënë që i këndon fëmijës në shqip,

sa të ketë
një flamur që valon mbi trojet tona,

sa të ketë
një zemër që rreh për Arbërinë,

nuk do të vdesë
emri shqiptar.

Do të jetojë
në male.

Në dete.

Në kisha.

Në kulla.

Në këngë.

Në libra.

Në kujtesën e Evropës
dhe në ndërgjegjen e botës.

Sepse perandoritë bien.

Fronet thyhen.

Hartat ndryshojnë.

Por populli
që ruan kujtesën,
besën
dhe gjuhën,
mbetet i pavdekshëm.

Ngrihu, o kishë,
mbi themelet e kujtesës!

Ngrihu si dritë,
jo si ndarje!

Ngrihu si dëshmi,
jo si hakmarrje!

Ngrihu si amanet
për fëmijët që do të vijnë!

Dhe thuaju:

Këtu jetoi një popull
që nuk u përkul.

Këtu luftoi Skënderbeu.

Këtu lindi shpirti
që i dha botës Nënën Terezë.

Këtu guri,
gjaku
dhe gjuha
kanë një emër:

SHQIPTAR!

Lavdi Ilirisë së lashtë!
Lavdi Arbërisë së pamposhtur!
Lavdi Skënderbeut, mburojës së Evropës!
Lavdi Nënës Terezë, zemrës së njerëzimit!
Lavdi kombit shqiptar dhe kujtesës së tij të pavdekshme!

Autor: Asllan Dibrani – Luani
Poet, publicist, piktor, skulptor, gazetar, ish i burgosur politik, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe veprimtar shumëvjeçar për çështjen kombëtare shqiptare.

“Historia nuk vdes për sa kohë jeton kujtesa e një kombi.”

Luftërat parandaluese hartohen shumë kohë përpara se të zhvillohen, thekson eksperti i sigurisë Drizan Shala

0
Luftërat parandaluese hartohen shumë kohë përpara se të zhvillohen. Moska e publikoi draftin e saj midis vitit 2021 dhe shkurtit 2022. Beogradi po e publikon tani.
Më 2 gusht, presidenti i Serbisë deklaroi se vendi ka një ushtri pesëdhjetë herë më të fortë se Ushtria Jugosllave e Popullit, nuk sulmon askënd dhe për këtë arsye është i sigurt për paqen.
Formulimi është i njohur. Rusia kaloi muaj duke mbledhur të njëjtat elementë – pretendime historike të një populli, akuza për kërcënim ekzistencial, forcim ushtarak nën gjuhën e mbrojtjes – përpara se t’i reduktonte ato në një fjali të vetme më 24 shkurt 2022: “Nuk na mbeti asnjë mënyrë tjetër për të mbrojtur popullin tonë.”
Kërcënimi i projektuar përshkruan projektorin. Gramatika e dy deklaratave është identike. E vetmja ndryshore e mbetur është data.
Analiza e plotë këtu:

Every War Announces Itself

Pre-emptive wars are drafted before they are fought. Moscow published its draft. Belgrade is publishing.

By Drizan Shala | 4 August 2026

On Sunday, at a memorial to twelve Krajina refugees killed by Croatian aircraft in 1995, Serbia’s president said his country now fields an army fifty times stronger than the JNA, attacks no one, will always be able to defend its people, and is therefore sure of peace.

There is a control case for that sentence.

Between July 2021 and February 2022, Russia published every element of the justification for attacking Ukraine. An essay declaring Russians and Ukrainians one people. Eight years of the word genocide applied to Donbas, a crime no investigation ever found. An army massed under exercise cover while Moscow announced withdrawals, calling the warnings hysteria. On 24 February they assembled into one sentence: we were left no other way to protect our people. Nothing in it was new. Europe’s failure was a reading failure: years of published material, filed under rhetoric.

