Kreu Blog Faqe 60

Kisha Katolike Shqiptare, do të ndërtohet në tokën time, aty ku janë gjurmët e lashta ilire, thotë Gjergj – Musë Musa

0

Rrezart Kalaja

Kisha shqiptare katolike do ndërtohët në tokën time aty ku janë themelet e kishës ilire nga shekulli i pestë, një ndër kishat e para në Dardaninë Antike.

Një gjë duhet ta keni parasysh ju çerkezët,turqit dhe ju gjakpërzierit me turq se prona është e shejt dhe në familjen time ligj është Kanuni i Lekë Dukagjinit,dhe ligjet e Shtetit të Kosovës për të cilin shtet jam kthyer vullnetar nga perëndimi dhe ju kam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë me serbet,dhe ju mateni vetën kur thoni se kemi me penguar ndërtimin e kishës katolike shqiptare.

Le ta provoj dikush të shkelë tokën time pa lejën time pastaj shohim me kanun se si do përfundoj,sepse në pronën time unë ndërtoj çfarë të dua.

Edhe sa për informimin tuaj ju gjakpërzier me turq e çerkez unë jam rikthyer në katolicizëm më 09/03/1997 në kishën katolike shënElizabetë në Wolfsburg të gjermanisë nje vit para se të kthehem në luftë,dhe kur unë jam kthyer pët t’i sjell lirinë ktij vendi ju keni ik në Stankovec të Maqedonisë.

Kështu që më mirë mos e kruani me mua fort se edhe serbët e kanë kruar por janë ndarë me humbje dhe nuk janë më ktu.Prandaj shikoni punët e juaja e mos u merrni me mua se nuk dihet ku përfundoni pastaj,sepse ky atëdhe është i Shqiptarëve dhe është i larë me gjakun e Shqipëtarëve në luftë kundër paraardhësve tuaj osmanli dhe kundër serbëve,prandaj ju kolonët aziatik është mirë ta ulni kokën sepse jeni të huaj ktu.

Në kosovë jetojnë 95% Shqiptar dhe jo 97% musliman siç deklaroni ju kolonët aziatik shqipfolësa dhe akademia e shkencave dhe arteve të serbisë,sepse jeni në një vij me serb për zhbërjen e kombit Shqiptar,por qëllimi juaj dhe i serbëve për zhdukjen e Shqiptarëve është i destinuar

Mjaft më, Naim Tërnava!

0
Z. Tërnava, mjaft!
Z. Tërnavën e njoh personalisht. Jemi takuar disa herë dhe mes nesh nuk ka pasur asnjëherë fërkime. Kemi pasur respekt reciprok dhe dëshiroj që ky respekt të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Megjithatë, kjo nuk më pengon të shpreh publikisht disa shqetësime që lidhen me z. Tërnava dhe me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).
Së fundmi, z. Tërnava i ka quajtur disa organizata dhe individë “falanga” dhe “arliqe” të fesë islame. Madje deklaroi se:
“Disa falangra po veprojnë kundër fesë islame dhe BIK-u nuk do t’i lejojë të veprojnë. Ata po krijojnë konflikte në popull.”
Askush nuk mund t’ua mohojë qytetarëve të drejtën për të pasur bindjet e tyre. Liria e ndërgjegjes, liria e besimit, e drejta për të qenë agnostik apo ateist, si edhe e drejta për të kaluar nga një besim në tjetrin, janë të drejta themelore të njeriut. Këto janë vlera mbi të cilat ndërtohen shtetet demokratike dhe liberale, si Kosova dhe Shqipëria.
Prandaj, largimi i dikujt nga një fe nuk mund të trajtohet si tradhti apo si armiqësi. Në një shoqëri demokratike, kjo është një zgjedhje personale që mbrohet nga Kushtetuta dhe nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Por, përpara se të kërkojë fajtorët te të tjerët, z. Tërnava duhet të shohë edhe brenda institucionit që drejton.
BIK-u, ndër vite, ka toleruar ose nuk është distancuar qartë nga një sërë veprimesh që kanë dëmtuar rëndë autoritetin e tij publik. Po përmend vetëm disa prej tyre:
1. Nga radhët e imamëve dhe strukturave të lidhura me BIK-un u rekrutuan shqiptarë për t’iu bashkuar organizatës terroriste të vetëshpallur “Shteti Islamik”. Shumë prej tyre humbën jetën dhe nuk u kthyen më.
2. BIK-u nuk u distancua qartë nga imamët që fyen figurat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.
3. Nuk u mor asnjë qëndrim serioz ndaj imamëve që e quajtën Skënderbeun figurë kriminale, antiislamike dhe antishqiptare vetëm pse luftoi kundër Perandorisë Osmane.
4. Nuk pati reagim institucional ndaj atyre që flamurin kombëtar shqiptar e quajtën “leckë”, “bezë” apo “copë pa vlerë”.
5. Nuk pati diferencim të qartë ndaj imamëve për të cilët janë ngritur akuza apo dyshime publike për lidhje me shërbimin sekret serb (BIA).
6. Vazhdon të tolerohen imamë që, në emër të fesë, ofendojnë familjen shqiptare, traditat dhe mënyrën e jetesës së saj.
7. Nuk është dëgjuar një distancim i prerë nga predikues që promovojnë praktika të papranueshme për shoqërinë shqiptare, si martesat e imponuara apo martesat ndërmjet kushërinjve.
8. Nuk është dënuar mjaftueshëm sulmi që elementë të caktuar brenda qarqeve fetare u bëjnë gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Këto nuk janë çështje të vogla. Janë plagë që kanë lënë pasoja në shoqërinë tonë.
Z. Tërnava i di këto raste. I ka parë. Megjithatë, rrallëherë kemi dëgjuar prej tij një distancim të qartë, qoftë personalisht, qoftë në emër të institucionit që drejton.
Në vend që të kërkojë përgjegjësinë brenda BIK-ut, ai e drejton gishtin nga ata qytetarë që, të zhgënjyer nga zhvillimet brenda këtij institucioni, zgjedhin të largohen nga feja islame ose të përqafojnë bindje të tjera.
Por largimi i njerëzve nuk është shkaku. Ai është pasoja.
Nëse besimtarët humbin besimin te një institucion fetar, përgjegjësia duhet kërkuar para së gjithash te vetë ai institucion.
Tolerimi i ekstremizmit, i gjuhës përçarëse, i sulmeve ndaj figurave kombëtare dhe i elementëve që cenojnë identitetin shqiptar ka krijuar zhgënjim të madh edhe te shumë besimtarë myslimanë. Shumë prej tyre po largohen, jo sepse urrejnë fenë islame, por sepse nuk pranojnë që në emër të saj të fyhet kombi, historia dhe identiteti i tyre.
Prandaj, z. Tërnava duhet ta kërkojë përgjegjësinë së pari te vetja dhe te institucioni që drejton.
Ka ardhur koha që BIK-u të ndahet qartë nga çdo element që nxit ekstremizëm, përçarje, urrejtje ose veprime që bien ndesh me interesin e Kosovës, të shqiptarëve dhe të vetë fesë islame.
Vetëm kështu mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe autoriteti moral i institucionit.

Për pashallarët Gjinolli dhe më të tmerrshmin nga ta Jashar Pashën

Familja e pashallarëve Gjinolli, për një kohë të gjatë, nga gjysma e dytë e shekullit XVIII deri në gjysmën e parë të shekullit XIX, do të ishte sundimtare e një pjese të madhe të Kosovës, që shtrihej nga Vushtrria në veri deri në Kaçanik në jug.
Pashallarët Gjinolli ishin autokratë, por më zullumqari mes tyre ishte Jashar Pasha. Edhe në këtë punë ai ishte selektiv. Me serbët ishte shumë miqësor. Kisha serbe e Shën Ilisë në Vushtrri dhe ajo e Shën Nikollës në Prishtinë ishin ngritur me lejen dhe ndihmën e tij. Të dyja ekzistojnë edhe sot.
Kur drenicasit kishin refuzuar t’i paguanin taksat për shkak të verës së thatë që kishte marrë në vitin 1839, Jashar Pasha ishte nisur t’i ndëshkonte.
Por jo vetëm kaq. Ai donte edhe t’i poshtëronte: “Nëse nuk keni mundësi me i pagu taksat, atëherë duhet t’i sillni gratë.” Një këngë e ardhur nga ajo kohë e ruan ende kujtimin e atij veprimi terrorist:
“N’daq t’i keni shpijat me kashtë,
n’daq t’i keni maxhet thatë,
urdhni i Pashës me i pru gratë.”
Por Jashar Pasha i kishte bërë llogaritë gabim. Një kushtrim i lëshuar nga krenët e Drenicës dhe mijëra burra, shumica të armatosur me sopata e sfurqe, do të hidheshin mbi ushtrinë e Jashar Pashës. Revoltës do t’i prinin Tahir Gradica dhe Zeqir Kiqina. Kasaphana e madhe do të bëhej në fushën e Çikatovës, aty ku sot ndodhet Ferronikeli. Në fund të ditës Pasha do t’ia mbathte për në Prishtinë. Thuhet se ndarja popullore në “Drenicë të Kuqe” dhe “Drenicë të Pashës” lidhet pikërisht me ato ngjarje.
Duke parë tolerancën ndaj serbëve të familjes sundimtare Gjinolli, katolikët e fshatrave të Vitisë, që prej shekujsh e ruanin fshehtas besimin e tyre, menduan se kishte ardhur koha që edhe ata të gëzonin lirinë e besimit.
Por ishin gabuar. Atë që Gjinollët ua njihnin serbëve, nuk kishin ndërmend t’ua njihnin shqiptarëve katolikë. Pasardhësi i Jashar Pashës, Maliq Bej Gjinolli, do të fillonte terrorin mbi ta: arrestimin dhe internimin në Anadoll të qindra familjeve shqiptare të besimit katolik. Shumë prej tyre do të vdisnin nga uria, sëmundjet dhe mundimet e rrugës.
Nga ato ngjarje kanë kaluar gati dy shekuj, por mentaliteti i atyre zullumqarëve, me gjasë, ende ekziston aty-këtu: mirëkuptim për kishat serbe, por reagim agresiv kundër kishave dhe katolikëve shqiptarë.

Ferit Hoxha, ja detyrat e konsullit të emëruar në qytetin e një shteti

0

Gani Mehmeti

  • Ndihma për qytetarët: Mbron të drejtat e shtetasve të vet në rast aksidentesh, arrestimi ose emergjencash.
  • Dokumentet personale: Lëshon pasaporta, vizat dhe vërtetime të tjera.

Konsullata është një zyrë zyrtare që një shtet hap në një qytet të një shteti tjetër për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vet dhe për të dhënë shërbime administrative. Ajo ndihmon njerëzit që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit.

Është e panevojshme hapja e  konsullatës serbe në Shkodër, kur nuk ka kujt t’i ndihmojë, nuk ka kujt t’i japë viza , as për shërbime administrative, as për kurrfarë nevoje a detyre, pse nuk ka serbë aty. Konsulli serb, ku do që do të vendosej, do duhej të mbronte të drejtat e qytetarëve serbë, por këtu nuk ka  për kë të mbrojë ndonjë të drejtë, vetëm po u mor me të drejtat e serbëve në Serbi, që vërtet, me sa po dëgjohet, iu mungojnë. Por, nga Shkodra nuk mbrohen serbët në Serbi!

Pastaj, Shqipëria dhe Serbia i kanë ambasadat e tyre që të veprojnë në rast nevoje, por ne as që kemi dëgjuar deri sot ndërhyrjen e ndaljes së shjpërnguljes së shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. E ambasada shqiptere është në Beograd! Po, ç’i duhet Shkodrës ajo konsullatë, për të mbledhur materiale propagandistike kundër Shqipërisë, apo, për të hyrë në mes të Shqipërisë e Kosovës!

“Kushdo që pretendon se Shqipëria duhet ta hapë Konsullatën e saj në Serbi, por pa pranuar që Serbia të ketë të njëjtën mundësi në Shqipëri, nuk propozon një zgjidhje reale dhe flet në hava. Një qasje e tillë mund të tingëllojë patriotike në rrjetet sociale, por nuk prodhon asnjë rezultat konkret për shqiptarët e Luginës”.  – thotë Hoxha.

Por, sa konsullata i ka Kosovan ë Gjermani, Francë, Zvicër e shtete të tjera pse atje janë mërgimtarët e Kosovës – asnjëra nga këto shtete nuk kanë hapur konsullata në Kosovë. Pra, mund të ketë konsullatë Shqipëria në Bujanoc, pse ka popullin e saj atje, por kjo nuk do të thotë që tani edhe Shqipëria të hapë diku në Shqipëri një kosullatë, sepse nuk ka kujt t’i shërbejë. Zotëri Ferit Hoxha, hyrë në internet e mësoji detyrat e amabsadorit e të konsullit, nëse nuk ke ku t’i lexosh diku tjetër.

“Unë kam detyrimin të mbroj interesat e Shqipërisë.

Serbia, ashtu si çdo shtet tjetër, bën të njëjtën gjë për interesat e saj”. – vazhdon Hoxha. Por, këso fare ti nuk po i shërben Shqipërisë, por Serbisë.Ti nuk mund të ndërhysh në punët e Serbisë, është e vërtetë, por ajo do të ndërhyjë në punët tuaja të brendshme përmes inteligjencës artificiale, do të mbledh material çfare asaj i duhet për të shkatërruar edhe atë copë Shqipëri. Ajo nuk dërgon bariun për konsull, ajo dërgon oficerë e strategë të lartë ushtarakë. Ata përmes diplomacisë kanë ardhur deri këtu, dhe përmes saj duan të ecin tutje. Ju, si nuk u mbushët mend kurrë e po i besoni serbit aq shumë! Pikërisht sikur në Luftëne Dytë Botërore, që i quanin vëllezër!

“Një konsull është përfaqësues zyrtar i qeverisë së një shteti në territorin e një tjetri, që normalisht vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit të konsullit dhe për të lehtësuar tregtinë dhe miqësinë mes njerëzve të të dy vendeve”.

Lexoje ministër se kë e përfaqëson konsulli. Pra nuk përfaqëson dikë tjetër, por njerëzit e vet edhe në tregti, edhe në miqësi (por serb e mik – s’ka). Ai vepron për të ndihmuar e mbrojtur qytetarët e vendit të konsullit. Po që nuk ka serbë në Shkodër dhe në Shqipëri, çfarë të bëjmë, të vajtojmë!!! Jo, more ke në Serbi mjaft, atje le të qëndrojnë, e Shkodra të mbetet pa konsull serb.

“Megjithëse nuk është pranuar publikisht, konsullatat, si ambasadat, gjithashtu mund të mbledhin informacion të inteligjencës nga vendi i caktuar”. – Eh, po. Pikërisht për të mbledhur informacione në Shqipëri, vendoset kosullata në Shkodër.

“Konsujt janë vendosur në kryeqytetin e një kombi dhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, veçanërisht në qendrat e aktivitetit ekonomik dhe në qytete ku banojnë popullata të mëdha të qytetarëve të vendit konsullor (emigrantët)”. – Është një shpjegim shumë i qartë se ku mund të vendosen dhe kujt i shërbejnë konsullatat. Po, në Shqipëri nuk ka as banorë e as emigrantë serbë. Pastaj, lëvizjet bëhen pa viza, çka do të thotë se nuk ka as nevojë e as arsye për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe askund në Shqipëri.

Mos kini frikë, ata mbledhin informacione edhe pa konsullata, i ke në çdo qoshe të Shqipërisë.
Jeni bërë merak që edhe një herë të shkatërrohet Shqipëria si në vitet e 90-ta, kur ata ua shkatërruan, sepse ata nuk duan një Shqipëri të fortë, duan një Shqipëri të dobët e të pafuqishme që të mos mund ta mbrojë as veten e saj.

Ministër, Ferit Hoxha, asnjëra nga fjalët tuaja në këtë deklaratë nuk qëndrojnë.

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, dëmton edhe Kosovën.

Kur profesori e ngatërron fakultetin me faltoren dhe fenë me kombin

0
Luan – Asllan Dibrani, Durrës
____
Reagim ndaj shkrimit të Prof. Milazim Krasniqit
Në shkrimin e tij të fundit, Prof. Milazim Krasniqi paraqitet si mbrojtës i identitetit fetar islam dhe pretendon se në Kosovë po zhvillohet një “projekt famëkeq i luftës kundër fesë islame”. Sipas tij, ky projekt mund ta destabilizojë Kosovën, ta dështojë shtetin dhe ta çojë kombin shqiptar drejt përçarjes e dekompozimit.
Këto janë pretendime tepër të rënda, por në shkrimin e tij nuk shoqërohen me prova konkrete, dokumente apo fakte të verifikueshme. Frikësimi i qytetarëve me dështimin e shtetit, rikthimin e sundimit të huaj dhe shpërbërjen e kombit nuk përbën analizë akademike. Është retorikë alarmuese që synon ta paraqesë çdo kritikë ndaj islamizmit politik si sulm kundër myslimanëve dhe Kosovës.
Askush nuk kërkon t’ua mohojë shqiptarëve myslimanë të drejtën e besimit. Xhamitë, kishat dhe teqetë duhet të respektohen dhe të mbrohen në mënyrë të barabartë. Por po aq duhet të mbrohet e drejta e qytetarëve për ta kundërshtuar përzierjen e fesë me politikën, arsimin dhe institucionet shtetërore.
Kritika ndaj islamizmit politik nuk është luftë kundër fesë islame. Kundërshtimi i shndërrimit të fesë në instrument politik nuk është islamofobi. Besimtari mysliman që e ushtron fenë e tij në paqe nuk duhet të barazohet me individët apo grupet që përpiqen ta përdorin fenë për ndikim politik dhe shoqëror.
Në vend që ta bëjë këtë dallim themelor, Milazim Krasniqi i vendos kritikët e islamizmit politik nën etiketën e “islamofobëve” dhe i përshkruan me shprehjen “pasion mesjetar kryqtar”. Kjo gjuhë nuk krijon mirëkuptim. Përkundrazi, prodhon armiq imagjinarë, nxit frikë dhe e paraqet debatin qytetar si luftë ndërmjet feve.
Pretendimi se kritika ndaj ndikimeve politike fetare do ta destabilizojë Kosovën ndërton një përfundim dramatik mbi një varg hamendësimesh. Kosova nuk dëmtohet nga debati i lirë. Ajo forcohet kur mbron Kushtetutën, shtetin laik, barazinë ndërmjet qytetarëve dhe lirinë e ndërgjegjes.
Kosova dobësohet kur identiteti fetar vendoset mbi identitetin qytetar dhe kombëtar; kur universiteti kthehet në hapësirë propagande; kur kundërshtari ideor shpallet armik i fesë dhe kur besimi përdoret si mburojë kundër kritikës publike.
Identiteti shqiptar nuk i përket vetëm një feje. Shqiptarët janë myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj, besimtarë të bindjeve të tjera dhe njerëz pa përkatësi fetare. Ata i bashkojnë gjuha, historia, kultura, kujtesa dhe vullneti për të jetuar si një komb i lirë.
Prandaj, përpjekja për ta paraqitur identitetin islam si një shtyllë pa të cilën rrezikohet ekzistenca e Kosovës është një tezë e gabuar dhe përçarëse. Besimi është e drejtë personale dhe vlerë shpirtërore, por nuk mund të bëhet kusht për shqiptarinë dhe as kriter për besnikërinë ndaj Kosovës.
Shqiptaria historikisht ka mbijetuar sepse përkatësinë kombëtare e ka vendosur mbi ndarjet fetare. Çdo përpjekje për ta përmbysur këtë rend dhe për ta vendosur fenë në qendër të identitetit politik e dobëson kombin, në vend që ta mbrojë atë.
Fakultet apo faltore?
Çështja bëhet edhe më serioze kur një profesor, i paguar nga qytetarët për të zhvilluar mësim dhe për t’u shërbyer studentëve, e përzien detyrën akademike me praktikën fetare gjatë orarit të punës.
Nëse dëshmohet se mësimi është ndërprerë gjatë orarit të paguar për falje, atëherë kemi shpërdorim të detyrës akademike, jo përkushtim profesional. Universiteti financohet për dije dhe shkencë—jo për islamizëm politik.
Çdo njeri ka të drejtë të falet dhe ta praktikojë besimin e vet. Por kjo e drejtë duhet ushtruar pa cenuar detyrimet profesionale, pa ua marrë studentëve kohën e mësimit dhe pa e shndërruar institucionin publik në hapësirë fetare.
Fakulteti nuk është faltore. Ora e mësimit nuk është pronë private e profesorit. Ajo paguhet nga qytetarët dhe u përket studentëve. Kush e ndërpret atë për veprimtari personale, fetare apo politike duhet të japë shpjegime para institucionit dhe publikut.
Universiteti duhet të jetë shtëpi e dijes, shkencës, argumentit dhe mendimit kritik. Titulli akademik nuk e bën askënd të pagabueshëm dhe nuk i jep të drejtën që bindjet personale t’i paraqesë si të vërteta të pakundërshtueshme kombëtare.
Në vend që të paralajmërojë shkatërrimin e Kosovës sa herë kritikohet islamizmi politik, Prof. Milazim Krasniqi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve të drejtpërdrejta:
Ku janë provat për ekzistencën e një projekti të organizuar shtetëror kundër fesë islame? Cilët janë drejtuesit, dokumentet dhe mekanizmat e këtij projekti? Përse kritika ndaj ndërhyrjes së fesë në politikë duhet të shpallet automatikisht islamofobi?
Kombin shqiptar nuk e rrezikon liria për të diskutuar fenë. Atë e rrezikojnë korrupsioni, varfëria, largimi i të rinjve, dobësimi i arsimit, kapja e institucioneve dhe politizimi i fesë.
Kosova nuk mbrohet duke frikësuar qytetarët dhe duke i ndarë në besimtarë dhe “armiq të fesë”. Ajo mbrohet me ligj, dije, zhvillim, institucione demokratike dhe respekt të barabartë për çdo qytetar.
Feja duhet të jetë e lirë dhe e respektuar. Shteti duhet të mbetet laik. Universiteti duhet t’i shërbejë shkencës. Ndërsa kombi shqiptar duhet të qëndrojë mbi çdo ndarje dhe projekt fetaro-politik
Autor: Asllan Dibrani (Luani)
Piktor, skulptor, gazetar, ish-i burgosur politik dhe veprimtar shumëvjeçar për interesat e kombit shqiptar

