ARKIVI:
3 Gusht 2026

Blerim Nika i reagon Berat Buzhalës, “pjesëtarit të pakicës katolike”, që edhe pa e ditë kryen punë për “Vëllazërinë Myslimane”

Shkrime relevante

Ferit Hoxha, ja detyrat e konsullit të emëruar në qytetin e një shteti

Gani Mehmeti Ndihma për qytetarët: Mbron të drejtat e shtetasve të...

Kur profesori e ngatërron fakultetin me faltoren dhe fenë me kombin

Luan - Asllan Dibrani, Durrës ____ Reagim ndaj shkrimit të Prof. Milazim Krasniqit Në...

Kur liria fetare quhet “islamofobi”

Dom Nikson Shabani, Prizren Editoriali i Observer.al përpiqet me krijue përshtypjen se...

Një konsullatë serbe në Shkodër do të ishte një gabim politik me pasoja kombëtare

Ramiz Tafilaj, Hjuston, SHBA SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË HARROJË 2 Gusht,...

Shpërndaj

REAGIM NDAJ BERAT BUZHALËS

Berat, që në rreshtat e parë të shkrimit tënd nuk po demonstron paanshmëri gazetarie, sepse i paanshëm nuk ke qenë kurrë, por po tregon një pozicionim të qartë ideologjik. Çfarë pritet prej një njeriut si puna jote, kur e tradhton edhe shtëpinë e vet, përballë një tendence që po përpiqet të zhdukë gjithçka shqiptare? Për çudi, retorika jote përputhet pothuajse fjalë për fjalë me narrativën që prej kohësh përdorin eksponentë të Islamit politik: të gjitha lëvizjet dhe individët që mbështesin rikthimin e shqiptarëve në krishterim injorohen, ndërsa veçohet vetëm një organizatë, “Lëvizja e Deçanit”, sikur i tërë zgjimi i vetëdijes kombëtare të reduktohej në një emër të vetëm. Ky është manipulim i debatit publik. Është tendencë ideologjike për t’i goditur të gjithë veprimtarët me një lopatë. Kështu, ngjashëm, vepronte dikur edhe UDB-ja jugosllave ndaj lëvizjeve patriotike, kur ato i quante irredentiste. Madje bëhej thirrje edhe atëherë nga shqipfolës që veprimtarët e atyre lëvizjeve kombëtare të arrestoheshin.

Berat, ti e di shumë mirë se hovin e rikthimit nuk e ka ndezur asnjë lëvizje dhe asnjë organizatë. Atë e kanë nxitur vetë deklaratat e imamëve të Islamit politik, me retorikë pro-osmane, të cilët ti dje i ke kundërshtuar, e të cilët për vite me radhë kanë fyer figurat kombëtare shqiptare, historinë, kulturën dhe trashëgiminë tonë. Ti vetë ke zgjedhur, me kalimin e kohës, t’i trajtosh me mirëkuptim disa prej tyre, madje edhe persona që publikisht kanë bërë deklarata të papranueshme, si ajo se “më mirë t’i vdesë vajza një myslimani sesa të martohet me një katolik”.

Pikërisht këto dhe shumë deklarata të tilla kanë zgjuar reagimin e shumë shqiptarëve. E prandaj po ndodhin pagëzimet. Pra, nëse kërkon ta kuptosh burimin e këtij procesi, mos kërko te ata që pagëzojnë ose te ata që thërrasin në mënyrë të lirë e vullnetare në pagëzim, por te ata që për vite me radhë kanë përçmuar identitetin kombëtar shqiptar në emër të ideologjisë fetare. Sikur të ishe shqiptar patriot dhe katolik i vërtetë, do t’u gëzoheshe pagëzimeve dhe zgjimit kombëtar. Por, meqë je kalkulant, nuk çuditem nëse një ditë shqiptarët do ta shohin Beratin gjysmë të zhveshur, me peshqir të bardhë para Mekës, duke e çuar njërin gisht lart. Ti shkruan se kush “ofendon religjionin e një komuniteti duhet të ndiqet penalisht”. Pajtohem plotësisht. Por atëherë standardi duhet të vlejë për të gjithë. Edhe unë bëj thirrje që të ndiqet penalisht secili që shkel ligjin, por ama nuk është shkelje e ligjit kur kritikohet një ideologji ekstreme, e cila tenton të ta zëvendësojë kulturën e vendit tënd.

Kjo është demokracia në të cilën ekziston shteti ynë si republikë dhe është mirë që soji juaj të fillojë të mësohet gradualisht me demokracinë, fjalën e lirë e sidomos me të drejtën kushtetuese. Por nejse, se ti nuk e ke hallin te përçarja, se sikur ta kishe, do ta identifikoje shkaktarin dhe nxitësin, i cili e ka emrin Islam puro politik e radikal. Ti nuk e ke këtë hall, sepse kurrë në jetën tënde nuk i ke mbrojtur vlerat e këtij vendi, as ato kombëtare e as ato katolike dymijëvjeçare, sepse lloji yt katolicizmin e konsideron si traditë të trashëguar dhe e mban vetëm si dekor kur i duhet për t’u treguar evropian, e realisht je anadollak primitiv. Ku ishte zëri yt, Berat, apo ku mbeti zëri yt, kur për vite të tëra imamë të caktuar fyen figurat kombëtare shqiptare, Kanunin, Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin, Nënë Terezën apo simbolet kombëtare? Nëse kërkon standard juridik, ai nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive.