The genre has a rule. The projected threat describes the projector. Moscow accused Kyiv of planning an assault, then assaulted; alleged genocide, then left mass graves. The accusation assigns roles in advance, because the operation must arrive as a rescue.

Run Belgrade’s fortnight against the checklist. One people: at Rmanj monastery the Serbian president declared there are no Bosnian Serbs and no Croatian Serbs, only Serbs, and pledged the army to the borderless remainder, on Bosnian soil. The threat: “horrifying terror,” endangered Christians, “creeping ethnic cleansing,” a vocabulary that spikes with arrest warrants and never with events. The Eparchy of Raška-Prizren speaks of pressure. Belgrade speaks of terror.

Even the community being rescued declines the vocabulary of its rescue.

The capability: near-hypersonic missiles the president confirmed in March, the Israeli PULS system, and, by Kosovo’s defense ministry count, seventy percent of capacities facing one small neighbor, graded at Janjila by the buyer himself. The assurance: certainty of peace, in the same breath. Moscow’s calendar carried that entry nine days out.

In Ankara last month Croatia’s president asked what the arsenal is for and against what threat, and twice called it very strange. Belgrade responded but never answered. The answer arrives weekly, on tour.

It has been on paper since 1997, when the current president published it in his party’s magazine: wait while the world policeman is strong, remind the people daily, and when the balance shifts, take the territories, politically first and militarily if necessary. This justification is refillable. A ledger that converts an arrest, a permit or a licensing rule into an attack on our people can produce the intolerable act from stock, on any chosen morning.

Serbia is small, the objection runs, and its president will not burn his economy. Granted. But nobody builds a rescue narrative for storage.

Two sentences, one file. We were left no other way to protect our people: 24 February 2022, at launch. We will always be able to defend our people: 2 August 2026, in maintenance. The grammar is identical. The difference is a date, and dates are supplied by conditions. What Europe still controls is the date.

A asht legjitime hapja e Konsullates së Republikes së Shqipnisë në Preshevë të shtetit të Serbisë?  

0

Paul Tedeschini, Milano

S’ka mbetë kush pa dhanë mendimin e vet per eventualitetin e hapjes së Konsullates së Serbisë në Shkoder.

Tesh un po baj pytjen e kundert: A asht legjitime hapja e Konsullates së Republikes së Shqipnisë në Preshevë të shtetit të Serbisë? 

Kur flitet per vendimet e qeverisë shqiptare per punët e mbrendëshme, kjo diskutohet dhe vendoset mbrenda vendit tonë, por kur asht puna per vendosjen e nji konsullate shqiptare jashtë vendit, kjo futet në fushen e marrëdhanjeve nderkombëtare. Per këtë aspekt mendimin e vet duhet ta japin juristat, sidomos juristat e specializuem per marrëdhanjet nderkombëtare.

Tue kenë se un nuk kam studju per jurispondencë, un mund të jap vetem nji mendim tim personal.

Un po baj nji krahasim praktik, të asajë që shofim aktualisht në marredhanjet nderkombëtare europiane.

Populli gjerman, që flet gjermanisht, shtrihet në kater shtete: në Gjermani, në Austri, në Zvicer dhe në Principatin Lichtenstein. Të katert këto shtete gjermanfolse kan kufij të perbashkët ndermjet tyne, don me thanë kufizohen me njeni tjetrin. Tue hjekë në formë imagjinare kufijt ndermjet tyne, ato mund të formojnë nji shtet të madh të vetem. Njilloj si edhe populli shqiptar.

Në shumë shtete ekzistojnë debate per tokat o krahinat kufitare, të cilat gjatë viteve këto krahina here   kalojnë nga njeni shtet, herë kalojnë në shtetin tjeter kufitar. Kështu nji krahinë e Austrisë jugore mbas luftes dytë botnore (LDB) i ka kalu Sllovenisë. Pra në këtë krahinë të Sllovenisë, e cila ishte e Austrisë, kemi popullin gjermanisht folës austriak, i cili natyrisht tesh flet edhe sllovenisht.