Blerim Nika i reagon Berat Buzhalës, “pjesëtarit të pakicës katolike”, që edhe pa e ditë kryen punë për “Vëllazërinë Myslimane”

0

REAGIM NDAJ BERAT BUZHALËS

Berat, që në rreshtat e parë të shkrimit tënd nuk po demonstron paanshmëri gazetarie, sepse i paanshëm nuk ke qenë kurrë, por po tregon një pozicionim të qartë ideologjik. Çfarë pritet prej një njeriut si puna jote, kur e tradhton edhe shtëpinë e vet, përballë një tendence që po përpiqet të zhdukë gjithçka shqiptare? Për çudi, retorika jote përputhet pothuajse fjalë për fjalë me narrativën që prej kohësh përdorin eksponentë të Islamit politik: të gjitha lëvizjet dhe individët që mbështesin rikthimin e shqiptarëve në krishterim injorohen, ndërsa veçohet vetëm një organizatë, “Lëvizja e Deçanit”, sikur i tërë zgjimi i vetëdijes kombëtare të reduktohej në një emër të vetëm. Ky është manipulim i debatit publik. Është tendencë ideologjike për t’i goditur të gjithë veprimtarët me një lopatë. Kështu, ngjashëm, vepronte dikur edhe UDB-ja jugosllave ndaj lëvizjeve patriotike, kur ato i quante irredentiste. Madje bëhej thirrje edhe atëherë nga shqipfolës që veprimtarët e atyre lëvizjeve kombëtare të arrestoheshin.

Berat, ti e di shumë mirë se hovin e rikthimit nuk e ka ndezur asnjë lëvizje dhe asnjë organizatë. Atë e kanë nxitur vetë deklaratat e imamëve të Islamit politik, me retorikë pro-osmane, të cilët ti dje i ke kundërshtuar, e të cilët për vite me radhë kanë fyer figurat kombëtare shqiptare, historinë, kulturën dhe trashëgiminë tonë. Ti vetë ke zgjedhur, me kalimin e kohës, t’i trajtosh me mirëkuptim disa prej tyre, madje edhe persona që publikisht kanë bërë deklarata të papranueshme, si ajo se “më mirë t’i vdesë vajza një myslimani sesa të martohet me një katolik”.

Pikërisht këto dhe shumë deklarata të tilla kanë zgjuar reagimin e shumë shqiptarëve. E prandaj po ndodhin pagëzimet. Pra, nëse kërkon ta kuptosh burimin e këtij procesi, mos kërko te ata që pagëzojnë ose te ata që thërrasin në mënyrë të lirë e vullnetare në pagëzim, por te ata që për vite me radhë kanë përçmuar identitetin kombëtar shqiptar në emër të ideologjisë fetare. Sikur të ishe shqiptar patriot dhe katolik i vërtetë, do t’u gëzoheshe pagëzimeve dhe zgjimit kombëtar. Por, meqë je kalkulant, nuk çuditem nëse një ditë shqiptarët do ta shohin Beratin gjysmë të zhveshur, me peshqir të bardhë para Mekës, duke e çuar njërin gisht lart. Ti shkruan se kush “ofendon religjionin e një komuniteti duhet të ndiqet penalisht”. Pajtohem plotësisht. Por atëherë standardi duhet të vlejë për të gjithë. Edhe unë bëj thirrje që të ndiqet penalisht secili që shkel ligjin, por ama nuk është shkelje e ligjit kur kritikohet një ideologji ekstreme, e cila tenton të ta zëvendësojë kulturën e vendit tënd.

Kjo është demokracia në të cilën ekziston shteti ynë si republikë dhe është mirë që soji juaj të fillojë të mësohet gradualisht me demokracinë, fjalën e lirë e sidomos me të drejtën kushtetuese. Por nejse, se ti nuk e ke hallin te përçarja, se sikur ta kishe, do ta identifikoje shkaktarin dhe nxitësin, i cili e ka emrin Islam puro politik e radikal. Ti nuk e ke këtë hall, sepse kurrë në jetën tënde nuk i ke mbrojtur vlerat e këtij vendi, as ato kombëtare e as ato katolike dymijëvjeçare, sepse lloji yt katolicizmin e konsideron si traditë të trashëguar dhe e mban vetëm si dekor kur i duhet për t’u treguar evropian, e realisht je anadollak primitiv. Ku ishte zëri yt, Berat, apo ku mbeti zëri yt, kur për vite të tëra imamë të caktuar fyen figurat kombëtare shqiptare, Kanunin, Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin, Nënë Terezën apo simbolet kombëtare? Nëse kërkon standard juridik, ai nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive.