Më tej, ti ngatërron kritikën ndaj Islamit politik me urrejtjen ndaj myslimanëve. Këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Po ashtu, të njëjtën po e bën qëllimisht edhe BIK-u! Në një shoqëri demokratike, çdo ideologji politike ose fetare mund të kritikohet. Kjo është pjesë e lirisë së shprehjes. Ndryshe, do të duhej të ndalohej çdo kritikë ndaj çdo ideologjie. Pastaj nuk e di a të kanë treguar ty, Berat, Hasanat e Hysenat që janë shqiptarë po pagëzohen. Pra, ata kanë familje që ende janë myslimane, për dallim prej teje.

Ti di mirë ta analizosh ngjarjen, sepse je djalë i zgjuar, por që je katolik anadollak, edhe këtë e di e gjithë Kosova. E që ke qenë servil i të gjitha të këqijave që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, për këtë nuk ka asnjë lëvizje faj. Berat, Edhe më problematik është pretendimi yt kur thua se Kisha Katolike duhet t’i “ruajë katolikët që kanë mbetur” dhe të mos japë “simpati” ndaj atyre që thërrasin shqiptarët në pagëzim. Me çfarë të drejte një gazetar i dikton Kishës misionin e saj? Misioni i Kishës nuk përcaktohet nga komentet politike, por nga tradita dhe doktrina e saj. Kush je ti që, nuk e bën jetën si i krishterë, t’i drejtohesh Kishës kështu? Meqë si gazetar nuk ke të drejtë t’i drejtohesh ashtu, si çka po i drejtohesh? Si mercenar? Si tregtar që mbështet prapë një të keqe që i kanoset këtij vendi, apo si çfarë? Po të pyes, sepse sjellja jote në këto 25 vitet e fundit nuk ka qenë fare ajo që e ka ligjëruar Krishti. Pra, nuk ke kurrfarë të drejte morale të japësh leksione as nga këndvështrimi i një katoliku, sepse në praktikë nuk je as katolik. Sa i përket numrit të katolikëve që janë shpërngulur nga Kosova, kjo nuk është argument kundër pagëzimeve. Migrimi është fenomen demografik. Pagëzimi është ushtrim i lirisë së ndërgjegjes. Janë dy çështje krejt të ndryshme dhe nuk mund të përdoren si kundërargument ndaj njëra-tjetrës.

Dhe sa i përket shifrave, Berat zeza, në 27 vitet e fundit janë rikthyer rreth 190.000 shqiptarë myslimanë në Kishën Katolike. Por kjo nuk të jep ty përshtypje, se ndryshe do ta hulumtoje dhe do ta gjeje. Pastaj, kur mundohesh ta paraqesësh komunitetin shqiptar katolik si pakicë prej 2%, pse nuk ke kërkuar kurrë llogari nga komisioni që e ka bërë regjistrimin e përkatësisë fetare në Kosovë, sa merresh ditë e natë vetëm me sondazhe politike? Tash je gazetar apo nuk je? A je katolik apo nuk je? Në fund, ti u bën thirrje myslimanëve që ta injorojnë këtë proces dhe njëkohësisht i kërkon Prokurorisë të hetojë organizata qytetare. Këto dy qëndrime bien ndesh me njëri-tjetrin. Nëse një fenomen është i parëndësishëm, pse kërkon ndërhyrjen e organeve të drejtësisë? Nëse është çështje e lirive kushtetuese, atëherë përgjigjja nuk është kriminalizimi i mendimit ndryshe.

Teoria se një pakicë duhet t’i nënshtrohet një shumice është teori e Vëllazërisë Myslimane, o Berat.

Besoj se ti këtë e di, por në këmbim të cilit favor po i strukesh kështu islamit politik? Kush je ti që u tregon organeve të rendit me cilët persona duhet të merren dhe me cilët jo? Në kushte normale, prokuroria do të duhej të të merrte ty në pyetje, pasi promovon narrativa të Vëllazërisë Myslimane.

Kosova është shtet laik. Kushtetuta garanton lirinë e fesë, lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e shprehjes. Çdo shqiptar ka të drejtë të mbetet mysliman, katolik, ortodoks ose të mos ketë asnjë fe. Po aq ka të drejtë edhe ta ndërrojë besimin dhe t’i ftojë të tjerët, në mënyrë paqësore dhe vullnetare, të bëjnë të njëjtën zgjedhje. Ky është standardi i një shoqërie demokratike. PS: Mirë që nuk ka mbetur fati i shqiptarëve në duart e sojit të Beratit, se neve nuk do të na vinte as era shqiptar. Dhe, për fund fare, unë e ftoj Beratin publikisht, që t’i “masim muskujt” edhe në teologji të krishterë dhe ta shohim se a je katolik i krezmuar apo i shortuar (anadollak).

Blerim Nika 03.08.2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu