Kreu Blog Faqe 55

Gurvarri me mbishkrimin “Ktu pushon”, gjetur në Vushtrri

0
Gurvarri me mbishkrim shqip “KTU PUShON” gjetur në Vushtrri!
Gjetja e këtij gurvarri të një shqiptari që emrin nuk ia njohim, porse duket se ka qenë jo i varfër ngase familja ia ka gdhend gurin e varrit.
I ndjeri duket të ketë qenë një i krishter që jetonte në Vushtrri, më para duhet të ketë qenë ortodoks sesa katolik ngase ka zbukurime në guri, ka tre kryqe të vegjël dhe një yll, e këto janë veçori që vien nga kultura orientale.
Në gurin në fjalë mbishkrimi është i pastërt në gjuhën shqipe, “KTU PUShON” dhe duket se i ndjeri rridhte nga një familje atdhetare ngase nuk iu ka përmbajtur liturgjisë sllave. Kjo domëthënë se ndonëse ortodoksët në Kosovë janë sllavizuar nga ndikimi i shkollave serbe, nga kisha, nga presioni i jashtëm, sikurse janë sllavizuar edhe vllehët ortodoks, apo romët, megjithatë deri në shekullin e 20 kishte ende shqiptar ortodoks në këto anë që e ruanin ndjesinë e të qenurit shqiptar. Ndërsa shqiptarët që janë islamizuar shumica prej tyre kishin mbetur shqiptar, çka do të thotë se islami kishte edhe këtë komponentë pozitive në ruajtjen e identitetit.
Mendojmë se gurvarri i takon shekullit të 20, ngase siç me të drejtë shkrimtari Elvi Sidheri thotë se shkronja “Sh” u aplikua veçanti pas Kongresit të Manastirit të vitit 1908.
Gjetja e gurit në fjalë u bë nga punonjësi i Drejtorisë së Kulturës në Vushtrri, Jetush Ademi dhe u analizua për të paren herë nga studiuesi nga e njejta drejtori, Burim Rexhepi, gjersa e ka trajtuar edhe kolegu Qazim Namani e pakëz kontribut po mundohemi të japim dhe ne.

Kur frika bëhet shtet: Bunkerët, paranoja dhe lufta që nuk erdhi kurrë

0
Nga: Dardan Osmanaj
___
Ka momente në histori kur një popull nuk burgoset vetëm me tela me gjemba apo me mure betoni. Ai burgoset me një ndjenjë shumë më të fortë: frikën. Frika është burgu i vetëm që njeriu mund ta mbajë brenda vetes edhe kur dyert janë të hapura. Pikërisht kjo ndodhi në Shqipërinë komuniste.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe më pas me Kinën, Shqipëria hyri në një izolim pothuajse të plotë. Regjimi i Enver Hoxhës ndërtoi një narrativë të vazhdueshme se vendi ishte i rrethuar nga armiq dhe se pushtimi mund të ndodhte në çdo çast. Kjo klimë çoi në ndërtimin e qindra mijëra bunkerëve në të gjithë territorin, një projekt që u ushqye nga bindja se lufta ishte pranë, por që në praktikë nuk u përdor kurrë për mbrojtje nga një pushtim i huaj. Këtu lind pyetja më e rëndësishme. A erdhi ajo luftë? Historia përgjigjet qartë. Jo. Nuk pati pushtim nga Bashkimi Sovjetik. Nuk pati pushtim nga NATO. Nuk pati pushtim nga Jugosllavia që ta kthente Shqipërinë në fushëbetejën që propaganda kishte paralajmëruar për dekada.
Frika ishte bërë pjesë e sistemit politik. Ajo nuk kishte nevojë për prova. Mjaftonte të përsëritej çdo ditë derisa njerëzit ta besonin si realitet. Psikologjia e quan këtë mentalitet rrethimi. Kur një shoqëri dëgjon vazhdimisht se armiku po vjen, truri fillon të reagojë sikur rreziku është i pranishëm, edhe kur nuk ekziston. Pas shumë vitesh, frika nuk ka më nevojë për armik. Ajo fillon të ushqehet nga vetvetja. Kjo është fuqia e paranojës. Paranoja nuk është vetëm frikë. Ajo është bindja se kërcënimi është i përhershëm, edhe kur faktet tregojnë të kundërtën. Në këtë gjendje mendore, çdo njeri mund të shndërrohet në armik. Çdo mendim ndryshe mund të shihet si tradhti. Çdo kritikë mund të interpretohet si komplot. Në këtë mënyrë bunkerët nuk u ndërtuan vetëm mbi male.
Ata u ndërtuan edhe në mendjen e njerëzve. Betoni mbuloi tokën. Frika mbuloi ndërgjegjen. Këtu shtrohet një pyetje që vazhdon të diskutohet edhe sot. A ishte Enver Hoxha një njeri i zgjuar? Shumë njerëz e lidhin zgjuarsinë me aftësinë për të qëndruar gjatë në pushtet. Por kjo nuk është domosdoshmërisht e njëjta gjë me urtësinë. Një udhëheqës mund të jetë i aftë të ndërtojë mekanizma kontrolli dhe megjithatë të marrë vendime që dëmtojnë vendin e tij.
Nga një këndvështrim filozofik mund të thuhet se zgjuarsia e vërtetë nuk ushqehet nga frika; ajo përpiqet ta kapërcejë atë. Urtësia ndërton besim. Paranoja ndërton bunkerë. Një udhëheqës që i sheh armiqtë kudo rrezikon të mos dallojë më dallimin midis kundërshtarit dhe bashkëpunëtorit. Historia e regjimit komunist tregon se shumë njerëz që në fillim kishin luftuar për ndërtimin e shtetit, më vonë u shpallën “armiq të popullit”, u burgosën ose u pushkatuan pas proceseve politike. Midis tyre kishte ministra, gjeneralë, drejtues partie, intelektualë, profesorë, shkrimtarë dhe figura të tjera publike. Kjo tregon se logjika e paranojës nuk ndalet te kundërshtarët; me kalimin e kohës ajo fillon të konsumojë edhe njerëzit më pranë pushtetit. Kjo është një nga karakteristikat më të njohura të regjimeve të bazuara mbi frikën. Në fillim krijohet armiku.
Pastaj kërkohet armiku. Në fund, armiku shpiket. Kur pushteti fillon të besojë se çdo mendim kritik është tradhti, ai nuk mbron më kombin. Ai mbron vetëm frikën e vet. Paradoksi më i madh është se lufta e madhe që justifikonte bunkerët nuk ndodhi kurrë. Por lufta kundër qytetarëve vazhdoi për dekada. U zhvillua nëpër burgje. Në kampet e internimit. Në hetuesi. Në gjyqe politike. Në censurën ndaj mendimit. Në heshtjen e imponuar. Një shoqëri nuk plagoset vetëm nga bombat. Ajo plagoset edhe kur qytetarët fillojnë të kenë frikë të flasin, të mendojnë ose të besojnë ndryshe. Kjo është arsyeja pse historia e bunkerëve nuk është vetëm histori arkitekture ushtarake. Është histori e psikologjisë njerëzore. Është histori e mënyrës se si frika mund të shndërrohet në ideologji dhe si ideologjia mund të shndërrohet në izolim. Dhe mësimi më i madh është ky: Frika mund ta mbajë një regjim në këmbë për shumë vite. Por nuk mund të ndërtojë një shoqëri të lirë. Sepse pushteti që mbështetet mbi frikën mund të krijojë bindje të detyruar, por nuk mund të krijojë besim. Vetëm e vërteta, arsyeja dhe dialogu kanë fuqinë të çlirojnë një popull nga bunkerët më të vështirë për t’u shembur: bunkerët e mendjes.
***
Kur frika bëhet shtet: Bunkerët, paranoja dhe lufta që nuk erdhi kurrë Ka momente në histori kur një popull nuk burgoset vetëm me tela me gjemba apo me mure betoni. Ai burgoset me një ndjenjë shumë më të fortë: frikën. Frika është burgu i vetëm që njeriu mund ta mbajë brenda vetes edhe kur dyert janë të hapura. Pikërisht kjo ndodhi në Shqipërinë komuniste. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe më pas me Kinën, Shqipëria hyri në një izolim pothuajse të plotë. Regjimi i Enver Hoxhës ndërtoi një narrativë të vazhdueshme se vendi ishte i rrethuar nga armiq dhe se pushtimi mund të ndodhte në çdo çast. Kjo klimë çoi në ndërtimin e qindra mijëra bunkerëve në të gjithë territorin, një projekt që u ushqye nga bindja se lufta ishte pranë, por që në praktikë nuk u përdor kurrë për mbrojtje nga një pushtim i huaj. Këtu lind pyetja më e rëndësishme: A erdhi ajo luftë? Historia përgjigjet qartë. Jo. Nuk pati pushtim nga Bashkimi Sovjetik. Nuk pati pushtim nga NATO. Nuk pati pushtim nga Jugosllavia që të justifikonte jetën e përhershme në ankth. Frika ishte bërë pjesë e sistemit politik. Ajo nuk kërkonte prova; mjaftonte të përsëritej çdo ditë derisa të besohej si e vërtetë. Psikologjia e quan këtë mentalitet rrethimi. Kur njeriu dëgjon vazhdimisht se armiku po vjen, truri fillon ta perceptojë rrezikun edhe kur ai nuk ekziston. Pas shumë vitesh, frika nuk ka më nevojë për armik. Ajo jeton vetë. Kjo është fuqia e paranojës. Paranoja nuk është vetëm frikë. Ajo është bindja se kërcënimi është i përhershëm, edhe kur faktet tregojnë të kundërtën. Njeriu fillon të shohë komplot aty ku ka rastësi, tradhti aty ku ka mendim ndryshe dhe armiq aty ku ka njerëz të zakonshëm. Në këtë mënyrë, bunkerët nuk u ndërtuan vetëm në male dhe në fusha. Ata u ndërtuan edhe në mendjen e njerëzve. Betoni mbuloi tokën. Frika mbuloi ndërgjegjen. Paradoksi i madh i historisë është se lufta e madhe që justifikonte bunkerët nuk ndodhi. Por plagët më të rënda erdhën nga brenda shoqërisë: izolimi, varfëria, mosbesimi, përndjekjet politike, burgosjet dhe përçarjet mes vetë qytetarëve. Më vonë, edhe kriza e vitit 1997 tregoi se një shoqëri e dobësuar nga dekada frike mund të rrëshqasë drejt dhunës së brendshme shumë më lehtë sesa drejt një lufte me një armik të jashtëm. Historia na mëson një të vërtetë të hidhur. Shumë herë, kombet nuk shkatërrohen nga armiku jashtë kufirit. Ato dobësohen kur frika bëhet mënyrë e të menduarit. Kur qytetari nuk i beson më fqinjit. Kur çdo kritik quhet tradhtar. Kur çdo mendim ndryshe quhet armik. Kur çdo pyetje shihet si rrezik. Kjo është fitorja më e madhe e paranojës. Edhe sot, në Shqipëri dhe në Kosovë, mund të takojmë njerëz që jetojnë me ndjenjën se dikush i ndjek, se gjithçka është komplot ose se vetëm një ideologji mund ta shpëtojë shoqërinë. Nuk është e drejtë t’i tallim apo t’i përjashtojmë. Në shumë raste, këto mënyra të të menduarit lidhen me përvoja jetësore, edukim, trauma ose ndikime sociale. Psikologjia na mëson se bindjet e forta nuk ndryshohen me poshtërim, por me dialog, edukim, siguri dhe mbështetje. Një shoqëri demokratike nuk matet nga mënyra se si trajton ata që mendojnë si shumica. Ajo matet nga mënyra se si trajton ata që mendojnë ndryshe. Historia e bunkerëve është, në fund, një histori për njeriun. Betoni mund të qëndrojë për dekada. Por frika mund të zgjasë edhe më gjatë, nëse kalon nga një brez te tjetri. Prandaj mësimi më i madh nuk është të ndërtojmë më shumë mure. Mësimi është të ndërtojmë më shumë besim. Sepse frika mund të bindë një popull të heshtë. Por vetëm e vërteta mund ta bëjë një popull të lirë.