Tesh un baj nji pyetje: A asht e ligjëshme, që Shteti Gjerman të vendosë nji Konsullatë të veten në krahinen me popullsi austriake gjermanisht folse, e cila ndodhet ne Slloveni?

Sllovenia nuk ka kufi të perbashkët me Gjermaninë. Per këtë arsy Gjermania nuk ka kurrëfar të drejte të vendosin nji Konsullatë gjermane në Slloveni, vetem me pretekstin se në Sllaveni ka nji popullsi gjermanisht folse, e cila asht shkëputë nga Austria e jo nga Gjermania. Problemi kufitar do të ishte eventualisht ndermjet Austrisë dhe Sllovenisë dhe jo ndermjet Gjermanisë dhe Sllovenisë. Le qi vetë Gjermanisë nuk i shkon  mendja me pretendu nji gja të tillë absurde dhe aspak legjitime, e cila do ta futte Gjermaninë në konflikt të kotë si me Austrinë si me Slloveninë, e cila kurr nuk do të pranonte nji konsullatë gjerman në atë pjesë të sajë gjermanisht folse.

Un mendoj se analogjikisht me Gjermaninë, Republika e Shqipnisë, e cila nuk ka kurrfarë kufini me Serbinë, nuk ka asnji të drejtë dhe arsy, të vendosin nji konsullatë të veten në Preshevë të Serbisë me pretekstin se aty flitet shqip. Problemi nuk asht ndermjet Republikes së Shqipnisë dhe Serbisë. Problemi eventualisht do të ishte vetem ndermjet shtetit të Kosoves dhe shtetit të Serbisë, të cilat kan nji kufi të perbashkët.

Mbasi Shtetin shqiptar e haka shumë maraku per popujt kufitar shqip folës, kishte me ba mire ti kerkonte Shtetit fqinj grek, të vendosë nji Konsullatë shqiptare në krahinen shqip folse të Çamerisë, e cila i ka pas kalu Shtetit grek.

Milano 4 gusht 2026

Diplomacia dhe shërbimet e inteligjencës: Analizë e metodave të ndikimit me referencë ndaj rrëfimit të Ukshin Hotit

