

















Lekë Mrijaj, Klinë
Para disa vitesh, gjatë leximit të librit të Robert Elsie-t, “Një fund dhe një fillim”, hasa në një mendim të fuqishëm të poetit Xhevahir Spahiu: “Tehut të shpatës kemi ecur rrufe, pastaj shpata ka ecur mbi ne.” Kjo frazë më të vërtetë më mbeti gjatë në kujtesë, e cila nuk është vetëm një figurë poetike apo një shprehje romantike, por një pasqyrë e dhimbshme e historisë sonë kombëtare, sa të lavdishme, aq edhe tragjike.
Shqiptarët pa dallim besimit fetar, në shumë etapa të historisë, kanë ditur të ecin të bashkuar mbi tehun e rrezikut me guxim të jashtëzakonshëm, por jo gjithmonë kanë ditur ta ruajnë atë që kanë fituar me gjak, sakrificë dhe mund. Mirëpo kur i kanë përfunduar betejat me armikun e jashtëm, shpesh kanë nisur përplasjet ndërmjet vetvetes. Kështu, shpata që dikur mbahej kundër pushtuesit, e them në kuptimin metaforik, ka filluar të rëndojë mbi ndërgjegjen, unitetin dhe të ardhmen tonë.
Sot, kjo thënie duket sikur po zbret nga faqet e një libri dhe po ecën përmes realitetit politik e shoqëror të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është një shtet i ri, i lindur pas një historie të gjatë vrasjesh, vuajtjesh, burgosjesh, përndjekjesh dhe përpjekjesh për liri. Ajo nuk është vetëm një territor i përcaktuar me kufij, por një amanet i shkruar me jetën e heronjve, martirëve, me mundin e brezave dhe me gjakun e të gjithë atyre që e dhanë jetën për liri.
Megjithatë, shteti nuk mbahet vetëm me kujtimet e luftës dhe me ceremonitë përkujtimore. Ai kërkon institucione të qëndrueshme, drejtësi të paanshme, përgjegjësi politike dhe një vetëdije të lartë qytetare.
Pikërisht këtu duket se po e marrim teporëzen dhe po çalojmë. Në vend që institucionet të jenë shtyllat e një shtëpie të përbashkët, ato shpesh po shndërrohen në fusha përplasjesh partiake të llojit të rrugaçëve. Në vend që politika të jetë arti i shërbimit ndaj qytetarit, ajo po perceptohet gjithnjë e më shumë si mjet egoje për pushtet, privilegje dhe interesa të ngushta.
Partitë politike, të cilat e marrin besimin nga elektorati, nuk duhet ta trajtojnë votën si një çek të bardhë financash për katër vjet, por si një përgjegjësi morale që duhet të dëshmohet çdo ditë. Vota e qytetarit nuk është pronë e partisë. Ajo është amanet që duhet tu plotësohet.
Kur pushteti mbyllet brenda vetvetes, qytetari mbetet jashtë dyerve të shtetit. Kur interesat personale ngrihen mbi interesin publik, demokracia e humbet kuptimin e saj.
Ndërsa, kur politika ushqehet vetëm nga përplasja, shteti fillon t’i ngjajë një anijeje, drejtuesit e së cilës zihen për timonin, ndërkohë që askush nuk kujdeset për drejtimin e saj.
Në këtë gjendje, një ndër plagët më të rënda është largimi i të rinjve dhe i kuadrove të përgatitura nga Kosova. Ata që duhej të ishin mendja, energjia dhe e ardhmja e vendit, po largohen në kërkim të një jete më të sigurt, të një pune më dinjitoze dhe të një shoqërie ku dija dhe puna vlerësohen.
Pra, çdo i ri që largohet nuk merr me vete vetëm një valixhe, por e merr një ëndërr, një profesion, një familje të ardhshme dhe një pjesë të shpresës sonë kolektive. Një vend nuk zbrazet vetëm kur njerëzit largohen fizikisht. Ai zbrazet edhe kur qytetarët humbin shpresën, kur të rinjtë pushojnë së besuari në institucionet e tyre të brishta dhe kur aftësia zëvendësohet nga lidhjet partiake, familjare apo grupore. Por edhe më shqetësues është rreziku i mbjelljes së përçarjeve ndërmjet shqiptarëve mbi baza fetare. Katolikët dhe myslimanët shqiptarë nuk janë dy brigje të huaja, por një degë të së njëjtës pemë kombëtare, të ushqyera nga e njëjta tokë, nga e njëjta gjuhë, nga të njëjtat plagë historike dhe nga i njëjti ideal i lirisë.
Historia e shqiptarëve dëshmon se besimet fetare, kur janë jetuar me ndërgjegje dhe urti, nuk e kanë penguar përkatësinë kombëtare, por e kanë pasuruar atë. Kultet fetare pra, Kishat dhe xhamitë nuk duhet të bëhen kurrë ledhe ndarëse, por vende ku njeriu mëson paqen hyjnore, mëshirën, drejtësinë dhe respektin ndaj tjetrit.
Prandaj, çdo përpjekje për ta (keq) përdorur fenë si mjet politik, për ta shndërruar atë në burim dyshimi, përçarjeje apo armiqësie, është lojë me zjarrin mbi themelet e shtëpisë sonë të përbashkët. Nëse një fenomen i tillë do të përshkallëzohej, përgjegjësia nuk do të binte vetëm mbi individët e papërgjegjshëm, por edhe mbi partitë politike dhe hierarkitë fetare, të cilat duhet të reagojnë në kohë, qartë dhe pa ekuivoke. Udhëheqja politike dhe ajo fetare duhet ta kuptojnë se fjala e tyre nuk është një tingull që humbet në ajër. Fjala mund të bëhet urë, por mund të ngrihet edhe si mur. Mund t’i qetësojë plagët, por mund edhe t’i rihapë ato. Për këtë arsye, secili udhëheqës duhet ta peshojë gjuhën e vet me përgjegjësi, sidomos në një shoqëri që ende bart kujtime të freskëta nga dhuna, pushtimi dhe përçarjet e së kaluarës.
Populli ynë ka kaluar nëpër kataklizma të njëpasnjëshme historike. Ka jetuar nën sundimin e Perandorisë Mesjetare Osmane, nën regjimet e ndryshme serbosllave, nën komunizëm dhe nën politikën e egër të pushtimit serb në vitet 90-ta. Breza të tërë shqiptarësh (katolikë dhe myslimanët) kanë përjetuar shpërnguljen, burgosjen, torturën, mohimin e gjuhës dhe të identitetit, vrasjet dhe dëbimet nga trojet e tyre. Deri në ditën e çlirimit, rruga jonë ishte e mbushur me varre martirësh, me sakrifica intelektualësh, veprimtarësh, qytetarësh të pafajshëm dhe luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Liria nuk na erdhi si dhuratë e rastësishme. Ajo u fitua me përpjekjen e popullit tonë dhe me mbështetjen vendimtare të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë. Prandaj, është e pafalshme për të gjithë lidershipin tonë që një liri e fituar me kaq shumë sakrifica të dëmtohet nga papërgjegjësia, korrupsioni, egoizmi politik apo përçarja e brendshme. Nuk mund t’i nderojmë dëshmorët vetëm duke vendosur kurora mbi varret e tyre, ndërsa në jetën publike harrojmë idealin për të cilin ata ranë. Nderimi i vërtetë për ta është ndërtimi i një shteti të drejtë, demokratik dhe funksional.
Kosova nuk ka nevojë për fitues që e poshtërojnë kundërshtarin, por për udhëheqës (të llojit të Rilindësve Kombëtare) që dinë ta bashkojnë shoqërinë. Nuk ka nevojë për retorikë që hap humnera, por për fjalë që ndërtojnë ura. Ajo nuk ka nevojë për një patriotizëm të zhurmshëm, të përdorur vetëm gjatë fushatave elektorale, por për një patriotizëm të qetë e të përditshëm, që shfaqet në punë, ndershmëri, drejtësi, përgjegjësi dhe respektim të ligjit.
Atdheu nuk mbrohet vetëm me pushkë, por mbrohet edhe me lapsin e mësuesit, me dijen e profesorit, me drejtësinë e gjyqtarit, me ndershmërinë e zyrtarit, me përgjegjësinë e politikanit, me lutjen e besimtarit dhe me punën e qytetarit.
Sot duhet ta pyesim veten me sinqeritet: a po ecim ende mbi tehun e shpatës për ta mbrojtur shtetin tonë, apo kemi lejuar që shpata e përçarjes, e interesit dhe e papërgjegjësisë të ecë mbi ne?
Kosova nuk duhet të bëhet një fund i dhimbshëm pas një fillimi të lavdishëm. Ajo duhet të jetë fillimi i një epoke pjekurie kombëtare dhe shtetërore. Kjo realisht kërkon që partitë politike të kthehen te qytetari, institucionet te ligji, besimet fetare te mesazhi i paqes, ndërsa shoqëria te vetëdija se, pavarësisht dallimeve, kemi vetëm një atdhe të përbashkët.
Sepse, kur shqiptarët (Katolik dhe mysliman)kanë qëndruar së bashku, historia nuk ka mundur t’i thyejë. Por, sa herë që janë ndarë, edhe fitorja është shndërruar në plagë. Pra, koha është ta ndalim shpatën, para se ajo të ecë përsëri mbi ne.
Klinë, më 4 gusht 2026
Gjenarali famëkeq serb, Bozhidar Jankoviq

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
BALLKANI NË FOKUS TË HISTORISË
ËSHTË MBUSH SERBIA ME KRIMINELË NDËRSA TË TJERËT PAKSA PO TEATRIZOJNË DEMOKRACI
1.Shqiptarët në rend të parë nuk i frigohen lirisë univerzale
Shqiptarët nuk i frigohen lirisë, sepse më së shumti në Evropë kanë pësuar prej mungesës saj. Serbët në anën tjetër për çdo dekadë gjatë shekullit XX-të, si dhe gjatë këtyre tri dekadave të shekulit XXI po druajnë nga liria e fqinjëve të tyre, ndërsa serbianët do të mbesin pa liri. Kështu gjatë historisë dyshekullore kanë menduar të gjitha rregjimet kriminale serbe, duke vepruar që sa më shumë liri të grumbullohët në duartë e tyre, në mënyrë që kur u ka dalë “liria nga kavazi”,atëherë e kanë ndryshuar “melodinë” dhe kanë filluar ta mbajnë gjallë dhunën, në mënyrë banditeske.Ky vizion nazifashist serbian provon ta tregoi Serbinë si një epruvetë ku janë bërë shumë eksperimente, dhe, ku prej asaj (epruvete) serbët vetëm kanë përfituar duke mos menduar se fundi do t` i vjen si dramë tragjike në tri akte: Së pari shkatrrimi i BRSS, së dyti shkatrrimi i Konventës Helsinkut dhe së treti shkatrrimi i RSFJ-ës.
Akti i parë i “përkthyer” në historinë serbiane përkon me jetën e jetuar 1975-1981, ku çdo gjë mungonte, por “sallonet” e mallërave ishin një fotografi konkave, ku shihej vetëm një pjesë e siperfaqës se: “me të gjitha mjetët duhet sulmuar nacionalizmin shqiptar, në mënyrë që kur t` i vejmë në knetë, atëherë mos të kanë as mundësi të ngihën ujë se për ajr dhe tokë nuk duhët të mendojnë, prandaj jemi kujdesur që të mbesin pa to”. Mbi të gjitha, shqiptarët ishin ai popull që mendonte dhe pakënaqësinë e shprehte brenda katër mundësive, të cilat një ditë si mundësi përfundonin me burgimin e zgjedhur të atyre, që me dekada mbahëshin se janë “peronar me faj”, pa asnjë të bëme kundër ligjit. Kështu filozofikisht mund të kuptohët jeta e shqiptarëve të prangosur në burgun e madhë që quhej Jugosllavi.