Mitologji të mrekullueshme

0

Gani Mehmeti

I shkruar nga një mori autorësh, siç janë më poshtë, këtu në foto:

Me sa shihet në fund të këndit të majtë, libri është botuar në vitin 1987 në Paris.

Po shihet se cili autor në cilat faqe të librit është përfshirë.

E, mua më interesoj të di diçka rreth mitologjisë sllave, mbasi ata kanë ardhur në Ilirik diku nga shekulli 7 deri në shekullin e 9-të apo të 10-të, sepse, sipas rusëve, ka gjasa se sllavët kanë ardhur në shekullin e 7-të, por realiteti po del se ata kanë ardhur diku në shekullin e dhjetë, me gjasë.

Si do që të jetë, një gjë është e sigurtë: Sllavët janë të ardhur në Ilirik.

Edhe lënda e librit është kjo në foto. Po e shfrytëzojë teknologjinë dhe në vend se ta përshkruajë, po e dërgoj në foto, kështu më mire se është në original.

Nu kuadër të Europës, janë përfshirë mitologjitë skandinave, kelte, romane, slave dhe greke! Nuk ka mitologji ilire! Përse është kaluar kjo mitologji nuk e dime, por mungon. Çka është më e keqja, krejt mitologjia ilire I është kaluar mitologjisë greke dhe slave. Sikur ilirët nuk kishin jetuar fare kurrë, asnjëherë!

E, kjo është e dhimbshme për shkencën historike e mitologjike. Ilirët kanë jetuar gjithandej në Ilirik (Ballkanin e sotëm) dhe vazhdojnë të jetojnë pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, që janë shqiptarët po në ato troje, por të ngushtuar nga pushtuesit tanë të ndryshëm. .

Jo vetëm në hapësirat ku shkruan Iliria, por fis ilire ishte edhe panonia, që shkonte deri në qendër të Europës.

Dhe, kështu, sipas këtij libri mitologjik dhe autorëve të tij, as kishte Iliri as kishte mitologji ilire! Kjo është për mëkat e për denim. Është interesante se, në shumë enciklopedi, fjalorë e libra të tjerë historikë, arkeologjikë e atllase, Iliria figuron në harta, një shenj e mire që nuk është fshirë nga hartat, por nuk shkruan për ta në tekste askund. Shumë-shumë për keqardhje kjo.

Iliria ka ekzistuar që para Greqisë së vjetër siç e quajnë disa, sepse po ajo Greqia e vjetër nuk ka ekzistuar, ajo ishte vetë Iliria e më përpara saj Pellazgia. Dhe, gjithçka ilire, përfshirë mitologjinë, kaloi në mitologji greke e slave. Madje, sllavëve iu dha mitologjia aq e heshme, sa nuk dihej fare për sllavët, e aq më pak të kishin jetuar në këto troje deri në shekullin e dhjetë të erës sonë.

MITOLIOGJIA  SLLAVE

Për mitologjinë sllave në libër fillon në faqen 42.

Autorë të faqeve për sllavët janë Erich Leesing për faqet 43, 45, 47 dhe për faqen 44, mbasi nuk figuron tek ndonjë autor tjetër; René Burri për faqen 46!

Meqë unë kam shfrytëzuar përkthimin përmes GOOGLE, po e paraqes faqen me Perënditë sllave edhe në origjinal, pra në gjuhën frenge, në mënyrë që, njohësit e mirë të frengjishtes, do të mund ta korrigjojnë, po pati përkthime joadekuate.

PERËNDITË SLLAVE

Jarilo: Dielli.

Volos: Mbrojtësi i kopeve.

Svarog: Zjarri. Zoti i Qiellit, ka dy fëmijë (Dajbog, dielli, dhe Svaro-gitch, zjarri).

Perun: Bubullima.

Bielobog: Zoti i Bardhë, i dritës.

Çernobog: Zoti i Zi, i errësirës.

Mesiatz: Hëna.

Domovoi: Hyjnitë rustike: Kikimora: shpirtrat e shtëpisë; Dvorovoi: shpirtrat e oborrit; Bannik: shpirtrat e banjave; Ovinnik: shpirtrat e hambareve.

Lechy: Prona e tij, Pylli.

Polevik: Shpirti i Fushave.

Vodianoi: Shpirti i Ujit.

Rusalka: Perëndesha e Ujit.

Yarilo: Zoti i pranverës dhe pjellorisë.

Kupala: Zoti i gëzimit – lulja e Kupalës është një fier.

Ne nuk do të merremi këtu me studimin e mitologjisë sllave. Ne po na intereson se, përse këtu nuk është përfshirë edhe Mitologjia ILIRE, ku mbeti ajo dhe si mund të merret mitologjia ilire e t’u jepet sllavëve, në veçanti serbëve, të cilët u vendosën vonë në Iliri. Gjithsesi pas shekullit 7-të.

Faqja e mëparshme: Kjo karrocë kulti ishte pjesë e sendeve të varreve të zbuluara në Jugosllavi. Ky objekt bronzi i përket kulturës Hallstatt (rreth shekullit të 6-të p.e.s.). Ky qytetërim ishte ndoshta ai i sllavëve të hershëm.

Si mund të jetë simbol sllav I kulturës së Hallshtatit, kur ata në shekullin 6 para epokës së re nuk ishin fare në Ilirik! Kjo është tepër naïve, e palogjikshme dhe tregon se nuk njihnin sa duhet popujt ku jetonin dhe kur.

Kulturart e mitet e lashta nuk duhet të përcaktohen në vendin e sotëm, ajo duhet të ceket në kohë e vend kush ka jetiar në atë apo ato vende. Një kult që I takon kohës para SHEKULLIT 10, nuk mund t’i takojë një populli që nuk ka qenë aty.

Ky është një shtrembërim I vërtetë. Ku ishin sllavët në shekullin 6 para krishtit? Ata ishin larg Jugosllavisë së shekullit 20. Prandaj, deri sa kjo karrocë është e shekullit 6 para krishtit, nuk u takon sllavëve. Kjo karrocë mbetet ilire, sepse ilirët atë kohë popullonin këto treva.

Autori është dashur ta cekë se kush jetonte atë kohë në këto vise, se ishin Ilirët e jo sllavët. Kështu vidhet histroia shqipatre nga serbët, grekët e të tjerët, përmes atyre « historianëve » që i thonë vetes. Gjithçka e gjetur që u takon shekujve deri pas pushtimit romak të ilirisë, mbetet e ilirëve. E ilirëve është gjithçka e krijuar edhe gjatë sundimit romak, sepse ato nuk po i bënin romakët, por ilirët edhe nën pushtimin romak. Perandoria sunduese ishte romake, por populli ishte ilir. Ai nuk qe zhdukur me pushtimin romak. Ai ishte aty dhe vepronte aktivisht.

Është mire që me këso rastesh të merren njerëz të dijes së shkencave në këto drejtime, ekspertë të ndryshëm dhe të shndritet e vërteta e madhe mbi vendin e kohën kur ilirët kanë populluar këto troje, si dhe vazhdimësia e jetës nga trashëgimtarët e tyre – shqiptarët e sotëm.

Më poshtë po japim krejt çka e si shkruhet për mitologjinë slave në këtë kapitull të këtij libri.

Siç ethash, përkthimi është bërë nga google.

Për të verifikuar se përkthimi është bërë në nivel të mjaftuehsëm nga frengjishtja në gjuhën shqipe, do ia shtoj edhe tekstin në gjuhën fringe për specialistët.

ORIGJINA

Sllavët e epokës pagane na lanë shumë pak informacion rreth besimeve të tyre. Megjithatë, burimet folklorike janë të shumta, por duhet të jemi të kujdesshëm në ofrimin e një interpretimi të vetëm. Prandaj, rrëfimet mitologjike përputhen disi me legjendat, përrallat, këngët dhe proverbat. Ato janë shumë të larmishme, duke pasqyruar diversitetin e popujve sllavë.

Këto i përkasin familjes së madhe indo-evropiane, por kuptimi i vërtetë i fjalës “sllav” mbetet i pasigurt. Qytetërimi lusatik (lusacienne), ndoshta ai i sllavëve të hershëm, zgjati nga fillimi i Epokës së Hekurit deri në shekullin e 6-të p.e.s. Pastaj, padyshim fiset sllave u vendosën në Karpate dhe migruan në tre drejtime të ndryshme për të formuar tre popullata të dallueshme: sllavët perëndimorë, ku ishin në kontakt me popujt gjermanikë; sllavët lindorë, me finlandezët; dhe sllavët veriorë, me baltët. Në jug, domethënë, përtej Karpateve, jetonin fiset trake.

Midis shekullit të 5-të p.e.s. dhe shekullin e 1-rë pas Krishtit, sllavët u ndikuan nga skithët dhe sarmatët, të cilët depërtuan në territoret e tyre. Skithët dhe sarmatët, me origjinë iraniane, u lanë atyre një pjesë të kulturës së tyre. Për shembull, fjalët bogu >> dhe (zot), “rayi” (parajsë), svyatu ose “sventu” (shenjtor), por edhe kultet e diellit, Sva-rogu, të erës, Striborg,ujit dhe shiut, dhe për këtë arsye të pjellorisë dhe bollëkut, perëndeshës Mokos. Pushtime të tjera ndodhën: hunët dhe alanët nga mesi i shekullit të 4-të deri në mesin e shekullit të 5-të, gotët në gjysmën e dytë të shekullit të 5-të dhe avarët në shekujt 6 dhe 7.

Sllavët, paqësorë nga natyra, iu nënshtruan të gjitha këtyre pushtimeve.

Pra, në shkrimin deri këtu, shihet se kush ishin sllavët, që po iu nënshtroheshin të gjitha pushtimeve.  E,si të pushtuar nga të tjerët, për sllavët gjoja se kishin krijuar një mitologji, ndërsa për ilirët që kishin pasur gjithë atë territor e numër të madh popullate, nuk i zënë ngoje fare « studiuesit » francezë. Kjo është për keqardhje më parë për ata që shkriuajnëe i lënë anash sesa për ata që kishin jetuar në këto troje e që jetojnë edhe sot e gjithë ditën, ani pse të ngushtuar territorialisht e të asmimiluar kombëtarisht.

Shënim i yni:

Paraqitja e simboleve diellore ilire: zogj dhe qarqe me tetë rreze, në një qerre bronzi të shekullit VI p.e.s.

Pra, kjo qerre ishte symbol i ilirëve dhe jo e sllavëve. Kështu, sllavëve iu dhanë edhe simbole të tjera të ilirëve, si kjo e Diellit e të tjera.

 SLLAVËT ISHIN PANTEISTË DHE ANIMISTË

Sllavët e lashtë ndienin nevojën për të shpjeguar fenomenet natyrore, forcat e natyrës. Ata nderonin shumë hyjni.

Diellin, i cili jep jetë: Jarilo; mbrojtësin e kopeve: Volos; zjarrin, Svarog; Bubullimën, Perun, të cilit i flijonin kafshë, si gjelin. Por ata gjithashtu mund t’i ofronin këtij perëndie dhi, arinj dhe dema gjatë festave të mëdha.

Ata adhuronin gjithashtu lumenjtë dhe u ofronin flijime atyre.

Kështu, sllavët ishin panteistë, por edhe animistë. Në të vërtetë, ata u atribuonin një shpirt, një inteligjencë, objekteve në lëvizje.

Në mitologjinë sllave, kafshët dhe pemët zinin një vend të rëndësishëm. Disa kafshë u bënë toteme, domethënë, ato konsideroheshin paraardhësit dhe mbrojtësit e një klani ose fisi. Askush nuk duhej ta vriste kafshën totemike, as ta hante mishin e saj.

