Kreu Blog Faqe 61

Fundi i marrëzisë shqiptare në Maqedoni

____
O Perëndi! Punë e flliqur. O ju shqiptarë të rinisë islame me flamujë turkë e arabë në dorë.
O njerëz! O trutharë, ju jeni shqiptarë me rrënjë e më degë. Nuk jeni turqë e as arabë!!!
Ju e dini se çdo të thotë për një kombë që ka keqkuptim me vetveten, t’i shuhen befas shenjat, gjuha, historia, flamuri, emri dhe mbiemri, në një terr të madh. Për harresen e gjatë ndoshta. Po ky milet heq dorë nga vetja. Se besoj?
O gjëmë e zezë! Ku mbetën luftëtarët e UÇK-ës edhe juve ju është shpërlarë truri. Zoti, ju marroftë për jetë e motë…!
Mjerë ju! Turp që gjithë shqiptarët nuk u bënë të gjallë…
– E dini ju: më, 31 maj 1779 sulltan Abdyl Hamiti II ka lëshuar një ligj për ndalimin e gjuhes dhe kulturës shqipe. Sot, ky ligj ende është në fuqi!
– E dini ju: sot, jetojnë mbi pesëmbëdhjetë miljon shqiptarë në Turqi!
– E dini ju: pse nuk ka asnjë shkollë shqipe dhe nuk guxojnë të flasin lirshëm shqip.
– E dini ju: në Dardani për 800 turqë ka shkolla fillore, të mesme dhe fakulltete. Kjo është vërtetë, po ku janë shkollat? Shkolla shqipe pse s’ka? Pse ka shkolla greke mbi njëqind e shqipe asnjë? Sepse janë në shtetin turk, pra, janë shtetas turk, dhe gjuha e këtij shteti është turqishtja, Janë shtetas turk, dhe gjuha e këtij shteti është turqishtja. Janë shtetas turqë, por gjakun s’e kanë ashtu, e kanë shqiptar. Dhe gjaku dhe gjuha tyre duhet të jetë mbi shtetin e turk. Ata flasin shqip, duan të lëxojnë shqip, por ligji i sulltan Hamidit dhe sulltan Erdoganit u ndalon. Ligji është ligj, po pse për grekët jo? Të gjitha këto, mjerisht, ishin të vërteta; të vërteta të hidhura dhe, ç’është më e keqja, paraqisnin vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës së plotë, lakuriqe.
E harruat Kumanovën? Dhe të rrahur, edhe juve nuk do t’ju vie keq ta shikoni veten si çfarë mjerana të katandisur në pik të hallit. Keni instikte rrugaqërie e tradhëtie. Ju s’mund të veproni jashtë instikteve rrugaçërie. Më vjenë sinçerisht keq për ju dhe fëmijët tuaj. Dhe për shokët tuaj. Më vjenë “keq” për Ali Ahmetin e Menduh Thaçin, për të gjithë deputetët “shqiptarë”. Aspakë për buzë kuqen Ermira Mehmetin…!
Po ju pyes, edhe ty Ermira e pres një përgjigje sa do e dhimbëshme do të jetë ajo: “Përse jeni bërë kështu, përse tradhtuat?”. Kjo pyetje mezi e ngacmon trurin tuaj të tharë. Kurse mua më turturon, tmerrohem kur mendoj se si jeni katandisur në bedoinë anadolli! Ju keni kaluar një fëmijëri me dajak e vazhdoni të mbaheni nën dajak. Kjo është e keqja juaj. Sepse dajaku ju lë ca gjurmë që as varri nuk do t’ju shlyen. Ilirida ishte shndërruar në burg e në gjykatore kolektive. Mjerisht, ajo për një kohë të gjatë shërbeu si poligon i forcave kriminale paramilitare serbo – maqedone për të eksperimentuar dhe ushtruar dhunën, fyerjet, dëbimet në masë, terrorin, gjenocidin dhe shfarosjen.
Ky plazhë në Tetovë e Shkupë është Meka për këta beduinë e trutharë. Paramendoni të jeni përpara këtyre zvarranikëve grabitçarë e përbindëshave me dy këmbë. Këta kafshues mund të hajnë çdo gjë që u delë përpara edhe ndonjë njeri… Në mesin e tyre fshihet edhe një kuçedër, një zvarranikë edhe më i madhë. Ai është kryespiuni, qelbësi Sylejman Rexhepi me servilin e tij Agron Vojnika, që të dy spiunë të Turqisë e të Nikolla Gruevskit… Për ne është nevoja ta analizojmë këtë rast më tej, mirpo ata tregojnë si ambicia shpërthen në çështje fetarë dhe se si tradhtia i detyron shqiptarët ta quajnë veten turqë, gjykatës në çështje e veseve dhe të virtyteve, pastërtisë shpirtërore dhe të denegjerimit, të së “mirës” dhe të së keqës.
Shkrimet e tyre fetare islame kanë mbetur mbrapa kohës. Ҫdo ditë, javë e vite ato duhen të korigjohen dhe të ribotohen në një version të ri të përmirësuar, sepse shkenca zhvillohet, kurse njohuritë për njerëzimin bëhen gjithnjë më të thella. Edhe këta beduinë duhen të ndryshojnë, të bëjnë pyetje, të jenë skeptik, të kërkojnë të vërtetën te vetja e tyre. Xhëmatin mos ta shndërrojnë në laborator kufomash.
Është e domosdoshme të kuptohen disa gjëra themelore. Së pari, duhet shiquar të kaluarën e tyre prindërore, por për mua është më tepër fatal. Të lidhur me të, e shpesh pjella të saj, e bashkë me to mitet e rrejshme, ato që më lehtë se bari keq mbnë gjithkund. Ka gjasë, pjesërisht ka të bëjë me raportet atë e bir, kur bijtë me etër turpërues, të njollosur nga epoka, nuk durojnë dot etër normalë! Turqia vazhdon t’i nxiste shqiptarët kundër shqiptarëve dhe ashtu si më parë rrekej t’iu mbushte mendjen se ishte ajo që po i mbronte shqiptarët në këtë botë. Te një përulje të tillë fetare përmblidhet aq shumë hirezi antikombëtare, saqë do të ktheheshin kohërat e inkuizicionit, këta zerzop e fanatikë fetar, me sa duket, do të ishin të parët që do t’i fusnin shqiptarët jo musliman në zjarrë. Kështu ndodh gjithnjë gjatë rebelimeve. Zemërimi i grumbulluar gjatë shekujve, në fund të fundit, shpërthen zemërimi, duke marrë forma të dhunës antikombëtare.
Këta kanë zgjedhur marrëzinë bashkë me turpin, me vallen tyre, kurse ju keni zgjedhur arsyen e jo shëndoshë bashkë më fatkeqësinë, vuajtjen e nje populli dhe sketerrën… Asimilimi mendor është në këtë menyrë përfshirja e trutharëve në modelet e sjelljes, modele nuk janë gjë tjetër veçse i tërë veprimi i tyre në vetëmohimin e identitetit të tyre. Katë janë mësuar t’a injorojnë vetën dhe kulturën e tyre në vend që t’a kuptojnë e t’a zhvillojnë si bazë për rritjen e natyrshme të kombit shqiptar. Shumë prej këtyre legjiruesve imamë e hoxhallarë me sëmundje kronikë, të paaftë të gjejnë mirkuptimin e shumë njerëzve, zhyten te besimi fetar, ku veprojnë ashtu pandërprerë. Këta ankohen dhe e ngushëllojnë madje edhe vetën, por përpiqën, gjithashtu, t’ia kalojnë barrëne tyre në supet e Perëndisë. Prandaj për ta është plotësish e natyrëshme të mendojnë sikur Zoti është një krijesë që gëzon respekt dhe përulje të jashtëzakonshme, që është i zënë vetëm për t’u shërbyer atyre dhe përgjigjet për çdo veprim të tyre.
Me një fjalë. Perëndia i dashur, thjesht nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, por vetëm të merret hallet e tyre dhe të mos ua ndajë sytë.
Ilirida ka të tillë shqiptarë të mençur, trima dhe intelektual, por ka edhe të çmendur pas Turqisë, duke ndërruar emër e mbiemër, gjuhë e kulturë, dhe me të vërtetë, të gjitha këta injorantë e tradhtarë në tokën e Ilirides janë çmendur në sytë e të gjithë shqiptareve…
Çmenduria e tyre është shprehur në këtë formë, që ju jeni fatkeqësia e kombit shqiptarë, ju nuk jeni shqetësuar asnjëherë për kombin, për gjuhen e nënës që ju lindi dhe ju foli shqip. Dënimin që ju ja dhatë këtij populli s’është gjë tjetër, veçse një orvatje për të qenë tradhtarët e parë pas luftës. Edhe pse ju gjithçka që keni bërë, sjellja e juaj fetare politike është: kthimi i tërë shqiptarëve në një çmendi. Në qoftëse se shkenca është një, psenuk duhet të ishte islami si dimensioni i brendshëm i shkencës? Shkenca zbulon të botën objektive, islami politik atë subjektive? Ky islam i ri politikë kërkonë të vrasë, të shkatërrojë me çdo menyrë, sepse lindja e një shkence të ndërgjegjës do të kërkonte vdekjen e këtij religjioni që këta shpellarë që e shfrytzojnë xhëmatin trutharë prej qindra vjetësh.
Një mendim i mi mbi “Psikologjinë e shqiptarëve të Maqedonisë” mund të zbulojmë gjysmën e kulturës së tyre. Për disa imam radikal, fenomenet e tyre mendore bëhen të kuptueshme vetëm kur kanë të bëjnë me organizime ativlerash shqiptare. Unë nuk e konsideroj etjen e tyre si një deshirë për të tradhtuar gjuhën e nënës, se sa më shumë si një sëmundje ekzistenciale: kjo tregon se këta nuk janë në harmoni me gjakun e tyre, historine dhe vetëm harmonia mundë të sherojë, të integrojë këta shqiptarët e gjorë.
Padija e tyre është i vetmi shkak. Prandaj, detyra e parë është si t’ju kufizojmë “inteligjencën” e tyre në lidhje me proceset e humbjes së vetëdijës kombetare, në një kohë kur këta ”shqiptarë” mjerishtë ndjejnë nevojën për të shfaq solidaritetin përballë një grushtë shteti, dhunës dhe bisnikërisë së tyre me Erdoganin që vrau e preu shqiptar në Turqi. Duhet marrë guxim që t’ju themë se këta janë plotësishtë tradhtarë të kombit shqiptarë, të çmendur, duhet ta pranonjnë këtë.
U themë juve:
“Ju jeni të lig. Ju nuk keni të drejtë që ta tradhtoni kombin, në këtë botë shqiptare vetëm shqiptarët e çmendur e trutharë mund të jenë spiun e servilë!”.