Më tej, ti ngatërron kritikën ndaj Islamit politik me urrejtjen ndaj myslimanëve. Këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Po ashtu, të njëjtën po e bën qëllimisht edhe BIK-u! Në një shoqëri demokratike, çdo ideologji politike ose fetare mund të kritikohet. Kjo është pjesë e lirisë së shprehjes. Ndryshe, do të duhej të ndalohej çdo kritikë ndaj çdo ideologjie. Pastaj nuk e di a të kanë treguar ty, Berat, Hasanat e Hysenat që janë shqiptarë po pagëzohen. Pra, ata kanë familje që ende janë myslimane, për dallim prej teje.

Ti di mirë ta analizosh ngjarjen, sepse je djalë i zgjuar, por që je katolik anadollak, edhe këtë e di e gjithë Kosova. E që ke qenë servil i të gjitha të këqijave që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, për këtë nuk ka asnjë lëvizje faj. Berat, Edhe më problematik është pretendimi yt kur thua se Kisha Katolike duhet t’i “ruajë katolikët që kanë mbetur” dhe të mos japë “simpati” ndaj atyre që thërrasin shqiptarët në pagëzim. Me çfarë të drejte një gazetar i dikton Kishës misionin e saj? Misioni i Kishës nuk përcaktohet nga komentet politike, por nga tradita dhe doktrina e saj. Kush je ti që, nuk e bën jetën si i krishterë, t’i drejtohesh Kishës kështu? Meqë si gazetar nuk ke të drejtë t’i drejtohesh ashtu, si çka po i drejtohesh? Si mercenar? Si tregtar që mbështet prapë një të keqe që i kanoset këtij vendi, apo si çfarë? Po të pyes, sepse sjellja jote në këto 25 vitet e fundit nuk ka qenë fare ajo që e ka ligjëruar Krishti. Pra, nuk ke kurrfarë të drejte morale të japësh leksione as nga këndvështrimi i një katoliku, sepse në praktikë nuk je as katolik. Sa i përket numrit të katolikëve që janë shpërngulur nga Kosova, kjo nuk është argument kundër pagëzimeve. Migrimi është fenomen demografik. Pagëzimi është ushtrim i lirisë së ndërgjegjes. Janë dy çështje krejt të ndryshme dhe nuk mund të përdoren si kundërargument ndaj njëra-tjetrës.

Dhe sa i përket shifrave, Berat zeza, në 27 vitet e fundit janë rikthyer rreth 190.000 shqiptarë myslimanë në Kishën Katolike. Por kjo nuk të jep ty përshtypje, se ndryshe do ta hulumtoje dhe do ta gjeje. Pastaj, kur mundohesh ta paraqesësh komunitetin shqiptar katolik si pakicë prej 2%, pse nuk ke kërkuar kurrë llogari nga komisioni që e ka bërë regjistrimin e përkatësisë fetare në Kosovë, sa merresh ditë e natë vetëm me sondazhe politike? Tash je gazetar apo nuk je? A je katolik apo nuk je? Në fund, ti u bën thirrje myslimanëve që ta injorojnë këtë proces dhe njëkohësisht i kërkon Prokurorisë të hetojë organizata qytetare. Këto dy qëndrime bien ndesh me njëri-tjetrin. Nëse një fenomen është i parëndësishëm, pse kërkon ndërhyrjen e organeve të drejtësisë? Nëse është çështje e lirive kushtetuese, atëherë përgjigjja nuk është kriminalizimi i mendimit ndryshe.

Teoria se një pakicë duhet t’i nënshtrohet një shumice është teori e Vëllazërisë Myslimane, o Berat.

Besoj se ti këtë e di, por në këmbim të cilit favor po i strukesh kështu islamit politik? Kush je ti që u tregon organeve të rendit me cilët persona duhet të merren dhe me cilët jo? Në kushte normale, prokuroria do të duhej të të merrte ty në pyetje, pasi promovon narrativa të Vëllazërisë Myslimane.

Kosova është shtet laik. Kushtetuta garanton lirinë e fesë, lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e shprehjes. Çdo shqiptar ka të drejtë të mbetet mysliman, katolik, ortodoks ose të mos ketë asnjë fe. Po aq ka të drejtë edhe ta ndërrojë besimin dhe t’i ftojë të tjerët, në mënyrë paqësore dhe vullnetare, të bëjnë të njëjtën zgjedhje. Ky është standardi i një shoqërie demokratike. PS: Mirë që nuk ka mbetur fati i shqiptarëve në duart e sojit të Beratit, se neve nuk do të na vinte as era shqiptar. Dhe, për fund fare, unë e ftoj Beratin publikisht, që t’i “masim muskujt” edhe në teologji të krishterë dhe ta shohim se a je katolik i krezmuar apo i shortuar (anadollak).

Blerim Nika 03.08.2026

Kur liria fetare quhet “islamofobi”

0

Një konsullatë serbe në Shkodër do të ishte një gabim politik me pasoja kombëtare

0

Ramiz Tafilaj, Hjuston, SHBA

SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË HARROJË

2 Gusht, 2026

Ka momente kur historia nuk troket me topa e tanke.

Ajo troket me dokumente, me vendime qeveritare dhe me heshtjen e atyre që kanë detyrimin ta mbrojnë interesin kombëtar.

Një moment i tillë po afrohet.

Raportimet se Serbia synon të hapë një konsullatë në Shkodër nuk janë thjesht një lajm diplomatik. Ato janë një provë serioze për shtetin shqiptar, për klasën politike në Tiranë dhe për vetë ndërgjegjen kombëtare.