Përveç kafshëve, pemët ishin të shenjta. Sllavët besonin se të vdekurit i përdornin ato si banesa para se të shkonin të jetonin në një vend tjetër. Prandaj, nuk duhej të pritej një pemë e vjetër, përndryshe do të çmendej, do të sëmurej ose edhe do të vdiste.

Ajo që është karakteristikë e mitologjisë sllave, midis popujve të degës perëndimore, është bashkëjetesa e dy hyjnive kundërshtare: hyjnia e dritës dhe hyjnia e errësirës. E para jep jetë dhe quhet Bielobog (Zoti i Bardhë), ndërsa e dyta e heq atë; ajo është Çernobog (Zoti i Zi).

Duket sikur një zot suprem, emri i të cilit nuk u përmend kurrë, sundonte mbi të gjithë zotat e tjerë: zotin e qiellit Svarog. Ai kishte dy fëmijë, Zotin e Diellit Dazhbog dhe Zotin e Zjarrit Svarogitch.

Pasi mbretëroi mbi universin, Svarog, Zoti i Qiellit, ua besoi fuqinë e tij fëmijëve të tij.

MITI I DIELLIT

Zoti i Diellit Dazhbog jetonte në një pallat të artë në Lindje, në një tokë që ishte një parajsë e vërtetë, ku vera dhe bollëku ishin të përjetshme. Ai nisej çdo mëngjes në një qerre të shkëlqyer të tërhequr nga kuaj të bardhë madhështorë me frymë të zjarrtë, duke përshkuar kupën qiellore.

Dielli përshkruhet gjithmonë si një mbret i ri dhe i pashëm, duke hipur mbi një qerre shumë të çmuar të tërhequr nga disa kuaj të bardhë ose argjendtë, qoftë në përrallat popullore polake apo në legjendat serbe.

Kështu, midis serbëve, Dielli ulet në një fron prej ari dhe vjollce; mbretëria e tij është dritë. Dy virgjëresha të bukura janë pranë tij: Agimi i Mëngjesit, i cili hap portat e pallatit qiellor, dhe Agimi i Mbrëmjes, i cili i mbyll ato. Shtatë gjyqtarë (planetë) dhe shtatë lajmëtarë (kometa) përshkojnë universin sipas vullnetit të tij.

Nuk duhet ta harrojmë Hënën, Mesiatz. Midis rusëve, Dielli banon brenda sferës diellore dhe zotëron dymbëdhjetë mbretëri (dymbëdhjetë muaj ose dymbëdhjetë shenja të zodiakut). Fëmijët e tij jetojnë në yje.

Në disa mite sllave, Dielli lind çdo mëngjes, arrin pjekurinë në mesditë dhe vdes në mbrëmje. Kjo shpjegon udhëtimin e tij nëpër kupolën qiellore.

Mite të tjera sllave tregojnë se Dielli u martua me Hënën në fillim të verës, u nda prej saj në dimër dhe u ribashkua me të në pranverë. Nga ky bashkim hyjnor, lindën Yjet.

Sllavët paganë adhuronin gjithashtu hyjninë Nënë Tokë-Lagështi, ose Mati-Syra-Zemlia në rusisht, e cila është e drejtë dhe nuk duhet të mashtrohet.

DOMOVO: SHPIRTRAT E SHTËPISË

Ata e populluan jetën e tyre të përditshme me hyjni të vogla, fshatare, ose shpirtra shtëpie, mirëdashës ose keqdashës, të quajtur Domovoi.

Këta Domovoi kanë një pamje njerëzore, por janë mjaft me qime. Ndonjëherë, ata kanë edhe pamjen e një kafshe shtëpiake, me brirë dhe bisht. Prandaj është e rrezikshme për një njeri t’i shohë Domovoit.

Por nga vijnë këto shpirtra? Ata shoqëruan Zotin e…kur kemi mbaruar…

Zoti, ai që krijoi Qiellin dhe Tokën, por disa prej tyre u rebeluan kundër tij. Kështu, ata u dëbuan nga Qielli dhe ranë ose në pyje dhe lugina, ku u treguan keqdashës dhe të pamëshirshëm, ose në shtëpi ku, përkundrazi, u bënë shpirtra mirëdashës.

Roli i Domovolit është të paralajmërojë banorët e shtëpisë në të cilën ai jeton për fatkeqësitë që mund të ndodhin. Atij i pëlqen të qëndrojë pranë oxhakut. Gruaja e tij, Domania, preferon të jetojë nën tokë.

Kikimora, nga ana e saj, është e përfshirë në punët e shtëpisë. Ajo mund të ndihmojë zonjën e shtëpisë e cila, e lodhur, bie në gjumë në shufrën e saj. Kështu ajo e përfundon punën e saj, por vetëm kur është me humor të mirë.

SHPIRTRA TË TJERA SHTËPIAKE

Shpirtra të tjerë shtëpiakë luajtën një rol të rëndësishëm.

Dvorovoi, ose Dvorniku, shpirti i oborrit, i urren të gjitha kafshët me qime të bardha, duke përfshirë macet, qentë dhe kuajt. Megjithatë, pulat e bardha, meqenëse mbrohen nga perëndia e pulave, nuk përjetojnë shqetësime.

Dvorovoi mund të bien në dashuri me një grua. Një ditë, njëri prej tyre i shpalli dashurinë e tij një gruaje të vdekshme dhe jetoi me të për disa vite. Pasi ia gërshetoi flokët, ai ia ndaloi t’i zgjidhte.

Por ajo vendosi të martohej në moshën tridhjetë e pesë vjeç, me një burrë që kishte takuar. Një ditë para dasmës, ajo ia zgjidhi gërshetin dhe ia stiloi flokët. Fatkeqësisht, ajo u gjet e vdekur mëngjesin tjetër. Dvorovoi, në një shpërthim xhelozie, e kishin mbytur në shtrat.

Një tjetër shpirt i rëndësishëm shtëpiak është Banniku, ose shpirti i banjës. Është thelbësore të mos harroni t’i lini pak ujë pasi të keni mbaruar banjën.

Për më tepër, absolutisht nuk duhet ta shqetësoni kur është radha e tij për t’u larë. Nëse, rastësisht, ai shqetësohet, do të zemërohet dhe do të hedhë ujë të valuar mbi viktimën e tij të varfër, të cilën madje mund ta mbytë! Nga ana tjetër, Banniku herë pas here fton djaj, shpirtra pylli…

Sa i përket Ovinnikut, shpirtit të hambarit, ai nuk mund të thuhet se është mirëdashës. Përkundrazi! Ai mund të bëhet zjarrvënës. Nën maskën e një maceje të zezë të madhe e të fryrë, duke qëndruar në një cep të hambarit, ai leh si qen ose

qesh si njeri!

Në foton këtu: Paraardhësit e popujve sllavë adhuronin perënditë dhe u kushtonin atyre kulte të ndryshme. Kjo statujë balte ka të ngjarë të përfaqësojë një perëndeshë nënë. U gjet në Rumani dhe daton që nga Epoka e Mesme e Bronzit (1500-1250 p.e.s.).

HYJNITË E PYJEVE, FUSHAVE DHE UJËRAVE

Por ka edhe hyjni të tjera, jo fshatare, që jetojnë në pyje, fusha dhe ujëra…

Për shembull, Lechy, një shpirt shumë popullor në legjendat sllave, ka gjak blu dhe një mjekër të gjatë jeshile. Madhësia e tij ndryshon në varësi të faktit nëse po ecën në zemër të pyllit apo jo. Ka sy jeshilë që shpesh janë të fryrë, jo nga frika, por nga…

Me djallëzi, ai kënaqet duke i çuar në rrugë të gabuar kalimtarët që kalojnë pyllin, territorin e tij.

Megjithatë, nuk është vërtet keqdashës. Thjesht i kërkon viktimës së tij të zhvishet dhe të heqë këpucët, pastaj t’i veshë rrobat mbrapsht dhe t’i veshë këpucët përsëri me këpucët e kthyera mbrapsht. E liron viktimën e tij pasi është argëtuar në këtë mënyrë.

Nga ana tjetër, Lechy bëhet veçanërisht i rrezikshëm rreth tetorit, koha kur duhet të vdesë për t’u rilindur pranverën e ardhshme.

45

Frika dhe obsesioni me vdekjen e çmendin nga tërbimi. Duke endur nëpër pyll, ai ulërin si ujk, shpërthen në lot si njerëzit dhe lëshon britma therëse si një grua histerike.

Po aq i rrezikshëm dhe djallëzor, Poleviku, ose shpirti i fushës, kënaqet duke i çuar në rrugë të gabuar ata që qëndrojnë në zotërimin e tij. Sa i përket fshatarit që i trembet punës së vështirë dhe preferon të dehet, ai rrezikon të mbytet. Mund të fitosh ende favorin e tij duke i sjellë dy vezë dhe një gjel të vjetër, por kjo ofertë duhet të bëhet fshehurazi.

Ky shpirt ka një pamje të ndryshme në varësi të rajonit; ai mund të marrë formë njerëzore ose pamjen e një xhuxhi monstruoz, duke folur gjuhën e njerëzve dhe duke mbajtur barëra të gjata jeshile si mbulesë koke.

Të gjitha këto hyjni të fushave dhe pyjeve ishin të shumta midis polakëve, por edhe midis popujve të tjerë sllavë. Disa perëndi mbikëqyrnin begatinë e fushave, përparimin e qetë të lërimit dhe rritjen e shëndetshme të të korrave; të tjerë mbronin kafshët. Çdo perëndi kishte një detyrë shumë specifike.

Midis hyjnive keqdashëse, Vodianoî, ose shpirti i Ujërave, banon në lumenj, pellgje dhe liqene. Ai njihet për marrjen e shumë formave të ndryshme. Kështu, ai mund të shfaqet si një plak, ose më saktë një gjigant i vjetër, i mbuluar me myshk dhe me mjekër dhe flokë të gjelbër.

Por ai gjithashtu mund të transformohet në një peshk gjigant, gjithmonë të mbuluar me myshk. Thuhet gjithashtu se atij i pëlqen të tregojë një fytyrë njerëzore, por kjo është me të vërtetë tipari i tij i vetëm njerëzor! Sepse gishtërinjtë e këmbëve të tij janë gjigantë, putrat ia zëvendësojnë duart dhe së fundmi, ai ka brirë dhe një bisht. Për të përgatitur më mirë veprat e tij të liga, ai madje metamorfozohet në një grua të zhveshur që kreh flokët, e ulur në ujë.

Kështu, Vodianoï përdor një strategji specifike në varësi të situatës, por është gjithmonë urrejtja e tij ndaj njerëzve që i udhëheq veprimet e tij. Ose ai josh shpirtin e varfër dhe të pakujdesshëm që ka rënë në pritën e tij dhe shfrytëzon rastin për t’i skllavëruar ata, ose sulmon anijet, i fundos dhe i plaçkit ato, dhe kështu pasurohet.

Nëse sheh një burrë ose grua duke u larë në muzg, ai i rrëmben dhe u rezervon një fat të palakmueshëm.

RUSALKA

Një besim që gjendet tek sllavët pothuajse kudo,
ka të bëjë me Rusalkën. Kur një vajzë e re mbytet, qoftë aksidentalisht apo me qëllim, ajo rilind si një hyjni uji.
Kështu, Rusalkët gjenden kryesisht në lumenj, përrenj dhe liqene, pronat e tyre të preferuara. Megjithatë, gjatë javës së dedikuar për ta, ata largohen nga ujërat dhe zënë pyjet, ku argëtohen së bashku, duke kënduar, kërcyer, luajtur, ngjitur pemësh e kështu me radhë.Midis sllavëve të jugut, domethënë në Jugosllavi dhe Bullgari, Rusalkët janë gra të reja jashtëzakonisht elegante dhe të bukura. Ato këndojnë këngë simpatike.

Tingujt e zërave të tyre të ëmbël që u këndonin serenada kalimtarëve. Dhe të vdesësh në krahët e një Rusalka është vërtet e këndshme.