Për themelimin e Bashkësisë Katolike Shqiptare të Isniqit

0
___
Deklarata e Bekës që u lexua dje në Kishën e Papiqit.
___
Të nderuar bashkëfshatarë, familjarë, mërgimtarë dhe miq të Isniqit,
Me ndjenjë të thellë respekti ndaj Zotit, trashëgimisë sonë shpirtërore, historike dhe kombëtare, ju drejtojmë këtë tubim për të marrë pjesë në takimin e përbashkët kushtuar nismës për kthimin tonë në Kishën Katolike.
Kjo nismë është fryt i dashurisë për vendlindjen dhe i përgjegjësisë sonë ndaj brezave që na paraprinë dhe atyre që do të vijnë pas nesh.
Kjo synon të ruajë dhe të forcojë besimin, traditën, kulturën dhe identitetin tonë, duke krijuar një vatër ku do të kultivohen vlerat që na kanë mbajtur të bashkuar ndër shekuj.
Në këtë rrugëtim përulemi me nderim para kujtimit të të parëve tanë, të cilët me besim, sakrificë dhe qëndresë mbrojtën dinjitetin e familjes, të fesë dhe të kombit.
Me respekt të veçantë kujtojmë Nikë Lekën, Prekë Lekën dhe Canë Lekën, bijtë e Lekë Vukajt, të cilët i konsiderojmë ndër gurthemelët e kujtesës sonë shpirtërore dhe familjare. Emrat dhe veprat e tyre do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë dhe shembull frymëzimi për brezat që vijnë.
Ne, si pasardhës të tyre, kemi detyrimin ta ruajmë këtë trashëgimi me besnikëri, duke ua përcjellë fëmijëve tanë dashurinë për Zotin, për familjen, për kombin dhe për Isniqin me rrethin. Po aq e shenjtë sa kujtesa për të parët është edhe bashkimi ynë. Historia na ka mësuar se forca jonë ka qenë gjithmonë uniteti i njerëzve të tij. Prandaj, sot më shumë se kurrë, dëshirojmë ta ritheksojmë se ishim, jemi dhe do të mbetemi vëllezër isniqas. Mund të jetojmë në vende të ndryshme, të besojmë në fe të ndryshme dhe të kemi rrugë e përvoja të ndryshme, por na bashkon një prejardhje, një histori, një kulturë dhe një vendlindje. Këto janë vlera që nuk na ndajnë, por na bëjnë edhe më të fortë si komunitet dhe si bij të Isniqit me rrethinë.
Kisha e Papiqit, dje…!
Themelimi i bashkësisë në këtë vend nuk është vetëm ngritja e një institucioni fetar. Ai është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj besimit, trashëgimisë dhe bashkimit të komunitetit. Është një vepër që kërkon mirëkuptimin, mbështetjen dhe pjesëmarrjen e secilit prej nesh, sepse vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë diçka që do t’u shërbejë brezave të ardhshëm.
Zoti e bekoftë Isniqin, zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Kur “toleranca” përdoret për pengimin e Lirisë !

0
Me interes lexova lajmin e publikuar nga portali Vushtria Qyteti Antik lidhur me protestën e një pjese të banorëve të Zagorit kundër ndërtimit të kishës katolike shqiptare. Arsyeja e dhënë ishte mbrojtja e “tolerancës ndërfetare”.
Sa paradoksale tingëllon kjo!
Të deklarosh se nuk je kundër katolikëve, nuk je kundër lirisë së besimit dhe nuk je kundër ndërtimit të objekteve fetare, por njëkohësisht të protestosh pikërisht kundër ndërtimit të një kishe, është një kundërthënie që nuk ka nevojë për koment. Nëse toleranca nënkupton pengimin e së drejtës së tjetrit për të ndërtuar një objekt kulti në përputhje me ligjin, atëherë ajo nuk është më tolerancë, por përjashtim.
Edhe më i dobët është argumenti se “në Zagor nuk ka katolikë, prandaj nuk ka nevojë për kishë”. Që nga kur të drejtat kushtetuese maten me numrin e banorëve të një besimi? Që nga kur liria e besimit i nënshtrohet votimit të shumicës? Në një shtet demokratik, liritë themelore nuk varen nga peticionet dhe as nga dëshira e shumicës, por mbrohen nga ligji për të gjithë, pa dallim.
Historia e këtyre trojeve është shumë më e lashtë sesa ndarjet fetare të kohëve moderne. Ajo nuk fillon me ne dhe nuk mbaron me ne. Trashëgimia historike e kulturore nuk mund të fshihet me protesta dhe as të rishkruhet me peticione.
Le të kujtojmë edhe një shembull domethënës. Në një fshat të komunës së Gjakovës është ndërtuar një teqe në qendër të fshatit, ndërsa thuhet se rreth 400 familje të atij fshati janë shqiptarë të besimit katolik. Nuk kam dëgjuar që kjo të jetë cilësuar si rrezik për harmoninë ndërfetare dhe as që është organizuar ndonjë protestë për ta penguar ndërtimin apo funksionimin e saj. Përkundrazi, bashkëjetesa është konsideruar një vlerë.
Atëherë, pse kur ndërtohet një teqe flitet për tolerancë, ndërsa kur synohet të ndërtohet një kishë shqiptare flitet për “provokim” apo “rrezik”? Pse një standard për njërën palë dhe një standard tjetër për tjetrën? Toleranca nuk mund të jetë privilegj i shumicës; ajo duhet të jetë garanci për të gjithë.
Harmonia nuk prishet nga kambana e një kishe dhe as nga ezani i një xhamie. Ajo prishet atëherë kur dikush përpiqet t’ia mohojë tjetrit një të drejtë që e kërkon për vete. Pikërisht standardet e dyfishta janë ato që prodhojnë mosbesim dhe ndarje.
Një kishë katolike shqiptare nuk është kërcënim për askënd. Kërcënim është mendësia që e sheh pluralizmin si problem dhe lirinë e tjetrit si rrezik. Shoqëria demokratike matet jo me fuqinë e shumicës, por me respektin që tregon ndaj të drejtave të secilit.
Në fund mbetet vetëm një pyetje:
Nëse një kishë, e ndërtuar sipas ligjit, konsiderohet rrezik për tolerancën ndërfetare, atëherë a nuk është koha të pyesim nëse problemi qëndron te kisha, apo te mënyra se si po interpretohet vetë fjala “tolerancë”?
Toleranca e vërtetë nuk kërkon pengimin e tjetrit. Ajo kërkon barazi para ligjit, respekt për historinë dhe guxim për ta pranuar se liria është e plotë vetëm kur vlen njësoj për të gjithë.