Shkodra nuk është një qytet i zakonshëm.

Ajo është një nga themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti ynë kombëtar. Është qyteti i qëndresës, i kulturës, i dijes dhe i sakrificës. Është qyteti që nuk u përkul as para perandorive dhe as para pushtuesve.

Prandaj, çdo vendim që lidhet me Shkodrën nuk është thjesht administrativ.

Është kombëtar.

Po, e drejta ndërkombëtare ia njeh Shqipërisë të drejtën të pranojë ose të refuzojë hapjen e një konsullate të huaj. Askush nuk e mohon këtë.

Por e drejta për të bërë një veprim nuk do të thotë se ai veprim është i mençur.

As nuk do të thotë se ai është në interes të kombit.

Pikërisht këtu fillon përgjegjësia politike.

Sepse Serbia nuk është një shtet që ka mbyllur kapitullin e konflikteve me shqiptarët.

Përkundrazi.

Edhe sot ajo nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Edhe sot ajo vazhdon ta kundërshtojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Edhe sot nuk ka ndërtuar një marrëdhënie të plotë besimi me shqiptarët.

Këto janë realitete politike që askush nuk mund t’i anashkalojë.

Atëherë lind pyetja që çdo qytetar shqiptar ka të drejtë ta bëjë:

Pse pikërisht tani?

Pse pikërisht Shkodra?

Dhe mbi të gjitha, çfarë fiton kombi shqiptar?

Nëse këtyre pyetjeve nuk u jepet një përgjigje e qartë, atëherë çdo vendim i tillë do të mbetet politikisht i diskutueshëm.

Historia shqiptare është plot me mësime të dhimbshme.

Në vitin 1913, Fuqitë e Mëdha copëtuan trojet shqiptare pa pyetur shqiptarët.

Më pas erdhën dekada shtypjeje, shpërnguljesh dhe luftërash.

Kulmi i kësaj tragjedie ishte lufta e Kosovës, ku mijëra shqiptarë humbën jetën dhe qindra mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Këto nuk janë plagë që mbahen hapur për të ushqyer urrejtje.

Janë kujtesë që duhet të na mësojë përgjegjësi.

Paqja ndërtohet mbi drejtësi.

Pajtimi ndërtohet mbi të vërtetën.

Ndërsa besimi ndërtohet mbi reciprocitetin.

Nëse Serbia kërkon marrëdhënie më të thella me Shqipërinë, hapi më domethënës do të ishte njohja e Republikës së Kosovës dhe ndërtimi i një politike të qëndrueshme respekti ndaj shqiptarëve.

Kjo do të ishte një shenjë e fuqishme besimi.

Deri atëherë, çdo hap që krijon përshtypjen se Shqipëria po bën lëshime pa një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e Serbisë do të ngjallë pyetje të ligjshme në opinionin publik.

Për këtë arsye përgjegjësia e qeverisë shqiptare është e madhe.

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij kanë të drejtë të ndërtojnë politikën e jashtme të vendit.

Por ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë që qytetarët të heshtin kur lindin dilema për interesin kombëtar.

Demokracia nuk matet me numrin e marrëveshjeve që nënshkruhen.

Matet me aftësinë për t’u dhënë qytetarëve përgjigje të sinqerta.

Nëse ekziston një interes strategjik për Shqipërinë, ai duhet të shpjegohet.

Nëse nuk ekziston, atëherë lind pyetja pse duhet të ndërmerret një hap i tillë.

Por ky zhvillim duhet të jetë edhe një kambanë alarmi për politikën në Kosovë.

Sa herë që Prishtina mbetet e përçarë, sa herë që energjia politike harxhohet në konflikte të brendshme, dobësohet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në politikën ndërkombëtare nuk ka vakum.

Kur një shtet nuk arrin të mbrojë me unitet interesat e tij, aktorët e tjerë përpiqen të avancojnë të tyret.

Ky është një mësim që shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë gjatë historisë.

Prandaj uniteti në çështjet kombëtare nuk është luks.

Është domosdoshmëri.

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë konsultime të rregullta për çdo zhvillim strategjik që prek interesat e përbashkëta.

Jo sepse këtë e kërkon protokolli.

Por sepse këtë e kërkon përgjegjësia ndaj kombit.

Në fund mbetet vetëm një pyetje.

A është gati Shqipëria të dërgojë një mesazh politik të kësaj natyre, ndërkohë që Serbia ende nuk e njeh Kosovën?

Kjo nuk është pyetje kundër paqes.

Nuk është pyetje kundër dialogut.

Është pyetje në emër të dinjitetit shtetëror.

Sepse paqja nuk ndërtohet duke harruar historinë.

Ajo ndërtohet duke e njohur atë, duke nxjerrë mësime prej saj dhe duke vendosur që interesi kombëtar të mos jetë kurrë më objekt kompromisi të pamenduar.

Historia nuk kërkon nga ne hakmarrje.

Historia kërkon kujtesë.

Dhe mbi të gjitha kërkon që askush, pavarësisht pushtetit që ka sot, të mos harrojë se qeveritë janë të përkohshme, ndërsa kombi është i përjetshëm.