0
Nga: Xhemil Zeqiri
__

Hyrje

__
Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare tregon se diplomacia dhe shërbimet e inteligjencës kanë bashkëjetuar në shekuj. Diplomacia ka funksionin zyrtar të përfaqësimit të shtetit, mbrojtjes së interesave kombëtare dhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve, prandaj literatura mbi studimet e inteligjencës pranon se disa shtete, në periudha të ndryshme historike, kanë përdorur misionet diplomatike si mbulesë për mbledhjen e informacionit ose për zhvillimin e operacioneve të ndikimit. Kjo nuk nënkupton se, çdo ambasadë apo konsulatë kryen aktivitete të tilla. Shumë raste të tilla janë dokumentuar në histori në vende të ndryshme.
Në rastin e ish-Jugosllavisë, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror UDB-ja, më vonë SPB-ja; ka qenë objekt i shumë studimeve për aktivitetin e tij ndaj emigracionit politik, veçanërisht ndaj grupeve shqiptare, kroate dhe të tjera që konsideroheshin armiqësore ndaj regjimit jugosllav.
Operacionet e ndikimit:
Në teorinë moderne të inteligjencës, një nga metodat më efektive nuk është përballja e drejtpërdrejtë, por ndikimi gradual mbi opinionin publik dhe mbi grupet shoqërore. Kjo arrihet përmes krijimit të besimit, ndërtimit të rrjeteve shoqërore dhe futjes së individëve në organizata ku mund të ndikojnë në drejtimin e diskutimeve ose të mbledhin informacione.
Studiuesit e inteligjencës e përshkruajnë këtë metodë si “operacion ndikimi” (influence operation), ku agjenti synon të fitojë besimin e komunitetit përpara se të ushtrojë ndikim mbi të.
Rrëfimi i Ukshin Hotit:
Në këtë kontekst merr rëndësi një dëshmi gojore që autori i këtij shkrimi, vite më parë, e dëgjoi nga Prof. Dr. Zejnel Ali Kelmendi. Sipas tij, këtë histori ia kishte treguar vetë Ukshin Hoti.
Sipas këtij rrëfimi, gjatë studimeve në Shtetet e Bashkuara, Ukshin Hoti kishte krijuar marrëdhënie të mira me ambasadën jugosllave ( Zyrtari i ambasadës shqiptar). Një ditë, ai lexoi rastësisht një faks të brendshëm, ku, sipas tregimit; personelit diplomatik u kërkohej të afrohej me komunitetin shqiptar, të fitonte besimin e tij duke kritikuar Jugosllavinë dhe udhëheqjen e saj,-e, më pas, në mënyrë graduale, të fillonte të përhapte edhe kritika ndaj Shqipërisë. Sipas rrëfimit; qëllimi ishte krijimi i besimit për të ushtruar ndikim afatgjatë mbi komunitetin shqiptar, konkretisht në Shoqërinë “Vatra” në Boston. Autori nuk disponon dokumentin origjinal të përmendur në këtë rrëfim dhe për rrjedhojë, ai nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Për këtë arsye, kjo dëshmi paraqitet si një burim i historisë gojore, por jo si një fakt i provuar.
Interpretimi:
Edhe pse autenticiteti i këtij dokumenti nuk është i verifikuar, modeli i përshkruar përputhet me metoda të njohura në literaturën mbi inteligjencën: ndërtimin e besimit, depërtimin në organizata, krijimin e rrjeteve të ndikimit dhe ndryshimin gradual të bindjeve brenda një komuniteti. Këto metoda nuk janë karakteristike vetëm për ish-Jugosllavinë. Gjatë Luftës së Ftohtë, shërbime të ndryshme inteligjence në Lindje dhe në Perëndim, zhvilluan operacione ndikimi, dezinformimi dhe infiltrimi në organizata politike, kulturore dhe në mërgatë.
Shkodra në kontekst strategjik
Nga ky këndvështrimi gjeopolitik, Shkodra ka një rëndësi të veçantë gjeografike për shkak të pozitës së saj, në kufi me Malin e Zi, lidhjeve historike me Kosovën dhe rolit të saj në jetën kulturore e kombëtare shqiptare. Për këtë arsye, është e kuptueshme që qyteti të ketë rëndësi diplomatike dhe politike për shtete të ndryshme.
Megjithatë, çdo pretendim se një institucion diplomatik konkret përdoret për veprimtari të inteligjencës duhet të mbështetet me prova të verifikueshme.
Në mungesë të dokumenteve, dëshmive të drejtpërdrejta ose vendimeve gjyqësore, një përfundim i tillë nuk mund të konsiderohet i plotësuar.
Përfundim:
Studimi i marrëdhënies ndërmjet diplomacisë dhe inteligjencës mbetet një fushë me rëndësi të madhe për historinë politike dhe studimet e sigurisë.
Rrëfimi i Ukshin Hotit përbën një dëshmi interesante të historisë gojore, e cila meriton të krahasohet me dokumente arkivore dhe burime të tjera për të vlerësuar saktësinë e saj.
Pavarësisht, nëse ky rrëfim mund të verifikohet plotësisht, ai ngre pyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si shtetet mund të ushtrojnë ndikim përmes mjeteve diplomatike, rrjeteve shoqërore dhe operacioneve të inteligjencës. Pikërisht për këtë arsye, analiza kritike, paraqitja e burimeve dhe verifikimi dokumentar mbeten elemente themelore të çdo studimi akademik.
4. 08. 2026