Nue Oroshi, Prizren
____
Kohëve të fundit ka filluar në trojet shqiptare një debat apo një përplasje konceptesh dhe orientimesh që i kemi pasur gjatë historisë qindravjeçare. Koncepti për një orientim Evropian të shqiptarëve dhe ai për një orientim neootoman. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe .E them nuk ka të keqe për faktin se sikurse që atdhetarët kanë lënë pinjollët, që e vazhdojnë rrugën e tyre për një Shqipëri Etnike.
Gjithashtu edhe neootomanet dhe pansllavistët kanë lënë pinjollët që e vazhdojnë rrugën e tyre. Njëra betohët se Shqipëria Etnike dhe lufta Kastriotase do të shkoj deri në fund tek shqiptarët. Të tjerët betohën në katër kriminel: Sulltan Muratin, Sulltan Mehmetin, Titon e Millosheviçin.
Këtu janë dy rrugë: është rruga Kastriotase si dhe rruga e pushtuesve osmano-pansllavist. Natyrishtë në mes kemi edhe disa të habitur që në vend që të ngrisin zërin ata shikojnë dhe frigohen se ju ka hyrë friga në ashtë dhe mushkëritë jau ka bluar lakmia. Ata presin që të shkojnë me fituesin. Krahu Kastriotas është aktivizuar, se e kanë parë rrezikun neootoman dhe pansllavistë. Kurse krahu pansllalvisto-aziatikë tash janë bërë agresiv. Janë bërë agresiv se po ju humb Irani. Mirpo agresivitetin po e bëjnë kundër shqiptarëve Arbëror. Kjo ecje në dy krahë e orientimit shqiptarë nuk është e re.
Përfaqësuesit e baba sulltanit dhe të mbretit Aleksandër që luteshin në emër të Zotit dhe mbretit Aleksandër Karagjorgjeviçi janë bashkuar dhe iu kanë shpallë luftë orientimit Kastriotas të shqiptarëve.
Por një gjë është e mirë dhe e pastër si loti. Nuk ka kundërshtime të fshehta si ai libri: “Shtatzënia e një mashtrimi“, që sulmohej Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani dhe shumë të tjerë. Por kopilat që e kanë shkruar librin, “Shtatzënia e një mashtrimi“ tash janë shtuar dhe i kanë hapur rrënjët. Njëri nder ata, është edhe neotomani Milazim Krasniqi, i cili në vitet e tetëdhjeta e deri në të nëntëdhjetat ishte komunist dhe i shkruante vjersha sistemit komunist, me pas u mundua ti mvishet Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, por ky e hodhi si një gjethe të tharë.
Gjatë viteve të nëntëdhjeta ky far neotomani shkonte në Prizren për të marrë këshilla besimi në Katedralën Katolike, për tu kthyer në katolik. Por kur e pa se të kthehesh në katolicizem është vetëm një orientim besimi shpirtnor dhe nuk ka para, ai e gjeti rrugën e duhur. E gjeti rrugën ku paguhej me miliona, por duhët të punosh me përkushtim për antishqiptarizëm. E ky antishqiptar në momentin që e përqafoi orientimin neootoman filloi sulmet ndai kishës katolike shqiptare dhe çdo gjëje arbërore.
Nuk mundem pa i përmend fjalët largpamëse të mikut tim të ndjerë, gjeniut të letrave shqipe Teki Dervishi. Pasiqë kishim filluar me bacën Teki Dervishi projektin për një revistë që do ti zëvëndsoj “Shejzat e Koliqit“, në një moment më tha: “Ndegjo mirë, o Nue Oroshi, ky Milazim Krasniqi është një taliban islamik. Unë nuk do ta mbërri por ju keni me e mrri dhe do ta shihni se është një neotoman i vërtetë”. E njihte shumë mirë edhe pse punonin në një gazetë ata nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Është rast i rrallë në të kaluarën kur shqiptarët e besimit islam kanë protestuar kundër ndërtimit të një kishe katolike. Madje ka raste edhe kur kanë sjellur edhe mjete për ndërtimin e kishës.
Rasti i fshatit Zogaj në Vushtri, ku nga 2 milion shqiptarë në Kosovë janë gjetur vetëm 26 persona për të protestuar është një rast i veçantë. Tash është pozitive se këtë protestë e ka bërë hapur Bashkësia Islame në Vushtri me urdhërin e Bashkësisa Islame të Kosovës. Është mirë që institucionet e Kosovës nëse ende ju ka mbetë pak atdhetarizëm dhe institucionalizëm ti ndalin rrugën këtyre grupeve ekstreme të islamit politik. Për ata që nuk e njohin historinë shqiptare apo janë të ndikuar nga shtrembërimi i saj përmes projekteve të Çubrilloviçit dhe Erdoganit dëshiroi ti njoftoj se në Republikën e Kosovës në mes të shekujve XVIII-XX, mbi 50% të familjeve shqiptare kanë jetuar paralel me dy besime.
Besimin e parë e kanë mbajtur mbrenda shtëpisë ku kanë pasur emrat: Gjergj, Gjon, Pjetër, Llesh, Nikë, Ndue, Bardh dhe shumë emra të tjerë arbëror, kurse jashtë shtëpisë për shkak të mbijetesës familjare kanë qenë të detyruar ti mbajnë emrat Hasan, Hysen, Mustafë dhe emra të tjerë.
Këto familje mbrenda familjes kanë festuar dy festa, festat katolike dhe ato islame. Ky fenomen është i njohur në histori si fenomeni i laramanizmit. Këto familje janë rreth 50 përqind në Republikën e Kosovës, tash shumica e tyre kanë vendosur që mos ta mbajnë katolicizmin e fshehur dhe kanë filluar të pagzohen. Ky pagëzim duhët të shikohet si ndjenjë shpirtërore dhe atdhetare dhe është krejt normale që çdo njeri ta zgjedh besimin që e don.

Marin Sopi, Nue Oroshi dhe Gjergj Kabashi
Madje ky fenomen ka përfshi edhe dy familje të miqve të mij Gjergj Kabashi dhe Marin Sopi. Gjergji dhe Marini kur e bën publik besimin e tyre njeri u mishnu në veprën e Gjergj Kastriotit e tjetri në atë të Marin Barletit. Epo Gjergj Kastrioti ka luftuar dhe Marin Barleti ka shkruar, sikur mos të ishte Marin Barleti nuk do ta njihnim as Gjergj Kastriotin.
E shoh që aty këtu nganjëherë arbëroret që janë rikthyer e kanë një lloj dëshprimi më të drejtë me shqiptarët e rrënjeve arbërore të cilët ndonjëri mund të shkruan edhe ndonjë kundërshti dhe ti bashkohet atyre që janë në rrugën e neotomanizmit. Kjo nuk është qudi, se edhe në Dardani i kemi nja 3 apo 4 të tillë që rrjedhin nga rrënjët Arbërore por që nuk janë në drejtimin Evropian.
Këta tre, katër persona janë në shitje të lirë dhe kush t´iu jep me shumë para ata shkojnë. Apo si këndohej në këngët e hershme shqiptare në lojën kapuqas.A ti falim a s´ti falim hapjau derën e marrshin malin. Po thotë mali nuk i due po thotë dreqi mi bjen mu. Fal i kofshin dreqit mallku!


