Kreu Blog Faqe 59

Federata e Arbërit pyet se çka kërkonte Naim Tërnava, tashmë kreu i BIK-ut, tek Gadafi në Libi

0

REAGIM I FEDERATËS SË ARBËRIT: ÇFARË KËRKONIN NAIM TËRNAVA DHE KRERËT E BIK-UT TE GADDAFI, MIKU I SERBISË DHE KUNDËRSHTARI I PAVARËSISË SË KOSOVËS?

Kur udhëheqësi fetar ngre “mure” kundër qytetarëve, shteti duhet të kërkojë llogari

Deklaratat publike që i atribuohen kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava—se “islamofobia në Kosovë është më e madhja në botë” dhe se të ashtuquajturit “islamofobë” kanë përballë një “mur”, një “fortesë” dhe një “stop”—nuk mund të kalojnë si retorikë e zakonshme fetare.

Nëse këto citime janë të plota dhe autentike, ato përbëjnë gjuhë konfrontuese dhe frikësuese ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të menduar, shkruar, studiuar dhe kritikuar. Prandaj kërkojmë që të publikohet regjistrimi i plotë i deklaratës, në mënyrë që ajo të vlerësohet në kontekst dhe jo vetëm përmes fragmenteve të shpërndara në publik.

Një udhëheqës fetar mund ta mbrojë fenë dhe besimtarët e vet. Por ai nuk mund ta shpallë kritikën qytetare armike, të ndërtojë “fortesa” ideologjike dhe t’u tregojë qytetarëve se deri ku lejohen të ecin.

Kosova nuk është pronë e asnjë autoriteti fetar. Sovraniteti në Republikën e Kosovës buron nga qytetarët dhe nga Kushtetuta—jo nga ummeti, jo nga hierarkitë fetare dhe jo nga interesat e qendrave të huaja.

Një njeri, pesë mandate dhe mbi dy dekada pushtet

Naim Tërnava nuk është një figurë e sapoardhur në krye të BIK-ut. Ai e drejton këtë institucion që nga viti 2005. Në tetor 2023 u zgjodh përsëri, si kandidat i vetëm dhe me aklamacion, për mandatin e pestë, i cili vazhdon deri në vitin 2028. Vetë BIK-u e ka konfirmuar rizgjedhjen, ndërsa raportimet publike konfirmojnë se bëhet fjalë për mandatin e pestë. Njoftimi zyrtar i BIK-ut, raportimi për mandatin deri më 2028

Pra, flasim për rreth 21 vjet pushtet institucional—jo për një mandat të përkohshëm.

Edhe kur rizgjedhja kryhet sipas procedurave të brendshme, kandidatura e vetme, aklamacioni dhe vazhdimësia kaq e gjatë krijojnë një problem serioz të demokracisë së brendshme. Një institucion fetar me ndikim të madh shoqëror duhet të dëshmojë pluralizëm, konkurrencë, kufizim mandatesh, transparencë dhe llogaridhënie.

Naim Tërnava dhe krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës në takim me Muammar Gaddafin, ish-udhëheqësin e Libisë.
Gaddafi njihej për afërsinë e tij me Serbinë dhe kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
Në një kohë kur Kosovës i nevojitej përkrahja ndërkombëtare, ky takim ngre pyetje të ligjshme politike.
Çfarë u diskutua dhe në emër të kujt vepruan përfaqësuesit e BIK-ut?
Publiku meriton transparencë, dokumente dhe një shpjegim të qartë për këtë takim.

Prandaj pyesim:

  • Ku është debati i lirë brenda BIK-ut?
  • Ku janë kandidatët alternativë?
  • A mund ta kritikojnë udhëheqjen imamët dhe punonjësit e BIK-ut pa u frikësuar për vendin e punës?
  • A janë ndryshuar rregullat gjatë viteve për t’ia përshtatur vazhdimësinë një personi?
  • Pse një institucion që predikon moralin nuk publikon standarde më të forta për kufizimin e pushtetit të vet?

Asnjë institucion nuk duhet të shndërrohet në pronë personale të drejtuesit të tij.

Kosova është shtet laik—jo hapësirë për sundim fetar

Neni 8 i Kushtetutës është i prerë: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.” Kushtetuta mbron njëkohësisht lirinë e besimit, ndërgjegjes, fesë dhe shprehjes. Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Kjo do të thotë:

  • Besimtari mysliman ka të drejtë ta praktikojë fenë e vet.
  • Katoliku, protestanti dhe ortodoksi gëzojnë të njëjtën të drejtë.
  • Qytetari ka të drejtë ta ndryshojë ose ta braktisë një besim.
  • Gazetari, shkrimtari dhe studiuesi kanë të drejtë ta kritikojnë një ideologji fetare.
  • Askush nuk ka të drejtë ta përdorë pozitën fetare për të frikësuar kritikët.

Kritika ndaj radikalizmit, keqmenaxhimit ose ndërhyrjes politike të një institucioni fetar nuk është automatikisht urrejtje ndaj besimtarëve. Të quash çdo kritik “islamofob” është një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë dhe për ta zëvendësuar argumentin me etiketim.

Ne e mbrojmë qytetarin mysliman nga diskriminimi po aq sa mbrojmë katolikun, ateistin dhe çdo qytetar tjetër. Por mbrojtja e besimtarëve nuk nënkupton imunitet për drejtuesit fetarë.

