Kreu Blog Faqe 56

Askush nuk duhet me u kërcënue për shkak të mendimeve të veta

0

Dom Nikson Shabani, Prizren

Kundërpërgjigje ndaj Prof. Dr. Milazim Krasniqit .

Nëse Prof. Dr. Milazim Krasniqi ka marrë kërcënime, ato duhen dënue pa asnjë hezitim. Liria e shprehjes është e drejtë themelore dhe vlen për secilin. Por, liria e shprehjes nuk nënkupton paprekshmëni prej kritikës. Përkundrazi, kush shkruen publikisht duhet me qenë i gatshëm me u përballë edhe me kundërargumente.

Observer.al dhe Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e paraqet Prof. Krasniqin si mbrojtës të lirive themelore. Atëherë lind një pyetje e thjeshtë: i respekton ai vetë këto liri kur flet për shqiptarët që zgjedhin me u pagëzue? Në shkrimin e tij ai nuk merret vetëm me analiza sociologjike.

Ai i quan qytetarët dhe shoqatat që dëshmojnë fenë e krishterë “shoqata hibride”, i etiketon si “problem sigurie”, flet për “absurditet kryqtar”, i quan “donkishoteskë dhe idiotike”, madje len me kuptue se pas tyne qëndrojnë “qendra financimi”. Kjo nuk është gjuhë akademike. Kjo është gjuhë etiketimi dhe stigmatizimi.

Pyetja është e thjeshtë: kur një shqiptar, me vullnet të lirë, kërkon pagëzimin, kë po sulmon?

Kë po rrezikon?

Cilin ligj po e shkel?

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të gjitha konventat ndërkombëtare garantojnë të drejtën e çdo qytetari me zgjedhë, me ndërrue dhe me shprehë fenë e vet. Nëse një mysliman ka të drejtë me predikue Islamin, atëherë edhe një i krishterë ka të drejtë me predikue Ungjillin. Nëse një qytetar ka të drejtë me u ba mysliman, ai ka po aq të drejtë me u ba i krishterë. Liria fetare nuk mundet me vlejtë vetëm për njërën palë. Edhe pretendimi se “katolicizmi është në krizë” nuk është argument kundër pagëzimeve në Kosovë. Edhe po të kishte sfida në disa vende të Evropës, kjo nuk ia heq askujt të drejtën me zgjedhë Krishtin. Për më tepër, vetë Evropa njeh edhe raste të shumta të rikthimit në Kishë dhe të rritjes së numrit të të rritunve që kërkojnë pagëzimin.

Por problemi ma i madh nuk është ky. Problemi është se Prof. Krasniqi e paraqet përhapjen e krishterimit si rrezik, ndërsa hesht për rrezikun real që e ka kërcënue identitetin shqiptar për dekada: islamin politik. Le ta themi qartë: Islami si fe nuk është armiku ynë. Armiku është islami politik. Islami politik nuk synon vetëm me predikue fenë. Ai synon me e shndërrue fenë në ideologji politike, me e vendosë mbi shtetin demokratik, mbi kombin shqiptar dhe mbi rendin kushtetues.

Pikërisht kjo ideologji ka sulmue vazhdimisht figurat kombëtare shqiptare, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, Nënë Terezën, e gjitha fugurat më të rëndësishme të historisë shqiptare, që pa kontributin e tyre nuk mund të mendohet e le më të shkruhet e të flitet për identitetin tonë kombëtar shqiptar dhe trashëgiminë tonë evropiane, kulturën shqiptare dhe çdo përpjekje për ta forcue identitetin kombëtar përtej ndasive fetare.

Nëse me fjalët “mur” dhe “fortesë” Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili këto ditë i përdori këto fjalë publikisht, ka pasë parasysh mbrojtjen e Kosovës prej ekstremizmit dhe islamit politik, atëherë kjo është në interes të çdo qytetari të Kosovës, pa dallim feje. Edhe ne katolikët kemi interes që Bashkësia Islame e Kosovës të mbetet institucion serioz, i përgjegjshëm dhe i orientuem kah bashkëjetesa, sepse dobësimi i autoritetit të saj mund t’u hapë rrugë rrymave radikale që nuk i shërbejnë as myslimanëve, as të krishterëve e as një bashëkësie fetare e orinetimi qytetar e as Republikës së Kosovës.

Prandaj, “No pasarán!” nuk duhet me qenë thirrje kundër Islamit si fe dhe as kundër myslimanëve shqiptarë. Ajo duhet me qenë thirrje kundër islamit politik, kundër çdo ideologjie që përpiqet me e përdorë fenë si mjet politik, me e dobësue shtetin demokratik, me e relativizue identitetin kombëtar shqiptar dhe me e prishë harmoninë ndërfetare. Pikërisht këtu qëndron edhe paradoksi i Prof. Krasniqit.

Ai e paraqet pagëzimin e lirë të disa shqiptarëve si “problem sigurie”, ndërsa nuk e konsideron problem faktin që për vite me radhë ideologët e islamit politik kanë shpallë tradhtarë shqiptarët katolikë, kanë sulmue Gjergj Kastriot Skënderbeun, kanë përçmue Nënë Terezën, Pjetër Bogdanin, kanë relativizue identitetin evropian të shqiptarëve dhe kanë përhapë narrativa që e vendosin umetin mbi kombin.

Nëse vërtet shqetësohemi për sigurinë e Kosovës, atëherë duhet ta pranojmë se rreziku nuk vjen prej një qytetari që kërkon pagëzimin. Rreziku vjen prej çdo ideologjie, fetare apo politike, që e vendos besnikërinë ideologjike mbi Kushtetutën, mbi shtetin dhe mbi kombin. Prandaj askush të mos e përdorë termin “islamofobi” për me heshtë debatin. Nuk është islamofobi me mbrojtë të drejtën e një shqiptari me u pagëzue. Nuk është islamofobi me mbrojtë identitetin kombëtar shqiptar.

Nuk është islamofobi me kundërshtue islamin politik. Përkundrazi, mbrojtja e lirisë fetare, e shtetit demokratik dhe e identitetit kombëtar është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm. Kosova nuk ka nevojë për mure mes feve.

Ka nevojë për një mur të fortë kundër ekstremizmit, kundër islamit politik dhe kundër çdo ideologjie që kërkon ta përdorë fenë për interesa politike.

Vetëm kështu ruhet paqja, liria dhe harmonia ndërfetare që e ka dallue gjithmonë popullin shqiptar.

Kur kujtesa zëvendësohet me spektaklin

0
Agim Vuniqi, Vashigton
____
Kemi dëgjuar shpesh diskursin folklorik: “Hajde veshi çizmet e prina ti, të marshojmë deri në Beograd.” Pas tetëmbëdhjetë vitesh shtet, një retorikë e tillë nuk dëshmon forcë, por varfëri të mendimit politik dhe moral.
Edhe më e rëndë bëhet kur një gjuhë e tillë shpërfaqet pikërisht në kohën kur po zhvillohen gërmimet për varrezat masive të viktimave të luftës. Ky duhej të ishte moment reflektimi, lutjeje dhe nderimi për të zhdukurit me dhunë, për familjet që ende presin drejtësi dhe për plagët që vazhdojnë të mbeten të hapura. Në vend të kësaj, hapet debat për “reciprocitetin e konsullatave”, sikur tragjedia njerëzore të mund të relativizohet nga kalkulimet e ditës.
Një shoqëri që humbet ndjeshmërinë ndaj viktimës rrezikon të humbasë edhe busullën e saj morale. Dinjiteti i shtetit nuk matet me parulla, as me thirrje emocionale, por me respektin që tregon për të vërtetën, drejtësinë dhe kujtesën kolektive.
Bota nuk ka nevojë të komentojë çdo deklaratë. Shpesh ajo vetëm vëzhgon. Dhe ndërsa ne vazhdojmë të vetëlavdërohemi për të kaluarën tonë të lavdishme, pyetja më e rëndësishme mbetet: a kemi guximin të përballemi me të tashmen, me përgjegjësinë që kërkon ndërtimi i një shteti serioz, apo do të vazhdojmë të zëvendësojmë humanizmin me retorikë dhe kujtesën me spektakël politik?

Shembuj dhe fakte, administrata digjitale dhe siguria kombëtare (2)

0

Serbia që “e ngatërron televizorin” me historinë

0
Nga Memorandumi i SANU-së te Vuçiqi: si u ulën propaganda, frika dhe miti nacionalist në studiot televizive serbe dhe e grabiten mikrofonin
Në Serbi nuk luftohet vetëm për pushtetin.
Luftohet edhe për diçka shumë më të rëndësishme:
për të drejtën për t’ia shpjeguar qytetarit se çfarë ka parë.
Sepse nëse e kontrollon atë që qytetari sheh, pas pak mund t’ia shpjegosh edhe atë që ka parë.
Pastaj mund t’ia shpjegosh edhe atë që ka ndodhur.
Pastaj atë që nuk ka ndodhur.
Dhe, në fund, edhe atë që duhet të kishte ndodhur.
Kjo është një arritje e madhe teknologjike.
Nuk ke më nevojë të ndryshosh realitetin.
Mjafton të ndryshosh programin televiziv.
Në një pjesë të madhe të hapësirës mediatike serbe, propaganda nuk është më mysafir.
Ajo ka marrë apartament me qira.
Ka çelësat.
Ka vendin e vet në studio.
Ka karrigen e preferuar.
Ka mikrofon.
Dhe, si çdo qytetar i respektueshëm, ka edhe të drejtën e vet për t’u shfaqur në televizion.
Faktet janë më pak të privilegjuara.
Ato zakonisht presin jashtë.
Ndonjëherë për vite.
SI U ZBULUA SE HISTORIA MUND TË PUNËSOHET NË TELEVIZION
Për ta kuptuar televizorin e sotëm serb, duhet të kthehemi pak prapa.
Jo shumë.
Vetëm te koha kur historia filloi të sillet si punonjëse e administratës shtetërore.
Memorandumi i SANU-së i vitit 1986 u shfaq në një periudhë të krizës së thellë jugosllave dhe artikuloi një interpretim të fortë të pozitës së Serbisë dhe serbëve si të padrejtësuar brenda federatës.
Nuk është serioze të thuhet se Memorandumi ishte një manual ku Millosheviqi vetëm duhej të vendoste firmën.
Historia është më e ndërlikuar.
Por është po aq joserioze të mohohet klima intelektuale dhe politike që ai dokument pasqyronte dhe ndikonte.
Sepse aty gjejmë një formulë jashtëzakonisht të dobishme politikisht:
Ne jemi viktima.
Të tjerët janë fajtorë.
Historia na ka borxh.
Dhe dikush duhet të paguajë.
Kjo formulë ka një avantazh të madh.
Nuk kërkon vetëkritikë.
Nëse je gjithmonë viktimë, nuk ke pse të pyesësh çfarë ke bërë ti.
Nëse je gjithmonë i rrethuar, çdo fqinj është i dyshimtë.
Nëse çdo humbje është komplot, atëherë gabimet zhduken.
Nuk ka më dështime.
Ka vetëm komplote.
Ky është një sistem shumë praktik.
Edhe një qeveri mediokre mund të duket historike nëse çdo problem i saj ka një armik ndërkombëtar.
MILLOSHEVIQI E ZBULOI MAGJINË E EKRANIT
Pastaj erdhi Slobodan Millosheviqi.
Dhe televizioni kuptoi se kishte një profesion të ri.
Nuk ishte më vetëm televizion.
Ishte mobilizues.
Ishte frikësues.
Ishte interpretues i historisë.
Ishte edhe pak prokuror.
Në vend që qytetari të pyeste:
„Çfarë ka ndodhur?“
televizioni e ndihmonte të pyeste:
„Kush na e bëri?“
Kjo pyetje është shumë më ekonomike.
Sepse për pyetjen e parë duhen dokumente.
Për të dytën mjafton një fytyrë.
Dhe sapo ke gjetur fytyrën e armikut, pjesa tjetër e programit bëhet shumë më e lehtë.
Faktet mund të vijnë më vonë.
Nëse vijnë.
VUÇIQI: PROPAGANDA HYRI NË UNIVERSITET DHE MORI DIPLOMË NË GRAFIKA
Pastaj erdhi Aleksandar Vuçiqi.
Dhe propaganda u modernizua.
Ky është një moment i rëndësishëm.
Propaganda e vjetër bërtiste.
Propaganda moderne buzëqesh.
Propaganda e vjetër kishte parrulla.
Propaganda moderne ka grafikë.
Propaganda e vjetër thoshte:
„Besomë!“
Propaganda moderne thotë:
„Sipas ekspertëve…“
Dhe menjëherë gjërat duken më shkencore.
Madje, nëse vendos një grafik pas ekspertit, edhe një absurditet fillon të duket sikur ka kaluar provimin e statistikës.
Vuçiqi, i cili në vitet ’90 ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviqit, sot vepron në një peizazh mediatik shumë më modern.
Por parimi bazë është i vjetër:
kush kontrollon ritmin dhe kornizën e informacionit, ndikon edhe në perceptimin e realitetit.
Sipas analizave të organizatave ndërkombëtare të medias, televizionet kryesore serbe i japin Vuçiqit një prani jashtëzakonisht të madhe.
Në një moment të caktuar, kjo prani bëhet aq e madhe sa lind një problem filozofik:
A është Vuçiqi në televizion?
Apo televizori është në Vuçiq?
Nëse një mëngjes televizori serb do të zgjohej dhe do të vendoste të mendonte vetë, ndoshta do të kishte këtë bisedë:
— Kush je?
— Televizori.
— Çfarë transmeton?
— Realitetin.
— Cilin realitet?
— Atë që më lejohet.
— Dhe kush të lejon?
Televizori do të heshtte.
Pastaj do të shfaqte një grafik.
DAÇIQI DHE TEORIA E EVOLUCIONIT POLITIK
Pastaj kemi Ivica Daçiqin.
Daçiqi është një fenomen që meriton studim shkencor.
Millosheviqi ra.
Daçiqi mbeti.
Ndryshuan qeveritë.
Daçiqi mbeti.
Ndryshuan aleancat.
Daçiqi mbeti.
Ndryshuan sloganet.
Daçiqi mbeti.
Nëse një ditë ndryshon edhe graviteti, nuk do të habitesha nëse Daçiqi do të dilte në televizion për të shpjeguar se gjithçka është nën kontroll.
Ai nuk i ka mbijetuar vetëm regjimeve.
Ai u ka mbijetuar edhe kuptimeve të ndryshme të fjalës „parim“.
E majta u bë e djathtë.
Opozita u bë pushtet.
Armiku u bë partner.
Partneri u bë aleat.
Dhe Daçiqi vazhdon të jetë aty.
Nëse politika do të ishte biologji, Daçiqi nuk do të quhej politikan.
Do të quhej specie shumë rezistente.
SHESHELI DHE MIKROBI QË REFUZON TË VDESË
Pastaj kemi Vojislav Sheshelin.
Shesheli është një lloj mikrobi politik që refuzon të vdesë.
Historia mund ta ketë mposhtur.
Koha mund ta ketë vjetruar.
Por televizioni e ushqen me një dietë të shëndetshme prej mikrofonash.
Ai nuk ka nevojë të fitojë argumentin.
Mjafton të fitojë zhurmën.
Nëse humbet debatin, është komplot.
Nëse humbet luftën, është tradhti.
Nëse humbet territorin, është padrejtësi.
Nëse historia nuk pajtohet me të, atëherë historia ka problem.
Kjo është shumë praktike.
Sepse në një sistem të tillë nuk ke më nevojë të falsifikosh dokumentet.
Mjafton të akuzosh dokumentin se është armik.
DOMANOVIQI DO TË KISHTE MBETUR PA PUNË
Radoje Domanoviqi e kuptoi shumë herët se absurdi politik ka një kufi.
Problemi i tij sot do të ishte se realiteti serb mund ta kishte kaluar atë kufi.
Domanoviqi mund të shkruante një satirë ku udhëheqësi fliste dhe populli duartrokiste.
Redaktori televiziv do ta lexonte dhe do t’i thoshte:
— Shumë mirë.
— Faleminderit.
— Por nuk është satirë.
— Pse?
— Sepse e transmetuam dje.
Kjo është tragjedia e satiristit.
Kur realiteti fillon të shkruajë vetë batutat, shkrimtari mbetet pa profesion.
ĆOSIQ DHE MOMENTI KUR MITI MERR DIPLOMË
Dobrica Ćosiqi është histori tjetër.
Ai nuk mund të reduktohet në një karikaturë.
Ishte shkrimtar, politikan dhe figurë e rëndësishme në zhvillimin e nacionalizmit modern serb.
Dhe këtu ndodhet një pjesë e rëndësishme e enigmës.
Nacionalizmi nuk prodhohet vetëm në zyrat e politikanëve.
Ai prodhohet edhe në libra.
Në universitete.
Në akademi.
Në gazetari.
Në kulturë.
Në institucione fetare.
Në familje.
Dhe sot, edhe në algoritme.
Sepse një ide bëhet shumë më e fuqishme kur pushon së dukuri si ideologji.
Kur fillon të duket si kujtim.
Si kulturë.
Si traditë.
Si „diçka që të gjithë e dinë“.
Ky është momenti kur propaganda ka bërë karrierë.
Nuk ka më nevojë për uniformë.
Ka veshur kostumin e normalitetit.
VULINI DHE RUSIA QË NUK KA NEVOJË TË JETË PRANË
Pastaj është Aleksandar Vulini.
Në retorikën e tij, Rusia shpesh paraqitet jo vetëm si fuqi gjeopolitike, por edhe si identitet emocional.
Kjo është më interesante se propaganda primitive.
Propaganda primitive thotë:
„Rusia është e mirë.“
Propaganda më e sofistikuar të bën të mendosh:
„Ndoshta Rusia ka të drejtë.“
Dhe kur njeriu arrin vetë te përfundimi, propagandisti mund të pushojë.
Ai ka bërë punën.
Rusia nuk ka nevojë të kontrollojë çdo televizor.
Mjafton që disa narrativat e saj të bëhen aq të zakonshme sa redaktori, analisti dhe shikuesi të mos i ndiejnë më si propagandë.
Atëherë propaganda ka arritur nivelin më të lartë të suksesit:
nuk dëgjohet më si zë i huaj.
Dëgjohet si mendim personal.
DHE PASTAJ HYRJE ANALISTI
Por sistemi nuk do të ishte i plotë pa analistin.
Ah, analisti!
Kjo është shpikja më elegante e propagandës.
Politikani thotë:
— Duhet t’i urrejmë.
Analisti thotë:
— Nga pikëpamja gjeostrategjike, duhet të kemi një qasje të matur ndaj kësaj çështjeje.
Dhe ja ku ndodhi mrekullia.
Urrejtja u bë analizë.
Paragjykimi u bë ekspertizë.
Frika u bë gjeopolitikë.
Dhe propaganda mori doktoraturë.
KUR QYTETARI MËSON TË KETË FRIKË PARA SE TË MËSOJË TË PYESË
Këtu problemi bëhet psikologjik.
Nëse një shoqëri dëgjon çdo ditë se është e kërcënuar, pas një kohe ajo nuk ka më nevojë të bindet.
Ajo fillon të jetojë në kërcënim.
Nëse Perëndimi është fajtor për gjithçka, nuk ke pse të pyesësh pse institucionet e tua nuk funksionojnë.
Nëse Kosova është fajtore për gjithçka, nuk ke pse të pyesësh për problemet e tua.
Nëse NATO-ja është fajtorja universale, nuk ke pse të pyesësh pse të rinjtë largohen.
Nëse opozita është fajtore për gjithçka, pushteti fiton një luks të jashtëzakonshëm:
nuk ka më nevojë të shpjegojë veten.
Dhe nëse çdo kritik quhet „agjent i huaj“, atëherë kritika zhduket.
Mbeten vetëm armiqtë.
Ky është momenti kur propaganda pushon së qeni teknikë komunikimi.
Bëhet psikologji kolektive.
Dhe psikologjia kolektive ka një avantazh të madh:
nuk kërkon zgjidhje.
Kërkon vetëm dikë për ta fajësuar.
TELEVIZORI NUK ËSHTË PASQYRË
Këtu ndodhet thelbi.
Gazetaria pyet:
Çfarë ka ndodhur?
Propaganda pyet:
Kush duhet të fajësohet?
Gazetaria thotë:
Ja faktet.
Propaganda thotë:
Ja ndjenja që duhet të kesh për faktet.
Gazetaria pranon:
Nuk e dimë ende.
Propaganda e urren këtë fjali.
Sepse „nuk e dimë“ është fillimi i mendimit.
Ndërsa propaganda ka nevojë që përgjigjja të jetë gati para pyetjes.
Prandaj pyetja më e rrezikshme në një studio televizive mund të jetë edhe më e thjeshta:
Ku janë provat?
Jo:
„Kush është armiku?“
Jo:
„Kush na urren?“
Jo:
„Kush është tradhtari?“
Por:
Ku janë provat?
Me këtë pyetje fillon gazetaria.
Me këtë pyetje fillon mendimi kritik.
Me këtë pyetje fillon edhe qytetari.
Sepse propaganda ka nevojë për reagim.
Mendimi kritik ka nevojë për kohë.
Propaganda ka nevojë për frikë.
Mendimi kritik ka nevojë për qetësi.
Propaganda ka nevojë për turmë.
Mendimi kritik ka nevojë për individin.
Dhe individi që fillon të mendojë vetë është, për çdo sistem propagandistik, një telash i madh.
PROBLEMI NUK ËSHTË SE TELEVIZORI GËNJEN
Problemi më i madh është kur njerëzit mësohen me gënjeshtrën aq shumë, saqë e vërteta fillon t’u duket e dyshimtë.
Atëherë ndodh diçka shumë më e rrezikshme.
Televizioni nuk pasqyron më realitetin.
Fillon ta prodhojë atë.
Dritarja nuk të tregon më botën.
Të tregon vetëm pjesën e botës që dikush ka vendosur të mos e mbulojë me perde.
Dhe nëse dikush kontrollon dritaren për njëzet vjet, pas një kohe ti mund të harrosh se ekziston edhe pjesa tjetër e qytetit.
Kjo është arsyeja pse problemi nuk është vetëm Vuçiqi.
Vuçiqi është një pjesë e sistemit.
Nuk është vetëm Daçiqi.
Ai është mjeshtër i mbijetesës brenda sistemit.
Nuk është vetëm Shesheli.
Ai është kujtesa e radikalizmit që refuzon të vdesë.
Nuk është vetëm Vulini.
Ai është një kanal i një imagjinarie politike që e sheh Moskën si më shumë se kryeqytet të një shteti tjetër.
Dhe nuk janë vetëm analistët.
Ata janë kori.
Kori që ia shpjegon publikut skenarin.
HISTORIA NUK KA TELEKOMANDË
Serbisë nuk i duhet një televizor më i fuqishëm.
I duhet një qytetar më i fuqishëm se televizori.
Një qytetar që lexon më shumë sesa shikon.
Që verifikon më shumë sesa beson.
Që pyet më shumë sesa frikësohet.
Që nuk e merr historinë nga goja e politikanit.
Që nuk e merr moralin nga goja e propagandistit.
Që nuk e merr të vërtetën nga grafika në fund të ekranit.
Sepse historia nuk është ajo që pushteti do të donte të kishte ndodhur.
Historia është ajo që mund të provohet se ka ndodhur.
Me dokumente.
Me arkiva.
Me dëshmi.
Me kujtesë.
Me përgjegjësi.
Dhe me guximin për të thënë:
„Jo. Kjo nuk është ajo që ndodhi.“
Kjo fjali është shumë e rrezikshme për propagandën.
Sepse propaganda kërkon bindje të menjëhershme.
Kjo fjali kërkon vetëm një gjë:
të mendosh.
Dhe pikërisht këtu fillon problemi i madh për çdo televizor që është mësuar të mendojë në vend të qytetarit.
Një ditë qytetari e ndez televizorin.
Dëgjon politikanin.
Dëgjon analistin.
Sheh grafikun.
Lexon titullin e kuq.
Dëgjon historinë e radhës për armikun e radhës.
Dhe në vend që të frikësohet, thotë:
— Prit pak. Ku janë provat?
Televizori hesht.
Analisti kollitet.
Grafiku zhduket.
Politikani kërkon një tjetër temë.
Dhe për herë të parë pas shumë vitesh, në studio hyn një mysafir që nuk ishte ftuar.
Realiteti.
Atëherë ndodh mrekullia.
Televizori kujton se është televizor.
Historia kujton se është histori.
Dhe qytetari kujton se është qytetar.
Sepse historia nuk shkruhet me telekomandë.
As me titra të kuq.
As me britma.
As me sondazhe.
As me „ekspertë“.
Historia shkruhet me prova.
Dhe kur provat flasin, edhe televizioni duhet të heshtë.
***
SRBIJA KOJA JE POBRKALA TELEVIZOR SA ISTORIJOM
Od Memoranduma SANU-a do Vučića: kako su propaganda, strah i nacionalistički mit seli u srpske televizijske studije i oteli mikrofon
U Srbiji se ne vodi borba samo za vlast.
Vodi se borba i za nešto mnogo važnije:
za pravo da se građaninu objasni šta je video.
Jer ako kontrolišete ono što građanin vidi, posle nekog vremena možete mu objasniti i ono što je video.
Onda možete da mu objasnite i ono što se dogodilo.
Zatim i ono što se nije dogodilo.
A na kraju i ono što je trebalo da se dogodi.
To je veliko tehnološko dostignuće.
Više ne morate da menjate stvarnost.
Dovoljno je da promenite televizijski program.
U velikom delu srpskog medijskog prostora propaganda više nije gost.
Ona je iznajmila stan.
Ima ključeve.
Ima svoje mesto u studiju.
Ima omiljenu stolicu.
Ima mikrofon.
I, kao svaki ugledni građanin, ima i pravo da se pojavljuje na televiziji.
Činjenice imaju mnogo manje privilegija.
One obično čekaju napolju.
Ponekad godinama.
KAKO JE OTKRIVENO DA ISTORIJA MOŽE DA SE ZAPOSLI NA TELEVIZIJI
Da bismo razumeli današnju srpsku televiziju, moramo da se vratimo malo unazad.
Ne mnogo.
Samo do vremena kada je istorija počela da se ponaša kao državni službenik.
Memorandum SANU-a iz 1986. godine pojavio se u periodu duboke jugoslovenske krize i ponudio snažnu interpretaciju položaja Srbije i Srba kao oštećenih i neravnopravnih unutar federacije.
Nije ozbiljno tvrditi da je Memorandum bio priručnik na kojem je Slobodan Milošević samo trebalo da stavi potpis.
Istorija je mnogo složenija.
Ali je podjednako neozbiljno poricati intelektualnu i političku klimu koju je taj dokument odražavao i na koju je uticao.
Jer tamo nalazimo formulu koja je politički izuzetno korisna:
Mi smo žrtve.
Drugi su krivi.
Istorija nam nešto duguje.
I neko mora da plati.
Ta formula ima veliku prednost.
Ne zahteva samokritiku.
Ako si uvek žrtva, nema potrebe da pitaš šta si ti uradio.
Ako si uvek opkoljen, svaki sused je sumnjiv.
Ako je svaki poraz zavera, onda greške nestaju.
Više nema neuspeha.
Postoje samo zavere.
To je veoma praktičan sistem.
Čak i prosečna vlada može da izgleda istorijski ako za svaki njen problem postoji međunarodni neprijatelj.
MILOŠEVIĆ JE OTKRIO MAGIJU EKRANA
A onda je došao Slobodan Milošević.
I televizija je shvatila da ima novu profesiju.
Više nije bila samo televizija.
Bila je mobilizator.
Bila je zastrašivač.
Bila je tumač istorije.
Bila je i pomalo tužilac.
Umesto da građanin pita:
„Šta se dogodilo?“
televizija mu je pomagala da pita:
„Ko nam je to uradio?“
To je mnogo ekonomičnije pitanje.
Jer za prvo pitanje potrebni su dokumenti.
Za drugo je dovoljno jedno lice.
A čim pronađeš lice neprijatelja, ostatak programa postaje mnogo jednostavniji.
Činjenice mogu da dođu kasnije.
Ako uopšte dođu.
VUČIĆ: PROPAGANDA JE UPISALA UNIVERZITET I DIPLOMIRALA NA GRAFIKAMA
A onda je došao Aleksandar Vučić.
I propaganda se modernizovala.
To je važan trenutak.
Stara propaganda je vikala.
Moderna propaganda se smeška.
Stara propaganda je imala parole.
Moderna propaganda ima grafike.
Stara propaganda je govorila:
„Veruj mi!“
Moderna propaganda kaže:
„Prema mišljenju stručnjaka…“
I odjednom sve izgleda mnogo naučnije.
Čak i kada staviš grafikon iza stručnjaka, i potpuni apsurd počinje da izgleda kao da je položio ispit iz statistike.
Vučić, koji je devedesetih godina bio ministar informisanja u vladi Slobodana Miloševića, danas deluje u mnogo modernijem medijskom pejzažu.
Ali osnovni princip je ostao isti:
ko kontroliše ritam i okvir informacija, utiče i na percepciju stvarnosti.
Prema analizama međunarodnih medijskih organizacija, vodeće srpske televizije daju Vučiću izuzetno veliki prostor.
U jednom trenutku ta prisutnost postaje toliko velika da nastaje jedan filozofski problem:
Da li je Vučić na televiziji?
Ili je televizor u Vučiću?
Kada bi se jednog jutra srpski televizor probudio i odlučio da samostalno razmišlja, možda bi vodio ovakav razgovor:
— Ko si ti?
— Televizor.
— Šta emituješ?
— Stvarnost.
— Koju stvarnost?
— Onu koja mi je dozvoljena.
— A ko ti dozvoljava?
Televizor bi zaćutao.
A onda bi prikazao grafikon.
DAČIĆ I TEORIJA POLITIČKE EVOLUCIJE
A onda imamo Ivicu Dačića.
Dačić je fenomen koji zaslužuje naučno proučavanje.
Milošević je pao.
Dačić je ostao.
Vlade su se menjale.
Dačić je ostao.
Savezništva su se menjala.
Dačić je ostao.
Slogani su se menjali.
Dačić je ostao.
Ako se jednog dana promeni i gravitacija, ne bih se iznenadio kada bi Dačić izašao na televiziju da objasni kako je sve pod kontrolom.
On nije preživeo samo različite režime.
Preživeo je i različita značenja reči „princip“.
Levica je postala desnica.
Opozicija je postala vlast.
Neprijatelj je postao partner.
Partner je postao saveznik.
A Dačić je i dalje tu.
Kada bi politika bila biologija, Dačić se ne bi zvao političarem.
Zvao bi se izuzetno otpornom vrstom.
ŠEŠELJ I MIKROB KOJI ODBIJA DA UMRE
A onda imamo Vojislava Šešelja.
Šešelj je neka vrsta političkog mikroba koji odbija da umre.
Istorija ga je možda porazila.
Vreme ga je možda ostarilo.
Ali televizija ga hrani zdravom ishranom sastavljenom od mikrofona.
On ne mora da pobedi u argumentu.
Dovoljno je da pobedi u buci.
Ako izgubi raspravu, to je zavera.
Ako izgubi rat, to je izdaja.
Ako izgubi teritoriju, to je nepravda.
Ako se istorija ne slaže s njim, onda istorija ima problem.
To je veoma praktično.
Jer u takvom sistemu više nije potrebno falsifikovati dokumente.
Dovoljno je optužiti dokument da je neprijatelj.
DOMANOVIĆ BI OSTAO BEZ POSLA
Radoje Domanović je veoma rano shvatio da politički apsurd ima svoju granicu.
Njegov problem danas bio bi u tome što je srpska stvarnost možda već prešla tu granicu.
Domanović bi mogao da napiše satiru u kojoj vođa govori, a narod aplaudira.
Televizijski urednik bi je pročitao i rekao:
— Veoma dobro.
— Hvala.
— Ali ovo nije satira.
— Zašto?
— Zato što smo to emitovali juče.
To je tragedija satiričara.
Kada stvarnost počne sama da piše viceve, pisac ostaje bez profesije.
ĆOSIĆ I TRENUTAK KADA MIT DOBIJE DIPLOMU
Dobrica Ćosić je druga priča.
Njega nije moguće svesti na karikaturu.
Bio je pisac, političar i značajna figura u razvoju modernog srpskog nacionalizma.
I upravo se ovde nalazi važan deo slagalice.
Nacionalizam se ne proizvodi samo u kancelarijama političara.
Proizvodi se i u knjigama.
Na univerzitetima.
U akademijama.
U novinarstvu.
U kulturi.
U verskim institucijama.
U porodici.
A danas i u algoritmima.
Jer jedna ideja postaje mnogo moćnija kada prestane da izgleda kao ideologija.
Kada počne da izgleda kao sećanje.
Kao kultura.
Kao tradicija.
Kao „nešto što svi znaju“.
To je trenutak kada je propaganda napravila karijeru.
Više joj nije potrebna uniforma.
Obukla je odelo normalnosti.
VULIN I RUSIJA KOJA NE MORA DA BUDE BLIZU
A onda je tu Aleksandar Vulin.
U njegovoj retorici Rusija se često pojavljuje ne samo kao geopolitička sila, već i kao emocionalni identitet.
To je zanimljivije od primitivne propagande.
Primitivna propaganda kaže:
„Rusija je dobra.“
Sofisticiranija propaganda navodi čoveka da pomisli:
„Možda je Rusija u pravu.“
A kada čovek sam dođe do tog zaključka, propagandista može da se odmori.
On je svoj posao završio.
Rusija ne mora da kontroliše svaki televizor.
Dovoljno je da neke njene narative učini toliko uobičajenim da ih urednik, analitičar i gledalac više ni ne doživljavaju kao propagandu.
Tada propaganda dostiže najviši stepen uspeha:
više se ne čuje kao strani glas.
Čuje se kao lično mišljenje.
A ONDA ULAZI ANALITIČAR
Ali sistem ne bi bio potpun bez analitičara.
Ah, analitičar!
To je najfiniji izum propagande.
Političar kaže:
— Moramo da ih mrzimo.
Analitičar kaže:
— Sa geostrateškog stanovišta, prema ovom pitanju moramo zauzeti jedan veoma promišljen pristup.
I eto čuda.
Mržnja je postala analiza.
Predrasuda je postala ekspertiza.
Strah je postao geopolitika.
A propaganda je doktorirala.
KADA GRAĐANIN NAUČI DA SE PLAŠI PRE NEGO ŠTO NAUČI DA POSTAVLJA PITANJA
Ovde problem postaje psihološki.
Ako društvo svakog dana sluša da je ugroženo, posle nekog vremena više nema potrebe da ga ubeđujete.
Ono počinje da živi u stanju ugroženosti.
Ako je Zapad kriv za sve, nema potrebe da se pita zašto vaše institucije ne funkcionišu.
Ako je Kosovo krivo za sve, nema potrebe da se pitate o sopstvenim problemima.
Ako je NATO univerzalni krivac, nema potrebe da se pitate zašto mladi odlaze.
Ako je opozicija kriva za sve, vlast dobija izvanredan luksuz:
više ne mora da objašnjava samu sebe.
A ako se svaki kritičar nazove „stranim agentom“, onda kritika nestaje.
Ostaju samo neprijatelji.
To je trenutak kada propaganda prestaje da bude samo komunikaciona tehnika.
Postaje kolektivna psihologija.
A kolektivna psihologija ima veliku prednost:
ne traži rešenja.
Traži samo nekoga koga treba okriviti.
TELEVIZOR NIJE OGLEDALO
Tu se nalazi suština.
Novinarstvo pita:
Šta se dogodilo?
Propaganda pita:
Ko treba da bude kriv?
Novinarstvo kaže:
Evo činjenica.
Propaganda kaže:
Evo osećanja koje treba da imate prema činjenicama.
Novinarstvo priznaje:
Još ne znamo.
Propaganda mrzi ovu rečenicu.
Jer „ne znamo“ je početak mišljenja.
A propaganda zahteva da odgovor bude spreman pre pitanja.
Zato najopasnije pitanje u jednoj televizijskoj studiji može biti i najjednostavnije:
Gde su dokazi?
Ne:
„Ko je neprijatelj?“
Ne:
„Ko nas mrzi?“
Ne:
„Ko je izdajnik?“
Nego:
Gde su dokazi?
Tim pitanjem počinje novinarstvo.
Tim pitanjem počinje kritičko mišljenje.
Tim pitanjem počinje i građanin.
Jer propagandi je potrebna reakcija.
Kritičkom mišljenju potrebno je vreme.
Propagandi je potreban strah.
Kritičkom mišljenju potrebna je smirenost.
Propagandi je potrebna gomila.
Kritičkom mišljenju potreban je pojedinac.
A pojedinac koji počne da misli svojom glavom predstavlja, za svaki propagandni sistem, veliki problem.
PROBLEM NIJE U TOME ŠTO TELEVIZOR LAŽE
Najveći problem nastaje kada se ljudi toliko naviknu na laž da im istina počne izgledati sumnjivo.
Tada se događa nešto mnogo opasnije.
Televizija više ne odražava stvarnost.
Počinje da je proizvodi.
Prozor ti više ne pokazuje svet.
Pokazuje ti samo onaj deo sveta koji je neko odlučio da ne prekrije zavesom.
A ako neko dvadeset godina kontroliše prozor, posle nekog vremena možeš zaboraviti da postoji i drugi deo grada.
Zato problem nije samo Vučić.
Vučić je deo sistema.
Nije samo Dačić.
On je majstor preživljavanja unutar sistema.
Nije samo Šešelj.
On je sećanje na radikalizam koji odbija da umre.
Nije samo Vulin.
On je kanal jedne političke imaginacije koja Moskvu vidi kao nešto više od glavnog grada druge države.
I nisu samo analitičari.
Oni su hor.
Hor koji publici objašnjava scenario.
ISTORIJA NEMA DALJINSKI UPRAVLJAČ
Srbiji nije potreban moćniji televizor.
Potrebniji joj je građanin koji je moćniji od televizora.
Građanin koji čita više nego što gleda.
Koji proverava više nego što veruje.
Koji više pita nego što se plaši.
Koji istoriju ne prihvata iz usta političara.
Koji moral ne prihvata iz usta propagandiste.
Koji istinu ne prihvata iz grafikona na dnu ekrana.
Jer istorija nije ono što bi vlast volela da se dogodilo.
Istorija je ono za šta se može dokazati da se dogodilo.
Dokumentima.
Arhivama.
Svedočenjima.
Sećanjem.
Odgovornošću.
I hrabrošću da se kaže:
„Ne. To nije ono što se dogodilo.“
Ta rečenica je veoma opasna za propagandu.
Jer propaganda zahteva trenutno verovanje.
Ova rečenica zahteva samo jednu stvar:
da misliš.
I upravo tu počinje veliki problem za svaki televizor koji se navikao da misli umesto građanina.
Jednog dana građanin uključi televizor.
Čuje političara.
Čuje analitičara.
Vidi grafikon.
Pročita crveni naslov.
Čuje novu priču o novom neprijatelju.
I umesto da se uplaši, kaže:
— Čekaj malo. Gde su dokazi?
Televizor ćuti.
Analitičar se nakašlje.
Grafikon nestane.
Političar potraži novu temu.
I prvi put posle mnogo godina u studio ulazi gost koji nije bio pozvan.
Stvarnost.
Tada se događa čudo.
Televizor se seti da je televizor.
Istorija se seti da je istorija.
A građanin se seti da je građanin.
Jer istorija se ne piše daljinskim upravljačem.
Ni crvenim naslovima.
Ni vikom.
Ni anketama.
Ni „stručnjacima“.
Istorija se piše dokazima.
A kada dokazi progovore, i televizor mora da zaćuti.

Në 80-vjetorin e lindjes së historianit, shkrimtarit dhe mikut tim të çmuar

0
Nga Ramiz Tafilaj, Houston, Texas, SHBA
4 gusht 2026
____
Ka njerëz që e jetojnë jetën për veten. Ka njerëz që jetojnë për familjen. Por janë shumë të rrallë ata që gjithë jetën e tyre ia kushtojnë kombit.
Jusuf Buxhovi është njëri prej tyre.
Tetëdhjetë vjet jetë janë një bekim. Por kur këto tetëdhjetë vjet shndërrohen në një jetë të tërë në shërbim të historisë, letërsisë, publicistikës, diplomacisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, atëherë ato nuk janë vetëm vite. Ato bëhen trashëgimi.
Sot, kur miku im i çmuar Jusuf Buxhovi feston 80-vjetorin e lindjes, nuk feston vetëm familja e tij dhe rrethi i miqve. Feston edhe kultura shqiptare. Feston historia jonë kombëtare. Feston mendimi shqiptar.
Kam pasur fatin dhe privilegjin që për shumë vite ta kem pranë jo vetëm si bashkëpunëtor në botën e librit, historisë dhe kulturës, por edhe si mik të sinqertë të familjes sonë. Miqësia jonë nuk është ndërtuar mbi interesa të përkohshme. Ajo është ndërtuar mbi besimin, respektin reciprok dhe mbi një ideal të përbashkët – dashurinë për kombin shqiptar.
Në jetën time kam takuar shumë njerëz të dijes. Kam bashkëpunuar me profesorë, akademikë, diplomatë dhe personalitete nga shumë vende të botës.
Por rrallë kam njohur një njeri që i ka qëndruar me aq përkushtim dhe dinjitet misionit të tij sa Jusuf Buxhovi.
Ai nuk ka zgjedhur rrugën më të lehtë.
Ka zgjedhur rrugën e dokumentit.
Ka zgjedhur rrugën e së vërtetës.
Ka zgjedhur rrugën e argumentit shkencor.
Dhe kjo është rruga më e vështirë.
Sepse e vërteta shpesh sfidon interesat, paragjykimet dhe propagandën.
Megjithatë, ai nuk u tërhoq kurrë.
Përmes veprave të tij ai u dha shqiptarëve një pasqyrë më të thellë të historisë sonë dhe i ftoi lexuesit të kërkojnë gjithmonë të vërtetën mbi bazën e dokumenteve dhe jo të miteve.
Pikërisht kjo është arsyeja pse librat e Jusuf Buxhovit nuk janë vetëm libra historie.
Ato janë libra ndërgjegjeje.
Ato janë libra që i bëjnë shqiptarët të mendojnë.
Të reflektojnë.
Të njohin më mirë vetveten.
Por veprimtaria e tij nuk kufizohet vetëm në histori.
Si gazetar, publicist, romancier dhe intelektual, ai ka qenë gjithmonë një zë i pavarur, një zë kritik dhe një mbrojtës i palëkundur i interesit kombëtar shqiptar.
Në kohët më të vështira për Kosovën, fjala e tij ishte zë i arsyes.
Në kohët e paqes, pena e tij vazhdoi të kërkonte përgjegjësi, drejtësi dhe ndërtimin e një shteti mbi vlerat demokratike.
Një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur gjatë viteve të fundit ka qenë bashkëpunimi ynë në botimin dhe promovimin ndërkombëtar të veprave të tij.
Si botues, ndjeva se këto vepra nuk duhej të mbeteshin vetëm në gjuhën shqipe.
Historia e Kosovës dhe e shqiptarëve meritonte të lexohej edhe nga bota.
Pikërisht me këtë bindje, Jalifat Publishing, me seli në Houston të Teksasit, mori përsipër përkthimin dhe botimin në gjuhën angleze të një pjese të rëndësishme të krijimtarisë së Jusuf Buxhovit.
Ky nuk ishte vetëm një projekt botues.
Ishte një mision kombëtar.
Një përpjekje për t’i dhënë historisë shqiptare një zë edhe në gjuhën më të lexuar të botës.
Falë këtij bashkëpunimi, veprat e Jusuf Buxhovit kanë hyrë në universitete, biblioteka publike, qendra studimore dhe institucione akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studentë, profesorë, studiues dhe lexues amerikanë kanë pasur mundësinë ta njohin historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve jo vetëm përmes autorëve të huaj, por edhe përmes këndvështrimit të një historiani shqiptar që e ka ndërtuar punën e tij mbi dokumente, burime arkivore dhe kërkim shkencor shumëvjeçar.
Një kënaqësi e veçantë për mua si botues ishte fakti që këto botime u përfshinë edhe në fondet e Library of Congress në Washington D.C., bibliotekës më të madhe dhe një prej institucioneve më prestigjioze të dijes në botë.
Ky nuk është vetëm një nder për autorin.
Ky është një nder për kulturën shqiptare.
Është një dëshmi se historia jonë po gjen vendin që meriton në kujtesën akademike ndërkombëtare.
Për mua, ky ishte një nga momentet më domethënëse të bashkëpunimit tonë. Sepse nuk po botonim vetëm libra. Po ndërtonim ura. Po afronim botën akademike amerikane me historinë shqiptare. Po krijonim mundësi që brezat e ardhshëm të studiuesve të kenë qasje në burime serioze të shkruara nga një autor shqiptar. Ky është një shërbim që mbetet.
Në të gjitha bisedat tona ndër vite kam vënë re një gjë.
Jusuf Buxhovi nuk flet kurrë për historinë si diçka të mbyllur.
Ai flet për historinë si përgjegjësi. Sepse historia nuk është vetëm kujtesë. Historia është mësuesja e së ardhmes. Një komb që nuk e njeh historinë e vet, rrezikon të humbasë edhe të ardhmen.
Prandaj kontributi i Jusuf Buxhovit nuk matet vetëm me numrin e librave të botuar.
Ai matet me ndikimin që ato libra kanë pasur në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Ai matet me brezat që janë edukuar përmes tyre.
Ai matet me respektin që ka fituar në botën akademike.
Ai matet me autoritetin moral që gëzon sot. Dhe autoriteti moral nuk fitohet me poste. Ai fitohet me karakter. Me punë. Me ndershmëri. Me guxim intelektual.
I dashur mik, Jusuf,
Në këtë ditë të shënuar, në emrin tim, të familjes sime dhe të Jalifat Publishing, të shpreh falënderimin më të thellë për miqësinë që na ke dhënë, për besimin që ke treguar dhe për privilegjin që na ke dhënë të jemi pjesë e rrugëtimit ndërkombëtar të veprës sate.
Lutem që Zoti të të dhurojë shëndet të mirë, jetë të gjatë, qetësi familjare dhe forcë krijuese për të vazhduar misionin tënd fisnik.
Kombi shqiptar ka ende nevojë për zërin tënd.
Ka nevojë për dijen tënde.
Ka nevojë për penën tënde.
Urime 80-vjetori!
Qoftë kjo ditë një festë jo vetëm për ty dhe familjen tënde, por edhe për të gjithë shqiptarët që vlerësojnë dijen, kulturën, historinë dhe njerëzit që ia kushtojnë jetën së vërtetës.
Sepse emri Jusuf Buxhovi tashmë nuk i përket vetëm një njeriu.
Ai i përket historisë moderne të kulturës dhe mendimit kombëtar shqiptar.
Gëzuar ditëlindjen, miku im!

Pjesëmarrja e shqiptarëve në Luftën e Çanakalasë (1915–1916), e pakuptimt për ta shpëtuar pushtusin shekullor turk!

1

Kur shpata fillon të ecë mbi ne

0

Lekë Mrijaj, Klinë

Para disa vitesh, gjatë leximit të librit të Robert Elsie-t, “Një fund dhe një fillim”, hasa në një mendim të fuqishëm të poetit Xhevahir Spahiu: “Tehut të shpatës kemi ecur rrufe, pastaj shpata ka ecur mbi ne.” Kjo frazë më të vërtetë më mbeti gjatë në kujtesë, e cila nuk është vetëm një figurë poetike apo një shprehje romantike, por një pasqyrë e dhimbshme e historisë sonë kombëtare, sa të lavdishme, aq edhe tragjike.

Shqiptarët pa dallim besimit fetar, në shumë etapa të historisë, kanë ditur të ecin të bashkuar mbi tehun e rrezikut me guxim të jashtëzakonshëm, por jo gjithmonë kanë ditur ta ruajnë atë që kanë fituar me gjak, sakrificë dhe mund. Mirëpo kur i kanë përfunduar betejat me armikun e jashtëm, shpesh kanë nisur përplasjet ndërmjet vetvetes. Kështu, shpata që dikur mbahej kundër pushtuesit, e them në kuptimin metaforik, ka filluar të rëndojë mbi ndërgjegjen, unitetin dhe të ardhmen tonë.

Sot, kjo thënie duket sikur po zbret nga faqet e një libri dhe po ecën përmes realitetit politik e shoqëror të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është një shtet i ri, i lindur pas një historie të gjatë vrasjesh, vuajtjesh, burgosjesh, përndjekjesh dhe përpjekjesh për liri. Ajo nuk është vetëm një territor i përcaktuar me kufij, por një amanet i shkruar me jetën e heronjve, martirëve, me mundin e brezave dhe me gjakun e të gjithë atyre që e dhanë jetën për liri.

Megjithatë, shteti nuk mbahet vetëm me kujtimet e luftës dhe me ceremonitë përkujtimore. Ai kërkon institucione të qëndrueshme, drejtësi të paanshme, përgjegjësi politike dhe një vetëdije të lartë qytetare.

Pikërisht këtu duket se po e marrim teporëzen dhe po çalojmë. Në vend që institucionet të jenë shtyllat e një shtëpie të përbashkët, ato shpesh po shndërrohen në fusha përplasjesh partiake të llojit të rrugaçëve. Në vend që politika të jetë arti i shërbimit ndaj qytetarit, ajo po perceptohet gjithnjë e më shumë si mjet egoje për pushtet, privilegje dhe interesa të ngushta.

Partitë politike, të cilat e marrin besimin nga elektorati, nuk duhet ta trajtojnë votën si një çek të bardhë financash për katër vjet, por si një përgjegjësi morale që duhet të dëshmohet çdo ditë. Vota e qytetarit nuk është pronë e partisë. Ajo është amanet që duhet tu plotësohet.

Kur pushteti mbyllet brenda vetvetes, qytetari mbetet jashtë dyerve të shtetit. Kur interesat personale ngrihen mbi interesin publik, demokracia e humbet kuptimin e saj.

Ndërsa, kur politika ushqehet vetëm nga përplasja, shteti fillon t’i ngjajë një anijeje, drejtuesit e së cilës zihen për timonin, ndërkohë që askush nuk kujdeset për drejtimin e saj.

Në këtë gjendje, një ndër plagët më të rënda është largimi i të rinjve dhe i kuadrove të përgatitura nga Kosova. Ata që duhej të ishin mendja, energjia dhe e ardhmja e vendit, po largohen në kërkim të një jete më të sigurt, të një pune më dinjitoze dhe të një shoqërie ku dija dhe puna vlerësohen.

Pra, çdo i ri që largohet nuk merr me vete vetëm një valixhe, por e merr një ëndërr, një profesion, një familje të ardhshme dhe një pjesë të shpresës sonë kolektive. Një vend nuk zbrazet vetëm kur njerëzit largohen fizikisht. Ai zbrazet edhe kur qytetarët humbin shpresën, kur të rinjtë pushojnë së besuari në institucionet e tyre të brishta dhe kur aftësia zëvendësohet nga lidhjet partiake, familjare apo grupore. Por edhe më shqetësues është rreziku i mbjelljes së përçarjeve ndërmjet shqiptarëve mbi baza fetare. Katolikët dhe myslimanët shqiptarë nuk janë dy brigje të huaja, por një degë të së njëjtës pemë kombëtare, të ushqyera nga e njëjta tokë, nga e njëjta gjuhë, nga të njëjtat plagë historike dhe nga i njëjti ideal i lirisë.

Historia e shqiptarëve dëshmon se besimet fetare, kur janë jetuar me ndërgjegje dhe urti, nuk e kanë penguar përkatësinë kombëtare, por e kanë pasuruar atë. Kultet fetare pra, Kishat dhe xhamitë nuk duhet të bëhen kurrë ledhe ndarëse, por vende ku njeriu mëson paqen hyjnore, mëshirën, drejtësinë dhe respektin ndaj tjetrit.

Prandaj, çdo përpjekje për ta (keq) përdorur fenë si mjet politik, për ta shndërruar atë në burim dyshimi, përçarjeje apo armiqësie, është lojë me zjarrin mbi themelet e shtëpisë sonë të përbashkët. Nëse një fenomen i tillë do të përshkallëzohej, përgjegjësia nuk do të binte vetëm mbi individët e papërgjegjshëm, por edhe mbi partitë politike dhe hierarkitë fetare, të cilat duhet të reagojnë në kohë, qartë dhe pa ekuivoke. Udhëheqja politike dhe ajo fetare duhet ta kuptojnë se fjala e tyre nuk është një tingull që humbet në ajër. Fjala mund të bëhet urë, por mund të ngrihet edhe si mur. Mund t’i qetësojë plagët, por mund edhe t’i rihapë ato. Për këtë arsye, secili udhëheqës duhet ta peshojë gjuhën e vet me përgjegjësi, sidomos në një shoqëri që ende bart kujtime të freskëta nga dhuna, pushtimi dhe përçarjet e së kaluarës.

Populli ynë ka kaluar nëpër kataklizma të njëpasnjëshme historike. Ka jetuar nën sundimin e Perandorisë Mesjetare Osmane, nën regjimet e ndryshme serbosllave, nën komunizëm dhe nën politikën e egër të pushtimit serb në vitet 90-ta. Breza të tërë shqiptarësh (katolikë dhe myslimanët) kanë përjetuar shpërnguljen, burgosjen, torturën, mohimin e gjuhës dhe të identitetit, vrasjet dhe dëbimet nga trojet e tyre. Deri në ditën e çlirimit, rruga jonë ishte e mbushur me varre martirësh, me sakrifica intelektualësh, veprimtarësh, qytetarësh të pafajshëm dhe luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Liria nuk na erdhi si dhuratë e rastësishme. Ajo u fitua me përpjekjen e popullit tonë dhe me mbështetjen vendimtare të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë. Prandaj, është e pafalshme për të gjithë lidershipin tonë që një liri e fituar me kaq shumë sakrifica të dëmtohet nga papërgjegjësia, korrupsioni, egoizmi politik apo përçarja e brendshme. Nuk mund t’i nderojmë dëshmorët vetëm duke vendosur kurora mbi varret e tyre, ndërsa në jetën publike harrojmë idealin për të cilin ata ranë. Nderimi i vërtetë për ta është ndërtimi i një shteti të drejtë, demokratik dhe funksional.

Kosova nuk ka nevojë për fitues që e poshtërojnë kundërshtarin, por për udhëheqës (të llojit të Rilindësve Kombëtare) që dinë ta bashkojnë shoqërinë. Nuk ka nevojë për retorikë që hap humnera, por për fjalë që ndërtojnë ura. Ajo nuk ka nevojë për një patriotizëm të zhurmshëm, të përdorur vetëm gjatë fushatave elektorale, por për një patriotizëm të qetë e të përditshëm, që shfaqet në punë, ndershmëri, drejtësi, përgjegjësi dhe respektim të ligjit.

Atdheu nuk mbrohet vetëm me pushkë, por mbrohet edhe me lapsin e mësuesit, me dijen e profesorit, me drejtësinë e gjyqtarit, me ndershmërinë e zyrtarit, me përgjegjësinë e politikanit, me lutjen e besimtarit dhe me punën e qytetarit.

Sot duhet ta pyesim veten me sinqeritet: a po ecim ende mbi tehun e shpatës për ta mbrojtur shtetin tonë, apo kemi lejuar që shpata e përçarjes, e interesit dhe e papërgjegjësisë të ecë mbi ne?

Kosova nuk duhet të bëhet një fund i dhimbshëm pas një fillimi të lavdishëm. Ajo duhet të jetë fillimi i një epoke pjekurie kombëtare dhe shtetërore. Kjo realisht kërkon që partitë politike të kthehen te qytetari, institucionet te ligji, besimet fetare te mesazhi i paqes, ndërsa shoqëria te vetëdija se, pavarësisht dallimeve, kemi vetëm një atdhe të përbashkët.

Sepse, kur shqiptarët (Katolik dhe mysliman)kanë qëndruar së bashku, historia nuk ka mundur t’i thyejë. Por, sa herë që janë ndarë, edhe fitorja është shndërruar në plagë. Pra, koha është ta ndalim shpatën, para se ajo të ecë përsëri mbi ne.

Klinë, më 4 gusht 2026

Adhurimi i okupatorëve 

0
Nga: Besim Prishtina
Adhurimi i Okupatorëve 
       Shqiptarët e Kosovës çë mendojnë se Sërbia pa arësye po tenton sërish të e sundojë Kosovën, duhet të dijnë se ka Shqiptarë të Kosovës çë e adhurojnë Sërbinë. 
       Ka fakte dhe shembuj çë vërtetojnë adhurimin:
      Importuesi ose konsumuesi i produkteve nga SR e bënë importin-konsumimin nga adhurimi i SR, sepse mund të importojë-konsumojë produkte nga shtetet tjera, me cilësi dhe çmime më të mira.
      Ai çë udhëton vullnetarisht nëpër SR, udhëton nga dashuria për SR, sepse ka opcione tjera udhëtimi, pa e përdorë infrastrukturën rrugore, doganore dhe policore të SR.
     Shqiptari i KS çë bënë “share” në mediat sociale ndonjë muzikë, film, apo humor…etj. nga SR, e bënë nga adhurimi për SR. 
     Shqiptari nga KS çë vullnetarisht mirret me mediat dhe politikën e SR, e bënë nga adhurimi.
     Shqiptari i KS çë shkon në SR në baza vullnetare për çështje turistike, në seminare e bënë nga adhurimi i SR.
     
    Shqiptari i KS, çë brengoset vullnetarisht për demokratizimin e SR apo mbijetesën e Bosnjës, është adhurues i SR, sepse brenga duhet të jetë për Kosovën, ndërsa Bosna dhe SR janë brenga të Bosnës dhe SR.
     Shtrohet pyetja:  a ka të drejtë një Shqiptar i Kosovës të e adhurojë Sërbinë? Gjithsesi ka të drejtë të adhurojë, sepse adhurimet janë vullnetare. Adhurimi nuk është kategori ligjore, por gjendje apo vullnet emocional, si pasojë e rrethanave sociologjike gjatë okupimeve dhe lirisë.
      Shqiptarët e Kosovës janë:  adhurues të Amerikës si çliruese, adhurues të Sërbisë si okupatore, adhurues të Otomanisë si okupatore, adhurues të Britanisë si çlirimtare, adhurues të Turqisë si shtet bashkpunues, adhurues të Palestinës si shtet çë nuk e pranon lirinë e KS, adhurues të Izraelit çë ndihmoi me 1999 dhe e pranoi pavarësinë e KS.…etj.   
 
     Këto adhurime janë reflektim dhe produkt i sociologjisë së kaluar, dhe preferencave politike-kulturore të sotme. 
      Liria fizike mundet të fitohet mbrenda një dite, por liria mentale në disa raste vonohet pas fitimit të lirisë fizike, e në disa raste të rënda nuk ndodhë fare.   

Serbia është e mbushur me kriminelë, ndërsa të tjerët teatralizojnë demokracinë

Gjenarali famëkeq serb, Bozhidar Jankoviq

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

BALLKANI NË FOKUS TË HISTORISË

ËSHTË MBUSH SERBIA ME KRIMINELË NDËRSA TË TJERËT PAKSA PO TEATRIZOJNË DEMOKRACI

1.Shqiptarët në rend të parë nuk i frigohen lirisë univerzale

Shqiptarët nuk i frigohen lirisë, sepse më së shumti në Evropë kanë pësuar prej mungesës saj. Serbët në anën tjetër për çdo dekadë gjatë shekullit XX-të, si dhe gjatë këtyre tri dekadave të shekulit XXI po druajnë nga liria e fqinjëve të tyre, ndërsa serbianët do të mbesin pa liri. Kështu gjatë historisë dyshekullore kanë menduar të gjitha rregjimet kriminale serbe, duke vepruar që sa më shumë liri të grumbullohët në duartë e tyre, në mënyrë që kur u ka dalë “liria nga kavazi”,atëherë e kanë ndryshuar “melodinë” dhe kanë filluar ta mbajnë gjallë dhunën, në mënyrë banditeske.Ky vizion nazifashist serbian provon ta tregoi Serbinë si një epruvetë ku janë bërë shumë eksperimente, dhe, ku prej asaj (epruvete) serbët vetëm kanë përfituar duke mos menduar se fundi do t` i vjen si dramë tragjike në tri akte: Së pari shkatrrimi i BRSS, së dyti shkatrrimi i Konventës Helsinkut dhe së treti shkatrrimi i RSFJ-ës.

Akti i parë i “përkthyer” në historinë serbiane përkon me jetën e jetuar 1975-1981, ku çdo gjë mungonte, por “sallonet” e mallërave ishin një fotografi konkave, ku shihej vetëm një pjesë e siperfaqës se: “me të gjitha mjetët duhet sulmuar nacionalizmin shqiptar, në mënyrë që kur t` i vejmë në knetë, atëherë mos të kanë as mundësi të ngihën ujë se për ajr dhe tokë nuk duhët të mendojnë, prandaj jemi kujdesur që të mbesin pa to”. Mbi të gjitha, shqiptarët ishin ai popull që mendonte dhe pakënaqësinë e shprehte brenda katër mundësive, të cilat një ditë si mundësi përfundonin me burgimin e zgjedhur të atyre, që me dekada mbahëshin se janë “peronar me faj”, pa asnjë të bëme kundër ligjit. Kështu filozofikisht mund të kuptohët jeta e shqiptarëve të prangosur në burgun e madhë që quhej Jugosllavi.

Në kohën nga viti 1981 e deri më 1989 nepër Kosovë kishte nxënë shtat një propogandë perfide udbeske, duke shtruar vetëm një pyetje, në çarqet e larta intelektuale serbe: Prej kah guximi i dy historianëve nga shkolla e Akademik Prof Dr Ali Hadrit (……),që po i qëndrojnë përball çdo sulmi serbian ndaj shqiptarëve, në përgjithësi.Sidomos po e kritikojnë “Librin e Kaltërt” nga viti 1975; po e kritikojnë “Platformën politike për Kosovën” nga viti 1981,gjithnjë duke dëshmuar se përmes saj intelektualët serbianë, po e sulmojnë çdo gjë që është shqiptare, duke kërkuar njëherit rikolonizimin e Kosovës me sllavë.Lidhur me këtë, këta historianë po ua përplasin serbianëve në sallat e institucioneve të tyre se: në Serbi jetojnë 93 banorë në një km katror. Ndërsa, në Kosovë jetojnë 205 banorë në një km katror. Dhe prap propogandohet, të siellin sllavë në Kosovë.Në bazë të dokumenteve që janë ruajtur, kulmi i konfrontimeve në mes rrymës “shkencore” serbe dhe rrymës shkencore shqiptare që ofronte argumente arkivore, do të shpërthej në Simpoziumin historik më 15 maj 1985 në Beograd. Aty bandës që i printe Spasoje Gjakoviqi, “shkencës” serbiane me fakte do t` i hapët varri sa që fund do t` i thuhet S. Gjakoviqit publikishte se: “Ti e ke varë Haki Tahën dhe Miladin Popoviqin. Të parin e ka vrarë në ora 9 dhe të dytin e ke vraërë në ora 11, më 13 mars 1945 në Prishtinë. Por në ora 12 në të njejtën ditë e ke pyetur A. Rankoviqin: a të marrim operacion për brgime masive të shqiptarëve, aq më parë kur këtë na e mundëson Diktatura ushtarake e vendosur më 8 shkurt 1945 nga J. B.Tito”.Aty dokumentët serbe, së pari do të përplasën në tavolinë. E vërteta, do të thuhët aty se Jugosllavia nuk do të përfundojë siç alarmojnë dhe parashohin autorët e “Librit Kalërt”, se Shqiptarët me Kushtetutën e vitit 1974 kanë “fituar tepër liri”.Prandaj ky rezonim nazifashist do t` ua hapë shansën Akadenisë dhe Kishës që ta sajojnë në vijim Menorandumin e tyre nga viti 1986. Ai Memorandum i siellur në Prishtinë “aksidentalisht” po nga të njejtit historianë shqiptar do të provohët të amortizohët me: “Programin Jugosllavë për Kosovën” nga viti 1988. Megjithë këtë, këta historianë nuk do të ndalën në këtë “stacion politik” dhe shkencor. Do ta kritikojnë me fakte edhe Budimir Llonçarin, i cili ishte Minëstër i Punëve të Jashtëme të Federatës Jugosllave, i cili doli hapur në mbrojtje të shovinizmit çetnik se: “Shqiptarët paskanë ardhur në Kosovë në shekullin XVII”, e broçkulla të tjera nga arsenali i Kishës Ortodokse serbe.Po shtrohet pyetja: si e përgatitën për shqiptarët e Kosovës këtë “informatë serbianët: Së pari e botuan në “Izvestia” të Rusisë një shkrim, me 67 falsifikime.Njera ndër falsifikimet e prezantuara ishte: “ardhja e shqiptarëve në Kosovë, dhe, Shqiptarët nuk kanë prejardhje Ilire”. Në këto rrethana mbasi e mabruan punën me rus, i njejti ekip serbian (Bullatoviçka me kompani…..) shkoi në Francë dhe e bëri një aranzhamn që gazetari i “Lë Matain”-it ta intervistoi B. Llonçafrin. Serbët po atë ditë kur erdhi ingtervistuesi nga Parisi ia kishin vu në tavolinë Llonçarit shkrimin e “Izvestia”-s, në Rusishte dhe në përkthim serbisht.Pyetja e parë  e gazetarit francez ishte: kur kanë ardhur shqiptarët në Kosovë? Dhe B. Llonçar si një injorant në lëmin e historis që ishte, do të përgjigjet shkurt: “Kanë ardhë në shekullin XVII-t’”. Por shkrimin e “Le Matain”-it do ta botoi “Rilindja”, kuptohët si një “konkluzë” politike zyrtare jugosllave. Në këtë shkrim do të reagojnë Prof Dr Hakif Bajrami dhe Prof Dr Tahir Abdyli me shkrim dhe reagimin do ta botoi “Rilindja”.Rreth këtij shkrimi pastaj, do sillën e pshtillën funksionarët e Kosovës me porosi nga Beogradi.Qëllimi i porosisë ishte që të shkaktohën polarizime sa më të thella dhe dy historianët shqiptarë të denohën e “diskualifikohën”. Për këtë kërkesë do të jipet një përgjegje: Nuk jemi të befasuar me Beogradin zyrar, por jemi të indinjuar me ata shqiptarë që u besojnë porosive, deri kur më? Por,besimtarëve të porosisë do të u thuhët: mund të ndodhë të fillojë Lufta e Tretë Botërore, po terhiekje  nga qëndrimet e dy historianëve shqiptar nga Prishtina, nuk do të ndodhin, do t` i thuhet njëfar Remzi Kolgecit(muzikant), Rr. Dedës (gjuhëtar) si dhe kryeudbashit (RR. Morina) me profesion nga shkolla trafdhtafre e Ali Shukrisë dhe Kolë Shirokës. Gjuetia ndaj historianëve nuk do të pushojë, por Rinia patriotike shqiptare e tubuar rreth idealit të Hasan Pfrishtinës nuk do të mungojë më për as një çast. Dhe gati të gjithë gazetarët e “Rilindjës” do të dalin në përkrahje të historianëve, të cilët e forcuan pozicionin e tyre edhe me nënshkrimin e Apelit 215, të ingtelektualëve.E kotë ishte fushata, presioni ka qenë i gjatë, por spiunët dhe shqipfolësit po silleshin në rreth të thatë, sepse Jugosllavisë për çdo javë e muaj po i coptoheshin mundësitë e dhunës policore, për çka më fund do ta caktojnë edhe ushtrinë që të vrasi shqiptar në gjumë siç ishte rasti e Paraqinit e qindra raste të tjerë.Pra, Rusia kurrë nuk do ta lërë Ballkanin e qetë, për deri sa Serbia të mbetët vazal i saj.

2.Në këto rrethana u lansua propoganda se “Historianët shqiptarë po duan ta diegin federatën”!

Parulla e këtillë shkoi deri në Rusi. Dhe sa më shumë që serbianët po përhapnin urrejtje, për dy herë më tepër po krijohej klima që seicili popull të ndahet dhe ta ketë tymin e vet në oxhakun kombëtar. Në këtë drejti informata e dërguar në Rusi nuk do të digjet nga hollësia, por nga trashësia e urrejtjës, do të bërët copë e grimë, sepse Kremlinit i nevoitej një viktimë pansllaviste, të cilën e dinim se e kishin të gatuar në Serbi.Lidhur me këtë, shqiptarët përmes demonstratave po duan ta diegin Fedratën, mëtej këta historianë shqiptarë të patrembur sikurse mësuesi i tyre do të përgjigjën: “Federatën do ta digjni ju me shovinizmin e juaj çetniko paranoikë, se kinse jeni të rrezikuar”. Nga këto qendrime edhe Partia Komuniste Jugosllave- LKJ) do të digjet bashkë me juve sepse jeni mbushur urrejtje. Dhe është çudi se si sheknctarët slloven reagonin përciptazi ndaj kësaj ulurime shovinste sllavo serbe. Ndërsa, kroatët nuk e hapën gojën fare. Vetëm shiqonin nga bregu. Sallavët tjerë, ishin shumë të lumtur që mbështetëshin në rrenat serbiane, sepse Dobrica Qosiqi që vetëm merrte shenime nepër simpoziume, nuk bzante, sepse afër e kishte Ivan Stambolliqin.

Ndërsa, serbianët që nuk u pajtuan me referatin e dy historianëve serbë më 1985 me titull: “Ugnejtena i ugnejtaçka nciaja” (Kombi i shtypur dhe shtypës), vetëm bënin vija nepër letrat e tyre. Por në fund, njeri prej tyre foli hapur: “Historianët shqiptarë nga Kosova janë musafit te ne. Këtyre nuk guxon për t` u ndodhur asgjë.” Por se çdo gjë ishte vënë në sporvë në shtetin e kalbur, u vërtetua natën e 16 marsit 1985 në ora 3, e 5 minuta në hotelin “Ekzelcor”, në qendër të Beogradit. Aty hapur u pa se Serbia kishte vëndos: O krejtë Jugosllavinë, o asgjë”. Dhe realiteti tregoi se vet do të digjen në letrat e tyre në vijim: Së pari, bërën grusht shtet ndaj Kosovës më 23 mars 1989; së dyti e prishën LKJ dhe me te tërë federatën e tyre “të famëshme” e sollin buzë eutanazisë në realitetin e një kufome të gjallë. E ne ishin të lumtur se RSFJ po shkonte në varrë, por ne nuk ishim ata që ua bërëm varrin, por arçitekt ishim në një mënyrë, sepse me kohë u treguam se: Udhëheqësinë shqiptare më 1981 keni provuar ta konvertoni në Jugosllavë, me përjashtim të njërit (F.H). Faktet që posedohën flasin vet. Dhe kështu hap pas hapi intelektualët serbian filluan t` i frikohën jo vetëm lirisë së të tjerëve, por edhe forcës popullore sjqiptare që për çdo muaj po shënonte vetëdijësim dhe ndergjegje Demaçiane, për sakrificë, pa e ditur se në Slloveni dhe Kroaci do t` u thhen shpatat.

  1. Lufta në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë 1991-1995

Janë shkruar shumë libra në gjuhën serbishte, të cilat nuk provojnë ta njohin opinionin e tyre me realitetin, por po e kurdisnin sërish politikën për ta krijuar Serbinë e Madhe,me mjete diplomatike, në kufijtë e Naçertanisë 1844. Shiqone se si sot sikurse dje politika serbe kurdisë kurtha diplomatike, natyrisht me ndihmën e shkollës ruse. Lidhur me këtë, këto ditë është bërë aktuale ngritja e  një Konzullati serbian në Shkodër. Askush nga reaguesit nuk e ka zbuluar prapavinë e kësaj konzullate. Së pari hapja e Konzullatit në Shkodër është një thikë pas shpine diplomacisë Kosovës. Së dytë është një krcnim serioz që iu drejtohet Malazezëve se vetëm ne serbianët së bashku me rusë kemi aftësi për ta kthyer gjendjën e para 10 qershorit 1999. Prandaj kot ju malazezët e keni shpallë shkëputjën nga fedrata Jugosllave e Zhablakut (apo Rajhu i Tretë).

Dhe ndrrojmë itinerar sepse mbi të gjitha një realitet i hidhur u qëndron serbianëve mbi kokë. Ta sistemojmë çështjën interpunktive në bazë të fakteve. Intelektualët e Serbisë fillaun aty kah viti 1994 t` i frikohën lirisë së të tjerëve.Një vit më vonë përkundër mizorive duke e sulmuar Sarajevën pa pushim për dy vite, më në fund serbët do të shparazën në Serberncë (ishte në Besë të KS OKB) duke bërë gjenocidë, të cilin edhe KS OKB e pranoi zyrtarisht, se ka ndodhë.E vërteta, gjenocidi në Srebërnicë e ka një parahistori se diku Bosnja dhe Hercegovina do të mbulohet me gjak.

Prandaj ajo parahistori mund të thuhet se ishte paralajmërim se pushteti serbian duke iu frikuar lirisë më 17 mars 1994 e solli: Ligjin për ndarjën e banesave për serbët në Kosovë. Në frymën e këtij Ligji më 12 janar 1995 i njejti organ e solli: Dekretin për mënyrën dhe kushtet për Kolonizimin e Kosovës. Kjo do të thot se Serbia e mbushur me urrejtje e kishte në program kolonizimin edhe të Bosnjës. Po prej kah të sigurohet popullsia sllave ishte pyetje kujdestare e Kishës tyre. Prandaj, detyra për kolonizim iu besua partisë së Arkanit. Ky kriminel për një kohë të shkurtër do ta sajojë Praogarmin për krijimin e mbi 300 fshatrave të reja serbe në Kosovë, të cilat për një kohë të gjatë nuk do t` i paguanin shtetit kurrfar takse.Ndërsa çdo kryefamiliarë i këtyre fshatrave do të kishin të drejtë për të mbajtuar armë të kalibrave të ndryshëm, me të vetmin qëllim që shqiptarët që u afrohën këtyre lokalitetev të vritën pamëshirshëm.

  1. Pushteti nazifashist i Serbisë nga viti 1997

Pushteti i Serbisë duke iu friksuar lirisë më 1997 do t` i sajoi tri programe nazifashiste dedikur Kosovës.Me këto programe sajohej shansa që Srebernica të ketë edhe në Kosovë.Prandaj, Programi i parë mbante emrin:Toka e djegur; Programi i dytë mbante emrin: Koridorët përplasëse; Programi i Tretë e mabte emrin:Patkoi. Me programin e parë u bombarduan 1008 fshatra të Kosovës , nga 1335 sa i kishte gjithësejtë. Me Programin e Dytë u deprtuan nga Kosova afro 1 000 000 shqiptarë, prej tyre në Maqedoni u deportuan 507 800 individë shqiptarë; në Shqipëri u deportuan 360 000 persona, në Mal të Zi u deportuan 70 000 persona, në Bosnje dhe Hercegovinë u deportuan 21 000 persona, në Kroaci u deportuan 4000 persona, në Slloveni u deportuan 3450 persona, nepër botë u deportuan në: Francë 6300, në Itali 10000, në Gjermani 14000, në Angli 3300, në Suedi 7000, në Norvegji 8000, në Finlandë 2800, në Danimarkë 2800, në Belgjikë 9000, në Turqi 18 000, në SHBA 6100, në Kanadë 3200, në Australi 3500, në Zvicër 4100, në Zelandën e Re 600 dhe në Izrael 450 persona. Me këtë realitet nazifashist në qarqet politike të Beogardit dhe në krye të Kishtes pati filluar të flitët se pushteti i Millosheviqit e kreu detyrën e shekullit në Kosovë, ashtu si pati kryer Principata e Serbisë në dhjetor  1877 në Sanxhakun e Nishit, duke  shfarosur në tërësi 714 katunde dhe 6 qytete nga shqiptarët.

5.Serbia vetëveti i ka shkaktuar plagë që janë rrezultat i megalomanisë

Shtetetë ballkanike janë të gjitha të rangut të vogël. Prandaj,Serbia në bazë të realitetit shoqroro politik gjatë dy shekujve të fundit kurrë nuk ka bërë as më të voglën përpiekje që liria të vlen për të gjithë. Por shoqëria serbe ka bredhë e bredhë duke zbatuar metoda barbare edhe kundër drejtuesëve të vet shtetëror.Kështu më 1820 e ekzakutaun Karagjorgje Petroviqin, më 1868 e ekzekutaun Knjaz Mihajllon, më 1903 e ekzekutaun mbretin Aleksander Obrenoviq me familje, më 1926 e helmosën Nikolla Pasiqin, më 1934 e varnë terthorazi Mbretin Aleksandër në Marsej, më 1946 e pushkatuan Drazha Mihajloviqin (kryeçetnikun nazifashist), më 1953 e larguan M. Gjillasin nga pushteti, më 1966 e larguan A. Rankoviqin nga pushteti, më 1973 e larguan nga pushteti Marko Nikeziqin. Në fund të shekullit e likviduan në mënyrë mizore Ivan Stambolliqin, më 2001 e burgosën dhe më në fund në Burgun e Hagës e likviduan Hitlerin e tyre Sllobodan Millosheviqin, për t` i vrarë të tjerët një nga një deri në pamabrim. Këtë realitet bota e civilizuar Perendimore duhet ta mësoi se demokratizim të Serbisë nuk mund të ketë deri sa Rusia të investojë kriza në Ballkan, përmes programit të saj që të mbetët prezente, në të katër detrat e botës, me emrin “Bota Ruse” prej kah u krijua edhe “Bota Serbe”, të nominuar nga popat se janë “vëlla e motër”.Çka pason prej këtyre “botërave” Perendimi e dinë fare mirë.

  1. Po situata politike momentale në Republikën e Kosovës

Jemi këto ditë para një afati mjaftë kritik të zgjedhjës së organeve qeveritare drejtuese të shtetit Kosovës. Kalkulimiet janë të ndryshme, nga ato amatore, deri te ato inatçore dhe të barikaduara në interesin e ngusht pa e llogaritur se në politikë ka interesa afatgjata dhe afatshkurtëra. Mjerisht partitë opozitare të Republikës Kosovës janë në iluzione se do të fitojnë më shumë se sa u ka besuar hapësirë elektorati.Së këndjemi është për t` u përshëndetur publikisht dakordimi i LDK si paria më e vjetër, që të hynë në Qeveri me disa kushte, të cilat nuk janë bërë publike kurrë. Por në vlugun e konsolidimit pushtetit disa individë pa menduar më thellë e ngritën një çështje të cilën do të provojnë në vijim ta sanojnë duke i dhuruar mbështetje Kryetarit të tyre që të marrë pozitën e Presidentit. Në këtë mënyrë pozita e Kryetarit të LDK-ës do të mbetët vakante dhe aspiruesit e funksionit më të lartë në LDK do ta kanë shansën të tregohën se janë për vazhdimin e politikës liderit tyre jistorik, si po e quajnë. Natyrisht se sllogani “lideri historik” përmendët vetëm nga disa karieistë sepse me sielljet e tyre po tregohet se asgjë nuk kanë mësuar nga historia.

Në rend të dytë është PDK, parti kjo që mbahët se i takon fama e UÇK-ës. Largë asaj fame është po ia themi që në fillim. Por, pajtimi me VV historikisht është punë e tyre, sepse VV jo që i nënçmon, por i ka provuar qe disa herë me oferta bipolare. E vërteta, dikush do të dali e do të më kritikojë për këto konstatime, që nuk janë politikaneske, por janë të nxierrura nga ajka popullore kombëtare e ndërkombëtare,pa interes.

Mbetëm me shpresë që të gjitha paritë me delegatët r tyre më 7 gusht 2026 do të qëndrojnë në sallë dhe ashtu do t` i tregojnë kombit dhe shteteve mike se nuk frikohemi nga liria, se pavafrësinë e kemi merituar dhe për te kemi derdhjur gjak gjeneratash. Ejani pra politikanë, ta fitojmë edhe luftën edhe paqën, me Qeveri legale dhe legjitime.Nuk ka rëndësi se cilës parti i takon pushteti sepse elektorati i njeh të gjitha. Prandaj po na thuhet në teren: Popullin e kemi të bashkuar, por partitë jo me fajin e tyre ambicioz dhe pa mbulesë.

Si duket askush nga partitë funksionale nuk ka mësuar se deri në cilin nivel parashihej të arrinte tragjedia e Kosovës më 1999. E tham më lartë se nga Kosova u deportuan afro një milionë banorë. Por edhe po aq ishin të shpërndarë duke bredhur nepër male e prroje të Kosovës. Gjithënjë në bazë të dokuemneteve të okupaterit ishte planifikuar që në fshatin Shajkofc të Llapit të grumbullohet popullsia e kësaj ane dhe aty të masakrohën të gjithë. Në programe që i posedonte oficeri kujdestar për Komunën e Bsianës (Podujevës) ishte paraparë që më 26 maj 1999 në Shajkofc të ndodhë “Srebernica II”. Oficeri kujdestar më 25 maj do ta vizitojë Shajkofcin dhe do të konstatojë se për ta kryer detyrën më duhët tri bomba me shprthim fuzion-fizion, dhe me to do të dëshmohet se kush është Serbia, se fshati i Hasan Ramadanit do t` i përngjan Toplicës së dikurshme, ku nuk do të mbetët asnjë shqiptar i gjallë.Pse ishte zgjedhur Shajkofci flasin vet oficerët serbian. Sepse ngat ishte Toplica dhe kufomat e shqiptarëve do të maskoheshin gjithëandej, me hargjime të vogla.E vërteta, këtë shkrim nuk e publikoi për të shkatuar urrejtje, por për të mësuar prej historisë që mos të na përseritët.

E merrëni se po ju flasin: Shaban JASHARI me Familje, Nëna AZE BRAHIMAJ, Zahir Pjaziti me trima, Luan Haradini me Tahir Sinanin, paksa me tone oficerësh legjendarë!  

Më 4 gusht 2026

Arberia ka qenë gjithmonë në tehun e shpatës, por ketë e kanë mbajtur dhe mbrojtur Arbëroret e vërtetë

0