Shkodra nuk e harron historinë e saj në raport me pushtimin serb e malazez

Frank Shkreli: Gëzuar 28 Nëntori 2025 - Dita e Pavarësisë së Shqiptarëve!
Nga Frank Shkreli
____
Hapja e një konsullate serbe në kryeqendrën historike të Veriut nuk është vetëm një çështje protokolli diplomatik. Ajo prek kujtesën historike, simbolikën kombëtare dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar transparencë.
Ditët e fundit, Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar —Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme –në lidhje me lajmet se Serbia ka kërkuar të hapë një konsullatë në Shkodër, duke shtuar se nga ana e saj, Shqipëria ka kërkuar hapjen e një konsullate të përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bujanoc. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në lidhje me njoftimin e Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri thuhet: “Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse”, me justifikimin se, “Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare”.
Në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve me Serbinë, historikisht, e sidomos në rrethanat e sotëme, nuk është e pamundur të flitet për “praktikë të konsoliduar diplomatike” dhe për “reciprocitet”. Një vendim i tillë nuk mund të vlerësohet e të justifikohet vetëm përmes procedurave administrative ose gjuhës së ftohtë diplomatike.  Sepse ka raste kur historia, kujtesa dhe simbolika e një vendi janë po aq të rëndësishme sa vetë akti zyrtar. Mundësia e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër është një prej këtyre rasteve. Askush nuk e vë në diskutim të drejtën e shteteve sovrane për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe konsullore, të “konsoliduara dhe reciproke” siç i cilëson Ministria e Jashtme e Shqipërisë, qoftë edhe me një shtet si Serbia.  Shqipëria dhe Serbia kanë detyrimin të zhvillojnë marrëdhënie normale fqinjësore dhe të kontribojnë për paqën e stabilitetin në Ballkan. Kjo është në interes të të dy vendeve dhe të gjithë rajonit.
Prandaj, diplomacia, qoftë ajo e konsoliduar ose reciproke, nuk do duhej të zhvillohet në një hapësirë pa histori e pa kujtesë.  Por të zhvillohet mbi kujtesën e popujve, mbi përvojat që kanë lënë gjurmë dhe plagë, por edhe mbi simbolet që formësojnë identitetin kombëtar të qyteti ose një kombi. Shqipëria do duhej të kishte hapur konsullaten e saj me kohë në Luginën e Preshevës, ku jetojnë rreth 60.000 shqiptarë.
Mund të jetë e çuditshme dhe e vështirë për tu kutpuar për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë se pse Shkodra nuk është një qytet i zakonshëm për një konsullatë serbe. Shkodra është një nga shtyllat mbi të cilat është ngritur vetëdija kombëtare shqiptare. Është qyteti i Rilindjes Kombëtare, i kulturës, i arsimit, i publicistikës dhe i shumë figurave që i dhanë Shqipërisë zë e dinjitet në momentet më të vështira të historisë së saj. Pikërisht për këtë arsye kjo çeshstje ka ngjallur debat dhe lind një pyetje e natyrshme, pse pikërisht Shkodra për një adresë diplomatike serbe? Nga këndvështrimi praktik, nuk duket të ketë arsye të dukshme që e bëjnë këtë qytet një domosdoshmëri konsullore serbe. Dihet se atje nuk ka një komunitet të konsiderueshëm serb, as një prani ekonomike apo tregtare që ta shpjegojë vetvetiu këtë zgjedhje. Kur mungojnë arsyet e qarta praktike, është e natyrshme që qytetarët t’i kushtojnë vëmendje simbolikës së këtij vendimi dhe të pyesin gjithnjë, pse pikërisht, Shkodra?  Njerzit pyesin sepse mbi të gjitha, Shkodra është, historikisht, simbol i qëndresës shqiptare ndër shekuj. Rrethimi i saj në vitet 1912–1913 nuk ishte thjesht një betejë për një qytet por ishte një betejë për vet mbijetesën e Kombit dhe shtetit shqiptar. Sakrificat e mbrojtësve të saj dhe vendimet e mëvonshme të Fuqive të Mëdha bënë që Shkodra të mbetej pjesë e Shqipërisë. Kjo histori nuk është vetëm pjesë e së kaluarës, ajo është pjesë e kujtesës sonë historike kombëtare, që nuk duhet harruar aq lehtë, sidomos në marrëdhëniet me Serbinë.  Kjo nuk do të thotë se historia duhet të shërbejë si pengesë për marrëdhënie të mira me fqinjët. Përkundrazi. Shqipëria ka interes jetik për paqe, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë, përfshir Serbinë. Por pajtimi nuk ndërtohet mbi harresën. Ai ndërtohet mbi njohjen e së vërtetës, mbi respektin reciprok dhe mbi ndjeshmërinë ndaj kujtesës historike të secilit popull.
Është domethënës fakti se rezervat ndaj kësaj nisme diplomatike nuk janë shprehur vetëm nga një krah politik në Shqipëri. Edhe figura të njohura të së majtës shqiptare socialiste në pushtet, si Pandeli Majko dhe Ditmir Bushati, kanë ngritur, publikisht, pikëpyetje dhe kanë kërkuar kujdes në trajtimin e çështjeve që lidhen me Serbinë dhe me interesin kombëtar shqiptar. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një debat që, me të drejtë, duhej të tejkalonte ndarjet partiake dhe të prek një dimension më të gjerë të vetëdijes kombëtare shqiptare.  Shkodra e përjetoi, drejtpërdrejt, këtë politikë. Rrethimi i saj në vitet 1912–1913, bombardimet, përpjekjet për pushtim dhe presioni ndërkombëtar për ta shkëputur nga trungu shqiptar mbeten plagë të pashlyera në kujtesën historike të Shkodrës  dhe të kombit shqiptar. Mijëra shqiptarë dhanë jetën që flamuri shqiptar të valëvitej mbi kalanë e Rozafës dhe jo flamuri i ushtrisë pushtuese.  At Gjergj Fishta e ka denoncuar, vazhdimisht, politikën ekspansioniste serbe dhe ka paralajmëruar se Shqipëria nuk duhej të humbiste vigjilencën përballë pretendimeve të fqinjëve. Për Fishtën, mbrojtja e identitetit kombëtar nuk ishte një çështje urrejtjeje ndaj popujve të tjerë, por një detyrim moral ndaj historisë dhe brezave që kishin sakrifikuar për lirinë.  Ky mesazh i Fishtës mbetet po aq aktual edhe sot. Prandaj, pyetjet që shtrohen për këtë çështje nuk burojnë nga refuzimi i diplomacisë dhe as nga armiqësia ndaj një populli tjetër, por ato duhet të burojnë nga përgjegjësia ndaj historisë dhe nga e drejta e qytetarëve të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, për të kërkuar, që vendime të tilla me aq ngarkesë të madhe simbolike – siç është hapja e një konsullate serbe në Shkodër — të shoqërohen me transparencë dhe me një shpjegim të plotë nga institucionet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar dhe jo të reagohet pas një deklarate të Beogradit zyrtar.
Në këtë kuadër, institucionet shqiptare kanë detyrimin t’i bëjnë publike arsyet që kanë çuar në këtë vendim, kriteret mbi të cilat është përzgjedhur Shkodra dhe interesat konkrete shtetërore që synohen të përmbushen. Po aq e rëndësishme është që kjo çështje të diskutohet hapur në opinionin publik, me pjesëmarrjen e historianëve, diplomatëve, studiuesve dhe qytetarëve. Një debat i tillë nuk dobëson shtetin. Përkundrazi, e forcon atë. Një demokraci e vërtetë nuk ka frikë nga pyetjet, ajo forcohet prej tyre. Ndërkohë që, historia nuk është një barrë që duhet hedhur pas shpine. Ajo është një mësuese që ndihmon të mos përsëriten më gabimet e së kaluarës dhe të ndërtohen marrëdhënie më të drejta e më të qëndrueshme, vërtetë të konsoliduara dhe reciproke, sipas të drejtës ndërkombëtare.  Shkodra nuk ka nevojë për amnezi historike. Shkodra nuk ka nevojë për një konsullatë serbe. Ajo ka nevojë për respekt. Respekt për historinë. Respekt për kujtesën. Respekt për sakrificat e atyre që e bënë këtë qytet një nga simbolet më të mëdha të identitetit kombëtar shqiptar.
Shkodra nuk është thjesht një pikë në hartë. Ajo është një simbol i ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Çdo vendim që prek këtë simbol duhet të peshohet jo vetëm me arsyet diplomatike të ditës, por edhe me përgjegjësinë ndaj historisë së Kombit.
___

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti

0
Mehmet Lajqi
____
Lënda: Kërkesë për rivendosjen e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të mia kushtetuese dhe shqyrtimin institucional të rastit tim
I nderuar zoti Kryeministër,
Po ju drejtohem si qytetar i Republikës së Kosovës, jo për të kërkuar privilegje, favore apo trajtim të veçantë, por për të kërkuar zbatimin e parimit themelor mbi të cilin mbështetet çdo shtet demokratik: sundimin e ligjit.
Quhem Mehmet Lajqi.
Historia ime nuk është thjesht një mosmarrëveshje pronësore. Është historia e një qytetari që për shumë vite u përpoq t’i mbronte të drejtat e tij ekskluzivisht nëpërmjet rrugëve ligjore dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, por që, me kalimin e kohës, humbi besimin se ato institucione ishin në gjendje t’ia garantonin mbrojtjen juridike që Kushtetuta dhe ligjet ua premtojnë të gjithë qytetarëve.
Gjithçka filloi gjatë ndërtimit të autostradës “Ibrahim Rugova”, si dhe të disa rrugëve magjistrale e urave, kur një pjesë e pronës sime u përdor për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik.
Si qytetar, gjithmonë e kam konsideruar ndërtimin e infrastrukturës publike si një interes të përgjithshëm shoqëror. Mirëpo, po aq themelor është edhe detyrimi kushtetues dhe ligjor i shtetit që çdo qytetar, prona e të cilit merret ose konfiskohet për nevoja publike, të kompensohet në mënyrë të drejtë, të plotë dhe në kohën e duhur.
Për këtë arsye iu drejtova institucioneve kompetente, duke ndjekur ekskluzivisht rrugën ligjore. Besova se gjykatat, prokuroria dhe administrata shtetërore do ta trajtonin rastin tim me objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm dinjitoz.
Fatkeqësisht, përvoja ime rezultoi krejt ndryshe.
Procedurat u zvarritën dhe procesverbalet u zhduken për vite me radhë. Vendimet u vonuan ose munguan plotësisht. Dokumentet dhe provat që dorëzova, nuk u shqyrtuan me kujdesin dhe seriozitetin e kërkuar. Me kalimin e kohës krijova bindjen se rasti im po humbiste në labirintin burokratik dhe se zëri im nuk po arrinte më tek institucionet përkatëse që kishin detyrimin ligjor dhe moral të më dëgjonin.
Në atë periudhë krijova bindjen se persona me ndikim politik, përfshirë ish-kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin, ish-ministrin e Infrastrukturës, Fatmir Limajn, si dhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, ushtronin ndikim mafioz në segmente kyçe të institucioneve komunale dhe shtetërore.
Unë nuk pretendoj ta përcaktoj përgjegjësinë penale apo institucionale të askujt. Kjo është kompetencë ekskluzive e organeve të pavarura të drejtësisë. Megjithatë, si qytetar i prekur drejtpërdrejt, krijova bindjen se këta persona dhe rrethi i bashkëpunëtorëve të tyre besnikë e penguan dhe e sabotuan përmes servilëve të tyre në prokurori, polici dhe gjyqësor trajtimin profesional dhe të paanshëm të rastit tim.
Pikërisht për këtë arsye kërkoj një verifikim të pavarur, objektiv dhe profesional të të gjithë procesit.
Për ta bërë publik padrejtësinë që ndjeja se më ishte bërë, iu drejtova mediave.
Fillimisht disa gazetarë më dhanë mundësinë ta paraqisja rastin tim. Megjithatë, raportimi nuk pati vazhdimësi si pasojë e drejtpërdrejtë e presioneve politike dhe ndikimeve të tjera negative. Si qytetar që ndihesha i pambrojtur përballë një rrjeti të organizuar ndikimesh të paligjshme dhe mafioze, krijova përshtypjen se zëri im po tentohej të heshthej dhe se interesimi publik për rastin tim po zbehej qëllimisht.
Një kthesë vendimtare ndodhi pas paraqitjes sime në emisionin e gazetares Jeta Xharra, ku fola hapur për përvojën time dhe për dyshimet që kisha lidhur me mënyrën se si ishte trajtuar rasti im.
Pas këtij emisioni mora kërcënime serioze për jetën.
Pasojat psikologjike dhe familjare ishin shkatërruese.
Për afro dy vjet jetova pothuajse i izoluar në shtëpinë time, nga frika për jetën time dhe të familjes sime. Gjatë kësaj kohe humba pothuajse gjithçka: kursimet e mia, sigurinë ekonomike dhe, në fund, edhe besimin se shteti im ishte në gjendje të më mbronte.
Kur nuk më mbeti më asnjë rrugëdalje, u detyrova të largohem nga Kosova së bashku me familjen time.
Në Francë kërkova siguri për jetë. Pas shqyrtimit të plotë të rastit tim, autoritetet kompetente franceze ma njohën të drejtën e refugjatit.
Për mua, ky nuk ishte një moment krenarie, por një dëshmi e dhimbshme se mbrojtjen që nuk arrita ta gjeja në shtetin tim, u detyrova ta kërkoja në një shtet tjetër demokratik.
I nderuar zoti Kryeministër,
Ju keni deklaruar vazhdimisht se Kosova duhet të jetë një vend ku qytetarët dhe diaspora mund të kthehen me besim, të jetojnë të sigurt, të investojnë dhe të mbështeten te drejtësia.
Edhe unë e ndaj këtë vizion.
Megjithatë, besimi nuk ndërtohet vetëm me deklarata politike.
Ai ndërtohet kur qytetarët shohin se ligji zbatohet njësoj për të gjithë, se prona mbrohet në mënyrë efektive, se institucionet veprojnë të lira nga çdo ndikim i paligjshëm dhe se askush nuk qëndron mbi ligjin.
Nëse qytetarët krijojnë bindjen se lidhjet politike peshojnë më shumë se ligji, atëherë nuk dëmtohet vetëm individi, por cenohet vetë besueshmëria e shtetit.
Për këtë arsye, me respekt, kërkoj:
– që rasti im të shqyrtohet në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme nga institucionet kompetente;
– të sqarohet pse procedurat e mia kanë mbetur për vite të tëra pa një zgjidhje efektive;
– të konstatohet nëse të drejtat e mia pronësore janë cenuar dhe nëse më takon kompensimi i parashikuar me ligj;
– të verifikohet nëse gjatë trajtimit të rastit tim ka pasur ndikime të papërshtatshme ose shkelje procedurale dhe, nëse ato konstatohen, të merren masat e parashikuara me ligj;
– të forcohen mekanizmat institucionalë që garantojnë pavarësinë e drejtësisë dhe mbrojtjen e çdo qytetari nga çdo ndikim i paligjshëm.
Unë nuk kërkoj hakmarrje.
Nuk kërkoj trajtim të privilegjuar.
Kërkoj vetëm atë që garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe parimet universale të shtetit të së drejtës: barazi para ligjit, mbrojtje efektive të pronës private, proces të rregullt ligjor dhe drejtësi të pavarur e të paanshme.
Historia ime nuk duhet parë vetëm si drama personale e një qytetari.
Ajo mund të shërbejë si një mundësi për të dëshmuar se Republika e Kosovës ka forcën institucionale për të korrigjuar padrejtësitë, për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të provuar se askush nuk mbetet i pambrojtur kur kërkon drejtësi.
Besueshmëria e një shteti nuk matet me mënyrën se si sillet ai me njerëzit e pushtetshëm, por me mënyrën se si e mbron qytetarin e zakonshëm kur ai kërkon drejtësi.
I nderuar zoti Kryeministër,
Ka edhe një arsye tjetër pse po ju drejtohem pikërisht sot.
Gjatë viteve të fundit kam ndjekur me vëmendje dhe respekt përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta shtrirë sovranitetin dhe rendin kushtetues në çdo cep të vendit. Si qytetar, kam ndier krenari sa herë që kam parë shtetin tim të ushtrojë autoritetin e tij në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e Republikës.
Këto veprime kanë forcuar bindjen time se një shtet i fortë nuk ndërtohet mbi forcën e individëve, por mbi forcën e institucioneve.
Megjithatë, pikërisht këtu qëndron edhe zhgënjimi im më i madh.
Nëse Republika e Kosovës ka arritur ta shtrijë sovranitetin në çdo cep të territorit të saj, atëherë besoj se ajo duhet ta shtrijë me të njëjtin vendosmëri edhe sovranitetin e ligjit në çdo institucion dhe për çdo qytetar, pa dallim.
E pranoj me sinqeritet se kam pasur pritshmëri të mëdha nga qeverisja juaj.
Kam besuar se ndryshimi politik do të sillte edhe guximin institucional për t’i rishikuar padrejtësitë e së kaluarës, për t’i trajtuar ato me paanshmëri dhe për t’u dëshmuar qytetarëve se askush nuk është mbi ligjin.
Pikërisht për këtë arsye më dhemb fakti që, edhe pas gjithë këtyre viteve, rasti im vazhdon të mbetet pa një zgjidhje të drejtë dhe efektive.
Ky zhgënjim nuk buron nga mungesa e respektit ndaj jush apo ndaj institucioneve të Republikës.
Përkundrazi.
Ai buron nga shpresa e madhe që kam pasur dhe që ende nuk e kam humbur plotësisht.
Njeriu nuk zhgënjehet nga ata prej të cilëve nuk pret asgjë. Ai zhgënjehet vetëm nga ata tek të cilët ka besuar.
Prandaj po ju drejtohem sot.
Jo për t’ju kërkuar të ndërhyni në punën e gjykatave apo të prokurorisë.
Përkundrazi.
Besoj fuqishëm se pavarësia e drejtësisë është themeli i çdo shteti demokratik.
Por besoj po aq fuqishëm se është përgjegjësi kushtetuese e çdo Kryeministri të sigurojë që institucionet e shtetit të funksionojnë pa ndikime të paligjshme, me përgjegjësi, transparencë dhe në shërbim të qytetarëve.
Unë nuk kërkoj një vendim politik për rastin tim.
Nuk kërkoj favore.
Nuk kërkoj privilegje.
Kërkoj vetëm që ligji të lihet të veprojë i lirë, i pavarur dhe i barabartë për të gjithë.
Nëse shteti ynë dëshiron që diaspora të kthehet, të investojë dhe t’i besojë së ardhmes së Kosovës, atëherë qytetarët duhet të kenë bindjen se drejtësia nuk varet nga emri, pozita politike apo ndikimi i askujt.
Vetëm atëherë besimi në shtet bëhet realitet dhe jo vetëm premtim.
Me shpresën se kërkesa ime do të trajtohet me përgjegjësi institucionale, profesionalizëm dhe paanshmëri, ju shpreh respektin tim më të thellë.
Me respekt,
Mehmet Lajqi