Radikalizimi dhe luftërat e huaja kërkojnë përgjigje, jo propagandë

Kosova e ka paguar rëndë depërtimin e ideologjive ekstremiste pas luftës. Strategjia shtetërore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm vlerësonte se rreth 300 kosovarë ishin përfshirë, në faza të ndryshme, në konfliktet e Sirisë dhe Irakut. Dokumentet shtetërore identifikojnë si kërcënim indoktrinimin, propagandën dhe rekrutimin e të rinjve nga organizatat terroriste. Strategjia shtetërore kundër terrorizmit, Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Nuk është e drejtë që të gjithë besimtarët myslimanë ose të gjithë imamët të mbahen përgjegjës për veprimet e individëve të radikalizuar. Përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe institucionale, e mbështetur në prova.

Por BIK-u dhe drejtuesit e tij kanë detyrim moral e publik të japin përgjigje:

  • Çfarë mekanizmash përdorën për ta penguar radikalizimin?
  • Cilët predikues u verifikuan, pezulluan ose raportuan?
  • A u kontrolluan ligjëratat, financimet dhe lidhjet me organizata të huaja?
  • A pati raste kur paralajmërimet u shpërfillën?
  • Çfarë përgjegjësie institucionale u mor pasi të rinj nga Kosova përfunduan në Siri dhe Irak?

Nuk mund të fajësohet pa prova një person i vetëm se “i dërgoi” këta qytetarë në luftë. Por nuk mund të lejohet as që institucionet me autoritet fetar të shmangin çdo pyetje për klimën ideologjike, predikuesit dhe financimet e asaj periudhe.

Feja nuk duhet të përdoret kundër shkollës, familjes dhe kulturës kombëtare

Shqetësimi ynë nuk është besimi islam i qytetarëve shqiptarë. Shqetësimi është politizimi i fesë dhe përpjekja për ta vendosur identitetin fetar mbi atë qytetar e kombëtar.

Kur në hapësirat arsimore dija zëvendësohet nga presioni ideologjik; kur Rilindja Kombëtare, letërsia shqipe dhe figurat historike trajtohen si pengesë; kur komuniteti katolik shihet me dyshim; kur Lëvizja e Deçanit, gazetarët, krijuesit dhe kritikët shpallen armiq—atëherë nuk kemi më predikim fetar, por konflikt politik të veshur me petk fetar.

Federata e Arbërit nuk akuzon fenë islame dhe as besimtarët myslimanë. Ne kundërshtojmë çdo rrymë që:

  • e vendos përkatësinë fetare mbi kombin dhe shtetin;
  • importon konflikte ideologjike nga jashtë;
  • krijon ndasi ndërmjet myslimanëve dhe katolikëve shqiptarë;
  • i etiketon kritikët si armiq të fesë;
  • cenon karakterin laik të shkollës dhe institucioneve;
  • përpiqet ta rishkruajë historinë kombëtare sipas interesave fetare.

Shqiptaria nuk është kundër besimit. Shqiptaria është shtëpia e përbashkët e besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Ku janë dokumentet për “gjashtë milionë markat”?

Naim Tërnava ka deklaruar publikisht se nën ombrellën e Bashkësisë Islame janë mbledhur rreth gjashtë milionë marka gjermane për UÇK-në. Në publik janë paraqitur gjithashtu dokumente për pagesa shumë më të vogla—për shembull, pretendime të shoqëruara me dokumente për rreth 83 mijë marka. Raportimi për dokumentet e publikuara

Ne nuk deklarojmë se paratë janë keqpërdorur. Pa hetim dhe dokumentacion të plotë, një akuzë e tillë do të ishte e papërgjegjshme.

Por kur përmendet një shumë prej gjashtë milionë markash, publiku ka të drejtë të kërkojë:

  • librat e arkës dhe llogaritë bankare;
  • listën e donatorëve, duke mbrojtur të dhënat personale kur kërkohet;
  • datat dhe vendet ku janë mbledhur paratë;
  • procesverbalet e organeve përgjegjëse;
  • dëftesat e pranimit dhe transferimit;
  • emrat e strukturave që i kanë pranuar fondet;
  • raportin ndërmjet shumës së deklaruar dhe shumave të dokumentuara;
  • auditim të pavarur financiar.

Kontributi për UÇK-në është një akt atdhetar vetëm kur dokumentohet me ndershmëri. Emri i UÇK-së nuk duhet të përdoret si mburojë politike dhe as si dëshmi pa dokumente.

Prandaj kërkojmë që BIK-u ta publikojë dosjen financiare që e mbështet shifrën e deklaruar. Nëse dokumentet ekzistojnë, ato do ta vërtetojnë kontributin. Nëse mungojnë, institucionet duhet të sqarojnë pse.

Kërkojmë hetim ligjor, jo gjykim politik

Federata e Arbërit u bën thirrje Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Administratës Tatimore, Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe institucioneve të tjera kompetente që, brenda autorizimeve ligjore, të vlerësojnë nëse ekzistojnë baza konkrete për:

  1. Verifikimin e financimeve të jashtme të BIK-ut dhe institucioneve të lidhura me të.
  2. Kontrollin e origjinës, destinacionit dhe raportimit të fondeve për ndërtimin e objekteve fetare.
  3. Verifikimin e pretendimit publik për gjashtë milionë marka të mbledhura për UÇK-në.
  4. Shqyrtimin e çdo lidhjeje financiare me organizata që mund të kenë qenë të sanksionuara ose të lidhura me ekstremizmin.
  5. Vlerësimin e deklaratave publike që mund të përmbajnë kërcënim, nxitje, frikësim ose diskriminim.
  6. Kontrollin e respektimit të rregullave të brendshme, mandateve, pasurisë dhe konfliktit të mundshëm të interesit.