Në kohën nga viti 1981 e deri më 1989 nepër Kosovë kishte nxënë shtat një propogandë perfide udbeske, duke shtruar vetëm një pyetje, në çarqet e larta intelektuale serbe: Prej kah guximi i dy historianëve nga shkolla e Akademik Prof Dr Ali Hadrit (……),që po i qëndrojnë përball çdo sulmi serbian ndaj shqiptarëve, në përgjithësi.Sidomos po e kritikojnë “Librin e Kaltërt” nga viti 1975; po e kritikojnë “Platformën politike për Kosovën” nga viti 1981,gjithnjë duke dëshmuar se përmes saj intelektualët serbianë, po e sulmojnë çdo gjë që është shqiptare, duke kërkuar njëherit rikolonizimin e Kosovës me sllavë.Lidhur me këtë, këta historianë po ua përplasin serbianëve në sallat e institucioneve të tyre se: në Serbi jetojnë 93 banorë në një km katror. Ndërsa, në Kosovë jetojnë 205 banorë në një km katror. Dhe prap propogandohet, të siellin sllavë në Kosovë.Në bazë të dokumenteve që janë ruajtur, kulmi i konfrontimeve në mes rrymës “shkencore” serbe dhe rrymës shkencore shqiptare që ofronte argumente arkivore, do të shpërthej në Simpoziumin historik më 15 maj 1985 në Beograd. Aty bandës që i printe Spasoje Gjakoviqi, “shkencës” serbiane me fakte do t` i hapët varri sa që fund do t` i thuhet S. Gjakoviqit publikishte se: “Ti e ke varë Haki Tahën dhe Miladin Popoviqin. Të parin e ka vrarë në ora 9 dhe të dytin e ke vraërë në ora 11, më 13 mars 1945 në Prishtinë. Por në ora 12 në të njejtën ditë e ke pyetur A. Rankoviqin: a të marrim operacion për brgime masive të shqiptarëve, aq më parë kur këtë na e mundëson Diktatura ushtarake e vendosur më 8 shkurt 1945 nga J. B.Tito”.Aty dokumentët serbe, së pari do të përplasën në tavolinë. E vërteta, do të thuhët aty se Jugosllavia nuk do të përfundojë siç alarmojnë dhe parashohin autorët e “Librit Kalërt”, se Shqiptarët me Kushtetutën e vitit 1974 kanë “fituar tepër liri”.Prandaj ky rezonim nazifashist do t` ua hapë shansën Akadenisë dhe Kishës që ta sajojnë në vijim Menorandumin e tyre nga viti 1986. Ai Memorandum i siellur në Prishtinë “aksidentalisht” po nga të njejtit historianë shqiptar do të provohët të amortizohët me: “Programin Jugosllavë për Kosovën” nga viti 1988. Megjithë këtë, këta historianë nuk do të ndalën në këtë “stacion politik” dhe shkencor. Do ta kritikojnë me fakte edhe Budimir Llonçarin, i cili ishte Minëstër i Punëve të Jashtëme të Federatës Jugosllave, i cili doli hapur në mbrojtje të shovinizmit çetnik se: “Shqiptarët paskanë ardhur në Kosovë në shekullin XVII”, e broçkulla të tjera nga arsenali i Kishës Ortodokse serbe.Po shtrohet pyetja: si e përgatitën për shqiptarët e Kosovës këtë “informatë serbianët: Së pari e botuan në “Izvestia” të Rusisë një shkrim, me 67 falsifikime.Njera ndër falsifikimet e prezantuara ishte: “ardhja e shqiptarëve në Kosovë, dhe, Shqiptarët nuk kanë prejardhje Ilire”. Në këto rrethana mbasi e mabruan punën me rus, i njejti ekip serbian (Bullatoviçka me kompani…..) shkoi në Francë dhe e bëri një aranzhamn që gazetari i “Lë Matain”-it ta intervistoi B. Llonçafrin. Serbët po atë ditë kur erdhi ingtervistuesi nga Parisi ia kishin vu në tavolinë Llonçarit shkrimin e “Izvestia”-s, në Rusishte dhe në përkthim serbisht.Pyetja e parë e gazetarit francez ishte: kur kanë ardhur shqiptarët në Kosovë? Dhe B. Llonçar si një injorant në lëmin e historis që ishte, do të përgjigjet shkurt: “Kanë ardhë në shekullin XVII-t’”. Por shkrimin e “Le Matain”-it do ta botoi “Rilindja”, kuptohët si një “konkluzë” politike zyrtare jugosllave. Në këtë shkrim do të reagojnë Prof Dr Hakif Bajrami dhe Prof Dr Tahir Abdyli me shkrim dhe reagimin do ta botoi “Rilindja”.Rreth këtij shkrimi pastaj, do sillën e pshtillën funksionarët e Kosovës me porosi nga Beogradi.Qëllimi i porosisë ishte që të shkaktohën polarizime sa më të thella dhe dy historianët shqiptarë të denohën e “diskualifikohën”. Për këtë kërkesë do të jipet një përgjegje: Nuk jemi të befasuar me Beogradin zyrar, por jemi të indinjuar me ata shqiptarë që u besojnë porosive, deri kur më? Por,besimtarëve të porosisë do të u thuhët: mund të ndodhë të fillojë Lufta e Tretë Botërore, po terhiekje nga qëndrimet e dy historianëve shqiptar nga Prishtina, nuk do të ndodhin, do t` i thuhet njëfar Remzi Kolgecit(muzikant), Rr. Dedës (gjuhëtar) si dhe kryeudbashit (RR. Morina) me profesion nga shkolla trafdhtafre e Ali Shukrisë dhe Kolë Shirokës. Gjuetia ndaj historianëve nuk do të pushojë, por Rinia patriotike shqiptare e tubuar rreth idealit të Hasan Pfrishtinës nuk do të mungojë më për as një çast. Dhe gati të gjithë gazetarët e “Rilindjës” do të dalin në përkrahje të historianëve, të cilët e forcuan pozicionin e tyre edhe me nënshkrimin e Apelit 215, të ingtelektualëve.E kotë ishte fushata, presioni ka qenë i gjatë, por spiunët dhe shqipfolësit po silleshin në rreth të thatë, sepse Jugosllavisë për çdo javë e muaj po i coptoheshin mundësitë e dhunës policore, për çka më fund do ta caktojnë edhe ushtrinë që të vrasi shqiptar në gjumë siç ishte rasti e Paraqinit e qindra raste të tjerë.Pra, Rusia kurrë nuk do ta lërë Ballkanin e qetë, për deri sa Serbia të mbetët vazal i saj.
2.Në këto rrethana u lansua propoganda se “Historianët shqiptarë po duan ta diegin federatën”!
Parulla e këtillë shkoi deri në Rusi. Dhe sa më shumë që serbianët po përhapnin urrejtje, për dy herë më tepër po krijohej klima që seicili popull të ndahet dhe ta ketë tymin e vet në oxhakun kombëtar. Në këtë drejti informata e dërguar në Rusi nuk do të digjet nga hollësia, por nga trashësia e urrejtjës, do të bërët copë e grimë, sepse Kremlinit i nevoitej një viktimë pansllaviste, të cilën e dinim se e kishin të gatuar në Serbi.Lidhur me këtë, shqiptarët përmes demonstratave po duan ta diegin Fedratën, mëtej këta historianë shqiptarë të patrembur sikurse mësuesi i tyre do të përgjigjën: “Federatën do ta digjni ju me shovinizmin e juaj çetniko paranoikë, se kinse jeni të rrezikuar”. Nga këto qendrime edhe Partia Komuniste Jugosllave- LKJ) do të digjet bashkë me juve sepse jeni mbushur urrejtje. Dhe është çudi se si sheknctarët slloven reagonin përciptazi ndaj kësaj ulurime shovinste sllavo serbe. Ndërsa, kroatët nuk e hapën gojën fare. Vetëm shiqonin nga bregu. Sallavët tjerë, ishin shumë të lumtur që mbështetëshin në rrenat serbiane, sepse Dobrica Qosiqi që vetëm merrte shenime nepër simpoziume, nuk bzante, sepse afër e kishte Ivan Stambolliqin.
Ndërsa, serbianët që nuk u pajtuan me referatin e dy historianëve serbë më 1985 me titull: “Ugnejtena i ugnejtaçka nciaja” (Kombi i shtypur dhe shtypës), vetëm bënin vija nepër letrat e tyre. Por në fund, njeri prej tyre foli hapur: “Historianët shqiptarë nga Kosova janë musafit te ne. Këtyre nuk guxon për t` u ndodhur asgjë.” Por se çdo gjë ishte vënë në sporvë në shtetin e kalbur, u vërtetua natën e 16 marsit 1985 në ora 3, e 5 minuta në hotelin “Ekzelcor”, në qendër të Beogradit. Aty hapur u pa se Serbia kishte vëndos: O krejtë Jugosllavinë, o asgjë”. Dhe realiteti tregoi se vet do të digjen në letrat e tyre në vijim: Së pari, bërën grusht shtet ndaj Kosovës më 23 mars 1989; së dyti e prishën LKJ dhe me te tërë federatën e tyre “të famëshme” e sollin buzë eutanazisë në realitetin e një kufome të gjallë. E ne ishin të lumtur se RSFJ po shkonte në varrë, por ne nuk ishim ata që ua bërëm varrin, por arçitekt ishim në një mënyrë, sepse me kohë u treguam se: Udhëheqësinë shqiptare më 1981 keni provuar ta konvertoni në Jugosllavë, me përjashtim të njërit (F.H). Faktet që posedohën flasin vet. Dhe kështu hap pas hapi intelektualët serbian filluan t` i frikohën jo vetëm lirisë së të tjerëve, por edhe forcës popullore sjqiptare që për çdo muaj po shënonte vetëdijësim dhe ndergjegje Demaçiane, për sakrificë, pa e ditur se në Slloveni dhe Kroaci do t` u thhen shpatat.
Janë shkruar shumë libra në gjuhën serbishte, të cilat nuk provojnë ta njohin opinionin e tyre me realitetin, por po e kurdisnin sërish politikën për ta krijuar Serbinë e Madhe,me mjete diplomatike, në kufijtë e Naçertanisë 1844. Shiqone se si sot sikurse dje politika serbe kurdisë kurtha diplomatike, natyrisht me ndihmën e shkollës ruse. Lidhur me këtë, këto ditë është bërë aktuale ngritja e një Konzullati serbian në Shkodër. Askush nga reaguesit nuk e ka zbuluar prapavinë e kësaj konzullate. Së pari hapja e Konzullatit në Shkodër është një thikë pas shpine diplomacisë Kosovës. Së dytë është një krcnim serioz që iu drejtohet Malazezëve se vetëm ne serbianët së bashku me rusë kemi aftësi për ta kthyer gjendjën e para 10 qershorit 1999. Prandaj kot ju malazezët e keni shpallë shkëputjën nga fedrata Jugosllave e Zhablakut (apo Rajhu i Tretë).
Dhe ndrrojmë itinerar sepse mbi të gjitha një realitet i hidhur u qëndron serbianëve mbi kokë. Ta sistemojmë çështjën interpunktive në bazë të fakteve. Intelektualët e Serbisë fillaun aty kah viti 1994 t` i frikohën lirisë së të tjerëve.Një vit më vonë përkundër mizorive duke e sulmuar Sarajevën pa pushim për dy vite, më në fund serbët do të shparazën në Serberncë (ishte në Besë të KS OKB) duke bërë gjenocidë, të cilin edhe KS OKB e pranoi zyrtarisht, se ka ndodhë.E vërteta, gjenocidi në Srebërnicë e ka një parahistori se diku Bosnja dhe Hercegovina do të mbulohet me gjak.
Prandaj ajo parahistori mund të thuhet se ishte paralajmërim se pushteti serbian duke iu frikuar lirisë më 17 mars 1994 e solli: Ligjin për ndarjën e banesave për serbët në Kosovë. Në frymën e këtij Ligji më 12 janar 1995 i njejti organ e solli: Dekretin për mënyrën dhe kushtet për Kolonizimin e Kosovës. Kjo do të thot se Serbia e mbushur me urrejtje e kishte në program kolonizimin edhe të Bosnjës. Po prej kah të sigurohet popullsia sllave ishte pyetje kujdestare e Kishës tyre. Prandaj, detyra për kolonizim iu besua partisë së Arkanit. Ky kriminel për një kohë të shkurtër do ta sajojë Praogarmin për krijimin e mbi 300 fshatrave të reja serbe në Kosovë, të cilat për një kohë të gjatë nuk do t` i paguanin shtetit kurrfar takse.Ndërsa çdo kryefamiliarë i këtyre fshatrave do të kishin të drejtë për të mbajtuar armë të kalibrave të ndryshëm, me të vetmin qëllim që shqiptarët që u afrohën këtyre lokalitetev të vritën pamëshirshëm.
Pushteti i Serbisë duke iu friksuar lirisë më 1997 do t` i sajoi tri programe nazifashiste dedikur Kosovës.Me këto programe sajohej shansa që Srebernica të ketë edhe në Kosovë.Prandaj, Programi i parë mbante emrin:Toka e djegur; Programi i dytë mbante emrin: Koridorët përplasëse; Programi i Tretë e mabte emrin:Patkoi. Me programin e parë u bombarduan 1008 fshatra të Kosovës , nga 1335 sa i kishte gjithësejtë. Me Programin e Dytë u deprtuan nga Kosova afro 1 000 000 shqiptarë, prej tyre në Maqedoni u deportuan 507 800 individë shqiptarë; në Shqipëri u deportuan 360 000 persona, në Mal të Zi u deportuan 70 000 persona, në Bosnje dhe Hercegovinë u deportuan 21 000 persona, në Kroaci u deportuan 4000 persona, në Slloveni u deportuan 3450 persona, nepër botë u deportuan në: Francë 6300, në Itali 10000, në Gjermani 14000, në Angli 3300, në Suedi 7000, në Norvegji 8000, në Finlandë 2800, në Danimarkë 2800, në Belgjikë 9000, në Turqi 18 000, në SHBA 6100, në Kanadë 3200, në Australi 3500, në Zvicër 4100, në Zelandën e Re 600 dhe në Izrael 450 persona. Me këtë realitet nazifashist në qarqet politike të Beogardit dhe në krye të Kishtes pati filluar të flitët se pushteti i Millosheviqit e kreu detyrën e shekullit në Kosovë, ashtu si pati kryer Principata e Serbisë në dhjetor 1877 në Sanxhakun e Nishit, duke shfarosur në tërësi 714 katunde dhe 6 qytete nga shqiptarët.
5.Serbia vetëveti i ka shkaktuar plagë që janë rrezultat i megalomanisë
Shtetetë ballkanike janë të gjitha të rangut të vogël. Prandaj,Serbia në bazë të realitetit shoqroro politik gjatë dy shekujve të fundit kurrë nuk ka bërë as më të voglën përpiekje që liria të vlen për të gjithë. Por shoqëria serbe ka bredhë e bredhë duke zbatuar metoda barbare edhe kundër drejtuesëve të vet shtetëror.Kështu më 1820 e ekzakutaun Karagjorgje Petroviqin, më 1868 e ekzekutaun Knjaz Mihajllon, më 1903 e ekzekutaun mbretin Aleksander Obrenoviq me familje, më 1926 e helmosën Nikolla Pasiqin, më 1934 e varnë terthorazi Mbretin Aleksandër në Marsej, më 1946 e pushkatuan Drazha Mihajloviqin (kryeçetnikun nazifashist), më 1953 e larguan M. Gjillasin nga pushteti, më 1966 e larguan A. Rankoviqin nga pushteti, më 1973 e larguan nga pushteti Marko Nikeziqin. Në fund të shekullit e likviduan në mënyrë mizore Ivan Stambolliqin, më 2001 e burgosën dhe më në fund në Burgun e Hagës e likviduan Hitlerin e tyre Sllobodan Millosheviqin, për t` i vrarë të tjerët një nga një deri në pamabrim. Këtë realitet bota e civilizuar Perendimore duhet ta mësoi se demokratizim të Serbisë nuk mund të ketë deri sa Rusia të investojë kriza në Ballkan, përmes programit të saj që të mbetët prezente, në të katër detrat e botës, me emrin “Bota Ruse” prej kah u krijua edhe “Bota Serbe”, të nominuar nga popat se janë “vëlla e motër”.Çka pason prej këtyre “botërave” Perendimi e dinë fare mirë.
Jemi këto ditë para një afati mjaftë kritik të zgjedhjës së organeve qeveritare drejtuese të shtetit Kosovës. Kalkulimiet janë të ndryshme, nga ato amatore, deri te ato inatçore dhe të barikaduara në interesin e ngusht pa e llogaritur se në politikë ka interesa afatgjata dhe afatshkurtëra. Mjerisht partitë opozitare të Republikës Kosovës janë në iluzione se do të fitojnë më shumë se sa u ka besuar hapësirë elektorati.Së këndjemi është për t` u përshëndetur publikisht dakordimi i LDK si paria më e vjetër, që të hynë në Qeveri me disa kushte, të cilat nuk janë bërë publike kurrë. Por në vlugun e konsolidimit pushtetit disa individë pa menduar më thellë e ngritën një çështje të cilën do të provojnë në vijim ta sanojnë duke i dhuruar mbështetje Kryetarit të tyre që të marrë pozitën e Presidentit. Në këtë mënyrë pozita e Kryetarit të LDK-ës do të mbetët vakante dhe aspiruesit e funksionit më të lartë në LDK do ta kanë shansën të tregohën se janë për vazhdimin e politikës liderit tyre jistorik, si po e quajnë. Natyrisht se sllogani “lideri historik” përmendët vetëm nga disa karieistë sepse me sielljet e tyre po tregohet se asgjë nuk kanë mësuar nga historia.
Në rend të dytë është PDK, parti kjo që mbahët se i takon fama e UÇK-ës. Largë asaj fame është po ia themi që në fillim. Por, pajtimi me VV historikisht është punë e tyre, sepse VV jo që i nënçmon, por i ka provuar qe disa herë me oferta bipolare. E vërteta, dikush do të dali e do të më kritikojë për këto konstatime, që nuk janë politikaneske, por janë të nxierrura nga ajka popullore kombëtare e ndërkombëtare,pa interes.
Mbetëm me shpresë që të gjitha paritë me delegatët r tyre më 7 gusht 2026 do të qëndrojnë në sallë dhe ashtu do t` i tregojnë kombit dhe shteteve mike se nuk frikohemi nga liria, se pavafrësinë e kemi merituar dhe për te kemi derdhjur gjak gjeneratash. Ejani pra politikanë, ta fitojmë edhe luftën edhe paqën, me Qeveri legale dhe legjitime.Nuk ka rëndësi se cilës parti i takon pushteti sepse elektorati i njeh të gjitha. Prandaj po na thuhet në teren: Popullin e kemi të bashkuar, por partitë jo me fajin e tyre ambicioz dhe pa mbulesë.
Si duket askush nga partitë funksionale nuk ka mësuar se deri në cilin nivel parashihej të arrinte tragjedia e Kosovës më 1999. E tham më lartë se nga Kosova u deportuan afro një milionë banorë. Por edhe po aq ishin të shpërndarë duke bredhur nepër male e prroje të Kosovës. Gjithënjë në bazë të dokuemneteve të okupaterit ishte planifikuar që në fshatin Shajkofc të Llapit të grumbullohet popullsia e kësaj ane dhe aty të masakrohën të gjithë. Në programe që i posedonte oficeri kujdestar për Komunën e Bsianës (Podujevës) ishte paraparë që më 26 maj 1999 në Shajkofc të ndodhë “Srebernica II”. Oficeri kujdestar më 25 maj do ta vizitojë Shajkofcin dhe do të konstatojë se për ta kryer detyrën më duhët tri bomba me shprthim fuzion-fizion, dhe me to do të dëshmohet se kush është Serbia, se fshati i Hasan Ramadanit do t` i përngjan Toplicës së dikurshme, ku nuk do të mbetët asnjë shqiptar i gjallë.Pse ishte zgjedhur Shajkofci flasin vet oficerët serbian. Sepse ngat ishte Toplica dhe kufomat e shqiptarëve do të maskoheshin gjithëandej, me hargjime të vogla.E vërteta, këtë shkrim nuk e publikoi për të shkatuar urrejtje, por për të mësuar prej historisë që mos të na përseritët.
E merrëni se po ju flasin: Shaban JASHARI me Familje, Nëna AZE BRAHIMAJ, Zahir Pjaziti me trima, Luan Haradini me Tahir Sinanin, paksa me tone oficerësh legjendarë!
Më 4 gusht 2026