“Histori konsujsh” apo fillimi i luftës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundër Perendorisë Osmane

Me 1889 Perandoria Otomane bani edhe një hap antishqiptar: lejoi hapjen e konsullatës së Serbisë në Prishtinë
___
HISTORI ME KONSUJ
___
Lufta e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundër Perandorisë Otomane nisi me 3 shtator 1878, me rrethimin dhe vrasjen e Ali Pashë Maxharrit në Gjakovë, përfaqësuesit të Perandorisë Otomane që kishte ba pazare me tokat shqiptare në Kongresin e Berlinit dhe përfundoi me Betejën e përgjakshme të Slivovës, me 20 prill 1881, kundër ushtrisë së mirarmatosun të gjeneralit Dervish Pasha, një gjeneral si Nebojša Pavković i asaj kohe. Ky gjeneral, pasi vendosi paqen me pushkë e me zjarm, shpalli shtetrrethimin ushtarak në tokat shqiptare, siguroi dorëzimin e Tivarit e të Ulqinit Malit të Zi.
Kjo luftë iu imponu shqiptarëve edhe nga faktorë të jashtëm të superfuqive të krishtena europiane, edhe nga Perandoria Otomane. Shqiptarët luftuen kundër forcave malazeze e serbe. Por, ma e randa dhe ma e përgjakshmja ishte lufta kundër Perandorisë Otomane.
Vetëm tetë vjet ma vonë, me 1889 Perandoria Otomane bani edhe një hap antishqiptar: lejoi hapjen e konsullatës së Serbisë në Prishtinë. Serbia e kishte llogaritë këtë hapje të konsullatës me ndodhë në 500-vjetorin e Betejës së Kosovës. Pra, sulltan Abdylhamiti masakronte shqiptarët me ushtri, por masakronte edhe me diplomaci. Hapja e konsullatës serbe në Prishtinë ishte një nga gabimet më të tmerrshme që mund të bahej në kohën kur ishin vra e burgosë me mija shqiptarë dhe Kosova ishte djegë e rrafshu prej ushtrisë kriminale të Dervish Pashës. Konsullata e Serbisë në Prishtinë lujti një rol tejet negativ dhe shqiptarët e kuptuen këtë bashkëpunim antishqiptar serbo-otoman, prandej pa kalu pesë muej, me 1890, një grup shqiptarësh vranë konsullin e parë serb në Prishtinë, Luka K. Marinkovićin.
Maxhar Pasha…
Shqiptari që zbrazi koburen mbi konsullin Marinkovići ishte Ibrahim Hyseni, një muhaxhir shqiptar nga Prokupla, që kishte shpëtu nga gjenocidi serb e kishte kërku strehim në Kosovë. Atë e ndihmuen në këtë ndërmarrje dy shqiptarë të tjerë, Hamdi Etemi e Raif Agushi dhe një ashkali, Ajvaz Aliu. Në gjyqin që u zhvillu në Shkup, Ibrahim Hyseni u dënu me vdekje, ndërsa të tjerët me disa vite burg.
Pas Marinkovićit si konsuj në Prishtinë shërbyen Branislav Nušići, Milan Rakići i Sima Avramovići. Të gjitha raportet e tyne janë thellësisht antishqiptare, janë farat e para të mbjelljes së urrejtjes e të paragjykimeve kundër shqiptarëve dhe përgatitje e terrenit për pushtimin e ardhshëm të Kosovës nga Serbia.
Raportet e konsujve kanë me shërby si udhërrëfyes për shumicën e egzekutimeve të shqiptarëve, me emën e mbiemën, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia me 1913.
Konsulli i Rusisë Cariste në Mitrovicë, Григорий Степанович Щербина në foto me disa “serbë”, disa prejt të cilëve qysh shihen në foto ishin të veshur me tirq!
Por, një Ibrahim tjetër, me 1903, Ibrahim Haliti nga Gjilani, vrau edhe konsullin rus, Grigorij Stepanoviq Shçerbinin (Григорий Степанович Щербина), tue dijtë qëllimet se mirëfillta të planeve pansllave kundër shqiptarëve ishin qëndronin në bashkëpunimin e armiqve të shqiptarëve. Dhe nuhatja e këtyre shqiptarëve për qëllimet kobzeza të konsujve dhe shteteve prej nga vinin ata u tregu tejet e saktë.
Shqiptarët të gjendun mes Shilës (Perandorisë Otomane) dhe Karibdës (Serbisë) ia dolën me mbijetu, por dolën territorialisht të gjymtuem si mos ma keq.
Konsullu rus në Mitrovicë Grigorij Stepanoviq Shçerbinin
Kjo histori e shkurtë u desh me u rrëfy në kohën kur po mendohet me u hapë një konsullatë e Serbisë në Shkodër. Asht e vërtetë që Republika e Shqipnisë me asgja nuk mun me u krahasu me Perandorinë Otomane. Por, ja që për budallaki mundet. Sulltan Abylhamiti II ka qenë shum ma i fuqishëm se Edi Rama. Por, kur kqyr mbrapa duken si binjakë për nga ahmakia. Zor asht me i nda në shenjë.
Kjo asht arsyeja pse shqiptarët duhet me i hapë sytë fort mirë. Qysh ka thanë shqiptari i urtë: armiku i vjetër kurrë nuk bahet mik i ri, me aq sa bahet sheqeri krypë.