Kjo thirrje nuk është shpallje fajësie. Fajësinë e përcakton vetëm gjykata. Por transparenca dhe verifikimi nuk janë sulm ndaj fesë—janë detyrim në një shtet ligjor.

Naim Tërnava duhet të zgjedhë: udhëheqës fetar apo komandant politik?

Nëse dëshiron të jetë udhëheqës fetar, duhet të flasë me gjuhën e paqes, dialogut dhe respektit.

Nëse dëshiron të sillet si aktor politik, atëherë duhet të pranojë kritikën, hetimin, transparencën dhe përgjegjësinë publike që u kërkohet të gjithë drejtuesve me ndikim shoqëror.

Nuk mund ta kërkosh privilegjin e autoritetit fetar dhe, në të njëjtën kohë, paprekshmërinë nga pyetjet qytetare.

Pas më shumë se dy dekadash në krye të BIK-ut, pyetja nuk është më vetëm se çfarë thotë Naim Tërnava. Pyetja është se çfarë institucioni ka ndërtuar, si është financuar, kujt i ka shërbyer dhe çfarë trashëgimie po i lë Kosovës.

Federata e Arbërit do ta mbrojë lirinë e besimit të çdo qytetari, por me të njëjtën vendosmëri do ta mbrojë:

  • karakterin laik të Republikës së Kosovës;
  • lirinë e shprehjes dhe të mendimit kritik;
  • harmoninë ndërmjet shqiptarëve myslimanë dhe katolikë;
  • shkollën, shkencën dhe kulturën kombëtare;
  • figurat e Rilindjes Kombëtare;
  • transparencën financiare;
  • rendin kushtetues dhe orientimin perëndimor të Kosovës.

Kosova nuk ka nevojë për mure dhe fortesa ideologjike. Ka nevojë për institucione të hapura, udhëheqës të përgjegjshëm dhe qytetarë që nuk heshtin përpara asnjë autoriteti.

Federata e Arbërit
Për shtetin laik, identitetin shqiptar dhe përgjegjësinë publike

Ardian Kastrati, mos e fshih problemin pas parullës së “bashkëjetesës fetare”

0

Seff Krasniqi, Prishtinë

Ardian Kastrati, askush nuk e rrezikon bashkëjetesën ndërfetare duke kërkuar që feja të mos instrumentalizohet për politikë. Përkundrazi, bashkëjetesën e rrezikojnë ata që çdo kritikë ndaj radikalizmit apo ndërhyrjes së klerikëve në politikë e shpallin menjëherë “sulm ndaj Islamit”. Ky është manipulim, jo argument.

“Lëvizja e Deçanit” nuk ka shpallur luftë kundër Islamit. Nëse dikush denoncon përdorimin e fesë për interesa politike, propagandën e imamëve militantë apo ndikimet ideologjike që nuk kanë asgjë të përbashkët me traditën shqiptare, kjo nuk është islamofobi. Është mbrojtje e shtetit laik dhe e identitetit kombëtar. Edhe më shqetësues është insinuimi se kritikët po veprojnë “të shtyrë nga shërbimet e huaja”.

Kur mungojnë argumentet, nxirret karta e agjentëve. Është një metodë e vjetër për ta delegjitimuar kundërshtarin pa iu përgjigjur asnjë prej tezave të tij. Jo, ceremoni varrimi me famur të ISIS-it Sa për krahasimin me “besimtarët politikë të Albin Kurtit”, ai është vetëm një përpjekje për ta zhvendosur debatin. Ëdhtë një deshtim i yti dhe ndonjë përkrahësi ër t’a diskredituar Albinin. Në fakt, problemi ëdhtë më i thellë.

Madje,askush nuk po diskuton kultin politik. Debati është krejt tjetër: a duhet të lejohet që feja të përdoret si armë politike dhe si mjet për ta ndryshuar identitetin kulturor e kombëtar të shqiptarëve? Është lufta për ndergjegjësimin e shqiptarëve, se arkivolet e shqiptarëve në varrime nuk duhet të mbulohen me flamurin arab apo te ISIS-it! »Ose Kosova do bëhet siç themi ne-BIK-u, ose nuk do të ekzistojë »!

« Ose Kosova do të bëhet ashtu siç e duam ne – BIK-u, ose sherrin keni me na e pa!” Shqiptarët kanë bashkëjetuar me shekuj sepse e kanë vendosur kombin mbi përkatësinë fetare. Pikërisht këtë trashëgimi duhet ta mbrojmë sot. Heshtja përballë radikalizmit nuk është tolerancë; është papërgjegjësi. Prandaj, në vend që t’u kërkosh të tjerëve të heshtin, kërkoju atyre që e përdorin fenë për agjenda politike të ndalen.

Kërkoj llogari kretarit te BIK-ut, Tërrneves, për deklaraten : »Ose Kosova do bëhet siç themi ne, ose sherrin keni me na e pa »!

Aty fillon mbrojtja e vërtetë e harmonisë ndërfetare, jo duke etiketuar çdo kritik si përçarës.

E vërteta nuk është përçarje

0
Deklaratat e Ardian Kastratit nuk e ndryshojnë realitetin. Të thuash të vërtetën nuk është përçarje, por ushtrim i së drejtës së fjalës në një shoqëri demokratike.
Lëvizja e Deçanit doli në skenën publike sepse beson se qytetarët kanë të drejtë të diskutojnë hapur për çdo zhvillim që prek identitetin kombëtar, kulturën dhe të ardhmen e vendit. Çdo ideologji, çdo ndikim politik dhe çdo përpjekje që, sipas bindjes sonë, cenon interesin kombëtar, duhet të jetë objekt debati publik.
Ne nuk jemi kundër asnjë feje dhe as kundër besimtarëve të saj. Besimi është çështje personale dhe duhet respektuar. Por kemi të drejtën të shprehim shqetësimet tona për çdo fenomen që e konsiderojmë të dëmshëm për interesin e Republikës së Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Nëse dikush nuk pajtohet me qëndrimet tona, le të përgjigjet me argumente, fakte dhe debat. Etiketimet, akuzat dhe përpjekjet për të heshtur mendimin ndryshe nuk i shërbejnë demokracisë.
Ne do të vazhdojmë të mbrojmë bindjet tona me mjete paqësore, me argumente dhe me respekt për ligjin, duke besuar se mbrojtja e identitetit kombëtar dhe e interesit publik është përgjegjësi e çdo qytetari.
E vërteta nuk shuhet me etiketime. Ajo përballet me fakte.

Në kujtim të Skënder Oruçit – intelektual dhe humanist

Agim Vuniqi, Vashington
___
Largimi nga jeta i Skënder Oruçit lë pas një boshllëk të thellë dhe të pazëvendësueshëm, jo vetëm për familjen e tij të dashur, por edhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, ta takojnë apo të bashkëpunojnë me të. Humbja e tij nuk është thjesht humbje e një njeriu, por e një bote të tërë vlerash: qetësisë, urtësisë, kulturës dhe humanizmit të rrallë.
Jeta e hershme dhe prejardhja familjare
Skënder Oruçi u rrit në një familje me traditë të thellë të angazhimit publik dhe përgjegjësisë shoqërore. Bir i Bahri Oruçit, ish-Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, ai mbarti me vete një trashëgimi të rëndë, por e ktheu atë në motiv për punë dhe dinjitet personal.
Megjithatë, Skënderi nuk u mbështet kurrë në emrin e familjes. Ai e ndërtoi vetveten me heshtje, me punë të ndershme dhe me një modesti që e bënte të veçantë në çdo mjedis ku ndodhej.
Kontributi profesional në Kosovë
Në Qendrën Krahinore për Produktivitet dhe Inovacione të Kosovës, Skënder Oruçi la gjurmë të pashlyeshme. Ai ishte pjesë e një brezi profesionistësh që besonin në zhvillimin e vendit dhe në fuqinë e dijes si mjet transformimi.
Si bashkëpuntorë profesional gjatë hartimin të librit “Ekonomia e Kosovës”, ai kontribuoi në një vepër që synonte të pasqyronte potencialin ekonomik të vendit, burimet e tij natyrore dhe strukturën zhvillimore. Ky botim mbetet dëshmi e përkushtimit të tij intelektual dhe të besimit në të ardhmen e Kosovës.
Angazhimi rinor dhe projektet infrastrukturore
Në rininë e tij, Skënder Oruçi u dallua si komandant i Aksionit Rinor Vullnetar në Ajvali, ku udhëhoqi me energji dhe përgjegjësi të rinjtë në punë vullnetare me rëndësi të madhe shoqërore.
Ai ishte pjesë e një epoke kur entuziazmi rinor ndërtonte ura, rrugë dhe jetë të reja. Kontributi i tij në projekte si Ajvalia, Badovci, Batllava dhe sistemi i Ibër-Lepencit mbetet pjesë e kujtesës së zhvillimit infrastrukturor të Kosovës.
Përvoja ndërkombëtare dhe përfaqësimi
Në detyrat e tij profesionale, Skënder Oruçi pati nderin të shoqëronte delegacione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ambasadorin e Japonisë dhe Dr. Saxena nga New Delhi.
Ai linte gjithmonë përshtypjen e një njeriu të qetë, të matur dhe të sigurt në dijen e tij. Nuk fliste shumë, por kur fliste, fjala e tij kishte peshë dhe respekt.
Jeta dhe angazhimi në Suedi
Edhe pas largimit nga Kosova dhe vendosjes në Suedi, Skënder Oruçi nuk u shkëput kurrë nga ndjenja e përgjegjësisë shoqërore. Ai vazhdoi të kontribuonte në integrimin e të huajve, duke u bërë mbështetje për shumë njerëz që kërkonin një fillim të ri në një vend të huaj.
Në heshtje, pa zhurmë dhe pa kërkuar vëmendje, ai vazhdoi të jetë i njëjti njeri: i përkushtuar, i drejtë dhe thellësisht human.
Karakteri dhe trashëgimia njerëzore
Skënder Oruçi do të kujtohet mbi të gjitha për njeriun që ishte. Për qetësinë e tij që qetësonte të tjerët, për buzëqeshjen e lehtë që nuk kërkonte vëmendje, për fjalën e matur dhe për respektin që u jepte të gjithëve pa dallim.
Ai ishte nga ata njerëz që nuk bëjnë zhurmë në jetë, por lënë gjurmë të thella në zemrat e të tjerëve. Trashëgimia e tij nuk matet vetëm me punët që ka bërë, por me mënyrën si i ka prekur njerëzit: me mirësi, me dinjitet dhe me njerëzi të pastër.
Familja dhe të afërmit
Ai la pas bashkëshorten e dashur Afijete Mulliqi Oruçi, djalin Vigan, vajzën Valentina, nënën Tevushë, vëllain Kadri, motrën Kumrije Oruçi në Kanada, si dhe një rreth të gjerë familjarësh, miqsh e bashkëpunëtorësh që do ta mbajnë gjithmonë në kujtesë me mall dhe respekt.
Kujtim personal
Për mua, Skënder Oruçi nuk ishte vetëm bashkëpunëtor dhe baxhanak, por një njeri i rrallë që dinte të dëgjonte, të kuptonte dhe të respektonte. Në çdo takim, në çdo bisedë, ai sillte qetësi dhe një ndjenjë sigurie që rrallë gjendet.
Humbja e tij është e rëndë, por kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i ngrohtë, si një prani që nuk shuhet lehtë nga zemra.
I qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi i tij.