Sak Muji, artisti që e shndërroi burgun në galeri të kujtesës kombëtare

0
Në foto: Sak Muji me Hydajet Hysenin
Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 
____
Me rastin e inaugurimit të ekspozitës artistike ndërkombëtare” Me pranga e pa to – Arti që mbijetoi burgun politik ( 1981- 1998)”.
Ka ngjarje kulturore që nuk organizohen vetëm për t’u parë, por për t’u përjetuar. Njëra ndër to është ekspozita artistike ndërkombëtare ” Me pranga e pa to – Arti që mbijetoi burgun politik (1981-1990)” e hapur në Pejë, ku publiku ka mundësinë të njoh nga afër një trashëgimi të rrallë artistike dhe historike, të lindur në vitet më të errëta të represionit politik serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.Në qendër të kësaj ekspozite qëndron artisti dhe ish- i burgosuri politik Sak Muji, i cili së bashku me bashkëveprimtarin Hydajet Hyseni, i fton qytetarët të bëhen pjesë e një udhëtimi që nuk rrëfen vetëm për artin, por mbi të gjitha për qëndresën kombëtare.
Ekspozita sjell para publikut rreth 130 vepra artistike, të krijuara gjatë periudhës së burgosjes politike dhe pas rikthimit në liri. Ato nuk janë vetëm piktura apo vizatime.
Janë kujtime të pikturuar, plagë të shndërruara në ngjyra dhe dëshmi se shpirti krijues nuk mund të mposhtet as nga qelia, as nga prangat. Për regjimin serb, burgosja synonte ta thërmonte shqiptarin dhe t’ia zhbënte identitetin. Mirëpo, për njerëz si Sak Muji, arti u bë forma më fisnike e rezistencës. Paneli u shndërruar në armë shpirtërore, ndërsa çdo pikëturë ishte një akt lirie në kushte robërie.
Në çdo vepër të ekspozuar ndihen dhimbja e izolimit, malli për familjen, dashuria për atdheun dhe shpresa se një ditë liria do të triumfonte. Pikërisht ky besim e bën këtë ekspozitë të veçantë. Ajo nuk flet për urrejtjen, por për qëndrueshmërinë e njeriut, për forcën morale dhe për aftësinë e artit për të mbijetuar edhe aty ku gjithçka tjetër dukej e pamundur.
Ekspozita fiton një dimension edhe më të madh sepse bashkon dy personalitete të njohura të rezistencës shqiptare, Sak Muji dhe Hydajet Hysenin, të cilët në vitin 1981 si shumë shqiptarë tjerë u përballën me dhunën dhe diskriminimin për shkak të bindjeve të tyre atdhetare. Sot, pas më shumë se katër dekadash, ata nuk vijnë para publikut si viktima të historisë, por si dëshmitarë të saj dhe si bartës të kujtesës sonë kolektive.
Arti i Sak Mujit nuk kufizohet vetëm në vlerat estetike. Ai ka edhe një dimension edukativ.
Çdo vizitor, veçanërisht brezi i ri, mund të kuptojë se liria që gëzojmë sot nuk është dhuratë e rastësisë, por fryt i sakrificave të shumë burrave e grave që nuk u përkulën para dhunës serbe.
Prandaj kjo ekspozitë nuk duhet parë vetëm si një aktivitet kulturor. Ajo është një mësim historie, homazh për të gjithë të burgosurit shqiptarë dhe një thirrje qe kujtesa të mos zbehet. Popujt që ruajnë kujtesën ndërtojnë të ardhmen mbi themele të forta, ata që harrojnë të kaluarën rrezikojnë të përsërisin atë.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 16 gusht 2026, duke u dhënë mundësi vizitorëve nga Kosova, Shqipëria,  Shkupi,  Presheva dhe diaspora të njihen me një pjesë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare,  rrëfyer përmes gjuhës universale të artit.
Autori tregon me këtë ekspozitë se Arti nuk njeh pranga. Ai ishte i mbyllur përkohësisht pas mureve të burgut, por nuk qëndroi si i burgosur.
Përkundrazi,  ai mbijeton, dëshmon dhe vazhdon të frymëzojë brezat qe besojnë te liria, dinjiteti dhe identiteti kombëtar.
Kjo ekspozitë është një ftesë për të gjithë ne; të ndalemi, të shohim,  të reflektojmë dhe të falënderojmë ata që, edhe në errësirën e burgjeve politike, nuk rreshtën së krijuari dhe së besuari se drita e lirisë do të vinte.

Edhe një herë rreth rikthimit në krishterizëm që u bë dje në Kishën e Papiqit në Deçan

0

Nga: Engjëll Bajrami

Ne kishen e fshatit Papiq te Komunes se Deçanit, sod u pagezuan një grup shqiptaresh qe kishin prapavijë muslimane, pra u kthyan ne rrajet e te parve ty tyre, në katolicizëm (krishterizem)✝️🇦🇱 nga prifterinjet Don Fran Kolaj qe sherben ne Lapushnik (Drenicë) si dhe Don Marjan Uka qe sherbim ne Gjllogjan te Lugut të Baranit, kisha ishte plot e përplot musafirë, atdhetarë politolog, gazetarë dhe shqiptarë me vizjon per bashkim kombetar.

Engjëll Bajrami me Luigj – Naser Shatrin

Pas pagezimit te tyre me preken dy fakte mese shumti, gezimi dhe ngazëllim i tyre, si dhe kthimi i tyre ne rrejet e tyre.

Engjëll Bajrami me Gjergj – Bajram Kabashi, Kisha e Papiqit, më 1 gusht 2026 

Pashë me syt e mi nje ngazëllim te tė gjith pjesmarresi, nje qift degjova kur i than njeri tjetrit dhe me than mua, sa te lumtur jemi sa te gezuar jemi do tu tregojmë gjithë shqiptarëve që të pagëzohen. ✝️🇦🇱