Europa dhe Shqiptarët

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Nga kujtesa e së kaluarës te partneriteti i së ardhmes

Hyrje – Një marrëdhënie që duhet rishikuar me sy të ri

Marrëdhënia e shqiptarëve me Evropën është një marrëdhënie e ndërlikuar, e mbushur me histori, kujtime, zhgënjime, por edhe me shpresa dhe orientime të fuqishme drejt Perëndimit. Për më shumë se një shekull, në ndërgjegjen kolektive shqiptare është krijuar bindja se Evropa, sidomos Fuqitë e Mëdha evropiane, në momente vendimtare të historisë sonë nuk kanë qenë në anën e interesave shqiptare.
Kjo bindje nuk ka lindur pa arsye.
Vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, Konferencës së Londrës të vitit 1913 dhe zhvillimet e tjera diplomatike të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX prekën drejtpërdrejt fatin e trojeve dhe të popullsisë shqiptare. Krijimi i shtetit shqiptar më 1912–1913 ishte një arritje historike, por njëkohësisht një pjesë e madhe e trojeve të banuara nga shqiptarë mbeti jashtë tij.
Këto janë plagë të historisë sonë dhe nuk ka arsye të harrohen.
Por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes sot është tjetër:
A duhet që vendimet e Evropës së shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX të vazhdojnë të përcaktojnë marrëdhënien e shqiptarëve me Evropën e shekullit XXI?
Përgjigjja ime është: jo.
Historia duhet të kujtohet, të studiohet dhe të shpjegohet drejt. Por ajo nuk duhet të shndërrohet në një pengesë psikologjike që na pengon të kuptojmë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Evropë dhe në botë.
Shqiptarët duhet të mësojnë të bëjnë një dallim të qartë midis Evropës së fuqive dhe rivaliteteve të shekullit XIX dhe Evropës së integruar të shekullit XXI, të përfaqësuar nga Bashkimi Evropian.
Ky dallim është vendimtar për të ardhmen tonë.

1. Historia që nuk duhet harruar

Në fundin e shekullit XIX, çështja shqiptare u zhvillua në një Evropë ku interesat e Fuqive të Mëdha, rivalitetet gjeopolitike dhe dobësimi i Perandorisë Osmane përcaktonin fatin e popujve të Ballkanit.
Shqiptarët hynë në këtë periudhë pa një shtet të konsoliduar dhe me një hapësirë të gjerë të banuar prej tyre, por të ndarë administrativisht dhe politikisht. Lëvizja Kombëtare Shqiptare u përpoq të mbrojë identitetin dhe territoret shqiptare, ndërsa fqinjët ballkanikë dhe Fuqitë e Mëdha ndiqnin interesat e tyre.
Kongresi i Berlinit dhe më pas Konferenca e Londrës mbeten pika të rëndësishme të kësaj kujtese historike.
Por duhet të kemi guximin ta shohim historinë në tërë kompleksitetin e saj. Copëtimi i hapësirave shqiptare nuk mund të shpjegohet vetëm me një “komplot evropian” apo vetëm me një faktor të vetëm. Në të u ndërthurën dobësimi i Perandorisë Osmane, nacionalizmat ballkanikë, interesat e shteteve fqinje, rivalitetet ndërmjet Fuqive të Mëdha, dobësia institucionale dhe politike e shqiptarëve (që fakeqësisht po na përjell edhe tash) dhe mungesa e një shteti shqiptar të konsoliduar.
Ky sqarim nuk e zvogëlon dhimbjen e historisë.
Përkundrazi, e bën analizën tonë më të drejtë dhe më të fuqishme.
Një popull që dëshiron të ndërtojë të ardhmen duhet ta njohë historinë pa mite, por edhe pa komplekse.

2. Stereotipet që vazhdojnë të veprojnë “nën rrogoz”

Historia nuk jeton vetëm në libra. Ajo jeton edhe në kujtesën e familjeve, në rrëfimet e brezave dhe në mënyrën se si një shoqëri e percepton botën.
Prandaj, edhe sot, në një pjesë të opinionit shqiptar mund të haset ideja se:
“Evropa gjithmonë ka qenë kundër shqiptarëve.”
Ky është një stereotip që duhet analizuar, jo thjesht mohuar.
Ai është krijuar mbi përvoja reale, por është përgjithësuar përtej kufijve të tyre historikë. Rreziku qëndron në faktin se një kujtesë e tillë, nëse nuk rishikohet në dritën e realiteteve të reja, mund të prodhojë mosbesim ndaj vetë Evropës së sotme.
Kjo do të ishte një gabim strategjik.
Sepse nuk është e njëjta gjë të thuash:
“Disa vendime historike evropiane kanë qenë të padrejta ndaj shqiptarëve” dhe të thuash:
“Evropa është në thelb kundër shqiptarëve.”
E para është një tezë historike që mund të argumentohet dhe diskutohet. E dyta është një përgjithësim që na mbyll rrugën drejt së ardhmes.
Ne duhet ta ruajmë të parën dhe ta kapërcejmë të dytën.

3. Evropa e Berlinit nuk është Evropa e Bashkimit Evropian

Ky është ndoshta dallimi më i rëndësishëm që duhet të bëjmë.
Evropa e Kongresit të Berlinit ishte një Evropë e Fuqive të Mëdha, e rivaliteteve imperiale dhe e ekuilibrave të forcës.
Bashkimi Evropian është një projekt krejt tjetër historik dhe politik.
BE-ja është ndërtuar mbi idenë se vendet evropiane duhet ta zëvendësojnë konfliktin me bashkëpunim, rivalitetin me integrim dhe arbitraritetin me rregulla të përbashkëta.
Kjo nuk do të thotë se BE-ja është e pagabueshme.
As nuk do të thotë se çdo politikë evropiane është domosdoshmërisht në përputhje me interesat shqiptare.
Por do të ishte gabim të barazohej Evropa e sotme me Fuqitë e Mëdha të së kaluarës.
Shqiptarët nuk kanë përballë të njëjtën Evropë që kishin përballë para më shumë se një shekulli.
Kjo është një pikë ku duhet të ndryshojë edhe mentaliteti ynë.

4. Një paradoks i madh shqiptar

Historia shqiptare përmban një paradoks të jashtëzakonshëm.
Shqiptarët kanë përjetuar momente kur vendimmarrja e Fuqive të Mëdha evropiane i ka dëmtuar rëndë interesat e tyre, por në të njëjtën kohë shqiptarët kanë ruajtur një orientim të fuqishëm drejt Perëndimit.
Edhe pse shumica e shqiptarëve u konvertuan në islam gjatë periudhës osmane, kjo nuk e zhduku identitetin e tyre kombëtar dhe as lidhjen e tyre kulturore e gjeografike me Evropën.
Përkundrazi, shqiptarët kanë zhvilluar një model të veçantë të bashkëjetesës ndërfetare dhe kanë dëshmuar se identiteti kombëtar mund të qëndrojë mbi ndarjet fetare.
Kjo është një vlerë që duhet ta shohim si pasuri shqiptare dhe evropiane.
Shqiptarët nuk duhet t’i thonë Evropës:
“Na pranoni pavarësisht dallimeve tona.”
Duhet t’i thonë:
“Ne jemi pjesë e Evropës dhe dëshirojmë të kontribuojmë në vlerat e saj duke ruajtur identitetin tonë.”

5. Kosova – pika më e ndjeshme e marrëdhënies shqiptaro-evropiane

Nëse ekziston një vend ku kjo qasje e re është veçanërisht e nevojshme, ai është Kosova.
Kosova ka arsye të forta historike dhe politike për të qenë e ndjeshme ndaj qëndrimeve evropiane. Ajo ka përjetuar luftë, represion dhe një proces të vështirë ndërkombëtar për konsolidimin e shtetësisë së saj.
Por pikërisht Kosova ka edhe një arsye të fuqishme për të qenë thellësisht proevropiane.
Sepse liria dhe perspektiva e saj janë të lidhura ngushtë me hapësirën euroatlantike.
Prandaj duhet të bëjmë një dallim të rëndësishëm:
Të kritikosh një politikë të BE-së nuk do të thotë të jesh kundër Evropës.
Përkundrazi, një partner i pjekur evropian ka të drejtë të kritikojë, të argumentojë dhe të kërkojë ndryshim.
Kosova duhet të mësojë të jetë proevropiane edhe kur nuk pajtohet me Evropën.
Kjo është shenjë e pjekurisë politike, jo dobësi.