Rënia heroike e Marie Shllakut, At Bernardin Llupit, Gjergj Martinit dhe Kolë Parubit për Shqipërinë Etnike

Nue Oroshi, historian, Prizren

“Rënia heroike e Marie Shllakut, At Bernardin Llupit, Gjergj Martinit dhe Kolë Parubit për Shqipërinë Etnike“, është libri i radhës që së shpejti do ta dërgojmë në shtyp. Ky është libri i tretë, nga pesë, sa ka planifikuar Shoqata “Trojet e Arbrit“ të botoi për këtë vit. I falënderoj të gjithë studiuesit dhe studiueset që janë pjesë e këtij libri enciklopedik.

Sa kalon koha dhe heronjët e vërtetë po kthehen në vendin e merituar, në krye të historisë shqiptare. Epo Shkodra me rrethinë, sa humbin kohë për t´i sistemuar spiunët serb në Shkodër, në të ashtuquajturën konsulatë serbe që nuk duhet fare të hapët në Shkodër, dhe ku pasardhësit e kriminelëve komunistë serb para më shumë se tetë dekadave e themeluan filialen e Partisë Komuniste Jugosllave në Tiranë e Shkodër, ku e futnun dhe e masakruan Shqipërinë Etnike.

Më mirë është që ti sjellin në vendin e duhur heronjët e Shqipërisë Etnike si: Kapidan Mark Gjon Markun, Marie Shllakun, At Bernardin Llupin, Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin. Për të cilët fatkeqësisht nuk kanë bërë asgjë as Shkodra, as Mirdita e as Malësia. O trimat e Shkodrës, Malësisë dhe Mirdites, komunizmi pansllavist ka dhënë shpirt zyrtarisht, ka më shumë se tre dekada. Mos e mbani ideologjinë e pjellës së djallit në vendet e bukura të Shqipërisë Etnike. Shkodra,Mirdita dhe Malësia janë tri krahina të Shqipërisë Etnike që historikisht kanë qenë vatra të dijenisë, burrërisë dhe trimërisë. Ecni në rrugën e të parëve tuaj atdhetar.

Përbuzne dhe shkelmone ideologjinë komuniste, që fatkeqësisht është e ulur këmbëkryq në Shkodër, Mirditë e Malësi, dhe nuk i lejon me i vendos në fushën e nderit heronjtë e Shqipërisë Etnike.

Serbia e burgos të vërtetën, në vend se t’i burgos kriminelët e luftës

0
___
Është e rëndë të jesh dëshmitar i krimeve të luftës në një shtet ku e vërteta trajtohet si armik i kombit dhe i vetë shtetit.
Është e rëndë të jetosh në Serbi, ku krimineli fle i qetë, ndërsa dëshmitari jeton nën frikë.
Është e vështirë të jetosh në një vend ku drejtësia nuk i ndjek autorët e krimeve, por ata që guxojnë t’i dëshmojnë ato.
Prandaj arrestimi i Ranko Tepavcit në Kraljevë, nën akuzën për spiunazh, nuk është përjashtim. Ai është pasqyra e një sistemi ku rrëfimi i së vërtetës shihet si kërcënim më i madh se vetë krimi.
Sepse krimet mund të fshihen, të mohohen ose të relativizohen. Por dëshmitë mbeten. Ato mbijetojnë edhe atëherë kur pushteti përpiqet t’i varrosë bashkë me viktimat.
Këtë e di më mirë se shumë të tjerë, sepse edhe unë jam një nga dëshmitarët e atij krimi monstruoz.
Po Jovica Utviqin, a e keni arrestuar?
Apo ai vazhdon të ecë i lirë, ndonëse përballë tij janë ngritur akuza të rënda se ka vrarë shqiptarë të zënë rob, pasi më parë ua kishte marrë stolitë dhe paratë?
Ndoshta problemi nuk është krimi.
Ndoshta problemi është ai që e zbulon krimin.
Pastaj na thuhet se policia nuk ka marrë pjesë në masakër.
Sigurisht.
Ajo “vetëm” organizoi heshtjen.
“Vetëm” u kujdes që të vdekurit të mos kishin zë.
“Vetëm” ndihmoi që e vërteta të varrosej bashkë me viktimat.
Sa e përshtatshme!
Sepse ka nga ata që besojnë se, nëse varroset e vërteta, bashkë me të varroset edhe përgjegjësia.
Ministrja Paunović vazhdon të flasë, presidenti hesht, ndërsa ministri Daçić spiunë i quan ata që zbulojnë varrezat masive.
Kështu, sipas kësaj logjike të përmbysur, ai që tregon vendin ku prehen viktimat përfundon në burg, ndërsa ai që kërkon që viktimat të mbeten në harresë shpallet patriot, madje hero i kombit serb.
Kjo është një matematikë politike që nuk mësohet në universitete.
Ajo kultivohet vetëm në një sistem ku kujtesa konsiderohet armike, ndërsa harresa shpërblehet.
Të dashur studentë, mos kini frikë nga e vërteta.
Kini frikë nga shtetet që e burgosin atë.
Sepse një shtet që ndjek dëshmitarët në vend të autorëve të krimeve nuk mbron drejtësinë.
Ai mbron heshtjen.
Dhe heshtja që mbron krimin nuk është paqe.
Ajo është bashkëfajësi.
***
SRBIJA HAPSI ISTINU, UMESTO DA HAPSI RATNE ZLOČINCE
Autor: Jovan Golubović
Teško je biti svedok ratnih zločina u državi u kojoj se istina tretira kao neprijatelj naroda i same države.
Teško je živeti u Srbiji, gde zločinac mirno spava, a svedok živi u strahu.
Teško je živeti u zemlji u kojoj pravda ne progoni počinioce zločina, već one koji se usude da o njima svedoče.
Zato hapšenje Ranka Tepavca u Kraljevu, pod optužbom za špijunažu, nije izuzetak. Ono je ogledalo sistema u kojem je izgovorena istina veća pretnja od samog zločina.
Jer zločini se mogu sakriti, poricati ili relativizovati. Ali svedočanstva ostaju. Ona opstaju čak i onda kada vlast pokušava da ih sahrani zajedno sa žrtvama.
To znam bolje od mnogih drugih, jer sam i sam jedan od svedoka tog monstruoznog zločina.
A jeste li uhapsili Jovicu Utvića?
Ili on i dalje slobodno šeta, iako se protiv njega iznose teške optužbe da je ubijao zarobljene Albance, nakon što im je prethodno oduzimao nakit i novac?
Možda problem nije zločin.
Možda je problem onaj ko zločin razotkriva.
A onda nam govore da policija nije učestvovala u masakru.
Naravno.
Ona je „samo“ organizovala ćutanje.
„Samo“ se pobrinula da mrtvi nemaju glas.
„Samo“ je pomogla da istina bude sahranjena zajedno sa žrtvama.
Kako zgodno!
Jer ima onih koji veruju da će, ako se sahrani istina, zajedno s njom biti sahranjena i odgovornost.
Ministarka Paunović i dalje govori, predsednik ćuti, dok ministar Dačić špijunima naziva one koji otkrivaju masovne grobnice.
Tako, prema toj izvrnutoj logici, onaj ko pokaže mesto gde počivaju žrtve završava u zatvoru, dok se onaj ko želi da žrtve ostanu u zaboravu proglašava patriotom, pa čak i herojem srpske nacije.
To je politička matematika koja se ne uči na univerzitetima.
Ona se neguje samo u sistemu u kojem sećanje predstavlja neprijatelja, a zaborav nagrađuje.
Dragi studenti, ne plašite se istine.
Plašite se država koje je hapse.
Jer država koja progoni svedoke umesto počinilaca zločina ne štiti pravdu.
Ona štiti ćutanje.
A ćutanje koje štiti zločin nije mir.
Ono je saučesništvo.

Mirënjohje e Shoqërisë “Lëvizja”, që udhëhiqet nga Xhevat Gjini, për Adem Kelmendin në Llabjan të Pejës për një jetë në shërbim të Atdheut

0

Me 1 gusht 2026, në shtëpinë e tij në Llabjan të Pejës, iu dha një mirënjohja Adem Kelmendit. Ademi është vëllai i tretë i Ibrahim Kelmendit. Mirënjohje për një jetë në shërbim të Atdheut! iu nda nga Shoqëria “Lëvizja”, e udhëhequr nga kryetari Xhevat Gjini nga Vitia dhe e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj që e vizituan Adem Kelmendin dhe familjen e tij në Llabjan të Pejës.

Autori i këtyre rreshtave ishte mysafirë i ftuar nga Zenel Kelmendi, vëllai i këtyre njerëzve të kësaj familjeje që dhanë aq shumë për Atdhe, sëbashku me Profesorin Bajram Binaku.

Me këtë rast Adem Kelmendit iu nda Mirënjohje për veprimtarinë e tij të gjatë patriotike, për kontributin e çmuar në përpjekjet për lirinë e Kosovës, si dhe për përkushtimin e pandërprerë ndaj idealit të bashkimit kombëtar, qysh theksoi vëllai i tij, Man Kelmendi.

Mirënjohjen, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, e dorëzoi prof. dr. Izet Ibrahimi.

Adem Kelmendi dhe e gjithë familja Kelmendi ndihen thellësisht të nderuar dhe mirënjohës për këtë vlerësim, u tha me atë rast solemnd. Kjo Mirënjohje , u tha, nuk është vetëm një dëshmi e kontributit të tij shumëvjeçar, por edhe një respekt për sakrificën, qëndresën dhe besnikërinë ndaj idealeve kombëtare.

Mirënjohja për veprimtarët e çështjes kombëtare është njëkohësisht nderim për historinë dhe amanetin e brezave që punuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Lexuesit duhet njohtuar se i kësaj familje që i dha aq shumë Atdheut, ishte edhe Qerim Kelmendi, që u vra në rrethana misterioze dhe iu dogj trupi në veturë patra disa vitesh.

Përgatitjet për këtë akt solemn ku u nderua dhe u kujtua me pietet të lartë figura atdhetare e Adem Kelmendit, ishin shumë të natyrshme. Në këtë takim solemn në njëren prej shtëpive të Kelmendëve, bante përshtypje ardhja e njerëzve që kishin qenë pjesë e luftës guerile. Kishte ardhur edhe Njeriu që e kishte humbë krejt dorën e majt në aksion kundër milicisë së Serbisë së asaj kohe…!

Video:

(13) Facebook

Vëllai i Qerim Kelmendit të vrarë, Zenel Kelmendi, tek guri ku përkujtohej vendi i vrasjes së vëllait Qerimit, rinjoftoj disa detaje të vrasjes së tij dhe për kurthen që i ishte bërë atë natë duke ia trupuar rrugën me veturë tjetër që të mos mund të kalonte.

___

Qerim Kelmendi dikur kishte zbuluar detaje të vrasjes së Ilir Konushefcit – Gazeta Online INSAJDERI

Shqipëria përballë vështirësive të reja strategjike (1)

6

Konsulata e naivitetit në Shkodër, diplomacia e vogël dhe loja e madhe gjeopolitike!

0
Vendimi për hapjen e konsullatave të ndërsjella midis Shqipërisë dhe Sërbisë , ka aktualisht disa mënyra interpretimi në diskursin publik. Ndërsa elementet kryesore të këtij debati, lidhen kryesisht me vlerësimin e funksionit dhe rëndësisë së konsullatës serbe në Shkodër, si dhe konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, si dhe pragmatizmit të njëanshëm politik të hapjes së tyre. Megjithate dominon diskursi se shqiptarëve po u shitet si ‘’reciprocitet’’ njeri nga aktet më makabre të nënshtrimit të tij diplomatik. Dhe se kjo është hapje e dyerve të Veriut të Shqipërisë interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Sërbisë. E se kjo seli diplomatike në kryeqendrën e Shqipërisë Veriore në Shkodër, po i bëhet dhuratë Beogradit me vetëdije, duke rrezikuar pasoja të rënda për vendin.
Këto raportime se Sërbia do të hapë një konsullatë në Shkodër nuk janë thjesht një lajm diplomatik. Ato janë provë shumë serioze për shtetin shqiptar, për politikën e Tiranës dhe vetë ndërgjegjen dhe interesin tonë kombëtar. Sepse ka momente kur historia nuk vjen me tanke. Ajo vjen me dokumente, dhe me vendime qeveritare, dhe me heshtjen e atyre që detyrë kanë mbrojtjen e interesit kombëtar.
Shkodra nuk është një qytet i rëndomtë. Shkodra është themeli mbi të cilin u ndërtua identiteti ynë kombëtar. Shkodra është qyteti i qëndresës, i kulturës, i identitetit tonë kombëtar, i dijes dhe sakrificës . Shkodra është qyteti që nuk u përkul e nuk u mposht as para pushtuesve e as para perandorive. Shkodra është ëmblema e identitetit tonë kombëtar dhe vetë shqiptarisë. Dhe nuk është e rastit që Sërbia ia ka mësyer pikërisht Shkodrës. Kjo është e menduar dhe planifikuar me hollësi. E Sërbia, ka kohë që shfaqë pretendime të hapura territoriale ndaj saj, duke e quajtur djep të kulturës serbe.Pranaj çdo vendim që lidhet me Shkodrën nuk është thjesht administraativ. Është kombëtar.
Prandaj gabojnë ata të cilët hiqen sikur nuk e dijnë se ky vendim nuk është as administrativ e as protokollar.
Ky është një vendim shumë serioz që prekë thelbin e interesit tonë kombëtar. E historia kërkon kujtesë. Sërbia nuk ka mbyllur kapitullin e konfliktit dhe përgjegjësisë ndaj shqiptarëve. Dhe veprimet nuk duan naivitet. Sepse kur një shtet nuk arrin të mbrojë interesin e tij shtetëror, të tjerët përpiqen të depërtojnë e t’i përparojnë të tyret. Dhe shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë naivitetin e tyre historik! E historia nuk kërkon nga ne hakmarrje. Historia kërkon kujtesë .
Shikuar nga një perspektivë analitike, vet konsullata nuk kufizohet vetëm në ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët e një shteti në territorin e një shteti tjetër. Ky është shërbimi më i paktë që ajo bën, dhe funksioni më i vogël që ajo mund të ketë.
Konsullatat përbëjnë instrumente të politikës së jashtme, të cilat shërbejnë për zhvillimin e kontakteve politike, ekonomike, kulturore, informative dhe institucionale.
Prania e pretenduar konsullore e Sërbisë në Shkodër, duhet analizuar në kontekstin më të gjërë të interesave historike dhe gjeopolitike të Sërbisë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është botërisht e njohur narrativa serbe dhe pretendimi i vjetër serb, për Shkodrën dhe kalanë e saj si qendër e kulturës serbe. Është kjo pjesë e një diskursi që herë pas here shfaqet në mediat dhe qarqet nacionaliste serbe. Një nga rastet më të njohura është dokumentari i Radio Televizija Srbije me titull ‘’ Skadar- srpska prica (‘’ Shkodra- histori sërbe’’), transmetuar fillimisht në vitin 2010 dhe i ritransmetuar më vonë.
Më pas, shumë herë është propaguar hapur në media dhe disa institucione serbe të kulturës, se liqeni i Shkodrës dhe zonat përrreth, përfaqësojnë një hapësirë të trashëgimisë kryesisht serbe, mbështetur në praninë historike të kishave ortodokse dhe periudhave të sundimit serb.
Dhe atyre , që hapur kanë pretendime territoriale ndaj Shkodrës tonë, kryeqytetit të Shqipërisë Veriore, ne duam t’u ofrojmë konsullatë në Shkodër ?!!
Kjo nuk guxon të ndodhë, në asnjë mënyrë!!!
E të mos flasim pastaj, për ate, se Kosova akoma sot, 27 vjet pas luftës, kërkon fëmijët e vet në varrezat masive të Sërbisë !