Në Ukrainë, nga ana tjetër, midis sllavëve të veriut – domethënë në Poloni, Çekosllovaki, Rusi dhe Bjellorusi – Rualki janë vajza të liga, të shëmtuara tmerrësisht, të cilat nuk hezitojnë të torturojnë viktimat e tyre të pafat para se të martohen me to.

PERËNDITË E DASHURISË DHE GËZIMIT

Përveç hyjnive fshatare që luanin një rol jetësor në jetën e përditshme të sllavëve dhe shpirtrave të shumtë të pyjeve, fushave dhe ujërave, kishte perëndi të dashurisë dhe gëzimit, adhurimi i të cilëve ishte i përhapur.
Yarilo, perëndia e pranverës dhe pjellorisë, është një djalë i ri i pashëm i veshur i gjithi me të bardha, i veshur me një kurorë me lule, duke ecur zbathur dhe duke mbajtur kallinj gruri në dorën e majtë.
Kulti i Kupalës, një tjetër hyjni e gëzimit, bazohej në nderimin e ujit dhe fuqisë së tij misterioze. Në të vërtetë, në legjendat popullore, zanat përdorin “ujë të vdekur ose ujë të gjallë”, ky i fundit që zotëron një fuqi rigjeneruese.

Kurora lulesh hidheshin në lumenj ose liqene, njerëzit laheshin dhe sigurisht, kryheshin larje. Të tilla ishin ritet që praktikoheshin në ato kohë të largëta. Por adhurimi i zjarrit ishte gjithashtu një rit solemn. Në natën e shenjtë të Kupalës, adhuruesit kërcenin rreth zjarreve dhe hidheshin mbi to.

Atij i ofrohej gjithashtu adhurimi pasionant i pemëve dhe bimëve. Për shembull, fieri, i cili prodhon vetëm një lule në Natën e Koupalës, besohej se zotëronte një virtyt të pakrahasueshëm. Në të vërtetë, nëse dikush ka fatin dhe guximin të këpusë këtë lule magjike, pasuria, pushteti dhe dashuria janë të siguruara. Kjo Lule Koupala ruhet nga demonët. Nuk është e lehtë t’i afrohesh dhe duhet të presësh me durim deri në mesnatë. Është në këtë orë që lulja papritmas shpërthen në lulëzim. Lind një lule zjarri, verbuese me shkëlqimin e saj të padurueshëm.
Një rreth magjik i vizatuar rreth lules kufizon një hapësirë ​​që nuk duhet lënë kurrë. Dhe ai që arrin ta rrëmbejë atë në këto kushte, pavarësisht demonëve që e presin dhe e thërrasin, meriton të zotërojë të gjitha thesaret e tokës, të dojë gratë më të bukura në botë dhe të pritet nga sovranët më të mëdhenj.
Sipër: Kjo statujë e një perëndeshe nënë i paraprin qytetërimit sllav. Gjatë parahistorisë, një kult i veçantë i kushtohej perëndeshave të pjellorisë. Ky u gjet në Rumani. Për sllavët, Mokos personifikonte shiun dhe tokën e lagësht. Ajo korrespondonte me Ge, perëndeshën nënë të grekëve, dhe me Perëndeshën e Madhe të skithëve.

Faqja përballë: Në shekullin e 10-të, prifti Bogomil themeloi një sekt heretik që ndikoi te katarët.

Kopertina

Takimi i Uliksit dhe Tiresiasit në mbretërinë e të vdekurve.
Faqet 2-3:
Piktura budiste në Tibet
Faqet 6-7:
Hyjnitë Tiki në Hawaii
Krediti i fotos:
Ky libër u prodhua me ndihmën e Magnum Photos për faqet e mëposhtme:
Bruno Barbey: f. 85, 97, 103, 105, 119, 120, 123, 151, 157.
Ian Berry: f. 152, 153.

René Burri: f. 46, 117, 144, 155.
Bryan Campbell: f. 13, 15, 137.
Cornell Capa: f. 141.
Harry Gruyaert: f. 111.
Ara Guler: f. 67, 69.
Ernst Haas: f. 2/3, 133, 135, 138.
David Hurn: fq. 26.

Richard Kalvar: fq. 41.
Hiroji Kubota: fq. 108, 121.
Erich Lessing: fq. 1, 9, 17, 18, 19, 23, 25, 27, 29, 31, 33, 39, 40, 43, 45, 47, 51, 55, 57, 59, 61, 63, 73, 77, 78, 7, 7, 7 88, 89, 93.
Inge Morath: fq. 71, 91.
Marc Riboud: fq. 129.

George Rodger: fq 34/35, 75.
Antonio Salgado: f. 149.
Dennis Stock: fq. 6/7.
Alex Webb: fq. 110.
Patrick Sachmann: fq. 127.
Ky libër ka përfituar edhe nga pjesëmarrja e:
Marina Cardinaud: fq. 82.
Nguyen Thuc Diem: fq. 98, 99, 101, 106, 107, 109, 118, 142, 143.
Jean-Pierre Hirou dhe Michèle Yargui: fq. 125, 126, 145.
Michel Wawczak: fq. 49, 52, 53, 62, 65.
Dhe falënderojmë Ambasadën Kineze për pjesëmarrjen e saj të mirë (faqja 114).
Të gjitha të drejtat e rezervuara:
Mercure Diffusion
1987. Paris ISBN: 2-85961-170-3
Këtu janë të pesë faqet në gjuhën frënge, që shkruhet për mitologjinë sllave.

Mirësevini në Zogaj të Vushtrrisë, ku me 18 gusht 2026 do të vihet gurthemeli i kishës së re katolike shqiptare

3

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

Mirësevini motra e vëllezër në Zogaj të Vushtrrisë, ku me 18 gusht 2026 do të vihet gurthemeli i kishës së re katolike shqiptare
18 gushti 2026 është thirrje për kujtesë, për rrënjë dhe për të ardhmen.
Në Zogaj (Zagorë), në Shalë të Bajgorës, në territorin e Vushtrrisë së sotme dhe pranë gjurmëve të Vicianumit antik, aty ku ruhen dëshmitë e qytetërimit tonë të hershëm dhe të kishës paleo-kristiane, do të bekohet dhe do të vihet gurthemeli i kishës së re katolike shqiptare.
Po atë ditë, sipas njoftimeve të organizatorëve, qindra shqiptare e shqiptarë pritet të marrin pagëzimin. Për shumë njerëz, ky do të jetë një akt i rëndësishëm shpirtëror, ndërsa për shumë të tjerë një ngjarje me peshë historike e kulturore, e denjë për t’u kujtuar nga brezat që do të vijnë.
Nga të gjitha trojet shqiptare kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre motra e vëllezër tanë, pa dallim bindjeje fetare, si dëshmi se historia, kultura dhe trashëgimia jonë janë pasuri e përbashkët kombëtare. Prania e arbëreshëve, e pasardhësve të familjes së Gjergj Kastriotit, e miqve ndërkombëtarë, studiuesve dhe mediave vendore e të huaja e bën këtë ngjarje edhe më domethënëse.
Ditëve të fundit janë dëgjuar edhe kundërshtime ndaj këtij projekti. Secili ka të drejtën e mendimit të vet. Megjithatë, bindja ime është se kjo kishë nuk ndërtohet kundër askujt dhe nuk synon të krijojë ndarje. Ajo ndërtohet si një objekt kulti për besimtarët e saj dhe si një shenjë e respektit ndaj trashëgimisë sonë historike, shpirtërore e kulturore. Liria e besimit dhe e ndërgjegjes është një e drejtë themelore e secilit dhe duhet të respektohet njësoj për të gjithë.
Prandaj, i ftoj shaljanët, mitrovicasit, vushtrriasit dhe të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të jenë pjesë e kësaj dite. Le të jemi dëshmitarë të një ngjarjeje që shumëkush e konsideron një kapitull të ri në kujtesën historike të kombit tonë.
Kam edhe një dëshirë simbolike.
Ata që kanë mundësi, le të vijnë me plisin e bardhë, simbol të dinjitetit, vazhdimësisë dhe identitetit tonë kombëtar. Le të krijojmë së bashku një pamje fisnike, që do të mbetet në fotografi, në kronikat televizive dhe në kujtesën e brezave si një dëshmi e respektit për rrënjët tona. Plisi nuk është thjesht një pjesë e veshjes sonë tradicionale; ai është një simbol i trashëgimisë dhe i vazhdimësisë së kulturës shqiptare.
Le të takohemi në Zogaj me zemër të hapur, me respekt për njëri-tjetrin dhe me krenari për historinë tonë. Le ta dëshmojmë me qytetari se identiteti ynë forcohet duke njohur e respektuar rrënjët tona, duke ruajtur njëkohësisht respektin për lirinë dhe dinjitetin e çdo njeriu.
Mirë se vini në Zogaj më 18 gusht 2026!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Nga Las Vegasi në të ardhmen: Çfarë duhet të mësojë rinia shqiptare nga Ai4 2026?

0
Midis mijëra pjesëmarrësve ndodhen edhe profesionistë shqiptarë që punojnë në kompanitë më prestigjioze të botës. Njëri prej tyre është Agon Vuniqi, software engineer në Bloomberg Industry Group, i cili merr pjesë në Ai4 2026. Kjo nuk është vetëm krenari familjare; është dëshmi se rinia shqiptare mund të konkurrojë në nivelin më të lartë ndërkombëtar kur ka arsim cilësor, disiplinë dhe mundësi.
Agim Vuniqi
Las Vegasi njihet si kryeqyteti botëror i argëtimit. Por këtë javë ai është shndërruar në kryeqytetin botëror të inteligjencës artificiale. Në sallat e The Venetian, mijëra studiues, inxhinierë, sipërmarrës, drejtues kompanish dhe investitorë nuk janë mbledhur për të diskutuar fantashkencën, por ekonominë e së nesërmes. Ata nuk po pyesin nëse inteligjenca artificiale do ta ndryshojë botën; ata po ndërtojnë mënyrën se si ajo do ta ndryshojë.
Në këtë konferencë nuk prezantohen vetëm ide. Prezantohen teknologji që brenda pak vitesh do të ndikojnë shëndetësinë, financat, arsimin, industrinë, transportin, administratën publike dhe sigurinë kombëtare. Shtetet që sot investojnë në dije do të jenë eksportues të teknologjisë; të tjerët do të mbeten importues të saj.
Për ne shqiptarët ka edhe një arsye tjetër për ta ndjekur këtë konferencë. Midis mijëra pjesëmarrësve ndodhen edhe profesionistë shqiptarë që punojnë në kompanitë më prestigjioze të botës. Njëri prej tyre është djali im, Agon Vuniqi, software engineer në Bloomberg Industry Group, i cili merr pjesë në Ai4 2026. Kjo nuk është vetëm krenari familjare; është dëshmi se rinia shqiptare mund të konkurrojë në nivelin më të lartë ndërkombëtar kur ka arsim cilësor, disiplinë dhe mundësi.
Ky është mesazhi që duhet të arrijë te çdo i ri në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Bota nuk të pyet nga cili vend vjen, por çfarë aftësish zotëron. Në ekonominë e inteligjencës artificiale nuk fitojnë domosdoshmërisht shtetet më të mëdha, por ato që investojnë më shumë në kapitalin njerëzor.
Fatkeqësisht, ndërsa në Las Vegas diskutohet revolucioni teknologjik, në hapësirën tonë publike vazhdojmë të humbasim kohë me konflikte politike, polarizim dhe debate sterile. Flasim për pushtetin, por shumë pak për dijen. Flasim për zgjedhje, por shumë pak për arsimin. Flasim për të kaluarën, ndërsa bota po ndërton të ardhmen.
Universitetet tona duhet të rishikojnë programet studimore. Informatika nuk duhet të jetë më një degë periferike, por një prioritet kombëtar. Programimi, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, analiza e të dhënave dhe robotika duhet të bëhen pjesë e strategjisë së zhvillimit ekonomik. Nuk mund të pretendojmë ekonomi konkurruese me programe studimi që nuk ndjekin ritmin e revolucionit teknologjik.
Në shekullin XXI, pasuria më e madhe nuk janë vetëm mineralet, toka apo kapitali financiar. Pasuria më e madhe është truri i njeriut. Një algoritëm i krijuar nga një ekip i vogël inxhinierësh mund të gjenerojë më shumë vlerë sesa një fabrikë e tërë.
Prandaj, fotografia e një të riu shqiptar në Ai4 2026 nuk duhet parë vetëm si një kujtim nga Las Vegasi. Ajo duhet parë si një simbol i një brezi që po dëshmon se shqiptarët mund të jenë pjesë e revolucionit teknologjik global.
Historia nuk pret askënd. As inteligjenca artificiale nuk do të presë. Pyetja nuk është nëse do të vijë e ardhmja. Ajo tashmë ka mbërritur në Las Vegas.
Pyetja është: A do ta sjellim edhe në universitetet, laboratorët dhe kompanitë tona, apo do të vazhdojmë ta shikojmë vetëm përmes fotografive të atyre që patën guximin dhe dijen të jenë pjesë e saj?