6. Nga “çfarë na ka bërë Evropa?” te “çfarë mund të ndërtojmë bashkë?”

Kjo duhet të jetë kthesa e madhe në mendësinë tonë.
Për një kohë të gjatë, një pjesë e diskursit shqiptar është përqendruar te pyetja:
Çfarë na ka bërë Evropa?
Kjo pyetje ka rëndësi historike.
Por për të ardhmen duhet të shtrojmë një pyetje tjetër:
Çfarë mund të ndërtojmë së bashku me Evropën?
Këtu fillon politika e re.
Shqipëria dhe Kosova duhet të synojnë integrimin në BE jo thjesht për të përfituar fonde, tregje, lëvizje të lirë apo siguri.
Duhet të synojnë të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes evropiane.
Sepse interesat shqiptare nuk mbrohen më së miri duke qëndruar jashtë Evropës dhe duke e kritikuar atë nga larg.
Ato mbrohen duke hyrë brenda institucioneve, duke ndërtuar aleanca, duke fituar besim dhe duke marrë pjesë në vendimmarrje.

7. Interesi gjithëshqiptar dhe Evropa nuk janë kundërshtime

Këtu duhet të çlirohemi nga një keqkuptim tjetër.
Interesi kombëtar shqiptar nuk është domosdoshmërisht në kundërshtim me integrimin evropian.
Përkundrazi, në kushtet e shekullit XXI, integrimi evropian mund të jetë një nga format më të fuqishme të realizimit të interesave shqiptare.
Shqipëria dhe Kosova mund të forcojnë lidhjet ekonomike, infrastrukturore, arsimore, kulturore dhe njerëzore, ndërsa të dyja ecin drejt BE-së.
Kjo do të krijonte një hapësirë shqiptare shumë më të integruar ekonomikisht e kulturorisht, pa cenuar shtetet ekzistuese dhe pa krijuar konflikte të reja territoriale.
Kjo është një qasje moderne ndaj interesit kombëtar:
jo ndryshim kufijsh, por heqje e barrierave;
jo përplasje me Evropën, por integrim në Evropë;
jo izolim kombëtar, por bashkëpunim ndërkombëtar.

8. Çfarë duhet të ndryshojmë te vetja?

Nuk mund t’i kërkojmë Evropës të na besojë nëse institucionet tona nuk janë të besueshme.
Nëse duam integrim evropian, duhet të ndërtojmë shtete evropiane në standarde dhe  funksionale.
Kjo do të thotë:
shtet ligjor; drejtësi funksionale; luftë kundër korrupsionit;
administratë profesionale; arsim cilësor; ekonomi konkurruese;
institucione të qëndrueshme; respekt për pakicat; demokraci funksionale dhe përgjegjësi politike.
Evropa nuk duhet të jetë vetëm një destinacion ku duam të shkojmë. Ajo duhet të jetë standardi me të cilin duam ta ndërtojmë shtetin tonë.

9. Por edhe Evropa duhet ta kuptojë më mirë Kosovën dhe shqiptarët

Partneriteti nuk është rrugë njëkahëshe. Edhe Evropa duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për ta kuptuar historinë, realitetin dhe ndjeshmëritë e shqiptarëve.
Kosova nuk mund të shihet vetëm përmes raporteve teknike, krizave politike apo problemeve të saj të brendshme.
Duhet parë edhe si shoqëri që ka kaluar një histori të rëndë, që ka investuar fuqishëm në orientimin euroatlantik dhe që ka nevojë për perspektivë të qartë evropiane.
Evropa duhet ta kuptojë se besimi nuk ndërtohet vetëm me kërkesa që vijnë nga Brukseli drejt Prishtinës, por edhe me dëgjimin e shqetësimeve që vijnë nga Prishtina drejt Brukselit.
Nëse duam besim të ndërsjellë, duhet të ketë respekt të ndërsjellë.

10. Një diplomaci shqiptare më e mençur

Shqipëria dhe Kosova duhet të investojnë shumë më tepër në diplomaci profesionale dhe strategjike.
Jo diplomaci të deklaratave emocionale.
Jo diplomaci të viktimizimit.
Jo diplomaci që kujtohet vetëm kur paraqitet një krizë.
Por diplomaci të përhershme, të argumentuar dhe të orientuar drejt ndërtimit të aleancave.
Duhet të kemi më shumë bashkëpunim me universitetet evropiane, institutet kërkimore, parlamentet, mediat, bizneset dhe shoqërinë civile.
Duhet që Evropa të njohë shqiptarët jo vetëm nga problemet politike, por edhe nga dija, kultura, arsimi, ekonomia, shkenca, arti dhe potenciali njerëzor.
Kjo është mënyra më e mirë për të ndryshuar perceptimet.

11. Nga mosbesimi te besimi i ndërsjellë

Besimi nuk mund të kërkohet me fjalë. Ai ndërtohet me sjellje. Shqiptarët duhet t’i tregojnë Evropës se janë partnerë të përgjegjshëm, ndërsa Evropa duhet t’u tregojë shqiptarëve se i sheh si partnerë evropianë me perspektivë të barabartë.
Kjo kërkon kohë. Por është e mundur. Dhe rruga më e mirë është të ndërtojmë besim përmes rezultateve.
Sa më demokratike të bëhen institucionet tona, aq më shumë do të rritet besimi evropian.
Sa më e fortë të bëhet ekonomia jonë, aq më shumë do të rritet interesi evropian.
Sa më profesionale të jetë diplomacia jonë, aq më shumë do të dëgjohet zëri ynë.
Sa më shumë të kontribuojmë në Evropë, aq më shumë do të shihemi si pjesë e saj.

12. Dhjetë parime për një kurs të ri shqiptar ndaj Evropës

Tani na duhet që:
1. Të mos e harrojmë historinë, por të mos mbetemi peng i saj.
Kujtesa është detyrë; mllefi i përhershëm nuk është strategji.
2. Të dallojmë Evropën historike nga Bashkimi Evropian i sotëm.
Nuk mund të përdorim hartën politike të shekullit XIX për të orientuar politikën e shekullit XXI.
3. Të jemi proevropianë edhe kur kritikojmë Evropën.
Kritika e argumentuar është pjesë e partneritetit.
4. Të synojmë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kosovës në BE.
Integrimi evropian duhet të jetë objektiv strategjik kombëtar.
5. Të bashkërendojmë interesat shqiptare.
Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në ekonomi, energji, infrastrukturë, arsim, kulturë dhe diplomaci.
6. Të ndërtojmë shtete evropiane të bazuara në standarde.
Shteti ligjor, demokracia, arsimi, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë pjesë e interesit kombëtar.
7. Të mos kërkojmë privilegje, por partneritet.
Shqiptarët duhet të kërkojnë trajtim të drejtë, jo përjashtime nga rregullat.
8. Të investojmë në diplomacinë e dijes.
Historia dhe kultura shqiptare duhet të prezantohen në Evropë përmes kërkimit serioz, jo përmes propagandës.
9. Të ndërtojmë besim shoqëror shqiptaro-evropian.
Universitetet, të rinjtë, biznesi, kultura dhe diaspora duhet të jenë ura të përhershme ndërmjet shqiptarëve dhe evropianëve.
10. Të realizojmë interesat shqiptare brenda Evropës.
Kjo duhet të jetë formula e re strategjike: shqiptarët nuk duhet të ndërtojnë të ardhmen kundër Evropës, por si pjesë e Evropës.