E ne t’i japim konsullatën Sërbisë në Shkodër ?!!!!
Është normale pastaj të besohet se ka një vazhdimësi midis këtyre narrativave historike, që nuk kanë pushuar asnjëherë, dhe interesit të Sërbisë së sotme për të forcuar praninë e saj diplomatike e kulturore në Shkodër.
Përveç kësaj nga historia dhe politika është trajtuar shumë shpesh edhe çështja e interesit të shtetit serb për dalje në Adriatik, si pjesë e projekteve të ndryshme strategjike që nga shekulli i XIX. Në këtë kuadër Rusia është trajtuar në analizat historike si një aktor me interes të qëndrueshëm në rritjen e ndikimit të saj në Ballkan, dhe në sigurimin e aksesit strategjik drejt deteve të ngrohta, përfshirë Adriatikun.
Nga ky këndëvështrim , prania konsullore në Shkodër mund të analizohet si pjesë e rrjetit diplomatik dhe institucional të Sërbisë në rajon, i cili potencialisht mund të shërbejë për zgjërimin e komunikimit dhe ndikimit të saj në nivel lokal dhe rajonal.
Në mënyrë të ngjashme, konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës, duhet vlerësuar në kuadër të funksioneve të saj zyrtare konsullore dhe të kufizimeve që rrjedhin nga korniza ligjore dhe institucionale e shtetit pritës, Sërbisë. Dhe natyrisht duke pasur parasysh spastrimin etnik të heshtur e malicioz , të shqiptarëve, që Sërbia vazhdon t’a ushtrojë në Luginën e Preshevës!
Ka argumentime boshe e të pabaza , se kjo marrëveshje e këmbimit të konsullatave është e mirë, dhe me interes për ne. Sepse, sipas tyre shteti shqiptar do të jetë pranë mbi 100.000 shqiptarëve të Luginës, ndërsa Sërbia pranë 50 serbëve në Shkodër. Kjo qasje ndaj kësaj çështjeje, është e redukuar , e degjeneruar, e zvetënuar dhe e deformuar. Sërbia nuk ka nevojë për konsullatë në Shkodër . Sërbia nuk vjen në Shkodër për t’u kujdesur e për t’i mbështetur 50 serbë. Konsullata e saj do të ketë një rol shumë më të gjërë se shërbimet konsullore. Konsullata nuk është vetëm institucion që ofron shërbime administrative. Ajo është në radhë të parë, instrument i politikës së jashtme të një shteti. Prandaj hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk mund të vlerësohet vetëm mbi bazën e numrit, aq më pak të këtij numri simbolik të qytetarëve serbë që jetojnë atje. Shqetësimi ynë real është se ajo mund të shërbejë si një qendër e rëndësishme e veprimtarisë informative në funksion të interesave shtetërore të Sërbisë , me pasoja të mundshme për sigurinë dhe interesat shqiptare.
Ndërkohë që konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës, do të veprojë në një mjedis ku institucionet e sigurisë serbe ushtrojnë kontrroll të gjërë. Shto këtu spastrimin e heshtur etnik të shqiptarëve atje. Për këtë arësye, është vështirë të besohet se ajo do të ketë hapësirën e duhur për të zhvilluar një veprimtari të lirë dhe efektive në mbështetje të gjuhës, kulturës dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Luginës, siç pretendojnë disa.
Prandej , barazimi i këtyre dy konsullatave është një gabim serioz analitik. Njëra ndodhet në zemër të shtetit shqiptar, në një qytet me rëndësi të veçantë historike dhe strategjike, tjetra vepron në një mjedis ku liria e veprimit do të jetë domosdoshmërisht e kufizuar. Ndaj barazimi i këtyre dy konsullatave , nuk është diplomaci , por një kapitullim i pastër i shtetit shqiptar dhe ofendim i rëndë i inteligjencisë kombëtare.
Ky vendim nuk duhet parë e as trajtuar si një gjest i zakonshëm diplomatik. Ky vendim i Qeverisë së Shqipërisë nuk mund të shihet thjesht si një akt diplomatik rutinë. Ai ngre shumë pikëpyetje mbi pasojat e mundshme strategjike dhe kërkon një vlerësim të kujdesshëm të rreziqeve dhe përfitimeve në raport me interesin tonë madhor kombëtar. Ky akt duhet analizuar në dritën e historisë, përvojave politike e diplomatike, në dritën e interesave afatgjata gjeopolitike në Ballkan. Si dhe detyrimit që çdo qeveri shqiptare ka , në radhë të parë, e mbi të gjitha, për mbrojtjen e interesit kombëtar.
Nuk duhet ndonjë njohje e thellë historike, politike e diplomatike për t’a njohur qëllimin djallëzor serb dhe naivitetin shqiptar, për t’a pasur të qartë objektivin e këtij propozimi serb dhe prapavinë e tij. Nëse kjo ndodhë, atëherë padyshim në Shkodër, pra në kryeqytetin e Shqipërisë së Veriut, do të vendoset një stacion legal i shërbimit të sigurimit serb të BIA-s, një qendër e fuqishme spiunazhi, e cila ka prioritet destabilizimin e kombit shqiptar.
Ndaj është detyrë mbi detyrat, sa ka ende kohë, të anulohet ky vendim i rrezikshëm i cili cenon interesin tonë madhor kombëtar, duke qenë kapitullim i pastër i shtetit tonë dhe lojë e turpshme me kujtesën e popullit shqiptar dhe vetë inteligjencinë e kombit tonë!
Sepse qeveritë vijnë e shkojnë, ndërsa kombi dhe interesi kombëtar është i përjetshëm.
Prof. Dr. Luljeta Pula