Pueblo (1966) / Historia e spanjolles nga Valencia që përfundoi në Lushnje — 29 vjet pritje (1937 – 1966) të një telefonate nga dy motrat

Kjo është Vicenta, spanjollja e vendosur në Shqipëri. — Burimi : Pueblo, Madrid, e premte, 7 janar 1966, faqe n°16.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2026 

Gazeta spanjolle “Pueblo”, ka botuar, të premten e 7 janarit 1966, në faqen n°16, historinë prekëse të Vicentës, një gruaje nga Valencia, e cila pas martesës me një shqiptar u vendos në Lushnje (më 1937), duke mbetur për gati tri dekada e ndarë nga dy motrat e saj në Spanjë. Pas 29 vjetësh pritjeje, kërkimesh të pandërprera dhe shprese, tri motrat arritën më në fund të dëgjonin sërish zërat e njëra-tjetrës përmes një bisede telefonike, një ngjarje e jashtëzakonshme për kohën. Aurenc Bebja e sjell këtë dëshmi të rrallë për publikun shqiptar përmes blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”.

Vizë për në Shqipëri

Pas 29 vjetësh, tri motra flasin sërish (në telefon)

Njëra prej tyre jeton në një fshat të vogël shqiptar

Burimi : Pueblo, Madrid, e premte, 7 janar 1966, faqe n°16.

Burimi : Pueblo, Madrid, e premte, 7 janar 1966, faqe n°16.

Historia e këtyre tri motrave filloi në vitin 1937. Atëherë, në Valencia, Vicenta, më e vogla, u martua me një shqiptar dhe u largua me të për në Shqipëri. Që nga ai çast, zonja Fidelia Martín dhe zonja María Martín nuk pushuan asnjëherë së kërkuari lajme për motrën e tyre, e cila ishte vendosur kaq larg.

Fidelia Martín dhe María Martín, dy motrat e Vicentas — Burimi : Pueblo, Madrid, e premte, 7 janar 1966, faqe n°16.

Fidelia Martín dhe María Martín, dy motrat e Vicentas — Burimi : Pueblo, Madrid, e premte, 7 janar 1966, faqe n°16.

Për shumë vite, të gjitha përpjekjet rezultuan të kota. Letrat drejtuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar nuk dhanë asnjë rezultat. Megjithatë, motrat nuk u dorëzuan dhe vazhduan t’u drejtoheshin të gjitha institucioneve që mund t’i ndihmonin të mësonin diçka për Vicentën. Derisa, më në fund, në vitin 1954, Kryqi i Kuq u dha lajmin e parë :

— «Motra juaj jeton në Shqipëri.»

Tashmë dinin diçka, dhe ishte një lajm shumë i rëndësishëm. Tani mbetej vetëm të gjenin mënyrën për të vendosur kontakt me të.

— Si arritët t’i dërgonit lajmet e para motrës suaj?

— Në përpjekjet e mëvonshme mësuam se ajo jetonte në Lushnje, një qytet pranë Tiranës. Atëherë, me ndihmën e një çifti miqsh që jetonin në Shtetet e Bashkuara, mundëm t’i shkruanim. Por kjo nuk ndodhi në vitin 1954, por shumë më vonë.

— Pas letrës së parë, pritët gjatë për të marrë përgjigje nga Vicenta?

— Sigurisht. Kaluan shumë muaj derisa morëm letrën e parë prej saj. Mund ta merrni me mend se çfarë do të thoshte kjo për ne.

— A ka fëmijë motra juaj?

— Po, një djalë dhe një vajzë. I kemi njohur vetëm përmes fotografive që ajo na ka dërguar. Quhen Ulusi dhe Dolores. Të dy janë të martuar dhe secili ka nga një vajzë.

BISEDA TELEFONIKE

Ishte 1 janari i vitit 1966. Viti i ri sapo kishte filluar dhe zonja María e zonja Fidelia telefonuan kompaninë telefonike. Donin të flisnin me Lushnjen, në Shqipëri. Dhe lidhja telefonike u realizua.

Në anën tjetër të linjës, shumë kilometra larg, në një vend të huaj, një grua spanjolle nuk arriti të vinte menjëherë në telefon. Lotët nuk e linin të fliste. U vendos që të telefononin përsëri të nesërmen në mëngjes.

Dhe kështu, përmes një teli telefoni, tri motra, pas kaq shumë vitesh, u ndien përsëri të bashkuara, si dikur, në kohët e vjetra.

— Cilat ishin fjalët e para që ju tha motra juaj?

— Në një spanjishte të përkryer na tha se sapo ishte bërë gjyshe për herë të dytë. Vajza e saj, Dolores, kishte sjellë në jetë një vajzë atë natë.

— Po flet zonja María : «I thashë që t’i vinin foshnjës emrin tim dhe se unë doja të isha kumbara. Dhe ashtu bënë.»

Zonja Fidelia ndërhyn në bisedë :

— Djali i motrës sime, Ulusi, ia vuri vajzës së tij emrin tim. Ishte një bekim, një dhuratë nga qielli. Mendoni vetëm pas kaq shumë vitesh, të mund të flisnim përsëri me të! Ajo që ndjemë të gjithë në këtë shtëpi nuk përshkruhet me fjalë. Tani jemi qetësuar disi, por atëherë…

— A keni menduar të shkoni ta vizitoni motrën tuaj në Shqipëri?

— Sigurisht. Kemi bërë gjithçka që ishte e mundur. I kemi pasaportat dhe gjithçka është gati. Por nuk na kanë dhënë vizën e hyrjes.

Kjo është Vicenta, spanjollja e vendosur në Shqipëri. — Burimi : Pueblo, Madrid, e premte, 7 janar 1966, faqe n°16.

Kjo është Vicenta, spanjollja e vendosur në Shqipëri. — Burimi : Pueblo, Madrid, e premte, 7 janar 1966, faqe n°16.

— Po të supozojmë se do të mund të arrinit në Tiranë dhe do të kishit vetëm disa orë për t’u takuar me motrën tuaj në aeroport… a do të shkonit?

— Po. Edhe sikur të ishin vetëm disa orë. Ne e dimë se një kompani ajrore italiane fluturon një herë në javë nga aeroporti i Romës për në Shqipëri. Gjithashtu dimë se gjatë verës ka më shumë mundësi udhëtimi. Nëse do të na lejonin të prisnim në aeroport dhe ajo të mund të vinte nga fshati ku jeton, ne do të ishim atje. Gjithçka që duam është ta shohim.

Dhe albumi i kujtimeve, ai album i rregulluar me shumë kujdes nga zonja Fidelia, hapet edhe një herë. Në të ndodhen fotografitë e atyre që jetojnë kaq larg, të renditura sipas datave në një rend kronologjik të përpiktë.

— Po motra juaj Vicenta, a nuk mund të dalë nga Shqipëria?

— Duket se jo. Kur folëm në telefon, na thanë se nuk mundej. Meqë ne nuk mund të shkonim në Tiranë, menduam që ajo të vinte në Romë dhe të kalonim disa ditë bashkë. Por na thanë se kjo nuk ishte e mundur ; se duhej të ishim ne që të shkonim ta takonim. Dimë se gjatë verës ka më shumë lehtësi. Në këta muaj të vitit është më e vështirë. Megjithatë, ne vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes kësaj kompanie italiane, me shpresën se nga Roma do të mund të na ndihmojnë. Nuk duhet humbur shpresa. Do ta shohim motrën tonë, pavarësisht çdo sakrifice.

Dhe me sytë nga Lushnja, ai qytet pranë Tiranës, që është bërë kaq i rëndësishëm për këto motra spanjolle, zonja María dhe zonja Fidelia ëndërrojnë ditën kur do të mund të hyjnë në Shqipëri.

Xavier RODRIGO

(Foto : Boutellier.) 

Hero në luftë, humanist në paqe – pse po sulmohet Musë Musa?

0

Shkruan Rrezart Kalaja

REAGIM PUBLIK

Kundër artikullit të publikuar nga portali OrbitPress dhe përpjekjeve për të vënë në pikëpyetje lirinë kushtetuese të besimit

Nga ditët e fundit, portali OrbitPress ka publikuar një artikull të gjatë, të mbushur me pretendime, etiketime dhe interpretime, përmes të cilit është përpjekur të diskreditojë nismën për ndërtimin e Kishës Katolike në Zogaj të Vushtrrisë dhe njëkohësisht të njollosë figurën e atdhetarit Musë Musa. Ky reagim është përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj atij publikimi.

Si qytetar dhe si publicist, nuk mund të hesht kur një medium, në vend që të raportojë me paanshmëri, krijon përshtypjen se merr anë në një debat që prek lirinë e besimit dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Artikulli i OrbitPress, sipas vlerësimit tim, nuk trajton në mënyrë të balancuar faktet, por ndërton një narrativë që e paraqet një nismë legjitime qytetare si problem publik, ndërsa një njeri që ka dhënë kontribut për vendin përpiqet të paraqitet në dritë negative.

Ky nuk është vetëm një debat për një kishë në Zogaj.

Ky është një debat për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për barazinë e të gjitha bashkësive fetare para ligjit dhe për të drejtën e çdo qytetari që të ushtrojë lirshëm bindjen e tij fetare pa u bërë objekt i fushatave denigruese.

Pikërisht për këtë arsye, ndjej obligim moral dhe qytetar të reagoj publikisht.

Nga debatet që janë zhvilluar ditëve të fundit rreth nismës për ndërtimin e kishës në Zogaj të Vushtrrisë, një gjë është bërë e qartë: në qendër të sulmeve nuk është vetëm një projekt ndërtimor. Në qendër të sulmeve është një njeri – Musë Musa – një shqiptar që, sipas mbështetësve të tij, vjen nga një familje me tradita atdhetare, ka qenë pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe është njohur për veprimtari në shërbim të interesit kombëtar.

Pamje  e  Kishës qe do te ndërtohet ne Zogaj Vushtrri  me një arkitekture moderne artistike dhe kombëtare.

Kur një njeri që ka zgjedhur të dhurojë pronën e tij për një objekt kulti përballet me një valë akuzash publike, lind një pyetje e thjeshtë:

A po sulmohet Musë Musa, apo po sulmohet vetë e drejta kushtetuese për lirinë e besimit?

Artikulli i publikuar nga OrbitPress nuk i ngjan një analize të paanshme gazetareske. Ai krijon përshtypjen e një narrative ku një e drejtë kushtetuese paraqitet si problem, ndërsa një iniciativë private trajtohet me dyshim të vazhdueshëm. Gazetaria nuk duhet të jetë gjykatë dhe as instrument për të paragjykuar qytetarët.

Veçanërisht serioz është publikimi i pretendimeve që cenojnë reputacionin e Musë Musës. Vetë Musë Musa i ka kundërshtuar publikisht këto pretendime dhe ka bërë të ditur se synon t’i drejtohet organeve kompetente për mbrojtjen e të drejtave të tij. Në një shtet demokratik, secili gëzon prezumimin e pafajësisë dhe pretendimet duhet të trajtohen me përgjegjësi.

Po aq shqetësues është fakti se një pjesë e debatit publik është zhvendosur nga çështja juridike te ajo ideologjike.

Nëse një qytetar dhuron pronën e tij për një kishë dhe ndjek procedurat e parashikuara nga ligji, atëherë vendimin e japin institucionet e Republikës së Kosovës. Jo portalet. Jo opinionet politike. Jo bashkësitë e tjera fetare.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli i saj në Vushtrri nuk kanë kompetencë kushtetuese të vendosin nëse komuniteti katolik duhet ose jo të ketë një objekt kulti. Kjo është përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe rregullohet nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

Nëse ngrihen pyetje për procedurat administrative, ato duhet të shqyrtohen nga organet kompetente. Por i njëjti standard duhet të zbatohet për çdo objekt kulti, pa dallim.

Historia shqiptare nuk është histori përjashtimi. Është histori bashkëjetese. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për ta kthyer ndërtimin e një kishe në burim përçarjeje bie ndesh me traditën më të mirë të shqiptarëve.

Musë Musa nuk ka zgjedhur të ndërtojë konflikt. Ai ka zgjedhur, sipas mbështetësve të projektit, të mbështesë një nismë që lidhet me besimin dhe trashëgiminë historike. Në vend të debatit mbi këtë dimension, opinioni publik është përballur me etiketime dhe polemika që nuk ndihmojnë askënd.

Kosova nuk forcohet duke vënë një besim kundër tjetrit.

Kosova forcohet kur respektohet Kushtetuta.

Forcohet kur mbrohet prona private.

Forcohet kur çdo qytetar gëzon të njëjtat të drejta.

Forcohet kur mediat raportojnë me përgjegjësi.

Dhe forcohet kur kontributi i njerëzve për kombin nuk zbehet nga debatet e ditës.

Në fund, pyetja nuk është nëse dikush pajtohet apo jo me këtë projekt.

Pyetja është nëse jemi të gatshëm të mbrojmë të njëjtën liri për të gjithë.

Sepse sot mund të jetë në shënjestër një kishë.

Nesër mund të jetë çdo e drejtë tjetër kushtetuese.

Historia na ka mësuar se liria humbet pikërisht atëherë kur qytetarët heshtin përballë standardeve të dyfishta.

Orbitpress apo tribunë e propagandës?

0

Luan – Asllan Dibrani

Reagim ndaj një shkrimi që sulmon nismën për Kishën në Zogaj dhe lirinë kushtetuese të besimit

Autori është gazetar, publicist, piktor dhe skulptor, ish i burgosur politik, veprimtar shumëvjeçar i çështjes kombëtare shqiptare, humanist dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëv

Portali OrbitPress ka publikuar një shkrim mbi ndërtimin e Kishës Katolike Shqiptare në Zogaj të Vushtrrisë, i cili, sipas vlerësimit tim, nuk përmbush standardet e gazetarisë profesionale. Në vend të informimit të balancuar, artikulli paraqet një narrativë të njëanshme, me etiketime dhe interpretime që e zhvendosin debatin nga ligji te paragjykimet.

Në një shtet demokratik nuk vendosin portalet mediatike dhe as organizatat fetare se kush ka të drejtë të ndërtojë një objekt kulti. Këtë e përcaktojnë Kushtetuta, ligjet dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Më bën përshtypje se autori i këtij shkrimi nuk është identifikuar me emër. Kur publikohen akuza të rënda ndaj qytetarëve, transparenca dhe përgjegjësia profesionale janë detyrim moral dhe etik.

Pretendimet ndaj Musë Musës

Artikulli pretendon se Musë Musa është dënuar nga gjykata. Sipas deklarimit publik të vetë Musë Musës, ky pretendim është i pavërtetë. Ai ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë dënim të formës së prerë për çështjen e përmendur në artikull dhe e konsideron publikimin një cenim të reputacionit të tij.

Për këtë arsye, Musë Musa ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore dhe kallëzim penal ndaj portalit OrbitPress, duke kërkuar që përgjegjësia për publikimin e informacioneve të pavërtetuara të shqyrtohet nga organet kompetente.

Në një shtet ligjor askush nuk mund të paraqitet publikisht si i dënuar pa një bazë të qartë ligjore dhe pa respektuar prezumimin e pafajësisë.

Askush nuk mund t’ia mohojë komunitetit katolik të drejtën e besimit

Po aq shqetësues është reagimi i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, të cilët kanë dalë publikisht kundër kësaj nisme.

As BIK-u, as ndonjë organizatë tjetër fetare nuk ka kompetencë kushtetuese apo ligjore të vendosë nëse komuniteti katolik ka apo nuk ka të drejtë të ndërtojë një kishë. Liria e besimit nuk është privilegj që jepet nga një bashkësi tjetër fetare. Ajo është një e drejtë kushtetuese e garantuar për çdo qytetar të Republikës së Kosovës.

Nëse projekti duhet të kalojë procedura administrative, ato i shqyrtojnë institucionet shtetërore. Nuk i shqyrtojnë organizatat fetare dhe as portalet mediatike.

Prandaj lind pyetja: Pse gjithë ky mobilizim kundër një kishe? Pse kundërshtohet një objekt kulti që synon t’u shërbejë besimtarëve katolikë të rajonit të Vushtrrisë dhe Mitrovicës?

Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë

Nëse dikush kërkon që çdo leje ndërtimore të respektohet deri në detaj, atëherë ky standard duhet të zbatohet për çdo objekt fetar, pa dallim.

Nuk mund të ketë një standard për kishat dhe një tjetër për objektet e tjera fetare. Shteti ligjor nuk ndërtohet mbi standarde të dyfishta.

Nëse ekzistojnë paqartësi procedurale, ato duhet të zgjidhen nga institucionet kompetente, jo të përdoren si mjet për të penguar ushtrimin e një të drejte kushtetuese.

Një dhuratë për kombin, jo një kërcënim

Musë Musa, sipas deklarimeve publike, ka dhuruar pronën e tij private për ndërtimin e një kishe, një qendre pastorale dhe varrezave katolike. Nëse kjo realizohet sipas ligjit, kemi të bëjmë me ushtrimin e një të drejte të pronës dhe të lirisë fetare, jo me një shkelje.

Në vend që të krijohen tensione të panevojshme, institucionet dhe shoqëria duhet të mbrojnë të drejtën e çdo komuniteti për të jetuar dhe për ta ushtruar besimin e vet në paqe.

Përfundim

Kosova është ndërtuar mbi parimin e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë. Askush nuk duhet të ketë frikë nga një kishë, as nga një xhami, as nga një sinagogë apo një objekt tjetër kulti. Frika lind nga intoleranca, jo nga liria.

Unë do të mbroj gjithmonë të drejtën e çdo myslimani për ta ndërtuar xhaminë e tij sipas ligjit. Me të njëjtin parim do të mbroj edhe të drejtën e çdo katoliku për ta ndërtuar kishën e tij sipas ligjit.

Ligji duhet të jetë mbi të gjithë. Kushtetuta duhet të vlejë për të gjithë. Liria e besimit nuk negociohet.

Federata e Arbërit kërkon përgjegjësi publike dhe mbrojtje të harmonisë kombëtare

0
  • Reagim zyrtar lidhur me publikimet që rrezikojnë të cenojnë dinjitetin e qytetarëve dhe bashkëjetesën ndërfetare

Federata e Arbërit 

Në ditët e fundit, opinioni publik është përballur me një sërë publikimesh dhe reagimesh që kanë krijuar shqetësim të gjerë në shoqërinë shqiptare, veçanërisht rreth nismës për ndërtimin e Kishës Katolike Shqiptare në Zogaj të Vushtrrisë. Federata e Arbërit vlerëson se çdo debat publik duhet të zhvillohet me përgjegjësi, mbi bazën e fakteve, respektit për ligjin dhe dinjitetit njerëzor, duke shmangur gjuhën që mund të nxisë përçarje apo tensione ndërmjet qytetarëve.

Në këtë kuadër, Federata e Arbërit shpreh shqetësimin e saj lidhur me artikullin e publikuar nga portali OrbitPress, i cili trajton këtë çështje. Sipas vlerësimit tonë, mënyra e paraqitjes së ngjarjes dhe e trajtimit të personave të përmendur nuk i shërben klimës së dialogut dhe mirëkuptimit që i nevojitet shoqërisë sonë.

Veçanërisht shqetësues është trajtimi i z. Muse Musa dhe familjes së tij. Çdo pretendim që prek nderin dhe reputacionin e një qytetari duhet të mbështetet në fakte të verifikuara dhe të respektojë parimet themelore të shtetit të së drejtës, përfshirë prezumimin e pafajësisë. Çështjet juridike nuk zgjidhen në faqet e portaleve, por në institucionet kompetente.

Federata e Arbërit merr në konsideratë deklarimet publike të z. Muse Musa, i cili ka kundërshtuar përmbajtjen e artikullit dhe ka bërë të ditur se do t’u drejtohet organeve të drejtësisë për mbrojtjen e reputacionit të tij. Ne respektojmë të drejtën e çdo qytetari për të kërkuar mbrojtje ligjore dhe besojmë se vetëm institucionet kompetente kanë autoritetin për të vlerësuar përgjegjësitë në raste të tilla.

Po aq shqetësues është fakti që një çështje që lidhet me ushtrimin e një të drejte kushtetuese – ndërtimin e një objekti fetar – po shoqërohet me retorikë që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare. Historia e shqiptarëve është ndërtuar mbi tolerancën, respektin dhe bashkëjetesën. Këto vlera nuk duhet të vihen në pikëpyetje nga debatet e ditës.

Federata e Arbërit rithekson se Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe laik. Të drejtat dhe liritë fetare garantohen nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Procedurat për ndërtimin e objekteve të kultit janë përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe jo e portaleve mediatike apo e presioneve publike.

Në këtë frymë, u bëjmë thirrje:

  • OrbitPress dhe të gjitha mediave të ushtrojnë profesionin me përgjegjësi, pa paragjykime dhe duke respektuar etikën gazetare;
  • institucioneve të drejtësisë që çdo pretendim për cenim të reputacionit ose për publikim të informacionit të pavërtetuar ta shqyrtojnë me paanshmëri dhe sipas ligjit;
  • komuniteteve fetare që të jenë faktorë të dialogut, paqes dhe mirëkuptimit;
  • akademikëve, intelektualëve, artistëve, gazetarëve, shoqërisë civile dhe diasporës shqiptare që të japin kontribut aktiv në ruajtjen e harmonisë kombëtare dhe të kundërshtojnë çdo gjuhë që nxit ndarje ndërmjet shqiptarëve.

Federata e Arbërit beson se askush nuk fiton nga përplasjet ndërfetare. Fiton vetëm shteti i së drejtës, dialogu qytetar dhe respekti reciprok.

Prandaj, ftojmë të gjithë aktorët publikë të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit kombëtar. Shqiptarët kanë trashëguar një model të rrallë të bashkëjetesës ndërfetare. Ruajtja e kësaj trashëgimie është përgjegjësi e secilit prej nesh.

Federata e Arbërit

Për unitetin kombëtar, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e harmonisë ndërfetare.

Në qendrën e të gjitha projekteve antishqiptare serbe, elementi kryesor që do ta shkatërroj kombin shqiptarë është islami

0
Shkrimtari i njohur Muharrem Blakaj ka lindur në vitin 1959  në Vrellë të Istogut. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në Istog e Pejë. Studimet universitare i zhvilloj në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, derisa njëkohësisht vazhdonte veprimtarinë kombëtare në bashkëpunim me grupin ilegal që udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla. Në vitin 1979 u arrestua nga milicia jugosllave, kurse më 1987, nën mbrojtjen e avokatit Bajram Kelmendi Gjykata e Qarkut në Pejë e liron nga burgu, në mungesë provash. Më 1987 si pasojë e përndjekjes emigron në Zvicër, ku jeton aktualisht.
Është autorë i romaneve: „Misioni sekret“ (Rozafa 2004); „Thesaret e humbura“ (Mëmëdheu 2005 / KOHA 2026); „Atentat brenda germës L“ (KOMBI 2007); „Paraardhësit“ (Mëmëdheu 2009 / Rozafa 2018); „Rrugëtim Fatal“ (Dukagjini 2012); „Nana Kadë“, (Film dokumentar – Pejë 2018); „Mëndesha“ (LENA 2018); „Vitet e brishta“ (ROZAFA“ 2021); „Zana e Shën Martinit“ (ROZAFA 2022); „Tri vija të kuqe“ (ROZAFA 2024).
Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Blakaj pothuaj në gjithë veprën e tij letrare e trajton temën e islamizimit të kombit shqiptar, duke nisë nga pushtimi shumëshekullor i Perandorisë Osmane, e deri në ditët e sotshme.  Andaj, duke qenë se është një zë i qartë dhe shpjegues i islamizimit të kombit shqiptar dhe pasojave historike të tij, e pashë të rëndësishme që ta intervistoja për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”.
__
I nderuari Muharrem Blakaj, pothuaj në të gjithë librat tuaj, sidomos në romanin Paraardhësit, e trajtoni temën e islamizimit të kombit. Në shpalimin e kësaj të vërtete të hidhur, që u mbajt bukur e fshehur, je ndër shkrimtarët që prini në shtjellimin e kësaj teme. Si të lindi ideja që ta trajtonit këtë temë në romanin tuaj…?
__
Muharrem Blakaj: Në janar të vitit1968 kur isha nxënës në shkollën fillore, arsimtarët tanë si: Idriz Zeqiraj, Muhamet Vuthaj, Sadik Vuthaj etj., kishin përgatitur një koncert për kremtimin e pesëqind vjetorit të vdekjes së krye heroit të kombit shqiptarë Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Gjatë kësaj periudhe arsimtari i historisë Sadik Vuthaj e shpjegonte historinë e Skënderbeut në mënyrë aq fantastike dhe me bëhej sikur ato beteja i përjetoja vetë! Më pas, në kinema në Istog u shfaq edhe filmi i Skënderbeut që mu ngulit në kujtesë si gjëja më e shenjtë që kisha parë ndonjëherë. Ne si fëmijë punuam harqe, shigjeta, shpata, mburoja, përkrenare nga lëvore bredhi duke i imituar betejat e Gjergj Kastriotit që i kishim parë në film. Gjatë një ndeje në odën tonë ku, përveç shumë miqve dhe burrave nga fshati, prezent ishte edhe hoxha. Ai fliste për Pejgamber, beteja myslimanësh, emra vendesh të pakuptimtë, prerje kokash të pa besimtarëve, plaçkitje kundërshtarësh, ndarja të robëreshave që më e bukura, thoshte, i takonte Pejgamberit, ndarjen “me drejtësi” të plaçkës së luftës etj. Këto tregime që aspak nuk ngjanin me ato që zakonisht fliteshin në odën tonë, më nxitën ta pyesja hoxhën se cili kishte qenë më trim: Pejgamberi a Skënderbeu? Përgjigjja e hoxhës më zhgënjeu: “Mos e përmend atë gjahil – tradhtarë që ka vra mysliman!”. I zhgënjyer ju kundërpërgjigja se e kam parë në film Skënderbeun se si vriste turq, por, pas qortimeve të ashpra nga disa të pranishëm më qitën jashtë.
Në odën tonë, përveç pleqve të fshatit, vinin edhe miq nga anë të ndryshme si Adem Maxharri, Sejdi Uka, Sejdi Caku Haxhijaj, Shaban Fetahaj, Him Lubeniqi, rapsodët Sahit Shoshi e Xhemajl Bajraktari etj., të cilët nuk flisnin për fe e islam por për histori shqiptare, ngjarje, beteja, vrasje, grabitje nga armiq turq e serbë.
Kjo ishte koha kur bëra ndarje, ndoshta pa vetëdije, në mes të islamit me gjuhë, kulturë e tregime arabe, që i rrëfente hoxha dhe betejave të pathyeshme të Gjergj Kastriotit, që na i shpjegonte në shkollë arsimtari Sadik Vuthaj dhe na i përforconin me tregime betejash burrat e odës!
__
Si krijues çka keni vërejtur, cili është mendimi juaj rreth islamizimit…Deri në vitin 1912, pas shumë shekujsh pushtimi, Perandoria Osmane – kalifatiste u tërhoq nga viset Arbënore të Gadishullit Ilirik, por menjëherë Serbia, si pushtuese tjetër e viseve tona, e mori për detyrë “ta ruante islamin” për ne. Faktet historike për pothuaj një shekull pushtim tregojnë që Serbia e hapi Medresenë e Madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup, vetëm 12 vite pas pushtimit të Perandorisë Osmane. Pastaj, në fillim të viteve të ’50-ta të shekullit të kaluar, e hapi Medresenë Alaudin, pararendësen e medresesë së vitit 1987. Në atë kohë, siç e din, përgatitesh vala tjetër e shpërnguljeve si “turq-mysliman”, që do të vinte si rrjedhim i dhunës së madhe të asaj që njihet “Koha e Rankoviqit” apo “Aksionit për mbledhjen e Armëve”, që shqiptarët në masën më të madhe si kishin, por që “duhej t’i gjenin”. Thjeshtë e gjithë kjo kishte qëllim e synim që njerëzve t’ua bënin jetën e padurueshme. Si e shihni ju “lojën me islam” të asaj kohe, që po vazhdon edhe sot me islamizimin antishqiptarë të kombit…?
__
Muharrem Blakaj: Një oficer i dëshpëruar çek, Frantishek Zah kishte përgatitur një skicë për Bashkësinë sllave. Këtë skicë e përpunon Ilia Grashanin i cili e shndërron në projekt serbë për pushtimin e tokave shqiptare dhe pastrimin e tyre etnik. Që nga ajo kohë Serbia ka përpiluar me dhjetëra projekte për shkombëtarizimin dhe zhdukjen e popullit shqiptar. Në qendrën e të gjitha këtyre projekteve, elementi kryesorë që do ta shkatërroj kombin shqiptarë është islami. Këtë, për herë të parë e dokumenton ish myftiu i Maqedonisë së veriut Sulejman Rexhepi në librin e tij »Memoare«, me çka e vërteton se të gjitha bashkësitë islame në trojet shqiptare janë nën drejtimin e shërbimeve sekrete serbe. Kjo është aq e qartë, saqë s’ka pse të mendohet më shumë rreth kësaj. Pas këtij botimi, më këtë çështje do duhej të merreshin shtetet përkatëse, imamët e cituar nga autori të hetoheshin, agjentët e infiltruar të dënoheshin dhe hierarkia drejtuese e bashkësive islame të mbikëqyrej nga shteti.
__
Gjatë gjithë kohës së pushtimit shumëshekullor turk-osman as përafërsisht nuk u ndërtuan xhami si tash kur e fituam lirinë kombëtare pas luftës së NATO-s dhe UÇK-së. Kah po shkohet me këtë shoqëri “paralele”, shqiptare dhe islamike Muharrem Blakaj? A duhet që t’i dalim kësaj të keqeje përpara, këtij “pushtimi të brendshëm”, apo t’i lëmë islamistët – neoosmanli, që të bëhen deputet, qysh u bë Osman Musliu?
__
Muharrem Blakaj: Përderisa shteti ende nuk ka një ligj të mirëfilltë që i përcakton çështjet fetare, është shumë e vështirë që të ndërmerret diçka esenciale në këtë drejtim, por, si gjithmonë, populli shqiptarë është i vetëdijshëm dhe kur pala tjetër e tejkalon kufirin e tolerancës reagon, po ashtu, fillimisht me tolerancë. Vetëdijesimi kombëtarë e hodhi hapin e parë dhe filluan me braktisjen e islamit. Se nuk kishte rrugë tjetër. Tani pritët që këtë rrugë ta ndjekin imamët e brumosur me ndjenja kombëtare, që besoj se pritët të ndodhë, kurse, sa i përket otomanit Osman Musliu, është shfrytëzim vakumi në mungesë ligji të mirëfilltë që duhet t’i përcakton çështjet fetare! Këta tipa hoxhallarësh tentuan që edhe luftës tonë kombëtare dhe UÇK-së ti japin ngjyra islame, por dështuan… edhe ky hoxhë kontrovers do të dështon. Ka për të dështuar ky dhe tjetri, se tashmë mbarë një komb po zgjohet dhe është duke marrë masa mbrojtëse ndaj këtij pushtimi që ti me të drejtë e quan “pushtim i brendshëm”.
__
Politika shqiptare, ajo në Shqipëri sikurse e Kosovës, vazhdojnë të heshtin rreth islamizimit të kombit, madje në disa mënyra edhe po e përmbajnë. Religjioni islam ka vite e vite që është shndërruar edhe në “çështje garash elektorale”. Sigurisht që e ke vërejtur se nuk e kemi ndonjë parti e cila nuk e përdorë religjionin islam apo tjetrin në premtimet e veta elektorale. Turqia neoosmane po i meremeton dhe ndërton objektet e kultit në vendet tona për interesat e veta gjeostrategjike, përderisa “politika jonë” e shfrytëzon këtë shfytyrim të rrezikshëm të natyrës së kombit. Deri kur kjo heshtje përballë një vet shembjeje të tillë…?
__
Muharrem Blakaj: Deri tani hoxhallarët ishin aq fodull, mendjemëdhenj dhe të pa cipë sa që ju mbush mendja se vetëm ata janë “sheriati” (Ligji i Sharias që e rregullon anën juridike në vendet islamike) ata që e vënë në gjumë mbarë kombin shqiptarë. Ndërtimi i panevojshëm i qindra xhamive nga qarqe të dyshimta, e therën dhe preken ndërgjegjen dhe nervin kombëtarë. Reagimi ishte i qartë, grusht i vendosur kundër islamit politik në trojet arbërore. Tani BIK-u duket i tërbuar. Kurrë nuk e ka pritur që do të ketë një konkurrent kaq të fuqishëm, shqiptarë që marrin guximin ta braktisin islamin. Por kjo kryengritje është më shumë kryengritje kombëtare, që nuk do të lejoj asnjë prekje në natyrën e kombit. Prandaj, deklaratat kërcënuese të kreut të BIK-ut efendi Naim Tërrnava sa janë të përçarta, janë po aq të mjera. Ai flet jo si besimtar, që do të ishte e natyrshme, por “si një gjeneral” islamik që kujton se do t’i lihet hapësirë për zgjerimin e hapësirës islamike për interesat e huaja gjeostrategjike. Me daljen e mundimshme në skenë të forcave antiislamike, që e mbarojnë dhe ruajnë vetëm kombin, kjo ka përfunduar. Pamundësia e përdorimit të sheriatit (Ligjit të Sharias që i rregullon ato që ndërlidhen me islamin politik) kundër atyre “myslimanëve” që guxojnë ta braktisin islamin, në njërën anë dhe zvetënimi i tregimeve arabe të shekullit shtatë në anën tjetër, ka bërë që grushti i fuqishëm islam të shkërmoqët para kombit shqiptarë, prandaj efendiu Naim Tërrnava kërcënon se kujt nuk i pëlqen islami le të shkon në Beograd, deklaratë skandaloze për të cilën duhej të hetohej!
__
Islamistët politikë në Kosovë e gjetiu, si krijesa të “xhamive tona” që i meremeton dhe ndërton kryesisht Turqia neoosmane, vazhdojnë të flasin pandalshëm sikur “islami ndër viset shqiptare” ka ardhur “në mënyrë paqësore”. Ti si vëzhgues i pasojave të islamizimit në librat tuaj e thua të kundërtën, duke e shpjeguar artistikisht rolin antihistorik të imamëve në favor të pushtuesve edhe të atij serb. Këtë e thekson edhe në librin “Thesaret e humbura”. Si e shpjegon më gjerësisht çështjen e islamit ndër ne, erdhi paqësisht apo si “mysafir i paftuar”?
__
Muharrem Blakaj: Një fjalë popullore thotë: çka piqet nuk hiqet, dhe kjo po dëshmohet nga populli shqiptarë që për 18 shekuj e kishte “pjekur” krishterimin. Turqit bënë plojë e masakra të panumërta duke i detyruar shqiptarët kryengritës, në këmbim të jetës ta ndërronin fenë nga katolik në mysliman. Ortodoksët ishin të privilegjuar, pasi qendra e patriarkales ndodhej nën hijen e sulltanit në Stamboll, por me lejen e sulltanit ortodoksët shqiptarë u serbizuan, duke e humbur gjuhën. Ploja u zhvillua vetëm kundër shqiptarëve katolik. Prandaj, tani është rikthyer vetëdija kolektive shqiptare, duke u kthyer në rrënjët e të parëve. Mbaj mend, në kullën tonë ishin tre kryqe druri. Njëri shumë i vjetër ishte në tavan, një i skalitur me maje brisku ruhej në magje dhe quhej: kryqi i magjes dhe një tjetër ishte i fshehur nën strehën e koshit! Pleqtë i konsideronin të shenjtë, prandaj edhe i ruanin.
__
Në kohën kur zhvilloje veprimtari kombëtare në bashkëpunim me grupin ilegal që udhëhiqej nga poeti lirik, këngëtari e gazetari Jusuf Gërvalla, a ke menduar për islamizimin …?
__
Muharrem Blakaj: Nuk kisha ide të qartë. Ne ishim të përqendruar për organizimin dhe parapërgatitjen për sfidat e radhës që po shfaqeshin në horizontin bolshevik. Jusuf Gërvalla ishte në rrjedhën e këtyre valëve. Në platformën organizative vend të veçantë zinin memorandumet serbe të cilat i kishte përkthyer dhe na i shpërndau që të ishim të përgatitur edhe ndaj klerit mysliman, që vepronte nën përkujdesjen e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë.
__
Qyshkur e kam të qartë se preokupimi yt intelektual është vetëm ai kombëtar…, por në ndërkohë ndodhi një mospajtim i madh me islamizimin e kombit dhe heshtjen e institucioneve rreth tij. U themelua edhe Lëvizja e Deçanit, ku ata që e themeluan atë ditë thanë qartë e zëshëm: “Nga sot ne nuk jemi Mysliman”. Si e sheh ti këtë mospajtim historik, këtë kryengritje intelektuale…?
__
Muharrem Blakaj: Një fjalë popullore thotë: peri këputët ku është hollë, zullumi kur trashët. BIK-u e trashi zullumin! Ata menduan gjatë se ne jemi “duke fjetur” dhe nuk po i shohim…Jo! Ne mendonim dhe ende mendojmë se shteti do t’i del përpara së keqës. Ata sollën hoxhallarë pa kurrfarë kriteresh etike e morale, vërshuan me veshje, imitime, fjalë e sjellje nga kultura e tradita arabe. I pushtuan në frymë agjenturore-antishqiptare mediat, duke bërë propagandë për Islamin, për “miletin-Umetin Musliman”. Mendonin dhe ndoshta ende mendojnë se do ta bëjnë “një komb tjetër” prej nesh. Ky ka qenë dhe mbetët kryeqëllimi i islamistëve politik nga radhët tona. Në mënyrë që “atë komb” t’ia bashkëngjesin “umetit të profetit” si një “komb” panislamik. Ndërtimi i xhamive pa kurrfarë planesh urbanistike, pranë zonave të frekuentuara publike, thirrje çjerrëse ezani, falje namazi shesheve e rrugëve publike, gra të mbuluara deri të sytë me burka të zeza, therje shtazësh e përgjakje rrugësh, hedhje plancesh vend e pavend dhe shumë prapësi të tjera që ishin fenomene të papara në trojet arbërore, prodhuan pakënaqësi që e cenonte jo vetëm kulturën e trashëguar shqiptare, por edhe kulturën demokratike të shtetit tonë laik. Se gjithë këto sjellje arabe vinin nga shërbimet sekrete serbe, turke e ruse, e vërteton libri i Sulejman Rexhepit dhe dënimi me burg i hoxhës agjenti serbë Hyzri Selimi.
__
Zotëri Blakaj, deri kur inteligjenca shqiptare, akademitë tonë shkencore, institutet e historisë apo të albanologjisë do të heshtin ndaj kësaj që unë e quaj sulm i hapur ndaj identitetit kombëtar?
__
Muharrem Blakaj: Ndikimi i BIK-ut në përgatitjen e ekstremit mysliman deri në shkuarje në luftëra xhihadi nuk do të duhej të mbetej në heshtje nga organet shtetërore. Përpjekjet e rehabilitimit të ekstremistëve përmes programeve që udhëhiqen nga hoxhallarë, jo vetëm që nuk kanë dhënë rezultate, por kanë ndikuar edhe më negativisht në vetë kreun udhëheqës mysliman. Të përpiqesh ti rehabilitosh ekstremistët radikal mysliman me ekstremist “tolerantë” mysliman, është sikur një vrasës ta rehabilitoj një vrasës tjetër! Tani, pas krijimit të një konkurrence paqësore për braktisjen e islamit radikal, do duhej të ishte e mjaftueshme që me këtë risi të merrej akademia e dy shteteve shqiptare, por, çuditërisht, po ndodhë e kundërta: Disa akademikë, në vend të shkakut, arsyes dhe shtytjes pse po braktiset islami, ata kanë filluar të vjellin vrer kundër vlerave kombëtare duke e thelluar edhe më shumë përçarjen, prandaj, në këtë situatë do të duhej të ndërhynte shteti, pasi ne jemi shtet laik dhe secili ka të drejtë ta braktisë një fe, mendim, ideologji dhe ti bashkohet një tjetre!
__
A duhet të mos bëzaj populli përderisa politikat shtetërore heshtin…A duhet heshtur derisa na xhamizohet vendi? A duhet të mos dëgjohemi fare përderisa Diyaneti i Turqisë, i afërt me Qeverinë Turke, e vazhdon investimin prej mbi pesëdhjetë milionë eurosh gratisë në ndërtimin e xhamisë stërmadhe të Prishtinës, xhami e cila do ti zë nga 17 mijë persona “që e falin namazin në ditë”. A po krijohet kështu “njeriu i Ri “arnaut”, ai që para së gjithash se njeh vetën por që identifikohet me idetë neoosmane-turkomëdha…?
__
Muharrem Blakaj: Përderisa shteti ende nuk e ka përpiluar ligjin mbi besimet fetare, do të ndodhin fenomene që janë nën influencën e agjenturave antishqiptare. Por, kujtoj se intelektualët e mirëfilltë kombëtarë, si gjithmonë gjatë historisë, edhe tani, këtë çështje të ndjeshme kombëtare do ta marrin në duart e tyre pa ua vu mendjen pasojave, përndjekjeve dhe vuajtjeve që do ti kenë. Faza e parë ka filluar, edhe pse duket qartë se agjenturat, nëse nuk i kanë futë ende, do të bëjnë përpjekje t’i fusin agjentët e tyre në mes për arritjen e përçarjes së brendshme. Qoftë tek Lëvizja e Deçanit apo tek lëvizje të tjera. Në saje të kësaj faze, ata që e kanë braktisur islamin po kërkojnë dhe kanë filluar të ndërtojnë kisha katolike, sfidë që po i vë në sprovë BIK-un dhe veçmas kishën ortodokse serbe. Duket se kanë menduar që shqiptarët do të rrijnë duarkryq, derisa fundosen në përkatësinë islamike, që nuk i lë të dallohen nga kombet islamike në botë. Por, historia na ka mësuar se çdo lëvizje kombëtare to të kurorëzohet me fitore, siç do të triumfoj edhe kryengritja kulturore e atdhetare antiislamike!
__
Me këto xhami e shkolla kuranore, që e synojnë tjetërsimin kombëtar dhe identifikimin religjioz të të rinjve, a mos po vetshembemi si komb?
__
Muharrem Blakaj: Zhvillimet shkencore e teknologjike çdo ditë e më shumë po i zbehin doktrinat fetare. Xhamitë, edhe pse të politizuara nga qarqe antikombëtare po thuajse janë të zbrazëta, përveç festave fetare apo ndonjë ditë të shënuar siç është namazi i xhumasë. Besimtarët mysliman, në përgjithësi janë të ngopur me iluzione hyrish e parajsë pagane, pasi çdo ditë po e shijojnë jetën e begatë dhe mondane me shëtitje e frekuentim lokalesh ku pihet edhe alkooli, veprime që BIK-u nuk ia ndalon dot xhematit të vetë, nga të cilët ka edhe të atillë që të dehur shkojnë në xhami! Kurse sa i përket islamit radikal, ndikim mund të ketë në ato vende ku besimi islam është traditë kombëtare, që fatmirësisht te ne shqiptarët, tradita jonë nuk ka asnjë lidhje, sado të vogël, me kulturën arabe. Shqiptarët, pavarësisht besimit, sidomos brezi i ri po i ndjekin me fanatizëm traditat tona kombëtare me gjuhë, këngë, valle e veshje tradicionale shqiptare, kurse myslimanët fanatik do të mbeten pakicë e papërfillshme dhe e izoluar.
__
A mos po vazhdohet aty ku e la akademiku nacionalist serb Vaso Çubriloviq për të na shkatërruar me Islam…?
__
Muharrem Blakaj: Po, këtë e vërteton gjuha plot urrejtje e udhëheqësve të BIK-ut që nuk po e kapërdijnë dot pjekurinë shqiptare, nuk po pajtohen me braktisjen masive të islamit dhe ndërtimin e kishave katolike. Janë në panik. Elaboratet serbe kanë korrur sukses në Bosnjë, po korrin ende sukses edhe të shqiptarët e Maqedonisë, por të ne, me Lëvizjen e Deçanit e lëvizje të tjera për braktisjen e islamit, projektet serbe kanë filluar të zbehën. Njerëzit e kanë kuptuar djallëzinë dhe platformat antishqiptare që fshihen pas religjioneve, sidomos pas religjionit islamik. Ka shenja që Lëvizja për rikthim në religjionin e të parëve do të zgjerohet edhe të shqiptarët patriotë që jetojnë jashtë kufijve të Dardanisë! Madje edhe në viset e shumëta ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni.
Se nuk jipen 17 apo 18 shekuj krishterizëm, për tre apo dy shekujt e fundit, kur të parët tanë i detyruan të islamizoheshin, deri tek islamizimi i malsisë së Rugovës në fillim të shekullit të kaluar.
Sidoqoftë, Islamin “shqiptar” në asnjë mënyrë dhe me asnjë mjet nuk duhet luftuar. Ata besimtarë mysliman janë vëllezërit tonë të një gjuhe, të një gjaku dhe i takojnë traditës tonë shqiptare. Ata nuk duhet lënduar, por duhet t’i zgjojmë me fakte dhe dëshmi historike që e ndriçojnë të kaluarën tonë, duke i inkurajuar që së pari të jenë shqiptarë, kurse besimin ta zgjedhin dhe ta mbajnë me dinjitet për vete, aty ku ju fle më shumë shpirti, kurse pala tjetër që ka vendosur ta braktisë islamin, thjeshtë ta bëjnë në heshtje, qetë, pa bujë, pa zhurmë e pa pompozitet!
Populli shqiptarë është i përjetshëm dhe do t’fitoj!
Për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”, intervistoj Gjergj – Bajram Kabashi