Përfundim – Të mos ia dorëzojmë së kaluarës të ardhmen

Shqiptarët kanë arsye ta kujtojnë historinë.
Kanë arsye të flasin për padrejtësitë.
Kanë të drejtë të kërkojnë që historia e tyre të njihet dhe të kuptohet drejt.
Por një popull që dëshiron të ndërtojë të ardhmen duhet të dijë edhe kur ta mbyllë një kapitull të dhimbshëm dhe të hapë një kapitull të ri.
Ne nuk mund ta ndryshojmë Kongresin e Berlinit.
Nuk mund ta ndryshojmë Konferencën e Londrës.
Nuk mund t’i zhbëjmë vendimet e një shekulli më parë.
Por mund të vendosim se çfarë do të bëjmë sot me trashëgiminë e tyre.
Dhe sot kemi një mundësi historike.
Shqiptarët kanë dy shtete, Shqipërinë dhe Kosovën, dhe një hapësirë të gjerë njerëzore, kulturore e ekonomike të lidhur me Evropën. Sot nuk duhet të mendojmë vetëm si një popull që dikur u nda nga vendimet e të tjerëve.
Duhet të mendojmë si një popull që mund të ndërtojë të ardhmen e vet përmes dijes, demokracisë, ekonomisë, bashkëpunimit dhe integrimit.
Nga viktima historike duhet të bëhemi subjekt i historisë.
Nga mosbesimi duhet të kalojmë te besimi.
Nga mllefi te maturia.
Nga stereotipi te analiza.
Nga izolimi te integrimi.
Dhe mbi të gjitha:
Ta kujtojmë të kaluarën, por të mos ia dorëzojmë asaj të ardhmen tonë.
Sepse qëllimi i ne shqiptarëve nuk duhet të jetë të ndërtojmë një Evropë kundër dikujt, por të ndërtojnë një Shqipëri, një Kosovë dhe një hapësirë shqiptare aq demokratike, të zhvilluar dhe evropiane, sa të jenë pjesë e natyrshme e Evropës së bashkuar.
Ky është ndoshta kapitulli më i mençur që mund t’i hapim sot historisë shqiptare: jo luftë me Evropën, por hyrje me dinjitet në Evropë.

Më 2 gusht 2026

Kur diplomacia paralele e dobëson Kosovën

0
Diplomacia nuk matet me numrin e konsullatave, por me aftësinë për të mbrojtur interesin strategjik të shtetit. Pikërisht për këtë arsye debati për hapjen konsullateës shqiptare në Luginën e Preshevës dhe të konsullatës serbe në Shkodër nuk është një çështje rutinë e reciprocitetit diplomatik. Ai prek vetë arkitekturën e dialogut Kosovë–Serbi.
Në teori, një konsullatë mund të lehtësojë kontaktet kulturore dhe ekonomike. Në praktikë, ajo nuk e zgjidh asnjë nga problemet themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Shqiptarët e Luginës nuk kanë nevojë vetëm për një adresë konsullore; ata kanë nevojë për punësim, përfaqësim proporcional në institucionet shtetërore, njohje të diplomave, mbrojtje të pronës dhe respektim të të drejtave të tyre si qytetarë të Serbisë. Këto janë detyrime të shtetit serb dhe pjesë e procesit të normalizimit me Kosovën.
Pikërisht këtu lind dilema. Nëse këto çështje janë pjesë e dialogut të Brukselit dhe Ohrit, pse po zhvendosen në një kanal të ri Tiranë–Beograd? A nuk rrezikohet kështu të krijohet përshtypja se çështjet që prekin shqiptarët e Luginës mund të trajtohen pa Kosovën?
Kjo pyetje bëhet edhe më e rëndësishme në një kohë kur Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa po forcon marrëdhëniet me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, Kosova vazhdon të përballet me paqëndrueshmëri institucionale dhe me sfidën për të folur me një zë të vetëm në politikën e jashtme. Në diplomaci, boshllëqet nuk mbeten bosh; ato mbushen nga të tjerët.
Konsullatat nuk janë shqetësimi i vetëm. Ato janë pjesë e një tabloje më të gjerë. “Ballkani i Hapur”, iniciativa për një draft të Asociacionit, deklaratat për veriun e Kosovës dhe tani kjo nismë e re krijojnë përshtypjen e një diplomacie paralele që prek drejtpërdrejt tema për të cilat Kosova është palë në dialog me Serbinë. Secili episod, i marrë veçmas, mund të ketë shpjegime të ndryshme. Por kur shihen së bashku, krijojnë një model që nuk mund të injorohet.
Koha e kësaj nisme ngre gjithashtu pyetje. Ndërsa në veri të Kosovës po zhvillohen gërmime në një varrezë të dyshuar masive dhe çështja e personave të zhdukur rikthehet në qendër të vëmendjes, debati publik zhvendoset drejt konsullatave. Nuk ka prova që këto zhvillime janë të lidhura dhe nuk do të ishte serioze të pretendohej një gjë e tillë. Por në diplomaci, koha rrallëherë është krejtësisht rastësi. Serbia ka interes që agjenda të fokusohet në tema ku ajo shfaqet si partnere rajonale, ndërsa çështjet e përgjegjësisë për krimet e luftës dhe zbatimin e marrëveshjeve mbeten në hije.
Nëse Serbia dëshiron një kapitull të ri në marrëdhëniet me shqiptarët, gjesti më bindës nuk është hapja e një konsullate në Shkodër. Është zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, njohja efektive e diplomave, garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, bashkëpunimi për personat e zhdukur dhe hapja e arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të viktimave të luftës.
Shqipëria ka të drejtë të zhvillojë marrëdhënie me Serbinë. Askush nuk e vë këtë në diskutim. Por kur këto marrëdhënie prekin drejtpërdrejt çështje që burojnë nga dialogu Kosovë–Serbi, koordinimi me Prishtinën nuk është formalitet diplomatik; është domosdoshmëri strategjike.
Kosova nuk mund të lejojë që subjektiviteti i saj ndërkombëtar të zbehet nga kanale paralele. Sepse shtetet nuk dobësohen vetëm kur humbin territor. Ato dobësohen edhe kur të tjerët fillojnë të negociojnë për çështjet e tyre pa praninë e tyre.
Pra, pyetja që mbetet pa përgjegje nuk është nëse duhet apo jo të hapen konsullata.
Pyetja është shumë më e madhe:
A po ndërtohet një arkitekturë e re diplomatike ku Serbia fiton partnerë të rinj negociues, ndërsa Kosova rrezikon të mos jetë më adresa e parë kur diskutohen interesat e saj?
Nëse kjo pyetje nuk shtrohet sot, nesër mund të jetë shumë vonë.

Në Kishën e Papiqit të Deçanit u pagëzuan njëzet veta dhe u themelua Bashkësia Katolike Shqiptare e Insiqit

1

​Nga nderimi i dëshmorëve te pagëzimet, themelohet Bashkësia Katolike Shqiptare e Insiqit

Kisha e Papiqit në Komunën e Deçanit, sot ishte e vogël për të pritur të gjithë pjesëmarrësit në meshën e shenjtë, të organizuar për dhjetëra besimtarë që sot u pagëzuan duke iu rikthyer Kishës Katolike.

Fillimisht të gjithë besimtarët bën nderime pranë lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së, të rënë për liri për të vazhduar në për në kishën e Papiqit, e cila në hyrje të saj kishte flamurin amerikan, atë kombëtar dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E veçanta e kësaj meshe dhe e këtyre pagëzimeve ishte edhe prania dhe pagëzimi i disa personaliteteve të njohura nga Deçani dhe Dukagjini, derisa priftërinjtë janë ndalur edhe tek atdhedashuria që duhet ta ketë çdo shqiptarë.

Vorret e Isniqit

Njëkohësisht, u themelua edhe Bashkësia Katolike Shqiptare e Insiqit, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin vendas.

Në Papiq të Deçanit në krishterizëm u rikthyen dhjetëra veta

1
Sot, në Papiq të Deçanit, u zhvillua një ngjarje që për shumë pjesëmarrës kishte një domethënie të veçantë shpirtërore dhe historike.
Burra nga Isniqi, nga fshatra të tjera të komunës së Deçanit, si dhe veteranë e luftëtarë të Koshares, zgjodhën të pagëzohen dhe ta lidhin jetën e tyre me besimin që ata e konsiderojnë trashëgimi të të parëve të tyre.
Isniqi ka qenë gjithmonë sinonim i qëndresës, i burrërisë dhe i përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.
Nga ngjarjet historike deri te lufta çlirimtare, bijtë e këtij vendi kanë dëshmuar se mbi gjithçka e vendosin atdheun, identitetin dhe dinjitetin.
Historia nuk ndërtohet vetëm me armë, por edhe me ruajtjen e kujtesës, traditës dhe identitetit.
Çdo njeri ka të drejtën e zgjedhjes së lirë të besimit të tij, ndërsa respekti për këtë liri është një nga vlerat themelore të një shoqërie demokratike.
Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe respekt për çdo qytetar që, me bindjen e tij të lirë, ruan dhe nderon trashëgiminë që beson se i përket.